Normal view

Protestesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin: Nesër më shumë

By: M C
18 June 2026 at 21:53

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit nën thirrjet “Nesër më shumë”. Mijëra qytetarë u mblodhën ditën e sotme fillimisht në shëshin “Skëndërbej” dhe më pas u zhvendosën drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohej seanca plenare.

Pas kësaj ata marshuan drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para gosinës qeveritarë, ndërsa bënë thirrje për të 19-të ditë rradhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

The post Protestesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin: Nesër më shumë appeared first on Albeu.com.

“Mos i rrej njerëzit se gjynah”, Butrint Imeri i kundërpërgjigjet ndjekësit për sfidën e 100 mijë eurove

By: M C
18 June 2026 at 21:29

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka tërhequr vëmendje të madhe ditët e fundit pasi shpalli sfidën e tij personale, ku fituesi do të shpërblehet me plot 100 mijë euro.

Nisma e artistit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, me mijëra ndjekës që kanë komentuar dhe janë bërë pjesë e garës. Megjithatë, jo të gjithë janë bindur se bëhet fjalë për një shpërblim real.

Në mesin e komenteve ka spikatur reagimi i një ndjekësi, i cili e akuzoi këngëtarin se po mashtronte publikun.

“MOS i rrej njerzi për 100k se gjynah”, i shkroi ai Butrintit.

Por artisti nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar menjëherë me një replike që mori vëmendjen e fansave.

“Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik”, iu përgjigj Butrinti.

Me këtë koment, këngëtari ka lënë të kuptohet se gjithçka rreth sfidës është e vërtetë dhe se më 3 korrik do të bëhet e ditur edhe identiteti i fituesit të shumës prej 100 mijë eurosh.

Deri atëherë, sfida e Butrint Imerit vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin me kureshtje të shohin se kush do të jetë personi fatlum që do të largohet me çmimin marramendës.

The post “Mos i rrej njerëzit se gjynah”, Butrint Imeri i kundërpërgjigjet ndjekësit për sfidën e 100 mijë eurove appeared first on Albeu.com.

Pjesë e klipit në një nga këngët e Gjestit? Flet Xheneta

By: M C
18 June 2026 at 21:19

Ish banorja e edicionit të tretë të BBVK, Xheneta Fetahu, ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e kaluar në emisionin “Top Arena”.

Përballë Mateos, ajo iu përgjigj një sërë pyetjesh ngacmuese, ku vëmendjen kryesore e morën deklaratat e saj rreth Gjestit.

Një ndër pyetjet e drejtuara ishte nëse ajo do të pranonte të merrte pjesë në ndonjë videoklip të Gjestit. Xheneta u përgjigj pozitivisht dhe pa hezitim, duke u shprehur:

“Patjetër, në qoftë se do të ishte për ndonjë këngë si ‘Katilja’”.

Kjo e fundit është një nga këngët më të njohura të Gjestit, e publikuar vite më parë, dhe duket se mbetet e preferuara e saj.

Gjatë intervistës, Mateo e pyeti Xhenetën edhe për Eglin dhe Loredanën, konkretisht se çfarë nuk do t’i falte atij: lidhjen e kaluar me Eglin apo aludimet për një romancë me Loredanën. Xheneta zgjodhi të qëndrojë neutrale duke u përgjigjur shkurt:

Kujtojmë se Gjesti pati një histori dashurie me Eglin gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në BBVA 4, lidhje kjo që përfundoi vetëm pak kohë pas përfundimit të reality show-t.

Nga ana tjetër, thashethemet për një flirt me Loredanën pushtuan mediat javë më parë, për shkak të dyshimeve se kishin qëndruar në të njëjtën vilë.

Këto aludime u hodhën poshtë nga vetë Loredana, e cila kishte sqaruar: “Kur vajta në vilë, pronarët më thanë që mbrëmë ka qenë Gjesti. Unë s’e kam takuar Gjestin dhe s’kam thënë kurrë që më ka ngacmuar”.

