Normal view
-
- (EMRAT) Aksident në Sarandë, pamje nga vendngjarja/ Humbin jetën dy motrat, plagoset rëndë pasagjerja
(EMRAT) Aksident në Sarandë, pamje nga vendngjarja/ Humbin jetën dy motrat, plagoset rëndë pasagjerja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë. Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se kanë ndërruar jetë dy vajza dhe një e tretë ka mbetur e plagosur rëndë.
Policia njofton se mjeti ku udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi që drejtohej nga 23 vjeçari Kevi Norra.
Viktima kanë mbetur dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe.
/ abcnews.al/
Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur
Aksident i rëndë në aksin Sarandë – Delvinë, dy të vdekur dhe një i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvine.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit. / abcnews.al /
Cirku Kombëtar në Zvicër/ Rama: Trupa jonë magjike pushtoi skenën në Zyrih
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me krenari suksesin e trupës shqiptare në një nga festivalet më të njohura kulturore në Zvicër. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se “Trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e @faerbifestival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor për publikun.”
Performanca u zhvillua në kuadër të Festivalit Faerbi, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbledh trupa artistike nga e gjithë bota, dhe ku këtë vit Cirku Kombëtar shqiptar shkëlqeu me talentin dhe kreativitetin e tij. / abcnews.al /
Flakë dhe tym mbi Sanaa, Izraeli dhe Houthi-t në konflikt të hapur
Forcat izraelite kanë bombarduar kryeqytetin jemenas, Sanaa, sipas zyrtarëve izraelitë dhe jemenas, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Gaza.
Sipas televizionit Al Masirah, i lidhur me Houthi-t, sulmi i së dielës, 24 gusht, kishte si objektiv një impiant nafte dhe një central elektrik në Sanaa. Izraeli tha se sulmet përfshinin edhe një pallat presidencial, të cilin e cilësoi pjesë të një “kompleksi ushtarak”. Të paktën dy persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën, sipas raportimeve të Al Masirah.
Sulmet izraelite erdhën dy ditë pasi Houthi-t pretenduan se kanë lëshuar një raketë drejt Izraelit, pjesë e një fushate për të ndaluar mizoritë dhe bllokadën në Gaza.
“Forcat izraelite kryen sulmet si përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura nga regjimi terrorist Houthi ndaj shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij, përfshirë raketat tokë-tokë dhe pajisjet ajrore drejt territorit tonë,” tha ushtria izraelite.
Një zyrtar ushtarak Houthi deklaroi për Al Masirah se mbrojtja ajrore e grupit arriti të “neutralizonte shumicën e avionëve izraelitë pjesëmarrës në agresion dhe i detyroi të largoheshin”.
Pamjet e verifikuara nga Al Jazeera treguan flakë dhe tym që ngrihej mbi Sanaa pas sulmeve izraelite. Houthis theksuan se sulmet nuk do t’i pengojnë operacionet ushtarake për të mbështetur Palestinën.
“Agresioni izraelit ndaj Jemenit nuk do të na ndalojë të vazhdojmë mbështetjen për Gaza, pavarësisht sakrificave,” tha zyrtari Houthi, Mohammed al-Bukhaiti. Zyrtari tjetër i Ministrisë së Mbrojtjes Houthi, Abed al-Thawr, akuzoi Izraelin për bombardimin e infrastrukturës civile dhe e quajti sulmin “barbarizëm”. Ai tha se pallati presidencial që u godit ishte prej kohësh i braktisur.
Qeveria e udhëhequr nga Houthi në Sanaa e cilësoi sulmin izraelit një “krim lufte” që synon të dëmtojë popullin jemenas dhe të krijojë një “fitore të rreme” me kolonat e tymit mbi qytet. Sulmet izraelite në impiantet elektrike dhe portet e Jemenit kanë vazhduar për më shumë se një muaj, ndërsa këtë javë forcat detare izraelite goditën një central tjetër në Sanaa.
Të premten, Houthi-t thanë se kishin lansuar një raketë hipersonike dhe dy dronë ndaj Izraelit, duke premtuar të qëndrojnë pranë Palestinës “deri sa të ndalojë agresioni ndaj Gazës dhe të hiqet bllokada”.
Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen për herën e 31-të në 9 muaj
Vullkani Kilauea, një nga më aktivët në botë, shpërtheu për herë të 31-të që nga dhjetori, duke konfirmuar aktivitetin e tij të shpeshtë.
