Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

“Toka e klubit Partizani u ble nga italianët”, dhëndri i Berishës padit Moisiun për shpifje në gjykatë

By: A R
14 July 2025 at 12:00

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në A2 CNN, për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë se do ta padisë ish-presidentin në gjykatë për shpifje.

Në një postim në Facebook, ai cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka e Klubit Partizani ishte shpronësuar nga italianët dhe se drejtësia duhet të kërkonte dokumentet në Itali. Në përgjigje të këtyre deklaratve, Malltezi akuzon Moisiun se tha të pavërteta.

“Fakti që toka nuk ka qenë e shpronësuar quhet fakt i njohur zyrtarisht, përderisa është botuar në fletoret zyrtare të kohës së Italisë si tokë e rekuizuar dhe jo e shpronësuar. (Rekuizimi është okupim për periudhë të përkohshme e pa ndryshuar pronësinë). Kaq do të qe e mjaftueshme për këdo që respekton ligjin, por veçanërisht për një ish-president, nëse ai do të përmbushte kriteret e një burrështetasi – respektin për ligjin dhe jo shpifjen”, shkruan Malltezi.

Ai i kujton ish-presidentit  hetimet e SPAK dhe kërkimet edhe në arkivat e Italisë për këtë çështje ku sipas tij provohet se ajo tokë nuk ka qenë kurrë e shpronësuar.

“Për merakun e ish-presidentit që mesa duket nuk ka më aftësinë të ndjeke detaje, rikujtoj se SPAK jo vetëm ka kryer 3 muaj hetime në Arkivat e Shqipërisë, por ka bërë kërkesë edhe në arkivat e Italisë nga ku ka marre mbi 10,000 faqe dokumente, të cilat provojnë katërcipërisht atë që shkruhet në fletoret zyrtare se ajo tokë nuk ka qenë kurrë e shpronësuar”.

Duke i cilësuar shpifje deklaratat e ish-presidenti Moisiu, Malltezi tha se do ta çojë në gjykatë.

“Zgjedhja për t’u vetëposhtëruar nëpërmjet shpifjes nuk është çështje moshe, por karakteri. Për të larguar çdo dyshim të publikut mbi këtë çështje, e njoftoj publikisht z.Moisiu që meqë ky është një fakt i ditur për të dhe meqë fjalët nuk mund t’i lëshojë siç nuk thuhet, do ketë mundësi të provojë ose jo, shpifjet e tij në gjykatë”.

Më herët, ish-presidenti i Shqipërisë, tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, tha se:

“Drejtësia e re duhet të jetë më e kujdesshme, po të nxjerrësh faktet s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve Partizani, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Tani se ku janë dokumentet unë nuk i di.

Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’i mbyllin gojën.”

Sipas Moisiut, në mungesë të një administrate të rregullt, prona mund të shitet disa herë duke krijuar kaos dhe pasiguri pronësore: “Të marrësh ta shesësh disa herë se administrata nuk është e rregullt dhe nuk gjen dokumentet, kjo nuk është e drejtë. Këtu bëhen disa gjëra që bëhen ashiqare”, tha ish-presidenti.

The post “Toka e klubit Partizani u ble nga italianët”, dhëndri i Berishës padit Moisiun për shpifje në gjykatë first appeared on JavaNews.al.

“Duhen ndërtuar ura mes gjykatave”, Gonzato: Drejtësia, të arrijë te qytetarët…

By: A R
14 July 2025 at 11:52

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.

Gjatë fjalës së tij, Gonzato ka theksuar se drejtësia e dhënë nga gjykatat do të jetë një kontribut i çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gonzato theksoi se është me rëndësi që drejtësia të jetë e dukshme dhe e prekshme për qytearët.

“Sot nuk është rasti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjitatë, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar vlerën e dialogut.

Këto elemente janë kyçe që vendimet e formës së prerë të përmbushin standardet e larta të vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ky është një proces i vazhdueshëm.

Drejtësia, jo vetë duhet të jepet, por edhe duhet të duket që po jepet. Drejtëisa duhet të arrojë te qytetarët, duhet ta kuptojnë, të kenë besim, dhe vetëm duke patur këtë besim mund ta shohim integrimin në BE si një mundësi për të arritur më shumë.

Dhe për këtë çdo hap ka rëndësi, cdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuojnë për këtë vizion”, u shpreh ambasadori Gonzato.

The post “Duhen ndërtuar ura mes gjykatave”, Gonzato: Drejtësia, të arrijë te qytetarët… first appeared on JavaNews.al.

Modeli kinez apo britanik? BE në zgjedhje të vështira për marrëdhëniet me SHBA-të

By: A R
14 July 2025 at 11:44

Bashkimi Europian po përballet me një dilemë të madhe në poitikën e tij tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara, pas njoftimit të fundit për masa tarifore amerikane prej mbi 7 miliiardë eurosh. Në takimin emergjent të Coreper, komitetit të 27 ambasadorëve të BE-së, u diskutua mes dy strategjive kryesore për të përballuar situatën: zgjedhja mes “modelit kinez” dhe “modelit britanik”.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka marrë mbështetjen e qeverive të vendeve anëtare për të shtyrë pezullimin e masave tarifore deri në fillim të gushtit, duke shpresuar për një zgjidhje të negociuar. Ajo theksoi se SHBA i ka dërguar BE-së një letër me masat që do të hynin në fuqi në mungesë të marrëveshjes, dhe BE është gati të përgatitet për kundërmasa në rast se bisedimet dështojnë.

