Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike

By: user 4
11 July 2025 at 12:15

Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike appeared first on Lapsi.al.

Rama i qan hallin të vdekurve të Elbasanit, pasi helmoi të gjallët

By: user 4
11 July 2025 at 11:54

Zjarri që përfshiu fushën e mbeturinave në Elbasan, për 6 ditë me radhë lëshoi një re të madhe tymi që qëndroi mbi qytet duke helmuar ajrin për të madh e të vogël. Shkak i flakëve nuk ishin vetëm temperaturat e larta të verës, por edhe babëzia e ministrave të Edi Ramës që në vend se të ndërtonin një incenerator funksional që do të trajtonte mbeturinat, mbushën xhepat me para dhe lanë pas një karakatinë, që Rama e quan incenerator, por që nuk funksionon.

Për pasojë, fusha e mbeturinave përfshihet nga flakët çdo verë duke helmuar qytetarët e Elbasanit me helme toksike që prodhon djegia e plehrave.

WhatsApp Video 2025-07-01 at 22.07.04 (1)

Për gjashtë ditë me radhë, Edi Rama heshti për këtë skandal që helmoi të gjallët, por këtë të premte doli se ishte shumë i shqetesuar për të vdekurit e Elbasanit. Ai iu përvesh kryebashkiakut të qytetit Gledian Llatja në takimin me kryebashkiakët, sepse kishte lejuar të rritet bari në varreza dhe që më vonë mori flakë.

“Iniciativat e qeverisë, gadishmëria e qeverisë për të mbështetur njerëzit, të mos trajtohen si bari i varrezave të Elbasanit. Bari i varrezave të Elbasanit ka potencialin të bëhet kallam edhe të bëhen varrezat si kallamishte. është një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur sa jo vetëm rritet por mund të synojë të bëhet kallam. Pastaj kur shkon dikush i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënie, del që është i çekuilibruar mendërisht, mund të jetë e vërtetë por nëse bari është i qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin” tha Rama gjatë takimit që pati me kryebashkiakët.

Kjo retorikë e Ramës, i cili ngre si shqetësim zjarrin që bie tek të vdekurit, por shpërfill flakët që helmojnë të gjallët, kthen përmbys çdo logjikë politike dhe sfidon çdo parim për një qeverisje të përgjegjshme.

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për inçeneratorin

Si shpjegohet që një kryeministër që heshti për flakët që lëshonin gazra toksike dhe helmuan dhjetëra mijëra banorë, sot e ngre zërin për flakët në varreza? Përse nuk flet asnjë fjalë për inceneratorin që nuk punon në Elbasan? Përse nuk kërkoi ndjesë për mbeturinat që digjen çdo verë?

Kuptohet se arroganca e Ramës e ka një shpjegim; Pas më shumë se një dekadë qeverisjeje, ndërsa të gjallët janë katandisur të nënshtruar e të mpirë nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, për atë që i sundon, ata vlejnë edhe më pak se të vdekurit.

The post Rama i qan hallin të vdekurve të Elbasanit, pasi helmoi të gjallët appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

VIDEO e Ramës në Theth/ Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim!

By: user 4
9 July 2025 at 18:02

“Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!” është urimi që priti kryeministrin Edi Rama në Theth, një vit më parë. Me zërin e shtruar dhe kokën ulur, vajza e veshur me kostumin tradicional të zonës së Alpeve i zgjat tabakanë ku është një bukë e gatuar nga duart e grave të fshatit.

Edi Rama, që sapo ka zbritur nga GMC e zezë për një takim me banorët thyen një copë nga buka, e ngjyen në kripë dhe e shijon i kënaqur nga pritja me motive folklori. Në sfond duken gjithsesi badigardët e shumtë që e shoqërojnë. Gotën e rakisë ia shërben një burrë, por Rama e refuzon kategorikisht. Në sfond oshëtin mirëseardhja tradicionale e burrave me njërën dorë në vesh që paralajmëron lëvizjet e një grupi valltarësh, që nisin kërcejnë nën tingujt e çiftelive.

Filmimet më lart tregon mikpritjen që treguan malsorët e Thethit për kryeministrin Edi Rama në një takim të një viti më parë, në qershor 2024. Ramën e pritën si një burrë që kishte mbajtur fjalën e dhënë.

Një muaj më parë, kur kishte vizituar Thethin për t’u folur për “Paketën e Maleve”, Rama kishte premtuar certifikata pronësie për shumë familje, që shteti nuk ua njihte pronën, problem që kishte paralizuar investimet dhe që frenonte turizmin. (VIDEO KETU)

Gjithçka dukej se po bëhej realitet një muaj më pas, kur kryeministri u kthye me çertifikatat e pronësisë në dorë për gati 200 familje. Rama i shpërndau personalisht dokumentat, duke i bindur malsorët se ishte njeri i fjalës.

“Siç ju dhashë fjalën herën e shkuar në fund të muajit, ne do të riktheheshim dhe ja ku jemi sot këtu” u tha banorëve, të cilëve u foli për investimet e ardhshme, për turistët që do të shtohen dhe për mundësinë që kishin fëmijët e tyre të ktheheshin nga emigracioni i rëndë i Gjermanisë, Francës, Britanisë etj.

“Paketa e re e mbështetjes për investimet në këto male, do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar pa pushim dhe që kanë kursyer e kursejnë që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë, pa patur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave dhe pa patur as nevojë të kalojnë në të gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë të shpërndarë lart e poshtë” u shpreh kryeministri.

Në takimin e dytë, pasi i bindi se ishte burrë i fjalës, u tregua akoma më i pakursyer me premtimet për zgjidhjen e problemit të pronave. Fali gjobat për ndërtimet pa leje, por edhe i justifikoi duke thënë se “nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’ju shmangur ligjit. Janë ndërtime të bëra nga nevoja, ndërkohë që në kushtet e pamundësisë ligjore, njerëzit kanë vazhduar t’i bëjnë”.

Ndërsa fliste me priftin e zonës, të cilit i dorëzoi titullin e pronësisë mbi truallin e kishës, kryeministri u shpreh:

“Janë rreth 150 bujtina sot dhe të gjitha do të bëhen dhe jo vetëm që do të bëhen të gjitha, por do të lulëzojnë më shumë e më shumë dhe unë po ju them që për disa vite, këtu do të jetë destinacion, jo vetëm europian, jo vetëm me shumë turistë, por do të jetë një destinacion ku do të duhet të paguajnë shumë për të fjetur një natë. Do të jetë destiancion i klasit më të lartë, ai që na duhet për turistët”.

Në vitin që pasoi i la banorët të përkundeshin nën ëndrrat e zhvillimit masiv të turizmit, faljes së gjobave dhe justifikimit të ndërtimeve pa leje. Disa e zhvilluan pronën, të tjerë që panë se si u falën gjobat, i investuan paratë e tyre në bujtina të tjera. Të tjerë, përfituan nga një rrjet korrupsioni të rrënjosur në polici dhe tek inspektorët e bashkisë për të shtuar investimet dhe për të ndërtuar objekte të reja.

Megjithatë, zgjedhjet e 11 majit ikën shpejt. Rama përfitoi 83 mandate deputetësh dhe tashmë në fjalor ka termat e ligjit, ndërsa mesazhet i dërgon përmes policisë, fadromave të IKMT apo forcave speciale.

Një foto nga qendra e Thethit pranë Kullës së Ngujimit që tregonte disa shtëpiza të ngritura mbi beton paralajmëroi nisjen e një aksioni për shembjen e objekteve pa leje në fshat.


“Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë” e quajti Rama që nisi edhe një debat me prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli, e cila nuk kishte pranuar të niste procedim penal për këto ndërtime.

Fill pas këtij rasti, nisi aksioni masiv i IKMT. Në kulmin e sezonit veror, fadromat, të shoqëruara nga forcat e policisë mësynë në fshat për të shembur rreth 80 apo 90 bujtina dhe investime turistike të ndërtuara pa leje.

Këtë mëngjes forcat e FNSH u afruan në fshat për të vëzhguar nga larg, në pritje të një urdhëri.

Banorët bllokuan urën lidhëze në hyrje të fshatit për t’i penguar fadromat, duke u përplasur me policinë.

Thonë se janë gati të shkojnë deri në vetëflijim, për të mos lejuar shembjen e objekteve dhe ngulmojnë se ndërtimet i kanë prej druri dhe me çati metalike, siç u ishte kërkuar nga autoritetet.

Por drejtuesi i aksionit të IKMT, një prej funksionarëve më të vjetër aty, Fatmir Meta u tha gazetarëve se urdhri është për prishjen e 70 apo 80 objekteve pa leje. “Absolutisht, objektet pa leje. Do prishen objekte pa leje, rreth 70 ose 80 objekte pa leje. Ne nuk e interpretojme ligjin, ne e zbatojmë ligjin. E kemi bërë njoftimin paraprak me ditë të tëra na është premtuar që do t’i çmontojmë. Është e treta ditë që vijmë te zotëria dhe urdhëro. Janë ndërtime të reja. Nuk jam i qartë për ndërtimet kur janë ngritur. Po bëhet një batërdi, një vend një mrekulli duke ndërtuar kioska në vend ta mbrojmë këtë zonë, këtë mrekulli të zotit, në vend ta mbrojmë, të ndërtojmë me kritere dhe vetë banorët duhet të jenë për ta mbrojtur jo për ta bastarduar”.

Por banorët e shohin ndryshe situatën. Së pari, ata nuk e kuptojnë se përse shteti po i kërkon të shembin investimet e tyre në kulmin e sezonit, kur disa turistë janë detyruar të anulojnë pushimet, ndërsa të tjerë vëzhgojnë të habitur që dhjetëra policë rrethojnë bujtinat e Thethit sit ë ishin skena krimi.

“Ne donim të bëjmë një thirrje për një zgjidhje të përbashkët. Por në jo në mes të sezonit të bëni një masakër” u tha një prej protestuesve policëve që kërkonin të hynin në fshat. Ndërkohë në protestën e filmuar nga dhjetëra kamera, një protestues tjetër u shpreh: “Ky ka drejtë se i jep urdhër ai tjetri, por edhe ne kemi të drejtë të mbrojmë pasurinë tone! Se pasha zotin kam kja mbramë kur kam pa atë shembjen e bujtinave aty!”

“Hapni rrugën thotë që të më shembin shtëpinë, u shpreh një tjetër,- Po ku të rri unë kur të na shembni shtëpinë? Unë në rrugë do rri, në shi. Edhe tani në shi jam. Ju po na shtyni me dhunë. Po na prishni shtëpiat tona”.

Ndërsa shohin fadromat dhe policët u kanë rrethuar shtëpitë, të tjerët kujtojnë se ishin të njëjtët policë dhe inspektorë që merrnin ryshfet kur këto bujtina u ngritën pa leje nga shteti.

Njëri prej tyre, akuzoi direkt në sy drejtuesin e policisë gjatë protestës dhe për pasojë, policët tentuan ta arrestojnë, por pa sukses.

“Ku është Benet Beci? Ku është Edi Rama që e ka rrejt tan miletin? Ku e ke ligjin? Ligjin e keni ju! Ju keni marr lekt për me ba kto ndërtesa! Ju! Ju jeni hajdutat! Ju jeni hajdutat! Sot vini e ua shembni! Ti i pari! (Polici: Paraqitu në prokurori!) Ti i pari që vjen këtu e ua shemb! Ti zbaton ligjin? Ti zbaton leshin! Ke marrë lekt! Ke marr lekt e ke lënë me ndërtue!

Ndërkohë një tjetër protestues i moshuar kujtoi shprehjen e Edi Ramës për ata që hanë mollë e dardha pas shpinës së tij, duke thënë se për të paguar ryshfet disa nga banorët kishin marrë edhe kredi në bankë.

“Kanë kërku ofertë dhe ia kemi dhanë vetëm me pshtue. Me djersën tonë. Kanë hangër dardhat, të paktën bishtat me ia çue Edi Ramës. Tanë janë me pagesë. Kush 5 milion, e kush… Merri në bankë e paguej policinë dhe bashkisë. Pse nuk vjen Benet Beci tash? Ai me policinë e bashkisë kanë marrë kafet. Kafet te dera” u shpreh një banor i irritur i Thethit.

