Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Gazeta Fjala

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

By: el da
27 July 2025 at 13:52
Nga Eduard Zaloshnja

Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht – koalicioni PD+LSI+PDIU+etj mori 200 mijë vota më pak se para katër vjetësh, anipse sivjet votuan edhe përkrahës opozitarë nga diaspora.

Në fakt, partitë përbërëse të koalicionit të udhëhequr aktualisht nga Berisha kanë regjistruar një trajektore elektorale ulëse nga 2017-a e këtej (shihni grafikun e mëposhtëm).

Kështu, PD+LSI+PDIU+etj morën së bashku plot 760 mijë votamë 2017, pasuar nga 730 mijë vota më 2021. Por më 2025 (pas Rithemelimit 1.0), ato regjistruan një firo dramatike, duke zbritur në 530 mijë vota.

Pas një analize të votave në mbi 5200 qendra votimi gjatëdekadës së fundit, ndërtova një model parashikimi statistikor për votat e mundshme të koalicionit PD+LSI+PDIU+etj më 2029 (dmth pas Rithemelimit 2.0). Dhe rezultoi se votat për të mund të zbresin edhe më poshtë se sivjet – diku tek 490 mijëshi…

*Projeksion statistikor për vitin 2029

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

By: el da
27 July 2025 at 13:41

Nga Fejzo Subashi

Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?!
Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën me bukuri të rralla, dhe historia ka ngulur rrënjë me vlera të pamatshme. Nga malet e Gjirokastrës te kodrat e Shkodrës, nga lugina e Vjosës te brigjet e Karaburunit , po digjet jo vetëm pylli, por vetë shpirti i vendit.

Askush nuk thotë se nuk bien zjarre në vende të tjera të botës. Por zjarret në Shqipëri nuk janë aksidente klimatike, as pasojë spontane e vapës së verës. Këtu, zjarret kanë tjetër natyrë: bien në zona të përzgjedhura me dorë, me paramendim dhe me qëllime të errëta. Dhe kjo i jep atyre një emër të vetëm: Krim.

Le ta themi qartë: këto nuk janë veprime të qytetarëve të zakonshëm që mbijetojnë me bagëti apo dru zjarri. Janë vepra të kriminelëve me interesa, shpesh të lidhur me botën e biznesit informal, të pasurive të paluajtshme, apo me ndërtime të planifikuara mbi tokë të shkrumbuar. Sepse aty ku digjet mali, humbet statusi i mbrojtjes, dhe aty ku zhduket pylli, shfaqet bulldozeri.
Ky është një krim që nuk i bëhet vetëm natyrës. Ai i bëhet kujtesës sonë kolektive, ekonomisë sonë të qëndrueshme, turizmit, banorëve lokalë, dhe mbi të gjitha: imazhit të Shqipërisë. Një vend që promovon bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore nuk mund të lejojë këtë formë vetëshkatërrimi me qëllim përfitimi.
Qeveria ka përgjegjësi të pamohueshme: për masat parandaluese, për ndëshkimin ligjor, për përmirësimin e strukturave të mbrojtjes së pyjeve, për rritjen e kapaciteteve operacionale. Por le ta themi qartë edhe këtë: Qeveria nuk i vë vetë zjarret.
Në një vend me qytetari funksionale, nuk do të ishim as në këtë pikë.
Më e keqja është se ky shkatërrim nuk prek vetëm pronën e përbashkët – që është edhe më e shenjtë se ajo individuale – por prek thellë edhe ndërgjegjen tonë qytetare, që hesht, që sheh, dhe që rrallë reagon.
Këto janë vepra me paramendim, me përfitim të qartë, me synim të saktë. Janë përtej çdo krimi të zakonshëm, dhe burgimi i përjetshëm nuk mjafton. Këta njerëz nuk meritojnë as mëshirë dhe as emrin “qytetar”. Ata janë bashibozukë me kostum të ri, që për pesë dhi, për një gardh, apo për një projekt turistik të dyshimtë, djeg një mal të tërë, një krahinë të tërë, një Shqipëri të tërë!
Për ta, nuk duhet të ketë më “rrethana lehtësuese” në gjykata, por sekuestrim total të pasurisë, identifikim publik, dhe një ligj të posaçëm të ashpër për dëmtimin e qëllimshëm të pasurisë natyrore.
Përballë këtij krimi, nuk ka as justifikim tradicional dhe as kulturë të munguar. Ka vetëm një qëllim: përfitim kriminal në kurriz të përbashkët.

Duhet të zgjohemi. Të reagojmë. Të flasim. Të kërkojmë drejtësi. Të mos lejojmë që mëkatet e pak të pashpirtëve të bëhen mallkimi i një kombi të tërë.
Sepse nëse nuk mbrojmë atë që kemi më të bukur dhe më të shtrenjtë; tokën, pyllin, ajrin, historinë çfarë na ka mbetur për të mbrojtur?

Lirimi i hapësirave publike/Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

By: el da
27 July 2025 at 13:28

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Shkodra, ku është zbatuar aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.

“Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë po edhe interesin reciprok të kësaj përpjekjeje që do të vijojë”, shkruan Rama krahas videos. /e.t

Rishfaqet ish-zëdhënësja e PD e kuruar me pushime! Jeta e re si nënë e dy fëmijëve

By: el da
27 July 2025 at 13:18

Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Laura Vorpsi ish-zëdhënëse e Partisë Demokratike ishte një nga figurat më të njohura të jetës publike gjatë viteve 2005–2013. Por pasi u largua nga politika dhe u angazhua me punë të tjera, Laura ndryshoi stilin e jetës tërësisht.

laura vorpsi femije 6

Larg fokusit të mediave, ajo vendosi që të shijonte mëmësinë dhe karrierën e saj. Por këtë verë, ka qenë paparaci ynë ai që e ka rikthyer në vëmendje me disa pamje të reja të publikuara nga pushimet e saj verore. E njohur për elegancën e saj të përhershme dhe tonin gjithnjë të matur, Laura këtë herë është fotografuar në Palasë, e shoqëruar nga fëmijët dhe dadon e tyre të huaj, në një atmosferë relaksi, por edhe plot klas.

laura vorpsi femijet

E veshur me një fustan të zi të lirshëm, të kombinuar me syze dielli dhe kapele, ajo ka tërhequr vëmendjen për paraqitjen e saj të kuruar dhe fizikun perfekt, pavarësisht largimit prej kohësh nga jeta aktive politike. Pas largimit nga skena publike, Laura ka zgjedhur një profil më të tërhequr, duke iu përkushtuar familjes dhe karrierës jashtë vëmendjes mediatike.

laura vorpsi femije 1

Megjithatë, pamja e saj e fundit ka ngjallur interes dhe nostalgji për ata që e kujtojnë në konferencat e dikurshme për shtyp me ton të prerë dhe retorikë të mprehtë. Duke shijuar verën në një nga resortet bregdetare në jug të Shqipërisë, ajo duket se i ka dhënë prioritet harmonisë familjare dhe mirëqenies personale.

laura vorpsi femije 2

Ndërsa shumë ish-politikanë janë rikthyer në ekrane apo rrjete sociale me qëllim ndikimi, Laura Vorpsi duket se ka zgjedhur rrugën e heshtur dhe të ekuilibruar, atë të një nëne të përkushtuar dhe gruaje që di të mbajë veten gjithmonë në lartësinë që e karakterizon.

laura vorpsi femije 3

Pushimet këtë vit për të janë më shumë se relaks janë një dëshmi e një stili jete që flet me qetësi dhe hijeshi. Tashmë nënë e dy fëmijëve, ish-zëdhënësja bukuroshe e Partisë Demokratike gjithmonë e më tepër po preferon që daljet publike t’i ketë të rralla, e po ashtu rrjetet sociale për Vorpsin janë tejet private./e.t

Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve/ Raportoni zaptimet e hapësirave publike

By: el da
27 July 2025 at 13:13

Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm për të gjithë, duke raportuar çdo rast zaptimi të hapësirave publike në aplikacionin “Tirana Ime”.

Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të njoftojnë menjëherë për ndërtimet pa leje mbi trotuare, në lulishte apo në hyrje pallatesh – problematika që shpesh pengojnë lëvizjen e lirë dhe cenojnë hapësirën publike.

Në rubrikën “Raporto”, çdo përdorues mund të dërgojë informacion të detajuar, të shoqëruar me foto dhe vendndodhjen e saktë. Pas verifikimit në terren nga strukturat përkatëse të bashkisë, merren masat e nevojshme për lirimin e hapësirës.

Bashkia nënvizon se çdo raportim ka vlerë dhe ndihmon në krijimin e një Tirane të aksesueshme për të gjithë qytetarët, pa pengesa dhe pa zaptime./e.t

Dhuna e idjotëve që po na i degdis djemtë matanë detit

27 July 2025 at 12:50

Nga Leonard Veizi

Me shumë gjasa, një 18-vjeçar nga Vlora, që punonte si kamarier – student, i qetë, i sjellshëm, i cili po aq mirë mund të ishte edhe nga Shkodra – do të marrë çantën e shpinës dhe do të niset për udhë. Do të ikë. Në emigracion. Pa shumë fjalë. Pa zhurmë.

Me siguri ai nuk donte ta braktiste vendlindjen, përderisa kishte zënë punë si kamarier në një nga baret e qytetit bregdetar, por mund të detyrohet nga rrethanat.

Gjithsesi, ky është një mendim hipotetik, sepse ngjarjet mund edhe të mos rrjedhin kështu. Por, duke parë historikun e përgjithshëm të vendit në këto vite, mbi trasenë e shtruar mund të lëvizin trena papushim.

Dhe ky djalosh i shkolluar, kur t’i afrohet tragetit atje te Triporti, do të ndalet për një çast. Do të kthejë kokën mbrapa, drejt Vlorës së bukur – ashtu siç nganjëherë kthehemi drejt një dashurie të pamundur. Do ta përshëndesë me inat, me dëshpërim, me gjuhën e mendjes që vlon brenda vetes:

“Ky vend s’bëhet!”

Po ore, po… ke të drejtë. Ky vend nuk bëhet. Dhe ky vend do t’i marrë me dru të gjithë ata që duan të punojnë. Sepse parapëlqehen gangsterët. Ata që rrinë me kobure në brez dhe që, për ta pasur mirë me strukturat shtetërore, bëhen pjesë përbërëse e strukturave të shtetit.

