Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2025Gazeta Si

Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin ligjin. Do të konfiskohen ndërtimet e braktisura!

21 July 2025 at 19:13

Nga Gazeta ‘SI’- Në takim me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit dhe me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë aktesh normative për reformën e territorit.

Rama bëri të ditur se do të ketë rishikim edhe të ligjit të ndërtimit.

 “Paketa e re e reformës së territorit do të ketë 2 faza. Qeveria do ndërhyjë në kushtet e emergjencës me një numër aktesh dhe akte normative që do jetë paralelisht dhe me një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe mbetjet. Do të jetë pastaj një fazë të dytë më mbrapa ku do rishikohen të gjitha ligjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me territorin, duke filluar nga ligji për ndërtimin që është shumë i vjetër, është prekur në 2-3 raste, por mbetet jashtë kohe. Jemi duke diskutuar një sërë ndërhyrjesh shumë të domosdoshme”.

Kryeministri tha se do të krijohet me ligj një listë e zezë ku do të përfshihet e gjithë kjo kategori investitorësh.

“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtë të marrë leje ndërtimi dhe do penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do marrim masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit te zona ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, që nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo edhe të tjerë si ata, që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore, ose duke bërë edhe shitje të dyfishta. Masat për këtë kategori do jenë drastike dhe ju bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë së shpejti ky akt normativ, se pastaj do gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Në takim Rama paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve 90’. Gjithashtu ai theksoi se do të konfiskohen edhe objektet në të cilat është shkelur leja e ndërtimit përtej masës 2% të kufirit të parashikuar në leje.

“Nga ana tjetër, do të marrim një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe të gjitha ngrehinat e braktisura nëpër Shqipëri që nga vitet ’90, që qëndrojnë si karakatinë dhe që kanë edhe problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë përfundimisht edhe aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anë e kanë shkelur edhe të ligjshme edhe të ndërlikuara, kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me 2% të kufijve të lejes. 2% është krejtësisht e arsyeshme që është edhe në vende të tjera të botës, por kur ky 2% kapërcehet, kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese. Paligjshmëria është e plotë sepse shkelje në ndërtim dhe ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi bëhen në vetëdije dhe janë një shkelje në vazhdim e ligjit. Kjo do të sjellë kalimin menjëherë të asaj prone në dyert e shtetit”,- tha Rama.

Kreu i ekzekutivit njoftoi edhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

“Do të procedojmë më pas në vijim paralelisht me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit si një agjenci me shtrirje në territor dhe me përfaqësi në çdo rajon. Të gjitha bashkitë do ta kenë më të lehtë për sa i përket planifikimit dhe zhvillimit të territorit, gjë që do t’i ndihmojë shumë bashkitë e vogla sidomos”.- tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri tha se inspektorët e mbrojtjes së territorit, duhet që të mbajnë përgjegjësi në rastet kur kanë lejuar ndërtime pa leje. 

The post Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin ligjin. Do të konfiskohen ndërtimet e braktisura! appeared first on Gazeta Si.

UEFA përcaktoi shortin e turit të 3 – një skuadër shqiptare do të prekë fazën e grupeve

21 July 2025 at 16:51

Skuadrat kampione të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut njohën sot kundërshtaret e raundit të 3 kualifikues. Nëse kalon danezët e F.C. Copenhagen, Drita do të ndeshet me fituesit e çiftit FC RFS (LVA)/Malmö FF (SWE). Ndërsa Shkëndija duhet të kalojë fillimisht rumunët e FCSB për tu ndeshur më pas me fituesit e çiftit Shelbourne FC (IRL)/Qarabağ FK (AZE).

Në rast të një eleminimi të mundshëm, klubet shqiptare do të zbresin në turin e 3 kualifikues të Europa League. Fituesit do të kalojnë në Play0ff-in e kompeticionit, ku në rast fitoreje do të luajnë në grupet e Europa League, në rast humbjeje në grupet e Conference League. Në këtë mënyrë, pas Skënderbeut dhe Ballkanit, njëra mes Dritës dhe Shkëndijës, do të bëhet skuadra e 3 shqiptare në grupet e Kupave të Evropës.

Ndërkohë turi i 3 kualifikues në Conference League ka njohur skuadrat e tjera shqiptare me kundërshtarët përkatës. Bie në sy një short i vështirë për Vllazninë dhe Dinamo City-n, të cilat nëse kualifikohen, do të luajnë me Brondby-n dhe Hajdukun e Splitit, që në pritet të kenë probleme në rrugën e tyre. Ndërkohë Decic, në rast kualifikimi do të luajë me skocezët e Dundee United.

The post UEFA përcaktoi shortin e turit të 3 – një skuadër shqiptare do të prekë fazën e grupeve appeared first on Gazeta Si.

Josa rikthehet në Shqipëri… për skuadrën e 11 në karrierë

21 July 2025 at 16:12

Eshtë një ndër trainerët më të suksesshëm në futbollin shqiptar, këtej dhe andej kufirit. Si lojtar bëri histori me 17 Nëntorin, sot Tiran. Si trainer fitoi jo vetëm me bardheblutë dhe jo vetëm në Shqipëri. Së fundi vvendosi të rikthehet… edhe një herë. Mirel Josa do të marrë drejtimin e skuadrës së 11 në karrierën e tij si trainer në Shqipëri. Traineri kryeqytetas do të drejtojë Bylis që siguroi mbijetesën vetëm javën e fundit të sezonit të shkuar. Ai do të zëvendësojë Gentian Mezanin që sipas njoftimit të Bylis, do të transferohet në Itali për arësye familjare. Bie në sy se 3 prej 11 skuadrave me të cilat Josa ka punuar, i ka drejtuar në 3 periudha të ndryshme ndërsa njërën në dy raste.

Tirana (x3)
Lushnja
Skënderbeu (x3)
Vllaznia (3)
Elbasani
Teuta
Shkumbini
Kukësi
Laçi (x2)
Besa Kavajë
Bylis

The post Josa rikthehet në Shqipëri… për skuadrën e 11 në karrierë appeared first on Gazeta Si.

Akuzoi Dumanin për sherr brenda SPAK, GJKKO përgënjeshtron Sali Berishën: Asnjë konflikt institucional

21 July 2025 at 15:30

Gazeta Si – GJKKO ka përgënjeshtruar Sali Berishën, i cili në një deklarate para SPAK këtë të hënë, tha se Altin Dumani gati sa nuk u përlesh fizikisht me një gjyqtare, të cilën shkuan t’i marrin kompjuterin.

Pasi zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si i pandehur në çështjen “Partizani”, kreu i PD, tha se drejtuesi i institucionit, kishte qenë pranë një përplasjeje fizike me një gjyqtare gjatë një operacioni për sekuestrimin e një kompjuteri.

“Këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht (Altin Dumani) me një gjyqtare, që nuk ia ka zbatuar urdhrat, ka shkuar ia ka rrëmbyer kompjuterin. Këtu ka skena!”, deklaroi Berisha.

Por në një deklaratë zyrtare për mediat, GJKKO thotë se nuk ka pasur asnjë përplasje apo tension në SPAK.

“Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës”, thuhet në deklaratën e GJKKO.

Në reagimin e saj, Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal, përfshirë Prokurorinë e Posaçme.

“Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor”, – vijon reagimi.

Pretendimet e Berishës dhe Malltezit se GJKKO është e kontrolluar nga SPAK, Gjykata e Posaçme i përgjigjet se ajo gjykon mbi bazën e provave, duke interpretuar ligjin me paanësi, profesionalizëm dhe integritet të lartë.

Më herët, avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese të dosjes “Partizani”, duke thënë se gjyqtarët nuk janë të pavarur, pasi janë të kapur nga SPAK. Seanca u shty për në datën 15 shtator.

