Kompania me kulturë pothuajse misionare po përplaset me qeverinë për kontrollin e Inteligjencës Artificiale super të avancuar, shkruan The Economist.
Â
Paradoksi i autoritetit fetar është se, për besimtarët, nuk ka asgjë më të rëndësishme, por udhëheqësit shpirtërorë zakonisht kanë pak pushtet praktik.
NĂ« fakt, shpesh Ă«shtĂ« refuzimi i tyre pĂ«r tâu pĂ«rfshirĂ« nĂ« dilemat dhe kompromiset e jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme qĂ« u jep autoritet moral figurave fetare.
Kjo, nga ana tjetĂ«r, ua bĂ«n tĂ« lehtĂ« udhĂ«heqĂ«sve politikĂ« tâi nĂ«nshtrojnĂ« nĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r (sepse nuk kanĂ« armĂ«), por tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« afat tĂ« gjatĂ« (sepse pĂ«rndjekja vetĂ«m sa ua rrit autoritetin moral).
Kjo dinamikë, e njohur për prelatët (klerikë të rangut të lartë në Kishën Katolike) dhe princat e Mesjetës, mund të mos jetë aq e kuptueshme për Dario Amodei, drejtuesin e Anthropic, një prej kompanive kryesore amerikane të Inteligjencës Artificiale, dhe për Donald Trump, presidentin autoritar të Shteteve të Bashkuara.
Së fundmi, për herë të dytë brenda katër muajsh, zyrtarë të administratës Trump ndërhynë drejtpërdrejt në mënyrën se si operon Anthropic. Ata urdhëruan kompaninë të kufizojë çdo person joamerikan, përfshirë edhe punonjës të vetë kompanisë, të ketë akses në modelet e saj më të fundit, Fable 5 dhe Mythos 5, me argumentin e sigurisë kombëtare.
NdĂ«rsa administrata Trump e sheh InteligjencĂ«n Artificiale si njĂ« mjet tĂ« fuqishĂ«m pĂ«r tĂ« forcuar pozitat e AmerikĂ«s nĂ« botĂ«, Anthropic e konsideron atĂ« njĂ« forcĂ« tepĂ«r tĂ« fuqishme pĂ«r tâiu besuar pa kufizime edhe masa mbrojtĂ«se publikut tĂ« gjerĂ« apo vendimmarrĂ«sve impulsivĂ«.
Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rplasje titanike mes âkishĂ«sâ dhe shtetit, e cila jo vetĂ«m rrezikon tĂ« ndikojĂ« nĂ« ofertĂ«n publike fillestare (IPO) shumĂ« tĂ« pritur tĂ« Anthropic, por mund tĂ« pĂ«rcaktojĂ« edhe se kush do tĂ« ketĂ« kontrollin pĂ«rfundimtar mbi teknologjinĂ« mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« botĂ«.
Selia e Anthropic në San Francisko ka një atmosferë pothuajse manastiri. Punonjësit e saj e shohin veten si pjesë të një misioni për të krijuar Inteligjencë Artificiale aq të avancuar, sa që disa brenda kompanisë e krahasojnë këtë përpjekje me misterin e vetë krijimit. Diskutimet e tyre përqendrohen shpesh tek etika dhe vlerat.
Kur Papa Leo XIV publikoi muajin e kaluar enciklikĂ«n e tij mbi InteligjencĂ«n Artificiale (âMagnifica Humanitasâ), njĂ« nga bashkĂ«themeluesit e Anthropic ishte pranĂ« tij. NdĂ«rkohĂ«, edhe Dario Amodei publikon rregullisht âenciklikatâ e veta mbi mĂ«nyrĂ«n se si duhet ndĂ«rtuar Inteligjenca Artificiale nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt dhe tĂ« pĂ«rgjegjshme.
Ashtu si dokumentet papnore, edhe shkrimet e tij ndalen te rreziqet, por trajtojnĂ« gjithashtu pĂ«rfitimet e mundshme. Dokumenti i tij mĂ« i fundit, âPolicy on the AI Exponentialâ, i publikuar mĂ« 10 qershor, i bĂ«ri thirrje qeverisĂ« amerikane tĂ« veprojĂ« shpejt pĂ«r tĂ« vendosur ârregullim serioz dhe detyruesâ tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale.
