Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayGazeta Fjala

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

By: Ke Si
3 September 2025 at 22:56

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025.

Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet në Treviso, vendlindjen e tiramisusë, duke e kthyer qytetin në kryeqendrën e shijes dhe traditës. Për ta bërë akoma më të veçantë, organizatorët do të përzgjedhin 100 persona fatlumë që do të jenë degustues zyrtarë dhe do të ndihmojnë në vlerësimin e recetave më të mira të këtij ëmbëlsiri të famshme.

Kupa Botërore e Tiramisu nuk është thjesht një garë kulinare, por një festë e kulturës, pasionit dhe trashëgimisë italiane, ku dashamirësit e ëmbëlsirave do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër magjinë e një prej recetave më të dashura në botë.

Treviso është gati të mirëpresë ëmbëlsirën më ikonike të Italisë dhe ata që do të kenë shansin ta shijojnë në mënyrë krejt të veçantë./E.T

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

By: Ke Si
3 September 2025 at 22:43

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sipas së cilës të gjithë të burgosurit që mbahen aktualisht do të lirohen, në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, si pjesë e një mirëkuptimi që do të çojë në fund të luftës në Rripin e Gazës”, shkroi Hamasi në një deklaratë.

Kjo marrëveshje do të përfshijë: tërheqjen e plotë të forcave pushtuese nga i gjithë Rripi; hapjen e kalimeve për hyrjen e të gjitha mallrave dhe nevojave të popullsisë dhe fillimin e një procesi rindërtimi.

Për më tepër, lëvizja përsërit gatishmërinë e saj për të formuar një qeveri të pavarur kombëtare të përbërë nga teknokratë, e cila do të menaxhojë në mënyrë gjithëpërfshirëse punët e Rripit të Gazës dhe do të marrë menjëherë të gjitha përgjegjësitë në të gjitha fushat.

“Ne ende po presim përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të paraqitur nga ndërmjetësit më 18 gusht, një propozim që u pranua nga lëvizja dhe fraksionet palestineze”, shtoi Hamasi./E.T

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

By: Ke Si
3 September 2025 at 22:10

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (The Royal United Services Institute for Defence and Security Studies).’

Ky zhvillim prek edhe akademikun shqiptar Andi Hoxhaj i cili është “associate fellow” ne The Royal United Services Institute for Defence and Security Studies. Praktikisht Hoxhaj kthehet në një person non grata nga Rusia.

Në dokumentin e njoftimit dërguar nga Rusia institutit britanik thuhet se: “Nëse anëtaret dhe ata që punojnë heqin dorë nga Instituti dhe nuk kanë më asnjë association formal, ju hiqet dhe lejohet hyrja ne Rusi.

Organizata ekziston që prej vitit 1831 në Mbretërinë e Bashkuar dhe e pozicionon veten si “think tank”-u më i vjetër i pavarur që merret me kërkime në fushën e mbrojtjes, sigurisë globale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo financohet nga autoritetet britanike, Komisioni Evropian, vende te NATOs, dhe organizata të padëshiruara në vendin tonë – shprehet Rusia.

“Një pjesë e konsiderueshme e materialeve dhe aktiviteteve i kushtohet kërkimeve në sferat politike dhe ushtarake të Rusisë. Pjesëmarrësit e RUSI-t organizojnë rregullisht trajnime dhe seminare ku, nën petkun e kundërvënies ndaj një kërcënimi imagjinar rus, diskutojnë taktikat e operacioneve luftarake dhe të inteligjencës ruse, metodat e zhvillimit të luftës dhe krijimin e armëve të reja thuhet ne njoftim.

“Anëtarët e OJQ-së publikojnë artikuj ku akuzojnë Rusinë për përpjekje për të aneksuar Evropën, për diskreditimin e Perëndimit dhe për ndërhyrje në proceset zgjedhore të vendeve të tjera. Një sërë materialesh përmbajnë thirrje drejtuar anëtarëve të NATO-s për t’u bashkuar me qëllim të ushtrimit të ndikimit më shkatërrues mbi ekonominë ruse. Me nisjen e operacionit të posaçëm ushtarak, retorika kundër-Rusisë është ashpërsuar; anëtarët e OJQ-së kanë filluar t’u bëjnë thirrje shteteve dhe qytetarëve të mbështesin Ukrainën dhe të forcojnë presionin e sanksioneve ndaj Rusisë”./E.T

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:59

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe mënyrën si funksionon Partia Demokratike.

