Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Albeu

Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
14 August 2025 at 23:48

Dashi

Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi.

Demi

Pasioni do shtohet mjaft ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë serish vështirësi për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe here pas here mund te bien ne melankoli. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm dhe mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë.

Binjaket

Gjerat nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar sot ne jetën tuaj ne çift dhe mërzitja do e pushtoje gjithë këtë dite. Nuk do përjetoni aspak emocionet qe keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te vrapojnë me sy mbyllur drejt dashurisë sepse mund te pengohen dhe te lëndohen. Financat fillimisht duhet t’i riorganizoni nëse doni qe situata te filloje te përmirësohet.

Gaforrja

Dite e paqëndrueshme dhe shpeshherë delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret do kenë mundësi te mira për te gjetur një person qe do iu përshtatet ne çdo sektor. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira te cilat nuk mund te kalohen pa ndihmën apo këshillat e specialisteve.

Luani

Yjet do iu bekojnë sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje te se kaluarës. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Merrini gjerat shtruar sepse nuk keni çfarë te bëni tjetër. Merkuri do iu ndihmoje ne planin financiar dhe do iu gjeni zgjidhje problemeve.

Virgjeresha

Priten ndryshime shume te mëdha sot ne jetën tuaj sentimentale. Partneri do jete i gatshëm edhe për ndonjë çmenduri dhe do iu surprizoje pa mase. Beqaret do ëndërrojnë me kot për princin e kaltër sepse mundësitë gjate kësaj dite nuk do jene aspak te mira. Financat nuk do jene aspak ne një gjendje te qëndrueshme. Duhet shume maturi dhe kujdes për t’ia dale mbanë.

Peshorja

Pozicioni i Hënës ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë ndikim mjaft pozitiv tel lidhja qe keni. Do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do tërhiqen tej mase nga një person i cili nuk do i beje aspak te lumtur madje mund t’iu krijoje edhe ankth. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje te qëndrueshme. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes.

Akrepi

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete e tendosur sot dhe here pas here mund te keni edhe debate te forta. Te dy do kërkoni te dale e juaja dhe nuk do hapni rruge aspak. Beqaret me ne fund do kenë takime te rëndësishme dhe mund te fillojnë lidhje serioze. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë. Jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por mund te ketë edhe përmirësime.

Shigjetari

Ambienti do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do e keni me te thjeshte për te folur hapur. Beqaret mund te zbulojnë me ne fund personin e ëndrrave. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ta duke filluar qe sot. Financat do jete aq te mira sa mund te përfitoni për te hequr edhe disa para mënjanë.

Bricjapi

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë sot jetës suaj ne çift dhe nuk duhet absolutisht ta lini pas dore atë qe keni ne krah. Ka disa persona qe iu vrojtojnë nga larg dhe mund te përfitojnë për t’ua rrëmbyer. Beqaret vetëm ne mbrëmje mund te realizojnë ndonjë takim interesant. Financat nuk do jene shume te mira kështu qe tregohuni te kujdesshëm.

Ujori

Shprehjani partnerit tuaj sot gjithçka qe ndjeni dhe mendoni dhe mos u mbyllni ne vetvete. Ne këtë mënyrë do i zgjidhni edhe problemet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm për te gjetur një person, por serish do jene pa fat. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju te tregoheni te organizuar dhe te shpenzoni me kujdes.

Peshqit

Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar dhe serish emocionet nuk do ekzistojnë. Beqaret do jene ende pa fat dhe nuk do e gjejnë ende personin e tyre te ëndrrave. Me financat nuk duhet te bëni çmenduri sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do jete e vështirë te rivendoset ekuilibri.

The post Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Me armë në dorë/ Çfarë postonte 14 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq

By: M C
14 August 2025 at 23:35

“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq postonte në rrjetet sociale.

E. Guri, autori i vrasjes së E. Xhejo, postonte në Tik Tok edhe foto me armë gjahu.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën E. Xhejo, teksa mbeti i plagosur E. Guri.

Mësohet se ata ishin konfliktuar një ditë më parë.