Â
Predikime për sigurinë, fitime të larta
Ky përkushtim ndaj sigurisë nuk e ka penguar suksesin e biznesit të Anthropic. Përkundrazi.
Kompania u themelua vetëm në vitin 2021, pak pasi Dario Amodei, motra e tij Daniela dhe gjashtë kolegë të tjerë u larguan nga OpenAI, laboratori kryesor i Inteligjencës Artificiale në atë kohë, sepse besonin se ai nuk po i kushtonte rëndësinë e duhur sigurisë.
Për më shumë se dy vjet, Anthropic mbeti në hijen e OpenAI. Edhe pse lançoi chatbot-in e vet, Claude, pak kohë pas debutimit të ChatGPT, ishte produkti i OpenAI ai që tërhoqi pjesën më të madhe të vëmendjes.
Megjithatë, ky fillim më i ngadaltë e detyroi Anthropic të fokusohej. Në vend që të investonte më tej te chatbot-et për publikun e gjerë, të cilët kanë shumë përdorues që nuk paguajnë dhe kërkojnë abonime ose reklama për të gjeneruar fitime, kompania zgjodhi të përqendrohej te klientët korporativë.
Ndërsa OpenAI eksperimentonte me një gamë të gjerë produktesh për konsumatorët, Anthropic u fokusua në zhvillimin e mjeteve për bizneset, si asistentët për programim, të cilët gjenerojnë të ardhura më të qëndrueshme.
Këto mjete janë bërë tashmë aq të avancuara, sa mund të kryejnë një pjesë të konsiderueshme të punës për përmirësimin e vetvetes.
Strategjia rezultoi e suksesshme. Zhvilluesit e programeve janĂ« orientuar masivisht drejt Claude Code, agjentit tĂ« programimit tĂ« Anthropic i lançuar njĂ« vit mĂ« parĂ«, sepse ai Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« kryejĂ« detyra qĂ« programuesve njerĂ«zorĂ« do tâu merrnin orĂ«, madje edhe ditĂ« tĂ« tĂ«ra, ndĂ«rsa rezultatet e tij mund tĂ« verifikohen lehtĂ«sisht.
Klientët e biznesit e vlerësojnë gjithashtu theksin që Anthropic vendos te mekanizmat e sigurisë, gjë që përputhet me shqetësimet e tyre për rreziqet që mund të sjellë një Inteligjencë Artificiale jashtë kontrollit.
Përqendrimi te programimi i dha kompanisë avantazh të hershëm ndaj konkurrentëve si OpenAI dhe Google në testet që matin aftësitë e inxhinierisë së softuerit. Aftësia e modeleve të saj për të arsyetuar hap pas hapi dhe për të përdorur mjete të ndryshme u jep atyre gjithashtu përparësi në zhvillimin e agjentëve të Inteligjencës Artificiale që punojnë përkrah njerëzve.
OpenAI është orientuar më fort drejt programimit gjatë këtij viti dhe modelet e saj më të fundit konsiderohen po aq të afta sa ato të Anthropic në disa detyra. Edhe ajo pritet të përfitojë nga rritja e kërkesës për agjentë Inteligjentë.
Megjithatë, rreth 80% e të ardhurave të Anthropic vijnë nga klientët e biznesit, ndërsa tek OpenAI, klientët korporativë gjenerojnë vetëm rreth 40% të të ardhurave. Kjo diferencë i jep Anthropic aftësi më të madhe për të gjeneruar fitime.
Këtë muaj, si Anthropic ashtu edhe OpenAI paraqitën dokumentet për ofertat e tyre publike fillestare (IPO). Secila prej tyre pritet të vlerësohet në rreth 1 trilion dollarë.
Në mënyrë të pashmangshme, performanca e tyre po krahasohet me vëmendje të madhe. Asnjëra kompani nuk i ka bërë ende publike dokumentet e plota të listimit në bursë, ndaj të dhënat financiare mbeten të kufizuara. Megjithatë, në shumicën e krahasimeve të deritanishme, Anthropic duket se ka epërsinë.
