Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

“E lirë”/ Dafina Zeqiri lë pas të shkuarën, fillon një kapitull të ri

By: gaze tare
15 July 2025 at 09:16

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale, duke dhënë sinjale të qarta se ka mbyllur një periudhë jo të lehtë të jetës së saj.

Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllun ke qenë”, shkruan ajo, duke shtuar se tani ndjehet e lirë, e lumtur dhe e shëndetshme. Me një zemër të bardhë në fund, Dafina duket se ka vendosur të fokusohet në vetveten dhe në një rrugëtim të ri profesional dhe personal.

Ajo la të kuptohet se është në fazë ndryshimesh të mëdha, duke shkruar: “Ekip i ri. Synime t’rreja. Kapitull i ri.” Ndërsa mesazhin e saj e shoqëroi me hashtagë si #BigTeam, #BiggerGoals dhe #NewEra, duke theksuar fillimin e një epoke të re në karrierë dhe ndoshta edhe në jetën private.

The post “E lirë”/ Dafina Zeqiri lë pas të shkuarën, fillon një kapitull të ri appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

By: gaze tare
11 July 2025 at 19:18

Pas thashethemeve të ditëve të fundit ku portale të ndryshme raportuan gabimisht se Dafina Zeqiri kishte lindur, momenti i vërtetë më në fund ka ardhur. Këngëtarja e njohur, e cila i mohoi këto lajme me humor, është shtruar sot pasdite në një klinikë private në kryeqytet për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se Dafina po përgatitet për lindjen këtë mbrëmje, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Në një foto të publikuar nga Prive, çifti shihet duke hyrë në ambientet e klinikës.

Urojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe lehtë për Dafinën dhe beben e saj!

The post Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital appeared first on iconstyle.al.

Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah”

10 July 2025 at 18:39

Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat e saj këtë të enjte me publikimin e këngës më të re, të titulluar “Inshallah”, një projekt që vjen në një nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të jetës së saj – teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.

Dafina vjen me një pamje të natyrshme dhe elegante, duke përcjellë përmes skenave të videoklipit jo vetëm bukurinë e shtatzënisë, por edhe forcën shpirtërore dhe besimin që mbart çdo grua në këtë periudhë të jetës.

Kënga “Inshallah” është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të kujdesshëm artistik, me tekst dhe melodi nga Sardi Mneri, Deyzoh dhe Rron Krasniqi.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ “Sekuencë”, që njihet për estetiken e rafinuar dhe ndjeshmërinë artistike.

Titulli “Inshallah” (nëse do Zoti) mbart një domethënie të thellë dhe universale, një shprehje shprese, lutjeje dhe pranimi të rrjedhës së jetës.

Foto: Screenshot/YouTube

Me zërin e saj të ngrohtë dhe tekstin e ndjerë, Zeqiri njëherazi prek dhe frymëzon publikun.

“Inshallah” pritet të bëhet një nga projektet më të dashura të artistes, jo vetëm për vlerën artistike, por edhe për autenticitetin dhe ndjeshmërinë që e përshkon nga fillimi në fund. /Telegrafi/

The post Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah” appeared first on Telegrafi.

Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma

25 June 2025 at 11:39

Tashmë dihet se është në pritje të ëmbël, por Dafina Zeqiri ka reaguar sërish në rrjete sociale për të qetësuar zërat që qarkulluan së fundmi.

Këngëtarja e njohur shqiptare është përballur me aludime se tashmë ka sjellë në jetë foshnjën.

Por Dafina ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve në mënyrën e saj të natyrshme dhe të drejtpërdrejtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe përshkrimin e shkurtër por shumë të qartë: “Akoma shtatzënë”.

Postimi erdhi si reagim ndaj thashethemeve që nisën të qarkullonin në rrjet se ajo mund të ishte bërë nënë në fshehtësi.

Me këtë konfirmim, Dafina bën të ditur se ende është në pritje dhe nuk ka lindur ende.

