Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Java News

Horoskopi Javor për datat 25 deri 31 Gusht 2025: Puna, dashuria dhe shëndeti sipas yjeve

By: A R
23 August 2025 at 18:00

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime?

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21. 03. – 20. 04)

Puna: Situata kryesisht varet nga financat. Në kuadër të kësaj përgatituni për një stres, sepse ju pret një shpenzim i paplanifikuar. Bëjeni këtë me kohë, studioni se çfarë keni planifikuar aq shumë, sepse pikërisht atje ku keni pritje më të mëdha, aty rrezikoni të zhgënjeheni. Veç kësaj, ruani dokumentet, janë të mundshme situata të pakëndshme lidhur me to.

Shëndeti: Dhembje koke.

Dashuria: Ju ka rrëmbyer maksimalisht romantika dashurore. Në disa faqe, paralelisht, po mbani korrespondencë të fshehtë. Dashuria platonike është maksimumi i romantikës të cilën këto ditë mund ta arrini. Nga ana tjetër, kjo nuk duhet t’ju dekurajojë. Është periudhë e shkëlqyeshme për argëtim.

DEMI (21. 04 – 21. 05)

Puna: Kjo periudhë është e shënuar me ngjarje stresuese nga të cilat do të dilni fitimtar, posaçërisht nëse është diçka që jeni duke punuar një kohë të gjatë. Rezultat i mirë ju plotëson me më shumë vetëbesim, andaj mendoni për ndryshime të mëtejshme. Nëse dorëzoheni para kënaqësisë aktuale, ekziston shansi që në frymën e euforisë të bëni ndonjë veprim i cili, në afat të gjatë, do t’ju shkaktojë dëm.

Shëndeti: Pagjumësia.

Dashuria: Marrëdhëniet me partnerin nuk i keni zgjidhur atëherë kur është dashur, andaj tani është koha t’i paguani llogaritë. Personi i dashur mund ta kuptojë gabimisht situatën, andaj do të ishte e dobishme që për çdo gjë hapur të bisedoni.

BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)

Puna: Fillimi i javës është i shënuar me lajme që po ju vijnë të ardhura plotësuese, të cilat nuk i keni pritur. Kjo është arsye e mjaftueshme që të armatoseni me motivim të ri dhe t’i përkushtoheni punës me vullnet edhe më të madh. Mos e ngarkoni veten më shumë se që i keni mundësitë, në mënyrë çdo gjë të mos vendnumërojë. Me fitimet arrijnë edhe detyra plotësuese, andaj në fund do ta ndieni veten të mashtruar.

Shëndeti: Kujdes nga viruset.

Dashuria: Përkrahja e partnerit po bëhet këmbëngulëse, sepse ai, në njëfarë mënyre ju obligon në diçka në të ardhmen për çka e dini që nuk jeni të gatshëm. Po ndiheni i kapur dhe në atë disharmoni të marrëdhënieve ju shqetëson. Juve ju takon të vendosni se a jeni të gatshëm dhe me çfarë çmimi që të hiqni dorë nga liria vetjake.

GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)

Puna: Po ju kaplon një padurim i madh. Jeni të vetëdijshëm për kapacitetet vetjake, po shihni mënyrat me të cilat mund t’i arrini qëllimet e synuara. Keni të gjitha parakushtet që të poentoni në shumëçka që në periudhën e kaluar keni punuar. Krahas gjithë kësaj, gjërat ende po qëndrojnë në vend. Fatkeqësisht, nëse ndiheni kështu, jini të gatshëm për atë që deri te realizimet e vërteta duhet patjetër ende t’i prisni.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

Dashuria: Jeni të hutuar, sepse po ju josh personi i cili për shijen tuaj është tepër ekscentrik. Nga ana tjetër, nëse tashmë jeni në lidhje, këto janë ditët kur do të duhej të jeni të durueshëm, për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël do të mund çdo gjë të dështojë. Teprica e energjisë kërcënon që të shndërrohet në zhgënjim të madh.

LUANI (23. 07 – 22. 08)

Puna: Pengesa në punë ju nxjerr nga ekuilibri. Po mendoni intensivisht për atë se si dhe në çfarë mënyre ta kapërceni situatën, sepse e gjitha kjo po shprehet edhe në financat tuaja. Sikur jeni duke pritur ndonjë leje ose zgjidhje, është e mundshme që kjo pritje ju ka bllokuar andaj po ndiheni të padobishëm në vendin e punës. Situatën po e kuptoni shumë seriozisht – ajo do të zgjidhet para se ju po prisni.

Shëndeti: Probleme me sinuset.

Dashuria: Keni marrë qëndrim nga i cili nuk lëvizni asnjë milimetër. Po prisni që pala tjetër të tërheqë një lëvizje me të cilën lidhja juaj të marrë formën e duhur. Edhe pse, ndoshta, keni të drejtë, nuk do të ishte keq që, megjithatë, të ballafaqoheni edhe ju, me çka personit të dashur do t’i bëni me dije që dëshirat ju janë të njëjta.

VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)

Puna: Keni bërë çdo gjë ashtu siç është dashur dhe nuk keni asgjë për të rishqyrtuar. Ky është qëndrimi juaj dhe pa tensione të tepruara po përfundoni disa marrëdhënie miqësore. Nëse do të jeni vetëkritik, do të shihni që qëndrimi juaj është tepër idealist. Nuk varet çdo gjë nga ju, disa probleme sikur do të rregullohen vetvetiu kur për to të vijë momenti i duhur.

Shëndeti: Kujdesuni për mushkëritë.

Dashuria: Është moment ideal që të ndani disa ditë dhe kohën ta kaloni me personin e dashur. Hapet mundësia e një udhëtimi të bukur, por edhe lumturinë mund ta prishë prania e njerëzve të cilët nuk ju janë të dashur. Pasi që ai pushim ju është shumë i domosdoshëm, mendoni për kompromisin dhe pranoni rrethanat e krijuara.

PESHORJA (23. 09 – 22. 10)

Puna: Do t’ju arrijnë propozime interesante afariste. Çdo gjë ju tingëllon reale dhe krejtësisht e volitshme, mirëpo afati i tillë është shumë i shkurtër, andaj duhet patjetër të merrni vendim. Kjo është sfidë klasike, sepse çdo gjë që tani filloni një kohë të gjatë do të stagnoni, ndërkaq juve ju tërheq ashtu që megjithatë të krenoheni dhe t’i pranoni sfidat. Vendimin duhet ta merrni ju, llogarisni çdo rrezik i cili ju sjell ai.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Po mbylleni në vete. Mbase disa mospajtime me personin e dashur ndikojnë më keq seç vërtet janë. Nëse në vend të heshtjes, do të vendosni për bisedë të sinqertë, do të kuptoni që problemi nuk është ndërmjet jush, por që ai është pasojë e humorit aktual të keq.

AKREPI (23. 10 – 22. 11)

Puna: Keni ndjenjën që po vendnumëroni. Nuk hyni në konflikte me bashkëpunëtorët. Karriera juaj do të mund të shkojë drejt greminës, nëse nuk përpiqeni dhe nuk veproni edhe më shumë në qetësimin e tensionit i cili ju ka pushtuar.