E si mund të bëhet ky vend, kur një djalë që nuk humbet kohën me videogame, që nuk endet i dehur në zgëqet e qytetit, që nuk tymos bar nëpër cepa, por zgjedh të punojë – me mund dinjitetin, për vete dhe ndoshta për familjen që mund të ketë 101 halle – e që përplaset me shpërfilljen inatçore dhe krejt idiote të njerëzve që ia presin rrugën në mes?

Një klient – për të cilin thuhet se është një ish-polic, gjë që nuk ka kurrfarë rëndësie – i jep një “mësim” djaloshit ende të pamësuar me fyerjet dhe dhunën e më të mëdhenjve, apo më të fortëve. E ofendon. I ngre dorën. Sepse, sipas tij, kamarieri ia kishte futur rëndshëm në faturë: jo një shishe shampanjë të ardhur drejt e nga Riviera Franceze, por një bidon uji. Uji i ftohtë i Vlorës, që dikur derdhej kot rrugëve, sot qenka bërë mall me çmim, me kupon fiskal – dhe me hakmarrje, nëse të rëndon në tavolinë.

Dy shuplaka. Tri fjalë të ndyra.

– Ore lyrash, mua do ma fusësh ti…

E pas kësaj, një ndjesi braktisjeje që përpëlitet nën lëkurë.

Kështu lajmi mori dhenë. U shpërnda gjerësisht në rrjete sociale. Një trim me “yll në ballë” duke goditur nje djalosh me syza. Por shans që syzet nuk iu thyen.

– Të iki, vëlla, sa nuk është vonë. “Ciao” dhe “in bocca al lupo” andej nga Brindisi…

Po si bëhet ky vend, kur të rinjtë që duan të qëndrojnë e të punojnë këtu, ne i largojmë me grusht? I largojmë qoftë edhe me indiferencën tonë. I largojmë drejt Perëndimit, ndërkohë që vendet bosh po na i zënë djemtë e Lindjes së Mesme dhe vajzat e asaj të largët… të cilët së shpejti do të jenë shqiptarët e shekullit të ri: me pasaportë dhe kartë identiteti.

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

By: el da
27 July 2025 at 12:47

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në GJKKO për masat e sigurisë.

Mes tyre janë Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj. Ata janë nën hetim edhe për dosjen “Plumbi i Artë”.

SPAK njoftoi dje, 26 korrik, se si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike (kokainë e kanabis) me një vlerë në treg prej 411 milionë eurosh.

“Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë. Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.

Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama./E.T

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

By: el da
27 July 2025 at 12:38

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Zona e prekur shfaqet e djegur në një sipërfaqe të gjerë, ku bimësia është shkrumbuar pothuajse tërësisht. Terreni i zi dhe pemët e dëmtuara janë dëshmi e fuqisë shkatërruese të flakëve që përfshinë këtë pjesë të Vlorës një ditë më parë.

Autoritetet janë duke vlerësuar pasojat konkrete dhe evidentimin e plotë të dëmeve, ndërsa banorët e zonës kërkojnë masa parandaluese për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla./E.T

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

By: el da
27 July 2025 at 12:30

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas muajsh presioni ndërkombëtar për shkak të një krize të përkeqësuar të urisë që po përhapet në enklavën palestineze. Ushtria tha se do të ndërpresë aktivitetin në Al-Mawasi, Deir al-Balah dhe Qytetin e Gazës nga ora 10:00 deri në orën 20:00 deri në njoftim të mëtejshëm, zona ku nuk kishte rinovuar operacionet tokësore që nga marsi, kur rifilloi ofensivën e saj në Gaza. Rrugët e sigurta të caktuara për konvojet që shpërndajnë ushqim dhe ilaçe do të jenë gjithashtu në vend përgjithmonë nga ora 6:00 deri në orën 23:00, tha ushtria. Mediat egjiptiane, thanë të dielën se ndihma filloi të lëvizte drejt Gazës nga Egjipti.

Të enjten, OKB-ja tha se pauzat humanitare në Gaza do të lejonin “shkallëzimin e ndihmës humanitare” dhe tha se Izraeli nuk kishte ofruar alternativa të mjaftueshme rrugësh për konvojet e tij, duke penguar aksesin në ndihmë.

Alarmi ndërkombëtar për krizën humanitare në Gaza është rritur, ndërsa Izraeli dhe SHBA-të u dukën të premten se braktisën negociatat e armëpushimit me Hamasin, duke thënë se ishte bërë e qartë se militantët nuk donin një marrëveshje. Organizatat e ndihmës thanë javën e kaluar se kishte uri masive midis 2.2 milionë banorëve të Gazës, me ushqimin që po mbaronte pasi Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet për territorin në mars, përpara se ta rifillonte atë në maj me kufizime të reja.

Sakaq, diplomacia amerikane është në alarm të kuq për situatën e urisë në Gaza. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka bërë të ditur se SHBA, “Duhet të rimendojë seriozisht për një strategji eviçengte në Lindjen e Mesme. Burime për median amerikane, Axios, thonë se Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ishte dukshëm i frustruar, përballë një grupi familjesh pengjesh të premten, pasi raundi i fundit i bisedimeve për Gazën dështoi.