Aktiviteti vullkanik ishte i kufizuar në kraterin e majës, që do të thotë se asnjë shtëpi apo zonë banimi nuk u kërcënua, sipas Associated Press. Megjithatë, vizitorët dhe banorët e Havait patën mundësinë ta shihnin spektaklin nga afër në Parkun Kombëtar të Vullkaneve të Hawait.
Vullnetarja e parkut, Janice Way, e cila shpejton ta kapë fenomenin në fotografi dhe video, përshkruan se si kur lava shpërthen si një shatërvan, tingulli të kujton atë të një motori aeroplani, ndërsa nxehtësia mund të ndihet edhe nga më shumë se një milje larg.
“Çdo shpërthim është si të ulesh në rreshtin e parë të spektaklit më të mahnitshëm të natyrës”, tha Way.
-
- Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet në kryeqytetin e Jemenit
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet në kryeqytetin e Jemenit
Ushtria Izraelite sulmoi këtë të dielë kryeqytetin e Jemenit Sanaa duke lënë të vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 35 të tjerë sipas asaj që raportoi televizioni Al Masirah, I lidhur me rrebelët Houthi.
Tel Avivi zyrtar I cili raportoi se në këtë operacion morën pjesë 10 avionë luftarakë tha se shënjestra e tyre ishte një impiant nafte, një central elektrik dhe një kompleks presidencial në kryeqytetin e Jemenit.
Ushtria izraelite deklaroi se objektivat ndodheshin brenda një “kompleksi ushtarak”, ndërsa zyrtarët Houthi thanë se Izraeli ka goditur infrastrukturë civile.
Sulmi Izraelit mbi rrebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani, erdhi pasi të premten ky grup militant deklaroi se kishte lëshuar një rraketë balistike hipersonike dhe du drone kundër Izraelit, me qëllim presionin ndaj Tel Avivit që ti jap fund luftës në Gaza.
Ushtria izraelite i quajti bombardimet “përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura të regjimit terrorist Houthi ndaj shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”.
Nj zyrtar ushtarak i Rrebeleve Houthi te Jemenit deklaroi kete te diele se mbrojta ajrore e Jemenit arriti te neutralizoje sulmet e kryeara nga Avionet Izraelite, megjithate pamjet e publikuara ne rrjetet sociale treguan shperthime te medha ne kryeyqtetin e Jemenit. Qeveria de facto në Sana’a e cilësoi bombardimin një “krim lufte”, duke akuzuar Izraelin dhe SHBA për përshkallëzim të luftës në rajon.
Rrebelet Houthi te mbeshtetur nga Irani deklaruan se nuk do ta ndalin operacionet e tyre në mbështetje të palestinezëve në Gaza.
Izraeli ka kryer disa goditje ndaj objekteve energjetike dhe porteve jemenase gjatë muajit të fundit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten paralelisht me luftën në Gaza. / abcnews.al /
Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri në 95 vjeç, sipas Agjencisë Franceze të Shëndetit Publik. Dy prej të prekurve kanë ndërruar jetë, ndërsa autoritetet po hetojnë burimin e infeksionit, i cili dyshohet të jetë i lidhur me konsumin e djathërave të prodhuar nga kompania Chavegrand, që përdor qumësht të pasterizuar.
Zyrtarët e shëndetësisë franceze kanë ndërmarrë masa emergjente për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produkteve të kësaj kompanie, ndërkohë që paralajmërojnë për rrezikun që paraqesin produktet e kontaminuara. Djathërat janë shpërndarë jo vetëm në supermarkete të mëdha brenda Francës, por edhe në rreth 30 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Belgjikën, Danimarkën, dhe shumë shtete të tjera.
Listerioza është veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Simptomat mund të përfshijnë ethe, dhimbje muskujsh, të përziera dhe, në raste të rënda, meningjit. Autoritetet franceze të shëndetësisë u bënë thirrje njerëzve të mos konsumojnë djathrat e tërhequr nga tregu dhe të monitorojnë nga afër shëndetin e tyre nëse i kanë konsumuar kohët e fundit. / abcnews.al /
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit me ndërmjetësimin e Emirateve Arabe
Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve, sipas një njoftimi nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Të dy vendet kanë ndërruar nga 146 të burgosur secila palë, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ministria ruse bëri të ditur se të gjithë shtetasit rusë të liruar janë transportuar në Bjellorusi, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike.
Gjithashtu, Ukraina ka kthyer në Moskë edhe tetë qytetarë rusë, banorë të rajonit të Kurskut, të cilët sipas autoriteteve ishin mbajtur në territorin ukrainas.
