Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Gazeta Fjala

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

31 July 2025 at 12:00

Nga Leonard Veizi

Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë e shprehjes, pak emra shkëlqejnë me një dritë aq të gjallë dhe shumëplanëshe sa ai i Franc List. Ai nuk ishte thjesht një muzikant, por një kometë e rënë mbi peizazhin e Romantizmit, duke ndriçuar skenën evropiane me virtuozitetin e tij të pashoq, vizionin e tij avangardist dhe thellësinë e tij shpirtërore…

…Nëse do të përpiqeshim të vizatonim portretin e tij, do të na shfaqej një mozaik i ndërlikuar: një gjenialitet i lindur, një zemër bujare, një mendje e etur për dije dhe një shpirt i kërkueshëm, që ndërthurte magjinë e tingujve me misteret e ekzistencës. Franc List, një nga figurat më brilante dhe shumëdimensionale të epokës Romantike, u nda nga jeta në vitin 1886, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe kulturore që vazhdon të ndikojë botën e muzikës klasike edhe sot.

 

Gjenialiteti që formoi një epokë

I lindur në Doborján të Hungarisë (sot Raiding, Austri), List shfaqi talentin e tij të jashtëzakonshëm që në fëmijëri. Nën udhëheqjen e babait të tij, i cili kishte shërbyer si kontabilist i familjes Esterházy, dhe më pas me ndihmën e patronëve të fuqishëm, ai mori një edukim muzikor të shkëlqyer. Në moshë shumë të re, Liszt u bë një pianist virtuoz me famë të jashtëzakonshme, i njohur për ekzekutimet e tij elektrizuese që e bënë të krahasueshëm me yjet e sotëm të skenës. Publiku mbushte sallat për të parë “Paganinin e pianos”, siç e quanin shpesh. Ai ishte i pari që konceptoi recitalin si spektakël individual, duke shkëputur pianistin nga roli i thjeshtë shoqërues dhe duke e vendosur në qendër të vëmendjes. List ishte gjithashtu i pari që vendosi pianon në pozicionin diagonal në skenë – praktikë që është bërë standard sot – duke i lejuar audiencës një pamje më të mirë të duarve të tij magjike.

Një kompozitor inovator

Si kompozitor, List ishte një pionier, guxues dhe inovator. Ai nuk u kënaq me format ekzistuese, por krijoi forma të reja muzikore, si poema simfonike – një vepër orkestrale me një program letrar ose tematik – duke hapur rrugën për muzikën programore dhe duke i dhënë orkestrës një dimension të ri narrativ. Ai i dha pianofortes një dimension të ri teknik dhe shprehës, duke shtyrë kufijtë e mundësive të instrumentit. Vepra të tilla si “Liebestraum” apo e ardhur në shqip si “Ëndrra e Dashurisë”, “Hungarian Rhapsodies” ose “Rapsoditë Hungareze”, me folklorin dhe frymën e tyre kombëtare, apo madhështorja “Sonata në Si minor” janë gurë themeli në repertorin pianistik botëror, që vazhdojnë të sfidojnë dhe të magjepsin pianistë dhe audienca mbarë botën. Muzika e tij shpesh përçon dramë, pasion, spiritualitet dhe një lirizëm të thellë, duke pasqyruar kompleksitetin e shpirtit romantik.

Dirigjent, mësues dhe promotor

Përtej virtuozitetit të tij si pianist dhe origjinalitetit si kompozitor, List ishte edhe një dirigjent i talentuar, i cili drejtoi premierat e shumë veprave të rëndësishme, përfshirë ato të kompozitorëve të tjerë. Ai ishte një mësues i përkushtuar që formoi breza të tërë pianistësh, shumë prej të cilëve u bënë figura të shquara në të drejtën e tyre. Akademia e tij në Weimar ishte një qendër e rëndësishme e inovacionit muzikor. List ishte gjithashtu një organizator i palodhur i jetës muzikore në Evropë, duke udhëtuar gjerësisht dhe duke mbështetur me zemërgjerësi kolegët e tij. Ai dha ndihmesë të madhe për promovimin e kompozitorëve të tjerë, shpesh duke i ndihmuar financiarisht dhe duke dirigjuar veprat e tyre: emra si Riçard Vagner, Frederik Shopan, Hektor Berlióz dhe Robert Shuman i detyrohen List-it një pjesë të mirë të njohjes publike.

Personalitet shumëdimensional

Por jeta e tij nuk ishte vetëm muzikë. List ishte një personalitet thellësisht shumëdimensional. Ai ishte një shkrimtar me peshë në reflektimet e tij estetike dhe filozofike mbi muzikën dhe artin. Një filantrop i madh, ai dhuroi shumë nga të ardhurat e tij për çështje sociale e kulturore, duke mbështetur shkollat e muzikës, artistët në nevojë dhe viktimat e fatkeqësive. Pavarësisht udhëtimeve të shumta, ai mbeti një nacionalist i thellë hungarez, duke mbajtur lidhje të ngushta me vendin e tij dhe duke e përfshirë shpesh folklorin hungarez në veprat e tij. Në vitet e vona të jetës, në një kërkim të thellë shpirtëror, List u tërhoq shpirtërisht si terciar françeskan, duke jetuar në thjeshtësi dhe reflektim, duke thelluar lidhjen e tij me besimin dhe duke shkruar vepra me frymëzim thellësisht fetar. Kjo tregon dimensionin e tij jo vetëm artistik, por edhe njerëzor dhe shpirtëror.

Vizionari që i parapriu kohës

Franc List mbetet një figurë monumentale – një gjeni muzikor i cili e shndërroi pianon në një instrument madhështie dhe emocionimi të thellë, duke e ngritur vetë muzikën në lartësi të reja. Ai ishte një vizionar që i parapriu kohës së tij, një mësues bujar dhe një filantrop me zemër të madhe. Trashëgimia e tij vazhdon të jetë një burim frymëzimi dhe mrekullie për brezat e rinj.

