Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Java News

Berisha për shembjet në Theth: Hakmarrje politike se nuk votuan PS-në

By: A R
17 July 2025 at 12:57

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat sot më 17 korrik, nga ku ka deklaruar se vilat e ndërtuara pa leje në Theth janë shembur si hakmarrje politike pasi në zgjedhjet e 11 Majit, banorët atje nuk kishin votuar për Partinë Socialiste.

Berisha tregoi në ekran se si kishin votuar banorët e Thethit në zgjedhjet e 11 Majit, me 13 vota më shumë për PD-në.

“Pse kjo? Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë. Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.

Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj. Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.”- deklaroi Berisha para gazetarëve.

Më pas ai u bëri thirrje banorëve të Thethit, por jo vetëm, që të ngrihen të protestojnë kundër qeverisë:” Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.”

Më pas kryetari i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama për diskriminim të veriut, duke shtuar se edhe investimet në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës kanë qenë më të mëdha.

The post Berisha për shembjet në Theth: Hakmarrje politike se nuk votuan PS-në first appeared on JavaNews.al.

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet amerikane: Na u rrezikua bujqësia!

By: A R
17 July 2025 at 12:46

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan nga ajo që zbuluan në bagazhin e një shqiptari

Një karkalec egjiptian u gjet më herët këtë vit mes bagazheve të një udhëtari që mbërriti në Aeroportin Metropolitan të Detroitit, duke nxitur një paralajmërim dhe njoftim nga Zyra e Operacioneve në Terren e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA.

Edhe pse incidenti me karkalecin ndodhi në mars, CBP ndau detajet dhe një foto në një postim në rrjetet sociale më 10 korrik.

Ekspertët bujqësorë të CBP-së që punojnë në aeroportin e Detroitit gjetën karkalecin e gjallë egjiptian (Anacridium aegyptium) në bagazhet e një udhëtari që vinte nga Shqipëria.

“Karkalecat ekzotikë përbëjnë një kërcënim serioz për bujqësinë amerikane, pasi ushqehen me një shumëllojshmëri bimësh, përfshirë kultura si hardhitë e rrushit, pemët agrume, pemët e frutave gjetherënëse dhe perimet,” thuhet në raport.

Specialistët bujqësorë të CBP-së punojnë për të parandaluar futjen e specieve ekzotike të dëmshme, sëmundjeve dhe kërcënimeve të mundshme të bio-terrorizmit bujqësor. Agjencia thotë se sendet e ndaluara të njohura asgjësohen, ndërsa dëmtuesit e panjohur i dërgohen Departamentit Amerikan të Bujqësisë për hetime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që specialistët bujqësorë zbulojnë insekte të padëshiruara në aeroportin e Detroitit (DTW). CBP më parë ka raportuar raste si një karkalec nëntokësor jo-vendas në bagazhin e një pasagjeri që vinte nga Kenia, i gjetur në vitin 2024, dhe gjashtë kërmij gjigantë afrikanë të gjetur në valixhen e një udhëtari që mbërriti nga Gana në vitin 2023.

“Shumica e importuesve dhe pasagjerëve i sjellin pa dashje këto kërcënime në Shtetet e Bashkuara. Fatkeqësisht, disa individë me qëllime të këqija merren me agro-terrorizëm. Agro-terrorizmi synon posaçërisht një komponent të bujqësisë ose furnizimit ushqimor,” thuhet në deklaratën e agjencisë.

The post Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet amerikane: Na u rrezikua bujqësia! first appeared on JavaNews.al.

Berisha pret zyrtarin e EPP: Mbështetje për zgjedhje të lira dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri

By: A R
17 July 2025 at 12:38

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim në selinë blu këtë të enjte, më 17 korrik, Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Popullore Europiane.

Gjatë këtij takimi, u diskutua gjendja politike në vend, me theks të veçantë te zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat me të cilat përballet demokracia shqiptare.

Kryetari i PD-së thotë se e informoi Voller-in për atë që e quajti “farsë elektorale”, ku, sipas tij, regjimi aktual përdori një rrjet patronazhistësh, teknologji manipulimi dhe ndikimin e karteleve të drogës për të kontrolluar procesin zgjedhor dhe për të emëruar individë në pushtet përmes votave të fabrikuara.

“E informova mikun mbi farsën zgjedhore të 11 majit, në të cilën narkoregjimi, përmes një rrjeti të strukturuar patronazhistësh, teknologjisë së manipulimit dhe karteleve të drogës, jo vetëm shantazhon dhe kontrollon qytetarët, por emëron dhe ngre në pushtet individë anonimë me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara. Shqipëria sot si narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europe e ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë dhe institucionet në dekor të një regjimi të inkriminuar.”– shkruan Berisha.

Ai e falënderoi të ftuarin dhe drejtuesit e tjetër të PPE-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin konkret në përkrahje të opozitës dhe të kauzës për zgjedhje të lira në Shqipëri: “Përshëndeta me mirënjohje angazhimin e tyre konkret për ngritjen e një ekipi të posaçëm që do të vijë në Shqipëri për të mbledhur fakte dhe për të parë nga afër realitetin e shkatërrimit të zgjedhjeve dhe të shtetit të së drejtës.”