Rubio e bëri të qartë në takimin e të premtes se ai ende nuk mendon se qasja graduale është e duhura dhe la të kuptohej se mund të jetë koha për të eksploruar një qasje më gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet e mbetur./E.T

Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

By: el da
27 July 2025 at 12:18

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë.

Ish shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person me precedent kriminalë një 18-vjeccar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër.

Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital.

Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.

 

 

Njoftimi:

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit./E.T

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

27 July 2025 at 12:00

Nga Leonard Veizi

I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk Hogan ishte dhe mbetet një ndër figurat më ikonike tëmundjes amerikane. Ai nuk ishte thjesht një mundës profesionist; ishte një fenomen kulturor. Një legjendë që nuk kufizohej vetëm në ringun e WWE-së, por përhapi hijen e tij edhe në ekranin e madh.

I lindur si Terry Gene Bollea më 11 gusht 1953 në Augusta të Xhorxhias, ai e mori emrin “Hulk” nga madhësia dhe forca e jashtëzakonshme, e krahasuar dikur me aktorin që luante rolin e “The Incredible Hulk”. Por ky “Hulk” nuk ishte një krijesë e trilluar nga Marvel-i – ishte mishërimi i shpirtit rebel amerikan të viteve ‘80 dhe ‘90, i pakompromis në luftë, por gjithmonë me një kod nderi.

Popullariteti i tij shpërtheu me përmasat e një uragani në vitet ’80, kur WWE (atëherë WWF) nisi një epokë të re argëtimi sportiv dhe Hogan u bë fytyra e saj kryesore. “Hulkamania” ishte më shumë se një markë – ishte një lëvizje masive që frymëzonte fëmijët dhe të rinjtë me parullat e tij të njohura: “Say your prayers, take your vitamins and you will never go wrong!”

Por ndikimi i tij nuk u ndal në ring. Në vitin 1982, ai hyri në botën e kinemasë dhe të gjithë e mbajnë mend për rolin e tij si “Thunderlips”, një mundës i egër dhe teatror, në filmin “Rocky III”, përkrah Sylvester Stallone. Ishte një skenë ikonike ku muskujt e ekranit përplasnin energjitë e tyre – Stallone si boksieri i palodhur Rocky Balboa dhe Hogan si bishë e ringut që i sfidonte të gjithë me shfaqjen e tij. Ajo skenë ishte më shumë se një përballje – ishte një kryqëzim mes dy botëve: boksit kinematografik dhe mundjes spektakolare të WWE-së.

Pas “Rocky III”, Hogan u shfaq edhe në filma të tjerë si “No Holds Barred” dhe “Suburban Commando”, ku mishëroi rolet e heroit muskulor me zemër të butë. Ai madje pati edhe një serial televiziv, “Thunder in Paradise”, që përforcoi imazhin e tij si luftëtar i së mirës në një botë plot kaos.

Në vitet në vijim, jeta e tij nuk kaloi pa turbullira – përplasje personale, skandale mediatike dhe rikthime të shumta në ring. Por pavarësisht gjithçkaje, Hogan mbetet një simbol i një epoke – ai mishëronte ëndrrën amerikane të suksesit të ndërtuar me djersë, karizëm dhe shumë spektakël.

Sot, edhe pse jo më në jetë, emri Hulk Hogan vazhdon të ngjallë respekt, nostalgji dhe admirim. Ai ishte më shumë se një mundës apo aktor – ai ishte një ikonë pop, një superyll që bëri histori… në ring dhe jashtë tij.

Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

By: el da
27 July 2025 at 11:56

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grusht një kamarier.

Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të policisë dhe minojnë besimin e publikut ndaj institucionit.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit./e.t

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

By: el da
27 July 2025 at 11:37

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do ta njihte shtetin palestinez. Njohja zyrtare, tha Macron, do të bëhej në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Macron e sheh këtë hap si reagim ndaj situatës gjithnjë e më të dëshpëruar në Gaza, ndaj pamjeve dhe raportimeve të njerëzve të uritur dhe ndaj thirrjeve të përsëritura dhe dramatike nga organizata të shumta ndihme. “Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe ndihmë humanitare masive për popullin e Gazës”, shkruan Macron. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për “demilitarizimin e Hamasit” dhe të gjithë shtetit palestinez, pasi të njihet nga Franca, i cili duhet ta “njohë plotësisht Izraelin”. Kjo, tha ai, do të kontribuonte në sigurinë e të gjithëve në rajon. Nuk ka alternativë.

Njoftim i mëparshëm
Presidenti francez kishte premtuar edhe më parë njohjen e Palestinës, por më pas e kishte shtyrë këtë. Fillimisht ai donte ta njoftonte këtë në një konferencë të OKB-së mbi zgjidhjen me dy shtete në Nju Jork – por për shkak të sulmit izraelit ndaj Iranit, kjo konferencë u shty nga qershori në fund të këtij muaji.