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:58

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij në vitin 1997,  kur u dhuna brutalisht nga disa persona pranë banesë së tij.

Më tej, kryeministri u shpreh i bindur se sulmi ndaj tij ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm.

Pjesë nga intervista: 

A të ndihmoi forca jote fizike kur dikush u përpoq të të vriste në vitin 1997?

Ky ishte mendimi i mjekëve që më trajtuan. Sulmi ndaj meje ishte shumë brutal.

Sulmi ndodhi në Tiranë. Ishit 32 vjeç, lektor në akademinë e arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përball me autoritetet në artikuj gazetash. Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë kohë.

Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në një periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie shiu, dhe Tirana ishte një qytet krejtësisht tjetër atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht dhe natën rrugët ngjanin me vrima të zeza.

Pak para se të arrija në shtëpinë ku jetoja, u shfaqën dy silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat që mbante një rrotull letre: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilder-i. Por jo, ai po mbante një shufër hekuri brenda rrotullës së letrës. Rashë përtokë nën goditjet dhe u përpoqa ta mbroja të dashurën time duke e mbajtur pas shpine me të dyja duart. Pashë dritat e llambave me vaj që ndizeshin në dritaret e shtëpisë dhe mendova: “Kaq ishte, jeta ime mbaroi”.

Burrat më lanë të shtrirë në baltë, me sa dukej i vdekur. Gjaku më rridhte nga fytyra dhe goja ime ishte gjithashtu plot me gjak. Kisha disa çarje në kokë dhe hundë.

Kush ishin këta burra?

Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të organizoja një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen. Në spital, mjeku që më trajtonte më tha: “Pa fizikun tënd të mirë si atlet, gjërat do të kishin shkuar keq. Edhe gjatësia jote të ndihmoi; nuk more një goditje të mirë”./e.t

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:51

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur pas dorëheqjes së nënkryetarëve Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili. Personat që do ti zëvëndësojnë janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Ndërkohë, janë caktuar detyrat që do të ketë secili:

Ilir Mengra – për punët publike

Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik

Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural

Gentian Keri – në administatën e BT

Në krye të bashkisë vijon të jetë Anuela Ristani pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet prej muajsh në burgun e Durrësit./e.t

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:47

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për secilin kapitull të këtij grupi.

Denaj bëri të ditur se, “nga hapja e Grup-kapitullit 5 të negociatave me Bashkimin Europian dhe në tërësi në këtë proces integrues, Shqipëria përfiton mbështetje nga modernizimi i bujqësisë, mbështetja e fermerëve, tek përmirësimi i standardeve të prodhimit dhe kontrollit ushqimor, për të vijuar në forcimin e politikave të kohezionit”.

“Ky hap është dëshmi se rruga drejt BE-së, është jo vetëm vullnet politik, por edhe një garanci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social për qytetarët shqiptarë, që në këtë rast i referohen sigurisë ushqimore dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e konsumatorëve”, u shpreh Denaj.

Rëndësia e Grupkapitullit 5 është thelbësor për ekonominë shqiptare, pasi përfshin fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm, mbështetjen e fermerëve dhe peshkatarëve, dhe sigurinë ushqimore.

Ky grupkapitull përbëhet nga 5 kapituj: Kapitulli 11 (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural); Kapitulli 12 (Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare); Kapitulli 13 (Peshkimi); Kapitulli 22 (Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore) dhe Kapitulli 33 (Dispozitat financiare dhe buxhetore).

Negociatat e këtij grup-kapitulli do të nxisin reforma për modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimin e politikave të kohezionit.

Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave brenda vitit 2025 dhe të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, me synimin për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030. /e.t

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:44

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha se nuk priten temperatura shumë të larta, apo në vlera 40 gradë. Sipas saj, në muajin gusht do të ketë temperatura të larta, por edhe ditët e nxehta mund të jenë një apo dy ditë, por jo si gjatë muajit korrik.

“Gjatë gushtit temperaturat do të jenë më të rehatshme, në vlera të larta, por normale për sezonin.

Temperaturat minimale të premten në bregdet 21 gradë-31 gradë. Në zonat e ulëta temperaturat gjatë së premtes do të jenë 18-33 gradë, në zonat malore 13-28 gradë.

Gjatë gushtit temperaturat nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë. Mund të ketë dhe reshje lokale, ndërkohë që nuk pritet situatë shqetësuese nga era.”, tha ajo./e.t

“Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani para gazetarëve: Po hetojmë zyrtarë

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:40

Krimi zgjedhor ka qenë prioriteti kryesor i Prokurorisë së Posaçme gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi me gazetarët. Ai theksoi se SPAK u angazhua që prej muajit mars dhe gjatë gjithë fushatës, me një strategji që synonte parandalimin e shkeljeve, dhe sipas tij, kjo strategji dha rezultat.

“Pritëm që KQZ të shpërndante mandatet dhe të konsiderohej i mbyllur procesi zgjedhor. Jeni informuar herë pas herë për krimin zgjedhor. SPAK ka qenë i angazhuar që në mars e deri në përfundim të procesit zgjedhor. Strategjia pati, së pari efekt parandalues, dhe e ka dhënë këtë efekt”, u shpreh Dumani.

Sipas tij, bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte efektiv, duke theksuar se janë  administruar nga SPAK 193 materiale, në të cilat janë gjetur prova që janë në proces. Dumani theksoi gjithashtu se dy persona janë arrestuar në flagrancë, dhe janë marrë 16 vendime gjykate për kontrolle

“Janë 193 materiale të administruara në total. 80 materiale, kallëzime nga shtetasit. 10 të nisur kryesisht. Nga 43 të regjistruara, 1 është dërguar në gjyq, 1 i pezulluar, 1 i përcjellë për kompetencë. Janë arrestuar 2 vetë në flagrancë. 16 vendime gjykate për kontrolle. Rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Janë gjetur prova për çështjet qe i kemi në proces”.

