❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rinovimi i vizave turistike, ambasada amerikane njofton ndryshimin e radhës

Ambasada amerikane në vendin tonë njofton se nga data 2 shtator, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë.

Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

“Nxisim aplikuesit pĂ«r vizĂ« tĂ« kontrollojnĂ« faqen e ambasadĂ«s al.usembassy.gov dhe travel.state.gov pĂ«r informacion mĂ« tĂ« detajuar mbi kĂ«rkesat dhe procedurat e aplikimit pĂ«r vizĂ«, si dhe pĂ«r t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shĂ«rbimet e ambasadĂ«s“, thuhet nĂ« njoftim.

The post Rinovimi i vizave turistike, ambasada amerikane njofton ndryshimin e radhës appeared first on Albeu.com.

Dëmet në blegtori nga zjarret në vend, janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë të pranishme.

E teksa shtëpitë në zonat rurale digjeshin nga zjarri, banorët e tyre dhe zjarrfikësit bënë të pamundurën që të shpëtonin dhe kafshët shtëpiake.

Por jo të gjithë patën kohë dhe mundësi të shpëtonin gjënë e gjallë, prej të cilës siguronin jetesën. Ndërkohë që bilanci i sipërfaqes së tokës së bërë hi për vitin 2025 deri më tani llogaritet të jetë 54 mijë HA, ministria e bujqësisë ka publikuar dhe numrin e kafshëve të djegura. Në një njoftim zyrtar të AKVMB trupa inspektuese e veterinerëve në terren deri më tani kanë regjistruar se flakët e zjarrit shuan 747 koshere bletësh, gjithashtu u dogjën për së gjalli mbi 100 krerë dele dhe dhi si dhe 13 krerë viça dhe gjedhë.

Situata më e rënduar paraqitet në Bashkinë e Delvinës, pasi aty u dogjën 25 krerë të imta dhe 500 zgjoje me bletë të shpërndara në nëntë parqe.

Ndërsa në fshatin Sirakat të Njësisë Administrative Mesopotam u dogjën stalla me 4 viça dhe dy parqe bletësh me 140 dhe 57 zgjoje.

Kurse në Gramsh aty ku flakët e zjarrit u shtrinë në 7 fshatra u dogjën 9 krerë gjedhë, 95 të imta dhe 50 zgjoje. Këto shifra pritet të ndryshojnë pasi statistikat e kafshëve të asgjësuara prej zjarrit ende nuk kanë përfunduar në të gjithë vendin.

Temperaturat e larta dhe era favorizuan zjarrin të përhapej në mënyrë të shpejtë në të gjithë territorin e vendit brenda pak ditësh, për pasojë Shqipëria nga veriu e deri në Jug u përvëlua nga zjarret, të qëllimshme ose jo, vetëm në ditën e sotshme në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes kemi 29 vatra aktive.

The post Dëmet në blegtori nga zjarret në vend, janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta appeared first on Albeu.com.

FOTO-LAJMI/ Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh, merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri

Kur pĂ«rveç detyrĂ«s, “tĂ« dhemb” fort vendlindja.

Alfred Zhupani është një nga heronjtë i cili prej 3 ditësh po përpiqet të shpëtojë jetë njerëzore në zonat e pushtuara nga zjarret në Gramsh.

Oficeri i Krimeve Alfred Zhupani, ka lindur në një nga fshatrat që sot është shkrumbuar, në fshatin Bletëz.

Në këto ditë të vështira për Gramshin ai, së bashku me shumë kolegë të tjerë kanë sfiduar rrezikun për të shpëtuar jetët njerëzore.

Në këtë foto, të bërë virale tashmë oficeri Zhupani shihet teksa mban në krahë një grua të moshuar dhe vrapon për tu shpëtuar flakëve.

Teksa 7 fshatra u shkrumbuan tërësisht nga flakët, dëmet në njerëz mund të ishin katastrofike, por falë këtyre heronjve, sot banorët janë të sigurt.

Plaga e shkaktuar nga ky zjarr i tmerrshëm do të shërohet një ditë, por jetët njerëzore nuk kthehen.

The post FOTO-LAJMI/ Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh, merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri appeared first on Albeu.com.

Roza Lati mohon thashethemet se është ndarë nga partneri

Roza Lati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka reaguar publikisht për të mohuar thashethemet se i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, Xhonatan Islamin.

Prej disa muajsh, dyshja janë në një marrëdhënie dhe lajmet për një ndarje të mundshme nisën të qarkullojnë së fundmi.

