Normal view

Received — 20 March 2025 Gazeta Shqiptare

“Futja në BE, çështje ekzistenciale”- Rama për integrimin: Nuk mund të jemi delja që e ha ujku

By: P. Gj.
20 March 2025 at 08:43

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy”, ka deklaruar se fitoja e PS më 11 maj, është sipas tij për shqiptarët, por edhe për veten.

“Natyrisht që kur dikush është në një garë, fitorja është edhe për vete, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë më shumë se të gjithë partive, më shumë se çdo individ, sepse më 11 maj është një botë tjetër politike”, tha Rama.

Duke folur për integrimin në BE, kreu i qeverisë tha se në situatën ku është Europa dhe bota sot, futja në bllok është çështje ekzistenciale.

“Besoj e shikoni në çfarë situate komplekse është Evropa dhe bota dhe futja në BE është çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku, aty e kemi vendin”, tha Rama.

 

The post “Futja në BE, çështje ekzistenciale”- Rama për integrimin: Nuk mund të jemi delja që e ha ujku appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Këmbimi valutor 20 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: P. Gj.
20 March 2025 at 08:26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92 lekë.

km

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

The post Këmbimi valutor 20 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Identifikohen 4 personat që humbën jetën në aksidentin tragjik! Të gjithë të rinj të moshës 20-25 vjeç (EMRAT)

By: P. Gj.
20 March 2025 at 08:24

Viktimat e aksidentit tragjik në Fushë Prezë janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë.

Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.

Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Identifikohen 4 personat që humbën jetën në aksidentin tragjik! Të gjithë të rinj të moshës 20-25 vjeç (EMRAT) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, ja kë emëroi në vend të saj (Dokumenti)

By: P. Gj.
20 March 2025 at 08:17

Erion Veliaj ka shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.

Erion Veliaj, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ia ka deleguar këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj.

“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.

Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, e cila u vendos pas arrestimit të Erion Veliaj më 10 Shkurt.

SHKRESA

“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË”

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,

URDHËROJ:

  1. Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
  2. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
  3. Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
  4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

KRYETARI Erion Veliaj

dokument

The post Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, ja kë emëroi në vend të saj (Dokumenti) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksident tragjik në Fushë Prezë, humbin jetën 4 të rinj! Makina e tyre u përplas me betonieren dhe shpërtheu në flakë

By: P. Gj.
20 March 2025 at 08:11

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës (19 Mars), ku humbën jetën 4 të rinj.

Sipas bluve, Benz-i ku udhëtonin 4 viktima është përplasur me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë makina është përfshirë nga flakët dhe humbën jetën drejtuesi i Benz, 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Ndërkohë unformat blu kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Aksident tragjik në Fushë Prezë, humbin jetën 4 të rinj! Makina e tyre u përplas me betonieren dhe shpërtheu në flakë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Parashikimi i horoskopit 20 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

By: P. Gj.
20 March 2025 at 08:00

Dashi

Dikush në familjen tuaj mund të jetë duke kaluar një ndryshim në jetën e tij. Kjo do ju bëjë ta shikoni jetën ndryshe. Sa i përket aspektit sentimental, parashikohen disa zhvillime domethënëse.

Demi

Përpiquni të jeni sa më mendje hapur dhe të pranoni të gjitha mënyrat e ndryshme të të bërit të gjërave. Mos kini frikë se duke zgjedhur një rrugë po mohoni të gjithë të tjerët.

Binjaket

Eshtë e natyrshme që një marrëdhënie e kaluar t’ju kujtohet sapo të nisni një raport të ri. Sigurohuni që të mos e lejoni të kaluarën t’ju pengojë për të arritur qëllimet tuaja.

Gaforrja

Ju mund të jeni duke bërë një përparim të jashtëzakonshëm në biznesin tani, por do të duhet të jeni të kujdesshëm që të mos i shtyni gjërat me presion. Në aspektin sentimental, tregoni më shumë kujdes.

Luani

Askush tjetër nuk mund t’ju japë besim, veç vetes. Dhe ju mund të keni një mundësi të shkëlqyeshme për ta bërë këtë sot! Një dështim i së kaluarës është duke pritur të korrigjohet, që të keni një shans tjetër.

Virgjeresha

Ndjenjat e vazhdueshme të fajit, keqardhjes ose zemërimit duhet të lihen pas krahëve. Mbajini gjërat të qeta dhe mos i bëni shumë presion vetes për të qenë të lumtur gjatë gjithë kohës.

Peshorja

Reflektimet nuk gjenden vetëm në pasqyra. Sot, nuk mund ta shikoni veten tuaj në mënyrë reale, nëse nuk tregoheni i sinqertë. Largojeni egon tuaj dhe do të keni mundësi të mësoni një mësim të vlefshëm për pasiguritë tuaja.

Akrepi

Ashtu si të pastroni bojën e vjetër nga një karrige, duhet të punoni për të hequr qafe gjërat e padëshiruara në jetën tuaj. Pritini ato që nuk funksionojnë dhe çfarë nuk ju bën të ndiheni mirë.

Shigjetari

Askush nuk e di me siguri se cilat karta do të luani, kështu që pse duhet të ndiheni të frikësuar? Përdoreni misterin në avantazhin tuaj. Kjo luftë për pushtet nuk do të jetë një sfidë e vërtetë për ju, sepse ju e dini përgjigjen.

Bricjapi

Edhe pse ju mund të keni duart në një milion punë të ndryshme, do të gjeni një mënyrë për t’i vendosur të gjitha në pritje. Shikojini gjërat nga një këndvështrim ndryshe dhe gjithçka do të jetë më e qartë për ju.

Ujori

Mënyra sesi ju respektoni intimitetin e njerëzve të tjerë është e admirueshme, por mund të kufizojë mundësitë tuaja. Mos kini frikë të bisedoni me njerëzit përreth jush për të marrë atë që dëshironi.

Peshqit

Kini kujdes nëse dikush ju afrohet për të bërë një ofertë biznesi. Ju mund ta refuzoni nëse nuk ju duket e vlefshme. Të jesh më i zgjuar se të gjithë të tjerët mund të jetë argëtuese, apo jo?

The post Parashikimi i horoskopit 20 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zbardhet abuzimi me paratë e buxhetit! Si Spartak Kovaçi drejtor i ujësjellësit në Durrës i dha miliona euro tendera kompanisë së babait!

