Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Gazeta Fjala

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

25 July 2025 at 12:00

nga Leonard Veizi

Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset vetë krenaria njerëzore. Një mëngjes vere, përballë brigjeve të Amerikës, deti u bë gjykatës i heshtur dhe i pamëshirshëm për një nga simbolet më madhështore të pasluftës evropiane. Si një statujë e brishtë e lavdisë moderne, “Andrea Doria” u zhyt në thellësi, duke lënë pas jo vetëm 51 jetë të humbura, por edhe një plagë të hapur në kujtesën detare të shekullit XX…

…Më 25 korrik 1956, rreth 45 milje në jug të ishullit Nantucket, në brigjet verilindore të Shteteve të Bashkuara, ndodhi një nga aksidentet më të mëdha detare të epokës moderne. Linja italiane e oqeanit – SS Andrea Doria – një anije elegante dhe e famshme për luksin e saj, u përplas në një mjegull të dendur me anijen suedeze MS Stockholm. Përplasja fatale çoi në fundosjen e anijes italiane të nesërmen, duke shkaktuar vdekjen e 51 vetave në bord.

Krenaria e Italisë

“Andrea Doria” ishte krenaria e flotës detare italiane pas Luftës së Dytë Botërore – një ambasadore lundruese e shpresës dhe teknologjisë europiane. Me gjatësi rreth 212 metra, ajo mund të strehonte 1,240 pasagjerë dhe mbi 500 anëtarë ekuipazhi. Anija njihej për komoditetin e saj të jashtëzakonshëm – me tre pishina, salla luksoze dhe vepra arti – si dhe për sistemet moderne të sigurisë, përfshirë 11 ndarje të papërshkueshme nga uji dhe një radar të teknologjisë së fundit, i cili në atë kohë ishte risi.

Lundrimi i fundit

Më 17 korrik 1956, Andrea Doria u nis nga porti i Xhenovës për një udhëtim nëntëditor drejt Nju Jorkut, me gjithsej 1,706 persona në bord. Gjithçka dukej si një tjetër udhëtim luksoz përtej Atlantikut – derisa, në orët e vona të mbrëmjes së 25 korrikut, në një zonë të mbuluar nga mjegulla e dendur, ndodhi përplasja me MS Stockholm, që vinte nga drejtimi i kundërt. Anija suedeze e goditi Andrea Doria-n në anën e djathtë, duke hapur një çarje të gjerë në trupin e saj çelikor. Brenda pak minutash, anija filloi të anonte rrezikshëm.

Por ajo që mbetet e jashtëzakonshme është mënyra si u shmang një katastrofë edhe më e madhe: falë një operacioni të përbashkët shpëtimi të marinës amerikane dhe anijeve të tjera që ndodheshin pranë, mbi 1,600 persona u shpëtuan gjatë orëve të para të mëngjesit, duke bërë që kjo natë të përjetohej si një dramë e tmerrshme, por edhe si një dëshmi e solidaritetit njerëzor në kushte ekstreme.

Everesti nënujor

Mëngjesin e 26 korrikut, SS Andrea Doria u fundos përfundimisht në ujërat e Atlantikut. E shtrirë në një thellësi prej rreth 76 metrash, Andrea Doria u bë një vend i njohur për zhytje pavarësisht rreziqeve të ndryshme, veçanërisht rrjetave dhe fijeve të peshkimit, rrymave të forta dhe peshkaqenëve. Është quajtur “Mali Everest i Anijeve të Mbytura”. Deri në fillim të shekullit të 21-të, më shumë se 15 zhytës kishin vdekur duke eksploruar “Andrea Doria”.

Dokumentarët

Historiku dramatik i fundosjes së anijes luksoze italiane SS Andrea Doria është trajtuar në disa dokumentarë të njohur ndër vite. Ndër më të spikaturit janë “Last Voyage of the Andrea Doria” i vitit 1996, që përmbledh udhëtimin e fundit të anijes me materiale arkivore dhe intervista. “Secrets of the Dead: The Sinking of the Andrea Doria” i vitit 2006, rikthen me detaje përplasjen në mjegull me MS Stockholm dhe pasojat tragjike. Dokumentari “Andrea Doria – ’74” nga Bruno Vailati tregon ekspeditën e parë zhytëse në reliktin e saj. Ndërsa “Andrea Doria: Are the Passengers Saved?” hedh një vështrim kritik mbi mënyrën si u menaxhua katastrofa, bazuar në dëshmi të një mbijetueseje. Të gjitha këto ofrojnë një pamje të plotë dhe emocionuese të ngjarjes më të bujshme detare në ujërat amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.

Epilogu

Katastrofa e saj u bë ngjarja më e rëndë detare në ujërat amerikane që nga fundosja e SS Eastland në vitin 1915. Sot, anija prehet në heshtje në fund të detit, si një monument i fshehur nën dallgë – kujtim i një epoke, i një shprese dhe i një gabimi fatal. Një kujtesë e përhershme se krenaria njerëzore, sado elegante dhe e përkryer të duket, mbetet e prekshme përballë fuqive të natyrës dhe fatit.

 