Shëndeti: Probleme me lukthin.

Dashuria: Vardisja e hapur personit me të cilin jeni të lidhur me afarizëm, mund të përfundojë në mënyrë të pakëndshme. Për t’i shmangur streset të cilat kjo javë mund t’ju sjellë, është e domosdoshme që me kohë të gjeni mënyrën se si të liroheni nga teprica e tensionit, i cili, nëse përshkallëzohet, mund të rrënojë çdo gjë që keni ndërtuar me mund.

SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)

Puna: Po mbizotëron mërzia. Të menduarit e tepërt për diçka që është e papërmirësueshme pengon gjithë atë që ju pret në të ardhmen. Janë të mundshme kontaktet me personat të cilët ofrojnë diçka që nuk është në dëshirën tuaj. Keni ngadalësuar në të gjitha nivelet, andaj kjo shprehet edhe në rezultatet e punës. Nëse flini mirë gjumë dhe i jepni vetes pushim, mërzia aktuale do të kalojë pa pasoja.

Shëndeti: Dhembje koke.

Dashuria: Ju tërheq dikush i ri dhe aktualisht po përpiqeni që të harmonizoni nevojën që të ruani atë që keni me dëshirën që të provoni atë që ju duket që kurrë nuk e keni pasur. Mos u nxitoni të hyni në aventura, sepse nuk jeni të gatshëm për to. Lidhja e fuqishme me partnerin e tashëm mund të zhvleftësojë çdo romancë të re.

BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)

Puna: Para jush është rasti që të përfshiheni aktivisht në projekte të cilat po zhvillohen në ambientin tuaj të punës. Nga ju pritet që të jeni kreativ dhe aktiv në fillimet e formës së re të afarizmit. Edhe pse çdo gjë duket dukshëm joshëse, për shkak të ndonjë arsyeje ndiheni që ajo nuk ju është e domosdoshme në rrugën e zhvillimit tuaj profesional.

Shëndeti: Alergjitë.

Dashuria: Do të keni nevojë për shumë durim në mënyrë që të shmangni mospajtimet. Janë të gjitha gjasat që paralelisht me punën, të shpërthejë zjarri emocional. Çfarëdo qëndrimi që të merrni vështirë do të shmangni nevojën e personit të dashur që diçka me ju të sqarojë. Mos u brengosni, kjo vetëm sa që do t’ju ndihmojë.

UJORI (21. 01 – 19. 02)

Puna: Po mendoni si ta përmirësoni efikasitetin dhe në mënyrë të shpejtë të bëni një hap të rëndësishëm afarist. Pa marrë parasysh që situata mund të duket premtuese, mos e injoroni atë që çdo gjë që filloni kërcënon që me kohë të zvarritet pafundësisht. Qëndroni me të dy këmbët në tokë, posaçërisht nëse në punën tuaj qarkulloni shuma të madhe parash të cilat nuk janë tuajat.

Shëndeti: Probleme me këmbët.

Dashuria: Do të jeni në situatën që më të mos keni asnjë mënyrë diplomatike me të cilën personit të dashur do t’i komunikoni çdo gjë që e keni në zemër. Nga njëra anë fantazoni për lirinë, ndërsa nga ana tjetër ideja për atë ju frikëson pa masë. Ju duket që me bisedë nuk do të gjeni zgjidhjen, mirëpo nuk keni të drejtë.

PESHQIT (20. 02 – 20. 03)

Puna: I keni angazhuar deri në maksimum të gjitha kapacitetet tuaja, sepse po mendoni që është momenti i duhur për to. Gjatë kësaj periudhe do të detyroheni të merrni një vendim të rëndësishëm. Pa marrë parasysh atë se sa jeni të mbushur me energji, elani do të shpërthejë të njëjtin moment kur të përfundoni një punë të rëndësishme. Nga fundi i javës ju arrin një surprizë e cila në tërësi do t’jua ndriçojë të gjitha dilemat.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Ju ndodhin të gjitha situatat të cilat, ju duket, që tashmë i keni kaluar. Pa marrë parasysh atë se a është fjala për marrëdhënien me personin e dashur apo jeni i vetëm, andaj po paraqitet dikush me të cilin dikur keni qenë në lidhje, me durim cila është porosia e përvojës së tillë. Ajo do t’ju jetë e rëndësishme për ditët të cilat do të vijnë.

The post Horoskopi Javor për datat 25 deri 31 Gusht 2025: Puna, dashuria dhe shëndeti sipas yjeve first appeared on JavaNews.al.

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

By: A R
23 August 2025 at 17:52

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në regjim të ashpër 41-bis: Të lejohej të hante darkë pas orës 22:00. Kërkesa e tij u motivua thjesht me fjalët: “Sepse kështu jam mësuar”.

Por Gjykata e Kasacionit e refuzoi kërkesën, duke theksuar se rregullat e regjimit të 41-bis janë të rrepta dhe nuk lejojnë përjashtime, madje as për ushqim të preferuar. Sipas rregullores, pajisjet për gatim në qelitë e posaçme fiken në orën 20:00.

53 vjeçari Piromalli kishte kërkuar të përgatiste pjata tradicionale, duke u mbështetur në të drejtën për “ushqim të përshtatshëm për kushtet personale”. Por drejtësia italiane nuk lejoi asnjë përjashtim.

Rasti rikujton skandale të mëparshme si ai i burgut Poggioreale, ku disa të burgosur kishin përfituar trajtim luksoz. Me këtë vendim, Gjykata dha një mesazh të qartë se 41-bis nuk është hotel, por një regjim i hekurt ku nuk lejohet asnjë privilegj.

The post Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata first appeared on JavaNews.al.

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

By: A R
23 August 2025 at 17:43

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij kanë bërë kohët e fundit marrëveshje të shumta – nga pasuritë e paluajtshme dhe kriptovalutat te obligacionet dhe aksionet.

A ka ndonjë model këtu që tregon pasurim personal? Në SHBA, Akti i Etikës në Qeveri i vitit 1978, i miratuar pas skandalit Watergate, kërkon që presidentët, nënkryetarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të zbulojnë financat e tyre çdo vit. Këto raporte depozitohen në Zyrën e Etikës Qeveritare (OGE) dhe janë të disponueshme publikisht.

100 milionë dollarë obligacione

Sipas dokumenteve aktuale nga Zyra e Kryesisë së Operacioneve (OGE), Trump ka kryer më shumë se 600 transaksione financiare që nga 21 janari 2025, duke investuar mbi 100 milionë dollarë në obligacione të korporatave, bashkive dhe ato shtetërore.

Trump bleu obligacione të korporatave nga Citigroup, Morgan Stanley, Meta, T-Mobile US, The Home Depot dhe UnitedHealth, ndër të tjera. Kritikët e shohin këtë si një konflikt të mundshëm interesi.

Investimet në aksione

Lidhur me marrëveshjet e aksioneve, aktualisht nuk ka njoftime publike në lidhje me blerjet ose shitjet që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump në janar 2025. Megjithatë, sipas njoftimit të fundit, në fund të vitit 2024, Trump mbante aksione të konsiderueshme në Microsoft, Blackstone dhe në kompaninë e tij, Trump Media & Technology Group.