Autori i mitur është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Me armë në dorë/ Çfarë postonte 14 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq appeared first on Albeu.com.

Izraeli thotë se është në bisedime me disa shtete për zhvendosjen e palestinezëve

By: M C
14 August 2025 at 23:31

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është në bisedime me disa shtete për pranimin e palestinezëve të zhvendosur për shkak të luftës në Gazë.

Shtetet e përfshira janë Sudani Jugor, Somalilandi, Etiopia, Libia dhe Indonezia, ka thënë një zyrtar izraelit për CNN-in.

Në këmbim të pranimit të palestinezëve, zyrtari ka thënë se shtetet po kërkojnë “kompensim financiar”.

Të mërkurën Sudani Jugor mohoi se ishte në diskutime për zhvendosjen e palestinezëve, duke thënë se raportimet ishin të pabaza dhe se nuk kishte qëndrim zyrtar për këtë. Edhe Somalilandi pati thënë në fillim të vitit se nuk ekzistonin bisedime të tilla.

Javën e kaluar, Indonezia ka deklaruar se është e gatshme të pranojë 2,000 palestinezë nga Gaza për trajtim, por se ata duhet të ktheheshin në Gazë sapo të kryenin trajtimin.

The post Izraeli thotë se është në bisedime me disa shtete për zhvendosjen e palestinezëve appeared first on Albeu.com.

U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku

By: M C
14 August 2025 at 23:11

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik.

Maloku, student i dalluar dhe inxhinier i talentuar, vuajti padrejtësisht 9 vite në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pas një gjyqi të montuar nga regjimi komunist, duke u akuzuar si spiun dhe agjent i huaj.

Ai ishte një qendrestar antikomunist dhe bashkëvuajtës me figura të shquara si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.

“Jeta dhe tregimi i Saimir Malokut janë dëshmi të gjalla të mizorisë dhe dhunës së diktaturës komuniste. Ai përfaqëson rezistencën dhe guximin e shqiptarëve për liri dhe dinjitet” shprehet Besim Ndregjoni, President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe Përndjekurve Politik të Shqipërisë.

Saimir Maloku do të mbahet mend si një intelektual i shquar, një inxhinier i talentuar dhe një qytetar që luftoi për lirinë e medias dhe të qytetarëve gjatë një periudhe të errët të historisë shqiptare.

Reagimi i plote i Besim Ndregjonit

U SHUA INGJ. SAJMIR MALOKU, ISH-I BURGOSUR POLITIK BURREL-SPAÇ!

U nda nga ne bashkëvuajtësit e tij, nga Tirana e dashur, tiranasi inxhinier Sajmir Maloku, ai që i solli Tiranës me shpikjen e tij Kanaçen, kur qytetarët e Tiranës shihnin kanalet televizive italiane! U shua studenti që mbaroi me medalje ari arsimin e lartë, inxhinieri i talentuar që e nisi jetën e tij me dije dhe në fund regjimi diktatorial e burgosi në Burrel dhe Spaç! Tirana ka një intelektual më pak, një qendrestar antikomunist më pak, një tiranas të mirë e të ditur më pak! Ai që u printe para bashkëvuajtësve të vet në shkurt të ’91 në rrëzimin e monumentit të diktatorit!

Saimir Maloku sot përbën një dëshmi të gjallë të vuajtjes dhe mbijetesës në ferrin komunist shqiptar. Maloku, me ekzistencën dhe tregimin e ferrit të tij, përpiqet të na rrëfejë e dëshmojë mizorinë e komunizmit, pashpirtmërinë, ligësinë, çmendurinë, paligjshmërinë e sistemit, torturën e dhunën dhe mbi të gjitha ashpërsinë e egërsinë deri në kafshëri të sistemit komunist që tmerroi shqiptarët për 50 vjet.

Saimir Maloku u akuzua prej regjimit komunist si spiun i 17 vendeve kapitaliste dhe agjent i anglezëve në veçanti. Me profesion inxhinier elektronik në ushtri, Saimir Maloku u përndoq, u hetua, u shantazhua nga 120 spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe 9 hetues të regjimit. Saimir Maloku vuajti 9 vjet në burgjet më të egra dhe më të frikshme të diktaturës.

