Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Java News

“Nuk u fsheha si struci për një mandat”, Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

By: A R
5 August 2025 at 09:56

Dashnor Sula ka reaguar pas një postimi të Myslim Murrizit, i cili akuzonte ata që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike, se kanë heshtur gjithë këto kohë në mbledhjet e PD-së, duke duartrokitur çdo vendim, edhe pse mund të mos kenë qenë dakord.

Sula thotë se Murrizi e ka përmendur kot emrin e tij, pasi e ka ngritur zërin disa herë nëpër organet drejtuese të PD.

Reagimi i Sulës

Nuk do ta kuptoja në asnjë moment që kolegu Myslim Murrizi më referohej edhe mua në postimin e tij në rrjetet sociale nëse nuk do të më përmendte emrin pasi unë dhe disa kolegë demokratë të tjerë kërkojmë riformatimin e Partisë Demokratike me qëllimin e vetëm: Që në 2027 dhe 2029 të mos përfundojmë në forcë e tretë, por të bëhemi alternativë qeverisëse.

Murrizit por edhe ndonjë tjetri që për shkak të dinamizmit të jetës harron me qëllim ose jo çfarë ka ndodhur në të kaluarën, dua ti kujtojë se në asnjë moment nuk kam zgjedhur të qëndroj në rresht për interesat e mija personale. Por jam betuar që kur hyra në Parlament për herë të parë se i përkas atyre që më kanë besuar.

-Kam nisur shumë herët ngritjen e zërit pavarësisht se nuk ka qenë në interesin tim. Në 2007 nuk u vendosa qorrazi në rresht për një për të pranuar “ultimatumin” për të çuar në presidencë një politikan të cilin deri dy vite para e kishim kundërshtarë në zgedhje.

-Kam ngritur zërin në forumet e partisë, grup parlamentarë dhe kudo duke e kundërshtuar me forcë “martesën” mazhorancë-opozitë ende pa u tharë flokët e të ndierve të Gërdecit. Këtë e dinë shumë mirë të gjithë, aq më mirë e dinë ata që janë në politik.

-Në  2008, edhe z. Murrizi e di shumë mirë që nuk zgjodha të fshihesha si struci për të garantuar një mandat të radhës në Parlament, por isha ndër të paktët  që dola kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor që ishte hapi i parë i çimentimit të dy forcave kryesore partiake dhe “mbyste” partitë e vogla (sulmi i parë ndaj demokracisë). Unë isha deputet i PD në atë kohë dhe në një farë mënyre nuk më cënononin ndryshimet, por nuk heshta reagova dhe votova kundër.

-Nese doni, shikoni edhe porcesverbalet e Komisionit Hetimore për 21 Janarin e 2011 do të lexoni se sa kritik kam qenë në atë kohë edhe ndaj partisë time dhe madje kam insistiar që në komision te paraqiteshin “Armet çadër” që pretendoheshin nga partia ime. Kam kundershtuar edhe idetë e “cmendura” që flisnin per varje te liderit te opozites se kohes perpara kryeministrise. E kam fjalen per  propozimin e dy zonjave “Palma de M….a”

-Nuk kam qenë në Parlament, por sigurisht në mundësitë e mia kam reaguar për çmendurinë kolektive të djegies së mandateve dhe daljes nga sistemi. Shkaktar që e ka katandisur PD në këtë gjendje. Ndrysimet e Kodit Zgjedhor të bëra nga mazhoranca e sotme me ndihmën e “KËRPËRATAVE”, duke hequr mundësinë e koalicioneve parazgjedhore me lista më vete siç ishte më parë ka qënë dhurata më e madhe që ka marrë kjo mazhorancë nga ata që dogjën mandatet dhe kërpëratat që u futën në parlament më pas. Nëse nuk do ishin bërë ato ndryshime në ligjin zgjedhor, PD në 2021 do të kishte fituar zgjedhjet.

-Kam qenë ndër të parët që në 2021 i kam kërkuar në zyrë Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve. Po të ishte për interes personale nuk do ia kërkoja z.Basha pasi praktikisht ai më vendosi në listë fituese në 2021, por duke vendosur të parin interesin e demokratëve i kërkova që të mbante përgjegjësi.

Ia kam kërkuar edhe publikisht atëherë z. Berisha që të mos e mbështeste Bashën. Rikonfirmimi i Bashës në krye të PD pas humbjes së zgjedhjeve u bë i mundur me “bekimin” e Berishës.

-Kam kundërshtuar Bashën për vendimarrjen e njëanshme ndaj z. Berisha, ndonëse në atë kohë zgjodha të isha me logon e partisë jo me individët.

Kam kërkuar në forumet e partisë bashkimin artificial mes demokratëve.

Edhe një herë në Korrik të 2024 i vetmi, votova kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që të dëmtoi edhe ty z. Murrizi. Paralajmërova edhe rezultatin katastrofik që do merrnim si pasojë e këtij kodi, produkt pazari.

-Kam kundërshtuar primaret, duke thënë se PD nuk është në kushtet për ti bërë. Megjithatë iu binda shumicës u futa në primare dhe dola I pari,  ndërkohë që ditën e primareve isha në Maltë duke takuar bashkëatdhetarët për votën e diasporës.

Unë mbase mund të kritikohem si demokrat që kundërshtoj shumë dhe nuk vihem në rresht por jo se nuk kam reaguar.

-Megjithatë z. Murrizi, mendoj se duhet të merremi me thelbin çfarë kërkohet për rivitalizimin e Partisë Demokratike dhe jo pse tani e pse jo më herët e pse më vonë.

Unë dhe z. Murrizi mund ti kemi mundësitë për të bërë ndonjë ditë pushim në husht apo në ndonjë muaj tjetër të vitit, por demokratët, shqiptarët nuk duan një shtet monopartiak apo me një opozitë që “kundërmonë erë” më shumë sesa një mazhorancë 12-vjeçare, e cila po bëhet me dy grupe parlamentare; një jashtë e një brenda hekurave.

The post “Nuk u fsheha si struci për një mandat”, Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat first appeared on JavaNews.al.

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

By: A R
5 August 2025 at 09:49

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla. Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin. Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

The post Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë first appeared on JavaNews.al.

Fshehu nën rimorkio emigrantin maroken, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

By: A R
5 August 2025 at 09:46

Dy raste të paligjshmërive janë goditur nga Policia Kufitare në Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme në dy pika kufitare të qarkut. Operacionet u zhvilluan në kuadër të analizës së riskut dhe përforcimit të masave për parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme.

???? Në Qafë Thanë, gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga shtetasi V. T., 30 vjeç, u zbulua një emigrant i paligjshëm me origjinë nga Maroku, i fshehur nën rimorkio. Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për drejtuesin e kamionit, me akuzën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

???? Në PKK Goricë, në automjetin e shtetasit T. A., 63 vjeç, nga fshati Zaroshkë, u gjetën mallra ushqimore dhe medikamente pa fatura, të cilat dyshohen të jenë kontrabandë. Ndaj tij nisi procedimi penal për veprat “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Mallrat u sekuestruan si prova materiale.

