Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘Më ka prekur kordat zanore’/ Kelly tregon arsyen e shkëputjes nga muzika, zbulon problemin serioz shëndetësor

Këngëtari dhe ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Kelly ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë për gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka zbuluar se arsyeja e mungesës së tij nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësore, por për shkak të një problemi serioz shëndetësor.

“Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur edhe kordat zanore,”- shkruan ai, duke treguar se kjo gjendje i ka sjellë vështirësi të mëdha shpirtërore.

Artisti pranon se nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por falë ndihmës së mjekëve, besimit tek Zoti, forcës që i jep familja dhe dashurisë së fansave, ai shpreson ta kalojë këtë sfidë.

“Shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua,”- përfundon mesazhin e tij Kelly, duke lënë të kuptohet se muzika mbetet motivimi më i madh për të.

Kujtojmë se kur ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, Kelly ka treguar se bashkëshortja e tij, është e prekur nga kanceri. Nuk dihet ende sesi është gjendja e saj, por e trishtë është fakti që çifti po kalon në beteja të tilla shëndetësore.

The post ‘Më ka prekur kordat zanore’/ Kelly tregon arsyen e shkëputjes nga muzika, zbulon problemin serioz shëndetësor appeared first on iconstyle.al.

Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit

Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me “kunj”. Në një InstaStory, ai publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen: “Do korrni atë që mbillni”, të shoqëruar me emoji të shumta.

Ky reagim vjen pas shpërthimit me tritol që ndodhi në shtëpinë e Jozefin Markut, ish banorit të ‘BBVA’ dhe jo shumë kohë nga publikimi i një videoje të shumëpërfolur, ku shfaqej një moment mes Jozit dhe tij, ku ai e detyroi atë ta puthte. Për këtë arsye, fansat po e lexojnë mesazhin si një përgjigje apo sulm të tërthortë ndaj Jozit.

Megjithatë, Stresi nuk ka dhënë asnjë shpjegim të drejtpërdrejtë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe debate në rrjet.

Kujtojmë se pak javë më parë, në TikTok qarkulloi një video e Stresit me Jozin ky ai e pyet:

‘Çka i ke çunat e Fushë Krujës?’.

‘Vëllezër’, shprehet Stresi ndaj të cilit vjen edhe një kërkesë.

‘Më puth’, dëgjohet duke i thënë Jozi, kërkesë të cilën ai e plotëson menjëherë. Ky moment u komentua në rrjet si formë presioni nga ana e Jozit, pas komenteve që Stresi ka bërë për të. Madje, u aludua se Jozi e kishte dhunuar, e pas ngjarjes, filmoi atë video.

The post Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit appeared first on iconstyle.al.

Taylor Swift thyen një tjetër rekord botëror, këtë herë me një podcast

Taylor Swift ka vendosur një tjetër rekord Guinness, por jo me një album apo koncert, këtë herë me një podcast. Pjesëmarrja e saj për herë të parë në një episod të “New Heights”, i drejtuar nga Jason dhe Travis Kelce, tërhoqi 1.3 milion shikues të njëkohshëm në YouTube më datë 13 gusht, duke vendosur një rekord botëror. Fansat vërejtën me entuziazëm që ky numër përkon me shifrën e preferuar të Swift, 13.

Episodi dy-orësh, që tashmë ka mbi 20 milionë shikime, u bë menjëherë një ngjarje kulturore. Në podcast, Swift zbuloi për herë të parë albumin e saj të 12-të në studio, me titull “The Life of a Showgirl”, që do të publikohet më 3 tetor.

Ky projekt i ri, i frymëzuar nga turneu madhështor Eras Tour, i cili përmban 12 këngë dhe, sipas Taylor Swift, pasqyron “një periudhë të gëzueshme, dramatike dhe elektrike” të jetës së saj.

Travis Kelce, tani i fejuar me këngëtaren, u shpreh: “Është një album i gjallë, shumë pop dhe plot energji pozitive.”

Ky rekord vjen pas suksesit të saj të fundit me albumin “The Tortured Poets Department”, që theu rekorde në Spotify me mbi 313 milion dëgjime në vetëm një ditë.

Taylor, sërish, nuk ndalet.

The post Taylor Swift thyen një tjetër rekord botëror, këtë herë me një podcast appeared first on iconstyle.al.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga  punimet që po vijojnë në kantierin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Rama thekson se kjo Qendër “po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me një skenë të dyfishtë brenda godinës”.

Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij investimi është krijimi i një skene të dyfishtë, që do të mund të përdoret si brenda godinës dhe jashtë saj, në formën e një amfiteatri të hapur në natyrë.

Kreu i Ekzekutivit shton se edhe nga jashtë godina do ketë formën e “një amfiteatri në natyrë, auditore e klasa për artet dhe inovacionin”.

Kryeministri shprehet se Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon.

Ky investim është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan dhe do të ofrojë kushte moderne për aktivitete social-kulturore, me fokus te zhvillimi i talenteve të rinj dhe edukimi i artit për fëmijët.

Gjithashtu është parashikuar ndërtimi i një punishteje të madhe, ku do të prodhohen kukulla dhe rekuzita për shfaqje, si dhe do të mund të shfrytëzohet nga të rinjtë dhe studentët e Akademisë së Arteve.

Kjo qendër do të ofrojë mundësi për zhvillimin e kurseve të ndryshme për artet skenike, përfshirë aktrim, balet, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera, duke i mundësuar të rinjve të shfaqin dhe zhvillojnë talentet e tyre./atsh/KultPlus.com

“Bear Hug” hap edicionin e 17-të të PriFest me premierën botërore

Edicioni i 17-të i PriFest – Prishtina International Film Festival hapet më 9 shtator në Kino Armata me premierën botërore të filmit “Bear Hug” nga regjisori Ilirjan Himaj. Filmi është pjesë e programit kryesor garues të festivalit, duke shënuar nisjen e ngjarjes me një histori të fuqishme dhe emocionale që vjen nga Kosova dhe Shqipëria.

“Bear Hug” rrëfen historinë e Agu, një kujdestar në një strehimore arinjsh, jeta e të cilit ndryshon papritur një natë kur viziton të dashurën e tij. Në një rrugëtim të papritur për liri, ai takon Tinën, një vajzë e re dhe plot ëndrra, që ëndërron të bëhet këngëtare por ndodhet nën kontrollin e një politikani të pamëshirshëm. Agu vendos ta ndihmojë dhe së bashku arratisen drejt natyrës, në një udhëtim simbolik drejt lirisë – si një ari dhe një cërnile që kërkojnë paqe përtej ligjeve të njerëzve.

Filmi kombinon dramën me tensionin dhe trajton temat e mbijetesës, dashurisë dhe luftës për liri personale. Me një kohëzgjatje prej 107 minutash, në film interpretojnë Valmir Krasniqi, Era Balaj, Agron Shala, Astrit Kabashi dhe Teuta Krasniqi, e cila është edhe producentja e filmit. Regjisori Ilirjan Himaj ka kontribuar gjithashtu si montazhier, ndërsa drejtoria e fotografisë është realizuar nga Latif Hasolli.

PriFest do të zhvillohet nga 9 deri më 14 shtator 2025 në Kino Armata, Prishtinë, duke sjellë një përzgjedhje të gjerë filmash artistikë nga rajoni i Ballkanit./KultPlus.com

Kristjan Asllani prezantohet te Torino

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është prezantuar tek Torino në Itali.

Klubi italian e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot.

Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Ardian Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

Kristjan Asllani u largua tre vitesh nga Interi. Torino ka paguar 1.5 milionë euro te Interi për huazimin një vjeçar, ndërsa pas këtij sezoni ka të drejtë për blerjen e mesfushorit në bazë të performancës për 12.5 milionë euro, për një kontratë finale 3-vjeçare.

/gj.m/j.p/

The post Kristjan Asllani prezantohet te Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një vjershë e vonuar

Poezi nga Nathan Zach

Përktheu: Edon Qesari

Ndodhi larg, siç rëndom, atë natë ende kishte

ca pika shiu në dritare, kur ti the, kur unë thashë,

dhe qemë pranë ujdisë, në mos larg

nga gjithçka tjetër.

Një burrë nuk do ta bisedojë, ai s’do që të flasë.

Tre herë dimri dimëroi, pati anafjalë;

çka mund të shtrëngoj në dorë, bie dhe thyhet.

Mos vallë është fryma, mos vallë trupi,

mbërthyer papritmas nga një ngërç, që e lë të bjerë?

Një burrë nuk do ta bisedojë, ai s’do që të flasë.

Flok’t e saj qenë gështenjë, që atëbotë ngjyra humbi shkëlqimin.

U mbeti njëfarë brishtësie, një hapësirë e vogël brishtësie,

a mbase mosbrishtësie. Zor të jesh i saktë në kësi punësh.

