Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Java News

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, Denaj: Fermerët duhet të formalizohen për të përfituar

By: E S
18 July 2025 at 21:00

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor dhe domosdoshmërinë për ta mbështetur atë jo vetëm përmes subvencioneve, por edhe përmes kredive të buta.

Ajo u bëri thirrje fermerëve të kalojnë nga statusi individual në formën e ndërmarrjeve bujqësore, për të përfituar më shumë nga instrumentet financiare dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të zinxhirit prodhim–përpunim–shitje.

Denaj theksoi se formalizimi është kusht për të pasur qasje në kredi bankare dhe vuri në dukje se përqindja e subvencioneve në buxhetin e Ministrisë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

“Nëse ne nuk mbjellim prodhime siç e kërkojnë standardet e tregut. Ne këtë gjë nuk e bëjmë vetëm me skemën e subvencioneve, ne duhet ta bëjmë edhe me një kredi të butë. Do të flas jo vetëm në pozicionin e ekspertëve, por edhe të bujqërve. Nxitja mes prodhimit përpunimit dhe shitjes në zinxhir, kjo kërkon ndërtimin e shtëpive për të prodhuar, kërkon edhe mjetet që ka nevojë edhe hallka e fundit në zinxhir. Çështja mbetet e hap dot banka derën për sektorin e bujqërisë kur ai është infomral, jo.

Në asnjë rast banka nuk mund të kreditojë pa pasur një formalizmi dhe është e padiskutueshme sot është koha që të gjitha bizneset të heqin dorë nga NIPT-i i fermerit dhe të shkojnë drejt ndërmarrjeve bujqësore edhe me një 1-2 apo 3 hektarë. Por, letrat, dokumentacioni në raport me pjesën fiskale është absolute, kjo është një thirrje për fermerët për të mos u ndjerë të vegjël, por të mëdhenj ashtu siç janë, për punën që ata bëjnë, por ta formalizojnë atë punë. E dyta është mbështetje që ne japim me grantet që ne i quajmë subvencione, por këto janë shumë më të rëndësishme për infrastrukturën derisa të vijë procesi për prodhim.

Ne kemi ofertuar këtë vit, subvencionet e drejtpërdrejta që ulin kostot e prodhimit, ndërkohë që këto subvencionet e investimeve japin mundësinë e zgjerimit, pra janë të dyja të ndryshme dhe të dyja duhet. Politika e Ministrisë së Bujqësisë ndër vite, jo vetëm tani ka qenë që të dyja duhen. Nëse më përpara kjo politikë ka qenë me shifra më të ulëta, nëse në vitin 2013 vetëm 10% e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë kanë qenë subvencione, sot janë 45%. Kemi një rritje shumë cilësore në një peshë specifike”, tha ministrja Denaj.

The post Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, Denaj: Fermerët duhet të formalizohen për të përfituar first appeared on JavaNews.al.

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Denaj: Blerja pa kupon, jo vetëm dëm fiskal, por edhe dëm për sigurinë ushqimore

By: E S
18 July 2025 at 20:53

Ministrja Anila Denaj theksoi domosdoshmërinë për faturën në çdo blerje. Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Denaj u shpreh se është shumë e rëndësishme marrja e faturës në çdo blerje.

Gjithashtu shtoi se tashmë ka ardhur koha që të kuptohet se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por edhe një dëm për sigurinë ushqimore.

“Unë dhe ministri kemi qenë në terren dhe evidentuar nga afër nevojë për të këshilluar marrjen e faturës në çdo blerje. Ka ardhur koha që të të gjithë duhet të kuptojnë se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por është edhe një dëm për sigurinë ushqimore. Pra ne duhet të kuptojmë që në të gjithë zinxhirin e kalimit të një produkti nga fara në tryezë nëse ka faturë, ne ndihmojmë gjurmueshmërinë, ndihmojmë sigurinë ushqimore dhe ndihmojmë në shëndetin tonë publik dhe të kërkosh këtë faturë është detyrim. Ministria e Financave ka marrë përsipër të rishikojë procesin për rimbursimin e fermerit”, tha ajo.

The post Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Denaj: Blerja pa kupon, jo vetëm dëm fiskal, por edhe dëm për sigurinë ushqimore first appeared on JavaNews.al.

