Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

By: E S
15 July 2025 at 23:10

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.

Deklarata e Rutte erdhi gjatë një takimi me senatorët në Kongresin e SHBA-së – një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dërgimin e armëve të reja në Ukrainë.

Gjithashtu, Trump paralajmëroi se do të vendoste tarifa të reja “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse nuk arrihej një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua dje me presidentin amerikan, Donald Trump – si pjesë e vizitës së tij dyditore në Uashington

The post Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet first appeared on JavaNews.al.

Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant

By: E S
15 July 2025 at 23:02

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka shpjeguar në emisionin “Ngjarja Kryesore” të gazetares Sonila Agostini përplasjen mes institucionit që ai drejton dhe Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur mbi pretendimet se Sadushi ka ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Sadushi u përgjigj se ai nuk ka “ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese apo të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”

“Unë kam pasur dhe kam detyrimin si kryetar i Gjykatës së Lartë si organ emërtese për të zgjidhur çështjen që i takon kësaj gjykate në drejtim të gjyqtarit që ajo emëron në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të themi tension, natyrisht ka një lloj qëndrimi të shprehur fillimisht po që sot, ne jemi tërësisht në një situatë tërësisht ndryshe, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Gjykatës së Lartë në atë ndërhyrjen fillestare që bëri në dhjetor të vitit 2024 ku kërkoi që të zhvillohej rotacion. Nëse Gjykata e Lartë nuk do ta kishte zhvilluar këtë procedurë do të ishte ajo e përgjegjshme përpara ligjit për t’i kërkuar pse nuk po zbaton detyrën dhe ne vetëm kemi zbatuar detyrën tonë kushtetuese për të bërë rotacion”, u shpreh Sadushi.

Ai theksoi më tej se problematika e shfaqur me mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është evidentuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, që sipas Sadushit e ka cilësuar si pasiguri juridike.

“Dhe Gjykata e Lartë e ka përmbushur me sukses këtë mision të sajin ndërkohë që do të evidentoja faktin që edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, një nga problematikat që ngrihen aty është edhe pasiguria juridike që ekziston për mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është një çështje e Gjykatës së Lartë, por është një çështje e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi më tej Sadushi.

Kreu i Gjykatës së Lartë vuri në dukje gjithashtu se që nga muaji janar e deri më tani nuk ka një vendim mbi çështjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës. Kjo sipas tij, mos-shprehja nga ana e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e gjyqtarëve të saj po mban peng edhe Kuvendin për zgjedhur gjyqtarin në Kushtetuese nisur nga pozicioni vakant i krijuar.

“Gjykata Kushtetuese ka një çështje në proces të drejtuar nga presidenti i Republikës që në muajin janar dhe sot jemi në korrik dhe ende nuk ka një vendim. Ndërkohë që bëhet fjalë për t’u shprehur përfundimisht lidhur me gjykimin që ata kanë lidhur me mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mos-shprehja për këtë vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka mbajtur peng edhe Kuvendin i cili pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur pozicionin vakant që ka për gjyqtarin që do të zgjedhë vetë Kuvendi. Pra, ky është një problem që lidhet me Gjykatën Kushtetuese dhe jo me Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë e ka përmbushur misionin e saj dhe e ka përmbushur në respekt të Kushtetutës. Tensioni zgjidhet kur merren vendimet, në rastin e Gjykatës së Lartë u mor vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe tani nuk ka më tension. Ndërkohë le të jetë tension mes Gjykatës Kushtetuese, presidentit dhe Kuvendit për pozicionet që ata kanë për të zgjidhur, por jo me Gjykatën e Lartë”, shpjegoi Sadushi.

The post Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

By: E S
15 July 2025 at 22:56

“Pa shkohet drejt zgjedhjeve të parakoshme lokale”, kjo ishte deklarata e ekspertit të kriminalistikës, Fatjon Softa, në studion e Quo Vadis këtë të martë të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ai tha se Rama duke godfitur bashkitë po tregon se aty ka probleme të thella me korrupsionin, dhe po këkron që të godasë fort duke bërë që në vend të ketë zgjedhje të parakoshme lokale.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Fotjon si e sheh?

Softa: Si rifreskim pushteti. Mesaduket po përgatitet ta çojë vendin në zgjehdje të pakohshme lokale.