Sipas kreut të SPAK, prokurorët kanë prioritet trajtimin e këtyre çështjeve dhe se janë siguruar prova për disa prej hetimeve në proces.

“Prokurorët kanë prioritet çështjet e krimeve zgjedhore. Në 43 raste është vendosur mosfillim, pasi nuk ka pasur elementë të veprës penale. Kryesisht kanë qenë nga partitë politike. Vetëm 3 prej tyre janë ankimuar dhe gjykata ka konfirmuar prokurorinë”.

I pyetur nëse ka pasur apo jo asfalt elektoral, punësime të paligjshme, apo përdorim të administratës, Dumani u përgjigj:

“Në rastet që kemi hetuar, nuk ka pasur. Nuk marr përsipër të them për më shumë. A ka hetim për financimin e fushatave? Deri më tani nuk kemi hetim penal. Për korrupsionin zgjedhor, a keni zyrtarë në hetim dh deri në ç’ nivel të hierarkisë shtetërore? Po kemi zyrtarë. Për nivelin, në një moment të mëvonshëm”./e.t

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Edhe Elbasani po rimerr frymë!

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:21

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot më të fundit nga lirimi i hapësirave publike, kësaj radhe nga qyteti i Elbasanit.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”.

“Edhe Elbasani po rimerr frymë

Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama./e.t

Lirimi i hapësirave publike/ Protestojnë bizneset: Nuk jemi zaptues, por taksapagues

By: el da
31 July 2025 at 11:19

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga i cili u kërkohet lirimi i hapësirave publike, në kulmin e sezonit turistik dhe me një afat shumë të shkurtër.

Nëpërmjet fletëve të ngjitura në xhamat e lokaleve në pedonalen e Korçës, ata kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për mungesën e dialogut dhe njoftimin e vonuar nga institucionet.

Disa nga mesazhet që spikasin janë:

“Nuk jemi zaptues, por taksapagues – duam dëmshpërblim!”

“Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?”

“A ka partneritet pa konsultim? Bizneset tona nuk janë armiku juaj.”

“Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik.”

“Përse kjo arrogancë, përse kjo prepotencë? Pse ky diktat?”

“Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?”

Ky reagim vjen në një periudhë kur aktiviteti turistik është në kulmin e tij dhe shumë prej këtyre bizneseve bazojnë të ardhurat vjetore pikërisht në këtë sezon.

Ata kërkojnë jo vetëm shtyrjen e afatit, por edhe një proces të drejtë dhe të bazuar në komunikim të hapur me institucionet./kb

Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:12

Tashmë, mungesa e librezës së punës nuk është më një pengesë për përfitimin e pensionit të pleqërisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që aplikojnë për pension, edhe në rastet kur nuk disponojnë libreza pune, mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore, për sa kohë deklarojnë saktë periudhat e punës dhe dokumentacionin shoqërues përkatës. Sipas njoftimit zyrtar të ISSH, aplikuesit duhet të plotësojnë me kujdes formularin online të aplikimit, konkretisht Seksionin III, B 1, ku kërkohet të deklarohen periudhat e punës dhe institucionet ose ndërmarrjet ku ka qenë i punësuar individi gjatë viteve të sigurimit.

Gjithashtu, dokumente të rëndësishme si certifikata familjare, certifikata e martesës (në rastet kur të dhënat janë të sakta nga kërkuesit), vërtetimi për periudhën e shërbimit ushtarak për meshkujt, si dhe vërtetimet për pagat kontributive, mund të sigurohen drejtpërdrejt nga ISSH, pa qenë nevoja që qytetari t’i sigurojë vetë. Ky shërbim i digjitalizuar synon të ulë barrën administrative mbi qytetarët dhe të përshpejtojë procesin e verifikimit të të dhënave. Për më shumë informacion mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, ISSH fton qytetarët të drejtohen në rrugë elektronike përmes ëëë.issh.gov.al, ose të komunikojnë në e-mailin zyrtar. Një ndër risitë më pozitive të viteve të fundit është rritja e aksesit online në të dhënat e sigurimeve shoqërore.

Çdo qytetar mund të kontrollojë llogarinë e tij të kontributeve përmes e-Albania, duke parë vit pas viti të dhënat mbi pagat dhe kontributet e derdhura nga punëdhënësit. Kjo transparencë ndihmon në përgatitjen më të mirë të aplikimeve për pension, por edhe në parandalimin e abuzimeve me të dhënat ose mungesën e kontributeve të deklaruara. ISSH këshillon që qytetarët të nisin përgatitjen për aplikimin për pension të paktën 3 muaj para mbushjes së moshës ligjore, për të shmangur vonesat dhe për të siguruar që të gjitha periudhat e punës janë të dokumentuara saktë. Qasja proaktive, digjitalizimi i proceseve dhe reforma e re e paralajmëruar pritet të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e përfitimit të pensionit në Shqipëri.

REFORMA E PENSIONEVE

Reforma e pensioneve në Shqipëri është duke u rishikuar dhe përditësuar me asistencën teknike dhe financiare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të përpjekjeve për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë të skemës. Qëllimi kryesor i reformës është të rishikojë kriteret e përfitimit, të zgjerojë mbulimin formal dhe të zvogëlojë hendekun midis kontributeve dhe përfitimeve.

