Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

By: B K
16 July 2025 at 16:00

SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.

Sipas bisedave të kryera midis një zyrtareje që është nën hetim për një çështje tjetër rezulton se ajo bisedon me të afërmit për vjedhjen e 200 mijë euro në banesën e tyre.

Po ashtu e dyshuara L. Skeja shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të të vëllait nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që ai të mos njoftonte policinë. Gjatë këtyre hetimeve që mbajnë numrin 175/ 1 SPAK ka pyetur shtetasen në fjalë mbi burimin e parave, e cila ka arsyetuar se paratë ishin të dërguara nga  të afërmit që jetojnë në Greqi.

Ky hetim mori shkas nga investigimi penal i prokurorit Elvin Gokaj, që teksa po hetonte disa zyrtarë të institucioni të Komisionit të Prokurimeve publike ndeshi dhe me rrethanat e grabitjes.

Teksa burimet i thanë Top Channel se hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë veçuar, për dosjen e parë janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera, midis tyre është edhe Jonaid Myzyri./Tch

The post 200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik first appeared on JavaNews.al.

AKU s’është pezulluar, por nuk bën dot më aksione ‘blic’! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera

By: B K
16 July 2025 at 15:54

“Duhet të pezullohet veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit”, ishte kjo kërkesa e bërë nga kryeministri Edi Rama më 2 korrik 2025 për ministren e bujqësisë Anila Denaj.

Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report Tv se nuk është pezulluar gjithë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por i është hequr e drejta për të bërë kontrolle që nuk janë të programuara që në nisje të vitit.

Praktikisht nëse ka indicie për abuzim, AKU i ndalohet të veprojë pa marrë më parë aprovim nga Ministria e Bujqësisë. Ndërsa çdo inspektim i planifikuar do të vijojë të kryhet siç është bërë deri më tani.

“Nuk ekziston një pezullim i përgjithshëm i punës së AKU-së, por është vendosur pezullim i inspektimeve të paplanifikuara, në pritje të ristrukturimeve dhe përshtatjeve të nevojshme sipas ligjit të ri. Inspektimet e planifikuara dhe të miratuara nga titullari i AKU-së po kryhen në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me planet operacionale të miratuara”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Vjet AKU ka bërë në terren 25 mijë kontrolle të planifikuara dhe më shumë se 6700 të tjera të paprogramuara në bazë risku. Por rritja e kontrolleve dhe të paparashikuara nga inspektorët e AKU-së, ka shtuar ankesat nga subjektet private.

“Vendimi për pezullimin e inspektimeve të paplanifikuara është marrë duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të ankesave nga subjekte të ndryshme për qasjen dhe sjelljen e inspektorëve, mungesën e planeve operacionale të argumentuara si dhe përgatitjet e nevojshme për implementimin e Ligjit nr. 99/2024”, thotë ministria.

Ministria sqaron po ashtu se po punohet për të adresuar rastet e mundshme abuzive gjatë kryerjes së inspektimit dhe për këtë arsye është ngritur grupi i punës që përfshin edhe ekspertizën e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që do të sigurojë vlerësim profesional të inspektorëve.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në proces të hartimit të një plani pune të detajuar për vijimin e procedurave dhe marrjen e vendimeve të mëtejshme në funksion të realizimit të reformës së inspektoratit”, vijon më tej përgjigja.

Por, të gjitha këto masa janë të përkohshme, derisa të zbatohet plotësisht reforma e inspektorateve për të cilën ende nuk ka përfunduar plotësimi i akteve nënligjore, që parashikon shkrirjen jo vetëm të AKU por edhe të dy institucioneve të tjera në fushën e bujqësisë: Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, si dhe Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve. Të treja këto institucione do të ristrukturohen duke i kaluar të gjitha funksionet dhe kompetencat e inspektoratit në një strukturë të vetme qendrore./Shqiptarja

The post AKU s’është pezulluar, por nuk bën dot më aksione ‘blic’! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera first appeared on JavaNews.al.

Izraeli godet Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe ministrinë e Mbrojtjes, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

By: B K
16 July 2025 at 15:45

Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm ofensivën kundër objektivave ushtarake në Siri, duke sulmuar sërish kryeqytetin Damask. Sipas dy burimeve të sigurisë, objektivi i fundit ka qenë Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, ndërsa raportohet për viktima dhe të plagosur mes forcave të sigurisë siriane.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, raportuan për një shpërthim të fuqishëm në orët e pasdites të së mërkurës në Damask, duke cituar burime zyrtare siriane që e lidhin ngjarjen me një tjetër sulm ajror nga Izraeli.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga mediat izraelite dhe arabe tregojnë momentin e sulmit, ku sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas bombardimit të hyrjes së godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit sirian.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror sirian ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm gjatë një transmetimi live të lajmeve. Në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter), Katz shkruan:

“Goditjet e rënda kanë nisur”, duke shoqëruar videon me një mesazh paralajmërues ndaj regjimit sirian.

Ai deklaroi më herët se paralajmërimet ndaj Damaskut kanë përfunduar dhe se tanimë kanë nisur goditjet “të dhimbshme”. Izraeli, sipas tij, do të vazhdojë të mbrojë komunitetin e Druzëve në Siri dhe se ushtria izraelite do të veprojë në jug të vendit, konkretisht në provincën Suweida, derisa tërheqja e plotë e forcave siriane të përfundojë.