Borakaj: Po e ka?

Softa: Po është i rënduar në shumë akuza, është shumë i lodhur, ka një sërë problemesh me korrupsionin. Ka shumë presion lidhur me kullat, lidhur me pastrimin e parave. Prandaj ai mund të dalë që pushteti lokal është i korruptuar. Ai po bën pastrimin e qytetit. Kush njoftoi se te ajo kulla në qendër ishin pa leje? Ishte Rama. Po në një rast që ishte një pallat pa leje, prapë ishte konstatim i kryeministrit. Thethi nuk e dinte si ishte gjendja? E dinte gjendjen, e dinte që ato ndërtime nuk ishin banesa por biznes. Pastaj sigurisht që edhe mundësinë për të shuar betejën e opozitës shqiptare për zgjedhjet.

The post “Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale first appeared on JavaNews.al.

“U shkel besimi”, Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

By: E S
15 July 2025 at 22:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.

Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.

“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.

Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.

Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai.

The post “U shkel besimi”, Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave first appeared on JavaNews.al.

U shpall “Dëshmor i Atdheut” pas aktit heroik në Shkodër, ministri Vengu i dorëzon titullin familjes se Arben Anamalit

By: E S
15 July 2025 at 22:41

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i dorëzoi të martën titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së kapitenit Arben Anamali, i cili humbi jetën më 8 korrik duke shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja në Liqenin e Shkodrës. Trupi i pajetë i kapiten Anamalit u gjet më 10 korrik.

Gjatë vizitës në familjen Anamali, ministri Vengu shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe prefektja Majlinda Angoni.

“Nderuam kujtimin e profesionistit të përkushtuar, mikut të dashur dhe prindit shembullor, që me aktin e tij fisnik u bashkua me heronjtë e pavdekshëm të Kombit,” shkroi Vengu në rrjetet sociale. “Sakrifica e Arbenit nuk është vetëm një shembull guximi, por një dëshmi e gjallë e shpirtit shqiptar që vendos jetën e tjetrit mbi të vetën prandaj nga sot ai rreshtohet mes ‘Dëshmorëve të Atdheut’.”

Ky titull nderon aktin e jashtëzakonshëm të kapiten Anamalit, i cili dha jetën për të shpëtuar të tjerët.

The post U shpall “Dëshmor i Atdheut” pas aktit heroik në Shkodër, ministri Vengu i dorëzon titullin familjes se Arben Anamalit first appeared on JavaNews.al.

Eksporti i mallrave ushtarake, Ministria e Mbrojtjes zgjat vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet

By: E S
15 July 2025 at 22:34

Çdo eksport i mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë bëhet me licencë dhe i nënshtrohet një vlerësimi të rrezikut. Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që të zgjasë afatin e vlefshmërisë së licencave nga një vit në dy vjet për eksportin e këtyre mallrave.

Është publikuar për konsultim publik një projektligj lidhur me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Ligji ekzistues nuk përmbante dispozita të mjaftueshme për mallrat që nuk janë të listuara, por që mund të përdoren për zhvillimin ose përhapjen e armëve të ndaluara. Për sa i përket dhënies së licencës, janë shtuar disa kritere të BE-së, me qëllim përputhjen e praktikave shqiptare me ato të shteteve anëtare.

Mallra me përdorim të dyfishtë përfshijnë programe kompjuterike dhe teknologji, të cilat mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake, si dhe përfshijnë mallra që mund të përdoren për projektimin ose përdorimin e armëve bërthamore, kimike ose biologjike apo të mjeteve për shpërndarjen e tyre.

Për herë të parë do të bëhet kontrolli i mallrave të palistuara për mbikëqyrje kibernetike, nëse ato përdoren për shtypje të brendshme ose shkelje të të drejtave të njeriut. Pra, për herë të parë kemi kontrollin e atyre mallrave që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e fshehtë të individëve përmes telefonit apo pajisjeve të tjera elektronike.

Nga ana tjetër, risi është përfshirja e tetë kritereve të BE-së për vlerësimin e kërkesave për licencim. Kriteret përfshijnë respektimin e detyrimeve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, situatës së brendshme në vendin e destinacionit, stabilitetit rajonal, sigurisë kombëtare, sjelljes ndërkombëtare të vendit pritës, rrezikut të devijimit dhe përshtatshmërisë ekonomike të eksportit.

