Leigh-Anne Pinnock ka performuar në Festivalin Lazydays, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur të shtatzënisë vetëm pak javë pasi njoftoi se është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, futbollistin Andre Gray.
Ish-anĂ«tarja e grupit âLittle Mixâ, 34 vjeçe, u shfaq nĂ« humor tĂ« mirĂ« gjatĂ« performancĂ«s nĂ« Southend-on-Sea, Essex, ku tĂ«rhoqi vĂ«mendjen me njĂ« veshje shumĂ«ngjyrĂ«she.
Ajo kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër të thurur me vija dhe pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë, duke nxjerrë në pah barkun e saj të rritur, shkruan DailyMail.
Këngëtarja kompletoi pamjen me flokë të errëta të kapura bisht dhe një grim të guximshëm me hije sysh jeshile.
Gjatë performancës, Leigh-Anne tregoi edhe lëvizjet e saj karakteristike të kërcimit, duke dhuruar një spektakël energjik për publikun.
NĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji, artistja bĂ«ri tĂ« ditur lajmin e shtatzĂ«nisĂ« pĂ«rmes njĂ« videoje nĂ« rrjetet sociale, ku shfaqej duke regjistruar muzikĂ« nĂ« studio. âNdĂ«rsa mbaron njĂ« kapitull, fillon njĂ« tjetĂ«râ, shkroi ajo krahas postimit.
Leigh-Anne dhe Andre Gray janë tashmë prindër të vajzave binjake, të cilat lindën në gusht të vitit 2021, ndërsa çifti u martua në qershor të vitit 2023.
Pas njoftimit të shtatzënisë, ish-shoqet e saj të grupit, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards, shprehën emocionet e tyre dhe urimet për familjen.
Më herët, Leigh-Anne ka folur edhe për vështirësitë në marrëdhënien me Andre, duke zbuluar se kishte kaluar një periudhë të vështirë pas një humbjeje besimi.
Megjithatë, ajo ka treguar se partneri i saj ishte i gatshëm të ndryshonte dhe se të dy kanë punuar për ta përmirësuar lidhjen e tyre. /Telegrafi/
Interesimi i Arsenalit për yllin e Real Madridit, Vinicius Jr, thuhet se lidhet me një premtim që Mikel Arteta bëri dy vite më parë, kur foli për ambicien e klubit për të garuar për futbollistët më të mëdhenj në botë.
âTopçinjtĂ«â janĂ« nĂ« mesin e klubeve qĂ« po e monitorojnĂ« situatĂ«n e brazilianit, pasi bisedimet pĂ«r rinovimin e kontratĂ«s me Real Madridin kanĂ« ngecur. Me vetĂ«m njĂ« vit tĂ« mbetur nĂ« marrĂ«veshjen aktuale, pasiguria rreth tĂ« ardhmes sĂ« tij ka hapur derĂ«n pĂ«r klubet e interesuara.
Arsenali e vlerëson shumë 26-vjeçarin dhe po e shqyrton mundësinë nëse një marrëveshje mund të bëhet realitet, në rast se Real Madridi vendos ta lejojë largimin e tij këtë verë.
Ky interes përputhet me qëndrimin që Arteta kishte shprehur publikisht në vitin 2024, kur kishte insistuar se Arsenali duhet të jetë gjithmonë i pranishëm sa herë që në treg shfaqen lojtarët elitarë.
âPikĂ«risht. Pse jo? NĂ«se duam tĂ« jemi skuadra mĂ« e mirĂ«, atĂ«herĂ« duhet tĂ« kemi lojtarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ«, kjo Ă«shtĂ« e sigurt. Kur njĂ« lojtar i atij niveli Ă«shtĂ« nĂ« treg, ne gjithmonĂ« duhet tĂ« jemi pjesĂ« e atij diskutimiâ, kishte thĂ«nĂ« Arteta.
Këto deklarata janë rikthyer në qendër të vëmendjes teksa vazhdojnë lidhjet e Arsenalit me Viniciusin, situata e kontratës së të cilit është shndërruar në një nga temat më të nxehta të merkatos së verës.
Megjithatë, pavarësisht admirimit të Arsenalit për brazilianin, ende nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare.
Raportimet nga Spanja tregojnë se londinezët nuk kanë bërë ende kontakt të drejtpërdrejtë me rrethin e lojtarit, ndërsa Vinicius vazhdon ta ketë prioritet qëndrimin te Real Madridi, nëse palët arrijnë kompromis për kontratën e re./Telegrafi/
âKam frikĂ« tĂ« tĂ« tregojâ mund tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r se njĂ« fjali e rastit â ekspertĂ«t tregojnĂ« cilat shenja zbulojnĂ« se fĂ«mija po humb ndjenjĂ«n e sigurisĂ« dhe besimit te prindi
Prindërimi është një nga përvojat më të bukura, por edhe më sfiduese të jetës. Nuk ekziston prindi i përsosur dhe as familja ku nuk ndodhin kurrë keqkuptime, ngritje zëri apo momente kur fëmija mbyllet në vetvete.
Megjithatë, ekspertët e zhvillimit të fëmijëve paralajmërojnë se disa fjali që thotë fëmija mund të jenë sinjale të rëndësishme se diçka ka ndryshuar në marrëdhënien mes tij dhe prindit.
NjĂ« fjali e thĂ«nĂ« vetĂ«m njĂ« herĂ« nuk do tĂ« thotĂ« domosdoshmĂ«risht se prindi ka gabuar. Por, nĂ«se disa mesazhe pĂ«rsĂ«riten shpesh, ato mund tĂ« tregojnĂ« se fĂ«mija nuk ndihet mĂ« plotĂ«sisht i sigurt, i kuptuar apo i lirĂ« pĂ«r tâi shprehur emocionet.
NjĂ« nga fjalitĂ« qĂ« i shqetĂ«son veçanĂ«risht psikologĂ«t Ă«shtĂ«: âKam frikĂ« tĂ« tĂ« tregojâ.
Kur fëmija ka frikë të tregojë çfarë i ka ndodhur, si ndihet apo çfarë e shqetëson, kjo mund të jetë shenjë se ai pret kritikë, ndëshkim, moskuptim apo një reagim të ashpër.
FĂ«mijĂ«t kanĂ« nevojĂ« ta dinĂ« se mund tâu drejtohen prindĂ«rve edhe kur kanĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ« gabim.
NjĂ« tjetĂ«r fjali qĂ« prindĂ«rit nuk duhet ta shpĂ«rfillin Ă«shtĂ«: âNuk do tĂ« mĂ« kuptoshâ.
Kjo shpesh tregon se fëmija mendon se mendimi, emocionet apo problemet e tij nuk do të merren seriozisht. Kur ai pushon së besuari se do të dëgjohet, fillon të mbyllet dhe të ndajë gjithnjë e më pak nga ajo që i ndodh.
Edhe fjalia: âNuk ka rĂ«ndĂ«siâ, mund tĂ« fshehĂ« mĂ« shumĂ« sesa duket.