“Bisedimet afër pikës së vendimit“/ Zyrtari i lartë izraelit: Hamasi po vonon marrëveshjen e re për pengjet

By: E S
18 July 2025 at 20:46

Pavarësisht përparimit të delegacionit izraelit në Doha, pengesa të rëndësishme mbeten pasi Hamasi refuzon të bëjë kompromis për kushtet e lirimit të të burgosurve

Një zyrtar i lartë izraelit tha të premten se Hamasi po zvarritet në përgjigjen ndaj një propozimi të ri për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi pengjesh që është paraqitur nga ndërmjetësuesit si Izraelit ashtu edhe grupit terrorist, duke ngritur dyshime për seriozitetin e qëllimeve të Hamasit.

“Delegacioni izraelit ka bërë një rrugë të gjatë,” tha zyrtari. “Por duke pasur parasysh refuzimin e Hamasit për të ecur përpara, po shtohen dyshimet për seriozitetin e tyre. Po i afrohemi një momenti vendimtar në negociata — dhe Hamasi po krijon një pengesë në çështjen e kushteve për lirimin e të burgosurve.”

The post “Bisedimet afër pikës së vendimit“/ Zyrtari i lartë izraelit: Hamasi po vonon marrëveshjen e re për pengjet first appeared on JavaNews.al.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate: Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën konstituohet Kuvendi i Kosovës

By: E S
18 July 2025 at 20:38

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e re për konstituim të Kuvendit do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.
“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë, që mendojmë se është e arsyeshme, për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, tha Izmaku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, deri më tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.

“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo.

Më herët gjatë ditës, Limaj është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, por ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.
Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.

Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

The post Deputetja e Nismës Socialdemokrate: Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën konstituohet Kuvendi i Kosovës first appeared on JavaNews.al.

“Përplasjet Lapaj-Shabani për mandatet i parashikova më herët”, Dash Sula: PD ka marrë pushimet, e shkëputur nga njerëzit

By: E S
18 July 2025 at 20:30

Deputeti i PD Dashnor Sula ka komentuar përplasjet Lapaj-Shabani. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, ai tha se e parashikoi më herët se do të ndodhin këto përplasje për mandatet.

Sula deklaroi se Adriatik Lapaj duhet që ti qëndrojë deklaratave që ka bërë, i cili sipas tij premtoi se nuk do të futej në Kuvend nëse merrte një mandat.

‘Unë e kisha të qartë se këto situata do të ndodhin për këtë çështjen e mandateve. Po Lapaj se mbajti fjalën nga deklarata e tij se mandatin mund ta merrte dikush tjetër nëse do të merrte një mandat, ai vet sdo të hynte në Kuvend. Unë i kam sugjeruar partive të reja se duhet që të jeni brenda sistemit dhe jo jashtë sistemit sepse keni mundësi më të madhe për të drejtuar sistemin. Ose duhet që të keni parasysh që krijuar një grup një parlamentar që s’janë rehat në raport me Berishën që të propozonin projektligje dhe nisma ligjore. Dhe përsëri e kanë refuzuar më një naivitet politikë dhe kjo më ka bërë përshtypje’, tha ai.

Sula kërkoi një opozitë të fortë dhe të re, e cila të vendosë balancë në skenën politike dhe të rikthejë besimin e qytetarëve te demokracia.

‘Edi Rama ka lindur me këmishë, ka gjetur rehat me këtë opozitë. Ata e kanë humbur shansin në raport me demokracinë në tërësi, duhet që forcat e reja të kishin një ekuilibër më të madh. Rama po përpiqet që të riformatojë sepse ka një mungesë të opozitës që nuk është në gjendje që të bëjë presion qeverisë’,tha ai.

Ai tha se PD është shkëputur nga takimet me njërzit në terren. Sipas tij, pas humbjet në zgjedhjet e 11 majit, opozita duhet që të kishte një qasje tjetër.

‘Dy njerëz që prodhojnë politikë të përditshme është Rama dhe Berisha. Pas 11 majit opozita duhet që të kishte pasur një qasje tjetër duhet që të bënin protesta jo thjesht dil aty dhe bëjë një deklaratë, dil televizion, futi edhe ndonjë plazh. Duhet që të ishin në terren, PD është shkëputur nga njerëzit dhe nga demokratët dhe pastaj nuk fitojnë në zgjedhje’, tha ai.

The post “Përplasjet Lapaj-Shabani për mandatet i parashikova më herët”, Dash Sula: PD ka marrë pushimet, e shkëputur nga njerëzit first appeared on JavaNews.al.