“Drejtuar vëllezërve tanë druzë në Izrael: mund të mbështeteni tek Forcat e Armatosura Izraelite për të mbrojtur vëllezërit tuaj në Siri. Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi dhënë fjalën – dhe do ta mbajmë,” deklaroi më tej Katz.

Sulmi i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vazhdën e një tjetër goditjeje në hyrjen e ndërtesës disa orë më parë. Ngjarja ndodh mes përshkallëzimit të tensioneve në jug të Sirisë, ku ka pasur përplasje të armatosura mes milicive druze dhe fiseve beduine, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Forcat izraelite kanë ndërmarrë gjithashtu disa goditje në jug të Sirisë, një rajon që po përballet me tensione të thella etnike dhe përfshirjen e forcave siriane të sigurisë.

Zyrtarët izraelitë kanë theksuar se veprimet e tyre ushtarake kanë për qëllim mbrojtjen e minoritetit druzi në Siri.

The post Izraeli godet Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe ministrinë e Mbrojtjes, raportohet për të vdekur dhe të plagosur first appeared on JavaNews.al.

Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit, i sekuestrohen mijëra euro

By: B K
16 July 2025 at 15:00

Një 67-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Gjatë kontrollit të automjetit të Maksim Lajthisë në Portin e Durrësit, efektivët gjetën një sasi kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 67 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit, i sekuestrohen mijëra euro first appeared on JavaNews.al.

Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri

By: B K
16 July 2025 at 14:52

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi blutë i gjetën në makinën që po udhëtonte një depozitë rezervë me një sasi nafte pa dokumentin përkatës.

64-vjeçari u kap në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet edhe për doganierin pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në afërsi të PKK Qafë Thanë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi I. M. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 64 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 56 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e shtetasit I. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri first appeared on JavaNews.al.

“Ik shpejt se jemi policia”/ Babai i Renis Dobrës tregon se çfarë i thanë vrasësit kushëririt pak çaste para krimit: Nipi im i pa dhe…

By: B K
16 July 2025 at 14:46

Baba i Renis Dobrës, Rifat Dobra, foli sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 të moderatores Evis Ahmeti për vrasjen tragjike të djalit të tij, i cili u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut.

Rifati tregoi detaje nga mbrëmja e vrasjes së të birit.

Ai tha se ishte nipi i tij që e vuri në dyshime nëse Renisit i ka ndodhur diçka e keqe ose jo.

Sipas Rifatit, nipi i tij pa makinën e Renisit dhe një makinë tjetër që po e ndiqte nga pas viktimën rreth orës 22:00.

Pasi e pa ai iu afrua personave, të cilët i thanë “Ik shpejt se jemi policia”. Pas kësaj nipi distancohet dhe merr në telefon babanë e Renisit duke i thënë se Renisin e kapi policia.

Kaq u desh që Rifati të shkojë në komisariat e të pyes për të birin, me policinë që i tha se nuk kishte arrestuar asnjë person me emrin Renis Dobra.

Rifat Dobra: Ditën e martë për herë të fundit folëm në orën 21:36 minuta. Më tha babai jam t’u u nis për shtëpi. Kishte qenë në qytetin e Burrelit. 5 kilometra është distanca nga qyteti te shtëpia jonë.

Nipi im më telefonoi në orën 22 e 2 ose e 3 minuta dhe më tha daj ku je. Më tha shpejt se ka kap Renin policia. Edhe unë menjëherë kam dal dhe jam nis drejt Burrelit, se e kanë kap policia dhe u paraqita te dega dhe aty thashë më keni kap Renin, çunin me makinë. A ka ardh këtu? Jo tha, s’kam njeri këtu. Edhe më tha mua merr 129. I mora dhe më thanë prit.

Nipi e kishte parë për herë të fundit rreth orës 22 Renisin dhe personat që e kishin monitoruar dhe e ndiqnin. Nipi ka pa makinën time…Personat që po e ndiqnin Renisin i thanë janë policia. I kishin thënë largohu se jemi policia “ish shpejt se jemi policia”.

The post “Ik shpejt se jemi policia”/ Babai i Renis Dobrës tregon se çfarë i thanë vrasësit kushëririt pak çaste para krimit: Nipi im i pa dhe… first appeared on JavaNews.al.

Shkarkohen drejtorët e bashkive në qarkun e Dibrës, Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës

By: B K
16 July 2025 at 14:38
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi u ndal këtë të mërkurë në Bashkinë e Dibrës ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor.
Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania që është ngritur për qytetarët brenda bashkisë. Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe sidomos për pensionistët dhe ata që nuk din të përdorin teknologjinë.
Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve.

Dorëheqje të drejtorëve ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.

The post Shkarkohen drejtorët e bashkive në qarkun e Dibrës, Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës first appeared on JavaNews.al.

Ishte ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, lirohet nga detyra vajza e Kadaresë

By: B K
16 July 2025 at 14:30

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimi nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s, Besiana Kadare.

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e ka mbajtur këtë post diplomatik për vite me radhë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura.

Besiana Kadare, u emërua në këtë post më 1 tetor të vitit 2021, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta. Më parë, ajo ka qenë ambasadore e vendit në OKB.

The post Ishte ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, lirohet nga detyra vajza e Kadaresë first appeared on JavaNews.al.

Zbardhja e emrave të 4 autorëve të vrasjes së Renis Dobrës, babai i viktimës: Nuk i njoh! Ja për çfarë ra në burg në Gjermani djali im

By: B K
16 July 2025 at 14:22

Babai i Renis Dobrës ka rrëfyer se nuk i njeh 4 autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, Petrit Çakrri, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (3 vëllezër).