By: gsh
19 March 2025 at 22:14

Deri tani folëm për lidhjet, punësimet dhe bizneset familjare të kushërinjve Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, dhe disa përfitime të dyshimta të familjarëve të Ceno Klosit, të cilat i takon SPAK të hetojë të gjithë paqartësitë, apo mënyrën se si nga hiçi u krijuan biznese me vlerë miliona euro. Por në vijim do të ndalemi te kompania Adriatik shpk, kompani e cila ka përfituar 32 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. 

Kompania Adriatik SHPK u themelua në nëntor të vitit 1993 me ortakë themelues shtetasin Ardjan Mustafaraj.  Në vitin 1998 Mustafaraj i dhuron 50% të aksioneve shtetasit Petrit Kovaçit. Në vitin 2007 shoqëria kryen një rritje kapitali në vlerën 79 milionë lekë si pasojë e fitimeve të realizuara që nga themelimi.

Deri në vitin 2013, kjo kompani ka një aktivitet normal, por gjithçka ndryshon këtë vit, kohë kur Spartak Kovaçi emërohet Drejtor i UKD. Në dhjetor të vitit 2013 Ardjan Mustafaraj dhe Petrit Kovaçi vendosin për herë të parë që nga themelimi të shpërndajnë dividend në vlerën 290 milionë lekë. Nga ky divident Petrit Kovaçi vendos t’i dhurojë të birit Drejtor Ujësjellës Kanalizime Durrës në dhjetor të vitit 2014, 100 mijë euro të cilat ky i fundit i deklaron në ILDKPI.

Spartak Kovaçi menjëherë pas emërimit të tij kujdeset që të sistemojë në detyrën e Drejtorit të Trajtimit të Ujërave kunatin e ortakut të babait Olsi Graceni, dhe kjo duket se nuk ndodh aq rastësisht, por do e detajomë në vijim të investigimit tonë.

Në QKB nuk jepen të dhëna të plota për kompaninë Adriatik shpk por sipas të dhënave analitike të OPENDATA Albania kompania që nga themelimi ka patur një fitim 10-20-40 milion lekë në vit. Por viti 2013 do të sillte një fitim marramëndës për këtë kompani në vlerën e 155 milion lekëve ose thënë më thjeshtë 4 herë më të lartë se vitet e tjera. Plug investigoi dhe më tej dhe gjeti dokumentacion që të ardhurat e kompanisë Adriatik për vitin 2013 të çojnë të një tjetër investim publik po në qytetin e Durrësit.

Ky investim është marrë në dorëzim nga UKD, ku Spartak Kovaçi është drejtor. Sipas këtij dokumenti Adriatik shpk ka qënë nënkontraktor dhe sidomos punonjësi tashmë drejtor Olsi Graceni ka kryer punime në këtë objekt.

Në vitin 2019 kompania Giovanni Putignano and Figli SRL, e regjistruar në QKB, firmos një tjetër kontratë për ndërtimin e Ujësjellës Kanalizme Lushnje dhe sipas të dhënave nënkontraktor kompaninë HIDRO MENTORI shpk.

Në bilancet e kompanisë Giovanni Putignano and Figli SRL të vitit 2020 rezulton se nënkontraktori kryesor për këtë investim është Adriatik shpk. Pra dhe në këtë rast fondet e dhëna për Ujësjellës Kanalizime Lushnje përfundojnë te familjarët e Ceno Klosit dhe Spartak Kovaçit. Sipas të dhënave në Opendata Albania rezulton se Adriatik sh.p.k ka fituar disa prodecura tenderuese, prej të cilave edhe në shkelje flagrante të ligjit, ku kompania e babait fiton tender drejtëpërsëdrejti nga institucioni i drejtuar nga i biri. Bëhet fjalë për tenderin e shtatorit të vitit 2022, ku autoritet kontraktues është Bashkia Durrës, por projekti është përgatitur nga UKD, për Sistemimin KUB në rrugën Taulantia. Vlera e projektit është mbi 40 milionë lekë të reja dhe sipas Open Data, nuk ka patur garë. Pra e thënë më qartë Spartak Kovaçi përgatit specifikimet dhe kushtet e tenderit, dhe kriteret për tu shpallur fitues i plotëson vetëm kompania e babait.

Ndërsa lidhjet dhe marrëdhëniet mes drejtorëve të rilindjes faktohen të forta, të tilla janë edhe pazaret mes tyre, e këtu na del në skenë dhe lidhjet edhe me ‘5D’ e Erion Veliajt, ku dy skemat korruptive, gërshetohen mes tyre. Ndërsa ‘5D’ e drejtorëve të Erion Veliajt fitonin tendera nga OSHEE në Durrës, po në të njëjtën periudhë drejtorët e Belinda Ballukut fitonin tendera në Tiranë, pikërisht nga institucionet e drejtuara nga 5D, madje në një prej rasteve si koperim mes dy kompanive Adriatik shpk dhe 5D. Nga verifikimet rezultoi, se Adriatik SHPK në bashkëpunim me 5D, në dhjetor të vitit 2020 kanë fituar nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë tenderin për ‘Ndërtim tubacioni transmetimi, depo Daias’. Vlera e projektit ishte 771 milionë lekë, apo 7. 7 milionë euro. Një tjetër tender i fituar nga Adriatik shpk tek UKT është edhe ai për “Ndërtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri në Depo Kombinat”, vlera e të cilit është 760 mijë euro. Në korrik të 2016, Adriatik shpk fitoi edhe tenderin “furnizimi me ujë në rrugën ”Thoma Koxhaj”” me vlerë 400 mijë euro. Të gjithë tenderat e fituar nga Adriatik shpk në UKT janë me flamur të kuq, çka nënkupton shkelje dhe pa garë. Por jo vetëm kaq, tendera të tjerë të fituar nga Adriatik shpk janë edhe “Mirëmbajtja e objekteve ndërtimore në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” nga Operatori i Blerjeve të përqëndruara me vlerë 4. 4 milionë lekë.

Ky tender është fituar në bashkëpunim me kompaninë ERIL B&B e cila është pjesë e këtij investigimi. Ndërsa i biri drejtonte Ujësjellës Kanalizimet në Durrës, kompania e babait rezultonte e suksesshme në të gjitha Drejtoritë e Ujësjellsave të vendit, që gjithashtu janë në varësi të Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit. Në vitin 2021, Adriatik shpk ka fituar një tender të majmë nga Bashkia Pogradec. Projekti me vlerë 264 milionë lekë, apo 2. 6 milionë euro parashikonte ndërtimin e Ujësjellësit të Mokrës, Faza 2. Edhe ky tender është me flamur të kuq e pa garë.