“Ndihma e miqve tanë në EPP në rrugën tonë drejt zgjedhjeve të lira dhe shtetit të së drejtës është e një rëndësie të pazevendësueshme!”– shton ai.

Një tjetër temë bisede ishte bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe PPE-së, për shkëmbimin e eksperiencave dhe frymës më të mirë europiane, që Berisha e konsideroi jetik për procesin e reformimit dhe rinovimit të Partisë Demokratike.

The post Berisha pret zyrtarin e EPP: Mbështetje për zgjedhje të lira dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri first appeared on JavaNews.al.

EMRAT / Dy shqiptarë të arrestuar për vrasjen e profesorit amerikan në Athinë. Gruaja kishte frikë se…

By: A R
17 July 2025 at 12:30

Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e profesorit 43-vjeçar Przemyslaw Jeziorski, i cili u ekzekutua me gjakftohtësi pasditen e 4 korrikut në Agia Paraskevi të Athinës.

Pesë persona janë aktualisht në dispozicion të autoriteteve: dy grekë, një bullgar dhe dy shqiptarë. Ata do të dërgohen në prokurori, ndërsa ish-bashkëshortja e viktimës dyshohet se ka luajtur një rol kyç në krim, e akuzuar si nxitëse.

Shqiptarët e arrestuar janë Andrea Sherri, 24 vjeç, dhe F. Driza, 16 vjeç. Të tjerët e përfshirë janë partneri 35-vjeçar i gruas greke, i konsideruar si autori kryesor i krimit, dhe një shtetas bullgar, të cilët akuzohen për bashkëpunim në ngjarje.

Sipas autoriteteve, plani dyshohet se u hartua pas një vendimi gjykate që i jepte të drejtë profesorit të merrte fëmijët e tij jashtë vendit. Ish-bashkëshortja, sipas të njëjtave burime, dyshohet se kishte frikë se nuk do t’i shihte më kurrë fëmijët.

Mosmarrëveshja nuk ishte e kufizuar vetëm në kujdestarinë. Çifti kishte llogari financiare të hapura nga aktiviteti i tyre i përbashkët biznesor në SHBA. Edhe pse ish-bashkëshortja i mohon akuzat, të dyshuarit e tjerë kanë pranuar përfshirjen e saj dhe kanë zbuluar rolin që ka luajtur.

Vrasja ishte organizuar në mënyrë të mirëplanifikuar. Autori 35-vjeçar kërkoi ndihmë fillimisht në Nafplio nga bashkëpunëtori i tij bullgar, i cili e vuri në kontakt me dy shqiptarët. Edhe pse këta të fundit refuzuan të merrnin pjesë drejtpërdrejt në vrasje, ranë dakord të ndihmonin me transportin, arratisjen dhe ndërtimin e një alibie në këmbim të 1.500–2.000 eurove një shumë që, sipas tyre, do të paguhej nga partneri i autores së krimit.

Tentativa e parë për atentat ndodhi në Haidari, ku viktima kishte një takim me ish-gruan dhe fëmijët e tyre te një psikolog fëmijësh. Meqenëse nuk pati mundësi ta kryente krimin në atë moment, autori i ngriti një pritë disa orë më vonë në rrugën “Irini” në Agia Paraskevi, aty ku profesori do të merrte fëmijët. Aty ai e qëlloi dhe u largua në këmbë.

Autori 35-vjeçar dyshohet se e hodhi armën (një pistoletë tip “TT”) dhe rrobat që kishte veshur në kazanët e plehrave. Më pas, ai udhëtoi me autobus dhe taksi për në Nafplio për të ndërtuar alibinë e tij, ndërkohë që telefonin celular ia kishte lënë bashkëpunëtorit bullgar për të krijuar përshtypjen se ndodhej jashtë Athinës.

Ngjarja nisi të zbulohej kur policia greke identifikoi makinën me qira të bashkëpunëtorëve të autorit përmes kamerave të sigurisë dhe më pas i arrestoi ata. Sipas autoriteteve, pas arrestimit, dy shqiptarët nisën ta shantazhonin autorin, duke i kërkuar 40.000–50.000 euro në këmbim të heshtjes së tyre.

Një detaj që ka shkaktuar ndjeshmëri të veçantë është përfshirja, pa dijeninë e tij, e djalit 14-vjeçar të autorit, i cili u përdor si ndërmjetës në komunikimet mes çiftit. Atij i ishte dhënë një telefon celular përmes të cilit dy të pandehurit kryesorë shkëmbenin mesazhe dhe udhëzime.

Przemyslaw Jeziorski, 43 vjeç, ekonomist dhe profesor marketingu në Shkollën e Biznesit Haas të UC Berkeley, u qëllua disa herë nga afër në një periferi banimi të Athinës dhe vdiq në vendngjarje.

