Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën, Peskov: Kemi një qëndrim negativ për këto diskutime!

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s në territorin e shtetit fqinj, tha Kremlini më 27 gusht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lavdëroi përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke i cilësuar si “shumë të rëndësishme”, megjithatë ai tha se Moska shpreson që do të vazhdojnë këto përpjekje.
Si pjesë e një zgjidhjeje të mundshme të paqes, aleatët evropianë të Ukrainës po punojnë për të hartuar një paketë garancish për Ukrainën, që do ta mbronin vendin nga një sulm i mundshëm i Rusisë. Por, Peskov tha se dislokimi i trupave evropiane në Ukrainë do të nënkuptonte prani të NATO-s atje, gjë që sipas tij Rusia ka synuar që ta parandalojë që nga fillimi.

“Në fakt, që në fillim, ishte avancimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s dhe depërtimi i kësaj infrastrukture ushtarake në Ukrainë që mund të përmendet ndoshta si një nga shkaqet themelore të situatës së konfliktit që lindi”, tha ai.

“Prandaj, ne kemi një qëndrim negativ për këto diskutime”.

Të gjitha palët u pajtuan se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë pjesë e një marrëveshje të paqes, por kanë dallime thelbësore se çfarë forme duhet të marrin këto garanci.

Rusia thotë se duhet të jetë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës dhe dëshiron të ringjallë një propozim që palët e kanë diskutuar më 2022, në javët e para të luftës. Kievi e refuzon një gjë të tillë, duke thënë se do t’i jepte Moskës veto ndaj çdo mbështetje të jashtme ushtarake për Ukrainën.

Peskov tha se garancitë e sigurisë ishin “ndër temat më të rëndësishme”, por Rusia nuk beson se është e dobishme që këto tema të diskutohen publikisht. Ai tha se samiti që u mbajt këtë muaj mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, ishte “shumë përmbajtësor, konstruktiv dhe i dobishëm”.

Trump ka thënë se SHBA-ja nuk do të dislokojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë garancie sigurie në të ardhmen. Por, ai e ka lënë të hapur mundësinë për përfshirje të tjera ushtarake amerikane, përfshirë mbështetje ajrore dhe të inteligjencës.

Peskov tha se negociatorët rusë dhe ukrainas për paqen ishin në kontakt, por se ai nuk mund të jepte një datë për kur ata do të takoheshin sërish. Dy delegacionet zhvilluan për herë të fundit bisedime ballë për ballë në Stamboll më 23 korrik, në një takim që zgjati vetëm 40 minuta./ REL

The post Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën, Peskov: Kemi një qëndrim negativ për këto diskutime! appeared first on Albeu.com.

“S’di çfarë ka bërë djali”, reagon babai i Jozefin Markut pas shpërthimit me tritol në Fushë-Kuqe

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e Fushë-Kuqes mëngjesin e 26 gushtit. Në dëshminë e dhënë para policisë, ai ka mohuar kategorikisht se ka ndonjë problem apo konflikt personal dhe ka theksuar se nuk është në dijeni për ndonjë situatë të ngjashme që mund të përfshijë djalin e tij. Sipas tij, familja nuk ka pasur asnjë arsye të mendojë se mund të bëhej objekt i një sulmi të tillë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gurëz, ku lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetases M. D. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se nuk përbënte një shënjestër të mundshme. Megjithatë, burime nga organet e rendit kanë bërë me dije se objektivi kryesor i atentatit ka qenë Jozefin Marku, por autorët dyshohet se kanë ngatërruar adresën, duke vendosur lëndën plasëse në banesën e gabuar.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, policia po analizon çdo të dhënë që mund të çojë drejt zbardhjes së motivit dhe identifikimit të autorëve të këtij sulmi të rrezikshëm. Hetimet mbeten të hapura, ndërsa familja Marku kërkon drejtësi dhe qetësi.

The post “S’di çfarë ka bërë djali”, reagon babai i Jozefin Markut pas shpërthimit me tritol në Fushë-Kuqe appeared first on Albeu.com.

Sinan Vllasaliu dhe Robert Berisha ribashkohen pas shumë vitesh, fotoja e fundit emocionon fansat

Një imazh i publikuar mbrëmë në rrjete sociale ka ngjallur nostalgji dhe emocione të forta te publiku, pasi për herë të parë pas shumë vitesh u shfaqën bashkë në një foto këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu dhe muzikanti Robert Berisha.