Meqenëse të dyja kompanitë janë të reja dhe po rriten me shpejtësi, ato e matin xhiron e tyre vjetore të supozuar duke shumëzuar me 12 të ardhurat e muajit më të fundit, një tregues i njohur si të ardhura të përsëritura vjetore (ARR).
Futurum, njĂ« kompani kĂ«rkimore nĂ« teknologji, vĂ«ren se Anthropic i llogarit ndryshe shitjet pĂ«rmes partnerĂ«ve tĂ« shĂ«rbimeve cloud, gjĂ« qĂ« mund tâi fryjĂ« shifrat e saj. MegjithatĂ«, prirja Ă«shtĂ« e qartĂ«. ARR-ja e Anthropic ka kaluar me shpejtĂ«si atĂ« tĂ« OpenAI (shih grafikun).
Edhe vlerësimi i Anthropic ka tejkaluar atë të OpenAI, duke arritur në 965 miliardë dollarë në maj, krahasuar me 852 miliardë dollarë për OpenAI në mars. Anthropic u ka thënë investitorëve se do të gjenerojë fitim operativ në tremujorin e dytë, çka sipas Futurum do ta bënte laboratorin e parë të Inteligjencës Artificiale që e arrin këtë.
Â

Â
Ka edhe shenja të tjera force. Pavarësisht debatit për një flluskë të Inteligjencës Artificiale, vlerësimi më i fundit i Anthropic, pak mbi 20 herë ARR-në, duhet parë në kontekstin e të ardhurave të përsëritura që janë pesëfishuar në pesë muajt e fundit.
âNuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht i lirĂ«, por me kĂ«to ritme rritjeje nuk Ă«shtĂ« i çmendurâ, thotĂ« Harrison Rolfes nga PitchBook, kompani qĂ« mbledh tĂ« dhĂ«na. OpenAI vlerĂ«sohet mĂ« shtrenjtĂ«. IPO-ja e fundit e SpaceX e vlerĂ«soi kompaninĂ« me mĂ« shumĂ« se 90 herĂ« tĂ« ardhurat.
Por epërsia e Anthropic nuk është e pakapërcyeshme. OpenAI thuhet se po shqyrton nisjen e një lufte çmimesh, duke ulur ndjeshëm tarifën që aplikon për token (njësitë e të dhënave që përpunon Inteligjenca Artificiale), si përgjigje ndaj shqetësimeve të bizneseve se po shpenzojnë shumë për Inteligjencën Artificiale.
Megjithëse çmimi i token-ëve tashmë është në rënie, modelet më të fundit të Anthropic përdorin më shumë token për çdo kërkesë.
Fuqia e Anthropic për të vendosur çmime do të thotë se kompania nuk kishte nevojë të ofronte një ulje të ngjashme, duke rritur çmimin për çdo kërkesë. Kjo mund të ketë ndihmuar në nxitjen e rritjes së të ardhurave të saj.
Në përgjithësi, modelet e Inteligjencës Artificiale përballen me rrezikun e kthimit në një mall të zakonshëm, sepse kompanitë rivale priren të arrijnë njëra-tjetrën shumë shpejt. Kjo i detyron krijuesit e modeleve të zgjerohen në fusha të tjera, veçanërisht përmes zhvillimit të agjentëve të Inteligjencës Artificiale.
Anthropic është bërë burimi kryesor i shqetësimeve në industrinë e softuerëve si shërbim (SaaS), për shkak të frikës se laboratorët e Inteligjencës Artificiale mund të zëvendësojnë kompanitë që ofrojnë programe për funksione si prokurimet, menaxhimi i personelit dhe administrimi i proceseve të biznesit.
Nëse kjo ndodh, Anthropic jo vetëm që do të forconte ndjeshëm marrëdhëniet me klientët e saj, por do të fitonte edhe akses në sasi më të mëdha të dhënash, të cilat mund të përdoren për të përmirësuar performancën e modeleve të saj.