Të tjerë po ashtu kujtuan se si kryeministri Edi Rama u kishte premtuar se mund t’i investonin paratë e tyre dhe t’i kthenin fëmijët e tyre nga jashtë për të jetuar në Theth.

“Kur erdhi Edi Rama këtu në Theth, zoti kryeministër I Shqipërisë tha hapur të gjithë ndërtoni në pronat tuaja. Tani nga doli kjo ide? Rinia u kthye nga jashtë. Unë s’kam dalë asnjëherë jam banor i përhershëm. Unë flakën do t’ia ve. Më mirë të më marrin shpirtin se të bëjnë ato që kanë bë. Kam qa si fëmia dje që u shemb shtëpia e njërit që është i mytur në borxh. E di se ju keni detyrën e shtetit, ju japin urdhra, po edhe ne do mbrojmë pasurinë e djersën tone” u shpreh një prej tyre.

“Ne kemi rënë në hall. Edi Rama ka qenë këtu dhe na ka rrah shpatullat, në mënyrë të veçantë rinisë. Na ka thënë thirrini edhe të rinjtë, fëmijët tuaj të investojnë. Te “Paketa e Maleve”, po ku të vijnë? Një turiste nga Ukraina më tha: Ne kështu po na e bëjnë rusët, po jo shqiptarët t’ia bëjnë shqiptarëve” u shpreh një tjetër.

Ajo që po ndodh në Theth sot përmbledh pak a shumë Shqipërinë e sotme: një vend ku të drejtat e individit nuk varen nga gjykatat, por nga humori i pushtetarit, ku investimet dhe fatet e një komuniteti nuk varen nga ligji dhe institucionet, por nga kapriçiot e kryeministrit, premtimet e të cilit vlejnë sa për një cikël elektoral.

Nëse në 2024 Rama premtoi t’ua shtonte bujtinat, t’i jepte hov turizmit në Theth dhe ta shndërronte fshatin në një mrekulli turistike, në 2025 ai ua rrëzon bujtinat, ua prish investimin me fadroma dhe nuk u lë asgjë zgjidhje tjetër veç emigracionit. Ndaj më shumë se me ligjin duket sikur banorët e Thethit po përballen me pabesinë e njeriut që sot e quan krim, atë që dje ua quante zhvillim./Lapsi.al

The post VIDEO e Ramës në Theth/ Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim! appeared first on Lapsi.al.

Skandal në aeroportin e Beogradit, autobusi me shqiptarë bllokohet nga policia

By: user 4
9 July 2025 at 13:27

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Aeroportin e Beogradit ku shqiptarët të cilët kishin zgjedhur për të fluturuar me linjën “Air Serbia” janë torturuar me orë të tëra nga autoritetet serbe.

Ky skandal është publikuar mëngjesin e sotëm nga gazetari Blendi Fevziu, ku një prej shqiptarëve të cilët kishte zgjedhur për të fluturuar me këtë linjë nga Beogradi në Shqipëri ka denoncuar këtë ngjarje për të cilën duhet të merren menjëherë masa.

Sipas asaj që Fevziu bën me dije, referuar informacioneve të dhëna nga i riu i identifikuar si Orlando, shtetasit shqiptarë janë mbajtur me orë të tëra të mbyllur në autobus i cili ishte pa kondicioner dhe pa drita.

Në videot e publikuara dëgjohen fëmijë teksa qajnë, ndërkohë që një qytetarë u kërkon llogari efektivëve të Policisë të cilët ishin bërë kordon jashtë autobusit.

“Kjo nuk është normale. A jeni në rregull? Ka fëmijë këtu”, dëgjohet t’i thotë ajo, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte me kaq, pas mbajtjes në mënyrë brutale në autobus, shqiptarët janë torturuar edhe në avionin e “Air Serbia”, ku është përsëritur e njëjta situatë.

“Kemi pritur me shume se 1 ore e 20 min me dyer te mbyllura ne nje bus plot me njerez. Fillova nga paniku se skishim ajer te hapja dritaret e siperme te busit, megjithate per shkak te temperaturave dhe njerezve te shumte ne bus ishte e pamundur te merrje mjaftueshem ajer.

Njerezit filluan te revoltoheshin dhe te qellonin xhamat me grushta njeherazi duke shpresuar se dikush do na degjonte. Po mbyteshim… femijet qanin. Pamja me e shemtuar dhe c‘njerezore qe kam pare ishte kur policia serbe dhe shoferi i autobuzit afrohen perballe me autobuzin dhe shihnin sesi ne kerkonim ndihme te hapnin dyert e nuk benin asgje.

Ne nje moment vajza ime 13 vjece merr ate pajisjen qe eshte per emergjence per thyerjen e xhamave dhe thyen xhamin e deres. Ne ato momente filluam te merrnim ajer”, u shpreh gruaja që postoi videon.

The post Skandal në aeroportin e Beogradit, autobusi me shqiptarë bllokohet nga policia appeared first on Lapsi.al.

Zhvatja e pronave në Ksamil, ana e errët e “Maldiveve të Evropës”

By: user 4
9 July 2025 at 13:20

Nga Lindita Çela

Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet më të mëdha të kafshëve të egra në Shqipëri, i mbushur me derra, çakej dhe kaproj, ndërsa rruga për të shkuar aty kalonte nëpër një tunel të krijuar natyrshëm nga portokallet dhe ullinjtë. Në këtë qytezë, e ndërtuar mbi bazën e punës vullnetare nga e gjithë Shqipëria, jetonin rreth 500 familje, shumica e të cilave nuk kishin banesa fikse, por banonin në kapanonet e ngritura për vullnetarët.

Ishte një parajsë mbi tokën shqiptare, ndaj dhe qeveria e Aleksandër Meksit, duke parë potencialin turistik të zonës, vendosi të mos zbatojë ligjin për ndarjen e tokës për anëtarët e ndërmarrjes bujqësore të fermës së Ksamilit, me arsyetimin se ajo do të përdorej për projekte madhore turistike.

I ndarë në 96 parcela virtuale pa kufij realë në terren, të dhëna dikur nga Mbretëria e Zogut për familje gjirokastrite, Ksamili është kthyer në qytezën ku zor se gjen kënd që nuk është dyerve të gjykatës, qoftë ky pretendent për t’u shpallur pronar, apo dhe i shpallur “investitor strategjik” nga qeveria.

Përgjatë 35 viteve, ajo që dikur quhej “perla e jugut” është zhytur në paligjshmëri, kaos dhe shëmti urbane. Ndërtime të shëmtuara, mungesë uji, rrjet i degraduar kanalizimesh dhe plazhe të zaptuara janë pasojat më të dukshme, ndërsa dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë një histori mafioze që nis me kultet fetare, sekserët e tokave, policët që marrin para për të lejuar ndërtime, drejtorë legalizimesh dhe hipotekash që zhvatin çdo gjë, e gjykata shqiptare që certifikojnë me lehtësi vendime tapish, duke e kthyer Ksamilin në një qytezë ku krimi i organizuar dhe interesat politike kanë lënë vulën e tyre të shëmtisë.

Prona, gjyqet dhe krimi i organizuar

Pas më shumë se 20 vitesh të kaluara mes dyerve të gjykatave dhe zyrave të hipotekave, Lirika Çoçoli përjetoi një ndjesi çlirimi në maj të vitit 2022, kur hodhi firmën për shitjen e rreth 20 hektarëve tokë në Ksamil, një sipërfaqe e konsiderueshme buzë detit, pranë zonës së njohur si “Pema e Thatë” dhe resortit luksoz Arameras.

Për të finalizuar shitjen, ajo kishte arritur të bindte edhe 33 trashëgimtarët e tjerë të Sulo Hysen Çoçolit, një ish-bej i njohur i zonës, të firmosnin dokumentacionin përkatës. Frika se nuk do të arrinin kurrë të gëzonin pronën e të parëve, i bashkoi të gjithë në një qëllim të përbashkët.

Edhe pse trashëgimtarët kishin fituar të drejtën e pronësisë përmes vendimeve gjyqësore, një pjesë e konsiderueshme prej 1320 hektarësh që ata pretendojnë se i përkiste stërgjyshit të tyre, nuk mund të regjistrohej në emrat e tyre për shkak të refuzimit të zyrës lokale të kadastrës në Sarandë.

Dokumentet tregojnë se mes palëve, institucioneve vendore dhe Avokaturës së Shtetit janë zhvilluar dhjetëra padi e kundërpadi, deri në korrik të vitit 2014, kur trashëgimtarët siguruan një titull ekzekutiv për regjistrimin e pronës.

“Prej vitesh nuk ia dolëm ta regjistronim, ndërkohë që prona jonë filloi edhe të zaptohej jo vetëm nga njerëz me pushtet, por dhe nga ndërtime pa leje,” – tha për “shteg.org”, një prej trashëgimtarëve të këtij fisi, Edlira Barbullushi.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, autoritetet zvarritën shqyrtimin e çështjes për më shumë se një dekadë, duke pretenduar për mbivendosje pronash.

“Na thoshin se kishte mbivendosje, ndaj nuk mund të regjistrohej prona. Në fund, nuk na mbeti tjetër veçse ta shisnim,” – tregon Lirika Çoçoli.

I vetmi që pranoi të merrte përsipër zgjidhjen e problemit me institucionet shtetërore ishte Klajdi Merkaj, një ndërtues i ri, atëherë i konsideruar i suksesshëm në sektorin e ndërtimit.

Kompania e tij, “Merkaj Invest”, kishte siguruar leje ndërtimi në disa nga zonat më të lakmuara të Tiranës, me projekte me vlera miliona euro.

“Ata morën përsipër që brenda një periudhe të ekzekutonin vendimin e gjykatës, të nxirrnin certifikatat e pasurive për të gjithë trashëgimtarët, ndaj edhe ne nënshkruam kontratën e porosisë duke i përcaktuar mirë kushtet,” – thotë Lirika.

Sipas kontratës së porosisë që trashëgimtarët nënshkruan me kompaninë, Merkaj merrte përsipër ekzekutimin e vendimit gjyqësor, nxjerrjen e certifikatave të pasurisë dhe përfundimin e procesit të regjistrimit brenda gjashtë muajve. Pagesa për tokën u caktua në 45 euro/m².

Megjithatë, sipas dëshmisë së Edlira Barbullushit, vlera reale e përfituar nga shitja ishte sa gjysma e çmimit të dakortësuar.

Pas kontratës, dyert e zyrës së kadastrës në Sarandë, të mbyllura për më shumë se një dekadë, u hapën brenda pak muajsh.

“Duke qenë se nuk e regjistronim dot, nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta shisnim, edhe pse çmimi i dakortësuar në kontratë në të vërtetë përfundoi sa gjysma e tij,” – tregon Barbullushi.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se Klajdi Merkaj ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Franc dhe Hajdar Çopjes, dy vëllezër të njohur në botën e krimit, të akuzuar për vrasje me pagesë, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas vendimeve të gjykatës dhe komunikimeve të përgjuara në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, Merkaj identifikohet si personi që menaxhonte vlera të mëdha monetare “cash” për llogari të Franc Gergely (Çopja), duke bërë transferime nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Në biseda me Franc Çopjen, Merkaj e informonte rregullisht për ecurinë e projekteve dhe kërkonte shuma të mëdha parash për “të lëvizur punët”.

“Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” – thuhet në vendimin e gjykatës.

Klajdi e informonte Çopjen për ecurinë e projekteve dhe i kërkonte shuma të konsiderueshme parash sa herë i dilte nevoja.

“Për të dy vendet jemi konsumuar lart për t’u realizu. Kemi marrë ok,” – i shkruan ai Franc Çopjes, ndërkohë që komunikimet e tyre u bënë pjesë e një dosjeje të zgjeruar të Gjykatës së Posaçme mbi organizatën “Çopja”.

Rrjeti i Çopjas dhe milionat që lanë Shqipërinë


Nëse dikush do të kërkonte të kuptonte sesi krimi i organizuar në Shqipëri evoluon nga rruga në institucione, nga dhuna në ndërtim, nga errësira në fasadë të ndritshme urbane, mjafton të ndjekë gjurmët e organizatës kriminale “Çopja”. E ngritur nga dy vëllezër nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja, kjo organizatë u kthye nga një grup shpërndarësish të thjeshtë kokaine në një rrjet të fuqishëm që operonte në trafik ndërkombëtar droge, vrasje me pagesë dhe pastrim të sofistikuar parash përmes sektorit të ndërtimit dhe financës në Shqipëri.