Ndër risitë që po shqyrtohen janë: skemat suplementare të pensioneve me bazë individuale, rritja e transparencës në llogaritjen e përfitimeve, incentivat për formalizimin e tregut të punës dhe përfshirjen e vetëpunësuarve, si dhe skema të veçanta për sektorët informalë dhe emigrantët që rikthehen. Reforma synon jo vetëm të mbrojë pensionistët aktualë, por edhe të krijojë një sistem të besueshëm dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm. Ajo është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe të përafrimit me standardet sociale ndërkombëtare.

SI TË APLIKONI PËR PENSION PLEQËRIE NË E-ALBANIA?

• Identifikohuni si “Qytetar” në portalin e-Albania

• Shënoni NID (Numrin e Identifikimit) dhe Kodit të Përhershëm

• Në telefonin tuaj do të vijë Kodi i Përkohshëm, që duhet të shënohet në kutinë përkatëse

• Klikoni butonin “Hyr”

• Zgjidhni shërbimin:

• “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”

• Klikoni butonin “Përdor”

• Plotësoni të dhënat personale në Seksionin I

• Përzgjidhni llojin/llojet e pensionit në Seksionin II

• Përzgjidhni pension pleqërie (neni 31)

• Plotësoni formularin elektronik me të dhënat mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare, etj.

• Klikoni “Dërgo” në fund të formularit

• Nëse dispononi dokumente origjinale, duhet t’i bashkëlidhni gjatë aplikimit, dhe/ ose t’i dërgoni nëpërmjet shërbimit postar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku keni vendbanimin.

• Zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve, duhet të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj

• Në formularin e aplikimit është edhe rubrika “Shënime”, në të cilën ju mund të jepni informacione që i konsideroni të vlefshme për përfitimin e pensionit. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit, ju mund të kontaktoni në e-mailin zyrtar të ISSH: kontakt@issh.gov.al ose në adresën: helpdesk@e-albania.al

DOKUMENTACIONI PËR PENSION PLEQËRIE:

Librezë pune apo vërtetime mbi periudhat e punës (nëse keni).

Diplomë e Shkollës së Lartë (nëse e keni kryer shkollën e lartë).

Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë (nëse i jeni drejtuar Gjykatës për këtë çështje).

Kopje e librezës së energjisë elektrike (nëse kërkoni edhe kompensim energjie).

Çdo dokument tjetër që i shërben vërtetimit të periudhave të sigurimit./e.t

A e dini se Shkodra mund të bëhej kryeqytet i Shqipërisë?/ Çka ndikoi që të mos bëhej?

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:07

Më 23 maj të vitit 1924, në Kongresin e Durrësit, Mustafaj Kruja propozoi që qyteti i Shkodrës të bëhej kryeqyteti i vendit.

26 deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës dhe peshkopi Fan Noli, nuk e donin Tiranën por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.

Ky fakt interesant vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila ruan dokumente që vërtetojnë sa më sipër, shkruar edhe në mediet ndërkombëtare më 23 maj të vitit 1924, pra 100 vjet më parë.

Shkodra u kishte bërë ballë pushtuesve për një kohë të gjatë, e po ashtu kishte dëshmuar se ndonëse ishin përpjekur të përçanin shqiptarët për shkak të ndryshimeve në besimin fetar, popullsia e Shkodrës kishte rrëfyer kurdoherë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria dhe se bashkëjetesa dhe unifikimi kishin më tepër vlerë.

Në këtë këndvështrim, ideja që Shkodra të shpallej kryeqytet, u artikulua edhe në mbledhjet e bëra nga organizatorët e kryengritjes. Kushti ishte që pas fitores, të kërkohej që Shkodra të ishte kryeqyteti i vendit.

Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona.

Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës.

Mbretëresha Teuta dhe mbretërit Agron e Genti janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe. Scodra ishte qyteti antik më i mirëmbrojtur (arx munitissima) dhe më i vështiri për t’u pushtuar (difficilis aditu).

Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (munitum situ naturali oppidum), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (portarumque turres). Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën.

Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit Dioklecian, Shkodra u bë qendra e Prevalit (lat. Prevaelis). Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë dhe me t’u ndarë në dyshë Perandoria Romake, prej atëherë kaloi me Perandorinë Romake të Lindjes. Me rënien e Perandorisë Serbe, Shkodra u zotërua nga Balshajt.

Në dhjetor të 1395 dërgoi doktorin në teologji, fra Nicolò de Samaxiis nga Shkodra, bashkë me dy shoqërues të cilët përpara Senatit të Venedikut kumtuan ofertën e Balshës për t’u dorëzuar zotërimet e tyre: Shkodrën, Drishtin, Danjën, Shasin dhe Shirqin; Venediku i mori në zotërim më 14 prill 1396 dhe proveditorët morën në dorëzim qytetin me 20 prill.

Përgjatë pranisë së venedikasve, por sipas gjasave edhe para ardhjes së Balshajve, zbatohej kodi ligjor i njohur si Statutet e Shkodrës. Republika e Shën Markut përfaqësohej nga një capitaneus et comes.

Më 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtave, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të Senatit dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjëlia dhe pesë nga paria. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes.

Të hyrat asokohe ishin të pakta: dogana, koncesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndërsa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtur ushtrinë dhe pagesa “për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit”.

E rrethuan dy herë Shkodrën, njëherë në fund të 1421 nën Despotin Stefan Lazareviç dhe herën e dytë më 1422 nën Despotin e mbasandej nën komandantin Mazarak, derisa Niçolò Cappello, që qëndronte pranë Shirqit, i dëboi serbët në një sulm vendimtar në Danjë një natë dhjetori.

Më 1448 shkodranët mvartës të venedikasve luftojnë kundër Skënderbeut. Me rënien e mbretërive të krishtera të Serbisë, Bosnies dhe Arbërisë, turqit iu afruan kësaj krahine edhe njëherë.