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Rifat Dobra tregoi se emrat e tyre i ka dëgjuar në media.

Ai theksoi se djali i tij ka në burg në Gjermani pasi ka thyer ekspuls, duke shtuar se “nuk e di me çfarë merrej atje”.

 “Autorët nuk i njoh më parë, emrat e tyre i kam dëgjuar vetëm nga mediat. Jo, fare.

Nuk kam kuptuar asgjë që djali mund të kishte ndonjë shqetësim, si ditët e zakonshme. Nga Gjermania kishte një vit e pak muaj që ishte kthyer.

Ai nuk kishte shqetësime, lëvizte vetëm, me makinë, pa makinë. Bënte rrugën edhe në këmbë, vinte tek shtëpia. Nuk ruhej.

Atje ka qëndruar 6 muaj e 20 ditë. 6 muaj ishte në burg për ekspuls, 20 ditë që i ka rënë të qëndrojë jashtë.

Kishte qenë edhe herë të tjera në Gjermani dhe ka thyer ekspulsin. Nuk e dimë me çfarë merrej djali në Gjermani.

Nuk besoj që ngjarja ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti që ka ndodhur në shtetin gjerman. Nuk kam asnjë dyshim çfarë mund të ketë ndodhur pasi nuk kam parë asgjë të dyshimtë tek djali”, tha ai.

The post Zbardhja e emrave të 4 autorëve të vrasjes së Renis Dobrës, babai i viktimës: Nuk i njoh! Ja për çfarë ra në burg në Gjermani djali im first appeared on JavaNews.al.

“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë, përfundon në polici Kozak Braçi

By: B K
16 July 2025 at 14:17

TikTokeri i famshëm Kozak Braçi, është ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja për ndotje të mjedisit, pasi u kap në një video duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje, ku ai ndodhej si pasagjer.

Videoja, e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ngriti reagime të shumta dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë. Pas verifikimeve, u konstatua se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë.

Në video, ai dëgjohet teksa thotë “In Albania, no problem”, duke dhënë kështu një shembull të turpshëm për flakjen e mbeturinave.

Pas identifikimit, Braçi, u shoqërua në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

The post “Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë, përfundon në polici Kozak Braçi first appeared on JavaNews.al.

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

By: B K
16 July 2025 at 14:10

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos apo Ibiza,  vendet ku jahtet janë më të mëdha se flota lokale e peshkimit dhe fatura për një drekë buzë detit mund të financojë edhe një vresht modest ballkanik.

Por, njohësit e udhëtimeve, ata që pëshpëritin emra në darka dhe fshehurazi, dëshirojnë që ju të mos i ndiqni këshillat e tyre, pasi ata kanë rrethuar një emër të ri dhe ai emër është Shqipëria, shkruan Jordi Lippe-McGraw për prestigjiozen ”Forbes”.

”Po, Shqipëria”, shkruan ai.

E vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi, me një vijë bregdetare të përshkuar nga deti Jon, Shqipëria ka qenë për vite me radhë ”kushërira” e harruar e Klubit të Adriatikut. E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Evropa Perëndimore dhe e mbyllur prej kohësh nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një vend i bardhë në hartën e Mesdheut.

Pra, ja çfarë ndodh me Shqipërinë – është pjesa e Mesdheut që vështirë se i ka kushtuar vëmendje dikush, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse është interesante tani. Në bregdetin jugor, keni Rivierën Shqiptare. Ai shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me guralecë që, sinqerisht, nuk do të dukeshin të çuditshme në Greqi apo Itali. Por, atmosfera është krejtësisht e ndryshme. Nuk ka ende resorte masive apo klube plazhi me shkëlqim  dhe çmimet janë shumë më të ulëta.

Në plazhin e Palasës, për shembull, tani keni ”Green Coast Hotel”, një hotel i ri me pesë yje që është pjesë e koleksionit ”MGallery”. Pamja është e thjeshtë – tone të buta, dysheme guri, një spa e vogël dhe seanca joge pranë detit. Madje ka edhe parashutizëm mbi shkëmbinj, gjë që është ajo që të tregon se sa shpejt ky bregdet po shndërrohet nga sekreti i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të shndritshëm. Një ditë pini një kafe të ftohtë të bërë në shtëpi në një tavolinë plastike në plazh; ditën tjetër, pini një koktej në një bar hoteli duke parë diellin të perëndojë pas shkëmbinjve.

Por, vetëm pak kilometra në jug, gjërat duken shumë të njëjta me ato që kanë qenë prej vitesh.

Dhërmiu është një ndalesë popullore, e njohur për plazhin e tij me guralecë dhe baret që mbushen në verë me muzikë dhe kokteje. Ka edhe hotele të vogla këtu — vende familjare ku merrni një dhomë pa spa ose pishinë, por me një plazh disa hapa larg dhe ndoshta një lokal poshtë që shërben peshk të pjekur në skarë dhe birrë të ftohtë. Është lloji i vendit ku do të shihni familje shqiptare, disa udhëtarë evropianë me çanta shpine dhe, gjithnjë e më shumë, valën e parë të udhëtarëve kureshtarë nga më larg.

Jala është një tjetër plazh që tërheq turmën e të rinjve, veçanërisht kur zhvillohen festivalet e muzikës verore. Por, nëse kërkoni diçka më të qetë, vazhdoni. Gjipeja është e fshehur midis shkëmbinjve, një gji që mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë. Nuk ka hotel, as rrugë, as shezlongë me qira të rreshtuara në rërë. Ndoshta ndonjë shilarëse të varur mes pemëve, ndoshta një bar i vogël plazhi që punon me gjenerator, ndoshta asgjë fare.

Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe — të paktën për momentin — është ajo që mungon. Asnjë hotel gjigant. Asnjë shezlong që kushton 80 euro. Asnjë turmë që të shtyn pranë rrënojave. Është ende pak e papërpunuar: rrugët nuk janë të mira, autobusët vonohen, ndonjëherë duhet të tërhiqesh kur planet nuk funksionojnë.

Por, është gjithashtu bujare – pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur në skarë, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin që të provosh rakinë e tyre të bërë në shtëpi, pavarësisht nëse mendon se mund ta përballosh apo jo. Mund të ecësh në një plazh që duket si diçka e nxjerrë nga një revistë udhëtimesh dhe të gjesh veten pothuajse vetëm, përveç disa vendasve që notojnë.

Megjithatë, ndryshimi po vjen me shpejtësi.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Klubet e plazhit tashmë po shfaqen në Riviera dhe markat më të mëdha të hoteleve po fillojnë të shikojnë vijën bregdetare. Pra, nëse jeni kuriozë për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim – me përzierjen e saj të qyteteve osmane, maleve të egra dhe vijës bregdetare që nuk është gëlltitur nga zhvillimi – Shqipëria ia vlen të shkosh tani.

Sa gjatë do të qëndrojë kështu kjo është ende nuk dihet

The post ”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja? first appeared on JavaNews.al.

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

By: B K
16 July 2025 at 14:05

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania.

“Është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar falas.

“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS

Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, shkruan Rama në facebook.

The post Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania first appeared on JavaNews.al.

Nga super raketat për Kievin te sanksionet për Rusinë, si i ndryshoi Trump qëndrimet për luftën në Ukrainë

By: B K
16 July 2025 at 13:57

Pas njoftimit të madh të Trump-it për shitjen e armëve europianëve për Kievin dhe për ultimatumit ndaj Putinit, nuk mungojnë dyshimet dhe pasiguritë, sidomos në lidhje me planin afatgjatë. Europa është e kënaqur me këtë ndryshim qëndrimi për armët, edhe pse nuk beson në efektshmërinë e kërcënimit me “taksat dhe sanksionet” që do të hyjnë në fuqi pas plot 50 ditësh.

Për më tepër, edhe pse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke folur nga Zyra Ovale krah Trump-it, e quajti “të vetëkuptueshme” kërkesën e presidentit amerikan që europianët të paguajnë për armët, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi dje: “E mirëpresim njoftimin e presidentit Donald Trump për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë, megjithëse do të donim që SHBA të ndante barrën me ne”.

Një tjetër çështje është se çfarë lloj armësh do të dërgohen. Prej ditësh qarkullojnë zëra për mundësinë e dërgimit edhe të raketave me rreze të gjatë veprimi, por si Trump ashtu edhe Rutte u shprehën në mënyrë të paqartë të hënën për përmbajtjen e “paketës”, përveç përmendjes së sistemeve mbrojtëse Patriot.

Burime anonime të cituara nga gazetat thonë se Trump do të dërgojë edhe armë ofensive: në veçanti, raketa të tjera të tipit ATACMS (Army Tactical Missile System), me lejen për t’u përdorur nga ukrainasit në rrezen e plotë deri në 300 kilometra në territorin rus (nuk arrijnë në qytetet Moskë e Shën Petersburg, por mund të godasin baza e depo armësh në thellësi). Për më tepër, Ukraina ka kërkuar — por ende nuk ka marrë — raketat JASSM (Joint Air-to-Surface Standoff Missiles), të cilat kanë rreze më të gjatë se ATACMS dhe mund të lëshohen nga avionët luftarakë F16 (që tashmë janë ofruar nga europianët për Kievin).

Por dje presidenti amerikan deklaroi se për momentin nuk ka ndërmend të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi, edhe pse nuk e përjashtoi këtë mundësi në të ardhmen. E megjithatë, ishte vetë ai që ngjalli shpresa tek Zelensky, duke e pyetur, më 4 korrik, nëse ishte në gjendje të godiste Moskën dhe Shën Petersburgun. Tani Shtëpia e Bardhë thotë se ishte thjesht një pyetje e zakonshme.

I dërguari i Trump në NATO, Matt Whitaker, thekson se prioritet janë sistemet mbrojtëse — Patriotët që mund të kapin raketat balistike ruse — dhe shpresohet që ato të mbërrijnë në ditët në vijim nga rezervat europiane, ndërsa vetë europianët janë në pritje të furnizimeve të reja nga Amerika. Edhe vetë ukrainasit i konsiderojnë Patriotët si nevojën më urgjente: ata kanë aktualisht 8 njësi, prej të cilave dy nuk funksionojnë, dhe shumë qytete janë të pambrojtura nga sulmet ajrore ruse.

Por të gjithë ekspertët theksojnë se, përveç Patriotëve (që duhen sa më shpejt), janë të domosdoshme edhe armë që u mundësojnë ukrainasve të “marrin iniciativën” në fushëbetejë: “Më shumë armë ofensive për të goditur objektivat pas vijës së frontit — shkruhej dje në editorialin e Washington Post —. Kjo është zona ku administrata Biden ka vepruar shumë ngadalë dhe me shumë hezitim, gjithmonë nga frika se sulmet më të drejtpërdrejta ndaj Rusisë do të shkaktonin një konflikt rajonal më të gjerë me një fuqi bërthamore”.