NĂ«se fĂ«mija vazhdimisht i minimizon emocionet e tij apo thotĂ« se nuk ka rĂ«ndĂ«si si ndihet, Ă«shtĂ« e mundur qĂ« me kalimin e kohĂ«s tĂ« ketĂ« mĂ«suar tâi vendosĂ« nevojat e veta nĂ« plan tĂ« dytĂ«.
âTi kurrĂ« nuk mĂ« dĂ«gjonâ - kjo fjali shpesh nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ankesĂ« pĂ«r njĂ« situatĂ« tĂ« vetme. Mund tĂ« jetĂ« mesazh se fĂ«mija ndihet i padukshĂ«m dhe i padĂ«gjuar.
Fëmijët nuk kanë nevojë që prindërit të kenë gjithmonë zgjidhje. Shpesh u mjafton të ndiejnë se dikush dëshiron vërtet ta dëgjojë historinë e tyre.
Dhe ndoshta njĂ« nga fjalitĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r njĂ« prind Ă«shtĂ«: âSâka rĂ«ndĂ«si, gjithsesi nuk do tĂ« mĂ« kuptoshâ.
Kjo mund të jetë shenjë e një distance emocionale, kur fëmija as nuk përpiqet më të shpjegojë se çfarë ndien, sepse beson se nuk do të hasë në mirëkuptim.
Pse ndodh kjo?
Ekspertët theksojnë se shumica e prindërve nuk i bëjnë këto gabime me qëllim. Lodhja, stresi, përgjegjësitë e përditshme dhe mënyra si janë rritur vetë ndikojnë shpesh në mënyrën se si reagojnë ndaj fëmijëve.
NdonjĂ«herĂ«, duke dashur tâi ndihmojnĂ«, prindĂ«rit pa vetĂ«dije i minimizojnĂ« emocionet e tyre me fjali si:
âMos u shqetĂ«so, sâĂ«shtĂ« asgjĂ«.â âMos qaj.â âPo e tepron.â âI ke tĂ« gjitha, çfarĂ« tĂ« mungon?â
Edhe kur thuhen me qĂ«llimin qĂ« fĂ«mija tĂ« bĂ«het mĂ« i fortĂ«, kĂ«to fjali mund tâi pĂ«rcjellin mesazhin se ndjenjat e tij nuk janĂ« mjaftueshĂ«m tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.
Më e rëndësishmja nuk është të jeni prind i përsosur, por të dini të dëgjoni
Psikologët theksojnë se marrëdhënia me fëmijën mund të përmirësohet në çdo moment.
E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« prindi tĂ« ndalet, tĂ« dĂ«gjojĂ« dhe tâi tregojĂ« fĂ«mijĂ«s se ajo qĂ« ai pĂ«rjeton nga brenda ka rĂ«ndĂ«si.
NdonjĂ«herĂ« njĂ« fjali e thjeshtĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« ndryshim tĂ« madh: âDua tĂ« tĂ« kuptoj. MĂ« trego, jam kĂ«tu pĂ«r tĂ« tĂ« dĂ«gjuar.â
Fëmijët nuk do ta mbajnë mend çdo këshillë që kanë marrë dhe as çdo ndalesë që u është bërë. Por ka shumë gjasa ta mbajnë mend nëse kanë pasur dikë tek i cili kanë mundur të drejtohen kur e kanë pasur të vështirë.
Prandaj, ekspertët ua kujtojnë prindërve se synimi nuk është përsosmëria, por krijimi i një marrëdhënieje ku fëmija e di se është i dashur, i pranuar dhe i sigurt.
Si ta riktheni besimin e fëmijës?
Nëse keni dëgjuar ndonjërën nga këto fjali nga fëmija juaj, kjo nuk do të thotë se është tepër vonë apo se marrëdhënia është dëmtuar pa kthim.
Ekspertët theksojnë se besimi ndërtohet çdo ditë dhe se hapa të vegjël, por të vazhdueshëm, mund të sjellin ndryshim të madh.
Hapi i parë është të ndaloni së kërkuari menjëherë arsyetime dhe të filloni të dëgjoni.
Fëmijët shpesh nuk kanë nevojë për këshillë apo zgjidhje, por për ndjesinë se dikush po i dëgjon vërtet.
NĂ« vend tĂ«: âNuk Ă«shtĂ« edhe aq keqâ, provoni: âE shoh se kjo Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ty. MĂ« trego çfarĂ« ndodhi.â
NĂ« vend tĂ«: âNuk ke arsye tĂ« zemĂ«roheshâ, mĂ« mirĂ« Ă«shtĂ« tĂ« thoni: âE kuptoj qĂ« je zemĂ«ruar. Hajde tĂ« flasim pĂ«r kĂ«tĂ«.â
Po aq e rëndësishme është që prindi të dijë të kërkojë falje.
ShumĂ« tĂ« rritur mendojnĂ« se kĂ«rkimi i faljes ua ul autoritetin, por ekspertĂ«t thonĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n. Kur prindi thotĂ«: âGabova. Nuk duhej tĂ« reagoja ashtuâ, fĂ«mija mĂ«son se gabimet janĂ« normale dhe se marrĂ«dhĂ«niet mund tĂ« riparohen.
Një tjetër hap i rëndësishëm është krijimi i një hapësire ku fëmija mund të flasë pa frikën e ndëshkimit.
NĂ«se ai e di se çdo sinqeritet do tĂ« pasohet nga kritikĂ« apo dĂ«nim, me kalimin e kohĂ«s do tĂ« fillojĂ« tĂ« fshehĂ« gjĂ«ra. Prandaj Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tâi tregoni se e vĂ«rteta ka gjithmonĂ« njĂ« vend tĂ« sigurt.
Ndryshime të vogla që mund të bëjnë diferencë të madhe
Kushtojini çdo ditë disa minuta fëmijës duke qenë plotësisht të pranishëm, pa telefon dhe pa shpërqendrime të tjera.
NĂ« vend qĂ« tĂ« pyesni vetĂ«m: âSi kalove nĂ« shkollĂ«?â, provoni: âSi je ndier sot?â
Mos e ndërprisni kur flet, edhe kur nuk pajtoheni me të.
Mos i minimizoni problemet e tij vetëm sepse ju duken të vogla. Ajo që është e vështirë për fëmijën, për të është reale.
Tregojini dashuri edhe kur ka gabuar. Fëmija duhet ta kuptojë se sjellja e tij mund të ketë qenë e gabuar, por kjo nuk e bën atë më pak të vlefshëm.
Mesazhi mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« duhet tĂ« marrĂ« nga prindi Ă«shtĂ«: âMund tĂ« mĂ« tregosh gjithçka. Ndoshta nuk do ta kem gjithmonĂ« pĂ«rgjigjen e duhur, por do tĂ« jem gjithmonĂ« kĂ«tu pĂ«r tĂ« tĂ« dĂ«gjuar.â
Sepse një marrëdhënie e shëndetshme mes prindit dhe fëmijës nuk ndërtohet duke mos gabuar kurrë, por duke bërë që fëmija ta dijë se edhe pas gabimeve dhe mosmarrëveshjeve ka një person të sigurt tek i cili mund të kthehet. /Telegrafi/
Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucione të Kosovës tash e sa javë po diskutohet në sistemin e drejtësisë dhe në institucione tjera të Kosovës. Madje, janë shtuar zërat se po ushtrohet presion për këtë temë.
