❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Ekonomi

Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5%

10 August 2025 at 23:02

Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individuale në muajt korrik dhe gusht, sezoni turistik në Durrës po zhvillohet me ritme të mira.

Operatorët turistikë mbeten optimistë, pasi kontratat me tur-operatorë të huaj dhe zgjatja e sezonit deri në nëntor pritet të balancojnë bilancin përfundimtar, duke e bërë sezonin pozitiv në tërësi.

Blerim Norja, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« Strukturave Akomoduese DurrĂ«s–KavajĂ«, thotĂ« se mungesa mĂ« e madhe Ă«shtĂ« ndier nga segmenti i turistĂ«ve tĂ« diasporĂ«s, tĂ« cilĂ«t zakonisht prenotojnĂ« nĂ« minutat e fundit.

“Ta marrĂ«sh nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, sezoni Ă«shtĂ« i mirĂ«, por pritshmĂ«ritĂ« kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« larta. Ka pasur njĂ« vakum nĂ« muajin korrik tĂ« klientĂ«ve ‘last minute’, ose tĂ« quajtur ndryshe klientĂ«t e diasporĂ«s, tĂ« cilĂ«t janĂ« prezent çdo sezon nĂ« ShqipĂ«ri,” u shpreh ai.

Sipas tij, strukturat akomoduese qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« dhoma tĂ« lira jashtĂ« kontratave me agjencitĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, duke shpresuar te rezervimet individuale me çmim mĂ« tĂ« lartĂ«, nuk i kanĂ« arritur objektivat. “KĂ«tĂ« vit, numri i kĂ«tyre klientĂ«ve ka rĂ«nĂ« dhe kjo u Ă«shtĂ« kthyer nĂ« bumerang pĂ«r kĂ«to struktura,” thekson Norja.

Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, ndan tĂ« njĂ«jtin vlerĂ«sim mbi qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e tregut, por nĂ«nvizon se baza e tur-operatorĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« mbetet e sigurt. “ShqipĂ«ria ka marrĂ« trendin e rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme. NĂ« krahasim me vitet e kaluara, kemi njĂ« rĂ«nie tĂ« vogĂ«l, por sa i pĂ«rket tur-operatorĂ«ve europianĂ« nuk ka lĂ«vizje dhe ata janĂ« tĂ« sigurt pĂ«r ne,” thotĂ« ai.

Rënia në kërkesë vjen kryesisht nga turistët vendas, emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës, të cilët tradicionalisht përbëjnë një pjesë të madhe të vizitorëve në kulmin e sezonit.

“90% e turistĂ«ve qĂ« mungojnĂ« janĂ« turistĂ«t shqipfolĂ«s. Kjo lidhet edhe me reklamĂ«n e keqe qĂ« po i bĂ«het jo vetĂ«m DurrĂ«sit, por edhe gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«,  si rritje çmimesh dhe mungesĂ« shĂ«rbimesh,” thotĂ« Norja.

“Ai 5% qĂ« ka rĂ«nĂ« janĂ« vizitorĂ« nga trevat shqiptare qĂ« ose nuk kanĂ« frekuentuar DurrĂ«sin kĂ«tĂ« vit, ose kanĂ« zgjedhur tĂ« udhĂ«tojnĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« komplet”.- shprehet Çerenishti

Për hotelet që kanë mbyllur kontrata të hershme me agjenci të huaja, ndikimi ka qenë minimal. Por për të tjerët, zgjatja e sezonit është kthyer në një faktor balancues.

“KĂ«tĂ« vit kemi filluar pak mĂ« herĂ«t, nĂ« fillim tĂ« prillit, dhe do e mbyllim nĂ« nĂ«ntor. Pra, Ă«shtĂ« shtuar sezoni me dy muaj. Kjo do ndikojĂ« nĂ« bilancin total, qĂ« pavarĂ«sisht rĂ«nies sĂ« korrikut, pritet tĂ« jetĂ« pozitiv,” shton Norja.

Ndërsa shifrat totale të turistëve janë në rritje, cilësia e tyre ka ardhur në rënie. Sipas Rrahman Kasës, kreut të Unionit Turistik Shqiptar, ulja e numrit të turistëve me shpenzime të larta është shqetësim serioz për industrinë.

“Kategoria e turistĂ«ve cilĂ«sorĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie. Ne jemi nĂ« kontakte tĂ« vazhdueshme me hotelet dhe ato raportojnĂ« mungesĂ« tĂ« kĂ«saj kategorie nĂ« bregdet. NĂ«se e humbasim kĂ«tĂ« segment, rrezikojmĂ« uljen e imazhit turistik tĂ« ShqipĂ«risĂ«,” paralajmĂ«ron Kasa.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë perceptim është mungesa e ujit të pijshëm në zonën turistike të Durrësit. Problemi është theksuar këtë vit si kurrë më parë.

“Mungesa e ujit nĂ« Golem dhe nĂ« qytet ka qenĂ« sfidĂ«. Liqeni i MaskurisĂ« nuk funksionoi si duhet, dhe masat u morĂ«n me vonesĂ«. Uji Ă«shtĂ« siguruar me bote, puse, apo mĂ«nyra artizanale, por cilĂ«sia ishte e dobĂ«t dhe kostot ishin tĂ« paplanifikuara,” thotĂ« Çerenishti.

“NĂ« shumĂ« zona, uji vjen vetĂ«m dy orĂ« nĂ« mĂ«ngjes. Hotelet janĂ« detyruar tĂ« hapin puse, tĂ« zbrazin pishina dhe tĂ« blejnĂ« bote uji. Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« virale nĂ« rrjetet sociale dhe po dĂ«mton imazhin e vendit.”- shton kreu i unionit turistik.

Përballja me forcimin e lekut dhe rritjen e pagave po ushtron presion të madh mbi bizneset turistike. Edhe pse në letër çmimet janë të njëjta, në realitet, kostot janë rritur ndjeshëm.

“OperatorĂ«t nĂ« DurrĂ«s kanĂ« qenĂ« shumĂ« korrektĂ« me çmimet. Rritja ka qenĂ« minimale, por humbjet nga kursi janĂ« tĂ« mĂ«dha. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse hotelet kĂ«tu janĂ« mĂ« tĂ« mbushura se nĂ« jug  strukturat kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« kujdesshme,” thotĂ« administratori i FAFA Group.

“NĂ« 10 vite, restorantet nuk kanĂ« ndryshuar çmimet, ndĂ«rsa hotelet shumĂ« pak. Kemi kosto tĂ« shumta nga rĂ«nia e euros dhe rritja e pagave qĂ« ka ndikuar ndjeshĂ«m por çmimet nuk i kemi rritur .”- tregon Norja

Gjetja dhe mbajtja e stafit mbetet sfidë për sektorin. Mungesa e kontratave afatgjata dhe sezonaliteti bëjnë që punonjësit të mos e shohin turizmin si profesion të qëndrueshëm.

“Kjo problematikĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e theksuar nĂ« hotelet sezonale. PunonjĂ«sit nuk duan tĂ« punojnĂ« vetĂ«m 3-4 muaj dhe preferojnĂ« punĂ« tĂ« tjera. NĂ«se sezoni zgjatet dhe strukturat qĂ«ndrojnĂ« hapur gjithĂ« vitin, paga do jetĂ« e qĂ«ndrueshme dhe mĂ« konkurruese. Edhe tani Ă«shtĂ« njĂ« nga punĂ«t mĂ« tĂ« paguara nĂ« DurrĂ«s,” thotĂ« Norja.

Nga ana tjetĂ«r, Çerenishti shton se “Fuqia punĂ«tore Ă«shtĂ« jetike pĂ«r hotelerinĂ«. Po pĂ«rballemi ende me staf tĂ« pa kualifikuar, studentĂ«, nxĂ«nĂ«s pa eksperiencĂ«. I trajnojmĂ« gjatĂ« sezonit dhe ata ikin. Çdo vit fillojmĂ« nga e para.

Sipas tij, zgjidhja mund të vijë nga strategjia e turizmit 2030, që parashikon mbështetje financiare për strukturat: 6 muaj pagë nga biznesi dhe 6 muaj sigurim e pagesë minimale nga shteti.

Pavarësisht problematikave me infrastrukturën, rënies së turistëve vendas apo sfidave ekonomike që kanë prekur industrinë këtë sezon, Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në bregdetin shqiptar. Aksesueshmëria, deti i ngrohtë dhe çmimet ende të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit, bëjnë që për shumë pushues, vendas apo të huaj,  ky qytet të jetë zgjedhje e sigurt për pushimet verore.

PavarĂ«sisht problematikave, DurrĂ«si mbetet njĂ« destinacion i pĂ«lqyer pĂ«r turistĂ«t e huaj dhe vendas. Marjana, njĂ« shqiptare qĂ« jeton nĂ« Itali, thotĂ« se “çmimet janĂ« pak mĂ« tĂ« larta, por njĂ« drekĂ« nĂ« restorant me familjen dhe çadrat kushton rreth 120 euro – normale pĂ«r pushime.”

Anika, njĂ« turiste nga Polonia, tregon: “ËshtĂ« hera ime e parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe gjithçka Ă«shtĂ« perfekte. Moti, uji, ushqimi, njerĂ«zit. Kam ngrĂ«nĂ« kallamarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« ndonjĂ«herĂ«. Vitin tjetĂ«r, me shumĂ« gjasĂ«, do kthehemi si familje.”

Ana, nga Italia, vjen shpesh pasi nĂ«na e saj Ă«shtĂ« shqiptare. “Ajo qĂ« mĂ« pĂ«lqen mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« jeta e natĂ«s. Deti Ă«shtĂ« shumĂ« i bukur, por atmosfera nĂ« mbrĂ«mje mĂ« ka bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rshtypje.”/ Armela Toska

Ndiqni videon:

The post Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5% appeared first on Revista Monitor.

Kosto e hekurudhës Durrës-Prishtinë, 1.9 mld euro, kërkohen në buxhet 370 mln euro më 2026

10 August 2025 at 23:01

Projekti  i hekurudhĂ«s sĂ« re DurrĂ«s–PrishtinĂ« po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re, me njĂ« kĂ«rkesĂ« konkrete pĂ«r financim nĂ« buxhetin e vitit 2026.

Sipas buxhetit afatmesĂ«m 2026 -2028, Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« nĂ« kĂ«rkesat shtesĂ« pĂ«r shpenzime kapitale pĂ«rmendi ndĂ«rtimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s – PrishtinĂ«, ku vlera e plotĂ« e projektit Ă«shtĂ« 187 mld lekĂ« ose rreth 1,9 miliardĂ« euro. Nga kjo shumĂ« pĂ«r vitin 2026 kĂ«rkohet njĂ« financim prej 37 miliardĂ« lekĂ«sh, ose rreth 370 milionĂ« eurosh.

Vlera e kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës do të kalojë fazat e shqyrtimit nga Ministria e Financave në raport me kapacitetet buxhetore dhe shumat reale që do të akordohen për këtë projekt vendosen në buxhetin e vitit 2026.

Hekurudha është konceptuar si një lidhje strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke pasur për qëllim. jo vetëm lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve, por edhe forcimin e integrimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve.

Linja pritet të transformojë portin e Durrësit në një nyje logjistike rajonale, duke shërbyer si hyrje e drejtpërdrejtë për tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Ajo rezulton nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës të ndërmarra nga vendi ynë. Gjithashtu projekti është pjesë e Planit Kombëtar të Investimeve dhe është mbështetur në nivel ndërqeveritar nga Tirana dhe Prishtina.

Me përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe kalimin në fazën e implementimit, përfshirja në  kërkesat buxhetore për vitin 2026 me një shumë kaq të lartë tregon se qeveria shqiptare e konsideron këtë projekt një ndër prioritetet kryesore të infrastrukturës për dekadën e ardhshme.

Aktualisht, qeveria është në kërkim të financimeve shtesë për pjesën tjetër të projektit, dhe mbështetjes nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Linja e re hekurudhore do të kalojë nga Durrësi përmes Shkodrës, Gjakovës dhe përfundon në Prishtinë. Infrastruktura parashikohen tunele, ura, nënkalime, dhe stacione.

Zyrtarët e Ministrisë së infrastrukturës kanë sqaruar me herët se një pjesë e këtij segmenti është pjesërisht i ndërtuar, nga Vora deri në Shkodër, ndërsa mbetet për tu bërë tërësisht e re pjesa nga Shkodra në Gjakove.

Ndërsa të tjera hekurudha Durrës-Prishtinë shihet si pjesë e infrastrukturës që ju shërben forcave të luftimit dhe NATOS.

 

The post Kosto e hekurudhës Durrës-Prishtinë, 1.9 mld euro, kërkohen në buxhet 370 mln euro më 2026 appeared first on Revista Monitor.

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

10 August 2025 at 23:00

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e parë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), në periudhën janar-maj 2024 u regjistruan për herë të parë 38 mijë mjete (nga të cilat 30.9 mijë autovetura).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur arritën rekordin e 41.6 mijë regjistrimet për herë të parë të mjeteve në total kanë rënë me 8.6%.

Për gjithë vitin 2024-n, regjistrimet e mjeteve të reja arritën rekordin e 99.4 mijë, të ndikuara nga fluks i lartë i automjeteve që erdhën nga Koreja e Jugut.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, kalon e para për importet në 2024

Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2025, Koreja e Jugut ka vijuar të dominojë. Nga ky shtet janë regjistruar 7753 automjete në janar-maj, ose 20.4% e totalit. Importet nga Koreja e Jugut janë nxitur vitet e fundit nga çmimet e leverdishme.

Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

Në vend të dytë për 5 mujorin 2025 është Italia, me 6116 mjete, ose 16% e totalit, e ndjekur nga Gjermania (6 mijë mjete ose 15.9% e totalit), Zvicra 34 mijë mjete ose 9% e totalit), SHBA-ja me gati 3 mijë mjete ose 7.8% e totalit. Pas tyre vijon Kina me 2.8 mijë mjete, ose 7.3% të totalit.

Zhvillimet pozitive në turizëm rriten nevojat për mjete të vogla transporti edhe për shkak të mangësive në transportit publik.

Numri i taksive Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe gjithashtu i automjeteve qĂ« jepen me qira pĂ«r turistĂ«t. Duket se tashmĂ« tregu ka krijuar njĂ« ngopje dhe mĂ« 2025 po importohen mĂ« pak. ShumĂ« biznese dhe individĂ« mund t’i kenĂ« kryer tashmĂ« blerjet e nevojshme, duke ulur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« mjete.

Ministria e Financave raportoi se rënia e importit të automjeteve ndikoi negativisht të ardhurat doganore me 2025. importi i automjeteve të përdorura kishte efekt negativ në të ardhurat e buxhetit me -665 milionë lekë në 5 mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa automjetet e reja kishin efekt negativ -333 milionë lekë ose -27% më pak.

Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin auto-vetura. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugo në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin auto-vetura.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të auto-veturave me 26%.

Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.

Flota e auto-veturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet.

The post Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 10 August 2025Ekonomi

Dolomitet luftojnë turizmin masiv me një tarifë 5 euro

By: Megi Dumi
10 August 2025 at 13:52

Fenomeni i turizmit masiv nuk po prek vetëm qytetet e mëdha të Europës, por edhe malet e saj. Ndërsa Mesdheu përballet me temperatura përvëluese gjatë kulmit të verës, gjithnjë e më shumë udhëtarë po zgjedhin lartësitë malore për pushime verore. Kjo ka bërë që Dolomitet, vargmali madhështor në veri të Italisë, të shënojnë një rritje të ndjeshme të popullaritetit.

Por ky interes ka sjellë pasoja të dukshme në disa zona. Në malin Seceda, i famshëm për pamjen e majave të mprehta Odle, fluksi i turistëve, i nxitur edhe nga popullariteti në rrjete sociale, ka vështirësuar ndjeshëm jetën e banorëve të rajonit të Tirolit të Jugut.

Vetëm javën e kaluar, mbi 8,000 persona kanë përshkuar shtegun në një ditë të vetme, duke shkaktuar jo vetëm mbipopullim, por edhe dëmtime të mjedisit dhe kulturave bujqësore. Sipas studimit të Institutit Demoskopika, kjo zonë renditet ndër më të ekspozuarat ndaj mbingarkesës turistike në Itali, përkrah Venecias.

Si reagim, pronarët lokalë të tokave vendosën që në fillim të korrikut të instalonin një portë hyrëse me pagesë 5 euro, për të kompensuar dëmet dhe për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes së terrenit.

MegjithĂ«se autoritetet e Parkut Natyror Puez-Odle e çaktivizuan fillimisht sistemin, ai u vendos sĂ«rish nĂ« funksion. Sipas Sky TG24, vetĂ« pronarĂ«t e cilĂ«suan kĂ«tĂ« veprim si njĂ« “thirrje pĂ«r ndihmĂ«â€, pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr vĂ«mendjen mbi problemin, duke theksuar se nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« reagim nga pĂ«rfaqĂ«sues politikĂ«, shoqata apo organizata.

Aktualisht, pranĂ« portĂ«s do tĂ« ndodhen pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shoqatĂ«s turistike Dolomites Val Gardena, tĂ« cilĂ«t do t’u shpjegojnĂ« vizitorĂ«ve se pagesa nuk Ă«shtĂ« detyrim dhe do t’u rekomandojnĂ« njĂ« itinerar alternativ, pak mĂ« tĂ« gjatĂ«.

MegjithatĂ«, iniciativa ka marrĂ« mbĂ«shtetje tĂ« konsiderueshme. Carlo Alberto Zanelle, president i degĂ«s sĂ« Tirolit tĂ« Jugut tĂ« Club Alpino Italia, deklaroi se kjo masĂ« shĂ«rben “pĂ«r ta sjellĂ« njĂ« problem real nĂ« vĂ«mendjen e publikut”. / Time Out, Shqip.al

The post Dolomitet luftojnë turizmin masiv me një tarifë 5 euro appeared first on Revista Monitor.

Teoria “Blue Mind”, sekreti i njĂ« pushimi tĂ« mrekullueshĂ«m pranĂ« ujit

By: Megi Dumi
10 August 2025 at 13:33

ShumĂ« njerĂ«z, kur planifikojnĂ« pushimet, fokusohen te vizitat nĂ« destinacionet mĂ« tĂ« famshme, restorantet e njohura dhe pĂ«rfshirja e sa mĂ« shumĂ« aktiviteteve nĂ« itinerar. Por sipas teorisĂ« “Blue Mind”, sekreti i njĂ« udhĂ«timi vĂ«rtet relaksues mund tĂ« mos jetĂ« “sa shumĂ« bĂ«ni”, por sa afĂ«r ujit ndodheni.

“Blue Mind” Ă«shtĂ« ideja se tĂ« qĂ«ndruarit pranĂ« ujit, det, liqen apo lumĂ«, ka njĂ« efekt qetĂ«sues mbi trurin, ul stresin dhe pastron mendjen nga zhurma e pĂ«rditshme. Leigh Barnes nga Intrepid Travel shprehet se pranĂ« ujit ndihesh sikur bĂ«n njĂ« frymĂ«marrje tĂ« thellĂ« lehtĂ«suese.

Po ashtu, blogerja e udhëtimeve Esther Susag beson se kjo është arsyeja pse ndihesh i çlodhur pranë detit ose pas notit në liqen, nuk ka të bëjë me turizëm aktiv, por me rigjetjen e qetësisë së brendshme.

Studimet e mbështesin këtë ide, duke treguar se afërsia me ujin ul ritmin e rrahjeve të zemrës, redukton ankthin dhe rrit ndjenjat e mirëqenies, madje pa qenë e nevojshme të hysh në ujë.

Graham Carter nga Cruise Croatia e përshkruan si një gjendje pothuajse meditative, e nxitur nga tingulli ritmik i valëve dhe horizontet e pafundme blu.

Michael Clarke nga Sandals Resorts e krahason “Blue Mind” me tĂ« kundĂ«rtĂ«n e “Red Mind” – njĂ« gjendje e tejmbushur me stres, ankth dhe lodhje.

Përfitimet e pushimeve pranë ujit janë të shumta. Sipas Barnes, uji tërheq natyrshëm, ndihmon të shkëputesh nga zhurma e teknologjisë dhe të përqendrohesh te e tashmja. Ky trend ka rritur kërkesën për aktivitete si kajak, snorkeling, ecje përgjatë bregdetit apo zhytje në gjire të fshehura.

Susag thekson se ky lloj udhëtimi është veçanërisht rigjenerues pas periudhave të ngarkuara pune ose pas përjetimit të burnout. Mike Larragueta nga Visit Reno Tahoe shton se nuk nevojiten shuma të mëdha monetare, mjafton të kesh pranë një liqen, lumë, pishinë apo burim termal për të përjetuar efektin qetësues.

MegjithatĂ«, ky stil pushimi nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ata qĂ« preferojnĂ« njĂ« axhendĂ« tĂ« mbushur mund ta kenĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« pranojnĂ« ritmin e ngadaltĂ« dhe momentet pa plan. Michael Farb nga Boatsetter thekson se kĂ«rkon qĂ«llim dhe zgjedhje tĂ« kujdesshme tĂ« destinacionit. Jonathan Alder nga Jonathan’s Travels sugjeron pĂ«rshtatjen e mjedisit “blu” me rehatinĂ« personale, nga kasollet ujĂ« (bungalow) deri te resortet bregdetare pranĂ« qyteteve.

PĂ«r tĂ« pĂ«rfituar maksimalisht nga “Blue Mind”, ekspertĂ«t rekomandojnĂ« tĂ« zgjidhni vende ku uji Ă«shtĂ« pjesĂ« e pandashme e pĂ«rvojĂ«s dhe tĂ« vendosni qĂ«llimisht momente tĂ« pakushtĂ«zuara: njĂ« not çdo mĂ«ngjes, shikimin e lindjes ose perĂ«ndimit tĂ« diellit mbi det, lexim nĂ« kuvertĂ« ose thjesht vĂ«shtrimin e horizontit. Barnes sugjeron edhe ture tĂ« vogla me guida lokale pĂ«r tĂ« shmangur stresin e planifikimit.

NĂ« thelb, teoria “Blue Mind” na kujton se ndonjĂ«herĂ« pushimet mĂ« tĂ« mira nuk maten me sa shumĂ« bĂ«jmĂ«, por me sa thellĂ« ndjejmĂ« qetĂ«sinĂ«, dhe shpesh, kjo qetĂ«si gjendet pranĂ« ujit. / Huffpost, Shqip.al

The post Teoria “Blue Mind”, sekreti i njĂ« pushimi tĂ« mrekullueshĂ«m pranĂ« ujit appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayEkonomi

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:12

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet. Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, por ai që kërkon të marrë maksimumin me kosto sa më të ulët dhe të eksplorojë sa më shumë. Në javën e parë të korrikut, panorama u bë më e qartë dhe mungesa në plazhe, të cilat mbusheshin plot vetëm në fundjava, solli një ulje zinxhir të çmimeve të hoteleve, si dhe fushata agresive sponsorizimi në rrjete sociale. Nga Saranda në Ksamil, Vlorë dhe Himarë çmimet u rishikuan me rënie 10-25%. Borshi dhe Qeparoi ishin të vetmit në rritje për shkak të kërkesës, teksa Durrësi dhe Golemi mbeten rajoni me raportin më të mirë çmim/shërbim. Velipoja dhe Shëngjini, që po mbajnë turizmin patriotik, mbeten ende ekonomike me lëvizje të lehta në segmentin e hoteleve të shtrenjta.

 

Nertila Maho

Ema dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur çdo vit Ksamilin për të pushuar.

Plazhi aty Ă«shtĂ« mĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r familjet me fĂ«mijĂ«. Çmimet e kripura i kishin detyruar qĂ« qĂ«ndrimet tre vitet e fundit t’i kishin tĂ« shkurtra, por kĂ«tĂ« vit, mes dilemave, nisĂ«n sĂ«rish kĂ«rkimin pĂ«r njĂ« apartament nĂ« fund tĂ« qershorit.

ÇuditĂ«risht, opsionet ishin tĂ« shumta dhe me çmime ekonomike, madje me çmimin e njĂ« apartamenti tani mund tĂ« gjente njĂ« hotel cilĂ«sor.

Kërkimet për pushimet e gushtit vijuan deri në fund të korrikut dhe çmimet ishin sërish të leverdishme, por edhe disponueshmëria e lartë, diçka aspak e zakonshme për këtë periudhë.

Në fund, një javë pushime në fillim të gushtit, një hotel me standardin tre yje mund ta gjesh edhe për 550 euro, kurse vila dhe apartamente mund të gjesh shumë më lirë edhe nëse rezervimin e bën sot për nesër.

Operatorët turistikë thonë se janë dy arsyet që po diktojnë çmimet e hoteleve në bregdet gjatë këtij viti.

Së pari, hyrja në treg e strukturave të reja hoteliere dhe apartamenteve me qira afatshkurtër; së dyti, profili i turistit që po viziton Shqipërinë.

Shenjat e para të një sezoni veror ndryshe nga tre të fundit u dhanë në maj dhe qershor, kur rezervimet individuale për Vlorën dhe Sarandën ishin më të ulëta se një vit më parë.

Qartësisht, situata u pa në javën e parë të korrikut, kur pavarësisht se në atë që njihet si pik, të vetmet që kishin një fluks turistik ishin fundjavat.

Kjo duket se bëri që hotelet të reflektonin dhe të aplikonin ulje të lehta çmimesh dhe njëkohësisht të bëheshin më agresive me reklamat në rrjete sociale nëpërmjet fushatave të sponsorizuara.

“Monitor” edhe kĂ«tĂ« vit bisedoi me operatorĂ« turistikĂ«, struktura hoteliere si dhe krahasoi tĂ« dhĂ«nat nĂ« platformat e Booking dhe Airbnb pĂ«r tĂ« parĂ« çmimet kĂ«tĂ« sezon, duke marrĂ« çmimet mesatare mĂ« tĂ« ulĂ«ta dhe mĂ« tĂ« larta pĂ«r njĂ« strukturĂ« akomoduese tĂ« regjistruar formalisht dhe tĂ« kategorizuar.

ReferencĂ« merret dhoma dyshe pĂ«r njĂ« natĂ« nĂ« periudhĂ«n 15 korrik – 20 gusht.

Çmimet nuk janĂ« tregues i nivelit mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« mundshĂ«m, por i njĂ« mesatareje tĂ« kombinuar tĂ« çmimeve mĂ« tĂ« lira qĂ« jepen nga tregu dhe platformat online dhe kjo vlen edhe pĂ«r referencĂ«n mesatare tĂ« lartĂ«.

 

Kush i uli çmimet e hoteleve, si po ndikon Kosova, diaspora dhe të huajt

Në përgjithësi, Jugu i vendit ka pasur një sezon veror më të vakët këtë vit. Strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë thonë se kjo lidhet me disa faktorë.

Së pari po mungon shtesa e mesme e Kosovës, e cila ishte e gatshme të paguante pak më shumë dhe zgjidhte Jugun.

Këta të fundit, falë liberalizimit të vizave, por edhe zhvlerësimit që Euro ka pësuar përballë Lekut, kanë zgjedhur të eksplorojnë destinacione të reja.

Së dyti, shtresa e mesme në vend, e cila edhe ajo parapëlqente Jugun, ka pasur tendencën për të zgjedhur destinacione ekonomike në vende të tjera, të cilat kanë qenë mjaft agresive në konkurrencë.

Së treti, turisti i huaj që po viziton Shqipërinë nuk është ai që pëlqen pushimet pasive pranë detit dhe rërës.

Janë turistë europianë, kureshtarë, që e kanë parë Shqipërinë të reklamuar si një vend të lirë, që ofron shumë dhe për këtë arsye duan të marrin maksimumin me një kosto sa më të ulët.

Ndaj turistët e huaj nuk janë ata që masivisht i gjen te shezlonet, por në rrugët e qyteteve, në vendet me natyrë, në gjire me pak njerëz, në plazhe publikë, në parqe, kala e muze.