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve lëshon licenca individuale, globale apo të përgjithshme për eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë. Këto ndryshime vijnë në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

The post Eksporti i mallrave ushtarake, Ministria e Mbrojtjes zgjat vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet first appeared on JavaNews.al.

“Rrëmbimin e Metës do ta çojmë deri në Strasburg “, Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale

By: E S
15 July 2025 at 22:25

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi i ftuar në ‘Real Story’ tha se drejtësia e re është më e korruptuar se më parë. Më tej, ai tha se për mbrojtjen e Metes po ecet në dy shina. Blushi theksoi se gjendja e Metës në burg është shumë e mirë dhe se me këtë cështje do të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Gjykatat vendosin afërmendsh cfarë kërkon SPAK. SPAK ka të drejtë të përgjojë të gjithë gjyqtarët, ata janë në kushte presioni, a mund të presësh një gjyqtart që ka përgjime të marrë një vendim? Tani drejtësia është më tepër e korruptuar.

Për mbrojtjen e Metës po ecim në dy shina paralele, e para në studio televizive për akuzat politike dhe shkalla e fundit do të jetë Gjykata e Strasburgut ku kjo ceshtje do te fitohet dhe do të jetë një njollë. Meta nuk ka asnjë shqetësim, gjendja e tij është e shkëlqyer. Ka qenë dy javë më parë kampion i ping pongut atje dhe asnjë shqetësim pë të, nuk e lejojnë deri më tani të ushtrojë asnjë sport”, tha ai.

The post “Rrëmbimin e Metës do ta çojmë deri në Strasburg “, Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale first appeared on JavaNews.al.

“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

By: E S
15 July 2025 at 22:17

Administrata amerikane nuk ka ndërmend të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, deklaroi Presidenti Donald Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas gazetës britanike The Financial Times, Kievi i ka kërkuar Uashingtonit raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por administrata Trump ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkak të shqetësimeve në lidhje me përdorimin e tyre të pamatur.

FT vuri në dukje gjithashtu se administrata e mëparshme e Biden kishte ngritur shqetësime të ngjashme në lidhje me përdorimin e raketave lundruese kundër objektivave në tokën ruse, duke rrezikuar potencialisht një zgjerim të konfliktit.

“Nuk jam në anën e askujt. Dua që vrasjet të ndalen. Kjo është ana në të cilën jam”, tha këtë të martë Presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet nëse mbante anën e Ukrainës.

The post “Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi first appeared on JavaNews.al.

“Thika në kockë”/ Banori i Thethit paralajmëron ndërtuesit: Matuni mirë! Këtu i thonë Dukagjin, s’ka hyrë dot serbi e turku

By: E S
15 July 2025 at 22:08

Një banor i Thethit, Nik Guri, ka paralajmëruar se nëse ndonjë ndërtues tjetër do të shkojë dhe të ndërtojë atje ku u prishën godinat ekzistuese, duhet ta mendojë mirë.

Komentet Guri i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se në Dukagjin nuk ka hyrë dot Serbia dhe Turqia e jo më dikush tjetër për të ndërtuar.

Guri tha gjithashtu se ndërtesat që IKMT shembi ishin në tokat e tyre, pavarësisht se sipas tij, shteti shqiptar nuk e ka njohur dokumentacionin e vjetër.

“Fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Por edhe kur shkon thika në kockë, diçka duhet me bo. Plani jonë është me u ul në tavolinë, me vendos rregullat me Kuvendin e Kishës, me Kishën dhe pushtetarët. Mos të rrejë mendja ndonjë se këtu nuk ka njeri që hyn në Dukagjin dhe merr tokë veç dukagjinasve.

Nuk ka hyrë serbi dhe turku këtu. Në 1920 janë mbledhur fshatarët dhe Frati ka thënë mos e shit tokën në Theth. Ata që kanë ardhur me ble tokën janë bashkëfshatarë tanë të Dukagjinit, nuk ka ardhur kush jashtë Dukagjinit. Janë një bark i joni. Ndërtimet pa leje i kemi bërë pa lejen e shtetit, por me lejen time, sepse ne jemi në tokat tona.

