Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës së Qafë Botës: Letër zyrtare autoriteteve greke

By: E S
14 July 2025 at 23:03

Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë me regjim 24-orësh.

Iniciativa është shoqëruar me një letër zyrtare drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, dhe autoriteteve të tjera përkatëse.

Letra është firmosur gjithashtu nga përfaqësues të rëndësishëm vendorë të rajonit:

Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë Sarandë,

Romeo Çakuli, Kryetar i Bashkisë Finiq,

Ergest Dule, Kryetar i Bashkisë Konispol,

Besmir Veliu, Kryetar i Bashkisë Delvinë,

Kristaq Kiço, Nënprefekt i Qarkut Vlorë.

Në letrën dërguar autoriteteve greke theksohet se:

Funksionimi aktual i doganës është i kufizuar dhe me vonesa të mëdha, duke shkaktuar radhë deri në tre orë nën temperatura të larta.

Ka vështirësi serioze për autoambulancat, mallrat dhe qytetarët, duke rrezikuar shëndetin dhe ekonominë ndërkufitare.

Çdo ndryshim i statusit të doganës përbën një hap pas, si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek që lëvizin çdo ditë në të dy anët e kufirit.
Dogana e Qafë Botës është porta lidhëse më e afërt për shumë banorë të Bashkive të Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës me rajonin e Thesprotisë në Greqi.

Vendosja e një regjimi 24-orësh jo vetëm do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin, por do të kontribuonte në ruajtjen e jetës dhe gjallërinë ekonomike të fshatrave kufitarë që po përballen me shpopullim të vazhdueshëm.

Letra vë në dukje se nisma ka mbështetjen edhe të Kryetarit të Bashkisë Igumenicë, të Nënprefektit të Thesprotisë dhe të Këshillit Bashkiak të Filatit, duke u bërë kështu një kërkesë e përbashkët ndërkufitare.

The post Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës së Qafë Botës: Letër zyrtare autoriteteve greke first appeared on JavaNews.al.

Prishet pas disa orëve tensione banesa e fundit e paligjshme në Theth! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

By: E S
14 July 2025 at 22:55

Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje.

Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar.

Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.

Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT.

Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar.

Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur.

The post Prishet pas disa orëve tensione banesa e fundit e paligjshme në Theth! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë first appeared on JavaNews.al.

Fuqizimi i Forcave të Armatosura, mbërrijnë në Kosovë autoblindat ushtarakë nga SHBA

By: E S
14 July 2025 at 22:47

Autoblindat ushtarakë të Amerikës kanë mbërritur në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, ekskluzivisht për A2CNN.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në një program të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA-të dhe pritet të pranojmë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla”, konfirmon Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.

Ajo sqaron se pas procesit të dorëzimit të plotë do të bëhet të ditara edhe detaje të tjera. Kjo është një tjetër përpjekje për fuqizimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përballë një rrezikut gjithnjë e të pranishëm nga shteti fqinj, Serbia, që ka 48 baza përreth Kosovës.

The post Fuqizimi i Forcave të Armatosura, mbërrijnë në Kosovë autoblindat ushtarakë nga SHBA first appeared on JavaNews.al.

“Ja ku janë, shkrepe o babe…”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë

By: E S
14 July 2025 at 22:39

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur.

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit. /OraNews/

The post “Ja ku janë, shkrepe o babe…”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë first appeared on JavaNews.al.

Si po zëvendësohen shqiptarët? Nga India deri në Filipine, 20% e punonjësve në vend janë të huaj

By: E S
14 July 2025 at 22:32

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese.

Shqipëria e viteve të fundit, që ankohet për papunësi, duket se po plotëson këto vende bosh.

Leen – sanitare nga Filipinet: “Në vendin tonë mundësitë e punësimit janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, sepse ka shumë popullsi dhe nëse s’ke mik në qeveri, ti nuk gjen një vend të mirë pune.”

