Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Opinion.al

Horoskopi, 25 gusht 2025

By: b b
25 August 2025 at 08:28

Dashi

Energjia e ditës të shtyn drejt veprimeve të shpejta, por kujdes mos nxitohesh në vendime të rëndësishme financiare. Marrëdhëniet personale mund të kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim.

Demi

 Një ditë e mirë për të organizuar punët dhe për të vendosur prioritetet. Financat mund të përmirësohen përmes një lajmi të papritur. Në dashuri pritet qetësi dhe stabilitet.

Binjakët

 Do ndihesh i/e mbushur me ide dhe dëshirë për komunikim. Është moment i mirë për takime dhe projekte të reja. Kujdes vetëm që të mos “hallakatesh” shumë.

Gaforrja

Shëndeti dhe energjia juaj kanë nevojë për kujdes sot. Mos u lodh tepër dhe merr kohë për pushim. Në familje mund të ketë një moment afërsie që të mbush shpirtin.

Luani

 Një ditë plot vetëbesim. Ke mundësi të shkëlqesh në një takim apo prezantim pune. Në dashuri je më karizmatik/e se kurrë dhe mund të afrohesh me dikë që të pëlqen.

Virgjëresha

Fokusi yt është tek puna dhe detajet. Sot mund të arrish një sukses të vogël, por me vlerë për të ardhmen. Në marrëdhënie shfaqet një ndjesi sigurie.

Peshorja

Marrëdhëniet shoqërore janë në qendër. Mund të ndjesh nevojën të bashkëpunosh dhe të gjesh harmoni. Kujdes me shpenzimet e tepërta.

Akrepi

 Ambicia është e lartë. Sot mund të marrësh një përgjegjësi të re që të afron drejt qëllimeve. Në dashuri, je më pasionant/e, por edhe më kërkues/e.

Shigjetari

Ditë ideale për udhëtime të shkurtra ose për të mësuar diçka të re. Shpirti i lirë të shtyn të kërkosh aventura, por mos harro detyrimet.

Bricjapi

Fokus në çështjet financiare dhe marrëdhëniet e ngushta. Sot mund të vijnë mundësi për të rregulluar një problem ekonomik. Në dashuri, kërkohet sinqeritet.

Ujori

Marrëdhëniet në çift apo partneritetet e punës janë në vëmendje. Është ditë e mirë për diskutime të hapura dhe marrëveshje. Kujdes vetëm me kokëfortësinë.

Peshqit

Shëndeti dhe rutina e përditshme kërkojnë më shumë vëmendje. Është moment i mirë për të bërë ndryshime pozitive në stilin e jetës. Në dashuri, je më i/e butë dhe i ndjeshëm/e.

Parashikimi i moti për sot, 25 gusht 2025

By: b b
25 August 2025 at 08:14

Dita e sotme pritet të jetë kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore dhe pa reshje.

Në mëngjes, temperaturat do të shënojnë 22°C, ndërsa era do të fryjë lehtë me shpejtësi 1 m/s, ndërsa në mesditë pritet të shkojnë deri në 27°C.

Gjatë pasdites e në mbrëmje do të ketë temperatura më të ulëta dhe lagështi më të lartë.

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

By: e xh
24 August 2025 at 22:24

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri në 95 vjeç, sipas Agjencisë Franceze të Shëndetit Publik. Dy prej të prekurve kanë ndërruar jetë, ndërsa autoritetet po hetojnë burimin e infeksionit, i cili dyshohet të jetë i lidhur me konsumin e djathërave të prodhuar nga kompania Chavegrand, që përdor qumësht të pasterizuar.

Zyrtarët e shëndetësisë franceze kanë ndërmarrë masa emergjente për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produkteve të kësaj kompanie, ndërkohë që paralajmërojnë për rrezikun që paraqesin produktet e kontaminuara. Djathërat janë shpërndarë jo vetëm në supermarkete të mëdha brenda Francës, por edhe në rreth 30 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Belgjikën, Danimarkën, dhe shumë shtete të tjera.

Listerioza është veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Simptomat mund të përfshijnë ethe, dhimbje muskujsh, të përziera dhe, në raste të rënda, meningjit. Autoritetet franceze të shëndetësisë u bënë thirrje njerëzve të mos konsumojnë djathrat e tërhequr nga tregu dhe të monitorojnë nga afër shëndetin e tyre nëse i kanë konsumuar kohët e fundit.

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

By: e xh
24 August 2025 at 21:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy vajza nga fshati Kopaçeza, dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa kanë humbur jetën dy motrat Ela Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e mjetit dhe Rezi Dhimaku, pasagjere.

E plagosur ka mbetur Antonela Zhupa, pasagjere në makinë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë Policia bën me dije se; “Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

By: e xh
24 August 2025 at 21:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar, ku babë e bir janë përplasur nga një automjet.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Yesterday — 24 August 2025Opinion.al

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

By: e xh
24 August 2025 at 21:31

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksi ka dekoruar 14 kryeparlamentarë,  deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”.

“Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelenski, në emër të popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk.

Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti në veprimtarinë  me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, organizuar sot nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, ku tha se mbështetja e Shqipërisë për popullin ukrainas, është e palëkundur.

I nderuar z. Ambasador Shkurov, i dashur Volodomyr, Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik; Zonja e zotërinj, Në këtë gjysmë dekadën e fundit bota ka ndryshuar në mënyrë të pabesueshme. Çdo mëngjes, në Tiranë apo në Washington, në Paris apo në Berlin, në Romë, Bruksel apo në çdo skaj tjetër të botës, lajmet në televizione apo postimet e pafundme në rrjetet sociale, dëshmojnë për miliona fëmijë që njohin më mirë marshimin therës të raketave sesa tingujt e gjuhës amtare, për miliona të moshuar, që në vend të këmbanave të krishtlindjeve apo thirrjen për lutje ndaj Zotit, njohin zhurmën e dronëve që marrin jetë.

