Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026Euronews

Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera

21 July 2026 at 10:32

Nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së  që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.  Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedurash prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. GJKKO pritet të vendosë nëse e pranon kërkesën e spak për kalimin në gjykim të dosjes, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen

Të pandehurit:

Erion Isai                        Kreu i bashkisë Kolonjë          

Eljona Mydini                 Ish zv. Kryetare e Bashkisë Kolonjë

Erjon Cenko                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Engjëll Dine                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ermal Zylfo                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Armand Tafil                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Muharrem Tartari.        Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Shpëtim Liço.                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ergys Verdho                  Ish kreu i ARRSH

Erald Elezi                      Ish drejtor në ARRSH

Genti Raça                      Përgjegjës preventivi në ARRSH

Donikë Shehu                 Ish specialiste në ARRSH

Klarita Konomi.      Ish specialiste në ARRSH

Nikollaq Mihali.       Specialisti në ARRSH

Erdit Salillari.         Përgjegjës sektori në ARRSH

The post Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera appeared first on Euronews Albania.

Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj

21 July 2026 at 10:23

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt. Mësohet se vetë kryebashkiaku nuk është paraqitur.

Seanca vijon pas kërkesës së bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, për pezullimin me dy muaj të procesit gjyqësor, me argumentin se pas lindjes me operacion nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes.

Prokuroria e Posaçme e kundërshtoi kërkesën, duke argumentuar se ligji parashikon shtyrje të seancës në raste të tilla dhe jo pezullim të procesit. Sipas SPAK, Xoxa nuk është paraqitur asnjëherë në seancat e gjyqit.

Ndërkohë, të pranishëm  në seancë janë dy prokurorët e SPAK, Olsi Dado dhe Altin Dumani.

Më herët, gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën e Veliajt për transmetim live të seancave gjyqësore.

The post Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj appeared first on Euronews Albania.

U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin

21 July 2026 at 09:55

Dy turistë u plagosën të martën në mëngjes pas një sulmi me thikë në hyrje të sitit arkeologjik të Akropolit, një nga vendet më të ngarkuara turistike në Athinë.

Sipas Policisë Helenike, incidenti ndodhi rreth orës 8:05 të mëngjesit sipas orës lokale (7:05 të mëngjesit sipas kohës qendrore), kur një burrë sulmoi një çift turistësh greko-amerikanë.

Gruaja pësoi një dëmtim të lehtë në krah, ndërsa burri pësoi një plagë më serioze në këmbë. Oficerët e njësisë së motoçikletave DIAS, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, e fashuan këmbën e lënduar për të ndaluar gjakderdhjen derisa mbërriti një ambulancë e EKAV, dha ndihmën e parë dhe transportoi turistët e plagosur në spital.

Raportet fillestare thonë se pak para sulmit, linja telefonike e policisë së emergjencës kishte marrë një telefonatë për një burrë që mbante një thikë dhe kërcënonte kalimtarët në hyrjen jugore të vendit arkeologjik, përballë Muzeut të Akropolit.

Sulmuesi u mposht dhe u arrestua nga oficerët e Drejtorisë së Policisë së Athinës. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit dhe ende nuk kanë njoftuar motivet e tij.

The post U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin appeared first on Euronews Albania.

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

21 July 2026 at 09:37

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.

Nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Balkan Volleyball Association, në këtë kampionat marrin pjesë gjashtë kombëtare Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi dhe Moldavia

Kombëtarja e Kosovës U17 hyn në këtë kampionat pas një periudhe përgatitore intensive, gjatë së cilës volejbollistet e reja zhvilluan grumbullime dhe stërvitje në Skenderaj, si dhe ndeshje kontrolluese, me synimin për t’u paraqitur sa më mirë para publikut vendas.

Ndeshjet e ditës së parë nisin në orën 15:00, kur përballen Turqia dhe Moldavia, ndërsa në orën 17:30 do të luajnë Bullgaria dhe Shqipëria. Takimi që pritet me interesin më të madh është ai i orës 20:00, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi.