Derisa Bashkimi Evropian kërkoi që partitë politike të mos i bëjnë presion KGJK-së në vendim-marrje, ishte vet ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, që tha se partnerët tanë ndërkombëtarë po bëjnë presin në Këshillin gjyqësor dhe atë prokurorial.
I fundit që vizitojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë ishte i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.
Megjithatë, Kurit i tha Sorensen ashtu siç tha edhe në mbledhjen e Qeverisë se kjo çështje duhet rregulluar në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
âQysh atĂ«herĂ« e kemi thĂ«nĂ« dhe u kemi bĂ«rĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« serbĂ«ve nĂ« institucione mos i braktisni ato, mos jepni dorĂ«heqje, mos shkoni. Por, nuk e kemi thĂ«nĂ« e as nuk kemi tĂ« drejtĂ« tĂ« themi kthehuniâ, tha Kurti.
Kurti nuk e la me kaq. Ai vazhdoi edhe sot duke kujtuar dorëheqjen kolektive të policëve serb në veri.
âPolicia e KosovĂ«s pĂ«rjetoi njĂ« goditje tĂ« rĂ«ndĂ« mĂ« 5 nĂ«ntor 2022, atĂ«herĂ« kur afĂ«r 550 policĂ« serbĂ« u dorĂ«heqĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« kolektive nĂ« veri tĂ« Ibrit, me urdhĂ«r tĂ« Beogradit. MirĂ«po qĂ«llimi i tyre dĂ«shtoi meqenĂ«se nuk Ă«shtĂ« rrĂ«nuar shumetnia si pĂ«rbĂ«rje e policisĂ« tonĂ« dhe as nuk Ă«shtĂ« cenuar sovraniteti shtetĂ«ror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional siç kanĂ« synuar ata. Republika e KosovĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« e sigurtĂ« se kurrĂ« mĂ« parĂ«â, tha ai.
Rreth 130 prokurorët dhe gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqje në fund të nëntorit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Ky veprim - i nxitur nga Lista Serbe, partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, qĂ« mbĂ«shtetet nga Beogradi - erdhi nĂ« shenjĂ« kundĂ«rshtimi ndaj vendimit tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r tâi hequr nga pĂ«rdorimi targat e automjeteve tĂ« lĂ«shuara nga Serbia dhe pĂ«r t'i zĂ«vendĂ«suar ato me targa tĂ« KosovĂ«s.
ĂĂ«shtja e dorĂ«heqjeve tĂ« pazgjidhura u rikthye nĂ« vĂ«mendje pasi, nĂ« mes tĂ« qershorit, ushtruesja e detyrĂ«s sĂ« presidentit, Albulena Haxhiu kĂ«rkoi nga KGJK dhe KPK qĂ« âpa vonesaâ ta kryejnĂ« obligim ligjor qĂ« tâia dorĂ«zojnĂ« asaj emrat e atyre qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje, me qĂ«llim qĂ« ajo, pĂ«rmes dekreteve tâi lirojĂ« nga detyra.
Më 21 korrik, Haxhiu liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë që kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022.
Vendimi i saj u mor pasi KPK refuzoi kërkesat e pesë prokurorëve dhe 15 punonjësve administrativë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për të tërhequr dorëheqjet e tyre.
Vendimi u kritikua nga BE-ja. Ditë më parë, Bashkimi Evropian kërkoi që partitë politike të mos i bëjnë presion KGJK-së në vendimarrje, pasi disa eksponentë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, kërkuan që këshilli të marrë vendim për moskthimin në punë të gjyqtarëve serbë.
Derisa Haxhiu tĂ« premten i bĂ«ri thirrje KGJK-sĂ« âtĂ« mos bjere pre e ndikimeve tĂ« askujt, qoftĂ« vendore apo ndĂ«rkombĂ«tare.
Në mbështetje të qëndrimit të Qeverisë doli edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi.
Kurse, avokati Ardian Bajraktari ka thënë për KosovaPress se vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës për refuzimin e kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve është i bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka shtuar se institucionet duhet të jenë të kujdesshme në raport me koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke folur për mundësinë e rikthimit të ish-prokurorëve në pozitat që kanë mbajtur më herët, Bajraktari ka thënë se ata mund të rikandidojnë nëse hapen konkurse dhe nëse i plotësojnë kriteret ligjore.
âReferuar sistemit prokurorial, duke qenĂ« se KĂ«shilli veçse ka marrĂ« vendim dhe, rrjedhimisht, i ka propozuar Presidentes, nĂ« referencĂ« tĂ« nenit 26 tĂ« ligjit, e njĂ«jta tashmĂ«, siç Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« publikisht, i ka liruar nga detyra pĂ«rmes dekreteve. NĂ« rast se palĂ«t, nĂ« kĂ«tĂ« rast ish-prokurorĂ«t, pretendojnĂ« qĂ« u janĂ« shkelur tĂ« drejtat e tyre, mund tâi drejtohen sistemit gjyqĂ«sor, pĂ«rkatĂ«sisht gjykatave tĂ« rregullta, pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar mbrojtjen gjyqĂ«sore tĂ« tĂ« drejtave tĂ« tyre. Po ashtu, nĂ« rast se shpallet konkurs, tĂ« njĂ«jtit nuk privohen nga e drejta qĂ« tĂ« rikandidojnĂ« dhe, nĂ«se i plotĂ«sojnĂ« kriteret dhe kalojnĂ« me sukses fazĂ«n e rekrutimit, mund tĂ« bĂ«hen sĂ«rish prokurorĂ«â, ka deklaruar Bajraktari.
Ai ka folur edhe për ndikimin që do të mund të kishte rikthimi i tyre në sistemin e drejtësisë, duke thënë se përfaqësimi i komuniteteve është një e drejtë e garantuar, por se për këta individë mund të ketë pasoja në besimin e publikut.
Në fund, ai ka theksuar se një marrëveshje politike nuk do të ishte e mjaftueshme për rikthimin e tyre, pasi duhet të respektohen procedurat ligjore. /KP/
Në ditët e fundit çmimet e derivateve janë rritur dukshëm, e për këtë sot u pronocua dhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Ai tha se situata po monitorohet dhe sipas nevojës edhe do të reagohet.
âNdjekim situatĂ«n me naftĂ«n. Ne ende jemi vend, i cili Ă«shtĂ« me çmimet mĂ« tĂ« ulĂ«ta nĂ« rajon kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r benzinĂ«n dhe dizelin. Do tĂ« reagojmĂ« ashtu siç kemi reaguar edhe deri mĂ« tani. QytetarĂ«t duhet tĂ« jenĂ« tĂ« qetĂ«. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« jemi shteti me çmimin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« benzinĂ«s dhe dizelit edhe pse Ă«shtĂ« prodhim i bursĂ«s dhe nuk Ă«shtĂ« prodhim qĂ« varet nĂ«se Ă«shtĂ« biznesmen mĂ« i mirĂ« apo mĂ« i keq, politikan mĂ« i mirĂ« apo mĂ« i keq. TĂ« gjithĂ« blejmĂ« nga vendi i njĂ«jtĂ«â, deklaroi Mickoski.