Ka luftë edhe aty ku duket se ka paqe. Ka dhembje edhe aty ku koha duket rrjedh normalisht dhe kufijtë konvencionalë ngjajnë të mbyllur ndaj të zezës. Në një mënyrë apo në një tjetër, e gjithë bota është në luftë. Dhe lufta, njëlloj si Perëndia e vjetër romake Janusi, ka më shumë se një fytyrë, më shumë se një pamje, më shumë se një shfaqje. Njëlloj si në vitet e pandemisë së Covid-it, askush nuk ka imunitet, askush nuk është i përjashtuar nga frika e tmerri, humbja dhe disfata. Dhe askund tjetër, më shumë se në Ukrainë, nuk është shfaqur aq brutalisht dhe egërsisht lufta më të gjitha fytyrat e saj.

Dhe ndoshta asnjë ditë tjetër më shumë sesa sot, nuk është simbol i asaj që po ngjet në Ukrainë prej më shumë se tre vjetësh, sesa dita e pavarësisë së saj. Një ditë që më shumë sesa një bilanc 34-vjeçar për rrugëtimin e një kombi, është arsyeja se pse në qiellin e Ukrainës shëtit vdekja e importuar nga fqinji agresor, më i madh, por jo më i fortë, pafytyrësisht mizor dhe i padrejtë.

Lufta në Ukrainë është mësimi tronditës se askush nuk është imun nga e keqja, se ajo shfaqet në dhjetra forma edhe aty ku duket se ka vetëm paqe.

Ndryshojnë vetëm simptomat; aty ka raketa, gjetkë ka çmime më të shtrenjta, aty ka dronë, diku ka më pak vende pune, më pak shkolla, më pak kujdes mjekësor dhe shumë më shumë ankth, tension e pasiguri.

Ndaj edhe përpjekjet për një paqe të drejtë e të ndershme për luftën në Ukrainë, duhet të përfshijnë gjithkënd dhe duhet të bashkojnë gjithkënd, kryesisht në boshtin Ëashington-Bruksel, si mundësia e vetme për të ndërtuar një arkitekturë të re sigurie, tashmë që ajo e hershmja e ekuilibrit mes dy blloqeve të kundërta ideologjikisht ka përfunduar kohë mē parë, dhe e reja, me një qendër të vetme force e pushteti që garantonte paqe, po sfidohet dhe po vihet gjithmonë e më shumë në dyshim.

Duke synuar të kurohet shkaku dhe jo të mjekohet pasoja. Të nderuar miq,Liria, pavarësia, sovraniteti dhe i një vendi nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë ende për kohë të papërcaktuar të garantuara, për gjithmonë. Ato nuk janë të mirëqena dhe mund të kërcënohen nga shumë faktorë që duket se shpiken nga hiçi. Herë nga leximi i keq i historisë së shkuar, e herë nga dëshira për të shkruar ndryshe historinë. Paqja ka shumë armiq dhe armiqësia me paqen ngjan si fatalitet i botës njerëzore. Në emër të saj, të lirisë dhe të drejtës së çdo kombi për të jetuar në liri, 34 vjet më parë, në 24 gusht 1991, parlamenti i Ukrainës riktheu pavarësinë e Ukrainës nga gërmadhat e ish-Bashkimit Sovjetik.Për tre dekada, populli i Ukrainës përjetoi një tranzicion të gjatë drejt demokracisë, pak a shumë si të gjithë vendet e tjera të ish-Lindjes komuniste. Si edhe vendi ynë. Liri që shfaqej edhe me fytyrën e anarkisë, me shpresa dhe zhgënjime, me fitore dhe disfata, me suksese e dështime, me ecje përpara, por dhe fraktura prapakthyese.

Por asgjë nga këto, nuk mund të barazohet me agresionin e nisur që në 2014-ën me aneksimin e Krimesë dhe më pas, me agresionin në shkallë të gjerë të shkurtit 2022, kur një ish-perandori, me forcën e avionëve, raketave e tankeve, kërkoi të rikthejë autoritetin e saj prej perandorie, duke shkelur një vend të lirë. Duke dhënë kështu fillimin e një sage lufte të jashtëzakonshme të Davidit me Goliathin modern. Qindra mijëra jetë njerëzore të humbura, miliona jetë të frakturuara dhe gjithë bota e përfshirë në një luftë totale morale mes viktimës dhe agresorit. Në këtë ndeshje epike, Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka mbështetur fort dhe në mënyrë të palëkundur luftën e drejtë të Ukrainës, për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Duke nisur me Rezolutën e miratuar në Kuvend më 8 mars 2022, tek Samiti “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa, në 11 qershor të këtij viti, nga bashkëpenëmbajtja e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e deri tek përditshmëria e secilës ditë në këto tre vjet e gjysmë, Shqipëria ka dëshmuar mbështetjen e fuqishme, të palëkundur dhe të vendosur ndaj Ukrainës.

Shqipëria është palë bashkë me vendet e tjera demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka afruar mbështetje diplomatike, financiare e ushtarake, ka qenë një zë i vendosur në samitin e Platformës së Krimesë dhe veprimtaritë ndërkombëtare për paqen, rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

Ka organizuar në Tiranë Samitin e Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Ka shprehur solidaritet të plotë me vizitat e shpeshta në Kiev të delegacioneve të Kuvendit e Qeverisë, përfshirë Kryeministrin Rama.

Shqipëria do të vijojë të jetë një mbështetëse e vendosur dhe konkrete për Ukrainën edhe nëpërmjet bashkëpunimit afatgjatë, në bazë të Marrëveshjes Strategjike 10-vjeçare, nënshkruar më 21 janar 2025, në Davos, e cila parashikon rritjen e bashkëpunimit në siguri e mbrojtje, inteligjencë e informacion, siguri kibernetike, në industrinë e mbrojtjes dhe rimëkëmbjen e Kharkivit, në mbështetjen për rindërtim, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve e dezinformimit.