Zor t’u japësh shpjegim, zor të jesh i saktë.

Një burrë nuk do ta bisedojë, ai s’do që të flasë.

Thashë brishtësi, mund të thosha edhe më,

pas së pamohueshmes gjithkush mund të shtojë më.

Njëra prej llambave tona në dhomë u dogj.

Njëra s’del për të lexuar por mjafton për të vajtuar.

Mos duhet të vajtoj mbi çati, në kolltuk apo në shtrat?

Një burrë nuk do ta bisedojë, ai s’do që të flasë./ KultPlus.com

Pendim

Jorge Luis Borges  

E kam bâ nji prej mëkateve ma t’mëdha
që nji njeri mundet me bâ: s’kam qenë
i lumtun. Akullnajat e harresës m’gjejnë,
m’zvarrisin e pamëshirshëm m’lânë me ra.

Prindët m’lindën që ta lu’j
nji lojë t’rrezikshme e t’bukur në kët’ botë,
për tokë, ajër, zjarm e ujë.
I mashtrova. S’qeshë i lumtun. Qe e kotë

dëshira e tyne e rinisë. Trunin tim
ia fala me vullnet e kâmbëngulje
simetrive t’artit gjithë lajlelule.

Ata m’lanë trashëgim vlerat. Unë s’kam qenë trim.
Nuk më braktis kurrë, gjithmonë më rri pran’
hija e të qenit nji mjeran. / KultPlus.com

test 200 words

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

The post test 200 words appeared first on iconstyle.al.

SHBA -Sentimenti i konsumatorëve në SHBA bie në gusht

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH-DPA/  – Sentimenti i konsumatorëve në SHBA është përkeqësuar papritur në muajin gusht, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga Universiteti i Miçiganit.

Indeksi i sentimentit të konsumatorëve ra në 58.6 në gusht, nga 61.7 në korrik. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje të lehtë në 62.

“Së shumti kjo rënie lidhet me shqetësimet në rritje për inflacionin,” tha drejtoresha e sondazhit të konsumatorëve, Joanne Hsu. “Kushtet e blerjes për mallrat e qëndrueshme ranë me 14%, duke arritur nivelin më të ulët në një vit, për shkak të çmimeve të larta.”

Ajo shtoi se konsumatorët nuk presin më skenarin më të keq për ekonominë si në prill, kur u shpallën dhe më pas u pezulluan tarifat reciproke. Megjithatë, ata ende presin që si inflacioni ashtu edhe papunësia të përkeqësohen në të ardhmen.

Raporti tregoi se indeksi i kushteve aktuale ekonomike ra në 60.9 në gusht nga 68 në korrik, ndërsa indeksi i pritshmërive të konsumatorëve ra lehtë në 57.2 nga 57.7.

Sa i përket inflacionit, pritshmëritë për një vit përpara u rritën në 4.9% në gusht nga 4.5% në korrik, duke reflektuar rritje në grupet demografike dhe për të gjitha përkatësitë politike.

Pritshmëritë për inflacionin afatgjatë gjithashtu u rritën ndjeshëm në 3.9% në gusht nga 3.4% në korrik, pas tre muajve me rënie të njëpasnjëshme. /Ad.Ab./

 

 

The post SHBA -Sentimenti i konsumatorëve në SHBA bie në gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkrimtari Ibrahim Kadriu nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga Komuna e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, kanë nderuar shkrimtarin Ibrahim Kadriu me çmimin “Çelësi i Qytetit”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe.

Hyseni u shpreh se Kadriu është figurë e shquar e letrave shqipe, krijues që me veprat e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin kulturor e kombëtar, përcjellë KultPlus.

Ai njoftoi gjithashtu se ka propozuar që Kadriu të nominohet për çmimin “Nderi i Qytetit të Gjilanit”, si dhe të rekomandohet te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për tu nderuar me Medalje Presidenciale për kontributin e dhënë në pasurimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Nga ana e tij, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, tha se dorëzimi i çmimit është një ditë e veçantë për Gjilanin, pasi Kadriu mbetet një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë shqipe të kohës sonë.

Shkrimtari falënderoi për këtë nderim, duke theksuar se “guri më së shumti peshon në vendlindje”.