Policia Kufitare e Korçës thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar paligjshmëritë dhe për të ofruar një shërbim të sigurt dhe të shpejtë për qytetarët.

The post Fshehu nën rimorkio emigrantin maroken, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë first appeared on JavaNews.al.

Shqetësimet për rritjen e kredive të këqija, sistemi bankar në Rusi në krizë?

By: A R
5 August 2025 at 09:33

Pas dy vitesh fitimesh të larta që shërbyen si provë e qëndrueshmërisë së ekonomisë së saj gjatë luftës, disa banka ruse po përballen me rritje të shqetësimeve për ekspozimin e tyre ndaj kredive të këqija.

Drejtues të lartë të sektorit bankar kanë ushtruar presion mbi Bankën Qendrore dhe guvernatoren Elvira Nabiullina për të ulur normat e interesit, duke theksuar vështirësitë që po hasin kompanitë dhe, në një masë më të vogël, familjet në marrjen dhe shlyerjen e kredive me norma të larta.

Në qershor, Banka Qendrore uli normën bazë nga 21% në 20%, ndërsa muajin e kaluar e uli më tej në 18%. Ajo ka sinjalizuar se do të vijojë me ulje të mëtejshme gjatë vitit, me synimin për të arritur një normë inflacioni prej 4% deri në vitin tjetër.

Por pyetja që ngrihet është nëse këto ulje do të jenë të mjaftueshme për bankat që janë ekspozuar ndaj sektorëve më të brishtë të ekonomisë ruse, si ndërtimi, industria e qymyrit dhe tregu i pasurive të paluajtshme.

Një ndër bankat që ka tërhequr vëmendjen është Credit Bank of Moscow, e cila ka ndërruar tre drejtues brenda një viti. Agjencia më e madhe ruse e vlerësimit të kredive, Expert RA, paralajmëroi se ekziston “një probabilitet i lartë” që kjo bankë të kërkojë mbështetje të jashtme, pasi raportoi një rënie prej 65% të fitimit neto vitin e kaluar.

Megjithatë, guvernatorja Nabiullina deklaroi se nuk sheh nevojë për rikapitalizim të bankave të mëdha, duke theksuar se situata me kreditë problematike është “më e mirë nga sa paraqitet”.

Sipas saj, sektori bankar rus regjistroi një fitim prej 1.7 trilion rublash në gjysmën e parë të vitit 2025. Ajo pranoi, megjithatë, se kapitali është i shpërndarë në mënyrë të pabarabartë mes bankave, çka nënkupton se disa prej tyre mund të kenë më pak rezerva përballuese.

Ekspertët paralajmërojnë se bankat që ndoqën një strategji të rrezikshme vitin e kaluar po vuajnë pasojat këtë vit, megjithatë kjo nuk do të thotë që i gjithë sistemi bankar është në krizë. Në vitin 2024, sektori bankar rus arriti fitime rekord prej 3.8 trilion rubla, duke shpërblyer drejtuesit me bonuse të mëdha.

Një analizë e fundit e mediave ekonomike ruse zbuloi se pesë nga 13 bankat më të rëndësishme në vend patën një rënie mbi 20% të fitimit neto në gjysmën e parë të vitit, përfshirë edhe Credit Bank of Moscow. Në total, 48 nga 100 bankat më të mëdha patën performancë më të dobët financiare.

Edhe bankat më të fuqishme si Sberbank dhe VTB kanë raportuar rritje të fondeve për mbulimin e kredive të këqija. Sipas Sberbank, rritja e kostos së rrezikut do të stabilizohet falë politikës monetare më të butë të Bankës Qendrore.

Ekspertët nënvizojnë se normat e larta të interesit e kanë bërë të pamundur për shumë kompani dhe familje të përballojnë borxhet e mëparshme, të cilat tani duhet të rifinancohen në kushte shumë më të pafavorshme, duke rritur stresin financiar në sistem.

The post Shqetësimet për rritjen e kredive të këqija, sistemi bankar në Rusi në krizë? first appeared on JavaNews.al.

Justifikimi qesharak i Berishës, për 4 vrasjet e 21 janarit

By: A R
5 August 2025 at 09:24

Katër ditë pasi kreu i SPAK Altin Dumani tha se dosja e 21 Janarit është prioritare në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha e ka pranuar për herë të parë se 4 protestuesit para kryeministrisë u vranë nga armët e shtetit dhe se ai ishte një krim shtetëror.

“A mund të lexosh fjalimet e Sali Berishës vite me radhë përpara i cili e ka quajtur krim shtetëror. E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit.

Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër këtë-këtë, kur s’duhet ta bëjë kurrë atë.

Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj. Unë e kam thënë 5-6 vjet para, që është krim shtetëror, krim shtetëror pa dashje. Në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer me shuma, nuk di të them afrohen në shkallën e duhur apo jo. Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Dhe është faktuar kjo që them.

Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër. Aq sa është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, që thotë të hetohet nga polici, tek organizatori. Ka një deklaratë tjetër, që demonstrata ishte e dhunshme dhe kishte axhendë politike. Edi Rama është përgjegjësi kryesor”, tha kryedemokrati Sali Berisha jashtë godinës së SPAK pasi u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”.

Në tentativë për t’u vetëmbrojtur me një linjë qesharake, teksa pranon se shteti i drejtuar nga ai ka vrarë më 21 janar, Berisha thotë se nuk ka pasur një urdhër. Por ndryshe mendon Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Më 14 nëntor 2023 Strasburgu detyroi Shqipërinë që të zbulonte përgjegjësit e  vërtetë të krimit shtetëror, ata të cilët urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve.

Në dalje nga Prokuroria së Posaçme, ku i  paraqit për masën e sigurisë si i pandehur për korrupsion, Berisha u përpoq të argumentonte se gardistët e tij vranë më 21 janar 2011 për shkak të detyrës.

“Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheti ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj”.

Por në vendimin 48 faqësh të Gjykatës së Strasburgut sqarohet edhe ky pretendim absurd i Berishës, kur thuhet se gjatë hetimeve u zbulua që në gardhin para Kryeministrisë janë konstatuar shenja plumbash.

Vetë Gjykata ngrinte dyshime të forta që shenjat mund të vërtetojnë faktin se gardistët kishin qëlluar drejt turmës dhe një pjesë e mirë e plumbave janë ndalur nga gardhi. Pra jo me rikoshet siç pretendon ish-kryeministri.

Kur jemi në vitin e 15-të të masakrës shtetërore të 21 janarit, ku plumbat ‘me uniformë’ morën jetën 4 protestuesve në Bulevard, dosja më e bujshme e 35 viteve demokraci, ndodhet tashmë prej më shumë se një vitit në duart e SPAK.

Kalimi në Prokurorinë e Posaçme erdhi pikërisht pasi u urdhërua nga Gjykata e Strasburgut.

15 korrikun e vitit të kaluar, dosja e një prej të vrarëve të 21 janarit, Aleks Nikës mbërriti nga Prokuroria e Tiranës në SPAK, institucioni i vetëm që ka juridiksionin, mund dhe duhet të zbardhë rolin e Sali Berishës, kryeministri i 21 janarit, Lulzim Bashës, ministrit të Brendshëm të 21 janarit, kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe kujtdo zyrtari të përfshirë.

