❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tronditet Italia, zbulohet grupi i burrave që shpërndanin foto intime të grave të tyre

Kompania Meta ka mbyllur një grup italian në Facebook ku burrat shpërndanin fotografi intime të grave të veta, pa dijeninë e tyre.

Grupi quhej “Mia Moglie” pĂ«rkthyer nĂ« “Gruaja ime” dhe kishte nisur qĂ« nĂ« 2019-n pa asnjĂ«lloj kufizimi pĂ«r t’u bashkuar dhe numĂ«ronte 32 mijĂ« anĂ«tarĂ« qĂ« ndanin qindra foto dhe komente seksiste.

Skandali ka ekspozuar një fenomen akoma më të rëndë në Itali, ku gratë mbeten viktimat kryesore të urrejtjes në rrjet, duke i bullizuar ato për pamjen e tyre fizike.

Qeveria e djathtë e drejtuar nga Giorgia Meloni po përballet me presion të fortë nga opozita. Ata i kanë kërkuar kryeministrisë të marrë masa direkte kundër mentalitetit patriarkal që i trajton gratë si objekte dhe instrumente.

Roberta Mori nga Partia Demokratike në Itali thotë se incidenti nuk është i izoluar, por një nga shumë rastet e dhunës digjitale që buron nga kultura patriarkale, si rasti i Gisele Pelicot në Francë, e cila ishte përdhunuar prej shumë vitesh nga bashkëshorti dhe shokët e tij.

Qeveria italiane nuk ka dhënë asnjë koment.

AktivistĂ«t qĂ« kanĂ« denoncuar grupin e quajnĂ« njĂ« “pĂ«rdhunim virtual nĂ« grup”. Policia italiane ka regjistruar rreth 2.800 ankesa pĂ«r kĂ«tĂ« rast.

“Kemi marrĂ« njĂ« numĂ«r tepĂ«r tĂ« lartĂ« ankesash, nuk ka ndodhur kurrĂ« mĂ« parĂ«â€, tha Barbara Strappato, zv/drejtoreshĂ« e PolicisĂ« Postare. “Nuk kishte asnjĂ« autorizim pĂ«r pĂ«rdorimin e imazheve intime.”

Autoritetet italiane thanë se nuk e dinin saktësisht për sa kohë burrat e kishin përdorur grupin për të shkëmbyer fotografi. Por fakti që grupi qëndroi aktiv për gjashtë vjet, pavarësisht ndalimit të qartë të Metës për imazhet shfrytëzuese seksuale, ngre pikëpyetje në lidhje me aftësinë e tij për të zbatuar rregullat.

Meta në fillim të këtij viti zbuti disa nga politikat e saj të moderimit të përmbajtjes për të qetësuar administratën Trump, pavarësisht thirrjeve nga grupet e të drejtave civile për më shumë përmbajtje policore.

Marisa Marraffino, një avokate e specializuar në çështjet penale në internet, tha se anëtarët e grupit që shpërndanin foto intime ose komentonin mbi to, mund të përballen me akuza penale të dënueshme deri në gjashtë vjet burg.

Veprat e mundshme pĂ«rfshijnĂ« ndarjen e paligjshme tĂ« imazheve intime – ose pornografi hakmarrĂ«se – shkelje tĂ« privatĂ«sisĂ«, shpifje tĂ« rĂ«nduara dhe pornografi pĂ«r fĂ«mijĂ«, tha Marraffino.

Sipas ligjit italian, gratĂ« kanĂ« gjashtĂ« muaj kohĂ« pĂ«r tĂ« ngritur akuza kundĂ«r autorĂ«ve tĂ« mundshĂ«m tĂ« pornografisĂ« hakmarrĂ«se, tha ajo, duke shtuar se “mund tĂ« rezultojĂ« nĂ« njĂ« gjyq maksimal qĂ« pĂ«rfshin mijĂ«ra familje”./FinancialTimes

The post Tronditet Italia, zbulohet grupi i burrave që shpërndanin foto intime të grave të tyre appeared first on Gazeta Si.

Turistëve të huaj u ikën interesi për Shqipërinë. Shqiptarët po pushojnë jashtë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat e turizmit pĂ«r sezonin veror 2025 tregojnĂ« njĂ« panoramĂ« jo fort entuziaste.

INSTAT raporton, se në korrik të këtij viti janë regjistruar vetëm 0.4% më shumë të huaj se një vit më parë, ose 1.8 mln.

Në total, gjatë korrikut në Shqipëri raportohen 2.6 mln hyrje, me një rritje modeste prej 1.5% nga korriku i shkuar, kur rritja ishte 2.7%. Në shumicën e rasteve qëllimi i hyrjeve në Shqipëri është për pushime, por treguesi është rritur me vetëm 0.2% nga një vit më parë.  

Vizitorët nga Europa zënë 95% të hyrjeve të regjistruara, kryesisht Europa jugore. Në tendencë rritëse janë edhe vizitorët nga SHBA, Afrika e Azia.

INSTAT raporton një rritje të ndjeshme të shqiptarëve që kanë dalë nga vendi gjatë këtij muaji, 11%, përkthyer në 782 mijë. Korrikun e shkuar ky tregues ishte 1.7%.

Sezoni 2025, ndonĂ«se nuk ka pĂ«rfunduar ende Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si i zbehtĂ« nga operatorĂ«t dhe turistĂ«t, ndryshe nga dy vitet paraardhĂ«se. PĂ«r bizneset dhe qytetarĂ«t, problemet e shumta nĂ« infrastrukturĂ«, fasilitete dhe informaliteti po mbajnĂ« “peng” potencialin turistik tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Gjithsesi, Shqipëria vazhdon të dominojë listat e mediave botërore si një ndër vendet që duhet të vizitohet.