Përpara se t’i bashkohej stafit në Berkeley, Jeziorski, me origjinë polake, punoi si profesor asistent i ekonomisë në Universitetin Johns Hopkins dhe si studiues i jashtëm në Microsoft. Ai mori doktoraturën në analiza ekonomike nga Stanford dhe mori diploma masteri nga Universiteti i Arizonës dhe Shkolla e Ekonomisë e Varshavës në Poloni.

Jeziorski kishte botuar punime në shumë revista akademike të nivelit të lartë, duke përfshirë American Economic Journal dhe RAND Journal of Economics. Ai ishte gjithashtu bashkëthemelues i një startup-i të quajtur Keybee, një platformë për menaxhimin e pronave me qira afatshkurtër.

The post EMRAT / Dy shqiptarë të arrestuar për vrasjen e profesorit amerikan në Athinë. Gruaja kishte frikë se… first appeared on JavaNews.al.

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon

By: A R
17 July 2025 at 12:22

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş, në Ankara. Ky i fundit vuri theksin te marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Jemi dy vende mike, aleate. Vazhdojmë me projektet tona të përbashkëta dhe uroj që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve tona të zhvillohen akoma më shumë”, deklaroi ai.

Më tej, tha se Turqia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në një kohë kur thuajse në çdo rajon ka tension.

“Për 6 shekuj popujt tanë kanë bashkëjetuar, kemi histori të përbashkët, kemi shumë qytetarë shqiptarë që janë nënshtetas në Turqi”, shtoi ai, si një pasqyrim të lidhjeve të forta mes popujve.

“Ju përdorni shumë fjalë turke në zhargonin e përditshëm”, tha Kurtulmuş.

Kryeparlamentari turk dënoi në formën më të ashpër sulmin e Izraelit në Siri.

“Dënojmë në termat më të ashpër sulmin e Izraelit dje në Siri, që nuk njeh asnjë rregull, e papranueshme kjo sjellje e Netanyahut dhe e ekipit të tij. E dënojmë këtë sulm të urryer të Izraelit!”, tha Kurtulmuş.

Ndërsa Spiropali i cilësoi dy vendet si lobuese të paqes “në një kohë kur retë e luftës janë rrotull vendeve”. Tha se do vijojë bashkëpunimi i ngushtë mes Parlamentit shqiptar dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë.

Vuri theksin te samiti i NATO-s në 2026-ën në Turqi, që pasohet një vit më vonë me atë që do mbahet në vendin tonë.

“Do vijojmë që në nivel të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të shfrytëzojmë të gjitha potencialet, me bashkëpunimin universitar, bujqësisë, agro-turizmin etj”, deklaroi kryeparlamentarja shqiptare.

Në mbyllje, falenderoi shtetin turk për mbështetjen e Kosovës.

The post Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon first appeared on JavaNews.al.

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati i tij: Prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim

By: A R
17 July 2025 at 12:14

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sot, 17 korrik, të lërë në fuqi masën e sigurimit “arrest me burg” për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se pse Meta po mbahet në ambientet e paraburgimit prej 9 muajsh tashmë, pa u mbyllur hetimet.

“Është e paprecedentë! Organi i procedurës i gjendur përballë pyetjeve të mia, edhe të dy prokurorët zoti Kraja dhe kolegu i tij nuk dhanë asnjë shpjegim. Këta janë rrogëtarë, jo gjyqtarë!”, tha Cakrani.

 

“Ka prej ditësh nën presion nga pikëpamja administrative, është privuar nga disa aktivitete. Zoti Meta do të përballet me të gjithë, është individ që nuk mposhtet kollaj. Nëse përdorin mjete represioni për ta bërë zotin Meta të dalë nga vetja, e kanë gabim. Do marrë fund kjo histori!”, përfundoi avokati.

Më 26 qershor, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg”, ndërsa Meta e cilëson të gjithin një proces me prapavijë politike.

Kjo nuk ishte e vetmja kërkesë e ish-presidentit Ilir Meta për liri. Kujtojmë se ai i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese ku kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë që e la në masën e sigurisë arrest me burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.

Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

The post Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati i tij: Prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim first appeared on JavaNews.al.

“Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4 persona që kishin zënë hapësirat publike

By: A R
17 July 2025 at 12:08

Policia e Kavajës ka proceduar penalisht 4 persona të cilët kishin zënë 4 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.

Operacioni “Plazhi i lirë”, për  lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror vijoi sot në zonën e Golemit.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Z. Xh., R. A., E. Q. dhe K. Sh. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

“Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. Xh., 54 vjeç, R. A., 57 vjeç, E. Q., 42 vjeç dhe K. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës dhe në Kavajë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112″, njofton Policia.

The post “Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4 persona që kishin zënë hapësirat publike first appeared on JavaNews.al.

“Drejtësia varet nga kutia e fishekëve”, Kalaja thirrje popullit që të marrë armët kundër Ramës: Sulltani i Surrelit…

By: A R
17 July 2025 at 11:59

Adriana Kalaja thotë se shqiptarëve dhe demokratëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, veçse të rrëmbejnë armët.

