Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjesti nis ditën me këngën hit të Unikkatilit, e quan poet

Gjesti e nisi ditën me plot motivim.

Ai publikoi një video në Instagram ku shfaqet para pasqyrës, duke dëgjuar dhe kënduar këngën e njohur të Unikkatil, “Vetëbesim”.

“A jeni qu shqipe? Po e nisim ditën me poetin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.
Ky postim vjen në një periudhë të vështirë për artistin, pasi ditë më parë ai ka folur për disa pengesa që po i bëhen në karrierën muzikore.

Gjesti ka treguar se është përballur me padrejtësi dhe konflikte nga distributori i tij i mëparshëm, çka e ka detyruar të marrë vendime të vështira për të mbrojtur krijimtarinë dhe të ardhmen e projekteve të tij.

Për pasojë, ai është detyruar të ndalojë të gjitha projektet muzikore për këtë verë, deri në zgjidhjen e situatës.

The post Gjesti nis ditën me këngën hit të Unikkatilit, e quan poet appeared first on Albeu.com.

Ish-banori i Big Brother Kosova, Mirdon Pacolli bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm të jetës së tij: është bërë baba për herë të parë.

Mirdoni dhe partnerja e tij, Elmedina, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Noe.

Lajmin e bukur ai e ka bërë publik përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar me emocion: “Mirë se vjen Noe, baba më i ri në shehër”.

Ky postim ka marrë menjëherë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe ish-banorët e tjerë të reality shout.

Me këtë lajm të gëzuar, Mirdoni dhe Elmedina nisin një kapitull të ri në jetën e tyre si prindër.

Mirdoni së bashku me Ard Gashin kanë qenë bashkë dhe u bënë më të njohur për publikun në edicionin e dytë të formatit të lartpërmendur.

Të njëjtit krijuan situata të shumta e mjaft të këndshme brenda, duke u pëlqyer tejet shumë nga publiku.

 

The post Ish-banori i Big Brother Kosova, Mirdon Pacolli bëhet baba për herë të parë appeared first on Albeu.com.

Shqiptarja që gjeti dashurinë në “Love Is Blind:UK” – historia që mori gjithë vëmendjen

Në sezonin e dytë të reality shout të famshëm, “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e mori një çift që preku publikun me historinë e tyre – Jed dhe Bardha.

Ai, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe ajo, një shqiptare e rritur në Mbretërinë e Bashkuar, u lidhën shpejt në “pods” (dhoma të veçanta të mbyllura ku nuk mund të shohin njëri-tjetrin), duke ndarë vlera të përbashkëta, respekt për trashëgiminë kulturore dhe dëshirën për të krijuar një familje me dy fëmijë.

Bardha ndau një pjesë të rëndësishme të jetës së saj: si familja e saj u arratis nga Kosova gjatë luftës kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe, përvojë që e formoi si një grua të pavarur dhe ambicioze, por me një lidhje shumë të fortë me prindërit.

Kjo e bëri lidhjen me Jedin edhe më të thellë, pasi të dy e vlerësonin jashtëzakonisht familjen.

Gjatë takimeve në “pods” ata folën për emra fëmijësh, planifikuan darka familjare dhe e pranuan hapur se po dashuroheshin.

@lololand35 Jed and Bardha reveal. #loveisland#loveislanduk ♬ original sound – S

Në takimin e tyre të fundit, Jed i propozoi Bardhës dhe ajo pranoi menjëherë, duke shënuar një nga momentet më të bukura të sezonit.

Takimi i parë ballë për ballë u mbush me emocione dhe me një “Të dua” të sinqertë nga të dy.

Në udhëtimin e dashurisë në Qipro, ata vazhduan të forconin lidhjen, diskutuan për fëmijët e ardhshëm dhe ndanë net plot romancë.

Bardha u ndje e sigurt se Jed do të përshtatej në mënyrë të përkryer me familjen e saj, ndërsa ai u zotua se do të kujdesej gjithmonë për të.

Në gjithë sezonin e dytë, Jed dhe Bardha mbetën një nga çiftet më të forta dhe më të komentuar, duke e ndërtuar historinë e tyre mbi dashuri, respekt dhe vlera familjare.

The post Shqiptarja që gjeti dashurinë në “Love Is Blind:UK” – historia që mori gjithë vëmendjen appeared first on Albeu.com.

Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park

Çifti mbretëror, Princi William dhe Princesha Kate, së bashku me fëmijët e tyre, Princi George (12 vjeç), Princesha Charlotte (10 vjeç) dhe Princi Louis (7 vjeç), janë zhvendosur në Fort Lodge, një vilë luksoze me tetë dhoma gjumi brenda Windsor Great Park që ata e konsiderojnë tashmë “shtëpinë e tyre të përjetshme”.

Për shkak të këtij instalimi mbretëror, dy familje që banonin afër kësaj rezidence u kërkua të lëshojnë banesat e tyre gjatë verës. “Njerëzve iu kërkua të largoheshin. Mendoj se iu propozuan shtëpi të tjera për të banuar, por nuk e prisnin një gjë të tillë,” tha një burim për mediat britanike.

Të shqetësuar për privatësi dhe siguri, zyrtarët e mbretërisë nuk dëshironin që shtëpitë më të afërta t’i mbusheshin me banorë. Familjet, që ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate, nuk morën ndonjë njoftim zyrtar për largim dhe tashmë janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira brenda zonës.

William dhe Kate, të dy 43 vjeç, synojnë një start të ri në Fort Lodge dhe ka raporte se kanë mbuluar vetë shpenzimet për shkak të zhvendosjes, pa ngarkuar taksapaguesit e Britanisë së Madhe.

The post Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park appeared first on Albeu.com.

YouTube sfidon historinë: A do të bëhet platforma shtëpia e re e Oscars në 2029?

YouTube po bën lëvizje surprizë për të fituar të drejtat e transmetimit të Çmimeve të Akademisë (Oscars), që aktualisht janë ekskluzive për ABC deri në vitin 2028. Sipas dy burimeve pranë Bloomberg, platforma në pronësi të Google ka pyetur në lidhje me mundësinë për të transmetuar këtë ceremoni historike pas skadimit të marrëveshjes aktuale.

Ky është një sinjal i fortë për strategjinë e YouTube për të zgjeruar ofertën e saj live, duke ndjekur sukseset me transmetime si NFL Sunday Ticket dhe podkastet me shikueshmëri rekord. Artikulli nga Cord Cutters News përmend se kjo lëvizje do të ishte një “tronditje për industrinë”, duke theksuar potencialin e madh të platformës për t’u bërë destinacioni drejtëpërdrejt për evente të mëdha

The post YouTube sfidon historinë: A do të bëhet platforma shtëpia e re e Oscars në 2029? appeared first on Albeu.com.

‘E di saktësisht se çfarë po bëj’ – Trump trumbeton rekordin e paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për rekordin e tij të paqes përpara bisedimeve ndoshta jetësore për Ukrainën sot.

“E di saktësisht se çfarë po bëj”, thotë udhëheqësi amerikan.

Trump e ka cilësuar veten vazhdimisht si një “krye-paqebërës” gjatë mandatit të tij të dytë.

Ai gjithashtu ka pasur probleme me mbulimin mediatik të administratës së tij.

“Kam zgjidhur 6 luftëra në 6 muaj, njëra prej tyre një katastrofë e mundshme bërthamore, megjithatë më duhet të lexoj dhe dëgjoj Wall Street Journal, dhe shumë të tjerë që me të vërtetë nuk kanë idenë, më tregojnë gjithçka që po bëj gabim në rrëmujën Rusi/Ukrainë”, thotë Trump në një postim të ri në mediat sociale.

The post ‘E di saktësisht se çfarë po bëj’ – Trump trumbeton rekordin e paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

SHOQE TEK “FRIENDS”! Courteney Cox dhe Jennifer Aniston emocionojnë ndjekësit

Shoqe tek Friensd, shoqe përjetë! Aktorja e njohur hollivudiane Courteney Cox ka shpërndarë në rrjetin e saj  sociale  instagram një foto me Jennifer Aniston, me të cilën luajti krah për krah në serialin e famshëm

Postimi mori mijëra pëlqime dhe komente positive duke i rikthyer pas në kohë.

Fansat e “Friends” u gëzuan që panë përsëri bashkë personazhet qe ngelen yjet e  këtij seriali kaq të dashur si roli  Rachel  luajtur nga Aniston dhe roli Monica luajtur nga Cox.