Secili është në tokat e veta. Ne kemi tapijat e vjetra, por ato nuk i njeh shteti shqiptar. Ka nxjerrë edhe këtë Paketën e Maleve, por me këtë paketën e Maleve, ndoshta e rren mendja ndonjë të vijë këtu… Këtu i thonë Dukagjin. Kanuni për ne është një Kushtetutë e shenjtë”, tha mes të tjerash Guri.

The post “Thika në kockë”/ Banori i Thethit paralajmëron ndërtuesit: Matuni mirë! Këtu i thonë Dukagjin, s’ka hyrë dot serbi e turku first appeared on JavaNews.al.

Supremja “shkarkon” Kurtin/ “Deputeti nuk mund të ushtrojë funksion ministri”, reagon LDK: Të veprojë Prokuroria

By: E S
15 July 2025 at 22:00

Gjykata Supreme në Kosovë ka konstatuar se deputetët nuk mund të ushtrojnë edhe funksione në Qeveri.

Nga momenti i certifikimit të rezultatit zgjedhor, ministrat që kanë marrë post deputeti nuk mund të marrin vendime, ka konstatuar kjo Gjykatë.

Mbi bazën e këtij interpretimi, ajo ka shfuqizuar udhëzimin administrativ për arkat fiskale të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton mediumi “Koha” në Kosovë.

“Për gjykatën ishte i pakontestueshëm fakti se nga certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, më datë 27.3.2025, ministri i MFPT-së, Hekuran Murati, figuron si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar. Pra, nxjerrja e udhëzimit administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Rrjedhimisht ky vendim prek edhe ministrat e tjerë që kanë fituar mandat deputeti, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Vendimin e Supremes e ka quajtur absurd Murati, dhe ka publikuar edhe emrat e gjyqtarëve që kanë marrë vendimin. Ai ka theksuar se me këtë vendimmarrje ndërpritet procesi i digjitalizimit.
LDK-ja, e cila ka deponuar në prokurori 17 kallëzime penale ndaj deputetëve që kanë marrë vendime në cilësi të ministrave, ka kërkuar që organi i akuzës të veprojë shpejt.

“LDK-ja kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të trajtojë me prioritet këto shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore dhe të veprojë pa vonesë mbi bazën e kallëzimeve penale të parashtruara nga deputetët tanë.

Vendimi i Gjykatës Supreme tashmë e ka konfirmuar se kemi të bëjmë me veprime anti-kushtetuese dhe të kundërligjshme”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Udhëzimi administrativ, që është shfuqizuar nga Supremja, parashihte që bizneset e vjetra dhe të reja që nuk ishin pajisur me arka fiskale nuk obligoheshin që ta bënin këtë.

The post Supremja “shkarkon” Kurtin/ “Deputeti nuk mund të ushtrojë funksion ministri”, reagon LDK: Të veprojë Prokuroria first appeared on JavaNews.al.

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

By: E S
15 July 2025 at 21:51

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lidhur me vendosjen e sanksioneve kundrejt blerësve të eksporteve ruse, nëse Moska nuk pajtohet për marrëveshjen e paqes në Ukrainë brenda afatit 50-ditor, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

“Trump e dha një ultimatum teatral për Kremlinin”, ka shkruar Medvedev në rrjetin social X. “Bota u trondit, duke pritur pasojat. Evropa luftuese ishte e zhgënjyer. E Rusia nuk i dha rëndësi”.

Kremlini zyrtar s’i ka komentuar ende deklaratat e Trumpit, mirëpo ka njoftuar të hënën se ishte e qartë se Shtetet e Bashkuara kishin vazhduar të furnizonin me armë dhe municione Ukrainën.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Zyrën e Ovale, Trumpi kishte njoftuar të hënën për dërgimin e armëve të reja për Ukrainën si dhe ka adresuar njëkohësisht kërcënimin me tarifa dytësore prej 100% për blerësit e eksporteve ruse.

Presidenti amerikan ka shprehur gjithashtu frustrim ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin, tek ka thënë se “ai flet bukur dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje”.