REAGIMI i SPAK

Në përgjigje të interesit publik/mediatik mbi dosjen “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, “Studio Pustina”, “Studio Homeplan” dhe “Shoqëria Kontakt”, si dhe raportimeve të ditës së sotme në disa media lidhur me një konflikt institucional të supozuar, ndërmjet Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar z. Altin Dumani dhe një prej gjyqtareve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kjo gjykatë sqaron me vendosmëri dhe qartësi se një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar.

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës. Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Kjo gjykatë funksionon si një organ gjyqësor tërësisht i pavarur dhe i paanshëm, në përputhje me parimet themelore kushtetuese dhe ligjore të shtetit të së drejtës. Pavarësia e gjyqtarëve është e sanksionuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në legjislacionin organik për sistemin e drejtësisë, përfshirë ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjyqtarët e kësaj gjykate gjykojnë mbi bazën e provave, duke interpretuar ligjin me paanësi, profesionalizëm dhe integritet të lartë, të udhëhequr vetëm nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, të lirë nga çdo ndikim i jashtëm apo trysni politike dhe mediatike. Theksojmë se çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në punën e gjykatës përbën jo vetëm cenim të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve, por edhe shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor në vend.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbetet e palëkundur në misionin e saj për të garantuar një drejtësi të drejtë, të barabartë dhe të pavarur për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Ne do të vijojmë me vendosmëri punën tonë në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut, por pa lejuar në asnjë rast që kjo transparencë të kthehet në mjet presioni apo cënimi të integritetit të vendimmarrjes gjyqësore.

The post Akuzoi Dumanin për sherr brenda SPAK, GJKKO përgënjeshtron Sali Berishën: Asnjë konflikt institucional appeared first on Gazeta Si.

Farage fiton bastin? The Telegraph: Rama ka rënë dakord për deportimin e kriminelëve shqiptarë

21 July 2025 at 15:21

Deputeti britanik Nigel Farage ka pohuar se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania.

Lajmi është publikuar në “The Telegraph”, që shkruan se udhëheqësi i Reform UK, në një konferencë për shtyp zbuloi politikën e partisë për drejtësinë penale.

“Jam në bisedë me Edi Ramën nga Shqipëria dhe mendoj se ai është mjaft dakord që të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë në këtë vend, gjë që është mjaft e mirë”, tha Farage.

Udhëheqësi i Reformës tha se e gjithë platforma e tij politike do të kushtonte 17.4 miliardë paund.

Deputeti britanik tha në një deklaratë se 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Angli. Më pas, Rama sfidoi deputetin britanik për një përballje shifrash reale, duke theksuar se pretendimi i Farage është i tejfryrë.

“Basti” i Ramës shkoi më tej, duke u zotuar se nëse vërtetë “1 në 50 shqiptarë” në Britaninë e Madhe, është i burgosur, atëherë ai do t’i marrë të gjithë në Shqipëri.

The post Farage fiton bastin? The Telegraph: Rama ka rënë dakord për deportimin e kriminelëve shqiptarë appeared first on Gazeta Si.

Bankat në vend presin rënie të kredisë për banesa. Shtrëngohen kriteret

21 July 2025 at 15:19

Nga Gazeta ‘SI’ – Bankat tregtare në vend parashikojnë një rënie të kërkesës për kredi nga qytetarët.

Sipas anketës së kryer nga Banka e Shqipërisë, bankat presin më pak kërkesa për hua sidomos për banesat. Po ashtu, parashikohet shtrëngim i kritereve për kredi, kryesisht në kreditë për blerjen e banesave.

Për tremujorin e dytë të vitit 2025, bankat raportojnë rritje të kërkesës, si për banesa ashtu edhe për konsum. Përgjatë të njëjtës periudhë, bankat raportojnë se mirtuan më shumë kredi lidhur me treguesit pozitivë të punësimit dhe marrëdhënieve me bankat.

Për bizneset, bankat presin rritje të kërkesës për kredi, njësoj si edhe në tremujorin e dytë 2025. Në gjykimin e bankave, rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e investimeve, nga niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe nga treguesi i besimit të biznesit.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara, si në kreditë sipas madhësisë së biznesit, ashtu edhe në ato sipas qëllimit të përdorimit.

The post Bankat në vend presin rënie të kredisë për banesa. Shtrëngohen kriteret appeared first on Gazeta Si.

Disa këshilla për të fjetur në vapë pa ajër të kondicionuar

21 July 2025 at 15:01

Gazeta Si – Për shumë njerëz, nxehtësia e netëve të verës është një shkak kryesor i pagjumësisë ose gjumit jo të freskët.

Ne rrotullohemi në shtrat, duke kërkuar pozicionin më “të freskët” të mundshëm, duke djersitur vazhdimisht dhe duke menduar se nuk do të flemë kurrë, që në fakt është mënyra më e mirë për të qëndruar në gjumë.

Ky është një problem që prek veçanërisht ata që nuk kanë ajër të kondicionuar ose që, për çfarëdo arsye, preferojnë të mos e përdorin atë natën, dhe që për këtë arsye përpiqen të gjejnë zgjidhje alternative, disa më krijuese se të tjerat.

Dritaret

Zgjidhja në dukje më e thjeshtë është të flesh me dritaret hapur, duke lënë ajrin e nxehtë të dalë dhe ajrin e freskët të hyjë.

Megjithatë, siç na ka kujtuar vala e fundit e nxehtësisë, ka netë kur ndryshimi i temperaturës midis ditës dhe natës nuk është veçanërisht i theksuar, me temperatura që tejkalojnë 30°C edhe pas mesnatës, veçanërisht në qytete ku formohen ishuj nxehtësie.

Dhe madje edhe në mjediset urbane, zhurma, siç është trafiku, mund të shqetësojë gjumin kur dritaret janë të hapura.

Zakonisht, koha më e mirë për të hapur dritaret dhe për të freskuar shtëpinë tuaj është herët në mëngjes, kur temperatura ka rënë sepse toka, asfalti dhe betoni kanë lëshuar një pjesë të nxehtësisë së akumuluar në orët e mëparshme.

Rreth mesditës, është më mirë të mbyllni gjithçka, të përdorni perde, grila, grila ose perde për dritaret e ekspozuara ndaj rrezeve të diellit direkte dhe t’i lini ato hapur për pjesën tjetër të ditës, përveç nëse vjen një stuhi për të freskuar ajrin. Natyrisht, sa më të izoluara të jenë dritaret, aq më mirë.

Ventilator

Një ventilator natën mund t’ju ndihmojë të ndjeni më pak nxehtësi dhe, në disa raste, është një alternativë e mirë dhe më e lirë ndaj ajrit të kondicionuar.

Trupat tanë djersiten për të rregulluar temperaturën: kur djersa avullohet, ajo tërheq një pjesë të nxehtësisë larg lëkurës.

Një ventilator qarkullon ajrin më shpejt, gjë që rrit avullimin, duke lejuar që të shpërndahet më shumë nxehtësi.

Lëkura jonë është gjithashtu e rrethuar nga një shtresë e hollë ajri të ngrohtë, pikërisht për shkak të faktit se ne lëshojmë nxehtësi, dhe ventilatori mund ta zvogëlojë atë, duke na ndihmuar të perceptojmë një temperaturë më të ulët se temperatura aktuale e dhomës.

Është pak a shumë si ajo që ndodh në dimër kur papritmas ndihemi shumë më të ftohtë nëse era forcohet.

Disa njerëz mund të flenë me ventilatorin të drejtuar nga ata, ndërsa të tjerë e ndiejnë atë të shqetësuar, duke bërë që ose të mos flenë ose të pushojnë vetëm me ndërprerje.

Në realitet, edhe nëse ventilatori drejtohet në pjesë të tjera të dhomës, ai prapë ndihmon në lëvizjen e ajrit dhe krijon një ndjesi freskie. Shumë varet nga sa e ngrohtë është dhoma dhe lagështia relative, e cila mund të ngadalësojë avullimin e djersës.