Më 1474 Bejlerbeu i Rumelisë, Sulejmani, rrethoi Shkodrën, por qyteti u mbrojt trimërisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtarë, me ndihmën e anijeve venedikase në Bunë dhe në det, e me ndihmën e Cërnojeviqit zetas dhe malësorëve arbërorë.

Rrethimi i dytë më 1478, i radhitur prej priftit Marinus Barletius në latinishte, u drejtua personalisht nga Mehmet Ngadhënjyesi.

Popullata që u largua, nën prijësin e tyre Florio Jonimën, u vendosën në Venecie, Ravena dhe Treviso. Me traktatin e Kostandinopojës Republika e Venedikut ia lëshoi qytetin Perandorisë Osmane. U bë qendër e sanxhakut më 1485, pjesë e Elajetit të Rumelisë.

Qyteti nis të lulëzojë përsëri me stabilitetin e garantuar nga Bushatllinjtë. Tregtia lulëzoi përmes limanit lumor të Obotit dhe bashkëpunimin me Ulqinin në rrugë detare, duke u bërë kësodore qendra ekonomike e trevave veriore shqiptare.

Prania ortodokse ishte një ndikim historik prej sundimit bizantin dhe më pas prej feudalëve serbë të Zetës, të cilët i përkisnin pas Skizmës.

Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas bëhet më i dukshëm dhe Argjipeshkvia e Tivarit u kthye në mbështetje për hapjen e katolicizmit.

Deri në kohën e emërimit të tij, selia e arqipeshkvisë ishte në Tivar. Në vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, në kështjellë qenë dy fretën françeskanë, njëri prej tyre arbër, P. Pali nga Matja.[36] Me pushtimin në qytet u përhap Islami, së pari prej pranisë ushtarake dhe më pas nga popullata e konvertuar.

Qyteti ka përshfaqur që me pragun e periudhës së Bushatllinjve një hapje kundrejt larmisë fetare. Por në rastin e prishjes së Oxhakut të Jeniçerëve, çoi në dëbimin e bektashinjve nga qyteti, gjë që sipas Dela Rokës ka shtyrë drejt Islamit synit. Sidoqoftë ky tarikat ishte ndër të parat mënyra të avitjes së Islamit në qytet, duke qenë se jeniçerët ishin trupë e bekuar nga Haxhi Bektashi.

Sipas studiuesit të historisë së qytetit, Hamdi Bushatit, mendohet se në fillim të sundimit të Mustafa pashë Shkodrës ka pasur afro 70 teqe të tarikateve të ndryshme, që ndiqeshin edhe prej parisë feudale.

Më 1846 u vendos në qytet Urdhri Jezuit, për të themeluar një qendër të vazhdueshme, duke kontribuar në ngritjen kulturore të qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirëse. Urdhri Françeskan kishte një prani të kryehershme në viset përreth Shkodrës, duke pasuar benediktinët në shek. XIII, por në qytetin e Shkodrës u ngulitën për herë të parë më 1861 me nisjen e ndërtimit të Kuvendit të Gjuhadolit.

Ortodoksët e qytetit, sipas thënies lokale s’bajnë ma se 100 shpi, nuk kanë lidhje me ortodoksët mesjetarë dhe relativisht janë të përbërë prej origjinave kuço-vllehë ose gogë, shqiptarë, serbo-malazezë, grekë e armenë.

Sipas burimeve, paraardhësit e ortodoksëve shqiptarë kanë ardhur nga Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit, veçanërisht nga Struga (familja Banushi, Pistoli).

Ortodoksët me prejardhje joshqiptare janë shqiptarizuar me shekujt. Shkodra përmendej si qendra e fetarizmit islam, ashtu dhe atij katolik, në Shqipëri.

Arkitektura nisi strukturimi i arkitekturës sipas kritereve të artit islam, disa kisha u bënë xhami. Në hyrje të Pazarit ka pas një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër.

Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor).

Qyteti numëron rreth 100 000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik[46] e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbra e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojëdhëna. Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist.

Deri në muajin prill 1913, Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit të nënshkruar më 16 prill 1913 mes Perandorisë Osmane dhe aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t’ua dorëzojë qytetin Fuqive të mëdha, më 7 maj 1913 guvernatori malazez u takua në Shëngjin me nënadmiralin britanik Burney.

Në dukje ekzistonte vullneti i mirë për marrëveshje, por atë datë në mbrëmje pazari i qytetit kapet flakë dhe dugaja të shumta u vodhën. Më 14 maj trupat malazeze që ishin në qytet u evakuuan. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913 në ora 2.30 pasdreke.

Në qytet e krahinë hapur dhe në mënyrë të nënrrogoztë bëhej propaganda nga njëra anë për ndikimin e Esat pashës, nga tjetra xhonturqit. Më 1914 elementet fetare të qytetit e krahinës shkojnë në Durrës për të njohur Princ Vidin.

Mbas fillimit të Luftës Botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vitesh, të përbërë nga 6 katolikë dhe 6 myslimanë.

Me largimin e Vidit shumica e madhe e patriotëve u grumbulluan dhe gjetën strehim në Shkodër. Komisioni qëndroi në krye të administratës deri më 15 korrik 1915, kur Mali i Zi hyri në Shkodër për të dytën herë.

Komisioni ka administruar qytetin dhe rrethet. Ka qenë pa kryesi dhe ndër akte, nënshkrimi vihej: “Komisioni i Shkodrës”. Më 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri në Shkodër. Vjena solli në Shqipëri korpusin e XIX, të përbërë prej tre divizionesh.

Administrimin u kontrollua nga Komisari Civil August Ritter von Kral nën kujdesin e të cilit u hapën Komisia Letrare Shqipe dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë.

