Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

By: el da
14 July 2025 at 17:55

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në programin “Face the Nation” të CBS News, komentuan mbi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Republikani Graham deklaroi se një “pikë kthese” po afron në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump është përpjekur prej muajsh ta ulë Presidentin rus, Vladimir Putin, në tryezën e paqes, por se “mundësia” është gati të mbarojë.

Duke theksuar se Trump do të bëjë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën sot, Graham tha: “Ideja që SHBA-ja të shesin armë për të ndihmuar Ukrainën është në agjendë”.

“Në ditët në vijim, do të shihni një fluks rekord armësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, tha Graham, duke shtuar se ai beson se Trump në ditët në vijim do të vendosë tarifa dhe sanksione “më shumë sesa ka vendosur ndonjëherë më parë”.

“Mendoj se do të ketë më shumë mbështetje nga Evropa në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën”, tha senatori Graham.

Demokrati Blumenthal, nga ana tjetër, pohoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të rriten dhe se shtetet evropiane janë dakord për këtë çështje. m.p.

Abuzimet e mikrokredive, ndërhyn Banka: Nëse merrni kredi konsumatore…

By: el da
14 July 2025 at 17:45

Për një kredi deri në200 mijë lekë, ai që merr hua në bankë apo institucionet e mikrofinancës do të paguajë maksimalisht normë interesi 62.2 për nga 70.9 për qind që ishte deri në fund të qershorit. Pra, nëse një qytetar do të marrë 200 mijë lekë kredi, maksimalisht ai do duhet të kthejë 390 mijë 380 lekë.

Banka e Shqipërisë ka përditësuar tavanet e interesit për kreditë konsumatorë. Kjo për ekspertë të ekonomisë si një kundërpërgjigje pas abuzimeve nga institucionet financiare jo-banka me qytetarë të ndryshëm.

“Janë disa arsyer që kanë ndikuar në këtë vendimmarrje. Veç skandalit që ndodhi me abuzimet. Si fillim është situata ekonomike. Banka e Shqipërisë po përpiqet të mbajë nën kontroll këto institucione, mbi të cilat ka pasur shpesh akuza për abuzim. Banka po përpiqet të mbajnë nën kontroll marzhet e fitimit të mikrofinancës”, u shpreh Edison Zaçaj, ekspert për ekonominë.

Ndërkohë për shumat nga 200 e 1 mijë e deri në 600 mijë lekë do të jetë 35.51 për qind nga 36.6 për qind që ishte. Tavanet e reja përcaktojnë se për huatë nga 600 e 1 mijë e deri në 2 milionë lekë, norma maksimale e interesit bëhet 14.93 për qind nga 14.76 për qind që ishte deri në fund të qershorit.

Banka e Shqipërisë ka përcaktuar gjithashtu që edhe normë maksimale 12.02 për qind për shumat nga 2 deri në 10 milionë lekë. Normat maksimale të interesit kanë ndryshuar edhe për overdraftet, forma e dytë më e përhapur e huamarrjes e cila përgjithësi lidhet me pagën e individit. Për shumat deri në 200 mijë lekë norma maksimale e interesit të jetë 18.3 për qind, ndërsa për ato deri në 600 mijë lekë, 18.41 për qind.

“E kuptojmë që edhe shoqëritë e mikrofinancës kanë kosto pasi fondet që ato kanë janë më të kushtueshme, por ka pasur shumë abuzime. Gjithashtu pasja e normave të interesit disi më të pranueshme i shtyn qytetarët që kanë nevojë të marrin kredi. Rrjedhimisht kjo sjell më shumë konsum e qarkullim në ekonominë e vendit”, shton eksperti.

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit 2021 normat tavan të interesit për kreditë konsumatore. Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë erdhi edhe si pasojë e raportimeve të shumta për abuzime me normat e interesit të dhëna nga institucionet e financiare jo-banka që u konfirmimeve edhe nga hetimet

Prokurorisë së Tiranës. Si kundërpërgjigje Banka e Shqipërisë iu hoqi licencat shoqërive Micro Credit Albaniadhe FINAL. m.p.

Kakavijë/ Tentoi të kalojë kufirin me 14 mijë euro, procedohet penalisht 40-vjeçari

By: el da
14 July 2025 at 17:39

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 40-vjeçar pasi u kap me 14 mijë euro të padeklaruara teksa tentoi të kalonte shtetin shqiptar.