Në diskutimet e Coreper u shfaqën dy rrugë të kundërta: “modeli kinez”, që nënkupton përballje direkte dhe përgjigje me masa të ngjashme, dhe “modeli britanik”, që përfaqëson një qëndrim më të moderuar, duke pritur që Shtetet e Bashkuara të ndryshojnë kursin dhe duke pranuar humbje të përkohshme ekonomike.

Sipas vëzhgimeve, SHBA nuk ka arritur të fitojë mbështetje për kërkesat e saj në asnjë nga partnerët kryesorë globalë, nga Kina në Japoni, India e Brazili, duke bërë që një përballje më e ashpër të jetë gjithnjë më e mundshme. Franca dhe Spanja kanë përkrahur “modelin kinez”, duke argumentuar se presidenti amerikan e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe zakonisht tërhiqet përballë presionit.

Megjithatë, kjo rrugë ka rreziqet e saj, pasi izolimi tregtar i SHBA në gusht mund të trondisë tregjet dhe të dëmtojë seriozisht ekonominë amerikane, duke vënë në presion edhe qëndrueshmërinë e borxhit publik.

Për këtë arsye, Ursula von der Leyen po përpiqet të thellojë marrëdhëniet me tregjet e mëdha aziatike si Kina dhe India, si dhe me vende si Vietnami dhe Indonezia, me të cilat BE ka arritur kohët e fundit marrëveshje tregtare. Një vizitë në Pekin më 24 korrik ka rëndësi të veçantë për të siguruar një marrëveshje pragmatike me Kinën, që do të ndihmojë në kompensimin e humbjeve nga mosmarrëveshjet me SHBA.

Nga ana tjetër, “modeli britanik” mbështet një pritje më të duruar, duke pranuar humbje të përkohshme dhe shpresuar në një rikthim të SHBA në dialog. Por kjo do të thotë se problemi vetëm shtyhet, jo zgjidhet.

Në këtë klimë të tensionuar, përpjekjet e Gjermanisë për një marrëveshje të përqendruar vetëm në sektorin e automobilave, siç tentuan BMË dhe Mercedes, kanë dështuar, dhe kancelari Merz ka shprehur shqetësim për industrinë eksportuese të vendit të tij.

Brukseli do të vazhdojë negociatat deri më 1 gusht, duke pezulluar përkohësisht tarifat e parashikuara për sot, që kapin vlerën prej 21 miliardë eurosh. Por Komisioneri për Tregtinë, Maros Sefcovic, ka paralajmëruar se një paketë tjetër kundërmasash prej 70 miliardë eurosh është gati dhe do të zbatohet nëse nuk arrihet marrëveshje.

Masa e fundit shihet si një pjesë e taktikës së njohur të Trump, e cilësuar si “e parregullt dhe e paparashikueshme”, për të rritur presionin ndaj partnerëve tregtarë. BE nuk dëshiron të nisë një “hakmarrje të menjëhershme”, por po shqyrton të gjitha opsionet, përfshirë një taksë dixhitale (ëeb tax) që mund të aktivizohet vitin tjetër nëse lufta tregtare vazhdon.

Brukseli kërkon të arrijë “marrëveshjen më të mirë të mundshme” brenda 16 ditëve të ardhshme, por në këtë afat do të duhet të zgjedhë mes “modelit kinez” dhe “modelit britanik”. Për momentin, Ursula von der Leyen ka zgjedhur të marrë kohë.

The post Modeli kinez apo britanik? BE në zgjedhje të vështira për marrëdhëniet me SHBA-të first appeared on JavaNews.al.

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

By: A R
14 July 2025 at 11:35

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e bashkisë së Korçës dhe 3 të Kolonjës  kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të bashkive respektive.

Ndërkohë të kontaktuar me telefon Sotiraq Filo dhe Erion Isai thanë se nuk do të ketë largime të Zv/kryetarëve.

Nga ana tjetër ende nuk ka ndodhur një proces i tillë në  tre bashki si Pogradeci, Maliqi dhe Devolli, sipas komunikimit me këto institucione ato u shprehën se janë në proces vlerësimi për të zbatuar të gjithë kuadrin ligjor mbi këtë kërkesë për pozicionet drejtuese.

Asnjë zv.kryetar në juglindje të vendit nuk është shkarkuar, apo dorëhequr deri më tani. Burimet shtojnë se brenda pak ditëve Rama pritet të jetë në këtë qark.

The post Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë first appeared on JavaNews.al.

Holta Zaçaj: Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, detyrim për të gjitha pushtetet

By: A R
14 July 2025 at 11:26

Kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II.

Gjatë fjalës së saj, magjistratja Zaçaj foli për vendimet e Gjykatës Kushtetuese teksa u shpreh se nuk janë këshilluese dhe as opsionale për t’u zbatuar, por të detyrueshme.

Kryetarja e GJK-së theksoi se ekzekutimi i tyre është një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.

“Mos të harrojmë – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar—ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet”, theksoi Zaçaj.

Ajo u shpreh se përpjekjet për të kundërshtuar apo për të vënë në diskutim ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe destabilizojnë qeverisjen demokratike.

