Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Gazeta Fjala

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:52

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në programin “Face the Nation” të CBS News, komentuan mbi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Republikani Graham deklaroi se një “pikë kthese” po afron në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump është përpjekur prej muajsh ta ulë Presidentin rus, Vladimir Putin, në tryezën e paqes, por se “mundësia” është gati të mbarojë.

Duke theksuar se Trump do të bëjë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën sot, Graham tha: “Ideja që SHBA-ja të shesin armë për të ndihmuar Ukrainën është në agjendë”.

“Në ditët në vijim, do të shihni një fluks rekord armësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, tha Graham, duke shtuar se ai beson se Trump në ditët në vijim do të vendosë tarifa dhe sanksione “më shumë sesa ka vendosur ndonjëherë më parë”.

“Mendoj se do të ketë më shumë mbështetje nga Evropa në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën”, tha senatori Graham.

Demokrati Blumenthal, nga ana tjetër, pohoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të rriten dhe se shtetet evropiane janë dakord për këtë çështje./E.T

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:41

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve.

Sipas një raporti në New York Post, ajsbergu ka qenë në një kurs përplasjeje me Innaarsuit, duke i bërë autoritetet të lëshojnë një paralajmërim.

I vendosur në një ishull të vogël në Grenlandën perëndimore, ekonomia lokale e Innaarsuit sillet kryesisht rreth peshkimit.

Megjithatë, nëse ajsbergu bie në kontakt, mund të shkaktojë dëme serioze në rajon, përcjell Telegrafi.

Ndikimi i copave të ngricës së përhershme që bie do të krijonte valë masive, të cilat mund të rrëmbenin bregun.

Përfaqësuesit e qeverisë i kanë këshilluar banorët të mos i afrohen shumë ajsbergut kur lundrojnë për në dhe nga ishulli.

Zakonisht, ajsbergët e mëdhenj lëvizin brenda pak ditësh, por sipas vendasve, masa jashtëzakonisht e madhe e ngrirë ka qenë e palëvizshme për rreth një javë, gjë që është burimi kryesor i shqetësimit.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë kur një ajsberg masiv ka kërcënuar Innaarsuit.

Në vitin 2018, një ajsberg aq i madh sa mund të shihej nga hapësira iu afrua rrezikshëm ishullit përpara se të ikte larg.

Muajin e kaluar, një ajsberg i rrallë i zi u vu re në brigjet e Labradorit, Kanada, duke çuar në debate në rrjetet sociale në lidhje me origjinën dhe historinë e tij. /E.T

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:30

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.

Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët./E.T

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

14 July 2025 at 15:20

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit

nga Charlotte Higgins

Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni dhe është mbushur me vrima plumbash, shihet nga poshtë.

Kujdestarët e godinave historike të shkatërruara pranë vijës lindore të frontit po ruajnë kujtimet e kohës së luftës teksa përpiqen të rindërtojnë koleksionet e tyre.

Muzeu i historisë lokale në qytetin lindor ukrainas Izium, ashtu si edhe komuniteti rreth tij, ka kaluar shumë që prej pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Kur për Iziumin u luftua ashpër në fillim të vitit 2022, godina e ndërtuar në shekullin XIX u godit dy herë drejtpërdrejt nga raketat, të cilat shkatërruan çatinë dhe shkaktuan përmbytje. Nën pushtimin rus nga marsi deri në shtator 2022, një roje ruse qëndronte te dera – por pushtuesit nuk e transportuan koleksionin e muzeut më thellë pas vijave të tyre, dhe nuk e gjetën një vëllim të rrallë të ungjijve nga fillimi i shekullit XVIII – një prej vetëm tre ekzemplarëve të tillë – të cilin punonjësit e muzeut e kishin fshehur me kujdes.

Muzeu është tani në duart e ukrainasve, por mbetet në një gjendje të brishtë dhe të rrezikuar, shumë afër vijës së frontit dhe nën kërcënimin e ripushtimit. Çatia është riparuar, thotë drejtoresha Halyna Ivanova, por nuk ka kuptim të vendosen xhama të rinj, kur qyteti goditet natë për natë nga raketat.