Në foton e publikuar, Aniston, 56 vjeçe, shihet me një bluzë të zezë dhe flokët e saj karakteristike bionde, ndërsa Cox, 61 vjeçe, kishte veshur një këmishë kafe e  me flokët e errët , dukeshin kaq të ngjashme të buzëqeshura  dhe  sytë e tyre ngjyrë blu u shtojnë edhe më shumë ngjashmërisë së habitshme, pothuajse si motra.

Ato morën komente të shumta pozitive, me ndjekës që shprehnin se e adhurojnë këtë dyshe.

Në postimin e përbashkët, ato publikuan gjithashtu një foto tjetër duke promovuar linjat e produkteve të njëra-tjetrës.

Seriali “Friends” u transmetua për 10 sezone, nga viti 1994 deri në 2004, me gjashtë aktorët kryesorë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

Ky serial shumë i dashur për publikun vazhdon të kujtohet edhe sot, megjithëse fansat përjetuan dhimbjen e humbjes së Perry-t në vitin 2023, aktorit që interpretoi rolin e Chandler Bing nuk i mbijetoi dot luftës ndaj mbidozës me ketaminë.

The post SHOQE TEK “FRIENDS”! Courteney Cox dhe Jennifer Aniston emocionojnë ndjekësit appeared first on Albeu.com.

“Pa botox dhe photoshop”- Ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO)

Kthehemi në vitet e 90-ta, kur Shkurte Fejza po krijonte emrin e saj si një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare.

Çdo paraqitje e saj ishte e freskët dhe elegante, me flokë dhe stil të veçantë që reflektonte bukurinë natyrale.

Për ata që janë kureshtar të dinë sesi dukej ylli i muzikës 32-vjet më parë, vajza e saj, Gresa, ndasi një fotografi mallëngjyese.

“Bukuri natyrale Shkurte Fejza Behluli, Viti 1993 kur s ka pas botoxa as fillera as photoshop”, shkroi krahas postimit.

The post “Pa botox dhe photoshop”- Ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Viskoviç, jep dorëheqjen pas sanksioneve amerikane dhe akuzave për …

Radovan Viskoviç, kryeministri i entitetit Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, dha dorëheqjen sot nga posti i tij.

Ai është anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, të udhëhequr nga Milorad Dodik.

Viskoviç ka kryesuar qeverinë e Republikës Srpska që nga viti 2018, por mandati i tij është kritikuar shpesh nga opozita për menaxhimin e burimeve të entitetit dhe qasjen e tij ndaj institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Që nga korriku i vitit 2023, Viskoviç ka qenë në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe shkeljeve të sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Siç u njoftua në atë kohë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, Viskoviç ishte një nga udhëheqësit e RS-së përgjegjës për “promovimin e miratimit të ligjeve në Asamblenë Popullore të Republikës Srpska, me anë të të cilave vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës shpallen të pazbatueshme në RS, duke penguar dhe rrezikuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.

Këto sanksione përfshijnë ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe ngrirjen e aseteve që ndodhen nën juridiksionin e saj.

Viskoviç është gjithashtu një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnjës për krimin e prishjes së rendit kushtetues.

Dodik, president i Republika Srpska, dhe Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të entitetit, akuzohen gjithashtu për të njëjtin krim./ REL

The post Kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Viskoviç, jep dorëheqjen pas sanksioneve amerikane dhe akuzave për … appeared first on Albeu.com.

“Serbia drejt l*ftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

Protestuesit në Serbi po shprehin tendencën se protestat e tyre mund të kalojë në luftë civile, nëse qeveria nuk realizon kërkesat e tyre.

Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi i cili e vlerëson situatën politike në Beograd të ngjashme me anarkinë, ndërsa rrahjet dhe incidentet e vazhdueshme ndaj protestuesve po ndodhin me urdhrin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Akoma nuk mund të themi që Serbia është në luftë civile pasi nuk kemi protestues të armatosur, të cilët kanë armët e tyre e po ashtu kanë edhe një në thonjëza ‘regjiment sulmues’ dhe po ashtu nuk kemi edhe një qeveri e cila ka filluar të jetë në anarki të plotë në Serbi”, tha analisti Gurkuç Kuçi.

Kuçi i quan manipulime deklaratat e Vuçiçit, përmes së cilave ai akuzon Perëndimin se po ndihmojnë financiarisht protestuesit në Serbi.