Zyrtarët evropianë duan të shtrëngojnë rregullat e azilit të BE-së, synohet mbrojtja e kufijve

By: E S
18 July 2025 at 20:22

Takimi, i organizuar nga ministri i brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, dhe me përfaqësues austriakë, çek, danezë, francezë, të BE-së dhe polakë të pranishëm, shqyrtoi heqjen e pengesave për transferimin e azilkërkuesve të refuzuar jashtë bllokut.

Deklarata e fundit prej katër faqesh, e botuar të premten, paralajmëroi se një numër i madh migrantësh që hyjnë në BE po “krijonin presion të konsiderueshëm mbi sistemet tona kombëtare të azilit, pritjes dhe integrimit, duke përfshirë sfidat ndaj sigurisë së brendshme, dhe duke kontribuar në një polarizim në rritje në shoqëritë tona”.

Ata propozuan që apelimi ndaj një vendimi administrativ nuk duhet të rezultojë gjithmonë në pezullimin e vendimit fillestar, ndër ide të tjera politike.

Dokumenti gjithashtu bëri thirrje për zbatim më të rreptë të ligjit kundër kontrabandës së migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtje më të fortë të kufijve.

The post Zyrtarët evropianë duan të shtrëngojnë rregullat e azilit të BE-së, synohet mbrojtja e kufijve first appeared on JavaNews.al.

Grabitje 200 mijë euro dhe një peng/ Anëtarja e komisionit të tenderave: U futën në shtëpi të maskuar, rrëmbyen edhe vëllanë

By: E S
18 July 2025 at 20:12

Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”, kështu e ka nisur rrëfimin anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik L. S., e cila ka pranuar vjedhjen e 200 mijë eurove dhe paundëve dhe rrëmbimin për pak orë të të vëllait.

Kjo ngjarje u zbulua nga SPAK gjatë hetimeve për shkelje të barazisë në tendera dhe ku përgjimet e shfaqnin punonjësen shtetërore duke u ankuar tek familjarët për grabitjen e ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Por ndërsa ky hetim është finalizuar me 11 të pandehur mes tyre edhe kreu I KPP Jonaid Myzyri, dosja e dytë e grabitjes po investigohet ende nga prokurori Elvin Gokaj.

Zyrtarja thotë se si një person u qëndroi me armë tek koka ndërsa të tjerët kontrolluan banesën derisa gjetën vaultat euro dhe paund. ‘pastaj morën peng vëllain dhe e lanë në Labinot që ai të mos denonconte dhe ai u kthye në këmbë” thotë zyrtarja që insiston se paratë ishin dërguar nga vëllezërit e tjerë të cilët janë emigrant.

Grabitjen e ka pranuare dhe familjari tjetër, ndërkohë që SPAK është në pritje të përgjigjes nga policia lokale e Librazhdit dhe Elbasanit për të marrë detaje mbi ngjarjen. /tch/

The post Grabitje 200 mijë euro dhe një peng/ Anëtarja e komisionit të tenderave: U futën në shtëpi të maskuar, rrëmbyen edhe vëllanë first appeared on JavaNews.al.

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë në Los Angeles, humbin jetën tre persona

By: E S
18 July 2025 at 20:03

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles.

Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X”:

“Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë”.

Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles.

Ai deklaroi se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, dhe se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë nëse ka të vdekur të tjerë apo të plagosur.

Sipas gazetës Los Angeles Times, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, shpërthimi ndodhi gjatë lëvizjes së disa lëndëve plasëse nga njësia e specializuar për bomba. Hetimet janë në vazhdim dhe zona mbetet e rrethuar nga forcat e rendit dhe ekipet hetimore.

The post Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë në Los Angeles, humbin jetën tre persona first appeared on JavaNews.al.

Ishin duke ruajtur bagëtitë dhe u futën në lumë për t’u larë, mbyten dy fëmijë në Elbasan

By: E S
18 July 2025 at 19:55

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët e moshës 8 dhe 10 vjeç, vëllezër, janë mbytur ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre.

Ata raportohet se kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktimave.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Kjo është një tjetër ngjarje që ngre shqetësimin për sigurinë e fëmijëve pranë zonave ujore, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperatura e lartë i shtyn të miturit të kërkojnë freski në lumenj apo rezervuarë pa mbikëqyrje.

The post Ishin duke ruajtur bagëtitë dhe u futën në lumë për t’u larë, mbyten dy fëmijë në Elbasan first appeared on JavaNews.al.