Më pas Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për 3 vepra penale; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

SPAK tha se 21 janari është në kompetencën e tij pasi dyshohet se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Akuzat janë ngritur pikërisht mbi atë që Strasburgu urdhëroi: Të zbuloheshin ata që dhanë urdhrat për vrasjet, pse Berisha pengoi hetime, pse mashtroi me kamerat e sigurisë, pse nuk dorëzoi zinxhirin drejtues të gardës në prokurori dhe kush vrau Aleks Nikën dhe Hekuran Dedajn, që kanë mbetur pa autor.

Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia. (Shqiptarja.com)

The post Justifikimi qesharak i Berishës, për 4 vrasjet e 21 janarit first appeared on JavaNews.al.

Analizë/ Strategjia e Izraelit për të rimarrë Rripin e Gazës: Guvernator ushtarak dhe vendbanime të reja

By: A R
5 August 2025 at 09:16

Të merret gjithçka pa humbur mbështetjen e aleatit të vetëm që në fund të fundit ka rëndësi: Shteteve të Bashkuara të Donald Trump.

Të pushtohet Gaza tërësisht, të kthehet në status quo-në para çmontimit të 15 vendbanimeve hebraike të urdhëruara nga Ariel Sharon saktësisht 20 vjet më parë, madje edhe me koston e jetës së 20 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Edhe pse, këta pengje kanë qenë gjithmonë dytësorë ndaj planit për të shkatërruar plotësisht organizatën xhihadiste dhe për të parandaluar çdo formë të pavarësisë palestineze.

Dhurata

Për të provuar të futesh brenda kokës së Benjamin Netanyahut në prag të asaj që duket të jetë operacioni ushtarak i afërt për kontrollin total të Rripit të Gazës, është e dobishme të kthehemi në 19 janar.

Atëherë Bibi, megjithëse me ngurrim, njoftoi armëpushimin me Hamasin: shkëmbimet e të burgosurve, hyrjen e ndihmës në Rrip, fillimi i dukshëm i fundit të luftës.

Trump kishte marrë imazhin e një paqebërësi si një “dhuratë”, pa bërë praktikisht asgjë.

Premtimi i Thyer

Një shuplakë në fytyrë për Joe Biden, i cili që nga 7 tetori 2023 kishte vazhduar të dërgonte ndihmë ushtarake, por kërkoi në këmbim diçka që nuk e mori kurrë: premtimin e një plani gjithëpërfshirës paqeje që do të përfshinte ringjalljen e planit të paqes së Oslos të vitit 1993, i cili parashikonte krijimin e një shteti palestinez në territoret e pushtuara nga Izraeli që nga lufta e vitit 1967.

Pastaj erdhi gjithçka që dimë: plani konfuz dhe provokues “Gaza si një vendpushim turistik” i shpallur nga Trump, i cili ndër të tjera i dha dritën jeshile “zhvendosjes” së banorëve të Gazës jashtë vendit; i ndjekur nga marrëveshja midis dy udhëheqësve për luftën kundër Iranit.

Netanyahu më pas u ndje i qetësuar. Aq shumë saqë në mesin e marsit e kuptoi se mund ta shkelte lehtësisht armëpushimin me Hamasin dhe të rifillonte bombardimet, duke rezultuar në masakra të reja të civilëve në Gaza, pa pasur Trump-in që të lëshonte dënime të ashpra.

Blitz-i iranian

Krejt e kundërta ndodhi: pak më shumë se dy muaj më vonë, ai madje arriti ta bindte Trump-in të sulmonte centralet bërthamore iraniane, pasi vetë presidenti amerikan kishte deklaruar se nuk ishte “i përfshirë” në planet ushtarake të Izraelit dhe madje kishte tentuar të rinovonte traktatet e vitit 2015 (të nënshkruara nga Obama) mbi kontrollin e projektit bërthamor të Teheranit, të cilin Bibi e kishte bindur përsëri ta bojkotonte në vitin 2018.

Kohët e fundit, kritikat e Uashingtonit ndaj aktivizmit tepër agresiv të Izraelit në Siri dhe kundër “urisë” në Gaza duket se i përkasin të kaluarës.

Jerusalemi dhe Uashingtoni bashkëpunojnë gjithashtu në shpërndarjen kontroverse të ushqimit, e cila shkakton viktima të përditshme dhe tërheq kritika të ashpra nga OKB-ja dhe agjencitë kryesore ndërkombëtare humanitare.

Një faktor, megjithatë, mbetet konstant në politikën e Bibit: ai kërkon të marrë edhe vendimet e tij më të guximshme në harmoni me Uashingtonin.

Komentuesit izraelitë kujtojnë se gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër, pas zgjedhjeve të vitit 1996, skifteri aktual ishte madje i gatshëm të akomodonte Bill Clinton-in dhe të pranonte Marrëveshjet e Plantacionit Wye, të cilat parashikonin një shtet palestinez dhe madje një ndarje të pjesshme të Jerusalemit.

“Gabime Rinore”

Për njëfarë kohe, vetë Netanyahu i ka referuar këto hapa si gabime rinore nga një epokë krejtësisht e ndryshme.

Dhe ai ka të drejtë për të qenë i tillë. Pavarësisht kritikave në rritje ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa, kryeministri izraelit nuk do t’ia dijë më për të qenë në kundërshtim rë hapur me parimin “tokë për paqe”.

Sondazhet në mesin e publikut izraelit vazhdojnë të tregojnë se një shumicë e qartë favorizon aneksimin e territoreve të pushtuara.

Projekti maksimalist dhe mesianik i partive nacionaliste dhe fetare të udhëhequra nga Ministri i Financave Bezalel Smotrich dhe Ministri edhe më ekstremist i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir bën thirrje për aneksimin total jo vetëm të Gazës, por edhe të Bregut Perëndimor.

Dëbimet

Në takimet e tyre, të mbajtura shpesh në vendbanimet më militante në Bregun Perëndimor, ata shpallin hapur qëllimin e tyre për të dëbuar sa më shumë palestinezë të jetë e mundur “me mjete të drejta”, duke ofruar stimuj financiarë, ose “me mjete të ndyra”, që përfshin djegien e pronës, rekuizimin, mbylljen e rrugëve që e bëjnë jetën e përditshme të pamundur dhe bastisjet e armatosura që rezultojnë në lëndime dhe vdekje.

Kolonët tashmë po përgatiten të rihapin vendbanimet në Gaza që u çmontuan në vitin 2005.

Sot, harrohet se Sharoni i konsideronte ato shumë të kushtueshme dhe shumë të ekspozuara ndaj sulmeve palestineze.

Dhe asgjë nuk sugjeron se pushtimi total i Rripit mund t’i mposhtë vërtet guerilasit e armatosur, të cilët sot janë më të dëshpëruar dhe për këtë arsye më të motivuar se kurrë.

Shkrim nga Corriere della Sera

The post Analizë/ Strategjia e Izraelit për të rimarrë Rripin e Gazës: Guvernator ushtarak dhe vendbanime të reja first appeared on JavaNews.al.