Ndërsa profesori Anton Nikë Berisha e cilësoi këtë vendim si shumë të rëndësishëm, duke theksuar se rrallë ndodh të vlerësohet puna e një shkrimtari, dhe se ky akt tregon kujdesin për artin dhe ndikimin estetik që letërsia ka në shpirtin e njeriut./KultPlus.com

Përse? Fansat e Taylor Swift reagojnë ashpër pas intervistës së Margaret Qualley

Fansat e Taylor Swift, të njohur si Swifties, kanë shpërthyer në rrjete sociale pas rishfaqjes së një interviste të vitit 2023 me aktoren Margaret Qualley, bashkëshortja e producentit Jack Antonoff.

Në klipin, i cili u rikthye në qarkullim në TikTok pas njoftimit për albumin e 12-të të Swift, Qualley pyetet sa këngë ka shkruar ose prodhuar bashkëshorti i saj me këngëtaren. Ajo përgjigjet gabimisht “71”, përpara se të korrigjohet me shifrën “56”.

Edhe pse aktorja e përshkroi bashkëpunimin mes tyre si “diçka e çmendur dhe e mrekullueshme”, fansat e kritikuan Harper’s Bazaar për pyetjet e përsëritura për Swift.

“Mos e pyesni më këtë grua për Taylor-in,” shkroi një komentues.

Nuk është hera e parë që Qualley duket në siklet kur i bëhen pyetje për Swift, një situatë që vazhdon të ngjallë debat në internet mes fansave dhe mediave.

The post Përse? Fansat e Taylor Swift reagojnë ashpër pas intervistës së Margaret Qualley appeared first on iconstyle.al.

Në epokën e ndihmës totale, çfarë mbetet vërtet e jotja?

Ndërsa inteligjenca artificiale (IA) po bëhet pjesë e jetës sonë të përditshme, një pyetje del në sipërfaqe: A po e shkatërron ajo shkrimin apo po i jep zë atyre që nuk kanë pasur mundësi të dëgjohen më parë?

Për shumë kohë, aftësia për të shkruar bukur, qartë dhe me ndikim ka qenë privilegj i një pakice, atyre me arsim të lartë, qasje në redaktorë, kohë për të ushtruar artin e shprehjes. Gjuha e përpunuar, struktura argumentuese dhe stili janë shndërruar shpesh në porta hyrëse për ata që duan të dëgjohen në sferën publike. Dhe për pasojë, shumë njerëz me ide të vlefshme, përvoja të thella dhe këndvështrime unike kanë mbetur në hije, jo sepse nuk kishin çfarë të thonin, por sepse nuk mund ta thoshin siç duhej.

IA po ndryshon këtë. Sot, kushdo mund të përkrahë idetë e veta me ndihmën e një mjeti që ndihmon me strukturën, qartësinë, stilin, madje edhe përkthimin. Dhe kjo është arsyeja pse për disa, kjo teknologji duket kërcënuese.

Për vite me radhë kemi pranuar mjete ndihmëse si kontrolli i drejtshkrimit, redaktimi profesional, apo këshillat stilistike. Por kur këto ndihma vijnë falas dhe janë të disponueshme për të gjithë, papritmas lind shqetësimi: “A është kjo më pak autentike?” Apo më mirë të themi, “A po e humbasim avantazhin që kishim më parë?”

E vërteta është se IA nuk e zëvendëson përvojën, mendimin, apo zërin njerëzor. Ajo thjesht i ndihmon këta zëra të përkthehen më qartë, të strukturohen më mirë dhe të arrijnë më larg. Në vend që të mbyllë dyer, IA po i hap ato për të gjithë.

Imagjinoni një të ri nga një vend i vogël, që nuk ka pasur kurrë mësues të mirë për shkrim, por që mendon thellë dhe bukur për botën. Apo një nënë me përvoja jetësore të jashtëzakonshme, por pa mundësi për të strukturuar mendimet në ese. Apo një studiues që nuk është mjeshtër i fjalës, por ka bërë vite kërkimi me vlerë. Nëse IA i ndihmon këta njerëz të shprehen, a nuk është kjo një fitore për gjithë shoqërinë?

Frika nga shkrimi i ndihmuar nga IA shpesh maskohet si mbrojtje e etikës, por në shumë raste është një përpjekje për të ruajtur privilegjin. Sepse nëse shkrimi bëhet më i aksesueshëm, ndryshon edhe balanca e pushtetit.

Sigurisht, ekzistojnë rreziqe reale: keqpërdorimi, kopjimi pa mendim, apo përhapja e dezinformatave. Por këto nuk janë probleme të IA-së si mjet, por të përdorimit të saj pa përgjegjësi. Ndihma nuk është mashtrim, nëse idetë janë origjinale dhe autori është i ndërgjegjshëm për procesin.