Rruga e tyre nisi në Itali, aty ku në mesin e viteve 2000, dy vëllezërit nisën të shpërndanin kokainë në lagje periferike. Shpejt, lidhjet me furnitorët u thelluan, rrjeti u zgjerua dhe aktiviteti kaloi kufijtë e Italisë. Në më pak se një dekadë, emri “Çopja” u bë i njohur në qarqet kriminale të Belgjikës, Holandës dhe Britanisë së Madhe, ku organizata shquhej për efikasitetin në trafikimin e kokainës dhe përdorimin e dhunës pa kompromis kundër rivalëve.

Në vitet 2018–2020, organizata akuzohet për të paktën shtatë vrasje dhe dy plagosje, në përpjekje për të eliminuar grupin rival “Alibej”. Por ajo që e veçon këtë organizatë nuk është vetëm brutaliteti, por mënyra se si ajo kërkoi të ngjitej në sipërfaqe, duke “larë” paratë në rrjedhën e sipërmarrjes legale, sidomos përmes ndërtimit në Tiranë.

Në prillin e vitit 2019, grupi u përfshi edhe në një prej krimeve më të bujshme në vend, grabitjen me armë të 4.6 milionë eurove brenda pistës së aeroportit të Rinasit, një akt që, sipas SPAK, u krye nën drejtimin dhe me logjistikën e organizatës Çopja.

Në vitin 2020, Franc Çopja u zhvendos në Dubai, një strehë e preferuar për kriminelët shqiptarë që kërkojnë të shmangin arrestimin apo atentatet. Prej andej, ai nisi të menaxhonte transferimin e miliona eurove nga aktivitetet e paligjshme në ndërtim, blerje pronash dhe investime që nuk do të tërhiqnin vëmendje.

Vetëm gjatë atij viti, ai solli në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro cash, një vit më pas, në 2021, dyshohet se një shumë edhe më e madhe, rreth 15.4 milionë euro, u përdor për blerjen e lingotave të arit.

Paratë përdoreshin, zhvendoseshin, fshiheshin dhe shndërroheshin në investime legale nëpërmjet një rrjeti të ndërlikuar kompanish dhe bashkëpunëtorësh. Kompania “Elba Beton” dyshohet të jetë një nga ndërmjetësit më të rëndësishëm të pastrimit.

E themeluar në vitin 2001 nga Arben Lamçja, një ish i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe një figurë e afërt me Çopjan, kjo kompani u transferua më vonë në emër të Arjan Ormenajt, por Lamçja mbeti kontrolluesi real.

Në komunikimet e siguruara nga prokuroria, ai kërkon miratimin e Franc Çopjas për një investim ndërtimi me vlerë dy milionë euro.

Përveç sektorit të ndërtimit, një tjetër hallkë e rëndësishme e pastrimit të parave ishin pikat e këmbimit valutor. Një nga këto pika, “B.Lika, Çimi & Keni”, ndodhej në zemër të Tiranës, përballë Bankës së Shqipërisë. Prokuroria ka dokumentuar se aty janë mbajtur cash rreth 2.3 milionë euro për llogari të Çopjas.

Në një rast tjetër, një farmacist me emrin Dorjan Dyli ka tërhequr 121 mijë euro nga kjo pikë për të paguar këstin e parë të një apartamenti në një pallat të identifikuar si “me fasadë të kuqe”, përballë Fakultetit Ekonomik.

Pjesa tjetër e shumës, 236 mijë euro në total, është mbuluar me një kredi fiktive të marrë në bankë dhe më pas shlyer me para të pista.

Në korrik 2023, pas hetimesh të gjata dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, organizata “Çopja” u godit në kuadër të operacionit “Gorgon”.

U arrestuan dhjetëra persona në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë dhe Holandë. Franc Çopja u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në Belgjikë si urdhërues i një vrasjeje që kishte lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Lamçja u arrestua në Kosovë dhe u ekstradua, ndërsa Ormenaj është ende në kërkim.

Hetimet zbuluan se organizata kishte filluar të përdorte edhe teknologjinë moderne për të shmangur gjurmët e pasurive.

Përmes përdorimit të kriptovalutave dhe skemave të sofistikuara digjitale, grupi realizonte transferta të fshehta, pagesa të koduara dhe mbante asete të mëdha në kuleta digjitale. Falë bashkëpunimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit me EUROPOL dhe policisë së Belgjikës, Holandës dhe Spanjës, u arrit të gjurmohej dhe sekuestrohej një vlerë mbi 10 milionë dollarë amerikanë në kriptovaluta. Ky ishte sekuestrimi më i madh digjital i bërë ndonjëherë nga autoritetet shqiptare.

Më 28 nëntor 2024, Gjykata e Posaçme miratoi sekuestrimin e aseteve të organizatës, që përfshin 4 llogari bankare me afro 130 mijë euro, 4 vila me truall, një hotel në Tiranë, 14 troje ndërtimi, 4 garazhe, 5 njësi shërbimi, 3 apartamente, njëri prej tyre dublex, dhe një shoqëri tregtare me të gjitha llogaritë përkatëse.

Prokuroria e Posaçme deklaron se vetëm gjatë vitit 2022, organizata ka transferuar rreth 7.5 milionë euro në Shqipëri përmes strukturave financiare të sofistikuara që synonin pastrimin e parave të drogës përmes investimeve në ndërtim.

Prona prej 20 hektarësh në Ksamil, me tu regjistruar nga kadastra shtetërore, u shit me një vlerë prej 18 milionë eurosh.

“Na e zaptonin, nuk kishim mundësi ta mbronim më. E shitëm sepse nuk kishim zgjidhje tjetër,” – u shpreh një prej trashëgimtarëve Çoçoli për “shteg.org”.

Blerësi rezulton të jetë Endri Merkaj, binjaku i Klajdit, i cili mori në pronësi kompaninë “Merkaj 3” sh.p.k., e themeluar në vitin 2013 me aktivitet tregtar në shitjen e gomave. Aktualisht, kompania ka kaluar në sektorin e ndërtimit.

Endri Merkaj nuk iu përgjigj kërkesës së “shteg.org” për koment deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa prona në fjalë nuk figuron në listën e pasurive të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me vëllezërit Çopja.

“Çështja është në fazë hetimi dhe për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të bëhen publike më shumë informacione,” – deklaroi Prokuroria e Posaçme.

Trashëgimtarët e Sulo Çoçolit nuk janë të vetmit që kanë gjetur “zgjidhje” përmes personave që garantojnë firmosje të dokumenteve në institucionet shtetërore.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “shteg.org” në Ksamil janë me qindra procese gjyqësore të hapura mes trashëgimtarëve të ish-çifligarëve dhe “pronarëve” të rinj që janë shpallur të tillë me dokumente të falsifikuara dhe të legalizuara nga vendime gjykatash apo komisione të kthimit të pronave.

Ka dyshime se mijëra hektarë tokë në Ksamil janë tjetërsuar nëpërmjet falsifikimeve.

Aq e madhe është katrahura, sa ish-kryetari i task-forcës së Qeverisë Rama, Alket Hyseni, deklaroi se shteti duhet të marr detin për të kompensuar “pronarët” e shpallur me vendime gjykatash.

“Ksamili është 1320 hektarë. Për të mbuluar të gjithë ‘pronarët’, na duhen 3 mijë hektarë, pra duhet të hyjmë në det. Tani kanë marrë edhe Parkun e Butrintit,” – deklaroi Hyseni në cilësinë e kryetarit të taks-forcës së kabinetit të parë të qeverisë Rama.

“Pika e vogël” që po fundos Ksamilin

Rreth 33 vjet më parë, Bashkim Dulaj u vendos në kodrën e Manastirit, në hyrje të qytezës së Ksamilit. Asokohe, në këtë zonë të izoluar, shtëpitë e banimit numëroheshin me gishta, ndërsa i vetmi objekt i mbetur ishte një repart i braktisur ushtarak.

Me punë të ndershme dhe kursime nga emigracioni, Dulaj ndërtoi një shtëpi për familjen e tij. Legalizimi i saj u bë bashkë me 500 metra katrorë tokë, ndërsa ai ruan ende çdo dokument dhe pagesë që ka bërë në emër të shtetit për të drejtën e pronësisë. Sot, ai jeton aty me fëmijët dhe familjen.

Lagjja e Manastirit numëron mbi 200 shtëpi, të ndërtuara nga banorë të ardhur kryesisht nga zonat përreth. Pjesa më e madhe e tyre nuk zotëron dokumente pronësie, përveç faturave të legalizimit.

“Ne prisnim të merrnim tapitë e shtëpive, sepse kemi paguar çdo gjë sipas ligjit. Por më pas mësuam se procesi ishte pezulluar me urdhër nga lart,” – thotë Bashkimi.

Pak prej tyre kanë arritur të marrin certifikata pronësie, ndonëse u janë bërë premtime të përsëritura në çdo cikël zgjedhor.

Ndërkohë që banorët kërkonin zgjidhje nga institucionet, qeveria në Tiranë kishte plane të tjera për këtë zonë të lakmuar buzë detit, një nga pjesët më të vlerësuara të bregdetit shqiptar.

Në vitin 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një projekt zhvillimor me vlerë 28 milionë euro: “Ksamil Seaside Resort & Residential – The Mirrors, Faza I”, i financuar nga shoqëria “Premium Finance Invest”.

Resorti është i parashikuara të zhvillohet në një sipërfaqe prej 139.358 m2 ku do të ndërtohen vileta dy katëshe me një sipërfaqe ndërtimi 32.575 m2.

Dokumentet tregojnë se vendimi u mor në të njëjtën periudhë kur banorët e Manastirit u informuan për pezullimin e procesit të certifikimit të pronave të tyre, ndërsa pronarët i ofruan institucioneve lokale edhe objektet që sipas tyre ishin ndërtuar në mënyrë informale.

Projekti për ndërtimin e resortit është firmosur nga ish-ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa prona që do të ndërtohet resorti figuron të jetë Ilirjana Demiraj Çoçoli, një prej trashëgimtareve të familjes Çoçoli.

Për ironi, ndërkohë që një pjesë e qeverisë mbështeste projektin dhe e konsideronte si zhvillim strategjik turistik, një pjesë tjetër e saj përballej në gjykatë me po të njëjtët trashëgimtarë për pronësinë e tokave në zonë.

Avokatura e Shtetit, bashkë me zyrat lokale, është përfshirë në një proces të gjatë gjyqësor ndaj trashëgimtarëve të Isuf Çoçolit, të cilët pretendojnë pronësinë mbi një sipërfaqe prej 1.320 hektarësh në Ksamil.

Sipas tyre, toka e trashëguar përfshin kufijtë “nga njëra anë deti, nga ana tjetër lumi Vivar, liqeni i Djallanit dhe kullota pranë Manastirit të Shën Gjergjit”.

Proceset gjyqësore janë zhvilluar mbi vendime të Komisionit Vendor të Kthimit të Pronave në Qarkun Vlorë, dhënë në vitet 2006–2007. Avokatura e Shtetit ka kundërshtuar vendimet, duke pretenduar se janë dhënë në shkelje të ligjit dhe cenojnë pronësinë shtetërore.

Sipas dokumenteve të Arkivit Shtetëror, Avokatura ka pretenduar bashkëpronësi të tokave të përfshira dhe ka listuar një sërë ligjesh të shkelura, përfshirë ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit” dhe ligjin “Për rezervat ujore”.

“Prona ndodhet në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit dhe përfshin edhe bregun e detit, çka e bën vendimin e komisionit të pavlefshëm,” – thuhet në një nga paditë e Avokaturës.

Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve, Avokatura e Shtetit e ka humbur betejën në Gjykatën e Lartë. Ironikisht, një nga përfitueset kryesore të këtij vendimi është pikërisht Ilirjana Demiraj Çoçoli, trashëgimtare dhe pronare e tokës mbi të cilën do të ndërtohet resorti luksoz në plazhin e Pasqyrave.

Ish-ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e ka cilësuar ndërtimin e këtij resorti si një “pikë të vogël” të projektit zhvillimor të turizmit në Ksamil. Por për banorët, kjo “pikë” po shndërrohet në fundin e shtëpive të tyre.