Sipas saj, kur zgjedhjet janë të vjedhura dhe drejtësia e kapur, nuk ka zgjidhje tjetër, veçse armët.

“Kur Sulltani i Surelit, është më i “madhërishëm” se vetë Ai i madhërishmi…..

Historia na ka treguar se Dugagjinin, nuk e pushtoi dot as Perandoria turke.

Është një fshat aty, që nisur nga ky fakt, të dërguarit e Sulltanit të Madhërishëm, e quajtën fshati “DREQ”.

Ndryshe nga Sulltani i Madhërishëm, Dugagjinin dhe gjithë Veriun, e pushtoi dhe e poshtëroi Sulltani i Surrelit.

Të gjithë Shqipërinë në fakt.

“Të paçim sa malet e Dugagjinit dhe Vermoshit” do thonte me këtë rast populli sudedashës i Veriut dhe gjithë Shqipërisë.

Ndërkohë, Frederick Douglass thotë se të drejtat e njeriut ndodhen në tre kuti:

1. Kutia e votimit.

2. Kutia e drejtësisë.

3. Kutia e fishekëve.

Duke qenë se dy të parat, janë rrëmbyer me dhunë nga Grupi i Strukturuar Kriminal që drejton këtë vend të mjerë e të dashuruar me diktatorët, duhet t’i kërkojmë të drejtat tona te kutia e tretë.

Kam vite që e them, por nuk më dëgjoni.

PS: Se mos dërgon IKMT dhe për tendën time “pa leje” se një kokë e “hëngri” ajo”, shkruan Kalaja.

The post “Drejtësia varet nga kutia e fishekëve”, Kalaja thirrje popullit që të marrë armët kundër Ramës: Sulltani i Surrelit… first appeared on JavaNews.al.

Përplasjet për mandatin, kush është tezja e Adriatik Lapajt që mund të bëhet deputete përpara ‘dajës’

By: A R
17 July 2025 at 11:53

Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri.

Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për nipin e lënduar.

E ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin e shpërndarjes së mandateve për Tiranën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator.

Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.

Sigurinë Lapaj e ka nga tezja e tij Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda te cilës i takon mandati.

Në KQZ zonja Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 maj.

Por ajo është “asi” nën mëngë i Lapajt për tu “hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet.

Java e ardhshme pritet të sqaroje shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do futët në Kuvend.

The post Përplasjet për mandatin, kush është tezja e Adriatik Lapajt që mund të bëhet deputete përpara ‘dajës’ first appeared on JavaNews.al.

Takimi me Spiropalin, Kryeparlamentari turk dënon sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull

By: A R
17 July 2025 at 11:45

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş.

Ky i fundit vuri theksin te marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Jemi dy vende mike, aleate. Vazhdojmë me projektet tona të përbashkëta dhe uroj që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve tona të zhvillohen akom amë shumë”, deklaroi ai.

Më tej, tha se Turqia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në një kohë kur thuajse në çdo rajon ka tension.

“Për 6 shekuj popujt tanë kanë bashkëjetuar, kemi histori të përbashkët, kemi shumë qytetarë shqiptarë që janë nënshtetas në Turqi”, shtoi ai, si një pasqyrim të lidhjeve të forta mes popujve.

“Ju përdorni shumë fjalë turke në zhargonin e përditshëm”, tha Kurtulmuş.

Kryeparlamentari turk dënoi në formën më të ashpër sulmin e Izraelit në Siri.

“Dënojmë në termat më të ashpër sulmin e Izraelit dje në Siri, që nuk njeh asnjë rregull, i papranueshëm kjo sjellje e Netanyahut dhe e ekipit të tij. E dënojmë këtë sulm të urryer të Izraelit!”, tha Kurtulmuş.

The post Takimi me Spiropalin, Kryeparlamentari turk dënon sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull first appeared on JavaNews.al.

Rama me Presidentin e Emirateve: Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë

By: A R
17 July 2025 at 10:54

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo vetëm nder vizitën e Presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, por një privilegj të posaçëm për të dhe qeverinë shqiptare.

Fjalën e tij, drejtuar Presidentit arab, e nisi duke cituar profetin Muhamed.

“Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë. Ju erdhët si ai që përshëndeti i parë, si një anëtar i familjesm që edhe pse larg, nuk i lë fijet e dashurisë të këputen. Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për ta dhe mësuam t’i vlerësojmë. Ju më mësoni se vëllazëria e vërtetë jetohet, duke qëndruar sëbashku në të vërtetën, duke përqafuar urtësinë.”

Kujtoi vitin 1999, luftën në Kosovë.

“Babai juaj mundësoi mbërritjen e avionëve me ndihma për mijëra refugjatë, që ato të ushqeheshin dhe të trajtoheshin mirë pa dallim feje, si të barabartë para Zotit.”

“Emri juaj dëgjohet me respekt në mbarë botën!”, i tha kreu i qeverisë Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.

“Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha tek ju pas tërmetit shkatërrues, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk janë vetëm! Sot një lagje me mijëra apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni. Keni zgjedhur të jeni një vëlla i armëve të paqes!”, shtoi më tej Rama.