Kristian Prenga ishte shumë afër që të shkruante njërën prej befasisë më të mëdha në historinë e boksit, në përballjen e së shtunës mbrëma ndaj Anthony Joshuas.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Joshua, pritej lehtësisht të triumfonte ndaj Prengës në duelin e zhvilluar në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite.
Megjithatë, Prenga nuk e kishte lexuar një skenar të tillë. 35-vjeçari, i cili hyri në këtë sfidë me bilanc 20-1 dhe me të gjitha 20 fitoret e tij të arritura me nokaut, doli fuqishëm që në start dhe e befasoi kundërshtarin në raundin e parë.
Boksieri shqiptar regjistroi dy rrëzime ndaj rivalit të tij gjatë minutave të para, duke dominuar plotësisht zhvillimet në ring.
NjĂ« fitore surprizĂ« dukej shumĂ« pranĂ«, por shpresat e PrengĂ«s pĂ«r tâu larguar nga Arabia Saudite me triumfin mĂ« tĂ« madh tĂ« karrierĂ«s u shuan nĂ« raundin e dytĂ«, kur Joshua e rrĂ«zoi me njĂ« goditje tĂ« fuqishme me tĂ« djathtĂ«n.
Kristian Prenga IN TEARS AS HE LEAVES Arena after dropping Anthony Joshua 3 times in round 1 pic.twitter.com/Q2eMmTKaCk â Boxing King Media (@boxingkingmedia) July 25, 2026
Prenga nuk arriti të rikuperohej në kohë dhe Joshua u shpall fitues i takimit. Pas meçit, Joshua e vlerësoi Prengën në intervistën e tij. Ai tha:
"ĂshtĂ« djalĂ« i fortĂ« dhe mendoj se Eddie [Hearn] tani dĂ«shiron ta nĂ«nshkruajĂ« atĂ«!"
"Ai do të bëjë shumë mirë dhe ka një të ardhme të ndritur. Ndoshta me pak më shumë përvojë, do të jetë aty me pjesën tjetër prej nesh."
"Ai është i fortë, i qëndrueshëm dhe më dha një test të mirë, por kështu veprojnë kampionët, ne ngrihemi. Rrëzohemi dhe ngrihemi përsëri. Kështu është jeta."
Ndërkohë, Prenga u pa tepër i mërzitur teksa po largohej nga arena. Janë publikuar pamje prekëse të 35-vjeçarit, i cili u pa me lot në sy teksa pozonte për fotografi pas humbjes së tij./Telegrafi/
Presidenti Donald Trump e ka ripërsëritur kërcënimin e tij për të ndërtuar një barrierë filtri ajri midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Trump përdori platformën e tij Truth Social të shtunën në mbrëmje për të ndarë një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të propozimit të tij "Barrierës së Filtrit të Ajrit të Amerikës së Veriut".
Imazhi përshkruante një filtër të madh që rreshtonte kufirin midis shteteve veriore të SHBA-së dhe Kanadasë.
Presidenti të hënën vendosi një tarifë prej 50 përqind ndaj Kanadasë për shkak të tymit të zjarreve që ka mbytur qytetet amerikane.
Shtëpia e Bardhë tha në një fletë faktesh se tarifat do të hynin në fuqi brenda 30 ditësh dhe do të mbulonin "produkte që variojnë nga vera te shkopinjtë e hokejit dhe çimentoja".
Një zyrtar i administratës Trump tha se presidenti amerikan kishte kërkuar gjithashtu që ndihmësit e tij të shqyrtonin tarifat shtesë ndaj Kanadasë, pasi akuzoi vendin se "hyri dhe helmoi ajrin tonë".
Kjo ndodhi pasi Trump deklaroi se Kanadaja ka diskriminuar padrejtësisht makinat, alkoolin dhe produktet e qumështit amerikanë.
Trump javĂ«n e kaluar tha se SHBA-tĂ« po âpushtoheshin nga ajri i ndyrĂ«, i ndotur dhe i pashĂ«ndetshĂ«m, cilĂ«sia e tĂ« cilit Ă«shtĂ« e rrezikshme dhe krejtĂ«sisht e papranueshmeâ.
Ai gjithashtu u zotua ta mbante âKanadanĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r faktin se ata nuk po i mirĂ«mbajnĂ« siç duhet pyjet dhe shkurret e tyreâ.
Trump më pas i tërhoqi tarifat e papritura ndaj kryeministrit kanadez Mark Carney pasi u takua me udhëheqësin liberal një ditë më parë në finalen e Kupës së Botës, ku të dy dukeshin shumë të dashur.
Carney paralajmëroi se tarifat kanë dëmtuar njerëzit në të dyja anët e kufirit dhe se ai ishte gati të punonte për të forcuar vendin e tij dhe për të mbështetur punëtorët kanadezë.
Më shumë se 70 përqind e eksporteve të Kanadasë shkojnë në SHBA, duke e bërë Amerikën partnerin e saj më të madh tregtar.
Carney tha se Kanadaja po intensifikon negociatat me SHBA-në për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare, por është e përgatitur të përgjigjet nëse kërcënimi i Trump për tarifa prej 50 përqind mbi mallrat kanadeze hyn në fuqi.
"Nëse këto tarifa, ose masa të tjera hyjnë në fuqi, ka një gamë të plotë gjërash që mund të bëjmë në këtë drejtim", tha Carney pas takimit me kryeministrat dhe udhëheqësit territorialë të Kanadasë në Charlottetown, Ishulli Prince Edward të enjten.
Carney tha se "gjithçka është në tryezë" nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje para se të hyjnë në fuqi tarifat.
"Nuk kemi nevojë të përgjigjemi paraprakisht. Në fakt, mendoj se do të ishte kundërproduktive në këtë fazë të përgjigjeshim paraprakisht", tha ai.
Tarifat e reja mbulojnë një gamë të gjerë mallrash, duke përfshirë mjaltin, pijet alkoolike, çimenton, produktet e qumështit, disa produkte druri, shkopinj hokeji dhe artikuj të tjerë.
Ato përjashtojnë produktet e energjisë, potasin, peshkun dhe mineralet kritike, por do të përfshijnë mallrat e mbrojtura më parë nga taksat e importit nga Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada, ose USMCA.
Ai pakt tregtar i vitit 2020 nuk u rinovua nga SHBA-të, duke shkaktuar një sërë të re negociatash që mund të zgjasin deri në vitin 2036.
Carney tha se kërcënimi me tarifa mund të jetë një taktikë negociuese nga SHBA-të.
"Kemi parë një sërë negociatash tregtare që SHBA-të kanë ndërmarrë dhe normalisht ka një afat kohor. Normalisht ka një tarifë të tepërt që shoqërohet me atë afat kohor", tha ai.
Carney beson se ekziston një gatishmëri midis zyrtarëve amerikanë për të arritur një marrëveshje tregtare.