Detyroi pilotët të bënin ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët e fluturimit për në Detroit

By: E S
18 July 2025 at 19:47

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një fluturimi nga Omaha në Detroit dhe tentativës së tij për të hapur derën e avionit.

Shqiptari i cili tashmë akuzohet për sulm dhe ngacmim, detyroi pilotët të bëjnë një ulje emergjente duke devijuar në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim Skyëest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids.

Mbeten ende të paqarta motivet e sherrit të të riut shqiptar me sjuardesën ndërsa të tjera detaje pritet të publikohen në vijim.

The post Detyroi pilotët të bënin ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët e fluturimit për në Detroit first appeared on JavaNews.al.

Kishte ndërtuar laborator droge brenda banesës në Milano, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

By: E S
18 July 2025 at 18:58

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane, pasi dyshohet si i përfshirë në një grup kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i 49-vjeçarit u bë në Milano, pas një operacioni i zhvilluar nga karabinierët.

Hetimi filloi pasi policia kishte marrë informacione për disa lëvizje të dyshimta të shqiptarit pranë një ndërtese. Ndërkohë gjatë një kontrolli fizik, 49-vjeçarit iu gjetën dhe u sekuestruan 30 gramë kokainë dhe si disa substanca që përdoreshin për përzierjen e drogës.

Karabinerët kanë vazhduan kontrollet dhe në banesën e tij ku u zbulua një laborator droge. Gjithashtu policia i sekuestroi rreth katër kilogram kokainë, dy kilogramë heroinë dhe 20 kilogramë substanca për përzierje.

Në banesë u gjetën edhe mbi 50 mijë euro që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

The post Kishte ndërtuar laborator droge brenda banesës në Milano, arrestohet 49-vjeçari shqiptar first appeared on JavaNews.al.

Apatia që po e sfilit vendin

18 July 2025 at 18:52

Nga Ben Andoni

Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në përgjithësi me ligjërimin deri cfilitës përditor të Berishës; zhgënjimi dhe boshësia që vjen nga vonesat dhe amullia e sistemit të drejtësisë, shtuar me aksionet e stërlodhshme të Ramës ndaj informalitetit po përcillen me një apati të madhe në vend. Stina e nxehtë e favorizon edhe më shumë për faktin se është stina më e vështirë e vitit, ndërsa shpresa e ndryshimit tashmë duket se është tejet i largët.

Zgjedhjet kanë pak javë që kanë mbaruar. I vetmi referim gjysmë objektiv është viti 2030, vit i mëtuar i integrimit të Shqipërisë, por që kap deri elementë grotesku, kur në ditët tona po përflitet deri për ekzistencë të kësaj status quo të BE-së dhe rrezikun gjithnjë e më të afërt të luftës. Ndërkohë apatia ka kapur çdo segment të së përditshmes, ndërsa situata në vend dhe sidomos tollovia e drejtimit nga PS-ja dhe papërgatitjes për shumë problematika të administratës së saj tregojnë se gjërat janë të vështira për t’u ndryshuar.

Studiuesit e lidhin termin “apati” sidomos në Evropën Lindore me shumë elementë kompleksë, të cilat janë të ndikuar kryesisht nga faktorë historikë, shoqërorë dhe politikë. Lajm i mirë është se nuk konsiderohet si tipar universal, por është përgjigje ndaj realiteteve tona specifike, ku tek ne ligjërohet sepse Berisha është prej 35 vitesh në fokus të Shqipërisë post ’90, kurse Rama nga viti 1998 (27 vjet) është prej gati katër mandatesh. Sëbashku, janë aktorët dhe protagonistët kryesorë politikë-shoqërorë të vendit. Duke pasur parasysh trashëgiminë e historisë së socializmit; zhvillimet ekonomike në vend, në disa momente që e ccuan vendin në zgrip; dhe mos arritjen e objektivave nga politika për demokracinë (ende s’kemi zgjedhje të pranuara), apatia tashmë është një reagim fare i arsyeshëm ndaj këtij realiteti. Dhe, pavarësisht njëfarë rritjeje ekonomike, e cila shikohet në vendet tona në Ballkan; pabarazitë e të ardhurave dhe mundësive janë të mëdha; kurse lodhja e publikut për lëvizje sociale ka përcjellë në një frustrim dhe ndjenjën që po e përjetojmë të gjithë se përpjekja individuale është fare e kotë. Nuk ndryshon asgjë. Ky realitet është fat vetëm i qeveritarëve dhe njerëzve pranë tyre që nuk i ndahen protagonizmit dhe që po ndikojnë t’i zbrazin vendet e tyre. Duke nisur me Shqipërinë dhe Kosovën, që dikur ishin krenare për popullsitë e reja në kontinent duke vazhduar me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Federatën e Bosnje Hercegovinës, tashmë ballkanasit garojnë për të ikur.