Këngëtarja, e njohur për privatësinë që ruan rreth jetës personale, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shtatzëninë, por vijon të ndajë momente të zgjedhura me ndjekësit, duke e mbajtur lidhjen me publikun të ngrohtë dhe të sinqertë.

Foto: Screenshot/Instagram

Vlen të ceket se së bashku me Kreshnik Gjergjin po presin një djalë. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma appeared first on Telegrafi.

2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale

19 June 2025 at 17:29

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, 2Ton dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor, të cilin e kanë titulluar “Pija”.

Teksti është krijuar nga vetë ata në bashkëpunim me Ghulon dhe Rron Kai, që njihen për bashkëpunime të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është videoklipi, i cili ka sjellë një risi për tregun muzikor shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

I realizuar nga Endrit Ismajli, videoklipi është prodhuar tërësisht me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), duke i dhënë projektit një estetikë vizuale futuristike dhe ndryshe nga çdo gjë që publiku është mësuar të shohë deri tani.

“Pija” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale dhe platforma muzikore, ku fansat kanë përgëzuar jo vetëm melodinë e kapshme dhe interpretimin e fuqishëm të artistëve, por edhe vizualet unike të klipit.

Foto: Screenshot/YouTube

Me këtë projekt, Dafina Zeqiri dhe 2Ton konfirmojnë edhe njëherë pozicionin e tyre si artistë që guxojnë të eksperimentojnë dhe të sjellin risi, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe artistike.

Kënga duhet theksuar se është pjesë e albumit të ri të 2 Ton, “Aura”. /Telegrafi/

The post 2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale appeared first on Telegrafi.

2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale

By: D Marku
19 June 2025 at 17:53

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, 2Ton dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor, të cilin e kanë titulluar “Pija”.

Teksti është krijuar nga vetë ata në bashkëpunim me Ghulon dhe Rron Kai, që njihen për bashkëpunime të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është videoklipi, i cili ka sjellë një risi për tregun muzikor shqiptar.

I realizuar nga Endrit Ismajli, videoklipi është prodhuar tërësisht me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), duke i dhënë projektit një estetikë vizuale futuristike dhe ndryshe nga çdo gjë që publiku është mësuar të shohë deri tani.

“Pija” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale dhe platforma muzikore, ku fansat kanë përgëzuar jo vetëm melodinë e kapshme dhe interpretimin e fuqishëm të artistëve, por edhe vizualet unike të klipit.

Me këtë projekt, Dafina Zeqiri dhe 2Ton konfirmojnë edhe njëherë pozicionin e tyre si artistë që guxojnë të eksperimentojnë dhe të sjellin risi, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe artistike.

Kënga duhet theksuar se është pjesë e albumit të ri të 2 Ton, “Aura”.

 

The post 2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja Dafina Zeqiri, shijon pushimet/ Shfaqet e lumtur në muajt e fundit të shtatzënisë (Foto)

5 June 2025 at 12:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet që po kalon në brigjet mahnitëse të Karaburunit, në Vlorë.

Në disa prej fotove, këngëtarja pozon e buzëqeshur pranë bashkëshortit të saj, Kreshnikut. Çifti duket i qetë dhe i dashuruar, duke kaluar momente të bukura larg ritmit të zhurmshëm të jetës së përditshme. Të dy rrezatojnë pozitivitet dhe emocion në këtë periudhë të veçantë të jetës së tyre.

“Energji”, ka shkruar Dafina në përshkrimin e postimit, një fjalë që duket se përmbledh ndjesinë që po përjeton në këto ditë pritjeje dhe paqeje.

Postimi është pritur me shumë dashuri nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët kanë mbushur seksionin e komenteve me urime për një shtatzëni të mbarë dhe një ardhje të gëzueshme në jetë për beben që po vjen. Edhe shumë figura publike i janë bashkuar komenteve pozitive, duke shprehur mbështetjen dhe dashurinë për Dafinën në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

The post Këngëtarja Dafina Zeqiri, shijon pushimet/ Shfaqet e lumtur në muajt e fundit të shtatzënisë (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?