Gjatë pesë ditëve të kampionatit, Kosova do të zhvillojë gjithsej pesë ndeshje. Pas sfidës së sotme me Malin e Zi, vajzat e Kosovës do të përballen me Turqinë më 22 korrik, Bullgarinë më 23 korrik, Shqipërinë më 24 korrik dhe Moldavinë më 25 korrik.

The post ​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll appeared first on Euronews Albania.

A rrezikon kryeministri izraelit të arrestohet në SHBA? Përgjigjet Trump

21 July 2026 at 09:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk përballet me asnjë rrezik arrestimi në territorin amerikan, pavarësisht urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi se “Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet, në asnjë mënyrë apo formë, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Deklarata e presidentit amerikan erdhi pas komenteve të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili kishte bërë të ditur se po konsultohej me ekspertë ligjorë për mundësinë e zbatimit të urdhër-arrestit të ICC-së në rast se Netanyahu do të vizitonte Nju Jorkun.

The post A rrezikon kryeministri izraelit të arrestohet në SHBA? Përgjigjet Trump appeared first on Euronews Albania.

Sulm me dron në verilindje të Ukrainës, përfshihet nga flakët një qendër tregtare

21 July 2026 at 09:25

Një qendër tregtare për materiale dhe pajisje për përmirësimin e banesave në qytetin Sumy, në verilindje të Ukrainës, është përfshirë nga flakët pas një sulmi të raportuar me një dron rus FPV.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë zjarrin që përhapet me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, ndërsa ekipet e zjarrfikësve punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Sipas raportimeve, ekipet e emergjencës luftuan për orë të tëra me zjarrin, ndërsa shtëllunga të dendura tymi mbuluan zonën. Mediat lokale bëjnë të ditur se operacionet e shpëtimit u vështirësuan nga rreziku i sulmeve të tjera me dronë.

Sumy, që ndodhet pranë kufirit me Rusinë, vazhdon të jetë objektiv i sulmeve të shpeshta në kuadër të luftës së vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës

The post Sulm me dron në verilindje të Ukrainës, përfshihet nga flakët një qendër tregtare appeared first on Euronews Albania.

U përfshinë në një rrjet trafikimi të 34 foshnjave, 19 të dënuar në Indonezi

21 July 2026 at 09:12

Një gjykatë në Indonezi ka shpallur fajtorë 19 persona të përfshirë në një rrjet të trafikimit të 34 foshnjave drejt Indonezisë dhe Singaporit.

Kryetarja e grupit kriminal, një grua 70-vjeçare, është dënuar me shtatë vjet burg, ndërsa anëtarët e tjerë të rrjetit morën dënime nga tre deri në gjashtë vjet.

Sipas autoriteteve, banda blinte ilegalisht foshnja në provincën e Javas Perëndimore dhe i shiste ato për birësim në Indonezi dhe Singapor gjatë periudhës 2023–2025. Nga 34 foshnjat e trafikuara, 12 besohet se ndodhen tashmë në Singapor.

Ky rast ka rikthyer në vëmendje problemin e vazhdueshëm të trafikimit të fëmijëve në Indonezi, një fenomen që shpesh lidhet me familje në vështirësi ekonomike, të cilat shesin fëmijët e tyre.

The post U përfshinë në një rrjet trafikimi të 34 foshnjave, 19 të dënuar në Indonezi appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 20 July 2026Euronews

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

20 July 2026 at 22:30

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri.

Të dhëna nga Instituti kërkimor “Data Centrum”, studimi i të cilëve ka marrë një kampion prej 1000 turistësh të huaj, kanë paraqitur se mesatarja e shpenzimeve totale për një grup të përbërë prej 2-3 personash rezulton në 2025 euro.  Ndërkohë, mesatarja e shpenzimeve për një person rezulton të jetë 761 euro.

Shpenzime këto të cilat përfshijnë: akomodimin, ushqim dhe pije, transport brenda vendit, blerje dhe shpenzime të tjera.