Dyshja, që dikur konsideroheshin ndër bashkëpunëtorët më të pandashëm të skenës, i kishin ndarë rrugët e tyre në vitin 2016. Arsyeja e largimit ishte pakënaqësia e Robertit me shpërndarjen e fitimeve, duke zgjedhur të fokusohej në karrierën e tij solo.

Në janar të vitit 2017, gjatë emisionit festiv “Prive Reallity”, Roberti kishte treguar hapur se për gjithë punën e madhe që bënte, përqindja që merrte nga Sinani ishte vetëm 10 për qind.

Pas kësaj periudhe të tensionuar, raportet mes tyre mbetën të ftohta për disa vite. Megjithatë, në vitin 2023 ata vendosën të lënë pas të kaluarën dhe të përmirësojnë marrëdhënien, duke i dhënë fund distancës që kishin krijuar.

Fotografia e fundit e publikuar, ku shihen duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ka risjellë kujtimet e kohës kur performonin së bashku dhe ka prekur zemrat e fansave që i kanë ndjekur që nga ditët e para të suksesit të tyre.

Ribashkimi i tyre shihet si një moment i veçantë për muzikën shqiptare, me adhuruesit që shpresojnë se ky afrim i ri mes artistëve mund të sjellë ndoshta edhe një bashkëpunim të ardhshëm muzikor.

The post Sinan Vllasaliu dhe Robert Berisha ribashkohen pas shumë vitesh, fotoja e fundit emocionon fansat appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Blero prezanton të dashurën e re

Fotografia, edhe pse pa shumë detaje, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar dhe kanë shprehur kureshtjen për identitetin e saj.

Ndërkohë që Blero nuk ka zbuluar ende më shumë rreth marrëdhënies, duket qartë se ai po shijon momentet e lumtura në jetën personale.

Ky zhvillim vjen pas periudhave të ndryshme spekulimesh mbi jetën private të këngëtarit.

Ndërkohë, Blero këtë periudhë ka bërë edhe një distancim nga muzika, pas publikimit të albumit të ri.

Duket se momentet e reja të jetës private të këngëtarit do të vazhdojnë të jenë një nga temat më të ndjekura në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin me padurim detaje të tjera dhe ndarjen e përditshme të momenteve të tij të lumtura.

The post FOTO/ Blero prezanton të dashurën e re appeared first on Albeu.com.

Nis edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia

Në Venecia ka nisur edicioni i 82-të i festivalit më të vjetër të filmit në botë, ku 21 filma nga e gjithë bota do të konkurrojnë për çmimin prestigjioz “Luani i Artë”.

Në tapetin e kuq pritet të parakalojnë yje të mëdhenj të Hollywoodit si Julia Roberts dhe George Clooney, ndërsa festivali hapet me premierën e filmit “La Grazia” të Paolo Sorrentinos me aktorin Toni Servillo.

Një nga momentet kryesore të ceremonisë së hapjes është edhe dorëzimi i “Luani të Artë” për regjisorin e madh gjerman Werner Herzog, i cili ka realizuar mbi 70 filma e dokumentarë.

Festivali këtë vit trajton edhe tema sociale dhe politike, duke përfshirë filma për Gazën, luftërat dhe diktaturat moderne.

Për këtë arsye, janë paralajmëruar protesta dhe diskutime publike.

Përveç filmave në konkurrim, Venecia do të sjellë edhe premiera të mëdha si komedia e re e Clooneyt për Netflix, si dhe rikthimin e Julia Roberts në dramën “After the Hunt” të Luca Guadagnino.

Festivali shihet gjithnjë e më shumë si një hapësirë kyçe drejt Oscars, pasi shumë fitues të Venecias kanë triumfuar më pas edhe në Akademi

Vendimin për filmin fitues këtë vit do ta marrë një juri e kryesuar nga regjisorët Alexander Payne dhe kolegët e tij

The post Nis edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia appeared first on Albeu.com.

“Një njeri që e ktheu fjalën në art”/ Timo Flloko për humbjen e Artur Zhejit: Personalitet i jashtëzakonshëm!

Gazetari dhe analisti Artur Zheji mbylli sytë përgjithmonë mesditën e së shtunës, duke lënë pas një boshllëk të madh në fushën e mendimit dhe debatit intelektual.