Pjesa më e madhe e koleksionit tashmë është evakuuar në mënyrë të sigurt, dhe vëllimi i çmuar i ungjijve, që ishte fshehur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore kur muzeu dhe koleksioni i tij u shkatërruan pothuajse krejtësisht, tani po ruhet me kujdes pas periudhës së tij në fshehtësi.

Për momentin, institucioni është një lloj muzeu fantazmë. Koleksioni është zhdukur; dyert janë të mbyllura për publikun për shkak të rrezikut të sulmeve; dhe komuniteti që mbart kujtesën e tij është përgjysmuar, nga 40,000 banorë para pushtimit në më pak se 20,000.

Por ka ende shumë punë për të bërë, thotë Ivanova. Stafi i muzeut organizon ture në këmbë nëpër ndërtesat historike të dëmtuara të qytetit. Ata mbajnë edhe ekspozita të përkohshme në dhoma të shkatërruara (“stil loft”, shaka ajo, për muret e zhveshura dhe atmosferën e improvizuar), edhe pse vizitorët për momentin janë të kufizuar në ushtarët vendas dhe mysafirët e ftuar.

“Ne po përpiqemi të ruajmë kujtesën, ta fiksojmë atë,” – thotë ajo. “T’u tregojmë njerëzve se si ishte qyteti para luftës, çfarë ka ndodhur – dhe si duket tani.”

Në ekspozitë janë piktura nga artistë vendas dhe fotografi nga ushtarët e vendosur aty pranë, pjesë e një koleksioni në rritje të audios, videos dhe imazheve ushtarake që po mblidhen nga muzeu.

Një nga dhomat është e dedikuar për figura të rëndësishme lokale. Njëra është shkrimtari për fëmijë Volodymyr Vakulenko, i cili u vra – ai kishte varrosur ditarin e tij mbi jetën nën pushtim nën një pemë qershie, përpara se të arrestohej dhe të pushkatohej. Një tjetër është një zjarrfikës që shpërndante edhe ndihma humanitare, i cili vdiq nga një bombë kasetë.

“Ai ishte fqinji im dhe e njihja gjithë jetën,” – thotë Ivanova. “E pashë kur lindi, dhe e pashë kur vdiq.”

Ajo po ndërton gjithashtu një “muze të pushtimit”: duke mbledhur objekte të lëna pas nga pushtuesit.

“Kështu do të kemi prova të pranisë së tyre këtu – dhe prova të krimeve që kanë kryer.”

Disa prej këtyre objekteve tashmë janë në ekspozitë:

– pjesë raketash me municione kasetë;

– uniforma dhe helmeta ruse dhe të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut;

– pako ushqimore dhe cigare ruse – “marka që nuk i kisha parë që kur i pija para 30 vitesh, përpara rënies së Bashkimit Sovjetik”, thotë Ivanova.

Ka paterica të vjetra dhe garza të tejkaluara nga koha, që tregojnë për furnizimet e vjetruara të ushtrisë pushtuese. Ka pako ndihmash me logon e Uralvagonzavod, prodhuesi rus i tankeve; tekste shkollore për fëmijë, ku Rusia paraqitet si “atdheu” dhe Moska si “kryeqyteti i vendit tonë”; si dhe fragmente nga një memorial guri, vendosur mbi varrin e një koloneli rus – “që tregon,” thotë Ivanova, “se ata mendonin se do të qëndronin përgjithmonë.”

Ekspozita përfshin edhe gazeta propagandistike dhe një fotografi të një propagandisti të njohur rus, i rrethuar nga bashkëpunëtorë vendas.

“Njëri është në Rusi, një tjetër është në kërkim nga policia këtu, dhe dy gra janë në burg,” – thotë ajo.

Ka edhe prova të një humori të errët: një medalje e bërë në shtëpi, prej një cope druri, me mbishkrimin “për gjithë këtë mut”.

Muzeu i Iziumit nuk është i vetmi në rrezik. Më në jug, në rajonin e Donetskut, ndodhet manastiri i madh i Sviatohirsk Lavra, i ngritur në mënyrë madhështore mbi shkëmbinjtë mbi lumin Siverskyi Donets.

Ky vend me origjinë mesjetare është i ndarë mes murgjve dhe murgeshave të Kishës Ortodokse Ukrainase, dhe përfshin një muze shtetëror. (Kjo kishë, që ka lidhje historike me Moskën, shpalli ndarjen zyrtare nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 2022, megjithëse shumë e konsiderojnë ndarjen si të paqartë apo jo të plotë.)