Sipas të dhënave nga “Data Centrum”, akomodimi u ka zënë turistëve pjesën më të madhe të shpenzimeve me 44% nga totali i shpenzimeve. Konsumi i ushqimeve dhe pijeve rezultojnë me 29% . Ndërsa, transporti brenda vendit rezulton të jetë 13 %.

Sipas drejtoreshës së Institutit Kërkimor Data Centrum, Sonila Çela, kategoria e transportit vjen me një përqindje të tillë duke marrë parasysh se turistët e huaj kanë zgjedhur të udhëtojnë më shumë me taksi apo makina me qera, sesa me transport publik.

The post 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum” appeared first on Euronews Albania.

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

20 July 2026 at 22:19

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë.

Çela ka shpjeguar edhe metodologjinë e ndjekur për realizimin e këtyre të dhënave me anë të një ankete, nga ku tregohet se janë realizuar intervista në Aeroportin “Nënë Tereza” gjatë momentit të largimit të turistëve. Specifikisht nga data 15 gusht deri më 6 shtator, periudhë kjo e cila konsiderohet si piku i sezonit turistik për ata që udhëtojnë me avion.

“Studimi është bërë në aeroportin “Nënë Tereza“. Pra, gjatë largimit ne kemi intervistuar rreth 1.000 persona ballë për ballë duke ndjekur një metodologji. Pra, një në tre turistë që hynte në gate. Kemi bërë dhe një metodologji në mënyrë që mos të kishim pyetje të përsëritura ose përgjigje të përsëritura. Ne kemi pyetur vetëm një person nga grupi. Nëse ata ishin në grup 30-40 veta, pra është përzgjedhur vetëm njëri prej tyre. Pra, për të marrë sa më shumë përfaqësi nga grupe të ndryshme, 50% meshkuj, 50% femër, 16 vjeç, madhorë. Kemi intervistuar 15 gusht dhe 6 shtator. Ky supozohet, që është dhe piku i turistëve tuaj ose turistëve që vijnë zakonisht me avion. Pra, ne kemi përjashtuar të gjithë ata që nuk kanë ndejtur asnjë natë në Shqipëri, pra sepse nuk kishim një eksperiencë për të matur aty”, tha Sonila Çela.

Drejtoresha e Data Centrum shpjegon se nga studimi janë hequr të gjithë vizitorët që nuk kanë qëndruar të paktën një natë në Shqipëri apo ata persona që kanë lidhje emocionale apo familjare me vendin.

“Sigurisht, ne kemi përjashtuar edhe të gjithë personat që kishin një lidhje me Shqipërinë. Pra, nëse ata kanë një pasaportë shqiptare, janë nga Kosova, janë nga Maqedonia e Veriut ose janë emigrantë që jetojnë, janë përjashtuar.

Pra, janë turistë, janë vetëm turistë të huaj, ok, që nuk janë… nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë dhe nuk kanë asnjë lidhje emocionale, mund ta themi, me Shqipërinë, me… me Shqipërinë.

Megjithatë, ky është moment i mirë ndërkohë që ne flasim dhe të gjithë aktualiteti këto ditë po flet se si po i presim turistët, e mirë për të thënë sa të kënaqur i kemi pasur ata që kanë qenë vitin e kaluar dhe çfarë kemi rregulluar ndërkohë”, tha ajo.

The post Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet appeared first on Euronews Albania.

Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë

20 July 2026 at 21:47

Një 10-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në Ujin e Zi në qytetin e Këlcyrës. Situata është parandaluar nga një banor i zonës, teksa të miturën po e tërhiqte rrjedha e fortë e ujit.

Sipas të dhënave paraprake, e mitura e cila ishte turiste, po lahej në lumë përpara incidentit.

Në përfundim, mësohet se 10-vjeçarja shpëtoi nga mbytja në lumë dhe nuk pati pasoja shëndetësore. 

The post Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

20 July 2026 at 21:28

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e sekretarit të Jashtëm.

Shabana Mahmood është riemëruar sekretare e Brendshme, ndërsa Louise Haigh rikthehet në kabinet si kancelare e Dukatit të Lancaster.