Shqipëria mbështet të gjitha përpjekjet dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump për dhënien fund luftës dhe arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, si edhe kontributin e udhëheqësve të shteteve europiane dhe të NATO-s për mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Dhe konsideron se në këtë tunel të gjatë e të errët, vullneti i Ëashingtonit, e vendeve të BE-së, janë drita e vetme në fund të tij. Sepse duke mbështetur Ukrainën, ne mbështesim triumfin e Lirisë mbi tiraninë. Duke mbështetur Ukrainën, ne mbështesim dhe garantojmë të ardhmen e rendit ndërkombëtar. Sepse pa paqen e drejtë në Ukrainë, nuk mund të ketë paqe në Europë dhe në botë.

Sepse duke mbrojtur Ukrainën, mbrojmë demokracinë në vendet tona. Sepse duke mbrojtur Ukrainën, afrojmë shansin e vetëm e unik për paqe edhe në vatrat e tjera të zjarrit që marrin jetë të pafajshme fëmijësh, grash e të moshuarish edhe kudo tjetër, aty ku lufta shfaqet me shumë fytyra, si Janusi i hershëm romak. Gëzuar Festën e Pavarësisë! Slava Ukraini!”

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

By: e xh
24 August 2025 at 21:18

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, mbrëmjen e sotme.

Mësohet se dy vajza kanë hunbur jetën, ndërsa një person tjetër është plagosur rëndë.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit

By: e xh
24 August 2025 at 21:00

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se garancitë e sigurisë “duhet t’i nënshtrohen konsensusit” pasi aleatët e Ukrainës u takuan më parë këtë javë për të diskutuar mbrojtjet.

Në një intervistë për NBC News, Sergei Lavrov tha se Rusia kishte paraqitur garanci sigurie “disa herë“.

Ai shtoi se Vladimir Putin është gati të takohet me Volodymyr Zelensky “kur axhenda të jetë gati“, por sugjeroi që presidenti i Rusisë nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me homologun e tij ukrainas.

Moska ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit të Ukrainës pasi zgjedhjet në vend u shtynë vitin e kaluar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kur të arrijmë në një fazë kur duhet të nënshkruani dokumente, do të na duhet një kuptim shumë i qartë nga të gjithë se personi që po nënshkruan është legjitim. Sipas kushtetutës ukrainase, Zelensky nuk është për momentin.”, u shpreh ai.

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

By: e xh
24 August 2025 at 20:28

Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve që strehohen ndërsa presin vendimin përfundimtar.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se po ndërmerren hapa praktikë për të eliminuar vonesat e papranueshme. Një organ i ri, i përbërë nga gjykatës të pavarur, do të krijohet për të shqyrtuar apelimet më shpejt se sistemi aktual gjyqësor.

Qeveria është nën presion të madh për të ulur varësinë nga hotelet për strehimin e azilkërkuesve, ndërsa protestat që u zhvilluan fundjavën e fundit në qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar janë dëshmi e zemërimit publik ndaj politikës.

Sipas të dhënave zyrtare, 32,000 persona ende janë strehuar në hotele. Ndërkohë, mesatarisht, duhen më shumë se një vit për të shqyrtuar një apel dhe aktualisht janë 51,000 raste që presin vendim, të gjitha të mbuluara me para publike.

Ministrja Cooper tha se edhe pse vendimet fillestare janë përshpejtuar, apelimet kanë krijuar ngërç. Zgjidhja që propozohet është ngritja e një paneli të ri me gjykatës të pavarur që do të veprojnë më shpejt se gjykatat tradicionale. Qeveria ka premtuar të japë më shumë detaje për këtë reformë në vjeshtë.

Nga ana tjetër, Këshilli për Refugjatët deklaroi për BBC se mënyra më e mirë për të ulur apelimet është “që vendimi i parë të jetë i saktë”. Përfaqësuesi i tyre, Imran Hussain, tha se rreth gjysma e apelimeve fitojnë sepse vendimi fillestar është “i gabuar në thelb”.

Fundjava shënoi një valë protestash në vende të ndryshme si Bristol, Liverpool, Londër, Mold (Uells), Perth (Skoci) dhe County Antrim (Irlanda e Veriut). Policia ndërhyri në disa raste për të ndarë grupet kundërshtare, dhe pati të paktën 15 arrestime, përfshirë një grua në Bristol që dyshohet se sulmoi një punonjës emergjence.

Të dielën, protestues u mblodhën jashtë një hoteli Holiday Inn në Birmingham, ku disa u panë duke hyrë nga dera apo ngjitur në shtylla pranë godinës. Në Londër, policia ruante hyrjen e hotelit Britannia në Canary Wharf, ku rreth 20 persona protestonin.

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

By: e xh
24 August 2025 at 20:01

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance deklaron se Amerika nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes që i jep Kievit.

“Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin që Kievi të ketë garancitë e sigurisë dhe besimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të mund ta ndalojë luftën”, – përsëriti zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

Ndërkohë, Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” në lidhje me Ukrainën. “Mendoj se Putin i ka bërë lëshime të rëndësishme Donald Trump për herë të parë në tre vjet e gjysmë”, – theksoi Vance, duke shtuar se Rusia është “shumë fleksibile në disa nga kërkesat e saj themelore”.

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

By: e xh
24 August 2025 at 19:32

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Në fakt, dëshira është të hiqet Vuçiqi dhe të vendoset një nga ‘liderët’, i cili do të ishte i njëjtë ose i ngjashëm me ata që janë formalisht në pushtet në vendet e tjera, por janë plotësisht të nënshtruar ndaj BE-së”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti.

I pyetur për këto deklarata të ambasadorit rus, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media tha se e falënderon diplomatin rus për “korrektësinë”.

Vuçiç u takua me Harcenkon më 21 gusht dhe pas këtij takimi njoftoi se një takim i nivelit të lartë mes udhëheqjes së Serbisë dhe Rusisë do të zhvillohet së shpejti.

“Theksova se mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Rusinë, me një vendosmëri të qartë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi pas atij takimi Vuçiq.

Reagimi i opozitës serbe

Partia opozitare Liria dhe Drejtësia (SSP) kritikoi ambasadorin rus për deklaratat, duke thënë se nuk është hera e parë që ai publikisht ndërhyn në çështjet e brendshme të Serbisë.

