Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

By: Ke Si
1 August 2025 at 13:45

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë pas publikimit të draftit, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me një postim shterues në platformën ‘X’.

Rama shprehet se qeveria nuk ka qenë pjesëmarrëse në hartimin e draftit, por është një nga palët e interesuara dhe është duke e shqyrtuar draftin e ndërtuar sipas kryeministrit nga ekspertë të fushës.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë nënvizon se do të konsultohen edhe me Komisionin Europian para se drafti i Kodit Penal të marrë ‘vulën’ e Bashkimit Europian.

Reagimi i Ramës:

Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara – sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.

Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush. Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament! Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS./E.T

Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

By: Ke Si
1 August 2025 at 13:42

E poshtëruar nga sulmi i Hamasit që shkatërroi Izraelin 22 muaj më parë, agjencia e inteligjencës ushtarake të Mosad po i nënshtrohet një rivlerësimi të përgjithshëm. Shërbimi po bën ndryshime të thella, duke përfshirë ringjalljen e një programi rekrutimi në gjuhën arabe për nxënësit e shkollave të mesme dhe trajnimin e të gjithë trupave në arabisht dhe Islam.

Plani është që të mbështetemi më pak te teknologjia dhe në vend të kësaj të ndërtojmë një kuadër spiunësh dhe analistësh me njohuri të gjera të dialekteve – jemenase, irakiane, gazeze – si dhe me një kuptim të fortë të doktrinave dhe diskursit radikal islamik, citojnë burime për prestigjiozen Bloomberg.

Çdo pjesë e establishmentit të sigurisë së Izraelit është përfshirë në një proces të dhimbshëm vetë-ekzaminimi që nga 7 tetori 2023, kur mijëra operativë të Hamasit hynë në Izrael nga Gaza, duke vrarë 1,200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë – dhe duke nisur një luftë brutale në të cilën rreth 60,000 njerëz janë vrarë, shkruan A2.

Megjithatë, edhe pse debati vazhdon rreth asaj se kush ishte fajtor dhe sa dinte kryeministri Benjamin Netanyahu përpara sulmeve, dega e inteligjencës ka pranuar barrën kryesore të fajit. Agjencia kishte një “keqkuptim themelor” të ideologjisë së Hamasit dhe planeve të saj konkrete, tha një oficer i inteligjencës ushtarake, për Bloomberg.

Dështimi për t’u përballur me armikun sipas kushteve të veta është një dështim që aparati i sigurisë së Izraelit është i vendosur të mos e përsërisë kurrë.

Fokusi i ripërtërirë në trajnimin gjuhësor dhe fetar përfaqëson atë që oficeri i inteligjencës e quan “një ndryshim i thellë kulturor” në një organizatë ku edhe oficerët e lartë mbështeten te përkthimet. Qëllimi, thanë burime për Bloomberg, është të krijohet një kulturë e brendshme “që jeton dhe merr frymë ashtu siç mendon armiku ynë”.

Megjithatë, të tjerë thonë se që kjo të ketë sukses, do të duhen ndryshime të rëndësishme në të gjithë shoqërinë. Edhe pse arabishtja ofrohet në shkollat publike, shumica e izraelitëve studiojnë anglisht në vend të saj. Silicon Valley është një vend i madh për të rinjtë ambiciozë, të cilët mësojnë pak për vendet vetëm pak orë larg. Sfida qëndron në bindjen e izraelitëve që të përqendrohen më shumë në rajon – kulturat, gjuhët dhe kërcënimet e tij – dhe më pak në mundësitë globale. Izraeli u bë i rehatshëm dhe i pasur duke e parë veten si pjesë të Perëndimit, sipas mendimit të tyre, kur i duhet të mbijetojë në Lindjen e Mesme.

Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në dekadat e para të ekzistencës së tij, Izraeli kishte një popullsi të madhe hebrenjsh që kishin emigruar nga vendet arabishtfolëse. Kombi ishte i varfër dhe i rrethuar nga fqinjë armiqësorë me ushtri të konsiderueshme, kështu që mbijetesa ishte në mendjen e të gjithëve. Shumë prej këtyre emigrantëve i përdorën aftësitë e tyre në shërbimin e inteligjencës, përfshirë Eli Cohen, i cili arriti në nivelet më të larta të qeverisë siriane përpara se të kapej dhe të ekzekutohej në vitet 1960.

Si pjesë e ndryshimeve në inteligjencë, shërbimi po ringjall një program që e mbylli gjashtë vjet më parë, i cili i inkurajon nxënësit e shkollave të mesme të studiojnë arabisht, dhe planifikon të zgjerojë trajnimin e tij në dialekte. Oficeri përmendi se përgjuesit kishin vështirësi të dallonin se çfarë thoshin Huthitë jemenas, sepse shumë prej tyre po përtypnin khat, një kaçubë narkotike që konsumohej pasdite. Kështu që izraelitët e moshuar jemenas po rekrutohen për të ndihmuar. /E.T

Përmbytjet godasin SHBA/ Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

By: Ke Si
1 August 2025 at 13:28

Stuhi të fuqishme goditën Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të enjten, duke shkaktuar kaos në të gjithë rajonin.

Në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të rrezikshme të shiut, përmbytjeve dhe ndërprerjeve të transportit dhe fluturimeve.

Në të njëjtën kohë, shoferët u shpëtuan nga ujërat në autostradat kryesore nga Filadelfia në Nju Jork. Shinat hekurudhore u përmbytën në ujë, duke bllokuar trenat dhe pasagjerët.

