Në mitologjinë greke, kimera ishte pjesërisht luan, pjesërisht dhi dhe pjesërisht gjarpër, por plotësisht monstruoze, shkruan The Economist.
Â
Në mënyrë të ngjashme, një frymë kimerike përshkon Aktin e Madh dhe të Bukur (One Big Beautiful Bill, BBB), projektligjin republikan për taksat dhe shpenzimet që kaloi me vështirësi në Kongres.
Ai lidhet me njĂ« âtrupâ politik tĂ« frymĂ«zuar nga Reagani, qĂ« synon tĂ« zvogĂ«lojĂ« rolin e qeverisĂ«, tĂ« cilit i bashkĂ«ngjiten tipare populiste tĂ« stilit tĂ« Trump.
Të dyja këto pjesë janë të deformuara nga përjashtime të veçanta dhe favore të vogla të bëra për ligjvënës të caktuar.
Ky akt pritet të dëmtojë ekonominë amerikane për të paktën një dekadë.
Për hir të së vërtetës, miratimi i çdo projektligji në Kongresin e sotëm në SHBA është një proces i ngatërruar dhe problematik: përfshirja e çdo politike të mundshme brenda një pakete të vetme, e negociuar deri në minutën e fundit nga drejtuesit e Kongresit dhe e miratuar pa u lexuar nga shumica e ligjvënësve.
Por përveç kësaj përgjumjeje institucionale, BBB është gjithashtu një shembull i papërgjegjshmërisë fiskale dhe lodhjes ideologjike.
Ai zgjat në kohë uljet ekzistuese dhe të shtrenjta të taksave të financuara me borxh dhe shton disa të tjera për më tepër, si dhe rrit shpenzimet për mbrojtjen dhe zbatimin e ligjeve të emigracionit.
Një pjesë e kostos mbulohet përmes anulimit të subvencioneve për energjinë e gjelbër dhe shkurtimeve në kujdesin shëndetësor dhe ndihmat sociale për të varfrit, por në fund, ai rrit ndjeshëm borxhin publik të Amerikës.
Për të siguruar votat e nevojshme për këtë kombinim të papëlqyeshëm, projektligji është mbushur me dispozita të veçanta për të kënaqur ligjvënës të caktuar, për shembull, një zbritje tatimore prej 50,000 dollarësh për kapitenët vendas të gjuetisë së balenave në Alaska, për senatoren republikane Lisa Murkowski.
Së fundmi, pas ditësh të tëra pazare të ethshme dhe dy seancave maratonë gjatë natës, Kongresi më në fund miratoi BBB-në.
Â
Pas fishekzjarrëve, asgjë mbresëlënëse
BBB është shpallur si arritja legjislative më e madhe e mandatit të dytë të Donald Trump. Kjo e bën edhe më të habitshme mungesën e një boshti të qartë ideologjik.
Trump ka ndryshuar në mënyrë të pandryshueshme politikën amerikane, por nuk po arrin ta transformojë ekonominë në të njëjtën masë.
Për të kuptuar pse ndodhi kjo, duhet të kthehemi në vitin 2017, në vitin e parë të mandatit të parë të Trump.
Pa interes për detajet e ndërlikuara të procesit legjislativ dhe me një kontroll të dobët mbi pushtetin ekzekutiv, Trump ia dorëzoi axhendën e Kongresit Paul Ryan dhe Mitch McConnell, atëherë drejtuesit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.
Pasi dështuan në përpjekjen për të shfuqizuar reformën shëndetësore të Obamës, Ryan dhe McConnell, mbështetës së reduktimit të kontrollit shtetëror dhe filozofisë liberale të Ayn Rand, u përqendruan te ndryshimi i skemës sistemit tatimor dhe miratuan Aktin për Uljen e Taksave dhe Punësimin (TCJA).