By: D Marku
4 June 2025 at 17:45

Një foto e vetme ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente e aludime! Fero dhe Dafina Zeqiri janë shfaqur së bashku në një postim që i ka bërë fansat të mendojnë se mund të jetë në prag një bashkëpunim muzikor.

Të dy artistët, të njohur për energjinë e tyre në skenë dhe ndikimin në tregun shqiptar, nuk kanë zbuluar ende detaje për ndonjë projekt konkret, por ngrohtësia dhe natyra spontane e fotos ka ndezur menjëherë spekulimet.

A është ky thjesht një takim miqësor, apo po përgatitet një “hit i verës”? Duke njohur stilin e tyre, gjithçka është e mundur!

The post Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror? appeared first on Albeu.com.

Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?

By: gaze tare
4 June 2025 at 15:02

Një foto e vetme ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente e aludime! Fero dhe Dafina Zeqiri janë shfaqur së bashku në një postim që i ka bërë fansat të mendojnë se mund të jetë në prag një bashkëpunim muzikor.

Të dy artistët, të njohur për energjinë e tyre në skenë dhe ndikimin në tregun shqiptar, nuk kanë zbuluar ende detaje për ndonjë projekt konkret, por ngrohtësia dhe natyra spontane e fotos ka ndezur menjëherë spekulimet.

A është ky thjesht një takim miqësor, apo po përgatitet një “hit i verës”? Duke njohur stilin e tyre, gjithçka është e mundur!

The post Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror? appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri reagon për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen nga menaxheri!

By: gaze tare
26 May 2025 at 22:57

Prej disa ditësh, emri i Dafina Zeqirit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve se ajo ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj, Pëllumb Çitakun.

Sipas burimeve nga mediat rozë, marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pas një kohe të gjatë bashkëpunimi, ndërsa këngëtarja ka ndërmarrë edhe hapa konkretë, duke e hequr Çitakun nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, një veprim që ka ngritur edhe më shumë dyshimet për prishjen e raporteve.

Në mes të gjithë zhurmës, Dafina ka reaguar në mënyrën e saj, përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory, ku citon një artikull të MTV Kosova.

“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë”, thuhej në postimin e ndarë nga artistja, e cila nuk ka shtuar koment personal, por ka lënë të kuptohet se gjithçka është bërë me qetësi dhe vetëdije.

The post Dafina Zeqiri reagon për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen nga menaxheri! appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri pauzon karrierën dhe ndahet nga menaxheri – ndryshime të mëdha në ekipin e saj

By: gaze tare
24 May 2025 at 23:10

Dafina Zeqiri, një prej emrave më me peshë të muzikës shqiptare, po përjeton një periudhë të re në jetën e saj – si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Këngëtarja e njohur, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, ka vendosur t’i japë vetes një pauzë nga muzika për të përjetuar plotësisht momentin e ëmbël të mëmësisë.

Por ndërsa përgatitet për rolin e nënës, artistja ka vendosur të mbyllë një tjetër kapitull të rëndësishëm – bashkëpunimin e gjatë me menaxherin e saj, Pëllumbin, si dhe disa anëtarë të tjerë të stafit të saj të ngushtë. Sipas burimeve pranë Prive, kjo ndarje nuk ka qenë thjesht profesionale, por ka ardhur pas disa pakënaqësive dhe tensioneve që kanë nisur të ndihen prej kohësh në prapaskenë.

Fansat e vëmendshëm kanë vënë re edhe detaje në rrjetet sociale – ku Dafina dhe ish-ekipi i saj nuk ndiqen më, duke ushqyer dyshimet për një krisje më të thellë në marrëdhënie. Po ashtu, flitet se një rol të rëndësishëm në këto ndryshime ka pasur edhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, i cili është përfshirë më tepër në drejtimin e karrierës së Dafinës në muajt e fundit.