“Vuçiçi sot vazhdon akoma t’i përdorë narrativat e tij, (kinse) nuk është autokrat ose diçka e tillë, për shkak se ai i shfrytëzon interesat e ndryshme që kanë të bëjnë me BE-në dhe po ashtu ka filluar që çdo herë e më shumë ta kërcënojë BE-në dhe gjithë Perëndimin. Së fundi ai e shprehu edhe një akuzë ndaj gjithë Perëndimit se Perëndimi është duke i financuar dhe ndihmuar protestuesit në Serbi… Kjo ndikon edhe në përçarje. Deklarata të tilla të vetë Vuçiçit janë më shumë manipulime”, u shpreh ai.

Për të larguar vëmendjen nga trazirat që po ndodhin në Serbi, siç thotë Kuçi, presidenti Vuçiç vepron kundrejt Kosovës apo bën veprime agresive ndaj shteteve përreth saj duke përmendur arrestimet e njëpasnjëshme kohëve të fundit të kosovarëve nga autoritetet serbe.

Përmes protestave në Serbi që filluan nga nëntori i 2024-ës, kërkohet zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe llogaridhënie lidhur me tragjedinë në Novi Sad. Përveç Beogradit ato janë shtrirë edhe ne qytetet te tjera, ndërsa javën e kaluar morën përmasa të mëdha, duke sulmuar edhe godinën e partisë së Vuçiç, çka pasojë me dhjetëra arrestime.

The post “Serbia drejt l*ftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje të madhe te familjarët, shoqëria dhe komuniteti. Ngjarja tronditëse ka prekur edhe opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga figura të njohura.

Një nga to është Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania, njëkohësisht influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj dhimbjen e madhe që po kalon për humbjen e shokut të fëmijërisë.

Një lidhje që nisi në bankat e shkollë.

Sara tregoi se Orneli dhe bashkëshortja e tij, Sindi Salaj, ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e një vajze, që sot është vetëm dy vjeçe. “Ishte lumturia e tyre më e madhe” – shkruan Sara, duke kujtuar sesi qysh fëmijë e kishte parë admirimin dhe forcën e lidhjes së tyre.

Me fjalë prekëse, ajo rrëfen tronditjen:

“Vetem pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! Do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, por kurrë në vendin e tij…” – shprehet Sara, duke treguar se humbja e mikut të saj është e pabesueshme dhe e papranueshme.

Në postimin e saj, Gjordeni u ndal edhe te kritikat për ata që paragjykojnë ngjarje të tilla si pasojë e shpejtësisë së shoferëve. Ajo theksoi se Orneli dhe Sindi nuk ishin njerëz të papërgjegjshëm, por përkundrazi, ishin prindër të kujdesshëm që jetonin për vajzën e tyre të vogël. Sara shtoi se kjo tragjedi është një thirrje për të vlerësuar më shumë çdo moment pranë të dashurve tanë.

Ngushëllime të thella familjes Caushaj, Sindit dhe të gjithë miqve të prekur nga kjo fatkeqësi.

The post FOTO/ Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit?

Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime të forta për një krisje në raportin e tyre.

Të dyja artistet nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka nxitur diskutime në rrjete sociale.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre apo çfarë ka çuar në këtë vendim, por ndjekësit e dyshes kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikën për ndarjen e papritur.


Kujtojmë se Fifi dhe Egli më parë sollën një bashkëpunim muzikor të suksesshëm, i cili u mirëprit nga publiku

The post FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit? appeared first on Albeu.com.

Serbia nënshkruan kontratë 1.63 miliard dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes

Kompania izraelite e elektronikës së mbrojtjes Elbit Systems Ltd njoftoi se një vend evropian kishte nënshkruar një kontratë prej 1.63 miliardë dollarësh për furnizimin e mjeteve mbrojtëse, për dorëzim gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Mediat izraelite raportojnë se klienti në fakt është Serbia dhe porositë do të ndahen në dy grupe.

Grupi i parë përfshin sisteme artilerie-raketash me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi dhe një spektër të gjerë sistemesh zbulimi pa pilot dhe luftimi ajror, nga ato operative deri te ato taktike, duke përfshirë edhe dronët e operuar personalisht.

Në grupin e dytë janë aftësitë e sofistikuara ISTAR, duke përfshirë sistemet SIGINT, COMINT dhe të luftës elektronike.

Sipas The Times of Israel, do të dorëzohen gjithashtu sisteme të aktivizuara të mbledhjes dhe përpunimit të inteligjencës, së bashku me sisteme të përparuara elektro-optike (E/O) dhe të shikimit natën, përmirësime të automjeteve luftarake dhe sisteme mbrojtëse.