Sipas raportimeve, për shtetasin O.K., 40 vjeç, nisi procedimi penal për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë e padeklaruara nga 40-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. m.p.

Policia parandalon ngjarjen e rëndë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

By: el da
14 July 2025 at 17:26

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës, në fshatin Dobraç. Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim kanosjen e fqinjit të tij.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se pas marrjes së informacionit për një konflikt të armatosur në Dobraç, forcat policore të Komisariatit të Shkodrës, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme dhe njësinë e posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka përdorur një armë zjarri pistoletë për të kanosur shtetasin A. K., fqinj i tij.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, arma e zjarrit e përdorur është sekuestruar nga shërbimet policore si provë materiale. m.p.

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

By: el da
14 July 2025 at 17:17

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkroi Rama në Facebook, ku publikoi edhe pamje nga takimi, por pa dhënë më shumë detaje.

Paradite, kryeministri thirri në mbledhje ekipin që po mbikëqyr dhe analizon punët e Bashkisë së Tiranës, por publikisht vëmendjen e çoi në Theth. Ai e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike. Ndryshe nga pretendimi i banorëve, ai shprehet se bëhet fjalë për ndërtime pa leje të ngritura për qëllime fitimi, nga persona që nuk janë nga Thethi.

Shefi i qeverisë ia bëri të qartë priftit të zonës që të mos ndërhyjë për të ulur shtetin në dialog me banorët, me pretendimin që objektet e prishura nuk janë trashëgimi e të parëve, por të ngritura gjatë fushatës zgjedhore, shkruan A2.

Rama zbuloi që nuk i kishte dalë ende inati me pronarin faktik të ndërtimit në qendër të fshatit, ndaj të cilit po pret hetimet e policisë.

Jo vetëm kontrollin e territorit, por qeveria pritet të ndërmarrë reforma për ujin e pijshëm dhe trajtimin e plehrave.

Në takimin me dyer të mbyllura, Rama ka kërkuar rifreskimin e administratës së bashkive qendër qarku. Nga ky rregull përjashtim do të bëjë Tirana, e cila procesin e metamorfozës do ta kryejë me ritme të tjera, duke mbajtur në konsideratë specifikën e kryetarit të arrestuar.

Mësohet nga A2 CNN se Kryeministri u ka thënë njerëzve të tij që ky proces është i rëndësishëm pasi pas dy vitesh PS shkon në zgjedhje lokale, edhe pse për kryeqytetin as në këtë takim nuk e ka qartësuar ekipin nëse do ta çojë para kohe në kutitë e votimit.

Gjithashtu, Rama ka urdhëruar Ministrin e Drejtësisë që t’u heqë licencën çdo noteri që u merr para pensionistëve në këmbim të shërbimeve që ofrohen nga E-Albania, duke kërkuar që këtë shërbim ta ofrojnë falas bashkitë. m.p.

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

By: el da
14 July 2025 at 17:05

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur.

Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare.

Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin brazilian: 100 milionë euro.

Rodrygo mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në Madrid nuk shihet si titullar. m.p.

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

By: el da
14 July 2025 at 16:52

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim i gabuar. Ata thonë se duhet rritur masa ndëshkuese e gjobës. Eksperti Islam Qibini thekson se ndaj kësaj kategorie shkelësish duhet të ketë ndryshime ligjore, ndërsa sugjeron rastet se kur një parkim dysh mund të përbëjë kundërvajtje penale.

“Në qoftë se kemi parkime dyshe problematike, e sidomos disa drejtues mjetesh që parkojnë mbi vijat e bardha, mbi trotuar ose tek vendqëndrimi për autobusë ose ku janë parkimet për invalidët, në këto kundërvajtje duhen rishikuar sanksionet. Duhet të rritet gjoba ose bllokim i automjetit në pikën e bllokimit”, thotë për A2 CNN, Islam Qibini, ekspert i sigurisë.