Kujojmë që Xheneta dhe Loredana kishin krijuar një raport të ngushtë shoqërie, gjë që u prish pas këtyre aludimeve për te4 dhe Gjestin.

The post Pjesë e klipit në një nga këngët e Gjestit? Flet Xheneta appeared first on Albeu.com.

“Të ndryshojmë strategji”, Protestuesi: Rama nuk largohet me fjalë, të bllokojmë institucionet

By: M C
18 June 2026 at 21:16

Një protestuesi i cili ka marrë pjesë protestën e ditës së sotme, tha se protestuesit duhet të ndryshojnë stategji, pasi Rama nuk largohet me fjalë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se duhet të bllokohen insitucionet dhe të kalohet në mosbindje civile.

“Ka ardhur momenti që t’i japim fund kësaj revolte, të veprojmë me një strategji tjetër. Rama i pati mundësitë në këto 14 vite dhe po të kishte vullnetin e mirë, do ta ndryshonte Shqipërinë. Ai s’do që të ndryshojë Shqipëria. Të ndryshojmë strategji. Edi Rama nuk largohet me fjalë. Duhet të bllokojmë institucionet. Duhet të kalojmë në mosbindje civile! Ju falënderoj për këtë sakrificë, Duhet të paralizojmë shtetin.”, tha ai.

The post “Të ndryshojmë strategji”, Protestuesi: Rama nuk largohet me fjalë, të bllokojmë institucionet appeared first on Albeu.com.

Flakët përfshijnë një sipërfaqe me bimësi në aksin Kukës-Gostil, tymi i dendur vështirëson qarkullimin

By: M C
18 June 2026 at 20:47

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Kukës-Gostil, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bar të thatë, shkurre dhe ferra.

Tymi i dendur i shkaktuar nga flakët u përhap përgjatë segmentit rrugor, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim dhe duke ulur dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve.

Situata shkaktoi shqetësim, pasi zjarri rrezikonte të përhapej me shpejtësi për shkak të bimësisë së tharë në të dy anët e rrugës, temperaturave të larta dhe erës që favorizonte flakët.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, flakët u vunë nën kontroll dhe më pas u shuan, duke shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera.

Qarkullimi i automjeteve në këtë aks nuk u ndërpre në asnjë moment, megjithatë drejtuesit e mjeteve u detyruan të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të pranisë së tymit në rrugë.

The post Flakët përfshijnë një sipërfaqe me bimësi në aksin Kukës-Gostil, tymi i dendur vështirëson qarkullimin appeared first on Albeu.com.

“Rama në burg, Berisha në burg”, demokratët të revoltuar me thirrjet e protestuesve, tentojnë t’i provokojnë

By: M C
18 June 2026 at 20:16

Një incident ka ndodhur mes protestuesve dhe militantëve të PD-së pranë selisë së Partisë Demokratike.

Pasi protestuesit janë larguar nga Parlamenti në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ata kanë thirrur në kor “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “opozitë e shitur”.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer militantëve të PD-së, të cilët kanë filluar të provokojnë protestuesit.

Ndërsa një prej tyre ka tentuar të përplaset fizikisht me protestuesit, të cilët më pas kanë vijuar marshimin e tyre.

Më pas, demokratët kanë tentuar të ndryshojnë thirrjen e protestuesve duke thënë “Rama në burg, Belinda në burg”.

The post “Rama në burg, Berisha në burg”, demokratët të revoltuar me thirrjet e protestuesve, tentojnë t’i provokojnë appeared first on Albeu.com.

Protestuesit rrethuan Parlamentin, aktivisti Arben Kola: Ishte paralajmërim dhe test, këta horrat ta kuptojnë që ne do t’i hedhim në koshin e mbeturinave

By: M C
18 June 2026 at 19:55

Aktivisti Arben Kola ka komentuar lëvizjen e protestuesve drejt Parlamentit në ditën e 19-të të protestave, duke e cilësuar atë si një paralajmërim për qeverinë dhe të gjithë politikanët që i cilësoi “horra”.