Në një intervistë në podcastin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demaliaj, aktori dhe regjisori i madh Timo Flloko rrëfeu njohjen e tij Artur Zheji, duke e cilësuar atë si një personalitet të rrallë dhe të paharrueshëm.
Ilir Demaliaj: Artur Zheji është nga ata njerëz që lënë boshllëk kur largohen, një të tillë e ka lënë dhe Ardian Klosi. E them këtë sepse ne si shoqëri jo vetëm që po na i merr Zoti, por edhe po i largojmë nga vetja vlerat që ka pasur dhe ka ky vend akoma dhe që kanë mbetur shumë pak.

Artur Zheji ishte një model i qytetarisë, me një elokuencë shumë të rrallë. Sigurisht kur vinte fjala ai ishte djali i Petro Zhejit, gjuhëtarit të famshëm dhe përkthyesit ekselent; e po ashtu ai ishte edhe djali i Besa Imamit, një tjetre mjeshtre e fjalës dhe nipi i Gjergj dhe Vera Zhejit. Pra, Artur Zheji nuk kishte si të ishte ndryshe dhe që e kthente fjalën në art dhe e trajtonte atë me bukurinë më të madhe.

Zheji ishte një njeri elokuent, ishte që njihte shumë mirë politikën dhe gjeopolitikën. E kujtoj që fëmi, kur ishte në moshën 15 vjeç që gjithmonë- gjithmonë kur kalonte tek “Rruga e Durrësit” ai gjithmonë kishte një libër me vete. Dhe për të folur për këtë njeri shumëdimensional kam ftuar aktorin e madh që i ka dhuruar shumë e shumë filma publikut shqiptar, Timo Fllokon. Unë do jua lë fjalën juve , pasi e keni pasur me të vërtetë mik, student dhe koleg.

Timo Flloko: Me të vërtetë Artur Zheji ishte në substancë një personalitet i jashtëzakonshëm, ku veprimtaria e tij shtrihej në shumë fusha dhe dimensione të jetës si në art, në analizë, si shkencëtar i mendimit, si politolog, si opinionist dhe në shumë gjëra të tjera.

Unë nuk jam i vetmi që mund të flas për të, sepse rrezja e tij është shumë më e madhe se ç’mund të flasë njëri apo tjetri përfshi dhe ne të dy. Dhe këtë e pamë edhe dje në homazhe, ku valenca e tij është shumë e madhe.

Ai ishte një shembull i qytetarisë, ishte njeriu i televizioneve, ishte personaliteti që në një mënyrë apo një tjetër i bënte kritikë vulgaritetit të shoqërisë dhe mediave shqiptare. Tek ai fjala ishte kult. Sigurisht!

The post “Një njeri që e ktheu fjalën në art”/ Timo Flloko për humbjen e Artur Zhejit: Personalitet i jashtëzakonshëm! appeared first on Albeu.com.

Kriza politike në Francë/ Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

“Është një votë qartësie dhe përgjegjësie. Nuk duhet të mohojmë dhe as të jemi në katastrofë”, tha Emmanuel Macron në një takim të kabinetit të Francës këtë mëngjes, sipas burimeve që morën pjesë në takim, në lidhje me vendimin e Kryeministrit François Bayrou për të kërkuar një votë besimi. 

“Ne arritëm të konsolidonim financat publike midis viteve 2017 dhe 2019, duke krijuar vende pune dhe duke ulur taksat. Sfida mund të përballohet. Ky është një votë për situatën dhe parimet, jo për buxhetin, dhe kjo lejon negociata më pas”, theksoi presidenti francez. 

Ndërkohë, qëndrimi i qeverisë franceze në lidhje me votimin e 8 shtatorit  në Asamblenë Kombëtare u dha pas mbledhjes së kabinetit nga zëdhënësja e qeverisë Sophie Prima , duke theksuar se çështja nuk ka të bëjë me një buxhet, por me një diagnozë të kursit të vendit.

Prima tha se Presidenti francez Emmanuel Macron është në bashkëveprim, dakordësi dhe mbështetje të përsosur” me drejtimin e Bayrou-t për të prodhuar më shumë rritje dhe për të menaxhuar më mirë burimet publike. Ajo theksoi se “racionalizimi dhe vendosmëria” janë të nevojshme në periudhën e ardhshme.