TCJA pĂ«rfaqĂ«sonte qasjen klasike republikane konservatore, para ndikimit tĂ« Trump, i shtyrĂ« drejt miratimit nga dy figura qĂ« sot janĂ« tĂ« anashkaluara brenda partisĂ« (megjithĂ«se McConnell hodhi njĂ« nga votat pro nĂ« Senat pĂ«r âProjektligjin e Madh e tĂ« Bukurâ).
Ligji TCJA uli përherë taksat mbi korporatat, nga 35% në 21%, dhe uli ndjeshëm edhe normat për individët, por vetëm përkohësisht.
Kjo ishte një manovër e krijuar për të anashkaluar rregullat e Kongresit: pretendimi se uljet e taksave do të skadonin, në teori kufizonte koston afatgjatë të projektligjit.
Por supozimi nĂ« atĂ« kohĂ« ishte se njĂ« Kongres i ardhshĂ«m do tĂ« zgjaste uljet e taksave nĂ« vend qĂ« tâi linte tĂ« skadonin sipas parashikimit.
Kjo, nĂ« fund tĂ« fundit, Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodhi kur George W. Bush nisi uljet e âpĂ«rkohshmeâ tĂ« taksave nĂ« vitin 2001, tĂ« cilat Barack Obama mĂ« pas ndjeu se ishte i detyruar tâi bĂ«nte tĂ« pĂ«rhershme.
Â
I djegur nga shkëndija e vet
Rastësisht, Trump, i cili humbi presidencën në vitin 2020, por e fitoi sërish në 2024, është presidenti që këtë herë duhet të përballojë krizën fiskale që të tjerët e kanë shtyrë prej vitesh.
Zgjatja e uljeve të taksave për individët në TCJA është jashtëzakonisht e kushtueshme. Disa prej tyre, përfshirë zbritjet standarde bujare dhe një kredi të madhe për prindërit, përfitohen nga një pjesë shumë e madhe e amerikanëve.
Por tĂ« pasurit pĂ«rfitojnĂ« nga elemente tĂ« tjera tĂ« âProjektligjit tĂ« Madh tĂ« Bukurâ, si mbajtja e normave tatimore nĂ« 37% nĂ« vend tĂ« 39.6%, lejimi i zbritjeve mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r taksat shtetĂ«rore dhe lokale (SALT) dhe pĂ«rjashtimi i njĂ« pjese mĂ« tĂ« madhe tĂ« pasurisĂ« nga taksa e trashĂ«gimisĂ«.
Për më tepër, kompensimi i të ardhurave nga projektligji bëhet duke shkurtuar Medicaid (sigurimi shëndetësor shtetëror për të varfrit) dhe kuponët ushqimorë (subvencione për ushqim për të varfrit).
Sipas një vlerësimi të versionit të BBB-së që përfundimisht u miratua me disa ndryshime, 12 milionë njerëz do të humbnin sigurimin shëndetësor përmes një sërë shkurtimesh dhe shtimit të pengesave burokratike.
Zyra e Buxhetit të Kongresit (CBO) llogariti se një version më i hershëm i projektligjit (nuk ka pasur ende mundësi të analizojë versionin që u miratua) do të ishte regresiv, me 30% më të varfër të popullsisë që do të ishin në kushte më të këqija se më parë, ndërsa 10% më të pasur do të kishin rritje të të ardhurave të tyre pas taksave me 2.3%.
Â

Â
Një reduktim i madh, regresiv i taksave dhe i financuar me deficit është një tipar klasik i republikanëve: ato pjesë të BBB-së u ngjajnë politikave të Ronald Reagan dhe George W. Bush.
Por e gjithë kjo bie në kontrast me ekonominë populiste Trumpiane, e cila ka tipare më progresive.
Disa anëtarë të rrethit MAGA të Trump (Make America Great Again), si Steve Bannon, këshilltar i afërt gjatë mandatit të parë, kanë kritikuar shkurtimet në Medicaid, duke theksuar se ato ndikojnë në mënyrë disproporcionale te mbështetësit e presidentit.
