Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayReporter

Zhvillimi urbanistik i Durrësit pas tërmetit pa standarde

23 May 2026 at 09:31
durres vila qe nuk ekzistojne me
Durrësi në një foto të fillimi të shekullit të XX
Jeta 3 mijëvjeçare e Durrësit është shënjuar nga pushtimet dhe tërmetet shkatërruese. Megjithatë, banorët e tij nuk e kanë braktisur qytetin, por e kanë rindërtuar vazhdimisht, shpesh nga e para. Por proceset e rindërtimit kanë sjellë gjithashtu probleme dhe debate për mënyrën se si qyteti duhet të zhvillohet. Kjo dilemë që është shfaqur si pas […]The post Zhvillimi urbanistik i Durrësit pas tërmetit pa standarde appeared first on Reporter.al.

Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore

10 May 2026 at 08:18
photo 2026 05 09 09 52 55
Piana delgi Albenesi
Qytezat arbëreshe pranë Palermos, në Itali, kanë shtuar numrin e veprimtarive gjatë gjithë vitit, në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë, kryesisht shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Autoritetet lokale janë mbështetur edhe nga banorët vendas, të cilët, krahas hapjes së vendeve të reja të punës, po rikthejnë traditat e paraardhësve të tyre, të […]The post Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore appeared first on Reporter.al.

Durrësi rihap muzetë, por “Bukuroshja e Durrësit” dhe galeria mungojnë ende

2 May 2026 at 08:37
img 2548
Mozaiku Bukuroshja e Durrësit | Foto: G.Kabashi
Muzetë e Durrësit, që u përuruan brenda javës së kaluar, ende nuk e kanë marrë formën e tyre të plotë. Pas mbylljes për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe vonesave në restaurimin e Muzeut Arkeologjik dhe atij Etnografik, qyteti përgatitet të mikpresë turistët e sezonit veror në dy institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë […]The post Durrësi rihap muzetë, por “Bukuroshja e Durrësit” dhe galeria mungojnë ende appeared first on Reporter.al.

Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin, banorët ankohen për mungesë rregullash

24 April 2026 at 16:29
photo 2026 04 24 14 01 15
Kuti çelsash në një hyrje pallati në Durrës | Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Lidia Pelikano, për të dytin vit radhazi, do t’i kalojë pushimet në bregdetin shqiptar. Pas Sarandës, këtë vit familja e zonjës nga Venecia ka zgjedhur Durrësin. “Kam prenotuar lehtësisht online një apartament B&B për dy javët e para të shtatorit,” tha Lidia për BIRN, duke shtuar se këtë herë banesa është thuajse në bregdet, vetëm […]The post Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin, banorët ankohen për mungesë rregullash appeared first on Reporter.al.

Të huajt rezidentë në Durrës kanë një marrëdhënie të vështirë me shqipen

19 April 2026 at 07:00
Bulevardi "Epidamn" në qendër të Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.
Hasan Ebif është nga Egjipti, por punon prej 20 vitesh në sektorin e peshkimit në Durrës. Në gjurmët e tij ka ardhur edhe i biri, i cili po përgatitet që të pajiset së shpejti me pasaportë shqiptare. “Kjo është arsyeja që i kanë kërkuar të paraqitet në provim për gjuhën shqipe dhe për historinë e […]

Ndërtuesit synojnë bregdetin e Kallmit në Durrës

12 April 2026 at 09:02
Kur automjeti kalon nga Currilat drejt Kallmit, vetëm 3 kilometra larg qendrës së qytetit të Durrësit, gjithçka ndryshon në mënyrë të dukshme. Ndërtimet shumëkatëshe që vazhdojnë të ngrihen që nga periudha e pandemisë, mbi plazhin e dikurshëm të durrsakëve, ia lënë vendin qetësisë së Kallmit, vija bregdetare me konglomerate zhavorri e të cilit e bën […]The post Ndërtuesit synojnë bregdetin e Kallmit në Durrës appeared first on Reporter.al.