Disa njerëz vendosin një tas me kube akulli përpara ventilatorit për të siguruar ajër më të freskët. Në parim, sistemi funksionon, por sasi të mëdha akulli do të nevojiteshin për të pasur një efekt të rëndësishëm në të gjithë dhomën.

Për ata që duan të eksperimentojnë, është më e sigurt të ngrijnë shishet me ujë dhe t’i përdorin ato, duke zvogëluar rrezikun që çdo gjë elektrike të bjerë në kontakt me ujin e prodhuar nga shkrirja e akullit në tas.

Dushi

Para se të shkoni në shtrat, mund të jetë e dobishme të bëni një dush me ujë pak të ngrohtë. Diferenca e përkohshme e temperaturës në lëkurë nxit vazodilatacionin periferik, që do të thotë një hapje më të madhe të enëve të gjakut më sipërfaqësore, duke i lejuar trupit të shpërndajë më mirë nxehtësinë për disa minuta.

Për më tepër, duke mbetur pak i lagësht, uji në lëkurë avullohet, duke nxitur efektin që pamë më parë me djersën.

Megjithatë, nuk rekomandohet të bësh një dush me ujë të ftohtë, pasi i ftohti shkakton vazokonstriksion (ngushtimin e enëve të gjakut) dhe e detyron metabolizmin të kompensojë rënien e temperaturës, duke rezultuar në një efekt rikthimi që ju bën të ndiheni më të nxehtë se më parë. Një dush shumë i ftohtë para gjumit gjithashtu nuk është ideal për të nxitur gjumin.

Ushqimi

Në segmentet tipike të lajmeve të verës rreth vapës, ku gjithmonë ka një person të moshuar pranë një burimi uji të pijshëm, shpesh rekomandohet t’i kushtoni vëmendje dietës suaj dhe të preferoni ushqime “të lehta”.

Në realitet, çdo person është i ndryshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për stomakun dhe metabolizmin e tyre, dhe shumë njerëz mund të hanë çdo gjë gjatë gjithë vitit pa përjetuar ndonjë problem të veçantë tretës.

Për ata që janë veçanërisht të ndjeshëm dhe vuajnë nga pagjumësia, disa masa paraprake mund të jenë të dobishme, siç është zvogëlimi i ushqimeve me shumë yndyrë dhe proteina në darkë, ose ushqimeve të kripura, duke përfshirë mishrat e përpunuar.

Është më mirë të përqendroheni te perimet dhe frutat, të cilat gjithashtu ndihmojnë në qëndrimin e hidratuar.

Pini ujë kur keni etje, duke shmangur pijet me sheqer dhe alkoolin, të cilat ndërhyjnë në metabolizëm, duke ju bërë të ndiheni më të nxehtë dhe duke nxitur dehidratimin.

Suplementet

Nëse mbani një dietë të larmishme – domethënë, hani pak nga gjithçka – suplementet nuk janë të nevojshme.

Melatonina, një përjashtim, mund të ndihmojë, pasi ju lejon të bini në gjumë më shpejt dhe për këtë arsye mund të jetë e dobishme për ata që kanë vështirësi të flenë për shkak të nxehtësisë.

Shtrati

Pëlhura që marrin frymë si pambuku, liri dhe bambuja, të cilat po fillojnë të bëhen më të zakonshme se dikur, janë të dobishme për çarçafët.

Për pambukun, rekomandohet një peshë e ulët, që do të thotë një pëlhurë me fije të holla, të endura lirshëm, midis 100 dhe 150 gramëve për metër katror.

Liri mund të nxisë më shumë frymëmarrje dhe thahet më shpejt, por ndihet pak më i ashpër në lëkurë dhe konsiderohet më pak i rehatshëm nga disa.

Fibrat sintetike, të tilla si poliesteri, thahen shpejt, por kanë disavantazhin që lejojnë më pak frymëmarrje, përveç se nëse përpunohen posaçërisht për të nxitur rrjedhën e ajrit, ngjashëm me veshjet teknike malore.

Të njëjtat materiale janë të përshtatshme edhe për mbulesat e jastëkëve, të cilët mund të jenë të bërë nga puplat, lateksi natyral ose shkuma memory.

Disa kanë sisteme për të nxitur rrjedhën e ajrit, siç janë vrimat e ventilimit në jastëkët e lateksit ose shkuma memory.

Pozicioni

Kontakti me dyshekun zvogëlon humbjen e nxehtësisë, kështu që në varësi të pozicionit që merrni në shtrat, mund të përjetoni disa përfitime.

Në përgjithësi, pozicioni “shpina” (i shtrirë në shpinë) ekspozon pjesën më të madhe të trupit ndaj ajrit dhe nxit avullimin e djersës nga gjoksi dhe barku, të cilat zakonisht janë disa të dhjetat e një shkalle më të ngrohta se shpina.

Hapja e këmbëve dhe krahëve, në pozicionin “yll deti”, maksimizon ekspozimin ndaj ajrit, duke nxitur më tej shkëmbimin e nxehtësisë.

Megjithatë, nëse mjedisi është i nxehtë dhe i lagësht, shpina juaj mund të djersitet më shumë, pasi mbetet në kontakt të vazhdueshëm me dyshekun.

Pozicioni i gjumit në anë zvogëlon djersitjen në shpinë, por në varësi të fortësisë së dyshekut, mund të çojë në më pak ekspozim të lëkurës.

Për shumë njerëz, është gjithashtu një pozicion i vështirë për t’u mbajtur për periudha të gjata kohore dhe mund të shkaktojë mpirje në krahë ose këmbë, me ndjesi shpimi gjilpërash që mund të prishin gjumin dhe ndonjëherë madje të shkaktojnë zgjime të papritura dhe traumatike.

Fjetja përmbys (në shpinë) nuk rekomandohet, sepse rezulton në shkëmbim minimal të nxehtësisë dhe rrjedhimisht më pak djersitje.

Është gjithmonë e dobishme të mbani mend se, në përgjithësi, koka, duart dhe këmbët humbasin më shumë nxehtësi dhe luajnë një rol të rëndësishëm në termorregullimin.

Akulli

Përdorimi i paketave të akullit mund t’ju ndihmojë të flini, por e njëjta gjë vlen edhe me një dush të ftohtë: është më mirë të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë dhe të përdorni një leckë ose peshqir nëse doni ta mbani pakon me vete dhe jo vetëm afër dyshekut.

Për të zvogëluar rrezikun e ngrirjes, mund të përdorni paketa të buta akulli, qese të vogla që përmbajnë një xhel që, kur vendoset në frigorifer, ftohet pa u ngurtësuar.

Ato përshtaten më lehtë me trupin dhe gjithashtu parandalojnë pellgjet aksidentale të ujit në dyshek, siç mund të ndodhë me pakot tradicionale të akullit.

Mos u bllokoni

Shpesh, nëse nuk mund të flini, këmbëngulja për të provuar mund të jetë kundërproduktive dhe të nxisë më tej gjendjen tuaj të zgjuar.

Të bësh përkohësisht diçka tjetër – si të lexosh një libër ose të dëgjosh një podcast – mund të ndihmojë, por përdorimi i telefonit tuaj inteligjent nuk rekomandohet, pasi shkëlqimi i ekranit dhe stimuj të caktuar vizualë mund ta ngacmojnë trurin në vend që ta relaksojnë atë.

Ashtu si me pjesën tjetër të vitit, edhe kur nuk është nxehtë, mbajtja e një orari të rregullt mund t’ju ndihmojë shumë të flini më lehtë, ashtu si edhe shmangia e dremitjeve në kohë të tjera të ditës ose pirja e kafesë në orët para gjumit.

Dhe falë nxehtësisë

Nuk ka një zgjidhje të vetme, dhe disa nga këshillat mund të duken të qarta: në fund të fundit, është gjithmonë çështje termodinamike.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Disa këshilla për të fjetur në vapë pa ajër të kondicionuar appeared first on Gazeta Si.

