Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kukullat Barbie tani kanë edhe… diabet të tipit 1

12 July 2025 at 11:42

Nga Gazeta ‘Si’- Barbie më e fundit shkëlqen e veshur me një bluzë të shkurtër blu me pika, minifund me rrudha, taka të trasha dhe… një pompë insuline. Ajo është kukulla e parë e markës me diabet të tipit 1.

Prodhuesi i kukullave Mattel punoi me Breakthrough T1D, i njohur më parë si Fondacioni i Kërkimit të Diabetit Juvenil, për të dizajnuar kukullën, e cila synon të përfaqësojë afërsisht 304.000 fëmijë dhe adoleshentë që jetojnë me diabet të tipit 1 në Shtetet e Bashkuara.

Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune, që do të thotë se trupi gabimisht sulmon organet dhe indet e veta. Në këtë rast, antitrupat mashtrues sulmojnë qelizat në pankreas që prodhojnë insulinë, një hormon thelbësor që ndihmon trupin të shndërrojë ushqimin në energji. Si rezultat, trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë të vetën, kështu që njerëzit duhet të marrin insulinë me injeksion ose me anë të një pompe për të mbijetuar.

Diabeti i tipit 1 diagnostikohet zakonisht në fëmijëri, por mund të diagnostikohet tek kushdo në çdo moshë. Ai ndryshon nga diabeti i tipit 2, në të cilin njerëzit janë ende në gjendje të prodhojnë insulinë, por qelizat e tyre ndalojnë së reaguari ndaj saj.

Përveç pompës së insulinës që ngjitet në belin e Barbie-t të ri, bukuroshja me flokë të errët ka një monitor të vazhdueshëm të glukozës në krahun e saj – një buton që mbahet nga një shirit ngjitës rozë në formë zemre. Telefoni i saj celular shfaq një aplikacion që tregon matjet e glukozës. Ajo ka gjithashtu një çantë blu të çelët për të mbajtur furnizimet dhe ushqimet e saj për ta ndihmuar të menaxhojë sheqerin në gjak gjatë gjithë ditës. Sigurisht, i shkon edhe këpucëve.

Pikat në veshjen e Barbie-t janë një aludim ndaj ngjyrave dhe simboleve për ndërgjegjësimin për diabetin. 

Emily Mazreku, drejtoreshë e marketingut dhe komunikimit në Breakthrough T1D, jeton me diabet të tipit 1 dhe ka punuar me Mattel për të dizajnuar kukullën.

Mazreku kaloi pothuajse dy vjet duke mbajtur grupe fokusi për të marrë reagime rreth karakteristikave të kukullës dhe për t’u siguruar që ajo përfaqësonte të gjithë komunitetin e pacientëve me diabet tip 1.

“Mattel na kontaktoi dhe donin që kjo të ishte pjesë e linjës së tyre Fashionista”, tha Mazreku. “Dhe ne e shfrytëzuam menjëherë këtë mundësi.”

Linja ka kukulla me më shumë se 175 pamje të ndryshme, duke përfshirë një larmi tonesh lëkure, ngjyrash sysh dhe flokësh. Përfshin një Barbie me aparate dëgjimi pas veshit, një kukull të verbër që përdor një bastun dhe një tjetër me një këmbë proteze. Ekziston gjithashtu një kukull me vitiligo, një gjendje në të cilën lëkura humbet pigmentin e saj dhe bëhet me njolla.

“E dimë që rritja e numrit të njerëzve që mund ta shohin veten në Barbie vazhdon të ketë jehonë”, tha Devin Duff, një zëdhënës i Mattel, në një email drejtuar CNN.

Kompania tha se kukulla Barbie e verbër dhe një kukull me sindromën Doën ishin ndër kukullat më të njohura të Fashionista në nivel global në vitin 2024.

Ky mendim është pjesë e vlerës së të pasurit fëmijë që luajnë me kukulla që kanë aftësi të kufizuara, tha Dr. Sian Jones, bashkëthemeluese e Laboratorit të Diversitetit të Kutive të Lodrave në Universitetin Queen Margaret në Edinburg, Skoci.

Jones dhe kolegia e saj, Dr. Clare Uytman, studiojnë se si të luash me kukulla dhe lodra me një sërë sfidash fizike mund të zvogëlojë pabarazinë sistemike për personat me aftësi të kufizuara.

Jones thotë se kur fëmijët luajnë me kukulla që kanë vështirësi në lëvizje, për shembull, kjo i ndihmon ata të identifikojnë dhe të kuptojnë vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara që takojnë në jetën reale.

“Barbie në karrocë me rrota nuk mund ta përdorë shtëpinë e kukullave në klasën e kopshtit, kështu që atyre u duhet të ndërtojnë një rampë në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të hyjë në derën e shtëpisë së kukullave, për shembull”, tha Jones, e cila jeton me paralizë cerebrale.

