Normal view
Portreti i vërtetë (i errët) i Shqipërisë nën Ramën
Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale
Horoskopi 11 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Dashi
Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shume kujdes sepse ne çdo moment situata mund te dale jashtë kontrollit.
Demi
Dielli do jete planeti qe do e mbroje gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Qe ne pret e para te mëngjesit do mendoni ta suprimoni partnerin ne mënyrë qe ai ta ketë vëmendjen vetëm tek ju. Beqareve do iu rrahe zemra fort për një person qe për fatin e tyre te keq është ne një lidhje. Financat duhet t’i mbani ne gjendjen qe janë. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.
Binjaket
Jeta juaj ne çift do kaloje ne plan te pare gjate kësaj dite. Do bëni çfarë te mundni qe ta stabilizoni sa me pare situatën. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. financat do jene te qëndrueshme ne përgjithësi, megjithatë nuk duhet abuzuar me shpenzimet sepse situata edhe mund te tronditet serish.
Gaforrja
Dita e sotme do jete goxha e animuar dhe e mbushur me momente fantastike për ta a qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo moment. Nëse jeni ende beqare duhet te përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Neptuni do ndikoje mjaft ne planin financiar. Do jeni te qarte sa shpenzime te kryeni.
Luani
Do i zgjidhni një pjese te problemeve qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Edhe beqaret do jene me te kujdesshëm me hapat qe do hedhin. Vërtet e vuajnë vetminë, por nuk duhen bere sakrifica te rrezikshme vetëm për te pasur dike ne krah. Me financat bëni kujdes sepse mund edhe te përballeni me surpriza te këqija.
Virgjeresha
Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift, përkundrazi për disa do mbizotërojë rutina. Nga ana tjetër beqaret do kenë një dite shume energjike dhe te mbushur me takime te njëpasnjëshme. Gjithçka mund te ndryshoje për ta nëse vërtet e dëshirojnë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi, por me kujdes edhe mund t’ia dilni.
Peshorja
Ne orët e para te mëngjesit jeta juaj ne çift do ketë disa tronditje, por me kalimin e orëve situata do stabilizohet. Do ndiheni disi me te qete. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ne këtë mënyrë nuk do e lëndojnë veten. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me shume maturi sepse situata nuk do jete aspak e favorshme.
Akrepi
Jupiteri do sjelle fat ne jetën tuaj ne çift sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend princin e kaltër, pa e ditur se ai është shume me afër sesa ata e mendojnë. Financat do jene goxha te stabilizuara. Përfitoni për te kryer ndonjë investim te rëndësishëm.
Shigjetari
Kujdes mos e prekni partnerin ne pikat e tij te dobëta sot sepse ai nuk do jene ne humorin duhur dhe mund te keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë as sot personin e ëndrrave dhe here pas here do e vuajnë vetminë. Ne planin financiar duhet ti merrni gjerat me seriozisht dhe te mos prisni përkeqësimin e situatës për te marre masa.
Bricjapi
Mos krijoni iluzione te kota sot ne jetën tuaj ne çift dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë jeta e tyre mund te ndryshoje. Financat do fillojnë qe sot te kenë disa përmirësime. Shume shpejt gjendja do behet edhe me e favorshme.
Ujori
Lidhja me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit, megjithatë serish disa çështje do mbeten te pazgjidhura. Beqareve do iu shfaqet papritur një person interesant ne pamje dhe qe vlen me te vërtetë shume ne çdo ane. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Financat do kenë disa tronditje, megjithatë gjendja nuk do jete aq e keqe sa disa kohe me pare.
Peshqit
Asgjë e veçante nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni një dite te zakonshme, por fatmirësisht pa debate apo probleme. Beqaret do kenë njohje te reja me persona qe vërtet ja vlejnë për t’u pasur ne krah. Merrni kohen e duhur para se te kaloni ne një tjetër stad. Financat do kenë përmirësime fale një shume parash qe do merrni nga familjaret.
The post Horoskopi 11 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.
-
- Evropa presion SHBA-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë para takimit Trump-Putin në Alaksë/ Merz: Presioni ushtarak nuk është i mjaftueshëm
Evropa presion SHBA-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë para takimit Trump-Putin në Alaksë/ Merz: Presioni ushtarak nuk është i mjaftueshëm
Udhëheqësit evropianë po i bëjnë presion Uashingtonit që të shtrëngojë sanksionet ndaj Moskës përpara një takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska, i cili mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Ukrainës dhe si rrjedhojë për të ardhmen e sigurisë së BE-së. Në një samit të organizuar nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lamy dhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, këshilltarët e sigurisë evropiane dhe ukrainase argumentuan se Uashingtoni duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë përmes kërcënimeve me sanksione. Ky qëndrim mbështetet edhe nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili në deklaratat e tij sot të cituara nga Financial Times, argumentoi se Putini po vepron vetëm nën presion.