Ekipet e shpëtimit arritën të largonin në mënyrë të sigurt ata që ishin bllokuar. Në Nju Xhersi, më shumë se 14,000 qytetarë mbetën pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.

Për shkak të motit të keq, qyteti i Nju Jorkut paralajmëroi banorët se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë përmbytje në rrugë, bodrume dhe sistemin e metrosë dhe u bëri thirrje atyre që jetojnë në apartamente në bodrum të zhvendosen në katet më të larta.

Ata gjithashtu lëshuan një urdhër për të qëndruar në shtëpi nga e enjtja pasdite deri të premten pasdite.

Autostrada Clearview në Queens u mbyll në të dy drejtimet, pasi të paktën dy makina u rrëmbyen nga uji, tha policia. Videoja nga Aplikacioni Citizen tregoi një burrë të ulur në çatinë e makinës së tij, të rrethuar nga uji, ndërsa automjete të tjera u panë të bllokuara në rrugën e përmbytur.

Sistemi hekurudhor i udhëtarëve në Long Island mbylli një nga linjat e tij më të ngarkuara. Pati përmbytje në Reading, me ujin që arriti deri te mbrojtëset e automjeteve të parkuara. Në Maryland, u raportuan operacione të shumta shpëtimi në veri të Baltimores.

Vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh u raportuan në aeroportet në Nju Jork, Nju Xhersi, Uashington dhe Filadelfia.

Stuhia vjen vetëm dy javë pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në sistemin e metrosë së Nju Jork City dhe vranë dy persona në Nju Xhersi./E.T

Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: Qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit

By: Ke Si
1 August 2025 at 13:14

Kryeministri Edi Rama sqaron se drafti aktual i Kodit te ri Penal nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë apo nga Këshilli i Ministrave, por nga një grup i pavarur ekspertësh të udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, prof. Arben Rakipi.

Postimi i kryeministrit Rama: 

Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara – sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.

Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.

Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!

Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS./E.T

Radhë kilometrike/Trafik i rënduar drejt veriut, nga Miloti deri në Lezhë, shkak bllokimi

By: Ke Si
1 August 2025 at 13:09

Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit prej disa ditësh, duke devijuar lëvizjen në rrugë alternative.

Dita e parë e muajit gusht ka nisur me trafik të rënduar në aksin rrugor që të çon drejt qytetit të Lezhës. Vargjet e automjeteve nisin që nga mbikalimi i Patokut dhe shtrihen deri në hyrje të qytetit, duke krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadaltë për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet paralajmërojnë se në orët në vijim pritet që trafiku të rëndohet edhe më tej, për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve që zgjedhin bregdetin e Adriatikut për pushimet e tyre./E.T

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

By: Ke Si
1 August 2025 at 12:49

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike.

Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë në hapësirën e përbashkët, Rama theksoi se ndërtuesit nuk mund të kthehen në problem për banorët e zonës, por duhet të marrin të gjitha masat që aktiviteti i tyre të jetë sa më pak i ndjeshëm për komunitetin.

“Rregullorja e re për kantieret e ndërtimit, kush ndërton pallat nuk mund të behet problemi i zonës por duhet të marri masat që zona të mos e ndjejë fare. Do merren masat për të bërë rrethimet e duhura, për mos nxjerrë në rrugë asgjë, jo duke marrë dhe trotuarin se po ndërton në pallat. Masat do jenë drastike. Do ketë dhe kontroll të kantierëve.

Na del dhe një gjykatës i pacipë për një pallat pa leje. E fundit, në fushatën e fundit isha pjesë e Tiranës, jam dhe deputet i Tiranës, kush thotë si e qysh, dua ti them që po bëj siç kam bërë dhe siç do bëj për Vlorën dhe Durrësin”-u shpreh Rama./E.T

Meloni në telashe, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane për emigrantët në Shqipër

By: Ke Si
1 August 2025 at 11:58

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri, shkruan La Repubblica.

“Përcaktimi i vendeve të treta si vende të sigurta origjine duhet të jetë i mundur të rishikohet në mënyrë efektive nga gjykata”, ka vendosur GJED, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e plotë të qendrave të ngritura në Shqipëri, sipas asaj që shkruan La Repubblica.

Prej muajsh tashmë, ato janë përdorur vetëm për të strehuar 25-30 emigrantë, ndërsa mbeten bosh rreth 400 vende që, sipas projektit fillestar të kryeministres Giorgia Meloni, do të duhej të strehonin kërkuesit e azilit të shpëtuar në det.

Çfarë vendosi gjykata?

Sipas gjykatës, një shtetas i një vendi të tretë mund të përballet me refuzimin e kërkesës së tij për mbrojtje ndërkombëtare nëpërmjet një procedure të përshpejtuar kufitare, nëse vendi i tij i origjinës është shpallur “i sigurt” nga një shtet anëtar. Gjykata sqaron se një shpallje e tillë mund të bëhet përmes një akti ligjor, për sa kohë që ai akt mund të jetë objekt i një kontrolli gjyqësor efektiv, në lidhje me respektimin e kritereve thelbësore të përcaktuara nga e drejta e Bashkimit Evropian.

Së fundi, Gjykata thekson se, deri në hyrjen në fuqi të një rregulloreje të re që do të zëvendësojë direktivën aktuale, një shtet anëtar nuk mund të shpallë si vend “të sigurt” një vend të tretë që nuk përmbush, për kategori të caktuara personash, kushtet thelbësore për një shpallje të tillë. Rregullorja e re, e cila do të lejojë parashikimin e përjashtimeve për kategori të qarta dhe të identifikueshme personash, do të hyjë në fuqi më 12 qershor 2026, megjithatë, legjislatori i BE-së mund ta përshpejtojë këtë afat.