Macron tani e rindez debatin ndërkombëtar të bllokuar mbi zgjidhjen me dy shtete. Franca ndjek shembullin e vendeve të tjera evropiane si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, të cilat gjithashtu e kanë njohur kohët e fundit Palestinën. Një total prej 147 shtetesh e kanë ndërmarrë këtë hap. Njohja nga Parisi do të kishte rëndësi të veçantë ndërkombëtare: Franca do të ishte shteti i parë i G7 që do të njihte Palestinën – dhe anëtari i parë perëndimor i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Njoftimi i presidentit francez motivohet edhe nga politika e brendshme. Kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar prej kohësh se ka vepruar me shumë hezitim në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe se nuk ka arritur të krijojë një vijë të qartë. Tani Macron sheh një mundësi për ta profilizuar Francën si një aktore të pavarur në konfliktin e Lindjes së Mesme. Ato pjesë të publikut francez që prej kohësh kanë kërkuar një rol më aktiv evropian në Lindjen e Mesme e mirëpresin veprimin e presidentit të tyre. Duhet thën se vështirë se ka një vend në Evropë ku konflikti i Lindjes së Mesme është aq polarizues sa është në Francë.

 

 

Kritika të ashpra nga Izraeli, vlerësime nga bota arabe, po perëndimi?
Reagimet nga Izraeli pas njoftimit nuk vonuan. Kryeministri Benjamin Netanyahu e dënoi ashpër vendimin e Macron, duke thënë se ai “shpërblente terrorizmin” dhe “rrezikonte krijimin e një shteti tjetër përfaqësues iranian, ashtu siç ishte bërë Gaza si e tillë”. Një shtet palestinez në këto kushte, tha Netanyahu, “do të ishte një platformë startimi për shkatërrimin e Izraelit”.
Vetë organizata terroriste e Hamasit e mirëpriti vendimin e Macronit si një “hap në drejtimin e duhur”, edhe pse sigurisht nuk do të ishte dakord me kërkesën për “çmilitarizimin”. Vlerësime erdhën edhe nga bota arabe, veçanërisht nga Arabia Saudite, Ministria e Jashtme saudite e mirëpriti pozitivisht njoftimin e Macronit.

“Duke njohur Palestinën, Franca do të inkurajojë ose edhe do të ushtrojë presion mbi shtetet e tjera që të ndjekin shembullin e saj, qoftë Belgjika, Danimarka apo Luksemburgu. Apo edhe Britania e Madhe, Australia apo Kanadaja”, u shpreh për DW Hugh Lovatt, ekspert i Lindjes së Mesme në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu gatishmërinë e tij ndaj një iniciative të re evropiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por mbetet i kujdesshëm në çështjen e njohjes së Palestinës.

Qëndrimi politik i Berlinit zyrtar ndaj iniciativës së Macronit ka qenë gjithashtu i kujdesshëm dhe i baraspeshuar. Gjermania ende nuk e njeh Palestinën, ajo ruan qëndrimin e saj të mëparshëm, se një hap i tillë duhet të ndërmerret vetëm në përputhje me negociatat ndërkombëtare. Por iniciativa e Francës e vendos Berlinin në një pozicion të vështirë: Nga njëra anë, Gjermania kërkon unitet evropian, ndërsa nga ana tjetër, Gjermania është partnerja më e ngushtë e Izraelit në Evropë.

Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara mbajtën qartë anën e Izraelit dhe e kritikuan ashpër njoftimin e presidentit francez. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, postoi në X se vendimi “i shërben vetëm propagandës së Hamasit” dhe është “një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit”. Më 7 tetor 2023 Hamasi kreu një sulmi terrorist të paparë ndaj Izraelit, ku u vranë më shumë se 1,200 vetë dhe më shumë se 250 të tjerë u morën peng. Ky sulm ishte shkaku i drejtpërdrejtë për luftën aktuale në Rripin e Gazës.

Cilat janë pasojat praktike të njohjes së shtetit palestinez nga Franca?
Vendimi i Macron është kryesisht simbolik, pasi ai nuk ka ndonjë pasojë konkrete sipas ligjit ndërkombëtar përtej asaj të marrëdhënies dypalëshe midis Francës dhe një shteti palestinez. Por Franca mund të krijojë ose thellojë marrëdhënie të drejtpërdrejta me Autoritetin Palestinez në të ardhmen – për shembull, përmes ambasadave, marrëveshjeve tregtare ose programeve të ndihmës.

Ajo që diihet thjesht njohja e shtetit palestinez nuk ka gjasa të ndryshojë situatën në terren për momentin,, pasi çështje të rëndësishme mbeten të pazgjidhura, si psh: kufijtë brenda të cilëve do të njihej një shtet palestinez. Është gjithashtu e paqartë se si ideja e Macron për një “shtet të çmilitarizuar” që do të njihet nga Izraeli mund të pajtohet me idetë e qeverisë izraelite, por edhe të Hamasit./DW

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon avion zjarrfikës Canadair

By: el da
27 July 2025 at 11:33

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës./e.t

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

By: el da
27 July 2025 at 11:21

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një parking, ku pati një debat me një grua që e akuzoi për mënyrën si kishte parkuar makinën.

“Është diçka që unë kam filluar ta shikoj së fundmi, a mos kanë marrë pak gratë dhe vajzat për kot? Është edhe kjo ideja e të qenurit gjatë gjithë kohës…epërsinë e marr çdo gjë, edhe keqpërdoret ajo.