‘Netanjahu është i çmendur’, zyrtarët e Trumpit shprehin shqetësim pas sulmeve në Siri

21 July 2025 at 14:48

Gazeta Si – Epitetet e zgjedhura nuk janë ato të leksikut diplomatik: “Një i çmendur”; “një fëmijë që nuk di si të sillet”; “ai bombardon vazhdimisht gjithçka”.

Shqetësimi është, mbi të gjitha, për pasojat: “Këto plane mund të minojnë atë që Trump po përpiqet të arrijë”. Në Damask dhe në Lindjen e Mesme, sigurisht.

Këto janë fjalët e disa zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me vendimet e fundit të Benjamin Netanyahut në lidhje me luftërat, të raportuara nga portali “Axios”.

Asnjë deklaratë zyrtare, por pëshpëritje që duket se tregojnë një çarje në boshtin SHBA-Izrael. Të martën, forcat izraelite goditën trupat e Damaskut që po përparonin drejt qytetit të Sëeidës, duke iu përgjigjur përleshjeve të dhunshme midis fiseve druze dhe beduine të armatosura, të cilat kanë vrarë më shumë se 700 njerëz, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Me një vazhdimësi të shpejtë, sulmet arritën në kryeqytetin sirian, ku forcat ajrore të Netanjahut hodhën gjithashtu bomba në pallatin presidencial.

Por në ditët e fundit, lista e sulmeve është zgjeruar. Ndërsa Trump zgjedh të heshtë publikisht, ai privatisht telefonon aleatin e tij dhe kërkon falje përmes mikrofonave për bombardimin e vendit fetar.

Netanjahu pranon. Komentet e vetme zyrtare përtej Atlantikut vijnë nga Karoline Leavitt, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, e cila thjesht u thotë gazetarëve se “reagimi i Trump (ndaj bastisjes në kishë) nuk ka qenë pozitiv”.

Sigurisht që nuk do të ishte hera e parë që acarimi është rritur për shkak të vendimeve të qeverisë së Netanjahut, e cila, thonë ata, “duket se është e gatshme të shtypë këmbëzën”.

Muajin e kaluar, pas një sulmi të IDF-së në Teheran në prag të armëpushimit të brishtë me Iranin, në një nga deklaratat e tij të tërbuara, Trump akuzoi “mikun e tij” për rrezikimin e armëpushimit.

Tensionet u rritën nga bombardimet në Siri, të cilat “e zuri Shtëpinë e Bardhë në befasi. Presidentit nuk i pëlqen të ndezë televizorin dhe të shohë bomba të hedhura në një vend ku ai po kërkon paqe dhe ka bërë një njoftim monumental për të ndihmuar në rindërtim”, tha një zyrtar.

Dhe Trump gjithashtu nuk i pëlqen të dëgjojë ankesa nga Arabia Saudite, Turqia dhe vende të tjera në rajon, me të cilat ai po punon për të forcuar dhe normalizuar marrëdhëniet, veçanërisht me Izraelin.

Ndjesia, thanë zyrtarët për Axios, është se “axhenda politike e Bibit po ndikon në logjikën e tij të shëndoshë. Kjo do të provojë të jetë një gabim serioz për të në planin afatgjatë”.

The post ‘Netanjahu është i çmendur’, zyrtarët e Trumpit shprehin shqetësim pas sulmeve në Siri appeared first on Gazeta Si.

SPAK kërkon 157 vite burg ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos

21 July 2025 at 13:47

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar 157 vite burg për të pandehurit lidhur me vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të viti 2019.

Të akuzuar për këtë ngjarje janë anëtarët e “klanit Duka” në Elbasan, të cilët kishin konflikte me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, biznesmenin e zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.

Më 25 korrik do të bëhet mbrojtja dhe më pas gjykata e posaçme do të shpallë dënimin për dosjen e 6 të akuzuarve.

Leonard Duka akuzohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos në vitin 2019. Ai u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë dhe u ekstradua në vendin tonë në gusht të po atij viti.

Santiago Malko, ish-punonjës i Policisë së Tiranës, mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar.

Ngjarja ndodhi në zonën e Porcelanit në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

Ai ishte një emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, ndërsa dyshimet e ekzekutimit të tij ishin për hakmarrje, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Për atentatin u dënua me 25 vite burg Blendi Teta ndërsa të shpallur në kërkim janë edhe vëllai i Leonardit, Erlis Duka, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. 

Pretenca e SPAK për të pandehurit:

25 vite burg për Erlis Dukën

32 vite burg per Fatmir Hysenin

23 vite burg per Oltion Logën

32 vite burg për Leonard Dukën

22 vite burg për Aleksandër Manxhakun

23 vite burg për Dritan Agajn

The post SPAK kërkon 157 vite burg ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos appeared first on Gazeta Si.

‘NBA World Cup’ në basketboll

21 July 2025 at 13:37

Ish pronari dhe aktualisht një aksioner në minorancë i Dallas Mavericks, Mark Cuban kritikoi pjesëmarrjen e lojtarëve të NBA në Lojërat Olympike, duke bërë thirrje që SHBA të përfaqësohet atje me lojtarë jo më shumë se 21 vjeç. Ai e vuri theksin tek biznesi milioner që bëjnë televizonet, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe FIBA. Ndërsa skuadrat e tyre që investojnë për këta lojtarë mbajnë vetëm rriskun e dëmtimeve pas asnjë kompensim. Për ta ilustruar tezën e tij ai iu referua Olimpiadës së fundit, në Paris një vit më parë. Vërtet SHBA fitoi medaljen e artë, por më vonë, lojtarët e grumbulluar vuajtën dëmtime madhore.

Nowitzki, Cuban dhe Doncic

Jayson Tatum këputi tendinën e Akilit në raundin e dytë playoff. Tyrese Haliburton vuajti të njëjtin dëmtim në ndeshje 7 Finale të NBA. Joel Embiid që u detyrua të bashkëjetonte me dëmtimet në gju, u limitua vetëm në 19 ndeshje. Cuban propozoi modelin e futbollit (jo atij amerikan) në Olimpiadë për lojtarët e NBA. Ide që duhet konsideruar kur kontrata mes FIBA-s dhe NBA të përfundojë. Ai beson se NBA ka potencialin e nevojshëm të rivalizojë në nivelin e “FIFA World Cup” dhe të gjenerojë më shumë të ardhura se sa aktualisht, Lojërat Olimpike të lejojnë. Cuban shiti mazhorancën e aksioneve të Mavericks në vitin 2023 por mbetet një figurë prominente në strategjitë dhe funksionimin e NBA.

The post ‘NBA World Cup’ në basketboll appeared first on Gazeta Si.

Bordi i Akreditimit ‘ngel në klasë’ Universitetet

21 July 2025 at 13:15

Nga Gazeta Si- Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë ‘nxin’ Universitetet shqiptare në raportin e fundit të prezantuar sot.

Sipas raportit, 50% e programeve kanë probleme me cilësinë e kurrikulës dhe 36 për qind kanë probleme me bibliotekën, librat, infrastrukturën dhe laboratorët. Por, këto mbeten problematika të vogla në krahasim me shqetësime më të mëdha që nxjerr raporti.

Një problematikë që përmendet jo pak herë është cilësia e stafit akademik.

Drejtuesja e Bordit të Akreditimit Shqiponja Telhaj thotë se plagjiatura vijon të jetë prezente në masë.

“Në 2016, 46 për qind e stafit është pa doktoraturë, një shifër e lartë. Nuk bëjnë dot kërkime shkencore sepse nuk kanë kualifikimin e duhur.  Në 2023 është 43 për qind, një shifër që vijon të jetë shumë e lartë. 50 për qind e pedagogëve punojnë part-time dhe ka më shumë pedagogë të jashtëm. Kjo ndikon edhe në nxënien e studentëve”, thotë Telhaj, duke shtuar se stafi që janë pa doktoraturë janë dhe përqindja më e lartë që janë part-time, çka sipas saj, problematika dyfishohet.