Të zhvendosurit nga lufta jetojnë në godinat e kompleksit, disa prej tyre që prej vitit 2014, kur konflikti nisi në rajon.

Yaroslava Diedova, zëvendësdrejtoresha e muzeut, humbi shefen e saj nga pushtuesit rusë – ajo dhe familja e saj u vranë nga një raketë teksa përpiqeshin të evakuoheshin.

Katër murgj u vranë kur një raketë goditi godinat e manastirit në mars 2022, dhe tre punëtorë ndërtimi vdiqën në një sulm tjetër, thotë prifti i manastirit At Trofim.

Qyteti Sviatohirsk, përtej lumit, u pushtua nga rusët në qershor 2022 dhe ura që lidhte qytetin me manastirin u hodh në erë; kur Diedova u rikthye në punë në shtator, pas çlirimit, ajo duhej të ecte 11 km në këmbë përmes një ure tjetër, deri sa u organizua një varkë dhe më vonë një urë e re.

Pranë shkëmbit të manastirit ngrihet një skulpturë prej betoni 22 metra e lartë e “Artyom”, pseudonimi i revolucionarit bolshevik Fyodor Sergeyev.

Statuja kolosale u përdor si pikë vrojtimi dhe zjarri nga ushtria ukrainase, dhe zona përreth është e minuar rëndë.

Skulptura, e dëmtuar nga shrapneli, është përjashtuar nga ligjet ukrainase të dekomunistizimit – që përndryshe do të kërkonin heqjen e saj – për shkak të vlerës së saj artistike, si vepër e skulptorit të njohur ukrainas të shek. XX Ivan Kavaleridze.

Sot, një pjesë e punës së muzeut, thotë Diedova, është organizimi i punëtorive krijuese për fëmijët refugjatë që jetojnë në manastir, si dhe ture për ushtarët ukrainas.

“Është e rëndësishme t’u tregojmë atyre se për çfarë po luftojnë. Ata që vijnë nga rajoni e kanë vizituar si fëmijë – por tani kemi ushtarë nga gjithë Ukraina.”

“Ndonjëherë, ushtarët ndalojnë për të lutur në kisha, dhe më pas vijnë në muze, pijnë çaj dhe bisedojnë; është një formë shkarkimi psikologjik,” – thotë drejtori i ri Ihor Saletskiy.

“Krahasuar me muze të tjerë në Donetsk, që mund t’i zhvendosin koleksionet e tyre, ne jemi ndryshe. Objekti ynë kryesor janë shpellat dhe kishat – gjëra që nuk lëvizin. Prandaj po qëndrojmë këtu, duke punuar krah për krah me manastirin.”

Ndërkohë në Izium, pavarësisht gjendjes së përgjithshme të shkatërruar, shatërvanët punojnë në park dhe nxënësit që mbarojnë shkollën pozojnë për fotografi me fustane mbrëmjeje përballë shkollës së tyre, tashmë një guaskë e djegur.

“Po jetojmë si më parë: ndryshimi i vetëm është se tani na duhet të vrapojmë në bodrum çdo natë,” – thotë Ivanova. Krahasuar me urinë, terrorin dhe izolimin gjatë pushtimit, ajo thotë, kjo nuk është asgjë.

“Ka gjithmonë mundësi që rusët të kthehen,” thotë ajo. “Nëse ndodh, kësaj here do të jetë si Bakhmuti: do ta fshijnë nga faqja e dheut.”

“Puna e muzeut është, në njëfarë mënyre, të shpëtojë qytetin – nëse është e nevojshme, në kujtesën e njerëzve.”

Burimi: theguardian.com/ Përgatiti: L.Veizi

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:19

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional.

Rama bën me dije se të rinjtë mund të regjistrohen përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë.

Për më shumë informacion, vizito: www.aftesi.al

“Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama në Facebook.

/e.t

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:17

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

“Ditën e sotme, në kuadër të aksionit të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Financave dhe administratës tatimore për formalizimin e ekonomisë, kanë nisur inspektimet në terren për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

Kjo nismë garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët që zgjedhin të formalizohen, si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.

Kjo nismë përfshin:

– Çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, do të jetë i detyrueshëm të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje.