Zaçaj shtoi se dështimi në ekzekutimin e këtyre vendimeve vë në diskutim vetë Kushtetutën dhe kërcënon integritetin e sundimit të ligjit, duke shtuar se “që të gjitha institucionet shtetërore, jo vetëm të respektojnë vendimet e Gjykatës por edhe të veprojnë në shina kushtetuese.”

The post Holta Zaçaj: Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, detyrim për të gjitha pushtetet first appeared on JavaNews.al.

Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma

By: A R
14 July 2025 at 11:18

Nga Vitjon Nina

Ka disa dhimbje, për të cilat ia vlen të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh për të parë rezultatin përfundimtar.

Ky mundet – ose jo – të jetë rasti, por ajo çfarë është vërtetë e qartë është se Edi Rama i ka hedhur letrat që kishte në dorë në shesh të mejdanit dhe shqiptarëve po ua thotë me zë të qartë pa e nisur ende mandatin e tij të katërt: E doni Evropën? Kjo është Evropa!

Në fillim të mandatit të tij të parë, nga foltorja e Parlamentit, Rama do të bënte bujë me një shprehje, e cila ndoshta do të rrënjësohej më shumë se çdo tjetër në fjalorin e tij politik kryeministror.

“S’keni parë gjë akoma!”.

Çdo herë që një aksion i madh pritet prej tij, pak përpara, ai e rishfaq shprehjen publikisht, qoftë për të ngritur kauza rreth qeverisjes, apo edhe për të hedhur shashka ndaj opozitës dhe për të “paracaktuar” fatin e saj.

Mirëpo një aksion i fundit masiv i një shteti të ri ligjor dhe me zero tolerancë, erdhi thuajse qorrazi, në mënyrë të beftë dhe të menjëhershme.

Një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike i hapi rrugë prishjes së objekteve pa leje.

Më pas, erdhi radha e reformimit radikal të bashkive në gjithë vendin, me kërkesa për dorëheqje, shkarkime, apo rifreskimi të gjithë strukturës, prej drejtorëve të drejtorive, deri te nënkryetarët e bashkive.

“Janë të lodhur, shumë të lodhur, të rraskapitur”. Kështu i sheh kryeministri ata.

Por ai këtë herë po shkon përtej thjesht sensacionit, i cili ndalet një herë në Vlorë, më pas në Theth, e bën një kalim herë-herë edhe në Tiranë.

Ai paraqet një reformë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Kërkon reformim rrënjësor të territorit. Kërkon që diaspora të jetë pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve. Kërkon reformim të bujqësisë. Reformim të shpërndarjes së ujit. Qendër monitorimi për ndërtimet.

Por, mbi të gjitha, i vë ombrellën këtyre. Sepse ajo çfarë vërtetë Edi Rama po kërkon, është përgatitja jo vetëm e plotë, por pa asnjë cen për Integrimin.

Është e vërtetë se “symbyllazia” e gjithë 12 vjetëve të mandatit të tij mund të vihet në dyshim, së bashku me faktin se pse gjithë këto reforma, duhet të realizohen kështu, pas një duzine vitesh në Qeveri, me një mandat të hekurt në krye të vendit, me drejtimin e bashkive dërrmuese dhe me shfaqjen e një “patundshmërie dhe patolerance” në sytë e publikut.

Po kjo e ka përgjigjen në maratonën e 11 korrikut, kur përpara drejtuesve vendorë dhe me referime nga qeveria qendrore, ai e artikuloi fjalinë që duhet të ishte ngulitur më së shumti në mendjen e të gjithëve, përtej “madhështisë” së spektaklit që ofrojnë lirimet e hapësirave publike.

“Asnjë justifikim. Prej mësimeve nga gabimet, reformimi do të jetë rrënjësor”.

Sepse kjo nuk është më Shqipëria e shqiptarëve. Është Shqipëria që po nis hapin e fundit drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ku ligji duhet të jetë vijë e kuqe jo për qytetarin, sa për shtetin vetë.

Dhe nëse ai nuk e ka artikuluar para këtij aksioni shprehjen e tij kapilare “S’keni parë gjë akoma”, për shqiptarët duhet të jetë e qartë.

Shqipëria 2030 në BE nuk është më slogani i fushatës së Edi Ramës. Është dora e veprimit, nga Brukseli, në Paris, Berlin, Romë e Tiranë.

The post Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma first appeared on JavaNews.al.

Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores, Roven Zeka

By: A R
14 July 2025 at 11:11

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-Shefit të Rrugores Roven Zeka, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi është marrë për arsye shëndetësore. Rreth një muaj më parë u raportua se ai kishte pësuar thyerje të legenit, pasi ishte rrëzuar në ambientet e burgut.

Më herët, masa e “arrestit me burg” u la në fuqi nga Apeli i GJKKO-së për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, u caktua “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare.

Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 prill të këtij viti. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me pesë të plagosur në kryeqytet.

SPAK thekson se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.

Roven Zeka u emërua në krye të Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka shërbyer në qytetin e Elbasanit.

The post Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores, Roven Zeka first appeared on JavaNews.al.