Një nga tenderat më flagrantë që ka përfituar kompania Adriatik shpk, është ai i për sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë, projekt i financuar nga Programi i rindërtimit. Vlera e këtij tenderi të fituar në tetor të vitit 2021, është 19 milionë euro. Për të kuptuar më qartë qytetarët e Durrësit, abuzimi me këtë tender është pikërisht arsyeja, se pse sa herë bie shi, rrugët e Durrësit përmbyten.

Ky projekt parashikonte edhe ndërtimin e një hidrovori të ri shumë larg atij të vjetrit, çka duket se e ka bërë atë jo funksional dhe ende vijojnë testimet me të në kurriz të qytetarëve, që përmbyten çdo dimër, apo periudhë me rreshje. E ndodhur përballë akuzave të mediave, kryebashkiakja e Durrësi Emirjona Sako është përpjekur ta jutifikojë dështimin e projektit 19 milionë euro me problemet e shpronësimeve, por kjo nuk ka penguar lëvrimin e milionave për kompaninë e Petrit kovaçit, që gjatë periudhës 2022-2023 ka marrë 3. 3 milionë euro.

Shkurtimisht, që prej emërimit të Spartak Kovaçit si drejtor të Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, kompania e babait të tij ka njohur një rritje të menjëhershme me një xhiro prej 32 milionë euro, të përfituara drejtëpërdrejtë apo si nënkontraktor, para të cilat do duhet të hetohen nga SPAK. Ndërkohë që faturimi i kësaj kompanie për periudhën kohore 2014-2023 është mbi 37 milion euro./ SYRI.net

The post Zbardhet abuzimi me paratë e buxhetit! Si Spartak Kovaçi drejtor i ujësjellësit në Durrës i dha miliona euro tendera kompanisë së babait! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Si i përpinë tenderat e Durrësit, kompania e Kovaçit të Belinda Ballukut! Del në dritë kompania e fshehtë e krijuar nga vartësit e Petrit Kovaçit! Iu shitën aksionet për 500 euro

By: gsh
19 March 2025 at 22:07

32 milionë euro nga vetëm një kompani! Duket se shifra mbi 30 milionë euro është standard i çdo skeme korruptive të drejtorëve të Belinda Ballukut, që sot janë edhe krahu i saj i djahthë në zgjedhje.

Por nga analizimi i të dhënave për secilën kompani, krijohet një zinxhir kompanish, që gjithashtu rezultojnë përfituese, apo janë përdorur për të qarkulluar mes tyre milionat e tenderave. Ndër këto kompani, disa gjithashtu rezultojnë të themeluara nga të afërm e të punsuar të Kovaçit e  Ceno Klosit.

Sipas Syri.net, në një nga tenderat e shpallur fitues kompania ADRIATIK ka bashkëpunuar me kompaninë ERIL B&B. Kjo kompani u themelua në vitin 2018 me aksioner shtetasit Ilir Shabani dhe Ergert Deliallisi. Në gusht të vitit 2018 administrator i kësaj kompanie emërohet Tedi Spahi. Në vitin 2021 dhe pse nje kompani e cila fiton tendera publik dhe fitimprurëse, ortaku Ilir Shabani shet aksionet në vlerën 500 euro ortakut tjetër Erger Deliallisi… Këto ishin disa indicie për të cilat PLUG investigoi dhe më tej…

Rezulton se kompania Eril B&B është themeluar nga dy punonjës të kompanisë ADRIATIK shpk. Madje siç në çdo skemë korruptive në të shkuarën, edhe në këtë rast, të dyja kompanitë kanë të njëjtit punonjës, çka nënkupton edhe fiktivitetin e tyre, e të krijuara enkas për fshehje gjurmësh apo kryerje transaksionesh për efekte justifikuese të projekteve. Nëse do të analizojmë listën e të punësuarve për vitin 2021 për të dyja kompanitë rezulton se:

Ergert Deliallisi punonjës i Adriatik është bashkpronar i ERIL B&B

Ilir Shabani punonjës i Adriatik dhe bashkpronar ERIL B&B

Hazret Mulgeci punonjës i Adriatik njëkohësisht është edhe punonjës ERIL B&B

Elona Dollaku punjës finance i Adriatik gjithashtu mban financat e ERIL B&B

Enli Kaculi punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ruzhdi Shahini punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ilir Merja punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Këta janë vetëm disa nga punonjësit pasi lista është dhe pak më e gjatë, por që faktohet qartë se kjo është një kompani e krijuar nga ADRIATIK shpk. Ky nuk është rasti i parë që kemi bërë publik që kompanitë e familjarëve të pushtetarëve që jo vetëm që fitonin tendera drejtëpërdrejtë por krijonin dhe kompani të tjera për të fshehur gjurmët. ERIL B&B e cila sot ka ndryshuar emër në ERIL CO ka përfituar pagesa na thesari për vitet 2019-2024 në vlerën 820.000 euro. Të gjitha janë pagesa të degës së thesarit Durrës pra janë institucione të qytetit bregdetar si Bashkia Durrës, Hekurudha Durrës, Ndërmarrja Komunale Durrës, Spitali Psiqiatrik Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave etj.

TENDERAT QE KA FITUAR ERIL B&B

BASHKIA DURRES

1.            Blerje Materiale Ndertimi per Sektorin Funeral                  4,592,500.00

2.            Rikonstruksion rruga Shekspiri                                           2,441,900.00

3.            Blerje Materiale Ndertimi                                                    3,279,100.00

4.            Blerje Materiale Ndertimi                                                    2,480,500.00

5.            Rikonstruksion i Rrugës Integrimi                                      5,859,200.00

6.            Rikonstruksion rruga Papa Klementi II                            10,495,350.00

7.            Mirembajtje e banesave sociale                                        1,755,840.00

8.            Rikonstruksion rruga Kastrioti                                           8,945,733.00

9.            Rikonstruksion rruga Syri i detit                                        4,466,180.00

10.          Blerje Materiale Ndertimi                                                       3,279,100

 

TENDERA NGA ENTITETE TE TJERA

1.            Mirembajtja e objekteve ne Spitalin  “Ali Mihali” Vlore                   4,380,000.00

2.            Blerje traversa Druri                                                                          30,038,112

3.            Rikonstruksion i Linjes Milot-Lezhe                                               7,398,713.00

4.            Blerje materiale ndihmese per sektorin e varrezave                             551,090

Më sipër ju shpjeguam se si Olsi Graceni, kunati i ortakut të babait, ishte emërimi i parë i Spartak Kovaçit në Drejtorinë e ujësjellësit. Edhe për Gracenin, skema e përdorur me çdo familjar të kovaçit e Klosit do të rezultonte e suksesshme. Veç punës si drejtues i UKD, Graceni njëkohësisht rezulton edhe biznesmen i suksesshëm. Në maj të vitit 2021 themelohet kompania OLPUMPS ose thënë shqip POMPAT E OLSIT. Ortakë themelues Plarent Gjinari dhe Olsi Graceni.