The post Turistëve të huaj u ikën interesi për Shqipërinë. Shqiptarët po pushojnë jashtë! appeared first on Gazeta Si.

Kënaqësia financiare e shqiptarëve më e ulëta në Europë

Nga Gazeta ‘SI’ – KĂ«naqĂ«sia financiare e shqiptarĂ«ve Ă«shtĂ« e ulĂ«t , duke u rreshtuar krahĂ« shteteve nĂ« nivelet minimale.

4.8 vlerësohet kënaqësia financiare në Shqipëri nga 10 që është maksimumi. Kjo është norma më e ulët e raportuar pas 4.6, që ka Turqia dhe Bullgaria.

Eurostat sqaron se niveli i kënaqësisë nuk lidhet vetëm me nivelin e të ardhurave, por edhe me moshën dhe përbërjen e familjes. Të rinjtë shprehen më të kënaqur dhe ata që jetojnë në familje me të paktën dy të rritur.

Finlanda dhe vendet e tjera skandinave raportojnë kënaqësi të lartë financiare, maksimumi i regjistruar, 7.6.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, që mbeti në vend.

The post Kënaqësia financiare e shqiptarëve më e ulëta në Europë appeared first on Gazeta Si.

Shtrenjtë dhe larg! Shqipëria ka numrin më të lartë të të sëmurëve që nuk marrin trajtim shëndetësor

Nga Gazeta ‘SI’ – Kostot e larta financiare apo distanca gjeografike, i ka detyruar shqiptarĂ«t tĂ« mos I shkojnĂ« pas nevojave shĂ«ndetĂ«sore.

Sipas gjetjeve tĂ« Eurostat, ShqipĂ«ria ka numrin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« EuropĂ«, tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« shĂ«ndetin e tyre pas dore, 15.2%. 10.2% e tyre pĂ«rmendin kostot ose udhĂ«timet e largĂ«ta si arsye e mosndjekjes sĂ« problmeve shĂ«ndetĂ«sore. 5% pĂ«rmendin “arsye tĂ« tjera” ku pĂ«rfshihen mungesa e kohĂ«s, e informacioneve apo frika ndaj spitaleve dhe mjekĂ«ve.

Në Bashkimin Europian, përqindja e njerëzve që nuk kanë plotësuar nevojat shëndetësore raportohet 3.8%. Qipro raporton nivelin më të ulët të këtij problemi, 0.1%. Në BE, 2 arsyet kryesore më të zakonshme për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në 2024 ishin për shkak të listave të pritjes ose se ishte shumë e shtrenjtë.

Eurostat ndan edhe grupmoshat që kanë shmangur kontrollet shëndetësore në Shqipëri, ku vendin e parë e zënë pensionistët, ata mbi 65 vjeç, 15% e të cilëve nuk kanë marrë trajtim apo kujdes për shëndetin.

Në norma të larta janë edhe personat e moshës së mesme, 45-64 vjeç, 14% e të cilëve nuk janë trajtuar dhe rreth 8% e të rinjve, grupmoshës 16-44 vjeç.

Shifrat e Eurostat i referohen vitit 2024, matur sipas personave që kanë pasur nevojë për trajtim shëndetësor.

The post Shtrenjtë dhe larg! Shqipëria ka numrin më të lartë të të sëmurëve që nuk marrin trajtim shëndetësor appeared first on Gazeta Si.

Sigurimi i detyrueshëm, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ndëshkon shtresat në nevojë. Drafti i paqartë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Dhoma Amerikane e TregtisĂ« i ka kĂ«rkuar MinistrisĂ« sĂ« Financave tĂ« rishikojĂ« draftin e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« banesave me shqetĂ«sime mbi transparencĂ«n dhe trajtimin e shtresave nĂ« nevojĂ«.

AmCHam thotë se ndalimi i shërbimeve publike për ata që nuk bëjnë sigurimin e detyrueshëm do të ndëshkojë fort familjet e varfëra dhe sugjeron përjashtime ose lehtësira për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Krijimi i Fondit për Tërmetet, ku do të shkojnë paratë e sigurimeve, shikohet me optimizëm nga shoqata e bizneseve, por ngre shqetësimin se Ministria e Financave ka fuqi të tepruara mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke vënë në dyshim pavarësinë e tij.

Dhoma Amerikane thekson se drafti përkufizon qartë banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier apo për ato që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.

Gjithashtu, drafti parashikon që dëmshpërblimet të jepen pas 3 muajsh nga aplikimi i qytetarit, por sipas Dhomës, nuk sqarohet çfarë ndodh në rast vonese apo refuzimi. Ankimi para një komisioni ad-hoc nuk është i detajuar, ndërsa përfshirja e ndërmjetësimit apo arbitrazhit do të siguronte më shumë besim.

Një tjetër vërejtje lidhet me krijimin e regjistrit të sigurimit dhe shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve, ku sipas Dhomës, nuk është parashikuar qartë përputhshmëria me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, drafti trajton si sigurimin e detyrueshëm ashtu edhe atë vullnetar, por mungon koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave, duke lënë hapësira për konfuzion.

Dhoma Amerikane kërkon që këto problematika të adresohen para miratimit, në mënyrë që ligji të garantojë qartësi, pavarësi institucionale dhe mbrojtje reale të qytetarëve.

The post Sigurimi i detyrueshëm, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ndëshkon shtresat në nevojë. Drafti i paqartë! appeared first on Gazeta Si.