“Të marroftë Zoti”, Rama i përgjigjet priftit: S’e kuptoj si hyri në historinë e Thethit duke folur për joshje e rrena

By: A R
14 July 2025 at 10:52

Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu edhe reagimin e një Prifti për aksionin e shembjes së objekteve pa leje në Theth.

“Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift çuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne s’kemi prerë në besë askënd.

Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me Fondin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve.”, tha Rama.

Dy dite me pare, me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:

“Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

The post “Të marroftë Zoti”, Rama i përgjigjet priftit: S’e kuptoj si hyri në historinë e Thethit duke folur për joshje e rrena first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Fill pas fjalës së Ramës, IKMT ‘zbarkon’ në Vlorë dhe sekuestron pallatin

By: A R
14 July 2025 at 10:45

Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT kanë zbritur në qytetin bregdetar.

Në terren ka zbritur edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, ndërsa aksioni ka nisur me verifikimin e ndërtimeve që po kryhen në qytetin e Vlorës.

Inspektorët e IKMT Janë ndalur në një pallat disa katësh në ndërtim e sipër.

Mësohet se verifikimet do të vazhdojnë në terren në disa objekte, ndërsa ende nuk dihet cila nga godinat do të vendoset në sekuestro pasi procesi po vijon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

The post VIDEO / Fill pas fjalës së Ramës, IKMT ‘zbarkon’ në Vlorë dhe sekuestron pallatin first appeared on JavaNews.al.

Aty ku uria ndalet me plumba! Qendrat e ndihmës në Gaza si “kurthe vdekjeje”

By: A R
14 July 2025 at 09:59

Ushqim apo vdekje: Rrëfimi i Gazës për qendrat e ndihmës që kthehen në zona rreziku

Artikull i Financial Times, përshtatur në shqip

Pesë herë, Jihad ka kaluar nëpër jugun e Gazës, pranë tankeve izraelite, ushtarëve dhe ndonjëherë dronëve në ajër, për të arritur në qendrat e ndihmës të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF).

Ai ka pritur në rrugicat e rrethuar që çojnë në vendet e shpërndarjes, duke u përplasur me mijëra burra që përgatiten për “garën” e frikshme për të marrë sa më shumë ushqim. Pesë herë, ai është kthyer bosh. Në një nga rastet, Jihad rrëfen se një burrë që ecte pranë tij te një qendër në Khan Younis u qëllua me armë, duke e përshkruar skenën si horror.

Në një rast tjetër, pasi mori një kuti me ndihma, u grabit me thikë nga një palestinez. “Kam ndaluar së shkuari atje, sepse ajo që ndodh është më shumë se ç’mund të imagjinohet,” thotë 26-vjeçari, teknik mjekësor.

Që prej majit, GHF është promovuar nga SHBA-të dhe Izraeli si një rrugë shpëtimi për Gazën, një mënyrë për të zbutur urinë në enklavën e shkatërruar dhe për të parandaluar që ndihmat të përfundojnë tek Hamasi.

Por dëshmi, imazhe satelitore dhe video të verifikuara nga Financial Times tregojnë se për njerëz si Jihad dhe shumicën e 2.1 milionë banorëve të Gazës, ky sistem vetëm ka thelluar dëshpërimin, duke i detyruar të uriturit të bëjnë një rrugë të rrezikshme nga e cila shumë nuk kthehen kurrë.

Shumë persona janë qëlluar në këto rrugë, të cilat GHF i publikon në hartat e faqes së saj në Facebook. Por banorët e Gazës, shumë prej të cilëve janë në prag të urisë pas bllokadës izraelite që ka zgjatur muaj të tërë, thonë se ky sistem jo vetëm që rrezikon jetën e tyre, por nuk siguron ndihma të mjaftueshme, duke i vendosur njerëzit në një garë kaotike për ushqim.

Qendrat e GHF-së janë “kurthe vdekjeje”, thotë Hassan Abdallah, berber i zhvendosur me familjen në Al-Mawasi në bregun jugor.

Nëse arrin të sigurosh ushqim dhe shmang të qëlluarit nga izraelitët, mund të mos shpëtosh nga bandat që presin jashtë,” thotë Abdallah, i cili ka arritur të sjellë furnizime vetëm në një nga shtatë “vizitat” e tij.

GHF, e cila muajin e kaluar siguroi 30 milionë dollarë nga SHBA-të, është një model i ndryshëm nga mënyra tradicionale humanitare. Operacioni është zhvilluar me përfshirjen e Boston Consulting Group, megjithëse kjo kompani tha se projekti është realizuar nga disa punonjës pa miratime të plota dhe ka shkarkuar dy partnerë që udhëhoqën iniciativën. GHF operon në katër vende të përqendruara në jug të Gazës, me pjesëmarrje edhe të kontraktorëve amerikanë të sigurisë, duke punuar nën mbikëqyrjen ushtarake izraelite.

Sinyali për palestinezët për të nisur udhëtimin nga çadrat apo rrënojat e shtëpive vjen shpesh nga faqja në Facebook e GHF-së, ku njoftohen oraret e hapjes së qendrave të shpërndarjes.

Njoftimet shfaqen ndonjëherë në mesnatë dhe japin më pak se 30 minuta paralajmërim, zbulon Financial Times. Pas një njoftimi për hapjen, shpesh një postim tjetër paralajmëron mbylljen e qendrës, madje edhe para se të ishte parashikuar të hapet dhe kur të gjitha ndihmat janë shpërndarë.