Pikërisht pas kërcënimit me sanksione dytësore ndaj vendeve që blejnë gaz dhe naftë ruse, Trump u ka kërkuar senatorëve republikanë që për momentin të ngrijnë një projektligj që parashikon sanksione dytësore deri në 500%, i mbështetur nga 85 prej 100 senatorëve: këto sanksione do të kishin pasoja shkatërruese, por udhëheqësi i republikanëve në Senat, John Thune, shpjegon se “për momentin, presidenti dëshiron ta menaxhojë vetë këtë çështje”.

A është vërtet gati Trump të shkojë përpara me sanksione dytësore që do të godisnin Kinën dhe Indinë — rivalin kryesor dhe një aleat kyç i SHBA? Edhe vetë SHBA-të do të vuanin, për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Shumëkush nuk beson se Trump është i gatshëm të sakrifikojë këto marrëdhënie për hir të Ukrainës.

Për më tepër, me të dy vendet — Kinën dhe Indinë — janë në zhvillim negociata për taksat doganore dhe, sipas politologut Ian Bremmer, Trump po e kupton se ndodhet në një pozitë më të dobët se ç’e mendonte, si në aspektin politik (në raport me durimin e opinionit publik), ashtu edhe ekonomik (për shkak të pasojave të mundshme nga kufizimet kineze për mineralet kritike), dhe u ka kërkuar “skifterëve” në administratën e tij të ulin pritshmëritë për periudhën afatshkurtër, duke zbutur gjithashtu disa kufizime mbi eksportin e çipave gjysmëpërçues në Kinë.

A do të arrijnë New Delhi dhe Pekini të reduktojnë varësinë nga Rusia brenda këtyre 50 ditëve? Vështirë, për shkak të kompleksitetit të një operacioni të tillë. A mund të ushtrojë Kina presion mbi Moskën për të ndalur luftën? Nuk është e sigurt që Kina ta dëshirojë këtë: një përfundim i shpejtë i luftës do të rrezikonte të zhvendoste gjithë vëmendjen e SHBA në Indo-Paqësor./Corriere della sera

The post Nga super raketat për Kievin te sanksionet për Rusinë, si i ndryshoi Trump qëndrimet për luftën në Ukrainë first appeared on JavaNews.al.

Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet

By: B K
16 July 2025 at 13:00

Pas historisë me Laert Haxhiun, në disa media u përfol për të tjera takime speciale me modele të njohura, këtë radhë në burgun e Reçit. Sipas mediave, 2 vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla.

Megjithatë, pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet, pasi emrat e tyre nuk figurojnë në librat e hyrje-daljeve në burg. Burime për Report Tv nga Drejtoria e Burgjeve thanë se po verifikohet nëse ka pasur zyrtarë të burgjeve të përfshirë që mund të kenë lejuar këto takime në shkelje të procedurave, pasi modelet mund të jenë futur duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve apo të afërme të tyre.

Drejtoria e Burgjeve nisi verifikim edhe për takimin special në burgun e Drenovës mes një modeleje nga Kosova, Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu. Disa ditë pas këtij takimi, Haxhiut iu gjet 1 celular, dhe 3 aparate të tjerë anëtarëve të grupit të tij.  Po hetohet për personin që mund të ketë futur celularët brenda burgut.

The post Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet first appeared on JavaNews.al.

Regjistrimi i adresës së banimit, vetëm në mënyrë elektronike! Si do të veprohet me të huajt dhe personat pa shtetësi, ç’ndodh nëse keni mangësi në dokumentacion

By: B K
16 July 2025 at 12:53

Duke nisur nga dita e djeshme, deklarimi i adresës së banimit apo vendqëndrimit për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që ndodhen në territorin e Shqipërisë bëhet vetëm “online”, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Vendimi i ri i qeverisë, i botuar në Fletoren Zyrtare, shënon një tjetër hap drejt digjitalizimit të shërbimeve publike dhe heqjes përfundimtare të procedurave në sportele. Sipas vendimit, çdo shtetas është i detyruar të kryejë deklarimin, ndryshimin apo saktësimin e adresës përmes “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentacionin që vërteton marrëdhënien me banesën, siç janë aktet e pronësisë, kontratat e qirasë apo çdo dokument tjetër ligjor që provon vendbanimin e deklaruar. Për ata që kërkojnë të regjistrohen në një familje ekzistuese, kërkesa do të duhet të konfirmohet nga kryefamiljari përmes të njëjtit portal.

Vendimi parashikon që të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë, e cila duhet të përputhet me sistemin e adresave zyrtare në fuqi. Një tjetër risi është përfshirja në sistem edhe e qytetarëve që qëndrojnë për më shumë se tre muaj në institucione të vuajtjes së dënimit, paraburgim ose institucione shëndetësore për kurim afatgjatë. Në këto raste, është detyrë e institucioneve përkatëse të njoftojnë zyrën e gjendjes civile brenda 48 orëve nga përmbushja e afatit. Pas përfundimit të qëndrimit, njoftimi për rikthim në adresën e mëparshme duhet të bëhet brenda pesë ditësh. Në rastet kur zyrat e gjendjes civile konstatojnë mangësi në dokumentacion apo të dhëna të pasakta, qytetarët njoftohen përmes “e-Albania” dhe u jepet një afat treditor për përditësimin e informacionit. Por nëse pasaktësia mund të korrigjohet pa ndërhyrjen e qytetarit, ajo do të bëhet automatikisht nga administrata. Vendimi rregullon gjithashtu edhe regjistrimin e shtetasve të huaj, refugjatëve dhe personave pa shtetësi. Institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të informojnë për çdo akt që krijon, shuan apo ndryshon të drejtën për vendqëndrim. Në këto raste, deklarimi i adresës do të kryhet nga zyrat e gjendjes civile në përputhje me ligjin për të huajt.