‘CilĂ«si e parë’/ Veshjet imitim tĂ« firmave luksozve nuk do tĂ« futen mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri!

Nga Gazeta ‘SI’ – Produktet imitime tĂ« markave luksoze nuk do tĂ« futen dot mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.  

Me njĂ« ligj tĂ« ri, ShqipĂ«ria ka forcuar masat pĂ«r tĂ« mbrojtur markat tregtare dhe pĂ«r tĂ« luftuar falsifikuesit e tyre. Çdo produkt “fake” nga tregtarĂ«t apo qytetarĂ«t do tĂ« bllokohet nĂ« pikat doganore.

Ligji i ri ndalon importin dhe eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.

Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare, lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë. Ligji përcakton një mbrojtje të veçantë për markat me reputacion të mirë, duke i mbrojtur ato edhe në rastet kur mallrat ose shërbimet nuk janë të ngjashme.

Gjithashtu u jepet e drejta pronarĂ«ve tĂ« markave qĂ« tĂ« ngrenĂ« padi pĂ«r imituesit e produkteve tĂ« tyre. Madje nĂ« nenin 87 thuhet se pronari i markĂ«s ka tĂ« drejtĂ«n edhe tĂ« kĂ«rkimit tĂ« dĂ«mshpĂ«rblimit pĂ«r dĂ«met qĂ« mund t’i jenĂ« shkaktuar si rezultat i pĂ«rdorimit tĂ« paautorizuar tĂ« markĂ«s sĂ« tij nga tregtare abuzivĂ«.

Pronarët mund të kërkojnë nisjen e hetimeve nga Drejtoria e Pronësisë Industriale kundrejt një pagese në rast se konstatojnë ngjashmëri të një marke tjetër me markën e tyre.

Ky ligj Ă«shtĂ« vazhdimĂ«si e pĂ«rpjekjeve tĂ« qeverisĂ« shqiptare pĂ«r tĂ« luftuar tregun e mallrave “fake” qĂ« e ka kthyer ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« Turqi tĂ« dytĂ« me dyqane tĂ« shumta online e fizike qĂ« shesin “imitime tĂ« para” tĂ« firmave ekstraluksoze si Louis Vuitton, Prada, Dior, Dolce&Gabbana etj.

Gjatë 2024-s, Dogana ka deklaruar se ka bllokuar më shumë se 40 mijë produkte të firmave të falsifikuara.

The post ‘CilĂ«si e parë’/ Veshjet imitim tĂ« firmave luksozve nuk do tĂ« futen mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri! appeared first on Gazeta Si.

Projektet e energjisë, BE i jep 32 mln euro ndihmë Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Bashkimi Europian ka dhĂ«nĂ« dritĂ«n jeshile pĂ«r njĂ« paketĂ« tĂ« re mbĂ«shtetje pĂ«r vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor.

Në kuadër të Planit të Rritjes, BE ka miratuar 87.7 mln euro ndihmë, nga të cilat Shqipëria përfiton 32 mln euro për tre projekte të lidhura me fushën e energjisë.

Projekti i parĂ« Ă«shtĂ« “Digjitalizimi i sistemit tĂ« transmetimit tĂ« energjisĂ«â€, i cili pĂ«rfshin 40 nĂ«nstacione tĂ« tensionit tĂ« lartĂ« nĂ« gjithĂ« vendin, duke rritur kĂ«shtu kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin nĂ« 95.3 milionĂ« euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionĂ« euro.

Projekti i dytĂ« Ă«shtĂ« rikonstruksioni i Hidrocentralit tĂ« FierzĂ«s. Investimi synon tĂ« zgjasĂ« jetĂ«n e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytĂ« e projektit mbĂ«shtetet nga fondet e Planit tĂ« Rritjes me 13.6 milionĂ« euro, nĂ« njĂ« investim total prej 64.2 milionĂ« euro.  Projekti i tretĂ« Ă«shtĂ« Linja e re Rrashbull – TiranĂ« dhe Unaza e TiranĂ«s. Investimi kap vlerĂ«n 61.1 milionĂ« euro, ndĂ«rsa BE kontribuon me 8 milionĂ« euro.

Serbia është vendi që ka fituar më shumë nga BE, 41 mln euro për dy projekte që kushtojnë 186 mln euro, ndërsa Mali i Zi ka përfituar 10 mln euro me projekte që kushtojnë rreth 54 mln euro.

Digjitalizimi në fushën e energjetikës dhe energjia e pastër janë projektet e para që përfshin Plani i Rritjes së BE-së.

The post Projektet e energjisë, BE i jep 32 mln euro ndihmë Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata KombĂ«tare e NdĂ«rmjetĂ«sve tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«, NAREA i ka kĂ«rkuar qeverisĂ« qĂ« tatimi pĂ«r banesat nĂ« rivlerĂ«sim tĂ« vendoset nĂ« masĂ«n 3% dhe pĂ«r çdo tipologji tjetĂ«r pasurie nĂ« masĂ«n 5%.

Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon nivelin 5% për të gjitha pronat

Në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, NAREA argumenton se tatimi 15% i ka shkaktuar shtetit shqiptar më shumë humbje se sa fitim, si pasojë e informalitetit.

“Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, nĂ« vitet 2020-21-22 kur tatimi ka qenĂ« nĂ« nivelet 3%, nĂ« buxhetin e shtetit janĂ« realizuar mesatarisht 44 milionĂ« euro tĂ« ardhura nĂ« vit nga rishitja pasurive tĂ« paluajtshme. Kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« 60% me tepĂ«r nĂ« krahasim me vitet kur tatimi ka qenĂ« 15%. NjĂ« e barrĂ« fiskale kaq e lartĂ« ngadalĂ«son transaksionet, duke ngurtĂ«suar investimet, ndikon negativisht nĂ« tĂ« ardhurat buxhetore, me tĂ« paktĂ«n 40 milionĂ« euro nĂ« vit si edhe nxit informalitetin”.