Objekti I aktivitetit ishte Instalime dhe mirëmbajtje të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe të pijshëm. Asistencë dhe konsulencë teknike. Pra Olsi e kishte detyrë funksionale këtë për qytetarët e Durrësit, por e ushtronte edhe privatisht. Në qershor të vitit 2022 largohet nga kompania ortaku Gjinari dhe tashmë OLPUMPS zotërohet 100% nga OLSI GRACENI.  Në korrik të vitit 2022 adresa zyrtare e kompanisë bëhet DURRES; Lagjja 14, rruga Bajram Tusha, e cila është e njëhjtë me adresën e kompanisë ADRIATIK. Në shtator të vitit 2022 kompania pezullon aktivitetin, dhe në nëntor 2022 e aktivizon sërisht për ta pezulluar në shkur të vitit 2023.

Pas largimit nga UKD, Graceni tashmë i dedikohet me kohë të plotë kompanisë së tij, duke e riaktivizuat. Me gjithë pezullimet dhe riaktivizimet e vazhdueshme, Olsi Graceni rezulton një magjistar biznesi. Për 10 muaj punë në vitin 2022 ai ka një xhiro 129.000 euro. Por magjia e vërtetë ndodh në vitin 2023 ku kjo kompani sipas të dhënave të QKB ka punuar vetëm 2 muaj dhe ka faturuar rreth 140.000 euro me një fitim neto 120.000 euro. Shifra këto të pajutfikueshme me asnjë llojë metode financiare, por për SPAK janë gjurmë të mjaftueshme për të hetuar transaksionet fiktive me qëllim justifikimin e milionave në kurrit të qytetarëve durrsakë dhe jo vetëm.

Ajo që është emërtuar si 5B, duket se mund te jëtë 10 apo 15B. Pas çdo drejtori të Belinda Ballukut del edhe një skemë korruptive. Ndërsa SPAK ka kohë të mendohet për këtë faturë të përllogaritur në 40 milionë euro, vetëm në emisionin e sotëm, ne do të ndahemi këtu. Por nuk mbaron me kaq, pasi Spartak Kovaçi nuk është drejtori i vetëm që i jep tendera vetes apo familjarëve, të mërkurrën e ardhshme një tjetër drejtor i UKD do të jetë nën fokusin e investigimeve tona. Deri atëherë, le të shpresojmë që këto miliona të mos jenë injektuar për blerjen e votave. NATËN E MIRË!

The post Si i përpinë tenderat e Durrësit, kompania e Kovaçit të Belinda Ballukut! Del në dritë kompania e fshehtë e krijuar nga vartësit e Petrit Kovaçit! Iu shitën aksionet për 500 euro appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Babëzia me paratë publike! Zbardhen manovrat, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi në krye të skemës ‘5D’ të Belinda Ballukut! Morën 32 milionë euro me tendera

By: gsh
19 March 2025 at 21:54

Skema ‘5D’ e drejtorëve të Belinda Ballukut, nuk ka abuzuar vetëm me miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë, por ka shkuar aq larg sa ka privatizuar institucione shtetërore.

Bashkia e Durrësit, bashkia e dytë më e rëndësishme në vend dhe njëkohësisht një nga qendrat kryesore të abuzimeve dhe korrupsionit, ku në fokus janë dy prej drejtorëve më të afërt të Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi.

Ata, përveç lidhjeve të gjakut dhe besimit të ngushtë që kanë tek shefja e tyre, janë të përfshirë gjithashtu në afera që përfshijnë miliona euro.

Me kompanitë dhe skemat e tyre, dy kushërinjtë mendohet të kenë përfituar të paktën 32 milionë euro nga tendera, prona publike, leje ndërtimi dhe shumë të tjera, madje edhe me firmën e vetë Kryeministrit Edi Rama.

Drejtorët kushërinjë, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi nuk janë vetëm vegla në betejën elektorale të zv. Kryeministres Belinda Balluku. Ata gjithashtu kanë shfaqur cilësi manaxheriale të suksesshme në thithjen e fondeve publike, edhe pse me një sukses po aq të admirueshëm në menaxhimin e institucioneve që kanë drejtuar.

Emri i Ceno Klosit nisi të lakohej në publik, me nisjen e karrierës pas fitores së rilindjes socialiste në vitin 2013. Për 7 vite ai ka mbajtur detyrën e Drejtorit Financiar në OSHEE, e me pas për disa muaj ka drejtuar AKUM pas largimit të Alqi Bllakos. Në vitin 2021, Belinda Balluku do t’i besonte një prej drejtorive më të rëndësishme, atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2024, kohë kur Balluku do ta emëronte si zëvendës të saj në Ministrinë e Infrastruktrës dhe Energjisë.

Që prej marrjes së detyrës së parë në qeverisjen socialiste, Ceno Klosi nisi edhe punësimet nepotike, duke rregulluar të gjithë të afërmit e tij në zyrat shtetërore. Ndërsa ishte drejtor në OSHEE, Klosi u kujdes të punësone si Specialiste tregu kunatën e tij, shtetasen Eriselda Shehaj, bashkëshortja e vëllait, Genti Klosit. Por jo vetëm kaq, ai do të sigurohej që dhe motra e kunatës të mos mbetej rrugëve. Matilda Merdanaj do të punësohej gjithashtu pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Adela Koçaj, gjithashtu kunata e Cenos, do të punësohej si drejtore pranë Agjencia Ekonomike Mbështetëse, një institucion i krijuar në vitin 2018 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ndërsa punësimi i radhës do të ishte tezja, Donika Klima, e cila rezulton e punësuar pranë FSHU.

Në këndvështrimin e parë, gjithkush mund të merrte përsipër justifikimin e emërimeve nepotike, me argumentin se familjarët e drejtorëve nuk janë të përjashtuar nga punësimi në shtet. Por jo, nuk është vetëm kaq, familjarët e punësuar fal influencës së Ceno Klosit, me rritjen e tij në karrierë edhe ata do të shndërrohen në biznesmenë të suksesshëm, duke plotësur kështu panoramën e privatizimit defakto të disa prej drejtorive më të rëndësishme nga ku më pas do të merrnin miliona euro. Nga rrogëtar, familjarët e Klosit, gjatë pushtetit të rilindjes do të lulëzonin si biznesmenë.