Trump thuhet gjithashtu se zotëronte aksione në kompani teknologjike dhe kompani me kapital të lartë si Amazon, Alphabet, Meta, Tesla, Berkshire Hathaway, PepsiCo, JPMorgan Chase, Coca-Cola dhe Pfizer.

Por sasitë më të mëdha të aksioneve kishte në Nvidia, me 615,000 deri në 1.3 milion dollarë, dhe Apple, me 650,000 deri në 1.35 milion dollarë. Të dyja kompanitë janë prekur ndjeshëm nga vendimet politike të Trump. Trump fillimisht e ndaloi Nvidia-n të shiste tërësisht çipa në Kinë, por kohët e fundit e zbuti këtë rregull. Në këmbim, Nvidia duhet t’ia dorëzojë 15 përqind të të ardhurave të saj në Kinë qeverisë amerikane – një ngjarje shumë e pazakontë dhe, sipas ekspertëve, e pashembullt në historinë e SHBA-së.

Raportet me Apple

Në fillim të gushtit, Trump njoftoi tarifa deri në 100 përqind edhe për çipat dhe gjysmëpërçuesit e importuar të kompjuterëve. Megjithatë, kompania iPhone u përjashtua nga këto tarifa, në fund të fundit, CEO i Apple, Tim Cook, kishte premtuar Apple 100 miliardë dollarë investime shtesë në SHBA. Çmimi i aksioneve të Apple më pas u rrit me më shumë se katër përqind të nesërmen.

Biznesi me imobilie në vendet arabe

Marrëveshjet e fundit të pasurive të paluajtshme të Trump janë gjithashtu të vështira për t’u ndarë nga bizneset dhe udhëtimet e tij zyrtare. Udhëtimi i parë i madh jashtë vendit i Trump e çoi atë në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – pikërisht vendet ku familja e tij po ndjek projekte të reja ose të zgjeruara paralelisht.

Në maj, filloi ndërtimi i Trump Tower në Jeddah, një rrokaqiell luksoz 47-katësh në bregdetin e Detit të Kuq të Arabisë Saudite. Familja Trump njoftoi gjithashtu ndërtimin e një fushe golfi luksoze në Katar “në stilin Trump” si pjesë e një projekti zhvillimi prej 5.5 miliardë dollarësh, si dhe “Trump International Hotel & Tower” në Dubai – një pronë 80-katëshe me pishinën më të lartë të jashtme në botë.

Investime në kriptovaluta

Megjithatë, investimet e Trump në kriptovaluta po konkurrojnë gjithnjë e më shumë me biznesin e tij tradicional të pasurive të patundshme. Në qershor, revista amerikane “Forbes” vlerësoi se Trump kishte fituar ndoshta rreth 1 miliard dollarë vetëm në nëntë muajt e fundit nga investimet e tij në kriptovaluta, të tilla si monedha Trump dhe aksionet e tij në World Liberty Financial. Në korrik, kompania e tij holding, Trump Media & Technology, njoftoi se kishte investuar 2 miliardë dollarë në Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera.

Sa përfiton Trump nga posti i tij politik?

David Kirkpatrick llogariti së fundmi në një raport sensacional në The New Yorker se Trump, fëmijët e tij dhe bashkëshortet e tyre kanë fituar më shumë se 3.4 miliardë dollarë që nga fillimi i presidencës së parë të Trump.

Shumica e këtyre marrëveshjeve, transaksioneve dhe investimeve pothuajse me siguri nuk do të kishin realizuar nëse Trump do të kishte mbetur një biznesmen i pastër. Në një intervistë me The Weekend Primetime të MSNBC të dielën e kaluar, Kirkpatrick tha se ndërsa presidentë të tjerë dhe fëmijët e tyre kanë gjetur mënyra për të përfituar nga marrëveshjet e librave dhe tarifat e fjalimeve, krahasuar me marrëveshjet e familjes Trump, ato ishin të gjitha “imtësira”. DW

The post Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit? first appeared on JavaNews.al.

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

By: Java News
23 August 2025 at 17:34

Nga Toni Drishti

Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë çfarë kishte mundur, tani u takonte shqiptarëve të bënin pjesën e tyre për t’u përballur me regjimin.

E thënë kështu, duket si apel për t’u bërë thirrje qytetarëve të bëjnë pjesën e tyre, por një analizë e detajuar nxjerr në pah shfajësimin e këtyre politilanëve dhe hedhjen e përgjegjësisë te njerëzit, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse votuesit nuk kanë çfarë bëjnë dhe, mbi të gjitha, s’kanë pikën e dëshirës për të bërë, nëse atyre nuk u ofron besim.

Dhe nëse pyesim çfarë ka bërë realisht PD-ja në këto vite, përgjigjja që vjen nga korridoret e politikës, nuk është aspak premtuese: ka bërë pazare vetëm për veten e vet, ndërsa t’u thuash që “ne e bëmë tonën, tani bëjeni ju”, është më shumë se sa fyese dhe poshtëruese.

Nëse sot PD-ja nuk frymëzon, është sepse ka zgjedhur të mos rinovohet; sepse ka mbajtur të njëjtat fytyra, të njëjtat figura, që nga fillimi i pluralizmit. Shehu është 76 vjeç, gjysmën e jetës e ka kaluar si deputet dhe sërish shfaqet sikur të ishte figurë e domosdoshme e së djathtës shqiptare.

Në qarkun që ai ka drejtuar, rezultatet kanë qenë zhgënjyese, por kjo nuk e ka penguar të rikthehet çdo herë, falë konjukturave, jo falë votës së lirë të anëtarësisë apo strukturave.

Nga zelli i tepruar i para viteve ’90 në prishjen e kishave dhe xhamive, te nënshtrimi i vazhdueshëm ndaj liderëve, një herë Berishës, pastaj Pollos, pastaj sërish Berishës, më vonë Bashës dhe sot sërish Berishës, Shehu nuk është ndalur kurrë së ricikluari veten pa prodhuar as politikë as mbështetje elektorale, por vetëm humbje dhe zhgënjim në vota.

Dhe pas gjithë kësaj, t’u kërkojë shqiptarëve të bëjnë “më shumë”, është shumë më shumë se sa hipokrizi. Shqiptarët e kanë bërë “pjesën” e tyre: e kanë lënë në opozitë partinë që ka 34 vite që kandidon dhe nuk e ndryshon Tritan Shehun.

Nëse dikush duhet të bëjë më shumë, nuk janë njerëzit, por vetë PD-ja, e cila duhet çliruar nga figura që kanë qëndruar gjithë jetën në karrige, pa asnjë reflektim mbi dështimet e vazhdueshme dhe të fillojë një analizë që fillon me pyetjen: pse nuk na votojnë shqiptarët?

TemA

The post “Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet first appeared on JavaNews.al.

U nda sot nga jeta, kush ishte Artur Zheji! Çfarë thotë Policia për vdekjen e tij

By: A R
23 August 2025 at 17:24

Gazetari i njohur, Artur Zheji, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 64-vjeçare.

Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës, e ka marrë gazetarin nga një restorant pranë rrugës “Butrinti”, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Publicisti i mirënjohur ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Kush ishte Artur Zheji?

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar.

Ai ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive.

Artur Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës që diplomohei.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

The post U nda sot nga jeta, kush ishte Artur Zheji! Çfarë thotë Policia për vdekjen e tij first appeared on JavaNews.al.

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

By: A R
23 August 2025 at 17:17

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë territoret e pushtuara. Por mesazhi i presidentit ukrainas në shënimin e kësaj dite kombëtare, ishte se nuk do t’ia dhurojnë tokën pushtuesit.

“Ky flamur është një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Flamurin e mbajnë ata. Ata e mbajnë atë sepse e dinë se ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë – burra dhe gra – nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, por të gjithë Ukrainën’’, tha Volodimir Zelensky, shkruan A2 CNN.

Ceremonia e Ditës së Flamurit Kombëtar u mbajt në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe në të morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti kërcënimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë të premten nëse nuk ka përparim drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë brenda dy javësh, duke treguar zhgënjim ndaj Moskës një javë pas takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

Zelenskiy tha të premten se Rusia po bënte gjithçka që mundte për të parandaluar një takim midis tij dhe Putinit, ndërsa ministri i jashtëm rus tha se agjenda për një takim të tillë nuk ishte gati.

Zelenskiy ka bërë thirrje të përsëritura që Putini të takohet me të, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të negociuar përfundimin e luftës.

The post Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit first appeared on JavaNews.al.

SS Probitas dhe Historia e Evakuimit të Divizionit “Perugia” në Sarandë, 1943

23 August 2025 at 17:09

Nga Auron Tare

Disa ditë më parë, udhëtari i palodhur Blendi Fevziu kishte postuar një videoklip nga relikti i mbytur në Gjirin e Sarandës, anija SS Probitas. Nuk e pashë videon, por disa miq të mi, të apasionuar pas historisë, më shkruajtën duke kërkuar më shumë informacion.

Fakti që Fevziu kishte përmendur se së bashku me anijen ishin mbytur “disa mijë ushtarë italianë” bëri përshtypje, por duhet sqaruar se kjo shifër nuk ka burim zyrtar. Në të gjitha kërkimet që kam bërë, së bashku me ekipin shqiptaro-amerikan të kërkimeve nënujore, nuk rezulton që në Gjirin e Sarandës të jenë mbytur mijëra ushtarë. Legjenda e “mijëra të mbyturve” qarkullon vetëm në disa faqe amatore ose gjysmëzyrtare, që nuk kanë mundësi të bëjnë një verifikim serioz.

Për këtë arsye, dua të kthehem tek videoklipi dhe, për të plotësuar rrëfimin dhe për të qetësuar dashamirësit e historisë, po ndaj më poshtë një përmbledhje të kërkimeve të kryera nga ekipi shqiptaro-amerikan i kërkimeve nënujore.

Historia e SS Probitas

Anija SS Probitas, e mberritur në natën e 24/25 shtatorit 1943, ishte pjesë e një grupi anijesh të dërguara për të evakuar Divizionin e Këmbësorisë “Perugia I”, i dislokuar në Gjirokastër. Ky divizion, që përfshinte edhe zonën e Përmetit dhe Tepelenës, kishte qëndruar në kazermat e Gerhotit, ku pas bisedimeve me forcat partizane dhe ndërmjetësimit të oficerit britanik Bill Tilman, kishte pranuar të dorëzonte armët e rënda, me kusht që të hapej rruga drejt Porto Edes (Sarandës). Negociatat u zhvilluan nga koloneli Giuseppe Adami, i cili ishte prezent në incidentin e Gerhotit më 14 shtator, ku një grup i forcave nacionaliste të Ballit u vra si rezultat i mosmarrëveshjes me italianët, të cilët ishin të pasigurt për fatin e tyre.

Pas daljes së Italisë nga koalicioni me Gjermaninë më 8 shtator, forcat gjermane arritën në Tiranë, ku arrestuan komandantin e njësive alpine, Gjeneral Rosi, dhe kërkuan dorëzimin e trupave italiane. Repartet italiane kërkuan të tërhiqeshin menjëherë, por kaosi në Itali e bëri tërheqjen shumë të vështirë.

Në krye të Divizionit “Perugia” erdhi nga Kefalonia, Gjeneral Ernesto Ciminelo, një oficer karriere me origjinë kalabreze. Pas marrëveshjes me trupat partizane, që armët e divizionit të dorëzoheshin në Sarandë, divizioni, së bashku me njësi të tjera nga Përmeti, Tepelena dhe Këlcyrja, si dhe disa repartë nga Janina, u nis drejt Sarandës.

Evakuimi dhe humbjet

Me mbërritjen në Sarandë, katër anije italiane – SS Probitas, transporti Dubac, Sibilla dhe torpedorja Sirio – arritën të evakuonin rreth 1.700 trupa nga 8.000 që kishte divizioni. Njësi e vogël gjermane e ardhur nga Korfuzi kërkoi dorëzimin e divizionit. Burimet italiane flasin se njësia prej 15 ushtarësh gjermanë u mbajt rob deri sa të evakuoheshin të gjithë trupat italianë.

Më 25 shtator, ndërsa anijet Dubac, Sibilla dhe Sirio largoheshin, SS Probitas, e cila nuk mundi të largohej për shkak të defektit mekanik, u bombardua nga një avion gjerman Junkers 87 (Stuka) dhe u mbyt ngadalë, afërsisht 200 metra nga porti i vjetër. Sipas burimeve italiane, anija nuk kishte ushtarë në bord dhe humbja e njohur është e kufizuar te 6 marinarë. Nuk ka dokument zyrtar për viktima të tjera.

Pas kësaj, një pjesë e trupave italianë u largua drejt Porto Palermos, ku disa humbën jetën nga bombardime dhe ekzekutime gjermane, ndërsa të tjerët u shpëtuan duke u bashkuar me partizanët ose fshehur tek familjet e fshatarëve.

Statusi i reliktit sot

SS Probitas është një relikt historik i bukur, por i rrezikshëm për zhytësit amatorë. Zhytjet e para u bënë nga italianë në vitin 1994, dhe më pas relikti është vizituar nga grupe të tjera pa respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e varrezave nënujore. Disa zhytës komercialë dhe qendra lokale kanë shkaktuar edhe incidente, përfshirë një rast tragjik me një turist anglez 29-vjeçar.

Ekspertë profesionistë, si RPM Nautical Foundation, rekomandojnë që zhytjet të kryhen vetëm nga profesionistë. Për më tepër, asnjë tabelë informuese apo muzeale nuk ndodhet në shëtitoren e Sarandës që tregon historinë e këtij relikti, duke humbur mundësinë për të edukuar publikun dhe vizitorët.

The post SS Probitas dhe Historia e Evakuimit të Divizionit “Perugia” në Sarandë, 1943 first appeared on JavaNews.al.