The post Kriza politike në Francë/ Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar appeared first on Albeu.com.

Njoftimi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce mori mbi 27 milionë pëlqime në vetëm 14 orë

Njoftimi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce u pasua nga një sërë reagimesh, dhe postimi që çifti ndau arriti një numër të madh pëlqimesh dhe shpërndarjesh.

Konkretisht, postimi ka mbi 27 milionë pëlqime dhe 1.9 ripostime si dhe 9.4 milionë shpërndarje.

Postimi i tyre është gjithashtu një nga rekordet për numrin e pëlqimeve në vetëm 14 orë.

Gjithashtu, pas njoftimit të fejesës pati reagime të shumta në rrjetin social, X.

“Shpresoj që fansat e Taylor Swift dhe Travis Kelce të jenë duke kaluar një ditë të mbarë”, “Zgjohuni të gjithë, Taylor Swift dhe Travis Kelce po martohen”, “Është një histori e vërtetë dashurie dhe ajo tha ‘po’”, ishin vetëm disa nga komentet.

Përveç këtyre reagimeve, pati edhe një të tillë nga Donald Trump, i cili tha se i uroi çiftit lumturi.

“U uroj atyre fat të mbarë. Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer, një djalë i shkëlqyer dhe mendoj se ajo është një person i shkëlqyer”, theksoi Trump.

Megjithatë, ajo që është e paqartë për shumë njerëz rreth X është reagimi i pazakontë i Trump, pasi ai më parë ka bërë një sërë kritikash ndaj Taylor Swift.

Keqtrajtimi i Swift nga Trump filloi në vitin 2018 kur ajo mbështeti kandidatin demokrat për Senat, Phil Bredesen, mbi Marsha Blackburn në Tennessee.

The post Njoftimi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce mori mbi 27 milionë pëlqime në vetëm 14 orë appeared first on Albeu.com.

Gjira Kajtazi njofton se po bëhet nënë për herë të tretë

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të veçantë dhe të gëzueshëm.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke bërë ultrazë dhe tregon se fëmija i saj i tretë pritet të vijë në jetë në pranverë të vitit 2026.

Gjira tashmë është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe duket se familja e saj po zgjerohet edhe më tej.

Këngëtarja ka qenë më pasive në muzikë për disa vite, duke u përqendruar më shumë në jetën personale dhe familjare, ndërkohë që është e martuar me futbollistin Ali Ibrahimaj.

Ndjekësit e saj kanë shprehur urimet dhe gëzimin për lajmin në sesionin e komenteve.

Kajtazi duket se po gjen balancën mes jetës private dhe asaj profesionale, ndërkohë që pritet që në të ardhmen të rikthehet sërish në muzikë me projekte të reja.

E njëjta që një kohë jeton dhe vepron në Gjermani, larg zhurmës dhe jetës publike.

The post Gjira Kajtazi njofton se po bëhet nënë për herë të tretë appeared first on Albeu.com.

“Vishem ashtu siç dua”/ Meghan “thumbon” Familjen Mbretërore: S’mund të isha vetvetja në Mbretërinë e Bashkuar

Meghan Markle ka thumbuar familjen mbretërore, duke deklaruar se “nuk mund të ishte vetvetja në Mbretërinë e Bashkuar”.

Teksa ka dhënë një intervistë për Bloomberg Originals, Dukesha e Sussex-it, foli hapur për periudhën kur ndjehej “jo autentike”.

Nëna e dy fëmijëve, e cila jeton në një vilë luksoze prej 12 milionë paundësh në Montecito dhe mbrëmjeve mëson frëngjisht në Duolingo, u pyet nëse e ka të vështirë të duket “e afërt” me publikun.

Nuk e kam të vështirë, unë thjesht jam vetvetja. Besoj se ishte ndryshe disa vite më parë, kur nuk mund të isha kaq e zëshme dhe më duhej të vishja gjithmonë çorape ngjyrë lëkure. Të jem e sinqertë, kjo nuk është aspak në stilin tim. Nuk kisha parë çorape të tilla që nga filmat e viteve ’80, kur vinin në ato vezët e vogla plastike. E di që është një shembull i thjeshtë, por është tregues i asaj që do të thotë të ndihesh rehat me veten, të vishesh siç dëshiron, të thuash të vërtetën dhe të shfaqesh në hapësira ku mund të jesh vërtet autentike.”– tha Meghan.