Joana – sanitare nga Uganda: “Vendosa të vij këtu sepse në vendin tonë, paratë që marrim këtu janë shumë më të larta dhe kjo më ndihmon mua dhe familjen time.”

Tiza – magazinier nga Mianmari: “Agjencia ku u interesova më kreu të gjitha procedurat e nevojshme dhe unë erdha menjëherë. Jam i lumtur.”

Shqipëria është e njohur për ta. Të gjithë janë të kënaqur – nuk paguajnë qira, ushqimi u ofrohet nga biznesi, ndërsa çdo muaj dërgojnë para në shtëpi. Por ky realitet është pasqyrë e një problemi më të thellë për tregun shqiptar të punës. Në bujqësi, industri, ndërtim e turizëm janë sektorët që vuajnë për fuqi punëtore, ndërsa mbi 11 mijë punonjës të huaj janë “importuar” për të plotësuar vendet bosh.

Filip Gjoka, sipërmarrës: “Nga ikja dhe mungesa e lindjeve, na kanë detyruar të kthejmë sytë te punëtorët e huaj. Kemi 3 vjet me kontingjentin e parë, ka ardhur i dyti dhe i treti dhe po mundohemi t’i ambientojmë me klimën, ushqimin dhe rregullat tona. Është e vetmja zgjidhje që ne të mos humbim kontratat që kemi vite që kemi punuar për t’i lidhur.”

Mungesa e fuqisë punëtore është e ndjeshme në disa sektorë kyç. Ishim në sektorët e akomodimit dhe tani kemi kaluar në fabrikat e agropërpunimit.

Gokul, punonjës nga India: “Ne erdhëm 5 njerëz nga India dhe kemi këtu mbi 2 muaj e gjysmë. Pagat për momentin janë më të mira se në Indi.”

20% e forcës punëtore në Shqipëri mbulohet nga të huajt, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ndërsa më shumë lehtësira do të krijohen në kuadrin e ri ligjor për të huajt në vendin tonë në vijim.

Gertiola Hoxha, drejtoreshë e Shërbimit të Punësimit: “Vihet re një trend rritës, por po flasim për Shqipërinë si një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka më shumë nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe forcë të huaj. Sfidat janë mungesa dhe pasaktësia e dokumentacionit të paraqitur nga të huajt, përmbushja e kritereve dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve. Po rishqyrtohet ligji për të huajt, i cili ka për qëllim të lehtësojë të drejtat e emigrantëve si dhe mbrojtjen e tyre, aksesin në informacion, në tregun e punës, etj.”

Qeveria planifikon të sjellë në Shqipëri 40 mijë të huaj për të punuar. /TCH/

The post Si po zëvendësohen shqiptarët? Nga India deri në Filipine, 20% e punonjësve në vend janë të huaj first appeared on JavaNews.al.

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

By: E S
14 July 2025 at 22:24

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011.

Ai tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha.

“Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike. Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike.

Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë.

Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda.

Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda.

Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”- u shpreh ndër të tjera ish-presidenti Topi.

The post Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar! first appeared on JavaNews.al.

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

By: E S
14 July 2025 at 22:17

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

The post “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë first appeared on JavaNews.al.

Banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit në Theth, bllokojnë fadromën (FOTO)

By: E S
14 July 2025 at 22:09

Në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje, ku nga lista e godinave për t’u shembur ka mbetur tashmë edhe një, e cila “po reziston” ende nga protestat e qytetarëve.

Këtë mbrëmje mësohet se pronarët e kësaj godine dhe banorë të Thethit kanë kundërshtuar prishjen, duke i bllokuar punën fadromës.

Siç shihet edhe nga pamjet, disa prej tyre kanë hipur në ndërtesë duke e bërë të pamundur që fadroma të vazhdojë shembjen, ndërsa disa të tjerë kanë rrethuar godinën ose kanë bllokuar rrugën.

The post Banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit në Theth, bllokojnë fadromën (FOTO) first appeared on JavaNews.al.