PĂ«rmes njĂ« postimi ironik nĂ« rrjete sociale, Roza u shpreh: “Po normal qĂ« do shkruajnĂ« portalet qĂ« jam ndarĂ« nga i dashuri, se ai djalĂ« po shoqĂ«rohet me njĂ« bionde vĂ«rdallĂ«â€.

Ajo shtoi me humor se portaleve vetĂ«m u ka munguar tĂ« shkruanin edhe “tĂ« njohurit e RozĂ«s qĂ« aprovojnĂ« ndarjen” si detaj shtesĂ« tĂ« lajmit.

Me këtë reagim, Roza jo vetëm hodhi poshtë zërat për ndarje, por edhe shprehu pakënaqësinë ndaj mënyrës si disa media përhapin lajme pa konfirmim, duke përdorur ironi për të treguar se marrëdhënia e saj mbetet e pandryshuar.

Moderatorja, e njohur për natyrën e saj energjike dhe të sinqertë, duket e vendosur që të mos lejojë zërat dhe supozimet e portaleve të ndikojnë në jetën e saj private.

Për momentin, po vazhdon të shijojë kohën me Xhonatanin, duke treguar se lidhja e tyre është ende e fortë dhe se nuk ka vend për spekulime.

The post Roza Lati mohon thashethemet se është ndarë nga partneri appeared first on Albeu.com.

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, modelen Arbenita Ismajli

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

Lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan.


“Po, Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« kemi lĂ«shuar urdhĂ«r-arrestin dhe letrĂ«n e rreshtimit ndĂ«rkombĂ«tar. NĂ« ditĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kĂ«rkesa nga ana e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Gjilan, Gjykata ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore dhe nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi”, tha Shkodra.

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte filluar hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani. Sipas aktvendimit, babai kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se Ismajli ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

MĂ« 10 korrik 2025, Prokuroria ngriti aktakuzĂ« ndaj saj pĂ«r veprĂ«n penale “Marrja apo mbajtja e kundĂ«rligjshme e fĂ«mijĂ«s” dhe pĂ«r “MospĂ«rfillje tĂ« gjykatĂ«s”. Sipas prokurores sĂ« rastit, Ismajli dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzĂ«n nga Kosova dhe ka qĂ«ndruar me tĂ« nĂ« vende tĂ« ndryshme tĂ« EvropĂ«s dhe Lindjes sĂ« AfĂ«rt, duke ia pamundĂ«suar babait ushtrimin e tĂ« drejtĂ«s prindĂ«rore.

Nga ana tjetĂ«r, po e njĂ«jta prokurori ka ngritur aktakuzĂ« edhe ndaj Feronit Shabanit pĂ«r tri vepra penale: dhunĂ« nĂ« familje, ngacmim seksual dhe kanosje, tĂ« cilat pretendohet se i ka kryer ndaj Arbenita Ismajlit nĂ« periudhĂ«n qershor–tetor 2024

The post Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, modelen Arbenita Ismajli appeared first on Albeu.com.

“Do riktheheni nĂ« shtĂ«pi mĂ« tĂ« mira”/ DĂ«met nga zjarret, Rama: Do dĂ«mshpĂ«rblehen njĂ« pĂ«r njĂ« edhe krerĂ«t e humbur

“Jam kĂ«tu pĂ«r tĂ« ndarĂ« me ju disa pĂ«rshtypje dhe disa tĂ« dhĂ«na lidhur me 48-72 orĂ«t e fundit tejet tĂ« vĂ«shtira pĂ«r shkak tĂ« zjarreve.

JanĂ« 207 shtĂ«pi tĂ« prekura nga zjarri, 40 prej tĂ« cilave e kanĂ« humbur shtĂ«pinĂ« plotĂ«sisht. Ne po bĂ«jmĂ« sipas protokollit situatĂ«s inventarizimin e plotĂ« dhe padiskutim siç ka ndodhur nĂ« tĂ« shkuarĂ«n, askush nuk do mbetet pa e parĂ« nĂ« krahĂ« shtetin pĂ«r t’u rikthyer nĂ« shtĂ«pi mĂ« tĂ« fortĂ«.

Do jenĂ« dĂ«mshpĂ«rblimet pĂ«rkatĂ«se edhe pĂ«r krerĂ«t e humbur. Do tĂ« kompensohen njĂ« pĂ«r njĂ«. Dua edhe njĂ«herĂ« tĂ« shpreh mirĂ«njohjen dhe respektin pĂ«rulĂ«sisht tĂ« gjithave forcave tĂ« angazhuara  nĂ« terren”-tha Rama.