Pikërisht nga këto tre zhvillime, hotelet këtë vit nuk patën fluksin tipik të tre viteve të fundit dhe pikërisht kjo nxiti reflektim të strukturave që sipas operatorëve turistikë aplikuan një rishikim mesatar mes 5-25% të çmimeve.

Bëhet fjalë për strukturat me çmime mesatare dhe të larta dhe kryesisht të vendosura në pjesën e Jugut të vendit nga Vlora e në vazhdim.

Ndërkohë Durrësi ka vijuar të mbetet vendi më i frekuentuar nga turizmi i rërës dhe detit. Arsyet janë disa.

Së pari, si efekt i tipologjisë së bregdetit dhe strukturave akomoduese; së dyti, nga një raport më i mirë çmim/shërbim; dhe së treti, nga segmenti i turistëve të organizuar që kanë qenë me kontrata të parablera që vitin e shkuar.

Pjesa më veriore e vendit vijon të mbetet me çmime ekonomike, edhe pse fillimi i aktivitetit të disa strukturave të reja akomoduese që ofrojnë standard më të lartë shërbimi ka shtrenjtuar mesataren e sipërme të hoteleve.

Bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës kanë pasur këtë verë pjesën kryesore të atij që njihet si turizëm patriotik, që ka të bëjë më shumë me Kosovën.

 

 

Golemi dhe Durrësi i rezistojnë lëkundjes së verës, çmimet më ekonomike në vend

Durrësi dhe Golemi mbeten dy rajonet me raportin më të mirë çmim/shërbim.

Pavarësisht se për strukturat me kapacitet akomodues të konsiderueshëm, fokus kanë qenë nënshkrimi i kontratave me garanci për turizmin e organizuar kryesisht polakë, çekë, spanjollë në Gjirin e Lalëzit, turizmi individual është, edhe në këtë rast, ai që mban peshën kryesore.

Investimi nĂ« apartamente tĂ« dyta, vila me shumĂ« dhoma pĂ«r t’i kthyer nĂ« hotele apo edhe struktura hoteliere me kapacitet mĂ« tĂ« kufizuar, ka rritur ndjeshĂ«m mundĂ«sinĂ« pĂ«r akomodim.

Operatorët turistikë thonë se ajo që po vihet re këtë verë është një ulje e çmimeve të mesatares së poshtme brenda sezonit, që ka të bëjë më shumë me tërheqjen e turistit nga Kosova, i cili po zgjedh gjithmonë e më shumë Veriun e vendit.

Ky rishikim korrigjon disi edhe humbjen nga zhvlerĂ«simi qĂ« ka pĂ«suar Euro pĂ«rballĂ« Lekut, ku bizneset kanĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r qĂ« tĂ« heqin dorĂ« nga marzhi i tyre i fitimit vetĂ«m pĂ«r t’u bĂ«rĂ« tĂ«rheqĂ«s.

Kryesisht bëhet fjalë për hostele dhe vila me shumë apartamente që e kanë bërë që mesatarja e çmimeve minimale të nisë nga 35 euro nata për një dhomë dyshe.

Krahasuar me një vit më parë, mesatarja e çmimit të ulët ka pësuar  ulje me 12.5%.

NdĂ«rkohĂ« strukturat e mĂ«dha kanĂ« shtuar opsionin “tĂ« gjitha tĂ« pĂ«rfshira” duke qĂ«ndruar nĂ« mesataren e sipĂ«rme tĂ« çmimeve pĂ«r 200 euro nata ndĂ«rsa ata qĂ« ofrojnĂ« vetĂ«m mĂ«ngjes, nĂ« njĂ« mesatare 180 euro, çka i pĂ«rgjigjet njĂ« uljeje me 5% tĂ« çmimit.

 

Ksamili dhe Saranda reflektojnë njëkohësisht, ulin çmimet në korrik me 10-25%

Ksamili dhe Saranda qĂ« nĂ« vite tĂ« ndryshme u bĂ«nĂ« kartolina turistike e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r verĂ«n zgjodhĂ«n qĂ« dy vitet e fundit t’i fokusonin shitjet te platformat online.

Tërheqja e turistëve individualë nga tregjet europiane u pa si një mundësi më e mirë sesa angazhimi me një turizëm të organizuar që ka qenë gjithmonë i modës për këtë rajon.

Precedenti i një viti më parë kur çmimet u rritën para sezonit dhe ulja e rezervimeve bëri që ky vit të niste me çmime të njëjta si sezonin e kaluar, por mungesa e fluksit ka bërë që në 10-ditëshin e parë të korrikut, çmimet të rishikoheshin sidomos në platformat online.

Operatorët turistikë të këtij rajoni pohojnë se për Sarandën, çmimi mesatar i poshtëm për një dhomë dyshe në një hotel është ulur në 50 euro, me një ulje me 17% në raport me një vit më parë, ndërsa mesatarja e sipërme është ulur me 25%.

Ksamili, nga ana tjetër, ka rishikuar me një ulje që luhatet në nivelet 12% për mesataren e sipërme të një dhome dyshe hoteli për rezervimet e gushtit, ndërkohë që mesatarja poshtme është ulur në 12%.

Edhe në këtë rast, për të dy rajonet, përveç një sezoni më të zbehtë në det nga ana e turistëve që po vizitojnë Shqipërinë, ndikim ka pasur edhe hyrja apo formalizimi i më shumë apartamenteve me qira ditore në treg, si dhe disa hotele të reja.

 

Kërkesa shtrenjton Borshin e Qeparoin, tregu rregullon Vlorën, Himara çmime më të mira

Një vit më parë, në Jug, Borshi ishte zona më ekonomike e bregdetit, të paktën në listën e fshatrave që nisin nga Palasa, Dhërmiu, Jali, apo Qeparoi.

Vija bregdetare e shtrirë dhe tipologjia që kanë bizneset së bashku me çmimet e bënë këtë rajon të preferuarin e familjarëve, por jo vetëm në vitin 2024.

Kjo ishte dhe arsyeja pse në fillim të sezonit, Borshi u piketua si një destinacion me rezervime të reja nga familjarët që donin të shmangnin Sarandën, Ksamilin.

Rritja e kërkesës, ende pa nisur rezervimet, duket se rriti automatikisht edhe çmimet, të cilat këtë shënuar rritje.

Kështu mesatarja e poshtme e çmimeve u rrit me 8%, ku një dhomë dyshe për një natë kushtonte 70 euro në një strukturë hoteliere nga 65 euro që ishte një vit më parë.

Ndërkohë që mesatarja e sipërme mbeti e pandryshuar. Qeparoi është një tjetër fshat që ka pasur rritje kërkese, por ndërkohë numri i subjekteve akomoduese mbetet i kufizuar.

Kjo ka bërë që edhe ky rajon të ketë rritje me 25% të atyre që konsiderohen si struktura me çmime të lira dhe 16% për ato që janë struktura me çmime mesatare të shtrenjta.

Dhërmiu, nga ana tjetër, ka mbetur thuajse njëlloj si vitin e shkuar me një ulje të lehtë në mesataren e poshtme të çmimeve, prej vetëm 5 eurosh.

Kjo qëndrueshmëri në të njëjtat nivele, lidhet me tipologjinë që ka fshati dhe mënyrën sesi është zhvilluar, ku hotelet vijojnë të mbeten në numër të kufizuar dhe kapaciteti është aktualisht i vendosur më shumë në banesa të përshtatura si hotele.

Krejt e kundërta ka ndodhur me Himarën. Kjo e fundit, edhe pse ka pasur një preferencë më të lartë të të huajve që e duan për jetën e natës, ambientin familjar dhe plazhet publike, sërish ka reflektuar me ulje çmimesh.

Operatorët turistikë vlerësojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me një rregullim të tregut, ku formalizimi në njërën anë dhe konsolidimi i strukturave ekzistuese kanë bërë që tregu të reflektojë në bazë të këtyre zhvillimeve.

Në Himarë ka një ulje me 25% të mesatares së poshtme të çmimeve dhe një ulje me 10% të mesatares së sipërme.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur me Vlorën, ku strukturat e reja që kanë hyrë në treg vitet e fundit e kanë bërë konkurrencën më agresive, si dhe kanë vendosur një qasje më realiste të çmimeve.

Në Vlorë, çmimet e mesatares së poshtme u ulën me 20%, ndërsa mesatarja e sipërme ka pësuar përgjysmim.

Kjo më së shumti lidhet me faktin që në mesataren e sipërme, në platforma shiteshin vetëm variantet luksoze dhe suitat, ndërkohë që tashmë mundësia për dhoma standarde dyshe është rritur.

 

ShĂ«ngjini dhe Velipoja rrisin çmimet “pĂ«r luksin”, por jo pĂ«r pushuesit ekonomikĂ«

Të huajt në Veri parapëlqejnë të vizitojnë destinacionet malore me natyrë dhe aventurë.

Plazhi mbetet pak i frekuentuar duke e bërë atë më së shumti një epiqendër të vendasve dhe shqiptarëve të Kosovës që duan çmime më të mira ofrojnë rajonet, qoftë në akomodim edhe në konsum bar-restorant.

Por duket se investimet në struktura të reja akomoduese, që kanë rritur segmentin cilësor, janë shoqëruar me  rishikimin e çmimeve mesatare të larta.

Kështu sipas të dhënave, çmimet në mesataren e poshtme kanë pësuar rënie me 10% në Velipojë, ku një dhomë standarde dyshe mund të gjendet për 40 euro, teksa kanë rritur me afërsisht 5% çmimet mesatare të sipërme.

Në Shëngjin, nga ana tjetër, çmimi minimal i poshtëm ka mbetur njësoj me 45 euro nata për një dhomë dyshe në një strukturë akomoduese, teksa çmimi mesatar i sipërm është rritur me mbi 15% por duke shtuar këtu opsionin e darkës.

Pa këtë opsion, çmimet mbeten të njëjta si një vit më parë, 120 euro/nata.

 

 

 

The post Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri appeared first on Revista Monitor.

“Arsyet e rĂ«nies sĂ« turizmit nĂ« verĂ«, nga balanca cilĂ«si – shĂ«rbim te konkurrenca”

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:10

Flet Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve

 

Turizmi veror nuk duket të jetë duke përjetuar suksesin e sezoneve të kaluara.

Lëvizjet e shtetasve, që referohen si turizëm dhe rezultojnë në rritje, duket se nuk po materializohen në më shumë pushues në brigjet shqiptare, ku strukturat akomoduese raportojnë më pak rezervime.

Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, shprehet se arsyet që kanë sjellë këtë rezultat mund të jenë disa.

Sipas tij, kjo mund të lidhet me një mungesë të balancës mes cilësisë dhe shërbimit, konkurrencën agresive rajonale, reputacionin dhe përvojën e vizitorëve të cilët i japin zë edhe kur nuk është e këndshme në platforma ndërkombëtare.

 

Ky vit pritej të shënonte rritje të ngjashme me atë të vitit të kaluar, por optimizmi u zbeh përpara fillimit të sezonit veror. Madje, parashikimet tregojnë se këtë verë pritet të ketë më pak turistë se në verën e vitit 2024. Si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të turizmit për këtë vit dhe cilat janë arsyet që po ushqejnë këtë pesimizëm për sezonin veror?

Bazuar në të dhënat operative nga sektori hotelier dhe një sondazh me rreth 400 subjekte, konstatohet një sezon zhgënjyes për industrinë e turizmit të rërës dhe detit në Shqipëri, me 25-30% më pak të ardhura.

Jugu dhe Vlora raportojnë oferta me ulje, që tregojnë se ka kapacitete të lira në kulmin e sezonit.

Kur ndodhin ulje të tilla në muajt kulmor, si korriku dhe gushti, që zakonisht janë të mbushur plot, kjo është një shenjë serioze se diçka nuk po funksionon siç duhet.

 

Cilat janë arsyet që mendoni se e kanë sjellë këtë situatë?

Ja disa arsye që mund të shpjegojnë këtë rënie: 

  1. Çmimet dhe mungesa e balancuar me cilĂ«sinĂ« dhe shĂ«rbimin.

ShqipĂ«ria ka pĂ«rjetuar njĂ« rritje tĂ« çmimeve nĂ« sektorin e hoteleri-turizmit (si rezultat i rĂ«nies sĂ« Euros nĂ« masĂ«n 27% kundrejt Lekut dhe shtrenjtimit e lĂ«ndĂ«ve tĂ« para) dhe rritjes sĂ« pagave nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve, nga 50 – 100%, qĂ« shpesh nuk pĂ«rputhet me cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimeve tĂ« ofruara.

Kur destinacione të tjera si Greqia, Turqia apo Kroacia ofrojnë për të njëjtin çmim më shumë përvojë, më shumë organizim dhe më shumë transparencë, pushuesit zgjedhin atje. 

  1. Konkurrenca rajonale gjithnjë e më e fortë

Destinacionet e rajonit kanë investuar seriozisht në infrastrukturë, promovim dhe përmirësim të shërbimeve. Shqipëria, megjithëse me potencial të madh natyror, ende vuan nga kaosi urbanistik, mungesa e standardeve të unifikuara dhe turizmi që në shumë zona është lënë në dorën e vetë fatit.

Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Turqia po përfitojnë nga organizimi më i mirë, promovimi i qëndrueshëm dhe investimet strategjike në turizëm.

Pushuesit nuk zgjedhin më vetëm detin; ata zgjedhin përvojën, sigurinë dhe rehatinë.

  1. Reputacioni dhe përvoja e vizitorëve

Rrjetet sociale dhe platformat si Booking apo TripAdvisor janë plot me ankesa për çmime të larta, mungesë pastërtie, mungesë të transportit publik cilësor, zhurmë, mungesë parkingu apo shërbime jokorrekte.

Kjo bën që shumë turistë të mos rikthehen dhe të mos e rekomandojnë vendin. 

  1. Ndërtimi i pakontrolluar dhe humbja e autenticitetit

Zona të tëra bregdetare janë mbushur me ndërtime jo estetike, të papërfunduara me vite, shpesh pa planifikim, që kanë zhbërë bukurinë natyrore të vendeve si Dhërmi, Sarandë, etj.

Kur natyra humb vlerat dhe komoditeti nuk vlen, vlera turistike bie. Nuk mjafton vetëm të bësh ndërtime luksi. 

 

Lidhjet e kufizuara ajrore dhe infrastruktura

Pavarësisht rritjes së fluturimeve, Shqipëria ende nuk ka një rrjet të zgjeruar lidhjesh direkte me tregjet e mëdha turistike. Kjo, e kombinuar me rrugë të mbingarkuara dhe mungesë transporti publik të organizuar, e bën vendin më pak tërheqës për pushime të shkurtra apo spontane. 

Pengesa kryesore e turizmit shqiptar ka qenë aksesi i kufizuar ajror.

Me vetëm një aeroport (Rinasin), vendi nuk ka arritur të përthithë dot flukset e mëdha të turistëve, veçanërisht në sezon.

Aeroporti i Vlorës, e vendos Jugun e Shqipërisë në hartën direkte të destinacioneve europiane, sidomos për tregjet që duan bregdet (Italia, Polonia, etj.).

Ul kostot e logjistikës për turistët që synojnë zonat si Dhërmi, Himarë, Sarandë.

 

Pse duket se Shqipëria po humbet tërheqjen e saj vetëm gjatë verës? A lidhet kjo me çmimet, cilësinë e shërbimeve, apo me dështime në marketing?

Turizmi nuk mund të mbahet vetëm me entuziazëm të përvitshëm dhe reklama në media të rëndësishme! Ndikimi i mediave po ulet gradualisht dhe efekti i rrjeteve sociale po dominon.

Shqipëria nuk mund të mbështetet më vetëm në bukuritë natyrore si garanci të vetme për sukses turistik. Pa një strategji afatgjatë.

Dikur, imazhi i ShqipĂ«risĂ« ishte i cenuar dhe problematik, me pa tĂ« drejtĂ«, “TuristĂ«t e mendonin ShqipĂ«rinĂ« mĂ« keq dhe e gjenin mĂ« mirĂ«!” Kjo e ndihmonte vendin tĂ« pĂ«rmirĂ«sohej gradualisht.

Sot kur kemi njĂ« imazh tĂ« mbivlerĂ«suar ndaj realitetit, dĂ«mi Ă«shtĂ« mĂ« i madh, “TuristĂ«t e mendojnĂ« ShqipĂ«rinĂ« si ‘Maldivet e EuropĂ«s’ dhe gjejnĂ« mĂ« keq”.

Turizmi shqiptar po kalon një provë serioze: nga kurioziteti fillestar i vizitorëve të huaj, tashmë jemi në një fazë ku cilësia, raporti i drejtë çmim / shërbim dhe përvoja reale vendosin nëse turistët do të kthehen apo jo!

Rënia e këtij viti duhet të shërbejë si sinjal alarmi, jo si surprizë. Turizmi i Qëndrueshëm nuk mbahet me spontanitet, por me vizion dhe përgjegjësi.

Një nga ankesat më të zakonshme nga turistët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj, është disbalanca e theksuar mes çmimeve dhe cilësisë së shërbimeve.

Shpesh, për të njëjtin çmim që ofrojnë destinacionet fqinje, në Shqipëri mungon profesionalizmi, komoditeti dhe transparenca.

Nëse dikur pushuesit e pranonin këtë për shkak të çmimeve të ulëta dhe natyrës së paprekur, sot standardet janë rritur, ndërsa pritshmëritë nuk përmbushen më.

 

Rrjetet sociale si marketing i dyfishtë

Ndryshe nga e kaluara, sot çdo përvojë shpërndahet online. Rekomandimet dhe kritikat përhapen me shpejtësi.

Komente negative për pastërtinë, mungesën e organizimit, kaosin në infrastrukturë, zhurmën apo çmimet e pajustifikuara kanë efekt të drejtpërdrejtë në vendimet e pushuesve.

Kjo “reklamĂ« spontane” po bĂ«het njĂ« armĂ« me dy tehe pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

 

Cilat janë emergjencat më të mëdha që duhet të adresojë Shqipëria për të siguruar një rritje të qëndrueshme në turizëm dhe për të shmangur rënien e interesit ndaj saj si një destinacion turistik?

ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« mirĂ«:

  • PĂ«rmirĂ«sim i shpejtĂ« i cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve: trajnime, mbikĂ«qyrje dhe standardizim. Rishikimi i Ligjit tĂ« Turizmit dhe standardeve.
  • NjĂ« “Strategji Turizmi” afatgjatĂ« me konsensus politik, ku jo çdo qeveri qĂ« vjen ta pĂ«rdorĂ« turizmin si “bonus” pas zgjedhjeve.
  • Formalizim tĂ« tregut, kontroll ndaj çmimeve abuzive dhe transparencĂ«.
  • NjĂ« Model Zhvillimi tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m tĂ« turizmit, i cili qĂ«ndron te Menaxhimi i Destinacionit nĂ« nivel qendror, lokal dhe sektorit privat.
  • Investim nĂ« infrastrukturĂ« reale, jo vetĂ«m fasada. Me kĂ«tĂ« kuptoj furnizim me ujĂ« dhe energji 24 orĂ«, rrugĂ« dytĂ«sore, sinjalistikĂ« horizontale e vertikale sipas standardeve (jo duke kufizuar lĂ«vizjen me tabela).
  • Promovim i ShqipĂ«risĂ« nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rvojĂ«s konkrete, jo vetĂ«m imazhit. Sot turistĂ«t kĂ«rkojnĂ« pĂ«rvoja tĂ« reja.
  • Zgjatja e sezonit me politika fiskale e subvencione.
  • Modeli i alternimit: Turizmi masiv nĂ« zonat qĂ« e pĂ«rballojnĂ«, turizĂ«m i pĂ«rzgjedhur dhe i orientuar drejt cilĂ«sisĂ« nĂ« zonat e ndjeshme si Riviera, Alpet, zonat UNESCO. TĂ« mos harrojmĂ« qĂ« Turizmi Elitar siguron tetĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura dhe dy herĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« punĂ«suar.
  • Aksesi i kufizuar ajror. Me vetĂ«m njĂ« aeroport (Rinasin) nuk mund tĂ« jemi komplementar. Aeroporti i VlorĂ«s e vendos Jugun e ShqipĂ«risĂ« nĂ« hartĂ«n direkte tĂ« destinacioneve europiane, sidomos pĂ«r tregjet qĂ« duan bregdet duke ulur kostot e logjistikĂ«s pĂ«r turistĂ«t qĂ« synojnĂ« zonat si VlorĂ«, DhĂ«rmi, HimarĂ«, SarandĂ«.
  • Transporti publik Ă«shtĂ« ndoshta pika mĂ« e dobĂ«t. TĂ« huajt janĂ« mĂ«suar tĂ« pĂ«rdorin transportin publik si mĂ«nyra efektive pĂ«r tĂ« qarkulluar. Mungesa e njĂ« transporti cilĂ«sor dhe pamundĂ«sia e linjave tĂ« rregullta çorienton turistĂ«t, ul imazhin e vendit si destinacion turistik serioz, rrit ndjeshĂ«m ankthin dhe pasigurinĂ« nĂ« lĂ«vizje dhe nxit pĂ«rdorimin e makinave me qira.
  • Dhe e fundit, por mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, janĂ« mbeturinat dhe derdhja e ujĂ«rave tĂ« ndotura nĂ« ujĂ«rat larĂ«s.
  • PĂ«rmirĂ«simi i Destinacionit dhe paketave turistike shqiptare me mĂ« shumĂ« produkte e shĂ«rbime. Hotelet duhet tĂ« aplikojnĂ« paketa tĂ« plota fjetje /ushqim/ pije. Metodat me “menu alacart”, pĂ«r kategorinĂ« e turistit qĂ« viziton ShqipĂ«rinĂ« janĂ« tĂ« dĂ«shtuara.
  • ShqipĂ«ria po pĂ«rballet me njĂ« fazĂ« tĂ« “mbiturizmit”, ku fluksi i turistĂ«ve tejkalon ndjeshĂ«m kapacitetet e vendit (12 milionĂ« vizitorĂ« pĂ«r 2.4 milionĂ« banorĂ«) dhe ÂŒ e PPB vjen nga turizmi dhe udhĂ«timi. Kjo situatĂ« krijon varĂ«si tĂ« rrezikshme pĂ«r ekonominĂ«, duke e ekspozuar vendin ndaj goditjeve tĂ« jashtme (si pandemia apo krizat gjeopolitike), ndĂ«rsa kapacitetet publike dhe private nuk arrijnĂ« tĂ« menaxhojnĂ« dot presionin qĂ« kjo sjell.

 

Kosova, pavarësisht luhatjeve, vazhdon të mbetet tregu kryesor i vizitorëve në Shqipëri. Megjithatë, vërehet një zhvendosje e ndjeshme e pushimeve drejt zonave si Shëngjini dhe Velipoja, ndërsa diaspora dhe vizitorët me mundësi më të mëdha ekonomike po parapëlqejnë gjithnjë e më shumë destinacione të tjera, sidomos Greqinë. Mendoni se kjo është pasojë e liberalizimit të vizave apo lidhet me përfitimet konkrete që ata gjejnë në paketa më të favorshme, të cilat paguhen në euro?

Për vite me radhë, Kosova ka qenë burimi kryesor i vizitorëve në Shqipëri, sidomos gjatë sezonit veror. Por të dhënat më të fundit dhe vëzhgimet nga terreni tregojnë një zhvendosje të qartë të sjelljes turistike të këtij tregu.

Nga 48% e totalit të turistëve në vitin 2023, në 38% në vitin 2024, rënia nominale është sinjal i qartë se dominimi i padiskutueshëm i këtij tregu po venitet.

Ky skenar nuk erdhi papritur. Që para pesë vitesh, paralajmërova se duhej përgatitje serioze për të mbajtur turizmin kosovar në Shqipëri pas liberalizimit të vizave.

Por, për fat të keq, strategjitë munguan, investimet në përmirësimin e infrastrukturës e shërbimit nuk u bënë, dhe profili i turizmit nuk u modernizua.

Shqipëria duhet të ndërhynte fuqimisht për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në korridorin e veriut dhe ndoshta me zgjerimin provizor me një korsi shtesë nga Miloti në Velipojë e Shëngjin si pengesa kryesore për të kapur destinacionet kryesore.

Rruga panoramike ShĂ«ngjin – VelipojĂ« nuk i shĂ«rben emergjencĂ«s, por vetĂ«m investitorĂ«ve strategjikĂ« qĂ« do ndĂ«rtojnĂ« nĂ« ato zona.

Turistët kosovarë me të ardhura mbi mesataren, që më parë shihnin Shqipërinë si të vetmen portë bregdetare pa barriera, tani kanë hyrë në një treg më të gjerë. Greqia, Kroacia, Italia dhe Spanja, tashmë janë pjesë e hartës së pushimeve të tyre.

Shumë qytetarë kosovarë po përdorin Aeroportin e Rinasit tranzit për të fluturuar drejt destinacioneve të BE-së dhe jo për të pushuar në Shqipëri.

Numri i hyrjeve nuk përkthehet domosdoshmërisht në net qëndrimi, konsum lokal apo përfitim ekonomik për turizmin vendas.

Ndërkohë që Jugu i Shqipërisë po përjeton rënie, pushuesit nga Kosova po orientohen më shumë drejt zonave veriore si Shëngjini dhe Velipoja, që janë më afër, më të aksesueshme dhe më të përballueshme financiarisht.

Kjo nuk duhet parë si kompensim i humbjes, por më tepër një ndryshim i profilit të turistit, nga ai me potencial të lartë shpenzues në turistin ditor apo fundjave me buxhet më të kufizuar.

Një faktor kyç që po ndikon në këtë zhvendosje është fuqia konkurruese e ofertave turistike rajonale në Euro. Zhvlerësimi i Euros me 27% (krahasuar me Lekun) ka rritur ndjeshëm koston e paketave shqiptare.

Në Greqi, për të njëjtin çmim, një familje nga Kosova mund të marrë shërbime të standardizuara, resort të mirorganizuar, vila me kapacitete të kufizuara dhe privatësi të garantuar.

Ndërkohë, në Shqipëri, për të njëjtin buxhet, shpesh përballen me shërbime të rastësishme, çmime të larta dhe mungesë konsistence në cilësi.

Kosova do të mbetet një treg i rëndësishëm për Shqipërinë, por nuk do të jetë më treg i garantuar. Liria e lëvizjes sjell liri zgjedhjeje, dhe turistët kosovarë po e ushtrojnë këtë të drejtë duke zgjedhur përvojën më të mirë, jo domosdoshmërisht më të afërtën.

Tani jemi në pikën kur nuk kemi më avantazhin e të qenët zgjedhja e vetme, ndaj duhet të bëhemi zgjedhja më e mirë!

 

Italianët, të cilët janë grupi i dytë më i rëndësishëm i turistëve për vendin tonë, sipas agjencive të tyre turistike, kanë shfaqur një tkurrje në pushimet verore në Shqipëri, megjithëse në total janë në rritje për shkak se po shndërrohen në vizitorë gjatë gjithë vitit. Cilat janë arsyet e rënies së interesit të tyre për pushimet verore?

Në kontrast me rënien e turizmit kosovar, turistët italianë, grupi i dytë më i rëndësishëm për Shqipërinë, po rriten çdo vit me përqindje dyshifrore.

Kjo është një mundësi reale për të diversifikuar tregun, por gjithashtu një sinjal se strategjia turistike duhet të shikojë përtej tregjeve tradicionale dhe të krijojë lidhje më të forta me tregjet e BE-së. Aeroporti i Vlorës do të jetë një nyje e rëndësishme e këtij tregu që synon kryesisht Jugun e vendit.

“ËshtĂ« koha qĂ« turizmi Shqiptar tĂ« dalĂ« nga faza e vetĂ«kĂ«naqĂ«sisĂ« dhe tĂ« kalojĂ« nĂ« njĂ« etapĂ« tĂ« re zhvillimi: KonkurrencĂ« me tregjet mĂ« cilĂ«sore tĂ« Mesdheut.