Ajo tha se në atë kohë nuk kishte njohuri për mënyrën e organizimit të fushatave elektorale:

“Në 2021-shin unë nuk njihja fare parti. Nuk e dija si funksiononte. Çdo gjë kishte mbaruar, unë nuk dija asgjë, as shtab, asgjë.”

Açka tregoi se kishte kërkuar që PD-ja të hartonte një manual për kandidatët, por kërkesa e saj u prit me habi nga kolegët:

“U kam thënë deputetëve të PD-së që duhet bërë një manual se si funksionon në fushatë një kandidat për deputet, sepse njeriu nuk e di. Por kur u thashë, ata hapën sytë: ‘Ç’është ky manual, bëj shtab,’ thanë. Po çfarë është ky shtab, unë kam ardhur te partia. Partia e di.”/e.t

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:50

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.

Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.

Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.

Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.

Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige. Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.

Grupi shqiptar ra në gjurmët e policisë pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare. Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:

‘Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.

Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”

Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.

“Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër.”

Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds./e.t

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:30

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror.

“Vjeshta dhe pranvera janë dy periudhat kur funksionon më shumë turizmi i ekskursioneve, ture që ndalojnë në qytete të ndryshme për të eksploruar aspektin historik, arkeologjik, gastronomik. Duke marrë parasysh që te ne klima është e ngrohtë deri në tetor, paradite shpesh bëjnë plazh dhe më pas bëjnë ekskursionet. Kjo ka nisur që në ditën e fundit të gushtit dhe vazhdon deri në mesin e tetorit të paktën”, tha operatori turistik Feriold Ozuni.

“Interesi vijon të jetë i lartë, po mbahet thuajse i njëjti ritëm. Jemi futur në sezonin e vjeshtës dhe prenotimet për turizmin kulturor, nga shtatori deri në fund të tetorit jemi me kapacitete të mbushura”, tha operatori Xhimi Lama.

Mes vizitorëve që vijnë gjatë vjeshtës, ka edhe nga ata që konsiderohen risi për Shqipërinë.

“Në këto momente kemi pothuajse të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, Hungaria, Rumania, Gjermaninë, Austrinë, Lituania, zonat baltike kanë nisur të kenë një interes, veçanërisht në këtë moment, në këtë periudhë. Më pas vazhdojnë edhe tradicionalët si Italia, Franca së fundmi ka filluar të ketë një rritje. Kemi një tendencë rikthimi të turistëve aziatikë me epiqendër Kinën, shpresojmë ta kemi deri në fund”, tha Ozuni.

“Ka një shtrirje nga të gjuthë shtetet e Evropës, risi ishin turistët francezë. Nuk ngelen mbrapa gjermanët, anglezët, skandinavët. Australia, Kanadaja, Amerika po ashtu është pjesë e hartës. Spanjollët erdhën furishëm në 2023-2024, por këtë vit janë në numër më të paktë”, tha Lama.

Interesi i turistëve në këtë periudhë është për destinacione që tregojnë për historinë dhe kulturën e vendit.

“Qytetet më të vizituara janë ata që kanë bazën e historisë. Promovojmë Krujën, Beratin, Gjirokstrën, Tiranën. Ngarkesën më të madhe e kanë Tiranë, Durrës, Krujë sepse vizitohen edhe nga ato grupe që qëndrojnë për shumë pak ditë, vijnë të premten dhe ikin të dielën”, tha Ozuni.

“Programet përfshijnë të gjitha sitet kulturore, arkelologjike, historike. Turi klasik është një ndër më të preferuarit, është një tur 8-ditor që përfshin Tiranën, Krujën, Shkodrën, Beratin, Sarandën, Butrintin, Gjirokastrën, Korçën e Pogradecin dhe më pas kthehemi në Tiranë. Minimumi që qëndrojnë është 7 ditë, maksimumi 15 ditë. Para pandemisë grupet maksimale ishin deri në 25 persona, tani kanë shkuar deri në 45”, tha Lama.

Sipas Institutit të Statistikave, deri në korrik vendin tonë e vizituan 6.5 milionë të huaj ose thënë ndryshe 3.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë./e.t

Portugali/ Trami del nga shinat, 3 të vdekur në Lisbonë

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:30

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas.