Përveç dënimit, Maloku familjarisht vuajti po kaq vite survejim, gjurmim, përgjime dhe inskenime nga Sigurimi i Shtetit, bisha e tmerrshme që mbante në këmbë diktaturën staliniste nëpërmjet frikës, panikut, përndjekjes, dhunës, arrestimeve dhe tmerrit që ajo shkaktonte ngado. Pas gjyqit të fals, Saimir Maloku u mbajt për 200 ditë nën tokë, nën ujë e baltë, i fshehur prej komunistëve, në një kohë që familja e kërkonte në të gjitha burgjet e Shqipërisë.

Saimir Maloku u burgos për 9 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës për shkak të shpikjes së një pajisjeje Kanoçe që shërbente si antenë televizioni për të parë stacione të huaja, për të cilat komunizmi i ndalonte rreptësisht. Në komunizëm duhej parë dhe ndjekur vetëm ato që thoshte Partia e Punës. Çdo tentativë tjetër të dërgonte direkt në burg. Nëse nuk i bindeshe partisë, ishe armiku më i poshtër i klasës dhe pushtetit, partisë e popullit.

Komunizmi kontrollonte gjithçka e çdo gjë, deri edhe te shijet e njerëzve. Gjithçka që nuk mirtohej nga partia-shtet shpallej e ndaluar, e rrezikshme dhe e dënueshme. Bashkëvuajtës të Saimir Malokut ishin Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi, Imzot Frano Ilia, Dom Ndoc Sahatçija, Kardinal Ernest Simoni, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikollë Mazreku etj. Dëshmi persekutimi në ferrin komunist si e Saimir Malokut e shumë shqiptarëve që vuajtën padrejtësisht janë pasqyrë e errët e tmerrit diktatorial.

Nxjerrja në dritë e kësaj errësire makabre është një çlirim jo vetëm për shpirtin e atyre që vdiqën, por edhe të atyre që qëndruan heroikisht si Saimir Maloku e mijëra bashkëvuajtës të kohës!

Lamtumirë mik, bashkëvuajtës qendrestar, Sajmiri ynë!

Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik të Shqipërisë

The post U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku appeared first on Albeu.com.

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

By: M C
14 August 2025 at 23:02

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq.

Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.

Aktivistët e SNS-së së Vuçiq janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.

Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.

Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, raporton KosovaPress.

Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiq në këtë qytet.

Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiq.

The post Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 14 August 2025Albeu

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

By: M C
14 August 2025 at 22:21

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur ndaj shkollimit të vajzave, ka lënë miliona fëmijë jashtë klasave shkollore që kur grupi u rikthye në pushtet katër vjet më parë.

“Në një kohë kur disa po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me talibanët, unë bëj thirrje që komuniteti ndërkombëtar të mbetet më i mobilizuar se kurrë për rivendosjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtës së grave afgane për arsimim”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e Agjencisë Kulturore dhe Arsimore të OKB-së, UNESCO.

Afër 2.2 milionë vajzave u ndalohet të ndjekin shkollimin përtej nivelit fillor, sipas UNESCO-s.

“Fatkeqësisht, Afganistani është vendi i vetëm në botë ku arsimi i mesëm dhe i lartë është rreptësisht i ndaluar për vajzat dhe gratë”, tha Azoulay.

“Një gjeneratë e tërë e grave afgane po sakrifikohet”, shtoi ajo, duke bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “mbajë presionin diplomatik”.

Talibanët, të cilët premtuan një sundim më të butë pas marrjes së pushtetit në gusht të vitit 2021, kanë vendosur kufizime të mëdha për gratë, duke i ndaluar ato të ndjekin universitetet, të shkojnë në parqe publike, palestra dhe sallone bukurie – masa që OKB-ja i ka cilësuar si “aparteid gjinor”.

Rusia – e cila nuk përmendet në deklaratë – është vendi i vetëm që ka njohur qeverinë e talibanëve që kur ata morën pushtetin më 2021, pas tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani./ REL

The post OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave appeared first on Albeu.com.