Kjo kĂ«rkon ndĂ«rtimin e njĂ« turizmi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, tĂ« bazuar nĂ« strategji afatgjata, investime tĂ« zgjuara dhe krijimin e njĂ« marke tĂ« vĂ«rtetĂ« shqiptare qĂ« e diferencon vendin nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar”.

 

Qeveria ndërmori një aksion në Theth për ndërtimet pa leje dhe më pas kaloi te lirimi i hapësirave publike, që u shtri kudo. Pamjet, sidomos te Thethit, u bënë virale. A ishte ky momenti i duhur për një ndërhyrje të tillë dhe a do të ishte më efektive një qasje e diferencuar, rast pas rasti? Si ndikon ky veprim në imazhin tonë turistik?

Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të pakontrolluar në mungesë të një kuadri të qartë planifikimi dhe menaxhimi.

Përgjegjësia bie si mbi institucionet shtetërore, që kanë neglizhuar për dekada zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe mungesën e strategjisë për zonat e mbrojtura, ashtu edhe mbi komunitetin lokal, i cili, ndonëse i braktisur, ka ndërtuar shpesh pa kritere, në përgjigje të thirrjeve për zhvillim dhe investim në tokat e veta.

Në vend të dënimit të njëanshëm, do të ishte e nevojshme një qasje bashkëpërgjegjësie, ku shteti duhet të merrte rolin udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata.

 

Cila mund të ishte zgjidhja?

1. Hartimi i një Masterplani për zonat malore dhe të mbrojtura, sipas modelit të përdorur në studimin për bregdetin shqiptar, mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë si Banka Botërore dhe BE.

2. Zbatimi i parimit tĂ« “ndĂ«rhyrjes sĂ« butĂ«â€ (soft enforcement), tĂ« praktikuar nĂ« vende si Italia apo Sllovenia, ku ndĂ«rtime jashtĂ« standardeve nĂ« zona tĂ« mbrojtura mund tĂ« legalizohen vetĂ«m nĂ«se integrohen nĂ« njĂ« model zhvillimi qĂ« respekton traditĂ«n, natyrĂ«n dhe karakterin lokal.

3. Mekanizma mbështetës për banorët, si grantet, kreditë e buta dhe asistenca teknike për transformimin e ndërtimeve ekzistuese në struktura të përshtatshme për turizëm të qëndrueshëm (kulla, bujtina ekologjike, etj.).

Në rast se nuk mund të integrohet, prishja brenda 24 muajsh duke mbështetur kalimin në një biznes tjetër me qira apo kredi të buta.

4. Fuqizimi i bashkive për të ushtruar kontroll urbanistik dhe për të garantuar që zhvillimi turistik të ndjekë modele të qarta dhe të miratuara.

Fillimi i vjeshtës do të ishte koha për një pakt të ri zhvillimi për zonat malore, ku shteti dhe komuniteti lokal të mos shihen si palë kundërshtare, por si bashkëpunëtorë në ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit, në përputhje me standardet europiane.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të ndodhë mbi rrënoja, por nëpërmjet respektit, planifikimit dhe dialogut reciprok. Do ta konsideroja të nxituar këtë aksion në sy të mijëra turistëve që qëllimin kryesor kanë natyrën e virgjër dhe qetësinë.

 

 

 

The post “Arsyet e rĂ«nies sĂ« turizmit nĂ« verĂ«, nga balanca cilĂ«si – shĂ«rbim te konkurrenca” appeared first on Revista Monitor.

“Misioni i pamundur” i kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ«

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:08

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta.

 

Ersuin Shehu

Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë.

Jo shumë vite më vonë, drejtori i përgjithshëm i njërës prej bankave kryesore me kapital të huaj, menjëherë pas emërimit në Shqipëri, zhvilloi një ndër takimet e para publike në një aktivitet për kreditimin e bujqësisë në Lushnjë, ku theksoi rëndësinë e madhe që bankat shqiptare të zbrisnin në terren për të financuar këtë sektor.

Edhe mĂ« shpesh ka ndodhur qĂ« drejtues tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« fjalimet e tyre t’u drejtojnĂ« apele bankave, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« vĂ«mendje bujqĂ«sisĂ«.

E shkuara jo shumë e largët na kujton se, në fakt, rëndësia e rritjes së kredisë për bujqësinë është një temë që prej vitesh kthehet periodikisht në qendër të vëmendjes së institucioneve të lidhura shtetërore dhe sektorit financiar.

Ndonjëherë me deklarata nxitëse nga Banka e Shqipërisë dhe nga institucionet qeveritare, ndonjëherë me vlerësime të bankierëve rreth potencialeve të pashfrytëzuara të kreditimit të bujqësisë dhe ndonjëherë edhe me nisma konkrete të palëve për të lehtësuar financimin e këtij sektori.

Pavarësisht retorikës dhe dëshirës së mirë, statistikat dëshmojnë se kreditimi i bujqësisë nga sektori bankar ngelet ende në përmasa shumë të vogla dhe pothuajse të papërfillshme në raport me kontributin që ky sektor jep në ekonomi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për sektorin e bujqësisë vitin e kaluar kishte vlerën e 2.7 miliardë lekëve, shifër kjo pothuajse e njëjtë me vitin e mëparshëm.

Kredia e re për bujqësinë përbënte rreth 1% të shumës së përgjithshme të kredisë për biznes të disbursuar nga sektori bankar, nga 1.2% që përbënte një vit më parë.

Vlera totale (teprica) e portofolit të kredisë për sektorin bujqësor në fund të muajit maj të këtij viti kishte vlerën e 6.1 miliardë lekëve, në rënie me 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo shumë përbën rreth 1.2% të vlerës totale të portofolit të kredisë për biznesin.

Pesha e bujqësisë në portofolin e kredisë për ndërmarrjet private ka qenë historikisht poshtë nivelit të 2%, por këtë vit ka arritur nivelin më të ulët të dekadës së fundit.

Shifrat tregojnë qartë se kreditimi i bujqësisë nuk ka njohur ndonjë hov domethënës, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit dhe diskutimeve të herëpashershme rreth nevojës për të rritur mbështetjen e këtij sektori me hua.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Pse bujqësia është e vështirë të kreditohet?

Sipas ekspertëve të sektorit bankar, kreditimi i bujqësisë paraqet shumë vështirësi dhe sfida që, me pak përjashtime sporadike, e kanë mbajtur në përgjithësi larg sistemin bankar nga ky sektor.

Problemet më të mëdha me kreditimin e bujqësisë lidhen me informalitetin, mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheriale të fermerëve, fragmentimin e lartë të tokës (fermat e vogla) e si pasojë moskrijimi i ekonomive të shkallës dhe mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve për të siguruar kontrata të mëdha porosie, shfrytëzimit të përbashkët të magazinave, etj.

Në vitet e fundit, problemet e bujqësisë po rëndohen edhe më shumë nga emigrimi i të rinjve drejt zonave urbane ose jashtë vendit, duke e tkurrur më shumë fuqinë punëtore dhe në përgjithësi, numrin e fermave.

NjĂ« gjendje e tillĂ« e ka bĂ«rĂ« sektorin jokonkurrues nĂ« pĂ«rgjithĂ«si dhe pak tĂ«rheqĂ«s pĂ«r t’u mbĂ«shtetur me kredi nga bankat tregtare. Bankat arrijnĂ« deri te sipĂ«rmarrjet mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe mĂ« tĂ« strukturuara tĂ« lidhura me bujqĂ«sinĂ«, si njĂ«sitĂ« agropĂ«rpunuese apo grumbulluese.

Kreditimi i mirëfilltë i fermave prodhuese bujqësore dhe blegtorale bëhet pothuajse ekskluzivisht nga institucionet financiare jo banka ose shoqëritë e kursim-kreditit.

Mbështetur edhe në përvojat ndërkombëtare, këto institucione kanë ndërtuar modele dhe praktika të posaçme për administrimin e riskut në këtë sektor.

Por, nga ana tjetër, kreditimi i një sektori me risk më të lartë dhe kosto më të mëdha operacionale të procesit të huadhënies, natyrshëm shoqërohet edhe me norma më të larta interesi.

Banka Qendrore ka theksuar se skemat e garancisë mund të jenë zgjidhje në afatin e shkurtër dhe të mesëm, por zbutja e rreziqeve të kreditimit të bujqësisë në afatin e gjatë do të kërkonte ndërhyrje më thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë së këtij sektori.

 

 

Pse nuk ka sigurime në bujqësi?

Një nga mekanizmat kryesorë që bankat dhe institucionet financiare përdorin për kontrollin e rreziqeve të kredisë janë produktet e sigurimit.

NĂ«se merrni njĂ« hua pĂ«r blerjen e njĂ« pasurie tĂ« paluajtshme, institucioni financiar nĂ« shumicĂ«n e rasteve do t’ju detyrojĂ« tĂ« siguroni jetĂ«n.

Në rast se huamarrësi humbet jetën pa shlyer plotësisht kredinë, atëherë detyrimi i mbetur paguhet nga kompania e sigurimit.

Madje, në vitet e fundit sigurimi i jetës po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe në produktet e kredisë konsumatore, që në përgjithësi kanë vlera më të vogla.

Në fakt, detyrimi për sigurimin e jetës nuk është i lidhur vetëm me zbutjen e riskut të kredisë, por është edhe një burim të ardhurash për institucionet financiare, që përfitojnë komisione të mëdha shitjeje për këto produkte sigurimi.

Një shembull i ngjashëm është edhe sigurimi i pronës. Nëse vendos një pronë si kolateral për kredinë, është kusht i detyrueshëm nga banka që ky kolateral të sigurohet në favor të saj për rreziqet nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

NĂ« pjesĂ«n dĂ«rrmuese, tregu i sigurimit tĂ« jetĂ«s dhe tĂ« pronĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri “mbahet” kryesisht nga kreditĂ« bankare.

Sigurimi do të ishte një mjet që do të ulte ndjeshëm rreziqet për kreditimin e bujqësisë dhe do të lehtësonte kreditimin e fermerëve.

Fakti është që produkte të tilla pothuajse nuk ekzistojnë. Sipas ekspertëve të sigurimeve, arsyeja kryesore është se primet e sigurimit zakonisht rezultojnë shumë të larta, në nivelin e 7-8% të shumës së siguruar.

Po të shtojmë edhe nivelin e ulët të edukimit financiar, shitja e këtyre produkteve për fermerët vlerësohet shumë e vështirë.

Ekspertët sugjerojnë se një zgjidhje mund të jetë subvencionimi i pjesshëm i primeve të sigurimit nga shteti, si formë e mbështetjes së fermerëve.

Një zgjidhje e tillë do të ulte ndjeshëm rreziqet edhe për institucionet e kredidhënies, duke iu dhënë fermerëve më shumë akses në kredinë bankare.

MegjithatĂ«, natyrshĂ«m lind pyetja pse institucionet financiare qĂ« “tĂ« detyrojnĂ«â€ tĂ« sigurosh jetĂ«n dhe pronĂ«n nuk tentojnĂ« ta pĂ«rdorin sigurimin si njĂ« mjet pĂ«r tĂ« ulur rrezikun edhe nĂ« bujqĂ«si dhe pĂ«r ta bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« kreditimin e saj.

Përgjigjja e parë që të vjen në mendje është se bujqësia do të kërkonte një dalje nga zona e komfortit për bankat dhe kompanitë e sigurimit.

Sektori bankar u jep prioritet segmenteve me risk mĂ« tĂ« ulĂ«t dhe mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r t’u kredituar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kompanitĂ« e sigurimeve duken tĂ« kĂ«naqura duke e mbĂ«shtetur biznesin e tyre nĂ« produktet ekzistuese ligjĂ«risht ose faktikisht tĂ« detyrueshme.

Megjithëse ka pasur disa përpjekje nga institucione financiare për të ofruar produkte të tilla në bashkëpunim me kompani sigurimi, këto mekanizma nuk kanë gjetur vijimësi.

 

BSH ofron kredi të lirë, por a mund të kreditohen fermerët me 3.5%?

Në muajin janar të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi një program të mbështetjes për Bizneset e Vogla dhe të Mesme (SME).

Ky është i pari program me anë të të cilit Banka e Shqipërisë tenton mbështetjen direkte të një segmenti të veçantë të biznesit në treg, duke ofruar financim me kushte të lehtësuara.

Ky program, në fakt, nuk i adresohet specifikisht sektorit të bujqësisë, por megjithatë, Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë vendosur posaçërisht fokusin te mundësitë që ky program shtron për sektorin e bujqësisë.

Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat do të ketë një normë interesi vjetor prej 0.5%.

Kostoja e rifinancimit do të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se dhe për sa kohë kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.

Sektori bankar mund të japë kredi për në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi ju ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit.

Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.

Në rast se këto kredi do të sigurohen me garanci shtetërore, norma tavan e interesit do të jetë edhe më e ulët.

NĂ« rastin kur garancia mbulon 15 – 35% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 3%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 35 – 55% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi maksimal do tĂ« jetĂ« 2.5%.

NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 55 – 75% tĂ« rrezikut tĂ« kreditit, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« 2%.

Sipas kushteve të programit të miratuar, afati maksimal kohor për disbursimin e kredive dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2025.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo periudhë u jep kohë të mjaftueshme bankave për të identifikuar klientët potencialë dhe plan-bizneset e vlefshme në përmbushje të objektivave të SME-ve, duke mbajtur fokusin në projektet investuese.

Kreditë në kuadër të skemës duhet të kenë një afat nga tre deri në pesë vjet.

Kufiri total i programit të financimit të SME-ve do të jetë 25 miliardë lekë, shumë kjo e përafërt me 1% të PBB-së së Shqipërisë për vitin 2024.

Vlera maksimale e një kredie ose vlera kumulative e disa kredive të disbursuara nga një bankë individuale, për një biznes specifik të identifikuar përmes NIPT-it, do të jetë 25 milionë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shumë është e përafërt me vlerën mesatare të një kredie me destinacion investimi të disbursuar nga një bankë individuale për një SME.

MegjithĂ«se qeveria dhe Banka e ShqipĂ«risĂ« janĂ« pĂ«rpjekur ta paraqitin kĂ«tĂ« program si njĂ« shans pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ«, ekspertĂ«t kanĂ« dyshime nĂ«se njĂ« skemĂ« e tillĂ« mund t’i shĂ«rbejĂ« realisht kreditimit tĂ« fermerĂ«ve.

Sipas tyre, kostot e riskut, kostot operacionale dhe ato logjistike në sektorin e bujqësisë janë shumë të larta.

NjĂ« marzh interesi prej 3%, siç parashikohet nĂ« programin e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r SME-tĂ«, nuk mund t’i mbulojĂ« kĂ«to kosto dhe asnjĂ« institucion financiar nuk do tĂ« kishte interes tĂ« kreditonte fermerĂ«t e vegjĂ«l me njĂ« çmim tĂ« tillĂ«.

Edhe në rastin që risku i kredisë do të mbulohej pjesërisht me një skemë garancie, kostot e tjera ngelen aq të larta, sa është pothuajse e pamundur që një normë e tillë e interesi të jetë e leverdishme për një institucion financiar.

EkspertĂ«t mendojnĂ« se programi i SME-ve mund t’u shĂ«rbejĂ« ndoshta sipĂ«rmarrjeve agropĂ«rpunuese, por vĂ«shtirĂ« se do tĂ« sjellĂ« ndonjĂ« dobi pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«l.

 

Qeveria ofron garanci sovrane

Për të plotësuar më tej programin e financimit me kosto të ulët, të hartuar nga Banka e Shqipërisë, Qeveria ka vendosur të ofrojë, posaçërisht për sektorin e bujqësisë, një skemë të garancisë sovrane.

Skema e garancisë sovrane nuk është detajuar plotësisht, por, megjithatë, mbështetur në informacionin e ndarë me bankat tregtare nga ministri i Financave dhe ministrja e Bujqësisë, ajo do të konsistojë në një fond prej 3 miliardë lekësh, ose 30 milionë euro, është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

Garancia do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese.

Ministria e Financave vlerëson se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi që këtë Garanci Sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë duke përfituar më shumë mundësi dhe një akses më të madh financiar me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë etj.

Kjo është Garancia e pestë Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.

 

 

Skemat e garancisë, jo të gjitha histori suksesi

Programi i garancisë për sektorin e bujqësisë pritet të jetë skema e pestë e këtij lloji e aplikuar nga qeveria shqiptare në pesë vitet e fundit.

Përdorimi i skemave të garancisë në favor të biznesit nisi në vitin 2020, menjëherë pas shpërthimit të pandemisë.

Fillimisht, u miratua një skemë garancie për kredi, me qëllim që bizneset të mund të paguanin pagat gjatë periudhës së kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Një muaj më vonë, u miratua një skemë e dytë garancie shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia. Këto skema së bashku kishin një vlerë limit të ofruar prej 26 miliardë lekësh.

Në maj të vitit 2022, pas goditjes së fortë inflacioniste që pasoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, u miratua një skemë e tretë e garancisë sovrane, me vlerë maksimale prej 3 miliardë lekësh, për financimin me kredi të subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, si një masë për sigurimin e rezervave të mjaftueshme të këtyre produkteve.

Skema e katërt e garancisë sovrane u miratua në prill të vitit të kaluar, me qëllim garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese.

Kjo skemë kishte kryesisht qëllim të ndihmonte sektorin e fasonerisë për të përballuar pasojat e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Statistikat më të fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në mars të këtij viti, vlera totale garancive aktive për skemat e mësipërme ishte rreth 2.8 miliardë lekë.

Në masën dërrmuese, me më shumë se 91% të totalit, kjo shumë dominohet nga skema e dytë e garancisë sovrane për rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik nga pandemia, e vitit 2020.

Kjo tregon se qartësisht skema në fjalë ka rezultuar më e përdorura nga bizneset mes mekanizmave të këtij lloji të ofruar nga qeveria.

Shfrytëzimi i kësaj skeme arriti nivelin më të lartë në vitin 2023, me afërsisht 6 miliardë lekë garanci sovrane të përdorura për kreditë e marra nga bankat tregtare.

Nëse përjashtojmë skemën e parë të garancisë sovrane, për pagesën e pagave, që kishte një objekt afatshkurtër dhe që në pjesën më të madhe është shlyer dhe maturuar (u përdorën më shumë se 5 miliardë lekë) duket se skemat e mëvonshme, të vitit 2022 dhe 2024, kanë pasur shkallë të vogël përdorimi nga bizneset.

Qetësimi i tregjeve dhe rënia e çmimeve të mallrave të konsumit pas goditjes së vitit 2022 e shuan alarmin lidhur me nevojën e grumbullimit të rezervave ushqimore.

Niveli maksimal i shfrytëzimit të kësaj skeme arriti në rreth 430 milionë lekë, në vitin 2023.

Ndërkohë, skema e garancisë e vitit të kaluar për sektorin e fasonerisë është përdorur në vlera të papërfillshme, me më pak se 43 milionë lekë në fund të tremujorit të parë 2025.

Me sa duket, një skemë garancie, ishte e pamjaftueshme për të zgjidhur problemet e mëdha këtij sektori, të goditur nga forcimi i Lekut dhe nga rritja e kostos së punës.

 

Pesha e bujqësisë në ekonomi ka rënë në minimumin historik

Statistikat makroekonomike tregojnë se bujqësia është ndër sektorët ekonomikë që kanë shfaqur ecurinë më zhgënjyese të prodhimit në vitet e fundit.

Mbështetur në të dhënat e INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto në këtë sektor është në rënie prej katër vitesh radhazi.

Vitin e kaluar, rritja reale e PBB-së në bujqësi ishte negative në masën 2%, në thellim të mëtejshëm nga rënia prej 1.38% e një viti më parë.

 

Burimi: INSTAT

 

Tendenca rënëse konfirmohet edhe nga të dhënat e para të vitit 2025.

Për tremujorin e parë 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e bujqësisë pësoi rënie me 0.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e prodhimit në sektorin bujqësor, paralelisht me rritjen e sektorëve të tjerë, kryesisht të lidhur me shërbimet dhe pasuritë e paluajtshme, ka bërë që pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare të bjerë në minimumin historik.

Pesha specifike e bujqësisë në prodhimin kombëtar vitin e kaluar zbriti në 15.45%, nga 16.27% një vit më parë dhe afërsisht 20% që ishte një dekadë më parë.

 

Burimi: INSTAT

 

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« appeared first on Revista Monitor.

“Union Bank, mĂ« shumĂ« se 23 milionĂ« euro financim pĂ«r agrobiznesin”

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:06

Intervistë me Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit SME në Union Bank

 

Union Bank ka mbështetur me më shumë se 23 milionë euro financime sektorin e agrobiznesit.

Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit tĂ« NdĂ«rmarrjeve tĂ« Vogla dhe tĂ« Mesme (SME) nĂ« Union Bank, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se, pavarĂ«sisht sfidave tĂ« mĂ«dha strukturore qĂ« shtron bujqĂ«sia, banka prej mĂ« shumĂ« se katĂ«r vjetĂ«sh po financon me paketa produktesh tĂ« posaçme kĂ«tĂ« sektor.

Lidhur me programet lehtësuese të përgatitura së fundmi nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, znj. Gogaj thotë se pritshmëritë e bankës janë të ulëta.

Sipas saj, fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.

Ajo shprehet se zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.

Znj. Gogaj vlerëson se përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.

 

Cilat janë aktualisht sfidat kryesore të kreditimit të bujqësisë për bankat tregtare?

Kreditimi i bujqësisë nga bankat në Shqipëri përballet me një sërë sfidash strukturore dhe operacionale. Këto sfida lidhen si me natyrën e sektorit bujqësor, ashtu edhe me sistemin financiar.

Disa nga sfidat kryesore do të rendisja:

1 – Treg i vogĂ«l dhe fragmentar i prodhimit. Prodhimi bujqĂ«sor shpesh Ă«shtĂ« nĂ« sasi tĂ« vogla dhe i shpĂ«rndarĂ« mes shumĂ« fermerĂ«ve. Mungesa e kooperativave ose bashkimeve bĂ«n qĂ« ekonomitĂ« e shkallĂ«s tĂ« mungojnĂ«, duke e ulur efikasitetin e investimeve.

2 – Mungesa e kolateralit dhe formalizimi i ulĂ«t i fermerĂ«ve. ShumĂ« fermerĂ« nuk kanĂ« dokumentacion tĂ« rregullt tĂ« pronĂ«sisĂ« mbi tokĂ«n bujqĂ«sore, ndĂ«rkohĂ« edhe bankat shpesh nuk e pranojnĂ« si kolateral pĂ«r shkak tĂ« problematikave tĂ« ndryshme qĂ« mund tĂ« kenĂ« familjet bujqĂ«sore.

Nga ana tjetër, sektori haset me informalitet (pa regjistrim, pa bilance financiare) duke e bërë më të vështirë vlerësimin e kapacitetit pagues dhe riskut të kredimarrësit.

3 – Rreziku i lartĂ« sezonal dhe klimatik dhe mungesa e sigurimeve bujqĂ«sore funksionale.

Bujqësia varet shumë nga kushtet atmosferike dhe sezonaliteti, ku një vit i keq klimatik mund të çojë në falimentim të fermerit, duke rritur rrezikun për bankën.

Ndërkohë sigurimet në bujqësi nuk janë të zhvilluara në Shqipëri në mënyrë që fermerët të jenë të mbrojtur ndaj humbjeve dhe bankat nuk kanë garanci për kthimin e kredisë.

4 – Mungesa e krahut tĂ« punĂ«s me cilĂ«si dhe mekanikĂ«s nĂ« procese, qĂ« lidhet si me problemet e burimeve njerĂ«zore tĂ« migrimit tĂ« brendshĂ«m dhe emigracionit, ashtu edhe me fragmentimin e tokĂ«s dhe diversifikimin e kulturave bujqĂ«sore.

 

Cila ka qenë qasja e Union Bank ndaj sektorit të bujqësisë dhe cilat janë rezultatet e deritanishme në punën tuaj për financimin e këtij sektori?

Union Bank mbështet prej më shumë se 4 vitesh sektorin e agrobiznesit me paketa produktesh të posaçme.

Ne sot kemi mbi 1,700 fermerë që operojnë në bankë dhe një portofol kredie mbi 23 milionë euro.

Kryesisht rajoni Fier-Lushnjë-Berat mbetet rajoni më i rëndësishëm, i cili zë pjesën më të madhe të portofolit të kredisë.

Megjithatë, një rritje të rëndësishme kemi edhe në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës e Kavajë, të cilat kanë mundësi për të hyrë në sektorin agro, në veçanti në aktivitete si: prodhimi i vajit të ullirit apo agroturizmi.

Bashkëpunimi me fonde të ndryshme garancie na krijon mundësinë të rrisim financimin në këtë sektor dhe të krijojmë produkte më fleksibël kundrejt kërkesave për kolateral.

 

Pse kreditimi i bujqësisë mbetet në nivele shumë të ulëta, pavarësisht promovimit të herëpashershëm të programeve të mbështetjes me linja financimi ose me fonde garancie?

Një arsye janë politikat publike të paqëndrueshme. Subvencionet dhe programet e mbështetjes janë një nxitës i mirë në këtë sektor dhe kanë pasur efekt pozitiv në rritjen e kreditimit kundrejt këtij sektori.

Por, shpesh janë të paparashikueshme dhe ndryshojnë nga viti në vit, duke e bërë të vështirë planifikimin afatgjatë për investime.

Mungesa e ekspertëve dhe këshilluesve në zbatimin e këtyre programeve krijon shumë herë paqartësi, mosrealizime në kohë dhe rritje të rrezikut të mospërfitimit në kohë apo edhe të dështimit të projekteve.

Dhe pavarësisht këtyre programeve që nxisin investimet, rreziku i dështimeve për shkak të ndryshimeve klimatike, problematikave të inputeve, mungesës së punëtorisë dhe informalitetit, mbetet ende shumë i lartë

Edhe njohuritë e kufizuara të bankave për sektorin bujqësor krijojnë vështirësi në këtë drejtim.

Union Bank prej disa vitesh investon në drejtim të trajnimit dhe profilizimit të këshilluesve të biznesit dhe kjo kërkon investime në kapacitete njerëzore dhe njohuri të profilizuara.

Shumë banka nuk kanë staf të specializuar për të analizuar projektet bujqësore. Vlerësimi i investimeve në bujqësi kërkon ekspertizë teknike që shpesh mungon.

Duhen gjetur mënyra se si kjo ekspertizë të merret nga qendra të specializuara dhe me një proces eficient që të sillet kjo njohuri shpejt dhe me cilësi në bankë dhe pa kosto të larta investimi.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga programet e mbështetjes të prezantuara këtë vit nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare, përkatësisht me linja financimi me çmim të ulët dhe një fond për garantimin e kredive?

Ne kemi krijuar produktin e posaçëm për këtë program të paraqitur nga Banka e Shqipërisë dhe së fundmi dhe me elementin e garancisë sovrane nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, duke e promovuar dhe duke ofruar te klientët tanë në këtë sektor.

Gjithsesi, interesi ka qenë i ulët dhe nuk u vu re një shtim i kërkesës prej agrobiznesit.

Nga ana tjetër, kriteret e vendosura në disa raste nuk mund të përmbusheshin, si afati i shkurtër, mungesa e kolateralit, informaliteti i lartë duke mos plotësuar raportet e ripagimit të kredisë, etj.

Gjithashtu, investimet që bëhen në këtë fushë në makineri, blerje linjash prodhimi, janë në vlera të konsiderueshme që nuk mbulohen nga ky program.

Ndaj, pritshmëritë tona lidhur me këto programe janë të ulëta sa u përket aplikimeve të reja që mund të nxiten nga këto skema. Fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.

 

Në këndvështrimin tuaj, përveç formave të mësipërme, çfarë masash apo ndërhyrjesh do ta bënin sektorin e bujqësisë më të kreditueshëm nga sektori bankar?

Në përgjithësi, zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.

Përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.

Përdorimi i fondeve të garancisë apo subvencioneve që mbulojnë pjesën e sigurimit të prodhimit do të ishte një nxitje më e madhe dhe mbështetje, në veçanti për fermerët. Skemat e IPARD janë ato që nxisin kryesisht agroprodhimin.