Zëvendëspresidenti i SSP-së, Borko Stefanoviç, shkroi në një letër të hapur drejtuar ambasadorit rus se ai prej kohësh “fyen vazhdimisht qytetarët e Serbisë, duke i etiketuar si mercenarë të huaj dhe instrumente të Perëndimit”.

“Me këtë veprim humbisni simpatinë e popullit tonë, sepse me të njëjtin këmbëngulje mbroni regjimin e një autokrati dhe veprimet e tij kriminale”, tha Stafanoviç.

Lidhjet e Beogradit zyrtar me Moskën

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar mori mbështetje për protestat antiqeveritare, përmes së cilave demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi.

Në një komunikatë të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme më 13 gusht, u tha se “disa forca në Serbi, nën petkun e sloganeve për ‘kërkimin e drejtësisë dhe demokracisë’, nuk hezitojnë të përdorin agresion të hapur, barbarizëm dhe dhunë”.

Protestat masive në Serbi, të udhëhequr nga studentët, po vazhdojnë prej më shumë se nëntë muajsh, pas rrëzimit të një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 16 persona.

Përmes këtyre protestave ata po kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad, që institucionet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre, si dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.

Vuçiç u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin në maj gjatë shënimit të 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë të bashkohen me sanksionet kundër Rusisë. /REL

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

By: e xh
24 August 2025 at 19:01

MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak sa nuk i rrezikoi jetën një prej kameramanëve. Piloti spanjoll Pedro Acosta humbi kontrollin mbi motorin e tij dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, pasi motori kaloi në një distancë shumë të afërt me një operator kamere në skaj të pistës.

Ngjarja ndodhi në pistën ‘Balaton Park’, e cila këtë fundjavë mirëpret për herë të parë një garë MotoGP pas më shumë se tri dekadash, që nga viti 1992. Megjithëse janë bërë investime të konsiderueshme për rikonstruksionin dhe rritjen e sigurisë, incidenti i Acostas ka vënë në pah dobësitë në disa segmente të pistës, veçanërisht në një kthesë me shpejtësi të lartë që ka rezultuar problematike për shumë pilotë.

Sipas raportimeve të ‘7 News’, kjo kthesë është bërë tashmë një pikë e nxehtë për debat, pasi gjatë kualifikimeve aty humbën kontrollin disa pilotë, përfshirë edhe Acostan. Në pamjet e publikuara nga MotoGP, shihet se një problem me gomën e përparme bëri që 21-vjeçari spanjoll të humbiste kontrollin, të dilte nga pista dhe të përfundonte në zonën me zhavorr.

Fatmirësisht, piloti arriti të shkëputej nga motori përpara përplasjes. Ndërsa mjeti i tij fluturoi në ajër dhe goditi barrierat, ai kaloi frikshëm pranë një operatori kamere, duke shmangur për pak një incident potencialisht fatal.

Pas këtij momenti të rrezikshëm, janë shtuar thirrjet për një rishikim të menjëhershëm të standardeve të sigurisë në pistën hungareze. MotoGP pritet të dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të fundjavës së garës.

🏍 Races in Hungary nearly ended in tragedy — a motorcyclist almost ran over a cameraman

🇭🇺At the Hungarian Grand Prix during the qualifying session of the 14th MotoGP stage, Spanish rider Pedro Acosta’s bike almost killed a cameraman who was standing more than 50 meters away. pic.twitter.com/DoGyfY04Tk

— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2025

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

By: e xh
24 August 2025 at 18:31

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej.

Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtoji 38 vjeçarin nga Franca .

Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte.

Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface

By: e xh
24 August 2025 at 18:31

Milani duket se ka vendosur të mos vazhdojë më negociatat për transferimin e Victor Boniface. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, stafi mjekësor kuqezi ka shfaqur dyshime serioze mbi gjurin e djathtë të sulmuesit nigerian, i cili është operuar më herët dhe nuk konsiderohet plotësisht i rikuperuar.

Pas kësaj situate, Boniface është rikthyer sot në Gjermani, ndërsa pritet që Milani t’i komunikoje zyrtarisht Bayer Leverkusen se nuk është më i interesuar për shërbimet e lojtarit.

Kjo nuk është hera e parë që transferimi i 24-vjeçarit dështon për shkak të shqetësimeve fizike. Në dhjetor, Leverkusen kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Al-Nassr, por edhe atëherë, pas një vlerësimi të situatës mjekësore, klubi saudit hoqi dorë dhe vendosi të firmoste me Duran.

pistë duket si e largët. Tanimë në tetë ditët e mbetura nga merkato, Milani ka hedhur sytë te mundësitë e reja dhe në listën e Igli Tares janë dy emra për sulmin.

BONIFACE, DYSHIMI I MILANIT

Boniface iu nënshtrua katër vizitave mjekësore të ndara në Milano. Testet zbuluan se gjuri i tij i djathtë nuk është 100% në formë. Ligamenti i kryqëzuar i këputur dy herë po e bën të pamundur kalimin e testeve.

Boniface ka humbur disa ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit për shkak të problemeve muskulore, jo të ligamentit të kryqëzuar dhe kjo e bën Milanin të ndalet për të menduar. Në një moment kaq të vështirë, të vësh bast gjithçka te një sulmues, gjendja fizike e të cilit nuk është perfekte, do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, Boniface tani është më larg Milanit.

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

By: e xh
24 August 2025 at 17:45

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash – rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi nga Podgorica përvojën e tij me akomodimin në Zhablak – një qytet i vogël në veri të Malit të Zi.

Por, në fakt, disa familje me të cilat bisedoi Radio Evropa e Lirë, kishin probleme këtë sezon, sepse akomodimi i rezervuar nuk ishte në dispozicion. Në vend të shtëpisë apo apartamentit të dakorduar, pronarët i kanë ridrejtuar në një objekt tjetër, gjë që, sipas tyre, ka qenë e papranueshme.

Organizata Turistike në Zhablak thotë se është në dijeni të problemit dhe e justifikon atë me rezervimet e shumta. Përkundër kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment, Ministria e Turizmit në këtë vend nuk u përgjigj.