OpenAI synon të njëjtin objektiv, ashtu si edhe Google, produktet e softuerit të së cilës janë tashmë të integruara thellësisht në shumë kompani. Por për momentin, fokusi i Anthropic te klientët e biznesit i jep asaj avantazh.
Dario Amodei vazhdon tĂ« predikojĂ« pĂ«r rreziqet e InteligjencĂ«s Artificiale, nĂ« kuptimin e mirĂ«filltĂ« tĂ« fjalĂ«s. Ădo dy javĂ« ai mban ligjĂ«rata rreth njĂ«orĂ«she pĂ«r 3,000 punonjĂ«sit e Anthropic. Operacionet e pĂ«rditshme tĂ« kompanisĂ« drejtohen nga Daniela Amodei, e cila ndan tĂ« njĂ«jtat bindje me tĂ« vĂ«llanĂ« pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e sigurisĂ« sĂ« InteligjencĂ«s Artificiale.
MĂ« poshtĂ« nĂ« hierarki, dĂ«shira pĂ«r tâu bĂ«rĂ« kompania e parĂ« qĂ« krijon InteligjencĂ«n Artificiale tĂ« pĂ«rgjithshme (AGI), ose njĂ« InteligjencĂ« mbinjerĂ«zore, Ă«shtĂ« e rrĂ«njosur thellĂ«.
Studiuesit e InteligjencĂ«s Artificiale nĂ« kompani tĂ« tjera shpesh vĂ«nĂ« nĂ« dukje se punonjĂ«sit e Anthropic janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« bindur pĂ«r ardhjen e AGI-sĂ«, edhe pse shumĂ« prej tyre besojnĂ« se njĂ« teknologji e tillĂ« mund tâi bĂ«jĂ« tĂ« panevojshĂ«m nĂ« vendet e tyre tĂ« punĂ«s.
Duket se pikĂ«risht paralajmĂ«rimet e vazhdueshme tĂ« Anthropic pĂ«r rreziqet e InteligjencĂ«s Artificiale zemĂ«ruan fillimisht administratĂ«n Trump. ZyrtarĂ«t kanĂ« fajĂ«suar atĂ« qĂ« e quajnĂ« âkompleksi industrial i pesimizmitâ nĂ« Anthropic pĂ«r rregullimin e tepruar tĂ« teknologjisĂ« gjatĂ« administratĂ«s sĂ« Joe Biden-it, disa anĂ«tarĂ« tĂ« sĂ« cilĂ«s iu bashkuan mĂ« vonĂ« kompanisĂ«.
Gjatë pjesës më të madhe të mandatit të Trump, qeveria amerikane ka kundërshtuar përpjekjet për të ngadalësuar zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, duke u fokusuar kryesisht te ruajtja e avantazhit ndaj Kinës.
Ndërsa disa rivalë të Anthropic, si OpenAI, e përqafuan hapur qasjen përshpejtuese të Trump ndaj teknologjisë, Amodei ishte ndër zërat më të fortë që kërkonte më shumë rregullim në nivel shtetëror dhe federal.
Kjo nuk u prit mirĂ«. David Sacks, kĂ«shilltar i qeverisĂ« pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale, akuzoi Anthropic se po zbatonte njĂ« âstrategji tĂ« sofistikuar pĂ«r kapjen e rregullatorĂ«ve pĂ«rmes nxitjes sĂ« frikĂ«sâ.
Zyrtarë të tjerë vunë në dukje ironinë e faktit që kompania paralajmëron për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, ndërkohë që ndërton modele gjithnjë e më të fuqishme.
Â

Â
Prifti rebel
Sidoqoftë, duket se pikërisht prirja e Anthropic për të theksuar rreziqet e Inteligjencës Artificiale çoi në përplasjen e parë publike me administratën Trump, në fund të shkurtit.