Ky shkëmbim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme humanitare për lirimin e të burgosurve të luftës mes dy vendeve, ndërsa lufta në Ukrainë vijon të marrë jetë dhe të shkaktojë dëme të mëdha në të dyja palët. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë luajtur një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në këtë proces. / abcnews.al /
News Room me Emilian Islami, (24/08/2025)
Shkrumbohet mjeti në Gjirokastër/ Shpëton pa lëndime shoferi
Nje automjet tip Ford qe udhetonte nga fshati Dhoksat ne drejtim te Gjirokastres eshte shkrumbuar plotesisht nga flaket.
Pavaresisht nderhyrjes se repartit zjarefikes mjeti u dogj i teri ndersa per fat te mire nuk pati lendime ne njerez.
Drejtuesi tha se gjithcka ndodhi ne pak momente ndersa mjeti mori flake gjate kohes qe ishte ne levizje. / abcnews.al /
-
- Zjarr në gomisteri, disa të evakuuar/ Ngjarja në rrethrrotullimin e Shkozetit, dëme të mëdha materiale
Zjarr në gomisteri, disa të evakuuar/ Ngjarja në rrethrrotullimin e Shkozetit, dëme të mëdha materiale
Një gomisteri në lagjen 14 në Shkozet, të Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.
Zjarri ka rënë në katin e parë të godinës 3 katëshe, e cila funksiononte si gomisteri.
Nga flakët nuk ka të dëmtuar, ndërsa për rreth 20 minuta shërbimi i zjarrëfikesve vuri nën kontroll situatën, ndërsa u desh edhe evakuimi i banorëve gjatë operacionit për fikjen e zjarrit.
Siç shihet edhe nga pamjet si pasojë e flakëve muret e kateve më lart janë nxirë nga tymi, por flakët nuk kanë depërtuar brenda për shkak të ndërhyrjes së menjëherëshme.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, për të cilin po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Në Elbasan një bombul gazi ka marrë flakë në një objekt që përdorej si magazinë në qëndër të qytetit. Flakët janë përhapur në brendësi të godinës por menjëherë punonjësit e zjarrëfikëses kanë ndërhyrë duke vënë nën kontroll situatën.Nga zjarri i rënë ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Magazina ndodhej në një zonë të banuar por ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka lejuar që të përhapet në godinat aty pranë. / abcnews.al /
Izraeli bombardon qytetin e Gazës para ofensivës së madhe
Aeroplanë dhe tanke kanë bombarduar disa pjesë të qytetit të Gazës, ndërsa planet e Izraelit për të pushtuar zonën më të madhe urbane të territorit rrisin presionin ndaj pothuajse një milioni palestinezëve që jetojnë aty.
Siç shkruan “BBC” këtë të dielë, banorët kanë raportuar për shpërthime të pandërprera në pjesët veriore dhe lindore të qytetit.
Forcat izraelite janë rikthyer gjithashtu për të hedhur në erë ndërtesat në kampin e refugjatëve Jabalia, më në veri.
Ministria e shëndetësisë e administruar nga Hamasi në territor njoftoi se 64 persona u vranë dhe rreth 300 u plagosën në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas saj, numri total i të vrarëve që nga fillimi i fushatës masive të Izraelit për të mposhtur Hamasin ka arritur në 62 mijë e 686, ndërsa janë plagosur 157 mijë e 951 të tjerë.
Ushtarët izraelitë nisën një operacion në Gaza si përgjigje ndaj sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1 mijë e 200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar të mposhtë Hamasin dhe ka sfiduar kritikat e ndërkombëtarëve për planet e tij për zgjerimin e luftës.
Rreth 60 mijë rezervistë janë thirrur për të marrë pjesë në operacionin izraelit.
Ndonëse sulmet ndaj qytetit të Gazës nuk kanë filluar ende me intensitet të plotë, ato vazhdojnë pa ndërprerje, zonat Zeitoun dhe Shejayia janë goditur nga ajri gjatë natës së së dielës, ndërsa lagjja Sabra është goditur me tanke.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar gjithashtu se ushtarët kanë rikthyer aktivitetin në zonën Jabalia në ditët e fundit.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të dielën se një anëtar i stafit është liruar nga IDF pas mbajtjes si i burgosur që nga 21 korriku në Gaza. Nuk ka detaje të tjera për identitetin e punonjësit të OBSH-së apo arsyet e mbajtjes së tij.
Netanyahu po përballet gjithashtu me presion të madh në Izrael, veçanërisht nga familjet e pengjeve që duan që ai të negociojë për përfundimin e luftës për të sjellë të afërmit e tyre në shtëpi.
Mendohet se vetëm 20 nga 50 pengjet që mbahen ende në Gaza janë gjallë.