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

By: el da
25 July 2025 at 11:53

Nga ROLAND QAFOKU

Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e ka për metodat që gardianët vinin në përdorim ndaj të dënuarëve. Për dy vjet rresht, bash aty, ka qenë i strehuar gangsteri më i madh i të gjitha kohërave në SHBA por dhe në të gjithë botën. Për Al Capone-n e kemi fjalën. Është një qeli e ruajtur si ato ditë kur biznesmeni me pistoletë në sqetull vuante dënimin aty në muret e zhveshura nga lagështira, por që edhe në ato pak metra katrorë ai notonte në luks. Kishte një krevat përsëmbari, një tavolinë pune, një shandan, një kolltuk, një pasqyrë dhe një radio. Një radio? Ishin vitet ‘30-të dhe në SHBA ishte me të vërtetë e rrallë të kishe një radio. Por Al Capone jo vetëm që e kishte, por e mbante brenda në qelinë e tij. Dhe si “rob i mirë” që ishte ftonte në qeli edhe gardianët që tundoheshin nga ai dollap që fliste dhe dëgjonin sëbashku muzikë, lajme e emisione. Po tjetër? Po të hysh aty mëson në radhë të parë se sa i vështirë ishte ai burg. Por kjo nuk funksiononte për Al Capone-n që dinte të bënte marifete. Imagjinoni, burgu ishte një ishull me një sipërfaqe pak a shumë sa ajo e burgut, kishte formën e kështjellës dhe largësia më e afërt nga bregu i Oqeanit ishte 2.2 kilometra. Nuk kishte gjë më të sigurtë. Por përsëri kjo nuk vlente për Al Capone-n. Ai dinte ta rregullonte situatën. Për gjatë gjithë kohës që qendroi në atë burg, familjarët e tij të gjithë u vendosën në një hotel në breg të oqeanit. Po aty jetuan në këtë kohë edhe të gjithë pjestarët e bandës dhe kjo afërsi bënte që ai jo vetëm të vazhdonte aktivitetin dhe biznensin, por edhe burgu të mos i dukej burg. Të dhënat janë se Al Capone pothuajse për ditë kishte njerëz që e vizitonin. Dhe a e dini përse gardianët dhe administrata sillej mirë për të. Ai ishte modeli më i mirë i burgut. Jo thjesht në sjellje, jo thjesht në komunikim dhe mospjesmarrje në sherre dhe zënka. Për sa kohë qendroi pas hekurave, Al Capone kundërshtoi çdo organziimin për rebelim në burg apo tentativa për arratisje. Atëherë përveçse ti varnin në qafë një tabelë mirënjohjeje, çfarë mund të bënin tjetër drejtuesit e burgut? Kështu, ai Big Al-i, tmerri i Çikagos, autori i sa e sa vrasjeve, kontrabandës së Wiskey-t, veprimeve gansgtere e të tjera e të tjera si këto, u lirua një ditë të bukur me motivacionin “për sjellje të mirë në burg”.
Burgu i tmerrshëm Alcatraz
Një burg si ai. Sot SHBA mund ta quajë më të sigurtin por edhe më të çmendurin. I ndërtuar dhe i hapur më 1934, ai pati vetëm 21 vjet jetë. U ndërtua në formën e një kështjelle në ishull dhe kishte një siguri të padiskutueshme. Jo vetëm nga largësia ujore dhe kështjella, por edhe për faktin se askush nuk do të tentonte hedhjen në ujë, pikërisht ku peshkaqenët kishin shtëpinë e tyre. I vetmi rast largimi u shënua një vit përpara se të mbyllej ku tre të burgosur u arratisën, por uk u gjet asnjë shenjë e tyre pas hedhjes në ujë. Duket se peshkaqenët ishin gardianët më të mirë se ata që qëndropnin në tokë.
Kush ishte Al Capone? Si u bë kryemafiozi i të gjitha grupeve mafiopze të Çikagos dhe tërë Amerikës.
Hero gazetash? Biznesmen brilant? Vrasës i dhimbsur? Burrë i devotshëm në familje? I lindur më 17 janar 1899 në Brooklyn të New Jorkut, Alphonse Gabriel Capone i kishte të gjitha këto gjëra, por edhe asgjë prej tyre. Një njeri kontradiktor, ai ishte prudukt i kohës së tij, i talentit të tij dhe instiktit të tij. Ai ishte në shumë mënyra si stuhi perfekte, nuk mund të ekzistonte i vetëm në atë vend që jetoi.
Si u bë gangster djali i emigrantit italian.
E kush mund të bëhej tjetër. Ai vinte nga familja e Gabriel Caponi-t nga jugu i Italisë. Pra, i kishte të gjitha “mundësitë” për të arritur majën e kupolës mafioze. I ati zbarkoi në brigjet e Ellis Island të New York-ut në fillim të shekullit të kaluar për të vazhduar jetën në Brooklyn. Pikërisht në këtë lagje lindi Alphonse. Dhe një gabim në regjistrim bëri që mbiemri Caponi, të shkruhej Capone dhe të mbetej për tërë jetën. Por, për tërë jetën mbetën edhe bëmat e tij gjithashtu. Vetëm 10 vjeç kreu aksionin e parë. Rrahu mësuesin e tij dhe u përjashtua nga shkolla. Stacioni i ri i jetës ishte rruga dhe ai ishte bashkë me grupe të tëra djelmoshash që pushtonin rrugët. Dhe vetëm në moshën 16-vjeçare ai kishte mbi shpinë akuza të tilla si rrahje, grabitje dhe vjedhje. Por ama “s’kishte ku të fuste kokën” dhe kështu i dha lamtumirën New Jorkut për ti thënë “mirë se të gjeta” Çikagos. Aty ai jo thjesht do të niste një jetë të re, por do të ngrinte një perandori, një biznes kriminal që në momentin që e menaxhoi në një godinë në afërsi të qendrës së qytetit ajo mori emrin Caponeville. Whiskey derdhej lumë në qytetin më të dehur në botë, ndërsa grabitjet, gjobat, prostitucioni dhe aferat ishin “sektorët” e tij. Dhe ndërsa FBI vetëm në pak vite e shënoi në listën e saj mes 25 emrave më të inkriminuar në SHBA. Por vendimit të “Federalëve” Al Capone ia ktheu duke hapur mensa falas për të ngrënë supë të varfërit. Megjithatë, ky kamuflim mafioz nuk zgjati shumë. Mjaftoi një dokument dhe ai u arrestua. Por jo për akuzat e krimeve të rënda që ai i kishte kapicë, por për shmangie nga taksat. Po, po. E lexuat mirë. Al Capone u arrestua për mospagim taksash. Vetëm për këtë vepër penale kishte prova tw forta. Dhe përpara jurisë ai mbajti atë fjalim të famshëm duke iu drejtuar prokurorëve dhe gjykatësve me fjalët lapidar: Ju jeni klientët e mi! Dhe ai fjalim ishte një groposje për të gjithë.
Pasuria e Al Capone-s
Arriti majën pikërisht kur atëherë llogaritë thoshin: Al Capone fiton në javë 100 mijë dollarë. Më shumë, më mirë, më bukur dhe më pasur se kaq nuk kishte më. Por jo vetëm kaq. Një vilë për merak, një makinë “Cadillac” e blinduar që peshonte 7 tonë, një shpurë bodyguard-ësh, por mbi të gjitha drejtues i tregut të wiskey-t në të gjithë Çikagon, e bëri atë padiskutim më të famshëmin dhe më të pasurin. Duke vërtetuar shprehjen e famshme se prapa një pasurie përrallore, ndodhet një vepër kriminale po aq përrallore. Dhe Al Capone jetonte në kohën e tij. Ai ishte produkti i saj. Një lloj shteti brenda shteti. Mjafton të përmedim se bisha e tij me katër rrota që rrëshkiste në rrugë me emrin “Al’s Cadillac” ishte i dyti për nga siguria pas presidentit Franklin Delano Roosevelt. Kur ia konfiskuan, ishte CIA ajo që e përdori mjetin e tij. Dhe rëndësia e asaj makine, u duk akoma më shumë kur në një ankand më 20 nëntor 1971, Cadillac-u i Al-it u shit për 37 milionë dollarë. Fërkojini mirë sytë! Fiks 37 milionë dollarë.
Vdekja nga sifilizi
Sëmundja e sifilizit që e kishte prekur “të paprekshmin” Al, në fakt u diagnostifikua që në burgun e Alcatraz-it. Por ai jetoi edhe shumë vite të tjerë. Ishte një moment përpara se të vdiste që ai madje hoqi dorë edhe nga biznesi. Vetëm një vit përpara se të vdiste gjithçka ia la bandës së tij që drejtoi me aq “sukses”, por edhe familjes. Sëmundja e lodhi shumë derisa më 25 janar të vitit 1947 pësoi një infarkt që i mori jetën. Amanteti i tij u plotësua teksa në gurin e varrit u shkruajt: My Jessus Mercy. Asnjë amerikan, dje dhe sot, nuk mund të bëjë lidhje të Al Capones me besimin featr, e aq më tepër me mëshirën që ai i kërkoi Jessus-it në botën e përtejme. Fundja-fundja ky ishte Al Capone.
(Shkrim i publikuar në vitit 2007 në gazetën “Tirana Observer”, me disa shtesa dhe ndryshime)