Kompania dhe Departamenti i Mbrojtjes u pĂ«rfshinĂ« nĂ« njĂ« debat publik pĂ«r pĂ«rdorimin e Claude pĂ«r mbikĂ«qyrje masive brenda vendit ose pĂ«r armĂ« autonome. Anthropic argumentoi se ligjet ekzistuese nuk janĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« rregulluar pĂ«rdorimin e InteligjencĂ«s Artificiale nĂ« mbikĂ«qyrjen masive dhe se teknologjia nuk Ă«shtĂ« ende mjaftueshĂ«m e besueshme pĂ«r tâu pĂ«rdorur nĂ« armĂ« plotĂ«sisht autonome vrasĂ«se.
Pentagoni la tĂ« kuptohej se Amodei po pĂ«rpiqej tĂ« merrte kontroll mbi çështje qĂ« i pĂ«rkasin sigurisĂ« kombĂ«tare. NĂ« fund, Trump kĂ«rkoi qĂ« agjencitĂ« federale tĂ« ndĂ«rprisnin lidhjet me Anthropic, ndĂ«rsa drejtuesit e kompanisĂ« i quajti âtĂ« çmendur tĂ« majtĂ«â.
Ngjarja duket se ka ushqyer frikĂ«n brenda administratĂ«s se Anthropic po bĂ«het aq e suksesshme, sa mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« vetĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim. KohĂ«t e fundit, David Sacks paralajmĂ«roi se nĂ«se rritja âeksponencialeâ e Anthropic vazhdon, kompania mund tĂ« fitojĂ« âkontroll tĂ« paprecedentĂ« mbi teknologjinĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kohĂ«s sonĂ«â.
Ai e krahasoi situatën me dominimin që John D. Rockefeller kishte mbi industrinë e naftës në shekullin XIX.
Veçanërisht, administrata ka filluar të kuptojë rreziqet që Inteligjenca Artificiale shumë e avancuar mund të paraqesë për sigurinë kombëtare. Kjo duket se ishte edhe origjina e konfliktit më të fundit mes Anthropic dhe autoriteteve.
Kompania kishte bashkëpunuar me qeverinë për publikimin e modelit të saj të parë Mythos, i cili, mes aftësive të tjera shqetësuese, rezulton jashtëzakonisht i aftë në sulmet kibernetike dhe kishte identifikuar dobësi të mundshme në shumë sisteme qeveritare.
Anthropic lejoi një numër të kufizuar klientësh, të miratuar nga qeveria, ta përdornin modelin. Më vonë krijoi një version të quajtur Fable, me kufizime shtesë për të parandaluar abuzimet, dhe e shpërndau më gjerësisht.
Disa raportime sugjerojnë se Anthropic nuk e njoftoi menjëherë qeverinë kur u dha klientëve të rinj akses në Mythos. Një burim pranë kompanisë e kundërshton këtë pretendim, duke thënë se ajo bashkëpunoi ngushtë me administratën dhe madje ndërpreu menjëherë marrëdhëniet me një kompani globale telekomunikacioni kur qeveria e kërkoi këtë.
PĂ«rplasja arriti kulmin pasi Amazon, investitor i madh nĂ« Anthropic, informoi autoritetet se kishte zbuluar dobĂ«si sigurie nĂ« Fable, tĂ« cilat lejonin anashkalimin e kufizimeve tĂ« modelit. NĂ« rrjetin X, David Sacks akuzoi Amodei se refuzonte tĂ« ârregullonte dobĂ«sinĂ« e sigurisĂ«â.
Â
Konfuzion në Canossa
Një burim pranë Anthropic thotë se nuk ka pasur asnjë refuzim. Kompania këmbëngul se ua kishte dhënë modelet autoriteteve për testim javë të tëra përpara publikimit të Fable. Ajo gjithashtu kundërshton vlerësimet për seriozitetin e problemit, duke argumentuar se nuk ekziston një sistem sigurie plotësisht i paprekshëm për një model të Inteligjencës Artificiale.
ShumĂ« vĂ«zhgues besojnĂ« se Anthropic u ndĂ«shkua kryesisht pĂ«r arsye personale dhe politike. NĂ« fund tĂ« fundit, nĂ« shkurt administrata e akuzoi Amodei se kishte njĂ« âkompleks Zotiâ, ndĂ«rsa vetĂ« ai tha se kompania po pĂ«rndiqej sepse nuk i ofronte Trump-it âlavdĂ«rime nĂ« stil diktatorialâ.