Vrau me thikë 14-vjeçarin Erald Xhenjon në Maliq, me pranga në duar policia shoqëron në komisariat autorin

By: M C
14 August 2025 at 21:57

Enedio Guri 14-vjeçari autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhenjo, ka lënë spitalin dhe është shoqëruar në komisariat nga policia.

Fillimisht, Enedio Guri u dërgua në qendrën rajonale spitalore të Korçës për të marrë mjekim.

Tashmë 14-vjeçari pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi tragjedinë që ndodhi.

Konfrontimi fizik mes dy të miturve ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në zonë, ku një sherr banal degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta. Si pasojë, Erald Xhenjo humbi jetën, ndërsa Enedio Guri mbeti i plagosur.

Dy 14-vjeçarët mësohet të jenë nxënës të së njëjtës shkollë në zonën e Pirgut në Maliq, ndërsa të paqarta mbeten arsyet e konfliktit midis tyre. Sipas burimeve për media, është mësuar se dy adoleshentët fillimisht janë konfliktuar ditën e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa sot janë takuar në ambientet e një lokali për tu sqaruar.

The post Vrau me thikë 14-vjeçarin Erald Xhenjon në Maliq, me pranga në duar policia shoqëron në komisariat autorin appeared first on Albeu.com.

Izraeli bombardon Gazën, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme

By: M C
14 August 2025 at 21:39

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës ka njoftuar se të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot nga sulmet izraelite, ndërsa ushtria intesifikoi bombardimet e saj në qytet.

Mes viktimave janë 6 civilë, të cilët ishin duke pritur për ndihma humanitare, deklaroi zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmud Bassal.

“Forcat pushtuese izraelite po intensifikojnë bastisjet e tyre në zonën Zeitun të qytetit të Gazës”, tha ai.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për ngjarjen.

“Për të katërtën ditë radhazi, zona ka qenë subjekt i një operacioni ushtarak, duke rezultuar në vdekje dhe plagosje të shumta”, tha Bassal.

“Që nga agimi i sotëm, kemi marrë 28 telefonata nga familjet dhe banorët e kësaj lagjeje, disa prej fëmijëve të të cilëve janë vrarë.

“Shumë njerëz nuk mund të largohen nga këto zona për shkak të zjarrit të artilerisë”, shtoi zëdhënësi.

The post Izraeli bombardon Gazën, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Igli Tare sjell sukses në merkato/ AC Milan arkëton shifrën më të lartë në histori

By: M C
14 August 2025 at 21:15

AC Milan arrin rekord historik në shitjet e lojtarëve, falë menaxhimit të Igli Tares

AC Milan ka arritur këtë verë një rekord historik në shitjet e lojtarëve, duke regjistruar fitime totale prej 149.8 milionë euro, shifër më e lartë në historinë e klubit. Sipas raportimeve të Transfermarkt, ky sukses i jashtëzakonshëm i klubit italian është rezultat i një strategjie të kujdesshme dhe menaxhimi të talentëve nga drejtori sportiv, Igli Tare.

Tare, i cili ka një reputacion të lartë për aftësinë e tij në identifikimin dhe menaxhimin e lojtarëve të rinj, duket se po korr frytet e punës së tij. Një nga faktorët kryesorë të këtij suksesi është aftësia për të balancuar nevojën e skuadrës për performancë sportive me mundësitë financiare dhe strategjinë e fitimit nga shitjet e lojtarëve.

Sezoni i transferimeve verore tregoi qartë se AC Milan e ka përdorur me sukses këtë qasje. Shitjet e disa lojtarëve kyç dhe menaxhimi i tregut të futbollit ka sjellë jo vetëm të ardhura të larta, por edhe mundësinë për të investuar në blerje të reja që forcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Ky rekord nënvizon rëndësinë e një drejtori sportiv me përvojë, sidomos në një periudhë kur tregu i futbollit është i paqëndrueshëm dhe kërkon menaxhim të kujdesshëm të resurseve financiare. Për Milanin, strategjia e Tares nuk është thjesht një sukses financiar, por një shembull i menaxhimit të talentëve dhe vizionit afatgjatë që mund të vendosë klubin në një pozitë konkurruese në Serie A dhe në arenën evropiane.