Sipas dëshmive, kompania që ka marrë lejen e ndërtimit ka vendosur tabela me planin e projektit pikërisht në zonën ku ndodhen banesat aktuale të banorëve të Manastirit.

Ky veprim ka shkaktuar protesta dhe frikë të përhapur mes familjeve, të cilat, megjithëse nuk janë zyrtarisht të njoftuar për ndonjë vendim për shembje, ndihen të kërcënuar nga çdo zhvillim i mëtejshëm.

“Tabelat janë sinjali i parë se do të humbasim shtëpitë dhe jetën që kemi ndërtuar me mund në këto vite,” – deklaruan ata për “shteg.org”.

Dokumentet tregojnë se, të paktën 19 banesa në Manastir janë evidentuar si ndërtime in-formale për të cilën është kërkuar shembja e banesave nga IKM-të apo mos vijimi i procedurave të legalizimit nga strukturat lokale në Sarandë.

Të gjithë të kërcënuar

Në fillimverën e vitit 2019, Ksamil u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare kur ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij Carla Bruni qëndruan në një resort luksoz në zonë, ndërsa Bruni mbajti një koncert në Teatrin Antik të Butrintit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës.

Më 22 qershor, Kryeministri Edi Rama publikoi qëndrimin e çiftit presidencial në rrjetet sociale, duke e cilësuar eventin si “foto e ditës” ndërsa pamjet tregonin momente relaksimi mes dy familjeve. Media zbuloi se çifti presidencial francez qëndroi në resortin “Kep Merli” e që nga ajo kohë, personazhe të njohur si vajza e Presidentit të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump apo edhe Mira Murati janë përfolur se kanë pushuar aty, ndërsa gjiri i Ksamilit është cilësuar nga shumë si një prej më të bukurve në vend, shpesh i krahasuar me “Maldivet Shqiptare”.

Pavarësisht luksit që gëzojnë personazhet e famshëm dhe privatësisë që ofron resorti me 63 vila, dokumentet tregojnë një realitet tjetër.

Banorët e Manastirit nuk janë të vetmit që ndihen të “kërcënuar” nga vendimet e gjykatave që njohin dhe u rikthejnë pronat me dokumente të kontestueshme.

Projekti i vlerësuar nga qeveria si “investim strategjik” në turizëm, rezulton të ketë mbivendosje me pronat e rikthyera të trashëgimtarëve të Isuf Çoçolit.

Për këto prona, Avokatura e Shtetit ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për ligjshmërinë e akteve, nëpërmjet të cilave ndër vite janë dhënë vendime nga zyrat lokale për kthimin dhe kompensimin e pronave, të cilat më pas janë ligjëruar me vendime gjykate.

Dokumentet tregojnë se gjiri ku është miratuar leja e ndërtimit, në maj të vitit 2005 ishte pronë shtetërore, ndaj kompanisë iu dha statusi “person i stimuluar”.

Ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2009, për “rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat e zhvillimit të turizmit”, i dhanë të drejtë subjekteve që kishin këtë status të kalonin pronësinë dhe të privatizonin truallin me të cilin më herët kishin nënshkruar marrëveshje me shtetin shqiptar. Kjo e drejtë parashikohet edhe në rastin kur mbi truallin zonë e stimuluar ka pronarë të cilët janë njohur si të tillë pas vendimit të dhënies së statusit “person i stimuluar”.

Shoqëria që qëndron pas resortit turistik “Kep Merlit” aplikoi për privatizimin e truallit ku ishte ngritur resorti, ku sipas vendimeve gjyqësore, një sipërfaqe prej 210.469 m² i ishte njohur trashëgimtarëve Çoçoli.

Një vendim qeverisë Rama dhënë më 2015 hapi rrugën privatizimit të pronës duke miratuar edhe shpronësimin e trashëgimtarëve të Isuf Çoçolit për këtë sipërfaqe.

Por, pavarësisht vendimit te qeverisë, procesi u ndërpre papritur. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezulloi procedurën e privatizimit pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Në 2021 kur ASHK vijoi me lëshimin e faturës për blerjen e tokës u konstatua se kishte pasaktësi në mënyrën e llogaritjes se çmimit dhe në rilevimin topografik të zonës, pa-saktësi këto të konstatuara edhe nga Drejtoria e Apelimit dhe Bashkëqeverisjes.

Në tetor të 2021 një vendim i dalë nga ky institucion urdhëron ASHK-në të përmirësojë regjistrin kadastral dhe të vijojë procedurat e kalimit të pronësisë, por nuk është ekzekutuar nga kadastra lokale.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) nuk iu përgjigj kërkesave për koment mbi gjetjet e “shteg.org” lidhur me çështjet e regjistrimit të pasurive në Ksamil.

Ndërkohë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, e cila në shtator të vitit 2019 i akordoi kompanisë statusin e investitorit strategjik për realizimin e projektit “Kep Merli Eco Resort”, me një vlerë të parashikuar prej 78 milionë euro dhe një sipërfaqe prej 250 mijë metrash katrorë, sqaroi për “shteg.org” se kompetencat për çështjet e regjistrimin e pasurisë i përkasin ASHK-së, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë zhvilluese deklaruan se statusi i investitorit strategjik ka qenë më shumë formal sesa funksional.

“Procedura e dhënies së statusit të investitorit strategjik nuk ka qenë as efektive dhe as funksionale në praktikë për një projekt të përmasave dhe kompleksitetit të ‘Kep Merli’. Ai është trajtuar më tepër si një formulë teorike në letër sesa si një mekanizëm real dhe i zbatueshëm që ofron përfitime konkrete, mbështetje institucionale apo përshpejtim të proceseve administrative,” – u shpreh kompania për “shteg.org”.

Ligji për investimet strategjike, i miratuar nga Kuvendi në vitin 2015, synonte të nxitë investimet në turizëm dhe sektorë të tjerë të prioritarë për zhvillimin ekonomik.

Çdo investim mbi 5 milionë euro, që krijon të paktën 80 vende pune, përfiton këtë status dhe përfshin mbështetje infrastrukturore nga shteti, si lidhje energjetike, ujësjellës, kanalizime dhe rrugë.

Të dhënat tregojnë se përfitimet më të mëdha nga këto procedura të thjeshtuara dhe të përshpejtuara i kanë marrë një grusht biznesmenësh vendas.

Fillimisht, afati për aplikim për statusin përfundonte në dhjetor 2018, por është shtyrë disa herë.

Në mars 2024, afati u shty sërish deri më 31 dhjetor, mes debateve të forta politike dhe mungesës së kuorumit parlamentar.

Një studim i organizatës “Qëndresa Qytetare” në vitin 2021 tregoi se shumica e investimeve të miratuara ishin vendase, të fokusuara në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, ndërsa transparenca dhe përfshirja e komuniteteve lokale ka qenë thuajse inekzistente.

Ekspertë dhe përfaqësues të opozitës e kanë kritikuar ligjin si mjet që lehtëson shpronësimet dhe krijon presion ndaj pronarëve legjitimë, duke favorizuar kompani të lidhura me interesat qeveritare.

Për më tepër, kritikohet fakti që ligji ndërhyn në marrëdhëniet mes pronarëve privatë dhe investitorëve, duke ushtruar presion mbi pronarët për të pranuar marrëveshje, pasi në të kundërtën, shteti mund të ndërhyjë me shpronësime, shpesh për një vlerë më të ulët sesa ajo e tregut.

Një pronë fantazmë në zemër të Ksamilit

Ndërsa banorët e Manastirit përballen me vendime të diskutueshme që u rrezikojnë pronat, një tjetër histori në Ksamil hedh dritë mbi mënyrën se si prona publike është përvetësuar përmes dokumentesh të dyshimta, aktesh noteriale dhe vendimesh gjyqësore të kontestuara.

Në maj të vitit 2006, një shtetas me emrin Rebani Bocai i dha Kryegjyshatës Botërore Bektashiane një shumë prej 2 miliardë lekësh për të blerë një pronë në Ksamil që, sipas pretendimeve të kryegjyshatës, i përkiste asaj. Në kontratën e nënshkruar mes tij dhe Komitetit Bektashian, përfaqësuar nga Baba Besnik Fekushi, thuhet se pagesa u krye jashtë zyrës noteriale. Vetëm tre muaj më vonë, Bocai nënshkroi një kontratë të dytë, kësaj here marrëveshje qiraje për të njëjtën pronë, me vlerë 100 mijë dollarë për një afat 99-vjeçar, që do të paguhej në dy këste.

Bëhej fjalë për një sipërfaqe prej 137 hektarësh kullotë në Ksamil, një tokë dikur e përbashkët mes familjeve të mëdha gjirokastrite dhe institucioneve fetare, siç është “Teqeja e Zallit”. Secili prej tyre kishte një pjesë të caktuar të kësaj pasurie virtuale. Fjala vjen “Teqeja e Zallit” kishte 6/96 dikush tjetër 2/96 e kështu me radhë. Ata merrnin të ardhurat nga administrimi i këtyre kullotave të cilat ende nuk kishin kufij në terren, por vetëm sipërfaqe virtuale.

Në korrik të vitit 2006, një vendim i Gjykatës së Sarandës e njohu pronën në fjalë si pronësi të Teqesë, bazuar në një “zotim” të vitit 1927 sipas të cilit sipërfaqja ishte blerë nga Zylejha dhe Hanëme Riza Çoçoli.

Pavarësisht se dokumentet e zyrave të pronave përfshinin plot 8 vendime kontradiktore, prona në vitin 2009 u regjistrua përfundimisht në emër të Kryegjyshatës Bektashiane.

Pas regjistrimit, prona u nda dhe një pjesë e saj, rreth 250.000 m², përfundoi në duart e Rebani Bocait. Aty nisi një seri shitjesh me ritëm të shpejtë: toka kalonte nga një emër në tjetrin, përmes kontratave, garancive bankare, noterëve dhe regjistrimeve zyrtare.

Pjesë të pronës iu shitën shoqërisë “Dola” sh.p.k., “Ksamil Investment”, u përdorën për garanci në Union Bank, kaluan në pronësi të bankës Credins dhe madje përfunduan edhe tek përmbarues privatë.

Emra të tjerë si Bujar Nurka, Shkëlqim Beshiri, Rahman Selmanllari, Erion dhe Dashnor Cenokaci dolën si pronarët e radhës të tokës që fillimisht nuk ekzistonte.

Sipas një vendimi të vitit 2012, edhe vetë Bocait iu shpronësua një pjesë e tokës, që më pas kaloi në emër të palëve të tjera.

Banorët që jetonin në ato troje, shpesh pa dokumente, nisën të merrnin njoftime qiraje nga persona të panjohur. Disa protestuan, të tjerë u ankuan në komuna, shumë heshtën.

Komuna e Ksamilit nisi një betejë ligjore, kërkoi pavlefshmërinë e vendimit nr. 188, nisi kallëzim penal dhe përmes një relacioni drejtuar KLD-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë, pretendoi se toka ishte publike, se dokumentet ishin false dhe vendimet ishin marrë në shkelje të çdo ligji.

Petrit Aliaj ishte gjyqtari që gjatë viteve 2006–2009 firmosi katër vendime që e njohën tokën si pronë të Kryegjyshatës. Vendimet e tij filluan me një sipërfaqe të vogël, por përmes interpretimesh gjyqësore dhe pa asnjë hetim të thelluar mbi origjinën e dokumenteve, ai e zgjeroi pronën deri në 137.5 hektarë.

Pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në vitin 2013, Gjykata dënoi tre zyrtarë të AKKP-së Petraq Puleri (1 vit e 6 muaj burg), Besnik Dine dhe Emiljana Pandazo (me nga 6 muaj) për shpërdorim detyre.

Edhe pse çështja penale provoi se prona ishte përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara, vendimi i kthimit të pronës nuk u shfuqizua.

Përpjekjet e dështuara të qeverisë

Në kuadër të nismave për të ndalur abuzimin me tokat publike, qeveria “Rama” ngriti një task-forcë për verifikimin e vendimeve të dyshimta. Por prona e përfituar nga Kryegjyshata mbeti e paprekur.

As konkluzionet e grupit të punës të drejtuar nga Kryeministri nuk mjaftuan për të rrëzuar zinxhirin e falsifikimeve që qëndronte në bazë të pronësisë.