Propozohet që periudha e Rivlerësimit të jetë të paktën 12-mujore dhe jo 9-mujore, siç e ka projektligji. NAREA thotë se nga 4.5 milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën.

“Duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« eksperiencĂ«n nĂ« 3 periudhat e rivlerĂ«simit, kur janĂ« procesuar mesatarisht 30 mijĂ« -33 mijĂ« aplikime nĂ« vit, periudha 9 mujore e propozuar nĂ« projektligj vlerĂ«sohet si shumĂ« e shkurtĂ«r dhe qĂ« nuk do arrij efektet e synuara”, shprehet shoqata nĂ« fjalĂ«.

NAREA propozon gjithashtu “qĂ« tĂ« pĂ«rfshihen si objekt i kĂ«tij ligji edhe rivlerĂ«simi i pasurive tĂ« paluajtshme qĂ« janĂ« nĂ« proces, nĂ«pĂ«rmjet kontratave tĂ« porosive, tĂ« cilat janĂ« depozituar dhe regjistruar nĂ« ASHK nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi”.

The post NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin appeared first on Gazeta Si.

‘MĂ« kanĂ« arrestuar’, familjarĂ«t denoncojnĂ« zhdukjen e ish-zv.drejtorit tĂ« AKSHI-t

Nga Gazeta ‘SI’ – Zhduket ish-zv/drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare dhe ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë denoncuar në polici humbjen e të afërmit që prej mesditës.

Më saktësisht, e ëma ka shkuar në komisariatin numër 1 të kryeqytetit për të kallëzuar zhdukjen e djalit.

“MĂ« datĂ« 20.08.2025, rreth orĂ«s 17:00, nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 1 Ă«shtĂ« paraqitur shtetasja M. Shima, e cila ka kallĂ«zuar se ditĂ«n e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Danie Shima, 34 vjeç”, njoftoi policia.

Përpara se të humbte kontaktet, Shima është shprehur se po e arrestonin në Tiranë. Ka qenë e dashura e tij, ajo që ka dëshmuar një gjë të tillë në polici.

“MĂ« tha se po e shoqĂ«ronin nĂ« polici”, Ă«shtĂ« shprehur ajo.

Deri më tani nuk dihet asnjë informacion për vendndodhjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

The post ‘MĂ« kanĂ« arrestuar’, familjarĂ«t denoncojnĂ« zhdukjen e ish-zv.drejtorit tĂ« AKSHI-t appeared first on Gazeta Si.

Siguria ushqimore/ Qeveria ‘shkrin’ AKU dhe krijon 3 autoritete tĂ« reja pĂ«r kontrollin e kompanive dhe kafshĂ«ve

Nga Gazeta ‘SI’ – Skandalet e vazhdueshme me kontrollin ushqimor nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« detyruar ministrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« tĂ« ndryshojĂ« formulĂ«n e menaxhimit.

Sipas një drafti në konsultim, parashikohet krijimi i 3 institucioneve të reja që do të kryejnë kontrollet e e produkteve në çdo fazë të procesit.

Autoriteti kompetent pĂ«r kryerjen e kontrollit zyrtar Ă«shtĂ« institucioni pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kryerjen e kontrollit zyrtar, IKPZ, kontrollet nĂ« pikat kufitare do t’i kryejĂ« IPKPKK, ndĂ«rsa IPAT do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kryerjen e aktiviteteve tĂ« tjera.

Autoritetet do të jenë të fokusuara në identifikimin e rreziqeve që lidhen me kafshët, përdorimin e substancave që ndikojnë në sigurinë ushqimore, OMGJ-të, mbrojtjen e bimëve si dhe do të kontrollojnë operatorët dhe veprimtaritë e tyre.

Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, përveç rasteve kur njoftimi paraprak është i nevojshëm dhe i justifikuar. Ato fokusohen në çdo proces të biznesit, si  gjurmueshmëria, etiketimi, prezantimi, reklamimi dhe materialet përkatëse të paketimit, duke përfshirë materialet që janë të destinuara të vijnë në kontakt me ushqimin.

Projektligji i ri parashikon gjoba nga 100-300 mijë lekë për operatorët që nuk kanë kushtet e duhura për prodhim apo transport të produkteve dhe 1-2 mln lekë gjobë, në rastet kur subjekti kryen aktivitetin në njësi të paregjistruar ose të pamiratuar.

The post Siguria ushqimore/ Qeveria ‘shkrin’ AKU dhe krijon 3 autoritete tĂ« reja pĂ«r kontrollin e kompanive dhe kafshĂ«ve appeared first on Gazeta Si.

‘Rrezik pĂ«r deformim tĂ« tregut dhe pastrim parash’/ ProfesionistĂ«t e lirĂ« kĂ«rkojnĂ« rishikim tĂ« çmimeve tĂ« referencĂ«s

Nga Gazeta ‘SI’ – ProfesonistĂ«t e lirĂ« i kanĂ« dĂ«rguar njĂ« letĂ«r ministrisĂ« sĂ« Financave, duke shprehur shqetĂ«simet pĂ«r çmimet e reja tĂ« referencĂ«s, shpallur nga qeveria.

Aleanca e Profesionsitëve, APL, thotë se drafti ka nëj metodologji jo transparente dhe nuk pranon transaksionet poshtë vlerës së caktuar, duke nxitur rritje artificiale të të çmimeve të apartamenteve.