Prezantohet Kodi i ri Penal, Manja: Do të hidhet për konsultim publik

By: el da
25 July 2025 at 11:40

Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili nuk është përfundimtar, pasi pritet të hidhet për diskutim publik.

I pranishëm gjatë prezantimit të këtij drafti ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili i bëri ftesë edhe opozitës që të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e diskutimit.

Manja shtoi se kodi i ri penal duhet të jetë në përputhje me standardet e unionit europian, teksa shtoi se në BE nuk hyn vetëm një forcë politike apo qeveria, por Shqipëria, prandaj sipas tij, duhet kontributi i të gjithëve.

“Ky draft nuk është një draft përfundimtar. Ky draft do të marrë të gjithë kohën e nevojshme të konsultimit publik. Ministria do të jetë vetëm palë e interesuar institucionale, si të gjithë të tjerët. Në funksion të një procesi të hapur, dëshiroj të ftoj të gjithë aktorët e drejtësisë dhe opinionit juridik të bëhen pjesë aktive e fazës së diskutimit publik të kodit të ri penal.

Ky është një moment kyç për të ndërtuar sëbashku një akt themelor të shtetit të së drejtës.

Ftoj të gjithë ekspertët e ligjit, shkollën e Magjistraturës, studentët shqiptarë që studiojnë brenda vendit apo në universitetet e huaja, mediat apo organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe një ftesë të veçantë dua t’ja dërgoj opozitës parlamentare, të kontribuajë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e diskutimit. Në BE shkon Shqipëria dhe jo vetëm një qeveri apo një forcë politike”, tha mes të tjerash Manja./kb

Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

By: el da
25 July 2025 at 11:20

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të vendosura në mënyrë të paligjshme buzë akseve rrugore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.

Më tej ai sqaron se përjashtohen objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet, të cilët po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm.

“Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi”, paralajmëron ai.

Postimi i Ramës

Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës.

Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.

Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE./kb

Performanca e fundit e Ozzy Osbourne, brishtësia ishte fuqia e tij e vërtetë

25 July 2025 at 11:00

nga Lauren Martin

Zëri i tij ishte ai që ngriti nga toka një zhanër të tërë si heavy metal, por koncerti i tij në Villa Park na kujtoi se zëri i Ozzy-t kurrë nuk ishte ulërimë apo rënkim – ishte vaj i shpirtit.

“Princi i Errësirës” për popullin, siç e quajti kritiku Alexis Petridis, e solli metalin nga hija në dritë – dhe atë të shtunë në Birmingham, publiku i metalit u mblodh në masë, me jehonën e një riti të lashtë për një perëndi në të perënduar. Turma doli nga treni i çmendur që vinte nga Birmingham, e mbushur me fanella të zeza, xhaketa xhins e lëkure të mbushura me badge dhe logo të pakuptueshme black metali. Ishte një panoramë e madhe dhe e larmishme e devotshmërisë metalhead – një tribu në margjinat e skenës muzikore botërore, por gjithmonë krenarë për zhurmën e tyre.

Ngjarja e quajtur Back to the Beginning ishte një festë njëditore e heavy metalit dhe njëkohësisht koncerti i lamtumirës për Ozzy Osbourne dhe Black Sabbath. Megjithatë, kjo nuk ishte thjesht një përmbyllje artistike. Duke parë sëmundjet e rënda që e kishin pllakosur Ozzy-n – operacione të shumta dhe Parkinson-i – publiku pyeste veten: A do të mundej ai të ngjitej në skenë? Dhe nëse po, si do të dukej ajo paraqitje? Ndjenja që përshkonte të gjithë ditën ishte si e një varrimi që ndodhte në kohë reale.

Black Sabbath kishin përballuar gjithmonë sprova. Tony Iommi, që humbi majat e dy gishtave në adoleshencë, i krijoi vetë protezat e tij për të vijuar me kitarën, duke shpikur tingullin e errët sabbathian. Geezer Butler ka folur hapur për depresionin, ndërsa Bill Ward, bateristi, ka mbijetuar nga një infarkt. Por Parkinson-i është ndryshe – një sëmundje që ia heq individit të drejtën për të qenë vetvetja, e për një artist si Ozzy, kjo është si vdekja e parakohshme e vetë identitetit të tij skenik.

Por përpara se Ozzy të shfaqej, fuqia e tij tashmë ndjehej. Grupet që performuan përpara, nga më të njohurit e deri tek më të rinjtë, hoqën dorë nga pagesat për të mbledhur fonde për spitale pediatrike, hospices dhe kërkime për Parkinson-in. Kishte një duel baterish mes anëtarëve të Blink-182, Red Hot Chili Peppers dhe Tool për këngën “Symptom of the Universe”. Yungblud interpretoi “Changes” me një intensitet shkatërrues. Ishte një festë e vëllazërisë metalike nën hijen e Ozzy-t.

Kur qielli filloi të errësohej, thirrjet “Ozzy! Ozzy! Ozzy!” përshkuan ajrin. Në skenë u ndriçua një figurë e ulur në një fron me lakuriq nate. Ishte lehtë të harroje – pas reality show-ve, murmurimave brummie dhe sjelljeve karikaturale – se ky njeri, me zërin e tij, kishte themeluar një zhanër të tërë. Humbja e tij do të ishte si të humbnim gjithçka. Por ai ishte aty, në formë më të mirë nga sa pritej, duke sfiduar kufijtë e trupit të vet me një vështrim të çmendur dhe zë që shpërthente në “Mama, I’m Coming Home” dhe “Paranoid”.