Në fjalën e tij para protestuesve, Kola tha se veprimi i sotëm kishte për qëllim të tregonte forcën e qytetarëve dhe rolin e tyre si sovran.

Siç tha ai, populli shqiptar do pres momentin, ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh qeveritarët.

Arben Kola: Besoj e kuptuat se si hajdutët ikin, se si sovrani mund t’i marrë krejt kollaj dhe t’i hedh në kosh, ne jemi sovrani.

Kjo e sotmja ishte vetëm një paralajmërim dhe një test i vogël që ta kuptojnë këta horrat, se ne jemi çdo ditë të zgjuar dhe vigjilentë, dhe do presim momentin ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh dhe të rrimë rehat.

The post Protestuesit rrethuan Parlamentin, aktivisti Arben Kola: Ishte paralajmërim dhe test, këta horrat ta kuptojnë që ne do t’i hedhim në koshin e mbeturinave appeared first on Albeu.com.

Tensione në parlament/ Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj: Dil në oborr dhe bëj video për “TikTok-un”

By: M C
18 June 2026 at 19:38

Kuvendi është përfshirë nga tensione këtë pasdite, ku deputeti Agron Shehaj i ka kërkuar dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës plenare.

Në përpjekje për të vijuar rendin e ditës, Kryeparlamentari Niko Peleshi i është kundërpërgjigjur me tone ironike Shehajt, duke i kërkuar që të zhvendosej në oborr për aktivitetin e tij në rrjetet sociale.

Pas disa paralajmërimesh, Peleshi ka përjashtuar deputetin Agron Shehaj nga seanca plenare, duk ei hequr kështu të drejtën e votimit.

The post Tensione në parlament/ Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj: Dil në oborr dhe bëj video për “TikTok-un” appeared first on Albeu.com.

Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec, ajo që shihni s’është ajo që po ndodh

By: M C
18 June 2026 at 17:58

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Botëror Future Investment Initiative (FII), në një bashkëbisedim me Eleni Giokos, prezantuese dhe korrespondente e CNN.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama pati edhe një përplasje me gazetaren, pasi kjo e fundit e pyeti për projektin në Zvënrnec dhe protestat në Tiranë.

Ai u shpreh se shumica e shqiptarëve e duan projektin dhe ajo që shihet, sipas tij, nuk është ajo që po ndodh.

Pjesë nga debati-

Rama: Dëgjo, mos shko aty, sepse tani më kujton që je nga CNN dhe më vjen keq ta them, por e kam mësuar në mënyrën e vështirë se ju nuk jeni një burim objektiv. Por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos shkoj aty. Po, toka është blerë nga investitorët. Po, është tokë private. Po, është duke u zhvilluar një vlerësim i ndikimit në mjedis. Po, ende nuk është miratuar asnjë projekt. Po, ende nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi. Po, nuk ka asgjë që duhet të shqetësojë ndonjë ambientalist që mendon drejt.

Dhe po, Shqipëria do të ecë përpara, dhe Shqipëria nuk mund ta shpëtojë Europën vetëm në një gjë: nëse rrjetet sociale vazhdojnë të funksionojnë pa kufizim, Europa do të shembet nga brenda. Dhe atëherë edhe mburojat kundër raketave dhe predhave nuk do të vlejnë, sepse nuk do të ketë më asgjë për të mbrojtur.”

Gazetarja e CNN: Zoti Kryeministër, shumë shkurt, Komisioni i BE-së thotë se duhet të respektoni rregullat mjedisore dhe po jep paralajmërime. Keni edhe çështjen e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin që ai të rezonojë me protestuesit dhe të siguroheni që Komisioni Europian të jetë në anën tuaj?