The post Dafina Zeqiri pauzon karrierën dhe ndahet nga menaxheri – ndryshime të mëdha në ekipin e saj appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri reagon pas rezultatit të Eurovisionit: Politika ta ngrit shtypjen

By: gaze tare
18 May 2025 at 12:44

Mbështetja e Dafina Zeqirit për grupin Shkodra Elektronike ka qenë e pakushtëzuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Eurovision. Këngëtarja nuk ka ngurruar të promovojë dhe të tregojë publikisht vlerësimin për këngën “Zjerm”, e cila rrëmbeu 173 pikë nga publiku dhe u mirëprit me entuziazëm.

Megjithatë, pavarësisht pritshmërive të larta dhe reagimeve pozitive, Shqipëria u pozicionua e teta në finalen e madhe, një renditje që për shumë fansa u konsiderua zhgënjyese.

Pas këtij rezultati, Dafina nuk e fshehu zhgënjimin e saj. Në një postim të shkurtër, por të qartë, ajo u shpreh:

“Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, duke lënë të kuptohet se sipas saj, rezultati nuk pasqyroi meritën artistike të këngës, por ndikua nga faktorë të tjerë jo muzikorë.

The post Dafina Zeqiri reagon pas rezultatit të Eurovisionit: Politika ta ngrit shtypjen appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen

18 May 2025 at 13:29

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar e zhgënjyer pas përfundimit të finales së Eurovision 2025, ku Shqipëria, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, u rendit në vendin e tetë, pavarësisht mbështetjes së madhe nga publiku.

Dafina, e cila ishte një ndër mbështetëset më të zjarrta të grupit gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Eurovision, nuk i fshehu emocionet pas shpalljes së rezultateve.

Me një postim të shkurtë, por të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, ajo shkroi: “Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, shkruan DailyMail.

Foto: Dafina Zeqiri/FaceBook

Deklarata e saj lë të kuptohet se renditja e Shkodrës Elektronike në vendin e tetë nuk ishte për shkak të performancës apo këngës, por si pasojë e prapaskenave politike të këtij konkursi.

“Zjerm” u prit shumë mirë nga publiku evropian, duke marrë 173 pikë në televotim – një nga notat më të larta të mbrëmjes – dhe konsiderohej si një nga performancat më të veçanta dhe artistikisht të guximshme të finales. Megjithatë, votat nga juritë profesionale nuk e favorizuan njësoj, çka ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë, Austria u shpall fituese e Eurovision 2025 në një garë të ngushtë dhe plot tension politik, siç u konsiderua nga shumë analistë të festivalit.

Reagimi i Dafinës është një ndër shumë zërat kritikë që po ngrihen pas finales, duke rikthyer në vëmendje diskutimin e kahershëm mbi balancën mes artit dhe politikës në skenën e Eurovisionit. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen appeared first on Telegrafi.

Fero dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë – a po sjellin këngë të re?

By: D Marku
13 May 2025 at 12:21

Rap artisti nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, i është rikthyer muzikës fuqishëm.

Ai ka publikuar tashmë disa këngë dhe ka mbajtur koncerte nëpër vende të ndryshme dhe jo vetëm.
I njëjti së fundmi ka shpërndarë në InstaStory një imazh përkrah artistes së famshme, Dafina Zeqiri.

Dyshja, shumë e komentuar e estradës, kanë lënë të dyshohet se po vijnë me një bashkëpunim.

Ndonëse këngëtarja këtë kohë po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, e cila është në pritje të një djali.


Ajo deri më tani ka qenë duke performuar dhe nuk e ka lënë anash muzikën, pavarësisht kësaj periudhe.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë një duet nga ana e tyre.

The post Fero dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë – a po sjellin këngë të re? appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri shpreh mbështetjen për Shkodrën Elektronike para nisjes së Eurovisionit

9 May 2025 at 21:35

Artistja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për grupin Shkodra Elektronike, të cilët këtë vit përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision Song Contest 2025.

Përmes një postimi në InstaStory, Dafina ka shpërndarë një video të performancës së grupit, duke shoqëruar atë me fjalët: “Të martën, jemi gati”, në shenjë mbështetjeje dhe entuziazmi për daljen e tyre në skenën e madhe.