Megjithatë, pas këtyre përplasjeve fshihet një dilemë reale rregullatore. Duke ndjekur një qasje relativisht liberale ndaj Inteligjencës Artificiale, administrata Trump nuk ka shumë mekanizma të drejtpërdrejtë dhe të balancuar për të imponuar vullnetin e saj mbi laboratorët e AI-së.
Adam Thierer nga Instituti kërkimor R Street thotë se modeli Mythos ndezi një debat brenda qeverisë për faktin nëse modelet e reja të Inteligjencës Artificiale janë bërë tashmë një kërcënim i mjaftueshëm për sigurinë kombëtare sa të kërkojnë miratim paraprak përpara publikimit.
Zyrtarët më të ashpër kërkuan që qeveria të ketë fjalën e fundit për publikimin e modeleve të reja. Disa madje propozuan krijimin e një agjencie të posaçme rregullatore.
Në vend të kësaj, më herët gjatë këtij muaji, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që krijon një kuadër vullnetar bashkëpunimi mes laboratorëve të Inteligjencës Artificiale dhe qeverisë përpara publikimit të modeleve të reja. Megjithatë, ky mekanizëm ende nuk ka hyrë në funksion.
Pa rregulla tĂ« qarta nĂ« fuqi, administratĂ«s i mbeten vetĂ«m mjete tĂ« ashpra dhe tĂ« paprecizuara. GjatĂ« pĂ«rplasjes sĂ« Anthropic me Pentagonin, zyrtarĂ«t pĂ«rfunduan duke e shpallur kompaninĂ« njĂ« ârrezik pĂ«r zinxhirin e furnizimitâ, duke penguar kĂ«shtu agjencitĂ« qeveritare tĂ« bĂ«nin biznes me tĂ«, njĂ« qĂ«ndrim qĂ« mund tĂ« rezultojĂ« vetĂ«shkatĂ«rrues ndaj njĂ« prej laboratorĂ«ve kryesorĂ« amerikanĂ« tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale.
Në përplasjen aktuale për modelet Mythos dhe Fable, administrata thuhet se i ka kërkuar Anthropic të marrë një licencë të posaçme eksporti për çdo shitje ndaj një subjekti të huaj.
MeqenĂ«se Anthropic nuk mund tĂ« jetĂ« e sigurt nĂ«se, pĂ«r shembull, tĂ« huajt qĂ« punojnĂ« nĂ« kompani amerikane mund tâi pĂ«rdorin kĂ«to modele, kompania pĂ«rfundoi duke i bllokuar plotĂ«sisht ato, sĂ«rish njĂ« rezultat qĂ« ka gjasa tâi bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« dĂ«m sesa dobi AmerikĂ«s.
Pa rregulla tĂ« qarta, thotĂ« Dean Ball, ish-zyrtar i administratĂ«s Trump nĂ« Foundation for American Innovation, rreziku Ă«shtĂ« qĂ« Amerika tĂ« pĂ«rfundojĂ« me âdominim tĂ« qeverisĂ« mbi InteligjencĂ«n Artificialeâ, nĂ« vend tĂ« âdominimit amerikan nĂ« InteligjencĂ«n Artificialeâ.
Tensionet janĂ« tĂ« natyrshme. ĂshtĂ« e kuptueshme qĂ« njĂ« kompani si Anthropic tĂ« dĂ«shirojĂ« ta shpĂ«rndajĂ« sa mĂ« gjerĂ« njĂ« model tĂ« fuqishĂ«m. Kjo Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r biznesin, sepse i pĂ«rgjigjet njĂ« nevoje urgjente, nĂ« njĂ« kohĂ« kur kriminelĂ«t po pĂ«rdorin tashmĂ« InteligjencĂ«n Artificiale pĂ«r tâi bĂ«rĂ« sulmet kibernetike mĂ« efektive.