Mungesa e infrastrukturës mban peng lundrimet turistike në Adriatik

5 April 2026 at 08:24

Në brigjet e detit Jon, nga Vlora në Sarandë e deri në Kepin e Stillos, lundrimet turistike janë kthyer në një pjesë të pandashme të sezonit veror. Çdo mëngjes dhjetëra anije dhe gomone nisen nga portet, pontilet dhe plazhet për të çuar turistët drejt Karaburunit, Sazanit, shpellave detare apo gjireve të fshehta përgjatë rivierës. Por […]

The post Mungesa e infrastrukturës mban peng lundrimet turistike në Adriatik appeared first on Reporter.al.

Të sfidosh kufijtë e pleqërisë me art, peshkim apo projekte

29 March 2026 at 09:11

Llambi Gjordeni ulet çdo mëngjes në shkallaret prej betoni të Sfinksit në Durrës dhe hedh në det një kallam prej plastike me grepin në krye. Xha Llambi, siç e thërrasin, sapo ka mbushur 93 vjeç, por oraret e tij janë të përcaktuara prej dy dekadash. “Vij për peshkim, sepse nuk rri dot gjithë ditën në […]

The post Të sfidosh kufijtë e pleqërisë me art, peshkim apo projekte appeared first on Reporter.al.

Ndërhyrjet në bregdetin e Durrësit nuk marrin parasysh Trëndafilin e Erërave

22 March 2026 at 08:35

Çdo mëngjes Kastrioti e pin kafen në një nga baret e shumtë përballë detit në shëtitoren Taulantia në Durrës. Ai komenton me zë të ulët punën e ekskavatorëve, që kanë rifilluar punë pas gati një viti për rindërtimin e shëtitores që përfundon te Sfinksi, por që durrsakët e quajnë ende Brryli. “Inshaallah e kryejnë këtë […]

The post Ndërhyrjet në bregdetin e Durrësit nuk marrin parasysh Trëndafilin e Erërave appeared first on Reporter.al.

Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID

18 March 2026 at 07:41
Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët e saj nuk janë “as në qiell, e as në tokë”, siç thotë Pask Simaku, ndërsa nuk lëviz në asnjë çast nga shkallarja e banesës së tij. “Tre-katër familje që ishin në krye të rrugicës, […]

The post Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID appeared first on Reporter.al.

Durrësi përkujton eksodin e marsit 1991

8 March 2026 at 10:00

“Kur flitet për eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, kujtesa kolektive thërret thuajse gjithmonë eksodin e gushtit 1991; ai që ka mbetur më shumë në imazhet dhe në faqet e librave të historisë, të paktën për ne italianët, ngaqë shkaktoi një kataklizëm politik në nivel rajonal dhe në raportet me qeverisjen kombëtare”. 35 vjet pas eksodit […]

The post Durrësi përkujton eksodin e marsit 1991 appeared first on Reporter.al.

Të huajt në Durrës: Nga kuzhinierët filipinas te pensionistët italianë

22 February 2026 at 08:37

Dexter Mendoza, një 30-vjeçar filipinas, punon prej disa muajsh në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Ka zënë vend si ndihmës kuzhinier dhe duket i kënaqur me punën, por edhe me kolegët vendas. “Në drekë vjen edhe një grua nga Brazili, kamariere në restorantin e hotelit,” thotë Dexteri, i cili duket sikur mban emrin […]

The post Të huajt në Durrës: Nga kuzhinierët filipinas te pensionistët italianë appeared first on Reporter.al.

Shijaku i piktorëve: Një qytet i vogël me dashuri të madhe për artin

15 February 2026 at 09:10

Një grup nxënësish në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Shijakut po hedhin hapat e parë për realizimin e një filmi vizatimor. Mësuesi i tyre i lëndës, ka punuar për 15 vite në Kinostudio, pikërisht  në sektorin e filmit të animuar. Mbi të gjitha, mësues Ergysi mban mbiemrin e një prej figurave më të shquara të […]

The post Shijaku i piktorëve: Një qytet i vogël me dashuri të madhe për artin appeared first on Reporter.al.