Analistët vlerësojnë se modeli i përdorur nga Tare dhe AC Milan mund të shërbejë si shembull për klube të tjera, duke treguar se me planifikim dhe menaxhim strategjik, shitjet e lojtarëve mund të jenë një burim i qëndrueshëm fitimi dhe një mjet për përmirësimin e performancës së ekipit.

The post Igli Tare sjell sukses në merkato/ AC Milan arkëton shifrën më të lartë në histori appeared first on Albeu.com.

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit, ekspertët mjeko-ligjorë e policia rrethojnë lokalin në Maliq/ Gjurmë gjaku në verandë, adoleshentët u konfliktuan dhe një ditë më parë

By: M C
14 August 2025 at 21:10

Një konflikt me dy 14-vjeçarëve ka çuar në vdekjen e njërit prej tyre dhe në plagosjen e tjetrit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme në ambientet e një lokali në Pirg të Maliqit.

Erlad Xhejo është viktima e këtij sherri banal ndërsa autor është Enedio Guri!

Burime për media kanë bërë me dije se dy adoleshentët janë banorë të fshatrave të ndryshëm, përkatësisht viktima ishte banues i fshatit Zvirina ndërsa autori nga Leminoti.

Të miturit janë konfliktuar një ditë më parë dhe janë takuar përsëri sot për tu sqaruar me njëri-tjetrin, ndërsa takimi mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikave. Arsyet që kanë ndezur konfliktin mes Xhenjos dhe Gurit vijojnë të jenë të pazbardhura për mediat si dhe të tjera detaje nga rasti në fjalë.

Sakaq, skena e krimit është rrethuar totalisht nga autoritetet dhe ekspertët e policisë shkencore ku po kërkohet për gjurmë biologjike e prova. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në verandën e lokalit ku janë konstatuar dhe gjurmë gjaku.

The post Vrasja tragjike e 14-vjeçarit, ekspertët mjeko-ligjorë e policia rrethojnë lokalin në Maliq/ Gjurmë gjaku në verandë, adoleshentët u konfliktuan dhe një ditë më parë appeared first on Albeu.com.

Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin

By: M C
14 August 2025 at 20:15

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja e 14-vjeçarit, Erald Xhejo janë publikuar.

Siç shihet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekspertë mjeko-ligjorë.

Lokali është rrethuar ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën vdekjen e një të mituri nga bashkëmoshatari i tij.

Ende nuk dihen shkaqet ndërsa bëhet me dije se viktima humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, një bashkëmoshatar me viktimën ndodhet në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga sherri i regjistruar rreth orës 17:50.

Ai gjithashtu është nën mbikëqyrjen e policisë.

The post Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin appeared first on Albeu.com.

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

By: M C
14 August 2025 at 20:04

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi pritet të mbyllë kapitullin e aventurës me Romën. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kumbulla ka pasur oferta nga disa ekipe të ndryshme në Itali dhe Spanjë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Mallorca, ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll duket se ka në plan të përforcojë mbrojtjen dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë një lojtar me përvojë në Seria A dhe Champions League. Kumbulla do të sjellë eksperiencë dhe aftësi mbrojtëse që mund të ndihmojnë skuadrën në stabilizimin e repartit pas një sezoni të vështirë.

Transferimi pritet të përparojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin me padurim konfirmimin zyrtar nga klubi. Afrimi i Kumbullës mund të konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën spanjolle, e cila synon të ketë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për të arritur objektivat e sezonit të ri.

Për Kumbullën, kjo mund të jetë një mundësi për të rikuperuar ritmin e lojës dhe për të demonstruar cilësitë e tij në një kampionat të fuqishëm si La Liga, duke kontribuar në suksesin e Mallorcas dhe duke rritur prezencën e tij në futbollin ndërkombëtar. Transferimi gjithashtu do t’i mundësojë mbrojtësit të luajë pranë bashkëkombësve dhe të forcojë marrëdhëniet sportive në skuadër, duke krijuar një ambient të favorshëm për performanca të mira.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Mallorcas këtë verë dhe pritet të ketë një rol kryesor në strategjinë e skuadrës për sezonin e ri.