Trump dhe Carney folën për zjarret në Ontario që shkaktuan re të mëdha tymi që mbuluan qytetet në të gjithë SHBA-në gjatë takimit të tyre në finalen e Kupës së Botës të dielën e kaluar.
Presidenti tha se biseda shkoi mirĂ«, "Por unĂ« i thashĂ«, duhet t'i ndalosh kĂ«to zjarre qĂ« tĂ« vijnĂ« dhe tĂ« helmojnĂ« ajrin tonĂ« ajri ynĂ« po helmohetâ.
"Kam një marrëdhënie të mirë me Mark Carney, por e dini, duhet t'i ndalojmë zjarret atje lart", tha Trump.
"Nëse mund t'i ndihmojmë, do t'i ndihmojmë - por ndoshta duhet të na paguajnë disa dëmshpërblime ose diçka të tillë, ose [ne] duhet të vendosim disa tarifa", kërcënoi ai më pas. /Telegrafi/
Meghan Markle bĂ«ri debutimin e saj si gjyqtare e ftuar nĂ« âMasterChef Australiaâ, ku kĂ«rkoi tĂ« mos pĂ«rdorej titulli âDukeshĂ«â, por tĂ« thirrej thjesht Meghan.
GjatĂ« hyrjes sĂ« saj nĂ« kuzhinĂ«n e spektaklit, moderatorja Poh Ling Yeow e pyeti: âTĂ« quaj DukeshĂ«?â, ndĂ«rsa Meghan u pĂ«rgjigj: âOh, mĂ« thĂ«rritni Meghan. Absolutisht, poâ.
Dukesha e Sussex-it, 44 vjeçe, u shfaq në emision pas vizitës së saj në Australi me Princin Harry në prill, shkruan DailyMail.
Ajo foli me emocion për lidhjen e saj me vendin, duke kujtuar se gjatë vizitës së parë atje, tetë vite më parë, ajo dhe Harry njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë, Archie.
Gjatë sfidës së gatimit, konkurrentët përgatitën pjata të frymëzuara nga përbërësit e zgjedhur prej Meghan, ndërsa ajo i këshilloi të gatuanin me zemër dhe të mos harronin të shijonin procesin.
Ajo theksoi se ushqimi për të është një mënyrë për të shprehur dashurinë ndaj familjes dhe njerëzve të afërt. /Telegrafi/
Real Madridi ka vendosur të mos e ndjekë këtë verë transferimin e Michael Olise, pavarësisht interesimit të madh që vazhdon të ketë për anësorin e Bayern Munichut.
Sipas Fabrizio Romanos, gjiganti spanjoll e ka njoftuar Bayernin disa ditë më parë se nuk do të tentojë të prishë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy klubeve duke shtyrë për një transferim, sidomos në një kohë kur kampioni i Gjermanisë e konsideron futbollistin francez të paprekshëm.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se është një admirues i madh i Olises dhe do të dëshironte ta sillte një ditë në Santiago Bernabeu. Megjithatë, klubi madrilen do të veprojë vetëm nëse Bayerni jep sinjale se është i gatshëm ta shesë.
NĂ« vend tĂ« tij, âLos Blancosâ kanĂ« pĂ«rqendruar gjithĂ« vĂ«mendjen te afrimi i Yan Diomandes, me negociatat pĂ«r anĂ«sorin e RB Leipzigut qĂ« po ecin mirĂ«.
Edhe pse një transferim i Olises është jashtë tavolinës për këtë verë, Real Madridi nuk e ka harruar interesimin afatgjatë për të. Klubi pritet ta monitorojë nga afër situatën e 24-vjeçarit dhe mund të rikthehet në garë nëse Bayerni hap derën për negociata në të ardhmen./Telegrafi/
Pas dorĂ«zimit tĂ« dokumentit strategjik âBesaâ te deputetĂ«t e PartisĂ« Socialiste, si njĂ« shenjĂ« reflektimi pĂ«r protestĂ«n, kreu i qeverisĂ« ka reaguar sĂ«rish pĂ«r protestuesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj qëndrimeve të protestuesve, të cilët kanë deklaruar se nuk kërkojnë dialog apo negociata, por dorëheqjen e tij.
âMĂ« vijnĂ« nĂ« mĂ«nyra tĂ« ndryshme nĂ«pĂ«rmjet WhatsApp-it, nga miq apo tĂ« panjohur, biseda me sorra dhe magja pas fjalimit tim pĂ«r Bulevardin e Flamingos. NjĂ«ri prej tyre, tĂ« cilin e kam dĂ«gjuar edhe me audion origjinale nga poshtĂ« dritares sĂ« zyrĂ«s, dĂ«shiron njĂ« koment: Ata vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«risin se nuk duan âdialogâ, nuk ka ânegociataâ, nuk do tĂ« japin âbesimâ, duan vetĂ«m dorĂ«heqjen time! NjĂ« keqkuptim i madh. AsnjĂ«ri prej tyre nuk mĂ« ka dhĂ«nĂ« kurrĂ« votĂ«, nuk kam kontratĂ« me asnjĂ«rin prej tyre dhe as nuk mĂ« ka shkuar ndĂ«rmend tĂ« prish kontratĂ«n me 800,000 shqiptarĂ«, midis tĂ« cilĂ«ve ka edhe shumĂ« flamingo!â, shkruan Rama.
Kryeministri theksoi se fjalimi i tij ishte drejtuar atyre që, sipas tij, kanë votuar për qeverinë dhe jo protestuesve që kërkojnë largimin e tij.
âFjalimi im ishte pĂ«r mĂ«simet qĂ« nxora nga flamingot dhe iu drejtua atyre, jo sorrave tĂ« zeza qĂ« mblidhen çdo natĂ« nĂ« bulevard pasi flamingot janĂ« larguar. NĂ« atĂ« fjalim, magja dhe sorrat ishin pjesĂ« e saj, sepse ato janĂ« ana e errĂ«t e protestĂ«s, por jo sepse ato kanĂ« njĂ« pjesĂ« nĂ« ato mĂ«sime ose nĂ« detyrimet e nxjerra nga ato mĂ«simeâ, shkruan ai.
Ai shtoi se protestuesit kanë të drejtë të vijojnë kërkesën e tyre për dorëheqje deri në vitin 2029, duke theksuar se kjo është pjesë e lirisë dhe funksionimit të demokracisë.
âNdaj, le tĂ« mos lodhen fare laraskat dhe korbat duke refuzuar BESIMIN, sepse BESIMI ynĂ« nuk ka asnjĂ« lidhje me ta, dhe le tĂ« mos ndalojnĂ« sĂ« ardhuri poshtĂ« dritares sime me kĂ«rkesĂ«n pĂ«r dorĂ«heqje deri nĂ« vitin 2029, nĂ«se duan! Sepse liria Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« edhe pĂ«r ta dhe demokracia funksionon njĂ«soj pĂ«r tĂ« gjithĂ«. NdĂ«rsa kontrata ime me shqiptarĂ«t nuk varet nĂ« asnjĂ« pikĂ« tĂ« vetme prej tyre, por Ă«shtĂ« pronĂ« e tĂ« gjithĂ« atyre me tĂ« cilĂ«t e kam nĂ«nshkruar, si dhe gurthemeli i jetĂ«s demokratike.â, shkruan kryeministri./euronews/
Dobrindt, gjithashtu dha më shumë detaje në lidhje me të kaluarën e sulmuesit.
