Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Abc News

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

16 August 2025 at 08:45

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky zhvillim vjen vetëm pak minuta pasi agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se gjatë takimit mes Trump dhe Putin nuk është diskutuar për një samit të mundshëm që do të përfshinte edhe presidentin ukrainas.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pas përfundimit të bisedës me Zelenskyy, Trump ka zhvilluar gjithashtu telefonata me disa udhëheqës të vendeve anëtare të NATO-s.

Ende nuk janë publikuar detaje rreth përmbajtjes së bisedës mes Trump dhe Zelenskyy, por ajo vjen në një moment kritik për konfliktin në Ukrainë, pas dështimit për të arritur një marrëveshje për armëpushim gjatë takimit Trump-Putin në Alaskë. / abcnews.al /

Melania Trump letër Putinit/ Zonja e parë ngre shqetësimin për fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës

16 August 2025 at 08:32

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus, Vladimir Putin, duke ngritur shqetësimin për fatin e fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë dhe Rusi, konfirmuan dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Letra iu dorëzua Putinit personalisht nga presidenti Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë, sipas burimeve. Melania Trump, e lindur në Slloveni, nuk ishte pjesë e delegacionit në këtë udhëtim.

Zyrtarët nuk zbuluan përmbajtjen e plotë të letrës, por thanë se ajo përmendte rrëmbimin e fëmijëve si pasojë e luftës në Ukrainë – një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme për Kievin.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për rrëmbimin e dhjetëra mijëra fëmijëve, të cilët janë dërguar në territor rus apo në zona të pushtuara nga Rusia pa pëlqimin e familjarëve apo kujdestarëve ligjorë, duke e cilësuar këtë akt si krim lufte që përmbush përkufizimin e gjenocidit sipas konventave të OKB-së.

Moska ka deklaruar më herët se veprimet e saj kanë për qëllim “mbrojtjen e fëmijëve të pambrojtur nga zona lufte”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se Rusia ka shkaktuar vuajtje të mëdha për miliona fëmijë ukrainas dhe ka shkelur të drejtat e tyre që prej nisjes së pushtimit të plotë në vitin 2022.

Takimi mes Trump dhe Putin zgjati gati tre orë në një bazë ushtarake amerikane në Anchorage, Alaska, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për armëpushim në konfliktin në Ukrainë. / abcnews.al /

Shkëmbime territoresh në emër të paqes?/ Trump për frontin e luftës: Ende pa marrëveshje

16 August 2025 at 08:21

“Nuk ka marrëveshje pa një marrëveshje!”– Me këto fjalë, presidenti amerikan Donald Trump përmbylli deklaratën e tij mbi samitin me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se edhe pse është arritur dakordësi në disa pika kyçe për përfundimin e luftës në Ukrainë, marrëveshja duhet të zyrtarizohet.

Trump bëri të ditur se do të thërrasë NATO-n dhe do të komunikojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për gjithçka u fol në këtë takim.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se me Putinin kanë rënë dakord që lufta të mbyllet përmes një marrëveshjeje me shkëmbim territoresh dhe garanci sigurie nga SHBA-të për Ukrainën.

I pyetur nga Sean Hannity i Fox News për mundësinë e koncesioneve territoriale në favor të Rusisë dhe angazhimeve amerikane për mbrojtjen e Ukrainës, Trump u shpreh: “Mendoj se këto janë pikat që kemi negociuar dhe për të cilat jemi dakord në masë të madhe. Në fakt, mendoj se pajtohemi për shumë gjëra. Takimi ishte i ngrohtë.”

Ai e quajti Putinin “njeri të fortë” dhe “të ashpër”, por shtoi se bisedimet ishin pozitive.

“Jemi shumë afër fundit. Por, shikoni, Ukraina duhet të bjerë dakord për këtë,” tha Trump, duke i dhënë një mesazh të qartë Zelenskyt: “Duhet bërë një marrëveshje.”

Putin ‘dronë nga Alaska’/ Rusia sulmon Ukrainën me 85 dronë gjatë natës

16 August 2025 at 07:45

Ushtria Ajrore e Ukrainës ka raportuar se Rusia ka kryer një sulm të gjerë ajror gjatë natës, duke lëshuar 85 dronë sulmues dhe një raketë balistike drejt territorit ukrainas. Sipas deklaratës zyrtare, sulmet kanë pasur në shënjestër rajonet në vijën e parë të frontit: Sumy, Donetsk, Chernihiv dhe Dnipropetrovsk.