Në letrën drejtuar ministrit të Financave theksohet se projektvendimi nuk garanton filtrimin e transaksioneve të fryra apo të lidhura me veprimtari të dyshimta, si pastrimi i parave, të cilat mund të shtrembërojnë më tej çmimet mesatare të tregut. Sipas APL, përdorimi i projekteve të ardhshme të zhvillimit urban si indikatorë për rritjen e çmimeve referuese, pa u bazuar në të dhëna reale të tregut të sotëm, përbën një tjetër rrezik për deformimin e tregut.

Një tjetër problematikë e ngritur lidhet me përfshirjen e ndërtimeve pa leje ose në proces legalizimi në bazën e vlerësimit fiskal, çka sipas profesionistëve krijon precedent të rrezikshëm dhe cenon përpjekjet për formalizimin e sektorit të ndërtimit.

APL thekson se metodologjia aktuale e propozuar i hap rrugë arbitraritetit administrativ dhe rrezikon të përfundojë si një instrument për rritjen e të ardhurave fiskale, dhe jo si një mekanizëm për pasqyrimin real të ofertës dhe kërkesës në tregun e banesave.

Profesionistët kërkojnë rishikim të këtij drafti për të garantuar siguri juridike, transparencë dhe neutralitet fiskal, për të mos e bërë tregun imobiliar një viktimë të ndërhyrjeve administrative.  

Në reagimin e saj, Aleanca rikujton se i është drejtuar më herët ministrit të Financave me kërkesën që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohet nga taksa e ndërtesës, pasi ndryshime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt shtresat e mesme dhe familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim.

The post ‘Rrezik pĂ«r deformim tĂ« tregut dhe pastrim parash’/ ProfesionistĂ«t e lirĂ« kĂ«rkojnĂ« rishikim tĂ« çmimeve tĂ« referencĂ«s appeared first on Gazeta Si.

Kriza e punonjësve të kualifikuar, bizneset shqiptare përqafojnë Inteligjencën Artificiale

Nga Gazeta ‘SI’ – Midis kritikave dhe skepticizmit, bizneset shqiptare duket se e kanĂ« pĂ«rqafuar shpejt InteligjencĂ«n Artificiale. TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se bizneset vendase e pĂ«rdorin AI-nĂ« mĂ« shumĂ« se nĂ« rajon, madje edhe nĂ« BE.

Informacionet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, RCC, tregojnë se në vitin 2023, 12% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin Inteligjencën, dy herë më shumë se rajoni 5% dhe Europa, 7%.

Bizneset kanë përvetësuar edhe teknologji të tjera si analiza e të dhënave, 33%, ndërsa mesatarja e BE-së 32%. Shërbiminn e-faturim e përdorin 54% e bizneseve në Shqipëri, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE. Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje.

Shqipëria ia kalon Ballkanit dhe Europës edhe në qeverisjen elektronike, me një rritje prej 79 të njerëzve që përdorin shërbimet publike digjitale.

Por përdorimi i gjerë i teknologjisë në Shqipëri, nuk është përkthyer në fuqi punëtore të kualifikuar. Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të specialistëve të teknologjisë, 1% të tregut të punës, nga 3% që e ka rajoni. Vetëm 40% e individëve posedojnë aftësitë bazë për krijimin e përmbajtjeve online, nga 57% në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Kriza e punonjësve të kualifikuar, bizneset shqiptare përqafojnë Inteligjencën Artificiale appeared first on Gazeta Si.

Paratë e mia apo tonat? Disa këshilla si mund të menaxhoni shpenzimet në çift

Ka shumë biseda të rëndësishme që çiftet duhet të bëjnë përpara se gjërat të bëhen serioze. Qëllimet afatgjata për të ardhmen, ndarja e punëve të shtëpisë, si ndiheni për të ftuarit gjatë natës, kush e merr copën e fundit të picës të premten në mbrëmje- këto tema duhet të diskutohen të gjitha dhe vazhdimisht. Por ndoshta biseda më e rëndësishme që duhet të kenë çiftet që bashkëjetojnë është për paratë.

Sigurisht, mund të jetë pak e frikshme. Për shumicën e njerëzve, paratë zakonisht diskutohen në mënyrë të paqartë, me tone të heshtura, ose të paktën ka njëfarë hezitimi. Por në një botë ku jeta nuk ka qenë kurrë kaq e shtrenjtë, komunikimi financiar është me rëndësi, por kjo nuk është e njëjtë për të gjitha çiftet.

Këtu mund të lexoni rrëfimet se si çifte të ndryshme menaxhojnë paratë.

Tani qĂ« kemi dy fĂ«mijĂ«, kemi krijuar stabilitet nĂ« karrierĂ« dhe kemi blerĂ« dy shtĂ«pi bashkĂ«, e shikojmĂ« paranĂ« si “diçka tonĂ«n”. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« gjĂ«rat tĂ« mbahen tĂ« ndara dhe ne nuk e mendojmĂ« mĂ«. Kemi llogari tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe kemi akses tek llogaritĂ« personale tĂ« njĂ«ri-tjetrit. E pĂ«rdor kartĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t zakonisht pĂ«r blerjet e fĂ«mijĂ«ve, vetĂ«m nĂ«se Ă«shtĂ« ndonjĂ« xhaketĂ« dizajner super e shtrenjtĂ«, qĂ« nuk do e blija, por nĂ«se do e blija, do e regjistroja tek karta ime personale. – Rachel, 33-vjeçare nĂ« njĂ« lidhje mbi 12 vite.