Në vitin 2022 Adela Koçaj, kunata, dhe Edita Klosi, motra, themelojnë kompaninë FIPROP me objekt kryerjen e studimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Si administratore të kompanisë vendosin Eriselda Shehaj, nusja e vëllait të Cenos. Kompania e 3 rrogëtareve, që në vitin e parë të themelimit garantojnë një xhiro prej 280 mijë eurosh, nga të cilat 94 mijë euro neto, i deklarojnë si fitim.

Jo vetëm gratë e familjes, por sukses duket se ka patur edhe Genti Kloi, vëllai i zëvendëses së Belinda Ballukut. Në vitin 2017, Genti Klosi regjistron një ‘Bar-Kafe’ me të ardhura modeste. Por gjërat do të ndryshonin shpejtë për Genti Klosin, që sot mund të konsiderohet si një nga biznesmenët më të suksesshëm, e çdo gjë e arritur në një kohë rekord.

Në vitin 2019 në QKB regjistrohet kompania T.O.V 2019 me Ortak Orgest Totojani dhe Vera Musmuça. Kjo e fundit largohet si pronare e kësaj kompanie 4 muaj më vonë dhe çuditërisht nga pronare figuron e punësuar si Operatore në Call Center. Aksionerët e rinj janë Mikel Lesaj dhe Ermal Arapi.

Në vitin 2020, në këtë kompani hynë në lojë Gent Klosi, i cili blen 50 % të aksioneve nga Orges Totojani  dhe tashmë bëhet pronar i gjysmës së kësaj kompanie, apo Vilës Feliz, një restorant luksoz në periferi të Tiranës. Në bilancin e vitit 2019 kjo kompani deklaron makineri dhe pajisje në vlerën 1.2 milion lekë dhe nuk deklaron se ka në pronësi tokë apo ndërtesë.

Gjatë vitit 2020-2021 kjo kompani deklaron detyrime të cilat arrijnë në vlerën 21.000.000 lekë ose rreth 210.000 euro dhe në pronësi tashmë rezulton një ndërtese. Ndërsa në letra, kompania ku Genti Klosi u bë pronar, kishte aktivitet, befas më pas rezulton që ka edhe pronësi dhe ndërtesë, çka ngre dyshime, se si ish-pronarët u treguan aq zemërgjerë me vëllain e zv. Ministrit Klosi.

Në vitin 2022, ortakët e tjerë tregohen po aq zemërgjerë dhe me kontratë i dhurojnë Genti Klosit edhe 50% të aksioneve të tjera dhe tashmë ai bëhet ortak i vetëm i kompanisë T.O.V 2019. Sipas kontratës, këta ortakë përpara noterit deklarojnë së nuk kanë detyrime, por bilanci flet ndryshe pasi deri në vitin 2021 kjo kompani kishte 210.000 euro detyrime.

Pra bilancet dhe transaksionet e kryera mes ish-pronarëve dhe Genti Klosit ngrenë pikëpyetje të mëdha, se si një pronë me vlerë qindra milionë lekë, dhurohet me vetëm një firmë.

Po aq i dyshimtë është edhe lulëzimi i kësaj kompanie, pasi Genti Klosi bëhet pronat i vetëm i Vils Feliz. Ndërsa deri dje, rezultonte me detyrime të prapambetura, në vitin 2022, kompania njeh një bum financiar, duke trefishuar xhiron, të paktën kështu deklarohej në tatimet e drejtuara nga vëllai Ceno Klosi.

Për vitin 2022 kjo kompani në fushën e restoracionit 630.000 euro xhiro dhe fitim 200.000 euro. Për vitin 2023 kompania faturon 660.000 euro dhe fitim 230.000 euro. Por nuk ndalet këtu, Genti Klosi nga një lokal modest, shndërrohet në pronar i një restoranti luksoz, e tashmë do të kalojë në një tjetër nivel, si investitor në bregdet, një investim miliona euro, ku në lojë do të hyjnë edhe personazhe të tjerë.

Në vitin 2022 kompania T.O.V shpk e Gent Klosi sëbashku me Petrit Kovaçin dhe Ushina shpk në kuota të barabarta, themelojnë Adriatik Union. Sipas të dhënave të bilancit kjo kompani që nga themelimi zotëron një tokë dhe ndërtesë në vlerën 760.000 euro.

Nuk dihet sesi dhe nga kush është blerë apo zotëruar kjo pronë por i mbetët SPAK ta vërtetojë, pasi edhe në këtë rast për familjen Klosi, pronat mbijnë nga hiçi.

Në vitin 2023 largohet ortaku Ushina dhe tashmë aksioner janë Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, kushërinjë mes tyre. Sapo Ushina largohet, për Adriatik Union, kryeministri Edi Rama miraton një leje ndërtimi për një hotel 9 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë, në buzë të detit Adriatik.

Në nëntor të vitit 2023, pasi mediat filluan të denoncojnë këtë lejë ndërtimi për hotelin e Petrit Kovaçit, babai i Drejtorit të Ujësjellësit Durrës Spartak Kovaçi dhe Genti Klosit vëllai i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ky i fundit largohet nga kompania. Në këtë moment regjistrohet edhe një tjetër transaksion i dyshimtë nga vëllai i ish-drejtorit të Tatimeve.

Një kompani e cila zotëron 760 mijë euro prona dhe një leje ndërtimi për një hotel 9 kate buzë deti në Durrës, Genti Klosi i shet për vetëm 500 euro, aksionet takuese. Ajo që ngre dyshime të mëtejshmë janë të dhënat e pronës në lejen e ndërtimit të miratuar nga Rama. Në të cilën përcaktohet se sipërfaqja totale e truallit është 1104.5 m2 nga të cilat 183 m2 janë shtet.

Lidhja mes Spartak Kovaçit dhe Ceno Klosit zbulohet pikërisht nga kompania Adriatik Union, ku aksioner rezultonin Babai i Drejtorit të Ujësjellësit Durrës dhe vëllai i zv. ministrit të Belinda Ballukut. Edhe Spartak Kovaçi ka një ngjitje në karrierë dhe një veprimtari thuajse identike me Ceno Klosin. Me punësime nepotike, shndërrim të tyre në biznesmenë, e më pas suksese me miliona euro.