John Healey merr detyrën e kancelarit pas largimit të Rachel Reeves. Ai dha dorëheqjen muajin e kaluar nga posti i sekretarit të Mbrojtjes, pas mosmarrëveshjeve lidhur me shpenzimet për mbrojtjen.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham premtoi një plan zhvillimi 10-vjeçar dhe njoftoi se masat për përballimin e kostos së jetesës do të prezantohen duke nisur nga e marta.

Ai u zotua gjithashtu t’i japë fund fenomenit të gjumit në rrugë dhe të rrisë ndërtimin e banesave sociale, duke e cilësuar këtë periudhë si një “moment vendimtar për Britaninë”.

Sipas zyrës së tij, Burnham zhvilloi edhe një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ftoi të vizitojë Mançesterin, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë britanike për mbrojtjen dhe sigurinë.

The post Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm appeared first on Euronews Albania.

Monitorim me dronë dhe kamera inteligjente, ministri Lamallari paralajmëron ndëshkime për bllokimet në trafik

20 July 2026 at 20:46

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore për të gjithë ata drejtues mjetesh që bëhen shkak për bllokimin e trafikut.

Sipas ministrit Lamallari, është e papranueshme që për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të disa individëve të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve.

“Për kapriço të dikujt, nuk ka pse të vuajnë të tjerët që vonohen dhe bllokohen në trafik! Nëse mendoni se jeni të privilegjuar dhe mund të bëni ç’të doni në trafik, përshëndeteni pak dronin sipër jush dhe prisni sa të takoni patrullën më të afërt me gjobën tuaj” shkruan Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme.

The post Monitorim me dronë dhe kamera inteligjente, ministri Lamallari paralajmëron ndëshkime për bllokimet në trafik appeared first on Euronews Albania.

10 të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

20 July 2026 at 19:50

Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në brigjet e qytetit ukrainas të Odesës është rritur në 10, sipas autoriteteve ukrainase.

Anija Golden Leo, me flamur të Guinea-Bissau, u godit të dielën nga raketa lundrimi ruse, duke shkaktuar një zjarr të madh. Pas sulmit u zhvillua një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati gjatë gjithë natës.

Autoriteti portual i Ukrainës njoftoi se nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot i portit humbën jetën. Më vonë, India konfirmoi se katër nga viktimat ishin shtetas të saj.

Rajoni i Odesës ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura ruse javët e fundit. Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, vetëm gjatë muajit korrik 28 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore ruse në këtë rajon.

Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë intensifikuar. Sulmi ndaj anijes Golden Leo konsiderohet si më vdekjeprurësi i këtij lloji deri më tani.

Ministria e Jashtme e Indisë dënoi sulmin, duke theksuar se rrezikimi i jetës së anëtarëve të ekuipazhit dhe cenimi i lirisë së lundrimit janë të papranueshme dhe duhet të shmangen.

The post 10 të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet appeared first on Euronews Albania.

Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE

20 July 2026 at 19:32

Franca po i bën thirrje BE-së që të ndalojë importimin e produkteve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha të hënën Ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot.

“Franca bën thirrje për ndërprerjen e importit të produkteve nga vendbanimet ilegale në Bashkimin Evropian. Franca dhe Evropa nuk mund ta pranojnë që Evropa, nëpërmjet tregtisë së saj, mbështet aktivitete të paligjshme që kompromentojnë mundësinë e paqes midis Izraelit dhe Palestinës”, shtoi ai.

Barrot i bëri këto komente ndërsa përshkroi qëndrimin e Francës mbi konfliktin izraelito-palestinez gjatë vizitës së tij në Islandë.

Ai gjithashtu përsëriti mbështetjen e Francës për një zgjidhje me dy shtete, duke vënë në dukje se Islanda e kishte njohur shtetin e Palestinës 15 vjet më parë dhe se Franca i ishte bashkuar kësaj rruge vitin e kaluar.