Forcat ukrainase kanë bërë të ditur se kanë arritur të shkatërrojnë 61 nga 85 dronët sulmues, duke parandaluar dëme më të mëdha në infrastrukturë dhe civilë.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi 139 përleshje në vijën e frontit gjatë 24 orëve të fundit, duke treguar për një intensifikim të luftimeve.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se gjatë së njëjtës periudhë ka rrëzuar 29 dronë ukrainas në territore të ndryshme ruse, përfshirë edhe 10 në rajonin e Rostovit. / abcnews.al /

Parashikimi i motit, 16 gusht 2025

16 August 2025 at 07:00

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në Verilindje e Juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era me drejtim Juglindje -Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti-Valëzimi 1-2 ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve 16 gusht 2025

16 August 2025 at 07:00

Dashi

Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire dhe emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie me te. Për financat mos u shqetësoni sepse do jene te mira.

Demi

Do e shfrytëzoni pa fund çdo moment kur te jeni pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene shume te fuqishme. Hera herës do iu duhet sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret do njihen me persona nga me te ndryshmit, por ata qe do kenë një sjelle te ëmbël do iu pëlqejnë me shume. Situata financiare do konsolidohet. Do bëni një riorganizim të te ardhurave.

Binjaket

Dite goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe gjerat nuk do shkojnë si duhet. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, për dashurinë e madhe duhet ende te presin. Për sa iu përket te ardhurave, do dini si t’i menaxhoni qe te mos keni vështirësi.

Gaforrja

Duke pare pozicionin aspak te favorshëm te Marsit, duhet thënë se jeta juaj ne çift do kaloje një faze te vështirë sot. Lodhja ne pune do beje te veten dhe nuk do duroni dot kritikat e shumta te partnerit. Kjo do sjelle edhe debate. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo t’i bëjnë gjerat me sy mbyllur. Financat do i keni ne vëmendje dhe nuk do hidhni hapa te nxituara.

Luani

Do bashkëpunoni dhe do flisni për gjithçka sot me atë qe keni ne krah. Kjo do iu afroje me tepër me njeri-tjetrin dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë takime pa fund, por do hezitojnë te hedhin hapa me tej. Merrni gjithë kohen e nevojshme për te mësuar kush ehte i duhuri. Te ardhurat fatmirësisht do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Virgjeresha

Askush dhe asgjë nuk do iu pengoje sot te bëni ato qe ndjeni ne jetën tuaj ne çift. Partner do iu gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet, por duhet te qëndrojnë sa me gjate me këmbë ne toke. Ne këtë mënyrë nuk do lëndohen. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do ia dilni ta përmirësoni situatën.

Peshorja
Dita e sotme do jete shume e qete dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë emocionet nuk do kenë atë intensitet qe ata prisnin. Nëse jeni beqare, edhe sot ka mundësi te vazhdoni te mbeteni me te njëjtin status. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Shmangni marrjen e huave dhe mundohuni qe duke ulur shpenzimet t’ia dilni.

Akrepi

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe hera herës gjithçka do duket rutine. Ne fakt duhen bere disa ndryshime para se situata te marre tatëpjetën. Beqaret do e kenë te pamundur sot t’i bëjnë balle tundimit ndaj disa personave dhe do hidhen pa u menduar shume ne krahët e tyre. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi.

Shigjetari

Urani do jete planeti qe do influencoje gjate gjithë ditës jetën sentimentale te çifteve. Ai do i beje ata me te hapur edhe ndaj eksperiencave te reja. Beqaret është e kote qe te mundohen shume sepse nuk do iu arrijnë dot te krijojnë një lidhje. Te ardhurat duhen pasur me shume se kurrë ne vëmendje. Po shpenzuat me maturi nuk do kini vështirësi aspak.

Bricjapi

Jeta sentimentale e te dashuruarve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni përgjithësisht ne humor dhe nuk do keni aspak konflikte me partnerin. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa bere sakrifica apo çmenduri. Financat duhen pasur ne qendër te vëmendjes. Situata nuk do jete aspak e favorshme për te kryer investime.

Ujori

Klima yjore do jete e dyzuar gjate kësaj dite për çiftet. Here do jeni ne humor te mire dhe here do debatoni aspër me partnerin për gjera elementare. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me inat, por t’ia lënë gjithçka kohës dhe momentit. Te ardhurat fatmirësisht do jene te mira. Nuk do keni as problemin me te vogël kështu qe mund te rrini te qete.