– Faturimi elektronik (E-fatura) do të jetë forma standarde e raportimit dhe do të ndihmojë në uljen e informalitetit dhe garantojë gjurmueshmërinë e tyre.

– Subjektet që tregtojnë produkte ushqimore pa faturë do të jenë objekt i kontrollit dhe ndëshkimeve sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”,- njofton Denaj./e.t

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

“Ditën e sotme, në kuadër të aksionit të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Financave dhe administratës tatimore për formalizimin e ekonomisë, kanë nisur inspektimet në terren për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

Kjo nismë garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët që zgjedhin të formalizohen, si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.

Kjo nismë përfshin:

– Çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, do të jetë i detyrueshëm të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje.

– Faturimi elektronik (E-fatura) do të jetë forma standarde e raportimit dhe do të ndihmojë në uljen e informalitetit dhe garantojë gjurmueshmërinë e tyre.

– Subjektet që tregtojnë produkte ushqimore pa faturë do të jenë objekt i kontrollit dhe ndëshkimeve sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”,- njofton Denaj.

 

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, para, bizhuteri e ushqime

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:08

Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatyin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në një shtëpi private dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, bizhuteri e madje edhe mishin në frigorifer.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së 12 Korrikut teksa familjarët kanë qenë në një rast familjar jashtë fshatit. Dyshohet se pikërisht autorët kanë shfrytëzuar këtë fakt dhe kanë hyrë në banesë ku fillimisht kanë dëmtuar kamerat e sigurisë e më pas kanë hyrë në banesë.

Sipas dëshmisë së dhënë nga anëtarët e familjes në policinë e Dibrës, autorët kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash, bizhuteritë dhe mishin në frigorifer./e.t

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:03

Kaluan vetëm disa orë nga porosia e Kryeministrit Edi Rama që Bashkitë në të gjithë territorin të hapin zyrat e asistencës për pensionistët që duan ndihmë me shërbimet në e-Albania.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura sot me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e qarkut më të madh në vend, kreu i ekzekutivit bëri thirrje që t’u hiqen licencat noterive dhe avokative që ofrojnë shërbime me pagesë për shërbimet e e-Albania, dhe kjo ndihmë të ofrohet nga Bashkitë.

Bashkia Gjirokastër, Bashkia Maliq etj. kanë nisur menjëherë nga puna. Tashmë në bashkitë janë caktuar 2 punonjës të dedikuar për të ndihmuar pensionistët, por dhe qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë asistencë për shërbimet në e-Albania./e.t

Dy plagë në kokë me armë zjarri, niset drejt Tiranës 17-vjeçarja nga Vlora

By: Ke Si
14 July 2025 at 14:56

Një vajzë 17-vjeçare, e cila mbeti i plagosur me armë zjarri në Vlorë, është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Sipas bluzave të bardha, adoleshentja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma. Sipas mjekëve, ajo ka dy dëmtime në kokë: një në pjesën e syrit, afër tëmthit, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të kokës, ku edhe plumbi ka dalë.

Mjekët thonë se 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji të brendshme.

Sipas policisë, e mitura është vetëplagosur me pistoletë dhe pasi është gjetur në banesë nga familjarët, është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të së hënës, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës./e.t

“Na çliroi nga pengmarrja”/ Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së!

By: Ke Si
14 July 2025 at 14:47

Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që mendojnë se largimi i tij është dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së.

Në një intervistë për gazetën “Panorma”, Paloka shprehet se Berishës i takon merita e nxjerrjes së PD-së nga koma, pasi ajo ishte marrë peng nga Edi Rama.

“Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama.” – shpreht Paloka.

Më tej kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se largimi i Berishës, është dëmi më i madh që mund t’i bëhët PD-se në këto momente.

“Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment.” – tha ai.

Ende nuk është e qartë arsyeja e këtyre deklaratave nga eksponentë të PD-së, pavarësisht se Berisha ka përjashtuar çdo ide të largimit të tij të mundëshëm, duke u shprehur se është misionar dhe do të largohet vetëm kur ta thërrasë Perëndia.

Pavarësisht deklarateve për Berishën, përpara fushatë Paloka premtoi se nëse Edi Rama do të merrte mandatin e katërt, ai do ta refuzonte mandatin e deputetit.