Barrot tha se zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 28 nëntor në Palestinë ishin “një domosdoshmëri absolute” për legjitimitetin e parlamentit palestinez dhe për të hapur rrugën për zgjedhjet presidenciale.

The post Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Afganistan vrasin 20 persona, dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur

20 July 2026 at 19:25

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën provincën lindore Nuristan të Afganistanit të hënën.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (ANDMA) i Afganistanit tha se më shumë se 80 persona u plagosën gjithashtu në Parun, kryeqytetin e provincës, sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve Bakhtar.

Zëdhënësi i ANDMA-s, Yusuf Hammad, tha se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, me ekipet e emergjencës të vendosura në zonën e prekur. Ai paralajmëroi se numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

The post Përmbytjet në Afganistan vrasin 20 persona, dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur appeared first on Euronews Albania.

Trump paralajmëron Iranin: Do të paguani shumëfish për çdo ushtar amerikan të vrarë

20 July 2026 at 19:11

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Irani do të paguajë shumëfish për çdo trupë amerikane të vrarë gjatë armiqësive të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ai do ta paguajë shumëfish për atë vrasje”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Ky direktivë i është përcjellë Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, Kryetarit të Shefave të Përbashkët të Shtabit, Daniel Caine, dhe çdo Udhëheqësi në Ushtri”, shtoi ai.

Deklarata erdhi ndërsa SHBA-të vazhduan të kryenin sulme ajrore kundër Iranit, me sulmet e përqendruara kryesisht në Iranin jugor. Teherani u hakmor me sulme që synonin objekte dhe baza që thotë se përdoren nga ushtria amerikane në disa vende rajonale.

Pentagoni ka konfirmuar tre vdekje amerikane gjatë fundjavës, përfshirë dy në një bazë ushtarake në Jordani dhe një në Irakun verior.

Shkëmbimi i zjarrit midis dy vendeve vjen pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani, të nënshkruar në qershor, për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

The post Trump paralajmëron Iranin: Do të paguani shumëfish për çdo ushtar amerikan të vrarë appeared first on Euronews Albania.

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

20 July 2026 at 19:03

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh me Izraelin dhe Libanin.

“Ne mirëpresim nisjen e operacioneve pilot në fshatrat Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në përputhje me kornizën trepalëshe”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, gjatë një konference për shtyp.

Dujarric tha gjithashtu: “Ne i inkurajojmë Libanin dhe Izraelin të vazhdojnë përpjekjet drejt zbatimit të plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit.”

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, bën thirrje për ndërprerjen e armiqësive dhe respektimin e sovranitetit të Libanit.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka kryer një ofensivë ushtarake në Liban që ka vrarë mbi 4,240 persona, ka plagosur më shumë se 12,190 të tjerë dhe ka zhvendosur mbi 1 milion njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

The post OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor appeared first on Euronews Albania.

Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

20 July 2026 at 19:02

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut, në aksident janë të përfshira dy vetura. Për një person të lënduar, mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërritur pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

3 persona të tjerë të lënduar po marrin trajtim mjekësor.

The post Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Triumf, tension dhe transformim, momente përcaktuese të Kupës së Botës 2026

20 July 2026 at 18:10

Spanja i dha fund një pritjeje 16-vjeçare për titullin e saj të dytë të Kupës së Botës FIFA duke mposhtur kampionët në fuqi, Argjentinën, me rezultatin 1-0 në finale, duke rrëzuar kështu siparin e edicionit më të madh të turneut të organizuar ndonjëherë.

Por Kupa e Botës 2026, e bashkëorganizuar nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika, do të mbahet mend për shumë më tepër sesa vetëm për fitoren e Spanjës.

Turneu i parë me 48 ekipe solli histori të reja futbolli dhe debutime historike, por u shënua gjithashtu nga kufizimet e vizave, akuzat për racizëm, mosmarrëveshjet politike, polemika rreth arbitrimit, çmimet në rritje të biletave dhe pyetje të reja rreth qeverisjes së FIFA-s.