“Vetëdeklarimi i adresës është i detyrueshëm dhe do të realizohet përmes platformës ‘e-Albania’. Dokumenti i pronësisë, kontrata e qirasë apo të tjera dokumente të ligjshme duhet të ngarkohen nga qytetari në sistem”, – thuhet në tekstin e vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kjo rregullore e re shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2009, duke i hapur rrugë një mënyre më të thjeshtë dhe moderne të administrimit të të dhënave të banimit. Në të njëjtën kohë, ajo synon të rrisë saktësinë e regjistrave të gjendjes civile dhe të shmangë problematika të zakonshme, si adresat fiktive apo mungesa e përditësimit të informacionit. Me zbatimin e këtij vendimi, qytetarët nuk kanë më nevojë të paraqiten fizikisht në zyrat e gjendjes civile për regjistrimin e adresës. Gjithçka mund të bëhet nga kompjuteri apo telefoni, me kusht që llogaria personale në “eAlbania” të jetë funksionale dhe të përmbajë të dhëna të sakta të kontaktit, si numri i telefonit dhe adresa e emailit.

Qeveria vlerëson se kjo masë jo vetëm do të ulë ndjeshëm fluksin në sportelet publike, por do të rrisë gjithashtu transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve. Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të përditësojnë menjëherë të dhënat e tyre të banimit, pasi këto janë të lidhura ngushtë me ofrimin e një sërë shërbimesh të tjera shtetërore, si arsimi, ndihma ekonomike, zgjedhjet apo shërbimet shëndetësore.

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga qytetari në “e-Albania”:

-Dokument pronësie për ata që jetojnë në banesën në pronësi të tyre:

—Certifikatë pronësie nga ASHK (ishHipoteka).

-Vendim gjykate i formës së prerë, nëse është rasti. -Kontratë qiraje për ata që banojnë me qira:

-Kontratë e noterizuar e qirasë, ku përcaktohet qartë adresa dhe afati i qiradhënies.

-Në disa raste mund të kërkohet edhe një deklaratë nga pronari që konfirmon se lejon banimin e qytetarit në atë adresë.

-Kontratë huadhënie banese/përdorimi për rastet kur banesa jepet për përdorim pa qira:

-Ose deklaratë e thjeshtë me firmë të personit që jep banesën, bashkë me një dokument që vërteton pronësinë e tij.

Çdo dokument tjetër ligjor që vërteton marrëdhënien me banesën:

• Për shembull, akt nga bashkia apo komuna, urdhër sistemimi për kategori të veçanta, dëshmi banimi nga institucionet shtetërore, etj.

Për regjistrimin në një familje ekzistuese:

-Konfirmimi i kryefamiljarit; kërkesa për t’u regjistruar në një familje duhet të miratohet elektronikisht nga kryefamiljari, brenda sistemit të “e-Albania”.

Për qytetarët në institucione (burgje, spitale afatgjata):

-Njoftimi institucional bëhet nga institucioni përkatës (burg, paraburgim, spital), brenda 48 orëve nga përmbushja e afatit 3-mujor. Qytetari nuk duhet të dorëzojë dokument.

Për shtetasit e huaj, refugjatë dhe persona pa shtetësi:

-Vendimi i institucionit përkatës që përcakton vendqëndrimin për shembull, nga Drejtoria e Migracionit, UNHCR ose strukturat e Ministrisë së Brendshme.

-Dokument identifikimi të vlefshëm; pasaportë, leje qëndrimi, ose dokument i njohur ndërkombëtarisht.

The post Regjistrimi i adresës së banimit, vetëm në mënyrë elektronike! Si do të veprohet me të huajt dhe personat pa shtetësi, ç’ndodh nëse keni mangësi në dokumentacion first appeared on JavaNews.al.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes, mbeten në fuqi të gjitha akuzat ndaj Thaçit, Veselit e Kransiqit

By: B K
16 July 2025 at 12:44

Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dhe ka lënë në fuqi të gjitha akuzat kundër tyre.

Avokatët e mbrojtjes kishin kërkuar rrëzimin e akuzave që lidhen me ngajrje të ndodhura para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit të 1999. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se incidentet e përmendura nga mbrojtja nuk konsiderohen si akuza të veçanta, por si pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese, shkruan A2.

Sipas Smith, rregulla 130 nuk i jep trupit gjykues kompetencën për të rrëzuar pjesë të veçanta të akuzës që përmbajnë fakte e materiale, nëse këto nuk përbëjnë akuza të pavarura.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, u shpreh ai. Gjyqtari shtoi se shumë nga faktet në fjalë lidhen me krime kundër njerëzimit, për të cilat, ndryshe nga krimet e luftës, nuk është e domosdoshme të provohet ekzistenca e një konflikti të armatosur.

Për këtë arsye, edhe nëse argumentet e mbrojtjes do të pranoheshin, ato nuk do të çonin në rrëzimin e ndonjë pike të aktakuzës. Aktakuza e konfirmuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u dorëzua më 30 shtator 2022 dhe përmban dhjetë pika, ku të akuzuarit ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

The post Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes, mbeten në fuqi të gjitha akuzat ndaj Thaçit, Veselit e Kransiqit first appeared on JavaNews.al.

