Normal view

Rekordmeni Kejn përsërit veten, fiton për të dytin vit radhazi “Këpucën e Artë” të Bundesligës

19 May 2025 at 22:17
Herri Kejn fitoi “Këpucën e Artë” të dytë radhazi të Bundesligës, pasi e përfundoi sezonin 2024-‘25 me 26 gola për Bajernin. Anglezi e mbylli sezonin me një gol të realizuar pasi erdhi nga stoli në fitoren 4-0 të kampionëve ndaj Hofenhaimit. 31-vjeçari, i cili shënoi mesatarisht një gol çdo 92 minuta në 31 paraqitjet e

Biseda Trump-Putin/ Von der Leyen: Falënderoj presidentin e SHBA për përpjekjet për ta mbajtur të hapur dialogun për Ukrainën

19 May 2025 at 22:05
  Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se pati një bisedë të mirë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Presidentja e KE-së zhvilloi gjithashtu bisedime me Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Friedrich Merz, Alexander Stubb dhe Volodymyr Zelensky, për t’u informuar rreth rezultateve të telefonatës Trump-Putin. Në një deklaratë publike, von der Leyen

A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë

19 May 2025 at 21:57
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.” Në emisionin “Log.”, ai deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë. “Ndryshe nga

“Vota e diasporës u arrit me marrëveshje politike mes PS dhe PD”- Erald Kapri: Procesi cënoi fshehtësinë, kushërinjtë e mi nga jashtë ma dërgonin votën me foto!

19 May 2025 at 21:46
Kandidati i Partisë Mundësia në Tiranë, Erald Kapri, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, për votën e diasporës. Kapri tha se vota e diasporës ishte dyshuese që në fillim, duke thënë se ajo u arrit përmes një marrëveshjeje politike mes PD dhe PS. “Kur u votua në Kuvend

Zgjedhjet e 11 Majit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale!

19 May 2025 at 21:27
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëve të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Kume u pyet lidhur me kërkesën e disa kandidatëve për deputetë që të marrin pamjet filmike të

Mançester Junajtid fillon lëvizjet për sezonin e ri, do paguajë shumën marramendëse për klauzolën e sulmuesit brazilian

19 May 2025 at 21:12
Mançester Junajtid ka bërë lëvizjen e parë për sezonin e ardhshëm, teksa po përgatitet të zyrtarizojë sulmuesin i cili pritet të jetë titullari i sulmit nën urdhrat e Ruben Amorim. Mateus Kunja do të transferohet pas pak ditësh nga radhët e Ullvërhempton, pasi “djajtë e kuq” do të paguajnë klauzolën e largimit të tij. Nuk

Spitali i Gjakovës, plot me pacientë nga veriu i Shqipërisë! Rrëfimet për TakFak: Këtu kemi gjetur shërbim dhe ndjehemi më të sigurt

19 May 2025 at 21:08
Pas dëshmive të qytetarëve të Tropojës dhe vizitës në Spitalin e Bajram Currit, gazetarja e emisionit investigativ “Tak Fak” Anxhela Gjiriti zhvendoset për pjesën e tretë të investigimit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, aty ku qytetarët nga veriu i Shqipërisë marrin çdo ditë shërbime që mungojnë në vendin e tyre. Në hyrje

Fitoi mandatin e listës së hapur, Jorida Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik! Përgëzime kolegut Alimehmeti, që ndamë sprintin e fundit

19 May 2025 at 21:03
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kandidatja demokrate për deputete Jorida Tabaku ka falënderuar të gjithë votuesit e Partisë Demokratike, të cilët i dhanë një tjetër mandat për qarkun e Tiranës. Tabaku, e cila fitoi si kandidate e listës së hapur për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, pas një beteje të fortë
❌