Brezi i ri i Spanjës arrin kulmin

Triumfi i Spanjës shënoi mbërritjen e një brezi të ri të aftë për të kombinuar futbollin tradicional të vendit të bazuar në posedim të topit me shpejtësi dhe drejtësi më të madhe.

Lamine Yamal u bë një nga lojtarët përcaktues të turneut, ndërsa yjet më të rinj të Spanjës u mbështetën nga një bërthamë me përvojë gjatë raundeve eliminatore.

Spanja eliminoi Austrinë, Portugalinë, Belgjikën dhe Francën përpara se të mposhtte Argjentinën në finale, duke fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2010.

Vrapimi i Argjentinës i dha gjithashtu Lionel Messit një tjetër mundësi për të shtuar rekordin e tij të jashtëzakonshëm në turne, megjithëse kampionët në fuqi mbetën vetëm një fitore larg bërjes skuadra e parë që nga Brazili në vitin 1962 që e mbante trofeun.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë mashkull që shënoi në gjashtë Kupa të ndryshme Bote, duke shtuar një rekord tjetër në një turne që mund të ketë shënuar paraqitjet e fundit në Kupën e Botës si të Ronaldos ashtu edhe të Messit.

Turneu i zgjeruar krijon histori të reja

Zgjerimi nga 32 në 48 ekipe përfaqësonte ndryshimin më të madh strukturor në Kupën e Botës në gati tre dekada.

Shqetësimet se ndryshimi do të prodhonte shumë ndeshje të njëanshme u sfiduan pjesërisht nga performancat e disa kombeve më pak të konsoliduara të futbollit.

Kepi ​​i Gjelbër arriti në fazën eliminatore në debutimin e tyre në Kupën e Botës, ndërsa ekipe si Kurasao, Jordania, Uzbekistani dhe Republika Demokratike e Kongos fituan një ekspozim të paparë ndërkombëtar.

Maroku përsëri pati një fushatë të fortë, duke arritur në çerekfinale pasi eliminoi Holandën në penallti dhe mposhti bashkë-organizatoren e ndeshjes, Kanadanë.

Formati i zgjeruar prezantoi gjithashtu një raund prej 32 ndeshjesh dhe e rriti turneun në 104 ndeshje, duke vendosur kërkesa shtesë fizike dhe logjistike për ekipet, mbështetësit dhe qytetet pritëse.

Kufizimet e vizave dëmtojnë mesazhin e përfshirjes

FIFA e promovoi vazhdimisht Kupën e Botës 2026 si edicionin më gjithëpërfshirës në histori, por politikat kufizuese të imigracionit dhe vizave të SHBA-së i penguan disa mbështetës dhe personel futbolli të merrnin pjesë.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se tifozët dhe punëtorët nga disa vende pjesëmarrëse u përballën me vonesa të gjata, pasiguri ose përjashtim, veçanërisht ata nga vendet e prekura nga kufizimet e udhëtimit në SHBA.

Mbështetës nga Maroku, Egjipti, Jordania, Iraku dhe Uzbekistani ishin ndër ata që raportohet se kanë përjetuar vështirësi në hyrjen në SHBA. Qytetarët e disa vendeve të kualifikuara, përfshirë Iranin, Haitin, Senegalin dhe Bregun e Fildishtë, u prekën gjithashtu nga masat më të gjera të udhëtimit të SHBA-së.

Gjyqtarit somalez Omar Abdulkadir Artan iu mohua hyrja pavarësisht se kishte një vizë të vlefshme dhe nuk ishte në gjendje të gjykonte turneun.

Autoritetet amerikane thanë se vendimi lidhej me shqetësime për sigurinë kombëtare, por mbrojtësit e të drejtave të njeriut kritikuan mungesën e provave të paraqitura publikisht dhe dështimin e FIFA-s për të mbrojtur fuqishëm gjyqtarin.

Aleanca e Sportit dhe të Drejtave tha se politikat krijuan një klimë frike dhe kundërshtuan pretendimin e FIFA-s se turneu mirëpriti të gjithë botën.