Aksidenti ka shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë dramatike, ku trami që transporton qytetarë dhe turistë, është shkatërruar thuajse plotësisht.

Ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Në momentin e aksidentit, në trami kanë qenë 43 persona. Nuk dihet ende origjina e viktimave.

Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.

Zyra e presidentit të Portugalisë ka reaguar përmes një deklaratë duke shprehur ngushëllime dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Ky tram historik në Lisbonë, i quajtur “Funikulari Gloria”, është një nga pamjet dhe atraksionet turistike më të famshme në Lisbonë. U hap në vitin 1885 dhe u elektrifikua tre dekada më vonë.

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:20

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë.

Kjo u zbulua nga Meyer Habib, një ish-deputet francez me lidhje të ngushta me kryeministrin izraelit, gjatë një interviste me Kan 11.

Zbulimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Izraelit dhe Francës po kalojnë një krizë, pasi Parisi njoftoi se do të njohë shtetin palestinez në shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

SHBA nuk i dha vizë Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork muajin e kaluar, pasi viza e tij dhe ajo e 80 zyrtarëve të tjerë palestinezë u revokua me një vendim të Ministrisë së Jashtme, duke shkaktuar një stuhi reagimesh.

Vendimi, të cilin Izraeli e mirëpriti, është i pazakontë, pasi SHBA janë mësuar të lehtësojnë udhëtimin për zyrtarët nga të gjitha vendet që dëshirojnë të vizitojnë selinë e OKB-së./e.t

 

 

Zjarri shkrumboi disa fshatra të Gramshit/Bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:11

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht, i cili preku disa fshatra.

Fondi prej 3.000.000 lekë të reja ka për qëllim mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë Gramsh për të përballuar kostot e dëmeve që kanë ardhur si pasojë e kësaj fatkeqësie, lehtësimin e barrës financiare që ka shkaktuar emergjenca, mundësimin e rikuperimit të një pjese të dëmeve të shkaktuara në territorin e saj, forcimin e bashkëpunimit ndërbashkiak dhe frymës së ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm./e.t

“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”/ Si u kthye PD në ‘kioskë’ për interesa personale

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:06

Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, foli për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita në tërësi.

“Opozita është pothuajse zero nga 11 maji. Opozita ndjek çfarë bën qeveria, për të bërë ndonjë lajm. Vetë nuk ka çfarë bën. Opozita sulmon ato që ka target të vetët personal. Edhe për inceneratorin e Elbasanit, kur flisja unë, të tjerët nuk e hapnin gojën se kanë interesa. Kur nuk ka opozitë, Rama është në luks”, tha Sula.

“Rama bën çfarë të dojë, ndërkohë që opozita e ka mendjen te armiqtë e brendshëm, te privilegjet, te përjashtimet e ne të tjerëve nga Kryesia, nga grupi parlamentar”, shtoi Sula.

Më tej, Dash Sula theksoi se opozita po kthehet në një kioskë.

“Nga një sh.a. me qindra mijëra anëtarë, që kishin kontribute, po përfundon në një kioskë ku gatuhet grosha nga Sali Berisha dhe shitet grosha nga Flamur Noka”, shtoi Sula./E.T

 

Lufta në Ukrainë, Trump paralajmëron Putinin: Do flasim pas disa ditësh

By: Ke Si
3 September 2025 at 21:00

Presidenti amerikan Donald Trump i lëshoi ​​një paralajmërim të ri Presidentit rus Vladimir Putin, duke deklaruar se Uashingtoni është gati të reagojë nëse vendimet e Kremlinit në lidhje me luftën në Ukrainë nuk përputhen me pritjet amerikane.

“Nuk kam asnjë mesazh për Presidentin Putin, ai e di qëndrimin tim. Ai do të marrë një vendim, në një mënyrë ose në një tjetër. Çfarëdo që të vendosë, ne mund të jemi të lumtur ose të pakënaqur, dhe nëse jemi të pakënaqur, do të shihni se do të ndodhin gjëra”, tha Trump nga Zyra Ovale së bashku me homologun e tij polak Karol Nawrocki.

Donald Trump bëri të ditur gjithashtu se do të flasë me Vladimir Putinin “brenda ditëve të ardhshme”“Nuk jam i lumtur”, përsëriti presidenti amerikan, duke theksuar se lufta në Ukrainë “duhet të zgjidhet në një mënyrë ose në një tjetër”.