Lamtumirë Artur Zheji! Ndërron jetë papritur gazetari i njohur! Pësoi arrest kardiak në Sarandë

By: A R
23 August 2025 at 16:59

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku Zheji ndodhej për pushime me familjen.

Sipas informacioneve paraprake, gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën “Butrinti”, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak.

Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal “Petro Nako”, por, fatkeqësisht, ka mbërritur pa shenja jete.

Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri.

Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

The post Lamtumirë Artur Zheji! Ndërron jetë papritur gazetari i njohur! Pësoi arrest kardiak në Sarandë first appeared on JavaNews.al.

Babai i vrau nënën, vajza e shqiptares prek me postimin: Ike mami im, por do na mungosh shumë! E di që…

By: A R
23 August 2025 at 16:55

Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën me një pamje të tmerrshme. Në fakt, policia u informua nga vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi Policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre.

Vajza e madhe e 36-vjeçares bëri edhe një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë nënës së saj.

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por bleta Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë”, shkroi vajza në mbishkrimin e postimit të saj, duke postuar një sërë fotosh me nënën e saj.

Policia greke arrestoi autorin 40-vjeçar shqiptar, pandeli Nakoleci, një ditë pas krimit në familje, teksa ishte fshehur në një parking, vetëm 200 metra nga pallati ku bëri vrasjen makabre.

Ai ishte një person me shumë precedentë penalë, i dënuar, gjithashtu i kartelizuar me probleme të shëndetit mendor, për të cilat së fundmi ishte mbyllur për trajtim në Psikiatri edhe nga Prokuroria e Greqisë. Shkak ishte bërë një tentativë vetëvrasjeje që 40-vjeçari kishte ndërmarrë.

Nakoleci ka qenë i proceduar që nga viti 2013 për falsifikim, drogë, organizatë kriminale dhe të tjera.

Babai u vrau të ëmën para syve, postimi rrëqethës i

The post Babai i vrau nënën, vajza e shqiptares prek me postimin: Ike mami im, por do na mungosh shumë! E di që… first appeared on JavaNews.al.

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

By: A R
23 August 2025 at 16:46

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln.

Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë.

Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit – si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.

Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”

Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqësështë, thotë Marco Mann.

Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.

Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.

Në kryeqytetin e Indoneziasë, Xhakarta, Wadephul vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë Budi Gunadi Sadikin një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.

Megjithatë interesin për fuqi punëtore aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1,000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani.

The post Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere first appeared on JavaNews.al.

Nën hetim 51-vjeçari në Elbasan, mbesa e kallëzon për abuzim seksual

By: A R
23 August 2025 at 15:53

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Ndaj tij ka pasur një kallëzim nga mbesa e vet, një 22-vjeçare.

Ajo pretendon se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të renë pa dëshirën e saj.

“Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia.

The post Nën hetim 51-vjeçari në Elbasan, mbesa e kallëzon për abuzim seksual first appeared on JavaNews.al.

Rusia vijon përparimin në fushëbetejë, merr dy fshatra në rajonin e Donjetskut

By: A R
23 August 2025 at 15:40

Rusia tha të hënën se kishte pushtuar dy fshatra në rajonin e Donjetskut në Ukrainën lindore, duke rritur presionin ushtarak në terren, ndërsa përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje për konfliktin përshpejtohen.

Në një deklaratë në aplikacionin Telegram, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se kishte pushtuar komunitetet e Serednye dhe Kleban-Bik në zonë.

Kapja e këtij të fundit është një hap më tej drejt qytetit të Kostyantynivka, një fortesë kyçe në rrugën për në Kramatorsk, i cili është nga ana tjetër një pikë kyçe për logjistikën ukrainase në frontin e rajonit të Donjetskut.

Ushtria ruse ka rritur fitimet e saj territoriale në muajt e fundit kundër forcave ukrainase që kanë mungesë njerëzish dhe pajisjesh.

Përparimi vjen ndërsa perspektiva e një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i njoftuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe që synon arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, po tërhiqet.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi presidentin ukrainas të premten se kishte penguar një takim me homologun e tij rus, një ditë pasi udhëheqësi ukrainas bëri kritika të ngjashme ndaj Moskës.

Nga ana e tij, Donald Trump, i cili dëshiron të gjejë një mënyrë të shpejtë për t’i dhënë fund ofensivës së Rusisë në Ukrainë në vitin 2022 dhe ka bërë një afrim spektakolar me Moskën në muajt e fundit për ta arritur këtë, njoftoi të premten se po jep “dy javë” para se të vendosë për linjën që do të ndjekë në lidhje me konfliktin.

Ushtria ruse tani pushton rreth 20% të territorit ukrainas.

The post Rusia vijon përparimin në fushëbetejë, merr dy fshatra në rajonin e Donjetskut first appeared on JavaNews.al.

E konfirmon klubi, mbrojtësi zgjedh Shqipërinë. Largohet nga Maqedonia e Veriut

By: A R
23 August 2025 at 15:26

Xhezair Avduli do të jetë një nga risitë e trajnerit Alban Bushi, në listën për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-21 në muajin shtator, ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Arsimi ka zbuluar se mbrojtësi i majtë ka marrë ftesë nga Shqipëria dhe do të jetë pjesë e kuqezinjve.

21-vjeçari ka qenë në të kaluarën pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, por ka vendosur të luajë për Kombëtaren shqiptare në të ardhmen.

“Klubi ynë ka kënaqësinë tu ju njoftojë se lojtari ynë Xhezair Avduli është ftuar nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21 për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në periudhën 1–9 shtator 2025.

Ky është një hap i madh për yllin tonë, për klubin tonë dhe për gjithë komunitetin që e mbështet KF Arsimin me zemër, si dhe një tregues se klubi ynë gjithmonë ka besuar tek potenciali i të rinjve dhe ka punuar që ata të kenë një vend të veçantë në projektin tonë.

Përkushtimi dhe talenti i Xhezair Avdulit, si dhe besimi dhe përkrahja që ja kemi dhënë, sot shpërblehen fuqishëm me këtë ftesë të merituar!

Ne jemi të bindur se ai do ta përfaqësojë me dinjitet veten dhe ekipin tonë dhe do të jetë shembull i përkushtimit e punës së palodhshme”, thuhet në postimin e klubit KF Arsimi.

The post E konfirmon klubi, mbrojtësi zgjedh Shqipërinë. Largohet nga Maqedonia e Veriut first appeared on JavaNews.al.

Kina refuzon të shpjegojë pjesët “e fshehura” të planit për ambasadën në Londër

By: A R
23 August 2025 at 15:17

Qeveria kineze ka refuzuar të japë detaje mbi planet e saj për një “mega-ambasadë” në Londër, pas kërkesës së Britanisë për informacion shtesë mbi pjesët e “shkyçura” në disa nga vizatimet e dorëzuara. Kina e ka konsideruar kërkesën si jo “të përshtatshme”.

Sipas zëvendëskryeministres britanike Angela Rayner, ambasada kineze duhet të dorëzojë vizatime të plota pa fshehje ose të identifikojë saktësisht pjesët që janë mbajtur të fshehta. Dy ndërtesa në planet e dorëzuara, Cultural Exchange Building dhe Embassy House, ishin “të shkyçura”, sipas departamentit të saj të banimit.