“Alanews”: Pse italianët gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

By: A R
5 August 2025 at 09:05

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”.

Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë zyrtarisht në radarin e vizitorëve me buxhet të kufizuar.

Tirana është porta perfekte për të eksploruar Rivierën Shqiptare, shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Evropës, ende e paprekur nga turizmi masiv që ka përfshirë destinacionet e njohura.

Dhe e gjithë kjo mund të kushtojë më pak se një darkë në një qytet italian: për më pak se 100 euro, mund të organizoni një fundjavë ose mini-pushim me histori, shije autentike dhe det të kristaltë.

Fluturime me kosto të ulët dhe akomodime të përballueshme: kombinimi perfekt për ata që udhëtojnë nga Italia

Fluturime direkte për në Tiranë nisen çdo ditë nga Roma, Milano, Bari, Venecia dhe Bolonja, nga linja ajrore si “Ryanair”, “WizzAir” dhe “Albawings”.

Çmimet, veçanërisht nëse rezervohen disa javë më parë, variojnë nga 15 deri në 30 euro për vajtje.

Aeroporti Nënë Tereza i Tiranës është rreth 30 minuta larg nga qendra e qytetit me autobusë dhe taksi me kosto të ulët.

Sapo të mbërrini, Tirana ofron akomodime për të gjitha buxhetet, por ofertat më të mira gjenden në bujtina ose apartamente Airbnb.

Fjetja në qendër të qytetit mund të kushtojë vetëm 20 euro për natë për person, shpesh me mëngjes të përfshirë.

Shumë turistë italianë zgjedhin të kalojnë një natë në kryeqytet për të vizituar vende ikonike si Sheshi Skënderbej, Bunk’Art 2 apo lagjen e Bllokut, një ish-zonë e ndaluar gjatë regjimit komunist, tani e mbushur me kafene, bare koktejesh dhe art rruge.

Nga Tirana në Rivierë: det i kristaltë, rërë e bardhë dhe pak turistë

Megjithatë, surpriza e vërtetë vjen sapo të largoheni nga Tirana. Një udhëtim treorësh me makinë ose autobus ju çon në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku shpaloset një peizazh perfekt si në kartolinë.

Ksamili, me ujërat e tij bruz dhe ishujt e arritshëm me not ose me varkë, është një nga destinacionet më të njohura.

Plazhet ofrojnë shërbime me çmime të përballueshme: një shezlong dhe një ombrellë mund të kushtojnë 5-8 euro në ditë.

Qytete të tjera si Dhërmiu, Himara dhe Gjipeja ofrojnë plazhe me guralecë të bardhë, ujëra të pastra të ngjashme me ato të Sardenjës dhe një klimë të ngrohtë, edhe në gusht.

Këtu, akomodimi është i përballueshëm: për 25-30 euro nata, mund të flini në banesa të pastra, shpesh me pamje nga deti.

Për ata që udhëtojnë me dy ose më shumë persona, është e lehtë të ndajnë shpenzimet dhe të kursejnë.

Sa kushtojnë realisht pushimet në Shqipëri, duke filluar nga Tirana?

Ja një shembull konkret i shpenzimeve ditore për ata që nisen nga Italia dhe duan të eksplorojnë detin dhe qytetet:

Fluturimi vajtje-ardhje Itali-Tiranë: 30–40 euro
Akomodimi (2 netë në një bujtinë): 40–50 euro
Transporti Tiranë-Rivierë (autobus ose makinë e përbashkët): 5–10 euro
Ushqimi tipik shqiptar (pjata lokale + kafe dhe mëngjes): 10–15 euro në ditë
Totali i vlerësuar për 2–3 ditë: 90–100 euro për person

Turistët që qëndrojnë më gjatë do të gjejnë çmime edhe më të favorshme: për më pak se 300 euro, mund të kaloni një javë të tërë midis Tiranës dhe jugut, duke shijuar një udhëtim që ndërthur kulturën, natyrën dhe relaksin.

Deti më i pastër vetem dy orë larg Italisë: Pse Shqipëria është destinacioni i ri italian i verës?

Përtej çmimit, ajo që e bën përvojën në Shqipëri unike është atmosfera. Njerëzit janë mikpritës, kuzhina është e shijshme, dhe plazhet janë ende autentike dhe të pakomplikuara.

Ndryshe nga shumë vendpushime verore evropiane, këtu nuk ndihesh sikur je në një destinacion të ndërtuar për turistët, por në një vend që i përjeton verat në mënyrë spontane.

Kjo është edhe arsyeja pse italianët kthehen vit pas viti. Tirana nuk është më një ndalesë, por pika ideale e nisjes për një aventurë që kombinon çmimin e përballueshëm, bukurinë dhe autenticitetin.

The post “Alanews”: Pse italianët gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore first appeared on JavaNews.al.

Zbardhet shërthimi me eksploziv në Tiranë, autori shpallet në kërkim

By: A R
5 August 2025 at 08:57

Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vendosjes së një sasie lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., ngjarje e ndodhur më datë 24 korrik 2025, në rrugën “Peti”.

Si rezultat i hetimeve të thelluara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me njësitë hetimore të tjera, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit:

Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Po ashtu, është lokalizuar dhe sekuestruar automjeti me të cilin dyshohet se është kryer lëvizja gjatë realizimit të ngjarjes kriminale.

Policia po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Hetimet vijojnë për të zbuluar motivin dhe rrethana të tjera të kësaj ngjarjeje.

The post Zbardhet shërthimi me eksploziv në Tiranë, autori shpallet në kërkim first appeared on JavaNews.al.

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

By: A R
5 August 2025 at 08:49

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare të vendit.

Në postimin e tij, Rama ndau një kolazh me pamje të kaprojve në habitatin e tyre natyror, të cilat i cilësoi si një “kartolinë pamjesh” nga thesaret natyrore të Shqipërisë.

“Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare”, shkruan Rama, duke evidentuar rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore që ofrojnë parqet e mbrojtura.

Shqipëria zotëron një rrjet të gjerë parqesh kombëtare, 12 të tilla, tt cilat janë kthyer në destinacione tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj, falë natyrës së paprekur dhe faunës së pasur që ato ofrojnë.

The post Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare first appeared on JavaNews.al.

Shkodra, dy muaj pa raste me murtajë. Vijon monitorimi në 3 vatrat ku u shfaq infeksioni në qershor

By: A R
5 August 2025 at 08:40

Prej gati dy muajsh, në qarkun e Shkodrës nuk është regjistruar asnjë rast i ri i murtajës së bagëtive të imta, sëmundje kjo që u evidentua për herë të parë në nivel kombëtar pikërisht në këtë qark.

Edhe pse afati i përcaktuar për daljen nga karantina, i cili parashikon 31 ditë pa raste të reja, është tejkaluar, tre vatrat e infeksionit të evidentuara në muajin qershor vijojnë të qëndrojnë nën monitorim të rreptë nga grupet e Task Forcës.