E ardhmja e shkrimit nuk do të jetë më një fushë e rezervuar për pak. Do të jetë më e gjerë, më e larmishme, më demokratike. Dhe kjo nuk do ta shkatërrojë shkrimin, do ta pasurojë atë.

Në fund të fundit, shkrimi nuk është vetëm për ata që dinë të luajnë me fjalët, por për ata që kanë diçka për të thënë.

The post Në epokën e ndihmës totale, çfarë mbetet vërtet e jotja? appeared first on iconstyle.al.

Brooklyn Beckham ‘rinovon’ premtimet e martesës pa familjen Beckham, tensionet vazhdojnë

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, rinovuan premtimet e martesës më 2 gusht në një ceremoni luksoze në Qarkun Westchester, SHBA. Në ngjarje mungoi dukshëm familja Beckham, përfshirë prindërit David dhe Victoria, si dhe vëllezërit dhe motra e tij, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes tyre.

Gjatë fjalimit përpara 200 të ftuarve, Brooklyn foli me shumë ndjenja për bashkëshorten dhe për familjen Peltz, duke bërë edhe një homazh për prindërit e Nicola-s, Nelson dhe Claudia Peltz. Sipas një burimi, ai theksoi dashurinë e thellë që ka për gruan dhe familjen e saj, duke i falënderuar për mbështetjen.

Nga ana tjetër, mungesa e familjes së tij në këtë ceremoni ka thelluar ndarjet në familjen Beckham. Brooklyn thuhet se është i dëshpëruar për mënyrën si portretohet gruaja e tij në media dhe për akuzat se ajo e ka izoluar nga familja dhe miqtë.

Në përpjekje për të sqaruar situatën, burime pranë çiftit theksojnë se Brooklyn është i pavarur në vendimet e tij dhe se lidhja me Nicolën është e fortë, pavarësisht përplasjeve familjare që vazhdojnë të ndikojnë në marrëdhëniet e tyre.

The post Brooklyn Beckham ‘rinovon’ premtimet e martesës pa familjen Beckham, tensionet vazhdojnë appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu dhe shtrëngata në veri dhe lindje

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Mëngjesi pritet të nisë me mot të kthjellët, por gradualisht do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në zonat veriore dhe lindore, reshjet do të jenë më intensive në formë shtrëngatash, me mundësi për shkarkesa elektrike dhe breshër në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare deri në 4 m/s. Në bregdet dhe në lugina, era do të forcohet deri në 7 m/s.

Deti pritet të jetë i qetë, me valëzim të ulët (forca 1 ballë).

The post Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu dhe shtrëngata në veri dhe lindje appeared first on iconstyle.al.

Blackpink: Grupi K‑pop realizon ‘ëndrrën epike’ në Wembley

Grupi pop koreano-jugor Blackpink rivendosi pozicionin e tij si grupi më i madh femëror në botë, me një shfaqje të zjarrtë 2.5 orëshe në Stadiumin Wembley.

Katërshja, përbërë nga Jisoo, Jennie, Rosé dhe Lisa, u bë grupi i parë femëror K‑pop që kryeson në këtë arenë, duke ecur në gjurmët e ikonave si Michael Jackson, Taylor Swift, BTS dhe Oasis.

Ata shpërblyen fansat me një set energjik plot refrene të ndezura dhe koreografi të përkryer, ndërsa theksuan lidhjen mes shoqeve të ngushta.

Shfaqja në Wembley ishte nata e parë nga dy netë të parashikuara, duke përmbyllur pjesën evropiane të turneut “Deadline”, i cili përfshin 31 datat në 16 qytete botërore. Tour-i nisi në Seoul muajin e kaluar së bashku me publikimin e këngës së tyre të re me ritëm rave, “Jump”, e cila vendosi një rekord të ri në YouTube për videon më të parë të shikuar në një ditë, me 26 milionë shikime.

Në fund të kësaj rruge, pritet që grupi të thyejë edhe rekordin e vet për turneun më fitimprurës nga një grup femëror; rekord ky që ata e kishin marrë nga Spice Girls gjatë dünya-turneut të tyre “Born Pink” (2022–2023).