The post Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U plagos për vdekje nga bashkëmoshatari, identifikohet 14-vjeçari në Maliq

By: M C
14 August 2025 at 19:42

Erald Xhejo, është 14-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e sotme pas një sherri në Maliq. I mituri nuk ka arritur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg rreth orës 17:50.

Plagosja ka ndodhur pas një konfliktii cili ka agravuar në përdorimin e thikave. Të dy të miturit e përfshirë janë plagosur por Xhejo nuk arriti të mbijetojë. Autori, një 14-vjeçar është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e policisë.

The post EMRI/ U plagos për vdekje nga bashkëmoshatari, identifikohet 14-vjeçari në Maliq appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në qarkun e Beratit, 3 vatra mbeten ende aktive

By: M C
14 August 2025 at 19:12

Situata e zjarreve në qarkun e Beratit vijon të jetë problematike, me tre vatra ende aktive, kryesisht në Poliçan, Berat dhe Skrapar.

Terreni në këto zona është kryesisht malor dhe puna po kryhet me mjete rrethanore, pompa uji shpine, si dhe me ndërhyrjen e avionëve nga ajri. Zjarret kanë shkaktuar dëme kolosale në sipërfaqe pyjore dhe bimësi.

Situata me zjarret në Berat, vatrat aktive deri tani janë:

1-Vijon aktive dhe me intensitet zjarri mesatar vatra në Zonën e Mbrojtur Balloll në NJA Tërpan në Poliçan. Zjarri zhvillohet brenda pyllit në terren të vështire dhe i pamundur për ndërhyje nga forcat tokësore. Kjo vatër zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë, të fshatit Çorogjaf, si dhe vetë sipërfaqen pyjore. Vleresimi i dhënë nga Frejtuesi i MZSH-së dhe oficeri i forcave të ushtrisë është vetëm ndërhyrja nga ajri. Janë në vëndngjarje forcat e ushtrisë, 1 mjet zjarrfikës dhe 6 zjarrfikës, 15 forca të ushtrisë dhe 5 punonjës të ADZM-së Berat po nisen edhe 2 zjarrfikëse nga Poliçani.

2-Vatra e zjarrit në fshatin Velçan, NJA Sinjë në Berat është aktive në një drejtim, në terren të vështirë për ndërhyrje.Forcat zjarrfikëse, me 2 mjete dhe 12 zjarrfikës janë në vatër.

Në lidhje me zjarrin në fshatin Velçan, flakët tashmë janë larg nga banesat, banorët dhe banesat janë të sigurta. Në vatrën e zjarrit po operojnë 2 helikopterë dhe mjetet zjarrêfikëse.

3-Vatra e zjarrit në fshatin Orizaj NJA Qendër Skrapar vijon të jetë aktive dhe në terren të vështirë. Për momentin situata është e qetë. Po shkojnë 8 efektivë dhe 2 mjete zjarrfikëse. Mjetet nuk operojnë dot deri në vend.

The post Situata e zjarreve në qarkun e Beratit, 3 vatra mbeten ende aktive appeared first on Albeu.com.

Agravon sherri mes adoleshentëve në një lokal në Maliq, plagoset me thikë 14-vjeçari, i mituri humb jetën në spital

By: M C
14 August 2025 at 19:00

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg. Policia bën e me dije se rreth orës 17:50 një konflikt ka agravuar në perdorimin e thikave ku për pasojë është plagosur një 14-vjeçar.

Fatkeqësisht i mituri nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital. I riu është identifikuar me inicialet E.XH. Autori, një 14-vjeçar është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që sollën këtë ngjarje tragjike.

“Maliq/Informacion paraprak. Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

The post Agravon sherri mes adoleshentëve në një lokal në Maliq, plagoset me thikë 14-vjeçari, i mituri humb jetën në spital appeared first on Albeu.com.

Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit!