Padia nga gjykatat italiane

Gjyqtarët e disa gjykatave italiane, përfshirë edhe Gjykatën e Kasacionit, të cilës iu drejtua Ministria e Brendshme Italiane pas vendimeve të përsëritura për anulimin e mbajtjes së emigrantëve në Shqipëri (por edhe në dy qendra të tjera në Itali për kërkuesit e azilit) iu drejtuan Gjykatës së Drejtësisë së BE-së me dy pyetje:

Pyetja e parë kishte të bënte me vetë përkufizimin e një vendi si “i sigurt”, edhe kur ekzistojnë kategori personash ose zona në rrezik. Edhe pse çdo qeveri ka të drejtën të përcaktojë listën e vendeve të sigurta, përfshirja e një shteti në atë listë nuk duhet të ndodhë nëse ai nuk i plotëson kushtet përkatëse.

Pyetja e dytë lidhej me mundësinë për të përfshirë në listë vende ku është konstatuar shkelja e të drejtave themelore dhe të panegociueshme të njeriut, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në dëm të një ose më shumë kategorive të njerëzve.

Ndikimi i vendimit mbi qeverinë

Me këtë vendim nuk do të jetë më e mundur të rikthehen fillimisht në qendrën pritëse në Shëngjin dhe më pas në Gjadër, emigrantët e shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane dhe që vijnë nga vende që Italia i konsideron si të sigurta, pra emigrantë që, sipas qeverisë, duhet të kthehen shpejt në vendet e tyre, sapo të përfundojë procedura e përshpejtuar kufitare.

Ky ishte një projekt që qeveria italiane ishte detyruar ta braktiste muajt e fundit, pasi shumë gjyqtarë italianë kishin konsideruar se rregullat ishin në kundërshtim me një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të tetorit 2024, dhe për këtë arsye i kishin drejtuar vetë Gjykatës pyetje paraprake mbi interpretimin e duhur të konceptit të “vendit të sigurt”.

Interpretimi i dhënë nga Gjykata e Drejtësisë i thotë gjyqtarëve italianë se ndërhyrja e tyre për të anuluar ndalimin e emigrantëve që vijnë nga një shtet i përfshirë nga qeveria në listën e vendeve të sigurta është e ligjshme.

La Repubblica shkruan se ky vendim e gjen të papërgatitur qeverinë e Melonit, e cila kishte llogaritur shumë një vendim në favor të saj.

Kjo bazuar edhe në ato që kishte parë të paralajmëruar në muajt e fundit nga qëndrimet politike të shumicës së shteteve të përfaqësuara në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, si dhe nga përputhshmëria me direktivën e re për kthimet, që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, menjëherë pas zbatimit të Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin. Kujtojmë se në mars qeveria e Melonit vendosi të ndryshojë funksionin te qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër.

Nëse më parë ato ishin konceptuar për mbajtjen e emigrantëve të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare, tashmë përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që janë në pritje të riatdhesimit. Por edhe për këtë, Meloni ka hasur telashe pasi Gjykata e Lartë në Romë kërkoi opinionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për rastet e dërgimit të dy emigrantëve, duke ngritur pikëpyetje për qëllimet për të cilat po shfrytëzohet aktualisht kjo qendër.

Në rastin e parë, kërkohet opinion për përputhshmërinë e dërgimit nga Italia në kampin e Shqipërisë të azilkërkuesve të refuzuar me qëllim riatdhesimin. Ndërsa në rastin e dytë, opinioni kërkohet për dërgimin në Gjadër të azilkërkuesve të hyrë në mënyrë të paligjshme./E.T

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

By: Ke Si
1 August 2025 at 11:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes.

Kurti ka thënë se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregon përkushtimin që Kosova të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara. REL/

BE vendos nën kontroll inteligjencën artificiale, ja kur nisin rregullat e reja

By: Ke Si
1 August 2025 at 11:54

Shtetet anëtare të BE-së janë tani të detyruara të emërojnë dhe të informojnë Komisionin Evropian për autoritetet e tyre kombëtare mbikëqyrëse, të cilat do të jenë përgjegjëse për kontrollin e përputhshmërisë së sistemeve të AI-së me legjislacionin evropian.

Një qasje e re e Bashkimit Evropian ndaj teknologjisë së avancuar fillon më datë 2 gusht, kur hyjnë në fuqi një grup dispozitash kyçe nga Akti i Inteligjencës Artificiale. Masat e para lidhen me mbikëqyrjen kombëtare, penalitetet dhe rregullimin e modeleve të fuqishme të inteligjencës artificiale për qëllime të përgjithshme.

Për herë të parë, rregullorja prek drejtpërdrejt platformat e mëdha të AI-së si ChatGPT i OpenAI, Gemini i Google dhe Grok i kompanisë X. Kjo përfshin detyrime të reja për transparencë, siguri dhe respektim të të drejtave të autorit.

Laura Lazaro Cabrera, drejtoreshë për Barazi dhe të Dhëna në Qendrën për Demokraci dhe Teknologji, theksoi se autoritetet mbikëqyrëse duhet të emërohen pa vonesa dhe të pajisen me burime të mjaftueshme për të përballuar sfidat e teknologjisë.

“Është thelbësore që ato të jenë kompetente dhe të përgatitura për të menaxhuar rreziqet që lidhen me përdorimin e AI-së,”- deklaroi ajo.