Banorët e lagjes historike të Durrësit protestojnë për shpronësim të drejtë

12 February 2026 at 15:48

Banorët e Durrësit që jetojnë pranë amfiteatrit romak, shtëpitë e të cilëve pritet të shemben si pjesë të një projekti restaurimi urban, iu bashkuan të enjten në mëngjes fshatarëve të Baks-Rrjollit nga Velipoja dhe minatorëve, duke protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, i mbledhur në seancë plenare. “Ne jemi popull, deri në fund do kërkojmë të […]

The post Banorët e lagjes historike të Durrësit protestojnë për shpronësim të drejtë appeared first on Reporter.al.

Një komunitet i vogël shqiptarësh dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane në Las Vegas

25 January 2026 at 07:19

Historia e largimit të Fred Karapicit nga Shqipëria, gati 36 vjet më parë, tregohet ende gojë më gojë mes shqiptarëve në Las Vegas, Nevada. Ishte qershori i vitit 1990 dhe ende nuk kishte ndodhur eksodi masiv drejt Perëndimit. “E kisha ndarë mendjen që do të arratisesha, por rrethanat nuk më ndihmonin asnjëherë,” thotë Karapici, duke […]

The post Një komunitet i vogël shqiptarësh dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane në Las Vegas appeared first on Reporter.al.

Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh

3 January 2026 at 10:46

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e mbyllura edhe për disa muaj. Specialistët kanë nisur punën për sistemimin e objekteve në katin e parë të godinës, ekspozita e të cilit i kushtohet periudhës së antikitetit, ndërsa ende nuk kanë filluar të trajtohen objektet e periudhës së mesjetës, që do të instalohen në […]

The post Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh appeared first on Reporter.al.

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës i kthejnë sytë nga gjykata

21 December 2025 at 08:22

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i hapur rrugë projektit TID Durrës, Isuf Idrizi ka udhëtuar pesë herë drejt qytetit të tij të lindjes nga Padova në Itali, ku jeton prej vitesh. Por përveç pasigurisë dhe faturave që rriten, Idrizi po përballet së fundmi edhe me shpenzime […]

The post Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës i kthejnë sytë nga gjykata appeared first on Reporter.al.

Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli

14 December 2025 at 07:54

Durrësi po ritregon historinë e vet përmes fotove të hershme, të ekspozuara në hapësirat publike të qytetit. Nismës së Autoritetit Portual i janë bashkuar tashmë 102 foto të tjera nën emrin “Tradita durrsake”, të cilat janë vendosur në fasadën e ish-hotel Vollgës. Griseld Hoxha, anëtar i klubit të fotografëve të Durrësit, i tha BIRN se […]

The post Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli appeared first on Reporter.al.

Një “Zecchino d’oro” për vajzën shqiptare

7 December 2025 at 08:34

Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’oro”, një festival historik i këngës për fëmijë që zhvillohet në Bolonja. Mediat italiane theksuan se vogëlushja vjen nga Monza dhe se, sipas rregullores së konkursit, vlerësimi i shkon autorëve të këngës, Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol. Florian […]

The post Një “Zecchino d’oro” për vajzën shqiptare appeared first on Reporter.al.

Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje

23 November 2025 at 07:42

Sapo lë pas krahëve fshatin Lalëz dhe i drejtohesh qendrës së njësisë së Ishmit, udhëtari ndeshet me një lagje të re, të ndërtuar kohët e fundit. 49 banesat njëkatëshe me të njëjtën arkitekturë dhe të baraslarguara nga njëra-tjetra janë ndërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Në qytezën e vogël aktualisht banon vetëm një […]

The post Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje appeared first on Reporter.al.

❌
❌