Mazreku thotë se puna për të dizajnuar kukullën ia vlejti plotësisht. Kohët e fundit ajo arriti të sillte një në shtëpi për t’ia dhënë vajzës së saj 3-vjeçare.

«Ia solla Barbien në shtëpi dhe i dhashë mundësinë të bashkëvepronte me të dhe të shihte gjërat e saj», tha Mazreku. «Dhe ajo më pa dhe tha: ‘Ajo duket si mami’. Dhe kjo ishte shumë e veçantë për mua.»

Vajza e saj nuk ka diabet të tipit 1, tha ajo.

“Por ajo më sheh çdo ditë, duke jetuar me të, duke përfaqësuar, duke kuptuar dhe duke i treguar botës dhe duke i veshur pajisjet e mia me vetëbesim, dhe për të ishte vërtet e veçantë të shihte Barbien duke e bërë këtë.”

Burimi: CNN/Përshtati Gazeta Si

The post Kukullat Barbie tani kanë edhe… diabet të tipit 1 appeared first on Gazeta Si.

Berisha: Nuk ulemi me qeverinë për reformën territoriale por mund të diskutojmë për zgjedhoren

11 July 2025 at 14:05

Nga Gazeta ‘Si’- Berisha u pyet sot mbi dy reformat e mundshme në proces, të sugjeruara edhe nga faktori ndërkombëtar, kryesisht OSBE-ODIHR: Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.

Kreu i PD-së dha dy qëndrime të ndryshme, duke e ndarë ‘binarin’ politik nga ai qeveritar.

Berisha tha se do ulet me PS-në në tavolinë për reformën zgjedhore, sepse ajo bëhet nga partitë por refuzoi kategorikisht të ulej me Qeverinë për reformën territoriale.

Ai shpjegoi se reforma zgjedhore bëhet nëpërmjet partive kurse territorialja bëhet nga qeveria e Ramës, të cilën PD nuk e njeh, pasi ka dalë nga “farsa elektorale”.

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të ulet kurrë me të, nuk mund të pranojë karrigen mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them se PS s’është parti e spektrit politik, ai vendosi dorën e tij të zezë të reforma territoriale, kurse reforma zgjedhore bëhet nga patitë. Nuk mund të them se s’do ulemi me PS-në për reformën elektorale, por jo me qeverinë, ajo e ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha në përgjigjen e tij para gazetarëve sot.

Berisha akuzoi Ramën edhe për valën e fundit të shkarkimeve të drejtorëve të bashkive në vend, duke e quajtur shkelje të rëndë kushtetuese.

“Marja e kompetencave nga qeveria qendrore të ajo vendore është akt i rëndë antikushtetues dhe shkelje e Kartës së Konventës, shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë vendore që të ndërmarrë apo bëjë ndryshime të qeverisja vendore. Objeksionet që ka qeveria i ndjek vetëm nëpërmjet Gjykatave, me padi. Ramaduro është vetë kryeministër, kryeprokuror, kryepolic dhe kryetar bashkie, ndaj sillet në këtë mënyrë. Fjala e lirë dhe vota e lirë janë dy të drejtat kryesore. Ndaj ua lexova edhe unë raportin juve”, tha ai mes të tjerash.

The post Berisha: Nuk ulemi me qeverinë për reformën territoriale por mund të diskutojmë për zgjedhoren appeared first on Gazeta Si.

Trump ‘kthehet’ në Superman: Jam simboli i shpresës

11 July 2025 at 13:38

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump “shfrytëzoi” premierën botërore të sotme të filmit të ri të James Gunn “Superman”.

Presidenti amerikan, në një tjetër postim vetë-admirues në llogaritë e tij në mediat sociale, është veshur si… Superman dhe e përshkruan presidencën e tij si një “Simbol të Shpresës” të karakterizuar nga “e vërteta, drejtësia, mënyra amerikane”.

Edhe pse administrata e tij ka kaluar disa trazira që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti nuk harron në asnjë moment që të lavdërojë veten dhe administratën e tij për arritjet e këtyre 5 muajve.

The post Trump ‘kthehet’ në Superman: Jam simboli i shpresës appeared first on Gazeta Si.

Sapo hyri në ujë, humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit

11 July 2025 at 13:10

Nga Gazeta ‘Si’- Një 59-vjeçar, banues në Tiranë, ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Qerretit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe dyshohet se ai ka pësuar arrest kërdiak pasi ka hyrë në det.

The post Sapo hyri në ujë, humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit appeared first on Gazeta Si.

Kapet 29-vjeçari në Kamzë, iu gjet kokainë në shtëpi dhe në makinë

11 July 2025 at 11:20

Nga Gazeta ‘Si’- Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë.

G.D. u kap në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”, teksa lëvizte me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Sipas burimeve zyrtare, G. D. dyshohet se kishte kohë që shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të qytetit.

The post Kapet 29-vjeçari në Kamzë, iu gjet kokainë në shtëpi dhe në makinë appeared first on Gazeta Si.