Rama: Kam një lajm për ju. Shumica e popullit shqiptar e do projektin. Qyteti ku do të zhvillohet projekti është, në një shumicë shumë të madhe, në pritje të tij dhe nuk ka protesta. Komuniteti ku projekti do të zhvillohet e dëshiron projektin. Pra, ajo që shihni ju nuk është saktësisht ajo që po ndodh. Zemërimi ekziston, e kuptoj, por kur të zbehet dhe kur t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur. Dhe jam i sigurt se do të jetë një mundësi e shkëlqyer për CNN-in që të rehabilitohet.”

Gazetarja: Të rehabilitohet?

Rama: Të rehabilitohet. Ju keni nevojë për rehabilitim. Keni nevojë për rehabilitim ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar dhe madje edhe ndaj zogjve. E dini, ju duhet një moment rehabilitimi, sepse zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka tjetër do të jenë shumë më mirë se sa janë sot. Projekti synon të krijojë 25% më shumë sipërfaqe të gjelbër sesa ekziston aktualisht. Sot, ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ri për t’i pastruar ato përsëri. Siç thoni ju në Shtetet e Bashkuara: t’i bëjmë ujërat sërish të pastra, jo ‘ta bëjmë Amerikën sërish të madhe’.

Gazetarja: Në rregull!

Rama: Është provokuar kryesisht sepse Kushner dhe Trump, hija pas tyre, mjaftojnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kontinente të ndryshme të reagojnë menjëherë. Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë… Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike e Iranit, dhe ata kanë tre vjet që zhvillojnë një sulm kibernetik të pamëshirshëm kundër Shqipërisë dhe janë përfshirë edhe në këtë çështje.

Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt sesa vonë, do të shkatërrojnë plotësisht ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës. Prandaj është koha që demokracitë të mos besojnë më se ‘liria e shtrirjes së informacionit’ është një zgjatim i lirisë së shprehjes. Liria e shtrirjes së informacionit është ajo që çdo regjim, përmes propagandës, ka përdorur për të futur gënjeshtrën në çdo mendje.

The post Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec, ajo që shihni s’është ajo që po ndodh appeared first on Albeu.com.

“I vetmi armik i Shqipërisë është Irani”, Rama për CNN: Ata kanë tre vjet që zhvillojnë sulme kibernetike, liria e shpërndarjes së informacionit po keqpërdoret

By: M C
18 June 2026 at 17:39

Kryeministri Edi Rama i ka lidhur protestat masive në Shqipëri me një fushatë të gjerë dezinformimi dhe ndërhyrje kibernetike përmes videove të rreme dhe rrjeteve të bot-eve.

Gjatë një interviste për CNN me gazetaren Eleni Giokos, ai paralajmëroi se këto manipulime online po cenojnë drejtpërdrejt funksionimin e demokracive moderne dhe proceset politike në Europë.

Gjithashtu, Rama kritikoi ashpër keqpërdorimin e lirisë së shpërndarjes së informacionit në rrjetet sociale.

“…është provokuar kryesisht sepse Kushner dhe Trump, hija pas tyre, mjaftojnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kontinente të ndryshme të reagojnë menjëherë. Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë…

Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike e Iranit, dhe ata kanë tre vjet që zhvillojnë një sulm kibernetik të pamëshirshëm kundër Shqipërisë dhe janë përfshirë edhe në këtë çështje.

Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt sesa vonë, do të shkatërrojnë plotësisht ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës. Prandaj është koha që demokracitë të mos besojnë më se ‘liria e shtrirjes së informacionit’ është një zgjatim i lirisë së shprehjes. Liria e shtrirjes së informacionit është ajo që çdo regjim, përmes propagandës, ka përdorur për të futur gënjeshtrën në çdo mendje.”, tha Rama.

The post “I vetmi armik i Shqipërisë është Irani”, Rama për CNN: Ata kanë tre vjet që zhvillojnë sulme kibernetike, liria e shpërndarjes së informacionit po keqpërdoret appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 18 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat

By: M C
17 June 2026 at 23:48

Dashi

Do të provoni eksperienca te reja me atë që keni në krah. Ditë e favorshme edhe për financat. Do kryeni të gjitha shpenzimet që dëshironi.