 

 

 

The post “Union Bank, mĂ« shumĂ« se 23 milionĂ« euro financim pĂ«r agrobiznesin” appeared first on Revista Monitor.

“Receta” e mikrofinancĂ«s pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ«

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:04

Intervistë me Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e NOA

 

Institucionet financiare jobanka deri më sot kanë pasur peshën kryesore në kreditimin e fermerëve të vegjël në Shqipëri.

Herjola Spahiu, drejtore e pĂ«rgjithshme e institucionet financiar NOA, thotĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” se kreditimi i sektorit bujqĂ«sor mbĂ«shtetet nĂ« modele tĂ« veçanta biznesi, qĂ« ka mundĂ«suar mbĂ«shtetjen e kĂ«tij sektori, pavarĂ«sisht sfidave qĂ« ky sektor shtron.

Sipas saj, qasja e institucioneve mikrofinaciare nuk e vlerëson riskun e kredisë duke pritur dokumentacion nga klienti, sepse për gjendjen e sektorit bujqësor në Shqipëri kjo është e pamundur.

Këto institucione kanë ndërtuar modele të brendshme të vlerësimit të riskut, në përputhje me tipologjinë e aktivitetit bujqësor.

Këto modele japin informacion që shkon përtej asaj që mund të ofrojnë pasqyrat financiare të një klienti, duke mundësuar vlerësimin e rreziqeve dhe financimin e fermerëve.

Ndërkohë, sipas saj, element i domosdoshëm i kreditimit të bujqësisë është prania e vazhdueshme në terren, për këshillimin e klientit dhe ndjekjen e vazhdueshme të ciklit të kredisë.

 

Cilat janë sfidat kryesore të kreditimit të bujqësisë për institucionet financiare?

BujqĂ«sia mbetet njĂ« sektor i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u financuar, sidomos nga sektori bankar, pĂ«r shumĂ« arsye. E para dhe duhet ta pranojmĂ« tĂ« gjithĂ«, bujqĂ«sia ngelet ende njĂ« nga sektorĂ«t mĂ« informalĂ« tĂ« ekonomisĂ« shqiptare.

Pjesa më e madhe e fermerëve janë ende të paregjistruar dhe nuk kanë as histori kreditimi. Këto përbëjnë një vështirësi madhore për të krijuar një profil të rrezikut të klientit, për ta kredituar atë.

Një aspekt tjetër është sezonaliteti i të ardhurave. Bujqësia, për shkak të ciklit të prodhimit, ka luhatshmëri të të ardhurave, mund të ketë një apo dy sezone në vit kur fermeri arkëton para dhe ka mundësi të paguajë kreditë.

Kjo kërkon një përshtatje të produktit financiar me këtë cikël të të ardhurave.

Fragmentimi i tokave dhe mungesa e kolateraleve ngelet një problem i madh, sidomos kur bëhet fjalë për të financuar projekte të reja investimi, që kërkojnë shuma më të mëdha.

Në përgjithësi, kreditë për fermerët që kanë qëllim financimin e farërave apo inputeve bujqësore kanë shuma të vogla dhe jepen pa kolateral, si dhe me sezone të shkurtra.

Bujqësia është një nga ata sektorë ku rreziqet natyrore janë të mëdha, në varësi të fenomeneve atmosferike. Këta janë faktorë jashtë dëshirës dhe vullnetit të fermerit dhe e bëjnë të vështirë parashikimin e sezonit të prodhimit.

Për fat të keq, në Shqipëri mungojnë edhe siguracionet për produktet bujqësore. Kjo është një problematikë madhore që duhet adresuar, në mënyrë që kreditimi i bujqësisë të rritet më shumë, edhe nga sektori bankar.

Vitet e fundit kemi hasur një problematikë tjetër që lidhet me emigracionin.

Tendenca e brezave të rinj në zonat rurale është të mos ndjekin traditën familjare në menaxhimin e fermave, por të vendosen në zonat urbane ose të emigrojnë jashtë vendit.

Kjo ka ndikuar në uljen e numrit të njësive aktive bujqësore dhe në përgjithësi, në rënien e fuqisë punëtore në bujqësi.

Të mos harrojmë që bujqësia në Shqipëri ka një shkallë të ulët automatizimi dhe pjesa më e madhe e punëve kryhen manualisht, ndaj tkurrja dhe plakja e fuqisë punëtore ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e rendimentit të fermës dhe në mundësitë për ta menaxhuar.

Nga ana tjetër, edhe kostoja e procesit të kredidhënies në bujqësi dhe blegtori është shumë e lartë.

Kjo kërkon më shumë kohë dhe më shumë kosto logjistike dhe operacionale për një institucion financiar, jo vetëm për ta dhënë, por sidomos për ta monitoruar në vazhdimësi ecurinë e saj.

 

Si keni arritur t’i adresoni kĂ«to sfida dhe cila ka qenĂ« qasja juaj nĂ« kreditimin e fermerĂ«ve dhe sipĂ«rmarrjeve bujqĂ«sore?

ËshtĂ« njĂ« model biznesi i ndĂ«rtuar nĂ« vite, qĂ« i ka fillesat nĂ« modelet e ngjashme ndĂ«rkombĂ«tare.

Disa prej institucioneve mikrofinanciare, si NOA, janë krijuar nga institucione të huaja financiare me fokus kryesor financimin e zonave rurale.

Modelet janë të tilla që të jenë sa më fleksibël në përputhje me karakteristikat e sektorit. Ne kemi kredi që mund të kenë një apo dy këste gjithë vitin, në varësi të ciklit të shitjes së prodhimit dhe mbledhjes së të ardhurave.

Patjetër që çdo kredi për bujqësinë nuk mund të jepet nga zyra.

Stafi ynë bën një monitorim të vazhdueshëm në terren, jo vetëm në fazën e aplikimit të fermerit për kredi, por gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj dhe sidomos në momentin kur cikli i prodhimit është në pikun e tij, për të siguruar ecurinë e mirë të ciklit dhe shlyerjes së kredisë.

Kemi qenë shumë fleksibël në garancitë me pasuri të paluajtshme.

Ne kemi qenë shumë të pranishëm në financimin e nevojave për kapital qarkullues dhe në vlera atë vogla, që nuk kërkojnë mbulim me kolateral.

Nuk kemi qenë shumë të pranishëm në financimin e investimeve të tokave, magazinave, fabrikave, pikave të grumbullimit, sepse ato janë biznese që kanë mundësi të ofrojnë kolaterale dhe më shumë shërbehen nga sektori bankar.

Ndërsa fermeri i vogël është kryesisht i adresuar te ne.

Duke pasur kosto risku më të lartë, edhe marzhet tona me këto kredi janë më të larta. Nuk janë të krahasueshme me normat e sektorit bankar për ndërmarrjet më të mëdha të agrobiznesit.

Ç’ështĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, modeli ynĂ« nuk e vlerĂ«son riskun e kredisĂ« duke pritur dokumentacion nga klienti, sepse pĂ«r gjendjen e sektorit bujqĂ«sor nĂ« ShqipĂ«ri kjo Ă«shtĂ« e pamundur.

Ne kemi ndërtuar modele të brendshme të vlerësimit të riskut. Mund të kemi mbi 35 karta të vlerësimit të riskut, në përputhje me tipologjinë e aktivitetit.

Ne bëjmë një vlerësim të brendshëm me matrica të mirëndërtuara, në bashkëpunim edhe me Universitetin Bujqësor, të cilat na japin edhe produktivitetin, edhe përfitueshmërinë që mund të ketë çdo fermë sipas aktivitetit të saj.

Këto modele na japin informacion që shkon përtej asaj që mund të ofrojnë pasqyrat financiare të një klienti.

Kjo na ka dhënë forcën kryesore për të zbutur sa më shumë rreziqet. Nga ana tjetër, siç e përmenda, prania e vazhdueshme në terren është element i domosdoshëm, duke filluar nga këshillimi i klientit.

Oficerët tanë janë gjithmonë pika kontakti për informacion dhe këshillim nga fermerët.

 

ÇfarĂ« pĂ«rmasash ka aktualisht kreditimi i bujqĂ«sisĂ« nga sektori financiar jobankar?

Ne grumbullojmë të dhëna për sektorin e bujqësisë edhe brenda shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Kredia për bujqësinë dhënë nga anëtarët e kësaj shoqate, duke përfshirë institucione financiare jo banka, por edhe shoqëri kursim-krediti, është më shumë se 90 milionë euro, në fund të 2024-s.

Kjo shumë është më e madhe krahasuar me portofolin prej rreth 64 milionë eurosh të sektorit bankar.

 

Ndërkohë, kredia për bujqësinë paraqet edhe tregues të mirë të performancës, me një raport të kredive me probleme pranë nivelit të 3%?

Ky është një element shumë i rëndësishëm për ne, sepse kostoja e riskut mbahet mirë nën kontroll.

Fermerët e vegjël janë shumë të përgjegjshëm te rikthimi i kredisë, sepse e kanë kuptuar sa e rëndësishme është të ruash një marrëdhënie me institucionin financiar dhe të kesh një derë të hapur për financime të tjera në të ardhmen.

Në përgjithësi, edhe kur ka probleme, arrijmë të gjejmë zgjidhje në bashkëpunim me fermerin, nëpërmjet ristrukturimeve dhe kemi arritur të ruajmë marrëdhëniet me fermerin.

Për shembull, në rastin e fundit të sëmundjes së bagëtive të imëta, kemi pasur jo më shumë se 10 raste të klientëve të prekur nga situata, jo direkt për shkak të sëmundjes, por për shkak të masave për ndalimin e tregtimit.

Problematikat me riskun në bujqësi, në fakt, lidhen kryesisht me emigracionin.

Kryesisht sot kreditë me probleme në bujqësi lidhen me raste të largimit ose emigrimit të fermerëve.

Megjithatë, në përgjithësi fakti që kreditë janë në shuma të vogla dhe rreziku është i shpërndarë në shumë huamarrës ndihmon për ta mbajtur nën kontroll treguesin e kredive me probleme.

 

Sa mund të ndihmojnë programet mbështetëse (linja financimi, skema garancie, etj.) për rritjen e kreditimit të bujqësisë?

Nismat pĂ«r lehtĂ«simin e kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« patjetĂ«r qĂ« janĂ« shumĂ« pozitive. Mendoj se Ă«shtĂ« pĂ«r t’u pĂ«rshĂ«ndetur pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar skema garancie pĂ«r biznesin e vogĂ«l, duke pĂ«rfshirĂ« edhe bujqĂ«sinĂ«.

Ne nuk jemi pjesë e skemave të prezantuara kohët e fundit nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, dhe i kemi vlerësuar ato në distancë.

Natyrisht, fakti që ato u adresohen vetëm klientëve të sektorit bankar i bën ato më pak gjithëpërfshirëse, sidomos për fermerët e vegjël dhe për ato arsye që përmenda më lart.

Ndaj mendoj se kĂ«to skema do t’u shĂ«rbejnĂ« mĂ« shumĂ« kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe mĂ« tĂ« strukturuara, sidomos duke qenĂ« se ato shoqĂ«rohen me norma tavan interesi pĂ«r financimet.

Sidoqoftë,  mendoj se janë nisma pozitive, sepse ndihmojnë në ndërgjegjësimin e fermerëve për rëndësinë e formalizimit, që të përfitojnë prej këtyre skemave në të ardhmen.

Ne prej vitesh përpiqemi të japim stimuj për formalizimin, duke bërë edhe diferencim në çmim mes fermerëve të formalizuar dhe atyre të paformalizuar.

Mendoj se këto skema duhet të jenë më përfshirëse, duke përfshirë në to edhe institucionet financiare jobanka, si një hallkë me përvojën e duhur që mund të ndihmojë edhe në rritjen e formalizimit.

Për sa i përket vendosjes së normave maksimale të interesit, e thamë që bujqësia ka kosto të larta operacionale, ndaj është e vështirë që me atë normë interesi të mbulojë minimalisht kostot e institucionet financiar.

Ndaj, mendoj se duhen skema që mund të përfshijnë realisht fermerin e vogël, aty ku ka informalitet dhe kosto më të larta financimi.

Vendosja e një garancie nga qeveria e bën më të lehtë procesin, sepse kjo e ul disi riskun e financimit, por nuk i mbulon dot të gjitha kostot.

Unë do të shtoja dy gjëra në këto skema.

E para që, përtej garancisë, të shtohet edhe një produkt për sigurimin e fermerëve. Dhe e dyta, duhet patjetër edhe këshillimi dhe edukimi financiar për fermerin, sepse ata kanë shumë nevojë për një mbështetje të tillë.

 

Mund të sugjeroni masa apo ndërhyrje që do ta bënin bujqësinë një sektor më konkurrues dhe më të kreditueshëm nga sektori financiar?

Unë do të shtoja edhe sigurimin e zinxhirit të vlerës. Një nga problematikat e fermerëve ndër vite është luhatja e çmimeve.

Ndoshta krijimi i njĂ« forme ligjore ku fermerĂ«t tĂ« hyjnĂ« nĂ« kontrata paraprake qĂ« nĂ« momentin kur ata fillojnĂ« tĂ« prodhojnĂ« diçka, me çmim tĂ« paracaktuar, do t’i mbronte ata nga pasiguria nĂ« momentin e shitjes sĂ« prodhimit.

Ekzistojnë shembuj të tillë në botë, ku formalizimi i zinxhirit të vlerës e ka ndihmuar shumë fermerin e vogël.

 

Ju përmendët produktet e sigurimit, si një element që do të ndihmonte rritjen e kreditimit të bujqësisë. A mund të kenë një rol institucionet financiare të kredidhënies në ofrimin e këtyre produkteve edhe në Shqipëri?

Mendoj se bashkëpunimi i institucioneve financiare me kompanitë e sigurimit mund të rezultojë shumë i frytshëm për të ndërtuar produkte sigurimi për sektorin e bujqësisë.

Ne kemi shembuj të mirë në Ballkan, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut. Edhe në Shqipëri është tentuar disa herë, por ka pasur vetëm rezultate sporadike.

Thuhet shpesh që primi i sigurimit në bujqësi është i lartë, por nëse fermerit i shpjegohet rëndësia e sigurimit ai mund të jetë i gatshëm ta paguajë këtë prim si pjesë e kësteve të kredisë, siç ndodh sot me produkte të tjera sigurimi që kërkohen nga sektori bankar dhe financiar.

Rasti më tipik është sigurimi i pronës për kredinë.

Mendoj që duhet të ndërtohet një bashkëpunim i tillë edhe për kreditimin e bujqësisë.

 

 

The post “Receta” e mikrofinancĂ«s pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ« appeared first on Revista Monitor.

A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:02

Krijimtaria dhe mendimi kritik mund të ndikohen. Por ka mënyra për të zbutur pasojat, shkruan The Economist

 

Siç mund ta dijë kushdo që ka dhënë një provim të paktën një herë, të shkruash një ese për më pak se 20 minuta kërkon vërtet shumë përqendrim.

Të kesh qasje të pakufizuar në Inteligjencën Artificiale (IA) do ta lehtësonte ndjeshëm këtë ngarkesë mendore.

Por, siç sugjeron një studim i fundit nga studiues të Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT), kjo ndihmë mund të ketë një kosto.

Gjatë disa seancave me shkrime esesh, studentët që punonin me (dhe pa) ndihmën e ChatGPT u lidhën me elektro-encefalograma (EEG) për të matur aktivitetin e trurit gjatë punës.

Në të gjitha rastet, përdoruesit e IA shfaqën ndjeshëm më pak aktivitet në të zonat e trurit të lidhura me funksionet krijuese dhe përqendrimin.

Studentët që shkruan me ndihmën e chatbot-it gjithashtu e patën më të vështirë të citojnë saktësisht ndonjë pjesë nga eseja që sapo kishin shkruar.

Këto gjetje janë pjesë e një grupi gjithnjë e në rritje studimesh, që shqyrtojnë efektet potencialisht të dëmshme të përdorimit të IA për krijimtarinë dhe procesin e të nxënit.

Kërkimet ngrenë pyetje të rëndësishme, nëse përfitimet mbresëlënëse afatshkurtra që sjell IA gjeneruese mund të vijnë me një kosto të fshehur afatgjatë.

Studimi i MIT e plotëson panoramën e dy kërkimeve të tjera të profilit të lartë mbi marrëdhënien mes përdorimit të IA dhe të menduarit kritik.

I pari, nga studiues në Microsoft Research, përfshiu 319 punonjës që punonin me njohuri (knowledge workers, individë që kryejnë punë që kërkon analizë, mendim kritik, vendimmarrje, kreativitet apo përpunim informacioni) dhe që përdornin IA gjeneruese të paktën një herë në javë.

Të anketuarit përshkruan mbi 900 detyra që kishin kryer me ndihmën e IA, që nga përmbledhja e dokumenteve të gjata e deri te krijimi i fushatave të marketingut.

Sipas vlerĂ«simeve tĂ« tyre vetjake, vetĂ«m 555 nga kĂ«to detyra kĂ«rkonin mendim kritik, si pĂ«r shembull rishikimi i rezultateve tĂ« IA para se t’i dĂ«rgohej klientit, ose riformulimi i njĂ« kĂ«rkese pas njĂ« rezultati jo tĂ« kĂ«naqshĂ«m herĂ«n e parĂ«.

Pjesa tjetër e detyrave konsiderohej thelbësisht e papërfillshme.

Në përgjithësi, shumica e punonjësve raportuan se kishin nevojë për më pak ose shumë më pak përpjekje mendore për të përfunduar detyrat kur përdornin mjete si ChatGPT, Google Gemini apo Copilot i Microsoft, krahasuar me realizimin e tyre pa ndihmën e IA.

NjĂ« studim tjetĂ«r, nga profesori Michael Gerlich nĂ« SBS Swiss Business School, pĂ«rfshiu 666 individĂ« nĂ« Britani tĂ« cilĂ«t u pyetĂ«n se sa shpesh pĂ«rdornin IA dhe sa besim kishin tek ajo, pĂ«rpara se t’u paraqiteshin pyetje tĂ« bazuara nĂ« njĂ« test pĂ«r tĂ« menduarin kritik.

Pjesëmarrësit që përdornin më shumë IA, rezultuan me nota më të ulëta në të gjitha drejtimet.

Gerlich tregon se pas publikimit tĂ« studimit, u kontaktua nga qindra mĂ«sues tĂ« shkollave tĂ« mesme dhe universiteteve, qĂ« po pĂ«rballen me njĂ« pĂ«rdorim nĂ« rritje tĂ« IA nga studentĂ«t. Sipas tij, ata “e ndien se ky studim pĂ«rshkruante saktĂ«sisht atĂ« qĂ« ata po pĂ«rjetojnĂ« aktualisht”.

 

Një pyetje e hapur

A do t’i bĂ«jĂ« IA njerĂ«zit me kapacitet mendor mĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« planin afatgjatĂ«, mbetet ende njĂ« pyetje e hapur.

Studiuesit në të tre studimet theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar një lidhje shkak-pasojë mes përdorimit të lartë të IA dhe dobësimit të funksioneve mendore.

NĂ« rastin e studimit tĂ« Gerlich, pĂ«r shembull, mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« njerĂ«zit me aftĂ«si mĂ« tĂ« mĂ«dha mendimi kritik tĂ« kenĂ« mĂ« pak prirje pĂ«r t’u mbĂ«shtetur tek IA.

Ndërsa studimi i MIT kishte një kampion shumë të vogël (vetëm 54 pjesëmarrës) dhe u përqendrua në një detyrë të vetme.

Për më tepër, mjetet e IA gjeneruese synojnë në mënyrë të qartë të lehtësojnë ngarkesën mendore të përdoruesve, njësoj si shumë teknologji të tjera më parë.

QĂ« nĂ« shekullin V p.e.s., Sokrati ankohej se shkrimi nuk Ă«shtĂ« “njĂ« eliksir pĂ«r tĂ« kujtuar, por vetĂ«m pĂ«r tĂ« mbajtur mend”. Makinat llogaritĂ«se  i ndihmojnĂ« arkĂ«tarĂ«t me llogaritjet.

Aplikacionet e orientimit rrugor kanë hequr nevojën për të lexuar harta. Dhe megjithatë, pak vetë do të thoshin se këto mjete na kanë bërë më të paaftë.

Nuk ka shumĂ« dĂ«shmi qĂ« sugjerojnĂ« se lejimi i makinave pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur funksionet mendore tĂ« pĂ«rdoruesve, ndryshon kapacitetin natyror tĂ« trurit pĂ«r tĂ« menduar, thotĂ« Evan Risko, profesor psikologjie nĂ« Universitetin e Waterloos, i cili sĂ« bashku me kolegun Sam Gilbert, krijuan termin “cognitive offloading”, ose shkarkimi i detyrave mendore te ndihmĂ«s tĂ« jashtĂ«m.

Ajo qĂ« Ă«shtĂ« shqetĂ«suese, sipas Risko, Ă«shtĂ« se IA gjeneruese lejon njerĂ«zit tĂ« “shkarkojnĂ« njĂ« grup shumĂ« mĂ« kompleks procesesh”.

Shkarkimi i një detyre aritmetike, me zbatime të kufizuara, nuk është i njëjtë me shkarkimin e një procesi si shkrimi ose zgjidhja e një problemi. Dhe kur truri mëson ta bëjë këtë, është e vështirë ta harrojë.

Prirja pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar rrugĂ«n mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r zgjidhjen e njĂ« problemi, e njohur si “kursim mendor” (cognitive miserliness), mund tĂ« krijojĂ« atĂ« qĂ« Gerlich e quan njĂ« cikĂ«l pĂ«rforcues.

IndividĂ«t qĂ« varen nga IA do ta kenĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« mendojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« kritike, dhe truri i tyre do tĂ« bĂ«het mĂ« “koprac”, duke çuar nĂ« mĂ« shumĂ« shkarkime detyrash.

NjĂ« pjesĂ«marrĂ«s nĂ« studimin e tij, pĂ«rdorues i shpeshtĂ« i IA, tha: “Varem kaq shumĂ« nga IA, saqĂ« nuk besoj se do tĂ« dija si tĂ« zgjidhja disa probleme pa tĂ«.”

Shumë kompani presin rritje të produktivitetit nga përdorimi në shkallë të gjerë i IA. Por mund të ketë pasoja të padëshiruara.

“RĂ«nia afatgjatĂ« e mendimit kritik ka gjasĂ« tĂ« sjellĂ« rĂ«nie tĂ« konkurrueshmĂ«risĂ«â€, – thotĂ« Barbara Larson, profesore menaxhimi nĂ« Universitetin Northeastern.

Përdorimi i gjatë i IA mund të bëjë që punonjësit të jenë më pak krijues.

Në një studim të Universitetit të Torontos, 460 pjesëmarrës u udhëzuan të sugjeronin përdorime krijuese për objekte të përditshme, si një gomë makine apo një palë pantallona.

Ata që kishin parë më parë ide të gjeneruara nga IA, ofruan përgjigje më pak krijuese dhe më pak të larmishme se ata që punuan pa ndihmë.

Për shembull, për pantallonat, chatbot-i propozoi mbushjen e tyre me kashtë për të krijuar gjysmën e një dordoleci, në thelb duke i përdorur sërish si pantallona.

Ndërsa një pjesëmarrës pa ndihmë nga IA sugjeroi vendosjen e arrave në xhepa për ta bërë një ushqyes të veçantë për zogjtë.

Ka mĂ«nyra pĂ«r ta mbajtur trurin nĂ« formĂ«. Larson sugjeron qĂ« mĂ«nyra mĂ« e mençur pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga IA Ă«shtĂ« ta trajtosh atĂ« si “njĂ« ndihmĂ«s entuziast por paksa naiv”.

Gerlich rekomandon qĂ«, nĂ« vend qĂ« t’i kĂ«rkohet chatbot-it tĂ« gjenerojĂ« menjĂ«herĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar, pĂ«rdoruesi ta udhĂ«heqĂ« atĂ« hap pas hapi nĂ« rrugĂ«n drejt zgjidhjes.

NĂ« vend qĂ« tĂ« pyesni “Ku tĂ« shkoj pĂ«r pushime me diell?”, mund tĂ« filloni me pyetjen “Ku bie mĂ« pak shi?” dhe ta zhvilloni prej aty.

Ekipi i Microsoft gjithashtu ka testuar ndihmĂ«s IA qĂ« ndĂ«rhyjnĂ« herĂ« pas here me “provokime” pĂ«r tĂ« nxitur mendim mĂ« tĂ« thellĂ«.

NĂ« njĂ« frymĂ« tĂ« ngjashme, studiues nga Universiteti Emory dhe Stanford kanĂ« propozuar, qĂ« chatbot-Ă«t tĂ« riprogramohen pĂ«r tĂ« vepruar si “asistentĂ« mendimi” qĂ« bĂ«jnĂ« pyetje tĂ« thella, nĂ« vend qĂ« tĂ« japin thjesht pĂ«rgjigje. Ndoshta Sokrati do ta miratonte me kĂ«naqĂ«si kĂ«tĂ«.

 

Përputhja me programin

Megjithatë, këto strategji mund të mos jenë shumë të dobishme në praktikë, madje edhe nëse modelet e IA do të ndryshoheshin për të qenë më të ngathëta apo më të ngadalta.

Ato mund të sjellin edhe pasoja të padëshiruara. Një studim nga Universiteti i Krishterë i Abilenës në Teksas zbuloi se ndihmësit e IA, që ndërprisnin vazhdimisht përdoruesit me provokime, e përkeqësuan performancën e programuesve të dobët në një detyrë të thjeshtë kodimi.

Masa të tjera të mundshme për të mbajtur trurin aktiv janë më të drejtpërdrejta, edhe pse më imponuese.

Përdoruesit tepër të zellshëm të IA mund të detyrohen të japin vetë një përgjigje ndaj një pyetjeje ose të presin disa minuta përpara se të kenë qasje tek IA.

Ky “detyrim mendor” (cognitive forcing) mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« performancĂ«n e pĂ«rdoruesve, sipas Zana Buçinca, njĂ« studiuese te Microsoft qĂ« merret me kĂ«to teknika, por do tĂ« jetĂ« mĂ« pak popullore.

“NjerĂ«zve nuk u pĂ«lqen t’i shtysh tĂ« angazhohen”,- thotĂ« ajo. KĂ«rkesa pĂ«r mĂ«nyra pĂ«r ta anashkaluar kĂ«tĂ« do tĂ« ishte e lartĂ«.

Në një sondazh përfaqësues në 16 vende të kryer nga konsulenca Oliver Wyman, 47% e të anketuarve thanë se do të përdornin IA gjeneruese edhe nëse punëdhënësi do ta ndalonte.

Teknologjia Ă«shtĂ« aq e re, sa qĂ« pĂ«r shumĂ« detyra, truri i njeriut Ă«shtĂ« ende mjeti mĂ« i mprehtĂ« pĂ«r t’u pĂ«rdorur.

Por me kalimin e kohës, përdoruesit e IA dhe rregullatorët e saj do të duhet të vlerësojnë nëse përfitimet e gjera ia vlejnë përballë kostove mendore.

NĂ«se do tĂ« dalĂ« ndonjĂ« provĂ« e fortĂ« se IA e bĂ«n njerĂ«zit mĂ« pak tĂ« mprehtĂ«, a do t’u interesojĂ« atyre vallĂ«?

The post A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj? appeared first on Revista Monitor.

Udhëzuesi i verës për të mbrojtur fitimet

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:00

Këtë verë, drejtuesit e korporatave po përgatiten për pushime
 nga puna, shkruan The Economist

 

Mesi i korrikut është koha kur gjithçka zbulohet. Në plazh, kjo nënkupton veshje gjithnjë e më të lehta.

NĂ« zyrat e bordit, kjo merr formĂ«n e njĂ« rituali tĂ« “zhveshjes” sĂ« korporatave tĂ« quajtur “sezoni i fitimeve verore”.

Rezultatet për tremujorin e dytë të vitit do të dalin në javët e ardhshme.