Ndër të tjera ajo ka treguar se nuk ndjen më nevojën për të provuar asgjë ndaj askujt.

 “Mendoj se karakteri ynë, ajo çfarë jemi në thelb, nuk ndryshon. Por sjelljet, zakonet dhe rolet që marrim në jetë mund të nxjerrin në pah më të mirën ose më të keqen tek njerëzit. Unë jam thjesht vetja.”-përfundoi ajo.

The post “Vishem ashtu siç dua”/ Meghan “thumbon” Familjen Mbretërore: S’mund të isha vetvetja në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albeu.com.

Donin t’i vinin tritol këngëtarit Joz Marku – autorët ngatërrojnë shtëpinë

Në orët e para të kësaj të marte, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale.

Megjithatë, hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur me emrin Jozi.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje u paraqitën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët verifikuan situatën. Nga vëzhgimi fillestar u vu re se porta kishte pësuar dëmtime të lehta si rezultat i shpërthimit.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan për t’u analizuar si prova materiale.

Njoftimi i policisë:

“Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”.

The post Donin t’i vinin tritol këngëtarit Joz Marku – autorët ngatërrojnë shtëpinë appeared first on Albeu.com.

Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po zgjerohet jashtë skenës muzikore dhe po nis një kapitull të ri në botën e biznesit.

Ajo ka njoftuar së fundmi ndjekësit në rrjetet sociale se po hap një lokal të ri gastronomik, së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Sipas njoftimeve të para, lokali do të ndodhet në një nga lagjet e Prishtinës dhe synon të ofrojë një eksperiencë unike për vizitorët, duke kombinuar shijen me ambientin modern dhe mikpritjen e ngrohtë.

Dafina ka treguar entuziazmin e saj për këtë projekt të ri, duke theksuar se ky hap është një mundësi për të shprehur kreativitetin e saj edhe jashtë muzikës.

Fansat dhe ndjekësit kanë shprehur menjëherë mbështetje dhe kuriozitet për këtë iniciativë, duke e komplimentuar këngëtaren për guximin dhe ambicien për të hyrë në fushën e biznesit.

Zeqiri duket se po gjen mënyra të reja për të zgjeruar ndikimin e saj dhe për të lënë gjurmë jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e gastronomisë shqiptare.

Ky hap i ri tregon një tjetër anë të këngëtares, duke dëshmuar se talenti dhe kreativiteti i saj nuk kufizohen vetëm tek performanca dhe këngët, por edhe në mënyrën se si ajo ndërton projekte të reja dhe inovative jashtë skenës.

The post Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi appeared first on Albeu.com.

Shtator 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut! A jeni edhe ju midis tyre?

Shtatori nuk premton qetësi për disa nga shenjat e zodiakut, të cilat do të përballen me tensione të shumta në fusha të ndryshme të jetës. Me Marsin në Peshore dhe ndikimet e forta të eklipseve, Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi do të ndihen nën presion sidomos në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të muajit.

Për këto shenja, marrëdhëniet personale, familjare dhe çështjet profesionale do të jenë të mbushura me përplasje e vështirësi. Deri më 22 shtator, kur Marsi largohet nga Peshorja, do të ketë tensione të vazhdueshme dhe përçarje. Për më tepër, eklipset e muajit prekin çështje të ndjeshme si puna, shëndeti, komunikimi dhe lidhjet me të afërmit. Datat 19, 23 dhe 24 sjellin zhvillime delikate, veçanërisht në sferën financiare dhe atë sentimentale.

Ndërkohë, për Virgjëreshën, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarin, shtatori sjell çorientim dhe zhvillime të papritura. Uranit në Binjakë i shoqëruar me ndikimet e Afërditës dhe Mërkurit në Virgjëreshë, krijon përmbysje në jetën profesionale dhe familjare. Ndikimi i Saturnit dhe eklipsi diellor më 21 shtator rikthen në vëmendje çështje të pazgjidhura nga e kaluara, duke testuar ata që s’kanë mësuar ende nga gabimet.

Një muaj i vështirë në horizont, që kërkon qetësi, kujdes në vendime dhe durim për të përballuar sfidat.

The post Shtator 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut! A jeni edhe ju midis tyre? appeared first on Albeu.com.