Përndryshe, turizmi është sektori kryesor ekonomik në Mal të Zi dhe përbën rreth 30 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Zhablaku është qyteti më i vizituar në veri të Malit të Zi si në verë, ashtu edhe në dimër. Vitin e kaluar, atë e vizituan gati 24 mijë turistë.

Një çift nga Podgorica e rezervoi akomodimin në një vilë në Zhablak në muajin korrik. Reklamën e panë në Instagram. Kur morën konfirmimin se vila ishte e disponueshme në një kohë që u përshtatej, ata nuk kishin asnjë dilemë se ku t’i kalonin pushimet e gushtit, bashkë me tre fëmijët.

Megjithatë, kur mbërritën në destinacion, pronarja u tha se nuk do të akomodoheshin në shtëpinë që kishin rezervuar. “Ne u përballëm me një fakt të kryer dhe nuk kishim zgjidhje tjetër, veçse ta pranonim. Akomodimi nuk ishte i keq, por isha e zemëruar”, rrëfen Zhana nga Podgorica për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se pronari i ri u përpoq, po ashtu, t’u merrte më shumë para sesa duhej. “Çmimit që pronarja kishte vendosur për këtë akomodim, ai ia shtoi 20 euro në ditë, por ne e kundërshtuam këtë përpjekje të turpshme”, thotë ajo.

Me situatë të ngjashme u përball edhe bashkëvendësi i saj, Milloshi. “Arritëm në akomodimin ku kishim qëndruar vitin e kaluar, por pronarja kërkoi falje dhe tha: ‘Nuk u kuptuam. Sapo ju dërgova lokacionin, sepse nuk jeni në këtë shtëpi, por te tezja ime, dy kilometra më larg’”, tregon Milloshi.

Me dy fëmijë, në mbrëmje, ai thotë se nuk kishte shumë zgjedhje. “Ajo shtëpi ishte e bukur, por mënyra se si na pritën, ishte e papranueshme. Dhe ky nuk është një përjashtim – është praktikë”, sipas tij.

Një bashkëbisedues i Radios Evropa e Lirë, që ka informacione për tregun në Mal të Zi, thotë se rastet e tilla nuk e habitin. “Rezervimet e dyfishta janë të zakonshme, sepse nikoqiri mund të gjejë një mysafir për më shumë ditë, ose për një çmim më të mirë, dhe ta zhvendosë tjetrin te fqinji”, thotë ai.

Për të, kjo është pasojë e zhvillimit të pakontrolluar të turizmit dhe faktit se pothuajse kushdo që “ka një dhomë”, mund ta japë me qira.

Problemi është i njohur për autoritetet

Në Organizatën Turistike të Zhablakut thonë për Radion Evropa e Lirë se rastet e tilla janë shpesh rezultat i rezervimeve të tepërta. “Shumica e ofruesve të akomodimit e reklamojnë atë në platforma të shumëfishta. Nëse kalendarët nuk përditësohen rregullisht, ndodhin rezervime të dyfishta”, thotë Stojan Abazoviq, drejtor i Organizatës Turistike të Zhablakut.

Ky problem, sipas tij, ekziston kudo në botë. Ai thotë se në një përqindje të caktuar rastesh, akomodimi alternativ është më i keq se ai i rezervuar – gjë që ndikon negativisht në përvojën e mysafirit. “Mysafirët kanë mundësi ta vlerësojnë mikpritësin dhe ky është një mekanizëm mbrojtës që duhet të shfrytëzohet”, thotë Abazoviq. Inspektorati turistik dhe Ministria e Turizmit nuk u përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë temë.

Biznes i njëjtë edhe në bregdet

Praktika nuk është “e rezervuar” vetëm në veriun e Malit të Zi. Edhe në Ulqin, siç pohon banorja e qytetit, Lina, është praktikë që kur akomodimi mbushet, turistët të ridrejtohen te fqinjët, me shpjegimin se ka ndodhur një gabim. “Përballë shtëpisë sime është një hostel që zakonisht pranon turistë të huaj. Kur mbushet, i dërgon kudo në afërsi, te kushdo që ka vend të lirë. Për ne kjo është si një ‘mirëdita’”, thotë Lina.

Megjithatë, nga Organizata Turistike e Ulqinit thonë se nuk kanë marrë ankesa zyrtare për raste të tilla. “Një praktikë e tillë, nëse ndodh, nuk është në përputhje me rregullat e veprimtarisë turistike dhe mund të dëmtojë reputacionin e destinacionit dhe besimin e turistëve”, thonë nga kjo organizatë.

Ata shtojnë se nuk kanë kompetenca inspektuese, por u sugjerojnë turistëve që të ankohen tek inspektorati përgjegjës dhe Ministria e Turizmit.

Dëm për turistët dhe për destinacionin

Branka Samarxhiq, nga Shoqata e Akomodimit Privat në Mal të Zi, konfirmon se fenomeni i ridrejtimit të turistëve pa paralajmërim, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. “Është një praktikë e keqe që shkakton dëme. Më shpesh bëhet fjalë për akomodime të paregjistruara, që veprojnë jashtë ligjit dhe pa kontroll të cilësisë. Në këto raste, mysafirët nuk kanë mbrojtje dhe mikpritësit nuk mbajnë përgjegjësi”, thotë ajo.

Sipas të dhënave qeveritare, 86 milionë euro humbasin çdo vit si pasojë e akomodimit të paregjistruar. Samarxhiq thotë se mikpritësit e regjistruar paguajnë taksa dhe janë të detyruar t’i zbatojnë kushtet e rezervimit. “Nëse lind një problem, gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët është e detyrueshme”, thotë Samarxhiq për Radion Evropa e Lirë.

Ridrejtimi i turistëve, megjithatë, nuk ndodh vetëm në akomodime private, por edhe në hotele luksoze. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Novaku nga një agjenci udhëtimesh. “Solla një grup, rregullova akomodimin në një hotel luksoz në Budvë. Pak para regjistrimit, na thanë se hoteli është i mbipopulluar dhe mysafirët i transferuan në hotelin tjetër. Në mes të sezonit nuk ke zgjidhje tjetër veçse të pranosh”, thotë ai, duke shtuar se turistët ishin të pakënaqur. “Kjo ndikon drejtpërdrejt në punën tonë, sepse klientët na kërkojnë kompensim, kështu që ne i kthejmë paratë”, thotë Novaku.