Përfaqësuesit e qeverisë kineze shkruan se nuk e shohin të nevojshme të dorëzojnë planet e brendshme të plota për të kuptuar çfarë është lejuar, duke shtuar se niveli i detajeve të dhëna është i mjaftueshëm dhe i përputhshëm me standardet e planifikimit. Ata gjithashtu kundërshtuan kërkesën për ndërtimin e një muri përreth një zone të shtruar para ndërtesës për të siguruar qasje të sigurt.

Ambasada kineze tha se aplikimi për ndërtimin e ambasadës “ka ndjekur praktikat ndërkombëtare dhe protokollet lokale”. Projekti, që do të jetë më i madhi në Evropë dhe do të ndërtohet përballë Tower of London në një sipërfaqe prej 5 akresh, ka shkaktuar debate të shumta mbi sigurinë kombëtare, ndërsa kritikët e projektit paralajmërojnë për rreziqe të mëdha.

Qeveria britanike njoftoi se vendimi për aplikimin e Kinës do të shtyhet deri më 21 tetor.

The post Kina refuzon të shpjegojë pjesët “e fshehura” të planit për ambasadën në Londër first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 24 Gusht 2025

By: A R
23 August 2025 at 15:09

Dashi

Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere ne mënyrë qe ai te mos dyshoje dhe te mos ndihet keq. Beqaret do kenë disa takime, por duhet te mos nxitohet ne mënyrë qe te mos bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ne planin financiar tregohuni objektive dhe te matur.

Demi

Do kaloni çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje. Do i shprehni gjithçka qe ndjeni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takimi interesante, por do mund te fillojnë dhe një histori te bukur dashurie. Me financat nuk do i keni punët aspak mire. Do shpenzoni pa fund dhe nuk do arrini dot te ruani qëndrueshmërinë.

Binjaket

Mos u mundoni ta kontrolloni sot atë qe keni ne krah sepse do keni debate te forta dhe atmosfera do iu përkeqësohet pa mase. Beqareve do iu ndërlikohet goxha jeta nëse fillojnë një lidhje. Personi qe do mundohet t’i joshe nuk do jete aspak i përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur se kurrë sepse çdo pakujdesi e vogël mund t’iu shkatërrojë.

Gaforrja

Fale konfigurimit pozitiv te yjeve do mbizotërojë harmonia sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje me se miri dhe nuk do mërziteni për asnjë çast. Beqaret duhet ta dëgjojnë me kujdes atë qe do iu thotë zemra sepse veten ne këtë mënyrë do e ndryshojnë rrjedhën e jetës. Për financat merrni vetëm këshilla nga specialistet, te tjerët mund t’iu prishin pune.

Luani

Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe here pas here do keni debate te forta me te. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes ne mënyrë qe edhe e ardhmja te jete e qëndrueshme.

Virgjeresha

Çfarëdo qe te ndodhe sot lidhja juaj nuk do ketë ndryshime shume te mëdha. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe shprehini ndjenjat ashtu si t’i ndjeni. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie me te. Financat nuk do kenë nevoje për shume përkujdesje sepse situata do jete gjate gjithë kohës e qëndrueshme.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete me e mire se me pare, megjithatë nuk duhet te prisni qe pasioni te rikthehet menjëherë fuqishëm. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Beqaret do kenë mundësi te bëjnë zgjedhjet e duhura fale takimeve impresionuese qe do realizojnë. Financat do i keni me ne vëmendje se kurrë me pare. Situata nuk do ketë asnjë problem.

Akrepi

Dite normale dhe pa ndonjë gjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te këndshme pranë partnerit tuaj dhe do flisni qetësisht me te. Beqaret do dashurohen me personin e gabuar. financat nga ana tjetër do mbrohen gjithë kohës nga Jupiteri. Do e dini shume mire se çfarë hapash te hidhni për te mos pasur probleme.

Shigjetari

Dite shume e bukur dhe e mbushur me emocione te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje sipas planeve. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe me mire te mos fillojnë ndonjë lidhje sepse do bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar do iu buzëqeshe fati me ne fund dhe do mund te kryeni transaksione te rëndësishme.

Bricjapi

Nëse keni pakënaqësi ndaj partnerit flisni lirshëm me te pa qene ende vone. Ai do jete i qete dhe ne humorin e duhur për t’iu dëgjuar. Mos u druani nga asgjë. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë ndonjë aventure kalimtare me disa persona qe i kane njohur qe ne fëmijëri. Do jete thjeshte një eksperience e bukur. Ne planin financiar gjendja do jete goxha e mire.

Ujori

Asgjë nuk do shkoje sipas planeve sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here konflikte dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk do kenë takime, por miqtë e ngushte nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Financat do jene te mira. Filloni te hiqni disa para mënjanë ne mënyrë qe te siguroni edhe te ardhmen. Mund t’ia dilni edhe duke shpenzuar nga pak.

Peshqit

Do i kaloni me lehtësi te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Te dy do toleroni dhe do bashkëpunoni për me te mirën. Beqaret do kalojnë çaste te këndshme me një person qe kane disa dite qe e kane njohur. Një tjetër etape mund te filloje për ta. Ne plani financiar duhet te tregoheni strikte me shpenzimet nëse doni qe gjendje te jete e qëndrueshme.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Diel 24 Gusht 2025 first appeared on JavaNews.al.

Tensione mes dy Koreve, Seuli hap zjarr ndaj trupave të Veriut pasi kaluan kufirin

By: B K
23 August 2025 at 15:00

Koreja e Jugut tha se ka hapur zjarr, në shenjë paralajmërimi, ndaj ushtarëve të Koresë së Veriut të cilët e kaluan kufirin gjatë kësaj jave, tha Seuli më 23 gusht, pasi Pheniani akuzoi se po rrezikohej përshkallëzimi i tensioneve.

Lideri i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka kërkuar raporte më të mira me Korenë e Veriut – shtet që ka armë bërthamore – dhe ka premtuar se do të ndërtohet “besim ushtarak”, por Pheniani ka thënë se nuk ka interes që të përmirësojë raportet me Seulin.

Ushtria e Seulit tha se disa ushtarë të Koresë së Veriut e kaluan kufirin të martën teksa po punonin në Zonën e Demilitarizuar e cila është mbushur me mina dhe ndan dy Koretë.

Ky inkursion nxiti “forcat tona të realizojnë të shtëna paralajmëruese”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Seulit përmes një deklarate, duke shtuar se “ushtarët koreanoveriorë më pas u kthyen në veri” të kufirit de fakto.

Mediat shtetërore të Phenianit thanë më herët të shtunën se incidenti ndodhi ndërsa ushtarët e Koresë së Veriut punonin për të siguruar kufirin që ndan gadishullin, duke cituar një deklaratë të Gjeneralit të Ushtarit Ko Jong Chol.

Duke e quajtur këtë incident si “të paramenduar dhe provokim të qëllimshëm”, Ko tha se ushtria e Seulit përdori një mitraloz dhe gjuajti 10 fishekë drejt trupave të Veriut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Konfrontimi i fundit në kufi mes rivalëve të kamotshëm ndodhi në fillim të prillit, kur ushtria e Koresë së Jugut kreu të shtëna paralajmëruese pas rreth dhjetë ushtarë të Veriut e kaluan kufirin.