Lajmi në përditësim


The post “Do riktheheni nĂ« shtĂ«pi mĂ« tĂ« mira”/ DĂ«met nga zjarret, Rama: Do dĂ«mshpĂ«rblehen njĂ« pĂ«r njĂ« edhe krerĂ«t e humbur appeared first on Albeu.com.

Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore

Gjatë kësaj vere, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar mbi 230 raste zjarresh.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur neutralizimin e tyre në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.

“Nga qershori deri tani, kemi diku tek 242 raste zjarri. PĂ«r gushtin kemi 45 raste zjarri. Kemi pasur 2-3 raste tĂ« vĂ«shtira. NjĂ« nĂ« Mali Hebe, qĂ« tentoi tĂ« kalonte nĂ« anĂ«n e BerdicĂ«s, por u ndĂ«rhy me 8 mjete. Kemi pasur edhe nĂ« VelipojĂ«, ku era ishte shumĂ« e fuqishme“, shpjegon Agim Ponari, drejtor i ShĂ«rbimit ZjarrfikĂ«s ShkodĂ«r.

Sipas drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës Shkodër, Agim Ponari, zjarret nuk kanë qenë të qëllimshme, por janë shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e qytetarëve, pasi shumica kanë rënë në zona të banuara.

“Shumica e zjarreve janĂ« nga pakujdesia, pasi nga pĂ«rvoja e kuptojmĂ« se zjarre tĂ« qĂ«llimshme quajmĂ« ato ku nuk ka banesa, nuk ka lĂ«vizje tĂ« njerĂ«zve dhe aktivitet; dikush shkon aty pĂ«r atĂ« qĂ«llim. NdĂ«rsa tek ne, shumica e zjarreve janĂ« nĂ« zona tĂ« banuara, anĂ«s rrugĂ«s, nĂ« ngastra tokash, ku dikush hedh njĂ« cigare, pastron mbetjet dhe zjarri kalon pĂ«rmasat dhe nuk arrin tĂ« shuhet pa ndĂ«rhyrjen tonĂ«â€œ, thotĂ« Ponari.

Aktualisht, sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave të Qarkut, e vetmja vatër aktive ndodhet në Fushë-Arrëz. Për shuarjen e saj po ndërhyhet edhe me helikopter.

The post Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Gramsh/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut, aktive vatra në malin e Komjanit

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh.

Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim.

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Deri më tani banesat nuk kanë qenë të rrezikuara.

The post Zjarret në Gramsh/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut, aktive vatra në malin e Komjanit appeared first on Albeu.com.

Samiti i Alaskës, shpallet ora e fillimit të takimit Putin-Trump

Takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaska do të fillojë në orën 21:30, sipas orës lokale të Tiranës, ose në orën 22:30 sipas kohës së Moskës.

Këtë fakt e ka konfirmuar ndihmësi i Presidentit rus, Yuri Ushakov.

“Gjithçka do tĂ« fillojĂ« nesĂ«r, mĂ« 15 gusht, rreth orĂ«s 11:30 sipas orĂ«s lokale, me njĂ« bisedĂ« midis Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Kjo bisedë do të jetë në format kokë më kokë, sigurisht me praninë e përkthyesve.

Kjo do tĂ« pasohet nga negociatat brenda delegacioneve, tĂ« cilat do tĂ« vazhdojnĂ« gjatĂ« njĂ« mĂ«ngjesi pune”, u tha Ushakov gazetarĂ«ve.

Ai vuri në dukje se përbërja e delegacionit amerikan që do të marrë pjesë në samitin Rusi-SHBA është tashmë e njohur.

Negociatat do tĂ« jenĂ« tĂ« natyrĂ«s biznesore dhe negociatat brenda delegacioneve do tĂ« zhvillohen nĂ« formatin “5 me 5”.

The post Samiti i Alaskës, shpallet ora e fillimit të takimit Putin-Trump appeared first on Albeu.com.

Përplasje frontale mes një makine dhe një skuteri në Itali/ Tre të vdekur, çifti me motor mbytet në kanalin pranë rrugës

Tre persona humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme në Itali, në ish-Rrugën Shtetërore 35 midis Pavias dhe Borgarellos.

Një makinë dhe një skuter u përfshinë në aksident. Informacionet fillestare tregojnë se dy persona po udhëtonin në skuter.

Motoçikleta u përplas ballë për ballë me një makinë që udhëtonte në drejtim të kundërt në ish-Rrugën Shtetërore 35 në Cassinino, midis Pavias dhe Borgarellos.