Disa prej premtimeve tërheqëse të Trump gjatë fushatës, si eliminimi i taksave mbi bakshishet dhe pagesat për orët jashtë orarit, si dhe zbatimi i një lehtësimi tatimor për kreditë për makina, janë përfshirë në BBB.
Rregullat e ndërlikuara të Senatit e pengojnë Trump të përjashtojë nga taksa Sigurimet Shoqërore (pensionin shtetëror), siç kishte premtuar, kështu që të moshuarve u jepet në vend të kësaj një zbritje standarde më e madhe.
Ka gjithashtu njĂ« plan pĂ«r tĂ« krijuar âllogari Trumpâ pĂ«r foshnjat e sapolindura, tĂ« financuara fillimisht me njĂ« pagesĂ« prej 1,000 dollarĂ«sh nga qeveria federale.
Por të gjitha këto masa janë parashikuar të përfundojnë sapo ai të largohet nga detyra në vitin 2029.
Mbarimi i parashikuar i afatit është një përsëritje e të njëjtit mënyre të përdorur në TCJA: këto lehtësime fiskale do të kushtonin 500 miliardë dollarë nëse do të zgjateshin për një dekadë.
Por natyra e përkohshme e tyre tregon diçka më shumë. Edhe pse Trump është i magjepsur nga ushtrimi i pushtetit ekzekutiv dhe i ka nënshtruar republikanët ndaj tekave të tij, ai shfaq të njëjtën shpërfillje ndaj çështjeve legjislative si në mandatin e parë.
Ai thjesht dĂ«shiron tĂ« shesĂ« çfarĂ«do qĂ« i paraqitet si, sipas fjalĂ«ve tĂ« tij, âpadyshim pjesa mĂ« domethĂ«nĂ«se e legjislacionit qĂ« do tĂ« nĂ«nshkruhet ndonjĂ«herĂ« nĂ« historinĂ« e vendit tonĂ«â.
Â

Â
Rezultati
Si rezultat, ekonomia Trumpiane (Trumponomics) nuk ka gjasa të transformojë Amerikën në mënyrën që Franklin Roosevelt e bëri përmes New Deal (Marrëveshjes së Re) apo Lyndon Johnson përmes Great Society (Shoqërisë së Madhe).
Për të ndërmarrë ndryshim të qëndrueshëm kërkohet legjislacion i mirëmenduar.
Trump e ka shmangur kĂ«tĂ« nĂ« favor tĂ« kĂ«naqĂ«sisĂ« sĂ« menjĂ«hershme tĂ« vendosjes sĂ« tarifave me njĂ« dekret presidencial dhe dĂ«rgimit tĂ« njerĂ«zve tĂ« tij pĂ«r tâu thĂ«nĂ« mijĂ«ra punonjĂ«sve federalĂ«: âJe i pushuar!â
Ajo që bëhet me dekret presidencial, megjithatë, mund të zhbëhet lehtësisht me një tjetër dekret presidencial. Trump i ka rritur ndjeshëm tarifat: norma mesatare për mallrat e importuara në Amerikë është aktualisht 15.6%, ose më shumë se gjashtëfishi i nivelit para se ai të bëhej president në janar.
Por ai i ka rritur ato në mënyrë të njëanshme, përmes një interpretimi të zgjeruar të kompetencave të tij në situata emergjente, i cili aktualisht po sfidohet në gjykatë.
Kur Elon Musk ishte ende brenda orbitës së presidentit, ai u dërgua për të vepruar pa kontroll brenda qeverisë federale.
Por shumë nga pushimet nga puna dhe shkurtimet e tjera që urdhëroi njeriu më i pasur në botë, janë kthyer mbrapsht me vendim gjykate. Këto nuk janë mënyra të qëndrueshme për të zbatuar politika ekonomike.
Amerikanët ende flasin për revolucionin e Reagan, reformën e mirëqenies të Bill Clinton dhe Obamacare. Për çfarë programi do të mbahet mend Trump?