Në Washington, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë për Reutersin se qëllimi i Trumpit është që të vendosë “tarifa prej 100 për qind ndaj Rusisë”, si dhe sanksione dytësore ndaj shteteve të tjera që blejnë naftë ruse, nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen.

85 nga 100 senatorë amerikanë janë bashkë-promotorë të një projektligji që do t’i jepte Trumpit autoritetin të vendosë tarifa prej 500% ndaj çdo vendi që e ndihmon Rusinë, ndonëse liderët republikanë të Dhomës së Lartë kanë pritur që presidenti t’ua japë lejen për të organizuar një votim të këtillë.

Kina dhe India janë blerësit më të mëdhenj të naftës së papërpunuar ruse. Ndër të tjera, Trumpi ka thënë ekskluzivisht për mediumin britanik BBC se ai “nuk ka mbaruar ende” me Putinin dhe se mendon që marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë është ende e mundur.

The post Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit first appeared on JavaNews.al.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi ka shmangur presionin politik

By: E S
15 July 2025 at 21:43

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar në emisionin “Ngjarja Kryesore” e gazetares Sonila Agostini se ka nuk ka presione politike ndaj institucionit që ai drejton.

Ai ka theksuar se presioni politik duhet të shmanget nga vetë gjyqtarët dhe sipas Sadushit ata kanë mundësi për ta bërë një gjë të tillë.

“Vetë jeta është një presion, çdokush është nën presion. Çfarëdo lloj pune që bën është në presion. Problemi është si e përballon këtë presion. Kjo është çështje individuale në radhë të parë e funksionarit publik, padyshim e gjyqtarit. Presioni politik shmanget nga gjyqtari ose duhet të shmanget nga vetë gjyqtari dhe mundësia për t’iu shmangur ekziston. Sot ne kemi një sistem emërimi, promovimi dhe procedimi disiplinor që është i shkëputur nga politika dhe mjafton të evidentosh këtë dhe nuk ka arsye që gjyqtari të jetë nën presion. Në aspektin ligjor dhe kushtetues, kjo çështje është e zgjidhur. Në aspektin personal pastaj varet nga gjithsecili”, u shpreh kreu i Gjykatës së Lartë.

Sadushi ka theksuar se magjistratët e kanë detyrim themelor që të qëndrojnë larg presonit politik edhe pse ky presion do të jetë i vazhdueshëm.

Ai vuri në dukje se institucioni që ai drejton nuk është ndikuar nga presionet politike në vendimet që ka marrë.

“Kategoria e magjistratëve kanë plotësisht të drejtë ose kanë detyrimin për të qenë sa më larg presionit dhe duhet të ndihen sa më larg presionit sepse puna që ata bëjnë është e tillë që duhet të jenë larg presionit. Presioni do të jetë i vazhdueshëm, puna është si do ta përballosh ti këtë presion dhe mundësitë janë që çdokush mund ta përballojë këtë presion.

Presioni te unë apo te kolegët e mi nuk është një presion që ndikon në vendimmarrje. Mjafton të shikoni dhe lexoni të gjitha vendimet e gjykatës së lartë për të kuptuar nëse ka presion apo nuk ka presion politik”, u shpreh ai.

Sadushi u shpreh më tej se reforma në drejtësi ka sjellë një risi të atillë duke bërë që magjistratët t’i shmangen ndikimit politik.

“Nëse do të fokusoheni në fusha të caktuara megjithëse mund të krijoni bindjen se ky presion mund të ekzistojë në performancë në vendimmarrje nuk evindentohet. Është vetë vendimi që tregon nëse kjo gjykatë ka qenë në presion apo jo. Personalisht mund të them se reforma në drejtësi ka sjellë një risi në drejtim të shmangies së ndikimit politik mbi gjyqësorin për të gjitha ato që unë thashë”, deklaroi Sadushi.

The post Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi ka shmangur presionin politik first appeared on JavaNews.al.

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

By: Ke Si
15 July 2025 at 16:00

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së një parkimi në pallat.

Sipas policisë, kjo familje pretendonte për pronësinë mbi këtë hapësirë publike, dhe konfliktoheshin vazhdimisht me banorët e zonës që të mos parkonin automjetet.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet disa ditë më parë për këtë ngjarje, duke arrestuar me 7 Korrik 2025, 67-vjeçarin B.D. për 4 akuza; të falsifikimit të dokumenteve, pengimit të qarkullimit të automjeteve, vetëgjysi dhe kanosje.

