Pamje e rëndë, helikopteri lufton me flakët në pyllin e Poros
Vatra e zjarrit në pyllin e Poros në Vlorë ka marrë përmasa më të mëdha. Flakët po djegin pishat në këtë zonë, teksa pamjet tregojnë për një situatë apokaliptike. Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës. Nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.