Propozimi i bërë nga Mustafa Kruja që qyteti të bëhej kryeqyteti i Shqipërisë u shënua në procesverbalet e mbledhjeve. Më 11 mars 1920, sipas një marrëveshjeje mes qeverisë së Tiranës dhe komandës së trupave franceze, xhandarmëria shqiptare mori në dorëzim qytetin ku ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu dhe ministri i Drejtësisë, Hoxha Kadriu u pritën me ngazëllim nga popullsia.

Në verën e 1920 qyteti qe i përfshirë në mënyrë të dyanshme në Luftën e Koplikut, me ndihmat e organizuara nga Musa Juka dhe pjesëmarrja e Sylço bej Bushatit nga krahu i shtetit shqiptar. Nga ana tjetër të radhitur me çetat malazeze dhe disa vullnetarë shqiptarë me në krye Luk Lukajn merrte pjesë Alush agë Lohja.

Sipas urdhrit të luftës të Mbretit Zog I, me pushtimin italian të Shqipërisë, sektori mbrojtës Milot-Shkodër komandohej nga komandanti nënkolonel Mehmet Kyçyk Ullagaj.

Në përpjekjet me pushtuesit në këtë sektor, ra dëshmor Tonç Toma. Më 12 prill 1939 u hapën punimet e Asamblesë së mbledhur pak ditë pas pushtimit, ku Shkodrën e përfaqësuan Gjon Marka Gjoni, P. Anton Harapi, Dom Mikel Koliqi, Ndoc Pistulli, Ndrek Kaçulini, Nush Topalli, Kolë Bibë Mirakaj, Zef Boriçi, Mark Kakarriqi, Kolec Deda, Ymer Kopliku, Abdyl beg Gramshi, Shaqir Omari, Omer Rushdi, Daut Gjylbegu, Zenel Broja, Halit Rroji, Kolë Thaçi, Terenc Toçi, Sandër Saraçi, Taip Drishti dhe një shkodran si përfaqësues i Tiranës ishte Zef Kadarja.

Ndër 42 delegatët që më 14 prill shkuan në Romë t’i jepnin Kurorën Mbretërore të Shqipërisë Mbretit të Italisë, Viktor Emanueli III ishin: N. Pistulli, Y. Kopliku, Z. Boriçi, M. Kakarriqi, K. Mirakaj dhe Z. Kadarja. Në aksionet e min. të Brendshëm Xhaferr Deva, sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjësuar një pjesë të mirë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në qytet.

Tërheqja e trupave gjermane nga Shkodra përbën një debat të gjithmonshëm për arsye instrumentalizimi politik të historisë. Për historiani ushtarak Marenglen Kasmi, historianin Kastriot Dervishi, sipas dëshmive të Át Zef Pllumit dhe mjaft burimeve tjera, gjermanët ikën nga Shkodra në datat 28-29 dhe partizanët hynë në Shkodër më 29 nëntor pa luftë të prirë nga Gjovalin Luka.

Me zënien e qytetit nga partizanët, hynë edhe partizanë jugosllavë, të cilët nisën rrëmbimin e mallrave dhe zbrazjen e dyqaneve.

Duke filluar nga nëntori 1944, në qytet u aplikua një represion i egër, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjësuar institucionet e krijuara për shekuj.

U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re.

U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij. Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën, e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve.

Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste.

/observer/

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:54

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen në Selitë.

Ndotja masive me plehra në këtë zonë, pikërisht në qendër, ku ndodhen edhe institucionet, në Njësinë 5, e ka indinjuar së tepërmi, teksa me një postim-video në rrjetin Instagram, duke komentuar situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje.

Ligjvënësi senator përshkruan jo vetëm situatën, por vë në dukje edhe heshtjen e Bashkisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, duke nënvizuar se “ka bashkëjetesë me gjumin, një stil i ri jete”.

Sipas Braçes, ‘turpi haet me bukë’ dhe duket se është vendosur një ekuilibër i ri.

Postimi i Erion Braçes:

“Tirana, 5-a.

Selitë, mu në qendër, aty ku janë institucionet. Bashkëjetesë me plehrat, ekuilibri i ri.

Çfarë ndodh kështu, do pyesni ju, kaq muaj flet deputeti, dhe Bashkia e as Ministria e Shëndetësisë nuk reagojnë.

Gjumëëëëë, gjumëëëëë! Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!!”/E.T

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:49

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1,000 banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417. Serbia dhe Gjeorgjia kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.

Në Europën Qendrore e Lindore, vendet si Rumania (444) dhe Hungaria (447) kanë nivele të krahasueshme me mesataren e rajonit, por përsëri dukshëm më të larta se Shqipëria. Në krahun tjetër të tabelës, vendet perëndimore dhe nordike dominojnë me norma shumë më të larta motorizimi. Italia kryeson me 701 makina për 1,000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu, Finlanda dhe Qipro, të cilat gjithashtu kalojnë kuotën e 650 makinave për mijë banorë. Vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Spanja kanë gjithashtu norma që variojnë ndërmjet 550 dhe 650.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2024 qëndron në rreth 576 makina për 1,000 banorë, gati dy herë më shumë se niveli shqiptar. Ky tregues tregon jo vetëm për mundësitë ekonomike, por edhe për mënyrën e jetesës, nivelin e urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe INSTAT bëjnë të ditur se numri më i lartë i mjeteve është në Tiranë dhe Durrës, me rreth 500 makina për një mijë banorë, ose një makinë për dy banorë. Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura), sipas DPSHTRR.

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit./ Monitor

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet me urgjencë te Trauma

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:45

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në një kënd lojërash në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi, rreth orës 22:00. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin.

2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit”-thuhet në njoftimin e policisë./e.t

Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:37

Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç ndodhi edhe në Tiranë.

Me çmimet e referencës së apartamenteve llogaritet vlera e ndërtesës edhe për rastet kur ajo nuk përdoret për qëllime banimi.

Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit. Për rrethet, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve.