Komisioni Evropian ka publikuar gjithashtu një Kod Praktike që synon të ndihmojë ofruesit të zbatojnë standardet e reja ligjore.

Rregullorja parashikon gjoba të ndjeshme për shkelësit, deri në 35 milionë euro ose 7% të të ardhurave globale vjetore, në varësi të shumës më të lartë. Shtetet anëtare do të miratojnë legjislacionin zbatuese për mënyrën e vendosjes së këtyre penaliteteve. Kompanitë më të vogla mund të përballen me sanksione më të lehta, por mbikëqyrja do të jetë njësoj rigoroze.

Dispozitat e reja përbëjnë një pikë kthese në politikën teknologjike të BE-së, duke synuar të mbrojnë konsumatorët dhe të promovojnë një klimë të sigurt dhe të drejtë për zhvillimin teknologjik. Kjo e konsolidon më tej ambicien e BE-së për të udhëhequr globalisht në një qasje etike dhe të qëndrueshme ndaj inteligjencës artificiale.

Sipas ekspertëve, të gjitha produktet e AI-së që janë në treg para datës 2 gusht 2025 kanë afat deri më 2 gusht 2027 për të përmbushur kërkesat e reja. Ndërsa çdo teknologji e re e hedhur pas kësaj date duhet të jetë menjëherë në përputhje me Aktin e BE-së për Inteligjencën Artificiale./E.T

Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri që s’jeton me propagandë

By: Ke Si
1 August 2025 at 11:47

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se prej 12 vitesh qytetarët shqiptarë dëgjojnë të njëjtat premtime për reforma që do të përmirësojnë jetën e tyre, luftë kundër korrupsionit dhe investime të huaja që do të shpëtonin ekonominë. Por realiteti, sipas saj është krejt ndryshe.

Me anë të një postimi në Facebook Tabaku vë në dukje se Indeksi i Biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë tregon se bizneset në Shqipëri përballen çdo vit me të njëjtat probleme informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci.

“Na u tha se lufta kundër informalitetit do të shpëtonte ekonominë, më pas se digjitalizimi do të na shpëtonte nga korrupsioni, ndërsa sot na thonë se turizmi do të shpëtojë të gjithëve,” tha ajo.

Tabaku thekson se besimi në ekonomi dhe institucione bie çdo vit, ndërsa bizneset përballen me barriera të vendosura jo nga tregu, por nga monopole të sponsorizuara nga pushteti dhe një sistem i ndërtuar për një rreth të ngushtë klientësh.

Jorida Tabaku thekson se “Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon realisht për qytetarët dhe jo që jeton me propagandë, duke kërkuar ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla të njëjta për të gjithë”.

Postimi i Jorida Tabakut:

Prej 12 vitesh kemi dëgjuar të njëjtat premtime. Reforma për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Luftë kundër korrupsionit. Investime të huaja që do të shpëtonin ekonominë.

Por realiteti është tjetër. Indeksi i Biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë na tregon një tjetër histori. Vit pas viti, bizneset në Shqipëri përballen me të njëjtat plagë: informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci.

Na u tha se lufta kundër informalitetit do të shpëtonte ekonominë. Pastaj, se digjitalizimi do të na shpëtonte nga korrupsioni. Sot, na thonë se turizmi do të na shpëtojë të gjithëve.

Të gjithë e dimë realitetin:

Besimi në ekonomi bie çdo vit.

Besimi te institucionet bie çdo vit.

Biznesi lufton çdo ditë përballë një qeverie që punon për pakicën dhe sundon mbi shumicën.

Investimeve u janë vënë barriera. Jo nga tregu, por nga monopolet e sponsorizuara nga pushteti. Tregu është mbyllur jo nga rregullat, por nga qokat e qeverisë. Ligjet nuk shkruhen për të gjithë, por për një rreth të ngushtë klientësh.

Kemi një krizë të sajuar me duart e një qeverie që nuk ka punuar për qytetarët, por ka ndërtuar një sistem të padrejtë. Një sistem që takson më shumë se sa njerëzit fitojnë. Që ndëshkon punën dhe shpërblen lidhjet.

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që nuk jeton me propagandë, por punon për ta. Biznesi ka nevojë për ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla që vlejnë për të gjithë.

Kjo nuk mund të vijë nga një qeveri që sundon me slogane. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Jo për një tjetër shfaqje./E.T

Fejohet mbesa e Princeshës Diana, merr propozimin romantik për martesë në Santorini

By: Ke Si
1 August 2025 at 11:45

Me një propozim romantik në sfondin e perëndimit të diellit në Santorini, Eliza Spencer, mbesa e Princeshës Diana dhe vajza e Earl Charles Spencer e Victoria Aitken, është fejuar me partnerin e saj Channing Millerd, pas pothuajse një dekade lidhjeje.

Eliza Spencer

33-vjeçarja njoftoi lajmin në Instagram, duke postuar foto të propozimit për martesë, të cilat i shoqëroi me frazën e thjeshtë por karakteristike: “Përgjithmonë”.

Në njërën prej fotove, ajo shihet duke buzëqeshur, duke e parë bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Në një imazh tjetër, i dashuri i saj i ulet në gjunjë gjatë një darke romantike me pamje nga deti.

Ajo shihet e veshur me një fustan elegant të kuq, saten dhe shapka ngjyrë kafe.

Çifti u takua në një darkë në Afrikën e Jugut nëpërmjet vëllait të Channing Miller, Greg Mallet.