Akuzat për racizëm synojnë Francën dhe Mbappen

Racizmi u bë një nga temat më shqetësuese të turneut, veçanërisht në incidentet që përfshinin Francën dhe kapitenin Kylian Mbappe.

Pas fitores së Francës ndaj Paraguait, senatorja paraguaiane Celeste Amarilla postoi komente fyese raciste ndaj Mbappes.

Federata Franceze e Futbollit ngriti një ankesë dhe prokurorët francezë hapën një hetim për fyerje të mundshme publike të rënduar ose nxitje të urrejtjes raciale.

Komentet e Amarilla-s u dënuan nga Presidenti Francez Emmanuel Macron, autoritetet Paraguaiane dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Polemika të mëtejshme dolën përpara gjysmëfinales Spanjë-Francë, kur ish-kryeministri spanjoll Mariano Rajoy shkroi se Franca kishte një ekip të fortë, por në fakt nuk kishte “asnjë lojtar francez”.

Vërejtja u interpretua gjerësisht si vënie në dyshim të identitetit francez të lojtarëve me ngjyrë dhe me prejardhje emigrantësh të ekipit. Rajoy hodhi poshtë akuzat për racizëm dhe tha se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

Retorikë e ngjashme doli edhe nga figurat politike në Argjentinë, duke intensifikuar debatin se si po portretizohej skuadra e larmishme e Francës gjatë turneut.

Sistemi i monitorimit i FIFA-s identifikoi më shumë se 89,000 postime abuzive në mediat sociale gjatë fazës së grupeve, me mesazhe me motive raciste që përbënin 11% të abuzimit të zbuluar.

Vendimi i Balogun ngre shqetësime për ndërhyrje politike

Një nga polemikat më të rëndësishme në qeverisje përfshinte sulmuesin amerikan Folarin Balogun.

Balogun u pezullua fillimisht pasi mori një karton të kuq kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, por FIFA më vonë e pezulloi ndalimin automatik, duke i lejuar atij të luante kundër Belgjikës.

Vendimi erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, falënderoi publikisht FIFA-n dhe thuhet se kontaktoi Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Federata belge e futbollit protestoi kundër vendimit, duke argumentuar se procesi normal disiplinor ishte dëmtuar dhe se ndikimi politik kishte ndikuar në drejtësinë sportive.

Polemika shkoi përtej ndeshjes individuale.

Politikanët evropianë dhe kritikët e qeverisjes kërkuan një hetim të pavarur, ndërsa Këshilli i Evropës paralajmëroi se vendimet e ndikuara politikisht po dëmtonin besueshmërinë e FIFA-s dhe integritetin e futbollit ndërkombëtar.

Belgjika në fund mundi SHBA-në, por rasti mbeti një nga incidentet më të debatuara të turneut jashtë fushës.

Kontradiktat e VAR dominojnë raundet eliminatore

Teknologjia e Ndihmësit Video të Arbitrit i ndau përsëri lojtarët, trajnerët dhe mbështetësit.

Fitorja e Argjentinës ndaj Egjiptit ishte veçanërisht e diskutueshme, me vendime që përfshinin penallti dhe ndërhyrje të mundshme që nxitën akuza për mospërputhje dhe favorizim.

Vendime të tjera të kontestuara gjatë fazës së grupeve dhe raundeve eliminatore ripërtërinë kritikat ndaj pragjeve të ndërhyrjes së VAR-it, kohëve të rishikimit dhe mungesës së komunikimit të qartë brenda stadiumeve.

Edhe pse FIFA vazhdoi ta mbronte teknologjinë si një mjet për korrigjimin e gabimeve të qarta, kritikët argumentuan se incidente të ngjashme trajtoheshin ndryshe nga një ndeshje në tjetrën.

Debatet treguan se zhvillimi teknologjik nuk i kishte dhënë fund mosmarrëveshjeve mbi interpretimin, transparencën dhe llogaridhënien.

Tensionet politike hyjnë në stadiume

Turneu u zhvillua në një sfond tensionesh të mëdha globale, veçanërisht ato që përfshinin Iranin dhe SHBA-në.