Muaji prill pritej të ishte një periudhë vërtet e keqe: presidenti Donald Trump sapo kishte nisur luftën e tij tregtare, duke tronditur bursat dhe duke rritur interesat e obligacioneve.

Fitimet ishin në rrezik nga kostot e larta dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike.

NĂ« fakt, drejtuesit nuk kanĂ« pasur shumĂ« arsye pĂ«r t’u ndier tĂ« turpĂ«ruar. Trump u tĂ«rhoq pĂ«rballĂ« presionit tĂ« tregjeve dhe pezulloi pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« tarifave pĂ«r 90 ditĂ«.

“Vigjiluesit” e obligacioneve – investitorĂ« qĂ« ndĂ«shkojnĂ« qeverinĂ« duke rritur kostot e huamarrjes kur politikat fiskale duken tĂ« papĂ«rgjegjshme, u qetĂ«suan. Indeksi S&P 500 i kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha amerikane jo vetĂ«m qĂ« i rikuperoi humbjet, por edhe i tejkaloi ato.

Parashikimet për rritjen e fitimeve në tremujorin e dytë për kompanitë e indeksit ranë nga 9% në fund të marsit në 5% në korrik, sipas të dhënave të FactSet.

Sidoqoftë, shumë drejtues do të kenë mundësinë të krenohen me fitime rekord gjatë kësaj vere.

E megjithatĂ«, mund tĂ« mos ndihen mirĂ« kur t’u bĂ«het pyetja klasike: “ÇfarĂ« pritet mĂ« pas?”

Presioni mbi fitimet po rritet. Edhe pse Trump ka zgjatur pezullimin e tarifave deri më 1 gusht, ai u ka bërë thirrje partnerëve tregtarë të përgatiten për tarifa të tjera.

Më 8 korrik, çmimi i kontratave të së ardhmes të bakrit në SHBA u rrit me 13%, pasi presidenti kërcënoi me një tarifë 50% për këtë metal.

Vetëm pak ditë më parë, ai kishte nënshkruar një ligj për buxhetin që pritet të rrisë borxhin publik me rreth 4.5 trilionë dollarë, një zhvillim që mund të rrisë kostot e huamarrjes për të gjithë, ndoshta shumë shpejt nëse tregjet e obligacioneve reagojnë.

Kompanitë kanë pak kontroll mbi koston e importeve apo të borxhit. Por kanë një fushë ku mund të veprojnë: kostoja e fuqisë punëtore.

Për të qetësuar investitorët, shumë prej tyre kanë sinjalizuar së fundmi se po e mbajnë këtë kosto nën kontroll.

Më 2 korrik, Microsoft njoftoi se do të shkarkojë 9,000 punonjës, rreth 4% e totalit, përveç 6,000 të pushuarve në maj. Po në maj, Walmart paralajmëroi 1,500 largime.

NĂ« qershor, BlackRock, Citigroup, Disney dhe Procter & Gamble zbatuan “thjeshtime”, “riorganizime strategjike” dhe terma tĂ« tjerĂ« pĂ«r pushime nga puna.

Deri më tani, kompanitë amerikane kanë njoftuar për 439,000 vendime për largime nga puna, sipas firmës Challenger, Gray & Christmas. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri ishte më pak se 400,000.

Më 2 korrik, një raport i rëndësishëm nga kompania ADP tregoi se bizneset amerikane kishin humbur 33,000 punëtorë në qershor.

Të dhënat zyrtare të publikuara një ditë më pas dhanë një pamje më pozitive, por kryesisht falë rritjes së punësimeve në sektorin publik dhe atë të kujdesit shëndetësor.

Punonjësit e korporatave duhet të përgatiten për valë të tjera shkurtimesh.

NĂ«se inovacioni Ă«shtĂ« superfuqia mĂ« e madhe e biznesit amerikan, atĂ«herĂ« aftĂ«sia pĂ«r tĂ« mbajtur njĂ« fuqi punĂ«tore sa mĂ« tĂ« vogĂ«l Ă«shtĂ« padyshim e dyta, veçanĂ«risht nĂ« krahasim me versionet mĂ« “tĂ« buta” tĂ« kapitalizmit qĂ« gjenden nĂ« EuropĂ« apo Japoni.

Në pamje të parë, korporatat amerikane nuk duken më të prira për shkarkime se ato europiane.

Tre të katërtat e kompanive të indeksit S&P 500 kanë zvogëluar fuqinë punëtore në të paktën një vit gjatë dekadës së fundit, një përqindje identike me kompanitë e indeksit europian STOXX 600.

Në nivel indeksi, punësimi ka rënë në nëntë nga 24 vitet e fundit në Europë dhe shtatë herë në SHBA.

Një në katër kompani të mëdha europiane kanë më pak punonjës sot se dhjetë vite më parë, krahasuar me një në pesë në SHBA.

Dallimi i madh, sigurisht, është se bizneset amerikane kanë bërë shkurtimet gati në të njëjtën masë me ato europiane, por ndërkohë kanë rritur të ardhurat në mënyrë shumë më të fuqishme.

Midis viteve 2014 dhe 2024, të ardhurat totale të kompanive në S&P 500 u rritën me mbi 20% (me përjashtim të inflacionit).

Ndërsa për STOXX 600 ato ranë me të njëjtën përqindje. Në më shumë se gjysmën e kompanive amerikane të indeksit, shitjet u rritën më shpejt se punësimi.

Në 27 prej tyre, qarkullimi u rrit edhe pse numri i punonjësve ra. Në Europë ndodhi e kundërta: në dy të tretat e kompanive të mëdha të listuara, punësimi u rrit më shpejt se të ardhurat.

Prirja për të shkurtuar staf sa herë që paraqitet mundësia është veçanërisht e theksuar në sektorin më ambicioz të Amerikës: teknologjia.

Që nga viti 2016, shitjet e përbashkëta të kompanive teknologjike të S&P 500 kanë rënë vetëm një herë në vit, ndërsa fuqia punëtore e tyre u zvogëlua katër herë.

Meta kishte 12,000 punonjës më pak në fund të vitit të kaluar krahasuar me kulmin prej 86,000 në vitin 2022.

Mesatarisht, çdo punonjës gjeneroi 2.2 milionë dollarë të ardhura në vitin 2024, nga 1.4 milionë tre vite më parë.

Në janar, Mark Zuckerberg, drejtuesi i Meta-s u zotua se do të vlerësonte punonjësit dhe do të hiqte 5% që kishte pasur rendiment më të dobët, teksa e transformon kompaninë e tij të rrjeteve sociale në një gjigant të Inteligjencës Artificiale (IA).

 

Kompjuteri thotĂ«: “Je i pushuar”

PĂ«rparimet nĂ« IA, veçanĂ«risht nĂ« agjentĂ«t gjysmautonomĂ« tĂ« IA, pritet t’u japin drejtuesve njĂ« “sĂ«patĂ«â€ edhe mĂ« tĂ« mprehtĂ«. Drejtuesit po presin me padurim.

NĂ« prill, Tobi LĂŒtke njoftoi stafin e Shopify, njĂ« prodhues softuerĂ«sh pĂ«r e-commerce, se pĂ«rpara se tĂ« kĂ«rkonin mĂ« shumĂ« staf apo para, duhej tĂ« tregonin pse nuk mund ta pĂ«rfundonin punĂ«n duke pĂ«rdorur IA.

Muajin e kaluar, Andy Jassy u tha punonjësve të Amazon-it se IA do të ulë ndjeshëm numrin e të punësuarve në nivel korporate gjatë viteve në vijim.

Kur recesioni i radhës të godasë biznesin amerikan, këto deklarata do të shtohen. Kompanitë përdorin recesionet si justifikim për të futur zbatimin e teknologjive që të kursejnë krah pune.

Edhe nĂ«se IA nuk rezulton aq efektive nĂ« kĂ«tĂ« drejtim, ajo shĂ«rben si mbulesĂ« e pĂ«rsosur pĂ«r CEO-t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« reduktojnĂ« stafin. Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shmangur ekspozimin “e turpshĂ«m” tĂ« njĂ« bilanci pa fitime.

The post Udhëzuesi i verës për të mbrojtur fitimet appeared first on Revista Monitor.

Në një botë të trazuar, vetëdija dhe stabiliteti janë thelbësore për drejtuesit

By: Megi Dumi
9 August 2025 at 12:03

Baza e lidershipit mbetet e pandryshuar, pavarĂ«sisht nĂ«se drejton njĂ« kompani tĂ« madhe, njĂ« startup apo njĂ« organizatĂ« jofitimprurĂ«se. PĂ«rtej aftĂ«sive teknike dhe njohjes sĂ« kontekstit, ajo qĂ« i dallon liderĂ«t e mĂ«dhenj Ă«shtĂ« aftĂ«sia pĂ«r t’u lidhur me ekipet, punonjĂ«sit dhe komunitetet e tyre, dhe kjo fillon me vetĂ«dijen. Sipas McKinsey dhe Forumit tĂ« LiderĂ«ve tĂ« Rinj GlobalĂ«, drejtuesit duhet tĂ« kuptojnĂ« veten pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar besim, qĂ«llim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, autenticitet dhe empati.

Raporti Future of Jobs 2025 i Forumit Ekonomik BotĂ«ror (WEF) thekson se “aftĂ«sitĂ« e buta” si kreativiteti, qĂ«ndrueshmĂ«ria dhe kurioziteti janĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme se kurrĂ«. NjĂ« bĂ«rthamĂ« e qĂ«ndrueshme nga brenda i ndihmon drejtuesit tĂ« transmetojnĂ« energji pozitive, vendosmĂ«ri dhe ndjenjĂ« ndihme, duke krijuar sukses pĂ«r ekipin dhe organizatĂ«n. Siç thotĂ« profesori Adam Grant, liderĂ«t e vĂ«rtetĂ« ngrenĂ« tĂ« tjerĂ«t, njĂ« cilĂ«si qĂ« shumĂ« organizata nuk dinĂ« ta kultivojnĂ«.

Shfaqja e inteligjencĂ«s artificiale nuk e zĂ«vendĂ«son kĂ«tĂ« qasje; pĂ«rkundrazi, e bĂ«n mĂ« tĂ« domosdoshme. Teknologjia mund tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r detyra analitike, duke lĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r lidership njerĂ«zor. Shembulli i Bob McDonald nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Çështjeve tĂ« VeteranĂ«ve tregon se vendosja e “qĂ«llimit, vlerave dhe parimeve” sĂ« pari, dhe mĂ« pas dizajni i orientuar te njeriu, mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« performancĂ«n dhe besimin.

Vetëdija kërkon përulësi, pranim se askush nuk mund të dijë gjithçka për sfidat si transformimi dixhital, gjeopolitika apo ndryshimet klimatike, dhe njohja e vetes. Kjo rrit angazhimin e ekipeve, inkurajon komunikimin e hapur dhe nxit iniciativën.

Sipas McKinsey, 200 CEO kryesorë kanë krijuar rreth 5 trilionë dollarë vlerë ekonomike shtesë. Për sipërmarrësit, frymëzimi i të tjerëve është çelësi i mbijetesës. Arti i lidershipit në shekullin XXI nis me dimensionin njerëzor: për të udhëhequr të tjerët, drejtuesit duhet të fillojnë duke udhëhequr veten, një udhëtim po aq i vështirë sa edhe i domosdoshëm. / WEF, Shqip.al

The post Në një botë të trazuar, vetëdija dhe stabiliteti janë thelbësore për drejtuesit appeared first on Revista Monitor.

“Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:12

EDITORIAL / Nga njĂ« histori suksesi me rritjen dyshifrore tĂ« flukseve turistike dy vitet e fundit, turizmi shqiptar po pĂ«rballet sot me njĂ« provĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«: njĂ« “test acidi”.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« term i huazuar nga financat, qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« matur aftĂ«sinĂ« e njĂ« biznesi pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar detyrimet afatshkurtra duke u mbĂ«shtetur vetĂ«m te burimet mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe mĂ« likuide – pa pasur nevojĂ« pĂ«r tĂ« shitur aktive mĂ« pak likuide pĂ«r t’i shndĂ«rruar nĂ« para.

I pĂ«rkthyer nĂ« kontekstin e turizmit, testi i acidit Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar nĂ«se sektori ka mjaftueshĂ«m “kapacitete reale” pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar pritshmĂ«ritĂ« afatshkurtra, presionet dhe sfidat qĂ« po shfaqen, pa u mbĂ«shtetur mĂ« tek entuziazmi kalimtar, reklama organike apo rritja mekanike e numrave.

Ky është një moment maturimi, ku bëhet dallimi midis suksesit të qëndrueshëm dhe bumit të përkohshëm.

Dikur, Shqipëria përfitonte nga pritshmëritë e ulëta të turistëve. Ata vinin me skepticizëm dhe iknin të habitur pozitivisht.

Ky efekt solli një valë reklame organike, ku vetë turistët e bënin vendin të njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Por kjo reklamë krijoi edhe një mbivlerësim të realitetit.

TashmĂ«, turistĂ«t qĂ« vijnĂ« nuk janĂ« mĂ« thjesht kureshtarĂ« — ata presin mĂ« shumĂ«, dhe kur pĂ«rballen me tĂ« njĂ«jtat problematika tĂ« vjetra, zhgĂ«njimi Ă«shtĂ« edhe mĂ« i madh.

Të dhënat e marra nga shoqatat e turizmit dhe shifrat zyrtare të hyrjeve të shtetasve të huaj tregojnë për një sezon të ngadalësuar në turizmin e rërës dhe detit.

Nga njĂ« kĂ«rkim i “Monitor” nĂ« Booking, rezulton se pĂ«r javĂ«n e parĂ« tĂ« gushtit, kapacitetet akomoduese ishin ende tĂ« lira, me njĂ« zĂ«nie prej mesatarisht 70%, nga mbi 90% nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Një problematikë e rëndësishme mbetet infrastruktura. Uji, energjia, kanalizimet, mungesa e menaxhimit të trafikut apo pastërtisë janë kthyer në barrikada që nuk i kapërcejnë dot më as çmimet e ulëta dhe as natyra e mrekullueshme.

VetĂ« operatorĂ«t turistikĂ« shprehen hapur: “ËshtĂ« turp qĂ« kemi ende probleme tĂ« tilla jetĂ«sore”.

TuristĂ«t e huaj, veçanĂ«risht ata tĂ« “klasĂ«s sĂ« mesme”, qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« minimum standardesh, si pĂ«r infrastrukturĂ«n, ashtu dhe pĂ«r shĂ«rbimin, po ikin tĂ« zhgĂ«njyer — njĂ« sinjal alarmi qĂ« nuk duhet shpĂ«rfillur.

JanĂ« pikĂ«risht kĂ«ta turistĂ« qĂ« po largohen mĂ« shumĂ«, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« vendi po bĂ«n pĂ«rpjekje pĂ«r t’u larguar nga turizmi i çmimeve tĂ« ulĂ«ta, drejt atij mĂ« elitar!

Infrastruktura, që këtë vit jo vetëm nuk është përmirësuar por është përkeqësuar, duke iu shtuar edhe problemi i furnizimit me ujë, vetëm sa i bashkëngjitet zhvillimit kaotik që ka pasur turizmi këto vite.

NĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj u rritĂ«n me 30% mesatarisht, me shifra qĂ« e kaluan dhe 50% nĂ« shkurt e 47% nĂ« mars. Kjo krijoi eufori tek operatorĂ«t, qĂ« “nxituan” tĂ« rrisnin çmimet, sidomos nĂ« Jug.

Në një vend që po tërheq turistë, kryesisht për shkak të çmimeve të lira, reagimi ishte i shpejtë. Në korrik dhe gusht, ngadalësimi ishte i shpejtë, madje dhe negativ.

Fakti që rritjet e shtetasve të huaj nuk arritën më nivele dyshifrore pas asaj periudhe tregon sa të ndjeshëm dhe sa shpejt reagojnë të huajt.

Edhe zhvendosja në kohë e pushimeve për shkak të motit të nxehtë sërish nuk duket të jetë faktor, pasi dhe në pjesën e dytë të 2024-s dhe muajt e parë të 2025-s, rritjet dyshifrore nuk u panë më.

NdonĂ«se janĂ« “detyruar” tĂ« ulin çmimet kĂ«tĂ« vit, “nami ka dalĂ«â€ dhe konkurrenca rajonale Ă«shtĂ« shtuar, duke tĂ«rhequr jo vetĂ«m turistĂ«t e EuropĂ«s, por dhe ata vendas.

Turizmi shqiptar, sot më shumë se kurrë, po kalon një provë kritike.

Ai nuk është më një sektor dytësor, por është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare, që po tërheq investime të shumta private dhe interes ndërkombëtar.

Kjo e bën edhe më urgjente nevojën për reflektim dhe ndërhyrje serioze.

Ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r tĂ« kaluar nga entuziazmi te profesionalizmi. “Testi i acidit” po e tregon qartĂ«: pa infrastrukturĂ« moderne, standarde shĂ«rbimi dhe menaxhim tĂ« kujdesshĂ«m, turizmi nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« as avantazh, as reklamĂ« — por njĂ« bumerang qĂ« mund tĂ« godasĂ« pikĂ«risht atĂ« çfarĂ« ShqipĂ«ria ka ndĂ«rtuar me pĂ«rpjekje ndĂ«r vite.

Dhe krahas infrastrukturës, turizmi sfidën më të madhe e ka me veten.

 

The post “Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut appeared first on Revista Monitor.

Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:10

Banka Qendrore licencoi në muajin gusht hapjen e degës së bankës turke Ziraat në Shqipëri. Kjo do të jetë e para licencë e re e dhënë në tregun bankar shqiptar pas pothuajse 20 vjetësh dhe shënon fillimin e një faze të shtimit të numrit të bankave në treg, pas një cikli të gjatë përqendrimi.

 

Ersuin Shehu

Banka e Shqipërisë licencoi në muajin gusht bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat do të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi.

Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Ziraat do tĂ« bĂ«het banka e dytĂ« me kapital turk nĂ« ShqipĂ«ri, pas bankĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« vend, Banka KombĂ«tare Tregtare (BKT), zotĂ«ruar nga grupi turk i biznesit, Çalik.

MegjithatĂ«, ndryshe nga Çalik, Ziraat Ă«shtĂ« njĂ« investitor institucional i specializuar nĂ« sektorin bankar.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ziraat, banka më e madhe në Turqi

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror turk. 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën që në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë),

Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrejn, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se Ziraat është e pranishme edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, zgjerimi në Shqipëri duket si një hap i mëtejshëm në strategjinë e pranisë rajonale.

Ziraat Bank është e pranishme prej vitit 2015 edhe në tregun bankar të Kosovës, me pesë degë gjithsej.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës, në fund të 3-mujorit të parë 2025, Ziraat Bank zotëronte 1.7% të tregut të Kosovës, për një total aktivesh prej afërsisht 143 milionë eurosh.

Pjesa e Ziraat ishte pak më e lartë në tregun e kredisë, me 1.9% të portofolit total të sektorit bankar në Kosovë në fund të periudhës së mësipërme.

MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit, Banka Qendrore e KosovĂ«s miratoi shndĂ«rrimin e Ziraat Bank – Dega nĂ« KosovĂ«, nga degĂ« e njĂ« banke tĂ« huaj nĂ« njĂ« bankĂ« tĂ« licencuar dhe themeluar nĂ« KosovĂ«, me emrin Ziraat Kosova Sh.a.

 

Izraelitët duan të ngrenë bankën e parë dixhitale

Licencimi i Ziraat, me shumë mundësi, nuk do të jetë i fundit në atë që duket të jetë një cikël i ri i rritjes së numrit të subjekteve në tregun bankar.

Në Bankën e Shqipërisë është paraqitur zyrtarisht shprehja e interesit nga një grup investitorësh izraelitë të përfaqësuar nga Gal Bar Dea, që deri para pak muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm One Zero Digital Bank.

Aplikimi në fjalë nuk është finalizuar ende, por megjithatë, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se subjekti në fjalë është në fazën e plotësimit të dokumentacionit.

Besohet se modeli që investitorët izraelitë duan të ndërtojnë në Shqipëri është i ngjashëm me bankën dixhitale One Zero Digital Bank, e ngritur në vitin 2019.

One Zero është një bankë relativisht e re, e themeluar në vitin 2019, si e para bankë dixhitale në Izrael, por shumë shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe në tregje të tjera, duke përfshirë edhe një projekt të përbashkët për ngritjen e një banke dixhitale në Itali, në bashkëpunim me bankën italiane, Banca Generali.

MegjithatĂ«, mjedisi i pafavorshĂ«m gjeopolitik dhe tensionet e larta nĂ« Lindjen e Mesme kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« pĂ«r momentin, banka izraelite t’i pezullojĂ« planet e zgjerimit nĂ« tregjet e huaja.

Ish-drejtori i përgjithshëm, Gal Bar Dea, u largua pikërisht për shkak të tërheqjes së One Zero nga strategjia e zgjerimit ndërkombëtar dhe duket se interesi për të hyrë në Shqipëri është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një model të ngjashëm të bankingut dixhital në vende të tjera, por në mënyrë të pavarur nga One Zero.

 

 

Cikli pozitiv i bankave zgjon “lakminĂ«â€ e investitorĂ«ve tĂ« rinj

Sektori bankar në Shqipëri po kalon një cikël pozitiv, i karakterizuar nga zgjerimi i aktiveve, rritja dyshifrore e kreditimit dhe përfitueshmëria pranë niveleve më të larta historike.

Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 totali i aktiveve të sektorit arriti në afërsisht 2.1 trilionë lekë. Vlera e aktiveve u rrit me 7% krahasuar me një vit më parë dhe me 41% krahasuar me fundin e vitit 2019, përpara pandemisë.

Rritja, megjithatĂ«, Ă«shtĂ« “gĂ«rryer” ndjeshĂ«m nga efekti negativ i forcimit tĂ« Lekut nĂ« kursin e kĂ«mbimit. E zhveshur nga efekti i kursit tĂ« kĂ«mbimit, rritja e sektorit gjatĂ« pesĂ« viteve do tĂ« kishte qenĂ« mĂ« shumĂ« se 50%.

Portofoli i kredisë ka arritur vlerën e 812 miliardë lekëve, 13% krahasuar me një vit më parë dhe 47% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Me bazë vjetore, rritja e kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Zgjerimi i aktivitetit, përmirësimi i cilësisë së aktiveve dhe rritja e normave të interesit kanë sjellë edhe përmirësim të ndjeshëm në treguesit e përfitueshmërisë së sektorit.

Shifrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, treguan se për vitin 2024, kthimi mesatar nga kapitali i sektorit bankar arriti në afërsisht 19.1%, në rënie nga niveli rekord prej 22.17% i vitit 2023, por në rritje të ndjeshme nga niveli 12.03% i vitit 2019.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Rritja e fortĂ« e fitimeve nĂ« periudhĂ«n 2023-2024 Ă«shtĂ« e lidhur nĂ« njĂ« masĂ« tĂ« madhe me rritjen e shpejtĂ« tĂ« normave tĂ« interesit tĂ« periudhĂ«s 2022 – 2023.

Por, nga ana tjetër, kjo rritje reflekton edhe zgjerimin e aktiveve të sektorit dhe sidomos të kredisë, por edhe përmirësim të vazhdueshëm të raportit të kredive me probleme.

Raporti i kredive me probleme ka zbritur pranë kufirit të 4%, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit.

 

Por ekonomia ngelet e nënkredituar

Megjithëse kreditimi i është kthyer rritjes me ritme dyshifrore, shifrat krahasuese tregojnë se Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në fund të vitit 2024, portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rritje nga niveli prej afërsisht 30% i vitit 2022.

Kredia në vlerë absolute është rritur me ritme të përshpejtuara në periudhën pas pandemisë, por kjo rritje ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Për këtë arsye, kreditimi, në terma realë nuk ka shënuar rritje shumë të madhe dhe ngelet në nivelet më të ulëta të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon në fund të vitit të kaluar ishte Kosova, me 56.4% e PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së (2023), Mali i Zi, me 47.4%, Bosnjë-Hercegovina, me 46.5%, dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së (2023).

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në gjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%.

Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofolave prej kredive të humbura.

 

Burimi: FMN. Të dhënat për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut i takojnë vitit 2023

 

Numri i bankave drejt një zgjerimi të ri

Në vitin 2006, sektori bankar shqiptar arriti numrin më të madh të bankave tregtare aktive, 16 të tilla.

Sektori bankar ndodhej në një fazë zgjerimi të shpejtë, ku investitorë vendas dhe sidomos ndërkombëtarë po hynin në një treg që premtonte potenciale të mëdha të pashfrytëzuara, duke qenë një nga ekonomitë më të nënkredituara në Europë.

Në vitin 2004, në treg kishte hyrë Raiffeisen Bank, nëpërmjet privatizimit të ish-Bankës së Kursimeve, ndërsa në atë periudhë, edhe bankat me kapital grek, të pranishme në treg prej vitesh, nisën një strategji zgjerimi.

Deri në vitin 2009, sektori u karakterizua nga një rritje e shpejtë e kreditimit dhe hyrje e aktorëve të tjerë të rinj nga jashtë, si grupet Intesa Sanpaolo, Societe Generale, Veneto Banka dhe indirekt, edhe Credit Agricole, nëpërmjet blerjes së grupit bankar grek Emporiki.

Megjithatë, numri i bankave nuk u rrit më shumë se 16. Grupet e huaja në përgjithësi preferonin blerjen e bankave ekzistuese, për të pasur një bazë tregu mbi të cilën të tentonin zgjerimin.

Kriza që nisi të shfaqej në vitin 2009 shënoi edhe fillimin e fazës rënëse të tregut.

Pas disa vitesh stanjacioni dhe rënieje të kreditimit dhe rritjes së shpejtë të kredive me probleme, disa prej grupeve të huaja bankare vendosën të dilnin nga Shqipëria, duke zgjedhur të konsolidonin aktivitetin në tregjet më të mëdha.

Pas vitit 2015, Credit Agricole, Banka Kombëtare e Greqisë, Grupi Bankar i Pireut, Societe Generale, ICB Banking Group, Alpha Bank dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB) vendosën të largoheshin nga tregu, duke i shitur bankat e tyre në Shqipëri.

Grupi italian Veneto Banca në Itali u përthith nga grupi Intesa Sanpaolo për ta shpëtuar nga falimentimi, duke sjellë edhe bashkimin e bankave në tregun shqiptar, ndërsa grupi kuvajtian Al-Kharafi e mbylli me likuidim Bankën e Kreditit të Shqipërisë.

Ky proces solli edhe disa bashkime me përthithje dhe uljen e numrit të bankave, nga 16 në 11 të tilla.

Njëkohësisht, ai shënoi edhe rënien e ndjeshme të peshës së bankave nga vendet e BE-së dhe ato me kapital të huaj në përgjithësi, duke faktorizuar ndjeshëm investitorët vendas në tregun bankar.

Edhe në vitet e fundit nuk ka munguar interesi për operacione që do të sillnin përqendrim të mëtejshëm të sektorit. Grupi BALFIN, nëpërmjet Tirana Bank, tre vite më parë ishte shumë pranë blerjes së Raiffeisen Bank Shqipëri.

Ndërsa grupi hungarez OTP ka shpalosur disa herë publikisht interesin për blerje të tjera në tregun bankar shqiptar, pas atyre të Societe Generale Albania dhe Alpha Bank Albania.

Por, në një moment ku mundësitë për ndryshime strukture në tregun bankar dukeshin kryesisht në kahun e një përqendrimi të mëtejshëm, hyrja në treg e Ziraat Bank sjell përsëri rritje të numrit të bankave të pranishme në tregun shqiptar.

 

Kapitali i huaj mbetet dominues, por rriten bankat vendase

Bankat me kapital të huaj vazhdojnë të jenë dominuese në strukturën e pronësisë së sektorit bankar shqiptar, por megjithatë, në dekadën e fundit, vërehet qartë një rritje e ndjeshme e peshës së bankave me kapital vendas.

Nga 11 banka aktive në tregun shqiptar, gjashtë janë me kapital të huaj dhe pesë me kapital mbizotërues vendas.