Screenshot_8

Eliza Spencer jeton me motrën e saj binjake Amelia në Fulham të Londrës, jo shumë larg motrës së tyre Kitty. Megjithatë, ato udhëtojnë shpesh në Afrikën e Jugut, nga janë partnerët e tyre.

Me martesën e tyre, Eliza Spencer do të bëhet edhe njerka e djalit 8-vjeçar të Channing, Nate, të cilin e ka nga një lidhje e mëparshme.

Edhe pse data e dasmës nuk është zbuluar ende, Eliza Spencer ka thënë se i pëlqen ideja e një dasme në Itali.

Screenshot_9

Eliza Spencer është vajza e Earl Charles Spencer, vëllai më i vogël i Dianës, Princeshës së Uellsit./E.T

E rëndë/ Gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur kafshohet nga një peshkaqen

By: Ke Si
1 August 2025 at 11:29

Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhin e Isla Verde, në Puerto Riko, ku gazetarja sportive Eleonora Boi, bashkëshortja e basketbollistit italian Danilo Gallinari (aktualisht pjesë e Vaqueros de Bayamón), është kafshuar nga një peshkaqen teksa notonte.

Lajmi është raportuar nga televizioni lokal Wapa TV, që konfirmon se Boi është dërguar menjëherë në spitalin Universitar të Puerto Rikos në Carolina, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Gazetarja, e cila është shtatzënë, ka marrë një plagë në kofshë, por jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve mjekësore.

Nilda Jiménez, biologe në Departamentin e Burimeve Natyrore, konfirmoi se bëhet fjalë për një kafshim nga një peshkaqen, i llojit “tiburón gata” (peshkaqen infermier), një specie që jeton në ujëra të cekëta dhe aktualisht ndodhet në sezonin e çiftëzimit – çka rrit mundësinë e kontaktit me njerëzit.

Rubén Moyeno, komisioneri i policisë bashkiake të Karolinës, bëri me dije se forcat e rendit reaguan menjëherë, duke i ofruar viktimës ndihmën e parë në vendngjarje. Ai bëri thirrje për kujdes maksimal nga pushuesit, sidomos në këtë periudhë kur peshkaqenët janë më aktivë. “Kushdo që sheh lëvizje të dyshimta ose prani të kafshëve detare si peshkaqenë, duhet të njoftojë menjëherë autoritetet përkatëse”, apeloi ai.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën në plazhet përreth, ndërsa incidenti ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në brigjet e Porto Rikos, sidomos në zonat e frekuentuara nga turistët../e.t

Ish-sulmuesit të Barcelonës i ndodh e keqja, kafshohet në pjesët intime nga një qen

By: Ke Si
1 August 2025 at 10:00

Një aksident i çuditshëm i ka ndodhur Karles Perezit, ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Romës, i cili tani luan për Aris Thesaloniki.

27-vjeçari katalanas u kafshua në pjesët intime nga një qen ndërsa po shëtiste kafshën e tij. Incidenti ndodhi të martën, më 29 korrik, dhe rezultoi në një plagë në pjesën e brendshme të kofshës, në zonën aduktor, e cila kërkoi qepje dhe një qëndrim të shkurtër në spital.

“U përpoqa ta ndaja qenin tim nga një tjetër gjatë një sherri të vogël, por më kafshoi. Lëndimi nuk është serioz, por nuk jam në formën më të mirë për të luajtur”, tha Perez në një deklaratë zyrtare.

Për shkak të lëndimit, ai humbi ndeshjen e dytë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Araz Nakhitchevan (2-2, 3-4 në total), një ndeshje që e ndoqi nga tribunat, duke brohoritur shokët e tij të ekipit. “Më vjen keq që nuk munda ta ndihmoja ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme. Isha tifozi i parë sonte. Pas pak ditësh, do të kthehem në fushë më i motivuar se kurrë.”

Lojtari, i cili bëri 13 paraqitje dhe shënoi dy gola për ekipin e parë të Barçës midis viteve 2018 dhe 2020, falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre dhe i siguroi të gjithë për gjendjen e tij: “Jam mirë, tani do të shërohem në shtëpi.”/e.t

Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

By: Ke Si
1 August 2025 at 09:49

Gjermania po tregon sinjale të qarta se është gati të rishikojë qëndrimin e saj tradicional mbi çështjen palestineze, duke u bashkuar me vende të tjera perëndimore që po shtyjnë drejt njohjes zyrtare të Shtetit të Palestinës.

Sipas deklaratave të fundit, Berlini e konsideron njohjen e Palestinës si një objektiv të pashmangshëm që duhet të vijë në fund të një procesi politik. “Njohja duhet të vijë në fund të një procesi negociator, i cili duhet të fillojë tani,” theksoi Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, duke shtuar se në mungesë të progresit, Gjermania “nuk do të tërhiqet nga ky objektiv dhe do të detyrohet të reagojë me hapa të njëanshëm”.

Këto komente vijnë në një kohë kur Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja — tre vende anëtare të G7-ës — kanë paralajmëruar se do të deklarojnë mbështetjen për shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator në Nju Jork. Ndërkohë, Portugalia ka nisur zyrtarisht procesin për të shqyrtuar njohjen.