Sipas procedurave teknike, periudha e karantinimit është 31 ditë nga rasti i fundit, por për shkak se kjo është një sëmundje e re në Shqipëri, kufizimet e lëvizjeve sjellin në dëme tek tregtarët por këto kufizime sjellin më pak dëme se sa vet sëmundja”, u shpreh Mark Preçi, specialist në  Shërbimin Veterinar Shkodër.

Sipas specialistëve veterinarë, dëmet e shkaktuara nga murtaja janë të konsiderueshme, jo vetëm në zonat e prekura, por në të gjithë sektorin e blegtorisë, për shkak të kufizimeve të nevojshme që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Kemi pasur shumë import të kafshëve të imta nga jashtë sepse ka shumë interes ekonomik dhe në këtë kohë është frenuar”, tha Preçi.

Në tre fermat ku u shfaq murtaja te ruminantët e vegjël, dy në bashkinë e Shkodrës dhe një në Malësinë e Madhe, janë asgjësuar mbi 500 krerë bagëti të imta. Kjo masë drastike është konsideruar e domosdoshme për të frenuar përhapjen e infeksionit.

The post Shkodra, dy muaj pa raste me murtajë. Vijon monitorimi në 3 vatrat ku u shfaq infeksioni në qershor first appeared on JavaNews.al.

Del foto e 65-vjeçarit të vrarë në Vaun e Dejës. S’e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista

By: E S
4 August 2025 at 23:01

Publikohet fotoja e 65-vjeçarit të vrarë sot në Vaun e Dejës, ndërkohë që mësohen detaje të reja nga e shkuara e Frrok Lleshajt.

Viktima mësohet se tre dekada më parë ka ushtruar edhe detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, nga radhët e të cilës ka dalë në vitin 1994.

Më pas ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua më 1995, por u arratis në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave.

Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, u arrestua më vonë, ku vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023.

Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë autor i vrasjes se kushëririt, por pavarësisht deklaratave në Gjykatë, ai është dënuar.

Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, por Policia po heton në të gjitha drejtimet e mundshme rreth dinamikës dhe shkaqeve. Hetohet edhe aktiviteti i tij pas lirimit nga burgu më 2023.

The post Del foto e 65-vjeçarit të vrarë në Vaun e Dejës. S’e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista first appeared on JavaNews.al.

Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës

By: E S
4 August 2025 at 22:53

Vdekja e Robert Papavramit, pedagogut të violinës të disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, është njoftuar edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

“Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.

Robert Papavrami njihet si një një nga figurat më të njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë talente.

Edhe pas vendosjes në Francë, ku hapi një shkollë, vazhdoi me pasionin për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj.

Në nëntor 2014 Robert Papavrami, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

The post Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës first appeared on JavaNews.al.

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt që u vra pranë banesës/ Ish-polici kishte vrarë në 1995, pas arrestimit u arratis në 1997

By: E S
4 August 2025 at 22:49

Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Frrok Lleshajt, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu.

Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, një ish-efektiv policie u arrestua më vonë ne 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023.

Frrok Lleshaj, i dënuar me 21 vite burg për vrasje. Kishte vetëm 2 vite që ka dalë nga burgu. Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar.

Mësohet se në fillim vitet ’90 ka shërbyer edhe si efektiv policie. Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje por grupi hetimor po heton çdo pistë të mundshme.

Vrasja ka ndodhur me armë zjarri pistoletë në afërsi të banesës.

The post Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt që u vra pranë banesës/ Ish-polici kishte vrarë në 1995, pas arrestimit u arratis në 1997 first appeared on JavaNews.al.

Pas dërgimit të nëndetëseve pranë Rusisë nga Trump, Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

By: E S
4 August 2025 at 22:39

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë strategjikë përdoren shpesh për të bombarduar Ukrainën dhe thuhet se janë të ngarkuar me raketa, duke krijuar një “probabilitet të lartë” të një sulmi të afërt.

Nëse konfirmohet, ky veprim vjen pasi Donald Trump urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë, pas një kërcënimi për luftë bërthamore nga aleati i ngushtë i Kremlinit, Dmitry Medvedev.

“Nëndetëset amerikane janë tani aty ku duhet të jenë”, tha Trump të dielën vonë.

Fillimisht, Putini i zhvendosi avionët Tu-95MS nga baza ajrore Olenya në rajonin Arktik të Murmanskut, pas një sulmi të guximshëm me dronë nga Ukraina më 1 qershor.

“Rusia ka transferuar bombardues nga Lindja e Largët më afër Ukrainës. Të paktën 4 avionë Tu-95MS janë ripozicionuar nga Ukrainka në Olenya/Engels-2. Disa nga avionët janë tashmë të pajisur me raketa lundrimi. Këta avionë janë pjesë e arsenalit bërthamor të Rusisë, por përdoren edhe për të goditur Ukrainën me bomba konvencionale”, thuhet në raportin e Insider UA.

Të gjitha këto zhvillime vijnë brenda një jave kur i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë për në Rusi. Witkoff do të mbërrijë në Moskë të mërkurën, përpara se SHBA-të të vendosin sanksione ndaj Kremlinit nëse ky i fundit nuk bën një hap drejt një armëpushimi dhe bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

The post Pas dërgimit të nëndetëseve pranë Rusisë nga Trump, Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës first appeared on JavaNews.al.

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

By: E S
4 August 2025 at 22:31

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër u dënua me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”.

Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023.

Policia thotë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023 first appeared on JavaNews.al.

New York Times: Netanyahu shpërdoroi momentin e tij për të ndaluar luftën në Gaza

By: E S
4 August 2025 at 22:23

Kur Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, udhëhoqi vendin drejt një fitoreje ushtarake kundër Iranit në qershor, si aleatët ashtu edhe rivalët e tij e paraqitën atë si arritjen e tij më të madhe. I mbushur me vetëbesim dhe autoritet të sapo fituar, z. Netanyahu dukej më në fund se kishte fituar kapitalin politik që i nevojitej për të kapërcyer kundërshtimin nga aleatët e tij të ekstremit të djathtë në qeveri, për të arritur një armëpushim në Gaza.

Gjashtë javë më vonë, kryeministri e ka shpërdoruar atë moment. Bisedimet mes Hamasit dhe Izraelit janë, një herë tjetër, në ngërç. Izraeli po shtyn tani për një marrëveshje për të përfunduar luftën menjëherë, në vend që ta bëjë me faza. Por, ashtu si Hamasi, edhe z. Netanyahu ka refuzuar të bëjë kompromiset e nevojshme që një marrëveshje e tillë të funksionojë, dhe krediti që ai grumbulloi në qershor është zhdukur, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Dënimi ndërkombëtar për urinë në rritje në Gaza, të cilën agjencitë e ndihmës dhe shumë qeveri të huaja e kanë fajësuar kryesisht mbi bllokadën 11-javore të Izraelit mbi territorin këtë vit, është në kulmin e tij. Pjesërisht për të protestuar përgjegjësinë e Izraelit për këtë situatë, disa aleatë të hershëm të Izraelit janë zotuar se do të njohin një shtet palestinez në të ardhmen e afërt.