Asnjë siguri për “akomodimin e egër”

Kur rezervimet bëhen përmes platformave zyrtare, siç është Booking, ose faqja e internetit e hotelit, mysafirët kanë të drejtë të ankohen, të kërkojnë kompensim ose akomodim të ri. Në rast të rezervimit direkt me mikpritësin e paregjistruar, këto nuk mund të kërkohen. Radio Evropa e Lirë pyeti Booking-un – platformën më të njohur për rezervimin e akomodimeve – nëse ka pranuar ndonjë ankesë kundër kësaj praktike në Mal të Zi, por nuk mori përgjigje./REL/

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

By: e xh
24 August 2025 at 17:40

Burney fitoi të shtunën 2-0 kundër Sunderland në raundin e dytë të Premier League. Për vendasit sërish nuk u grumbullua sulmuesi Armand Broja. 23-vjeçari s’ishte as në stol për të dytën ndeshje radhazi, ndërsa për këtë foli edhe Scott Parker.

Trajneri i Burnley shpjegoi mungesës e sulmuesit kuqezi dhe kohën kur ai mund të aktivizohet me ekipin.

“Nuk është larg, nuk është larg aspak. Ai thjesht është ndoshta pak mbrapa. Siç thashë, nuk dua të rrezikoj asgjë, apo të marr një rrezik të madh përsipër me Brojën. Atij i nevojitet vetëm pak më tepër punë. Shpresojmë se do fillojmë ta integrojmë, ndoshta të martën dhe pastaj mund të fillojmë ta shikojmë”, u shpreh trajneri i Burnleyt.

Të martë në orën 20:45 Burnley luan kundër Derby për raundin e 1/32 të EFL Cup dhe duket se Broja do jetë me ekipin, të paktën në stol. Dëmtimet që ka kaluar djaloshi kuqezi e frikësojnë trajnerin Scott Parker, që duket se po tregon kujdes maksimal për Brojën.

Edhe nga stafi i Kombëtares kanë pyetur për gjendjen e tij, në prag të mmiqësores së Shqipërisë kundër Gjibraltarit (4 shtator) dhe ndeshjes kualifikuese kundër Letonisë më 9 shtator.

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

By: e xh
24 August 2025 at 17:16

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe mënyra e lehtë e jetës luksoze, që është bërë më e vështirë që të gjendet në vende të tjera.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe veçmas Dubai prej kohësh kanë mirëpritur njerëz të pasur të vendeve fqinje dhe personat që ndihmojnë milionerët të zhvendosen aty i thanë AFP-së se po vërehet një rritje e perëndimorëve që po dynden drejt Dubait.

Kompania këshilluese Henley & Partners parashikon se Emiratet e Bashkuara do të tërheqin këtë vit një numër të paprecedent prej 9.800 milionerësh – më shumë se kudo tjetër në botë.

Emiratet e Bashkuara e kanë paraqitur veten si magnet për pasanikët, duke ofruar stabilitet ekonomik dhe politik me nivele shumë të ulëta kriminaliteti, një mjedis të mirë biznesi dhe qasje edhe më të lehtë te luksi.

Skema e vizave të artë e shtetit të Gjirit, e krijuar për të tërhequr të huaj të pasur ose të kualifikuar, u lejon individëve të marrin një leje qëndrimi për një periudhë 10-vjeçare.

Mike Coady, drejtues i Skybound Wealth Management, një kompani këshilluese për individë të pasur, tha se disa nga klientët e tij “ndihen sikur suksesi është bërë një barrë në vendet e tyre të origjinës”. “Ata paguajnë më shumë taksa, hetohen më shumë dhe u ofrohet më pak”, tha ai, por shtoi se në Dubai, “pasuria nuk fshihet, ajo është e normalizuar”. “Në Londër, klientët e mi flasin me zë të ulët për pasurinë e tyre. Në Dubai, ata mund të jetojnë të lirë”.

Si një destinacion kryesor për influencerët e famshëm, Dubai është bërë sinonim i shfaqjeve të ekzagjeruara të pasurisë. Qyteti është shtëpi e një qendre tregtare të jashtëzakonshme, që brenda ka një pistë skijimi, ndërtesën më të lartë në botë dhe Palmën – një ishull artificial i mbushur me hotele me pesë yje. Zhvillimi i shpejtë dhe destinacion për pasanikët nga e mbarë bota është përballur me kritika për shkak të pabarazive ekstreme, ndërsa një ushtri punëtorësh emigrantë, që kanë paga të ulëta, janë shtylla kryesore e ekonomisë.

“Shumë pak burokraci”

Coady tha se klientët e tij që po zhvendosen ishin kryesisht profesionistë në të 30-tat dhe 40-tat, përfshirë themelues të kompanive teknologjike, pronarë biznesesh, konsulentë dhe menaxherë fondesh.

Njëri prej tyre është një themelues 42-vjeçar i një kompanie të softuerit, për shkak se u frikësua nga tatimi mbi fitimet për shkak të shitjes së kompanisë, u zhvendos nga Britania në Emiratet e Bashkuara – që tani është shndërruar në eksportuesin kryesor të milionerëve.

Disa po detyrohen të largohen për shkak të një politike më rreptë tatimore për personat me status “jorezident” – ata që jetojnë në Britani, por që vendbanimin e përhershëm e kanë jashtë vendit dhe që kishin përfituar nga mospagesa e tatimeve mbi të ardhurat e fituara jashtë shtetit.

Së bashku me ndryshime të tjera që pritet të ndodhin në politikat tatimore dhe rregullat për trashëgiminë, si dhe me atë që Coady e quajti “retorikë në rritje kundër pasurisë”, pritet që Britania të humbasë një numër rekord prej 16.500 milionerësh këtë vit, sipas Henley & Partners.