Qëndrimi i ri i Gjermanisë sinjalizon një ndryshim të kujdesshëm, por domethënës në politikën e jashtme gjermane, që tradicionalisht ka mbajtur një pozicion të kujdesshëm në raport me konfliktin izraelito-palestinez. Duke e lidhur njohjen me progresin në negociata, Berlini po përpiqet të mbajë një ekuilibër mes presionit ndërkombëtar dhe ruajtjes së ndikimit diplomatik në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, diskutimet për shtetësinë palestineze pritet të jenë një nga temat më të debatueshme në sesionin e ardhshëm të OKB-së, teksa gjithnjë e më shumë vende të Perëndimit duket se po kalojnë nga retorika në veprime konkrete./e.t

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme viziton sot Gazën, çfarë pritet të ndodhë

By: Ke Si
1 August 2025 at 09:33

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Gazën të premten, në një kohë kur rritet trysnia ndaj administratës së presidentit amerikan për të reaguar ndaj krizës humanitare në këtë zonë palestineze.

Gjatë qëndrimit të tij, Witkoff do të vizitojë një qendër për shpërndarjen e ndihmave humanitare, e cila operohet nga një organizatë e financuar nga SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump, këtë javë e ka pranuar hapur se në Gaza ekziston “uri e vërtetë” – një deklaratë që duket se bie në kundërshtim me retorikën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Burime të cituara nga revista The Atlantic tregojnë se Trump mendon se Netanyahu po e zgjat konfliktin për arsye politike dhe për të ruajtur pushtetin.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, kjo pakënaqësi e Trump nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor në politikën e SHBA. Ai tani e sheh Hamasin si përgjegjës për përfundimin e luftës, dhe jo Izraelin./e.t

Ish-kryeministri izraelit sulmon Netanyahu-n: Ai duhet të shkarkohet

By: Ke Si
1 August 2025 at 09:31

Ehud Olmert, ish-kryeministër i Izraelit, dha një intervistë të rëndësishme për gazetën gjermane Der Spiegel. Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Ariel Sharon, ai mori përsipër udhëheqjen e qeverisë pasi Sharon pësoi një goditje në tru në vitin 2006, dhe gjithashtu mori drejtimin e partisë së qendrës Kadima. Gjatë mandatit të tij, ai udhëhoqi negociatat për krijimin e një shteti palestinez, si dhe luftërat në Liban (2006) dhe Gaza (2008-2009). Ai dha dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion. Sot ai është një kritik i ashpër i kryeministrit Benjamin Netanyahu. Kur u pyet se çfarë po përpiqet të arrijë Izraeli në Gaza, Olmert tha se as vetë nuk e di.

“Nuk mendoj se dikush në një pozicion përgjegjësie mund të shpjegojë logjikisht se çfarë po bëjmë atje. Jam i bindur se një vit më parë arritëm gjithçka që mund të arrihej në këtë luftë”, tha Olmert, duke iu referuar momentit të vrasjes së Yahya Sinwar, udhëheqësit të Hamasit në Gaza dhe organizatorit kryesor të sulmit terrorist më 7 tetor 2023. Izraeli po zbaton një politikë të tokës së djegur në Gaza, me elementë gjenocidi. Ai duhet të sanksionohet. Kur u pyet nëse Netanyahu duhet të çohet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Olmert tha se do të donte që Netanyahu të akuzohej në Izrael. Në fillim të korrikut, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se qeveria planifikonte të krijonte një “qytet humanitar” në jug të Gazës për të strehuar përkohësisht 600,000 njerëz në një kamp përpara se ata të detyroheshin të largoheshin nga Gaza. Por Olmert tha se ishte një plan i neveritshëm dhe një debat i tmerrshëm që duhet të ndalet menjëherë. “Thashë se mund të interpretohet si një kamp përqendrimi, dhe kjo është mjaft e frikshme”, tha ai./e.t

Kosova dështoi në Konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

By: Ke Si
1 August 2025 at 09:25

Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk është konsumuar.

Kështu vlerëson Zahir Çerkini, profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ai pret që Gjykata Kushtetuese ta ritheksojë se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur të deputetëve.

“Kështu edhe e tha Gjykata (më 26 qershor), por e tha me terma më kushtetues. Pres të jetë më e hapur, më e artikuluar në drejtim të obligimit që institucionet të ulen dhe të votojnë në mënyrë të hapur për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, thekson Çerkini për Radion Evropa e Lirë.

Për t’i sqaruar çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese i janë drejtuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ata janë në pritje të një vlerësimi të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i saj i 26 qershorit nuk arriti të sqaronte në mënyrë të prerë rrugën për konstituimin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese, më 26 qershor, u dha 30 ditë afat deputetëve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit.

Por, pas 52 përpjekjeve, ata nuk arritën ta përmbyllin këtë proces.

Presidentja e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Kërkesa është regjistruar si lëndë e veçantë nga ana e gjykatës.

Çerkini shpreh mendimin se Gjykata Kushtetuese duhet ta konfirmojë se ky afat duhet të rikthehet në pikën e rrjedhjes, aty ku rendi i ditës së seancës ka devijuar.

“Pres nga Gjykata Kushtetuese që të tregojë se afati 30 ditësh nuk është konsumuar ende, për faktin se nuk është shkuar në atë që ka thënë Gjykata, pra që të shkohet në votim për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, pra për konstituimin e Kuvendit, por vazhdimisht është tentuar që të votohet Komisioni (për votim të fshehtë)”, thotë Çerkini.

Sipas tij, kjo nënkupton që afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, të rikthehet në proces e sipër, në ditën kur kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndryshuar rendin e ditës, duke kërkuar votimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Idenë e Komisionit për votim të fshehtë, Dehari e propozoi më 1 maj, duke u kërkuar partive politike nga një anëtar për komisionin për votimin e fshehtë.