Spartak Kovaçi emërohet si drejtor i Ujësjellësit Durrës në tetor të vitit 2013. Sipas të dhënave në deklaratën e pasurisë të depozituar në ILDKPI, ai deklaron së deri në tetor ishte i punësuar pranë kompanisë PUTIGNIANO, kurse e bashkëshortja, Serena Kovaçi, në Bashkinë Durrës. Kompania PUTIGNIANO është e panjohur deri më sot për publikun, por nga investigimi i sotëm do të zbulojmë të dhëna interesante, të padëgjuara më parë.

Por le të vijojmë njëherë me familjen Kovaçi, të cilët shkëlqejnë si zyrtarë dhe biznesmenë njëkohësisht. Xhaxhai Saimir Kovaçi është i punësuar pranë UKD kurse e shoqja e tij Rozeta Kovaçi rezulton e punësuar pranë Bashkisë Durrës. Rozeta Kovaçi rezulton e përfshirë dhe në dosjen hetimore të Vangjush Dakos pasi ka mbajtur dhe funksionin e Sekretares së Këshillit Urbanistik të Bashkisë Durrës.

Një tjetër familjare e Spartak Kovaçit rezulton e punësuar pranë Bashkisë Durrës dhe ajo është Vilma Hyseni, e cila është dhe koordinatore për të drejtën e informimit. Por punësimet e familjarëve Klosi-Kovaçi nuk përfundojnë këtu. Marsel Doçi kunati i Spartak Kovaçit dhe bashkëshortja e tij Orjada Tupa, rezultojnë të punësuar pranë operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe operatorit të Shpërndarjes së Energjisë./syri.net

The post Babëzia me paratë publike! Zbardhen manovrat, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi në krye të skemës ‘5D’ të Belinda Ballukut! Morën 32 milionë euro me tendera appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Fotolajm/ Unazat e zafirit super të shtrenjta të Belinda Ballukut, kushtojnë mbi 15 mije euro. Si i ndryshon ministrja aksesorët e luksit sipas veshjeve

By: gsh
19 March 2025 at 21:38

Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe zengjinët e qeverisë, si zëvendës, ministra, deputetë e kryebashkiakë, gjithnjë e më shumë zhgërryen në luks, duke vjedhur dhe grabitur taskat e shqiptarëve dhe këtë e vazhdojnë të pashqetësuar nga drejtësia.

Belinda Balluku, e cila është akuzuar nga opozita, si një prej figurave më të korruptuara në qeverinë Rama, i ndërron dhe i përshtat unazat e zafirit sipas ngjyrave të veshjeve dhe stilit.

Në një denoncim në Syri.net, thuhet se dy prej unazave të zafirit të vendosura në gishtat e Belinda Ballukut, kushtojnë më shumë se 15 mijë euro.

Në një kohë që familjet shqiptare dhe pensionistët nuk plotësojnë dot nevojat mujore me pagat qesharake dhe mbështetjen skandaloze nga shteti, zyrtarët e lartë grabisin dhe zhvasin çdo qindarkë, duke ngrënë biftek 1000 euro, pijnë shishe vere 33 600 euro, veshin brekë e fustanë mbi 800 000 euro, si dhe mbajnë unaza nga 15 mijë euro.

The post Fotolajm/ Unazat e zafirit super të shtrenjta të Belinda Ballukut, kushtojnë mbi 15 mije euro. Si i ndryshon ministrja aksesorët e luksit sipas veshjeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOLAJM/ Qëndruan për 286 ditë në hapësirë, shihni ndryshimet drastike në trupat dhe fytyrat e dy astronautëve të NASA-s! Ja problemet që pësuan në shëndet

By: gsh
19 March 2025 at 21:31

Pamjet e para pas uljes në Gjirin e Meksikës të austronautëve Sunita Williams dhe Butch Wilmore, i ka shokuar jo pak njerëzit në mbarë botën.

Nga kapsula hapësinorë që mbërriti në Tokë, dolën dy njerëz të dobësuar, me fytyrë të rrudhosur dhe të lodhur, ku duken flokët e Williams në ngjyrë gri. Ajo që nuk shihej, nën kostumin e tyre hapësinor, ishin pasojat në trupin e tyre, që ndoshta do t’i shoqërojnë përgjithmonë.

Sunita Williams
Sunita Williams

Williams, 59 vjeç dhe Wilmore, 62 vjeç, do të kalonin rreth dhjetë ditë në hapësirë ​​në misionin Blue Origin, i cili u nis verën e kaluar. Problemet teknike me mjetin që e bënë të rrezikshëm kthimin e tyre i mbajtën ata në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor deri ditët e sotme, kur u kthyen me një automjet SpaceX pa pilot.

Personeli i NASA-s që i priste i vendosi menjëherë në barela, sepse ishin ende shumë të dobët për të ecur. Shumë teste do të pasojnë në qendrën e NASA-s në Hjuston.

Butch Wilmore
Butch Wilmore

Por, çfarë mund të tregojnë testet?

Vizioni dhe funksioni mendor

Mungesa e peshës bën që lëngu të grumbullohet në kokë, gjë që rrit presionin në sy. Një mundësi shumë e mundshme, duke qenë se qëndrimi në kushte mikrograviteti zgjatet, është ndryshimi i formës së syrit me ënjtje të nervit optik, si dhe palosjet në bebëzën.

70% e astronautëve kanë raportuar shikim të paqartë, një problem që mund të bëhet i përhershëm. Natyrisht, sa më gjatë të jetë qëndrimi në hapësirë, aq më të rrezikshme bëhen ndryshimet për astronautët.

Në të njëjtën kohë, presioni nga lëngu brenda kafkës, stresi dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojnë një rënie të funksionit mendor. Astronautët përgjigjen më ngadalë, kanë mangësi në kujtesë dhe vëmendje dhe në marrjen e rrezikut.

space_x

Probleme muskuloskeletore dhe pesha

Mikrograviteti relakson së tepërmi muskujt dhe skeletin e njeriut. Një astronaut i moshës 30 deri në 50 vjeç do të humbasë gjysmën e forcës së tij në gjashtë muaj në mikrogravitetin, ai do ta rifitojë atë pas të paktën gjashtë javësh kur të kthehet në Tokë.

Muskujt lodhen më pak sepse nuk punojnë mjaftueshëm, ndërkohë që zvogëlohet edhe dendësia e kockave. Për këtë arsye, NASA rekomandon të paktën dy orë stërvitje në ditë për astronautët në ISS. Në Tokë, humbja e densitetit të kockave nuk korrigjohet aq lehtë dhe, siç pranojnë ekspertët, kjo mund të jetë e përhershme.