Shqipëria e ka të gjallë trashëgiminë e autoritarizmit dhe këtë e shikon deri në diskursin e liderëve të partive që lapsuset Frojdiane u nxjerrin fjalë për fjalë shprehjet e komunizmit, tranzicionet ekonomike dhe ndjenja e pafuqisë përballë diçkaje që nuk ndryshon…po e lodh vendin. Por nuk “e kupton” as Rama dhe ca më keq dhe opozita, që pason vetëm veprimet e tij, pa asnjë ide të re, duke i shërbyer pak individëve. (Javanews)

 

The post Apatia që po e sfilit vendin first appeared on JavaNews.al.

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

By: E S
18 July 2025 at 18:47

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi sot se ekonomia ruse do të përballojë pa probleme paketën më të fundit të sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe paralajmëroi se Moska do të intensifikojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, bëri këtë deklaratë pasi BE-ja miratoi paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të luftës në Ukrainë.

Kjo paketë përfshin masa që synojnë të godasin më tej industrinë ruse të naftës dhe energjisë.

Në një postim në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Medvedev theksoi se sanksionet e reja do të kenë ndikim minimal në qëndrimin e Rusisë ndaj konfliktit, njësoj siç kanë dështuar të kenë efekt edhe raundet e mëparshme të sanksioneve.

I njohur si një nga zërat më të ashpër në Kremlinë, Medvedev tha se Rusia planifikon të shtojë intensitetin e goditjeve të saj në Ukrainë.

“Goditjet ndaj objektivave në të ashtuquajturën Ukrainë, përfshirë Kievin, do të realizohen me fuqi gjithnjë në rritje,” u shpreh ai.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një qasje më të ashpër ndaj Rusisë, duke premtuar dërgimin e raketave të reja dhe armëve të tjera, përfshirë sistemet mbrojtëse raketore Patriot, të cilat janë të afta të shkatërrojnë raketat balistike ruse.

Trump gjithashtu i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të nënshkruar një armëpushim, përndryshe do të përballet me sanksione të reja.

The post Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës first appeared on JavaNews.al.

Kumbaro në Forumin Itali-Ballkan: Shqipëria ura ndërmjetëse që lidh destinacionet, mbi 1.2 mln italianë na vizituan në 2024

By: E S
18 July 2025 at 18:40

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte pjesë pjesë e Forumit të parë Ministerial dedikuar turizmit Itali-Ballkan: “Bridging destinations”, organizuar nga Ministria e Turizmit e Italisë, së bashku me disa nga vendet e Ballkanit.

Gjatë Ministeralit, Kumbaro prezantoi transformimin e Shqipërisë në turizëm që ka shërbyer edhe si një diplomaci njerëzore mes vendeve.

“Në vitin 2019 Shqipëria ka pritur 450 mijë vizitorë italianë, kurse në vitin 2024 më shumë se 1.2 milionë. Kush do ta kishte menduar në vitet ’90 në Itali? Historikisht kemi qenë ne shqiptarët që donim të zbulonim italinë, ndërsa sot gjithnjë e më shumë italianët po kërkojnë të shijojnë Shqipërinë”, tha ministrja Kumbaro gjatë fjalës së saj.

Ministrja e Turizmit të Italisë Daniela Santachè u shpreh se Italia do ta kthejë këtë forum në një event të përhershëm, ndërsa i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani.

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj, Kumbaro theksoi se turizmi shqiptar ngrihet mbi vlerat e mikpritjes, por vizioni dhe projektet transformuese siç ka qenë rilindja urbane që u kanë kthyer estetikën, identitetin dhe funksionalitetin hapësirave publike, shesheve, shëtitoreve dhe qendrave historike kanë ndihmuar që këto vlera të përkthehen në ekonomi e histori.

“Një nga elementët më transformues të viteve të fundit ka qenë programi kombëtar i rikualifikimit urban, i cili ka rikthyer bukurinë dhe funksionalitetin në hapësirat publike, sheshet, shëtitoret pranë detit dhe qendrat historike.