The post Rama me Presidentin e Emirateve: Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë first appeared on JavaNews.al.

Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike, procedohen dy kryepleq në Shkodër dhe roja

By: A R
17 July 2025 at 10:42

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, gjatë kontrolleve intensive në terren, të zhvilluara në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet janë zhvilluar në disa nga njësitë administrative të qarkut, duke përfshirë Shalë, Pult, Shosh, Ana e Malit, Kastrat, Kelmend, Temal dhe Shllak, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”.

Pas zbulimit të bimëve narkotike, Policia ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave tre persona: dy kryetarë fshatrash dhe një roje mjedisi.

Rasti 1: Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;

Rasti 2: Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;

Rasti 3: Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni do të vazhdojë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim goditjen e këtij fenomeni të paligjshëm dhe lirimin e zonave nga kultivimi i bimëve narkotike.

The post Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike, procedohen dy kryepleq në Shkodër dhe roja first appeared on JavaNews.al.

Prapaskenat: 60-vjeçarja nga partia e Lapajt mund të marrë mandatin, që të digjet daja i Shabanit

By: A R
17 July 2025 at 10:31

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë të shpërndajë mandatet dhe të publikojë emrat e fituesve në Tiranë, ku është edhe mandati i debatueshëm i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’.

Report TV ka mësuar se komisioneri ka vendosur t’u japë të rinjve pak kohë, siç është kërkuar prej tyre, derisa Shabani të kthehet në Shqipëri të shtunën. Por nëse bisedimet dështojnë, Zeqir Kordhoni lë përfundimisht jashtë Kuvendit, Adriatik Lapajn.

Por edhe vetë Kordhoni ka zero shanse të hyjë në Kuvend. Aktualisht mandatin e zotëron tezja e Adriatik Lapajt, Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, jeton në Sarandë dhe është edhe nëna e anëtarit të kryesisë së partisë së Lapajt, Vasil Dajko.

Ajo ka shanse të larta të pranojë mandatin nëse nuk ka zgjidhje përplasja Lapaj-Shabani. Burime pranë Partisë Shqipëria Bëhet, i thanë Report TV, se ajo do të pranojë mandatin, duke mos rrezikuar kështu që Livia Savri, që është e dyta në listë të hyjë në Kuvend.

Livia është partnerja e Endri Shabanit, ndaj Ana Dajko, ngelet për Lapajn arma e vetme për të lënë me ‘gisht në gojë’ Shabanin.

Debati mes tyre nisi pasi daja i Endri Shabanit nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, duke qenë se pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit.

Kreu i Shqipëria Bëhet bën fajtor për dajën e tij, Endri Shabanin. Ky i fundit tha se kryeneçësia e Zeqir Kordhonit, për të mos dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur, erdhi pas kreu i “Shqipëria Bëhet” i kërcënoi fëmijët. Në listën e hapur, Lapaj mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla.

The post Prapaskenat: 60-vjeçarja nga partia e Lapajt mund të marrë mandatin, që të digjet daja i Shabanit first appeared on JavaNews.al.

70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

By: A R
17 July 2025 at 10:24

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 janë ende aktive. Zonat më problematike mbeten Dibra, Bulqiza, Vau i Dejës dhe Mallakastra.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, zjarri ka përfshirë rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

Në Bulqizë, flakët në zonën e Zerqanit kanë përfshirë 30 ha me shkurre. Në Vaun e Dejës, zjarri në Qafën e Laçit ka djegur rreth 25 ha, ndërsa në Mallakastër është riaktivizuar zjarri, pranë një pusi gazi në fshatin Drenovë, duke shkrumbuar 120 ha tokë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 288 forca operacionale, 27 automjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Vetëm sot janë aktivizuar 70 trupa ushtarake.

Deri më tani janë djegur mbi 381 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe pemë frutore. Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

The post 70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë first appeared on JavaNews.al.

Dhunë në familje, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër, një tjetër procedohet penalisht

By: A R
17 July 2025 at 10:17

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për dhunë në familje ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. Sh., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje””.

Ndërsa një 40-vjeçar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij është proceduar penalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”.

The post Dhunë në familje, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër, një tjetër procedohet penalisht first appeared on JavaNews.al.

“E morëm vesh nga mediat”, vrasja e Renis Dobrës, dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen

By: A R
17 July 2025 at 10:10

Policia dhe prokuroria kanë marrë në pyetje dy të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës, Fation Bushgjokajn dhe Petrit Çakrrin. Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Bushgjokaj ka pranuar lidhjet e tij me 23-vjeçarin në trafikun e paligjshëm të drogës, por mohon përfshirjen në vrasje.

Çakrri ka pranuar se ishte në zonën e ngjarjes, por mohon njohjen personale me viktimën dhe përfshirjen në ngjarje. Ai ka deklaruar se njeh vetëm Kristi Bushgjokajn, i cili është në kërkim nga policia, dhe se është takuar me të në burg.