Ruajtja e peshës së tyre rezulton të jetë një detyrë e vështirë për astronautët. Ata shpesh ndiejnë të përzieras dhe humbasin shqisën e nuhatjes dhe shijes, duke rezultuar në humbje të oreksit. Për këtë arsye, ata ndjekin një dietë me kalori të lartë.

Sunita Williams, pas mbërritjes në Tokë
Sunita Williams, pas mbërritjes në Tokë

Uji në trup

Në kushtet e mungesës së peshës, uji në trupin tonë, i cili përbën rreth 70% të peshës, sillet në mënyrë të çuditshme. Mbi 5 litra ujë “migrojnë” në kokë, gjë që, nga ana tjetër, e bën fytyrën të duket e fryrë dhe këmbët të vogla dhe të dobëta.

Edhe pse këto probleme zhduken 2-3 ditë pas kthimit në Tokë, ato lënë pas probleme serioze. Me rrjedhjen e ujit drejt pjesës së sipërme të trupit, rritet rreziku i mpiksjes së gjakut , gjë që mund të kërkojë trajtim në Tokë.

Rrezatimi

Edhe pse ISS ka mbrojtje që mbron nga rrezatimi në hapësirë, mjedisi është qartësisht më i ngarkuar se në Tokë. Në praktikë, raporton Daily Mail, në një javë në hapësirë ​​trupi merr aq sa në një vit në Tokë, dhe në fakt, në hapësirë ​​burimet e rrezatimit radioaktiv janë më të ashpra se në Tokë.

Nuk përjashtohet dëmtimi i ADN-së me efekte që mund të arrijnë kancerogjenitet, siç është edhe dëmtimi i sistemit nervor.

Butch Wilmore, pas mbërritjes në Tokë
Butch Wilmore, pas mbërritjes në Tokë

Zemra dhe lëkura

Në hapësirë, zemra gjithashtu atrofizohet, duke mos pasur nevojë të punojë aq shumë sa në Tokë, ndërsa sasia e gjakut gjithashtu zvogëlohet.

Mikrograviteti gjithashtu ndikon seriozisht në lëkurën e astronautëve. Epiderma, shtresa e jashtme e lëkurës, bëhet 20% më e hollë, ndoshta për shkak të gravitetit të reduktuar, duke kufizuar aftësinë natyrale për t’u rigjeneruar. Skuqjet janë gjithashtu më të zakonshme, ndoshta për shkak të materialeve alergjike të ISS, ndërsa plagët shërohen më ngadalë.

Si bëhet rigjenerimi?

Programi i rigjenerimit apo përmirësimit të shëndetit, për astronautët zgjat 45 ditë nga momenti që ata ulen në Tokë dhe ka të paktën tre faza.

Shqetësimi i parë është që astronautët të rifitojnë forcën, fleksibilitetin dhe të fillojnë të ecin përsëri. Ata duhet të rifitojnë ekuilibrin kur ecin dhe të ecin në mënyrë korrekte dhe të koordinuar duke bërë gjithashtu ushtrime si, qëndrimi në njërën këmbë, squats, ngritja e këmbëve.

Butch Wilmore suni

Në fazën e dytë, rehabilitimi fokusohet në ushtrimet forcuese për trupin, si dhe ushtrime për zemrën, si rutine, biçikletë dhe eliptike.

Kjo pasohet nga faza e tretë dhe më e gjatë, e cila përsëri i lejon astronautët të bëjnë detyrat e përditshme, si dhe ushtrime me intensitet të lartë, si ngjitja dhe pesha.

Për fat të mirë, brenda 45 ditësh astronautët kanë rifituar fuqinë e tyre. Por nëse ka probleme serioze me masën kockore, rikuperimi mund të zgjasë shumë më gjatë, madje dhe për gjithë jetën.

The post FOTOLAJM/ Qëndruan për 286 ditë në hapësirë, shihni ndryshimet drastike në trupat dhe fytyrat e dy astronautëve të NASA-s! Ja problemet që pësuan në shëndet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Bruna po e priste në shtëpi, Nejmar e kapin përsëri mat në një festë me 20 eskorta. Njëra tregon: Isha në shtrat me të dhe një tjetër

By: gsh
19 March 2025 at 20:59

Ylli brazilian Nejmar duket se e ka shumë të vështirë t’i qëndrojë besnik partneres së tij, Bruna Biankardi, pasi në skenë kanë dalë përsëri situata aspak të këndshme të jetës në çift të tij me bukuroshen me të cilën pret fëmijën e dytë.

Nejmar kishte pranuar se e kishte tradhtuar Brunën ndërkohë që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë, ndërsa kishte premtuar se do të ishte tashmë një partner shembullor. Por mediat braziliane kanë zbuluar një tjetër bëmë të sulmuesit.

Sipas ”Leo Dias”, Nejmar ka qenë kohët e fundit në një festë me 20 eskorta ku e ka tradhtuar përsëri Brunën, e cila po e priste në shtëpi. Portali në fjalë bën të ditur se kishte një zënkë të ndezur mes të dyve, pasi asaj i kishin dërguar video të Nejmar të rrethuar nga femra të tjera në këtë festë nga e cila ai ishte larguar me helikopter privat, por pa u kthyer në shtëpi.

Një nga eskortat, Any Auada, tregoi në programin televiziv “Fofocalizando” se kishte kryer marrdhënie me futbollistin dhe në shtrat u ishte bashkuar edhe një femër tjetër.

Any Awada

Any Awada

Megjithatë, vetë Nejmar ka pretenduar se nuk kishte qenë ai në festë dhe se ia kishte dhënë borxh helikopterin e tij një miku. Për të shuar zërat e një zënke, ai ka postuar edhe një foto të tijën me Bruna Biankardin, teksa luanin me vajzën Mavie.

dfggfdgdfdgfdgfdgf

PANORAMASPORT.AL

The post Bruna po e priste në shtëpi, Nejmar e kapin përsëri mat në një festë me 20 eskorta. Njëra tregon: Isha në shtrat me të dhe një tjetër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Do ju vras”- Mbolli ullinj në varreza, Tozo Tozaj kërcënon stafin e emisionit “TakFak”, gjuan me gurë operatorin! Policia: Denoncojeni

By: gsh
19 March 2025 at 20:46

Stafi i emisionit “Tak Fak” mbërriti te banesa e qytetarit Tozo Tozaj për ta pyetur se pse kishte mbjellë ullinj mbi varrezat e fshatit. Gjithçka ndodh në fshatin Sevaster të Vlorës.

Sapo sheh gazetaren dhe ekipin e xhirimit, Tozaj kërcënon se do t’i vrasë me sëpatë, ndërsa godet me gurë edhe drejt kameras, duke rrezikuar operatorin.