Â

Â
Ndoshta do të mbahet mend vetëm për shpërdorim.
Ekspertët janë ende duke llogaritur shifrat për versionin përfundimtar të BBB-së, por vlerësimet paraprake sugjerojnë se ai do të shtojë rreth 4.5 trilionë dollarë në borxhin amerikan gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.
CBO parashikon që Amerika do të ketë deficit fiskal mesatar vjetor 5.8% të PBB-së në dekadën e ardhshme; BBB do ta rriste këtë me edhe 1.25 pikë përqindjeje të tjera. Amerika do të përfundonte me një borxh publik mbi 120% të PBB-së.
Shtëpia e Bardhë ka përgatitur një botë fantazie fiskale, ku BBB nxit një rritje kaq të shpejtë ekonomike sa që të ardhurat rriten dhe borxhi bie.
KĂ«shilli i KĂ«shilltarĂ«ve EkonomikĂ« (CEA) publikoi njĂ« raport qĂ« parashikon se BBB do tĂ« shtojĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« pikĂ« pĂ«rqindjeje nĂ« rritjen vjetore tĂ« PBB-sĂ« dhe se do tĂ« ketĂ« â8.5 deri nĂ« 11.1 trilionĂ« dollarĂ« nĂ« reduktime tĂ« deficitit qĂ« e kompensojnĂ«, tĂ« gjeneruara nga politikat ekonomike tĂ« Trump tĂ« pĂ«rqendruara te BBBâ.
Këshilli parashikon se, deri në fund të kësaj epoke idilike, borxhi kombëtar do të ketë rënë në 94%.
Kjo është, për fat të keq, absurde. BBB është kryesisht vazhdim i politikave ekzistuese, kështu që zgjatja nuk do të gjenerojë një valë të re rritjeje.
Disa dispozita nxisin investimet: bizneset mund të zbresin të gjitha shpenzimet për kërkim dhe zhvillim nga faturat tatimore dhe të amortizojnë më shpejt asetet e tyre.
Por analistët e pavarur mendojnë se kjo do të nxisë vetëm një pjesë të vogël të rritjes që premton Shtëpia e Bardhë. CEA supozon se jo vetëm që
Trump të nxisë energjinë krijuese të tregut amerikan përmes heqjes së rregullave, por edhe se do të bindë Kongresin të shkurtojë shpenzimet (e kundërta e asaj që është bërë këtë javë) dhe se tarifat e tij do të sjellin triliona në Thesarin amerikan.
ĂshtĂ« njĂ« pĂ«rrallĂ« e madhe dhe e bukur. NjĂ« tregues i mirĂ« i faktit se sa seriozisht e marrin republikanĂ«t kĂ«tĂ« parashikim tĂ« Ă«mbĂ«l, Ă«shtĂ« vendimi i Senatit pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« klauzolĂ« nĂ« BBB pĂ«r tĂ« rritur kufirin e borxhit tĂ« qeverisĂ« federale me 5 trilionĂ« dollarĂ«.
Një përballje fiskale është e pashmangshme dhe jo shumë larg. Fondet e besimit që financojnë pagesat e Sigurimeve Shoqërore dhe Medicare pritet të shterojnë në vitin 2032, gjë që do të detyrojë ose shkurtim përfitimesh ose një barrë të rëndë të re mbi buxhetin. Do të jetë një pengesë e frikshme fiskale për pasardhësin e Trump.
Ndërkohë, shkurtimet e shpenzimeve që BBB ndërmerr do të nxisin probleme të tjera. Shumë përfitues të Medicaid do të detyrohen për herë të parë të punojnë.
Kur një rregull i ngjashëm u testua në Arkansas në vitin 2018, gati një e katërta e atyre që iu nënshtruan rregullave të reja humbën statusin si përfitues përpara se një gjykatës federal ta ndalte eksperimentin.