Duke e parë live, kuptova se forca e Ozzy-t kishte qenë gjithnjë në brishtësinë e tij. Zëri i tij nuk ishte kurrë një ulërimë egërsie – ishte vaj i një shpirti të zhveshur, një zë që tërhiqte njerëzit nga të gjitha anët përreth tij. Mitologjia e dekadencës, viteve në errësirë, skandalet dhe kthimet – të gjitha e kishin shtyrë drejt yllit. Por ajo natë, ai u kthye në pikën zero, tek ai moment kur kishte vënë një njoftim në gazetë për të gjetur anëtarë për një bandë. Po të mos ishte lexuar ai njoftim, ai mund të kishte mbetur John Michael Osbourne, një tjetër djalë i klasës punëtore nga Aston, në kërkim të një të vërtete të përjetshme.

Ajo që nisi si një tribut i kuruar me kujdes, u kthye në një mbrëmje lamtumire me jehonë mitike. Askush nga ne nuk e dinte atëherë, duke dalë ngadalë nga Villa Park me erën e fishekzjarrëve dhe birrës në ajër, se kishim qenë dëshmitarë të daljes më të arrirë nga skena që nga ajo e David Bowie-t. Ajo mbrëmje ia ndezi flakën e fundit Ozzy-t – dhe në të njëjtën kohë, gjithë publikut. Ai u kap pas një momenti të fundit nën dritë, një lidhje e fundit… dhe më pas, shkoi në shtëpi.

Burimi: The Guardian/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

By: el da
25 July 2025 at 11:00

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat të cilat duhet të ndiqen në mënyrë që kalimi i pronësisë së të pasurive të palujtshme të jetë i ligjshëm. Avokati ka sqaruar se kusht themelor është që kontrata mes blerësit dhe dhuruesit duhet të lidhet në praninë e noterit, ndërsa ka ndalur edhe në rastet e dhurimit te pronës.

“Çdo kontrate që ka të bëjë me kalimin e pronësisë duhet të regjistrohet, kjo rregullohet nga ligji i kadastrës.
Ka një procedurë.
Kontrata e shitjes për shembull., një person që do të kalojë pronësinë te blerësi, kontrata duhet të bëhet tek noteri. Kontrata e firmosur mes dy individëve pa praninë e noterit nuk ka asnjë vlerë juridike.
Pagesa nuk shkon më nga shitësi tek blerësi. Pagesë kalohet fillimisht tek noteri i cili pas verifikimeve i kalon shitësit.
Edhe kontrata e dhurimit duhet të firmoset te noteri dhe të regjistrohet. Duhet të jetë edhe dhuruesi edhe pranuesi i dhurimit. Nëse është vetëm dhuruesi nuk kemi kontratë dhurimi”, tha ai./kb

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet një grua në Kavajë

By: el da
25 July 2025 at 10:40

Një 54-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Sabadell në Spanjë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet.

Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë-Akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet në Kavajë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 54-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë sigururar informacione për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim ndërkombëtar dhe mbi bazën e tyre kanë organizuar punën për kapjen e saj.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje./kb

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

By: el da
25 July 2025 at 10:20

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u shpreh se në krijimet e tij artisti edhe mban qëndrim, por pas I ekzagjeruar figurat. I ngacmuar nga moderator Rakipi që mban pak anën e Berishës në karikaturat e tij, duke e paraqitur si në foto, Kapexhiu mohoi se mbante anë politike dhe shprehu pa e specifikuar se cila ishte pendesën për një karikaturë që kishte bërë për Ramën.

Biseda

Kapexhiu: Karikaturën e kam, nisur që në gjimnaz dhe atëherë kishim gazetë muri ë e drejtonte Gjergj Zheji. Ai më thoshte që të bënim karikaturë për të ilustruar shkrimet. Ai që i pa këto ka qenë Faruk Basha që ka qenë operator në Kinostudio. Erdhi kur bëhej praktika mësimore të Petro Nini dhe shkoi ushtar te revista 10 korriku ku kërkoi karikaturat e mia. Pasi u botua atje nisi dëshira ime për karikaturën. Bëhej fjalë për vitin 1964. Më pas botova në revistën Hosteni etj.

Karikatura e parë ka qenë një grusht që tregonte popullin dhe shpartallonte armiqtë. Në demokraci karikatura nuk shihej me sy të mire.

Rakipi: Karikatura është edhe një stigmatizim i madh.

Kapexhiu: Është edhe një qëndrim.

Rakipi: Karikatura më pëlqen shumë, por duket sikur Bujar ke, qëndrimet e artistëve janë ndonjëherë edhe pasionante. Këta të opozitës, ose saliun në përgjithësi duket se nukm e bën karikaturë dhe Ed Ramën e bën karikaturë. Nuk e pickon Berishën.

Kapexhiu: Të gjitha karikaturat e mia unë nuk abstraktoj me portretin. Humorin e mbaj në kompozim dhe ide dhe jo te deformimi. Unë nuk e ekzagjeroj nuk stërzmadhoj në përmasa. Nuk është se unë në përgjithësi.

Rakipi: Këto ta Ramës më duken karikatura, ato të Saliut jo.

Kapexhiu: Portreti i Ramës është ai i paekzagjeruar.

Rakipi: Nuk thashë që e bën këtë, po çfarë përcjell ti si karikaturë.  Je edhe pak këtej ti, anon. Nuk duhet të anosh në art.

***

Nga mijëra karikatura që kam bërë për Edi Ramën dhe që i çmoj, po ta deklaroj ty, por pa ta treguar, vetëm një më vjen keq që e kam bërë. Nuk dua ta quaj timen, aty kam gabuar. Nuk dua ta them se më vjen keq./kb

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

By: el da
25 July 2025 at 10:00

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi.

Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç.

Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, i i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia./kb

Rënia e mitit “Concorde”, fundi në flakë i legjendës së qiellit

25 July 2025 at 10:00

25 korrik 2000 Fluturimi 4590

Nga Leonard Veizi

Ishte kulmi i teknologjisë ajrore. Elegant dhe rrëqethësisht i shpejtë. Quhej “Concorde”. Dhe për mbi 30 vjet fluturoi përtej Atlantikut, duke lidhur kontinentet në një kohë rekord. Por vetëm kaq: pas një epoke të shkëlqimit, ai u detyrua të dilte në pension, si një kampion që ndalet kur lavdia është ende e freskët. Sepse besohej se, për kohën që fluturoi, ai e kishte përmbushur ciklin e tij të jetës në ajër.