Blackpink janë vetëm grupi i dytë K‑pop që kryesojnë në Wembley, pas boyband-it BTS në 2019.
Shfaqja në Londër filloi me lazer dhe piroteknikë spektakolare, dhe tre hite njëra pas tjetrës: “Kill This Love”, “How You Like That” dhe “Pink Venom”. Stadiu u mbush menjëherë me ngjyrë rozë, teksa publiku qëndroi në këmbë dhe valëzoi lightsticks që pulsonin me ritmin e muzikës.

Koreografia ishte e detajuar dhe precize, grupi formonte formacione komplekse, secila anëtare merrte segmentin e vet vokal dhe më pas bashkoheshin sërish, si një kolos pop me 16 krahë. Gjatë “Playing With Fire”, muri i madh vizual prapa skenës u nda në katër pjesë, duke ndjekur nga afër çdo anëtare që ecte rreth pistës rrethore për herë të parë. Më pas u kalua në “Shut Down” (që përmban një mostër të Paganini-së La Campanella), me lojë koreografike vrasëse që fansat e imitonin në mënyrë të përkryer.

Turneu “Deadline” është po ashtu një turne rikthimi, pavarësisht se kanë kaluar vetëm dy vjet që kur Blackpink performoi për herë të fundit në Londër. Në këtë kohë, grupi ka negociuar një kontratë të re me YG Entertainment (raportohet si kontrata më fitimprurëse e vitit 2023), ka marrë tituj nderi MBE nga mbreti Charles dhe ka ndjekur aktivitete individuale:
Rosé u bë bashkëpunëtore me Bruno Mars në hitin “APT”, Lisa luajti në serialin “The White Lotus”, Jennie shpërtheu në rrjet me hitin viral “Like Jennie”, Jisoo mori rolin kryesor në draminë koreane “Snowdrop”.

Kështu, në koncert përziheshin pjesë solo dhe grupi, përfshirë edhe një pjesëmarrje të shkurtër të FKA Twigs që hante një scone para set-it solo të Rosé (për ndonjë arsye).

Por nëse fansat u shqetësuan se ndarja do dobësonte grupin, turneu po provon të kundërtën. Personalitetet e vokaleve dalin edhe më të forta tani, pasi kanë eksploruar si individë.

Si çdo grup i madh femëror, çdo fans mund të ketë një “bias” që i identifikohet, dhe secila pjesë solo pati momentin e vet shkëlqyes, “Like Jennie” ishte energjik sa të mund të energjizonte një qytet të vogël, APT i Rosé-s ishte ndërtuar për karaoke të stadiumit.

Por është kur bashkohen si “One True 4” që Blackpink ndriçojnë vërtet, sikur thonë vetë në këngën e tyre të rikthimit: All gas, no brakes. Hits si “Whistle” dhe “DDU‑DU‑DDU‑DU” përgatiten me të njëjtin entuziazëm si të rejat si “Lovesick Girls”. “Pretty Savage” pati një nga stagimet më të mira me katër këngëtaret që “ludronin në kuadro” para se të përfundonin pranë një barre baleti të artë; ndërsa Forever Young ndihej si himn i miqësisë së tyre.

Kimia e grupit u duk gjatë “Don’t Know What To Do”, kur Lisa dhe Rosé u goditën me qëllim në pistë dhe shpërthyen në gaz; pastaj kaluan disa minuta duke folur kaotikisht me publikun teksa Rosé luftonte të lidhte një kapëse këpucësh. Më pas, gjatë reprises së “Jump” (kënga e mundshme e verës), ato i zhveshën koreografisë dhe tundën kokat si në një parodi Wayne’s World.

Kur Rosé i pyeti Jisoo-n për vlerësimin e natës, anëtarja më rezervoare e grupit ngriti thjesht dy gishta lart.
“Two thumbs up? That’s huge!”, qeshën bashkë dhe u përqafuan në një moment të fortë me të gjitha tetë gishta lart në formë zemre.

Në atë çast, Blackpink premtojnë se kjo nuk është thjesht një rikthim. Është fillimi i një kapitulli të ri./BBC/KultPlus.com

“U ndjeva i ekspozuar dhe i përdorur”/ Pete Davidson flet për pasojat e lidhjes me Ariana Grande

Pete Davidson ka folur hapur për ndjesinë e turpit dhe shqetësimit që ka përjetuar pas vëmendjes masive që mori për të ashtuquajturën “BDE” (Big Dick Energy), pas lidhjes së tij me Ariana Grande në vitin 2018.

