Nga Ballkani në Portugali, Europa po digjet. The Economist: Qeveritë duhet të bëjnë më shumë!
Meteorologjikisht, Europa Ă«shtĂ« njĂ« vend mesatar. Ajo nuk preket nga uraganĂ«t, musonĂ«t apo stuhitĂ« e rĂ«rĂ«s. Por diçka tjetĂ«r ka futur kontinentin nĂ« panik. Â
Që prej mesit të 1990-s temepraturat mesatare janë rritur me 0.53 gradë celsius për dekadë, që është sa dyfishi i mesatares botërore. Pasojat u ndjenë këtë verë.
ValĂ«t e tĂ« nxehtit âpoqĂ«nâ EuropĂ«n veriore nĂ« qershor dhe atĂ« jugore gjatĂ« gushtit.
Sipas Sistemit Euuropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, zjarret në Bashkimin Europian kishin djegur pothuajse 10.000 kilometra katrorë deri më 19 gusht. Kjo krahasohet me një mesatare prej 2.440 km katrorë në të njëjtën periudhë që nga viti 2006. Flakët kanë përfshirë zona të Ballkanit, Qipro, Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Disa prej tyre janë afruar tmerrësisht me qytetet e mëdha, duke përfshirë Madridin, Porton, Podgoricën dhe Patras, të tretin më të madh të Greqisë. Të paktën tetë persona kanë vdekur, ndoshta edhe shumë të tjerë. Vendet që po luftojnë për të përballuar kanë kërkuar ndihmë 17 herë përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, një sistem për koordinimin e reagimit ndaj fatkeqësive.
Në lidhje me madhësinë e saj, Portugalia është goditur më rëndë. Zjarri ka djegur 2.9% të të gjithë territorit të vendit: 2600 km2, më shumë se sa u dogj në të gjithë BE-në në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 4000 km2 të tjera janë shkatërruar në Spanjën fqinje. Rreth 30.000 spanjollë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Disa nga zjarret janë me intensitet shpërthyes, një trend i ri.
âKa zona ku nuk ka asnjĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« zjarret tĂ« kontrollohen me mjete njerĂ«zore,â tha Margarita Robles, ministrja e mbrojtjes e SpanjĂ«s. âVetĂ«m moti do tĂ« na lejojĂ« tĂ« kemi atĂ« kontroll.â
Me uljen e temperaturave dhe parashikimin e reshjeve, gjërat mund të ndryshojnë. Por shumë pyetje mbeten nëse qeveritë qendrore dhe rajonale duhet të bëjnë më shumë. Në Spanjë, investimet totale publike në parandalimin e zjarrit ranë me më shumë se gjysmën midis 2009 dhe 2022, sipas një grupi lobi të kompanive pyjore.
Ngrohja globale ka dhënë kontributin e saj në zjarre, por jo aq të madh. Ndezja vjen ose nga ngjarje natyrore, ose nga ndërhyrja njerëzore. Studimi më i fundit i shkaqeve të zjarreve në Europë përdori të dhëna nga viti 2016. Nga flakët me shkaqe të njohura (më shumë se gjysma e totalit), u zbulua se vetëm 4% kishin nisur natyrshëm. Aksidentet dhe pakujdesia shpjeguan 39%. Por arsyeja kryesore, që përbën 57% të shpërthimeve, ishte se zjarret ishin ndezur qëllimisht.
Pse? Në fillim të viteve 2000, policia pyjore e Italisë, Corpo Forestale dello Stato (CPS) tashmë e shpërbërë, kreu një studim të detajuar bazuar në të dhënat e vitit 2001. Përqindja e zjarreve që i atribuohen zjarrvënieve ishte 60%, pothuajse identike me shifrat e BE-së në sondazhin e mëvonshëm. CPS zbuloi se vetëm një në dhjetë zjarre ishin ndezur nga piromanë ose të tjerë me probleme mendore. Arsyeja më e zakonshme ishte se një përpjekje për të pastruar tokën për kullota kishte dalë jashtë kontrollit. Zjarret e tjera u ndezën me dredhi në mënyrë që zona e djegur të mund të riklasifikohej më pas për ndërtim.
ĂshtĂ« e qartĂ« se ekziston njĂ« rast pĂ«r forcimin e dĂ«nimeve pĂ«r ndezjen e zjarreve dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« toka e shkatĂ«rruar nga flakĂ«t tĂ« mos pĂ«rdoret mĂ« pas pĂ«r kullotje ose ndĂ«rtim./TheEconomist
The post Nga Ballkani në Portugali, Europa po digjet. The Economist: Qeveritë duhet të bëjnë më shumë! appeared first on Gazeta Si.