Bankat me kapital të huaj, sipas madhësisë, janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, Banka OTP Albania, Banka ProCredit Shqipëri dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank).

Tre prej tyre klasifikohen nga Banka e Shqipërisë si banka me rëndësi sistemike.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2024, bankat me kapital të huaj zotëronin 62.8% të totalit të aktiveve të tregut bankar shqiptar. Por, pesha e tyre e tregut ka rënë ndjeshëm nga niveli prej 84.5% i një dekade më parë.

Rënia e peshës së kapitalit të huaj në tregun bankar nisi sidomos pas vitit 2015, kur një pjesë e grupeve bankare të Eurozonës vendosën gradualisht të dalin nga tregu shqiptar, me objektiv kryesor për të rimëkëmbur aktivitetet e tyre në tregje të tjera, pas efekteve të krizës financiare që pati zanafillën në vitin 2008.

Kjo krijoi hapësira për rritjen e peshës së kapitalit vendas në tregun bankar, qoftë nëpërmjet blerjes së bankave me kapitalit të huaj, por qoftë edhe duke treguar oreks më të madh për rritje organike, në një periudhë kur bankat me kapital të huaj në përgjithësi e frenuan rritjen, duke u fokusuar kryesisht në ruajtjen e cilësisë së portofolave.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro

Turqia në dekadat e fundit ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa vlera e investimeve turke ka ardhur në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar 2024 stoku i investimeve turke arriti vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove. Në dekadën e fundit, vlera e investimeve turke është rritur me më shumë se tre herë.

Madje, vitin e kaluar, Turqia ishte investitori më i madh i huaj edhe për flukset e reja të Investimeve të Huaja Direkte.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë të ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte.

Disa prej investitorĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m turq nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« grupi Çalik nĂ« BankĂ«n KombĂ«tare Tregtare, Grupi Yildirim, nĂ« Albchrome, Ayen Enerji, nĂ« Ayen AS Energji, Kurum, nĂ« Kurum International, etj.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat appeared first on Revista Monitor.

Verë me (pa) libra, rekomandimet për tu lexuar në plazh

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:08

Kur libri konsiderohet si aksesor i verĂ«s pĂ«r foto nĂ« rrjete sociale nga tĂ« rinjtĂ«, vera pa libra Ă«shtĂ« simptomĂ« e njĂ« sĂ«mundjeje mĂ« tĂ« thellĂ«: mungesĂ«s sĂ« politikave tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r kulturĂ«n dhe edukimin. Dhe si çdo simptomĂ« qĂ« injorohet, kostoja shfaqet mĂ« vonë 

 

Nga Deada Hyka

NĂ« rrjetet sociale, vera Ă«shtĂ« stina e “perĂ«ndimeve dhe selfie-ve”. Por nĂ« shumicĂ«n e vendeve europiane, ajo Ă«shtĂ« edhe sezoni i listave tĂ« librave qĂ« lexohen nĂ« plazh, nĂ« avion apo nĂ« qetĂ«sinĂ« e njĂ« fundjave nĂ« fshat.

Në Shqipëri, edhe pse librat në dukje janë pjesë e valixhes së pushimeve, shifrat tregojnë një tjetër realitet: leximi mbetet i ulët dhe i rastësishëm.

Disa ditĂ« mĂ« parĂ«, rrjeti zjeu prej deklaratĂ«s sĂ« njĂ« influencereje qĂ« pranoi nĂ« njĂ« televizion kombĂ«tar se “libri ishte aksesori i fotove tĂ« saj tĂ« plazhit”.

NĂ« mungesĂ« tĂ« politikave publike pĂ«r promovimin e leximit, mbĂ«shtetjes pĂ«r libraritĂ« dhe autorĂ«t vendas, si dhe incentivave pĂ«r botuesit, tregu i librit nĂ« ShqipĂ«ri po pĂ«rballet me njĂ« stinĂ« tĂ« zgjatur “nĂ« hije”.

Vera, që në vende të tjera është moment i artë për industrinë e librit, këtu kalon pa shumë gjurmë.

Dhe kjo ka kosto më të thellë sesa duket: një popullatë që nuk lexon është më e ekspozuar ndaj manipulimit, konsumit të cekët dhe paaftësisë për të ndërtuar mendim kritik, elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

 

Tregu që nuk e njeh sezonin

Ndryshe nga vendet perĂ«ndimore, ku shtĂ«pitĂ« botuese nxjerrin posaçërisht tituj pĂ«r pushime, nĂ« ShqipĂ«ri nuk ka njĂ« “sezon vere” pĂ«r librin.

Nuk ekziston njĂ« strategji e pĂ«rbashkĂ«t mes botuesve, librarive dhe institucioneve pĂ«r t’i kthyer muajt e verĂ«s nĂ« njĂ« moment tĂ« favorshĂ«m pĂ«r qarkullimin e ideve, mendimeve dhe pĂ«rmbajtjes cilĂ«sore nĂ«pĂ«rmjet librit.

Në mungesë të statistikave të detajuara për shitjet mujore të librit, botues dhe librarë tregojnë se vera është një periudhë me ritme të ngadalta.

“NĂ« vend qĂ« leximi tĂ« shtohet pĂ«r shkak tĂ« kohĂ«s sĂ« lirĂ«, bie, sepse libri nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e kulturĂ«s sĂ« pushimeve” thotĂ« pĂ«r “Monitor”, menaxheri i librarisĂ« “TiranaBook” nĂ« TiranĂ«.

Ndërsa nga Libraria Adrion po në kryeqytet pohojnë se ka lëvizje për blerje librash në këtë sezon, por janë kryesisht nga të njëjtët njerëz që lexojnë libra gjatë gjithë vitit.

 

Turizëm pa kulturë

Shqipëria po njeh rritje rekord të turistëve, por me pak përfitime për industrinë kulturore. Në shumë zona bregdetare mungojnë libraritë ose bibliotekat publike.

Madje, edhe vetë qytetet kryesore nuk kanë nisma për të integruar librin në paketën e përvojës kulturore për pushuesit vendas apo të huaj.

Ndryshe nga Franca, ku nĂ« disa plazhe gjen “plazhe bibliotekĂ«â€, ose si nĂ« Itali, ku stacionet e trenave dhe hotelet ofrojnĂ« libra falas, nĂ« ShqipĂ«ri mungon ky dimension kulturor.

Turizmi mbetet i lidhur fort me konsum mekanik, jo me përmbajtje që edukon, frymëzon apo formon.

 

Kosto afatgjata

Leximi është investim në kapitalin kulturor dhe njerëzor të një vendi. Një popullatë që nuk lexon prodhon më pak dije, më pak debat cilësor dhe më shumë varësi nga informacioni i shpejtë dhe i paverifikuar.

Elda Vela, nga shtĂ«pia botuese “Mediaprint”, pohon pĂ«r “Monitor” se mungesa e leximit ka pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta nĂ« tregun e punĂ«s: mĂ« pak aftĂ«si kritike, mĂ« pak kreativitet dhe fleksibilitet mendor, cilĂ«si tĂ« domosdoshme nĂ« ekonominĂ« e sotme qĂ« kĂ«rkon tĂ« menduar kompleks dhe zgjidhje jolineare.

“Kemi dĂ«shmuar shpesh se mungesa e leximit gjatĂ« pushimeve pĂ«rforcon idenĂ« se libri Ă«shtĂ« njĂ« barrĂ«, jo njĂ« kĂ«naqĂ«si.

Kjo ndikon nĂ« edukimin e brezave tĂ« rinj, qĂ« e shohin librin si detyrim shkollor, jo si zgjedhje personale pĂ«r rritje”, – pĂ«rfundon ajo.

 

 

Një industri që kërkon mbështetje reale

Pavarësisht përpjekjeve të disa botuesve për të sjellë tituj të rinj dhe përkthime cilësore, industria e librit në Shqipëri përballet me sfida të mëdha: nga kostot e larta të shtypjes, mungesa e mbështetjes fiskale (p.sh. mungesa e TVSH-së së reduktuar), te qasja e kufizuar në distribucion dixhital dhe mungesa e fondeve për promovim.

Duke qenĂ« njĂ« treg i vogĂ«l dhe pa incentiva tĂ« qarta, botuesit stepen pĂ«r tĂ« krijuar “ofertĂ« verore” ose pĂ«r tĂ« promovuar leximin si pjesĂ« tĂ« kulturĂ«s sĂ« pushimit.

Arlinda Dudaj, nga shtĂ«pia botuese “Dudaj”, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se vetĂ«m nismat e botuesve nuk mjaftojnĂ« dhe se duhet njĂ« strukturim e bashkĂ«punim mĂ« i gjerĂ« i tregut. Sipas saj, panairi ende shihet si momenti i vetĂ«m pĂ«r tĂ« blerĂ« masivisht libra.

Sipas saj, nĂ«se duam tĂ« kemi njĂ« shoqĂ«ri mĂ« tĂ« informuar, mĂ« krijuese dhe ekonomikisht mĂ« tĂ« zhvilluar, leximi duhet tĂ« jetĂ« pjesĂ« e pĂ«rditshmĂ«risĂ« – edhe gjatĂ« verĂ«s.

Institucionet publike mund të marrin hapa të thjeshtë por të rëndësishëm, si p.sh. Ministria e Kulturës mund të hapë thirrje për projekte verore të leximit në zonat turistike; apo bashkëpunime mes botuesve dhe operatorëve turistikë mund të sjellin libra në hotele, bujtina dhe struktura akomoduese.

 

REKOMANDIMI I LIBRAVE PËR T’U LEXUAR:

“Nexus” i Yuval Noah Harari

NĂ« “Nexus”, Yuval Noah Harari ndĂ«rthur historinĂ« e rrjeteve tĂ« informacionit — nga tregimet me gojĂ« tĂ« epokĂ«s sĂ« gurit, burokracia e shteteve tĂ« mĂ«dha, shpĂ«rthimi i shtypit, e deri te rrjetet dixhitale dhe inteligjenca artificiale — pĂ«r tĂ« treguar se si informacioni Ă«shtĂ« themeli i lidhjes sĂ« njerĂ«zve nĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rat.

Harari argumenton se informacioni shpesh nuk pasqyron realitetin, por është një mekanizëm lidhjeje që mund të ndërtojë mitologji dhe mashtrime masive, siç ndodhi me gjuetinë e magjistarëve apo totalitarizmin.

Rrjetet moderne të AI-së përbëjnë një lloj burokracie, që mund të manipulojë sjelljet njerëzore pa ndërhyrje fizike./ The Times.uk

 

“Ditari i CEO-s” i Steven Bartlett

The Diary of a CEO nga Steven Bartlett është një reflektim personal dhe praktik mbi mësimet më të rëndësishme që autori ka nxjerrë nga përvoja si sipërmarrës dhe nga intervistat me figura të njohura në podcast-in e tij me të njëjtin emër.

Libri, i ndarĂ« nĂ« katĂ«r pjesĂ« – vetja, historia, filozofia dhe ekipi – pĂ«rmbledh 33 “ligje” qĂ« lidhen me zhvillimin personal, ndĂ«rtimin e kulturĂ«s sĂ« njĂ« organizate dhe mĂ«nyrĂ«n se si tĂ« krijosh njĂ« jetĂ« dhe biznes me qĂ«llim.

Në vend të teorive klasike, Bartlett ofron rregulla që burojnë nga eksperimentimi dhe përballja reale me sfida, duke nxitur lexuesin të mendojë ndryshe për suksesin, lidershipin dhe vendimmarrjen./ The Times.uk

“Parimet e suksesit” tĂ« Jack Canfield

“Parimet e suksesit” nga Jack Canfield Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«zues i detajuar dhe frymĂ«zues pĂ«r kĂ«do qĂ« synon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« jetĂ« tĂ« suksesshme nĂ« aspektin personal, profesional dhe shpirtĂ«ror.

I ndërtuar mbi 60 parime konkrete, libri shtjellon ide të tilla si marrja e përgjegjësisë së plotë për jetën, vendosja e objektivave të qarta, zhvillimi i vetëbesimit dhe kultivimi i një qëndrimi pozitiv, duke i shoqëruar me shembuj të shumtë realë dhe ushtrime praktike.

 

“Manifesti kapitalist” i Robert Kiyosakit

“Manifesti Kapitalist” i Robert Kiyosakit Ă«shtĂ« njĂ« thirrje kundĂ«r sistemit arsimor tradicional dhe njĂ« mbrojtje e hapur e kapitalizmit sipĂ«rmarrĂ«s.

NĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r, autori i njohur pĂ«r bestsellerin Babai i Pasur, Babai i VarfĂ«r argumenton se arsimi modern nuk pĂ«rgatit njerĂ«zit pĂ«r botĂ«n reale, por i formĂ«son ata pĂ«r t’u bĂ«rĂ« punonjĂ«s qĂ« varen nga paga, borxhi dhe siguria e rreme financiare.

Ai paraqet “manifestin” e vet si njĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigje ndaj ideve socialiste dhe pĂ«rhapjes sĂ« “kapitalizmit tĂ« korruptuar”, duke theksuar se forma e vĂ«rtetĂ« e kapitalizmit Ă«shtĂ« fuqizimi i individit pĂ«rmes edukimit financiar, sipĂ«rmarrjes dhe pronĂ«s private.

 

 “Arti i negocimit” i Vasil Naçit

“Arti i negocimit” nga Vasil Naçi Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«zues praktik dhe frymĂ«zues pĂ«r kĂ«do qĂ« dĂ«shiron tĂ« zhvillojĂ« aftĂ«sitĂ« e veta nĂ« komunikim, bindje dhe arritje marrĂ«veshjesh tĂ« suksesshme, si nĂ« biznes ashtu edhe nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme.

I ndërtuar mbi përvojën personale të autorit si sipërmarrës dhe trajnues i njohur në fushën e zhvillimit personal dhe profesional në Shqipëri, libri paraqet teknika konkrete, shembuj realë dhe parime universale që ndihmojnë në përgatitjen, ndërtimin e besimit dhe arritjen e rezultateve përmes negocimit etik dhe të zgjuar.

Naçi thekson rëndësinë e dëgjimit aktiv, të kuptuarit të nevojave të palës tjetër dhe të orientimit drejt zgjidhjeve ku fitojnë të dyja palët.

Stili i librit është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke e bërë të qasshëm për profesionistë të niveleve të ndryshme dhe duke shërbyer si një manual i vlefshëm për zhvillimin e aftësive ndërpersonale në çdo fushë të jetës.

 

“Kap majat” i Gary Vaynerchuk

“Kap majat” (nĂ« anglisht: Crush It!) nga Gary Vaynerchuk Ă«shtĂ« njĂ« thirrje energjike dhe motivuese pĂ«r tĂ« ndjekur pasionin personal dhe pĂ«r ta kthyer atĂ« nĂ« njĂ« karrierĂ« tĂ« suksesshme pĂ«rmes fuqisĂ« sĂ« internetit dhe rrjeteve sociale.

I botuar fillimisht në vitin 2009, libri shërben si një guidë praktike për ndërtimin e markës personale në epokën digjitale, duke theksuar se çdo individ ka mundësi reale të krijojë ndikim dhe të gjenerojë të ardhura nëse angazhohet me përkushtim dhe autenticitet.

Vaynerchuk ndan eksperiencĂ«n e tij personale nĂ« ndĂ«rtimin e “Wine Library TV” dhe mĂ« pas tĂ« agjencisĂ« sĂ« tij mediatike VaynerMedia, pĂ«r tĂ« treguar se suksesi nĂ« biznesin online nuk ka mĂ« nevojĂ« pĂ«r ndĂ«rmjetĂ«s apo struktura tradicionale — por kĂ«rkon pasion tĂ« vĂ«rtetĂ«, pĂ«rmbajtje tĂ« vazhdueshme dhe njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« sinqertĂ« me ndjekĂ«sit.

 

 

 

 

The post Verë me (pa) libra, rekomandimet për tu lexuar në plazh appeared first on Revista Monitor.

“Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon nĂ« epokĂ«n dixhitale”

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:06

Flet Albert Gjoka, drejtues i “Leximtari”

 

Në një kohë kur vera shihet si stinë e arratisjes dhe rikthimit te vetja, leximi mbetet një nga shprehitë më të vlefshme për mendjen dhe shpirtin.

Por çfarë lexojnë shqiptarët gjatë muajve të verës?

Si ndryshon sjellja e tyre si lexues në këtë periudhë dhe si ndikon teknologjia, rrjetet sociale apo marketingu në përzgjedhjet që bëjnë?

Albert Gjoka nga “Leximtari” ndan tendencat e leximit nĂ« muajt e verĂ«s, problematikat e tregut dhe profilin e lexuesit shqiptar..

 

Z. Gjoka, vera shpesh lidhet me lexime “tĂ« lehta”. ÇfarĂ« tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat apo prirjet nga platforma juaj “Leximtari”? ÇfarĂ« zgjedhin tĂ« lexojnĂ« shqiptarĂ«t gjatĂ« pushimeve verore?

GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« verĂ«s, secili prej nesh ka mĂ« shumĂ« kohĂ« tĂ« lirĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rkushtuar vetes. FatmirĂ«sisht, leximi mbetet njĂ« ndĂ«r aktivitetet me mĂ« pak kosto pĂ«r t’u zbavitur dhe konsiderohet si njĂ« mjet fantastik pĂ«r t’u arratisur pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« njĂ« realitet tjetĂ«r.

Referuar pĂ«rvojĂ«s sĂ« gjatĂ« nĂ« tregtimin e librit nĂ« kanalet online dhe shitjen fizike me pakicĂ«, gjatĂ« stinĂ«s sĂ« verĂ«s, lexuesi ka njĂ« sjellje tjetĂ«r “konsumatore”.

Më shumë pëlqehen romancat, kryesisht romancat e errëta, thrillerat dhe sagat. Të rinjtë i pëlqejnë këto zhanre, por shumica e tyre i duan në gjuhën angleze.

Ndërsa te fëmijët mbizotëron kërkesa për librat e aventurave dhe fantazisë. Kohët e fundit ka një rikthim te klasikët, përfshirë edhe klasikët modernë, ku mes lexuesve që i duan këto libra ka edhe shumë të rinj.

 

A keni vënë re ndonjë ndryshim në mënyrën si blihen librat gjatë verës? Nga përvoja juaj prej shumë vitesh në sektor, a dominojnë më shumë blerjet online, apo libraritë fizike mbeten zgjedhja kryesore?

“Po iki me pushime, prandaj mĂ« jep njĂ« libĂ«r”, – kĂ«tĂ« shprehje e dĂ«gjon mĂ« sĂ« shumti nĂ« libraritĂ« fizike kur para fundjavĂ«s, gjatĂ« stinĂ«s sĂ« verĂ«s, pushuesit e vendosin edhe njĂ« libĂ«r nĂ« çantĂ«n e plazhit.

Muaji korrik shĂ«non rritje tĂ« kĂ«rkesave nĂ« tregun e librit, gjithmonĂ« nĂ«se do ta krahasojmĂ« me dy muajit paraardhĂ«s, – konkretisht me muajt maj dhe qershor.

Në të gjitha kanalet e shitjes konstatohet një rritje e kërkesës, ndonëse libraritë fizike ende mbajnë një peshë të madhe në tregtimin e librit.

 

Cilat janë zhanret që mbizotërojnë këtë sezon? (janë romanet e huaja, biografitë, librat motivues apo titujt e autorëve shqiptarë që gjejnë më shumë lexues në verë?)

Zhanret më të pëlqyera janë romancat, sagat dhe thrillerat. Gjatë dekadës së fundit kanë shënuar rritje të konsiderueshme romanet mister dhe thriller, por janë shfaqur edhe fenomene të tjera si BookToks.

BookToks janë të gjithë librat që janë promovuar nëpërmjet TikTok-ut dhe tashmë kjo kategori librash ka zëvendësuar gjithnjë e më shumë konceptin bestsellers.

Në këtë grupim bëjnë pjesë romancat e errëta apo thrillerat.

Po konstatohet njĂ« rĂ«nie e lehtĂ« e librave tĂ« zhvillimit personal gjatĂ« muajve tĂ« fundit, gjĂ« qĂ« mund tĂ« lidhet edhe me praninĂ« e madhe tĂ« “ofertĂ«s” nĂ« treg.

JanĂ« shumĂ« shtĂ«pi botuese qĂ« botojnĂ« libra tĂ« tillĂ«. ÇuditĂ«risht, biografitĂ« nuk ecin shumĂ« nĂ« tregun tonĂ«.

Po ashtu, gjatë verës nuk ka rritje të kërkesës për autorët shqiptarë. Mbi 85% e letërsisë që lexohet në vendin tonë u përket autorëve të huaj.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« fenomen qĂ« shkon ngjashmĂ«risht me kĂ«rkesĂ«n konsumatore tĂ« çdo produkti tjetĂ«r, ku mbizotĂ«ron importi, – edhe pĂ«r faktin se librat vijnĂ« tĂ« mirĂ«marketuara nga jashtĂ« si bestsellera tĂ« mediave apo platformave tĂ« mĂ«dha tĂ« tregtimit tĂ« librit nĂ« botĂ«.

Fatkeqësisht, ende nuk ka një mekanizëm promovimi apo strategji që e vendos fokusin në promovimin e letërsisë shqipe.

 

Në botën e sotme dixhitale, sa konkurron libri fizik me formate si audiolibrat apo ebook? A ka të dhëna për përdorimin e tyre nga shqiptarët në verë?

Prej disa vitesh, libri fizik (hard copy) po mban një pozicion të fortë kudo në botë, dhe në Shqipëri është zgjidhja kryesore për lexuesit. Sipas të dhënave, mbi 85% e lexuesve në vendin tonë duan librin tradicional.

Ndonëse ka një rritje të numrit të të rinjve që përdorin mjetet teknologjike për leximin e librit në formatet dixhitale.

Fatkeqësisht nuk ka të dhëna të sakta në këtë fushë, edhe për faktin se lexuesit elektronikë si Kindle, Nook, etj., janë të lidhur me platformat përkatëse dhe pajisjet e tjera smart nuk janë aq komode për të lexuar për një kohë të gjatë.

 

Sipas jush, çfarĂ« roli ka sezoni i verĂ«s pĂ«r tĂ« rikthyer zakonin e leximit, sidomos pĂ«r ata qĂ« nuk lexojnĂ« gjatĂ« vitit? ËshtĂ« njĂ« mundĂ«si, apo njĂ« iluzion veror? (Debati libri si aksesor)

Vera mbetet koha më e mirë e vitit për të lexuar për ata që gjejnë justifikime se nuk kanë kohë për të lexuar.

Botuesit dhe libraritĂ« e fokusojnĂ« marketingun e tyre te kjo periudhĂ«, duke u pĂ«rpjekur pĂ«r tĂ« promovuar shprehitĂ« e leximit me lista rekomandimesh, apo edhe forma tĂ« tjera tĂ« sjelljes “konsumatore”.

“Leximtari” e ka fokusuar punĂ«n e tij nĂ« pĂ«rzgjedhjen e listave tĂ« librave qĂ« mund tĂ« lexohen gjatĂ« verĂ«s nga fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« rriturit, bazuar mbi zhanret, shitjet e titujve dhe autorĂ«ve tĂ« pĂ«lqyer pĂ«r momentin, etj.

Organizimi i lojërave shpërblyese, minikonkursve me foto, video apo përshtypje synon pikërisht këtë gjë.

Leximi po shihet gjithnjë e më tepër si një mënyrë jetese krahas shumë aktiviteteve të tjera që bëjmë në përditshmëri si palestra, joga, meditimi, udhëtimi në mal, etj.

Përdorimi i rrjeteve sociale për promovimin e librit i ka dhënë një ngjyresë tjetër edhe mënyrës sesi libri shkon te lexuesit apo sesi vetë lexuesi e përdor librin.

 

A ka ndryshuar profili i lexuesit shqiptar nĂ« vitet e fundit? Sa ndikojnĂ« rrjetet sociale dhe influencerĂ«t e librit nĂ« promovimin apo “modĂ«n” e leximit?

Po, ka ndryshuar profili i lexuesit shqiptar, jo thjesht për shkak të zgjerimit të portofolit të botimeve, kategorive të reja dhe shijeve të reja.

Përveç fenomenit të BookTok-ut, i cili tashmë është shfaqur edhe në letërsinë shqipe, ka edhe rritje të interesit të lexuesve për zhanre si manga.

Ky zhanĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« rikthim i ndikimit tĂ« kinemasĂ« dhe imazhit te libri. Ka shumĂ« tĂ« rinj qĂ« pĂ«lqejnĂ« libra tĂ« kĂ«tij lloji, pĂ«rfshirĂ« edhe tĂ« ashtuquajturit “comics”.

Sigurisht, sot akti i të lexuarit po bëhet gjithnjë e më i vështirë, për shkak se jemi të tejngopur me informacion dhe në mjedise të tilla shpërqendrimi kthehet në sëmundjen e kohës sonë.

Por, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për njohuri cilësore, për libra që na vlejnë dhe që na ndihmojnë të kuptojmë botën, që na edukojnë dhe që na mprehin mënyrën e të menduarit kritik.

Rrjetet sociale kanë ndikim gjithnjë e më të madh në receptimin e librit nga lexuesi, në mënyrën sesi libri shkon te lexuesit dhe te mënyra sesi reagon lexuesi. Bota e influencerave sot ka formësuar edhe fatin e të ashtuquajturit bestsellers.

Nëse dikur një bestseller prodhohej në laboratorin e radios, gazetës apo televizionit, sot atë e prodhon Instagram-i, Facebook-u, YouTube apo TikTok-u.

Shumë autorë kanë shitur miliona kopje për faktin e thjeshtë se një personazh me shumë ndjekës në rrjete sociale e ka ndarë librin apo përvojën e leximit me ndjekësit e tjerë.

Edhe në Shqipëri ka shumë raste kur influencerit (jo domosdoshmërisht të lexuar) kanë pasur fuqinë e ndikimit te ndjekësit e tyre.

NĂ«se dikur libri promovohej efektivisht “mouth to mouth” (gojĂ« mĂ« gojĂ«) sot ka njĂ« fuqi tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ«pĂ«rmjet rrjeteve, tĂ« cilat shfaqen si njĂ« mundĂ«si e madhe edhe pĂ«r vetĂ« librin, autorin, botuesin apo tregtarin e botimeve.

 

Platforma juaj “Leximtari” ka sjellĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« bashkuar lexues dhe autorĂ«. Si ka qenĂ« ndĂ«rveprimi gjatĂ« verĂ«s? Ka mĂ« shumĂ« komente, pĂ«rfshirje, klube leximi?

Ne jemi një sipërmarrje e re librore, e cila ka një pikë fizike në një qendër tregtare, pikërisht aty ku ka njerëz.

Qyteti ka libra plot, por ne kemi vendosur që ta çojmë librin mes njerëzve dhe të krijojmë një kontakt të parë krejt ndryshe me librin, duke ju dhënë argumente dhe fakte për fuqinë jetëndryshuese të librit dhe për domosdoshmërinë e njohurive cilësore të cilat ende sot ruhen më mirë se kudo tjetër te libri.

Tregu i librit po kalon momente sfiduese që nga periudha e pandemisë, ku çmimet e librave janë rritur, është rritur konkurrenca dhe ku ka ulje të numrit të lexuesve në gjuhën shqipe. Në këtë mjedis të vështirë, edhe mundësitë janë më të mëdha.

GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« verĂ«s kemi pĂ«rzgjedhur me kujdes libra tĂ« cilĂ«t ua rekomandojmĂ« fĂ«mijĂ«ve qĂ« duan t’i kenĂ« me aventura tre muajt e pushimeve.

Të njëjtën gjë kemi bërë me të rriturit, duke përzgjedhur rekomandime librash të pëlqyer nga zhanre të ndryshme, botime të listuara si më të shiturit apo edhe prurjet më të fundit të cilët premtojnë një botë përndezëse në mendjen e lexuesve gjatë ditëve të verës.