Në një intervistë në podkastin The Breakfast Club, Davidson tha se u ndje i reduktuar vetëm në jetën e tij seksuale, ndërsa askush nuk i kushtonte rëndësi punës që ai bënte në karrierë. “Isha i turpëruar. Askush nuk fliste për mua si artist, vetëm për një pjesë të trupit tim”, tha ai.

Aktori kujtoi gjithashtu se nuk kishte kërkuar kurrë këtë lloj vëmendjeje dhe se komentet publike të Arianës mbi “madhësinë” e tij e bënë atë të ndihej edhe më i ekspozuar. “Nëse kjo do t’i ndodhte një vajze, do kishte protesta në rrugë,” tha ai.

Davidson theksoi se, edhe pse në letër gjithçka tingëllonte “si e bukur”, për të ishte një eksperiencë shqetësuese dhe “disi traumatike”.

The post “U ndjeva i ekspozuar dhe i përdorur”/ Pete Davidson flet për pasojat e lidhjes me Ariana Grande appeared first on iconstyle.al.

Revista franceze “Figaro Historie” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë” 

Revista prestigjioze franceze Figaro Histoire (nr. 80, botimi qershor–korrik 2025 me një tirazh prej rreth 385 000 kopjesh) i kushton një artikull lavdërues veprës Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia, botuar nga Éditions Bilingue, Paris, 2025.Klarabudapost

Shtypi francez mbi botime të librave mbi Shqipërinë dhe Ballkanin 

Revista prestigjioze franceze Figaro Histoire (nr. 80, botimi qershor–korrik 2025 me një tirazh prej rreth 385 000 kopjesh) i kushton një artikull lavdërues veprës Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia ( Voyage entre Illyrie et Albanie par Via Egnatia), botuar nga Éditions Bilingue, Paris, 2025.

Ky libër i mrekullueshëm, bashkautorë të të cilit janë Odette Marquet dhe Michel Rivière, ndjek një itinerar historik, kulturor dhe shpirtëror nëpër Ballkanin Perëndimor, në gjurmët e Via Egnatia — rrugë e lashtë romake dhe itinerar apostolik. Libri pasurohet nga 150 fotografi origjinale të realizuara nga Ronald Fitte, të cilat i japin thellësi të jashtëzakonshme vizuale këtij udhëtimi mes kujtesës së krishterë dhe peizazheve të harruara mbushur me ‘vestige’ të kishave të lashta shqiptare.

Figaro Histoire, në faqen 29, ofron një dritare të shkëlqyer mbi Shqipërinë, trashëgiminë e pluralitetin e saj fetar dhe qëndrueshmërinë e saj historike. Një homazh vizual dhe erudit për një identitet evropian pak të njohur në Francë.

Më poshtë mund të ndiqni përkthimin shqip të artikullit të prestigjiozes Figaro Histoire, kopertinën e të cilës e keni këtu majtas, ndërsa artikulli, faqe 29 majtas.

Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë par Via Egnatia

(Voyage entre Illyrie et Albanie par Via Egnatia)
Odette Marquet, Michel Rivière dhe Ronald Fitte.

Për shekuj të tërë nën pushtimin osman, e izoluar nga diktatura komuniste pas Luftës së Dytë Botërore ndaj pjesës tjetër të Perëndimit, më pas e tronditur nga përplasjet mes tribuve dhe mafieve, Shqipëria është konsideruar shpesh si një enklavë e huaj në zemër të Ballkanit. Por populli i saj është ndër më të vjetrit e vendosur në Evropë, me rrënjë që datojnë nga pushtimet indo-evropiane, në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Me emrin Ilirë, dhe shumë kohë para ardhjes së sllavëve, ata luajtën një rol të madh në Antikitet, duke i dhënë Perandorisë Romake të shekullit III perandorët që e ringritën atë — nga Klaudi II Gotiku deri te Kostandini.

Të përballur me pushtimin e sllavëve dhe avarëve në shekullin VI, të kërcënuar nga zgjerimi bullgar, të pushtuar nga osmanët, shqiptarët megjithatë kaluan nëpër histori me një aftësi të rrallë për të mbijetuar përballë vështirësive: heroi i tyre, Skënderbeu, për një çerek shekulli, në shekullin XV, i qëndroi me disa mijëra burra ushtrive të panumërta të Sulltanit.