Gjasat janë që Paloka për të mbuluar ikjen e tij, kërkon edhe qëndrimin e Berishës./e.t

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

By: Ke Si
14 July 2025 at 13:56

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë, pasi i kërkuan kupon tatimor dhe certifikatë të origjinës së mallit për peshqit e kapur në det.

“ I thoni (Edit) që është i pabindur. Le të vijë ai të më sekuestrojë mallin”, dëgjohet të thotë peshkatari.

Kujtojmë se nga sot, Tatimet pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama do të ‘zbresin’ në terren për të verifikuar nëse produktet janë të shoqëruara me faturë fiskale në momentin e blerjes./e.t

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

By: Ke Si
14 July 2025 at 13:53

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e cilëson. Nga selia blu, kësaj radhe u shfaq me disa foto me zarfet dhe firmat e diasporës në Greqi. Por, Berisha me ‘ekspertizën’ e tij ka dalë në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me firmat e zgjedhësve, por me disa ‘fjongo’. Sipas tij, të gjitha firmat janë manipuluar dhe me këto ‘prova’ të reja Berisha i rikthehet kërkesës për qeveri teknike.

“Një stampë fjongo, kjo do jetë e Lubisë. Tjetër, fjongo. Fjongo. Firmat si fjongo. Shikoni, fjongo, fjongo, viza. Shikoni sa qesharake, sa e paskrupullt, si e kanë manipuluar procesin. Shenja të tjera. Firma gjoja këto. Pra, siç e shihni është procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar. Ndaj dhe PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve”, tha Berisha.

Më tej akuzoi kompaninë DHL se me urdhër të Edi Ramës ka ndryshuar kontratën dhe ka marrë nënkontraktor.

“Për të tretën herë i rikthehemi farsës së manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Rama. DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Ramës. Ishte Rama, personalisht që ka urdhëruar DHL të marrë nënkontraktorë, gjë për të cilën ne nuk pranuam kurrë. Rama përgjegjës i farsës zgjedhore me votën e diasporës. Më 3 maj Rama i bëri thirrje emigrantëve, në Greqi u bë një mish mash, shkoni dhe merrni vetë zarfet. Pas këtij mesazhi të Ramës, u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhur nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën një mesatare ditore”, tha Berisha./E.T

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

By: Ke Si
14 July 2025 at 13:50

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i gjetur fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

Paneli rrëzoi shumicën e pikave të ankesës së Shalës, por gjeti shkelje në aktgjykimin e Themelores.

Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.

Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.

Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.

Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.

Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ REL

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

By: el da
14 July 2025 at 13:48

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të jenë edhe Voskopoja, një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit malor.

Në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat shtetërore për të adresuar problematikat që lidhen me zënien e hapësirave publike, sidomos në zonat turistike.

Gjatë takimeve të fundit në Vlorë dhe Durrës, kryeministri ka evidentuar edhe problematika të tjera si menaxhimi i mbetjeve urbane dhe furnizimi me ujë, të cilat do të jenë pjesë e axhendës edhe në vizitat e ardhshme në juglindje të vendit./kb

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

By: Ke Si
14 July 2025 at 13:44

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të tetorit 2025. Në moshën 92-vjeçare dhe pas 43 vitesh në pushtet, Biya synon të zgjasë më tej sundimin e tij në vendin e Afrikës Qendrore.

“Jini të sigurt se vendosmëria ime për t’ju shërbyer përputhet me urgjencën e sfidave që kemi përpara”, deklaroi ai në një postim në rrjetin social X (ish-Tëitter). Ai shtoi se vendimi për të kandiduar erdhi pas “thirrjeve të shumta” nga qytetarë brenda dhe jashtë Kamerunit.

Megjithatë, administrata e Biya-s është kritikuar shpesh për korrupsion, keqmenaxhim, shpërdorim fondesh publike dhe mungesë të aftësisë për të menaxhuar sfidat e sigurisë. Mungesa e tij në publik për më shumë se gjashtë javë vitin e kaluar ngjalli spekulime mbi shëndetin e tij, përfshirë thashetheme të pabazuara për vdekjen.

Kandidatura e tij ishte e pritshme, por u konfirmua vetëm përmes këtij postimi në rrjetet sociale. Biya ka fituar çdo zgjedhje që prej marrjes së pushtetit në vitin 1982. Nëse fiton sërish një mandat shtatëvjeçar, ai mund të qëndrojë në krye të shtetit deri në moshën 99-vjeçare.