Grupi Shkodra Elektronike do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovisionit, e cila do të zhvillohet më 13 maj.

Foto: Dafina Zeqiri / Instagram

Ata përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Zjerm”, një krijim muzikor që ka tërhequr vëmendjen dhe ka fituar popullaritet të konsiderueshëm në rrjetet sociale për qasjen e saj unike, stilin modern dhe energjinë karakteristike.

Kënga “Zjerm” është vlerësuar për kombinimin e elementeve elektronike me motive tradicionale shqiptare, duke sjellë një identitet të veçantë në skenën ndërkombëtare të Eurovisionit.

Pritshmëritë për Shqipërinë këtë vit janë të larta, sipas platformave të basteve dhe reagimeve të shumta nga publiku dhe kritikët e huaj. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri shpreh mbështetjen për Shkodrën Elektronike para nisjes së Eurovisionit appeared first on Telegrafi.

Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Nuk e di saktë kur kthehem prapë

2 May 2025 at 12:30

Dafina Zeqiri ka zbuluar se këtë të shtunë do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë. Në një postim emocionues në Threads, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj këtë lajm të rëndësishëm, duke shprehur ndjeshmërinë për këtë moment të jetës dhe karrierës.

“Kam pak emocione, por nuk ndalem me projekte muzikore,” shkruan Dafina, duke iu drejtuar ndjekësve përpara se të ndalojë për një kohë të shkurtër. Ajo thekson se, pavarësisht pushimit nga koncertet, do të vazhdojë të punojë në projekte muzikore dhe ka një “surprizë të bukur” për këtë verë, duke ndezur kureshtjen e fansave të saj.

Në fund të mesazhit, Dafina falënderon ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe shpreh dashurinë për ta: “Mezi pres të kënaqem me ju edhe një herë live deri herën tjetër. Ju dua shumë”. Këngëtarja është në pritje të një djali me partnerin e saj, Kreshnikun, duke shënuar kështu një moment të bukur dhe të ndjeshëm në jetën e saj personale dhe profesionale.

The post Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Nuk e di saktë kur kthehem prapë appeared first on Sot News | Lajme.

Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Nuk e di saktë kur kthehem prapë

By: gaze tare
2 May 2025 at 11:09

Dafina Zeqiri ka zbuluar se këtë të shtunë do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë. Në një postim emocionues në Threads, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj këtë lajm të rëndësishëm, duke shprehur ndjeshmërinë për këtë moment të jetës dhe karrierës.

“Kam pak emocione, por nuk ndalem me projekte muzikore,” shkruan Dafina, duke iu drejtuar ndjekësve përpara se të ndalojë për një kohë të shkurtër. Ajo thekson se, pavarësisht pushimit nga koncertet, do të vazhdojë të punojë në projekte muzikore dhe ka një “surprizë të bukur” për këtë verë, duke ndezur kureshtjen e fansave të saj.

Në fund të mesazhit, Dafina falënderon ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe shpreh dashurinë për ta: “Mezi pres të kënaqem me ju edhe një herë live – deri herën tjetër. Ju dua shumë”.

Këngëtarja është në pritje të një djali me partnerin e saj, Kreshnikun, duke shënuar kështu një moment të bukur dhe të ndjeshëm në jetën e saj personale dhe profesionale.

The post Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Nuk e di saktë kur kthehem prapë appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Nuk e di saktë kur kthehem prapë

By: D Marku
2 May 2025 at 11:27

Dafina Zeqiri ka zbuluar se këtë të shtunë do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë. Në një postim emocionues në Threads, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj këtë lajm të rëndësishëm, duke shprehur ndjeshmërinë për këtë moment të jetës dhe karrierës.

“Kam pak emocione, por nuk ndalem me projekte muzikore,” shkruan Dafina, duke iu drejtuar ndjekësve përpara se të ndalojë për një kohë të shkurtër. Ajo thekson se, pavarësisht pushimit nga koncertet, do të vazhdojë të punojë në projekte muzikore dhe ka një “surprizë të bukur” për këtë verë, duke ndezur kureshtjen e fansave të saj.
Në fund të mesazhit, Dafina falënderon ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe shpreh dashurinë për ta: “Mezi pres të kënaqem me ju edhe një herë live – deri herën tjetër. Ju dua shumë”.