Protesta në Australi në mbështetje të Palestinës pas përplasjes mes Netanyahut dhe Albanese
Mijëra australianë dolën në rrugë këtë të diel për të protestuar në mbështetje të çështjes palestineze, vetëm dy javë pasi Australia njoftoi njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës. Sipas organizatës Palestine Action Group, më shumë se 40 protesta u zhvilluan në të gjithë vendin, duke përfshirë qytete të mëdha si Sidnei, Melburn dhe Brisbane. Organizatorët pretendojnë se rreth 350,000 persona morën pjesë në këto manifestime, ndonëse policia ka raportuar shifra më të ulëta në disa zona.
Në Sidnei, organizatori Josh Lees deklaroi se protestuesit po kërkonin “fundin e gjenocidit në Gaza” dhe sanksione ndaj Izraelit. “Qeveria jonë duhet të qëndrojë në anën e drejtësisë dhe të ndërmarrë hapa të qartë kundër krimeve të kryera në Gaza,” tha ai.
Nga ana tjetër, Këshilli Ekzekutiv i Hebrenjve Australianë (Executive Council of Australian Jewry) kritikoi protestat, duke i quajtur ato “të rrezikshme dhe të papërshtatshme”.
Tensionet mes Australisë dhe Izraelit janë përshkallëzuar kohët e fundit, veçanërisht pas vendimit të qeverisë së kryeministrit Anthony Albanese për të njohur Palestinën si shtet më 11 gusht. Ky veprim u pasua nga një protestë masive mbi Urën e Sidneit, ku dhjetëra mijëra qytetarë shprehën mbështetjen për popullin palestinez.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra ndaj Albanese, duke e cilësuar atë si “një politikan të dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë australianë”. Ai shtoi se “rekordi i tij është njollosur përjetësisht nga dobësia përballë terroristëve të Hamasit”.
Në përgjigje, Albanese tha se nuk i merr sulmet personale dhe se gjithmonë sillet me respekt ndaj liderëve të vendeve të tjera.
Protestat në Australi vijnë në një moment kritik për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe tregojnë ndarjen në rritje të opinionit publik ndërkombëtar lidhur me konfliktin izraelito-palestinez. / abcnews.al /
News Line me Rovena Nezirin, (24/08/2025)
Martirizimi i Shën Kozma Etolit/ Kryepiskopi Joani mban meshën në prani të qindra besimtarëve
Pelegrine nga i gjithe vendi, greqia dhe turiste te huaj ndoqen meshen qe perkujton martirizimin e Shen Kozma Etolit ne manastirin e ndertuar për nder te tij ne Kolkondas te Libofshes. Kryepiskopi Joani tha pas meshes se figura e shen Kozma Etolit eshte nje shembull qe jo vetem duhet admiruar por edhe ndjekur nga besimtaret
Pelegrinazhi ne manastirin e Shen Kozmait fillon ne 20 gusht dhe vazhdon per kater dite. Besimtare te shumte nga zona e Myzeqesë por edhe nga greqia fqinje vizitojne varrin e shenjtorit ne manastir duke besuar ne aftesite mrekulliberese te tij.
“Morem autobusin ne Janine dhe erdhem… ndezem nje qiri.”
“Jemi ortodokse praktikante.. kemi ardhur shpesh here ne shqiperi.. por ketu hera e pare.. erdhem te perulemi te varri i at Kozmait… dhe na pelqen turizmi kulturor..”
Kozma Etoli ishte misionar i Kishes Greke ne Shqiperi ne vitet 1760-1770. Ai u be nje nga figurat me dashura per ortodokset ne jug te vendit ndërsa u shenjterua ne vitin 1961 nga Sinodi i shenjte i Patriarkanes Ekumenike te Stambollit. / abcnews.al /
Shqipëria Sot me Rovena Nezirin, (24/08/2025)
Zbulohen mijëra bimë kanabisi/ Në Postribë e në Vaun e Dejës vihen nën hetim 3 kryepleq
Rreth 2 mijë bimë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në Shkodër. Konkretishtë, në operacionin e koduar “Koordinata” u asgjësuan në Postribë, 186 bimë kanabis, dhe 1801 të tjera në Vaun e Dejës.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se janë proceduar 3 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre, ndërsa kultivuesit ende nuk janë identifikuar.
Edhe në Lezhë, një 38-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit koordinata, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, efektivët konstatuan Anton Bibën teksa kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij në Laç.
Autori kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e shtëpisë.
Në njoftimin zyrtar, policia thotë se bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Pranga piromanëve në Fier dhe Gramsh/ Arrestohet 51-vjeçari, ndezi zjarr tek shinat e trenit
Dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Fier dhe Gramsh me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.