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

By: B K
16 July 2025 at 12:37

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejën.

Që nga fillimi i vitit, zjarret dogjën 227.000 hektarë tokë – më shumë se dyfishin e mesatares për këtë periudhë gjatë dy dekadave të fundit, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Megjithëse kjo shifër është shumë mbi mesataren, nuk është rekordi më i lartë në regjistrimet e EFFIS-it, që datojnë nga viti 2002.

Evropa përjetoi sezonet më të këqija të zjarreve në vitet 2003 dhe 2017, kur ato dogjën mbi 1.100.000 hektarë në secilin prej këtyre dy viteve – një sipërfaqe kjo e barabartë me ishullin e Xhamajkës.

Nuk dihet ende nëse 2025-a do të jetë një vit i rekordeve, pasi kjo varet nga mënyra se si do të zhvillohet sezoni i zjarreve në muajt në vijim.

Numri i zjarreve në Evropë u rrit ndjeshëm këtë vit – me 1.118 zjarre të regjistruara deri më 8 korrik, krahasuar me 716 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas EFFIS-it.

Vala e nxehtësisë në Evropë këtë muaj nxiti zjarre në rajonin e Mesdheut, përfshirë Sirinë, ku ato dogjën më shumë se 3% të mbulesës pyjore të vendit, sipas OKB-së.

Në ishujt grekë të Evias dhe Kretës, zjarret detyruan mijëra njerëz të evakuohen.

Megjithatë, shkencëtarët që i monitorojnë ato, thonë se zjarret në rajonin e Mesdheut ishin relativisht të izoluara, pavarësisht dëmeve që shkaktuan.

Çka i nxit zjarret?
Shkencëtarët thonë se verat më të nxehta dhe më të thata në rajonin e Mesdheut, e bëjnë atë shumë të rrezikuar nga zjarret në natyrë.

Pasi fillojnë, bimësia e thatë dhe era e fortë në rajon bëjnë që zjarret të përhapen shpejt dhe të dalin jashtë kontrollit.

Këtë rrezik e rrisin edhe ndryshimet klimatike, duke krijuar kushte më të nxehta dhe më të thata.

Në vendet që kufizohen me detin Mesdhe, kjo ndikoi që sezoni i zjarreve të niste më herët viteve të fundit, të thyheshin rekorde për intensitetin e zjarreve dhe të digjej më shumë tokë.

Emetimet e gazrave serrë, kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit, e ngrohën planetin për rreth 1.3 gradë Celsius që nga koha para-industriale.

Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Evropa u ngroh dy herë më shumë sesa mesatarja globale që nga vitet 1980.

Ngrohja e tillë bën që gjatë valëve të nxehtësisë, temperaturat të rriten më shumë. Dhe, për shkak të ndryshimeve klimatike, këto valë të nxehtësisë janë më të shpeshta.

Këtë e konfirmoi edhe Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike – një panel global i shkencëtarëve i Kombeve të Bashkuara.

Pjesa tjetër e verës
Vendet janë duke u përgatitur për zjarre më të mëdha.

Sipas EFFIS-it, temperatura më të ngrohta se mesatarja parashikohen në të gjithë Evropën gjatë gushtit, që do të thotë se rreziku i zjarreve do të mbetet i lartë në shumë pjesë të Evropës jugore dhe lindore.

Ndërsa në Evropën jugore priten reshje normale, pjesa tjetër e kontinentit pritet të jetë më e thatë se zakonisht në gusht, duke rritur kështu rrezikun e zjarreve edhe në rajone të tjera.

Qeveritë po përpiqen të përshtaten.

Greqia mobilizoi këtë vit një numër rekord prej 18.000 zjarrfikësish dhe ndryshoi taktikat dhe patrullat e saj, për t’i zbuluar zjarret më herët dhe për t’i kufizuar dëmet.

Faktorët tjerë që rrisin rrezikun e zjarreve, përfshijnë menaxhimin e pyjeve.

Në zonat rurale të vendeve si Spanja, ku popullsia po zvogëlohet për shkak të largimit drejt qyteteve, ka më pak njerëz që merren me pastrimin e bimësisë.

Kjo bën që materiali djegës të grumbullohet, duke krijuar kushte më të favorshme për zjarret.

OKB-ja kërkoi nga qeveritë që të investojnë më shumë në parandalimin e zjarreve, në vend se të përqendrohen kryesisht te reagimi pas shpërthimit të tyre.

OKB-ja paralajmëroi, gjithashtu, se ndryshimet klimatike pritet të rrisin numrin e zjarreve të rënda në botë deri në 14% deri në fund të kësaj dekade.

Sipas OKB-së, parandalimi i zjarreve mund të përfshijë djegiet e kontrolluara para sezonit të verës, për të pastruar materialin që nxit zjarret, si dhe rikthimin e zonave të lagështa dhe moçaleve./REL

The post Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë? first appeared on JavaNews.al.

Emërohen drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe të Elbasanit, zbardhen emrat

By: B K
16 July 2025 at 12:30

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit.

Kështu, në Burgun e Peqinit është emëruar drejtor Altin Ago. Kujtojmë se ky institucion i vuajtjes së dënimit ka qenë me drejtues të komanduar që prej Prillit 2025, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florenc Doka.

Ndërsa në Burgun e Elbasanit është emëruar drejtor Qazim Hoxha.