Kundërshtimi i brendshëm ndaj luftës në Gaza është në nivelin më të lartë ndonjëherë, dhe po rriten thirrjet që pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi të kthehen përmes një marrëveshjeje diplomatike. Aftësia e Izraelit për të vazhduar luftën, mes lodhjes në rritje të rezervistëve të ushtrisë, po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim. Pas një rritjeje të rasteve të vetëvrasjes tek ushtarët rezervistë, ushtria ka ngritur një komision për të hetuar se si të mbështesë më mirë ata që largohen nga shërbimi.

“Izraeli ndodhet në pozitën më të vështirë që ka qenë në çdo moment të luftës,” tha Michael Koplow, një analist në Israel Policy Forum, një grup kërkimor me bazë në Nju Jork.

“Po përballet me një krizë shoqërore për shkak të vazhdimit të luftës dhe fatit të pengjeve, një krizë ushtarake për shkak të mungesës së objektivave të qarta dhe lodhjes së rezervistëve, një krizë diplomatike për shkak të aleatëve të ngushtë europianë që po rreshtohen për të njohur njëanshmërisht shtetin palestinez, dhe një krizë ekzistenciale për shkak të erozionit të pozicionit të saj në SHBA,” tha z. Koplow.

Zvarritja e konfliktit në Gaza reflekton gjithashtu dështimin e Presidentit Trump për të kapitalizuar ndikimin që fitoi gjatë luftës me Iranin. Duke iu bashkuar sulmeve të Netanyahut, Trump i dha Izraelit një fitore simbolike. Në atë kohë, analistët prisnin që ai të kërkonte nga Netanyahu që ta kthente nderin duke i dhënë fund luftës në Gaza.

“Ai kishte gjithë ndikimin e botës për t’i thënë Netanyahut: ‘Tani duhet ta përfundojmë këtë,’” tha Daniel B. Shapiro, një anëtar i Atlantic Council, një grup kërkimor me bazë në Uashington, dhe një ish-ambasador amerikan në Izrael.

“Në vend të kësaj, Netanyahu duket se e bindi Trump-in t’i jepte më shumë kohë,” tha z. Shapiro. “Tani, gjërat thjesht po zvarriten dhe zvarriten.”

Patrick Kingsley është shefi i zyrës së New York Times në Jeruzalem, që drejton mbulimin e Izraelit, Gazës dhe Bregut Perëndimor. /New York Times/

The post New York Times: Netanyahu shpërdoroi momentin e tij për të ndaluar luftën në Gaza first appeared on JavaNews.al.

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

By: E S
4 August 2025 at 22:15

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje të hershme të përmendur prej saj.

“Është mjaft intriguese që ish-kryeministri Berisha u pyet sot për çështjen që përmenda më herët,” shkruan Kokalari, duke cituar më pas përgjigjen e tij si: “kjo ishte një krim qeveritar pa qëllim”, për të cilën ajo shton ironikisht: “(çfarëdo që të thotë kjo)”. Sipas saj, Berisha ka shtuar gjithashtu se “një qeveri nuk duhet të japë urdhra për të ekzekutuar njerëz.”

Por Kokalari thekson se vetë Berisha ka urdhëruar që të qëlloheshin protestuesit, ka manipuluar regjistrime dhe dosje, dhe se madje ka pohuar publikisht se nëse do të ishte e nevojshme, qeveria e tij do të kishte vrarë deri në 3,000 protestues.

Në vijim të reagimit, ajo i drejtohet drejtpërdrejt @albertemartinez dhe @AmbCTrujillo, duke pyetur nëse dëshirojnë një përkthim të plotë të konferencës së sotme të shtypit nga Berisha.

Në fund, Kokalari i falënderon për rishikimin e letrës drejtuar FARA, ku sipas saj, është sqaruar se ata i kanë dhënë informacion të gabuar senatorit amerikan Marco Rubio, duke e paraqitur Berishën si jo-figurë politike. Ajo thekson: “Ai është një figurë kyçe politike që po mban peng demokracinë në Shqipëri për të mbrojtur veten dhe familjen nga pasojat ligjore.”

Postimi i plotë i Kokalarit:

Është mjaft intriguese që ish-kryeministri Berisha u pyet sot për çështjen që përmenda më herët.

Përgjigjja e tij ishte se “kjo ishte një krim qeveritar pa qëllim” (çfarëdo që të thotë kjo). Ai shtoi më tej se “një qeveri nuk duhet të japë urdhra për të ekzekutuar njerëz.”

Megjithatë, ai vetë urdhëroi që të qëlloheshin protestuesit, manipuloi regjistrimet dhe dosjet, dhe më pas deklaroi në TV se, nëse do të ishte e nevojshme, qeveria e tij do të kishte vrarë deri në 3,000 protestues.

Përshëndetje @albertemartinez dhe @AmbCTrujillo, a dëshironi t’ju dërgoj një kopje të përkthyer të konferencës së tij për shtyp të sotme?

Në ndërkohë, ju falënderoj që e rishikuat letrën tuaj për FARA për të sqaruar se i keni dhënë informacion të gabuar @SecRubio, duke pretenduar se klienti juaj i korruptuar nuk është një figurë politike. Ai është një figurë kyçe politike që po mban peng demokracinë në Shqipëri për të mbrojtur veten dhe familjen nga pasojat ligjore.

The post Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve first appeared on JavaNews.al.

Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin

By: E S
4 August 2025 at 22:07

Një stuhi e fuqishme verore ka përfshirë gjithë Kosovën, duke sjellë reshje të dendura shiu, breshër dhe bubulimë që çuan në rrugë të përmbytura dhe infrastrukturë të dëmtuar.

Stuhia filloi të ndikojë në zonë në orët e para të pasdites dhe vazhdoi deri në orët e mbrëmjes, duke lënë pas rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe prona të dëmtuara.

Përveç reshjeve të dendura të shiut, erërat e forta dhe breshëri dëmtuan të mbjellat në zonat rurale, veçanërisht në pjesë të Drenasit dhe Gjilanit, duke shkaktuar shqetësime për humbjet bujqësore.

Video pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena dramatike të stuhisë së fuqishme që goditi vendin, me pamje nga qytete të ndryshme anembanë vendit, me makinë të bllokuara në rrugë dhe breshër që godet mbi to.

Sipas pamjeve të shpërndara nga qytetarët lokalë, shiu i shoqëruar nga breshëri ka vështirësuar qarkullimin në zonën e Brezovicës, ku si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme është ndërprerë rruga kryesore që të çon drejt këtij destinacioni turistik malor të vendit.

Derisa faza më intensive e stuhisë kaloi deri në mbrëmje sot, meteorologët kanë paralajmëruar për paqëndrueshmëri të vazhdueshme deri nesër.

The post Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 4 August 2025Java News

Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, fermeri e shet 6 L/kg, konsumatori 30 lekë! Braçe: S’ka treg

By: E S
4 August 2025 at 21:59

Kostot e prodhimit të shalqirit po rëndojnë edhe më shumë mbi fermerët këtë fillim gushti. Brenda një muaji çmimi me të cilin bujku shet shalqirin është ulur me gati 60%. Fermerët e qarkut të Fierit po e shesin shalqirin me 6 lekë për kilogramë, nga 15 lekë në fillim të korrikut.