Përplasja midis makinës dhe skuterit ishte shumë e dhunshme. Dy personat në motoçikletë, një burrë dhe një grua, u hodhën dhe përfunduan në Navigliaccio, kanalin që kalon përgjatë rrugës.

Shoferi i makinës u nxor nga automjeti por pavarësisht ndërhyrjeve të emergjencës, nuk ishte e mundur të kthehej në jetë. Identitetet e tre viktimave janë aktualisht të panjohura. Përveç punonjësve të emergjencës, policia lokale dhe zjarrfikësit punuan për të nxjerrë trupat nga kanali. Prokuroria ka hapur një hetim për ngjarjen.

The post Përplasje frontale mes një makine dhe një skuteri në Itali/ Tre të vdekur, çifti me motor mbytet në kanalin pranë rrugës appeared first on Albeu.com.

Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima

Zjarret e forta tĂ« nxitura nga vala e tĂ« nxehtit, tĂ« cilat kanĂ« vrarĂ« tre persona nĂ« SpanjĂ« gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, duke shkatĂ«rruar mijĂ«ra hektarĂ« tokĂ« dhe duke detyruar mijĂ«ra njerĂ«z tĂ« largohen nga shtĂ«pitĂ« e tyre, janĂ« njĂ« “paralajmĂ«rim i qartĂ«â€ pĂ«r ndikimin e emergjencĂ«s klimatike, ka thĂ«nĂ« ministrja e Mjedisit tĂ« vendit.

Duke folur të mërkurën në mëngjes, ndërsa zjarrfikësit në Spanjë, Greqi dhe vende të tjera mesdhetare vazhdonin të luftonin me dhjetëra vatra zjarri, Sara Aagesen tha se 14 zjarre janë ende aktive në shtatë rajone spanjolle.

Aagesen tha se, ndonëse disa nga zjarret duket se janë shkaktuar qëllimisht, këto zjarre vdekjeprurëse janë një tregues i qartë i emergjencës klimatike dhe i nevojës për përgatitje e parandalim më të mirë.
“Zjarret janĂ« njĂ« nga pasojat e atij ndryshimi klimatik, ndaj duhet tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi nĂ« drejtim tĂ« parandalimit,” tha ajo pĂ«r radion Cadena Ser.

“Vendi ynĂ« Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i prekshĂ«m nga ndryshimi klimatik. Ne kemi burime tani, por duke qenĂ« se provat shkencore dhe pritshmĂ«ritĂ« e pĂ«rgjithshme tregojnĂ« se ndikimi do tĂ« jetĂ« gjithnjĂ« e mĂ« i madh, duhet tĂ« punojmĂ« pĂ«r forcimin dhe profesionalizimin e atyre burimeve.”

Qeveria spanjolle tĂ« mĂ«rkurĂ«n tha se i ka kĂ«rkuar ndihmĂ« Bashkimit Evropian, veçanĂ«risht pĂ«r dy avionĂ« pĂ«r hedhjen e ujit. “Ne kemi kĂ«rkuar zyrtarisht mbrĂ«mĂ«â€ kĂ«tĂ« ndihmĂ«, tha ministri i brendshĂ«m Fernando Grande-Marlaska pĂ«r Cadena Ser.

Portugalia fqinje ka angazhuar më shumë se 2,100 zjarrfikës dhe 20 avionë kundër pesë zjarreve të mëdha, me përqendrimin e përpjekjeve te një zjarr në komunën qendrore të Trancoso-s, i cili ka vazhduar që nga e shtuna.

Erërat e forta gjatë natës kanë rindezur flakët dhe kanë kërcënuar fshatra pranë, ku pamjet televizive tregonin banorë vendas që vullnetarisht ndihmonin zjarrfikësit nën një re të dendur tymi.
Në Greqi, e cila kërkoi ndihmë ajrore nga BE-ja të martën, afro 5,000 zjarrfikës po luftonin me zjarret e përhapura nga erërat e forta anembanë vendit.

Autoritetet thanĂ« se punonjĂ«sit e emergjencĂ«s po zhvillonin “njĂ« betejĂ« titanike” pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t qĂ« vazhdonin tĂ« digjnin Peloponezin perĂ«ndimor, nĂ« Epir mĂ« nĂ« veri, dhe nĂ« ishujt Zakynthos, Kefalonia dhe Chios, ku mijĂ«ra banorĂ« e turistĂ« janĂ« evakuuar nga shtĂ«pitĂ« dhe hotelet e tyre.