Përveç kësaj, Elbit Systems do të ofrojë digjitalizim gjithëpërfshirës ushtarak, bazuar në gjeneratën më të fundit të softuerëve dhe pajisjet e komunikimit harduerik të teknologjisë së fundit.

Kjo përfshin zgjidhje inteligjence nga paketa e aplikacioneve të komandës dhe kontrollit C4ISR.

The post Serbia nënshkruan kontratë 1.63 miliard dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

Ndodh në Greqi/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.

Pacienti u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.
Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet.

Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.

The post Ndodh në Greqi/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti appeared first on Albeu.com.

Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe emocionues.

Në një postim prekës në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi me mbesën e tij, Enën, duke e shoqëruar me një mesazh plot krenari dhe dashuri.

Këto fjalë të ngrohta nuk lanë pa reaguar ndjekësit dhe adhuruesit e artistit, të cilët e mbuluan postimin me komente pozitive dhe urime për suksesin e Enës në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm artistik.

“Mbesa e ime Ena, një yll që do t’shpërthejë së shpejti në kinematografi”, ka shkruar këngëtari.

Megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje konkrete rreth projekteve filmike në të cilat do të marrë pjesë Ena, interesimi për të ka nisur të rritet.

The post Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të appeared first on Albeu.com.

“Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor

Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Të dy artistë në fushën e muzikës, ata po shkëlqejnë jo vetëm si çift, por edhe si bashkëpunëtorë në skenë.

Performancat e tyre, sidomos gjatë sezonit veror në dasma dhe evente të ndryshme, janë mirëpritur ngrohtësisht nga publiku.

Së fundmi, dyshja ndanë një video nga një nga performancat e tyre në Instagram, e cila mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. Ndër to, ra në sy edhe një koment komik nga një ndjekës që shkroi:

“Çfarë zani ky djali, mashallah belivallha, për dy gra është, respekt!”.

Ky koment shkaktoi të qeshura, dhe nuk mungoi as reagimi me humor i Ilirianës, e cila iu përgjigj me sportivitet:

“Fshije sa s’e ka pa Adri, hahah!”

The post “Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor appeared first on Albeu.com.

Iu gjetën a*më në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në mjet.

Arma u zbulua pas kontrolleve të policisë kufitare në doganë. Në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta, (1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore).

Hetimet vijojnë për zbardhjen të plotë të rastit.

The post Iu gjetën a*më në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak appeared first on Albeu.com.

“Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër

Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të saj, duke u fokusuar në familje dhe në momentet intime të prindërimit.

Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka qëndruar pa aktivitet, pasi po punon në heshtje për projekte të reja muzikore.

Fansat u ndjenë të intriguar nga një postim i saj në InstaStory, ku Dafina shkroi: “Nëse mendon se më ke parë, ende nuk më ke parë”.

Ky mesazh ka ndezur spekulime dhe kureshtje, duke lënë të kuptohet se artistja po përgatit diçka të re dhe surprizuese.

Disa mendojnë se ky paralajmërim mund të lidhet me një këngë të re, por akoma pa dhënë detaje.

Në çdo rast, mbetet e qartë se ajo ka mbajtur një profil të ulët gjatë pauzës së saj dhe tani po rikthehet me energji dhe ide të freskëta.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun.

The post “Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër appeared first on Albeu.com.

Vajza shqiptare mahnit jurinë, shkëlqen në spektaklin gjerman të talenteve muzikore (VIDEO)

Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”.

Me zë të fuqishëm dhe energji të jashtëzakonshme skenike, Aulona mori “po”-në vendimtare nga të gjithë anëtarët e jurisë, përfshirë edhe reperen e famshme Loredana, e cila është pjesë e jurisë këtë sezon.

Performanca e saj nuk kaloi pa u vërejtur edhe nga përfaqësuesit institucionalë. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka shpërndarë videon e Aulonës, duke e përgëzuar publikisht për suksesin.

“Talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij. I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz ‘Deutschland sucht den Superstar’ dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, shkruan Ajeti në Instagram.

Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar për të rinjtë kosovarë që po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare të muzikës dhe artit.

 

The post Vajza shqiptare mahnit jurinë, shkëlqen në spektaklin gjerman të talenteve muzikore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT)

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil.

Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe më pas ka përfunduar në përplasje fizike.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor.

Gjithashtu bëhet me dije se disa kohë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm.

The post Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