Donald Trump e quajti konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës një “luftë budallaqe” dhe “më të keqen” që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke pasur parasysh “sa njerëz po humbasin jetën çdo javë”.

“Mendova se Ukraina dhe Rusia kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Mendova se do të ishte shumë më e lehtë. Nuk i dihet kurrë me luftërat”, shtoi ai./e.t

Ish-kryeministri italian “kapet mat” në paradën e Xi Jinping: nisin polemikat në Romë

By: Ke Si
3 September 2025 at 20:50

Nga Valentina Santarpia, Corriere della Sera

Ish-kryeministri shfaqet në një video në aktivitetin e organizuar nga Kina për të festuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit japonez të Kinës.

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema ishte gjithashtu i pranishëm në paradën ushtarake të Pekinit me udhëheqësit kinezë Xi dhe udhëheqësin rus Putin. Një incident “serioz”, tha kreu i Azione, Carlo Calenda, duke komentuar një video të publikuar në X që përmban një intervistë me ish-sekretarin e PDS në televizionin kinez.

“D’Alema do t’i bëjë homazhe Putinit, Kim Jong Unit he Xi Jinping. Ndërsa të rinjtë po vdesin në Ukrainë duke mbrojtur lirinë e tyre dhe tonën. Një copë e vërtetë ‘e nivelit Salvini'”, shkruan Calenda në X.

Në intervistën e publikuar në mediat sociale, D’Alema, në Pekin për paradën ushtarake, kujton “fuqinë e kujtesës dhe përkujtimit të një lufte heroike si ajo e popullit kinez, kaq e rëndësishme jo vetëm për Kinën, por për të gjithë njerëzimin në mposhtjen e nazizmit dhe fashizmit”.

“Ne po jetojmë”, shton ish-kryeministri, ndërsa në video luhet muzikë festive, “në një kohë të vështirë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Shpresoj dhe besoj se Pekini do të dërgojë një mesazh paqeje, bashkëpunimi, rivendosjeje të një fryme miqësie midis të gjithë popujve dhe një fund të luftërave që për fat të keq përgjakën kaq tragjikisht vendet e ndryshme të botës”. Në këtë aktivitet, të organizuar për të festuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit japonez të Kinës, morën pjesë 23 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë, Kim Jong-unin e Koresë së Veriut, Masoud Pezeshkianin e Iranit, Alexander Lukashenkoin e Bjellorusisë dhe kreun e juntës ushtarake birmaneze Min Aung Hlaing. Javën e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Kinës njoftoi pjesëmarrjen e D’Alema në ceremoni, së bashku me ish-burra shteti nga vende të tjera./e.t

Serbia në “krahët” e Kinës, Vuçiç: Armatosemi për t’u ruajtur nga fqinjët

By: Ke Si
3 September 2025 at 20:44

Aleksandar Vuçiç po e hedh Serbinë në krahët e Pekinit. Duket se plani kryesor është armatosja e Serbisë. Në një reagim për mediat pas vizitës në Kinë, Aleksandar Vuçiç, tha se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për të parë se “çfarë do të ishte me interes për t’u blerë për nevojat e ushtrisë serbe, në mënyrë që ajo të jetë një faktor parandalues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.

Vuçiç nuk la pa përmendur edhe paktin mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit në fushën e mbrojtjes.

“Nuk është rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe, ata nuk e bënë atë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Ata e bënë kundër Serbisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Serbia “nuk do ta prekë askënd”, por po e forcon ushtrinë e saj për ta “ruajtur integritetin territorial”.

Duke folur për paradën ushtarake të ushtrisë kineze dhe blerjen e mundshme të armatimeve nga ajo, Vuçiç tha se Serbia nuk është e interesuar për raketat balistike dhe hipersonike kineze, por se Kina ka avionë shumëfunksionalë të nivelit të lartë dhe helikopterë modernë. Lideri serb u tha gazetarëve në Pekin se pati takime me përfaqësues të 11 kompanive, me të cilët bisedoi edhe për prezantimin dhe përdorimin e makinave fluturuese në Serbi.