Peshqit

Hëna do jete e pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni dëshira te çmendura te cilat partneri do ua plotësojë pa u menduar shume. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm nëse shohin se takimet nuk janë ashtu si ata i kane menduar. Financat do jene goxha me te mira se me pare kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër. / abcnews.al /

Trump: Nuk ka marrëveshje, por është arritur përparim pas bisedimeve me Putin për Ukrainën

By: xhir jeta
16 August 2025 at 01:38

Trump dhe Putin folën krah për krah në konferencë për rreth 10 minuta. Të dy treguan se ishte bërë përparim gjatë bisedimeve të tyre private, por ato përfunduan pa një marrëveshje të fortë.

Ja pikat kryesore të deklaratave të tyre sipas BBC:

Putin thotë se është “sinqerisht i interesuar” për t’i dhënë fund konfliktit, të cilin e përshkroi si një “tragjedi”.

Por ai thotë se Rusia duhet të eliminojë “shkaqet kryesore” të konfliktit – dhe paralajmëron Ukrainën dhe Evropën se nuk duhet të “sabotojnë” bisedimet.
Putin e përshkruan takimin si një “pikënisje për zgjidhjen” e konfliktit.

Ai e përshkruan marrëdhënien e tij me Trump si “të ngjashme me biznesin” – dhe pajtohet me pretendimin e përsëritur të presidentit amerikan se lufta nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte mbetur në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump thotë se ka ende pika mosmarrëveshjeje dhe “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje” – duke shtuar “nuk arritëm atje” pavarësisht progresit.

Ai thotë se “u ra dakord për shumë pika”, por “disa” mbeten, duke shtuar se “një është më e rëndësishmja” pa specifikuar se si.

Ai thotë se do t’i njoftojë Zelesnky dhe udhëheqësit evropianë së shpejti – dhe “në fund të fundit varet prej tyre”.

Trump përfundon duke thënë se “ndoshta” do ta shohë përsëri udhëheqësin rus së shpejti

Putin përgjigjet: “Herën tjetër në Moskë”.

‘Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”, Trump: Takimi me Putin produktiv

By: xhir jeta
16 August 2025 at 01:28

Presidenti Donald Trump tha se ai dhe Presidenti rus Vladimir Putin “bënë disa përparime” dhe “përparim të madh” në takimin e tyre dypalësh.

Megjithatë, shtoi ai, “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”.

“Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Dhe, sigurisht, do të telefonoj Presidentin Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Trump.

“Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, por Trump tha, “Nuk arritëm atje, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje.

“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie fantastike me Presidentin Putin.”, thotë Trump.

Ai e quan takimin e tyre “jashtëzakonisht produktiv”, por shton se disa gjëra ende nuk janë vendosur.
Por ne kemi një “shans shumë të mirë” për përparim të mëtejshëm, thotë ai.

Trump dhe Putin nuk pranuan pyetje në konferencën për shtyp pas deklaratave të tyre.

Presidenti Putin nuk dha komente dhe foli për rreth tetë minuta. Në krahasim, Trump, i cili nuk është zakonisht i shkurtër në fjalime, foli vetëm për rreth tre minuta.

‘Ukraina çështja qendrore’, Putin në konferencë me Trump: Për zgjidhje afatgjatë duhet…

By: xhir jeta
16 August 2025 at 01:19

‘Çështja qendrore e diskutimit me Presidentin Trump ishte konflikti në Ukrainë’, thotë Putin.

Ai shton se për të bërë një “zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, ne duhet të eliminojmë shkaqet kryesore të konfliktit”, pa dhënë detaje se çfarë nënkupton.

Putin dhe Trump ndodhen ne një konferencë për mediat, pas një takimi dypalësh që zgjati për rreth 3 orë në Alaskë.

‘SHBA dhe Rusia janë fqinjë të ngushtë’, Putin zbulon çfarë i tha Trump gjatë shtrëngimit të duarve

By: xhir jeta
16 August 2025 at 01:10

Putin thotë se si SHBA-ja ashtu edhe Rusia, “edhe pse të ndara nga oqeanet, janë fqinjë të ngushtë”.

“Ata janë vetëm 4 km larg njëri-tjetrit. Ne jemi fqinjë të ngushtë dhe ky është një fakt”, vazhdon ai.