Për ne, estetika nuk është luks: ajo është një mjet zhvillimi. Kur një qytet është i bukur, ai tërheq; kur është i mirëmbajtur, ai gjeneron besim; kur është i jetueshëm, ai stimulon ekonominë. Kjo “rilindje urbane” ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit dhe cilësinë e përvojës për banorët dhe vizitorët. Ka shumë sfida të brendshme, por edhe sfida e koordinimit të strategjive tona rajonale, shmangies së mbivendosjeve dhe promovimit të sinergjive.

Ne kemi nevojë për një “regji të përbashkët” që krijon produkte të përbashkëta, itinerare të përbashkëta dhe tema që na bashkojnë. Ne duhet të jemi tërheqës për vizitorët nga tregjet e largëta, nga Azia, Australia dhe Amerika. Ata nuk udhëtojnë me orë të tëra vetëm për në Shqipërinë e vogël, Kroacinë, Malin e Zi e kështu me radhë. Ata mund të vijnë për në Itali dhe vendet e Ballkanit”, dha mesazhin e saj ministrja Kumbaro gjatë ministerialit.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin ministrat e turizmit të Greqisë, Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi.

Përgjatë eventit u zhvillua një seksion i hapur me turoperatorë dhe sipërmarrës në fushën e turizmit në Itali, të cilët në bashkëbisedim me ministrat, eksploruan mundësitë e zgjerimit të aktiviteteve të tyre edhe në vendet ballkanike.

The post Kumbaro në Forumin Itali-Ballkan: Shqipëria ura ndërmjetëse që lidh destinacionet, mbi 1.2 mln italianë na vizituan në 2024 first appeared on JavaNews.al.

Synimi i Ramës: Brenda kësaj dekade të jemi “cashless”! Cilat do jenë përfitimet e Shqipërisë me ekonomi digjitale?

By: E S
18 July 2025 at 18:33

Kryeministri, Edi Rama, në përmbledhje të takimit të tij maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, u ndal tek një ambicie e qeverisë për Shqipërinë.

Ai u shpreh se brenda kësaj dekade, dëshiron që Shqipëria të jetë ‘cashless”, pra të gjitha pagesat të kryhen në mënyrë digjitale. Sipas Ramës, kjo gjë nuk është e pamundur, por nevojitet për një sensibilizim të madh. Po kështu, kreu I qeverisë u shpreh se nuk mungon teknologjia për të arritur këtë synim, por duhet bërë përmirësimi i saj.

“Ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë cashless. Pra, që i gjithë ndërveprimi dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet sforco e madhe. Na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon, ka nevojë për t’u up scale-ur, por nuk mungon.

Besoj që nëse do dimë ta bëjmë siç duhet, vizatimin e rrugës që do të heqim, kjo është plotësisht e realizueshme edhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, tha Rama.

Por, cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë së qenuri një ekonomi digjitale?

Fillimisht, do të ketë transparencë fiskale. Pra, kur çdo pagesë kalon përmes bankave, aplikacionave apo platformave të lincesuara, shteti “sheh gjithçka”. Kështu, do të ketë më pak evazion fiskal, të ardhura më të larta nga taksat, si dhe ulje të krimit së parave, kontrabandave, apo dhe punës së padeklaruar.

Së dyti, pagesat do të kryhen në vetëm disa sekonda, por gjithashtu do të kursehet kohë dhe kosto operative për bizneset dhe qytetarët.

Së treti, do të ulen shpenzimet për prodhimin e kartëmonedhave, ruajtjen, transportin dhe sigurimin e tyre fizik. Në këtë mënyrë, këto shpenzime mund të kalojnë për shërbime të tjera.

Nëse nuk ka “cash”, nuk ka as mundësi vjedhjeje. Kështu, pagesat digjitale do të sjellin siguri më të madhe për qytetarët.

Së pesti, Shqipëria “cashless” do të sjellë përshtatshmëri më të madhe me tregtinë globale. Kjo ndodhë sepse investitorët e huaj preferojnë një ekonomi transparente dhe digjitale. Po kështu, turistët ndihen më rehat për të paguar përmes kartave bankare apo telefonave.

Gjë pozitive do të jetë dhe për banorët e zonave rurale. Këta të fundit, do të përfshihen në ekonominë formale, duke hapur kështu llogari bankare. Kjo gjë, do i ndihmojë ata që të kenë akses për kredimarrje dhe investime të ndryshme.

