“Operacionalja 54” vë në pranga një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i shpallur në kërkim nga autoritetet austriake
Policia e Shtetit ka publikuar në mediat sociale atë që ajo e quan si finalizim i një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 54” vë në pranga një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. 41-vjeçari kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.