Ka rrëfyer se pasi i kishte kërkuar për të gjetur një sasi droge nëpër fshatra, kishte shkuar atje. Rrugës ka dëshmuar 55-vjeçari se janë ndarë në dy makina, duke treguar edhe dinamikën e lëvizjes, e cila përputhet me pamjet e kamerave që ka vëzhguar policia.

Megjithatë, Çakrri mohon të jetë përfshirë në ngjarje.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur me Dobrën”, mësohet të ketë thënë ai.

Në një moment, sipas Çakrrit vëllezërit hipën në një tjetër makinë dhe ndryshuan rrugë dhe i thanë që të ikte. Çakrri thotë se për fatin e 23-vjeçarit e mësoi vetëm nga mediat.

I riu u gjet i pajetë pranë liqenit të Ulzës, më 9 korrik, pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Siç konfirmoi edhe Policia, ai është mbytur me litar dhe më pas është hedhur në liqen bashkë me makinën e tij. Si shkak, dyshohen konfliktet mes viktimës dhe katër autorëve për çështje droge.

The post “E morëm vesh nga mediat”, vrasja e Renis Dobrës, dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen first appeared on JavaNews.al.

Operacioni në Europë godet grupin e hakerëve NoName: “Po sabotonin në emër të Moskës”

By: A R
17 July 2025 at 10:05

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica

Funksiononte kështu: rekrutoheshin përmes disa kanaleve në Telegram, në emër të një përkatësie të përbashkët ndaj kauzës ruse. U kërkohej të shkarkonin një softuer që, me bazë në Itali, u shërbente grupeve të terrorizmit kibernetik që mbështesnin Rusinë në kuadër të konfliktit me Ukrainën, për të sulmuar faqet italiane të infrastrukturës strategjike.

Sulmet kryheshin duke i përmbytur serverët me trafik të dhënash, në mënyrë që t’i paralizonin dhe t’i nxirrnin jashtë funksionit. Midis objektivave të goditur ishin: Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Financat dhe autoriteti financiar Consob. Janë sulmuar gjithashtu edhe bankat si Unicredit, Intesa dhe MPS; infrastruktura transporti si serverët e aeroporteve dhe shoqëri publike të mëdha, si edhe korporata të rëndësishme.

Prokuroria e Romës, në një hetim të koordinuar nga Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit, kreu dje kontrolle në banesa ndaj pesë personave: një 72-vjeçar nga Milano, dy 22-vjeçarë nga veriu i Italisë, një 30-vjeçar dhe një 26-vjeçar nga provinca e Torinos.

Pesë histori të ndryshme, të bashkuara nga një emër që prej muajsh përmendet në sistemet e sigurisë europiane: NoName057(16). Një kolektiv hakerësh pro-rus, aktiv që nga marsi i vitit 2022, i specializuar në sulme kibernetike ndaj faqeve institucionale, bankave, transportit, shëndetësisë dhe telekomunikacionit.

Vendimi për bastisje mban firmën e përbashkët të prokurores Lucia Lotti dhe të prokurorit Eugenio Albamonte (aktualisht pranë Prokurorisë Kombëtare të Antiterrorizmit, Dna), në një hetim që prek Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Zvicrën, Hollandën, Suedinë, Francën dhe Spanjën.

Hetimi ndërkombëtar ka çuar në pesë urdhër-arreste për qytetarë rusë, dy prej të cilëve konsiderohen në krye të organizatës, si dhe në çaktivizimin e më shumë se 600 serverëve.

Në Itali, hetimet nisën nga një vëzhgim i thjeshtë: sulmet kibernetike që kohët e fundit kanë dëmtuar infrastrukturat italiane nuk kanë ardhur vetëm nga IP-të ruse. Disa prej tyre u gjurmuan nga lidhje me origjinë italiane, me metoda dhe përmbajtje të njëjta me ato të grupit NoName. Autorët dinin çfarë të bënin, si ta bënin dhe më e rëndësishmja, pse ta bënin.

Në qendër të hetimit janë pesë persona që, “në bashkëpunim me njëri-tjetrin”, siç thuhet në dekret, “me qëllim terrorizmi informatik”, kanë vepruar për të shkaktuar “dëme konkrete ndaj infrastrukturave me rëndësi publike”.

Dy nga të hetuarit punojnë në sektorin e sigurisë kibernetike dhe kanë aftësi teknike të nivelit të lartë. Tre të tjerët nuk janë profesionistë në këtë fushë, por ndajnë hapur simpati për ideologjinë pro-ruse. Sipas dekretit, disa prej tyre kanë mbështetur publikisht fushatat pro-Putin në kanale si Telegram të lidhura me kolektivin, me mbi 15 mijë ndjekës.

Hetimet kanë zbuluar se nuk u kërkohej ndonjë aftësi e veçantë teknike, sepse vetë hakerët rusë koordinonin sulmet, duke përdorur kompjuterët me bazë në Itali si mjete për aksionet.