Ndërsa eksperti Artur Sulçe thotë se ndjekje penale dhe dënim me burg mund të aplikohet vetëm ndaj atyre drejtuesve që shkeljet që bëjnë janë të rënda dhe përsëritëse. “Gjobat kanë një hierarki. Nëse dikush e bën për herë të parë ka sanksionin që merret, e përsëriti për herë të dytë apo për të tretë, atëherë ai kthehet që mund të aplikosh këto masa. Të rritet penaliteti dhe të përafrojmë legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”, thotë Sulçe.

Deri më tani, secili efektiv i Policisë që ka konstatuar një drejtues mjeti që ka parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë apo dysh, është gjobitur me masë ndëshkuese nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja, sipas asaj që parashikohet në Kodin Rrugor. Por tashmë, çdo shkelës rrugor që parkon dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit, çështja do të referohet në prokurori, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon gjobë deri në 3 vite burgim. Ky ashpërsim që do të vihet në zbatim u bë pak ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Por, deri më tani mësohet se nga Policia Rrugore nuk është aplikuar ky vendim. m.p.

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

By: el da
14 July 2025 at 16:46

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për të luftuar evazionin dhe për të garantuar cilësinë ushqimore.

Megjithatë, në një vëzhgim të Report Tv në një prej lagjeve më të frekuentuara të kryeqytetit, dyqanet vijojnë të shesin produkte bulmeti pa kupon tatimor.

Pronarët e dyqaneve pranojnë jashtë kamerës se janë të lidhur prej vitesh me fshatarë të zonave përreth Tiranës, të cilët çdo mëngjes u sjellin prodhimet e tyre. Ata tregojnë se produktet nuk shoqërohen me faturë tatimore.

Në një prej këtyre dyqaneve, ku tregtohen bulmet dhe fruta të thata, garancia e vetme për cilësinë e qumështit është fjala e fshatarit që e ka sjellë.

Pa asnjë kusht sigurie e kontrolli, bulmeti shiten direkt nga rruga. Aksioni i autoriteteve synon rritjen e sigurisë ushqimore. Por një pengesë serioze duket se është një aspekt fiskal. TVSH-ja zero për blegtorët dhe bujqit, pamundëson zinxhirin e qarkullimit me faturë.

Në Lushnje, blegtorët, edhe sot, siç kanë vepruar gjithnjë, duke i lënë produktet e tyre te grumbulluesit

“E shesim me 50-60 lekë. Vijnë e marrin grumbulluesit në orën 05:00”, thotë një fermere.

“Qumështin e shesim me 53 lekë litri. Qumështin e marrin grumbulluesit apo baxhot me makinat e tyre”, tha një fermerë.

Produktin edhe këtë të hënë e shitën pa faturë. I vetmi shënim që ata kanë është në blloqet e tyre të shënimit. m.p.

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

By: el da
14 July 2025 at 16:35

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër, për shkaqe që akoma janë të paqarta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. m.p.

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

By: el da
14 July 2025 at 13:48

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të jenë edhe Voskopoja, një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit malor.

Në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat shtetërore për të adresuar problematikat që lidhen me zënien e hapësirave publike, sidomos në zonat turistike.

Gjatë takimeve të fundit në Vlorë dhe Durrës, kryeministri ka evidentuar edhe problematika të tjera si menaxhimi i mbetjeve urbane dhe furnizimi me ujë, të cilat do të jenë pjesë e axhendës edhe në vizitat e ardhshme në juglindje të vendit./kb

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

By: el da
14 July 2025 at 13:28

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca të rendit ku deri më tani nuk është dashur ndërhyrja e tyre.
Në shumicën e rasteve biznese të dnryshme kanë marrë leje për një objekt të caktuar dhe e kanë zgjatur duke marrë nga hapësira që ishte llogaritur e qytetarëve.

Ka pasur edhe biznese të tjera si marketet që kanë nxjerrë jashtë frutat perimet. Nga komunikimet me krerët e IMT thuhet se do të ketë aksion në ditët në vijim dhe sot ka disa grupe paralele që punojnë në terren./kb

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

By: el da
14 July 2025 at 13:16

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve të Thethit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtij terrori.

Në konferencën e fillim javës nga selia blu, Berisha tha se lidhur me akisionin e IKMT-së, banorët duhet të dëmshpërblehen për të gjitha ndërtesat e prishura, duke shtuar se sjellja e Ramës ndaj banorëve, është e njëjtë me ato të malazezëve, turqve, serbëve dhe Mehmet Shehut.