Policia e Fierit thotë se ka vënë në pranga një 51-vjeçar pasi ndezi zjarr qëllimisht në afërsi të shinave të trenit në lagjen 16 prilli.
Si pasojë e zjarrit të qëllimshëm, u dogjën 600 metra katrorë lëndë drusore në linjën hekurudhore.
Nga hetimet paraprake, rezulton se 51-vjeçari ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet.
Gjykata e Elbasanit la në burg një 26-vjeçar të vënë në pranga një ditë më parë. I riu akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme në bashkëpunim me babain e tij.
Sipas hetimeve, 26-vjeçari ka ndezur zjarr në një pjesë të pyllit në fshatin Bresnik I Poshtëm të Gramshit, me qëllim që të shtrinte tubin e ujit për të vaditur ullinjtë.
Ai ka deklaruar se ka qenë bashkë me të atin kur kanë ndezur zjarrin dhe se flakët i ka mbajtur nën kontroll. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ‘Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’.
Ndërkohë, edhe në Tiranë, një 63-vjeçar është vënë nën hetim pasi nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe me shkurre në fshatin Pezë Helmas. / abcnews.al /
-
- Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë/ Zelensky premton paqe të drejtë, liderët botërorë mesazhe urime
Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë/ Zelensky premton paqe të drejtë, liderët botërorë mesazhe urime
Ukraina festoi këtë të dielë 34 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, në atë që konsiderohet festa më e rëndësishme shtetërore pavarësisht se prej 3 vitesh vendi është në luftë me Rusinë.
Në një fjalim drejtuar Kombit Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky u shpreh se është vetë çështje kohe përpara se Ukraina të jetë e bashkuar sërisht si një familje, ndërsa shtoi se një paqe e drejtë është ajo ku Ukraina vendos vetë për të ardhmen e saj. Zelensky ripërsëriti zotimin e tij se nuk do të ketë lëshime territoriale, ndërsa shtoi se ndonëse nuk e kanë fituar ende këtë luft, sigurisht që Ukraina as nuk ka humbur.
Dhjetëra Liderë Botëror uruan Ukrainën në përvjetorin e pavarësisë së saj ku mes tyre edhe Presidenti Amerikan Donald Trump. Në letrën drejtuar Zelenskyt kreu I Shtëpisë së Bardhë teksa vlerëson sakrficat dhe qëndresën e popullit Ukrainas për liri shkruan se duhet ti jepet fund vrasjeve të pakuptimta nëpërmjet një marrëveshje paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Në ceremoninë e 34 vjetorit të pavarësisë Ukrainase që u mbajt këtë të dielë në Kiev mori pjesë edhe I dërguari i Donald Trump për Luftën Rusi- Ukrainë Keith Kellog I cili u nderua nga Zelensky me cmimin Urdhëri I Meritës.
Krah presidentit Ukrainas në këtë ditë të rëndësisshme ishte edhe kryeministri Kanadez Mark Carney I cili tha se vendi I tij do të qëndrojë gjithmonë në krah të Kievit. Në mesin e dhjetërave personaliteteve të larta që Uruan Ukrainën për Pavarësisnë e saj ishte edhe Papa Leoni I 14 I cili në letrën drejtuar Zelensyt shkroi se ai lutet për plagët e popullit Ukrainas dhe shpreson që shumë shpejt të ketë heshtje të armëve dhe t’I hapet rrugë dialogut dhe paqes.
Nderkohe qe ne Kiev mbaheshin festimet e pavaresise Ukrainase Rusia fajsoi këtë të dielë Kievin, duke thene se forcat ushtarake te trye kishin sulmuar me dron njërin prej centraleve të saj bërthamore në rajonin perëndimor të Kurskut, duke thënë se sulmi kishte shkaktuar një zjarr që u shua shpejt dhe fatmirësisht nuk pati viktima.
Moska zyrtare tha se sulmi me drone kishte dëmtuar një transformator, megjithatë sipas njoftimit të dhënë në Telegram nivelet e rrezatimin në centralin bërthamor ishin brenda normës. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike iu ka bërë thirrje vazhdimisht si Rusisë ashtu edhe Ukrainës që të tregojnë përmbajtje maksimale sa i perket sulmeve ndaj objekteve bërthamore përgjatë luftës.
Kremlini tha se sulmet Ukrainase goditën këtë të dielë edhe portin Ust – Lugë në Shën Petersburg duke shkaktuar zjarr në një terminal të madh karburanti. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra forca zjarrfikëse. / abcnews.al /