Klubet e librit janë një mjet shumë i mirë për të ngritur dhe për të mbajtur komunitete.

Njëri prej tyre është edhe Bytes and Books, i cili synon që të përzgjedhë librat më të mirë që trajtojnë ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në jetën reale dhe të ndajmë këndvështrime me njerëz që kanë formime profesionale dhe qasje të shumëllojtë.

 

A janë të pranishëm librat për fëmijë dhe të rinj në listat e librave më të kërkuar në verë? Si mund ta nxisim më shumë leximin te brezi i ri në këtë sezon?

Po, padyshim që janë të pranishëm. Shkolla e përgatit një listë rekomandimesh.

Profesionistët e librit, botuesit, librarët, pedagogët, prindërit e lexuar dhe njerëzit e suksesshëm do të duhet të ndajnë përvoja leximi dhe të rekomandojnë libra që i kanë ndihmuar në jetën e tyre personale dhe profesionale te të tjerët.

Ne duhet ta bëjmë pjesë gjithnjë të jetës sonë publike librin dhe leximin, duhet të promovojmë autorët që shkruajmë, duhet të përvetësojmë shprehi të reja leximi dhe duhet që të mësojmë sesi çdo libër mund të na japë kuptueshmëri më të mirë në jetën tonë.

 

Sa ndikojnĂ« çmimet e librave nĂ« zgjedhjen qĂ« bĂ«jnĂ« lexuesit gjatĂ« verĂ«s? A ka oferta apo tituj “verorĂ«â€ me çmim tĂ« reduktuar?

Edhe nĂ« botĂ«n e librit pĂ«rgatiten tashmĂ« fushata dhe oferta. Konkurrenca mes operatorĂ«ve tĂ« tregut ka bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« “outlet” librash ku lexuesit pĂ«rfitojnĂ« nga uljet e shumta qĂ« bĂ«jnĂ« libraritĂ«, por edhe vetĂ« botuesit.

Ne kemi bërë disa fushata të shkurtra, falë edhe bujarisë së disa botuesve shqiptarë.

Ky fenomen është një gjë tejet pozitive që tashmë po ndodh edhe në tregun e librit, sepse lexuesi meriton jo vetëm shërbim të mirë, por edhe çmimet më të mira.

 

ÇfarĂ« titujsh do t’i sugjeronit njĂ« lexuesi shqiptar kĂ«tĂ« verĂ«?

E kam tĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« rekomandoj libra pĂ«r audienca kaq tĂ« gjera, por pĂ«r lexuesit e revistĂ«s “Monitor” e kam disi mĂ« tĂ« thjeshtĂ«:

NĂ« morinĂ« e botimeve nĂ« gjuhĂ«n shqipe, do tĂ« pĂ«rzgjedhja librat mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« janĂ« pĂ«r botĂ«n e marketingut, komunikimit, shitjes, produktivitetit, etj., – pra libra qĂ« na pĂ«rmirĂ«sojnĂ« tĂ« ashtuquajturat aftĂ«si tĂ« buta.

Konkretisht, pĂ«r ata qĂ« lexojnĂ« “Monitor”, do tĂ« rekomandoja leximin e kĂ«tyre librave gjatĂ« kĂ«saj vere: “Nexus” tĂ« Yuval Noah Harari, Ditari i CEO-s i Steven Bartlett, “Parimet e suksesit” tĂ« Jack Canfield, “Manifesti kapitalist” i Robert Kiyosakit, “Arti i negocimit” i Vasil Naçit dhe “Kap majat” tĂ« Gary Vaynerchuk.

Secili prej librave ofron perspektiva dhe njohuri tĂ« cilat na ndihmojnĂ« pĂ«r t’u pĂ«rshtatur nĂ« njĂ« mjedis qĂ« ndryshon pĂ«rherĂ«, qĂ« na jep aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« prodhuar mesazhe ndryshe nga normaliteti pĂ«r produktet dhe shĂ«rbimet qĂ« ofrojmĂ«, qĂ« na jep mjeshtĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« negociuar apo pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« markĂ« personale mĂ« tĂ« mirĂ« dhe qĂ« na bĂ«n tĂ« kuptojmĂ« sesi po zhvillohet bota e kapitalit sot.

 

 

 

The post “Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon nĂ« epokĂ«n dixhitale” appeared first on Revista Monitor.

Thirrja e Alpeve Shqiptare: Si t’i ruajmĂ« Parqet KombĂ«tare?

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:04

Një vështrim mbi sfidat, mundësitë dhe modelet europiane për ruajtjen e Alpeve Shqiptare dhe parqeve tona kombëtare.

 

Nga Gjergj Kota

Maja të larta që prekin qiellin, lugina të gjelbra plot lumenj kristalorë dhe ajër i pastër malor që të mbush mushkëritë. Kjo është skena që të shfaqet teksa zbardh agimi në zemër të Alpeve Shqiptare.

Një udhëtar i hershëm ngrihet pranë një bujtine tradicionale në Theth, Valbonë apo Lëpushë, dëgjon zhurmën e lumit apo një ujëvare në largësi dhe shikon retë teksa shpërndahen mbi majat përreth.

Në atë moment magjik, përjeton madhështinë e natyrës shqiptare, sikurse shumë vizitorë që vijnë nga gjithë bota për të eksploruar parqet tona kombëtare.

Por pas kësaj tabloje piktoreske, fshihen sfida të mëdha: si të menaxhojmë e mbrojmë këto thesare natyrore?

Më poshtë është një vështrim mbi këto sfida dhe zgjidhjet e mundshme, duke u fokusuar te Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë si shembull për mbarë sistemin e parqeve kombëtare në vend.

 

Pasuritë natyrore dhe gjendja aktuale e parqeve

Shqipëria, megjithëse një vend i vogël, është e pasur me biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe rreth një të pestën e territorit e ka nën mbrojtje si zona të mbrojtura.

Aktualisht janë 12 parqe kombëtare (tokësore dhe detare) që mbulojnë rreth 313,950 hektarë, afërsisht 11% të territorit. Këto përfshijnë që nga bukuritë alpine si Alpet e Veriut e deri tek ekosistemet unike bregdetare si Divjaka-Karavastaja apo Butrinti.

Parqet kombëtare luajnë një rol kyç jo vetëm në ruajtjen e natyrës, por edhe në ekonomitë lokale. Ato furnizojnë komunitetet me ujë të pijshëm, materiale drusore, kullota, madje ofrojnë potencial të madh për eko-turizëm dhe agroturizëm rural.

Për shembull, Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare, ku përfshihet Valbona, Thethi dhe zonat përreth, vizitohet mesatarisht nga rreth 120 mijë deri në 150 mijë turistë në vit, me një tendencë në rritje gjatë viteve të fundit.

Kjo rritje tregon popullaritetin gjithnjë e më të madh të Alpeve Shqiptare si destinacion kryesor për turizmin natyror dhe aventurën malore.

Megjithatë, pavarësisht këtyre vlerave, dhe përpjekjeve të deritanishme për përmirësime, gjendja në terren lë ende për të dëshiruar. Shumë parqe vuajnë nga laku institucional, investime të pamjaftueshme në infrastrukturë, staf apo promocion.

Në male ende hasen gjurmë të abuzimit mjedisor, si prerje të paligjshme pyjesh, depozitim mbeturinash në lumenj, projekte hidroenergjetike të debatueshme, si dhe ndërtime të pakontrolluara dhe jashtë çdo fizionomie tradicionale alpine, të cilat rrezikojnë autenticitetin kulturor dhe peizazhin natyror.

Zonat e mbrojtura malore shpesh kanĂ« qenĂ« “tĂ« lĂ«na nĂ« harresĂ« totale” nga pushteti lokal e qendror, dhe po rikthehet vĂ«mendja pĂ«r t’i ringjallur ato.

Parku KombĂ«tar “Alpet e ShqipĂ«risĂ«â€ Ă«shtĂ« njĂ« shembull domethĂ«nĂ«s ku pĂ«rpjekjet e fundit synojnĂ« pikĂ«risht kĂ«tĂ« rikthim tĂ« vĂ«mendjes dhe integrimin e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

 

Harta e zonave tĂ« mbrojtura natyrore nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rfshirĂ« parqet kombĂ«tare, zonat qendrore dhe ato me pĂ«rdorim tradicional, sipas kategorizimit funksional tĂ« legjislacionit shqiptar. Burimi: ASIG — Agjencia ShtetĂ«rore e Informacionit GjeohapĂ«sinor.

 

Rasti i Parkut KombĂ«tar “Alpet e ShqipĂ«risĂ«â€

Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare, i shpallur në janar 2022 me Vendim të Këshillit të Ministrave, është sot krenaria e rrjetit të parqeve shqiptare.

Ai bashkoi në një të vetëm disa zona ikonike: Parkun e mëparshëm të Thethit, Parkun e Luginës së Valbonës dhe Rezervatin Natyror të Luginës së Gashit, duke krijuar parkun më të madh në Shqipëri me rreth 82,844 hektarë sipërfaqe.

Parku shtrihet nga skajet e Vermoshit në veri, deri në Valbonë dhe luginën e lumit të Gashit në lindje, duke përfshirë dhe zemrën e Alpeve.

Këtu gjenden majat më të larta e më spektakolare të vendit, përfshirë majën e Jezercës (2,694 m) që mbizotëron horizontin. Relievi karstik me shpella të thella, liqenet akullnajore piktoreske, pyjet e ahut dhe haloreve, si dhe fauna e pasur me arinj, rrëqebuj, dhi të egra e shqiponja, e bëjnë këtë park një thesar të vërtetë natyror.

 

Harta funksionale e Parkut KombĂ«tar “Alpet e ShqipĂ«risĂ«â€, ku paraqiten zonat qendrore tĂ« mbrojtura, ato tĂ« pĂ«rdorimit tradicional dhe zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, si dhe emĂ«rtimi i zonĂ«s sĂ« mbrojtur sipas ndarjes ligjore. Ky park Ă«shtĂ« njĂ« nga mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« nĂ« vend dhe pĂ«rfshin zona si Valbona, Thethi, Vermoshi, Curraj i EpĂ«rm dhe Lugina e ShalĂ«s. Burimi: ASIG — Agjencia ShtetĂ«rore e Informacionit GjeohapĂ«sinor.

 

Por a mjafton shpallja me ligj që ky thesar të ruhet? Realiteti na tregon se sfidat janë të shumta. Numri i vizitorëve në Alpe është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Shtigjet tashmĂ« tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tarisht si “Peaks Of The Balkans”, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu shtegun popullor ValbonĂ« – Theth, tashmĂ« tĂ«rheqin mijĂ«ra dashamirĂ«s tĂ« ecjeve malore vendas e tĂ« huaj nĂ« çdo sezon.

Kjo rritje e fluksit turistik, ndonëse lajm i mirë për ekonominë lokale, ka vënë në pah mungesat infrastrukturore e menaxheriale.

Gjatë një ecjeje tipike në park, vizitori i vëmendshëm mund të vërejë tabelat e rralla informuese (dhe shpesh të vjetruara), mungesën e koshave të plehrave apo të stacioneve Ranger në terren.

BanorĂ«t vendas kanĂ« filluar t’i rikthehen zonĂ«s pas dekadash emigrimi, duke hapur bujtina e biznese turistike, por edhe ata shpesh ankohen se institucionet publike nuk po ecin me tĂ« njĂ«jtin hap pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar shĂ«rbimet bazĂ« nĂ« park.

 

Pamje mahnitĂ«se e majave madhĂ«shtore nĂ« zemĂ«r tĂ« Parkut KombĂ«tar “Alpet e ShqipĂ«risĂ«â€ — njĂ« peizazh alpin qĂ« fsheh pas bukurisĂ« sĂ« tij sfida tĂ« shumta menaxheriale. Foto Autori.

 

Sfidat kryesore: Nga tarifat te siguria në terren

Mungesa e tarifimit dhe e të ardhurave

Shumica e parqeve tona kombëtare nuk aplikojnë asnjë tarifë hyrjeje për vizitorët, ndryshe nga shumë vende ku parku siguron fonde vetjake nga biletat ose nga taksat e qëndrimit në akomodime. Për rrjedhojë, administratat e parqeve në Shqipëri varen pothuajse tërësisht nga buxheti shtetëror (i cili shpesh është i kufizuar) ose nga projekte donatorësh.

Kohët e fundit ka pasur përpjekje për vendosjen e biletave modeste në disa parqe, si p.sh. në Parkun e Divjakë-Karavastasë ku u tentua një biletë 50 lekë për këmbësorë dhe 150 lekë për automjete.

Ky hap u argumentua nga Ministria e Turizmit si mjet për të siguruar të ardhura që do të shkojnë për pastrimin, mirëmbajtjen dhe investimet në park.

Megjithatë, reagimi i komunitetit lokal ishte i ashpër: banorët e Divjakës protestuan duke e parë pagesën si barrë, sidomos pasi e vetmja rrugë drejt plazhit kalon brenda parkut. Në fund, ministria sqaroi se banorët lokalë do të përjashtoheshin nga tarifa dhe se ajo do të zbatohej vetëm për turistët.

Kjo situatĂ« tregon sesa e ndjeshme Ă«shtĂ« çështja e tarifimit — nga njĂ«ra anĂ« nevoja pĂ«r fonde, nga ana tjetĂ«r shqetĂ«simi i komunitetit. PĂ«r parqet malore si Alpet, ende nuk ka njĂ« skemĂ« tarifimi; vizitorĂ«t nĂ« Theth, ValbonĂ« apo LĂ«pushĂ« hyjnĂ« e dalin lirisht.

Kjo është pozitive për aksesin publik, por një mundësi e humbur për të gjeneruar të ardhura që do të përmirësonin shërbimet (p.sh. mirëmbajtjen e shtigjeve, qendrave informative etj.).

NjĂ« ironi qĂ« nuk kalon pa u vĂ«nĂ« re Ă«shtĂ« se pĂ«r tĂ« vizituar Liqenet e JezercĂ«s, tĂ« ndodhura brenda territorit shqiptar, nĂ«pĂ«rmjet shtigjeve nga Parku KombĂ«tar “Prokletije” nĂ« Mal tĂ« Zi, njĂ« qytetar shqiptar duhet tĂ« paguajĂ« 3 euro pĂ«r person, ndĂ«rsa nuk paguan asgjĂ« kur i afrohet prej brenda vendit.

Ky kontrast tregon sesa shumĂ« mbetet ende pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« sistem funksional tarifimi, nĂ« pĂ«rputhje me standardet europiane, por edhe tĂ« ndjeshĂ«m ndaj komunitetit lokal.

 

Infrastrukturë dhe mirëmbajtje e pamjaftueshme

Një nga ankesat kryesore të vizitorëve aventurierë në parqet shqiptare është sinjalistika e kufizuar turistike. Shpesh mungojnë tabela orientuese nëpër udhëkryqe rrugësh rurale ose në hyrje të shtigjeve malore, çka e bën të vështirë gjetjen e destinacioneve pa një guidë lokale.

Shumica e monumenteve natyrore nuk kanë tabela informuese, ose në rastin më të mirë, tabelat janë tejet të amortizuara.

Edhe aty ku janë shënuar disa shtigje malore me shenja standarde (p.sh. me bojë në shkëmbinj), mungojnë tabelat në fillim të shtigjeve apo hartat orientuese, duke e lënë vizitorin të pasigurt për drejtimin.

Kjo situatë bie në sy sidomos krahasuar me vendet fqinje: në Mal të Zi apo Kosovë, sapo hyn në një park kombëtar, gjen tabela të mëdha me hartën e zonës dhe rregullat.

Për fat, organizatat dhe komunitetet lokale janë përpjekur të mbushin disi boshllëkun, për shembull, klube të alpinizmit dhe donatorë si GIZ kanë financuar shenjimin e disa shtigjeve të rinj në Alpe vitet e fundit, por një rrjet i plotë sinjalistike modern dhe i standardizuar ende nuk është vendosur.

Pjesë e infrastrukturës së munguar janë edhe qendrat e vizitorëve dhe pikat Ranger.

Aktualisht, Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë nuk ka një qendër unike turistike dhe informative të vetë parkut, që të shërbejë si pikë qendrore orientimi për vizitorët, informim mjedisor, planifikim rrugëtimesh apo edukim publik.

NĂ« Theth dhe ValbonĂ« funksionojnĂ« zyra tĂ« vogla tĂ« administratĂ«s lokale tĂ« zonave tĂ« mbrojtura (AdZM), tĂ« cilat bĂ«jnĂ« ç’ështĂ« e mundur nĂ« kushtet ekzistuese, por shpesh kanĂ« staf tĂ« kufizuar dhe mungesĂ« logjistike.

Po ashtu, janë ngritur disa pika informative nga subjekte private që operojnë në turizëm, por këto në pjesën më të madhe të kohës qëndrojnë të mbyllura, ose ofrojnë informacion të pjesshëm.

NĂ« tĂ« gjithĂ« Alpet Shqiptare janĂ« vetĂ«m disa roja mjedisorĂ« qĂ« patrullojnĂ« hapĂ«sirĂ«n gjigante prej mbi 80 mijĂ« hektarĂ«sh — njĂ« detyrĂ« pothuajse e pamundur fizikisht.

Pasojat e kësaj mungese kapaciteti duken qartë: shtigje që dëmtohen nga erozioni dhe nuk riparohen, mungesë e shtigjeve të reja, zona pikniku ose vëzhgimi që nuk ekzistojnë ose janë lënë pas dore, dhe probleme të vazhdueshme me grumbullimin e mbetjeve.

NĂ« sezonin veror, sidomos pas fundjavave tĂ« ngarkuara, nĂ«pĂ«r vendet e kampimit apo buzĂ« rrugĂ«ve tĂ« Thethit dhe ValbonĂ«s vĂ«rehen shpesh mbeturina tĂ« lĂ«na nga vizitorĂ«t (kryesisht vendas), ndĂ«rsa nuk ka staf tĂ« mjaftueshĂ«m, as kosha tĂ« mjaftueshĂ«m e as mjete pastrimi pĂ«r t’i larguar nĂ« kohĂ«.

Aksione vullnetare pĂ«r pastrimin e shtigjeve, kryesisht nĂ« fillim tĂ« sezonit turistik veror — si p.sh. ai i organizuar kĂ«tĂ« vit nga Shoqata e UdhĂ«rrĂ«fyesve MalorĂ« ShqiptarĂ« — pĂ«rmirĂ«sojnĂ« disi situatĂ«n, por nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojnĂ« njĂ« sistem tĂ« strukturuar dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m mirĂ«mbajtjeje.

 

Siguria dhe shërbimi i kërkim-shpëtimit

Vetë natyra malore e parqeve si Alpet mbart rreziqe reale: terrene të thepisura, mot që ndryshon papritur, dhe zona të thella pa sinjal telefonik.

Në vendet me traditë alpine, ekzistojnë shërbime të mirorganizuara shpëtimi malor që ndërhyjnë në mënyrë të specializuar kur alpinistët apo turistët hasin rrezik.

Në Shqipëri, ky shërbim është ende në hapat e parë. Nuk ka një njësi të posaçme shtetërore të kërkim-shpëtimit malor, të pajisur dhe me personel të trajnuar me kohë të plotë të vendosur brenda parqeve kombëtare.

Deri mĂ« tani, ky shĂ«rbim mbulohet kryesisht nga “ShĂ«rbimi i KĂ«rkim-ShpĂ«timit Malor tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, njĂ« strukturĂ« vullnetare pranĂ« FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Alpinizmit, si dhe nga Shoqata Speleologjike Shqiptare, e cila kryen edhe kjo shĂ«rbim tĂ« shpĂ«timit alpin dhe speleologjik nĂ« mĂ«nyrĂ« krejtĂ«sisht vullnetare.

NĂ« raste emergjente, zakonisht Policia e Shtetit, forcat zjarrfikĂ«se, shpesh kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« nga kĂ«to shoqata, si dhe nga vullnetarĂ« vendas. NĂ« disa raste, Ă«shtĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« edhe nga organizata fqinje, si p.sh. “ShĂ«rbimi i KĂ«rkim-ShpĂ«timit Malor i KosovĂ«s”.

Në situatat më kritike, ndërhyrja e Forcave të Armatosura ka qenë e domosdoshme dhe një ndihmë e madhe, duke siguruar logjistikë, mbështetje njerëzore dhe transport në terrene të vështira.

ShumĂ« ngjarje e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«: turistĂ« tĂ« huaj kanĂ« humbur jetĂ«n duke rrĂ«shqitur nĂ« akull teksa kalojnĂ« sidomos nĂ« shtegun ValbonĂ« – Theth; pĂ«r evakuimin e trupave, policia shqiptare kĂ«rkon ndihmĂ«n e kĂ«tyre shoqatave, ndĂ«rsa dhe alpinistĂ« lokalĂ« dhe guida malore i bashkohen edhe ata vullnetarisht kĂ«tyre operacioneve tĂ« kĂ«rkim-shpĂ«timit.

Këto raste tregojnë se pa ndihmën e këtyre klubeve, si dhe nga vullnetarët, kapacitetet tona zyrtare janë të kufizuara. Koordinimi ndërkufitar është pozitive, por idealja do të ishte që brenda vetë parqeve tona duhet të funksionojnë ekuipazhe të trajnuara për kërkim-shpëtim malor me prani fizike në terren, të gatshme për ndërhyrje të shpejtë.

Po ashtu, rrjeti i rojtarĂ«ve nga komuniteti alpin lokal, tĂ« cilĂ«t deri mĂ« tani operojnĂ« vullnetarisht, duhet tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« strukturuar — me kontrata tĂ« pjesshme ose tĂ« pĂ«rkohshme — pĂ«r tĂ« reaguar menjĂ«herĂ« derisa tĂ« mbĂ«rrijnĂ« forcat e specializuara.

 

Kush kujdeset për parqet?

Menaxhimi i parqeve kombĂ«tare nuk i ështĂ« lĂ«nĂ« rastĂ«sisĂ« — ai Ă«shtĂ« i pĂ«rcaktuar me ligj dhe i deleguar tek institucione specifike.

Ligji pĂ«r Zonat e Mbrojtura i klasifikon parqet kombĂ«tare si kategori II (sipas IUCN) — zona tĂ« gjera ku ruajtja e ekosistemeve harmonizohet me rekreacionin e vizitorĂ«ve.

Politikat kombëtare për parqet formulohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, por përgjegjësia e drejtpërdrejtë e administrimit i takon Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). AKZM-ja u krijua relativisht vonë, në vitin 2015, pikërisht për të unifikuar menaxhimin e gjithë rrjetit të zonave të mbrojtura në vend.

Kjo agjenci sot mbikëqyr 21% të territorit (përfshirë dhe zona që pritet të shpallen si NATURA 2000 në kuadër të integrimit europian) dhe synon zgjerimin e mëtejshëm të këtij rrjeti deri në 25% të territorit në vitet e ardhshme.

Si funksionon AKZM në terren? Agjencia ka ngritur Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në çdo qark, të cilat kujdesen për zonat e mbrojtura brenda atij rajoni.

Për shembull, Parku i Alpeve bie nën juridiksionin e AdZM Shkodër (për pjesën Shkodër/Malësi e Madhe) dhe AdZM Kukës (për pjesën Tropojë).

KĂ«to administrata punĂ«sojnĂ« specialistĂ« mjedisi dhe roje (inspektorĂ«) qĂ« patrullojnĂ«, monitorojnĂ« dhe zbatojnĂ« rregulloret nĂ« park. Ligji parashikon njĂ« sĂ«rĂ« rregulloresh qĂ« duhet t’u komunikohen vizitorĂ«ve: ndalimin e gjuetisĂ« dhe peshkimit pa leje, kufizimin e prerjes sĂ« drurĂ«ve, mosndĂ«rtimin pa leje, mosndotjen e mjedisit etj.

NĂ« teori, shkeljet nĂ« park kombĂ«tar pĂ«rbĂ«jnĂ«Â â€œkrim mjedisor” dhe ndiqen penalisht. NĂ« praktikĂ«, zbatimi mbetet sfidues pĂ«r shkak tĂ« stafit tĂ« kufizuar dhe terrenit tĂ« vĂ«shtirĂ«.

Një aktor tjetër i rëndësishëm janë bashkitë lokale. Edhe pse parqet kombëtare administrohen nga qeveria qendrore (AKZM), bashkitë në territorin e të cilave ndodhet parku kanë detyrë të bashkëpunojnë, sidomos për çështje si menaxhimi i mbetjeve urbane, planifikimi i infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, kanalizime) dhe promovimi i turizmit.

Për fat të keq, ka pasur raste kur mungesa e koordinimit midis pushtetit lokal dhe atij qendror ka penguar zgjidhjen e problemeve.

Po kĂ«shtu, ligjet e reja parashikojnĂ« plane menaxhimi pĂ«r çdo park, qĂ« hartohen me konsultim publik dhe synojnĂ« t’i ndajnĂ« qartĂ« detyrat mes institucioneve.

Parku i Alpeve ende nuk ka një plan të tillë final, por puna është duke u zhvilluar me asistencë të partnerëve si GIZ gjermane dhe ekspertë austriakë.

Në gjithë këtë peizazh institucional, komuniteti lokal dhe OJF-të mjedisore luajnë rolin e vet të rëndësishëm.

Banorët e zonave të Alpeve janë kthyer në kujdestarë natyralë të parkut: shumë prej tyre paralajmërojnë autoritetet kur shohin dikë duke prerë pyllin apo duke gjuajtur; disa marrin pjesë në nismat e pastrimit vullnetar; të tjerë janë bërë guida që edukojnë turistët mbi sjelljen e duhur në natyrë.

Organizata si INCA, PPNEA, EcoAlbania etj., kanë qenë zëra kritikë dhe mbështetës në të njëjtën kohë. Kritikë kur parkut i kanoset ndonjë rrezik (si ndërtimi i HEC-eve në Valbonë që u kundërshtua ligjërisht deri në Gjykatë), dhe mbështetës kur ofrojnë trajnime për stafin lokal apo fushata sensibilizuese.

Falë këtyre përpjekjeve të kombinuara, situata ndonëse e vështirë, po lëviz ngadalë drejt përmirësimit.

 

 

ÇfarĂ« mĂ«sojmĂ« nga modelet europiane si Austria, Italia dhe Zvicra?

PĂ«r tĂ« kuptuar se si mund t’i bĂ«jmĂ« parqet tona histori suksesi, ia vlen tĂ« hedhim sytĂ« te vendet europiane alpine me traditĂ«.

 

Austria

Austria bie menjëherë në sy si shembull frymëzues. Ky vend relativisht i vogël alpin ka arritur të shpallë 17 parqe kombëtare dhe ka një model të suksesshëm integrimi të turizmit me ruajtjen e natyrës.

Në praktikë, kjo do të thotë se parqet austriake kanë investuar në infrastrukturë vizitorësh (qendra informacioni moderne, muze natyre, shtigje të mirëmbajtura, guidë profesionale), duke e kthyer natyrën e mbrojtur në atraksion kombëtar e ndërkombëtar, por pa komprometuar mbrojtjen.

Të ardhurat nga turizmi (qoftë direkt përmes biletave muzeore, qoftë indirekt përmes taksave lokale nga bizneset turistike) riinvestohen në park: paguajnë rojet, financojnë programe monitorimi të kafshëve, edukojnë publikun e shkollat etj. Modeli austriak po shërben si udhërrëfyes për vendet e Ballkanit.

 

Zvicra

Edhe pse ka vetëm një park kombëtar zyrtar (Parkun Kombëtar Zviceran në Engadin, shpallur më 1914), Zvicra ka ngritur standardin në ruajtjen strikte të natyrës.

Ky park Ă«shtĂ« kategoria Ia (rezervĂ« strikte) sipas IUCN dhe ka rregulla shumĂ« tĂ« forta: vizitorĂ«t nuk lejohen tĂ« dalin nga 21 shtigjet e shĂ«nuara, nuk lejohen tĂ« ndezin zjarre, tĂ« marrin lule, madje as qentĂ« s’mund tĂ« futen.