Për këtë arsye, ai i tha Trumpit “përshëndetje, fqinj”, kur ata shtrënguan duart në pistë më herët sot, thotë Putin.
Putin vazhdon të përshkruajë historinë e Alaskës, e cila ishte pjesë e territorit të Rusisë përpara se t’i shitej SHBA-së në mesin e viteve 1800.

Ai vëren praninë e kishave ortodokse ruse në shtetin amerikan, duke u thënë gazetarëve: “Jam i sigurt se kjo trashëgimi do të na ndihmojë të rindërtojmë dhe të nxisim lidhje të ndërsjella të dobishme dhe të barabarta”.
Ai vëren se nuk ka pasur samite midis dy vendeve për disa vite dhe thotë se marrëdhëniet dypalëshe kishin “rënë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë”.
Ai thotë se ishte koha për të kaluar nga konfrontimi në dialog dhe e quan takimin “të vonuar prej kohësh”.
Ai thotë se ai dhe Trump kanë pasur një numër telefonatash “të sinqerta” dhe vëren se i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, gjithashtu e ka mbajtur dialogun në vazhdim.

Pas tre orësh takim, Trump dhe Putin në konferencë, çfarë shkaktoi të qeshurat në sallë

By: xhir jeta
16 August 2025 at 01:04

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë në konferencë së bashku pasi zhvilluan rreth tre orë bisedime me dyer të mbyllura.

Kjo konferencë e përbashkët për shtyp po zhvillohet rreth gjysmë ore më herët nga sa pritej.

Ata po flasin në podiume që mbajnë vulën presidenciale të SHBA-së, me një sfond ku shkruhej “në ndjekje të paqes”. Flamujt rusë dhe amerikanë janë të pozicionuar krah për krah.
Trump i bën shenjë Putinit, duke i lejuar atij të flasë i pari, ç’ ka u shoqërua me të qeshura në sallë.

Zgjati rreth 3 orë/ Përfundon takimi Trump – Putin në Alaskë

By: xhir jeta
16 August 2025 at 00:48

Ka përfunduar takimi nes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaskë, takim i cili zgjati për rreth tre orë.

Referuar burimeve nga Kremlini, BBC shkruan se Kremlini konfirmoi se kishin përfunduar vetëm pak kohë më parë.
I dërguari rus Kirill Dmitriev i thotë agjencisë së lajmeve Interfax se takimi Trump-Putin kishte shkuar “jashtëzakonisht mirë”.
Në imazhet e shpërndara në Telegram nga media të tjera ruse, Dmitriev shihet gjithashtu duke buzëqeshur gjerësisht dhe duke u ulur në sallën e konferencës për shtyp.
I pyetur për më shumë detaje, ai i shmanget pyetjeve, por i thotë një korrespondent për median Rossiya 24: “Vetëm për një sekondë do të mësojmë gjithçka rreth kësaj.”

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Yesterday — 15 August 2025Abc News

Zelensky: Rusia nuk ka dhënë asnjë sinjal se është gati t’i japë fund luftës

By: Re Nato
15 August 2025 at 22:46

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk ka “sinjale” se Rusia do t’i japë fund luftës së saj, duke përmendur sulme të shumta në qytetet ukrainase sot, ndërsa presidentët rusë dhe amerikanë përgatiten për takimin e tyre në Alaska.

“Lufta vazhdon”, tha Zelensky në një fjalim të regjistruar. “Ajo vazhdon pikërisht sepse nuk ka asnjë urdhër, as ndonjë sinjal nga Moska se po përgatitet t’i japë fund kësaj lufte.”

«Ata po vrasin edhe ditën e negociatave», vazhdoi Zelensky. «Dhe kjo flet shumë».

Një sulm rus vrau një civil në Ukrainën qendrore më parë, të shtënat me armë zjarri ruse në rajonin lindor të Donetskut vranë dy oficerë policie dhe një tjetër sulm goditi “infrastrukturën civile” në Sumy, sipas autoriteteve ukrainase.

“Ukraina është gati të punojë sa më produktivisht të jetë e mundur për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky. “Shpresojmë për një qëndrim të fortë nga Amerika. Gjithçka do të varet nga kjo – rusët respektojnë forcën amerikane. Vetëm forcën.”

Zelensky shtoi se administrata e tij po koordinohet me aleatët evropianë dhe kërkoi “të paktën” një takim midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së.