Deri atëherë, në vazhdimet e seancës konstituive të Kuvendit, e cila nisi më 15 prill, e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, disa herë nuk arriti t’i marrë 61 votat e nevojshme të deputetëve për këtë post, përmes votimit të hapur.

Partitë tjera kryesore, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në vazhdimësi kanë refuzuar votimin e fshehtë dhe propozimin e anëtarëve për Komisionin për votim të fshehtë.

Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, që nënkupton se nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetët nuk duhet të veprojnë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Veprimet e Deharit dhe kandidatura e përsëritur

Në fillim të korrikut, PDK-ja i është drejtuar për vlerësim Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për propozime për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë; hedhjen në votim të këtij komisioni; vetë votimin e komisionit; si dhe ndërprerjen e seancës pas mosmiratimit të komisionit.

Po ashtu, LDK-ja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive nga 29 qershori, pas aktgjykimit të 26 qershorit. Kjo parti beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se nga Gjykata Kushtetuese pritet që të vlerësojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e veprimit të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit.

“Duhet sqaruar në mënyrë të prerë edhe veprimet e zotit Dehari, në cilësinë e kryesuesit të seancës së Kuvendit, për të përcaktuar dhe elaboruar shkeljet e bëra nga ana e tij deri më tani”, thekson Shala.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta elaborojë çështjen e të drejtës së propozimit të mandatarit për kryetar të Kuvendit, përkatësisht nëse Lëvizja Vetëvendosje, si parti me më së shumti vota, ka keqpërdorur këtë të drejtë duke propozuar në vazhdimësi të njëjtin emër, pavarësisht se nuk i ka siguruar votat e nevojshme për miratim.

“Gjykata Kushtetuese e ka theksuar se në këto raste kërkohet që të ketë kompromis për të vazhduar tutje dhe thjesht, Gjykata tash duhet të tregojë se si duhet proceduar tutje nëse nuk ka kompromis”, thekson Shala.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Çerkini, i cili thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë qartë se çfarë ndodh në rast se kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit nuk i merr votat në disa tentime radhazi.

“Për të dalë nga kjo situatë, është mirë që Gjykata Kushtetuese mbase të tregojë edhe me enumeracion pozitiv (përshkrim konkret, me fakte dhe hollësi të numëruara njëra pas tjetrës) se sa herë një kandidat mund të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit… të tregohet një numër i caktuar se sa herë, brenda sa ditësh, një emër mund të vendoset në kandidaturë”, thekson Çerkini.

Ai shtoi se sqarimi i tillë nuk nënkupton humbjen e të drejtës së partisë së parë fituese për ta propozuar kryetarin e Kuvendit.

Kushtetuesja “t’i përjashtojë zgjedhjet”

Në pamundësi për të siguruar votat për kryetare të Kuvendit, deputetja e Lëvizjes vetëvendosje, Albulena Haxhiu, qysh në muajin qershor hodhi idenë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, më vonë këtë vit.

Kjo ide u përsërit edhe nga kolegia e saj partiake, Mimoza Kusari-Lila, e cila duke potencuar hezitimin e partive të caktuara për bashkëqeverisje, ka thënë se zgjidhje mund të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Ajo, gjithashtu, e ka përmendur mundësinë e marrjes së mandatit të deputetëve të Kuvendit, si pasojë e pamundësisë që ta konstituojnë Kuvendin.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të bllokimit të konstituimit të Kuvendit, ëshët parë si opsion i mundshëm edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Por, lideri i saj Memli Krasniq, ka përjashtuar mundësinë që ato të mbahen bashkë me ato lokale këtë vit.

LDK-ja nuk e ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndërkaq AAK-ja ka thënë se nuk i kërkon ato, por është e gatshme, nëse zgjedhjet mbahen.

Profesor Çerkini thekson se Gjykata Kushtetuese nuk duhet fare të merret me këtë ide.

“Idenë se a mund t’iu merret mandati deputetëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke e dërguar vendin në zgjedhje… unë mendoj se Gjykata nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. Nuk i takon Gjykatës Kushtetuese që të ndërhyjë në pushtetin politik për të dërguar vendin në zgjedhje”, thotë Çerkini.

Me këtë pikëpamje pajtohet edhe Shala nga IKD-ja. Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit nuk është rrethanë e paraparë në Kushtetutën e Kosovës, e cila do të përcaktonte marrjen e mandateve të deputetëve.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Shala thotë se praktikat nga vendimmarrjet e kaluara të kësaj Gjykate tregojnë se nuk mund të ketë zgjedhje të reja përmes aktgjykimeve të saj.

“Vetë Gjykata Kushtetuese, më 2014, ka thënë se askund në Kushtetutë nuk thuhet se moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit e çon vendin në zgjedhje. Mirëpo, nuk e dimë nëse Gjykata Kushtetuese do ta ndërrojë praktikën”, thekson Shala.

Të dy njohësit e çështjeve juridike – kushtetuese vlerësojnë se mbetet e pasigurt se kur Gjykata Kushtetuese mund të dalë me sqarime lidhur me kërkesat e parashtruara në adresë të saj nga PDK-ja dhe LDK-ja, si dhe nga presidentja Osmani.

Megjithtatë, marrë parasysh që më 8 gusht skadon afati i masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon veprimin e deputetëve në drejtim të konstituimit të Kuvendit, ata presin që një vendimi i kësaj gjykate mund të shpallet para kësaj date. /REL//e.t

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

By: Ke Si
1 August 2025 at 09:16

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me magnitudë 4.1 në Rancuaga të Kilit shkaktoi shembje në minierën e bakrit El Teniente.