“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

By: E S
14 July 2025 at 22:02

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti politik Roland Bejko theksoi se për të çarë në skenën politike, partitë e vogla duhet të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme mbi parime dhe vlera të qarta. Sipas tij, këto forca nuk mund të funksionojnë si modele autoritare, por duhet të gjejnë një kohezion të brendshëm dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme mes anëtarëve të tyre, e cila nuk duhet të prishet përmes përplasjeve publike.

Bejko nënvizoi se partitë që synojnë të sjellin ndryshim duhet të kenë si udhërrëfyes vlerat demokratike, tolerancën, komunikimin e hapur dhe përkushtimin ndaj çështjeve thelbësore si liria, ndërtimi i shtetit dhe reforma sociale e ekonomike.

“Gjithçka që këta e kanë realizuar shumë gjatë dhe në detaj se si është paraqitur politika në 35 vite dhe e kanë paraqitur atë në fushata që kanë bërë, në studio dhe në biseda individuale. Këta duhet t’i kenë manual mbi tavolinë, duhet që të mbështeten në vlera morale, në parime të qëndrueshme, mbi tolerancën pa diskutim dhe duhet që të gjejnë një kohezion të brendshëm, sepse nuk mund që të funksionojë një parti moderne mbështetur tek autoritarizmi i një lidershipi të caktuar dhe tek disiplina. Këta janë të detyruar që të bashkëjetojnë në koherencë dhe të ndërtojnë disa shtylla pricipale mbi të cilat këta nuk duhet t’i negociojnë me asnjë siç janë çështjet e lirisë, të komunikimit dhe njëri-tjetrin, me shtet bërjen, me republikën me gjithçka që është keq në aspektin politik, por dhe ekonomik, social e të tjera. Këta duhet të ruajnë fillimisht një marrëdhënie të brendshme, të ruajnë njëri-tjetrin dhe të mos i zgjidhin në debate publike”, tha Bejko.

The post “Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Manja pret në takim zv.kryeministren e Ukrainës: Bashkëpunim për drejtësinë dhe rrugën drejt Europës

By: E S
14 July 2025 at 21:55

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët për drejtësinë dhe integrimin europian.

Gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit institucional dhe u ra dakord për:

-Nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

-Shkëmbimin e përvojave në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

-Mbështetjen e ndërsjellë për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian

-Zhvillimin e bashkëpunimit në sistemin penitenciar dhe në mjekësinë ligjore.

Ministri Manja rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të Ukrainës dhe në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare përballë agresionit rus. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në dokumentimin dhe ndëshkimin e krimeve të luftës përmes mbështetjes ndaj Tribunalit për Ukrainën.

“Drejtësia ndërtohet çdo ditë me partneritet, vullnet dhe miq që nuk të lënë vetëm,” deklaroi ministri i Drejtësisë, duke vënë theksin tek vlerat e përbashkëta që i bashkojnë dy vendet në rrugën drejt Europës.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës dhe një kontribut domethënës në ndërtimin e një arkitekture drejtësie më të fortë në rajon dhe më gjerë.

The post Manja pret në takim zv.kryeministren e Ukrainës: Bashkëpunim për drejtësinë dhe rrugën drejt Europës first appeared on JavaNews.al.

U kapën me armë në Sarandë dhe njëri tentoi t’i ikë policisë në det, “arrest me burg” për 3 persona

By: E S
14 July 2025 at 21:47

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëviznin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 27-vjeçarin Endrit Doku, 27-vjeçarin Ervis Cukali dhe 21-vjeçarin Imer Gega, të tre nga Kamza.

Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah. Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj.

Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Cukali, ndërkohë, rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol.

The post U kapën me armë në Sarandë dhe njëri tentoi t’i ikë policisë në det, “arrest me burg” për 3 persona first appeared on JavaNews.al.

Nis pastrimi i mbetjeve inerte në Theth, Rama bën bilancin e aksionit: U shembën mbi 100 ngrehina pa leje

By: E S
14 July 2025 at 21:40

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për situatën në Theth, ku tashmë operacionet për prishjen e ndërtimeve pa leje kanë përfunduar dhe ka nisur procesi i pastrimit të inerteve të mbetura pas.