Atë periudhë, policia hoqi 2 automjete që përdoreshin për të bllokuar rrugën dhe u sekuestruan. Ndërsa sot u hoqën blloqet e betonit dhe nisi hetimi për djalin e 67-vjeçarit, 25-vjeçarin E.D.

Babë e bir akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet për pronën që pretendonin se u përkiste dhe e bllokonin me vetëgjyqësi.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Vijon puna e mirorganizuar policore, në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse, për lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin.

Lirohet një hapësirë në rrugën “Ali Demi” që ishte zënë nga familjarët e një 67-vjeçari të arrestuar rreth 1 javë më parë, për këtë paligjshmëri.

Procedohet penalisht djali i 67-vjeçarit.

67-vjeçari dhe familjarët e tij e zinin vazhdimisht hapësirën, me blloqe betoni dhe me automjete, si dhe konfliktoheshin me banorët e zonës që ata të mos parkonin automjetet.

Në kuadër të një procedimi penal, të regjistruar nga Prokuroria e Tiranës, për veprat “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko- Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë dhe me shërbimet e Drejtorisë së Mirëmbajtes së Trotuarëve dhe Zgarave bashkia Tiranë, ekzekutuan urdhrin për lirimin e një hapësire publike në rrugën “Ali Demi”.

Sot, nga hapësira u hoqën blloqet e betonit, ndërkaq, më parë, nga e njëjta hapësirë janë hequr dhe sekuestruar 2 automjete.

Për këtë rast, më datë 07.07.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, kanë vënë në pranga shtetasin B. D., 67 vjeç, ndërsa sot nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin E. D., 25 vjeç.

Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente në lidhje me pronësinë mbi këtë hapësirë publike, të cilën me vetëgjyqësi e zinin vazhdimisht, me objekte të ndryshme.

Gjithashtu, ata konfliktoheshin me banorët e një pallati në këtë rrugë, që këta të fundit të mos parkonin automjetet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./E.T

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

By: Ke Si
15 July 2025 at 15:51

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore të produkteve bujqësore. Sipas ministrisë, këto kontrolle nuk janë kundër fermerëve, por janë një hap i domosdoshëm për formalizimin, forcimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor.

MBZHR, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, thekson se qëllimi është ndërtimi i një sistemi transparent dhe të kontrollueshëm që garanton sigurinë ushqimore për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Fermerët nuk janë fajtorë, por bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurtë,” thuhet në njoftim. Ministria sqaron se nuk synon vendosjen e gjobave, por krijimin e një zinxhiri prodhimi dhe tregtimi të pastër, ku çdo hallkë është në shërbim të konsumatorit.

Pikat kryesore të kësaj nisme janë:

-Gjurmueshmëria e produkteve: Për të ditur saktësisht ku është prodhuar, si është përpunuar dhe kush e ka tregtuar çdo produkt.

-Siguria ushqimore: Rritja e besimit të qytetarëve në cilësinë dhe origjinën e ushqimeve që konsumojnë.

-Transparenca dhe mbështetja: Fermerët e formalizuar kanë akses më të lehtë në subvencione, kredi, programe zhvillimi dhe mundësi për të eksportuar.

Ministria fton të gjithë aktorët e zinxhirit agroushqimor të bashkëpunojnë për të ndërtuar një sektor bujqësor të qëndrueshëm, të kontrollueshëm dhe të sigurt, duke theksuar se eksportet shqiptare tashmë janë prezente në mbi 80 tregje elitare ndërkombëtare./E.T

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

By: Ke Si
15 July 2025 at 15:40

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave të udhëhequra prej Fondacionit Humanitar të Gazës (FHG), i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, si dhe afër autokolonave humanitare të drejtuara prej grupeve të tjera të ndihmës, përfshirë vetë Kombeve të Bashkuara.

Shumica e palestinezëve (674) ishin vrarë pranë zonave të FHG-së, teksa 201 të tjerët kanë humbur jetën përgjatë rrugëve të autokolonave të tjera humanitare.