Por edhe pse çmimi nuk mbulon as kostot e prodhimit, gjatë rrugës 1 kilogram shalqi shtrenjtohet me gati 5-fish. Në tregjet e Tiranës çmimi i shalqirit është 25-30 lekë për kilogramë.

Përtej çmimit të ulët, mungesa e tregut po godet edhe më shumë fermerët. Mundi i fermerëve jo vetëm që nuk po shpërblehet me çmim të arsyeshëm, por në fakt po shkon 100% dëm duke u kalbur nëpër fusha e sera.

“Një shalqi si ky që kam marrë unë 10 kg, kushton vetëm 60 lekë. Kaq nuk kushton asnjë produkt sot. Shkoni blini shalqi se ju kushton me pak se çdo gjë tjetër sot. Blini është shumë e rëndësishme të ndihmohet bujku”, apelon deputeti Braçe.

Deputeti socialist u ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të restoranteve dhe beach bareve që ta përfshijnë në menutë e tyre edhe shalqirin. /shqiptarja.com/

The post Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, fermeri e shet 6 L/kg, konsumatori 30 lekë! Braçe: S’ka treg first appeared on JavaNews.al.

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

4 August 2025 at 21:49

Nga Ben Blushi

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë.

Janë manipulatorë të admirueshëm.

Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi.

Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit.

Deri këtu i kuptoj.

Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell?

Pse nuk bëjnë asgjë për ta zgjeruar tregun tonë të vogël?

Para disa ditësh bëra një shkrim ku thosha se e vetmja mundësi për të shpëtuar universitetet shqiptare është që të thithim studentë nga shtete të tjera.

Natyrisht nga vende të mëdha si India, Kina, Vietnami, Burma, Filipinet, Indonezia, Malazia, Bangladeshi, Pakistani etj.

Këto vende kanë më shumë se 5 miliardë banorë dhe çojnë nëpër shkolla 500 milion fëmijë në vit dhe më shumë se 100 milionë prej tyre përfundojnë në shkollë të lartë.

Dhjetë vjet më vonë këto numra do dyfishohen.

Natyrisht studentët e pasur të këtyre vendeve do shkojnë në Amerikë, në Londër, në Pekin dhe në Berlin.

Të varfërit do mbeten në universitetet lokale që nuk e kënaqin më shtresën e mesme.

Fëmijët e kësaj shtrese kërkojnë pak më shumë. Ata duan të dalin jashtë, të marrin dilploma evropiane, të njohin vende të reja.

Nëse nuk shkojnë dot në Londër, gëzohen po të shkojnë në Pragë, në Beograd, në Zagreb pse jo dhe në Tiranë.

Për një kinez nga provinca, një indian nga fshati apo një bangladeshas që e ka babain pronar të një punishteje të vogël do ishte e njëjta gjë si në Tiranë dhe në Ljubjanë apo Bratislavë.

Për ta Shqipëria është Evropë dhe Mesdhe, njëlloj si Italia dhe Greqia.

Këtu dielli është poaq i shndritshëm, deti është poaq i bukur, por jeta është më e lirë, ushqimi më i mirë dhe njerëzit më të dashur.

Këto janë avantazhet tona që biznesmenët kokëfortë të Shqipërisë nuk i marketojnë fare.

Kokëfortësia e tyre është provinciale.

Ata kanë vendosur t’ia falin studentët e varfër të botës Serbisë, Cekisë, Sllovakisë dhe t’u marrin para vetëm studentëve të varfër shqiptarë.

Çfarë nacionalizmi dembel.

Shqipëria ka një kapacitet akomodues për 250 mijë deri në 300 mijë studentë në vit.

15 vjet më parë ne kishim afro 190 mijë studentë gjithsej.

Sot kemi pak më shumë se gjysmën e kësaj shifre pra rreth 110 mijë që do të thotë se auditoret janë gjysëm bosh, bashkë me konviktet dhe qytetet e vogla që krijojnë ekonomi nga universitetet.

Imagjinoni për një çast sikur në Shqipëri të vijnë çdo vit një qind mijë studentë të huaj dhe secili prej tyre të harxhojë vetëm dhjetë mijë dollarë.

Janë një miliardë dollarë në vit.

Me pak mundim, me shumë marketing, kjo shifër mund të trefishohej për disa vjet.

Universitet mund t’i sillnin vendit më shumë se turizmi që duke u sforcuar sjell afro 4 miliardë euro në vit.

Me kaq të ardhura pikëpyetjet për cilësinë e universiteteve tona do shuheshin rrugës, sepse qindra profesorë gjermanë, italianë anglezë, amerikanë do punonin në Shqipëri me shumë qejf.

Dhjetë vjet më parë kjo përpjekje do ishte e pamundur.

Shqipëria e parë me lupën e google, ishte një vend ku digjeshin goma pas zgjedhjeve dhe ku turistët rriheshin nëpër plazhe.

Sot është ndryshe.

Sherret tona politike nuk vrasin më njerëz në bulevard, por përfundojnë në gjykatë si në cdo vend normal.

Turistët nuk grabiten në rrugë dhe aftësia e vendit për të bashkëjetuar me të huajt është rritur disa herë.

Ne mikpresim me mirë se serbët, gatuajmë më mirë se kroatët, dhe qeshim më shumë se sllovenët.

Nga 100 kritere që e klasifikojnë një vend si normal, plotësojmë më shumë se 90.

Dhe nga dhjetë kritere që e klasifikojnë një vend si mikpritës plotësojmë të paktën nëntë plus.

Prandaj familja e një fëmije në Pakistan, në Indonezi apo në Indi do paguante kursimet e jetës për ta sjellë fëmijën në një parajsë të varfër evropiane, ku nëse nuk të mësojnë si në Londër të respektojnë më mirë se aty.

Dhe kjo nuk është pak.

Ne nuk e kuptojmë dot se popujt që dikur kanë qenë koloni paguajnë për t’ua respektuar ngjyrën.

Taksa e ngjyrës sot në Londër është shumë e lartë, në Amerikë po rritet shumë, kurse në Shqipëri është akoma zero.

Përveç diellit dhe detit, targa jonë evropiane, e parë nga largësia e Azisë dhe Afrikës është malli më i vyer që kemi.

Një kinez, një vietnamez apo një bangladeshas nuk na dallon dot nga italianët, nga belgët dhe nga grekët siç nuk dallojmë ne dot një fëmijë nga Laosi nga një fëmijë nga Kamboxhia.

Për ta ne jemi e njëjta gjë.

Nëse biznesmenët e Shqipërisë bashkë me shtetin do hapnin agjensi në Azi dhe në Afrikë për të rekrutuar studentë, tregu jonë i vogël do kthehej me shpejtësi në një treg ndërkombëtar.

Por nëse nuk e bëjmë ne do ta bëjnë serbët, do ta bëjnë sllovenët dhe kroatët

Por e njëjta gjë vlen edhe për ndërtuesit e Shqipërisë të cilët unë nuk i kuptoj fare.