Kreu i qeverisë në bilancin e këtij aksioni që hasi në rezistencën e pronarëve të ngrehinave, tregon që janë prishur rreth 100 objekte me mure apo konstruksion druri që kishin dhunuar ligjin për zonat e mbrojtura.

Rama shton se forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri në pastrimin e plotë të inerteve dhe rikthimin e zonës në normalitet.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenios, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.

Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama.

The post Nis pastrimi i mbetjeve inerte në Theth, Rama bën bilancin e aksionit: U shembën mbi 100 ngrehina pa leje first appeared on JavaNews.al.

Deklarata pranë kreut të NATO-s, Trump: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por e zgjidhëm

By: E S
14 July 2025 at 21:32

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi konfliktin dhe se sekretari i shtetit, Marko Rubio, po punon mbi atë çështje dhe gjithashtu në ndalimin e luftërave të tjera.

“Kemi qenë shumë të suksesshëm në ndalimin e luftrave. Zgjidhëm atë mes Indisë dhe Pakistanit. Kishit Ruandën dhe Kongon që vazhdonte prej 30 vitesh. Meqë ra fjala për Indinë dhe Pakistanin, do të kishte qenë një luftë bërthamore nëse vazhdonte dhe një javë tjetër. Ashtu si po shkonte, po bëhej shumë keq. E ndalëm atë përmes tregtisë. U thashë se nuk do bënim tregti, nëse nuk e zgjidhin këtë. Dhe kështu që ndaluan.

Ruanda dhe Kongo po vazhdon prej 30 vitesh si luftë. Të paktën 7 milionë njerëz u vranë me armë shumë mizore, si hanxharë. Askush nuk u afrohej vendeve. Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një luftë që do të ndodhte. Në atë çështje përdora tregtinë, në fakt e përdor edhe për shumë gjëra. Tregtia është diçka e mirë për të mbyllur luftëra. Ishte me të vërtetë e rëndësishme shumë. Marco po punon fort me të gjithë këtu për paqen”, tha Trump.

The post Deklarata pranë kreut të NATO-s, Trump: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por e zgjidhëm first appeared on JavaNews.al.

Dorëheqjet me ultimatumin e kryeministrit, Shkodra kërkon profesionistë në vendet bosh

By: E S
14 July 2025 at 21:24

Pak orë pas largimit nga detyra të administratorëve dhe drejtorëve kryesorë, bashkia e Shkodrës nuk ka humbur kohë dhe ka shpallur vakancën për vendet tashmë bosh që duhet të plotësohen sa më shpejt të jetë e mundur për të mos krijuar ngërçe në punët e qytetit, por edhe rrethinave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkiaku Benet Beci iu bën thirrje të gjithë profesionistëve që duan të bëhet pjesë e administratës lokale të aplikojnë përmes një procedure shumë të thjeshtë online.

“Bashkia Shkodër fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore. Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:

???? Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al

Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: ëëë.bashkiashkoder.gov.al

Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, shkruhet mes të tjerash në njoftim.

The post Dorëheqjet me ultimatumin e kryeministrit, Shkodra kërkon profesionistë në vendet bosh first appeared on JavaNews.al.

Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

By: E S
14 July 2025 at 21:17

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Ish Metalurgji. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur “Ish-qendra tregtare“.

Mësohet se drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të shumta në kokë.

Personi i aksidentuar mësohet se është rreth 60 vjeç. Për shkak të plagëve të rënda, do transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

The post Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë first appeared on JavaNews.al.

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:52

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në programin “Face the Nation” të CBS News, komentuan mbi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Republikani Graham deklaroi se një “pikë kthese” po afron në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump është përpjekur prej muajsh ta ulë Presidentin rus, Vladimir Putin, në tryezën e paqes, por se “mundësia” është gati të mbarojë.