…Dhe tani, pas 22 vitesh, një kapitull i ri mund të jetë duke u hapur. Një avion i ri për transport pasagjerësh, i quajtur “Overtyrë”, i zhvilluar nga kompania amerikane “Bum Supersonik”, pritet të jetë pasardhësi i mundshëm i Concorde-it. Një përpjekje për të rikthyer epokën e fluturimeve supersonike, pas boshllëkut që la pas largimi nga qarkullimi i legjendës Concorde.

Avioni supersonik

“Concorde” ishte një avion komercial supersonik që bëri fluturimin e parë më 1969 dhe qëndroi në shërbim deri më 2003. Ai arrinte një shpejtësi dyfish më të madhe se ajo e zërit, duke u mundësuar pasagjerëve të përshkonin distanca të gjata për një kohë shumë më të shkurtër. Simbol i krenarisë dhe progresit inxhinierik të shekullit XX, Concorde përfaqësonte teknologjinë më të avancuar të kohës, por kishte edhe kosto të larta operative dhe ndikime të ndjeshme mjedisore, që përfundimisht çuan në tërheqjen e tij nga shërbimi.

Ky avion ishte një bashkëpunim britaniko-francez dhe u operua vetëm nga dy kompani ajrore: Air Franca dhe Air Britania. Gjatë fluturimit në lartësi 16 000 deri në 18 000 metra, Concorde arrinte shpejtësinë 2,04 Mach, ndërkohë që mbante nga 92 deri në 128 pasagjerë.

Filmi

“Concorde”-it iu bë një reklamë e paparë. Madje u investua që ai të ishte “aktori” kryesor i një filmi. “The Concorde… Airport ’79” është titulli i tij origjinal, por Televizioni Shqiptar e trasmetoi atë me nje version të shkurtuar si “Aeroport 79”. Ai është filmi i katërt dhe i fundit në serinë “Airport”, e cila përqendrohet në krizat dhe katastrofat e fluturimeve ajrore. Ky film u publikua në vitin 1979 dhe përqendrohet te një fluturim me avionin supersonik “Concorde”, një nga avionët më të shpejtë të kohës, i njohur për aftësinë e tij për të kaluar shpejtësinë e zërit.

Filmi u drejtua nga Deivid Louell Riç. Kasti i gjithë yjeve përfshin Xhorxh Kenedi, i cili u shfaq në të katër filmat nga seria e Aeroportit, dhe me Alen Delon, Susan Bleikli dhe Robert Vagner në rolet kryesore.

Në film, kompania ajrore përgatitet për një fluturim ndërkombëtar nga SHBA në Paris dhe më pas në Moskë. Gjatë këtij udhëtimi, një gazetare – e interpretuar nga Susan Bleikli – zbulon një komplot të rrezikshëm që përfshin një biznesmen të fuqishëm dhe armë ilegale. Ky biznesmen përpiqet të sabotojë fluturimin për të mbuluar veprimet e tij të paligjshme, duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Aksionet përfshijnë disa tentativa për të rrëzuar avionin, me avionë luftarakë që e ndjekin dhe një raketë të lëshuar për të goditur avionin. Kapiteni, i luajtur nga Alen Delon, dhe ekuipazhi bëjnë përpjekje heroike për të shpëtuar pasagjerët. Dhe një avion tip “Concorde” ishte i gatshëm të bënte shumë akrobaci për t’i shpëtuar rrezikut, aq sa mund të besoje se ai kishte vetitë e një avioni luftarak dyvendësh.

Filmi nuk pati sukses të madh kritik dhe u konsiderua si një përpjekje më e dobët krahasuar me filmat e mëparshëm të serisë “Airport.” Pavarësisht skenave të mëdha aksioni dhe prezencës së “Concorde”-it, filmi shpesh ironizohet për skenarin dhe aktrimin, dhe është parë më shumë si një aventurë “B movie” – që simblizon një film të lirë dhe të bërë keq, – sesa një thriller serioz.

Ndonëse u pasqyrua në mënyrë kritike dhe pati pak arkëtime në Amerikën e Veriut, filmi ishte një sukses komercial ndërkombëtarisht, duke fituar një total prej 65 milionë dollarësh me një buxhet prej 14 milionë dollarësh në prodhim.

Konkurenti

“Concorde” hyri në shërbim më 21 janar 1976. Fluturimet transatlantike ishin tregu kryesor. Por “Air France” dhe “British Airways” mbetën klientët e vetëm me shtatë korniza avioni secili.

Konkurrenti i tij i vetëm ishte prodhimi rus “Tupolev Tu-144”, që transportonte pasagjerë nga nëntori 1977 deri në një aksident në maj 1978. Një tjetër konkurrent i mundshëm, Boeing 2707, u anulua në 1971. Kështu që “Concodre” mbeti i vetëm.

Ndërkohë me avionin “Overture”, kompania amerikane “Boom Supersonic” synon të arrijë shpejtësi prej 1.7 Mach, me deri në 80 pasagjerë në bord dhe distanca mbi 6800 kilometra. Por fluturimi i tij i parë me pasagjerë vlerësohet të realizohet rreth vitit 2029.

Tragjedia

Më 25 korrik 2000, në pistën e aeroportit “Sharl de Gol” në Paris, krenaria më e madhe ajrore e Evropës u kthye në tmerr. Fluturimi 4590 i Air Francës, me destinacion Nju Jorkun, u rrëzua vetëm pak çaste pas ngritjes, duke marrë me vete 113 jetë njerëzish – 100 pasagjerë (shumica turistë gjermanë), nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe katër persona në tokë. Brenda sekondash, krenaria supersonike u përfshi nga flakët dhe u përplas mbi një hotel në komunën Gonès, në periferi të Parisit.

Hetimet treguan se një copëz metali, e rënë më parë nga një avion tjetër, kishte mbetur në pistë dhe goditur gomën e përparme të Concorde-it. Shpërthimi i gomës çau një prej rezervuarëve të karburantit dhe shkaktoi një zjarr të menjëhershëm që përfshiu motorët. Me flakët që konsumonin krahun dhe pa mundësi për të fituar lartësi, avioni u rrëzua dy minuta pas ngritjes.

Ishte ky i vetmi aksident fatal në historinë 27-vjeçare të Concorde-it – një makinë fluturuese që përfaqësonte aleancën e teknologjisë me luksin, ëndrrën e njerëzimit për të udhëtuar më shpejt se zëri, për ta përshkuar Atlantikun për më pak se tre orë. Por, as ëndrrat më të guximshme nuk janë të paprekshme nga fati.

Ky aksident tragjik shënoi fillimin e fundit për epokën supersonike. Në vitin 2003, të dy flotat – britanike dhe franceze – u tërhoqën nga qarkullimi, duke i dhënë fund kësaj periudhe të jashtëzakonshme në historinë e aviacionit.