By: M C
14 August 2025 at 18:19

Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati një konflikt midis një grupi demonstruesish dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe, të cilët u mblodhën para ambienteve të SNS-së për të mbrojtur ndërtesën. Kur demonstruesit arritën në ato ambiente, u qëlluan me mjete piroteknike dhe ndërtesa e selisë së SNS-së u dogj. Përleshje midis policisë dhe demonstruesve ndodhën edhe në Beograd, në disa vende.

Në lidhje me këtë situatë Ministria e Punëve të Brendshme serbe reagoi duke u shprehur se pamjet e shpërndara në mediat sociale janë nxjerrë nga konteksti dhe se policia nuk ka dhunuar demonstrueisit. Sipas ministrisë policia është sulmuar nga protestuesit. Më konkretish në reagim ministtia u ndal tek rasti i një videoje që qarkullon kur policia dhunon një grua.

Sipas njoftimit mbi policët u hodhën blloqe betoni, shishe qelqi dhe sende të tjera, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk do të tolerojë dhunën kundër oficerëve të policisë, as përpjekjet për të portretizuar në mënyrë të rreme punën e tyre me qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre.

The post Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit! appeared first on Albeu.com.

23 vatra aktive në gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca të emergjencave dhe ushtrisë në terren, edhe zonat problematike janë nën kontroll

By: M C
14 August 2025 at 18:16

Ministria e Mbrojtjes bën një përditësim të situatës nga zjarret në vend, deri në orën 17:00, datë 15 Gusht, dhe thotë se janë aktive 23 vatra. Sipas institucionit, pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike.

Aktualisht po punohet në këto zona:

* Syri i Kaltër (Delvinë) – Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”.

* Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra në sipërfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore.

* Kuç (Himarë) – Zjarr në sipërfaqe pyjore, në operim forcat zjarrfikëse.

* Brataj (Selenicë) – Zjarr në shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikëse në terren.

* Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy vatra në zonë të mbrojtur, terren i thyer; po monitorohet nga punonjës të AdZM dhe forca vullnetare.

* Tërnovë (Bulqizë) – Zjarr në pyje të dendura, në operacion 8 zjarrfikës, forca pyjore, bashkiake dhe FA, me mbështetje nga një helikopter.

* Zhapokikë, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me përhapje të shpejtë, dje u evakuuan 20 banorë. Në terren po operojnë zjarrfikës, punonjës të AdZM, forca ushtarake dhe 3 helikopterë (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).

* Velçan (Berat) – Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa 20 efektivë shtesë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.

* Orizaj (Skrapar) – Zjarr në shkurre, pa rrezik për banesat, nën monitorim.

* Vokopolë (Poliçan) – Vatra me intensitet të ulët, nën monitorim.

* Mbrakull (Poliçan) – Situatë e qetë dhe nën kontroll.

* Ibë (Tiranë) – Zjarr i vënë nën kontroll, u shmang rreziku për banesat.

* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Tiranë) – Vatra e vënë nën kontroll, pa rrezik për banesat.

* Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë) – Vatra është vënë nën kontroll, pas një pune mjaft të vështirë për shkak të terrenit.

* Spanesh, Kazie (Rrogozhinë) – Zjarr i izoluar, nën vëzhgim.

* Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull) – Zjarr i vënë nën kontroll, situata e qetë.

* Hormovë (Tepelenë) – Zjarr në lartësitë e Majës së Golikut; një vatër tjetër pranë antenave të RTSH, po mbahet nën monitorim.

* Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Gramsh) – Është ndërprerë përhapja drejt fshatit Nartë, pas punës së forcave. Në terren zjarrfikës, forca bashkiake, FA dhe vullnetarë.

* Mukaj, Sojnik (Gramsh) – Zjarr në shkurre e ferra, nuk rrezikohen banesat; në terren forca zjarrfikëse, FA dhe vullnetarë.

* Kunorë Dardhë – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (Fushë Arrëz) – Situata e rënduar, zjarri po përparon në terren të vështirë drejt zonave malore. Në operacion janë mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivë të FA.

* Gërmenj (Kolonjë) – Zjarr në pyje pishe, në operim nga forcat zjarrfikëse.