‘Kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët./kb

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

By: el da
14 July 2025 at 11:52
Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për pastrimin e e territorit. Një tregtar u shpreh se aksioni është paralajmëruar prej 4 ditësh nga Bashkia.

Disa tregtarë kanë shfaqur pakënaqësi duke u shprehur se në këtë treg punojnë për bukën e gojës.

 “S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë”, tha një një qytetar.

“Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam”, tha një tjetër./kb

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

By: el da
14 July 2025 at 11:37

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e bashkisë së Korçës dhe 3 të Kolonjës  kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të bashkive respektive.

Ndërkohë të kontaktuar me telefon Sotiraq Filo dhe Erion Isai thanë se nuk do të ketë largime të Zv/kryetarëve.

Nga ana tjetër ende nuk ka ndodhur një proces i tillë në  tre bashki si Pogradeci, Maliqi dhe Devolli, sipas komunikimit me këto institucione ato u shprehën se janë në proces vlerësimi për të zbatuar të gjithë kuadrin ligjor mbi këtë kërkesë për pozicionet drejtuese.

Asnjë zv.kryetar në juglindje të vendit nuk është shkarkuar, apo dorëhequr deri më tani. Burimet shtojnë se brenda pak ditëve Rama pritet të jetë në këtë qark/kb

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

By: el da
14 July 2025 at 11:13

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje tregtare, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të shtunën se do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, nisur nga 1 gushti, pasi negociatat disajavore me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së dështuan të sjellin marrëveshje.

Duke folur për gazetën Il Messaggero, Tajani tha gjithashtu se, për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane duhet të shqyrtojë një program të ri për blerjen e bonove dhe ulje të reja të normave të interesit.

Bashkimi Evropian tha të dielën se do të shtyjë marrjen e masave hakmarrëse kundër SHBA-së deri në fillim të gushtit, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje përmes negociatave.

Tajani tha se paketa prej 21 miliardë eurosh tarifa, që BE-ja ka përgatitur, mund të pasohet me një rund të dytë masash, nëse nuk ka marrëveshje me SHBA-në.

Megjithatë, ai tha se beson se mund të ketë përparim në negociata.

“Tarifat i dëmtojnë të gjithë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara”, tha Tajani.

“Nëse tregjet e aksioneve bien, një gjë e tillë do t’i vinte në rrezik pensionet dhe kursimet e amerikanëve”, shtoi ai.

Sipas tij, qëllimi duhet të jetë “zero tarifa” dhe një treg i hapur mes Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Evropës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të dielën se do të punojë në mënyrë intensive me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të zgjidhur konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Te konflikti i tillë vjen kur dy ose më shumë vende vendosin tarifa ose barriera të tjera tregtare ndaj mallrave dhe shërbimeve që importohen nga njëri-tjetri, për të mbrojtur prodhimet vendore ose për të fituar avantazh ekonomik. REL/kb

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

By: el da
14 July 2025 at 09:35

Nga Eduard Zaloshnja

Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë në Ultësirën Perëndimore (çereku përshkon Malësinë Verilindore – nga Rrësheni në Morinë të Kukësit).

Udhëtimi më i gjatë në autostradë pa ndërpreje mes dy qyteteve është ai Tiranë-Vlorë (152 km), që lidh qendrën e Ultësirës Perëndimore me skajin e saj jugor. Kurse në gjysmën veriore të Ultësirës Perëndimore, udhëtimi më i gjatë me autostradë është ai Tiranë-Milot (47 km). Për ta lidhur me autostradë Milotin me Shkodrën (skajin verior të Ultësirës Perëndimore) duhen edhe vetëm 50 km të tjera. Që nuk po bëhen dot…

Në mandatin e saj të fundit, qeveria Berisha siguroi fonde të mëdha për akset Tiranë-Elbasan, Fier-Vlorë e Qukës-Qafë Plloçë – por asnjë fond për autostradën Milot-Shkodër. Dhe ideja e kësaj autostrade jetike për Shkodrën ka mbetur jetime edhe në 12 vitet e qeverisë Rama…

Për nostalgji familjare, e vizitoj herë pas here Shkodrën – një nga perlat tona historike, gjeografike dhe urbanistike. Por në një ditë të zakonshme, udhëtimi me makinë për atje nga Tirana zgjat rreth 2 orë të vështira (duhet të nisesh herët, pa gëdhirë, që të arrish atje për 1 orë e 30 minuta). Kurse me ndërtimin e autostradës Milot-Shkodër, udhëtimi me makinë nga Tirana në Shkodër mund të realizohet pa vështirësi për vetëm 1 orë…

Po kur do të ndërtohet autostrada Milot-Shkodër?/kb

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

By: el da
14 July 2025 at 07:50

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara ndër vite.