Epilogu

Ky nuk ishte thjesht një aksident ajror; ishte përplasja simbolike e teknologjisë me kufijtë e saj. Një kujtesë e dhimbshme se edhe arritjet më të lavdishme të njerëzimit mbeten të brishta. Dhe në heshtjen që pasoi, Concorde mbeti në kujtesën tonë jo vetëm si një mjet udhëtimi i jashtëzakonshëm, por si një mit i vërtetë i qiellit – që një ditë ra në tokë.

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

By: el da
25 July 2025 at 09:40

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.

Era do të fryj me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s. Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-3 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 22 deri 40 °C

Në zonat e ulëta 26 deri 41 °C

Në bregdet 26 deri 40°C/kb

 

Ishim mirë kur ishim keq!

By: el da
25 July 2025 at 09:30

Nga Edvin Kulluri

Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se ishim shkeputur prej tij. Në 1990 kur edhe vetë Byroja Politike e PPSH ishte dorëzuar para dështimit të komunizmit, sërish nuk ndërmori asnjë hap për tu tërhequr nga qeverisja diktatoriale drejt ndryshimit të rregjimit qeverisës. Thjeshtë u detyruan nga lëvizja studentore që kulmoi me greven e urisë së 20 shkurtit, që ti hapnin rrugë pluralizmit politik dhe tregut të lirë.. Të varfër, të roberuar, të cfilitur nga marrëzia staliniste, shumica e shqiptarëve përfunduan në 22 mars të 1992 atë që nisën studentët dhe qytetet kryesore 2 vitë më parë. Dhe sic ndodh rëndom, ndryshimet I nxiti shtresa e mesme për aq sa mund ta quajmë grupin e studentëve dhe intelektualëve që krijuan Partinë Demokratike.

Në 1997, njërëzit ashtu si nëpër jermin e dëshpërimit të humbjes së kursimeve në firmat piramidale, gjetën kurajon për tu derdhur shesheve përkundër qeverisë që nuk pranonte asnjë përgjegjësi. E natyrisht që përvec dramës ekonomike, një nxitje të fortë kishte shkaktuar edhe marrëzia e 26 dhe 28 majit të një viti më parë. Natyrisht që ato ishin dy data që nuk u shfaqën befas në kalendarin politik të kohës, por ishin paralajmuar që prej humbjes së referendumit të kushtetutës nga një sërë incidentesh politike. Por  një grup gazetarësh përgjithësisht të talentuar të Koha Jonë, disa ish themelues të PD që drejtoni Aleancën Demokratike e ndonjë intelektual I paangazhuar si Lubonja e Rama, ishin një amalgamë që njëfarësoji drejtonin opozitarizmin në legjitimet thuajse të plotë. Mirë apo keq, në qershor të 1997 qeverisja absurde e PD nën diktatin e Berishës u largua.

Këto momente politike të vështira kishin një gjë të përbashkët. Tensionin mes qeverisjes së ligjit apo diktatit të udhëheqësit. Nëse për PPSH dhe Ramiz Alinë ishte e papranueshme një formë tjetër qeverisjeje përvec diktaturës, diktati I vendimmarrjes nga Berisha në vitet 1992-1997 ishte një parodi demokratiko-autokratike. E ne fakt nuk ishte asnjëra e as tjetra , pasi  demokraci nën autoritetin e individit nuk mund të ketë e as autokraci në emër të demokracisë nuk mund të ekzistojë. Paradoks shqiptar! E megjithatë në të dyja rastet gjëndja ndryshoi, treni shqiptar hyri prapë në shina.

E shinat më të mira për të mbajtur trenin post-komunist ishin Kushtetuta e 1998 dhe një sërë ligjesh e kodesh që ripërcaktuan ndarjen e pushteteve dhe kufijtë e qeverisë në raport me shoqerinë e grupet e interesit. Por kjo “paqe sociale” nuk zgjati shumë. U kthyem prapë në origjinë. Pak nga pak që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, qeveria fillojë të rigllabëronte hapsirën publike dhe institucionale. Në kuptimin e plotë politik, institucional e ekonomik të fjalës. Berisha si recidivist bashkëpunoi me Ramën për ta bërë Kryeminstrin thuajse të parrëzueshëm përmes mocionit të besimit dhe mosbesimit, e duke e kombinuar me kodin zgjedhor të listave të mbyllura, kanë mbuyllur thuajse cdo hapsirë demokratike.

Berisha u nis nga interesi I tij për tu “rikthyer në skenën e krimit”, ndërsa partneri I tij njëherë e një kohë anti-konformist u bashkua me të në emër të krejt të kundërtës me të cilën ishte bërë I njohur. Metamorfoza e Ramë nga rebel në Berishë me dialect bulevartdi, është sa e cuditshme aq edhe e paralajmëruar që në kohët kur drejtonte bashkinë Tiranë. E sot ja ku jemi. Rama drejton vendin sipas midesë së vetë e jo sipas ligjit apo kushtetutës.  Të gjitha degët e pushtetit përtej qeverisë, në vend që ta kufizojnë atë, ose kanë rënë në letargji, ose I janë nështruar qeverisë. Mjafton të shohim si është katandisur vetëqevisja vendore ku drejtorët e bashkive dorëhiqen si dele, për të kuptuar sesi kryemistri kontrollon cdo degë pushteti. Sa për opozitën, ajo ha veten përditë e më shuëm duke bërë dhe pazare kudo që mbetet ndonjë shesh ndërtimi I harruar nga ujqit e Ramës. Tek tuk ka ndonjë individ që nuk e kontrollon Rama me Berishën, po kjo s’përbën asnjë problem. Janë aq të pafuqishëm saqë vetëm shërbejnë si dekor demokratik. Ambasadat duhet të mbajnë shënim se në Shqipëri ka dhe njerëz të pavarur sa për statistikë. Natyrisht që Greta dhe Xheni kanë hallë të tjera, e jo se cfarë ndodh në këtë katundin tonë pro-sionist e fobik ndaj LGBTQ!

E pra në 1990 dhe 1997 pavarësisht  se në dukje punët ishin shumë keq, shoqeria pati disa “asa nën mëngë” për të dalë nga humnera. Ndërsa sot megjithëse nuk duket se jemi në humnerë por thjeshtë buzë saj, shoqeria nuk asa për t’ja përplasur fytyrës atyre që na kthyen në qeverisjen e individit por jo të kushtetutës e ligjit. Duhet një shëmbull për ilustrim? Mjafton që kryetari bashkisë së Tiranë duhet të ishte shkarkuar 2 muaj më parë sic e kërkon ligji, por në fakt është ende kryetar bashkie sepse kështu I do qejfi Ramës. E sic thoshte Enver Hoxha në kulmin e pushtetit të tij, “po pse mo ligjet tona do na pengojnë ne”, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Ndaj dhe shprehja ‘ishim mirë kur ishim keq” është më aktuale se kurrë!/kb

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

By: el da
25 July 2025 at 09:10

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme.

Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe lejon vendosjen e kujtesave për mesazhe individuale në çfarëdo bisede. Ideja e kësaj është që ju mos të humbisni ose të harroni t’i përgjigjeni diçkaje të rëndësishme në bisedat personale ose në grup.

“Remind Me” funksionon edhe për fotot, videot dhe GIF. Mbani shtypur mesazhin dhe më pas klikoni  menunë. Aty mund të caktoni një interval kohor prej 2, 8 ose 24 orë apo ta përshtasni sipas nevojës.

Një ikonë zileje do të shfaqet krah mesazhit.

Kur plotësohet koha, WhatsApp dërgon një njoftim me etiketën “Reminder”. Aty përfshihet mesazhi, emri i dërguesit ose grupit dhe një përmbledhje nëse ka imazhe. Njoftimi është si një lajmërim i zakonshëm duke ju rikthyer vëmendjen te mesazhi në fjalë.

Veç kësaj, WhatsApp po punon edhe për një shtojcë automatike që do t’ju lajmërojë për mesazhet e palexuara nga kontaktet me të cilët flisni shpesh.

Momentalisht, shtojca e “Remind Me” është e disponueshme vetëm për përdoruesit e Android beta./kb

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

By: el da
25 July 2025 at 08:50

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në koncertin e Coldplay. Sipas New York Post, të afërmit e çiftit u shastisën nga skandali.

Sipërmarrësi ndodhej në një udhëtim në Japoni dhe kur u kthye, e gjeti veten dhe familjen në mes të një ’stuhie’ mediatike.

“Andrew ishte në Azi për disa javë dhe u kthye të shtunën, kështu që ai kishte ikur kur ndodhi e gjithë kjo”, tha burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim. “I gjori!”

Kristin dhe Andrew Cabot kishin disa kohë të martuar para finalizimit të divorcit të saj në vitin 2022.  Burimi tha se nuk kishte pasur shenja problemesh mes çiftit para videos virale në koncert.

“Familja tani thotë se kanë pasur probleme prej disa muajsh dhe po diskutonin ndarjen, çka më duket interesante sepse një muaj më parë po thoshin sa të dashuruar ishin”, vijoi burimi.

Çifti kishte blerë një rezidencë me vlerë 2.2 milionë dollarë vetëm pesë muaj para skandalit. Andrew Cabot është pjesë e një prej familjeve më të vjetra dhe të pasura të Bostonit.

Kompania e tij shet pije të cilat mund të shkojnë deri në 100 dollarë për shishe./kb

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

By: el da
25 July 2025 at 08:30

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë për shkak të mandateve të limituara dhe nuk ka një korelacion mes mungesës së idealeve dhe përçarjes politike.

Më tej në analizën e tij, Mërtiri tha se partitë e vogla duhet të bashkohen brenda një boshti politik.

“Fakti që zihen për një mandat, janë banale. Nuk do të thotë se ata nuk kanë parime apo nuk e duan këtë vend. Nuk mund tua mohojmë këtë gjë vetëm se tregojnë papjekuri në këtë aspekt. Nuk mund ju vendosim vizën. Mund ta quaj dhe egoizëm që këta nuk u bën bashkë përpara zgjedhjeve. Po të ishin bërë bashkë, do kishin bërë një goditje.

Do kishte mandate për të gjithë dhe nuk do ziheshit. Ata kanë një mandat prandaj zihen. Është e vështirë të mbash aktivistë të bashkuar dhe përçarja është normale. Njerëzit që përçahen nuk do të thotë që nuk kanë ideale. Duhet të ketë një bashkim, duhet të sillen si një bosht. Nëse flitet për ideale, ideali nuk mund të shkojë përpara pa thyer sistemin.” /kb

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

25 July 2025 at 08:25

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që kishin të bënin me luftën në Afganistan – një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit në historinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto dokumente, të koduara si “Afghan War Diary”, hodhën dritë mbi një luftë që, ndonëse kishte nisur në emër të drejtësisë dhe sigurisë pas 11 shtatorit, tashmë shfaqej si një rrjet i ngatërruar interesash, gabimesh dhe viktimash civile të mbajtura në heshtje.

Dokumentet ekspozuan operacione të fshehta të CIA-s, përleshje të përgjakshme me talebanët, vrasje të padeklaruara të civilëve, si dhe dyshime për rolin e dyfishtë të shërbimeve sekrete pakistaneze. Në këtë kronikë brutale të përditshmërisë së luftës, realiteti binte ndesh me raportet zyrtare dhe fjalët diplomatike. Lufta nuk ishte më një çështje strategjish gjeopolitike, por një kalvar moral që vinte në dyshim vetë arsyen e ndërhyrjes dhe të pranisë perëndimore në Afganistan.

Përkrah reagimeve të ashpra të qeverisë amerikane dhe kritikave për rrezikimin e jetëve në terren, shumëkush pa në këtë rrjedhje një akt të guximshëm transparence, një përpjekje për t’i rikthyer qytetarit të zakonshëm të drejtën për të ditur – për të parë atë që zakonisht fshihet pas perdeve të errëta të vendimmarrjes ushtarake dhe politike.

WikiLeaks nuk ndryshoi vetëm rrjedhën e informacionit – por edhe mënyrën se si e kuptojmë luftën, median, kontrollin dhe të vërtetën. Dhe në atë ditë të korrikut, vërtetësia e dhimbshme e një konflikti që zgjaste prej gati një dekade nuk u tha më me gjuhën e komandove, por me fjalët e zhveshura të dosjeve që nuk ishin më sekrete.

Nëse dëshiron, mund ta zhvillojmë më tej këtë temë në format eseistik, analizë politike, ose biografi narrative e figurës së Julian Assange dhe trashëgimisë së WikiLeaks.

Përgatiti: L.Veizi

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

By: el da
25 July 2025 at 08:10

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë kur në Europën Jugore është vënë re një rritje e përhapjes së sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat.

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet kryesisht përmes pickimeve të mushkonjave të infektuara, zakonisht gjatë muajve të ngrohtë të verës. Raste të infektimit këtë vit janë raportuar edhe në Greqi dhe Itali.

Shumica e rasteve në Itali janë regjistruar në provincën Latina, në rajonin e Lazios, rreth 100 kilometra në jug të Romës. Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS) bëri publike të dhënat në raportin javor të së enjtes, duke vënë në dukje se “trendi epidemiologjik është në përputhje me vitet e mëparshme”, megjithëse shpërndarja gjeografike e rasteve “duket mjaft e ndryshme”.