Ndërprerjet e shpeshta të internetit në Gaza e bëjnë të vështirë për palestinezët të kenë akses në këto njoftime.

Për njerëzit që kërkojnë ndihmë, të cilët duhet të ecin kilometra të tërë në rrugë të shkatërruara dhe pa shenja të dukshme, nuk ka vend për gabime.

“Nuk sheh ku po shkon në errësirë,” thotë Jihad. “Rruga jepet si hartë në telefon, por në terren rrugët janë shkatërruar dhe duhet të marrësh rrezikun. Ose je në rrugën e duhur, ose vdes.”

Ndërsa afrohen pranë qendrave të GHF-së, njerëzit duhet të presin në zonat e përcaktuara, shpesh në zona ushtarake aktive.

Këtu fillon rreziku më i madh. Shumë palestinezë thonë se janë qëlluar nga ushtarët izraelitë, ndërsa turma shtohen dhe përplasen — shpesh ende në errësirë — për të afruar sa më shumë dhe për të rritur shanset për të marrë ushqim.

Mohammed Daoud, që më parë punonte si florist, thotë se sa herë ka shkuar në qendrat e ndihmës ka pasur të shtëna. “Nuk ndodh vetëm një apo dy herë. Të japin orën për hapjen, por papritmas një tank apo dron fillon të qëllojë.”

Aitor Zabalgogeazkoa, koordinator emergjence për MSF në Gaza, tregon se çdo mëngjes para agimit sheh “një ushtri njerëzish” që shkon drejt qendrave të GHF-së.

Ndjek zhurmën e të shtënave: “Është si tre të shtëna, ‘pa-pa-pa’, pastaj prit, pastaj përsëri, dhe kështu vazhdon.” Viktimat mbërrijnë në spital ose këmbë, ose transportohen me karroca.

Kirurgu britanik Goher Rahbour, i cili ka ndihmuar në Qendrën Mjekësore Nasser në jug të Gazës, thotë se dhomat e operacionit shpesh mbushen me të plagosur që vijnë nga qendrat e GHF-së me plumba në trup.

“Ne kemi mbledhjen e përgjithshme kirurgjikale në orën 7:45 dhe atëherë ndizet alarmi i viktimave masive,” thotë ai. “E pastaj nisim operacionet.”

Joel Carmel nga organizata “Breaking the Silence”, me ish-ushtarë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit që denoncojnë okupimin, shpjegon rregullat e përgjithshme: “Nëse je burrë në moshë luftarake… nëse afroheni ose jeni në zonë të ndaluar, urdhri është të qëllohet për vdekje.”

IDF ka pranuar se ka hapur zjarr ndaj turmave që i kanë afruar në mënyrë “kërcënuese”, por mohon se ka qëlluar qëllimisht ndaj civilëve dhe thotë se numri i të vrarëve është më i ulët sesa raportohet nga autoritetet e Gazës.

Një zyrtar ushtarak i lartë thotë se rrugët janë të shënuara qartë me tabela, gunga dhe tela me gjemba.

“Jashtë rrugës janë zona luftarake ku trupat mund të qëllojnë paralajmërueshëm dhe pastaj të mbrohen,” thotë ai. “Kjo është për sigurinë e forcave tona.”

IDF ka njoftuar se do të hetojë akuzat për shkelje.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq raportoi se 31 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në incidentin më të fundit me viktima masive në lidhje me shpërndarjet e ushqimit. Ky është bilanci më i lartë i viktimave që kur spitali i tyre në jug të Gazës filloi punën vitin e kaluar.

OKB dhe shumica e organizatave kryesore humanitare, që kanë menaxhuar shpërndarjet gjatë luftës në Gaza, refuzojnë të punojnë me GHF-në.

Ata e akuzojnë GHF-në për “shfrytëzim të ndihmës” dhe e konsiderojnë atë një mjet për të detyruar zhvendosjen e palestinezëve nga veriu dhe qendra drejt jugut, siç është synimi i udhëheqësve izraelitë.

Organizatat humanitare që kishin mbi 400 pika shpërndarjeje para bllokadës së marsit thonë se nuk kanë parë prova se Hamasi ka keqpërdorur sistematikisht ndihmat, pavarësisht sulmit të tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftën.

“Ne mbronim njerëzit që ndihmonim,” thotë Juliette Touma, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA. “Shkonim direkt tek njerëzit për t’u dhënë ndihmën, pa armatime rrotull, dhe nuk ndodhnin incidente me viktima masive.”

Që prej fillimit të GHF-së, OKB-ja ka arritur të dërgojë vetëm pak ndihma në veri të Gazës, ndërsa BE-ja njoftoi së fundmi një marrëveshje me Izraelin për rritje të konsiderueshme të dërgesave.

GHF mohon që të qëllojë drejt qendrave të saj dhe akuzon Hamasin se po nxit kaos me qëllim.

Ata thonë se po kërkojnë nga Izraeli të lejojë hapjen e qendrave shtesë në veri dhe qendër të Gazës për të lehtësuar logjistikën. “Kur të ketë më shumë ndihma dhe njerëzit të jenë të sigurt se do të ketë mjaftueshëm, nuk do të kenë nevojë të bëjnë udhëtime të gjata, të lëvizin në orare të rrezikshme apo të marrin rrugë të rrezikshme,” thonë ata.