Ndërsa në Tiranë vlera e dyqanit llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Për qytetin e Durrësit në projektligjin e ri, Ministria e Financave ka propozuar rritje të çmimeve fiskale deri 196% (zona e Portit) nga niveli aktual. Nga një zonë të vetme kadastrale qyteti i Durrësit propozohet të ndahet në 13 zona kadastrale.

Sipas llogaritjeve të Monitor nëse një biznes posedon një dyqan në këtë zonë me sipërfaqe 60 m2 katror, pagesat vjetore do t’i rriten 23,850 lekë në vit apo 196%. Detyrimi për bizneset në këtë zonë do të 3-fishohet, duke shënuar rritjen më të lartë krahasuar me tërësinë e zonave të reja kadastrale të rretheve.

67,500 x 1,5 x 60 m2 = 6,075,000 lekë është vlera e dyqanit.

Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të apartamenteve.

6,075,000 x 2% = 12,150 lekë në vit

Sa bëhet detyrimi i ri  

200,000 x 1,5 x 60 m2 =18,000,000 lekë

Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të ri të propozuar për zonën prej 200,000 lekë/m2.

18,000,000 x 0,2 =36,000 lekë në vit detyrimi i ri.

Detyrimi do të rritet për të gjitha bizneset në rrethe në të njëjta nivele të rritjes së propozuar për referencat.

Në qytetin e Korçës aktualisht një biznes me dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 8,730 lekë në vit. Detyrimi për bizneset do të jetë nga 8,2 mijë lekë në 12,6 mijë lekë në varësi të vendndodhjes së dyqanit. Qyteti i Korçës ashtu si rrethet e tjera nga 1 zonë e vetme kadastrale është propozuar të ndahet në 4 zona. Në Korçë detyrimi për bizneset do të rritet nga 5,2 deri 44,3%.

Për të parë zonat e reja dhe çmimet përkatëse të referencës referoju hartave të zonave kadastrale:

Për qytetin e Lezhës detyrimi i biznesit për taksën e ndërtesës pritet të rritet nga 12 deri në 25%. Me çmimin aktual të referencës një biznes që disponon një dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 10,080 lekë në vit. Një biznes që operon në zonën e Tales apo Shëngjinit do të paguajë 12,600 në vit. Rritja 25%.

Detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për 1 biznes që operon në Kavajë dhe disponon një dyqan me sipërfaqe 60m2 është 9,180 lekë në vit. Me projektligjin e ri qyteti i Kavajës është propozuar të ndahet në 6 zona kadastrale. Detyrimi i bizneseve për taksën e ndërtesës pritet të rritet deri në 47%. Nga 9,180 lekë në vit që paguante një biznes i zonës kadastrale nr.1 pritet të paguajë 13,500 lekë në vit.

Sa ndryshoi detyrimi i biznesit në Tiranë në 2023

Pas hyrjes në fuqi në muajin gusht të 2023-t të çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, detyrimet vjetore të bizneseve për taksën e ndërtesës u rritën deri 76% në nivele të njëjta me ndryshimet e referencës.

Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendodhje në zonën kadastrale 1/1 (përfshin zonat nga Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë deri te Depo e Ujit)  ku çmimi i referencës me vendimin e vitit 2018 ishte 97,700 lekë për metër katror paguante në vit taksë për ndërtesën 39,080 lekë (97,700x2x100 m2 vlera e dyqanit është 19,540,000 lekë. Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sipas dyfishit të çmimit fiskal të apartamenteve për zonën kadastrale 1/1 ku ndodhet edhe ndërtesa e biznesit).

Me rritjen e çmimeve fiskale, konkretisht në zonën kadastrale 1/1 çmimi i referencës për 2023 u bë 102,800 lekë për metër katror, biznesi paguan 41,120 lekë në vit taksë. Krahasuar me më parë taksa është shtuar në vlerë 2,040 lekë në vit apo 5% më shumë.

Me taksimin e ri në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës, por për garazhet dhe bodrumet taksa llogaritet sa 70% e çmimit fiskal, për parkimit e hapur sa 30% e çmimit fiskal të apartamenteve dhe magazinat e përpunimit për 50% e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

Çfarë parashikon vendimi “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike”.

Llogaritja e shumës së taksës së ndërtesës/ njësisë pronësore Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në këtë metodologji.

Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/ njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë: a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

ÇMIMET MESATARE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR NDËRTESAT QË NUK SHËRBEJNË PËR BANIM

a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ndërtesa tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhim, tregtim ose/edhe shërbime me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.

b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, si: prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme, është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.

e) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë./ MONITOR

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:34

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.

Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

Për të plotësuar kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, dhe për këtë, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë.

Programi është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të sigurojnë kushte më të mira për familjet e tyre./e.t

Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:32

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kredisë për shtëpi është mbështetur nxitur nga oferta e lartë për financim nga sektori bankar, rikthimi i një cikli rënës të normave të interesit, por edhe nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.

Vetëm gjatë muajit qershor, sektori bankar disbursoi një vlerë rekord prej 7.4 miliardë lekësh kredi të reja për blerje banesash, vlerë kjo 60% më e lartë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Qershori ishte muaji i fundit para hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Për këtë arsye, shifrat e larta të qershorit mund të shpjegohen edhe me përpjekjet për të mbyllur sa më shumë kredi në proces, para hyrjes në fuqi të kufizimeve.

Duke filluar nga 1 korriku, bankat do të jenë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.

Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm. Ekspertët mendojnë se kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë do të ndikojnë sidomos blerjet e shtëpive të dyta me kredi ose në përgjithësi blerjet e pronave për qëllime investimi.

Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliard lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e dytë 2024 gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës./Monitor

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të gjithë avionët ulen në tokë

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:26

Disa aeroporte kryesore u detyruan të ndalonin operacionet për shkak të një defekti teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS në Southampton, që la shumë avionë të bllokuar në pistë. NATS nuk përjashtoi mundësinë e një sulmi të huaj armiqësor apo hakerash, duke shtuar se bëhej fjalë për një “problem me radarin”, i cili u zgjidh duke kaluar shpejt në një sistem rezervë.

Kur sistemi u bë sërish “plotësisht funksional”, mijëra pasagjerë u përballën me vonesa deri në 5 orë, ndërsa më shumë se 150 fluturime nga dhe për në Britani u anuluan.

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të

Ekuipazhet e avionëve në mbarë vendin u njoftuan për një “dështim të radarit” në qendrën e NATS në Southampton në orën 14:30. Në orën 16:43, NATS njoftoi se problemi ishte zgjidhur, por vonesat vazhduan.

British Airways tha se problemet ndikuan në shumicën e fluturimeve të tyre. Aeroporti i Birmingham konfirmoi se të gjitha fluturimet në nisje ishin pezulluar. Deri në orën 19:15, në Heathrow lejoheshin vetëm 32 fluturime në orë, nga 45 që është norma.

Pasagjerë të zemëruar u detyruan të shtyjnë pushimet e planifikuara prej muajsh, ndërsa mijëra britanikë të dëshpëruar tani përballen me dilemën e të fjeturit nëpër aeroporte ose shpenzimin e qindra paundëve për akomodim, pasi janë “braktisur” nga linjat ajrore në vend dhe jashtë.

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të

Drejtuesit e Ryanair bënë thirrje që drejtori ekzekutiv i NATS, Martin Rolfe, të japë dorëheqjen pas këtij incidenti të trafikut ajror.

Një pushues i pakënaqur në Kroaci, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u detyruan të flinin në aeroportin e Dubrovnikut pasi easyJet anuloi fluturimin e tyre.

“EasyJet është për turp. Na lanë në baltë pa asnjë ndihmë. Na thanë vetëm të shkarkonim aplikacionin – i cili nuk na ndihmoi fare.”

John Carr, një specialist shëndeti nga Stourbridge, u bllokua në Heathrow, duke humbur fluturimin për në Norvegji ku ishte i ftuar në dasmën e vëllait. “Nuk na paralajmëroi askush. Kishim valixhe plot me gjëra për dasmën. Nuk dimë ku do flemë sonte”, tha ai./e.t

Kanadja planifikon njohjen e shtetit palestinez/ Trump paralajmëron

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:24

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pasi Kanadaja njoftoi se planifikon të njohë shtetin palestinez në shtator.

Trump deklaroi se veprimi i Kanadasë për të njohur shtetin palestinez kërcënon marrëveshjen tregtare SHBA-Kanada

“Uau! Kanadaja sapo ka njoftuar se po mbështet shtetësinë për Palestinën. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne që të bëjmë një marrëveshje tregtare me ta. Oh Kanada!!!”, shkroi presidenti i SHBA në rrjetin e tij social, Truth Social.

Paralajmërimi i tij për Kanadanë vjen disa orë përpara se tarifat e tij të “Ditës së Çlirimit” të hyjnë në fuqi për vendet që nuk kanë arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në. Trump ka deklaruar se marrëveshjet duhet të arrihen para 1 gushtit, përndryshe do të aplikohen taksa më të larta.

Ndërkohë kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi se vendi i tij planifikon të njohë Palestinën si shtet.

Carney tha se vendimi i tij u nxit nga “katastrofa” në Gaza dhe për shkak se kishte frikë se perspektiva e një shteti palestinez po “zvogëlohej para syve tanë”.

Autoriteti Palestinez – i cili drejton pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar – duhet të angazhohet për “reformën shumë të nevojshme”, tha ai. Dhe Hamasi, i cili kontrollonte Gazën, “nuk mund të luajë asnjë rol”.

Njoftimi i Kanadasë erdhi vetëm një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar tha se edhe ajo do ta njihte shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk angazhohej për një armëpushim.

Javën e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron tha gjithashtu se Franca do ta njihte shtetin palestinez në shtator, duke thënë “ne duhet të ndërtojmë shtetin e Palestinës, të sigurojmë qëndrueshmërinë e tij dhe ta sigurojmë këtë duke pranuar demilitarizimin e tij dhe duke njohur plotësisht Izraelin”.

Vlen të kujtohet se 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin zyrtarisht shtetin palestinez./e.t

Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes

By: Ke Si
31 July 2025 at 09:08

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që kanë gratë në mbrojtjen e natyrës.

Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë mesazhe domethënëse nga Genta dhe Irma, dy roje mjedisore nga zonat e mbrojtura të vendit.

“Mirëmëngjes ???? dhe në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore, me mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë,” shkruan Rama.

Ai thekson se përkujdesja për mjedisin është një përgjegjësi e përbashkët, ku secili individ ka një rol për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët./e.t

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

By: el da
31 July 2025 at 08:45

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të rënda korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjatë intervistës, avokati tha se nëse provohen saktë akuzat dënimi për Metën mund të jetë 10-15 vite, ndërsa për Kryemadhin u shpreh: “nuk mund të them diçka të qartë”.
“Po të ishte një gjyq jo kaq i rëndësishëm nga ana e opinionit mund të shkonte edhe një muaj. Por mund të zgjasë edhe më tepër. Kjo seancë nuk besoj se do t’i kalojë më tepër se gjashtë muaj. Maksimumi them. Shkalla e parë mendohet që duhet të mbyllet edhe brenda 1 viti e gjysmë. Hetimi ka qenë shumë i rëndësishëm, tani jemi përballë vijueshmërisë provave. Le të shpresojmë të jetë një proces i drejtë gjyqësor”, tha më tej ai./kb

❌
❌