Në raport theksohet se stafi akademik që jep leksione nuk ka diplomën e duhur ndërkohë që në programe ndodh që fusha e ekspertizës së pedagogut që jep mësim në një program të caktuar nuk është e njëjtë me lëndën që jep ndërsa ka pedagogë me master që japin mësim në programet e masterit.

Gjithashtu, sipas drejtueses, ka mungesë studimesh të mirëfillta të kërkesës së tregut të punës.

“Duhet të gjejmë një mënyrë për të arritur në pikën që programet që nuk kanë një studim të mirëfilltë tregu nuk kanë pse hapen”, thotë ajo.

Problemet kryesore me literaturën dhe bibliotekën:

-Literatura e përdorur nuk është e kohëve të fundit që është edhe përcaktim ligjor.

-Numër i kufizuar librash në shqip për programet në bibliotekën e universitetit.

-Hapësira e bibliotekës është e vogël dhe jo optimale për studentët

-Ka mungesë aksesi në revistat shkencore online.

The post Bordi i Akreditimit ‘ngel në klasë’ Universitetet appeared first on Gazeta Si.

Çështja ‘Epstein’, sekretet e ish-të dashurës (e cila tani kërkon të dëshmojë) dhe lista e klientëve

21 July 2025 at 12:50

Gazeta Si – Pas hekurave, në një burg në Florida, ku është e mbyllur prej tre vitesh, Ghislaine Maxwell, vajza e botuesit Robert Maxwell, i cili vdiq në mënyrë misterioze në vitin 1991 (dyshohet se ra në det nga jahti i tij luksoz, Lady Ghislane) dhe partnerja e Jeffrey Epstein, miliarderit-pedofil që vrau veten në vitin 2019 në burgun metropolit të Nju Jorkut, e mban veten në formë: yoga, Pilates dhe vrap çdo ditë përgjatë perimetrit të burgut.

E bindur se do të dalë

Bashkëpunon (menaxhon bibliotekën dhe u mëson teknikë financiare të burgosurave të tjera), por mban vazhdimisht nën presion stafin me protesta dhe kërkesa.

Mbi të gjitha, tregojnë nga brenda burgut, ajo shkruan furishëm ditarë dhe flet çdo ditë me avokatët e saj, e bindur se nuk do të vuajë edhe 17 vitet e tjera të dënimit për bashkëpunim në rrjetin e prostitucionit të të miturve të ngritur dikur nga ish-i i saj, Epstein.

Lista e klientëve

Ajo ishte e bindur se, nëse Donald Trump kthehej në Shtëpinë e Bardhë, ndër të tjera do ta falte edhe atë, në emër të miqësisë së gjatë rinore me Epstein, e ndërprerë në vitin 2004 për shkak të një mosmarrëveshjeje për prona në Florida.

Sigurisht, për vite me radhë Trump kishte ushqyer besimin e ndjekësve të tij, MAGA, duke mbështetur teoritë konspirative se Amerika drejtohej nga një “deep state” kriminal dhe pedofil, kryesisht i përbërë nga demokratë, shumë prej të cilëve kishin frekuentuar ishullin e prostitucionit të të miturve të Epstein.

Ishull, ku Trump thotë se nuk ka qenë kurrë (dhe nuk ka prova që provojnë të kundërtën). Për muaj me radhë, pas marrjes së detyrës nga Trump, e djathta priste me padurim publikimin e “listës së klientëve” të Epstein.

Ndër ta, kishte nënkuptuar Trump, mund të ishte edhe ish-presidenti Bill Clinton, gjithashtu për vite me radhë mik i miliarderit pedofil. Në shkurt, ministrja e tij e Drejtësisë, Pam Bondi, kishte thënë se ajo listë ishte mbi tavolinën e saj.

Trump: Rast inekzistent

Më pas, dy javë më parë, Trump vendosi papritur të deklarojë se çështja është e pavlefshme: asnjë listë, gjithçka një trillim i demokratëve kundër tij, një histori e mërzitshme.

Kur shumë nga figurat më të rëndësishme të MAGA-s refuzuan t’i përshtaten këtij qëndrimi të ri deri në atë pikë sa ta akuzonin se po sillej si “deep state”, Trump reagoi me ashpërsi, duke akuzuar republikanët ende të interesuar për çështjen “Epstein” për një budallallëk dhe duke shtuar se nuk dëshiron më mbështetjen e tyre.

Dhe kur “Wall Street Journal”, i Rupert Murdoch, publikoi një letër të pahijshme urimi për 50-vjetorin e Epstein, të shkruar nga Trump në vitin 2003, plot referenca seksuale dhe me një vizatim të një gruaje nudo, presidenti reagoi edhe më brutalisht: fillimisht u përpoq të ndalonte publikimin, pastaj paditi Murdoch dhe gazetën duke pretenduar se letra ishte e falsifikuar dhe se ai nuk kishte bërë kurrë një vizatim në jetën e tij.

Më pas, kërkoi dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh. Është e mundur që letra të jetë e falsifikuar, por ajo gjendet në një libër me mesazhe urimi për Epstein nga figura të njohura, të cilat kanë konfirmuar se i kanë shkruar.

Po ashtu është e mundur që, siç ndodh shpesh, Trump po gënjen. Me siguri nuk është e vërtetë që ai nuk ka bërë kurrë vizatime: vite më parë, kishte dhuruar disa prej tyre për një ankand bamirësie.

Ajo që shqetëson Shtëpinë e Bardhë më shumë sesa vetë letra, është burimi i saj? A e ka nxjerrë Ghislaine? Një paralajmërim? Një rrjedhje që mund të kthehet në përmbysje?

Llogaritje të bazuara

Llogaritja e Maxwell për një mundësi lirimi, kishin një bazë: ajo kishte apeluar në Gjykatën e Lartë duke pretenduar se nuk duhej të ishte gjykuar, sepse ishte e mbrojtur nga marrëveshja me drejtësinë që kishte bërë Epstein në vitin 2008 me Gjykatën e Floridës: ai mund të dënohej me 45 vite për prostitucionin e dhjetëra të miturve, por shpëtoi me vetëm 18 muaj burg. Dhe kreu vetëm 12 prej tyre.

Falja dhe reagimi i MAGA-s

Nëse tani, siç thotë Trump, rasti nuk ekziston, pse Ghislaine duhet të qëndrojë në burg? Javën e kaluar, kur Pam Bondi shkarkoi në mes të natës, pa dhënë shpjegime, Maurene Comey, prokuroren e Gjykatës së Nju Jorkut, e cila kishte hetuar mbi Epstein dhe Maxwell, hipoteza e një faljeje dukej se po merrte formë.

Por reagimi i furishëm i popullit MAGA dhe i viktimave të abuzimeve seksuale të Epstein ndaj përpjekjes së Trump për të minimizuar rastin, e detyroi Shtëpinë e Bardhë të tregojë vendosmëri: Ministria e Drejtësisë konfirmoi çështjen kundër Maxwell në Gjykatën e Lartë, ndërsa një zyrtar anonim i presidencës deklaroi se “nuk është folur kurrë për një falje të Maxwell dhe nuk do të flitet kurrë”.

E gatshme të dëshmojë për listën e klientëve

Ghislaine është e fortë, dhe tashmë është shprehur e gatshme të dëshmojë për listën e klientëve të Epstein (që sipas Trump nuk ekziston) para Kongresit.

Vëllai i saj, Ian, ka frikë për jetën e saj, sidomos duke parë fundin e Jeffrey. Trump, sigurisht, nuk dëshiron që të vazhdohet të gërmohet.

Edhe më parë kishte pasur polemika, sepse Alex Acosta, Gjykatësi i Floridës që e dënoi Epstein me një dënim shumë të lehtë, u emërua nga Trump ministër i Punës në qeverinë e tij të parë (dhe më pas u detyrua të jepte dorëheqjen pas arrestimit të dytë dhe vetëvrasjes së Epstein).