Ai theksoi se Abdul B ka lindur në Gjermani në vitin 2005 dhe ka një prejardhje libaneze. Nëna e tij u bë shtetase gjermane e natyralizuar në vitin 2002.
B ishte dënuar më parë me një vit e dhjetë muaj burg, shtoi ministri i Brendshëm. Megjithatë, ky dënim u reduktua në një dënim jo-burgosës për shkak të një ankese ligjore. /Telegrafi/
Koreja e Jugut njoftoi 950 miliardë dollarë në iniciativa të reja të AI-së që përfshijnë Samsung Electronics, SK Group dhe firma teknologjike amerikane, ndërsa liderët globalë të AI-së nxitojnë të plotësojnë mungesën e çipave më të shpejtë për të fuqizuar dhe zhvilluar sisteme më të përparuara.
SK Group ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 750 miliardë dollarë, duke përfshirë SK Hynix një partneritet të ri me Nvidia me vlerë më shumë se 500 miliardë dollarë, tha Shtëpia Blu presidenciale e Koresë së Jugut pas një samiti të AI-së të organizuar nga presidenti Lee Jae Myung në San Francisko.
Samsung Electronics tha se kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Broadcom që mbulon deri në 200 miliardë dollarë në çipat e memories, shërbimet e shkrirjes dhe paketimin e avancuar, transmeton Telegrafi.
Marrëveshjet janë lëvizjet e fundit nga firmat amerikane të AI-së që shpresojnë të sigurojnë furnizimin, pasi kërkesa për çipa dhe infrastrukturë kompjuterike tejkalon furnizimin, duke i shtyrë kompanitë e teknologjisë drejt partneriteteve më të ngushta me liderët e gjysmëpërçuesve dhe memories të Koresë së Jugut.
Duke folur në samit, Lee tha se Koreja e Jugut do të udhëheqë rrugën drejt një epoke të re të AI-së në partneritet me kompanitë globale të teknologjisë, duke e vënë në dispozicion "ekosistemin e saj dinamik të AI-së" për të zgjeruar tregun global për përdorim industrial dhe personal të AI-së.
Ai zbuloi një "Deklaratë të AI-së të San Franciskos" që përshkruante ambiciet e IA-së të Koresë së Jugut për bashkëpunim teknologjik me Shtetet e Bashkuara.
"Do të doja të paraqes një vizion për të ardhmen e IA-së dhe të propozoj bashkëpunim global për ta bërë atë të ndodhë", tha Lee.
Lee u takua veçmas me CEO-n e Nvidia-s, Jensen Huang, CEO-n e OpenAI, Sam Altman, CEO-n e Anthropic, Dario Amodei dhe CEO-n e Broadcom, Hock Tan, përpara se të bashkohej me samitin. /Telegrafi/
Nëse e keni ndezur ndonjëherë makinën tuaj në një mëngjes të ftohtë vetëm për t'u përshëndetur nga një dritë paralajmëruese e presionit të gomave që ndriçon, nuk jeni vetëm.
Kjo u ndodh miliona shoferëve çdo vjeshtë dhe dimër, shpesh pa asnjë gozhdë ose shpim në horizont. Fajtori nuk është goma juaj - është fizika themelore, transmeton Telegrafi.
Ndërsa temperaturat bien, ajri brenda gomave tuaja bëhet më i dendur dhe ushtron më pak presion në muret e gomës.
Edhe pse sasia e ajrit brenda gomës nuk ka ndryshuar, leximi i presionit ka ndryshuar. Dhe nëse ky presion bie nën pragun e vendosur nga Sistemi i Monitorimit të Presionit të Gomave (TPMS) i automjetit tuaj, drita paralajmëruese në panelin e kontrollit ndizet.
Një rregull i mirë praktik është se presioni i gomave zvogëlohet me afërsisht 1 PSI për çdo rënie prej 10 gradë Fahrenheit në temperaturën e jashtme. Kjo mund të mos tingëllojë shumë, por shtohet shpejt.
Imagjinoni sikur i keni fryrë gomat tuaja në 35 PSI të rekomanduara në një pasdite të ngrohtë prej 40 gradësh. Një front i ftohtë i papritur që ul temperaturat në 25 gradë mund të ulë presionin me rreth 4 PSI. Kjo i lë gomat tuaja në afërsisht 31 PSI - shpesh mjaftueshëm të ulëta për të aktivizuar paralajmërimin TPMS.
E kundërta ndodh kur temperaturat rriten. Presioni i gomave rritet natyrshëm ndërsa ajri brenda ngrohet, prandaj kontrollimi i gomave pas një udhëtimi të gjatë në autostradë mund të japë një lexim më të lartë sesa kontrollimi i tyre gjëja e parë në mëngjes.
Pse ka rëndësi?
Ngasja me goma të pafryra ndikon më shumë sesa vetëm në dritën paralajmëruese. Presioni i ulët i gomave mund të:
Ulë ekonominë e karburantit
Rritë konsumimin e gomave
Bëjë që drejtimi të ndihet i ngadaltë
Rritë distancat e frenimit
Rritë rrezikun e dëmtimit të gomave pas goditjes në gropa ose mbeturina rrugore
Edhe disa PSI nën presionin e rekomanduar mund të bëjnë një ndryshim të dukshëm me kalimin e kohës.
ĂshtĂ« joshĂ«se tĂ« injorosh paralajmĂ«rimin pasi zhduket mĂ« vonĂ« gjatĂ« ditĂ«s, veçanĂ«risht nĂ«se dielli ngroh gjĂ«rat. Por drita po bĂ«n pikĂ«risht atĂ« qĂ« duhet tĂ« bĂ«jĂ«.
Në vend që ta rivendosni sistemin, merrni një matës presioni të gomave dhe kontrolloni të katër gomat - plus gomën rezervë nëse automjeti juaj përdor një me sensor presioni. Presioni i saktë zakonisht mund të gjendet në afishen brenda kornizës së derës së shoferit, jo në murin anësor të gomës.
Nëse drita paralajmëruese ndizet përsëri pasi t'i keni fryrë gomat në presionin e duhur, mund të keni një rrjedhje të ngadaltë, valvulë të dëmtuar ose shpim që duhet të inspektohet.
Një vështrim i shpejtë në Reddit tregon se sa të zakonshme janë paralajmërimet TPMS për mot të ftohtë. Në një postim në r/tires, një shofer tha se drita e tyre e presionit të ulët të gomave shfaqej çdo dimër pavarësisht se gomat ishin të mbushura në 35 PSI të rekomanduar.
Përdorues të tjerë shpjeguan se rënia ishte shkaktuar ndoshta nga temperaturat më të ftohta që ulnin presionin e gomave dhe rekomanduan të kontrolloni gomat kur janë të ftohta para se të shtonin ajër.
I njëjti problem është shfaqur në komunitete të ndryshme automjetesh. Një pronar i Honda Element përshkroi dritën paralajmëruese të presionit të gomave që shfaqej gjatë mëngjeseve më të ftohta, pastaj zhdukej pasi temperaturat ngroheshin.