FHG-ja përdor kompani private të sigurisë dhe logjistikës për të qarkulluar furnizimet humanitare në Gazë, duke e anashkaluar gjerësisht sistemin e ndihmave të udhëhequr prej OKB-së, për të cilin zyrtarët izraelitë kanë pretenduar se i mundëson militantëve të Hamasit të plaçkisin pakot ushqimore që synojnë popullatën civile.

Në këtë fondacion i kanë mohuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha incidentet e aluduara pranë pikave të saj, teksa i kanë akuzuar Kombet e Bashkuara për “keqinformim”./E.T

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

By: Ke Si
15 July 2025 at 14:52

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’ konstatuan se dy persona kishin zaptuar hapësirat publike duke i kthyer në parkim privat.

49-vjeçari dhe 57 vjeçari do të hetohen në gjendje të lirë për “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore”dhe “Pushtimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në terren dhe në bashkëpunim me strukturat vendore, kanë konstatuar se dy shtetas ushtronin aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme, në një hapësirë publike të administruar nga Bashkia Vlorë.

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se shtetasit E. S., 49 vjeç, dhe S. D., 57 vjeç, ushtronin aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë të pajisur me leje përkatëse nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e hapësirave publike, pa qenë të regjistruar në organet tatimore, si dhe pa poseduar NIPT.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore”dhe “Pushtimi i tokës”, në ngarkim të dy shtetasve E. S, dhe S. D./E.T

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

By: Ke Si
15 July 2025 at 14:49

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në tunelin e Skërficës.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit në autobus nuk dihen. Për këtë do të pritet rezultati i hetimit./E.T

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

By: Ke Si
15 July 2025 at 14:38

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te situatat gjeopolitike  në Evropë dhe jo vetëm.

Rama tha se sot Europa gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur. Për rrjedhojë Kryeministri theksoi nevojën që Europa të mbetet një civilizim.

“Ja ku jemi sot, në zemër të asaj ëndrre, në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Sonte, muzika na bën ftesë të kujtojmë. Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën. Një mënyrë për të besuar, siç besonte Ludvigu, se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks, por një mënyrë të jetuari.

Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore. Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor. Rezistencë ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor. Ne, në Shqipëri, e dimë ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra, jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë, të shkëputur nga simfonitë dhe sonatat që mbushnin sallat e koncerteve të Europës së lirë. E megjithatë, edhe atëherë, muzika e gjente rrugën e saj. Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret, tha kryeministri./e.t

Ditëlindje si mafia/ Yamal përfundon i akuzuar! Persona me nanizëm dhe bjonde të paguara

By: Ke Si
15 July 2025 at 14:29

Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon në fushën e lojës, morën pjesë me dhjetra persona të cilët vuajnë me nanizëm.

Shoqata që mbrojnë të drejtat e tyre thonë se personat në fjalë janë punësuar për shfaqje argëtuese, duke cënuar të drejtat e tyre. Për këtë arsye ata kanë marrë veprime ligjore.

Jo vetëm kaq, por një modele në Spanjë tha se refuzoi 20 mijë euro për të marrë pjesë në festën e Yamal. Claudia Calvo pohoi se personat që e kishin kontaktuar kërkon bjonde me përmasa të caktuara trupore. /e.t

250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

By: Ke Si
15 July 2025 at 14:20

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të kabinetit të tij, lidhur me zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Në një deklaratë për mediat, Berisha i cilësoi ato si “farsa më e shëmtuar zgjedhore që nga koha e diktaturës”, duke akuzuar qeverinë për përdorim të parave publike në funksion të blerjes së votave.

Sipas Berishës, qeveria përdori skemën e garancisë sovrane për kreditë bujqësore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore, duke e kthyer atë në një mjet elektoral për të favorizuar “fermerët e lidhur me pushtetin”. Ai pretendon se janë shpërndarë 200 milionë euro garanci, ndërkohë që kodi zgjedhor ndalon transaksione të tilla gjatë periudhës zgjedhore.

“Nuk ishte ndihmë për fermerët, por një skemë për të blerë vota. Nga një fond vjetor prej 32 milionë euro, u premtuan 250 milionë. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit zgjedhor dhe e standardeve demokratike,” deklaroi Berisha./e,t

❌
❌