Njerëzit do të humbasin statusin jo vetëm sepse nuk janë në punë, por edhe sepse nuk përmbushin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm (BBB kërkon gjithashtu që shtetet të rivlerësojnë të drejtën e përfituesve për Medicaid çdo gjashtë muaj në vend të çdo viti).
Kostoja do të kalonte nga qeveria federale te shtetet. Një version i hershëm i projektligjit përllogariste uljen e shpenzimeve për Medicaid me 800 miliardë dollarë dhe do të kishte bërë që 8 milionë njerëz të mbeteshin pa sigurim, sipas CBO-së.
Edhe 3 milionë të tjerë që marrin sigurim shëndetësor përmes Obamacare do të humbisnin statusin si përfitues për shkak të kufizimeve të reja. Versioni përfundimtar, nëse ka ndonjë ndryshim, duket të jetë edhe më i ashpër.
RepublikanĂ«t kanĂ« ndjekur njĂ« qasje tĂ« ngjashme pĂ«r kuponĂ«t ushqimorĂ«: shtetet do tĂ« duhet tĂ« fillojnĂ« tĂ« mbulojnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« kostos dhe pĂ«rfituesit do tâi nĂ«nshtrohen kushteve mĂ« tĂ« rrepta pĂ«r punĂ«sim. âKushtet aktuale pĂ«r punĂ« kanĂ« qenĂ« mjaft tĂ« dobĂ«ta gjatĂ« 15 ose 20 viteve tĂ« fundit.
Pati njĂ« zgjerim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m gjatĂ« krizĂ«s financiare globale tĂ« vitit 2007, por ai nuk u zhduk kurrĂ«. Gjithashtu pati njĂ« zgjerim gjatĂ« pandemisĂ« covidâ thotĂ« Scott Winship nga American Enterprise Institute, njĂ« institut konservator.
Rezultati për kuponët ushqimorë mund të jetë një shkurtim prej gati 300 miliardë dollarësh dhe 1.3 milionë përfitues më pak.
Republikanët pretendojnë se modelet janë shumë pesimiste dhe se ndryshimet do të nxisin më shumë amerikanë të hyjnë në tregun e punës. Por ata po marrin gjithashtu masën paraprake të shtyrjes së fillimit të këtyre kushteve të punës deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit të ardhshëm.
Një tjetër burim i madh i shkurtimeve të shpenzimeve në BBB është shfuqizimi i qindra miliarda dollarëve në subvencione për energjinë e gjelbër të miratuara nga paraardhësi i Trump, Joe Biden.
Arritja kryesore legjislative e Biden, një projektligj për shpenzime për klimën i quajtur Akti për Uljen e Inflacionit (Inflation Reduction Act), është shfuqizuar në pjesën më të madhe: kreditë tatimore për energjinë e erës dhe diellit do të ndalohen së shpejti.
Subvencionet për automjetet elektrike, pompat e nxehtësisë dhe shpenzimet e tjera për ndërtesa me konsum të ulët energjie, gjithashtu do të ndërpriten.
Kjo ishte një nga pikat e përplasjes mes Dhomës dhe Senatit. Por projektet për energji të rinovueshme do të duhet të nisin ndërtimin brenda një viti për të përfituar nga kreditë tatimore, një kërkesë e vështirë duke pasur parasysh të gjitha lejet e nevojshme.
Â
Parapërgatitja
Nga ana tjetĂ«r, BBB rifillon dhĂ«nien me qira tĂ« tokĂ«s federale pĂ«r projekte tĂ« reja nafte dhe gazi (dhe madje edhe pĂ«r miniera qymyri). Ai i urdhĂ«ron Sekretarit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« zhvillojĂ« tĂ« paktĂ«n 30 ankande pĂ«r leje shpimi nĂ« det pĂ«r naftĂ« dhe gaz nĂ« tĂ« ashtuquajturin âGjiri i AmerikĂ«sâ.