Këshillat e dashurisë në 2009 tani marrin kuptim: Selena dhe Taylor, të fejuara pas 16 vitesh

Taylor Swift dhe Selena Gomez, dy prej emrave më të dashur në industrinë e muzikës dhe argëtimit, kanë hyrë në një epokë të re personale, atë të fejesës. Miqësia e tyre, që nisi rreth vitit 2008 kur të dyja ishin në lidhje me anëtarë të Jonas Brothers, ka kaluar kohën dhe sfidat, duke u kthyer në një mbështetje të fortë emocionale për njëra-tjetrën.

Në rrjetet sociale, fansat kanë rikujtuar një shkëmbim të ëmbël mes tyre nga viti 2009, kur Selena kishte ndarë një përvojë të ndjerë rreth dashurisë me disa fëmijë në Kanada. Swift, në atë kohë, iu përgjigj me fjalë që sot tingëllojnë profetike: “Dashuria e vërtetë ndodh ndonjëherë. Nuk është diçka që e shpikim vetëm kur jemi nëntë vjeç.”

Për gati dy dekada, të dyja kanë ndërtuar karriera të suksesshme dhe janë përballur me sfida personale, por mbështetja për njëra-tjetrën ka qenë konstante. Në dhjetor 2024, Selena u fejua me producentin muzikor Benny Blanco, ndërsa vetëm tetë muaj më vonë, më 26 gusht 2025, Taylor njoftoi fejesën me sportistin Travis Kelce.

Të dy çiftet ndanë lajmin me fansat në mënyrë intime dhe të ngrohtë, duke theksuar rëndësinë e dashurisë së vërtetë dhe mbështetjes. Një epokë e re po nis për Swift dhe Gomez – këtë herë jo më vetëm si mike të ngushta, por si nuse të ardhshme.

The post Këshillat e dashurisë në 2009 tani marrin kuptim: Selena dhe Taylor, të fejuara pas 16 vitesh appeared first on Albeu.com.

Surprizë!! Fejohet çifti i njohur i showbizit

Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martës, 26 gusht, përmes një postimi të përbashkët në Instagram. Lajmi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave të çiftit në mbarë botën.

Në postimin e tyre, Kelce shihet duke u gjunjëzuar përballë Swift, ndërsa këngëtarja përqafon fytyrën e tij me dashuri. “Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i palestrës po martohen,” shkruan çifti me shaka në përshkrim. Fotot e tjera të postuara tregojnë çiftin duke u përqafuar në një kopsht të mbushur me lule dhe Swift duke treguar unazën e saj të madhe të fejesës.

Ky moment vjen pas rreth dy vitesh lidhjeje mes yjeve, të cilët kanë qenë shpesh të kapur nga aparatet e fotografëve, por gjithmonë kanë mbajtur një pjesë të jetës private larg vëmendjes së publikut. Fansat kanë shpërthyer në komentet e Instagram-it, duke uruar çiftin dhe duke vlerësuar historinë e tyre romantike.

Fejesa e Taylor Swift dhe Travis Kelce shënon një kapitull të ri në jetën e tyre, ndërsa të dy duket se janë gati të ndërtojnë së bashku një jetë dhe një të ardhme të lumtur, duke mbajtur dashurinë dhe humorin që i ka karakterizuar gjithmonë.

The post Surprizë!! Fejohet çifti i njohur i showbizit appeared first on Albeu.com.

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao ka publikuar një shkrim të gjatë reflektues me rastin e ditëlindjes së saj.

Me fjalët më të thella për këtë kapitull të ri të jetës, ajo shprehet se është më e fortë se kurrë dhe se do të ndërtojë vetë themelet e lumturisë së saj.

Përmes këtij shkrimi, Selvija thekson se është duke e rindërtuar jetën nga e para. Ajo, ndër të tjera, përmend edhe djalin e saj, Roelin, të cilin e ka me Shpatin, duke shtuar se atij do t’i mësohet dashuria e sinqertë dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj.

“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që ju interesoj, që më duan sinqerisht dhe e dinë se sa vlej.

“Ditëlindjen e kaluar i bëra një premtim vetes: që nuk do të heshtja më, nuk do të lejoja që zemra ime e pastër, e butë dhe plot mëshirë të neglizhohej, të mos respektohej… dhe përsëri të dukesha si fajtore! Roelit do t’i mësohet çfarë do të thotë të jesh njeri, të kesh parime dhe respekt ndaj vetes. Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!