Ne kishim qasje tĂ« njĂ«jtĂ« qĂ« prej fillimit: prindĂ«rit tanĂ« kanĂ« jetuar gjithmonĂ« me para tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe janĂ« tĂ« lumtur. KĂ«tĂ« donim dhe ne. Kur u fejuam nisĂ«m tĂ« bashkonim llogaritĂ«. Kur u martuam, paratĂ« i kthyem bashkĂ« totalisht. Fillimisht me dukej e çuditshme tĂ« shpenzoja 100 dollarĂ« pĂ«r njĂ« krem fytyre sepse nuk ishin mĂ« paratĂ« “e mia”, por ne i besojmĂ« njĂ«ri-tjetrit me shpenzimet qĂ« bĂ«jmĂ«. – Aleksis, 31, nĂ« marrĂ«dhĂ«nie mbi 11 vite.

Kemi llogari të ndara dhe paguajmë të njëjtën përqindje në qira dhe fatura, që duket e drejtë. Para se të jetonim bashkë, e dashura ime gatuante dhe unë paguaja porositë. Edhe tani ajo bën psonisjet, unë paguaj ushqimet që marrim nga jashtë. Lidia, 29, në lidhje për 4 vite.

I fejuari im Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« program doktorature dhe po paguan shkollĂ«n, kĂ«shtu unĂ« jam duke kontribuar pak mĂ« shumĂ« nĂ« shpenzimet tona, deri sa ai tĂ« diplomohet dhe tĂ« marrĂ« njĂ« pagĂ« tĂ« plotĂ«. NdajmĂ« shpenzimet e shtĂ«pisĂ«, nga pastrimi tek ushqimet por gjĂ«rat personale i paguajmĂ« vetĂ«. UnĂ« shikoj çanta luksoze dhe kĂ«pucĂ«, tĂ« cilĂ«t ai nuk m’i blen dot. – Sindi, 32, nĂ« lidhje pĂ«r 4 vite./Cosmopolitan

The post Paratë e mia apo tonat? Disa këshilla si mund të menaxhoni shpenzimet në çift appeared first on Gazeta Si.

Bankat e huaja në Shqipëri presin më pak kërkesa për hua

Nga Gazeta ‘SI’ – Grupet bankare tĂ« huaja qĂ« operojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri raportojnĂ« njĂ« rritje tĂ« fitimeve gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, krahasuar me periudhĂ«n parardhĂ«se.

Sipas një ankete të kryer nga Banka Europiane e Investimeve, bankat nuk kanë ndryshuar perceptimin për tregun shqiptar, duke e vlerësuar përgjithësisht me potencial mesatar.

Anketa me bankat e huaja raporton se cilësia e kredisë është përmirësuar dhe kreditë e këqija do të vazhdojnë në rënie. Kërkesa për kredi është rritur ndjeshëm, përveç kredive në valutë të huaj, të cilat mbetën të pandryshuara. Kushtet e ofertës nuk kanë ndryshuar dhe pritet të mbeten të tilla, në përputhje me prirjen rajonale.

Në të ardhmen, bankat parashikojnë një zbutje të kërkesës për kredi.

The post Bankat e huaja në Shqipëri presin më pak kërkesa për hua appeared first on Gazeta Si.

Editorial nga Financial Times: Mos e llastoni më Vuçiç!

Pas njĂ« dekade nĂ« pushtet, drejtuesit veteranĂ« tĂ« qeverive pĂ«rballen me njĂ« shkop nĂ«n rrotĂ«: a do tĂ« shtojnĂ« represionin dhe tĂ« dĂ«mtojnĂ« çdo media tĂ« lirĂ« qĂ« ekziston apo do t’i shtrijnĂ« dorĂ«n opozitĂ«s pĂ«r reformĂ«. Kjo ka ndodhur shpesh rreth botĂ«s pas LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«. AutokratĂ«t zakonisht i qasen opsionit tĂ« parĂ« dhe bĂ«hen akoma mĂ« tĂ« egĂ«r.

Tani, me protestuesit në rrugë, është koha e Aleksandër Vuçiç të bëjë zgjedhjen.

Për 8 vite si presidenti i Serbisë dhe para saj si kryeministër, ai ka qeverisur me dorë të hekur, por vendi i tij mbetet një demokraci e menaxhuar dhe nuk është ktyer në autokraci. Vuçiç ka ruajtuar balancat në skenën globale. Ai ka mbajtur marrëdhënie me Moskën pa acaruar marëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në; ka bërë një sy qorr për shitjen e armëve serbe në Ukrainë. I ka kërkuar Pekinit miliarda dollarë investime.

Edhe pse Serbia është vetëm një vend kandidat për BE-në, Vuçiç ka lidje të ngushta me liderët e bllokut, nga Macron tek Ursula von der Leyen. Ai krijoi dhe një marrëdhënie të mirë me të afërmit e Donald Trump, gjatë mandatit të parë të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Rutina e mbrojtjes së Vuçiç mund të meritojë të studiohet nga shtete të tjera. Por në shtëpi atij po i mbaron rruga, pasi zhgënjimet ndaj sundimit të tij të papërgjegjshëm dhe të errët janë shndërruar në protesta. Shkëndija ishte shembja e një tende stacioni treni nëntorin e kaluar në qytetin e Novi Sadit, i cili vrau 16 njerëz. Stacioni ishte rinovuar nga një kompani kineze nën Iniciativën Kineze Belt and Road. Kundërshtarët e Vuçiç fajësojnë për kolapsin korrupsionin shtetëror, qeverisjen e dobët dhe mbikëqyrjen e dobët, të cilat ata i shohin si shenja dalluese të regjimit të tij.