Ushtria e Koresë së Veriut njoftoi në tetor të vitit të kaluar se po bënte në mbyllje totale të kufirit jugor, duke thënë se kishte dërguar një mesazh te forcat amerikane për të “parandaluar çdo keqkuptim dhe konflikt aksidental”.

Pak më vonë, ajo detonoi pjesë të rrugëve dhe shina hekurudhore të papërdorura, që lidhin Veriun me Jugun.Ko paralajmëroi se ushtria e Koresë së Veriut do të hakmerrej kundër çdo ndërhyrjeje në përpjekjet e saj për të mbyllur përfundimisht kufirin.

“Nëse veprimi i kufizimit ose pengimit të projektit, i cili nuk ka karakter ushtarak, vazhdon, ushtria jonë do ta konsiderojë atë si provokim të qëllimshëm ushtarak dhe do të marrë masat e duhura të kundërpërgjigjes”, tha ai. /REL/

The post Tensione mes dy Koreve, Seuli hap zjarr ndaj trupave të Veriut pasi kaluan kufirin first appeared on JavaNews.al.

Çfarë përmbanin regjistrimet e Ghislaine Maxwell? Publikohen rrëfimet për Epstein, Trump, Clinton, princeshën Diana dhe shantazhet  

By: B K
23 August 2025 at 14:52

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar transkriptet dhe regjistrimet audio të një interviste dy-ditore të zhvilluar në korrik me Ghislaine Maxwell, ish-bashkëpunëtore dhe e dënuar për trafik seksual në lidhje me Jeffrey Epstein.

Maxwell, e cila po vuan një dënim 20-vjeçar, foli për herë të parë gjerësisht për marrëdhënien e saj me Epstein, pasurinë e tij, lidhjet me figura të fuqishme dhe akuzat që e kanë ndjekur prej vitesh.

Në intervistë, e cila u zhvillua me një ton të butë dhe bashkëpunues nga ana e zëvendës prokurorit Todd Blanche, Maxwell përshkroi historinë e saj personale me Epstein dhe ofroi komente për emra të njohur, përfshirë Donald Trump, Bill Clinton, Princin Andrew dhe të tjerë.

Njohja me Epstein dhe marrëdhënia e paqartë

Maxwell tregon se e ka njohur Epstein në fillim të viteve ‘90, pak pasi babai i saj, Robert Maxwell, kishte ndërruar jetë dhe ajo kishte mbetur në SHBA.

Ajo e përshkruan Epstein si një burrë inteligjent dhe karizmatik, me të cilin kishte një marrëdhënie të ndërprerë romantike.

Ajo thotë se kishin fjetur së bashku vetëm një herë në fillim të lidhjes dhe më pas, për shumë kohë, kishin qëndruar të ndarë si partnerë intimë.

Sipas Maxwell, Epstein e kishte bindur se vuante nga një sëmundje në zemër dhe se nuk kishte marrëdhënie seksuale të shpeshta, por kishte interesa në forma të tjera të seksualitetit.

Ajo pretendon se marrëdhënia përfundoi përfundimisht rreth vitit 2001, në kohën e sulmeve të 11 shtatorit, kur Epstein refuzoi ta takonte atë në një moment kaq të rëndësishëm.

Pretendimet për Princin Andrew dhe Giuffre

Një nga pikat më të debatueshme të intervistës ishte përballja me akuzat e Virginia Giuffre, e cila ka pretenduar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Princin Andrew në shtëpinë e Maxwell në Londër.

Maxwell mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se vaska ku supozohet se ka ndodhur akti ishte tepër e vogël për të lejuar një situatë të tillë.

Ajo madje tha se kishte vënë pasqyra në banjo për të krijuar një efekt vizual, duke ironizuar se “me aq shumë reflektime, mund të dukej sikur kishin qenë 5 mijë breza të familjes mbretërore aty”.

Trump, Clinton dhe “miqësitë sociale”

Gjatë intervistës, Maxwell foli edhe për marrëdhëniet me figura politike si Donald Trump dhe Bill Clinton. Ajo tha se kishte njohur Trump ndoshta përmes babait të saj dhe e përshkroi si një njeri gjithmonë të sjellshëm dhe xhentil në prani të saj.

Maxwell mohoi se kishte parë ndonjëherë Trump të përfshihej në ndonjë situatë të pahijshme me Epstein apo në ambiente intime.

Ndryshe, për Clinton, Maxwell tha se ai ishte mik i saj personal dhe jo i Epstein.

Ajo përmendi se Clinton kishte marrë pjesë në një darkë në Hong Kong ku ajo kishte takuar të dashurin e saj të mëvonshëm, Ted Waitt.

Ajo theksoi se Clinton nuk ka qenë kurrë në ishullin privat të Epstein, siç është përfolur në media.

Pasuria dhe klientët e Epstein

Maxwell pretendoi se Epstein kishte fituar pasurinë e tij fillimisht përmes krijimit të një instrumenti financiar inovativ, ndërsa më pas kishte ndihmuar miliarderë për të rikuperuar para të “vjedhura”.

Ajo përmendi emra si Les Wexner (Victoria’s Secret), Leon Black, Glenn Dubin dhe Lynn Forester de Rothschild si klientë të Epstein, por mohoi që ndonjëri prej tyre të kishte qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Ajo tha se shtëpia luksoze në Manhattan, që më vonë i kaloi Epstein-it, mund të ketë qenë pjesë e një marrëveshjeje pagesash me Wexner.

Kamera të fshehta dhe shantazhe?

Një nga teoritë më të zhurmshme në media ka qenë ajo e ekzistencës së kamerave të fshehta në shtëpitë e Epstein për të shantazhuar figura të njohura.

Maxwell mohoi kategorikisht këtë gjë. Sipas saj, ajo vetë ishte përgjegjëse për dekorimin dhe instalimin elektrik të banesave dhe nuk kishte parë asnjëherë ndonjë sistem të fshehtë regjistrimi në hapësira private si dhoma gjumi apo banjo.

Ndryshimi i sjelljes së Epstein dhe përdorimi i testosteronit

Një moment interesant i intervistës ishte kur Maxwell sugjeroi se ndryshimi i sjelljes së Epstein dhe interesimi i tij për vajza të mitura mund të kishte ardhur si pasojë e përdorimit të suplementeve të testosteronit në fund të viteve ’90. Ajo tha se nuk ishte në dijeni të moshës së vajzave që ai kërkonte për masazhe dhe se nuk kishte kontrolluar ndonjëherë moshën apo certifikatat e tyre.

Lidhjet me elitën britanike dhe Princeshën Diana

Maxwell tha gjithashtu se Epstein kishte lidhje me rrethe të larta britanike edhe para se të njiheshin. Ai kishte frekuentuar shoqërinë e Princeshës Diana përmes Rosa Monckton, një mikeshë e ngushtë e saj.