Më 30 maj 2018, Gjykata e Sarandës, me trup gjykues të përbërë nga Pëllumb Vehbi, Pashk Gjaci dhe Sokol Pina, rrëzoi padinë e ngritur nga Këshilli i Ministrave ndaj Kryegjyshatës.

Avokatura e Shtetit solli prova që tregonin se dokumenti i vitit 1927, mbi të cilin bazohej pronësia, ishte fals. Në të thuhej se toka ishte blerë nga dy vajzat e Riza Çoçolit, Zylejha dhe Hanëme.

Por një verifikim në regjistrat civilë vërtetoi se Çoçoli kishte vetëm një vajzë dhe një djalë, Selfo Çoçoli. Personazhet e aktit noterial rezultonin të sajuar.

Megjithatë, gjykata refuzoi të marrë në shqyrtim vërtetësinë e dokumentit, duke argumentuar se “njohja e pavërtetësisë së këtij dokumenti nuk është objekt i drejtpërdrejtë i këtij gjykimi.” një dokument i lëshuar nga Zyra e Hipotekës në Delvinë në vitin 1996, që i njihte pronësinë Kryegjyshatës, nuk ekziston më.

ZVRPP Sarandë konfirmoi se nuk figuron në asnjë inventar dhe nuk gjendet në librat hipotekorë.

Gjykata e justifikoi këtë mungesë duke cituar djegien e arkivit të Hipotekës së Delvinës gjatë trazirave të vitit 1997 dhe e quajti të pabazuar çdo pretendim për falsifikim.

“Gabimet e nëpunësve nuk mund të interpretohen si falsifikim. Mungesa e dokumenteve nuk është provë për pavlefshmëri,” thuhet në vendim.

Aktualisht, çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ku Avokatura e Shtetit ka paraqitur ankim.

Ndërkohë, banorët e zonës që jetojnë në tokat e pretenduara nga Kryegjyshata janë të përfshirë në procese të ndara për të mbrojtur pronat e tyre. Por mungesa e një regjistri të qartë gjyqësor, mbivendosja e titujve dhe precedentët kontradiktorë e bëjnë pothuajse të pamundur ndjekjen e plotë të të gjithë çështjes.

Institucionet heshtin, ndërsa një pronë publike është ndarë, shitur dhe kthyer në një pasuri me pronësi të diskutueshme që sfidon çdo koncept të shtetit ligjor.

Nga një vend i ngritur me punë vullnetare në vitet ’80, Ksamili sot është kthyer në një qendër kaotike, ku ligji, pronësia dhe interesi publik janë deformuar nga abuzimi, korrupsioni dhe marrëveshjet në prapaskenë.

Qyteza e dikurshme është sot një makth për të gjithë: për ata që kanë zaptuar, për ata që janë mashtruar, për ish-pronarët që kanë mashtruar dhe janë mashtruar, dhe për turistët që në vend të “Maldivëve të Evropës” gjejnë një fshat ku krimi i organizuar dhe interesat politike kanë lënë vulën e tyre të shëmtisë./Shteg.org

The post Zhvatja e pronave në Ksamil, ana e errët e “Maldiveve të Evropës” appeared first on Lapsi.al.

Banorët ‘pushtojnë’ bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

By: user 4
7 July 2025 at 16:27

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve.

Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake. Situata u përshkallëzua kur protestuesit hynë forcërisht në godinë, duke sjellë më pas ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.

Pas insistimit të banorëve, kryetarja Kola u takua me ta në një nga sallat e bashkisë, së bashku me disa nga drejtuesit e institucionit. Në një sallë të mbushur me banorë të ardhur nga disa fshatra të zonës, Kola u shpreh se Bashkia Klos nuk ka mundësi ligjore për ta ndalur investimin, pasi është vënë para një fakti të kryer. Ajo dhe zyrtarët bashkiakë ia pasuan përgjegjësinë ish-administratës së djathtë që ka drejtuar bashkinë deri në vitin 2019.

Administrata aktuale paraqiti një kontratë qiraje të firmosur në shtator të vitit 2018 nga ish-kryetari i bashkisë, Basir Çupa, për dhënien me afat 10-vjeçar të një sipërfaqeje pyjore në përdorim të kompanisë që ndërton hidrocentralin. Sipas dokumenteve të bëra publike, qiraja hyn në fuqi nga momenti i pajisjes së subjektit me leje ndërtimi, ndërsa mendimi pozitiv për heqjen nga fondi pyjor është dhënë në vitin 2019 nga Këshilli Bashkiak.

I pyetur nga BIRN për kontratën e qirasë të firmosur në vitin 2018 me “Global Interprise Group” dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Klosit në vitin 2019, ish-kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa tha se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin.

“Në atë periudhë, Këshilli Bashkiak në Klos nuk ka qenë vetëm i djathtë, por i përzierë,” tha Çupa, duke theksuar se në atë periudhë nuk ka pasur asnjë ankesë nga komuniteti.

Sipas tij, vendimi është marrë me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të firmës ndërtuese, ndërsa ndërtimi është planifikuar poshtë zonës ku banorët marrin ujin për vaditje. Ai shtoi se kundërshtimet nga banorët kanë ardhur më vonë dhe nëse kishte shkelje në kontratën e qirasë, ato mund të ishin korrigjuar nga administratat pasuese, që sipas tij “i kanë në dorë të gjitha pushtetet për vite me radhë”.

Banorët protestues i qëndruan vendimit për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it, duke theksuar se projekti kërcënon burimet ujore për vaditje, si dhe do të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin dhe natyrën e zonës.

“Kemi kërkuar mbështetje nga IKMT e Dibrës, pasi kemi mungesë të punonjësve në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Ata sot janë në terren. Unë e di që Kurdaria është hambari i bujqësisë, ndaj jam në krahun tuaj. Punimet për HEC-in janë aktualisht të pezulluara nga kompania,” premtoi kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola para banorëve.

Ndërtimi i HEC-it Doma në lumin e Lusës në njësinë administrative Suç të Klosit, ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”. Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Situata është përshkallëzuar javët e fundit, ku ka pasur përplasjet fizike ndërmjet banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Në qëndrime të mëparshme, kompania ndërtuese deklaron se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve për vaditje./Reporter.al

The post Banorët ‘pushtojnë’ bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it appeared first on Lapsi.al.

Gjykata zbardh vendimin për lirimin e Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak

By: user 4
7 July 2025 at 16:22

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lehtësuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas vendimit të ditës së sotme, (7 korrik 2025), GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e “arrestit në shtëpi” me “garanci pasurore”, në shumën 3 milionë lekë.

Malltezi kishte kërkuar revokimin e plotë të arrestit në shtëpi, por kjo u refuzua nga trupa gjykuese me përbërje Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca. Gjykata pranoi vetëm pjesërisht kërkesën, duke i dhënë atij mundësinë të largohet nga arresti në shtëpi, pasi të paguajë shumën brenda 2 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit.

Derisa të depozitohet garancia, Malltezi do të qëndrojë ende në arrest shtëpie. Prokurori do të ketë afat 24 orë për të verifikuar dokumentet, pas pagesës, për të vendosur më pas lirimin ose jo të ti.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me
vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi”
caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore”
parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj
dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr.
404, datë 07.07.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit.

2. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi
me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit
personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në
shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër
Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.

3. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat
nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me
masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore.
Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili
në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së
garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit
të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së
sigurimit “Arresti në shtëpi”.

4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit

The post Gjykata zbardh vendimin për lirimin e Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Taulant Balla u përgjua në biseda me vëllain e Suelit

By: user 4
7 July 2025 at 14:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot në një konferencë për shtyp Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për mbrojtje të krimit të organizuar dhe fshehje të provave që lidhen me kartelin “Çela”.

Sipas Berishës, në dosjet e SPAK-ut ekzistojnë “kilometra biseda” midis ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe Mario Çelës, vëllai i Suel Çelës, për çështje që përfshijnë zgjedhje, projekte dhe kundërshtarë politikë.

“Karteli Çela është ndër më të rrezikshmit në Ballkan dhe Europë, por mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Troplini,” u shpreh Berisha, duke kritikuar ashpër drejtuesit e SPAK dhe duke theksuar se ndërhyrjet ndaj këtij grupi janë bërë vetëm nga autoritetet e huaja, si ato italiane apo gjermane.

Ai kërkoi që mediat të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre dhe të mos i atribuojnë SPAK-ut veprime që, sipas tij, janë meritë e partnerëve ndërkombëtarë.

Biseda në SKY ECC e miqve të Suel Çelës: Balla na do për vota!

Sali Berisha: Kemi me të bëjmë me zonën e kartelit Çela. Kartelit ndër më gjakësorët dhe më të rrezikshmit të Ballkanit dhe Europës. Kartelit që mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Troplini. Dhe tani më lejoni të bëj një sqarim meqë jam këtu. Radhën e kaluar një gazetar më pyeti këtu të komentoja ndërhyrjet e Spakut ndaj kartelit Çela. Ai ishte një falsitet i plotë. Ishte prokuroria e Veronës dhe absolutisht jo Altin Troplini, e cila kishte urdhëruar sekuestro pasurive të kartelit Çela.

Dhe duhet t’u them këtu se në prokurorinë speciale, në Skapin e partisë, ekzistojnë kilometra e kilometra biseda midis Taulant Ballës dhe Mario Çelës, vëllait të Suel Çelës, në të cilat flitet jo vetëm për zgjedhje, por flitet edhe për politikanët kundërshtarë. Flitet edhe për projekte, por të gjitha i mbyll Altin Troplini. Altin pengu i krimit.
Dhe ju lutem medieve, të jenë shumë të kujdesshme, të mos servirin si akte të Skapit, akte që nuk kanë asnjë lidhje.

Ju e dini që kartelin Çela e ka zbërthyer dhe e ka denoncuar me të gjitha dimensionet Nuredini Troplini, që në fakt ka kryer shumë vrasje, por në fund tregon se i ka mbetur një nanogram karakter krahasuar me Altin Dumanin, Troplinin e Spakut.

I ka denoncuar me hollësira, por ata i mbron Altin Troplini.

Dhe thirret në Verona dhe i jepen të dhënat dhe e servirin këtu sikur të ishte një iniciativë e Skapit të partisë.

Edhe njëherë i ftoj mediat t’u thonë të vërtetat qytetarëve, asnjë trafikant, asnjë grup, organizatë kriminale nuk është arrestuar nga iniciativa e skapistëve të partisë, por është arrestuar me kërkesën dhe ndërhyrjen e partnerëve tanë, italianë, gjermanë, amerikanë, britanikë, francezë, etj. Pra, të mos e ngatërrojnë këtë.

Tani, kjo është zonë krimi dhe në zonën e krimit, karteli i kërcënon jo më pak se me kokën njerëzit. Dhe kështu duhet ta kuptojmë heshtjen e të tjerëve aty. Guxo e flet, në mëngjes mund të mos gdhihesh.

The post Berisha: Taulant Balla u përgjua në biseda me vëllain e Suelit appeared first on Lapsi.al.

Vendimi për lirimin/ Berisha: Malltezi, i burgosur politik prej dy vitesh!

By: user 4
7 July 2025 at 14:00

Kreu i PD, Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat ditën e sotme, ku u pyet edhe për lirimin nga arresti shtëpiak për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Berisha tha se Malltezi ka qenë “i burgosur politik prej dy vitesh në shtëpi pa shkelur asnjë ligj të vendit”.

“Jamarbër Malltezi ka bërë dy vite i burgosur politik në shtëpi. I burgosur politik në mënyrë absolute pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti. Pa shkelur asnjë rregull, asnjë standard të këtij shteti. Me një dosje piramidë mashtrimi në të cilën i vetmi njeri, me qindra e qindra njerëz që kanë firmat në atë dosje, i dënuar nga gjykata është Edi Rama. I dënuar me 320 mijë euro. Dhe i ka kthyer një për një Edi Rama.

I vetmi njeri që ka shkelur ligjin nga qindra punonjës që kanë firmën e tyre në atë proces, nga viti 1994 deri në vitin 2009, njeriu i vetëm që është gjetur shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e tre shkallëve pas vitit 2013, është Edvin Ramaduro. Pra, është mbajtur Jamarbër Malltëzi në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegësve është afera më korruptive e gjer atëhershme.
Si një njeri, zyrtar i kësaj partie, që publikoi nga viti 2014 gjer në fund, 300 e sa statuse në Facebook. Të gjitha kishin në epiqendër Ramaduron apo kreun e krimit të shekullit.