Në muajt e fundit, presioni për dorëheqjen e tij është shtuar, si brenda vendit ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar, me kërkesa për t’i lënë vendin një lidershipi të ri. Sfidat për Biya-n janë rritur veçanërisht pas largimit të aleatëve të tij të rëndësishëm nga veriu i vendit, përfshirë ish-kryeministrin Bello Bouba Maigari dhe ministrin e njohur Issa Tchiroma Bakary, të cilët tashmë kanë shpallur kandidaturën e tyre. Tchiroma deklaroi muajin e kaluar se administrata e Biya-s kishte “thyer” besimin e qytetarëve dhe për këtë arsye ai kishte kaluar në një parti rivale.

Përveç tyre, figura të tjera të opozitës si Maurice Kamto (rival i fortë në zgjedhjet e vitit 2018), Joshua Osih, Akere Muna dhe Cabral Libii, kanë shpallur gjithashtu pjesëmarrjen në garën presidenciale.

Pavarësisht sfidave, brenda partisë qeverisëse, Lëvizja Demokratike Popullore e Kamerunit, ka pasur thirrje të vazhdueshme që Biya të garojë sërish. Në vitin 2008, ai ndryshoi kushtetutën dhe hoqi kufizimin e mandateve, duke i hapur rrugën kandidimit të përhershëm për presidencën.

Zgjedhjet e vitit 2018 u fituan nga Biya me mbi 71% të votave, por u pasuan nga akuza për manipulime dhe parregullsi të mëdha nga opozita. Me shpalljen e kandidaturës së tij, gara për presidencën në Kamerun pritet të jetë më e tensionuar se kurrë. /e.t

E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri!

By: Ke Si
14 July 2025 at 13:37

Një vit pasi ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz.

Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 37-vjeçarit një automjet luksoz “Lamborghini Urus Mansory”.

Ky automjet rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është dërguar nga Dubai në Shqipëri përmes personave të tretë.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Dyshime se kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri të tjera të shtetasit A.M. të cilit një vit më parë ju bllokuan 2 mln euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M.

Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre./e.t

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

By: el da
14 July 2025 at 13:28

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca të rendit ku deri më tani nuk është dashur ndërhyrja e tyre.
Në shumicën e rasteve biznese të dnryshme kanë marrë leje për një objekt të caktuar dhe e kanë zgjatur duke marrë nga hapësira që ishte llogaritur e qytetarëve.

Ka pasur edhe biznese të tjera si marketet që kanë nxjerrë jashtë frutat perimet. Nga komunikimet me krerët e IMT thuhet se do të ketë aksion në ditët në vijim dhe sot ka disa grupe paralele që punojnë në terren./kb

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

14 July 2025 at 13:25

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit, i njohur botërisht si “Lufta e Futbollit” – një emër që ndonëse tingëllon metaforik, lidhet drejtpërdrejt me një seri ndeshjesh kualifikuese për Kupën e Botës.

Tensionet mes dy vendeve ishin në rritje për shkak të problemeve të mëdha ekonomike, shpërndarjes së tokës, dhe emigracionit të madh nga El Salvadori drejt Hondurasit. Rreth 300 mijë salvadorianë jetonin në Honduras, shpesh në kushte të vështira, dhe perceptoheshin si kërcënim nga vendasit, veçanërisht nga elitat tokësore hondurase.

Përplasja u ndez më shumë nga tre ndeshje futbolli të zhvilluara në qershor 1969 për kualifikimin në Kupën e Botës “Meksikë 1970”, ku El Salvadori fitoi përballjen përfundimtare. Pas humbjes, në Honduras shpërthyen trazira të dhunshme kundër emigrantëve salvadorianë. Në klimën e një nacionalizmi të nxehtë, qeveria e El Salvadorit shpalli luftë ndaj Hondurasit më 14 korrik, duke bombarduar dhe pushtuar pjesë të territorit fqinj.

Konflikti zgjati katër ditë, duke shkaktuar qindra viktima (sipas disa burimeve, mbi 2,000 të vrarë) dhe dëme të mëdha materiale. Lufta nuk ishte thjesht për futboll: ndeshjet shërbyen si shkëndija për një konflikt të akumuluar nga tensione të mëdha sociale dhe politike.

Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) ndërhyri për të negociuar një armëpushim, i cili u arrit natën e 18 korrikut dhe hyri zyrtarisht në fuqi më 20 korrik. Trupat e El Salvadorit u tërhoqën nga territori hondurasian në fillim të gushtit, por marrëdhëniet mes dy vendeve mbetën të ngrira për shumë vite.

“Lufta e Futbollit”, ose siç njihet ndryshe “Lufta 100-orëshe”, mbetet një nga shembujt më të pazakontë në histori ku sporti dhe politika u përzien në mënyrë dramatike, duke dëshmuar se tensionet shoqërore, kur ushqehen nga nacionalizmi dhe pabarazitë, mund të shpërthejnë edhe pas një ndeshjeje futbolli.

Përgatiti: L.Veizi

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

By: el da
14 July 2025 at 13:16

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve të Thethit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtij terrori.

Në konferencën e fillim javës nga selia blu, Berisha tha se lidhur me akisionin e IKMT-së, banorët duhet të dëmshpërblehen për të gjitha ndërtesat e prishura, duke shtuar se sjellja e Ramës ndaj banorëve, është e njëjtë me ato të malazezëve, turqve, serbëve dhe Mehmet Shehut.

‘Kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët./kb

Jonas Kepi në Shërbim të Shqipërisë: Një Diplomaci që Fillon nga Rinia

By: Ke Si
14 July 2025 at 13:14

Në një kohë kur roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është gjithnjë e më i rëndësishëm, një emër i ri po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje për mënyrën se si përfaqëson vendin me dinjitet, urtësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm:, Ai është shndërruar në një nga figurat më frymëzuese të brezit të ri, duke dëshmuar se diplomacia nuk i përket vetëm të vjetërve dhe të përvojës së gjatë, por edhe të rinjve me vizion, etikë dhe guxim.

I njohur gjerësisht për rolin e tij si Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Jonas Kepi ka përfaqësuar vendin në samite të nivelit të lartë si ai i Procesit të Berlinit, Forumi Botëror i Ushqimit në FAO, Samiti i EPC-së, Samiti i Turizmit të OKB-së dhe takime të nivelit ministror në rajon e më gjerë. Për më tepër, Jonas ka qenë i vetmi përfaqësues i rinisë në Konferencën Rajonale të INTERPOL-it, ku i është dhënë fjala për të folur për sigurinë, përfshirjen dhe të ardhmen e Ballkanit.

Në Shqipëri, ai është aktiv si Këshilltar Rinor i OSBE-së dhe i OKB-së, duke sjellë zërin e të rinjve shqiptarë në diskutime të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe rajonit. Angazhimi i tij me Ministrinë e Jashtme dhe pranë strukturave të qeverisë shqiptare, përmes Programit të Praktikave dhe nismave rinore, ka treguar përkushtimin e tij për të ndërtuar ura mes institucioneve dhe brezit të ri.

Jonas është gjithashtu themelues i SAS Albania (Special Achievement Services), një organizatë që ka krijuar mundësi të mëdha për mijëra të rinj përmes punësimit, bursave dhe pjesëmarrjes në ngjarje ndërkombëtare. Kjo nismë është kthyer në një prej rrjeteve më të fuqishme rinore në Ballkanin Perëndimor, duke treguar se ndryshimi fillon nga ideja, por realizohet me përkushtim.

Për Jonasin, përfaqësimi nuk është thjesht një rol, por një mision. Ai e sheh diplomacinë si një mjet për të ndërtuar paqe, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të sjellë në vëmendje potencialin që ka rinia shqiptare. “Nuk përfaqësoj vetëm veten time, por një brez të tërë që beson se Shqipëria mund të jetë faktor pozitiv në rajon dhe më gjerë,” thotë ai shpesh në fjalimet e tij.

Nëpërmjet angazhimit të tij të palodhur dhe integritetit që e karakterizon, Jonas Kepi po dëshmon se përfaqësimi i Shqipërisë nuk ka të bëjë me moshën, por me vlerat dhe qëllimin. Ai është dëshmia e gjallë se një diplomaci e re, e ndërtuar mbi përfshirjen dhe energjinë rinore, jo vetëm që është e mundur, por edhe thelbësore për një të ardhme më të mirë./e.t

❌
❌