Së fundmi, kur çdo qindarkë është e gjurmueshme, qeveria mund të ndërmarrë politika më të zgjuara dhe më fitimprurëse për qytetarët.

Pavarësisht të mirave që ka ekonomia digjitale, sërish prezenca e parasë si një plan rezervë duhet të jetë e pranishme.

Vitin e kaluar, 23 pagesa dixhitale për frymë

Risitë teknologjike po ndryshojnë sistemin financiar në Shqipëri, duke nxitur zgjerimin e shërbimeve dhe përfshirjen financiare, si dhe duke ofruar mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët. Kështu, vetëm në vitin 2024, niveli i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23. Në vitin 2015, ky numër ishte 2 pagesa për frymë, duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka sqaruar më herët se shumica e popullsisë vendase është e përfshirë në sistemin financiar, pasi aktualisht 78% e popullsisë zotëron një llogari financiare.

The post Synimi i Ramës: Brenda kësaj dekade të jemi “cashless”! Cilat do jenë përfitimet e Shqipërisë me ekonomi digjitale? first appeared on JavaNews.al.

Zbulohet kush fshihet pas kërcënimit ndaj Endrit Shabanit, një kushëri i Adriatik Lapajt në Kanada

By: E S
18 July 2025 at 18:24

Pas publikimit të një audio-mesazhi kërcënues ndaj kryetarit të “Nisma Thurje”, Endrit Shabanit, një hetim i thjeshtë mbi numrin e telefonit të përdorur ka zbuluar një pistë interesante.

Rezulton se i njëjti numër, vetëm një vit më parë, ishte përdorur për të kërkuar punonjës për një biznes të vogël në lagjen greke të Torontos (Greek Town), në Kanada.

Sipas të dhënave publike dhe verifikimeve në rrjete onnline, ky biznes – “Monopol Cafe”, është në pronësi të vëllezërve Rexhepaj, me origjinë nga Vlora, ndërsa numri i përdorur për të dërguar audio-mesazhet duket se i përket Matjan Rexhepajt. Ndërkaq, një tjetër mesazh i shkruar i është dërguar dajës së Endri Shabanit nga vëllai tjetër, Aranit Rexhepaj, i cili i kërkon atij të tërhiqet, duke e kërcënuar se nuk do ta lërë “të kalojë kaq lehtë.”

Biznesi i tyre, është një kafene e vogël jo me ndonjë xhiro të madhe në lagjen greke të Torontos, ndërsa vëllezërit Rexhepaj njihen më tepër si pronarët e një tjetër biznesi, i cili shërben sufllaqe në po të njëjtën lagje.

Jo vetëm kaq, por të njëjtit vëllezër janë kushërinj me Adriatik Lapajn.

Burime bëjnë me dije se Lapaj është takuar me ta pak kohë përpara zgjedhjeve të 11 majit. Aktualisht nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga Lapaj mbi këtë çështje. /TEMA/

Në një klimë politike të brishtë dhe me tensione brenda opozitës së re, një detaj i tillë ngre pyetje serioze: a po i kalojnë përplasjet politike kufijtë e fjalës dhe po shndërrohen në presion e kërcënim?

The post Zbulohet kush fshihet pas kërcënimit ndaj Endrit Shabanit, një kushëri i Adriatik Lapajt në Kanada first appeared on JavaNews.al.

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

By: E S
18 July 2025 at 18:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.

Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.

“Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.

Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.

The post Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate first appeared on JavaNews.al.

Grabitet ish-legjenda e futbollit francez, hajdutët marrin trofe dhe medalje të çmuara

By: E S
18 July 2025 at 18:10

Ish-legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka përjetuar një episod tronditës gjatë natës në banesën e tij pranë Marsejës.

Një hajdut është futur në shtëpinë e tij rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa Platini ndodhej brenda.

Zhurmat nga kopshti e zgjuan ish-yllin e Juventusit, i cili zbriti në katin e poshtëm për të kontrolluar. Aty ai pa hajdutin teksa largohej me shpejtësi dhe menjëherë njoftoi policinë.

Sipas mediave të huaja, grabitësi ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme trofesh dhe medaljesh me vlerë të madhe ekonomike dhe sentimentale. Fillimisht raportohet për rreth njëzet objekte të vjedhura nga dhoma e trofeve, e cila ndodhej në një aneks të shtëpisë. Nuk është përpiluar ende një listë e plotë e sendeve të humbura.