Demi

Mund të përfshiheni në debate me partnerin/en tuaj, megjithatë kjo situatë do të kalojë shpejt. Sa i përket financave, nuk do të jenë të qëndrueshme.

Binjakët

Mbështetja që do t’ju japë Afërdita është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë mund të evitohen duke u treguar më tolerantë.

Gaforrja

Dita e nesërme do të jetë e qëndrueshme. Shfrytezojeni deri në maksimum. Në planin financiar mendohuni mirë para se të kryeni çdo shpenzim.

Luani

Nesër duket se jeni të “preferuarit” e yjeve, pasi janë disa planetët e mirë. Në plan të parë është Afërdita që sjell stimuj të rinj për erosin. Një mik, apo një njohje e re mund të shënojnë një kthesë pozitive.

Virgjëresha

Pritet një ditë me shumë impenjime dhe ritmi marramendës do të ndikojë jo pak në gjendjen tuaj shpirtërore, por nuk do të mungojnë kënaqësitë as në planin ekonomik.

Peshorja

Ditë e mrekullueshme për të dashuruarit. Nuk do t’ju besohet se jeni në realitet. Sa i përket financave, duhet të organizoheni sa më shpejt, ndryshe do të keni problem.

Akrepi

Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme dhe aspak konfliktuale. Në lidhje me financat, nuk duhet të bëni shpenzime të mëdha sepse mund të humbisni edhe ato para që keni.

Shigjetari

Situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Jupiteri sjell ankime dhe pesimizëm, prandaj evitoni të qëndroni pasivë dhe në vetmi.

Bricjapi

Marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Do ta kaloni periudhën e vështirë gjatë së cilës keni vuajtur pa masë. Financat do jenë më të mira se kurrë më parë.

Ujori

Dita e nesërme duket se do të jetë shumë interesante në planin ekonomik, sepse është Jupiteri në shenjë ai që ju bën të jeni të favorizuar. Vetëm se duhet të tregoheni të përpiktë me partnerët.

Peshqit

Ditë harmonike për të gjithë të dashuruarit. Financat do të jenë goxha të dobëta prandaj mirë do jetë të shmangni investimet.

The post Horoskopi 18 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat appeared first on Albeu.com.

Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar

By: M C
17 June 2026 at 23:32

Pas marshimit te zona e “Pallatit me Shigjeta”, turma e protestuesve ka ndryshuar drejtim, duke vijuar një marshim të gjerë përgjatë Rrugës së Kavajës.

Plane nga terreni tregojnë rrugën e bllokuar tërësisht nga mijëra qytetarë, të cilët vijojnë lëvizjen me vendosmëri.

Turma ka thirrur në kor, “Shqipëria është e shqiptarëve!” dhe “Edi Rama ka mbaruar!”.

The post Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar appeared first on Albeu.com.

Aksident pranë Syrit të Kaltër/ Bien në humnerë me motor dy persona

By: M C
17 June 2026 at 23:29

Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, ku dy persona u rrëzuan me motor në një humnerë 15 metra të thellë.

Fatmirësisht, të dy të lënduarit pësuan vetëm dëmtime të lehta gjatë këtij incidenti.

Ndërkohë, forcat e shpëtimit, policia dhe urgjenca mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i nxjerrë dhe dërguar ata në spitalin e Sarandës. Gjithashtu, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Aksident pranë Syrit të Kaltër/ Bien në humnerë me motor dy persona appeared first on Albeu.com.

Prokuroria lëshon 14 urdhër-arreste për zyrtarë të Kadastrës së Dibrës! Në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

By: M C
17 June 2026 at 22:48

Një operacion i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka çuar në ekzekutimin e 14 masave të sigurisë, në kuadër të një hetimi mbi tjetërsimin e pronave dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër.