Komentuesit theksuan se ajri i ftohtë mund ta ulë presionin e gomave mjaftueshëm sa për të aktivizuar sistemin TPMS, edhe kur nuk ka ndonjë shpim ose rrjedhje të vërtetë.
Drita paralajmëruese e presionit të gomave nuk është domosdoshmërisht lajm i keq kur temperaturat bien. Më shpesh, ajo thjesht po i përgjigjet ajrit të ftohtë dhe rënies natyrale të presionit të gomave që vjen me të.
Zgjidhja zakonisht është e shpejtë: Kontrolloni presionin e gomave kur gomat janë të ftohta, fryjini ato sipas specifikimeve të rekomanduara nga prodhuesi dhe bëjeni zakon t'i kontrolloni ato të paktën një herë në muaj - veçanërisht kur ndryshojnë stinët.
ĂshtĂ« njĂ« nga detyrat mĂ« tĂ« lehta tĂ« mirĂ«mbajtjes qĂ« mund tĂ« bĂ«ni dhe mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« sigurinĂ« tuaj, tĂ« zgjasĂ« jetĂ«gjatĂ«sinĂ« e gomave dhe madje t'ju kursejĂ« pak para nĂ« pompĂ«n e benzinĂ«s. /Telegrafi/
VLEN ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se me veprimet e tij po e zhvlerëson politikën shqiptare dhe po punon kundër interesave të shqiptarëve në vend.
Në një komunikat për media, VLEN akuzon se udhëheqësia e BDI-së po bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, dhe se ky veprim është në kundërshtim me një nga parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas VLEN-it, drejtuesit e BDI-sĂ« mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r mĂ«nyrĂ«n e qeverisjes gjatĂ« 22 viteve tĂ« fundit nĂ« koalicion me LSDM-nĂ« dhe OBRM-PDUKM-nĂ«, duke i akuzuar pĂ«r keqqeverisje, korrupsion dhe dĂ«shtim nĂ« pĂ«rfaqĂ«simin e interesave tĂ« shqiptarĂ«ve. Sipas VLEN qytetarĂ«t shqiptarĂ« nuk dĂ«shirojnĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohen nga, siç thuhet nĂ« reagim, ânjerĂ«z qĂ« kanĂ« keqpĂ«rdorur dhe pĂ«rvetĂ«suar fonde tĂ« Bashkimit Evropianâ dhe qĂ« nuk kanĂ« arritur tĂ« zgjidhin probleme themelore, si furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m. VLEN mĂ« tej akuzon se njĂ« grup i vogĂ«l rreth kryetarit tĂ« BDI-sĂ«, Ali Ahmeti, po kĂ«rkon afrim politik me OBRM-PDUKM-nĂ« pĂ«r tĂ« shmangur, sipas tyre, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« penale pĂ«r veprimet gjatĂ« qeverisjeve tĂ« kaluara.
Në reagim thuhet gjithashtu se përpjekjet për të paraqitur situatën sikur të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm për faktin se BDI nuk është pjesë e qeverisë, përbëjnë, sipas VLEN-it, një strategji politike në shërbim të interesave të së djathtës maqedonase dhe dëmtojnë kauzën shqiptare.
Kolonët izraelitë u kanë vënë flakën dy xhamive, si dhe makinave dhe tokave bujqësore në Bregun Perëndimor të pushtuar, thonë zyrtarët palestinezë, ndërsa tensionet në territor vazhdojnë të rriten.
Sulmet e fundit vijnë dy ditë pas një përplasjeje midis kolonëve dhe palestinezëve pranë fshatit Tal, ku mbetën të vdekur katër palestinezë dhe dy izraelitë.
Ky përballje e ka përkeqësuar më tej situatën në Bregun Perëndimor, i cili ka parë dhunë gjithnjë e në rritje nga kolonët ekstremistë kundër palestinezëve, të inkurajuar nga elementë të ekstremit të djathtë në qeverinë aktuale izraelite.
Raportet palestineze thonë se dy fshatra në Bregun Perëndimor të pushtuar u sulmuan nga kolonët gjatë natës - me makina të vandalizuara, prona të vjedhura dhe grafite urrejtjeje të pikturuara në mure.
Kryebashkiaku i Kusrës tha se kolonët i vunë flakën një xhamie që ishte në ndërtim e sipër.
Abdul Azim Wadi tha se kolonët pikturuan grafite që përfshinin fjalën "hakmarrje" në muret e xhamisë.
Ushtria izraelite ka thënë se trupat janë dërguar në Kusra dhe se policia do të hetojë dhe mbledhë prova.
Zyrtarët palestinezë thonë se në një incident të veçantë, kolonët i vunë zjarrin një xhamie tjetër në fshatin Kour dhe shkruan slogane në muret e saj.
Që nga përplasja vdekjeprurëse e së premtes në Tal, palestinezët thonë se ka pasur sulme të shumta të kolonëve në fshatra në të gjithë Bregun Perëndimor.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë kryer bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra palestinezë në atë që quhet një operacion "kundër terrorizmit".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj incidentit në Tal duke u zotuar të ndërmarrë "veprime të fuqishme".
Kjo përfshin edhe prishjen e mundshme të shtëpive të dy prej palestinezëve që dyshohet se ishin të përfshirë.
Ka pasur një rritje të ndjeshme të sulmeve të kolonëve në Bregun Perëndimor në muajt e fundit.
Kjo ka tërhequr dënim ndërkombëtar, por ka treguar pak ose aspak shenja se do të përmbyset. Situata ishte përkeqësuar që para sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Por që kur shpërtheu lufta pasuese e zhvilluar nga Izraeli kundër Hamasit në Gaza, dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar.
OKB thotë se 1,114 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, shumica dërrmuese nga IDF. Ajo thotë se të paktën 35 nga vdekjet kanë përfshirë sulme nga kolonët.
Ajo thotë se 41 izraelitë, përfshirë civilë dhe personel sigurie, janë vrarë në sulmet palestineze ose gjatë operacioneve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza.
Izraeli ka ndërtuar qindra vendbanime që strehojnë 700,000 hebrenj që kur pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor - tokë që palestinezët duan, së bashku me Gazën, për një shtet të ardhshëm të shpresuar - gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967.
Rreth 3.3 milionë palestinezë jetojnë përkrah tyre. Vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. /Telegrafi/
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë tri marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshjet do të përfshijnë fushat e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri Konjufca dhe ministri Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.
Takimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve do të zhvillohen më 27 korrik, në ora 09:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë. /Telegrafi/
Paris Saint-Germaini thuhet se ka hyrë befas në garë për Rodrin, jo vetëm për të forcuar mesfushën, por edhe si reagim ndaj lëvizjes së Real Madridit për Yan Diomande.
Sipas Fabrizio Romanos, interesi i rinovuar i PSG-së për mesfushorin e Manchester Cityt po shihet gjerësisht në merkato si përgjigje ndaj faktit që Real Madridi ua ka rrëmbyer marrëveshjen për anësorin e RB Leipzigut.