Prokuroria e Marsejës ka hapur një hetim për “vjedhje me dhunë me rrethana rënduese”, ndërsa grabitësi është ende në arrati dhe ka humbur çdo gjurmë menjëherë pas krimit.

The post Grabitet ish-legjenda e futbollit francez, hajdutët marrin trofe dhe medalje të çmuara first appeared on JavaNews.al.

Një shqiptare zgjidhet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s/ Reagon Rama: Një moment krenarie për të gjithë

By: E S
18 July 2025 at 18:03

Kryeministri Edi Rama e quan moment krenaria emërimin e shqiptares, Pranvera Kastrati, në postin e drejtueses së Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

Shefi i qeverisë shprehet se Pranvera Kastrati, si përfaqësuese e Shqipërisë do “punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore)
Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan Rama.

The post Një shqiptare zgjidhet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s/ Reagon Rama: Një moment krenarie për të gjithë first appeared on JavaNews.al.

Luçiano Boçi: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë. Elitat dhe intelektualët po flenë gjumë, s’flasin kundër tij

By: E S
18 July 2025 at 17:55

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një shije të hidhur demokratëve.

“Rama është cinik, diversionist, goditës në njërin krah me elementët e tjerë politik dhe joshës në krahun tjetër.

I lë njerëzit në kufijtë e ekzistencës dhe bën njeriun e mirë që nuk është aspak i tillë. Që shkojnë njerëz atje, është e drejta e tyre.

Kur kemi zgjedhur të jemi në politikë, kemi marrë përsipër që mund të jemi dhe përballë situata të vështira. Kemi njeriu kapërcen marrëveshjen me veten, është çështje personale.

Na shqetëson, nuk na pëlqen, krijon shije të hidhur (ika e Deromemajt). Por politika është dikush del dikush hyn, dikush e ndërpret kontributin e tij zëvendësohet nga dikush tjetër. Natyra e urren boshllëkun. E plotëson”, tha ai.

Boçi tha se do të behët një analizë në çdo qark për përgjegjësinë e çdo drejtuesi politik.

“Ne kemi pas një grabitje industriale të votës dhe brenda kësaj grabitjeje që nuk mund të jepte rezultat të ndryshëm në asnjë rrethanë, sot pas kësaj, pasi pranohet kjo dhe publikisht, po, një analizë në çdo qark do të bëhet për përgjegjësinë e çdo drejtuesi politik.

Është PD, që ka përvojën dhe modalitet dhe mekanizmat për të sjellë një frymë të re. Janë krej natyrale”, tha ai.

Boçi tha se aksioni në Theth ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga problemet kryesore që ka vendi dhe zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Boçit, se ndërhyrja në Theth ka dhe rrafsh politik.

“Ndoshta ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga problemet kryesore që ka politika, shoqëria dhe ekonomia. Problemi kryesor ka të bëjë me procesin zgjedhor të 11 majit. Është goditje për të tërhequr vëmendjen e Ramës. Rama kërkon të rikrijojë veten, ka pikëpyetje të madhe.

Doli në një situatë pothuajse lufte kundër ndërtimeve pa leje. Këto ndërtime janë ndërtuar gjatë qeverisjes së tij. Kemi Ramën kundër Ramës. Kërkon të rikrijojë veten se është bërë i bezdisur për mënyrën si drejton vendin. Ndërhyrja ka rrafsh politik. Berisha e ka përmendur. Se u nis nga Thethi, në Theth kemi triumf të PD-së.

Ndërtime pa leje ka në qendër të Tiranës. Kullat kanë shtuar kate të tëra.

Rama ishte ai që nuk dinte çfarë bënin ministrat e tij, tani nuk di as çfarë bëjnë administratorët, apo qeveritarët e vogël. Kur nuk e di pse bën si ‘i bukuri shejtan’? Çfarë është ky lloj sistemi që është prekur me këtë lloj qeverisjeje dhe regjimi të tij.

Nuk ka mbështetje popullore të qytetarëve, por mekanizma për të të rrëmbyer votën.

Kemi një shoqëri ku elitat flenë, ata që duhet të jenë zë publik heshtin. Referenca duhet të jetë e mira publike dhe e vërteta”, tha ai.

The post Luçiano Boçi: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë. Elitat dhe intelektualët po flenë gjumë, s’flasin kundër tij first appeared on JavaNews.al.

❌
❌