Thuajse çdo vit kompania ofron akt-marrëveshje me abonentët, të cilët ndahen në tre kategori, familjet në nevojë dhe pensionistët, familjet dhe bizneset.

Enea Karakaçi, administrator i përgjithshëm i “OSHEE Grup”, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus dha disa detaje mbi këtë skemë.

“Skema e re vlen për çdo abonent që ka një debi të akumuluar ndër vite. Ne i japim mundësi që sipas kushteve financiare të paguajë detyrimet me këste deri në 20 vite, duke ulur deri në 70% kamatëvonesat. Kushti për të arritur këtë skemë është që abonenti të mos ketë detyrime të reja të vitit 2024-2025”, sqaroi Karakaçi.

Thuajse çdo vit kompania ofron skema lehtësuese për abonentët. Por a kanë ato rezultat?

“Vitin që shkoi ne arritëm të lidhnim 7 mijë aktmarrëveshje me klientë familjarë dhe biznese. Ka një reagim pozitiv të qytetarëve dhe për herë të parë detyrimet e papaguara në vitin që lamë pas u ulën. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që nga ky muaj të përfitojnë nga skemat e pagesave me këste”, tha Karakaçi./kb

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

By: el da
14 July 2025 at 07:32

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuqn për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja u veshtirësua për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bënte të vështirë ndërhyrjen./kb

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

By: el da
14 July 2025 at 07:16

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica në katër shtetet më të mëdha anëtare të BE-së do të mbështesnin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar – por jo me të njëjtat kushte që kishte më parë.

Sondazhi i realizuar nga YouGov në gjashtë vende të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe Britaninë, konfirmon gjithashtu se një shumicë e qartë e votuesve britanikë tani mbështesin rikthimin në bllok – por vetëm nëse mund të ruajnë përjashtimet që kishin më parë.

Sipas sondazhit, kjo përbën një “ngërç të opinionit publik”, edhe pse aktualisht duket shumë e pamundur që qeveria laburiste e Mbretërisë së Bashkuar – e cila këtë vit negocioi një “riformatim” të marrëdhënieve me BE-në – të tentojë një rikthim në BE sipas The Guardian.

Sondazhi EuroTrack i YouGov tregoi se të paktën gjysma e të pyeturve në katër vendet më të mëdha të BE-së – Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë – mbështesnin lejimin e Britanisë për t’u ribashkuar me BE-në. Përqindjet varionin nga 51% në Itali, 53% në Francë, 60% në Spanjë dhe 63% në Gjermani.

Por kur u pyetën nëse Britanisë duhet t’i lejohet të rikthehet me të njëjtat kushte që kishte kur doli – përfshirë jo-përdorimin e euros dhe qëndrimin jashtë zonës Shengen – shifrat ndryshuan ndjeshëm.

Vetëm rreth një e pesta e të anketuarve në katër vendet më të mëdha të BE-së – nga 19% në Itali dhe Francë, në 21% në Spanjë dhe 22% në Gjermani – mendonin se Britania duhet të lejohet të rikthehet me ato kushte, ndërsa 58-62% thonin se ajo duhet të jetë pjesë e të gjitha fushave kryesore të politikave të BE-së.

Sondazhi gjithashtu testoi qëndrimet duke pyetur nëse, nëse Britania do të pranonte të rikthehej vetëm nëse mund të ruante përjashtimet e mëparshme, a duhej t’i lejohej kjo. Disa (33-36%) mendonin se kjo do të ishte e pranueshme, por më shumë (41-52%) ishin kundër.