Mediet lokale raportuan se zjarret kanĂ« shkatĂ«rruar shtĂ«pi, ferma dhe fabrika, duke detyruar njerĂ«zit tĂ« largohen. PesĂ«mbĂ«dhjetĂ« zjarrfikĂ«s dhe dy vullnetarĂ« kanĂ« pĂ«suar djegie dhe lĂ«ndime tĂ« tjera, pĂ«rfshirĂ« “simptoma tĂ« goditjes nga i nxehti”, tha shĂ«rbimi zjarrfikĂ«s.

Turqia po lufton me zjarre të rënda që nga fundi i qershorit. Në total, 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë 10 vullnetarë shpëtimi dhe punonjës pyjorë që vdiqën në korrik.

The post Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama për zjarrvënësit: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë, meritojnë ndëshkime maksimale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit.

Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët ndodhen në terren prej ditësh për të shuar flakët dhe evakuuar banorët.

Kreu i qeverisë, ndërsa i quan kriminelë autorët e zjarrvënieve, thekson se ata duhet të marrin dënimin maksimal për dëmin që kanë shkaktuar.

“Policia e Shtetit ditĂ« natĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« pĂ«r identifikim dhe kapjen e zjarrvĂ«nĂ«sve, nĂ« njĂ« sezon me njĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« tyre po edhe me numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« kapur nga forcat e rendit

GjatĂ« muajve qershor – korrik dhe deri mĂ« 14 gusht:

  • 137 autorë tĂ« zjarrvĂ«nieve tĂ« identifikuar
  • 46 tĂ« arrestuar
  • 91 tĂ« proceduar penalisht

Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, “Shqiponja”, patrullat e pĂ«rgjithshme dhe forcat operacionale, nĂ«n drejtimin e drejtorive vendore dhe DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme, do tĂ« vijojnĂ« nĂ« terren dhe me ndihmĂ«n e teknologjisĂ« do tĂ« mundĂ«sojnĂ« dorĂ«zimin para drejtĂ«sisĂ« tĂ« kĂ«tyre kriminelĂ«ve qĂ« meritojnĂ« ndĂ«shkime maksimale”, shkruan Rama.

The post Kryeministri Rama për zjarrvënësit: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë, meritojnë ndëshkime maksimale appeared first on Albeu.com.

Zjarret më shkatërruese në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.

Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve mbi 49 mijë hektarë tokë.

Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë vitin.

Ndërkohë në total  sipas të dhënave rezulton se janë 93 vatra zjarresh.

Aktualisht situate e zjarreve në vend paraqitet e nënkontroll ndërsa Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet:

Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet se në Fshatrat Tremul dhe Aliko (Njësia Administrative Aliko, Bashkia Finiq): Janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti.

Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në  Njësinë  Administrative Dhivër  po të Bashkisë Finiq janë dëmtuar kullota dhe ullishte.

Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar. Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren.

Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas: Janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh.

Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve.

Kafshët e ngordhura po groposen. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve.

The post Zjarret më shkatërruese në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

‘AsnjĂ« vend s’ështĂ« i sigurt’/ Alarmi i shkencĂ«tarĂ«ve: Vala vdekjeprurĂ«se e tĂ« nxehtit nordik e mbingarkuar nga kriza klimatike

Vala e zgjatur e tĂ« nxehtit nordik nĂ« korrik u pĂ«rkeqĂ«sua shumĂ« nga kriza klimatike dhe tregon se “asnjĂ« vend nuk Ă«shtĂ« i sigurt nga ndryshimet klimatike”, thonĂ« shkencĂ«tarĂ«t.

Norvegjia, Suedia dhe Finalanda kanë historikisht klimë të ftohtë, por u goditën nga temperatura të larta, duke përfshirë një periudhë rekord prej 22 ditësh mbi 30C (86C) në Finlandë.

Suedia duroi 10 ditĂ« radhazi me “netĂ«t tropikale”, kur temperaturat nuk ranĂ« nĂ«n 20C (68F)

Ngrohja globale, e shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile, e bëri valën e të nxehtit të paktën 10 herë më të mundshme dhe 2 gradë Celsius më të nxehtë, thanë shkencëtarët.

Disa nga të dhënat e motit dhe modelet klimatike të përdorura në analizën e tyre treguan se vala e të nxehtit do të kishte qenë e pamundur pa përkeqësimin e klimës të shkaktuar nga njeriu.

Nxehtësia pati efekte të gjera, me spitalet që i mbinxehën dhe u mbipopulluan, dhe disa u detyruan të anulonin ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

Të paktën 60 persona u mbytën ndërsa noti në natyrë u rrit, teksa lulëzuan algat toksike në dete dhe liqene.