* Velës (Mirditë) – Zjarri në pyll pishe, në terren forca zjarrfikëse, bashkiake, pyjore dhe vullnetare, me vështirësi për shkak të dendësisë së bimësisë.

The post 23 vatra aktive në gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca të emergjencave dhe ushtrisë në terren, edhe zonat problematike janë nën kontroll appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin

By: M C
14 August 2025 at 17:27

Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ky zhvillim vjen në prag të samitit të shumëpritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, që pritet të mbahet në Alaskë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, “84 ushtarakë rusë janë kthyer nga territoret nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, forcat e armatosura ukrainase morën 84 të burgosur lufte.”

Presidenti Zelensky, nga ana e tij, bëri me dije se mes të liruarve janë edhe civilë që ishin mbajtur nga autoritetet ruse për pothuajse një dekadë.

“Ndër civilët e liruar sot janë persona të arrestuar që nga viti 2014, 2016 dhe 2017,” shkroi ai në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter). Ai shtoi gjithashtu se “mes ushtarakëve të liruar janë mbrojtësit e Mariupolit.”

Shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë mbetet një nga të paktat fusha ku Moska dhe Kievi vazhdojnë bashkëpunimin, më shumë se 3.5 vite pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

The post Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin appeared first on Albeu.com.

Trump optimist për një marrëveshje me Putinin: Ka vetëm 25% mundësi që takimi të dështojë

By: M C
14 August 2025 at 17:22

Në një intervistë për Fox News Radio, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i bindur se homologu rus Vladimir Putin do të shfaqë gatishmëri për një marrëveshje. Sipas tij, kërcënimi për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë ka qenë një faktor vendimtar për organizimin e takimit. Trump theksoi se incentivat ekonomike dhe sanksionet janë “mjete shumë të fuqishme” në negociata.

Presidenti sqaroi se takimi i nesërm do të shërbejë si përgatitje për një takim të dytë, i cili, sipas tij, do të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Megjithatë, Trump shmangu dhënien e detajeve mbi përmbajtjen e mundshme të një marrëveshjeje apo mbi natyrën e incentiva­ve dhe sanksioneve që mund të diskutohen.

Ai shtoi se ekziston një mundësi prej 25% që ky takim të mos sjellë rezultate.

Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se duhet të ndodhë një “shkëmbim kufijsh” mes Kievit dhe Moskës, pa dhënë më shumë shpjegime për këtë propozim.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka në plan të komunikojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me liderë evropianë pas përfundimit të samitit, por sqaroi se nuk do të ketë ftesa për palët e tjera nëse bisedimet me Putinin nuk shkojnë siç pritet.

I pyetur nëse do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin rus, Trump u tregua i rezervuar, duke thënë se ende nuk është e sigurt nëse do të ketë një dalje të përbashkët për mediat. Megjithatë, ai premtoi se do të bëjë deklarata menjëherë pas takimit, pavarësisht rezultatit.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar më herët se pas samitit do të mbahej një konferencë e përbashkët mes dy liderëve, çka lë të kuptohet se mund të ketë mospërputhje qëndrimesh brenda vetë administratës amerikane.

The post Trump optimist për një marrëveshje me Putinin: Ka vetëm 25% mundësi që takimi të dështojë appeared first on Albeu.com.

Tentoi të hipte në avion me thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

By: M C
14 August 2025 at 16:59

Një 39-vjeçar shqiptar, është denoncuar nga oficerët e Stacionit të Policisë së Comisos për mbajtje të armëve jashtë banesës pa leje.

Shqiptari ishte nisur për në Tiranë nga Aeroporti i Comisos dhe kishte fshehur një thikë me teh 7.5 cm si dhe një sfungjer metalik brenda valixhes së tij. Sendet u zbuluan gjatë kontrolleve të sigurisë, të kryera nga personeli i kompanisë SAC, nën mbikëqyrjen e oficerëve të Policisë së Shtetit në detyrë në aeroport.

Mjetet e gjetura u sekuestruan, ndërsa 39-vjeçari u denoncua në gjendje të lirë në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Raguzës.

The post Tentoi të hipte në avion me thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

❌
❌