Kompania shtetërore e minierave e Kilit, Codelco, njoftoi lajmin: “Me trishtim dhe solidaritet me familjet e prekura, njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Paulo Marín Tapia, i kompanisë Salfa Montajes, i cili punoi në Projektin e Andezitit”.

Codelco tha se menjëherë pezulloi aktivitetet në zonën e prekur dhe filloi një hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit.

El Teniente është depozita më e madhe nëntokësore e bakrit në botë dhe miniera kryesore e Codelco-s. /e.t

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: Ke Si
1 August 2025 at 09:14

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë.

Screenshot_1

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.7 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.4 lekë dhe do shitet me 113 lekë./e.t

Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

By: Ke Si
31 July 2025 at 15:59

Demush Shasha 

Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian është dashur të shërbejë si “plumbi i argjendtë” për zgjidhjen e sfidave të procesit të zgjerimit. Pasi që procesi i zgjerimit ngeli i bllokuar me dekada, pushtimi rus i Ukrainës krijoi momentum të ri. Këtë momentum, BE-ja synoi ta shfrytëzojë përmes Planit të Rritjes.

Ideja ishte që vullneti i ri politik brenda BE-së të mbështetet me 6 miliardë euro, të cilat do të shërbenin për të kthyer fjalimet e bukura në reformat thelbësore dhe kështu do të afronte rajonin me BE. Kësisoj, vetë presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, tha: “Plani i Rritjes është përshpejtuesi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane – është një element thelbësor për të përshpejtuar dhe thelluar integrimin me BE-në”.

Së paku ky ishte plani. Por sikur në fjalët e bukura të Mike Tysonit: “Çdokush e ka një plan derisa nuk e ha një boks fytyrës”, kësisoj edhe për BE-në realiteti doli diçka tjetër.

Në këtë drejtim, rasti i Serbisë, si vendi më i madh i rajonit, është shembull i mirë i sfidave të Planit të Rritjes të BE-së. Kur BE-ja i miratoi fondet për Serbinë nga Plani i Rritjes, ajo foli në superlativ për reformat në Serbi. Në mes tjerash, konkludoi se “Serbia synon vazhdimisht të përmirësojë sistemin zgjedhor për të forcuar besimin në institucionet demokratike, ta bëjë procesin më gjithëpërfshirës dhe transparent, si dhe të përdorë kuadrin ligjor si një mjet për të arritur këtë qëllim…Lidhur me lirinë e shprehjes, Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor që do të çonte në një përmirësim të prekshëm në fushën e lirisë së shprehjes… Serbia ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit. Serbia e kupton plotësisht nevojën për të siguruar planifikim dhe rregullim gjithëpërfshirës dhe sistematik të proceseve antikorrupsion”.

Po, paralelisht me këtë botë të Brukselit, në Beograd realiteti ishte krejtësisht ndryshe. Pas tragjedisë së Novi-Sadit, Qeveria bëri çdo gjë në fuqinë e saj për ta fshehur korrupsionin që qëndronte prapa kësaj tragjedie. Asnjë vendimmarrës i nivelit të lartë politik nuk u arrestua. Protestave paqësore, ajo iu përgjigj me dhunë dhe kërcënime. Rektorët, studentët dhe aktivistët u arrestuan dhe u sulmuan fizikisht. Ata u quajtën terroristë dhe organizatorë të “revolucionit” të mbështetur nga agjenturat perëndimore.

Disa protestues u shtypën me vetura gjatë protestave, ndërsa dhuna fizike ndaj protestuesve u bë përditshmëri. Kulminacioni i dhunës u arrit në mars të këtij viti, kur pushteti përdori top zanor ndaj 300 mijë protestuesve me qëllim të krijimit të trazirave masive publike. E gjithë kjo e shtyri komisionerin evropian për të drejtat e njeriut të deklarojë se është “i shqetësuar për situatën aktuale të të drejtave të njeriut në Serbi, ku, pavarësisht garancive që mora nga autoritetet gjatë vizitës sime në prill, po përdoret forcë e tepruar për të frenuar demonstratat”.

Po të njëjtën ditë, “Amnesty Intenational” reagoi duke thënë se “pamjet e policisë serbe që shënjestrojnë pa dallim protestuesit paqësorë janë alarmante. Ka pasur arrestime të shumta dhe akuza për përdorim të tepruar dhe të paligjshëm të forcës kundër studentëve protestues”.

Por gjatë gjithë kësaj kohe, BE-ja ngeli e heshtur. Ajo ngeli e heshtur, sepse e vendosi veten në një pozitë të palakmueshme. Në një pozitë dobësie. Ajo kishte deklaruar se Plani i Rritjes do të jetë sukses spektakolar. Ajo deshi patjetër që Plani i Rritjes të jetë sukses spektakolar. Kësisoj, vetë presidentja Von der Leyen deklaroi se ishte e “impresionuar nga puna e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor në agjendat e tyre reformuese. Kjo tregon se ata janë të përkushtuar ndaj suksesit të Planit të Rritjes”.

Ndonëse ajo kishte qëllime fisnike, plani i saj u shpërbë pa filluar mirë zbatimin. Ai dështoi, sepse u ndërtua mbi themelet e gabuara. Themeli i tij ishte supozimi se vetëm paratë do të mjaftojnë që pushteti i Vuçiqit të bëhet më demokratik dhe më i drejtë. Por kjo ishte shpresë naive. Kësisoj, ky episod i fundit i rolit të BE-së në rajonin tonë na shërben si përkujtim i asaj thënieje të vjetër se: “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”./e.t

❌
❌