Kampioni francez kishte arritur më parë marrëveshje për kushtet personale me Diomanden, por më pas Real Madridi hyri në garë dhe e bindi lojtarin që të bëjë prioritet një kalim në Spanjë.
Pavarësisht përpjekjeve të PSG-së, Real Madridi mbetet i bindur se po avancon në të dyja pistat. Diomande tashmë ka arritur marrëveshje verbale me klubin madrilen, ndërsa edhe Rodri raportohet se po e sheh një rikthim në Spanjë si prioritet, përpara çdo oferte financiare tjetër.
Edhe nëse PSG-ja paraqet një ofertë më të lartë, raportimet sugjerojnë se preferenca e fituesit të Topit të Artë nuk ka ndryshuar.
Aktualisht, Real Madridi beson se ndodhet nĂ« pozitĂ«n mĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r tâi finalizuar tĂ« dy transferimet pĂ«rpara mbylljes sĂ« afatit kalimtar./Telegrafi/
Departamenti i Transportit i Ohajos tha se trafiku u bllokua në një autostradë të ngarkuar, kur një kamion i aksidentuar humbi ngarkesën e tij me turshi në rrugë.
Rruga u mbyll ndërsa ekipet punuan për të pastruar kamionin dhe turshitë nga rruga, transmeton Telegrafi.
Shoferi nuk u lëndua, por departamenti tha se "turshitë, megjithatë, janë të shpuara". /Telegrafi/
There was quite a pickle this today on SR 316 in Pickaway County đ„
The roadway is currently closed due to a crash involving a truck hauling pickles. Thankfully, the driver was uninjured. The pickles, however, are speared.
Studimi i ri ngre alarmin për ushqimet ultra të përpunuara: edhe një rritje e vogël e konsumit ditor lidhet me dobësim të përqendrimit dhe funksioneve njohëse, ndërsa as një dietë përgjithësisht e shëndetshme mund të mos e neutralizojë plotësisht efektin
Sipas studimit, të realizuar nga studiuesit e Universitetit Monash në Australi dhe të publikuar në revistën Alzheimer's & Dementia: Diagnosis, Assessment & Disease Monitoring, një rritje prej 10 për qind e konsumit ditor të ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me dobësimin e vëmendjes dhe me një rrezik më të lartë për demencë, krahas më shumë se 30 pasojave të tjera të pafavorshme për shëndetin.
Duke u bazuar në konsumin mesatar të ushqimit të popullsisë në Australi, ku u zhvillua studimi, studiuesit analizuan ndikimin që mund të ketë një sasi prej rreth 150 gramësh ushqime ultra të përpunuara në ditë.
âPĂ«r tâi vendosur rezultatet tona nĂ« njĂ« kontekst mĂ« tĂ« kuptueshĂ«m, njĂ« rritje prej 10 pĂ«r qind e konsumit tĂ« ushqimeve ultra tĂ« pĂ«rpunuara Ă«shtĂ« afĂ«rsisht e barabartĂ« me shtimin e njĂ« pakete standarde patatinash nĂ« ushqimin e pĂ«rditshĂ«mâ, shpjegon dr. Barbara Cardoso, autorja kryesore e studimit, transmeton Telegrafi.
Ushqimi i shëndetshëm nuk e neutralizon domosdoshmërisht dëmin
Ushqimet ultra të përpunuara dallojnë nga ushqimet e zakonshme si për nga përbërja, ashtu edhe nga mënyra e prodhimit.
NĂ« kĂ«tĂ« kategori hyjnĂ« produkte si patatinat e paketuara, makaronat instant, pijet energjike dhe ushqimet e gatshme tĂ« ngrira. NĂ« studim, ato pĂ«rshkruhen si âformulime industriale tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga pĂ«rbĂ«rĂ«s tĂ« rafinuar dhe aditivĂ«, me pĂ«rmbajtje minimale tĂ« ushqimeve tĂ« plotaâ.
Këto produkte zakonisht përmbajnë konservues, ëmbëltues, yndyra, emulsifikues dhe ngjyrues artificialë.
Studimi gjithashtu tregoi se efektet negative që lidhen me një rritje relativisht të vogël të konsumit të përditshëm të ushqimeve ultra të përpunuara nuk neutralizohen domosdoshmërisht nga pjesa tjetër e një diete të shëndetshme.
Pjesëmarrësit në studim ndiqnin edhe parimet e dietës mesdhetare, e cila mbështetet kryesisht në ushqime të shëndetshme dhe konsiderohet një tregues i mirë i cilësisë së të ushqyerit, i lidhur në mënyrë të vazhdueshme me shëndetin më të mirë të trurit dhe funksioneve njohëse.
Ushqimet ultra të përpunuara po zënë gjithnjë e më shumë vend në dietën e përditshme. Sipas të dhënave të cituara në studim, në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar këto produkte përbëjnë rreth gjysmën e kalorive totale të konsumuara nga popullsia. /Telegrafi/
Rita Ora ka folur hapur për fëmijërinë e saj si refugjate dhe rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar, duke u shprehur se është krenare për origjinën e saj si emigrante.
KĂ«ngĂ«tarja 35-vjeçare, e cila po punon aktualisht nĂ« albumin e saj tĂ« katĂ«rt dhe sĂ« fundmi u rikthye nĂ« rolin e MbretĂ«reshĂ«s sĂ« Zemrave nĂ« âDescendantsâ, ka treguar se rruga drejt famĂ«s ka nisur nga njĂ« periudhĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« e jetĂ«s sĂ« saj.
Rita lindi në Prishtinë, por familja e saj u largua nga Kosova gjatë periudhës së persekutimit të shqiptarëve etnikë në fillim të viteve të 90-ta.
Prindërit e saj, Vera dhe Besniku, nisën një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar, ku mësuan gjuhën angleze dhe ndërtuan gjithçka nga fillimi, shkruan DailyMail.
Nëna e saj, e cila ishte mjeke, u rikualifikua si psikiatre, ndërsa babai i saj ndryshoi profesion dhe nisi të merrej me biznes, duke menaxhuar edhe një pub në Londër.
Në një intervistë për The Times, Rita tha se ndihet mirënjohëse për mundësitë që ka pasur dhe për edukimin e marrë.
âE tĂ«ra qĂ« di Ă«shtĂ« se jam gjithmonĂ« mirĂ«njohĂ«se pĂ«r arsimin qĂ« kam marrĂ« dhe krenare qĂ« jam emigranteâ, u shpreh ajo.
Artistja shtoi se shumĂ« emigrantĂ« kanĂ« njĂ« energji tĂ« veçantĂ« dhe njĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« madhe pĂ«r tâu pĂ«rmirĂ«suar, duke theksuar se historia e shumĂ« artistĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj lidhet me rrĂ«njĂ« emigrante.
Përveç muzikës, Rita ka folur edhe për planet e saj në kinematografi, duke zbuluar se do të dëshironte të luante në një film të bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.
Ăifti, i cili Ă«shtĂ« i martuar prej gati katĂ«r vitesh, do tĂ« festojĂ« pĂ«rvjetorin e martesĂ«s nĂ« gusht. /Telegrafi/