Po aq e kuptueshme Ă«shtĂ« edhe dĂ«shira e aparatit tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin mbi njĂ« teknologji kaq tĂ« fuqishme, si pĂ«r qĂ«llime mbrojtĂ«se, ashtu edhe sulmuese. âAparati i sigurisĂ« kombĂ«tare Ă«shtĂ« nĂ« modalitet kontrolliâ, thotĂ« Ball.
Pyetja është se si do të ushtrohet ky kontroll mbi teknologjinë. Edhe pse Amodei ndonjëherë flet me tone alarmuese për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, qasja që ai parapëlqen është një formë e ngushtë, teknokratike rregullimi.
Ai kĂ«rkon rregulla tĂ« modeluara sipas agjencive rregullatore si Administrata Federale e Aviacionit, ku modelet mĂ« tĂ« avancuara tĂ« AI-sĂ« do tâu nĂ«nshtroheshin testeve teknike tĂ« standardizuara dhe auditimeve.
MegjithatĂ«, edhe vetĂ« Amodei e pranon se, ndĂ«rsa modelet bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« afta, Inteligjenca Artificiale do tĂ« kthehet nĂ« âburimin dominues tĂ« fuqisĂ« ushtarake dhe ekonomikeâ.
Kjo i jep administratĂ«s Trump dhe çdo administrate pas saj njĂ« interes tĂ« qartĂ« dhe tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« pasur mekanizmat e veta tĂ« kontrollit, pĂ«rfshirĂ« edhe ndaj Anthropic. Siç shprehet Ball, âasnjĂ« kompani nuk mund tĂ« tronditĂ« themelet e sovranitetit shtetĂ«ror duke qĂ«ndruar e shkĂ«putur nga realiteti i ashpĂ«r i politikĂ«sâ.
Të dyja palët shpresojnë që përplasja të kalojë. Ajo nuk i ka sjellë përfitim asnjërës. Në një përpjekje kapriçioze për të imponuar autoritetin e saj, qeveria ka zemëruar përdorues në mbarë botën të modeleve të Anthropic dhe ka treguar sa dritëshkurtër ishte refuzimi fillestar për të pranuar nevojën për rregulla dhe rregullim të Inteligjencës Artificiale.
Nga ana e saj, Anthropic, duke vepruar sikur e di mĂ« mirĂ« se kushdo tjetĂ«r, nĂ« vend qĂ« tĂ« bĂ«nte çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tâu pĂ«rshtatur me njĂ« qeveri armiqĂ«sore, ka pĂ«rfunduar e kufizuar, nĂ« dĂ«m tĂ« klientĂ«ve tĂ« saj.
Pasojat do të rëndojnë mbi IPO-n e Anthropic. Pezullimi i një modeli komercial të përdorur nga qindra miliona njerëz pritet të ndikojë në rezultatet financiare të kompanisë. Për më tepër, si investitorët, ashtu edhe klientët, do të shqetësohen për rrezikun e ndërprerjeve të tjera të ngjashme, për shkak të marrëdhënies së tensionuar të Anthropic me autoritetet.
NĂ« fund, kompanitĂ« e InteligjencĂ«s Artificiale, pavarĂ«sisht tĂ« mirave qĂ« mund tĂ« sjellin, po zhvillojnĂ« aftĂ«si tĂ« rrezikshme nĂ« njĂ« kohĂ« kur ligjet pĂ«r tâi qeverisur ato janĂ« tĂ« pamjaftueshme. Amodei e di se rregullat evoluojnĂ« shumĂ« mĂ« ngadalĂ« se modelet, ndaj e gjen veten nĂ« rolin e njĂ« arbitri tĂ« pazgjedhur tĂ« sigurisĂ«.
Qeveria e zgjedhur e sheh InteligjencĂ«n Artificiale si njĂ« teknologji tepĂ«r tĂ« fuqishme pĂ«r tâu lĂ«nĂ« jashtĂ« kontrollit. PĂ«rplasja do tĂ« vazhdojĂ« derisa Kongresi tĂ« miratojĂ« rregulla tĂ« reja.
The post Suksesi i jashtëzakonshëm tregtar i Anthropic e ka kthyer atë në shënjestër appeared first on Revista Monitor.