Dhe për të gjitha këto, Edi Rama me mercenarët e tij si Altin Dumani, me ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit si Kraja, me Enkelejda Fetahun, simotrën e gjykatëses bandite të Suel Çelës, e mbajtën në hakmarrje dy vite në arrest shtëpie” tha ai.

Jamarbër Malltezi u arrestua në tetor 2023 në aeroportin e Rinasit për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani që ishte pronë e sekuestruar familjes së tij gjatë viteve të diktaturës.

The post Vendimi për lirimin/ Berisha: Malltezi, i burgosur politik prej dy vitesh! appeared first on Lapsi.al.

Meta e quan Monika Kryemadhin “Zegjine” e SPAK-ut

By: user 4
7 July 2025 at 13:47

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është përgjigjur ashpër deklaratave të Monika Kryemadhit nga Prokuroria e Posaçme, duke e quajtur atë “Zeqine e SPAK-ut”.

Meta tha se për hir të fëmijëve kishte vendosur të mos merrej më me Kryemadhin, por se sipas tij, “ajo po përdoret për interesa të caktuara” duke përmendur një vizitë të saj në SHBA në janar të këtij viti.

Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐙𝐞𝐪𝐢𝐧𝐞𝐧𝐞̈” 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭.

Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.

Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta banakre të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

The post Meta e quan Monika Kryemadhin “Zegjine” e SPAK-ut appeared first on Lapsi.al.

Arrestimi i Noizy me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

By: user 4
7 July 2025 at 12:01

Këngëtari shqiptar, Noizy, është arrestuar në Zvicër, pak pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut. 38-vjeçari do performonte në një klub të njohur nate. Ndërkohë media zvicerane Watson konfirmon se ai kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me Dhunë.

“Policia kantonale e Cyrihut konfirmon arrestimin, sipas kërkesës së Watson. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda me Dhunë. Klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti. Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor. Akuza ishte për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht. Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje,” raporton media zvicerane.

The post Arrestimi i Noizy me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda appeared first on Lapsi.al.

Prokuroria Publike Italiane, Guardia di Finanza dhe Byroja Kombëtare e Heti…

By: user 4
4 July 2025 at 16:10

Prokuroria Publike Italiane, Guardia di Finanza dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbuluar një nga rastet e para në Itali të riinvestimit të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i drogës për blerjen e pasurive të paluajtshme në Verona.

Mediat italiane, edhe pse nuk përmendin emra, duke iu referuar njoftimit të SPAK, bëhet fjalë për sekuestrimin e pronave dhe disa llogarive të Suel dhe Mario Çelës.

Ja çfarë shkruan njëra prej mediave italiane:

Prokuroria Publike e Veronës i ka dhënë një goditje të rëndë trafikut të drogës që përfshinte një klan shqiptar. Gjatë hetimeve të kryera nga Guardia di Finanza e Veronës, doli në pah një nga rastet e para të riinvestimit në Itali të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare, për blerjen e pasurive të paluajtshme në provincën e Veronës. Konkretisht, u gjetën prova të rëndësishme në lidhje me një familje të njohur shqiptare të trafikut të drogës (familja Çela), të cilat demonstrojnë se si investimet në pasuri të paluajtshme në zonën e Veronës përbënin riinvestim, pas operacioneve të sofistikuara ndërkombëtare të pastrimit të parave, të të ardhurave të trafikut të tyre të drogës.

Detajet e hetimit kompleks u ilustruan nga Kryeprokurori Raffaele Tito. Prokuroria Publike e Veronës dhe Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë kanë koordinuar hetimet e kryera nga Policia Financiare e Komandës Provinciale të Veronës dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me qëllim identifikimin e riinvestimit në ekonominë e Veronës të fitimeve nga trafikimi i drogës i një familjeje të njohur kriminale shqiptare nga Elbasani, përgjegjëse për importimin nga Amerika e Jugut të sasive të mëdha të kokainës të destinuara për “tregun” evropian.

U krye sekuestrimi parandalues, i urdhëruar nga Gjykata e Veronës, i aseteve financiare, aksioneve të kompanive, aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme për mbi 4 milionë euro, të ardhura nga praktikat e riinvestimit dhe vetëpastrimit.

Kontrollet “ekonomike-financiare” u kryen nga specialistë të Seksioneve të Pastrimit të Parave të Njësisë së Policisë Ekonomike-Financiare të Veronës, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Special SPAK në Shqipëri, në sinergji me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë, dhe lejuan, ndër të tjera, sekuestrimin e një kompleksi pasurish të patundshme në Nogarole Rocca dhe një ndërtese të rëndësishme në Verona (me vlerë afërsisht 3 milionë euro), të përbërë nga mbi 30 njësi pasurish të patundshme (zyra dhe dyqane), kryesisht të bëra fitimprurëse përmes lidhjes së kontratave të qirasë me qiramarrës, njerëz të thjeshtë që nuk kanë lidhje me aktivitete të paligjshme.

Pronat tani menaxhohen nga një kujdestar gjyqësor, i cili do të marrë qiranë në vend të organizatës kriminale, e cila e kishte transferuar atë në llogari rrjedhëse të huaja të identifikuara gjithashtu falë hetimeve të kryera në bashkëpunim të ngushtë me SPAK. Vëmendja është përqendruar në një kompani pasurish të patundshme nga Verona, marrëse e flukseve të mëdha dhe anormale bankare nga Shqipëria të përdorura për investime në “pasuri të patundshme” në territorin italian, rinovime ndërtesash, më pas, pjesërisht, të dhëna me qira palëve të treta.

Këto fonde vinin nga një kompani me kapital shqiptar, që i atribuohet dy vëllezërve në krye të grupit kriminal të lartpërmendur: i pari është një person i kërkuar ndërkombëtarisht; i dyti, pronar i aksioneve të kompanisë veroneze, aktualisht mbahet në një burg në Belgjikë, pas arrestimit në Verona më 24 qershor në ekzekutim të një urdhër-arresti në mungesë të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Belg, sepse ai konsiderohej, së bashku me vëllain e tij të arratisur, nxitës i një vrasjeje që ndodhi në Antverp (Belgjikë) kundër një anëtari të një klani rival në mosmarrëveshje për trafik droge.

Ky i fundit, për më tepër, ishte marrësi i një Urdhërese të lëshuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Tiranës, e lëshuar në bazë të hetimeve të kryera nga Zyra e Prokurorit të Posaçëm SPAK për krime kundër personit (vrasje me paramendim), mbajtje dhe prodhim të paligjshëm të armëve, trafik ndërkombëtar droge, korrupsion dhe pastrim parash.
Guardia di Finanza, me mbështetjen teknike të Shërbimit Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar të Korpusit (SCICO), Itali, kreu përgjime të synuara dhe analizoi dokumente dhe raporte financiare të marra në territorin shqiptar falë krijimit të një Ekipi të Përbashkët Hetimor me Zyrën e Prokurorit Special të Shqipërisë – SPAK.

Kështu, u konstatua se përdorimi në ekonominë italiane i burimeve të mëdha financiare që vinin nga Shqipëria përfaqësonte lidhjen përfundimtare të praktikave të mëparshme të pastrimit të parave të kryera, në territor të huaj, përmes një kompanie frutash dhe perimesh shqiptare që i atribuohet shoqatës kriminale. Në fakt, transaksione anormale të pasurive të paluajtshme u kryen në Shqipëri, me qëllime fshehjeje, që synonin pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave; në këtë mënyrë klani përfitoi shërbime të “pastra” me fitim për t’u riinvestuar në pasuri të paluajtshme në territorin italian.

Asetet e paluajtshme dhe burimet financiare që i atribuohen pronarit së kompanisë së pasurive të paluajtshme në Verona, një shtetas shqiptar, dhe bashkëshortes së tij – një bashkatdhetare e përfshirë në krime të lidhura me drogën në të kaluarën dhe një person i besuar i ngushtë i vëllezërve që drejtonin grupin kriminal – u sekuestruan gjithashtu, pasi hetimet e kryera i konsideruan ata si “në listën e pagave” të klanit kriminal shqiptar.

Në të njëjtën kohë me sekuestrimin, u kryen kërkime provash mbi subjektet kryesore dhe mbështetësit italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme për të mbështetur më tej hipotezat hetimore.

The post appeared first on Lapsi.al.

Rama për hapësirat publike rreth pallateve: Mos vendosni trarë për parkime

By: user 4
4 July 2025 at 13:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave për parkim në hapësirat midis pallateve, duke e cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe skandaloze.

Rama: Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo sac janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti.

Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se secili prej atyre banorëve që janë në ato pallate.

Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për ti marrë lekë për parkim banorëve, në mënyrën me abuzive dhe skandaloze duke pretentuar se është pronë private…nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë që nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi.

Nuk mund të vendosësh një tra në qytet me pretendimin se është prona jote, për të lejuar banorët që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet.

The post Rama për hapësirat publike rreth pallateve: Mos vendosni trarë për parkime appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Djegia e plehrave në Elbasan, masakër mjedisore

By: user 4
4 July 2025 at 13:25

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ku ka denoncuar sipas tij atë që ndodhi më 11 maj, të cilën e konsideron një farsë zgjedhore, ka folur edhe për masakrën mjedisore që po ndodh në Elbasan, ku prej 4 ditësh zjarri në landfillin e inceneratorit vijon të digjet, duke lëshuar në ajër një tym toksik që po helmon banorët e zonës.

Berisha u shpreh se në vend që të prononcohet në lidhje me atë që po ndodh, kreu i PS po mban takime në Vlorë dhe Tiranë.

“Djegia e plehrave në djegësin e Elbaanit, që Ramë e serviri si kulmin e suksesit të qeverisjes së ti, për të cilin Rama mashtroi pasi vodhi bashkë me ministrat 22 mln euro, dhe sollën një rangullinë, një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë, tani u thotë elbasanasve, shqiptarëve hani kokat e drejtorëve të Vlorës, dhe hesht si fija e barit për krimin e rëndë mjedisor që po ndodh atje”, tha ai.

The post Berisha: Djegia e plehrave në Elbasan, masakër mjedisore appeared first on Lapsi.al.

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri/ kapen 8 pistoleta, arrestohen dy persona

By: user 4
4 July 2025 at 12:34

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen. Në pranga kanë rënë 2 persona nga Kosova të identifikuar si Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki.

Ata u kapën në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, ku gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 8 armë zjarri pistoleta.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar.

Për shkak të hetimit Policia nuk i bën të ditur të dhënat e tyre, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë Kukës:

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Sekuestrohen 8 armë zjarri pistoleta.

Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë që i kishin trafikuar armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të shtetasve që do të blinin armët, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për shkak të hetimit.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren.

Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin Sh. Q., gjetën 8 armë zjarrri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar. Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri/ kapen 8 pistoleta, arrestohen dy persona appeared first on Lapsi.al.

FOTO&VIDEO/ Kjo është prona e Suel Çelës në Verona të Italisë

By: user 4
3 July 2025 at 18:22

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit, ku u sekuestruan pasuritë e vellezërve Suel dhe Mario Çelës. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për pastrim të parave në Itali, të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare.

Sipas hetimeve të përbashkëta të Guardia di Finanza të Veronës dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, një familje e njohur kriminale shqiptare, me origjinë nga Elbasani, ka investuar paratë e trafikut të drogës në sektorin e pasurive të paluajtshme në territorin veronez.

Këto para vijnë kryesisht nga trafiku i kokainës të importuar nga Amerika e Jugut për tregun europian. Gjykata e Veronës ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, aksioneve në kompani dhe fondeve financiare me vlerë rreth 4 milionë euro, masë kjo e ekzekutuar ditën e sotme.

Hetimet janë fokusuar mbi dy vëllezër nga kjo familje kriminale, ku njëri është në kërkim ndërkombëtar dhe tjetri ndodhet në burg në Belgjikë, pas arrestimit në Verona në qershor 2024, përfshirë akuzat për përfshirje në një vrasje të një anëtari të një klani rival në Antverpen.