Mes personave ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, mësohet se është edhe Daniel Gjurraj. Gjurraj, një figurë e njohur në qarkun e Dibrës, ka mbajtur më herët pozicionin e kandidatit për deputet në Partinë Socialiste dhe njihet për lidhjet e tij si bashkëpunëtor i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas informacionve, Gjurraj ka qenë edhe drejtor i transporteve në Dibër dhe është një emër i lakuar për veprime të kundraligjshme përfshirë edhe në zgjedhhet e fundit parlamentare ku babai i tij Esat Gjura u denoncua se qëlloi me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën ishte arrestuar.

Veprimi ndodhi pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.

Ky nuk është incidenti i parë që përfshin Gjurrajn në jetën publike të zonës. Në të shkuarën, ai është bërë pjesë e një ngjarjeje të bujshme në një qendër votimi në Maqellarë të Dibrës.

Gjatë asaj përplasjeje, Gjurraj u akuzua se kishte qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri. Ndërkohë, p[ër operacionin e sotëm nuk është dhënë komunikatë zyrtare ndërsa mësohet se disa prej masave të sigurisë janë ekzekutuar.

The post Prokuroria lëshon 14 urdhër-arreste për zyrtarë të Kadastrës së Dibrës! Në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës appeared first on Albeu.com.

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet te informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën

By: M C
17 June 2026 at 22:08

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila deklaori se ka marrë garanci nga qeverisa shqiptare për projektin e Zvërnecit. Me anë të një reagimi, PD shprehet se deklaratat e Kos mbështeten në informacione të rreme të marra nga “miku i saj Edi Rama” dhe injorojnë krizën e rëndë që ka mbërthyer vendin.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend. Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë. Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.

The post PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet te informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën appeared first on Albeu.com.

Marshim masiv i protestuesve, vargu kilometrik kalon nga ish ekspozita: Rama në burg, Berisha në burg

By: M C
17 June 2026 at 21:53

Menjëherë pas tubimit para Kryeministrisë dhe fjalimeve të qytetarëve, protesta masive u zhvendos në rrugët e Tiranës.

Mijëra vetë marshuan nga Unaza e kryeqytetit, teksa vargu i gjatë kaloi nga ish-ekspozita “Shqipëria sot”.

Marshimi u shoqërua me thirrje: Rama në burg, Berisha në burg, si dhe me këngë patriotike.

The post Marshim masiv i protestuesve, vargu kilometrik kalon nga ish ekspozita: Rama në burg, Berisha në burg appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

By: M C
17 June 2026 at 20:29

Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj veprimeve të Izraelit në këtë vend.

Të mërkurën, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur zonën e Nabatieh al-Faëqa dhe periferinë e qytetit fqinj Kfar Tebnit, ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende, por më herët ka deklaruar se po synon grupin e armatosur Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

Teksti i marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës ende nuk është publikuar, por Pakistani, i cili ka luajtur rol ndërmjetësues, ka deklaruar se ajo përfshin edhe Libanin.

Të martën, Trumpi ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të tregojë “më shumë përgjegjësi ndaj Libanit”.

Duke folur në samitin e G7-s në Francë, ai ka thënë gjithashtu se Izraeli kishte luftuar kundër Hezbollahut për “shumë gjatë” dhe se “po vriten shumë njerëz”.

Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë vazhduar të kryejnë sulme ndaj njëri-tjetrit që nga shpallja e marrëveshjes SHBA-Iran të dielën në mbrëmje.

Më herët po atë ditë, një sulm ajror izraelit ndaj Bejrutit, i kryer si përgjigje ndaj një sulmi me raketa ndërkufitare nga Hezbollahu, kishte vënë nën presion përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes.

Trumpi u ka thënë liderëve të G7-s se kishte një “marrëdhënie të shkëlqyer” me Netanyahun, por ka shtuar se nuk i kishte pëlqyer fakti që ai “kreu një sulm… që ishte i tepërt”.

“Pa Shtetet e Bashkuara nuk do të kishte Izrael. Pa mua nuk do të kishte Izrael, sepse asnjë president tjetër nuk ishte i gatshëm të bënte atë që bëra unë”, ka deklaruar Trumpi.