Duke komentuar bisedimet me përfaqësuesit e kompanisë kineze Zijin, ai tha se Serbia është e interesuar për blerje të mëtejshme të arit nga kjo kompani, e cila është pronare shumicë e Kompleksit Minierë-Trajtim Metalurgjik Bor./e.t

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

By: Ke Si
3 September 2025 at 19:31

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë… bashkë me disa ndërtesa në Elbasan…

Qeveria ka nxjerrë në shitje tetë ish-fabrika dhe objekte të vjetra. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë në ankand 4 ndërtesa në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit me vlera që nisin nga 162 mijë lekë e deri në 1.1 milionë lekë. Sipërfaqja e tyre nis me 25 dhe shtrihet deri në gati 103 metër katrorë.

Ankandi për ish-fabrikën e sallamit dhe Magazina e Prodhimit në Përmet me sipërfaqe 720 m2 nis me 3.5 milionë lekë. Ndërkohë, ish-fabrika e salcës në Fier është nxjerrë në shitje për 56.1 milionë lekë. Për dy ish-frigoriferët në Rrëshen e Mirditë, ankandi nis me vlera nga 206 mijë e deri në 4.6 milionë lekë.

“Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).”

Ankandi për shitjen e këtyre objekteve do të zhvillohet në orën 10:00, në 25 shtator./e.

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

By: Ke Si
3 September 2025 at 19:26

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të njëjtin fat si Petro Seferi pak ditë më parë, u gjet në banesë disa ditë pas vdekjes. Për sociologun Kostika Zdruli, këto ngjarje janë pasoja të emigracionit dhe braktisjes nga familja, shoqëria e shteti.

***

I braktisur nga familja, 70-vjeçari Niko Kita i mbylli sytë përgjithmonë brenda 4 mureve të shtëpisë ku jetonte i vetëm.

Edhe pse vuante nga probleme të shëndetit mendor, i moshuari nuk kishte askënd. Trupi i tij qëndroi për disa ditë i pajetë në lagjen nr.10 në qytetin e Korçës.

Një histori e ngjashme me të Petro Seferit, i cili u gjet pothuaj i dekompozuar me muaj të tërë pasi vdiq i vetmuar. Dy jetë të humbura me një emërues të përbashkët: Vetminë e braktisjen..

“Kur dëgjojmë raste të tilla nuk na vjen aspak mirë dhe keqardhja është pak që të thuhet. Shoqëria apo dhe strukturat shtetërore nuk i përballojnë dot dhe nuk janë në gjendje që t’i menaxhojnë me kapacitetet e tyre”, thotë punonjësi social Kostika Zdruli.

Punonjësi social Kostika Zdruli i lidh ngjarje të tilla me emigracionin e brezave të rinj, braktisjen dhe mungesën e një mbështetjeje të mjaftueshme institucionale.

“Pjesa më e madhe e tyre janë të vetmuar për arsye të ndryshme; mund të jenë beqarë, të divorcuar, raste që nuk kanë pasur fëmijë, raste që fëmijët ju kanë vdekur, kemi raste që janë të braktisur, pjesa tjetër janë në emigracion. Fëmijët kanë dashur që t’i marrin me vete, por ka edhe raste që të moshuarit e kanë që të kthehen në qytetin e tyre, pra nuk kanë dashur të jetojnë jashtë shtetit”.

Në qarkun e Korçës, aplikimet për akomodim në shtëpinë e të moshuarve shtohen dita-ditës. Shumë prej tyre bëhen nga fëmijë që jetojnë jashtë dhe nuk kanë mundësi të kujdesen për prindërit e tyre.

Kapaciteti i kësaj shtëpie është vetëm 31 persona, një shifër tepër e vogël përballë numrit të madh të të moshuarve që përballen çdo ditë me vetminë.

Këto raste janë një sinjal i fortë për institucionet, të cilat duhet të marrin më shumë përgjegjësi për identifikimin dhe ndihmën ndaj të moshuarve në nevojë./e.t

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

By: Ke Si
3 September 2025 at 19:13

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT.

Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre personale ChatGPT me llogaritë e adoleshentëve të tyre, pas së cilës ata mund të vendosin se si ChatGPT u përshtatet fëmijëve të tyre dhe të çaktivizojnë veçoritë e zgjedhura, duke përfshirë kujtesën dhe historikun e bisedave.