Dhe krimet për të cilat miliarderi-pedofil ishte dënuar, ishin kryer në vitet kur ai ende shoqërohej ngushtë me Trump në Palm Beach dhe Mar-a-Lago.

Marrë nga: “Corriere della Sera”

The post Çështja ‘Epstein’, sekretet e ish-të dashurës (e cila tani kërkon të dëshmojë) dhe lista e klientëve appeared first on Gazeta Si.

Raporti për universitetet përplas akademikët, Rama: Jemi ibret me të dhënat! Shqipëria, atdheu i plagjiaturës!

21 July 2025 at 12:44

Nga Gazeta ‘SI’ – Një raport i prezantuar sot mbi problematikat e arsimit të lartë në vend ka shkaktuar debat midis akademikëve dhe qeverisë.

Raporti i Bordit Akademik, prezantuar nga kryetarja Shqiponja Telhaj konkludon se në universitetet shqiptare ka profesorë me mungesë arsimi ose arsim në fusha që nuk përputhen me mësimdhënien. Raporti thekson dhe problematika të tjera si mungesa e literaturës.

Gjetjet u kundërshtuan nga rektori i universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ku tha se gjetjet janë të gabuara dhe se raporti është i njëjtë me atë të një viti më parë.

“Unë zoti kryeministër, nëse e mbani mend, ju kam kërkuar në fund në mbledhjen e tetorit 24, më jepni dy minuta. Edhe ju kam thënë se sido të përmirësohet ky raport i bazuar në metodologji të gabuar, konkluzonet do t’i nxjerrë të gabuara dhe ne sot e pamë që nga rekomandimet, s’ka ndryshuar asnjë gjë. E pamë që asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme. Thjesht ka një kozmetikë por konkluzionet janë po të njëjta, të cilat një pjesë e tyre i pranojmë se e dimë ku është arsimi, por që unë nuk e kam, thënë atëherë nuk besoj se Shqipëria mund të pranojë që pas 5 vitesh intensive pune, arsimi i lartë të jetë aty aty apo diku edhe më pak në performancë se ai i viteve 15 apo 16 të këtij shekulli”, u shpreh Hoxha.

Telhaj, iu kundërpërgjigj Hoxhës duke e quajtur fyerje mendimin e tij mbi raportin.

“Është fyerje për bordin sepse kjo punë është voluminoze dhe kemi parë mbi 200 raporte apo vendime. Kur u mblodhëm para 1 viti na u kërkua që të shtojmë dhe vitin 2023 dhe gjetjet e bordit janë pjesë e strategjisë së qeverisë.  Kemi plotësuar sugjerimet që na u dhanë atëhere. Ne duhet të flasim me fakte dhe jo me mendimin tonë, nuk mund të thuash që nuk beson të dhënat që kemi nxjerrë ne. Kritikuat metodologjinë por nuk sollët një shembull se ku është e gabuar”, tha drejtuesja e Bordit Akademik.

Kryeministri Edi Rama ndërhyri me batuta në debat, duke i etiketuar si “zogj” Hoxhën dhe Telhajn, por ra dakord se të dhënat janë jo eficiente. Ai tha se universitetet duhet të luftojnë me plagjiaturën.

“Sherri me shifrat dhe faktet nuk është asnjëherë i arsyeshëm. Thelbi është se rekomandimet qëndrojnë.  41 uninversitete në 1 vend kaq të vogël që në 1 masë të madhe kanë programe gjeneraliste, prodhojnë gjithcfarëlloj doktorësh. Duhet të fokusohemi për të bërë një transformim domethënëse për këtë periudhë. Me të dhënat jeni ibret. Jemi në fazën belbëzuese për kërkimin shkencor. Nuk besoj se është faji i pasqyrës kur pasqyra na thotë disa të vërteta. Janë të gjitha të vërteta dhe piketa se si duhet t’i shikojmë gjërat. Dalim tek programet që kemi një problem të madh. Mbahen për të pasur student e jo për të prodhuar ekonomi apo dije. Jemi larg ndërkombarizimit dhe nëse nuk e pranojmë, nuk ecim dot përpara. Ambicia jonë duhet të jetë më e madhe. Duhet të rishpikemi përditë. Që ky është atdheu i plagjiaturës kjo dihet. I vetmi element që nuk është adresuar është plagjiatura”, tha Rama.

Rama përmendi dhe problemin me stafet duke sugjeruar tërheqjen e pedagogëve nga diaspora.

The post Raporti për universitetet përplas akademikët, Rama: Jemi ibret me të dhënat! Shqipëria, atdheu i plagjiaturës! appeared first on Gazeta Si.

Zjarret / 7 vatra aktive, qindra ushtarë dhe forca zjarrfikëse në terren

21 July 2025 at 12:32

Gazeta Si – Në 24 orët e fundit është zgjeruar harta e zjarreve në disa zona të Shqipërisë, ku janë raportuar 23 vatra, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Vatrat më problematike janë regjistruar në Parkun Kombëtar të Lurës (Dibër), në Zall Gjoçaj (Mat), Dukat (Vlorë), pylli i gështenjës në Shmil (Elbasan), Shkopet (Lezhë), Vernik dhe Dishnicë (Korçë).

Ministria e Mbrojtjes raporton se në ndihmë kanë ndërhyrë 155 trupa të Forcave të Armatosura me 21 mjete, si dhe helikopterë ushtarakë që kryen disa misione ajrore për shuarjen e flakëve.

Ngana a tjetër, Agjencia e Mbrojtjes Civile shprehet se po monitoron edhe shumë vatra të tjera zjarresh që janë nën kontroll apo janë shuar.

Sipas saj, janë angazhuar 45 mjete zjarrfikëse dhe mbi 400 forca operacionale. Vetëm dje pati 157 efektivë të forcave të armatosura dhe helikopterë. Disa qarqe kanë rrezik të lartë për zjarre.

Vatrat nën monitorim janë në Bulqizë dhe Mallakastër, ndërsa sipërfaqet më të prekura janë me shkurre dhe bimësi, me mbi 269 hektarë tokë të djegur dhe rreth 30 rrënjë ullinj të shkatërruara.

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatre të dyshuar pranë strukturave përkatëse, ndërsa kushtet meteorologjike mbeten pa reshje, duke e rritur rrezikun për zjarr në qarqet Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në terren, të angazhuara pa ndërprerje në përpjekjet për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin.

The post Zjarret / 7 vatra aktive, qindra ushtarë dhe forca zjarrfikëse në terren appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Ringrihet dollari, bie Bitcoin

21 July 2025 at 11:23

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.165 trenda do të jetë negative me target 1.152. Tregtimi mbi vlerën 1.165 hap rrugën për avancim të mëtejshëm drejt rezistencës 1.17.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.342 trenda do të jetë rënëse me target 1.33. Tregtimi mbi vlerën 1.342 do të ndiqej nga tentativa e testimit të rezistencës 1.346.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 148.6 trenda do të jetë rritëse me target 151. Tregtimi nën vlerën 148.6 do të pasohet me testimin e suportit 147.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 44200 trenda do të jetë pozitive me objektiv 45100. Tregtimi nën vlerën 44200 rikthen tendencën rënëse drejt suportit 44000.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 66.5 trenda do të jetë bearish me target 63.5. Tregtimi mbi vlerën 66.5 hap rrugën për testimin e rezistencës 67.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 119000 trenda do të jetë rënëse me objektiv 115700. Tregtim mbi vlerën 119000 rikthen tendencën rritëse me target 123700.

The post Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Ringrihet dollari, bie Bitcoin appeared first on Gazeta Si.

Berisha sulmon Dumanin: Mori 700 mijë euro nga Altin Hajri (flet dhe për sherr brenda SPAK!)

21 July 2025 at 11:15

Gazeta Si – Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se ka marrë para nga Altin Hajri, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregnës disa vite më parë.