Paratë e përfituara nga trafiku i drogës janë futur në Itali përmes një kompanie imobiliare në Verona, e cila ka kryer blerje dhe rikonstruksione të ndërtesave, të cilat më pas janë dhënë me qira, duke përdorur kanale financiare jo të zakonshme nga Shqipëria.

The post FOTO&VIDEO/ Kjo është prona e Suel Çelës në Verona të Italisë appeared first on Lapsi.al.

Blushi qesh me të madhe për akuzat brenda partisë: Nuk e besoj t’i ketë thënë Monika

By: user 4
3 July 2025 at 17:54

Ish-kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Tedi Blushi. Në deklaratat e saj publike, Kryemadhi e ka akuzuar Blushin për qëndrime përçarëse dhe për sjellje të dyshimta në raport me zhvillimet e brendshme të partisë, në një kohë kur kreu i saj, Ilir Meta, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në reagimin e tij të parë, Blushi zgjodhi të mos e ndezë më tej situatën, por u shpreh me qetësi në studion e Fax News, ku ishte i ftuar. Ai tha se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta.

“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim,” – tha Blushi.

Kryemadhi për kartat bankare “Adrian Shatku familjar i imi”, sulm Blushit për Metën

Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë.

“Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik,” – theksoi ai.

“Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ça do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf.”

Ajo vijoi më tej duke e akuzuar Blushin për mungesë guximi që të flasë për figura si Ergys Agasi apo Ulsi Manja, duke aluduar se hesht për shkak të pozicionit të bashkëshortes së tij në administratë.

“Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty. Ai është izoluar Meta, është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklaratë për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve për Ministrinë e Drejtësisë.”

Në deklaratën e saj, Kryemadhi përsëriti akuzat e mëhershme se Ilir Meta është një i burgosur politik, duke e lidhur arrestimin e tij me ndërhyrjen e dy figurave ndërkombëtare: ish-ambasadores amerikane Yuri Kim dhe trashëgimtarit të rrjetit Soros, Alex Soros.

The post Blushi qesh me të madhe për akuzat brenda partisë: Nuk e besoj t’i ketë thënë Monika appeared first on Lapsi.al.

Meta letër Ahmetajt: Të paragjykova për arratisjen, më thoje “Sa të do ai…”

By: user 4
3 July 2025 at 17:47

I burgosur prej më shumë se tetë muajsh, Ilir Meta i është drejtuar me një letër ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që aktualisht ndodhet në arrati. Me ton miqësor, por edhe ironik Meta ka treguar për arrestimin, kushtet e paraburgimit dhe për takimin e fundit që ka pasur me Arben Ahmetajn në presidencë.

Meta e përshkruan arrestimin e tij si një skenë filmike – me kapuçonë, automatikë dhe makinë pa targa – duke e krahasuar me rrëmbimin e Aldo Moros, ish-politikanit italian që u mor peng nga terroristët e Brigadave të Kuqe. Ai ankohet për “komisionet e disiplinës” që i ndalojnë pingpongun dhe telefonatat pas orës 20:00, teksa lë të kuptohet se qëllimi është censura dhe përndjekje politike ndaj tij.

Duke i kujtuar Ahmetajt ditët kur ishin në pushtet dhe duke e përmendur shpesh me përkëdheli si “i dashur Beni”, Meta bën ironi edhe për fjalët që Ahmetajt i thoshte për Ramën në takimet që kishin bashkë.
𝐋𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐙. 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣!

I dashur Beni!

Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh sa më mirë në këto kohë interesante që po jetojmë!

Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që e takova rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç vetë e ke parë dhe të falenderoj për qëndrimin që ke mbajtur për këtë çështje te Z. Çim Peka.

Por ajo që ke parë t’i i dashur është një episod fare i shkurtër se ata kapuçonët maskëzinj e kishin bllokuar trafikun nja 200 metra para makinës time.

Nuk po kuptonim ç’po ndodhte i dashur!

Janë banditë që po përpiqen të rrëmbejnë ndonjë oligark në mes të ditës apo forca speciale që po kërkonin shefin e madh të Sinaloas apo Ndranghetas?

E kështu i dashur kaluan 15 minuta duke parë me çudi se çfarë do ndodhte. Nuk lanë makinë para nesh pa hapur dyer e bagazhe e bërë sikur kontrollonin me automatikë të rëndë këta kapuçonët maskëzinj.

Kur ia mbërrijnë te makina ime.

Unë isha ulur në vend të parë ku rri zakonisht shoqëruesit dhe shofer kisha një punonjës të Partisë së Lirisë. Po kthehesha nga Prevalla dhe shoqëruesin dhe shoferin e

Gardës e kisha lënë të rrinin me familjet e tyre për fundjavë.

Kur shoh unë kapuçonët e zinj me automatikë drejt meje e duke ulëritur si të droguar: “Kriminel hajde me ne se jemi Policia”.

Epo thashë unë ngaqë këta kanë futur plot mallistë në polici dhe unë isha me bluzën e “Celtic FC” veshur dhe në vend të parë mos po u ngjaja me ndonjë kriminel dhe nuk e dinë se kush jam.

“Jam Ilir Meta u thashë, ish-President i Republikës dhe ruhem nga Garda e Republikës”.

“Ti je kriminel, – thanë kapuçonët e zinj, – e do vish me ne te Policia se je i arrestuar”.

“Shumë mirë, – u thashë unë, – ku e keni urdhër-arrestin?”

“Çfarë urdhër-arresti do ti bandit”, – thanë ata.

“Po ju kush jeni ju?”, – them unë.

“Pse ty do të japim llogari?”, – ulëritën ata.

Vetëm kapuçonë të zinj Beni, maska të zeza e as numra identifikimi e asgjë tjetër.

M’u kujtuan brigadat terroriste që rrëmbyen Aldo Moron se e kam parë edhe vendin atje në mes të Romës. Edhe ata me uniforma policie e rrëmbyen.

“Qëndro edhe pak”, – thashë me vete, – “sa të vijë Policia”, dhe vendosa duart në sedilje për rezistencë paqësore.

Kur ata hynë me automatikë të rëndë nga para e mbrapa e kush të ulërinte më shumë, siç e ke parë. Pastaj më futën në një makinë me targa private.

Epo thashë me vete më rrëmbeu banda e inceneratorëve ndaj nuk u duk edhe Policia.

Kur “fatmirësisht” mbërrij te Policia e Tiranës. “Epo gjysma e së keqes”, – thashë, “se tani do sqarohet çdo keqkuptim”.

Më futën në një zyrë ku takova nja dy policë dhe u them: “Ore, mos më kanë ngatërruar ata djemtë?”

“Jo, jo, – thanë, – ata për ju kanë urdhër-arrest nga vet Altin Dumani”.

“Po e kanë urdhrin?, – u them, – se ata jo urdhër që s’më treguan por as nuk u prezantuan dhe identifikuan”.

“Ja, – thanë ata, – se do vijë shef Tonini të të sqarojë”.

E që thua ti, pas nja 10 minutash vjen shef Tonini, i cili u soll shumë mirë të them të drejtën, si atëherë kur isha Kryeministër.

“Do një kafe, – më tha plotë mirësjellje mbase edhe me merakun për të mbledhur veten.

“Jo, jo, – i thashë unë, – se pas orës 12:00 nuk pi kafe”.

“Po mirë, – më tha, – pimë nga një cigare”.

“Patjetër, – i them unë, – po ajo fleta e arrestit ku është?”

“Besoj, – tha, – se nuk do vonohen shumë ata të Policisë Gjyqësore dhe BKH se ata e kanë ne nuk dinim gjë”.

Ndërkohë mbërriti edhe avokat Gjokutaj i lajmëruar nga mediat. “Ku është fletë-arresti?”, – pyeti edhe avokati.

“Ja, do presim edhe ca, – thanë ata, – se nuk do vonojmë shumë”.

E që të mos të lodh më tej se boll u lodhe dhe ti duke dëgjuar këto sukseset me hapjet e kapitujve me BE-në, pas më shumë se dy orësh na erdhi fletë-arresti në Polici.

“Epo faleminderit, – thamë, – gjysma e të keqes se Policia jonë na arrestoi në fund të fundit”.

Filloi një jetë e re shumë interesante.

Në bllokun e sigurisë më thanë: “ka ardhur avokati të të takojë”.

“Ç’ne Genci?, – thashë unë, se ne ishim ndarë për atë ditë. “Mbase ka ndonjë haber”, – thashë. Por ishte një avokat tjetër i pakërkuar nga unë, dashamirës, e më solli letrën e një të afërmit tim.

Pak a shumë teksti ishte: “Mbahu i fortë se do kalojë dhe kemi folur me Hulusiun që të shkosh te Spitali i Burgut që sot”.

“Po kjo çudi?”, – thashë me vete. Edhe mbahu i fortë edhe shko që sot te Spitali i Burgut sikur nuk shkojnë të dyja bashkë.

Mata tensionin, 7-11. E falenderova letërprurësin dhe i dhashë një pusullë për letërdërguesin.

Pas dy ditësh, u bëra banor i 313-ës i dashur! Kur hyra dëgjoja plot thirrje “Rama Ik”.

Kështu që nisi mbarë.

Sa u ambientova unë filluan të më thonë, shiko se këtu janë kushtet e vështira ndaj po deshe shko në Fier ose në Durrës ose ku të duash.

“Mua, – u them, – kushtet më duken fantastike po inshallah ka palestër”.

“Ah jo, – thanë, – andej ka palestra, këtu ju”.

“Po çfarë ka këtu?, – i pyes unë.

“Vetëm ping-pong dhe volejboll”.

“Mrekulli, – u them unë, se ti e di që unë 8-vjeçaren e kam bërë te “Fan Noli” dhe ne të gjithë mësuesit e fizkulturës i kishin volejbollistët e Dinamos që nga Nard Tase i famshëm e Beriolli e në fundin e tij e mbaj mend edhe legjendën, Asllan Rusi.

“Shumë mirë, – thanë, – por duhet të bësh kërkesë me shkim te edukimi”. Bëra kërkesat unë e fatmirësisht ping-pongu u miratua ndërsa volejbolli jo. “Po pse?, – u them unë.

“Është porosi nga lart për arsye sigurine”, – thanë.

Epo gjysma e së keqes thashë, të paktën kam ping-pongun që në orën 08:00 të mëngjesit. Por për arsye “sigurie” vetëm 3-4 shqiptarë mund të luanin me mua, të tjerët ishin nigerianë, italianë dhe nga Bregu i Fildishtë.

E di ti i dashur Beni, që ma hoqën edhe ping-pongun?

Më thërrasin para tre javësh para një komisioni tepër të gjerë dhe serioz. “A ka mundësi, – më thanë, – të firmosësh këtu që je prezent?”. “Patjetër, – u them, – përderisa jam prezent”.

“Dëgjo, – tha kryesori, – para dy netësh ka ndodhur një ngjarje e rëndë”. “Ndonjë akt terrorist?”, – i pyes unë.

“Në orën 20:20 ju keni dalë nga infermieria për të shkuar në dhomën tuaj”.

“Po, – i them unë, – e saktë, se matim tensionin dhe ai nuk na lëviz gjithmonë 7-11.”

“Po flas seriozisht!”, – më tha mua. “Edhe unë seriozisht ju fola se sa herë na e masin tensionin edhe e shënojnë”, – i them unë.

“Jo, jo, – tha, – para se të hyje në dhomë (pra qeli), ke shkelur rëndë rregulloren e burgut se ke folur në telefon”.

“Po unë me telefonin e burgut fola”, – i thashë.

“Po, – tha, – por nuk lejohet të flitet pas orës 20:00”. “E di, – i them, – por ngaqë flasin të tjerët mua gjithmonë më kanë lënë në fund dhe unë kam folur edhe pas orës 20:00. Mos jeni shqetësuar, – i pyes, – pse iu përgjigja pyetjeve të gazetares Beti Njuma përmes telefonit të Tedi Blushit që është i regjistruar”.

“Jo, jo, – thanë, – nuk ka lidhje me intervistën por është shkelje e rëndë të flasësh pas orës 20:00”.

“Po dakord, – u them unë, – tani që e mësova nuk do e përsëris më. Por ju lutem vini një njoftim në krah të telefonit, që ta shohin të gjithë”.