Duke theksuar se Trump do të bëjë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën sot, Graham tha: “Ideja që SHBA-ja të shesin armë për të ndihmuar Ukrainën është në agjendë”.

“Në ditët në vijim, do të shihni një fluks rekord armësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, tha Graham, duke shtuar se ai beson se Trump në ditët në vijim do të vendosë tarifa dhe sanksione “më shumë sesa ka vendosur ndonjëherë më parë”.

“Mendoj se do të ketë më shumë mbështetje nga Evropa në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën”, tha senatori Graham.

Demokrati Blumenthal, nga ana tjetër, pohoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të rriten dhe se shtetet evropiane janë dakord për këtë çështje./E.T

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:41

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve.

Sipas një raporti në New York Post, ajsbergu ka qenë në një kurs përplasjeje me Innaarsuit, duke i bërë autoritetet të lëshojnë një paralajmërim.

I vendosur në një ishull të vogël në Grenlandën perëndimore, ekonomia lokale e Innaarsuit sillet kryesisht rreth peshkimit.

Megjithatë, nëse ajsbergu bie në kontakt, mund të shkaktojë dëme serioze në rajon, përcjell Telegrafi.

Ndikimi i copave të ngricës së përhershme që bie do të krijonte valë masive, të cilat mund të rrëmbenin bregun.

Përfaqësuesit e qeverisë i kanë këshilluar banorët të mos i afrohen shumë ajsbergut kur lundrojnë për në dhe nga ishulli.

Zakonisht, ajsbergët e mëdhenj lëvizin brenda pak ditësh, por sipas vendasve, masa jashtëzakonisht e madhe e ngrirë ka qenë e palëvizshme për rreth një javë, gjë që është burimi kryesor i shqetësimit.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë kur një ajsberg masiv ka kërcënuar Innaarsuit.

Në vitin 2018, një ajsberg aq i madh sa mund të shihej nga hapësira iu afrua rrezikshëm ishullit përpara se të ikte larg.

Muajin e kaluar, një ajsberg i rrallë i zi u vu re në brigjet e Labradorit, Kanada, duke çuar në debate në rrjetet sociale në lidhje me origjinën dhe historinë e tij. /E.T

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:30

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.

Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët./E.T

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:19

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional.

Rama bën me dije se të rinjtë mund të regjistrohen përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë.

Për më shumë informacion, vizito: www.aftesi.al

“Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama në Facebook.

/e.t

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

By: Ke Si
14 July 2025 at 15:17

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

“Ditën e sotme, në kuadër të aksionit të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Financave dhe administratës tatimore për formalizimin e ekonomisë, kanë nisur inspektimet në terren për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

Kjo nismë garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët që zgjedhin të formalizohen, si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.

Kjo nismë përfshin:

– Çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, do të jetë i detyrueshëm të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje.

– Faturimi elektronik (E-fatura) do të jetë forma standarde e raportimit dhe do të ndihmojë në uljen e informalitetit dhe garantojë gjurmueshmërinë e tyre.

– Subjektet që tregtojnë produkte ushqimore pa faturë do të jenë objekt i kontrollit dhe ndëshkimeve sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”,- njofton Denaj./e.t

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

“Ditën e sotme, në kuadër të aksionit të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Financave dhe administratës tatimore për formalizimin e ekonomisë, kanë nisur inspektimet në terren për të siguruar faturimin e detyrueshëm tatimor për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që del në treg.

Kjo nismë garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët që zgjedhin të formalizohen, si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.

Kjo nismë përfshin:

– Çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, do të jetë i detyrueshëm të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje.

– Faturimi elektronik (E-fatura) do të jetë forma standarde e raportimit dhe do të ndihmojë në uljen e informalitetit dhe garantojë gjurmueshmërinë e tyre.

– Subjektet që tregtojnë produkte ushqimore pa faturë do të jenë objekt i kontrollit dhe ndëshkimeve sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”,- njofton Denaj.

 

❌
❌