“E garantoj Altin Troplinin se dekonspirimi që ai i ka bërë dhe mbajtja në xhep e mandat arrestit ndërkombëtar për Ndrecën, do të ketë për të pasoja, do ta ndjekë atë gjithë jetën. Sepse me këtë person ai amnistoi apo i dha mundësisë të largohej kreut të kartelit më të rrezikshëm të drogës në Europë që disponon portin e Durrësit dhe që është akoma në funksion njësoj siç ishte, Troplinëve, – u shpreh Berisha. – Përveç kësaj dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në aferën Hajri. Është thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro dhe sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe roja. Kurse Altin Troplini, Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin Troplini”.

Më tej, foli për një episod që sipas tij ka ndodhur së fundmi në SPAK. “Këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht (Altin Dumani) me një gjyqtare, që nuk ia ka zbatuar urdhrat, ka shkuar ia ka rrëmbyer kompjuterin. Këtu ka skena!”, deklaroi Berisha.

Sa i takon Altin Hajrit të përmendur nga Berisha, ai është një emër i njohur në botën e krimit të organizuar shqiptar, veçanërisht në zonën e Shijakut dhe Durrësit, si “koka” e një grupi kriminal të specializuar në trafikun e drogës, që transportonte heroinë nga Afganistani drejt Italisë.

Në janar 2020, Altin Hajri akuzohet për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, i rrëmbyer në Kamzë dhe më pas transportuar pranë kompleksit të tij “Golden” në Shijak.

Aktualisht ai është në kërkim nga SPAK dhe Policia e Shtetit, përfshirë akuzat për trafik droge dhe pjesëmarrje në krime të rënda si rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, si dhe për lidhje të dyshuara me figura politike që ndihmonin fshehjen e tij.

The post Berisha sulmon Dumanin: Mori 700 mijë euro nga Altin Hajri (flet dhe për sherr brenda SPAK!) appeared first on Gazeta Si.

‘Shqipëria- parajsa e turistëve europianë, e ndotur nga puset e naftës’

21 July 2025 at 11:09

Pajisjet e shpimit të naftës kanë pushtuar peizazhin përreth Kuçovës, rreth 20 kilometra nga Berati, një nga qytetet më të vizituara turistike në Shqipëri — një vend që promovon veten si parajsë natyrore me male dhe plazhe të virgjëra. Era e rëndë e naftës është aq e fortë, edhe me dritaret e makinës të mbyllura, sa për ata që nuk janë mësuar, është e padurueshme. Në mes të një are me misër gjendet një pellg i madh me naftë bruto që lëshon një erë edhe më të rëndë. Madje, puse dhe pompa nafte ndodhen edhe në oborret e shtëpive private.

Kuçova është fusha e dytë më e madhe e naftës në Shqipëri dhe është ende pjesërisht funksionale, ndonëse ka zona të tëra me puse të braktisura, depozita magazinimi dhe tuba të ndryshkur që rrjedhin dhe ndotin tokën. Kjo është zona më e vjetër e prodhimit të naftës në vend. Në vitin 1928, një kompani italiane shppoi pusin e parë në Shqipëri pikërisht këtu, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, fusha u bë burim i rëndësishëm karburanti për Italinë e Musolinit që kishte pushtuar vendin.

Objektet e braktisura të naftës në Kuçovë, Shqipëri.

Pak më vonë, filloi shfrytëzimi i zonave të tjera të pasura me hidrokarbure, si zona e Patos-Marinzës (rreth 30 kilometra larg), që është më e madhja në vend dhe njëkohësisht fusha më e madhe tokësore e naftës në kontinentin europian. Vlerësohet se përmban mbi 5 miliardë fuçi naftë, por projektet e reja të nxjerrjes nuk janë ndërmarrë prej afro gjysmë shekulli. Në vitet 1970, kur Shqipëria drejtohej nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, prodhimi i naftës arriti kulmin dhe u kthye në sektorin më të rëndësishëm ekonomik të vendit. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, industria pësoi rënie, ndërsa mungesa e investimeve çoi në përkeqësimin e infrastrukturës.

Sot, kompania kryesore që merret me nxjerrjen është Bankers Petroleum, në pronësi kineze, ndërsa puset janë në pronësi të kompanisë shtetërore Albpetrol. Në total, Shqipëria ka rreth 6.000 puse të hapura, por vetëm 800 janë funksionale. “Pjesa tjetër, rreth 5.200 puse, nuk janë mbyllur siç duhet,” thekson Adriatik Golemaj, gazetar i lidhur me Shoqatën “Zharrëza”, një OJQ që lufton ndotjen në rajonin Patos-Marinzë. “Një pus është në thelb një vrimë 1.500 metra e thellë, dhe nëse nuk mbyllet sipas standardeve, vazhdon të ‘komunikojë’ me sipërfaqen. Nxjerr ujë të ndotur, gazra, naftë…”, shpjegon ai. “Por askush nuk kujdeset për t’i mbyllur siç duhet, sepse kushton shumë. Mbyllja e një pusi kap shifrën e 50.000 dollarëve.”

Pandëshkueshmëri institucionale

Autoritetet kanë kryer vetëm një inspektim në Kuçovë gjatë dy viteve të fundit, në verën e vitit 2023, pas një alarmi për derdhje nafte në një përrua lokal. Agjencia e mjedisit gjobiti Albpetrolin me 1 milion lekë (rreth 10.000 euro) dhe nisi procedura penale ndaj drejtuesve të kompanisë.

Sipas Balkan Insight, dy raporte të porositura në vitin 2019 nga vetë Albpetrol zbuluan ndotje të lartë në Kuçovë — përfshirë naftë, fenole dhe metale të rënda në tokat bujqësore dhe në ujërat sipërfaqësore. “Analiza e kampionit të ujit tregon se niveli i hidrokarbureve është më i lartë se standardet e direktivës europiane,” thuhej në raport. Edhe Agjencia Rajonale e Mjedisit konfirmoi se inspektimet kanë zbuluar ndotje në disa puse, duke shtuar se pajisjet si tubat, kolektorët dhe tanket janë shumë të vjetra – thuajse 100-vjeçare.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë denoncuar situatën, veçanërisht për ndikimin që ndotja ka në shëndetin e banorëve, ndonëse mungojnë studime të thelluara për ta vërtetuar shkencërisht. “Kemi ndotje historike që nuk është menaxhuar kurrë, dhe ndotje të re që ka ardhur pas viteve ‘90,” deklaron Qani Rredhi, aktivist i Shoqatës “Zharrëza”, për gazetën ARA. Ai kritikon mungesën e monitorimit, analizave dhe transparencës, si nga kompanitë, ashtu edhe nga institucionet shtetërore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi në vitin 2023 një raport për ndotjen nga hidrokarburet në Zharrëz, në zonën e Patos-Marinzës, ku vuri në dukje mungesën e masave mbrojtëse dhe të rehabilitimit në puset e vjetra, disa prej të cilëve ndodhen fare pranë banesave, serrave ose sipërfaqeve të kultivuara. Po ashtu, u kritikua mungesa e informacionit për publikun dhe “klima e mungesës së përgjegjësisë” nga operatorët.

Problemet shëndetësore

OJQ-të kanë biseduar me banorë që kanë konfirmuar se marrin medikamente të rregullta për çrregullime të gjakut, ndërsa disa kanë raportuar rritje të rasteve me kancer. Rredhi pohon se në zonat pranë puseve të naftës incidenca e kancerit është më e lartë se në pjesë të tjera të vendit. Ai tregon se njerëzit përdorin ujin e ndotur për të pirë dhe për gatim, dhe simptomat më të shpeshta janë marramendja, dhimbjet e kokës dhe alergjitë. “Është si të jesh i droguar gjatë gjithë ditës,” thotë ai.

“Banorët janë mësuar të jetojnë kështu sepse ndotja ka vijuar për breza me radhë, por situata është kritike,” thotë Golemaj. “Industria e naftës ishte dikur sektori më i rëndësishëm në vend, prandaj gërmonin kudo që kishte naftë — edhe në mes të lagjeve apo në oborret e shtëpive.”