Në vendim përshkruhen hapat teknikë: adresat IP të përsëritura, pseudonimet, pjesëmarrja në aksione të koordinuara. Por ajo që u intereson më shumë prokurorëve është intensiteti i kontakteve mes pesë personave, organizimi i brendshëm dhe lidhja e drejtpërdrejtë me drejtuesit rusë të grupit.

Nuk bëhet fjalë për simpatizantë të rastësishëm, por sipas hipotezës hetimore, për pjesëmarrës aktivë dhe të vetëdijshëm të një strategjie që bashkon propagandën dhe sabotimin, ideologjinë dhe krimin kibernetik.

Bastisjet ndodhën njëkohësisht në Lombardi, Veneto dhe Piemonte. Pajisjet informatike të sekuestruara, kompjuterë, telefona dhe hard disqe, janë tani nën analizën e ekspertëve të policisë postare. Pikërisht nga këto të dhëna pritet të dalin provat më të forta: për mjetet e përdorura, kanalet e komunikimit dhe lidhjet me grupin kryesor rus. Prokurorët synojnë gjithashtu të zbulojnë strukturën hierarkike të këtyre terroristëve të rinj ndërkombëtarë.

The post Operacioni në Europë godet grupin e hakerëve NoName: “Po sabotonin në emër të Moskës” first appeared on JavaNews.al.

“Është thjesht më e mirë!”, Trump jep lajmin se Coca-Cola do të ndryshojë përbërësin kyç të pijes

By: A R
17 July 2025 at 09:58

Presidenti Donald Trump thotë se Coca-Cola ka rënë dakord të përdorë sheqer të vërtetë të nxjerrë nga kallami i sheqerit në pijet që shet në SHBA.

Coca-Cola aktualisht përdor shurup misri në produktet e saj në Amerikë, por Sekretari i Shëndetësisë i Trump-it, Robert F. Kennedy Jr., ka shprehur shqetësim për ndikimin në shëndetin e konsumatorëve nga ky përbërës.

“Kam folur me Coca-Cola për përdorimin e sheqerit të vërtetë të kallamit në Coca-Cola në Shtetet e Bashkuara, dhe ata kanë rënë dakord ta bëjnë këtë,” shkroi Trump në rrjetet sociale. “Dua të falënderoj të gjithë ata që janë në pozita drejtuese në Coca-Cola.”

Pa e konfirmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndryshimin në recetë, një zëdhënës i Coca-Cola-s tha se ata “e vlerësojnë entuziazmin e Presidentit Trump” dhe se “më shumë detaje për produktet tona inovative të reja do të ndahen së shpejti”.

Vetë Trump tha të mërkurën në një postim në Truth Social: “Ky do të jetë një veprim shumë i mirë nga ana e tyre – Do ta shihni. Është thjesht më mirë!”

BBC shkruan se Coca-Cola e shitur në SHBA zakonisht ëmbëlsohet me shurup misri, por Coca-Cola e shitur në vende të tjera si Meksika, Britania dhe Australia përdor zakonisht sheqer të nxjerrë nga kallami.

Në prill, CEO i Coca-Cola-s, James Quincey, u tha investitorëve se vazhdojnë të bëjnë përparim në reduktimin e sheqerit në pije. Ai tha se kompania me bazë në Atlanta “e ka bërë këtë duke ndryshuar recetat, si dhe duke përdorur burimet tona të marketingut global dhe rrjetin e shpërndarjes për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesin për portofolin tonë gjithnjë në zgjerim.”

Por çdo vendim për të përdorur sheqer kallami në vend të shurupit të misrit mund të ketë pasoja negative për fermerët amerikanë të misrit.

Presidenti dhe CEO i Shoqatës së Rafinerive të Misrit, John Bode, tha në një deklaratë: “Zëvendësimi i shurupit të misrit me sheqer kallami do të kushtonte me mijëra vende pune në industrinë amerikane të përpunimit ushqimor, do të ulte të ardhurat e fermerëve dhe do të rriste importet e sheqerit të huaj, dhe e gjitha kjo pa asnjë përfitim ushqyes.”

Sekretari i Shëndetësisë në SHBA dhe lëvizja e tij “Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Shëndetshme” kanë bërë thirrje që kompanitë të heqin përbërës si shurupi i misrit, vajrat e farave dhe ngjyruesit artificialë nga produktet e tyre, duke i lidhur këto me një sërë problemesh shëndetësore.

The post “Është thjesht më e mirë!”, Trump jep lajmin se Coca-Cola do të ndryshojë përbërësin kyç të pijes first appeared on JavaNews.al.

“Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet

By: A R
17 July 2025 at 09:49

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë vijojnë me intensitet aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Për 3 ditë, janë bllokuar 20 ton mallra (produkte bujqësore apo blegtorale) për 87 subjekte të inspektuara në total.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve, rezultatet e tre ditëve të para të këtij aksioni tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të sektorit, si një garanci për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, por edhe për mbrojtjen e konsumatorit.

Në një postim në Facebook, Drejtoria e Tatimeve bën thirrje për të gjithë tatimpaguesit që të respektojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, me qëllim transparencën nga prodhuesi deri tek konsumatori.