Tozo Tozaj: Ik me kamera, mos u qas te porta… Ikni.. Me jep sëpatën… Sëpatën të të vras. Ik… (Kërcënon) Më prisni se ua rregulloj unë. Të mbys.

Ke ardhur kastile për keq.

(Gjuan me gurë drejt kameras)

Tozaj nuk ndalet me kaq. Me sëpatën me dorë ai niset drejt bashkëfshatarit i cili ka bërë denoncimin duke kërcënuar se do ta vriste.

“Tak Fak” njofton Policinë e Vlorës të cilët mbërritën në fshat menjëherë, duke shmangur pasojat e një ngjarje të paimagjinueshme.

Polici i zonës i tha gazetares se duhet ta denoncojnë dhe ai do te mbaje pergjegjesi.

“Ju duhet të bëni kallëzim për pjesën që ju ka kërcënuar dhe pjesa tjetër është që punën tuaj duhet ta bëni. Çfarë problemi ka? Toka aty është do të vini ta shikoni. Ju nuk është se do shkulni ullinjtë. Thjesht do merrni një ekspoze të asaj sesi është situata. Ai për atë do të mbajë përgjegjësi”, tha efektivi.

The post “Do ju vras”- Mbolli ullinj në varreza, Tozo Tozaj kërcënon stafin e emisionit “TakFak”, gjuan me gurë operatorin! Policia: Denoncojeni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Denoncimi në TakFak/ Kthehet nga emigrimi dhe gjen varret e gjyshërve të mbjella me ullinj! Qytetari kërcënohet me sëpatë nga Tozo Tozaj

By: gsh
19 March 2025 at 20:38

Në fshatin Sevaster, në Vlorë, ka pasur tensione pas një denoncimi në emisionin Tak Fak në News24 nga Dervish Kokaj, i cili kthehet nga emigracioni dhe zbulon se varret e gjyshërve të tij ishin mbjellë me ullinj.

Sipas tij, varret janë mbjellë nga Tozo Tozaj, një banor i fshatit, dhe pas këtij zbulimi, ai ka bërë ankesë tek deputeti Vullnet Sinaj, kryetari i bashkisë dhe policia, por pa asnjë reagim zyrtar.

Në një bisedë telefonike me administratorin e Komunës Sevaster, ai e pyet për situatën e varreve dhe merr një përgjigje shqetësuese. Në fillim, administratori pranon ekzistencën e varreve, por më pas sugjeron që të përdoret skrepi dhe të mbillen varret e gjetura me ullinj. Ai gjithashtu shton se të gjitha tokat në Sevaster janë zaptuar dhe mbjellë me ullinj.

Rovena, gazetarja e TikTak, shkoi në banesën e Tozo Tozaj për të parë më nga afër situatën, ku atje Tozaj ka dalë me sëpatë dhe ka kërcënuar grupin e xhirimit, duke fyer dhe kërcënuar për të vrarë Dervish Kokajn. Kjo ka shkaktuar një situatë të tensionuar në fshat, ndërkohë që policia ka ndërhyrë dhe ka bërë një kontroll në banesën e Tozo Tozaj.

Përveç kësaj, grupi i xhirimit ka bërë një kallëzim në polici për kërcënimet dhe shkelje të ligjit. Sidoqoftë, situata mbetet e tensionuar dhe ende nuk ka pasur asnjë masë konkrete nga autoritetet lokale ose policia për të sqaruar këtë ngjarje.

The post Denoncimi në TakFak/ Kthehet nga emigrimi dhe gjen varret e gjyshërve të mbjella me ullinj! Qytetari kërcënohet me sëpatë nga Tozo Tozaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Anglia “kërcënon” Shqipërinë, federata publikon pamjet e Herri Kejn duke tundur rrjetën para duelit me kuqezinjtë

By: gsh
19 March 2025 at 20:36

Përballja me Anglinë do të vërë mbrojtjen e kombëtares shqiptare para një testi të rëndësishëm duke pasur parasysh se çfarë emrash kanë në repartin e avancuar dhe mesfushë ”Tre luanët”, por një emër spikat mbi të gjithë, ai i Herri Kejn.

Sulmuesi është në formë të shkëlqyer dhe po shënon me rregullsi mbresëlënëse me Bajern Mynih, ndërsa me Shqipërinë ka një bilanc shumë pozitiv pasi i ka shënuar kuqezinjve 4 gola në dy ndeshjet e fundit ndaj tyre, si dhe ka dhënë 2 asiste.

Ndaj video e publikuar sot nga Federata Angleze në rrjetet sociale nga stërvitja e “tre luanëve” duket si një “kërcënim” i mirëfilltë për kuqezinjtë, pasi kapiteni Kejn shfaqet duke shënuar me rregullsi para portës në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Anglia “kërcënon” Shqipërinë, federata publikon pamjet e Herri Kejn duke tundur rrjetën para duelit me kuqezinjtë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Biseda Trump-Zelensky/ Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti i SHBA ka propozuar që infrastruktura energjetike të vendoset nën pronësinë amerikane

By: gsh
19 March 2025 at 20:30

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka konfirmuar se të dy liderët kanë pasur një bisedë fantastike, me Zelenskyn i cili i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ekonomike e ushtarake – veçanërisht për sistemin anti-tank Javelin.

Sipas saj, lideri ukrainas i ka kërkuar SHBA-së “sisteme shtesë të mbrojtjes, veçanërisht sistemin ajror të mbrojtjes Patriot, në mënyrë që të mbrojë civilët”. Presidenti amerikan është pajtuar të punojë bashkë me Zelenskyn për të gjetur atë që është në dispozicion, sidomos në Evropë.

E pyetur për marrëveshjen mbi mineralet, ajo ka thënë se biseda telefonike “ka shkuar përtej marrëveshjes ekonomike për mineralet”, duke u përqendruar në “armëpushimin e pjesshëm, si dhe në hapat e radhës drejt armëpushimit të plotë e paqes së qëndrueshme në këtë konflikt”.

Ndër të tjera, Trump raportohet se i ka propozuar liderit ukrainas që vendosja e infrastrukturës energjetike të vendit të tij “nën pronësinë amerikane” mund të jetë forma më e mirë e mbrojtjes së kësaj infrastrukture kritike.

Presidenti amerikan ka premtuar se do të “punojë ngushtë me të dy palët” për t’u siguruar se fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës, “të kthehen në shtëpi”.

The post Biseda Trump-Zelensky/ Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti i SHBA ka propozuar që infrastruktura energjetike të vendoset nën pronësinë amerikane appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