Personi më i famshëm që u largua këtë vit, miliarderi John Fredriksen, i tha mediave norvegjeze se u zhvendos në Emiratet e Bashkuara për shkak se “Britania është bërë ferr”.

Duke folur në podcastin “Building Wealth With No Borders” rreth zhvendosjes së tij në Dubai, Max Maxwell, CEO i Paddco Real Estate, tha: “Të gjithë jemi duke ndjekur një mënyrë jetese, çfarëdo që kjo të nënkuptojë për secilin prej nesh”. Biznesmeni shpjegoi se pas largimit nga Shtetet e Bashkuara për në Emiratet e Bashkuara, ai zbuloi se familja e tij mund të shijonte “një mënyrë jetese më të mirë se ku ishim më parë” për të njëjtën shumë parash.

Philippe Amarante, nga Henley & Partners në Dubai, tha se pasanikët kërkojnë të ruajnë pasurinë dhe mënyrën e tyre të jetesës, si dhe mundësinë për të bërë biznes me “shumë pak burokraci”. Dhe Emiratet e Bashkuara kanë pozicionuar veten “me një mesazh shumë të qartë dhe të thjeshtë: ne jemi të hapur për biznes”, tha Amarante. Për klientët e Coadyt, “Emiratet e Bashkuara i përshtaten si dorëza”, tha ai.

“Blini komplet një ndërtesë”

Megjithatë, dyndja e pasanikëve të huaj nuk ka kaluar pa polemika. Autoritetet në Emirate kanë forcuar kontrollet kundër pastrimit të parave pasi Emiratet e Bashkuara u vunë në “listën gri” globale në 2022 për shkak të shqetësimeve mbi transaksione të paqarta financiare dhe një fluks parash nga Rusia, ndërsa të pasanikët rusë u dyndën më mënyrë masive drejt Gjirit pas pushtimit të Ukrainës, për të shpëtuar nga sanksionet shkatërruese në vendin e tyre.

Pasanikët nga e gjithë bota po marrin tani familjet, bizneset dhe zyrat private me vete drejt Dubait, “diçka që është e re,” tha Faisal Durrani, kreu i kërkimeve për Lindjen e Mesme në firmën këshilluese të pasurive të paluajtshme Knight Frank.

Dubai është tashmë një nga 20 qytetet kryesore në botë me më shumë milionerë, me 81.200 prej tyre dhe 20 miliarderë, sipas Henley & Partners. Duke tejkaluar Nju Jorkun dhe Londrën, marrë së bashku, vitin e kaluar u shitën në Dubai 435 shtëpi me vlerë 10 milionë dollarësh ose më shumë – duke e bërë atë tregun më të madh për prona luksoze, relativisht të përballueshme në Emiratet e Bashkuara krahasuar me Perëndimin, tha Durrani.

Ai tha se blerës nga vende si Monako dhe Zvicra vinin te kompania duke kërkuar, për shembull, një banesë në Dubai për 100 milionë dollarë. “Por, në Dubai për atë çmim, mund të blini një ndërtesë të tërë”./REL/

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

By: e xh
24 August 2025 at 17:11

Një zjarr përfshiu pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Shërbimet e zjarrfikësve u njoftuan shpejt dhe mbërritën në vendngjarje me katër automjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Një pjesë e Shkozetit u përball me mungesën e energjisë elektrike për të shmangur pasojat dhe më të rënda.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll pa e lejuar zjarrin të përhapej në bizneset dhe banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Po vijon puna për të zbuluar shkakun e këtij zjarri.

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

By: e xh
24 August 2025 at 16:48

Në vitin 2025, paqja mund të duket si një luks i rrallë. Luftërat po përshkallëzohen, siguria kufitare është forcuar dhe tensionet tregtare vazhdojnë të rriten.

Sipas Indeksit Global të Paqes 2025 (GPI), numri i konflikteve të bazuara në shtet ka arritur nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore, me tre luftëra të reja vetëm këtë vit. Shumë shtete po reagojnë me rritje të militarizimit.

Megjithatë, disa vende vazhdojnë të japin përparësi paqes. Indeksi i prodhuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe vlerëson 23 tregues – nga konfliktet e jashtme dhe shpenzimet ushtarake deri te siguria, terrorizmi dhe shkalla e vrasjeve. Vendet që renditen në majë të indeksit kanë qenë të qëndrueshme për gati dy dekada, duke dëshmuar ndikimin afatgjatë të politikave paqësore.

Banorët e këtyre vendeve ndajnë me ne se si këto politika ndikojnë jetën e përditshme dhe krijojnë një ndjenjë të thellë qetësie dhe sigurie.

  1. Islanda – Paqja si mënyrë jetese

Që prej vitit 2008, Islanda vazhdon të mbajë vendin e parë si shteti më paqësor në botë, me rezultate të larta në të tre fushat kryesore: siguri e brendshme, konflikte dhe militarizim. Madje, këtë vit u regjistrua edhe një përmirësim me 2%, duke e rritur hendekun nga vendi i dytë.

Për vendasit, ndjenja e sigurisë është pjesë natyrale e jetës. “Edhe pse moti i ashpër dimëror mund të mos të japë gjithmonë ndjenjën e sigurisë, komuniteti e bën,” thotë Inga Rós Antoníusdóttir, e lindur në Islandë dhe menaxhere në Intrepid Travel për Evropën Veriore. “Mund të ecësh vetëm natën pa u shqetësuar; sheh foshnje që flenë në karroca jashtë kafeneve, ndërsa prindërit bëjnë pazar ose hanë drekë; dhe policia nuk mbart armë.”

Inga thekson se politikat për barazi gjinore janë thelbësore për ndjenjën e sigurisë, sidomos për gratë. “Mundësitë e barabarta dhe sistemet sociale të forta krijojnë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë.”

Ajo sugjeron vizitorët të provojnë qetësinë lokale në mënyra autentike: “Notoni në një pishinë gjeotermale dhe bisedoni me vendasit; ngjituni në një mal, qoftë Esja pranë Reykjavikut apo një ecje shumëditore në malet e larta; zbuloni artin, muzikën dhe natyrën – në çdo mot.”