The post Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Nuk e di saktë kur kthehem prapë appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Kam pak emocione, nuk e di saktë kur kthehem prapë

2 May 2025 at 10:59

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Threads një lajm të veçantë: këtë të shtunë do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë.

“Këtë të shtune e kam koncertin e fundit për një kohë. Kam pak emocione, se s’e di saktë kur kthehna prapë me performuar live, ama projektet s’kanë me u ndal!”, shkruan ajo në postimin e saj, duke shprehur ndjeshmërinë për këtë moment të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e saj.

Dafina shton se ka “shumë të mira rrugës”, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht pushimit nga koncertet, ajo do të vazhdojë të jetë aktive me projekte muzikore. “Një surprizë shumë të bukur për këtë verë (për tjerat s’po flas, ia lë kohës)”, shkroi ajo, duke ngjallur kureshtjen e fansave për çfarë po përgatit.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Në fund të mesazhit, këngëtarja falënderon publikun dhe shpreh dashurinë e saj për ta: “Mezi s’po pres me u kënaq bashkë me ju edhe një herë live – deri herën tjetër. Ju dua shumë”.

Dafina dhe partneri i saj, Kreshniku, janë në pritje të një djali. Ky koncert shënon një moment të veçantë dhe të ndjeshëm për artisten, e cila ka qenë një ndër zërat më të dashur të skenës shqiptare ndër vite.

Me këtë postim, ajo jo vetëm që ndan një moment personal të rëndësishëm, por edhe i siguron fansat se kreativiteti dhe muzika e saj do të vazhdojnë, pavarësisht ndryshimeve në jetën e saj personale. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes: Kam pak emocione, nuk e di saktë kur kthehem prapë appeared first on Telegrafi.

Dafina Zeqiri shpërthen ndaj paragjykimeve për gratë shtatzëna: “Çdo grua sakrifikon trupin dhe emocionet për jetën e…”

29 April 2025 at 11:20

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë së fundmi një mesazh të fuqishëm në platformën “Threads”, ku ka folur hapur për zhgënjimin që ndjen ndaj gjykimeve që disa burra bëjnë në internet ndaj trupave dhe emocioneve të grave shtatzëna. Dafina theksoi se shtatzënia është një proces natyral dhe unik për çdo grua, i mbushur me sakrifica të mëdha fizike dhe emocionale.

“Unë me të vërtetë e përçmoj mënyrën se si disa burra, sidomos online, gjykojnë gratë, veçanërisht gratë shtatzëna, për mënyrën si ndryshojnë trupat dhe emocionet e tyre”, – shkroi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit për këtë periudhë të ndjeshme të jetës së një gruaje.  Më tej, artistja shprehu kënaqësinë që do të sjellë në jetë një djalë, duke premtuar se do ta rrisë me ndjenja të thella respekti ndaj grave.

“Është dhimbshme, por më jep fuqi të di që po sjell në jetë një djalë dhe do ta rris me respekt të thellë për gratë”.  Në postimin e saj, Dafina u shpreh gjithashtu se shumë burra duhet të jenë më të vetëdijshëm për dhimbjen, ndryshimet hormonale dhe presionin emocional që përjetojnë gratë gjatë shtatzënisë.

“Disa burra kanë vërtet nevojë të hapin sytë dhe të tregojnë më shumë respekt”. Në fund, këngëtarja falënderoi partnerin e saj, Kreshnikun, duke vlerësuar mbështetjen e tij të palëkundur gjatë kësaj periudhe të rëndësishme dhe të vështirë për të.

The post Dafina Zeqiri shpërthen ndaj paragjykimeve për gratë shtatzëna: “Çdo grua sakrifikon trupin dhe emocionet për jetën e…” appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