Unë kam shumë raste që di, unë kam pas një rast një ditë me një parking,  parkuam normal dhe erdhi një grua na bërtiti, pse e parkut këtu, unë s’mund të dal dot, unë jam femër, ju jeni invalid apo çfarë tha, në këtë rast se di kush është invalidi i thash.

Nuk mendoj se kanë qenë më të shtypura, të drejtat janë të barabarta”, tha ai në emisionin “Goca dhe Gra./e.t

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

By: el da
27 July 2025 at 11:12

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka ngritur Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Qeveria e tij do t’i shfrytëzojë maksimalisht dy vitet e ardhshme për të stabilizuar situatën në Poloni dhe për të siguruar sigurinë. Tusk e njoftoi këtë në një takim në bashki në qytetin Pabianice pranë Lodzit, siç raportohet nga mediat gjermane Die Welt.

Kreu i qeverisë polake përmendi një vlerësim të ngjashëm nga Komandanti i ri Suprem i NATO-s, Alexus Grynkevich, me të cilin kishte folur pak më parë. Sipas këtij vlerësimi, Rusia dhe Kina mund të bëhen aq të forta deri në vitin 2027 sa të kërkojnë një përballje të koordinuar me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.

Në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ekspertët ushtarakë perëndimorë po qarkullojnë vlerësime të ndryshme se kur agresioni mund të drejtohet kundër shteteve të tjera në Evropë. Viti 2027 është afati më i shkurtër kohor i përmendur deri më tani. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) parashikon vitin 2029. Shtetet e BE-së po riarmatosen dhe duan të jenë në gjendje të zmbrapsin një sulm rus deri në vitin 2030.

Rusia po zgjeron gjithashtu forcat e saj të armatosura. Megjithatë, udhëheqja e Moskës e quan të pakuptimtë sugjerimin se territori i NATO-s duhet të sulmohet. Gazeta ruse Komsomolskaya Pravda kohët e fundit e përmbysi këtë narrativë dhe sugjeroi se NATO synon të sulmojë Rusinë në vitin 2027./e.t

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

27 July 2025 at 11:10

Nga Alex de Waal

Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur trupi fillon të shuhet ngadalë. Është edhe klithma e fundit e një shoqërie në shpërbërje. Uria është pamja e njerëzve që kërkojnë ushqim në plehra. Është gruaja që gatuan fshehurazi, duke fshehur ushqimin nga kushërinjtë e uritur. Është familja që shet stolitë e gjyshes për një vakt të vetëm, me fytyra të ngrira, pa emocione, me sy të fikur. Ky është degradimi, poshtërimi, turpi – dhe, po, çnjerëzimi – që ndodh kur njerëzit përpiqen për ushqim si kafshët.

Kjo është një realitet që asnjë statistikë nuk e kap. Dhe metodat për të matur urgjencat ushqimore, për t’u dhënë atyre një shkallë vlerësimi – ku “uria” është kategoria më e rëndë – dështojnë kur shoqëria vetë dështojnë.

Por, njësoj si një mjek me përvojë që mund të diagnostikojë ethen pa pasur nevojë për analizë gjaku, edhe punonjësit humanitarë të stërvitur, ata që panë tmerret në Biafra në vitin 1969 apo në Etiopi në vitin 1984, i njohin këto simptoma sapo i shohin.

Dhe ata i shohin sot në Gaza.

Nëse i referohesh deklaratave të “Fondacionit Humanitar për Gazën” – një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, e cila nisi veprimtarinë në maj – futesh në një botë krejt tjetër. GHF paraqitet si një operacion profesionist, njerëzor, i përgatitur për shekullin XXI. Pamjet që shpërndan tregojnë rend dhe efikasitet, me krenari se ka shpërndarë më shumë se 2 milionë vakte vetëm dje, nga katër “qendra të sigurta shpërndarjeje”.

Por, përkrah fotove të fëmijëve të uritur dhe grave që shemben nga uria, gjen edhe pamje të djemve të shëndetshëm. Në kontrast me pamjet e filmuara nga gazetarët palestinezë – që tregojnë njerëz të dëshpëruar që grumbullohen për pak ndihmë nga OKB-ja – GHF publikon imazhe shpërndarjesh të rregullta, me punonjësit e saj që mbajnë për dore fëmijë palestinezë.

Zëdhënësit izraelitë pohojnë se OKB-ja ka qindra kamionë ushqimorë brenda Gazës që refuzon t’i shpërndajë.

Por kjo tablo e zbukuruar nuk qëndron. Ka katër arsye pse kjo, në rastin më të mirë, është një improvizim amatorësh dhe në rastin më të keq, një mbulim për krimin e urisë së qëllimshme.

Së pari, shifrat nuk dalin. Në prill, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së vlerësoi rezervat ushqimore në Gaza, pas 18 muajsh rrethimi dhe lufte, dhe dy muaj bllokade totale nga Izraeli. Parashikimi ishte që disponueshmëria e ushqimit do të binte nën gjysmën e minimumit të nevojshëm për të mbijetuar diku mes majit dhe korrikut. Kjo do të thotë se ndihma duhet të mbulojë të gjithë nevojën ushqimore të Gazës. Dy milionë vakte në ditë janë më pak se gjysma e nevojshme. Racionet e GHF-së mund të kenë ngadalësuar marshimin drejt urisë, por shumë pak.