  1. Irlanda – Komunitet, neutralitet dhe mirëpritje

E shënuar nga konflikte në shekullin XX, Irlanda sot është një model i paqes. Ka shënuar ulje të militarizimit dhe shumë pak përfshirje në konflikte, duke hyrë ndër vendet më të sigurta në botë.

“Ka një ndjenjë të thellë komuniteti dhe miqësie, qoftë në fshat apo qytet,” thotë Jack Fitzsimons, banor i Kildare dhe drejtor i përvojave në Kilkea Castle. “Këtu, njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin. Mund t’i kërkosh ndihmë një të panjohuri dhe ai do të bëjë gjithçka që mundet.”

Irlanda ndjek një politikë neutraliteti ushtarak dhe nuk është anëtare e NATO-s, duke i dhënë përparësi diplomacisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

“Jetesa është më e qetë këtu. Je gjithmonë pranë një kalaje, një shëtitjeje në pyll apo një nate me muzikë tradicionale në një pub të ngrohtë,” thotë Fitzsimons. “Njerëzit vlerësojnë ende bisedën, tregimin e historive – dhe kjo krijon një lidhje njerëzore të veçantë.”

  1. Zelanda e Re – Siguri në çdo hap

Zelanda e Re u ngjit këtë vit në vendin e tretë, falë përmirësimeve në siguri dhe uljes së ndikimit të protestave apo akteve terroriste.

Si një ishull në Paqësor, vendi përfiton nga mbrojtja natyrore, por edhe politikat e brendshme luajnë rol të madh. “Ligjet për armët janë ndër më të rreptat në botë, dhe kjo ndihmon shumë për ndjenjën e sigurisë,” thotë Mischa Mannix-Opie, banore dhe drejtore në një firmë relokimi.

“Aty fëmijët shkojnë në shkollë në këmbë, njerëzit nuk i mbyllin dyert me çelës, dhe shoferët ndalojnë për të ndihmuar nëse sheh një makinë të prishur,” shton ajo. “Ka një besim të përgjithshëm tek të tjerët dhe tek sistemi – dhe kjo krijon ndjenjë të vërtetë komuniteti.”

Përveç rrjetit të fortë social dhe kujdesit shëndetësor universal, lidhja me natyrën është një pjesë kyçe e jetës. “Për shumë vizitorë, ajo që mbetet më gjatë në kujtesë nuk është vetëm natyra – por ndjesia e sigurisë dhe përkatësisë.”

  1. Austria – Qetësi në thelb të sistemit

Austria këtë vit ra një vend në renditje, por mbetet ndër vendet më të qeta në botë. Me politikën e saj të neutralitetit të garantuar me kushtetutë, ajo investon më shumë në mirëqenien e brendshme sesa në çështje ushtarake.

“Neutraliteti ka sjellë investime në njerëz – me sistem të fortë social, kujdes shëndetësor cilësor dhe arsim të shkëlqyer,” thotë Armin Pfurtscheller, pronar i një hoteli në luginën Stubai. “Këtu njerëzit ecin natën përgjatë lumit Ruetz, lënë shtëpitë hapur, biçikletat të pambrojtura jashtë kafeneve. Siguria nuk është thjesht statistikë – është ndjenjë.”

Ai shton se edhe vizitorët e ndiejnë këtë qetësi: “Pas disa ditësh, njerëzit relaksohen, stresi zhduket, dhe fillojnë të vërejnë tingullin e ujit, dritën në male, frymëmarrjen e qetë. Kjo është paqja që ofron Austria – mundësia për të qenë thjesht vetvetja.”

  1. Singapori – Rendi që krijon liri

I vetmi shtet aziatik në top 10, Singapori qëndron në vendin e gjashtë falë sigurisë së lartë dhe rregullit të brendshëm, pavarësisht shpenzimeve të mëdha ushtarake.

“Unë ec natën vonë pa frikë. Nuk ndiej ankth apo pasiguri si në qytete të tjera të mëdha,” thotë banorja Xinrun Han. “Ekziston një besim i plotë në sistem, që krijon një ambient të qetë dhe të kujdesshëm.”

Edhe pse disa liri civile, si të drejtat LGBT+, janë ende të kufizuara, progresi social është në rritje – me ngjarje si festivali Pink Dot që sjell më shumë pranueshmëri te gjeneratat e reja.

Han i këshillon vizitorët të shijojnë ndjenjën e sigurisë duke bërë shëtitje natën, duke shijuar ushqim rrugësh ose duke vizituar parqe të ndriçuara pas errësirës.

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit

By: e xh
24 August 2025 at 16:39

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale.

Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani, gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit.

Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga rebelët Huthi, raportoi për sulmet. Këto janë sulmet e para në Sana, që kontrollohet nga rebelët, që nga 17 gushti, kur Izraeli shënjestroi infrastrukturën energjetike që besohej se përdorej nga rebelët.

Izraeli ende nuk ka konfirmuar sulmet e së dielës.

Rebelët Huthi kanë lëshuar raketa e dronë drejt Izraelit dhe kanë shënjestruar anije në Detin e Kuq për më shumë se 22 muaj. Ata thonë se sulmet kryhen në shenjë solidariteti me palestinezët, që po përballen me luftë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Këto raketa dhe dronë të lëshuar nga rebelët zakonisht rrëzohen para se të arrijnë në Izrael.

Një zyrtar i Forcave Ajrore të Izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se predha e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit të premten mbrëma paraqiti një kërcënim të ri. Raketa ishte e mbushur me municion thërrmues.

Kjo ishte hera e parë që rebelët Huthi, lëshuan predha të tilla drejt Izraelit, që kur grupi militant filloi të gjuante raketa drejt Izraelit në vitin 2023, tha zyrtari. Përdorimi i municioneve thërrmuese e bën të vështirë që Izraeli t’i rrëzojë ato dhe po ashtu është tregues, sipas zyrtarit, se rebelët Huthi kanë siguruar teknologji shtesë nga Irani. /REL

❌
❌