Ndonëse prej kohësh është përfolur ndarja mes saj dhe këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, kjo u konfirmuar nga ky i fundit vetëm së fundmi.

Këngëtari tha se ata nuk janë më bashkë porse vazhdojnë të mbeten miq të mirë.

Postimi i plotë:

“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua.

E festova me njerëz që ju interesoj, që më duan sinqerisht dhe e dinë se sa vlej.

Dhe është shumë bukur të rrethohesh me njerëz të tillë që të duan thjesht se je ti!

Faleminderit Zotit që unë jam shumë e fortë dhe jam arkitektja e jetës sime, vendos vetë themelet e lumturisë sime!

Faleminderit Zotit që m’i pranoi lutjet kur unë lutesha të mos humbisja veten, të mos humbisja modestinë, butësinë time në këtë botë ku gjithçka shpesh keqpërdoret dhe merret për dobësi!

Faleminderit Zotit që më ka bërë ta dua veten aq shumë sa të mos pranoj minimumin nga askush; të mos pranoj manipulimet, gënjeshtrat, tradhtitë…!

Po krijoj jetën time nga e para me ata pak njerëz, por me shumë vlerë për mua!

Ditëlindjen e kaluar i bëra një premtim vetes: që nuk do të heshtja më, nuk do të lejoja që zemra ime e pastër, e butë dhe plot mëshirë të neglizhohej, të mos respektohej… dhe përsëri të dukesha si fajtore!

I premtova vetes që Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me shumë dashuri.

Roelit do t’i mësohet çfarë do të thotë të jesh njeri, të kesh parime dhe respekt ndaj vetes.

Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!

Mami do të jetë gjithmonë aty për Roelin, pavarësisht rrethanave, 24/7 me lejen e Zotit.

Kjo ditëlindje nuk ishte si çdo tjetër, ishte një ditë ku unë nisa një kapitull të ri për veten dhe për Roelin.

Një kapitull ku shumë pak persona do të kenë akses, sepse jo çdokush meriton të hyjë në jetën e dikujt që kërkon vetëm sinqeritet, respekt dhe lumturi.

Në jetën e dikujt që dëshiron mbi gjithçka qetësinë shpirtërore dhe sigurinë emocionale.

Nuk është gjithçka luksi, paraja dhe të mirat e kësaj bote.

Njeriu që është falënderues ndaj Zotit është gjithmonë mirënjohës edhe për gjënë më të vogël, dhe ngrihet 100 herë më i fortë…

Sepse kjo jetë është shumë e gjatë për ta mbytur veten me një milion “Pse unë?!”

Faleminderit të gjithëve që ndatë kohë për të ma uruar ditëlindjen🩷 Mirnjohëse pafund🙌🏻”.

The post Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj appeared first on Albeu.com.

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe tejet të guximshëm në pamje.

E njohur për stilin e saj unik dhe për flokët e saj të zinj, që për një kohë të gjatë u bënë një prej shenjave dalluese të saj, Anisa ka vendosur t’i lërë pas ngjyrat e errëta dhe të përqafojë një pamje më të ndritshme: flokët bjonde.

Ky transformim i papritur ka krijuar një imazh krejtësisht të ri për Anisën, duke i dhënë një tjetër dimension bukurisë së saj.

Ndonëse ajo ka eksperimentuar më parë me stile dhe ngjyra të ndryshme, kjo herë është pa dyshim ndryshimi më i theksuar dhe më i komentuar deri tani.

Pamjet nga pushimet e saj verore, të publikuara në rrjetet sociale, kanë tërhequr vëmendje të madhe. Anisa shfaqet më rrezatuese se kurrë, ndërsa flokët bjonde i japin një shkëlqim të veçantë dhe e bëjnë të duket sikur ka rilindur në një version të ri të vetes.

The post Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes sezonit të dytë të serialit të saj në Netflix, “With Love, Meghan”.

Në rrëfimin e saj, Dukesha e Sussex tregoi se në vitin 2016, gjatë ditëve të para të njohjes, ishte Harry ai që i tha i pari “Të dua”.

Ky moment i rëndësishëm ndodhi gjatë një udhëtimi në Botswana, ku ata qëndruan për pesë ditë.