Në Britani, ndërkohë që 54% e britanikëve mbështesnin ribashkimin me BE-në kur pyetja u bë në mënyrë të përgjithshme, kjo shifër ra në vetëm 36% nëse ribashkimi nënkuptonte heqjen dorë nga përjashtimet e mëparshme. Në këto kushte, 45% e britanikëve ishin kundër rikthimit./kb

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

By: el da
14 July 2025 at 07:02

Dashi

Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur , sidomos në shoqërinë e njerëzve të veçantë. Kjo ditë është e përkryer për diskutime miqësore .

Demi

Sot do të jetë një ditë e mirë për të ndryshuar mjedisin rreth jush. Megjithatë , Demi nuk duhet të ndryshojë planet  në momentin e fundin vetëm pse ato  nuk rrinë mirë për ju. Natyra juaj konservatore është e tërhequr për risi sot , por ky interes mund të largohet shpejt  madje edhe të zhduket .

Binjakët

Binjakët janë njerëz të shoqërueshëm dhe sot do të kenë  mundësi të shfaqin anën e tyre intelektuale. Interesat dhe njohuritë tuaja do t’ju interesojnë shumë njerëzve që ju rrethojnë apo bashkëpunëtorëve tuaj.  Ju mund të merrni disa lajme nga jashtë. Fati i mirë do t’ju shoqërojë në shumicën e aktiviteteve tuaja sot .

Gaforrja

Do të mendoni se gjerat do ti keni të vështira sot, por jo, do të jetë një ditë e qetë dhe do të ndiheni rehat e të përkëdhelur nga njerëzit tuaj të dashur deri në mbrëmje.  Nuk i keni shumë qejf ndryshimet e papritura, doni të llogarisni çdo gjë.

Luani

Krenaria juaj mund të lëndohet sot, madje edhe dështimi më i vogël, perceptohet si katastrofë nga ana juaj.  Ju nuk pëlqeni asnjë ndryshim që vjen në mënyrë të menjëhershme.  Nuk do të jetë një ditë e mirë pasi nuk pëlqeni të takoni shumë njerëz.

Virgjëresha

Nuk është një ditë për aventura të reja.  Shumë nga ju nuk do t’ju pëlqeje argëtimi në lokale të zhurmshme  apo me muzikë të lartë.  Në disa takime mund ta ndieni veten në siklet, gjëja më e mirë është ti lini gjërat në rrjedhjen e tyre.

Peshorja

Ana krijuese kërkon vëmendje sot . Bazuar në karakterin tuaj, ju mund të tregoni interes në diskutimet e lajmeve, takimeve  publike, udhëtimeve , komunikimit të mrekullueshëm me njerëz interesantë .

Akrepi

Ditën e sotme do ta ndieni veten të kufizuar.  Ju jeni tip impulsiv, por sot duhet të qëndroni urtë në disa situata, për të përfituar më të mirën prej tyre.  Duhet ti rezervoni vetes të drejtën për pak punime. Duhet të shmangni ngarkesat  dhe mos harxhoni shumë kohë në internet.

Shigjetari

Jeni i prirur të zhvilloni takime dhe biseda më njerëz të tjerë. Do të zhvilloni disa takimet tek të afërmit tuaj dhe do të organizoni festa të ndryshme.  Nuk do të harroni edhe miqtë që i keni larg, me të cilët do të zhvilloni biseda të gjata.

Bricjapi

Nuk ju pëlqen të bisedoni për gjerat personale.  Do të ndiheni të lodhur dhe do të keni dëshirë për pak pushim, është një ide e mirë dhe duhet ta vini në zbatim.  Një mik i mirë, bisedat me të por edhe të lexuarit e një libri do të jete shoqëruesi juaj për pasditen e sotme.

Ujori

Ju jeni i vërtetë në ato që bëni dhe thoni, dhe për ju kjo është e rëndësishme.  Rrethanat dhe zhvillimet e ditës do t’ju nxjerrin në pah juve rreptësinë dhe rregullin që keni gjatë të punuarit. Pasdite mund të mos ndiheni mirë, por yjet ju këshillojnë të merrni çdo gjë me qetësi.

Peshqit

Mos lejoni të huaj dhe kalimtarët e rastit që të prekin shpirtin tuaj. Për ju sot është një ditë e qetë. Do të keni shumë dëshirë të merreni me aktivitete sportive dhe fizike për të djegur energjitë negative. Shumë prej jush do të merren me aktivitete sociale./kb

 

❌
❌