Qindra zjarre u dogjën në pyje dhe u raportua se njerëz u alivanosën në ngjarjet e sezonit të festave.

Në valën e fundit të madhe të të nxehtit në rajon, në vitin 2018, 750 njerëz vdiqën herët vetëm në Suedi dhe shkencëtarët parashikojnë një numër të ngjashëm viktimash pasi të përpunohen të dhënat.

Edhe jeta e egër u prek, veçanërisht drerët e famshëm të gadishullit skandinav.

Disa kafshë ngordhën nga vapa dhe të tjera hynë në qytetet duke kërkuar hije. Shoferët u paralajmëruan se drerët mund të kërkonin të freskoheshin në tunelet rrugore.

Pjesa më e madhe e hemisferës veriore ka përjetuar valë të nxehti në javët e fundit.

Kjo përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Kroacinë, ku shkatërrimi nga zjarret është pothuajse dyfishi i mesatares 20-vjeçare, si dhe SHBA-në, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Shkencëtarët janë të sigurt se kriza klimatike e ka intensifikuar këtë mot ekstrem.

Prof. Friederike Otto, njĂ« klimatologe nĂ« Imperial College London, e cila drejton bashkĂ«punimin World Weather Atribution (WWA), i cili bĂ«ri analizĂ«n nordike, tha: “Edhe vendet relativisht tĂ« ftohta skandinave po pĂ«rballen me valĂ« tĂ« rrezikshme tĂ« nxehtĂ«sisĂ« sot me 1.3 gradĂ« Celsius ngrohje – asnjĂ« vend nuk Ă«shtĂ« i sigurt nga ndryshimet klimatike.”

“Djegia e naftĂ«s, gazit dhe qymyrit po vret njerĂ«z sot. LĂ«ndĂ«t djegĂ«se fosile po e rĂ«ndojnĂ« motin ekstrem dhe pĂ«r tĂ« ndaluar qĂ« klima tĂ« bĂ«het mĂ« e rrezikshme, duhet tĂ« ndalojmĂ« djegien e tyre dhe tĂ« kalojmĂ« nĂ« energji tĂ« rinovueshme.”

Valët e të nxehtit si ajo në Skandinavi do të bëhen pesë herë më të shpeshta deri në vitin 2100 nëse ngrohja globale arrin 2.6 gradë Celsius, që është trajektorja e sotme.

Maja Vahlberg, njĂ« eksperte suedeze nĂ« QendrĂ«n e KlimĂ«s sĂ« Kryqit tĂ« Kuq dhe GjysmĂ«hĂ«nĂ«s sĂ« Kuqe, tha: “Ky korrik na kujtoi se nĂ« veri, nxehtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim i largĂ«t, por po depĂ«rton nĂ« spitale, institucione kujdesi dhe shtĂ«pi.

Infrastruktura jonĂ« nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ballĂ« kĂ«tyre temperaturave ekstreme dhe popullsia jonĂ« nĂ« plakje Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e ndjeshme ndaj nxehtĂ«sisĂ« sĂ« rrezikshme.”

«Pashë një dre të qëndronte në të njëjtën zonë me hije për tre ditë rresht pa kullotur, një shenjë e qetë e tendosjes që po shkaktonte nxehtësia», tha ajo.

Studimi i shpejtë i WWA-së mbi rolin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu në valën e të nxehtit nordik krahasoi mundësinë e temperaturave të larta në klimën më të nxehtë të sotme me atë në periudhën më të ftohtë paraindustriale, duke u përqendruar në periudhën më të nxehtë dy-javore në secilin vend.

Studimi zbuloi se edhe rritja relativisht e vogël prej 0.2 gradë Celsius e temperaturës globale që nga viti 2018 kishte dyfishuar mundësinë e valëve të tilla të nxehtësisë, duke treguar se çdo pjesë e gradës kishte rëndësi, thanë shkencëtarët.

“Ndryshimi i klimĂ«s po e riformĂ«son nĂ« thelb botĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n jetojmĂ«â€, tha Dr. Clair Barnes, nĂ« Imperial College London.

Një aspekt mbresëlënës i valëve të të nxehtit ishte numri i netëve tropikale.

“NĂ« njĂ« stacion nĂ« SuedinĂ« veriore, patĂ«m 10 ditĂ« tĂ« tilla nĂ« fund tĂ« korrikut, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e jashtĂ«zakonshme”, tha Prof Erik Kjellström, nĂ« Institutin Meteorologjik Suedez.