Meghan kujtoi se kjo përvojë i ndihmoi të njiheshin më mirë, përballë natyrës dhe larg syve të publikut.

Në një bisedë me Tan France nga Queer Eye, Meghan pranoi se Harry foli i pari, ndërsa ajo nuk i fshehu emocionet dhe e mori me humor reagimin e mikut të saj.

Ky ishte vetëm një nga kujtimet personale që Markle solli për publikun, duke treguar anën intime të lidhjes së tyre.

Seriali gjithashtu përqendrohet te jeta e re e çiftit në Kaliforni me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Pasi janë tërhequr nga detyrat mbretërore dhe mbeten të distancuar nga familja e Harryt, ata kanë zgjedhur të tregojnë historinë e tyre përmes platformave si Netflix, duke ndarë momente familjare dhe angazhime bamirësie.

Një tjetër pjesë e veçantë e sezonit është festimi i 40-vjetorit të Harryt në shtator 2024.

Në vend të një feste madhështore, ai mori pjesë në një turne bamirësie për të nderuar mikeshën e ngushtë të Meghan-it, Kelly McKee Zajfen.

Në tërësi, seriali përpiqet të sjellë një ekuilibër mes imazhit publik të çiftit dhe anës së tyre private, duke e treguar historinë e dashurisë dhe jetës së përbashkët larg protokolleve mbretërore, përmes kujtimeve të tyre më intime dhe aktiviteteve humanitare.

 

The post VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix appeared first on Albeu.com.

Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Faleminderit që tregove gjak shqiptari, ti je “dem baba dem”

Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.

Ky vendim i shumëpritur u shoqërua me reagime të shumta: me një zhgënjim nga drejtori i kombëtares së Zvicrës e po ashtu debate në mediet zvicerane, por me entuziazëm dhe krenari në Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare.

Një nga figurat publike që reagoi menjëherë ndaj këtij lajmi ishte këngëtari i njohur Blero

Ai, përmes një postimi në ‘InstaStory’, shprehu mbështetjen dhe lavdërimet e tij për mesfushorin.

“Faleminderit bro që tregove gjak shqiptari dhe krenari. Ke bërë përzgjedhjen e duhur sepse ti je dem baba dem. Do të jesh një legjendë tek ne dhe shembulli më i mirë për lojtarët e tjerë. In you we trust [te ti besojmë]”, ka shkruar Blero, duke ndarë gjithashtu një fotografi të yllit të ri.

Vendimi i Avdullahut u konfirmua nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Leon Avdullahu ka treguar potencial të madh gjatë karrierës së tij me klubet ku ka luajtur, dhe pritet të sjellë energji, kreativitet dhe vizion në repartin e mesfushës së Kosovës. Ai do të jetë një element kyç në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke rritur pritshmëritë për një performancë të suksesshme të “Dardanëve” në arenën ndërkombëtare.

The post Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Faleminderit që tregove gjak shqiptari, ti je “dem baba dem” appeared first on Albeu.com.

Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere

Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe ndjenja të mira. Një shembull i jashtëzakonshëm është Lily, një vajzë 11-vjeçare, e cila realizoi një shpikje për të ndihmuar gjyshin e saj që vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe shpesh derdhte pijet.

Ideja e Lily ishte një gotë plastike që nuk përkulej dhe ishte shumë e rehatshme për t’u përdorur. Fillimisht, ajo e krijoi me plastikë të formueshme dhe më vonë realizoi një version prej qeramike në një punishte. Kjo shpikje rezultoi jashtëzakonisht e dobishme dhe filloi të përdorej nga familja e saj.

Duke parë suksesin, babai i Lily e inkurajoi të kalonte në prodhim të gjerë. Kështu, ata udhëtuan deri në Jingdezhen, në Kinë, e njohur si Kryeqyteti i porcelanit, ku përmirësuan modelin dhe gjetën një prodhues për prodhimin në masë.

Rezultati është “Kangaroo Cup”, një gotë me doreza të rehatshme që përmbush qëllimin e saj: të parandalojë derdhjen e pijes. Lily është një frymëzim për fëmijët dhe krijuesit e çdo moshe, duke treguar se një ide e thjeshtë për të ndihmuar një të dashur mund të shndërrohet në një shpikje të suksesshme dhe me vlerë praktike.

The post Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere appeared first on Albeu.com.

❌