“Është e qartë se presioni ushtarak nuk është mjaftueshëm i fortë dhe se sanksionet e SHBA-së nuk janë zbatuar ende. Nëse ato zbatohen, ndikimi në ekonominë ruse do të jetë i rëndësishëm. I kam kërkuar presidentit të SHBA-së ta bëjë këtë. Ose në drejtim të rritjes së presionit ndaj Rusisë, ose në drejtim të bërjes së Rusisë të kuptojë se kjo luftë nuk mund të vazhdojë”, tha kancelari gjerman, i cili kishte planifikuar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së sot.
Në të njëjtën kohë, evropianët po ushtrojnë presion mbi Presidentin Volodymyr Zelensky që të marrë pjesë në takimin në Alaska, tha Merz për Financial Times. Zyrtarët evropianë kanë argumentuar gjithashtu se çdo marrëveshje e ardhshme armëpushimi duhet të zbatohet me sanksione të ashpra për çdo shkelje, për të siguruar që Rusia të mos mund të përfitojë ekonomikisht nga paqja përpara se të ndalojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.
Vance e quajti takimin e planifikuar një përparim të madh për diplomacinë amerikane, duke i thënë Fox News se qëllimi është të gjendet një zgjidhje e negociuar për territorin ku ndalen vrasjet. Zëvendëspresidenti i SHBA-së paralajmëroi gjithashtu Evropën se SHBA-të nuk do ta financojnë më Ukrainën siç ka bërë deri më tani.
“Nëse ju intereson kaq shumë ky konflikt, duhet të jeni të gatshëm të luani një rol më të drejtpërdrejtë dhe thelbësor në financimin e kësaj lufte”, tha ai.
Nga ana e saj, megjithatë, Evropa po i sheh asetet shtetërore të ngrira të Rusisë si një mjet presioni, me Brukselin që propozon idenë e përdorimit të aseteve për të financuar Ukrainën, sipas dy zyrtarëve të BE-së. Një propozim që po diskutohet do të përfshinte huazimin e parave të grumbulluara në shtëpinë belge të kliringut Euroclear nga asetet ruse me vlerë 190 miliardë euro dhe huazimin e tyre për Ukrainën, thanë ata.
“Në një moment mund të ketë një diskutim rreth asaj se çfarë do të ndodhë me këto asete nëse Rusia nuk e kompenson Ukrainën për dëmin që ka shkaktuar”, tha një zyrtar i lartë i BE-së për Financial Times.
Ndërsa Trump kërkon të diskutojë lëshime të mundshme territoriale me Putinin, evropianët kanë kërkuar garanci të forta sigurie për Ukrainën si pjesë të çdo marrëveshjeje.
“Garancitë e sigurisë janë me rëndësi të madhe për Ukrainën. Garancia më e fortë do të ishte që të mos ketë kufizime për forcat e armatosura të Ukrainës dhe për mbështetjen e vendeve të treta për Ukrainën”, tha një zyrtar i BE-së.
Evropa mbetet kundër çdo kufizimi ndaj ushtrisë ukrainase dhe mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën nga Perëndimi. Evropianët kanë paralajmëruar gjithashtu kundër një shkëmbimi territoresh, një ide që Trump e hodhi në pah javën e kaluar, duke pasur frikë se kjo do të përbënte një lëshim të Ukrainës ndaj Rusisë.
“Për çështjet territoriale, qëndrimi rus është shprehur në terma të një shkëmbimi territoresh, por duket më e mundshme që një shkëmbim i tillë do t’i sillte vetëm dobi Rusisë”, tha zyrtari i BE-së.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tha ABC të dielën se bisedimet do të trajtonin gjithashtu nevojën absolute për të njohur që Ukraina vendos vetë për të ardhmen e saj pa kufizime në madhësinë e trupave të saj, zyrtarë të lartë në Kiev kanë shprehur shqetësim se Trump mund të përpiqet të bëjë presion mbi Zelenskyn që të pranojë çdo marrëveshje të arritur për Alaskën. Zyrtarë të lartë ukrainas dhe evropianë thanë se prisnin që Putini të akuzonte presidentin ukrainas si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.
“Ne nuk mund ta pranojmë që Rusia të vazhdojë të kërcënojë të gjithë sistemin evropian të sigurisë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të ketë një paqe që do të shpërblente veprimin agresiv të Rusisë dhe potencialisht do të inkurajonte veprime të mëtejshme”, përfundoi Merz.
The post Evropa presion SHBA-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë para takimit Trump-Putin në Alaksë/ Merz: Presioni ushtarak nuk është i mjaftueshëm appeared first on Albeu.com.
-
- Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale
Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.
