Bayerni i pamëshirshëm, e nis sezonin e ri me fitore tenistike ndaj Leipzig
Bayern Munich ka dhuruar spektakël në nisje të sezonit të ri, duke shkatërruar me rezultatin e thellë 6-0 skuadrën e fortë të RB Leipzig në “Allianz Arena”. Bavarezët, nën drejtimin e trajnerit të ri, treguan forcë dhe efikasitet, duke dominuar në çdo moment të lojës. Ndeshja nisi furishëm për vendasit, me Michael Olise që hapi serinë e golave në minutën e 27-të pas një aksioni të bukur.