Duke u mbështetur në njohjen intime të vendit, autorët e këtij libri të bukur propozojnë një udhëtim në histori duke ndjekur gjurmët e Via Egnatia, që lidhte, në kohën e Perandorisë Romake, detin Adriatik me Bizantin. Nga Apolonia te kalaja e Krujës, rrethimi i së cilës frymëzoi Ismail Kadarenë për Daullet e shiut, e nga manastiri i Graçanicës deri në grykëderdhjen e Kotorrit, ky udhëtim në hapësirë është njëkohësisht një udhëtim i jashtëzakonshëm në kohë. Bukuria e afreskeve të manastireve u përgjigjet atyre të peizazheve. Aty gjendet jehona e misioneve të Shën Palit po aq sa kujtimet e fushatave të Kostandinit. Aty zbulohet si pasuria e së kaluarës romake, ashtu edhe lashtësia dhe thellësia e një kristianizimi që pushtimi osman e detyroi për shekuj të tërë të mbijetojë vetëm nën hi.”

Nga Michel De Jaeghere, kryeredaktor i Figaro Histoire.

Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia, Éditions Bilingue, 344 faqe, 79 €,  gjendet në Librari në Francë dhe Online në :
🔗 Fnac : https://bit.ly/4fi6QKW
🔗 Amazon : https://bit.ly/3OWkrwJ

Preview : Voyage entre Illyrie et Albanie par Via Egnatia

Libri nuk ështe përkthyer ende në shqip.

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Fotoja që ndezi dyshimet

Dafina Zeqiri mund të jetë gati të rikthehet fuqishëm në skenë, këtë herë në një stadium. Dyshimet janë shtuar pas një fotoje të postuar nga bashkëshorti i saj, ku çifti shihet duke ecur të përqafuar në një ambient stadiumi, me sfondin e tribunave të kuqe.

Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë duke planifikuar një koncert madhështor pas periudhës së pushimit për shkak të shtatzënisë.

As Dafina dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por fansat mezi po presin një rikthim të tillë spektakolar.

The post Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Fotoja që ndezi dyshimet appeared first on iconstyle.al.

Pamjet e tij u bënë virale, ‘Ibiza Final Boss’ lufton për të shpëtuar lidhjen me të dashurën që e la

I riu që frekuenton festat, i cili u bë sensacion në internet për prerjen e tij të flokëve në stil “Lego” ndërsa kërcente në Ibiza, po përpiqet të shpëtojë marrëdhënien me të dashurën e tij modele, pasi ajo e la papritur teksa ai festonte në Ibiza.

Jack Kay, 26 vjeç, me nofkën ‘Ibiza Final Boss’ për shkak të prerjes së tij të veçantë në formë tas me vijë të mprehtë, u raportua se u la nga e dashura e tij, Alisha Cook, vetëm disa ditë pas nisjes së udhëtimit.

Alisha, 23 vjeçe, thuhet se u zemërua aq shumë me Kay për shkak të festimeve të tij në Ibiza, sa e la para se pamjet të shpërndaheshin online dhe ta shndërronin atë në një fenomen viral si “Bosi Final i Ibizës”.

Ata janë ribashkuar që atëherë, por një burim pranë Kay tha se ai po “ecën mbi akull të hollë” për shkak të mënyrës së tij të tepruar të festuarit.

Një mik i Kay tha për Daily Mail: “Alisha e përfundoi lidhjen kur Jack shkoi në Ibiza me çunat. Ata kishin qenë bashkë për gati një vit dhe ai jetonte tek ajo, por gjërat nuk kishin qenë mirë prej muajsh.

Makina e tij është ende para shtëpisë së saj, ajo i hodhi të gjitha rrobat në bagazh. Nuk e do më pranë vetes. Ka kohë që dyshon se diçka nuk shkonte. Thjesht do të mbyllë çdo kontakt me të.

Kur Kay u bë i famshëm në mënyrë virale pas filmimeve duke kërcyer në ishullin e festave, me një zinxhir të artë dhe një gotë rozë në dorë, Alisha doli publikisht si e dashura e tij.

Ajo publikoi një sërë videosh në TikTok me mbishkrimin: “POV – i dashuri yt tani njihet si Bosi Final i Ibizës”.

Megjithatë, miku i Kay pretendoi se Alisha e kishte postuar videon vetëm “për të rritur ndjekësit në TikTok” dhe se ajo e kishte vendosur ta linte tashmë.

The post Pamjet e tij u bënë virale, ‘Ibiza Final Boss’ lufton për të shpëtuar lidhjen me të dashurën që e la appeared first on iconstyle.al.

❌