Pjesëmarrja e Iranit u bë politikisht e ndjeshme ndërsa armiqësitë në Lindjen e Mesme u intensifikuan, me shqetësime për sigurinë që preknin mbështetësit, rregullimet e udhëtimit dhe ngjarjet publike.

FIFA gjithashtu ndaloi flamujt, banderolat dhe shfaqjet e tjera që i referoheshin Ishujve Falkland në gjysmëfinalen Argjentinë-Angli.

Ndeshja u klasifikua si me rrezik të lartë për shkak të mosmarrëveshjes historike midis Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Masa kishte për qëllim të parandalonte provokimet politike, por ajo ngjalli debatin se ku FIFA e vendos vijën ndarëse midis shprehjes legjitime kombëtare dhe mesazheve të ndaluara politike.

Çmimet e biletave shkaktojnë reagime negative të tifozëve

Çmimet e biletave u bënë një tjetër burim kritikash.

Tifozët u përballën me çmime zyrtare historikisht të larta, lista të shtrenjta rishitjeje dhe kosto të konsiderueshme udhëtimi dhe akomodimi në tre vende të mëdha pritëse.

Mbrojtësi i Anglisë, Marc Guehi, e përshkroi politikën e çmimeve si “mbeturina”, pasi disa bileta për vendin e tretë në ndeshjet eliminatore u ofruan për qindra paund dhe pjesët e dukshme të stadiumit mbetën bosh.

Biletat premium për finalen thuhet se arritën dhjetëra mijëra dollarë, ndërsa çmimet e rishitjes u rritën edhe më shumë.

Amerikanizimi dhe komercializimi i futbollit

Turneu prezantoi një prezantim më të fokusuar në argëtim, të ndikuar nga sportet profesionale amerikane.

Shfaqjet e zgjeruara para ndeshjes, aktivizimet komerciale, argëtimi në stadium dhe propozimet për një përvojë finale në stilin e Super Bowl i ndanë mbështetësit.

Shfaqja inauguruese e pushimit të finales së Kupës së Botës paraqiti performanca nga Madonna, Justin Bieber, BTS, Shakira dhe Burna Boy, me dirigjentin Gustavo Dudamel, Korin e PS22 me Chris Martin të Coldplay, dhe Muppets që iu bashkuan spektaklit.

Disa e vlerësuan spektaklin dhe përpjekjen për të tërhequr audiencë të re.

Të tjerë argumentuan se pushimet reklamuese, paketat argëtuese dhe prioritetet e korporatave po ndryshonin ritmin tradicional të futbollit dhe po i largonin tifozët e zakonshëm nga turneu.

The post Triumf, tension dhe transformim, momente përcaktuese të Kupës së Botës 2026 appeared first on Euronews Albania.

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

20 July 2026 at 17:57

Shtetet e Bashkuara akuzuan Kubën për zhvillimin e një fushate spiunazhi dhe përmbysjeje prej dekadash, duke pretenduar se Havana ka infiltruar nivelet më të larta të qeverisë amerikane.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se regjimi kubanez ka zhvilluar për afro shtatë dekada një fushatë të vazhdueshme kundër SHBA-së, e cila, sipas tij, ka përfshirë infiltrimin në institucionet amerikane, rekrutimin e aktivistëve, mbështetjen e terrorizmit të krahut të majtë dhe operacione të gjera të inteligjencës.

Sipas deklaratës, Kuba ka ndërtuar një model të luftës së fshehtë të bazuar në spiunazh, infiltrime, sabotim dhe rrjete të ndërmjetësuara, me synimin për të dobësuar Shtetet e Bashkuara nga brenda.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, reagoi në platformën X, duke deklaruar se raporti “ekspozon historinë e plotë të spiunazhit dhe përmbysjes kubaneze në vendin tonë”.

Autoritetet kubaneze nuk kanë reaguar ende ndaj akuzave të ngritura nga Uashingtoni.

The post SHBA akuzon Kubën për spiunazh appeared first on Euronews Albania.

❌
❌