Zero Lab, një grup kërkimi pranë Universitetit të Princeton, ka vlerësuar se ky projektligj do të rrisë emetimet e Amerikës me 500 milionë tonë dioksid karboni deri në vitin 2030 (rreth 10% më shumë sesa do të ishin në mungesë të BBB-së).
Kursimet e nxjerra nga shkurtimet nĂ« Medicaid dhe subvencionet pĂ«r energjinĂ« e gjelbĂ«r, janĂ« ridrejtuar pjesĂ«risht drejt disa prej âfiksimeveâ tĂ« Trump: sektori i mbrojtjes kombĂ«tare dhe zbatimit tĂ« ligjeve tĂ« emigracionit do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« secili nga rreth 150 miliardĂ« dollarĂ« shtesĂ«.
Një pjesë e shpenzimeve ushtarake shkon për prioritete të kahershme të ideologjisë së vjetër republikane ndaj Kinës, përfshirë modernizimin e armëve bërthamore të Amerikës dhe ndërtimin e anijeve luftarake.
Ideja e Trump pĂ«r njĂ« âKupolĂ« tĂ« ArtĂ«â pĂ«r tĂ« mbrojtur territorin amerikan nga sulmet me raketa, pĂ«rfiton njĂ« fond prej 25 miliardĂ« dollarĂ«sh.
BBB i përgjigjet çdo kapriçoje të administratës sa i përket çështjes së emigracionit. Ai parashikon gati 50 miliardë dollarë, për ndërtimin e murit të premtuar prej kohësh nga Trump përgjatë kufirit me Meksikën.
Një shumë tjetër prej 45 miliardë dollarësh është caktuar për ndërtimin e qendrave të reja për ndalimin e emigrantëve, ndërsa 35 miliardë të tjera do të përdoren për rekrutimin dhe shpërblimin e oficerëve të Patrullës Kufitare dhe agjencive për zbatimin e emigracionit.
Prej kohësh, deklaratat e administratës se do të deportonte 1 milion emigrantë në vit janë dukur të pabesueshme me buxhetet ekzistuese; por kjo rritje e fortë e financimit mund ta afrojë shumë më pranë realizimit të këtij objektivi.
Ădo president ka tĂ« drejtĂ« tĂ« ndjekĂ« axhendĂ«n pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« zgjedhur. Dhe, veçanĂ«risht nĂ« rastin e Trump, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« qĂ« ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rmes kanaleve tĂ« rregullta, sesa pĂ«rmes vendimeve tĂ« njĂ«anshme ekzekutive qĂ« sfidojnĂ« pushtetin gjyqĂ«sor, kur ky i fundit ia mohon kompetencat.
Megjithatë, askush që e mbështet me seriozitet BBB, nuk mund të mohojë dobësitë dhe paqartësitë e tij. Shumica e reformave tatimore synojnë të thjeshtojnë sistemin; kjo e bën atë shumë më të ndërlikuar, si për të përmbushur premtimet elektorale të Trump, ashtu edhe për të joshur republikanët në Kongres që të votojnë pro.
Shtimi i deficitit, në një kohë kur normat e interesit dhe rreziqet inflacioniste janë të larta, po shpërfillet nga një Parti Republikane, që predikon disiplinë fiskale kur është në opozitë, por harxhon pa kriter kur është në pushtet.
Humbja e sigurimit shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r miliona amerikanĂ« nuk do tĂ« jetĂ« thjesht njĂ« humbje pĂ«r ata qĂ« preken drejtpĂ«rdrejt; ajo do tĂ« jetĂ« gjithashtu njĂ« barrĂ« politike pĂ«r çdokĂ«nd qĂ« do tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« pasojĂ« Trumpin nĂ« zgjedhjet e vitit 2028 â dhe qĂ« do tĂ« detyrohet gjithashtu tĂ« shpjegojĂ« edhe falimentimin e afĂ«rt tĂ« programeve tĂ« sigurimeve sociale nĂ« SHBA.
Â
Â
Â
The post Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane appeared first on Revista Monitor.