Ata kanë një fiksim të egër.

Ata duan të na i shesin shtëpitë që ndërtojnë vetëm neve, shqiptarëve të Shqipërisë.

Shqipëria ndërton me inat dhe me vrull më shumë se çdo vend tjetër në Evropë për frymë, por askush nuk e di kush do i blejë pallatet dhe vilat e saj të panumërta.

Shqiptarët që mund të blenin u ngopën dhe tani po mendohen të shesin.

Gjithmonë kam besuar se biznesmenët e Shqipërisë do tërhiqnin blerës suedezë, polakë, hollandezë, finlandezë, gjermanë, danezë, ukrainas dhe rusë për të blerë prona në det, por kjo nuk po ndodh.

Askush nuk u thotë këtyre popujve pa det dhe pa diell, se ka një vend në Mesdhe që shet apartamente më lirë se në Itali, në Greqi dhe Portugali e ndoshta edhe më lirë se në Mal të Zi.

Imagjinoni një norvegjez që jeton në mes të mjegullës, i ulur në divanin e vet, duke parë një reklamë që tregon se mund të blesh një shtëpi në Vlorë apo Sarandë për çerekun e çmimit që do e blente në Santorini apo në Majorka.

Ndërtuesit shqiptarë nuk harxhojnë asnjë lek marketing për t’i ngacmuar fantazinë norvegjezit që shikon shiun në dritare.

Shteti duhet t’i detyrojë kompanitë tona të reklamojnë në tregje ndërkombëtare.

Kjo është taksa e tyre e suksesit: të blejnë kohë televizve në televizonet evropiane për të reklamuar Shqipërinë.

Shpenzimet për marketing ndërkombëtar duhet të jenë një detyrim që shteti duhet t’ua kërkojë me çdo kusht kompanive shqiptare të ndërtimit, univesiteteve jo publike dhe klinikave estetike e spitaleve private.

Këto tre shërbime low cost mund ta bëjnë tregun tonë ndërkomëbtar.

Ne mund t’i japim diploma fëmijëve aziatikë, mund t’i rregullojmë dhëmbët pensionistëve evropianë dhe mund t’u shesim shtëpi të mrekullueshme në det shtresës së mesme evropiane.

Pasthirrmat pa gjini, që mendojnë se një herë jemi, një herë nuk jemi qendra e botës, duhet ta kuptojnë se ky nuk është turp, as ulje, as nënshtrim.

Është biznes.

Serbia harxhon më shumë se 55 milionë dollarë marketing në vit vetëm nga taksat.

Kroacia dyfish, më shumë se 100 milionë.

Me një buxhet të harmonizuar mes shtetit dhe kompanive private ne mund t’i kapnim këto shifra marketingu të domosdoshëm.

Ne prodhojmë jo keq, por shesim shumë keq.

Serbia që do futet shumë shpejt në garën e universiteteve low cost, nuk na konkuron dot në tregun imobiliar sepse një shtëpi në Serbi nuk ka asnjë vlerë në krahasim me një apartament në Shëngjin.

E njëjta llogjikë vlen për futbollin tonë të shkatërruar.

Sikur të kisha mundësi do bleja një klub futbolli në provincë, do ta ristrukturoja dhe do i lutesha shtetit të më ndihmonte t’ia shisja një arabi.

Rishitja e aseteve të ngordhura është super biznes.

Arabët janë sot njerëzit më të uritur në planet, për të investuar në sport.

Ata blejnë shkëlqimin e futbollit evropian.

Sauditët dhe Katari por më vonë edhe të tjerët, po blejnë me rradhë të gjitha klubet më të mëdha të Evropës.

Natyrisht ne nuk mund t’ia shesim klubin e Peqinit një fondi saudit për 100 milion euro, as ekipin e Laçit një kuvajtjani për 70 milion euro.

Për fat të keq këto klube nuk vlejnë as sa bonusi i një goli të Cristiano Ronaldos në Arabi.

Ato nuk kanë asnjë vlerë.

Ajo që ka vlerë është përkatësia jonë evropiane.

Ne nuk shesim makinën, shesim targën.

Të blesh Vllazninë nuk ka ndoshta asnjë përfitim financiar sot, por me pak investime ky klub mund të luajë me Milanin në Champions League, me Liverpoolin apo me Parisin.

Kjo do ishte një blerje prestigji për fondet e lira arabe dhe do t’i ngopte sa duhet deliret e tyre.

Arabët mund të blejnë Ronaldon për një paketë totale 1 miliard euro, por nuk e çojnë dot këtë idhull me 500 milion ndjekës në instagram, të luajë cdo javë me Juventusin, me Chelsea apo me Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Por ekipet shqiptare e kanë këtë mundësi.

Bashkitë e qyteteve tona duhet të gjejnë blerës për ekipet e tyre të rrënuara në Arabi në Kinë dhe kudo ku ka fonde të lira.

Kryetarët e Bashkive duhet të jenë biznesmenë, në vend që të jenë hidraulikë dhe zjarrfikës.

Çdo gjë që është në Mesdhe shitet. Ky është tregu më i shtrenjtë i botës.

Ata duhet t’i shesin klubet e tyre të futbollit qoftë edhe për 1 euro me kusht që të investohen.

Atëherë Peqini mund të luajë me Realin në grupe, Elbasani me Interin dhe Dinamo me Arsenalin.

Imagjinoni çfarë do ndodhte në këto qytete sikur futbolli dhe universitetet të gjallëroheshin me investime të huaja.

Çfarë qyteti do ishte Shkodra me pesë mijë studentë të huaj.

Tregu i qirave do shpërthente, restorantet e vogla do lulëzonin,pedagogët do paguheshin më shumë, bicikletat e dashura do dyfishoheshin, ndërsa stadiumi ku ekipi i Vllaznisë i blerë nga një arab mendjemadh do luante çdo javë me Romën, me Fenerbahcen, me Dortmundin dhe Marsejën apo me Manchester United do digjej në flakë.

Gjithë qyteti do merrte zjarr sa herë arabi të këpuste tespijet e çmendura pas një goli.

Sepse janë evropiane ekipet tona tona mund të luajnë me kë të duan, të gëzojnë çdo pronar arab që investon duke blerë lojtarë dhe ta çojnë në Manchester të haje darkë si i barabartë me Pep Guardiolën e përkëdhelur apo në Stamboll me Jose Mourinon grindavec.

Ky është çmimi i prestigjit evropian që në Shqipëri është ende low cost.

E kush nuk do ta paguante një çmim kaq të lirë?

Çështja është se askush nuk e di, sepse askujt nuk i thuhet.

Arabët nuk e dinë që klubet tona shiten për një copë bukë, siç nuk e dinë indianët që mund të studjojnë në universitetet tona me një mijë dollarë në muaj.

Ne bëjmë muhabet, por nuk bëjmë marketing.

Shqipëria vazhdon të jetë një thesar i mbuluar me kujdes nga biznesmenët e saj mendjengushtë.

Ata duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për të zgjeruar tregun tonë të vogël.

Ka ardhur koha për të shitur lirë gjërat e shtrenjta që nuk duhen.

The post Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