May be an image of text that says "3 DITĘ nga aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujgësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore REZULTATET 20 TON sasia totale e mallrave të bllokuar 87 SUBJEKTE të inspektuara Total www.tatime.gov.al"

The post “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet first appeared on JavaNews.al.

Të mësosh hilet para rregullave

17 July 2025 at 09:42

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e 11 majit me synime të deklaruara për të prodhuar një revolucion politik. Në vend të revolucionit në fakt po prodhojnë zhgënjim tek mijërat që i votuan, ose shpoti e nënqeshje ironike tek ata që nuk u besuan votën.

Përplasja Lapaj-Shabani nuk është një konflikt parimesh, por fryt i skemave e taktikave hileqare që ata sollën në fushatën elektorale, me shpresën se do të zbutnin apo devijonin efektet e kodit zgjedhor. Të një kodi të padrejtë për të vegjëlit, duhet pranuar. Dhe sapo hilet që aplikuan krijuan sherre të brendshme lidhur me mandatin parlamentar që morën, partneriteti shpërtheu, miqësia politike u prish dhe gjuha shkoi larg tek kërcënimet.

Si zakonisht ai që nuk përton të përdorë i pari akuzën, denigrimin dhe arrogancën publike është Adriatik Lapaj. Një politikan i cili pretendonte gjatë fushatës se kishte në dorë çelësat e zgjedhjeve dhe se do të vendoste gjithçka vetë pas 11 majit. Si çdo yll i ri që e djeg vrullshëm karburantin e vet, dhe ai e sheh sot veten viktimë të cinzimit të politikës, por edhe të skemave që ndërtoi me Shabanin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Është e kotë të dëgjohen dhe të kërkohet të analizohen replikat tashmë armiqësore mes tyre në këto javë pas zgjedhjeve. Tashmë aty s’ka më asgjë politike, por vetëm mllef personal. Koalicioni “Shqipëria bëhet” ka qenë një produkt i dy lëvizjeve politike dhe si i tillë debati se cilit i takon mandati i vetëm që prodhuan 60 mijë votat kombëtare, është thjesht subjektiv. Secili po tërheq nga vetja e tij në këtë proces divorci publik ku janë përfshirë edhe familjarë e të afërm. Është një skenë e shëmtuar dhe diametralisht e kundërt me realitetin që ky koalicion apo edhe partitë e tjera të reja ofronin para zgjedhjeve.

Strategjia elektorale e shpërndarjes së fokusit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe diasporën, e jo tek një apo dy qarqe, duket se ka penalizuar në mënyrë fatale koalicionin “Shqipëria bëhet”. Votat për të prodhuar mandate janë aty, por janë të shpërndara në të gjithë hartën elektorale të vendit.

Kësisoj është e kotë të hysh e të ndash tani sherret për mandatin e mbetur, pasi ishte dhe është lehtësisht e parashikueshme se për atë mandat do të kishte sherr, pavarësisht përbetimeve se “unë heq dorë, unë s’futem në parlament”. Siç pritej doli dikush, ai i panjohuri i zakonshëm i këtyre rasteve, që prishi gjithë skemën. Kur listat mbushen me persona rastësorë, me farefis e dajallarë, atëhere është rasti mbreti i botës. Dhe rasti vendosi pasi logjika dhe strategjia politike që e dobët, e improvizuar dhe fluturake.

Sherri Lapaj-Shabani është epilogu i trishtë i një sage e cila vetëm tre muaj më parë vetëofrohej me ambicjen për të ndryshuar trashëgiminë 35 vjeçare të politikës së tranzicionit shqiptar. Ajo që mbetet është një parlament i ri i dominuar sërish nga dy aktorë të vjetër, teksa “të rinjtë” mbetën praktikisht me një grusht mizash në dorë. Sepse mësuan hilet para rregullave.

Duke hequr mënjanë Shehajn, i cili ka qenë edhe më parë deputet, të gjithë krerët e lëvizjeve të reja politike mbetën jashtë Kuvendit. Sindroma e “dajës së Endrit”, por edhe gabime të tjera para dhe gjatë fushatës, lanë jashtë parlamentit një mozaik siglash që mund të kishin më shumë rol në politikën e sotme shqiptare. Dhe duhet thënë se Qori, Shehaj, Lapaj e Shabani kishin një rast të artë që të krijonin një masë kritike sfiduese në sallën e parlamentit, aty ku është qendra gravitacionale e politikës.

Edhe këto lëvizje politike, që refuzuan edhe të bashkëpunonin mes tyre, rezultojnë sot de facto në librin e trashë të dështimeve për të rrëzuar PS e PD nga piedestali i përjetshëm. Sepse veç të tjerash nuk shkohet në luftë kundër mbifuqisë politike të Ramës e Berishës me dajallarë dhe emra tërësisht të panjohur të cilët nuk i thonë asgjë askujt. E ky është një mësim i hidhur, që Lapaj e Shabani nuk janë të parët që po e mësojnë.

The post Të mësosh hilet para rregullave first appeared on JavaNews.al.

❌
❌