“Sot, më datë 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, në rrethin Sindırgı të qytetit Balıkesir ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnë inspektimet dhe vlerësimet në terren. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit”, thuhet në njoftim.
The post Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale appeared first on Albeu.com.
Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri
Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh.
Burime për mediat bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një masiv pyjor të dendur, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.
Zjarri po vijon të përhapet me shpejtësi, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga ajri me qëllim neutralizimin dhe vënien në kontroll të flakëve.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes dhe të jenë vigjilent. m.p.
Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani
Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave.
Ajo u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që autorët të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore. Presidentja e cilësoi keqardhje faktin që vitin e kaluar autorët u lanë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër në paraburgim, pavarësisht veprave të rënda për të cilat akuzoheshin.
Ajo komentoi edhe fotografitë e autorit të krimit të bëra në ambiente publike me figura të ndryshme të politikës, përfshirë atë vetë. Presidentja sqaroi se këto fotografi janë realizuar gjatë një aktiviteti festiv të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, personaliteteve politike dhe qytetarëve.
“Është po ashtu shqetësues manipulimi me qëllim të keqinformimit të opinionit publik, duke përdorur fotografi të rastit të bëra në ambiente publike që autori i këtyre veprave i kishte bërë me një sërë figurash publike. Nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse shoqërim janë asgjë tjetër pos shpifje”, shkruan Presidentja e Kosovës. m.p.
“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s
Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke përfituar nga një top i humbur nga miqtë, ylli i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 35-të ishte sërish Fermin Lopez, që shënoi një tjetër gol të bukur, me një goditje klasi prapë nga kufijtë e zonës së rreptësisë. 22-vjeçari i shumë kërkuar këtë merkato, nuk heziton të tregojë cilësinë dhe klasin e tij, sa herë që i jepet mundësia nga Flick.
Dy minuta më pas, ishte Raphinha që tundi rrjetën për herë të tretë, pas asistit të marrë nga Marcus Rashford. Nuk mund të mungonte Lamine Yamal pa shënuar në këtë takim. Numri i ri 10 i Barcelonës gjeti rrjetën në minutën e 42-të, pas asistit të Ferran Torres. Pjesa e parë u mbyll 4-0 për të zotët e shtëpisë.
Në fillim të pjesës së dytë, ishte sërish Lamine Yamal, i cili gjei rrjetën pas asistit të bukur të marrë nga Ferran Torres, i sapo futur në fushë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 5-0 për Barcelonën. Katalanasit e nisin sezonin e ri me trofe, edhe pse ishte një ndeshje miqësore. m.p.
Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat
Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana Osmanit i ka dhënë fund beqarisë.
Dasma e organizuar një natë më parë, kishte mbledhur bashkë familjarë e miq të shumtë të familjes Osmani, ku të gjithë duartrokitën, festuan dhe trokitën gotat për një kapitull të ri në jetën e Sidritit dhe partneres dhe shoqes së tij të zemrës.
Fjalimi i Arbanës për të atin, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve! Ashtu e përsosur në të folur dhe ne detaje, moderatorja arriti që të lumturonte akoma dhe më tepër në këtë ditë të veçantë babain e saj. Ajo solli suprizë këngëtarin e tij të preferuar, Sinan Hoxhën, i cili i mblodhi tok të gjithë bashkë në tryezën e rrumbullakët e ku kënduan dhe kërcyen pa mbarim. m.p.
Ungjilli që tronditi Portugalinë

Kur José Saramago botoi “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” në vitin 1991, nuk solli thjesht një roman, solli një shpërthim. Me një stil të fuqishëm e herë-herë ironik, shkrimtari e riktheu historinë e Krishtit në tokë, duke e parë nga një kënd krejt njerëzor. Kritika ndërkombëtare e përqafoi menjëherë: një kryevepër letrare, filozofike dhe narrative.
Por në Portugali, vepra ndezi zemërimin e Kishës Katolike dhe solli censurë të hapur: qeveria e përjashtoi nga garat letrare evropiane, duke e quajtur blasfemi. I zhgënjyer, Saramago u largua përgjithmonë nga vendlindja, por romani mbeti si dëshmi se arti, kur është i vërtetë, nuk kërkon leje për të sfiduar.
Në faqet e librit, Jezusi shfaqet jo si figurë e paarritshme, por si njeri me dyshime, frikëra dhe pasione. Pikërisht kjo qasje njerëzore e bëri romanin të rrezikshëm për disa, por po aq të çmuar për ata që kërkojnë letërsi që guxon të bëjë pyetje.
Sot, “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” lexohet jo vetëm si një rishkrim biblik, por si një reflektim i thellë mbi pushtetin, moralin dhe lirinë e mendimit. E ndërsa debati mbi të nuk është shuar, ai vazhdon të mbetet një nga veprat më të guximshme të shekullit XX./KultPlus.com