Emërimet e reja janë bërë një ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve.

Në lidhje me kontrollet në burgje, Report Tv mëson se janë kontrolle rutinë dhe verifikuese, pas shkrimeve që kanë dalë në media në lidhje me disa takime në Burgun e Reçit, të cilat deri më tani nuk janë verifikuar.

The post Emërohen drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe të Elbasanit, zbardhen emrat first appeared on JavaNews.al.

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

By: B K
16 July 2025 at 12:24

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet.

Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha.

Verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.

Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Altin Ago është emëruar në krye të burgut Peqin, kurse Qazim Hoxha në Elbasan.

The post Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve first appeared on JavaNews.al.

Çështja e mandateve, Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

By: B K
16 July 2025 at 12:17

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më 10 korrik, zbulon se Gjykata, ka korrigjuar vetveten, duke riaktivizuar të drejtën e një të pestës së deputetëve për t’iu drejtuar direkt asaj në rastet e papajtueshmërisë së mandatit. Në këtë mënyrë, kapërcehet ngërçi i krijuar nga shumica socialiste, me rastin e Olta Xhaçkës apo dhe Vullnet Sinajt, kur Parlamenti refuzoi t’i dërgonte çështjet në Gjykatë.

Sipas vendimit të fundit, nëse Kuvendi, vendos me votën e shumicës të mos e përcjellë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, atëherë, 1/5 e deputetëve (28 deputetë) mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Gjykatës, për t’i kërkuar të gjykojë rastin në fjalë.

E drejta e një të pestës së deputetëve për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, parashikohet në nenin 134 të Kushtetutës. Po ashtu edhe Ligji që rregullon funksionimin dhe organizimin e kësaj Gjykate, parashikon në nenin 66 se “për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve”.

Por në vitin 2023, kishte qenë po Gjykata Kushtetuese e cila e kishte nxjerrë jashtë loje, mekanizmin e një të pestës së deputetëve. Ndërsa shqyrtonte kërkesën e 28 deputetëve demokratë, për rastin Xhaçka, ajo e kushtëzonte ushtrimin e kompetencës së vet për shqyrtimin e papajtueshmërisë së një mandati, me kërkesën nga ana e Parlamentit.

Në vendimin e datës 23 janar 2023, duke e rrëzuar ankimimin e një të pestës së deputetëve demokratë, Gjykata theksonte se “konstatimi i papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për shkelje të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës është një çështje që i përket juridiksionit të Gjykatës, juridiksion ky që aktivizohet vetëm me kërkesë të Kuvendit”.

Pikërisht ky interpretim i atëhershëm i Gjykatës, u kthye në një pengesë më shumë për opozitën, ndërkohë që u përdor nga shumica, në mbrojtje të deputetëve të saj. Shumica refuzoi madje dhe interpretimin e qartë të Komisionit të Venecias, sipas të cilit vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese dhe për parlamentin.

Me vendimin e fundit, Kushtetuesja, ndonëse nuk e njeh si një nga dy rrugët e drejtpërdrejta për ta vënë në lëvizje këtë Gjykatë (siç e parashikon ligji për këtë institucion), e aktivizon megjithatë mekanizmin e tre të pestave, vetëm kur Parlamenti refuzon ta dërgojë rastin në Gjykatë.

PJESË NGA VENDIMI: 

Gjykata thekson se qëllimi i kompetencës kushtetuese për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nënkupton një gjykim në themel prej saj, në të cilin ajo vlerëson nëse veprimet konkrete të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij dhe në përfundim konstaton këtë papajtueshmëri, nëse është rasti. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, kushtetutëbërësi ka parashikuar edhe një të dhjetën e deputetëve si subjekt q vë në lëvizje procedurën parlamentare për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së dyshuar të deputetit për shqyrtim në themel në Gjykatë. Në këto kushte, në rastet kur Kuvendi vihet në lëvizje me mocion të një të dhjetës së deputetëve ose të Kryetarit të tij, ai (Kuvendi) ka detyrimin kushtetues për të filluar procedurën parlamentare për shqyrtimin e mocionit për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatë.

Në rast të rrëzimit të mocionit të një të dhjetës së deputetëve të Kuvendit ose Kryetarit të tij, për rrjedhojë në rast të mosvënies në lëvizje të Gjykatës nga Kuvendi, në kuptim të bërjes efektiv të këtij mekanizmi të kontrollit kushtetues të parashikuar nga shkronja “e” e pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, paraqitja e kërkesës nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, në kuptim të së drejtës së saj sipas shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 134 të Kushtetutës, të reflektuar tashmë edhe në përmbajtjen e pikës 2 të nenit 66 të ligjit nr. 8577/2000, përbën mjetin alternativ për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

E drejta e një të pestës së deputetëve sipas nenit 66, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 lidhet me vënien në lëvizje të Gjykatës në ato raste kur vetë Kuvendi, pas shqyrtimit të mocionit të Kryetarit të tij ose një të dhjetës së deputetëve, vendos të rrëzojë mocionin në seancë plenare, për rrjedhojë të mos pranojë dërgimin e çështjes në Gjykatë. Vetëm në këtë mënyrë bëhet i  zbatueshëm neni 70, pika 4, i Kushtetutës dhe merr vlerë e drejta e pakicës parlamentare, jo më pak se një të pestës së deputetëve, për të kërkuar nga Gjykata shqyrtimin përfundimtar në themel të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

The post Çështja e mandateve, Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve first appeared on JavaNews.al.

❌
❌