“Rusia duhet t’i japë fund luftës që e filloi vetë dhe që ka zgjatur prej vitesh”, tha presidenti ukrainas. “Vrasjet duhet të ndalen. Nevojitet një takim udhëheqësish. Të paktën, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të takohen.”

Cilët janë personat që shoqërojnë Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

By: Re Nato
15 August 2025 at 22:30

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte një takim kokë më kokë me vetëm dy përkthyes të pranishëm, po marrin pjesë katër persona të tjerë.

Nga ana amerikane është Sekretari i Shtetit Marco Rubio , i cili në vitin 2016 e sfidoi Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane për të zgjedhur kandidatin presidencial (ai doli i treti), por më pas u bë aleat i ish-manjatit, dhe Steve Witkoff, një avokat dhe zhvillues pasurish të paluajtshme dhe mik i Trumpit, i cili në muajt e fundit është bërë i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë i ngarkuar me menaxhimin e dosjeve më të ndjeshme ndërkombëtare, siç është kriza e Lindjes së Mesme dhe, pikërisht, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës.

Nga pala ruse, Putinit ju bashkua shtatëdhjetë e pesë vjeçari Sergei Lavrov, një veteran që shërbeu si ambasador i Moskës në Kombet e Bashkuara për dhjetë vjet dhe ka qenë Ministër i Jashtëm për njëzet e një vjet, dhe Yuri Ushakov, këshilltari që është gjithmonë në anën e “carit” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, falë përvojës së tij dhjetëvjeçare si ambasador i Kremlinit në Uashington, nga viti 1998 deri në vitin 2008.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Balena e zhdukur/ Fosili 25 milionë vjeçar zbulohet në Australi

By: Re Nato
15 August 2025 at 22:18

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një plazh në Australi munt të shënojë një kthesë të rëndësishme për evolucionin e një prej specieve më të mëdha në planetin Tokë, pikërisht balenat.

Paleontologët kanë identifikuar një specie të rrallë, krejtësisht të re që mund të zbulojë misteret e evolucionit të balenave.

Shumë kohë para se balenat të bëheshin gjigantë madhështorë dhe të butë, disa nga paraardhësit e tyre prehistorikë ishin të vegjël, të çuditshëm dhe të egër.

Këtë javë, studiuesit e emëruan zyrtarisht specien Janjucetus dullardi, një krijesë që ngjan me personazhet e filmave vizatimorë, me sy të fryrë sa madhësia e topave të tenisit.

Ndryshe nga balenat e sotme, ekzemplari i ri ishte mjaftueshëm i vogël sa për t’u futur në një shtrat të vetëm.

Megjithatë ai dhëmbë të mprehtë dhe një fytyrë si peshkaqen, kjo balenë e ccuditshme e oqeanit ishte një grabitqar i mprehtë.

Zbulimi i rrallë i kafkës së pjesshme, duke përfshirë kockat e veshit dhe dhëmbët, ndodhi vite më parë, por vetëm së fundi shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë specien dhe t’I japin vendin e vet në historinë e evolucionit.

Grabitqarët e vegjël ishin një degë e hershme në linjën që çoi në balenat e mëdha të sotme, të tilla si balenat me gungë, balenat blu dhe balenat minke.

Por paraardhësit me dhëmbë dhe nofulla të fuqishme dukeshin rrënjësisht ndryshe nga çdo specie moderne./abcnews.al

Putin hesht para gazetarëve, nuk përgjigjet nëse do të pranonte armëpushim

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:42

Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte një armëpushim kur gazetarët i bënë pyetje atij dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në aeroport.

I pyetur nëse do të “ndalonte së vrari civilët”, Putini u duk sikur bëri shenjë se nuk mund ta dëgjonte pyetjen, shkruan CNN.

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

Fillon takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:33

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

 

U plagos me thikë/ 27-vjeçari nga Korça transportohet drejt Traumës

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:27

Niset me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27 vjeçari Ari Kodra, i cili u plagos me thikë në Korçë.

Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se autori Aleks Qiqi dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Pasi shtrënguan duart, Trump dhe Putin në një makinë/ Presidentët nisen drejt vendit ku do të mbahet samiti

By: Re Nato
15 August 2025 at 21:20

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq, Donald Trump dhe Vladimir Putin u drejtuan drejt automjeteve të tyre që po prisnin.

Por, pavarësisht se Putini kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”.

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa Trump dukej duke përshëndetur turmën, shkruan Sky News.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

❌
❌