Së dyti, uria nuk luftohet vetëm me numra. Sistemi i GHF është si të qëndrosh në buzë të një pellgu dhe të hedhësh bukë për peshqit. Kush i merr këto racione?

Uria godet më të dobëtit. Sipas matësve të OKB-së, një situatë shpallet uri kur 20% e familjeve përballen me mungesë ekstreme ushqimi. Viktimat janë ata më në nevojë, jo më të fortët.

Programet humanitare, për dekada me radhë, kanë mësuar të synojnë më të varfrit: gratë pa bashkëshortë, me shumë fëmijë dhe ndoshta prindër të moshuar. Është “kilometri i fundit” i shpërndarjes që ka rëndësi.

GHF operon vetëm katër pika shpërndarjeje: tre në jug të Gazës, në rrënojat e Rafahut, një në qendër. Të gjitha ndodhen në zona ushtarake. Hapet për pak kohë dhe pa paralajmërim. Për të marrë racione, njerëzit duhet të qëndrojnë në rrënoja, gati për të vrapuar drejt portës në çdo çast, duke kaluar nëpër postblloqet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, të cilat kontrollojnë turmat me municion të vërtetë – edhe kur nuk qëllojnë për të vrarë.

Kur GHF flet për “qendra të sigurta shpërndarjeje”, ajo nënkupton kontrollin mbi paketat deri në dorëzimin, jo sigurinë e përfituesve. Dhjetëra vetë vriten çdo ditë duke tentuar të arrijnë këto pika.

Si do t’ia dalë një nënë e rraskapitur me fëmijë të uritur? Apo një i moshuar? Apo një person me aftësi të kufizuara? Si do të shmangin jo vetëm ushtarët izraelitë, por edhe bandat që vjedhin ndihmat për t’i shitur në treg? GHF nuk e di kush i konsumon këto racione. Nuk është një formulë për të ushqyer më të varfrit. Është ligji i xhunglës.

Së treti, ndihma duhet të jetë e përshtatur për nevojat reale. Në krye të listës janë ushqimet terapeutike për fëmijët e kequshqyer që nuk mund të konsumojnë ushqime të zakonshme – si Plumpy’Nut, një pastë proteinike e gatshme për përdorim.

Kutia e racionit nga GHF përmban zakonisht miell, makarona, tahini, vaj gatimi, oriz dhe qiqra ose thjerrëza. Asnjë ushqim për foshnjat. Asnjë Plumpy’Nut. Dhe asnjë infermiere apo dietologe për të kujdesur fëmijët e uritur.

Mendoni për nënën e dëshpëruar që ndodhet në fund të zinxhirit ushqimor: si do ta gatuajë këtë ushqim? Ku do të gjejë ujë të pastër? Izraeli ka ulur furnizimin me ujë në minimum, dhe po bombardon uzinat e fundit të desalinizimit. Me çfarë do të ndezë zjarrin? Pa energji elektrike apo gaz, ajo mund të digjë mbeturina për të ngrohur ushqimin.

Së fundi – dhe më domethënësja, një operacion vërtet humanitar i ndihmon njerëzit e prekur, duke respektuar dinjitetin e tyre, duke bashkëpunuar me komunitetet. GHF, në thelb, bën të kundërtën: poshtëron dhe çnjerëzon.

Shkatërrimi shoqëror që po shohim, degradimi i qenieve njerëzore, nuk është pasojë dytësore e dhunës së Izraelit. Është qëllimi vetë i krimit: shkatërrimi i shoqërisë palestineze. Qeveria e Izraelit nuk jep asnjë shenjë se i intereson nëse palestinezët jetojnë apo vdesin. Ajo kërkon vetëm të shmangë akuzën e urisë së qëllimshme dhe gjenocidit – dhe GHF është alibia e saj e momentit.

Të mos mashtrohemi.

*Alex de Waal është drejtor ekzekutiv i World Peace Foundation në Universitetin Tufts, Massachusetts.

Burimi: The Guardian. Përgatiti për botim: L.Veizi

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

By: el da
27 July 2025 at 11:00

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar.