GHF thotë se ka shpërndarë 70 milionë vakte falas dhe po bën përmirësime, përfshirë edhe një “vije vetëm për gra dhe fëmijë.” Por Chris Mcintosh nga Oxfam në Gaza thotë se qendrat e GHF-së “nuk janë për ndihmë, por për kontroll dhe për të krijuar kaos në shoqëri.”

Shumë palestinezë nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të vazhdojnë të kërkojnë ndihmë në qendrat e GHF-së, edhe nëse shpesh dalin bosh. Aref Farra, ish-student i shkencave kompjuterike, hyn në “valën e dytë” për të ulur rrezikun e qëllimit. Por shpesh është tepër vonë kur arrin.

Ai gjen kuti kartoni të hapura me përmbajtje të vjedhura dhe ka luftuar dy herë me njerëz që tentuan t’i marrin ushqimin. Kur njëherë gjeti një qese sheqeri, u grabit rrugës për në shtëpi. “Është mbijetesa e më të fortit,” thotë ai. “Mendon si ke qenë më parë dhe si je tani — si një kafshë që vrapon për ushqim.”

The post Aty ku uria ndalet me plumba! Qendrat e ndihmës në Gaza si “kurthe vdekjeje” first appeared on JavaNews.al.

Reshje dhe 40 gradë! Si do të jetë moti këtë javë? Ja qytetet më të nxehta

By: A R
14 July 2025 at 09:50

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia e A2 CNN paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

“Nesër prezencë reshjesh të pakta të izoluara në lindje dhe juglindje. Të premten rrebeshe afatshkurta në skajin verior e verilindor”.

The post Reshje dhe 40 gradë! Si do të jetë moti këtë javë? Ja qytetet më të nxehta first appeared on JavaNews.al.

A duhet të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti…

By: A R
14 July 2025 at 09:42

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si domosdoshmëri për mbrojtjen, por edhe si një formë edukimi dhe forcimi të ndjenjës së patriotizmit.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu solli shembuj konkretë nga vendet perëndimore dhe Lindja e Mesme.

“Gjermania ka për ta rikthyer. Është popull 80 milionë ai, duhet të ketë ushtri. Me vullnetarë nuk bëhet kjo punë. Shërbimi ushtarak është edukim.”

Ish-presidenti përmendi edhe Izraelin si një model që duhet të merret parasysh:

“Shihni Izraelin, është vetëm 8 milionë, por 100 milionë arabë i vë përpara ai. Ai banon në Amerikë, por është izraelit, vjen dhe bën shërbimin ushtarak, vajza ose djali.”

Sipas Moisiut, shërbimi ushtarak lidhet ngushtë edhe me rënien e ndjenjës së atdhedashurisë në Shqipëri: “Kjo ka të bëjë edhe me patriotizmin, por këtu te ne patriotizmi ka rënë. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti, kemi ne këtë fjalën tonë popullore.”

The post A duhet të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti… first appeared on JavaNews.al.

“S’kemi prerë në besë askënd”, Rama: Në Theth legalizuam rreth 300 prona

By: A R
14 July 2025 at 09:33

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e së hënës me deputetët e Tiranës, foli për aksionin në Theth, duke theksuar se qeveria nuk ka prerë në besë askënd.

“Në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur nga dy dhe nga tre ndërtime. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori dhe s’ka marrë asnjë veprim. Gjithsesi, policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, ashtu sikundër Bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift. U habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne nuk kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me Agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra, premtimi ynë ka qenë që do të legalizojmë pronën e gjyshërve”, tha Rama, shkruan A2.

“Nuk kemi premtuar në asnjë cep të Shqipërisë: na jepni votën dhe ndërtoni pa leje! Të gjithë këto ndërtime që janë prishur janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve, por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar”, shtoi kreu i qeverisë.

The post “S’kemi prerë në besë askënd”, Rama: Në Theth legalizuam rreth 300 prona first appeared on JavaNews.al.

Rama njofton krijimin e Operatorit të Shpërndarjes së Ujit

By: A R
14 July 2025 at 09:19

Në mbledhjen me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama vuri theksin te çështja e shërbimit me ujë, krahas shumë problematikave ekzistuese në kryeqytet.

“Duhet të krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit, njësoj si ai për energjinë elektrike. Na duhet një ndërmarrje kombëtare e ujit dhe një korporatë e re që të adresojë problemin e investimeve”, deklaroi Rama.

Përmendi një reformë të brendshme organizative dhe tërësore të shërbimeve.

“Këto do të diskutohen më tutje nga pjesëtarë të grupeve të punës, edhe me strukturat e bashkisë”, shtoi më tej.

The post Rama njofton krijimin e Operatorit të Shpërndarjes së Ujit first appeared on JavaNews.al.

Ish-presidenti Moisiu për Albin Kurtin: E respektoj, por disa gjëra nuk i ka në terezi

By: A R
14 July 2025 at 09:09

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhënien mes kryeministrit Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu u shpreh se e njeh Kurtin prej vitesh dhe e vlerëson, por theksoi se disa veprime të tij nuk janë të menduara mirë.