“Pra ti e pranon këtë shkelje?”, – thanë. “Po, – u them, – e pranoj”. Panë njëri-tjetrin në sy dhe pastaj njëri kumtoi plot solemnitet: “Komisioni njëzëri vendosi t’ju ndalojë ushtrimet e përbashkëta fizike”.

“Po unë volejbollin të ndaluar e kam”, – u them. “Jo, jo, ping-pongun”, – thanë ata. “Dakord!”, – u them unë dhe iki.

Më e bukura Beni ishte ditën tjetër në mëngjes. Troket qelia dhe shoh juristin e burgut. Në dorë mbante disa letra. Epo thashë unë do ketë ndonjë letër nga SPAK-u ky. Kur ai ma zgjat e më thotë: “Të lutem njihu me vendimin e shkruar që mori Komisioni dje”. “Po ç’më duhet vendimi, – i them, – unë e kam të qartë që 10 ditë nuk do luaj ping-pong”.

“Por ti ke të drejtë të bësh ankesë, – më tha, – për këtë vendim nëse nuk je dakord Brenda 15 ditëve”.

E kupton i dashur Beni sa zemërgjerë janë?

Të japin kohë të ankohesh edhe pasi ta kesh kryer dënimin.

“Jo, jo, – i thashë, – faleminderit. Vendimi ishte i drejtë dhe shkelja shumë e rëndë ndaj nuk do ankohem”.

Më e bukura Beni, më erdhën dje paradite e më thanë: “Po pati mundësi, bëhu gati se po të pret Komisioni”. “Cili Komision?”, – pyes unë. “Komisioni Disiplinor”, – tha zotëria.

Mos më kanë ngatërruar thashë unë me vete se unë ndonjë shkelje të rëndë nuk kam bërë. Kur shkoj unë përsëri i njëjti Komision hijerëndë.

“A mund të firmosësh këtu që je prezent?” “Prit, – u thashë, – ta lexoj me kujdes këtë shkresën se nuk i hedh kollaj unë firmat”.

Aty lexova edhe një pikë, që nëse nuk do vetë, çështjen e ndjek avokati. E firmosa unë.

“Dëgjo, – më thotë njëri, – ka ndodhur një shkelje e rëndë”. “Prapë?”, – i pyes unë, – Po unë nuk kam folur më pas orës 20:00”. “Jo, jo, – thanë, – por për të dhënë intervista me gazetarë duhet marrë leje e posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”.

“Po unë fola me avokatin tim, Z. Cakrani, ai qëlloi në studio dhe gazetarja bëri disa pyetje dhe unë iu përgjigja. Liria e shprehjes është në Kushtetutë.”, – ju thashë.

“Ashtu është, – thanë ata, – ka Kushtetutë, por ka edhe një rregullore”.

“Rregullore që na ndalon fjalën e lirë? Pastaj unë, doni apo nuk doni ju, Hulusiun dhe ma nalt, unë jam Kryetar Partie dhe fjalën nuk ma heq dot njeri. Por, – u thashë, – do lë avokatin tim të merret me këtë çështje se ai e di edhe Kushtetutën edhe ligjin edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

Largohem unë i dashur Beni e bëhesha gati të takoja motrën me tre fëmijët pas 3 javësh se dy javë rresht pas intervistës te Beti Njuma, nuk i linin të takoheshin kur çdo i paraburgosur e ka të garantuar një takim në javë me familjen.

Më kishte marrë malli për të katër, por sidomos për motrën e cila kujdeset edhe për të dy prindërit e sëmurë që nuk i kam parë prej 9 muajsh.

Kur hyj unë te dhoma e takimit ishin tre e jo katër. Mungonte Besari, djali. “Po Besi, – u them unë, – ku është apo nuk e ka marrë malli?”

“Besi është përjashta”, – thanë. “Jashtë shtetit?”, – i pyes unë. “Jo mo jo, jashtë burgut”.

“Po pse?”, – i pyes.

“Po na thanë që nuk lejohen sipas rregullores të hyjnë 4 të afërm, por vetëm 3”. Ndaj njëri duhet të mos hyjë dhe Besi si kavalier u kishte thënë hyni ju dhe po pres unë jashtë”.

Pra për 8 muaj kishin shkelur rregulloren e burgut duke i lejuar të 4-ët të vinin. Ndërsa tani jo.
Pak ditë më parë ishim në GJKKO për të verifikuar se ç’hetime kishte bërë SPAK-u këto 8 muaj për mua meqënëse SPAK-u nuk e kishte bërë punën e tij sipas ligjit për t’i raportuar gjykatës çdo dy muaj.

Nejse, folën ata, folëm ne, hyri gjykatësi te dhoma e “komandimit” dhe afërmendsh ajo që dihet.

Meqënëse ishin shpërndarë dizinformacione nga SPAK-u unë njoftoj në rrjete sociale një konferencë shtypi me gazetarët ditën tjetër, në ora 11:00. Kur çohem në mëngjes unë shikoja që mua nuk më punonte pini i telefonit. Pashë të tjerëve, u punonte.

Shkoj unë te Edukimi dhe u them: “Pse mua nuk më punon pini?”

Sa keq e kam ndjerë veten i dashur Beni, se një “black out” total i sinjalit për të gjithë, për tërë ditën.

Mirë konferenca na iku, po morëm në qafë edhe shumë të tjerë i dashur që nuk floën me familjet e tyre.

Ndërkohë kanë 2 ditë më kanë bllokuar lidhjen në telefon me Tedi Blushin që është i vetmi i Partisë së Lirisë i regjistruar se të tjerët janë familjarët dhe avokatët.

Po ka edhe më keq i dashur!

E pe çfarë i bënë kolegut të tyre, Erionit? I futën edhe celularët dhe e përgjonin njëkohësisht. Shokë ideali, s’ke ç’tu thuash!

Të kam paragjykuar kur mora vesh që u le fletë-arrestin në dorë dhe mendova kushedi ç’ka bërë tigri? Por kur pashë që donin të të bënin kokë turku për inceneratorin të mirëkuptova.

Ndërsa kur të dëgjova te Çim Peka në shkurt u binda që donin të të arrestonin për ato që s’ke pranuar të firmosësh e jo për pllakat dhe lavamanët e “padeklaruara”.

Po je aktor i madh sidoqoftë!

E mban mend takimin e fundit kur erdhe 5 minuta të merrje Dekretin si Ministër për Rindërtimin dhe Pandeminë? Kur më thoshe: “Po ti s’e ke idenë sa të do ai, etj. etj.”

Ndërkohë ti e dije ndërkohë që ty të donte edhe më shumë se unë ndaj ua kishe deleguar firmat e tenderave të tjerëve që atëherë.

Kaq i dashur, si letër e parë!

Do dëgjohemi së shpejti!

The post Meta letër Ahmetajt: Të paragjykova për arratisjen, më thoje “Sa të do ai…” appeared first on Lapsi.al.

“Hotelin e ka Lali Eri…” punonjësja e “5D” tregon pse përmendi Veliajn me sms

By: user 4
3 July 2025 at 14:33

Në procesin e dosjes “5D” ka dëshmuar Jona Bejko, punonjësaj e kompanisë që zbulohet në komunikime tek flet për një hotel në Durrës, ku sipas saj është pronar kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, apo siç e quan ajo “Lali Eri”.

Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punësuar tek subjekti “5D”. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga administratori, i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë.

Redi Mollën nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë asnjëherë. Mariglen Qaton nuk e njoh dhe as nuk e kam parë.

Kam pasur marrëdhënie me Jonida Hoxhajn, e cila ka qenë shefe finance në kompani. E kam pasur shumë shoqe. Gjatë komunikimeve që kisha me Jonidën ne i referoheshim Redit me emrin “R”, dhe sa i takon Mariglen Qatos, i thonin “M”.

Prokurori: Në lidhje me hotelin që thua që është pronar “Lali Eri” për kë e keni?

Jona Bejko: Janë në lidhje me faktin që isha e pakënaqur me punën. Në lidhje me hotelin po ndërtohej në Durrës. Në lidhje me fjalën që them është pronari jonë, i referohem Redi Mollës, duke qenë se ishte pronar trualli.

Prokurori: Tek fjalia që thoni “Lali Eri pronari”, kujt i referoheni?

Jona Bejko: Është e shëmtuar që keni nxjerrë këto biseda, nuk kam asnjë lloj interesi të dëshmoj. Kjo fjalë më ka përndjekur. Bëhet fjalë për Erjon Veliajn. Duke qenë se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, kam dashur të them që kjo që mund të ketë ardhur nga influenca e kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa në këtë hotel.

Nuk kam dijeni që kompania të ketë hotel në Dhërmi apo më gjerë. Sa i takon hotelit në Durrës, kam dëgjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam dëgjuar se në atë pronë po ndërtohej hoteli.

Në hotelin në Durrës, me vlerë disa miliona euro dyshohet se drejtorët e Veliajt po pastronin paratë që kishin përfituar nga tenderat e bashkisë.

Nga hetimet doli se punonjësja e kompanisë “5D”, e quajtur Jona Bejko shkruante në Whatssap se hotelin në Durrës po e ndërtonin drejtorët e Veliajt, duke shtuar se “është aks. pronari jon… Lali eri… e kta” duke iu referuar kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. (faximile më poshtë)

Për bisedën më sipër, të nxjerrë nga celulari i Jona Bejkos, gjykatësi Apelit të GJKKO, Florian Kalaja i kërkoi prokurorëve të SPAK të interesohen dhe të ndjekin gjurmët që të çojnë tek e vërteta për investimin luksoz.

“Gjykata vlerëson se është e nevojshme dhe e domosdoshme për ecurinë e mbarëvajtjen e hetimit që Jona Bejko të pyetet dhe të hetohet lidhur me të dhënat e përmbajtjes së këtij komunikimi apo të kësaj dijenie të saj, duke e verifikuar gjithashtu edhe ekzistencën e këtij projekti në Durrës, natyrën e investimit të tij dhe kontributin apo përfshirjen e subjektit tregtar 5D KONSTRUKSION në këtë investim dhe gjithashtu edhe identifikimin e plotë të subjekteve që hasen apo që kanë interesa nga kjo shoqëri tregtare, qofshin ato persona fizikë, zyrtarë apo jo dhe qoftë edhe persona juridikë të tjerë të lidhur me të”.

Versioni se në krye të bandës së drejtorëve të bashkisë qëndron Erjon Veliaj përforcohet duke ditur se të arrestuarit kanë qenë miqtë e tij të afërt. Po ashtu kompania “5D” kishte përfituar një numër të madh tenderash në bashki dhe për këtë ishin investuar thuajse të gjithë drejtorët e bashkisë së Tiranës.

Por prova më e dukshme për implikimin e Veliajt në këtë aferë hajdutërie është qëndrimi që ai mbajti pas skandalit, kur mbrojti miqtë e tij të arrestuar nga SPAK për vjedhjen e taksave të qytetarëve.

Vendimi i Apelit/ Të hetohet punonjësja e 5D që përmend Erjon Veliajn

Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha u arrestuan në 28 Mars të vitit të kaluar për vjedhjen e tenderave të bashkisë me kompaninë “5D”. Tusha ishte i arrestuar më parë për procedurat e manipuluara të inceneratorit të Tiranës.

Vendimi i Apelit të GJKKO kërkonte që prokurorët e SPAK të mos lënë asnjë detaj pa hetuar, pa u druajtur se gjurmët mund t’i çojnë tek Erjon Veliaj, por dëshmia e sotme e Jona Bejkos tregon se prokurorët nuk shkuan më tej në hetimin e aferës 5D dhe se u mjaftuan me një përgënjeshtrim të saj publik për të justifikuar cektësinë e hetimeve.

The post “Hotelin e ka Lali Eri…” punonjësja e “5D” tregon pse përmendi Veliajn me sms appeared first on Lapsi.al.

“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje Spiropali-Noka në Kuvend

By: user 4
3 July 2025 at 14:00

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes tyre.

Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja, shkruan A2.

Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me përjashtim nga seanca për fjalorin e përdorur.

“Fjalën e ka zoti Deliu! Mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur.
Ulu në vend, mos të të përjashtoj nga seanca! Mos guxo, dil përjashtë dhe mos u sill sikur ke ardhur nga mali sot. Dil nga seanca”, tha ajo.

The post “Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje Spiropali-Noka në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

❌
❌