Rastet janë konfirmuar gjithashtu në rajonet Piemonte, Veneto, Emilia-Romagna dhe Campania. Dy viktimat janë regjistruar njëra në qytetin Fondi dhe tjetra në provincën e Novarës.

“Virusi i Nilit Perëndimor është endemik në vendin tonë prej disa vitesh,” deklaroi Anna Teresa Palamara, drejtore e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISS. Ajo shtoi se janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e tij.

“Të kujtojmë se 80 për qind e rasteve të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë asimptomatike dhe rreziku për pasoja të rënda është më i madh për personat më të brishtë,” theksoi Palamara.

Rajoni i Lazios konfirmoi 12 raste të reja të enjten, pas analizave të kryera në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë.

Sipas ISS, ethet e Nilit Perëndimor shkaktohen nga një virus që bën pjesë në familjen Flaviviridae dhe është identifikuar për herë të parë në vitin 1937 në rajonin Nilit Perëndimor të Ugandës.

Rezervuarët kryesorë të virusit janë zogjtë e egër dhe mushkonjat, kryesisht të llojit Culex. Infektimi tek njerëzit ndodh përmes pickimeve të mushkonjave, ndërsa nuk ka rrezik për përhapje nga njeriu te njeriu./kb

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

By: el da
25 July 2025 at 07:50

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie.

Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai tha se rezultati që mori PD ishte rezultati më maksimal që mund të merrte.

‘Ky ishte rezultati më maksimal që mund të merrte PD për hir të një realiteti që duhet thënë PD edhe sikur të vinte një tjetër në vend të Berishës vetëm me mënyrën si e ka ngrirur sistemin dhe si ka hyrë në zgjedhje. Unë nuk jam ndarë tezës se rezultati i zgjedhjeve është ndarë nga Rama dhe nga Berisha dhe do të shkatërrojnë edhe partitë e reja. Ata janë si dy nofulla të të njëjtës gojë dhe ata e kanë kuptuar këtë mekanizëm. Berisha ka marr sa ka dashur, ka marr logon dhe partinë dhe këtë e ka imponuar përmes forcës politike. As unë dhe askush nuk shkon tek SPAK dhe të bëjë deklarata të forta, dhe ai këtë e bënë këtë gjë. Kam dëgjuar shumë teori të hapet PD, po sikur edhe të hapi 10 dyer PD-ja nuk shkon njëri aty sepse mënyra si është ndërtuar se gjen veten në atë ambient. Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues tek kjo parti’, tha ai./kb

 

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

By: el da
25 July 2025 at 07:30

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të vjetra të saj si Sali Berisha dhe Edi Rama. Ai u shpreh se ata tashmë kanë hyrë në historinë e Shqipërisë dhe është një shans I madh që janë dhe duhet të jenë sa më gjatë.

« Unë jam më i madh në moshë se Sali Berisha se kam lindur disa muaj më parë se ai. Është shans që i kemi këta si Sali Berisha dhe le t’i kemi sa më gjatë. Duam s’duam, e do nuk e do ti figurën e Ramës dhe të Berishës janë figura që kanë mbetur në historinë shqiptare, tashmë i takojnë historisë. Kanë një kontribut të caktuar që njëra shumicë numëron vetëm të mirat, tjetra vetëm gabimet.

Berisha është shumë i respektueshëm. Më duket absurd që Ramës berisha u themi ik. Absudriteti më i madh është kur dëgjoj “Rama Ik”. Tani për Berishën dhe Ramën, njëri nuk është artist tjetri nuk është mjek. Ata janë politikanë tashmë dhe nuk mund t’u thuash ik.

Profesioni i tyre është politika.

A duan ta heqin Ramën? Janë 500 mijë që duan të heqin, por kur të bëhen shumicë le ta hiqen. Ai ka thënë se do të iki kur dua vetë. Mund t’i them edhe unë lëre mjaft, por ai e di më mirë vetë. Është si puna e futbollistit që lë kupucët kur bën golin dhe ikën.

Ik si kryetar partie, ik si kryeministër dhe hajde të rrimë bashkë si shok si mik”- tha Kapexhiu./kb

 

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

25 July 2025 at 07:10

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të heshtur, por shkelmon kufijtë e epokave me sandalet e hekurta të perandorëve. Është dita kur lavdia ngrihet nga pluhuri i betejave, kur fati i qytetërimeve lidhet me vullnetin e një njeriu dhe vizionin e një bote që ndryshon.

Më 306, Konstandini i Madh shpallet Perandor nga legjionarët e tij – një ritual i njohur për Romën, ku fuqia nuk vinte nga Senati, por nga armët dhe besnikëria e ushtrisë. Por nuk ishte ky akti që e vendosi në historinë universale. Ishte fitorja e tij vendimtare në betejën pranë Urës Milviane më 312 ajo që vulosi jo vetëm një mbretërim, por një epokë të re. Në emër të një vizioni të parashikuar – “in hoc signo vinces” – Konstandini përqafon simbolin e kryqit dhe i hap rrugën krishterimit, nga përndjekje drejt përqafimit perandorak.

Tre vjet më vonë, më 315, Harku i Konstandinit ngrihet pranë Koloseut si përmendore e kësaj fitoreje, por mbi të gjitha si një shenjë e një kapërcimi ideologjik: nga panteoni pagan në një perandori që do të mbështetej mbi një besim të ri. Ky ishte akti themelues i transformimit të Romës – jo vetëm si fuqi ushtarake, por si bartëse e një rendi shpirtëror e moral që do të ndikonte krejt Perëndimin për shekuj me radhë.

Pothuaj një mijë vjet më pas, më 1261, qyteti që mbante emrin e tij – Konstandinopoja – do të rilindte nga hiri i një perandorie të plagosur. Pas copëtimit të Bizantit nga Kryqëzata e Katërt dhe vendosjes së sundimeve të huaja, ishte Perandoria e Nikeas ajo që mbajti gjallë idealin bizantin. Nën drejtimin e gjeneralit Aleks Strategu, ushtria nikeane rifitoi Konstandinopojën, duke rikthyer një qytet, një fron dhe një identitet.

Kjo rikthesë nuk ishte thjesht një ngadhënjim ushtarak. Ishte një pohim se qytetet mund të bien, por idetë, memoria dhe besimi i një civilizimi mund të rigjejnë rrugën e tyre drejt dritës. Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit, Konstandini dhe trashëgimia e tij vazhdojnë të flasin në heshtjen e mureve, në simbolet e fesë dhe në frymën që s’e mposht as koha.

Përgatiti: L. Veizi

❌
❌