Mbeten aktive këto vatra:
– Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon aktiv Vatra e quajtur Gropa e Madhe dhe Pllau i Gjurës mbi fshatin Gurë-Lurë Zjarri, ku janë rreth 50 forca nga strukturat operacionale.
– Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më me një shtrirje mbi 14 km, me zhvillime në tre kahe: nga Masdeja ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje, në Qafa e Tollës si dhe në vendin e quajtur Fush Kuqe ku në terren operuan rreth 46 forca nga strukturat operacoinale.
– Në Qafë Buall, Bashkia Bulqizë është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale dhe kanë ndërhyrë 2 helikopterë. Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa
– Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 58 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së. Vartra ka midis fshatrave Borsh, Piqers. Sasaj, njësia administrative Lukovë, janë 4 vatra te shkëputura midis tyre por në lartësi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrje me njerëz dhe mjete. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Ndërhyrje nga ajri ka në orët e para të mëngjesit.
– Vatra e zjarrit që përfshiu fshatrat Kalas – Tatzat – Senicë – Vergo – Kopaçëz – Palavli, të bashkisë Dlvinë , aktualisht vazhdon aktiv zjarti fshatin Kopaçëz në mal, ku janë angazhuar rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale, një autoa,bulancë dhe helikopteri Cougar .
– Në zonën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin në teren të rreth 50 forcave bga strukturat operacionale.
– Në zonën mbrapa mali të Lisecit, Bashkia Gramsh, është izoluar në shumë pjesë vatra e zjarrit e aktivizuar që prej mbrëmjes së djeshme në terren të vështirë për ndërhyrne e forcave operacionale. Zjarri është sipërfaqësor dhe pa dëme, sepse pylli është shumë i lartë.
– Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.
– Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.
– Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku ndodhet është e veshur me barishte e shkurre.
– Në fshatin Kriçkovë, bashkia Pogradec, forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.
– Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, Bashkia Pustec, është aktivizuar një vatër zjarri. Për shuarjen e zjarrit u aktivizuan në total rreth 60 forca operacionale, ndërsa sot pritet të angazhohen 75 forcave operacionale.
– Në fshatin Galinë, bashkia Berat zjarri është aktiv dhe në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Berat.
– Në zjarrin e rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, nga një zonë në lartësi të madhe, u angazhuan rreth 60 forca të strukturave operacionale, por zjarri është duke përparuar drejt vendit të quajtur Bregu i Pamjes, zonë e mbrojtur dhe pritet ndërhyrje nga ajri.
– Zjarri në fshatin Izvor i Vjetër dhe në fshatin Duraj, bashkia Memaliaj, vazhdon të jetë aktiv. Zjarri është izoluar dhe fikur ne fshatrat Levan, Bardhj, Xhafaj, Njësia Administrative Krahës.
– Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin me Gropa, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe rreth 30 ha kullotë dhe pyll. Në operacion morën pjesë rreth 55 forca nga strukturat operacionale. Është bërë arrestimi i një personi të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
– Në fshatin Ibë, Bashkia Tiranë, zjarr ka rënë në terreni të vështirë dhe me rrugë të pakalueshme për mjetet zjarrfikëse. Në operacion janë angazhuar: 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, 6 mjete dhe 25 forca nga struktura operacionale.
– Në fshatin Shetel, Bashkia Shijak, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje janë dislokuar rreth 40 forca nga strukturat operacionale. Priet ndërhyrje nga ajri.
– Bashkia Malësi e Madhe është aktive vatra në vendin e quajtur “Rraze Veshtit”. Në operacion për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 35 forca nga të gjitha strukturat operacionale . Terreni është mjaft i vështirë, nuk është e mundur te ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.
Në monitorim mbeten vatrat në Fshatin Ulëz, bashkia Mat; në Livadhet e Peladhisë, bashkia Bulqizë; Në Majën e Paliskës, dhe në vendin e quajtur Sashic, bashkia Vlorë; Në fshatin Markat, Bashkia Konispol; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë; në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; Në fshatin Muzhakë, bashkia Skrapar; Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal; Në fshatin Paftal, bashkia Berat, në zonën e Shpiragut; në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës;
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:
– 65 automjete zjarrfikëse,
– 1350 forca operacionale.
– Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë,
– 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura,
– 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopter Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane Kroat dhe Italian, që operuan në zonën e Vlorës.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqe të vendit.
Për Zjarret në pyje: Sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Pritet rrezik “I LARTË” nё zona tё lokalizuara qarku Berat (Veri), qarku Dibër (Jug), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Fier (Lindje), qarku Lezhë (Veri), qarku Vlorë (Veri).

 

 

/e.t

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

By: el da
27 July 2025 at 10:55

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA.

Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket duke lënë të paktën njëmbëdhjetë të plagosur.

Një i dyshuar u arrestua pas incidentit raportoi policia në rrjetin social ‘X’. Sipas raportimeve të medias, policia tha se i dyshuari ishte një 42-vjeçar nga Miçigani.

Besohet se ai veproi i vetëm. Arma ka të ngjarë të ketë qenë një thikë. Nga sulmi pati gjashtë të plagosur meshkuj dhe pesë femra – tre prej të cilëve aktualisht po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Një spital në qytet konfirmoi në Facebook se njëmbëdhjetë persona po trajtoheshin. Ende nuk ka informacione konkrete në lidhje me një motiv të mundshëm për krimin./e.t

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

By: el da
27 July 2025 at 10:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale.

ish shefi i qarkullimit vlore

Sipas pamjeve të siguruara, dy individët i janë afruar kamarierit për t’i kërkuar llogari, pasi ky i fundit kishte sjellë në tavolinë një shishe uji më tepër nga sa ishte porositur. Siç shihet edhe në video, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është personi që e prek fillimisht fizikisht të riun, ndërsa më pas dhuna përshkallëzohet nga Leart Bino, një person me precedentë penalë, i cili e godet disa herë kamarierin.

Kamarieri, që po ushtronte detyrën e tij, është detyruar të largohet nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasoja më të rënda, pasi sulmuesit po i afroheshin sërish.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tronditje mes klientëve të pranishëm, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e dhunës së paprovokuar ndaj një punonjësi shërbimi.

/e.t
❌
❌