Amalie SkĂ„levĂ„g, nĂ« Institutin Meteorologjik Norvegjez, tha: “NetĂ«t e nxehta mund tĂ« jenĂ« tĂ« rrezikshme kur trupi nuk ka mundĂ«si tĂ« pushojĂ« dhe tĂ« rikuperohet pas njĂ« dite tĂ« nxehtĂ«, dhe kjo Ă«shtĂ« veçanĂ«risht e vĂ«rtetĂ« pĂ«r njerĂ«zit me probleme shĂ«ndetĂ«sore.”

Efektet e valës së të nxehtit tek drerët kërcënojnë jetesën e komuniteteve indigjene Sami, të cilat i kanë kullotur ata për më shumë se 1,000 vjet.

“Çrregullime tĂ« tilla kĂ«rcĂ«nojnĂ« gjithashtu shĂ«ndetin [e Samive] dhe tĂ« drejtĂ«n e tyre pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur njĂ« mĂ«nyrĂ« jetese – kjo e bĂ«n ndryshimin e klimĂ«s njĂ« çështje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut”, tha Vahlberg./ The Guardian.

The post ‘AsnjĂ« vend s’ështĂ« i sigurt’/ Alarmi i shkencĂ«tarĂ«ve: Vala vdekjeprurĂ«se e tĂ« nxehtit nordik e mbingarkuar nga kriza klimatike appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut

Në fshatin Koshtan, njësinë administrative Qesarat në Memaliaj zjarri i rënë më herët është mbajtur nën monitorim duke mos lejuar riaktivizimin e tij.

Situata është e qetë, por mbetet në vëzhgim.

Në bashkinë Tepelenë në zonat e raportuara më parë, Koder, Lekel dhe Hormovë, nuk ka më vatra aktive.

Në lartësitë mbi fshatin Peshtan, ndërhyrja nga toka nga trupat komando dhe MZSH Tepelenë, e mbështetur nga një helikopter, ndaloi përhapjen e flakëve.

Megjithatë, në majën e Golikut mbetet aktive një vatër zjarri, në terren të thyer e të vështirë për ndërhyrje.

Në bashkinë Dropull, forcat zjarrfikëse dhe trupat e FA kanë vepruar nga lartësitë e fshatit Goricë deri në fshatin Haskovë, duke shuar flakët dhe shmangur rrezikun e kalimit të zjarrit nga Delvina në Dropull.

Në bashkinë Gjirokastër në malin e Sopotit, pranë antenave, forcat zjarrfikëse banorët dhe vullnetarët ndaluan përparimin e zjarrit që po afrohej nga Delvina drejt Gjirokastrës.

Operacioni, i zhvilluar në terren të vështirë, përfundoi me sukses, dhe zona po mbahet nën monitorim.

Në ndihmë të operacionit morën pjesë edhe MZSH e Dropullit dhe trupat e FA.

Gjithashtu, për të mbështetur Bashkinë Delvinë, janë dërguar një mjet zjarrfikës nga Dropulli dhe një nga Gjirokastra.

The post Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut appeared first on Albeu.com.

Policia bën bilancin: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

Zjarret e ditëve të fundit që gjunjëzuan Shqipërinë duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi, blegtori, banesa e madje dhe 1 të vdekur, rezultojnë që në shumicën e rasteve të jenë të qëllimshme.

Policia e Shtetit zyrtarisht bën me dije që në harkun kohor të rreth 3 muajve, nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve.
Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.

NdĂ«rkohĂ«, Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e PĂ«rgjithshme dhe Forcat Operacionale, nĂ« drejtimin e drejtuesve tĂ« qarqeve dhe tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« terren, duke ndihmuar nĂ« evakuimin e banorĂ«ve dhe duke mbĂ«shtetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikĂ«sit, pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve.

Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.

Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.

The post Policia bën bilancin: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim appeared first on Albeu.com.

Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Në njoftimin për mediet, AKVMB ka publikuar të dhënat e deritanishme pas situatës së zjarreve që përfshiu këto tre bashki.

Në fshatrat Tremul dhe Aliko të Njësisë Administrative Aliko në Bashkinë  Finiq janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti.

Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në Njësinë Administrative Dhivër, po në këtë bashki janë dëmtuar kullota dhe ullishte.

Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në fshatin Sirakat, Njësia Administrative Mesopotam është konstatuar djegia e një stalle me 4 viça të ngordhur, si dhe djegia e dy parqeve me bletë, përkatësisht me 140 dhe 57 zgjoje.

AKVMB deklaron më tej se në Bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar.

Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren. Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh.

Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve. Kafshët e ngordhura po groposen.

Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve.

Për ndihmë ose raportim, qytetarëve u kërkohet të kontaktojnë në numrin e gjelbër 0800 33 66.

The post Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit appeared first on Albeu.com.

Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten

ËshtĂ« publikuar traileri i dokumentarit tĂ« ri tĂ« Kanye West, “In Whose Name?”, qĂ« pritet tĂ« dalĂ« mĂ« 19 shtator nĂ« rreth 1,000 kinema. Videoja njĂ«minutĂ«she pĂ«rmban pamje personale nga jeta e reperit gjatĂ« 6 viteve tĂ« fundit, tĂ« regjistruara nga regjisori Nico Ballesteros.

Traileri hapet me West-in, 48 vjeç, duke ecur rreth atleteve Yeezy dhe duke thënë:
“Nuk i marr ilaçet prej pesĂ« muajsh.”

Ndër klipet më emocionale është një bisedë mes tij dhe ish-bashkëshortes Kim Kardashian, ku ajo, mes lotësh, i thotë:
“Personaliteti yt nuk ishte kĂ«shtu disa vite mĂ« parĂ«.”

West shihet edhe me vajzën e tij North, ndërsa shpreh frikën për të ardhmen:
“Mos mĂ« thuaj kurrĂ« se do tĂ« zgjohem njĂ« ditĂ« dhe nuk do tĂ« kem asgjĂ«.”

Dokumentari përfshin edhe momente nga fushata e tij presidenciale në 2020, ku ai deklaroi se me Kim kishin menduar të abortonin North.

Në trailer, reperi shprehet hapur kundër trajtimit mjekësor:
“Do tĂ« preferoja tĂ« vdisja sesa tĂ« merrja ilaçe
 Po na vrasin aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« menduar jashtĂ« kornizave.”

Ai e përmbyll me një deklaratë goditëse:
“E dini gjĂ«nĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« tĂ« qenit artist dhe bipolar? Çdo gjĂ« qĂ« bĂ«n dhe thua Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r arti.”

West më herët është diagnostikuar me çrregullim bipolar, por në shkurt 2025 ai pretendoi se është në fakt autik, dhe se diagnoza e mëparshme ishte e gabuar.

The post Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, i neveritur për lehaqeniet që vazhdojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve që po përfshijnë vendin dhe rajonin, duke theksuar gatishmërinë e strukturave dhe përkushtimin e njerëzve në terren, ndërsa shprehu shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm dhe për sjelljen sipërfaqësore të disa zërave publikë.

NĂ« njĂ« status tĂ« publikuar nĂ« Facebook, Rama shkruan se, ndonĂ«se situata Ă«shtĂ« e pĂ«rmirĂ«suar falĂ« “mundimeve dhe sakrificave”, rreziqet dhe tĂ« papriturat mbeten tĂ« pranishme nĂ« çdo moment. Ai falĂ«nderoi tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« pĂ«rballimit tĂ« flakĂ«ve, por nuk i kurseu tonet e ashpra ndaj atyre qĂ«, sipas tij, “krehin veten para pasqyrave mediatike”.

“Dhe me njĂ« tjetĂ«r ditĂ« gatishmĂ«rie tĂ« lartĂ« e pĂ«rpjekjesh tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, pĂ«rballĂ« njĂ« situate tĂ« pĂ«rmirĂ«suar falĂ« mundimesh e sakrificash tĂ« admirueshme por me rreziqe e tĂ« papritura nĂ« çdo çast, me neveri pĂ«r lehaqeniet qĂ« vazhdojnĂ« avazin e tyre tĂ« krehjes para pasqyrave mediatike, teksa nĂ« tĂ«rĂ« EuropĂ«n Jugore digjen nĂ« flakĂ« mijĂ«ra vatra zjarri nga Spanja e deri nĂ« Turqi, ju uroj njĂ« ditĂ« sa mĂ« tĂ« qetĂ« tĂ« gjithĂ«ve”, shkroi ai.

The post Kryeministri Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, i neveritur për lehaqeniet që vazhdojnë appeared first on Albeu.com.

Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zonat malore, parashikimi për këtë të enjte

Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht mbi relievet malore.

Sipas parashikimeve, në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët, të cilat do të ndërpriten në orët e mbrëmjes.

Era do tĂ« fryjĂ« nga drejtimi juglindje – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare deri nĂ« 5 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore ajo pritet tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 9 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.

The post Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zonat malore, parashikimi për këtë të enjte appeared first on Albeu.com.

❌