Që prej nëntorit, demonstruesit e opozitës kanë zaptuar rrugët dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohëshme. Javën e shkuar ai u përball me protestat më të dhunshme ndonjëherë midis civilëve dhe policisë. Gjatë viteve, Vuçiç, një nacionalist ekstrem në rininë e tij ka përhapur frymën e ndjesisë pro-serbe dhe ribashkimit të territoreve ku kanë mbetur minoritete serbe si në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo kartë, nuk është më aq e fuqishme në lojën e tij.

Vuçiç mund të lirojë terrenin për mediat, për opozitnë dhe të lejojë hetime të pavaruara me skandalet e qeverisë, por kjo nuk është rruga që zgjedh një autokrat. Ai po mendon të shtypë dhe të godasë më fort.

Britania dhe Europa e kanë llastuar shumë gjatë. Realpolitika nuk dëshiron që Serbia të rrëshqasë në orbitën e Rusisë, por kjo tashmë duket e pamundur. Vuçiç duhet të nxitet drejt përgjegjësisë dhe zgjedhjeve të ndershme; kjo është shpresa e vetme për anëtarësim në BE. Alterantiva tjetër është ta pësojë si Gjeorgjia, që është kthyer në një demokraci të rreme mbi të cilën BE-ja nuk ka ndikim, përveçse të japë deklarata.

Amerika duket se e ka harruar pellgun e Ballkanit për momentin. Por Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja, jo. Ata duhet të veprojnë dhe të përdorin ndikimin ekonomik. Nëse nuk e bëjnë dhe Serbia zhytet më thellë në gropën e autoritarizmit, faji nuk do të jetë vetëm i Vuçiç, por i të gjithë perëndimit që tani po bën sehir.

Editorial nga bordi i Financial Times*

The post Editorial nga Financial Times: Mos e llastoni më Vuçiç! appeared first on Gazeta Si.

Mediat sllovene: Tirana heq dorĂ« nga fluturimet me LubjanĂ«n, shkak problemet financiare tĂ« ‘Air Albania’

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompania shtetĂ«rore e fluturimit Air Albania po pĂ«rballet me probleme financiare.

Mediat sllovene raportojnë se plani për të rikthyer fluturimet direkte Lubjanë-Tiranë ka dështuar, për shkak të vështirësisë financiare që po has kompania shqiptare.

“Aeroporti i LubjanĂ«s ka konfirmuar se Air Albania ka hequr dorĂ« nga ideja e rifillimit tĂ« fluturimeve midis dy kryeqyteteve, qĂ« ishin parashikuar tĂ« nisnin mĂ« 1 shtator. Aeroporti deklaroi problemet financiare si arsye tĂ« kĂ«tij vendimi”, shkruajnĂ« mediat sllovene.

Fluturimi i fundit Lubjanë-Tiranë është regjistuar në vitin 2018.

Financat e Air Albania kanĂ« qenĂ« shpesh temĂ« debati midis qeverisĂ« dhe opozitĂ«s, me kĂ«tĂ« tĂ« fundit qĂ« akuzon ekzekutivin pĂ«r shfrytĂ«zim “privat” tĂ« njĂ« kompanie shtetĂ«rore. TĂ« dhĂ«nat pĂ«r kĂ«tĂ« kompani janĂ« tĂ« paaksesueshme pĂ«r shkak se prej 7vitesh nuk ekziston asnjĂ« bilanc i saj nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit. Bilanci i fundit Ă«shtĂ« ai pĂ«r vitin 2018 me 12,265,000 lekĂ« humbje neto. 

Më herët, kompania është vënë nën sekuestro nga zyrat përmbarimore, për shkak të detyrimeve të pashlyera.

The post Mediat sllovene: Tirana heq dorĂ« nga fluturimet me LubjanĂ«n, shkak problemet financiare tĂ« ‘Air Albania’ appeared first on Gazeta Si.

Bursat reagojnë pas takimit Trump-BE: Rritet euro dhe ari. Bie dollari dhe nafta

Aksionet e bursave europiane shënuan një rritje të lehtë këtë të martë, pas deklaratave të dala nga takimi i Trump me liderët e Europës.

Euro Stoxx 50, indeksi i Eurozonës u rrit me 0.2%, DAX që i përket Gjermanisë dhe FTSE, indeksi i Financial Times me 0.1%.

Aksionet e mbrojtjes ranë me 2%, nën presionin e lajmeve për një samit të mundshëm Ukrainë-Rusi. Aksionet e Renk Group, Rheinmetall (ETR:RHMG) dhe Hensoldt ranë midis 3.5% dhe 6.4%.

Nafta pësoi humbje ndërsa pjesëmarrësit e tregut mendonin për një fund të mundshëm të luftës në Ukrainë, e cila mund të çonte në përfundimin e sanksioneve ndaj naftës së papërpunuar ruse. Nafta e papërpunuar e SHBA u ul me 0.8% në 62.92 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar Brent ra me 0.7% në 66.15 dollarë. Ari u rrit 0.2% në 3,337.41 dollarë për onz.

Dollari ra me 0.1% në 147.78 jen. Euro ishte e qëndrueshme në 1.16 dollarë, ndërsa indeksi i dollarit, i cili ndjek monedhën e gjelbër kundrejt një shporte valutash, ndryshoi pak pas një fitimi prej 0.2% në seancën e mëparshme.

Bitcoin ra 1% në 115,257,59 dollarë, ndërsa Eteri ra 2,7% në 4,224,33 dollarë.

Indeksi i aksioneve Nikkei i Japonisë u rrit në hapje përpara se të binte me 0.1%, duke u zvarritur më poshtë.