Përveç kësaj, ChatGPT do të gjenerojë alarme automatike kur zbulon se një adoleshent është në një “moment shqetësimi akut”. Sipas OpenAI, “ekspertët do ta udhëheqin këtë veçori për të mbështetur besimin midis prindërve dhe adoleshentëve”.

Njoftimi për kontrollin prindëror vjen pasi OpenAI u padit në rastin e parë të njohur të vrasjes së paqëllimshme kundër një kompanie të inteligjencës artificiale. Në një padi të ngritur javën e kaluar, Matt dhe Maria Raine, prindërit e një adoleshenti që kreu vetëvrasje këtë vit, pretendojnë se ChatGPT ishte “në dijeni” të katër përpjekjeve të dështuara të djalit të tyre për vetëvrasje përpara se ta ndihmonte të planifikonte vdekjen e tij. Raines thanë se ChatGPT i dha djalit të tyre Adam informacion mbi metodat specifike të vetëvrasjes dhe madje i dha këshilla se si të fshihte lëndimet në qafë nga përpjekjet e mëparshme të dështuara.

Të martën, OpenAI tha se kontrollet prindërore janë pjesë e përpjekjes më të gjerë të kompanisë për të përmirësuar sigurinë e ChatGPT.

Përveç kësaj, kompania ka premtuar të punojë me ekspertë të tjerë, duke përfshirë ata që specializohen në çrregullimet e të ngrënit, përdorimin e substancave dhe shëndetin e adoleshentëve, për të përsosur modelet e saj.

Kompania premtoi gjithashtu të zbatojë një router të ri në kohë reale të projektuar për të drejtuar bisedat e ndjeshme përmes modeleve të saj të përfundimit.

“Të trajnuar nga një metodë që ne e quajmë përputhje të menduar, testet tona tregojnë se modelet e përfundimit ndjekin dhe zbatojnë më vazhdimisht udhëzimet e sigurisë dhe janë më rezistente ndaj udhëzimeve kontradiktore”, njoftoi OpenAI.

Në të ardhmen, në situatat kur ChatGPT zbulon se një person mund të jetë në telashe, chatbot do t’i udhëheqë ato biseda përmes një modeli përfundimi, pavarësisht modelit që përdoruesi zgjodhi para se të fillonte bisedën.

Në përgjithësi, OpenAI thotë se njerëzit mund të presin më shumë veçori sigurie në të ardhmen.

“Kjo është tashmë në proces, por ne duam të paraqesim në mënyrë proaktive planet tona për 120 ditët e ardhshme, kështu që nuk do të duhet të prisni për lançimet për të parë se ku po shkojmë. Puna do të vazhdojë përtej kësaj periudhe, por ne po bëjmë një përpjekje të fokusuar për të ofruar sa më shumë nga këto përmirësime të jetë e mundur këtë vit”, thuhej në deklaratë. /E.T

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

By: Ke Si
3 September 2025 at 19:12

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh të zbukuruara me diamant. Rezultati i kësaj bashkëpunimi janë dy modele mbresëlënëse kufjesh.

Modeli i parë, i quajtur Ice Diamond, është i punuar nga ar i bardhë 14 karatësh dhe është i zbukuruar me plot 456 diamantë. Modeli i dytë, Noir Rainbow, përmban gati 16 karatë safirë shumëngjyrësh, të vendosur në ar rozë 14 karatësh.

Përveç dizajnit mbresëlënës, këto kufje krenohen edhe me specifikime teknike të nivelit më të lartë.

Ato janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar për anulimin e zhurmës, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, ofrojnë përkthim në kohë reale si dhe kanë të integruar asistent zanor.

Ky kombinim luksoz i teknologjisë dhe bizhuterisë është prodhuar në një seri jashtëzakonisht të kufizuar prej vetëm pesë copësh në gjithë botën.

Çmimi varion nga 99-119 mijë euro, në varësi të modelit të zgjedhur./E.T

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

By: Ke Si
3 September 2025 at 19:08

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit.
E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e prerë se pa këtë ndjesë publike, nuk do të ketë asnjë bashkëbisedim apo pajtim mes tyre.

“Më kërko falje!”-ishte kërkesa e drejtpërdrejtë që Açka i bëri Gazment Bardhit gjatë intervistës.

Ajo deklaroi se Partia Demokratike është e copëtuar dhe se përçarja nuk mund të tejkalohet pa një proces të qartë pajtimi dhe pastrimi, i cili duhet të nisë nga individët që kanë krijuar ndasi të thella brenda partisë.