Netanyahu ka deklaruar të hënën se forcat e vendit të tij do të qëndrojnë në Liban “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se Teherani do ta konsiderojë çdo sulm izraelit ndaj Libanit ose vazhdimin e pranisë ushtarake izraelite në territorin libanez si shkelje të marrëveshjes së përkohshme me SHBA-në.

Përmbajtja e marrëveshjes, e quajtur memorandum mirëkuptim, ende nuk është bërë publike zyrtarisht.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, të dyja palët pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen të premten në resortin zviceran Bürgenstock, që ndodhet në Lucern.

Trumpi ka thënë se ka të ngjarë të mbajë një konferencë për shtyp ku do ta lexojë publikisht marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit “fjalë për fjalë”.

Ai ka deklaruar gjithashtu se marrëveshja do të sigurojë që Irani “të mos ketë kurrë armë bërthamore” dhe se rruga ujore strategjike e Ngushticës së Hormuzit do të rihapet dhe do të jetë “pa tarifa kalimi”.

The post Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump appeared first on Albeu.com.

Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë

By: M C
17 June 2026 at 20:12

Aktori i njohur Mehdi Malkaj dha një mesazh të fortë gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Ai theksoi se gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Mesazhi i aktorit u prit me reagime nga qytetarët e pranishëm dhe u interpretua si thirrje për angazhim qytetar dhe pjesëmarrje në protestë.

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj.

The post Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë appeared first on Albeu.com.

Italia rihap ambasadën e saj në Teheran, Tajani: Ajo do të hapet të premten

By: M C
17 June 2026 at 19:50

Italia do të rihapë ambasadën e saj në Teheran të premten, bëri të ditur sot ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

“Ambasada jonë në Teheran do të rihapet të premten”, tha Tajani gjatë kohës së pyetjeve në parlament.

Njoftimi vjen pasi Italia e mbylli përkohësisht misionin e saj diplomatik në kryeqytetin iranian në fillim të këtij viti, për shkak të tensioneve në rajon.

Sipas Tajanit, ambasadori italian, së bashku me diplomatët dhe stafin e Ministrisë së Jashtme, do të rikthehen në Teheran në kuadër të procesit të rihapjes së ambasadës.

Ai cilësoi mirëkuptimet e fundit midis SHBA-së dhe Iranit si një “zhvillim inkurajues” dhe tha se kishte një “shkëlqim paqeje” në Lindjen e Mesme që nuk duhet të shpërdorohet.

Ministri i jashtëm tha gjithashtu se do të fliste më vonë me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe se Italia ishte e gatshme të mbështeste përpjekjet për ta shndërruar mirëkuptimin SHBA-Iran në paqe të qëndrueshme.

Tajani theksoi rëndësinë e rivendosjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se kjo ishte jetike për ekonominë italiane.

Ndërkohë, Uashingtoni dhe Teherani arritën një armëpushim të përkohshëm në prill nëpërmjet ndërmjetësimit pakistanez përpara se të njoftonin një marrëveshje kornizë të hënën për t’i dhënë fund luftës. Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.

The post Italia rihap ambasadën e saj në Teheran, Tajani: Ajo do të hapet të premten appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Lushnjë! Mjeti bujqësor përmbyset dhe zë poshtë fermerin, 65-vjeçari vdes në vend

By: M C
17 June 2026 at 19:39

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën teksa punonte me mjet bujqësor.

Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, i cili raportohet të jetë banues në fshatin Garunjas.

Paraprakisht thuhet se 65-vjeçari po drejtonte një mjet bujqësor, kur papritmas në rrethana të paqarta ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar sipër tij duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Fatkeqësisht Hasalla nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

The post Tragjike në Lushnjë! Mjeti bujqësor përmbyset dhe zë poshtë fermerin, 65-vjeçari vdes në vend appeared first on Albeu.com.

❌