Presidenti i SHBA Donald Trump i tha homologut tĂ« tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Uashingtoni do tĂ« ndihmonte nĂ« garantimin e sigurisĂ« sĂ« UkrainĂ«s nĂ« çdo marrĂ«veshje paqeje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« RusisĂ« atje, megjithĂ«se shtrirja e çdo ndihme nuk ishte menjĂ«herĂ« e qartĂ«.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte THS të hënën se takimi i Trump me Zelenskiy dhe partnerë të tjerë eUropianë dhe të NATO-s ishte shumë i suksesshëm.

Takimi pasoi një samit në Alaskë midis presidentit të SHBA dhe liderit rus Vladimir Putin, i cili nuk rezultoi në një marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive në luftën më shumë se2-vjeçare. Në një postim në mediat sociale të hënën, Trump tha se kishte thirrur Putinin dhe kishte filluar të organizonte një takim midis Putinit dhe Zelenskiy, që do të pasohej nga një samit trepalësh midis tre presidentëve.

Ndërsa tregtarët po mbajnë një sy në zhvillimet gjeopolitike, një tjetër fokus kyç për javën është simpoziumi i bankës amerikane, FED, në 21-23 gusht, ku kryetari Jerome Powell do të flasë mbi perspektivën ekonomike dhe kuadrin e politikës së bankës qendrore./Reuters

The post Bursat reagojnë pas takimit Trump-BE: Rritet euro dhe ari. Bie dollari dhe nafta appeared first on Gazeta Si.

Çanta e re e Gucci-t qĂ« ka fiksuar tĂ« gjithĂ« rrjetin

Çanta e re e Gucci-t Ă«shtĂ« kryefjala e rrjetit.

Gucci Giglio, që vjen në formën e një Tote bag me printin tradicional të markës italiane është obesioni më i ri i të famshmëve nga Sienna Miller, Emily Ratajkowski tek Dakota Johnson. Ato e përshkruajnë si çanta perfekte për punë, udhëtim, madje edhe për mamatë e zëna me fëmijë.

Nëse jeni duke kërkuar për një çantë që mund ta vishni gjatë gjithë vitit, kjo është ajo.

Gucci Giglio, pjesĂ« e koleksionit 2026, u ngjiz dhe u prezantua nĂ« Firence, nga emblema e sĂ« cilĂ«s ka marrĂ« dhe emrin – Giglio- qĂ« i referohet zambakut tĂ« famshĂ«m tĂ« Firences. Gucci e ka quajtuar njĂ« “homazh” pĂ«r qytetin madhĂ«shtor.

E mbuluar me monogramën GG, simbol i Gucci, kjo çantë është e punuar me mëndafsh dhe kadife dhe me pjesë metalike ngjyrë ari. Gucci Giglio vjen edhe në materialin xhins, denim.

Çanta ka dalĂ« nĂ« treg me njĂ« çmim zyrtar prej 2.250 dollarĂ«sh.

The post Çanta e re e Gucci-t qĂ« ka fiksuar tĂ« gjithĂ« rrjetin appeared first on Gazeta Si.

Turistët e huaj mbushin hotelet shqiptare, 1.2 mln netë qëndrime gjatë qershorit

Nga Gazeta ‘SI’ – NĂ« muajin qershor, nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« regjistruar 1.2 mln netĂ« qĂ«ndrime nga vizitorĂ«t vendas dhe tĂ« huaj, duke shĂ«nuar njĂ« rritje me 38% nga qershori i shkuar.

Për të njëjtën periudhë, vizitorët janë shtuar me 37%, rreth 500 mijë, vendas dhe të huaj. 19% e vizitorëve që erdhën në Shqipëri ishin nga Kosova, 13% Italia dhe 10% Polonia.

INSTAT raporton se bregdeti, në rajonin qendror dhe jugor, ishin destinacionet më të vizituara gjatë këtij muaji si për të huajt dhe për rezidentët. Hotelet mbeten alternativa e preferuar e vizitorëve të huaj, ndjekur nga modeli AirBnB dhe qëndrimet në kampingje.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39.5 %, krahasuar me 35.9 % në Qershor 2024.

The post Turistët e huaj mbushin hotelet shqiptare, 1.2 mln netë qëndrime gjatë qershorit appeared first on Gazeta Si.

Maturantët i nënshtrohen testimit të Universitetit të Mjekësisë, 41% aplikantë më pak

Nga Gazeta ‘SI’ – DitĂ«n e sotme, 18 gusht 2025, maturantĂ«t nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin qĂ« kanĂ« aplikuar nĂ« degĂ«n e mjekĂ«sisĂ«, do t’i nĂ«nshtrohen testimit, qĂ« zhvillohet nĂ« QendrĂ«n e ShĂ«rbimeve Arsimore, nĂ« TiranĂ«.

Provimi kryhet në mënyrë elektronike, çka do të thotë se rezultatet merren në kohë reale.

Këtë vit janë në 1.202 kandidatë që garojnë, rreth 41^% më pak se vitine shkuar.

Sa i përket numrit të kuotave, janë 446 për maturantët brenda vendit, por në total Universiteti i Mjekësisë ka 500 kuota për vitin akademik 2025-2026. Por, pjesa tjetër e kuotave janë për kandidatët jashtë trojeve.

Provimi i sotëm u jep maturantëve 30% në total, ndërsa 70% ata e marrin nga rezultatet e Maturës Shtetërore.

The post Maturantët i nënshtrohen testimit të Universitetit të Mjekësisë, 41% aplikantë më pak appeared first on Gazeta Si.

❌