“Kryeministrin e Kosovës e njoh prej kohësh dhe kam respekt për atë djalë, por ai disa gjëra nuk i ka në terezi. Ja kam thënë.”

Moisiu kujtoi rolin vendimtar të SHBA-së në krijimin e shtetit të Kosovës, duke i bërë thirrje politikës kosovare që të mos bëjë veprime që bien ndesh me aleatët strategjikë.

“Sikur të bashkoheshin të gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, sërish nuk e bënim dot Kosovën po të mos ishte Amerika. Të mos bëjmë disa gjëra tani që bien ndesh.”

Ish-presidenti pranoi se edhe partnerët ndërkombëtarë mund të gabojnë, por theksoi se duhet gjetur gjithmonë mënyra për të zbutur tensionet, jo për t’i acaruar ato. “Unë nuk mund të them se ata nuk marrin vendime të gabuara, edhe ata gabojnë se njerëz janë, por duhet të gjesh mënyrën sesi t’i trajtosh. Jo të përplasemi tani”.

The post Ish-presidenti Moisiu për Albin Kurtin: E respektoj, por disa gjëra nuk i ka në terezi first appeared on JavaNews.al.

“Brenda 2028, mbyllen legalizimet”, Rama: Në Theth nuk do lejohen resorte! Vijon aksion në bregdet

By: A R
14 July 2025 at 09:02

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për përfshirje të oligarkëve në projektet e zhvillimit në zonat malore dhe bregdetare të vendit, duke theksuar se ndërtimet abuzive dhe çdo ngrehinë për qëllime fitimi do të shembet pa asnjë tolerancë. Rama u shpreh se në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe se asnjë resort nuk do të ndërtohet në Theth apo në territore të mbrojtura

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se procesi i legalizimeve do të përmbyllet brenda vitit 2028, por theksoi se nuk do të ketë legalizime në kundërshtim me ligjin.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë oligark, aty nuk bëhet fjalë që do lejohen ndërtime dhe resorte. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion, janë për të ardhur keq.

Thethi dhe banorët e tij nuk janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grup nerëzish që nuk kanë lidhje me këtë histori. Ne do i mbështesin atyre që kanë prona nëpër male me kusht që t’i drejtohen institucioneve, madje kemi bërë dhe paketën e maleve. Kjo po bëhet në të gjithë Shqipërinë, dhe në bregdet ku ka pasur një sërë prishjesh ndertimesh të oligarkëve po ata nuk dalin në televizor, por ka pasur dhe gjoba të rënda për shkelje të rregullave në kantier. Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve.

Tirana eshte zona me e nxehte dhe nuk ka lagje qe mos kete zaptuesin e vet. Ka filluar te behet nje pune e mire, dhe te gjitha te dhenat qe po mblidhen nga deputetet duhet te zbatohen nepermjet nje plani veprimi me 60 arkitekte. Kjo do te jete rilindja urbane 2.0 ne Tirane dhe te gjitha qytetet e medha.”

The post “Brenda 2028, mbyllen legalizimet”, Rama: Në Theth nuk do lejohen resorte! Vijon aksion në bregdet first appeared on JavaNews.al.

Pamje të shëmtuara pas finales së Botërorit të Klubeve, Luis Enrique godet sulmuesin e Chelsea

By: A R
14 July 2025 at 09:00

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, duke prishur atmosferën e krijuar përgjatë gjithë eventit.

Humbja 3-0 nuk u kapërdi dot nga trajneri i PSG, Luis Enrique, i cili u “tradhtua” nga nervat dhe goditi sulmuesin e Chelsea, Joao Pedro.

Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit.

Në konferencë për shtyp, Luis Enrique refuzoi të kërkonte ndjesë: “Ajo që ndodhi në fund të ndeshjes ishte një situatë që të gjithë mund ta kishin shmangur. U përpoqa t’i ndaja lojtarët; kishte tension. Të gjithë duhet ta kishim parandaluar përshkallëzimin e situatës. Nuk kam problem të flas hapur. Pas ndeshjes, pati shumë tension. Të gjithë shtynë dhe u shtynë si rezultat i tensionit. E pashë Marescën që shtynte lojtarët që shtynin. Këto janë situata që të gjithë duhet t’i shmangim. Ajo që bëra unë ishte t’i ndaja lojtarët”.

The post Pamje të shëmtuara pas finales së Botërorit të Klubeve, Luis Enrique godet sulmuesin e Chelsea first appeared on JavaNews.al.

“Nuk janë disa njerëz të shkretë”, Rama: Po hetohet kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit

By: A R
14 July 2025 at 08:53

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.

Edi Rama: Ka një teori për të keqardhur keq se kush e ka fajin, duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që tia lënë fajin strukturave të shtetit.

Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin. Nuk janë disa të shkretë, por disa individë që janë ngritur deri atje, një pjesë nuk janë banorë, Bëhet fjalë për individë që nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit, që është kartolina e njohur, Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që amniston shkelësin e ligjit.

Struktura kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për të parë se #farë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli.

Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte se kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë, por nga 2 dhe 3. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh, prokuroria s’ka marrë hetime.

The post “Nuk janë disa njerëz të shkretë”, Rama: Po hetohet kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

Zjarr masiv në kodrat e Karinës, flakët rrezikojnë zonat e banuara në Peqin

By: A R
13 July 2025 at 17:54

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, në territorin e Peqinit, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale.

Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar zonat përreth dhe një pjesë të pyllëzuar të kodrave. Deri në këto momente, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale dhe mjedisore pritet të jenë të konsiderueshme.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa situata mbetet ende kritike. Në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe punonjës të Emergjencave Civile dhe banorë të zonës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të raportojnë çdo vatër të re zjarri.

The post Zjarr masiv në kodrat e Karinës, flakët rrezikojnë zonat e banuara në Peqin first appeared on JavaNews.al.

Gazetarja në Tiranë ndan lajmin e trishtë: Një vajzë vetëm 22 vjeçe humbi jetën në gjumin e drekës

By: A R
13 July 2025 at 17:45

(Në foto gazetarja Kostana Morava)

Gazetarja Kostana Morava përmes një postimi ka ndarë lajmin e trishtë. Ajo thotë se një vajzë vetëm 22 vjeçe e cila jetonte po ashtu e vetme ka humbur papritur jetën në një pallat mgjitur në lagjen e saj, në Tiranë, duke i lënë të gjithë të tronditur.

“Këto ngjarje ndodhin çdo ditë. Kam kaluar shumë vite duke transmetuar live në televizion lajme të trishta, të dhimbshme, të pashmangshme.

Në teori, duhej të isha mësuar që të mos prekem.Por ja që dashuria për jetën, respekti për shpirtin, më janë ngjizur aq thellë, sa asnjë stërvitje nuk ma ftoh dot zemrën” – shprehet gazetarja duke bërë thirrje për më tepër dashuri me njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Kostana Moravës:

Sot, një vajzë vetëm 22 vjeçe humbi jetën në gjumin e drekës. Jetonte e vetme, në pallatin ngjitur me timin.
Të parët që morën lajmin ishin fëmijët e lagjes që u përballën me shumë makina pollicie dhe ambulanca poshtë pallateve. Ata që lozin çdo pasdite nën ballkonet tona. Ata që nuk dinë ende si ta përpunojnë vdekjen, por që e nuhasin tmerrin sapo u shfaqet. Ishin ata që vrapuan drejt nesh, të rriturve, me sytë e zgjeruar nga frika, me zëra që dridheshin Jo thjeshtë për të na rrëfyer ngjarjen por edhe sepse kërkonin një përqafim, një konfirmim të heshtur nga të rriturit se gjithçka do të jetë në rregull, kërkonin një fjali që do t’u qetësonte zemrat e tyre të brishta, të tronditura më shumë se tonat.
Më zuri në befasi kjo situatë…
Pa fjalë.
Por u përpoqa t’ua them, “se jeta, edhe pse e ndalur në një apartament të heshtur, vazhdon për ata që janë ende këtu. Që Jeta do që ne ta nderojmë. Që të rriten me dëshirë dhe qëllim për ta kuptuar jetën dhe për ta jetuar me më shumë kuptim.”
Një nga djemtë, ndoshta 8 vjeç, këputi një lule në oborr të lagjes dhe më tha: “Unë do t’ia jap këtë lule.”
Mbeta pa fjalë.
Fëmijët janë shumë më të mençur, më të mprehtë, më zemërgjerë, më empatike dhe më “me këmbë në tokë” se shumë të rritur të mbledhur bashkë.

Ndërkohë, mjekët po përgatiteshin të dilnin me barrelën e ftohtë që mbante trupin e saj të qetë. Prindërit e saj po vinin me ngut nga larg, për të mos e takuar dot më në jetë. Dhe fëmijët po shikonin. Me sy të lagur. Me një ndjenjë që askush nuk u mëson si ta mbajnë brenda, si ta përpunojnë, si ta shërojnë por janë të lirë për ta jetuar ashtu si vjen. Nuk e refuzuan dhimbjen, nuk u shmangën, nuk bënë sikur nuk panë por qendruan prezent në këtë çast me vetëdije. Sa leksion i madh nga të vegjelit.
Këto ngjarje ndodhin çdo ditë. Kam kaluar shumë vite duke transmetuar live në televizion lajme të trishta, të dhimbshme, të pashmangshme.
Në teori, duhej të isha mësuar që të mos prekem.Por ja që dashuria për jetën, respekti për shpirtin, më janë ngjizur aq thellë, sa asnjë stërvitje nuk ma ftoh dot zemrën.
Po ndaj këtë ngjarje me ju jo për të rrëfyer një tragjedi. Por për të ndarë një thirrje që më buron nga thellësia e shpirtit:
Bëhuni të mirë.
Silluni mirë.
Kërkoni falje Zotit.
Bëhuni të vetëdijshëm për fjalët dhe veprimet tuaja.
Mos e plagosni tjetrin.
Respektoni jetën.
Falni mëkatarët tuaj.
Jepni. Me zemër të hapur, jepni çdo gjë që keni mundësi të jepni, një fjalë, një përqafim, një lule.
Jeta është dhurata më e madhe që kemi.
Është prova e ekzistencës së krijimit.
Është rruga ku shpirti ose ngrihet, ose humbet.
Zgjidhni ta nderoni.

The post Gazetarja në Tiranë ndan lajmin e trishtë: Një vajzë vetëm 22 vjeçe humbi jetën në gjumin e drekës first appeared on JavaNews.al.

❌
❌