Rredhi shton se “askush nuk është munduar të masë apo analizojë përmasat reale të ndotjes dhe ndikimin e saj në shëndetin e njerëzve.” Ai thotë se qeveria shqiptare i ka porositur një konsulence holandeze, Royal Haskoning, një studim mbi ndikimin në shëndet, por rezultatet nuk janë bërë publike. Kur u kontaktua nga ARA, kompania holandeze tha se të gjitha raportet janë konfidenciale. As Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe as Albpetroli nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetës.

Ndotja në lumenj dhe det

Sipas Rredhit, rreth 500.000 njerëz jetojnë në zona të prekura nga ndotja me hidrokarbure. Por aktivistët paralajmërojnë se ndotja prek edhe dy lumenj të mëdhenj – Semanin dhe Vjosën. Ky i fundit, lumi i dytë më i madh në vend, është ndër atraksionet kryesore turistike dhe konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë. Në vitin 2023, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.

Adriatik Golemaj shpjegon se Shqipëria prodhon rreth 600.000 tonë naftë në vit, por vetëm 10% e lëngut të nxjerrë është naftë, ndërsa 90% është ujë i ndotur — pra mbi 6 milionë tonë ujë të ndotur në vit. Një pjesë e këtij uji përfundon në lumenj ose përdoret për vaditje në bujqësi. “Ky ujë përmban kimikate që përdoren për të nxjerrë naftën,” thotë ai. “Kështu ndotja përfundon në pjatat tona.” Për më tepër, lumenjtë derdhen në detin Adriatik: “Shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të pushuar këtu dhe nuk e dinë se po notojnë në ujëra të ndotura.”/ARA.catalania

The post ‘Shqipëria- parajsa e turistëve europianë, e ndotur nga puset e naftës’ appeared first on Gazeta Si.

Gjyqet, 330 paditë kundër administratës Trump (dhe të gjitha ato të ngritura nga Donald)

21 July 2025 at 11:07

Gazeta Si – Janë gjithsej rreth 330 padi të ngritura kundër administratës së presidentit Donald Trump. Gjykatat e niveleve më të ulëta kanë bllokuar ose kufizuar shumë nga veprimet e tij, ndërsa Gjykata Supreme ka hapur rrugën për disa iniciativa të presidentit, ndërkohë proceset gjyqësore vazhdojnë.

Gjykatësit kanë ndaluar të paktën për momentin përpjekjet e Trump për të ndaluar aplikimin e “ius soli” për disa kategori emigrantësh, për të ndëshkuar studio ligjore dhe Universitetin Harvard, si dhe për të përdorur rregulla të parashikuara në kohë lufte për dëbimin e emigrantëve, duke anashkaluar rrugën normale gjyqësore.

Në fund të qershorit, Gjykata Supreme, në një vendim mbi “ius soli”, edhe pse nuk ka dhënë një vlerësim për kushtetutshmërinë e tij, ka kufizuar fuqinë e gjykatave federale për të ndaluar vendimet e Shtëpisë së Bardhë në nivel kombëtar, shkruan gazeta “Corriere della Sera”.

Gjykata i dha administratës Trump 30 ditë kohë për t’i zbatuar këto vendime, ndërsa procesi vazhdon (duke përfshirë një padi kolektive).

Gjykatësit e Gjykatës Supreme gjithashtu lejuan Trump të kryejë shkarkime masive në agjencitë federale dhe i dhanë Doge, agjencisë për efikasitetin qeveritar, akses në të dhëna sensitive të sigurimeve shoqërore të miliona amerikanëve. Shumica e vendimeve janë të përkohshme, dhe rezultati i këtyre proceseve pritet të ndikojë në suksesin e tij në një mandat të dytë.

Përveç këtyre, Trump ka ngritur edhe padi kundër ligjeve në nivele shtetërore dhe lokale, rreth 11 sipas faqes Lawfare.

Një kapitull veç e veç merret me përplasjet me median. Padia e Trump ndaj Murdoch, kompanive të tij dhe dy gazetarëve të Wall Street Journal lidhur me artikullin për Epstein, i bashkohet të paktën pesë padive të tjera që presidenti ka bërë kundër mediave.

Ai ka paditur gazetën Des Moines Register për një sondazh që e jepte gabimisht të humbur në Iowa para zgjedhjeve të 2024; ABC News për komentet e një moderatori; dhe Paramount për një intervistë me Kamala Harris (ABC dhe Paramount kanë bërë marrëveshje, duke paguar përkatësisht 15 dhe 16 milionë dollarë).

Gjithashtu, Trump ka paditur botuesin Simon & Schuster për përdorimin e intervistave audio me Bob Woodward (padi e arkivuar) dhe CNN për përdorimin e termit “gënjeshtër e madhe” në lidhje me akuzat për vjedhje zgjedhjesh në 2020 (padi e arkivuar).

Nga ana tjetër, agjencia Associated Press ka paditur Trump për mospranimin e aksesit në Zyrën Ovale, ku Trump fitoi në apel, ndërsa mediat NPR dhe PBS janë objekt i përpjekjeve të tij për të ndaluar fondet federale ndaj tyre.

The post Gjyqet, 330 paditë kundër administratës Trump (dhe të gjitha ato të ngritura nga Donald) appeared first on Gazeta Si.

Berisha akuzon gjyqtaren Irena Gjoka nga SPAK: I mori 60 mln lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin

21 July 2025 at 10:56

Gazeta Si – Pasi ka zbatuar maën e sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK për aferën “Partizani”, Sali Berisha lexoi para mediave shënimin që sipas tij i la kreut të institucionit, Altin Dumani.

“Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e ‘Skap’-it, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës, Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër”, tha Berisha.

Më pas, Berisha vijoi me akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën thotë se ka gënjyer për deklaratën e pasurisë.

“Irena ‘Dumani’, fytyra e vërtetë e sistemin e drejtësisë, ka mashtruar për origjinën e pasurisë. Për 60 milionë lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas që i ka marrë dhe burrin, – tha Berisha. – Një herë i ka marrë burrin, pastaj borxhin dhe kontrata e vitit 1996 i referohet kodit civile të vitit 2015”

Berisha përsëriti se Gjoka “është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës dhe këtë e ka fshehur dhe ka thirrur Altin “Troplinin” në mbështetje. Pra ai do të thotë nëse kjo e dënuar është Irena apo nuk është Irena. Deklaron se nuk është dënuar kurrë dhe pikërisht mbi këtë bazë Altin ‘Troplini’ hap çështje penale, por jo me emër, Irena Gjoka. Se po të hapej me emër, ajo nuk mund të rrinte as edhe një ditë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, është dënuar me burg, ka falsifikuar dokumente dhe në rrafshin moral, pasi i mori burrin, shkoi i mori edhe 60 milionë lekë hua”.

The post Berisha akuzon gjyqtaren Irena Gjoka nga SPAK: I mori 60 mln lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin appeared first on Gazeta Si.

Propozimi i qeverisë: Do të rishikojmë ligjin për arsimin e lartë

21 July 2025 at 10:51

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të rishikohet ligji i arsimit të lartë. I pranishëm në prezantimin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, kreu i qeverisë përmendi progresin, por shtoi se ka edhe një ‘volum jo të vogël gjërash’ që duhet të adresohen.

Kryeministri u shpreh se duhet që të kapin ritmin dhe t’u japin të rinjve një ofertë akademike konkurruese dhe serioze.

“Del qartë volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë se ndërkohë që ne ecim përpara, bota fluturon. Dhe për të kapur ritmin, kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ata që janë të domosdoshme për tu adresuar, duke filluar me rishikimin e ligjit të arsimit të lartë që i janë ribërë vitet për t’u riparë , por edhe shumë te rejave në botën akademike”, u shpreh Rama.

The post Propozimi i qeverisë: Do të rishikojmë ligjin për arsimin e lartë appeared first on Gazeta Si.

❌
❌