Ajo spekuloi se ndoshta kishte pasur përpjekje për ta prezantuar Epstein-in si një “kandidat të mundshëm” për Dianën, por nuk dha detaje të sakta./The Times 

The post Çfarë përmbanin regjistrimet e Ghislaine Maxwell? Publikohen rrëfimet për Epstein, Trump, Clinton, princeshën Diana dhe shantazhet   first appeared on JavaNews.al.

“Vendi në autokraci”, Mediu: Bojkoti jo opsion, duhet të bindim ndërkombëtarët

By: B K
23 August 2025 at 14:43

Opozita në Shtator pritet të përfaqësohet me tre grupe parlamentare. Pas konfirmimit që partia e Ilir Metës do të krijojë një grup parlamentar me deputetët e Sali Berishës, duke i dhënë tre deputetë hua, e njëjta formulë pritet të ndiqet edhe me aleatët historikë të demokratëve, republikanët e Fatmir Mediut. Kryerepublikani tha për A2CNN se diskutimet kanë nisur dhe veçon vlerën që, sipas tij, ka ekzistenca e më shumë se një grupi opozitar në Kuvend.

“Kemi bërë konsultime, ideja është që të mund të ketë dy apo tre grupe parlamentare. Të cilat duhet të funksionojnë me qëllime dhe qëndrime të përbashkëta opozitare. Nuk mund të ketë grupe parlamentare që krijohen thjesht për t’i dhënë hapësira vetëm për të folur, por për të pasur qëndrime të përbashkëta. Pra qëndrimet që mbahen në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, qëndrimet në sallën e Kuvendit kanë vlerë kur janë grupe të ndryshme por koordinohen me njëri-tjetrin”, tha Mediu.

Me argumentin se zgjedhjet ishin farsë dhe Edi Rama nuk do të njihet kurrë si kryeministër prej tyre, demokratët presin që të mblidhen forumet për të vendosur se çfarë do të bëjnë në Shtator, por aleati i tyre Fatmir Mediu i këshillon që bojkoti të mos jetë plani i tyre, transmeton A2 CNN.

“Mendoj që opozita e ka detyrën e vetë për të kthyer parlamentarizmin në bazë ligjore dhe kushtetuese. Është provuar që çdolloj bojkoti nuk ka qenë asnjëherë efektiv. Unë mendoj se opozita do duhet që të ketë një plan konkret se si duhet të sillet në Kuvend, për të mos qenë formale në komisione apo sallën e Kuvendit, por për veprime që besoj duhet të ndikojnë gjerësisht në kthimin e parlamentarizmit dhe sidomos që janë të rëndësishme që nuk mund të mënjanojnë parlamentin”, u shpreh Mediu.

Në një kohë që opozita nuk ka numra në Kuvend për të kushtëzuar mazhorancën, Mediu është i mendimit se pakica do duhet që të punojë me qytetarët dhe ndërkombëtarët për t’i bindur se Shqipëria është një vend autokrat.

“Rama e ka bërë të qartë se nuk i interesojnë numrat. Mund të ndryshojë kushtetutën edhe me më pak numra dhe kurrkush mos ta kundërshtojë, në institucionet që janë tërësisht në varësi të ekzekutivit. Opozita marrëdhënien e vetë nuk e ka me Ramën, opozita marrëdhënien e vetë duhet ta ketë me qytetarët shqiptarë dhe me partnerët. Dhe në këto dy drejtime duhet të punojë fort, si me riorganizimin në të gjithë vendin, në punën në Kuvend dhe me ndërkombëtarët duke ua bërë të qartë se Shqipëria po rrëshket drejt një shteti autoritarist”.

Sipas Mediut çdo veprim i opozitës në Kuvend duhet të jetë i ashpër por i logjikshëm dhe të kuptohet nga qytetarët.

The post “Vendi në autokraci”, Mediu: Bojkoti jo opsion, duhet të bindim ndërkombëtarët first appeared on JavaNews.al.

Vijon aksioni, Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike në Durrës: Vazhdojmë!

By: B K
23 August 2025 at 14:35

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e lirimit të hapësirave publike, teksa ka ndarë pamje nga Durrësi.

Krahas pamjeve që tregojnë shembjet e ndërtesave dhe strukturave që kanë bllokuar hapësirën komunitare në qytetin bregdetar, kreu i qeverisë shkruan: “Durrës, vazhdojmë”.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike si dhe ndërtimeve pa leje vijon prej javësh, ndërsa kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje verore.

‘Rilindja Urbane 2.0’, ashtu sikurse e ka quajtur kryeministri Rama, do të shtrihet përgjatë 4 viteve.

The post Vijon aksioni, Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike në Durrës: Vazhdojmë! first appeared on JavaNews.al.

Emine Erdogan letër Melania Trump: Tregoni dhembshuri për fëmijët e Gazës, si për ata të Ukrainës

By: B K
23 August 2025 at 14:28
Në një letër të bërë publike të shtunën, Erdogan shprehu vlerësimin e saj për angazhimin e mëparshëm të zonjës Trump në mbështetje të fëmijëve ukrainas, duke e cilësuar këtë si një “nismë që ngjall shpresë në zemrat e njerëzve”. Ajo e ftoi atë të zgjerojë këtë ndjeshmëri edhe ndaj fëmijëve palestinezë, duke theksuar se Gaza është shndërruar në një “varrezë fëmijësh”, ku sipas saj, vritet një fëmijë pothuajse çdo orë.

Shkrimi ‘foshnjë e panjohur’, që ndodhet në mbulesat mortore të mijëra fëmijëve nga Gaza, hap plagë të pariparueshme në ndërgjegjen tonë. Ashtu siç mbrojte të drejtat e fëmijëve ukrainas, besoj se do të tregosh të njëjtën ndjeshmëri edhe për fëmijët e Gazës.” shkruan Zonja e Parë e Turqisë në këtë letër.

Erdogan gjithashtu sugjeroi që Trump të dërgojë një letër drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i bërë thirrje për ndaljen e asaj që ajo e quajti “gjenocidi më i dhimbshëm i kohës sonë.” Në mesazh ajo kritikon gjithashtu rendin global aktual, duke thënë se ai “vlerëson jetët në mënyrë të pabarabartë” dhe theksoi nevojën për më shumë solidaritet ndërkombëtar në përballjen me padrejtësitë.

Duhet të bashkojmë zërat dhe forcën kundër kësaj padrejtësie,” shkruan ajo, duke e bërë thirrjen e saj jo vetëm si zonjë e parë, por edhe si nënë dhe si grua.

Në fund të letrës, apeloi për ndihmë urgjente dhe ndërhyrje për miliona fëmijë që ende jetojnë në Gaza.

Është tepër vonë për ata që humbëm, por jo për miliona fëmijë që ende mbijetojnë. Si një nënë, një grua dhe një qenie njerëzore, shpresoj që do të mbillni të njëjtën shpresë për fëmijët e Gazës, të cilët kanë mall për paqe dhe qetësi,” përfundon letra.

The post Emine Erdogan letër Melania Trump: Tregoni dhembshuri për fëmijët e Gazës, si për ata të Ukrainës first appeared on JavaNews.al.

❌
❌