“PD nuk i fiton më zgjedhjet sepse strukturat e partisë janë ndarë, janë copëzuar. Janë ndarë për çështje parimore. Këto pjesë nuk bashkohen po nuk u pajtuan. Kanë harruar një proces shumë të rëndësishëm që është pastrimi dhe pajtimi,” – tha Açka.

Duke iu referuar marrëdhënieve të saj me Gazment Bardhin, ajo theksoi se është e pamundur të ulet në një tavolinë me të, për sa kohë ai nuk ka reflektuar publikisht.

“Si mund të ulem unë me Gazment Bardhin pas masakrimit që më ka bërë në Parlament. Absolutisht jo. Pa një ndjesë publike nga ana e tij, nuk do të ndodhë kurrë që unë dhe ai të ulemi në një tavolinë. Ai të bëjë një ndjesë publike ndaj meje, dhe pastaj mund të ulemi e të diskutojmë për pajtimin e PD-së.”

Sipas Açkës, ofendimi ndaj saj ishte publik, dhe për këtë arsye kërkesa për ndjesë duhet të bëhet po ashtu në publik.

“Ofendimet ai i ka bërë publikisht, ndaj edhe ndjesa duhet të jetë e tillë. Dhe si unë janë një pjesë e madhe e PD-së.”-përfundon Açka. /E.T

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin!

By: Ke Si
3 September 2025 at 19:06

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë nga ballkoni i katit të 6-të ku dhe banonte lagjen San Martino të Xhenovës, ITali.

Referuar mediave italiane, 30-vjeçarja fillimisht ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj, ndësa të paqarta mbeten rrethanat e daljes së saj në ballkon dhe më pas rënia poshtë. Pistat që po hetohen është ajo e vetëvrasjes, por nuk është përjashtur mundësia që 30-vjeçarja të jetë hedhur poshtë nga partneri i saj, dyshime këto të fundit të ngritura pas rezultatit të autopsisë.

Nga rezultatet e përftuara nga kryerja e autopsisë dhe kqyrjes së trupit të viktimës, janë zbuluar disa fraktura të shkaktuara nga dhuna që partneri i saj mund të ketë ushtruar mbi të.

Ekzaktësisht është konstatuar se viktima ka thyer një këmbë si dhe disa brinjë, përfshirë këtu dhe hematoma të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë për mediat italiane, ka folur dhe nëna e viktimës, e cila tregon se e bija dhe partneri i saj, konfliktoheshin shpesh pasi ky i fundit nuk ishte i përkushtuar në familje.

“Vajza ime nuk kreu vetëvrasje. Ajo ishte e vetmja që sillte para në shtëpi. Ai i përdorte paratë e saj për të organizuar mbrëmjet që organizonte vetë. Ajo ishte punëtore e palodhur, e sjellshme. Donte që partneri i saj të kujdesej për vajzat, por ai merrej me punët e veta. Të dielën, ai kishte shkuar të luante futboll me miqtë; kishte qenë larg për disa ditë për ditëlindjen e tij.

Të dielën në mbrëmje, vajza ime doli me vëllain e saj për darkë dhe vajzat ishin në shtëpinë time. Babai i saj mbërriti vonë dhe donte t’i merrte në shtëpi. I thashë jo sepse ishte vonë dhe vajzat nuk donin të qëndronin në atë shtëpi. Kunata e vajzës sime dhe familja e saj ishin zhvendosur të jetonin me të. Kjo është arsyeja pse vajza ime dhe partneri i saj grindeshin shpesh”, ka thënë ajo./E.T

E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, vdes në spital babai i 3 fëmijëve

By: Ke Si
3 September 2025 at 19:01

Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik Tomani i cili u përpas nga një ‘Land Rover’ që po drejtohej nga një 17 vjeçar.

Aksidenti u shënua më 24 gusht 2025 pranë Shkollës së Muzikës në Fier dhe 35 vjeçari ndodhej prej 10 ditësh në gjëndje kome në spitalin e Traumës.

Babai i tre fëmijëve u përplas nga makina që drejtohej nga një 17 vjeçar pa patentë. Pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Liri Gero”, i mituri u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçari që ishte në timon pa patentë./E.T

❌
❌