Si arrihet zbatimi i këtyre rregullave? Përveç gjobave të kripura, ndërgjegjësimi dhe edukimi publik është përparësi.

NĂ« ZvicĂ«r, çdo turist para se tĂ« hyjĂ« nĂ« park informohet qartĂ« pĂ«r rregullat — qoftĂ« pĂ«rmes tabelave, fletĂ«palosjeve apo aplikacioneve dixhitale. JanĂ« krijuar madje edhe ture me guidĂ« (rreth 6–7 orĂ« ecje me biologĂ« tĂ« parkut) ku, kundrejt njĂ« pagese, vizitorĂ«t marrin njohuri tĂ« thella mbi ekosistemin.

Teknologjia Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« eksperiencĂ«s: njĂ« aplikacion mobil “SwissPark” ofron harta interaktive offline tĂ« shtigjeve dhe informacion edukativ pĂ«r pikat kryesore, me njĂ« tarifĂ« abonimi vjetore modeste.

Ky kombinim i rregullave të qarta, kontrolleve rigoroze dhe shërbimeve inovative ka bërë që Zvicra të ruajë natyrën e saj alpine në gjendje thuajse të paprekur, ndërkohë që vizitorët vazhdojnë ta shijojnë atë në mënyrë të përgjegjshme.

 

Italia

FqinjĂ«t tanĂ« pĂ«rtej Adriatikut kanĂ« disa parqe kombĂ«tare alpine tĂ« famshme, si Gran Paradiso apo Stelvio. ÇfarĂ« spikat atje Ă«shtĂ« prania e shtetit brenda parkut: ka prani tĂ« vazhdueshme tĂ« rojeve pyjore dhe personelit edukativ.

NĂ« Parkun Gran Paradiso (i pari park kombĂ«tar italian, krijuar qĂ« nĂ« vitin 1922), ekzistojnĂ« qendra vizitorĂ«sh nĂ« çdo luginĂ« kryesore tĂ« parkut — vetĂ«m nĂ« anĂ«n e Valle d’Aosta ka katĂ«r qendra vizitorĂ«sh interaktive ku turistĂ«t marrin informacion mbi shtigjet, florĂ«n, faunĂ«n dhe historinĂ«.

Aty afĂ«r ka një muze tĂ« vogĂ«l, kafene, WC publike dhe staf i gatshĂ«m t’u pĂ«rgjigjet pyetjeve. Gjithashtu, parku ka guida tĂ« licencuara qĂ« ofrojnĂ« ture ditore me pagesĂ«.

Shenjat turistike janĂ« tĂ« kudogjendura: çdo shteg i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« i pajisur me shtylla druri a metali qĂ« tregojnĂ« drejtimin, vĂ«shtirĂ«sinĂ« dhe kohĂ«zgjatjen e ecjes — gjĂ« qĂ« e bĂ«n lĂ«vizjen nĂ« mal shumĂ« mĂ« tĂ« sigurt.

Falë kësaj infrastrukture, vizitorët ndihen të orientuar dhe të mirëpritur, çka shton reputacionin e parkut. Italia gjithashtu ka integruar komunitetet lokale në menaxhim: shumë nga këto qendra vizitorësh operohen nga bashkitë ose bashkëpunime mes parkut dhe komunave, duke siguruar edhe punësim lokal. Për pasojë, banorët ndihen pjesë e parkut dhe jo të përjashtuar prej tij.

Ajo që i dallon fqinjët tanë nuk është natyra më e bukur, por sjellja dhe ndërgjegjësimi ndaj natyrës. Ndryshimi i mentalitetit është po aq i rëndësishëm sa ndërtimi i rrugëve.

 

ÇfarĂ« mund tĂ« marrim ne nga kĂ«to modele?

Së pari, kuptojmë që investimi në parqe kthehet mbrapsht shumëfish. Një park i mirëmenaxhuar tërheq më shumë vizitorë, që sjellin më shumë të ardhura dhe këto mund të përdoren për mbrojtje akoma më të mirë.

Së dyti, bashkësia lokale duhet përfshirë si partnere. Nëse banorët e Alpeve tona do të shohin përfitime direkte (p.sh. vende pune si guidë, rritje e vlerës së produkteve tradicionale, infrastrukturë e përmirësuar), ata vetë do të bëhen mbrojtësit më të zjarrtë të parkut.

Së treti, edukimi dhe kultura mjedisore janë çelësi që të krijojmë brezin e ri të vizitorëve vendas që i dinë rregullat e sjelljes në park. Kjo do ta bënte punën e stafit të parkut shumë më të lehtë.

Kjo mund të realizohet përmes fushatave publike, futjes së temave mbi natyrën nëpër shkolla, e deri te mesazhet kreative në rrjetet sociale (Shqipëria ka filluar disa fushata të vogla si për shembull për Ditën e Parqeve, Ditën e Maleve, etj., por duhet më shumë në vazhdimësi).

 

Si mund të kontribuojmë për parqe të qëndrueshme?

 Mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare nuk është detyrë vetëm e qeverisë, por është edhe një përgjegjësi e përbashkët ku secili prej nesh ka një rol.

Po si publiku, komunitetet lokale dhe institucionet mund të japin kontributin e tyre:

 

Vizitorët dhe publiku i gjerë

Çdo individ qĂ« shkon nĂ« njĂ« park mund tĂ« bĂ«jĂ« minimalisht sjelljen e duhur ekologjike: tĂ« mos hedhĂ« mbeturina, tĂ« respektojĂ« shtigjet e shĂ«nuara dhe zonat e kufizuara, tĂ« mos shqetĂ«sojĂ« kafshĂ«t apo bimĂ«t, tĂ« ndezĂ« zjarre vetĂ«m ku lejohet (ose fare).

Një vizitor i mirë është ai që mban me vete një qese për mbeturinat e veta dhe nëse has plehra të lëna nga të tjerët, i mbledh ato (këtë zakonisht mund ta bëjnë vetëm turistët e huaj).

Një akt i vogël që bën diferencë të madhe për natyrën. Gjithashtu, publiku mund të mbështesë financiarisht parqet duke vizituar qendrat e informacionit, duke blerë suvenire lokale apo duke paguar biletat (nëse tarifat do të vendosen) me mirëkuptim, duke ditur që këto para kthehen në shërbime.

Për ata që kanë pasion natyrën, vullnetarizmi është një rrugë e mirë. Ka nisma për pastrim parqesh, për shenjim shtigjesh me vullnetarë apo për mbjellje pemësh.

Pjesëmarrja në to është kontribut i drejtpërdrejtë. Edhe thjesht ndarja e informacionit dhe eksperiencës pozitive me miqtë në mënyrë që dhe ata të ndërgjegjësohen, luan rol të rëndësishëm.

 

Komunitetet lokale në zonat e parqeve

BanorĂ«t vendas janĂ« nĂ« fakt rojet e para tĂ« pyllit. Ata mund tĂ« organizohen nĂ« grupe komunitare pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me administratĂ«n e parkut — p.sh. njĂ« grup banorĂ«sh nĂ« Vermosh mund tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r mirĂ«mbajtjen e njĂ« pjese tĂ« shtegut lokal.

Po ashtu, komuniteti mund tĂ« identifikojĂ« dhe raportojĂ« problemet: nĂ«se vĂ«rehet dikush duke prerĂ« dru ilegalisht, njĂ« telefonatĂ« e shpejtĂ« tek autoritetet e parandalon dĂ«min; nĂ«se vĂ«ren mungesĂ« tabelash diku, komuniteti mund t’ia bĂ«jĂ« kĂ«rkesĂ« zyrtare parkut qĂ« t’i vendosĂ«.

Një ide interesante nga modelet europiane është turizmi i udhëhequr nga komuniteti: banorët vetë krijojnë paketa turistike (guidë për ecje, qëndrim në familje, ushqim bio lokal, tregim historish dhe legjendash të malit).

Kështu turistët largohen me një përvojë autentike, ndërsa banorët sigurojnë të ardhura dhe e kuptojnë se ruajtja e natyrës është aset ekonomik afatgjatë.

Komunitetet e zonave alpine kanë trashëguar dijen e vjetër për jetesë në harmoni me malin. Për shembull: të korrat tradicionale që nuk e dëmtojnë tokën, kullotjet e balancuara që nuk e degradojnë livadhin, etj.

Këto praktika të vjetra mund të promovohen si pjesë e identitetit të parkut, duke i dhënë atij edhe vlerë kulturore përveç asaj natyrore.

 

Institucionet dhe politikëbërësit

SĂ« fundi, topi Ă«shtĂ« padyshim nĂ« fushĂ«n e institucioneve shtetĂ«rore. ÇfarĂ« duhet bĂ«rĂ« ndryshe nga lart? Para sĂ« gjithash, nevojitet njĂ« buxhet mĂ« i madh, i qĂ«ndrueshĂ«m dhe me destinacion tĂ« qartĂ« pĂ«r zonat e mbrojtura.

Por më shumë se kaq: Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një strukture të re menaxhuese për parqet kombëtare, e aftë të funksionojë me vetadministrim dhe autonomi të pjesshme financiare.

Kjo do të thotë që vetë parqet të mund të mbledhin të ardhura nëpërmjet tarifave të hyrjes, kontributeve nga akomodimet, apo shërbimeve të tjera turistike, ndërkohë që plotësohen nga financimet e projekteve të qeverisë qendrore dhe vendore, si dhe nga fondet e huaja dhe partnerët ndërkombëtarë.

Një strukturë e tillë duhet të integrojë në mënyrë funksionale rojet mjedisorë, pylltarët, njësi të kërkim-shpëtimit malor dhe stafe teknike, duke i lidhur në mënyrë të qartë me komunitetin lokal dhe me rrjetin e institucioneve ligjzbatuese.

Modeli i njĂ« “ShĂ«rbimi tĂ« Parkut” tĂ« bashkuar, me njĂ« njĂ«si Rangers tĂ« trajnuar sipas standardeve ndĂ«rkombĂ«tare, do tĂ« mund tĂ« shĂ«rbente si strukturĂ« bĂ«rthamĂ« pĂ«r patrullimin, orientimin e vizitorĂ«ve dhe ndĂ«rhyrjen nĂ« emergjenca.

Partneritetet publike-private janë gjithashtu një pjesë kyçe e suksesit: një operator telefonik mund të instalojë antena për mbulimin me sinjal të zonave të thella në këmbim të promovimit si garant i sigurisë; kompani karburantesh mund të sponsorizojnë pajisje për zjarrfikësit malorë; ndërsa kompani të turizmit të qëndrueshëm mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e shtigjeve apo sinjalistikës.

Në të njëjtën kohë, duhet garantuar një bashkëpunim real me institucionet ligjzbatuese, nga policia dhe inspektoratet, te bashkitë, për të ndaluar prerjet ilegale, ndërtimet pa leje dhe ndotjen.

Vetëm kështu, parqet tona do të jenë të mbrojtura, funksionale dhe të dobishme për të gjithë.

Në këtë strukturë të re menaxhimi, është jetike që çdo park të ketë një plan të qartë dhe të zbatuar menaxhimi, ku të përcaktohen qartë zonat me mbrojtje të rreptë, hapësirat e lejuara për turizëm të qëndrueshëm dhe zonat ku mund të vijojnë aktivitetet tradicionale si kullotat apo pyllëzimi.

Zbatimi i ligjit duhet të jetë i palëkundur: ndërtimet pa leje, gjuetia ilegale dhe ndërhyrjet infrastrukturore të pakontrolluara brenda parqeve duhet të ndalen që në gjenezë.

Çdo projekt i ri (qoftĂ« rrugĂ«, hidrocentral apo resort) duhet tĂ« kalojĂ« nĂ« sitĂ«n e duhur tĂ« vlerĂ«simit mjedisor dhe tĂ« ndikohet nga standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« mbrojtjes sĂ« natyrĂ«s.

Në një nivel më të gjerë strategjik, institucionet shqiptare duhet të kërkojnë dhe të mirëpresin mbështetjen e partnerëve europianë. Austria, për shembull, ka ndihmuar në hartimin e planeve për Parkun e Sharrit në rajon, dhe mund të japë kontribut edhe për Alpet Shqiptare.

Bashkimi Europian, nëpërmjet fondeve IPA dhe programeve të tjera të qëndrueshmërisë mjedisore, ofron mundësi reale për të mbështetur projekte në zonat e mbrojtura. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.

Në të ardhmen, parqet kombëtare shqiptare pritet të jenë pjesë e rrjetit europian NATURA 2000, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për ruajtjen e biodiversitetit në të gjithë kontinentin.

Ndaj, përkujdesja për këto zona të mbrojtura nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe një hap i natyrshëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të afërt me Europën.

Alpet Shqiptare kanë gjithçka që u duhet për të qenë një nga historitë e suksesshme të ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon. Ato rivalizojnë Alpet e Europës për nga bukuria dhe natyra e egër.

Tani Ă«shtĂ« momenti qĂ« t’i afrohemi edhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n si kujdesemi pĂ«r to. Me pĂ«rkushtim, bashkĂ«punim dhe vizion tĂ« qartĂ«, edhe parqet tona mund tĂ« jenĂ« shembull i mirĂ«menaxhimit dhe krenari pĂ«r vendin.

The post Thirrja e Alpeve Shqiptare: Si t’i ruajmĂ« Parqet KombĂ«tare? appeared first on Revista Monitor.

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:02

Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist

 

Tommy Norris, njĂ« personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, Ă«shtĂ« njĂ« ekspert i industrisĂ« sĂ« naftĂ«s, me njĂ« jetĂ« personale tĂ« ndĂ«rlikuar.

Sipas tij, çmimi ideal për një fuçi nafte është 78 dollarë. Në këtë nivel, prodhuesit kanë fitime të mjaftueshme për kërkime gjeologjike, ndërsa konsumatorët nuk përballen me ndryshime të mëdha në çmime.

Sot, çmimi i naftës Brent, tregu global i referencës, është rreth 65 dollarë, më i ulët se niveli ideal i Norris dhe gjithashtu shumë i paqëndrueshëm, duke u luhatur ndjeshëm javët e fundit për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Shumica e industrive përballen me tendenca afatgjata të çmimeve.

Për shembull, industria e produkteve elektronike për konsum personal ka bërë përparime teknologjike, duke e bërë atë më të lirë në terma realë për dekada.

NĂ« shĂ«rbimet qĂ« kĂ«rkojnĂ« shumĂ« punĂ«, si arsimi dhe shĂ«ndetĂ«sia, çmimet kanĂ« tendencĂ« tĂ« rriten pĂ«r shkak tĂ« fenomenit tĂ« njohur si “sĂ«mundja e kostove tĂ« Baumolit”, tendenca e presionit tĂ« pagave pĂ«r t’u rritur nĂ« pĂ«rputhje me rritjen e tĂ« ardhurave nĂ« gjithĂ« ekonominĂ«.

Ndryshe nga këto, mallrat fizike si produktet bujqësore, energjia dhe metalet nuk ndjekin një trend të qartë afatgjatë. Ato kanë një tendencë problematike: gjatë periudhave të mirëqenies së madhe, prodhimi tejkalon kërkesën ideale, ndërsa gjatë krizave bie shumë poshtë saj.

Ky efekt është i rëndësishëm, sepse mallrat janë pjesë thelbësore e pothuajse çdo produkti, që nga raketat e tenisit deri te produktet kozmetike dhe pajisjet mjekësore.

Tronditjet e fundit në çmimin e naftës të shkaktuara nga lufta janë të njohura për ekspertët e industrisë.

Sipas një studimi të Bankës Botërore, këto luhatje janë bërë më të shpeshta dhe më të ashpra në vitet e fundit. Ciklet e sotme të luhatjeve janë më të shkurtra dhe më ekstreme se më parë.

Arsyeja kryesore e ndryshimit është se më parë ciklet e mallrave kontrolloheshin kryesisht nga oferta. Prodhimi kërkon kohë të gjatë dhe shumë kapital.

NjĂ« platformĂ« detare pĂ«r nxjerrjen e naftĂ«s kĂ«rkon vite pĂ«r t’u ndĂ«rtuar, ndĂ«rsa nxjerrja e naftĂ«s nga depozitat shkĂ«mbore kĂ«rkon muaj tĂ« tĂ«rĂ«.

Nga zbulimi deri në nxjerrje kalojnë 10 deri në 20 vjet. Kjo do të thotë se oferta nuk mund të reagojë shpejt ndaj ndryshimeve të çmimit, duke shkaktuar investime të tepërta në periudha të zhvillimit dhe mbingarkesë gjatë krizave.

Gjithashtu, dinamikat e inventarit ndikojnë në natyrën ciklike të mallrave. Shpesh, ruajtja e mallrave është e shtrenjtë, dhe disa produkte bujqësore janë të paqëndrueshme.

Rezervat e ulëta do të thonë që edhe ekuilibrat afatshkurtër midis ofertës dhe kërkesës mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në çmime.

Spekulimi financiar gjithashtu intensifikon këto luhatje. Në mënyrë më të përgjithshme, kërkesa për mallra është e lidhur ngushtë me ciklin global ekonomik dhe gjithmonë ekziston rreziku i një lufte të re.

Studiuesit e Bankës Botërore përdorën një algoritëm për të identifikuar pika kthimi në çmimet e 27 mallrave nga viti 1970 deri në 2024. Mesatarisht, secili mall pësoi rreth 14 kthesa në 50 vitet e fundit.

Krizat zgjatën mesatarisht më pak se 4.5 vjet, ndërsa periudhat e mirëqenies rreth 3 vjet. Edhe pse krizat zgjatën më shumë, luhatjet e çmimeve në periudhat pozitive dhe negative ishin afërsisht të barabarta në madhësi.

Rreth dy të tretat e kohës, mallrat kalonin në faza ciklike të përbashkëta, duke reflektuar ndikimin e ciklit global ekonomik.

Metalet industriale dhe energjia kishin një korrelacion të fortë, ndërsa mallrat bujqësore lëviznin më shumë në mënyrë të pavarur, për shkak të faktorëve lokalë si moti dhe sëmundjet.

Nga viti 1970 deri në 1985, ciklet kontrolloheshin kryesisht nga tronditjet e ofertës, sidomos në energji.

Më pas, në periudhën 1986-2001, tregjet u bënë më të qëndrueshme, falë përparimeve teknologjike dhe liberalizimit të tregtisë globale.

Por që nga vitet 2000, paqëndrueshmëria nisi të rritet sërish, dhe nga viti 2020 u intensifikua ndjeshëm.

Tani periudhat e mirëqenies zgjatin mesatarisht 24 muaj, dhe krizat vetëm 23 muaj. Cikli është përgjysmuar, nga 90 muaj në 45 muaj. Banka Botërore e quan këtë një regjim të ri të tregut të mallrave.

Ky ndryshim është shkaktuar pjesërisht nga ngjarje si pandemia e Covid-19, pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ndryshimet e politikave monetare gjatë pesë viteve të fundit.

Por edhe ndryshimet strukturore afatgjata luajnë rol të rëndësishëm. Kalimi global drejt energjive të gjelbra ka rritur kërkesën për minerale kritike si nikeli dhe litiumi.

Në të njëjtën kohë, moti ekstrem i shpeshtë rrit rreziqet në ofertë, sidomos në bujqësi. Fragmentimi i ekonomisë globale dhe barrierat tregtare kanë ndikuar negativisht në tregtinë e mallrave.

Prodhimi i përqendruar dhe mungesa e diversifikimit në zinxhirët e furnizimit i bëjnë këto tregje shumë të ndjeshme ndaj masave proteksioniste.

 

 

Momenti kritik

Kjo situatë ka pasoja të rëndësishme për qeveritë në mbarë botën.

Sipas Bankës Botërore, dy të tretat e ekonomive në zhvillim dhe tregjet në zhvillim varen në masë të konsiderueshme nga eksportet, të ardhurat fiskale dhe aktiviteti ekonomik i mallrave.

Një cikël më i paqëndrueshëm i çmimeve përbën sfidë serioze për politikat ekonomike të këtyre vendeve, duke ulur mundësitë për të arritur rritje të qëndrueshme.

Kjo Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« sfidĂ« pĂ«r bankierĂ«t qendrorĂ« nĂ« vendet e pasura. Historikisht, ata kanĂ« “parĂ« pĂ«rtej” luhatjeve tĂ« çmimeve tĂ« shkaktuara nga mallrat, duke u fokusuar mĂ« shumĂ« nĂ« treguesit kryesorĂ« tĂ« inflacionit, qĂ« zakonisht pĂ«rjashtojnĂ« energjinĂ« dhe ushqimet.

Kjo strategji kishte kuptim, pasi deri në vitin 2020, periudhat e rritjeve dhe uljeve të çmimeve ishin të barabarta në madhësi.

Por nëse tani rritjet janë më të mëdha se uljet, situata bëhet shumë më komplekse.

Zemërimi i Tommy Norris dhe homologëve të tij në botën reale është i kuptueshëm.

Ndryshimi në dinamikën e tregut të mallrave do të thotë se çmimi i naftës do të qëndrojë edhe më pak kohë në nivelin ideal.

 

 

 

The post Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve appeared first on Revista Monitor.

A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie?

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:00

Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë

 

“Nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me treguesit e produktivitetit”, – tha sĂ« fundmi pĂ«r punonjĂ«sit drejtuesi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi, pasi kompania e transportit kĂ«rkoi qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« kthehen nĂ« zyrĂ« tĂ« paktĂ«n tri ditĂ« nĂ« javĂ«.

“Ka tĂ« bĂ«jĂ« me ndĂ«rtimin e kulturĂ«s, qĂ« do tĂ« çojĂ« Uber nĂ« fazĂ«n tjetĂ«r tĂ« rritjes”.

Khosrowshahi nuk Ă«shtĂ« i vetmi drejtues qĂ« u referohet kĂ«tyre ideve pak tĂ« paqarta, ndĂ«rsa pĂ«rpiqet t’i rikthejĂ« punonjĂ«sit nĂ« zyrĂ«. NĂ« janar, punonjĂ«sit e Amazon u urdhĂ«ruan tĂ« kthehen pesĂ« ditĂ« pune nĂ« zyrĂ«, shkruan The Economist.

“NjerĂ«zit njohin njĂ«ri-tjetrin mĂ« mirĂ« kur janĂ« bashkĂ« fizikisht”, – tha drejtuesi i Amazon, Andy Jassy, pĂ«r Harvard Business Review.

Edhe pse kultura e një kompanie është një koncept i paqartë, drejtuesit kanë të drejtë të shqetësohen për të.

Studimet tregojnë se vlerat dhe normat e një kompanie, përfshirë mënyrën se si punonjësit punojnë, sillen dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, mund të ndikojnë në inovacionin, rentabilitetin dhe performancën në bursë.

Por, a ndihmon vërtet kthimi me detyrim në zyrë në përmirësimin e kulturës së kompanisë? Analiza e The Economist sugjeron se përgjigjja varet nga lloji i kulturës, që një firmë përpiqet të ndërtojë.

Drejtuesit, në përgjithësi, pretendojnë se prania në zyrë është ndihmesë për kulturën e punës. Spontaniteti që shpesh çon në ide të reja humbet kur stafi punon nga shtëpia.

Dëmtohet edhe bashkëpunimi. Një studim me 61,000 punonjës të Microsoft tregoi se puna nga distanca në gjysmën e parë të vitit 2020 e bëri gjigantin teknologjik më të izoluar dhe më pak dinamik.

Gjithashtu, integrimi i punonjësve të rinj bëhet më i vështirë.

Megjithatë, pothuajse të gjithë punonjësit thonë se do të parapëlqenin, që të paktën një pjesë të punës, ta kryenin nga shtëpia.

Mark Ma nga Universiteti i Pittsburgh dhe kolegët e tij zbuluan se kompanitë, që këmbëngulën për kthimin e punonjësve në zyrë pas pandemisë, panë një rënie të kënaqësisë në punë dhe një rritje të largimeve, pa asnjë përmirësim në ecurinë e firmës.

Për të vlerësuar lidhjen mes politikave të punës dhe kulturës së kompanive, analiza iu referua fillimisht të dhënave të CultureX, një shoqëri kërkimore e drejtuar nga Don dhe Charlie Sull.

Ata siguruan një bazë të dhënash me nëntë tregues të kulturës së korporatave për rreth 900 kompani, ndërtuar mbi komentet dhe vlerësimet në Glassdoor, një faqe që mbledh opinione nga punonjësit për vendet e tyre të punës.

Burimi i dytĂ« ishte Work Forward, njĂ« shoqĂ«ri kĂ«shillimi qĂ« publikon Flex Index – njĂ« bazĂ« tĂ« dhĂ«nash pĂ«r politikat e punĂ«s nĂ« distancĂ« tĂ« kompanive.

Ky indeks i klasifikon firmat në tre kategori: me punë tërësisht nga zyra, me fleksibilitet të plotë dhe me model hibrid.

Duke kombinuar kĂ«to dy burime, u zbulua se kompanitĂ« qĂ« kĂ«rkonin prani tĂ« plotĂ« nĂ« zyrĂ« pesĂ« ditĂ« nĂ« javĂ«, vlerĂ«soheshin mĂ« mirĂ« nga punonjĂ«sit pĂ«r “shkathtĂ«sinĂ«â€ (agility) – aftĂ«sinĂ« e njĂ« kompanie pĂ«r tĂ« parashikuar dhe pĂ«r tĂ« reaguar shpejt ndaj ndryshimeve nĂ« treg.

“NĂ«se je nĂ« zyrĂ« – shpjegon Charlie Sull i CultureX, – mund tĂ« marrĂ«sh informacion shumĂ« mĂ« shpejt dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« efikase dhe tĂ« reagosh ndaj rrethanave tĂ« reja nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme”.

Por në tregues të tjerë, kompanitë me politika të rrepta për praninë në zyrë merrnin vlerësime më të ulëta sesa ato më fleksiblet (shih grafikun).

Firmat që kërkonin pesë ditë në zyrë merrnin vlerësime më të dobëta për mbështetjen ndaj punonjësve (nëse ata ndihen të vlerësuar nga drejtuesit), cilësinë e lidershipit, nivelin e toksicitetit (nëse tolerohet sjellja e papërshtatshme), sinqeritetin dhe ekuilibrin punë-jetë.

Në tre treguesit e tjerë të matur nga CultureX, nuk u konstatua ndonjë ndryshim domethënës mes kompanive në varësi të politikës së tyre për vendndodhjen e punës.

Analiza ka kufizimet e veta. Për shembull, mund të ndodhë që firmat që tregohen më pak të kujdesshme për mbështetjen e punonjësve apo për largimin e sjelljeve toksike, priren gjithashtu më pak të dëgjojnë kërkesat për fleksibilitet.

MegjithatĂ«, rezultatet janĂ« domethĂ«nĂ«se. “KompanitĂ« qĂ« renditen mĂ« lart pĂ«r shkathtĂ«sinĂ« – si Nvidia, SpaceX, Tesla – zakonisht bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« qartĂ« me punonjĂ«sit”, – thotĂ« Don Sull, i cili Ă«shtĂ« gjithashtu profesor nĂ« MIT Sloan School of Management.

“PunonjĂ«sve u ofrohen paga tĂ« larta, mundĂ«si tĂ« shkĂ«lqyera pĂ«r karrierĂ« dhe pĂ«rfitime tĂ« tjera. Por kompensimi Ă«shtĂ« se ekuilibri punĂ«-jetĂ« lĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«shiruar”.

Më shumë se pesë vite pas fillimit të pandemisë, kompanitë ende po përpiqen të gjejnë ekuilibrin e duhur mes punës në zyrë dhe asaj në distancë.

Me ftohjen e tregjeve të punës dhe zhvendosjen e fuqisë nga punonjësit drejt punëdhënësve, drejtuesit mund të tundohen të kërkojnë më shumë kohë në zyrë, duke pretenduar se kjo ndihmon në ndërtimin e kulturës së kompanisë.

Për kompanitë që vlerësojnë shkathtësinë dhe reagimin e shpejtë, kjo ka kuptim. Por të dhënat tregojnë se kjo qasje ka një kosto.

The post A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie? appeared first on Revista Monitor.

❌
❌