Rama: Departamentet e bujqësisë në bashki, qesharake dhe vetëm për qoka

11 July 2025 at 11:10

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për pasivitetin dhe mungesën e vizionit ekonomik në pushtetin vendor.

Ai theksoi se, ndonëse bashkitë marrin fonde nga buxheti i shtetit dhe paguajnë paga e investime, ato nuk po krijojnë ndërmarrje fitimprurëse dhe nuk po luajnë rolin që u takon në zhvillimin rural.

Sipas Ramës, ende mbizotëron një qasje e vjetruar që e ndan qytetin nga fshati, ndërkohë që bashkitë duhet të jenë aktore aktive në jetën ekonomike të zonave rurale, përfshirë organizimin e fermerëve dhe lehtësimin e aksesit në financime.

Ai kritikoi ashpër departamentet e bujqësisë në bashki, duke i cilësuar “qesharake” dhe kërkoi një angazhim real për të kthyer bashkitë në nxitëse të zhvillimit bujqësor.

“Një problem tjetër është qasja filozofike, lekë nga buxheti, rroga dhe investime ndërkohë që ende nuk po ndërtohen ndërmarrje fitimprurëse në bashki. Ka disa tentativa minimale, por shumë të pamjaftueshme.

Sot kemi një instrument më domethënës se sa kemi pasur deri dje, kredia e bankës, ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet që të bëjnë bashkë fermerët. Sigurisht që duke qenë bashkitë pjesë, bëhet shumë më e thjeshtë për bankat që të mbështesion fermerët për këtë kredi të butë dhe për pjesën e financimit, pas kësaj edhe qeveria e ka më të lehtë. Kush do ia bëjë më të lehtë fermerëve në fshat, procesin për të marrë kredi, se tokën dinë ta punojnë vetë ata, por para ekstra që të fusin për të mos e lënë, thjesht e vetëm merr e shit, por më shumë se kaq.

Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike, për të bërë qoka, nuk merrem me njerëzit e fshatit për respekt. Duhet të bëhet një angazhim shumë i madh në këtë”, tha Rama.

The post Rama: Departamentet e bujqësisë në bashki, qesharake dhe vetëm për qoka appeared first on Gazeta Si.

Debati i shifrave me Ramën- Nëntë gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri

11 July 2025 at 10:56

Nga Gazeta ‘Si’- Mbështetësi i Brexit-it, Nigel Farage po bën gati valixhet dhe po përgatitet të niset për në Shqipërinë me diell, nëse do t’i besojmë replikave të shkëmbyera kohët e fundit në rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Fansat e Farage kanë parë pamje të papritura që janë hedhur në platformën sociale ‘X’ së fundmi: fillimisht një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i Ramës dhe udhëheqësit të Reform UK me rroba banje të ngushta në stilin viktorian, duke u relaksuar në një plazh, me mbishkrimin “Vizitoni Shqipërinë” të shkruar sipër tij.

Kjo u pasua shpejt nga një imazh tjetër i të dyve në perëndim të diellit, përsëri në një plazh, duke ndarë një gotë verë të mbështjellë me flamujt përkatës të njëri-tjetrit.

Të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra pasi Rama shprehu qëndrimet kritike për Britaninë pas Brexit-it dhe politikave të saj kontraverse për migrantët. Farage mori hak duke i thënë Ramës të “merrte mbrapsht të gjithë kriminelët”, me këmbënguljen se një në 50, ose edhe më shumë, shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë pas hekurave.

Që nga ai moment situata erdhi duke u përshkallëzuar. Rama, në një seri postimesh në platformën ‘X’, i quajti shifrat e Farage “të çmendura ” dhe vuri në dyshim se sa prej tyre u dënuan për shkak të “sistemit të vjetëruar të imigracionit dhe vizave” të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë ai vendosi ta ‘zbuste’ Farage me mirësi dhe ta ftonte të vizitonte për të shijuar “diell e mikpritje të vërtetë dhe madje më shumë fakte rreth Shqipërisë dhe popullit të saj të mrekullueshëm”.

Farage përfundimisht e pranoi ftesën me kusht që të diskutonte kthimin e të burgosurve shqiptarë. Por çfarë mund të fshihet në itinerarin e pushimeve të Farage në Shqipëri?

Farage dhe Rama u kontaktuan për komente në lidhje me kohën e mbërritjes së fluturimit të deputetit britanik. Edhe pse nuk u mor asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit, POLITICO ka publikuar në mënyrë ironizuese një “draft-itinerar”.

9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri janë:

Vizita në bunkerë

Shqipëria është shtëpia e rreth 700,000 bunkerëve prej betoni të ndërtuar gjatë regjimit totalitar komunist të diktatorit Enver Hoxha. Ato kishin për qëllim mbrojtjen kundër çdo pushtuesi të mundshëm, diçka që mund ta frymëzonte Farage në përpjekjen e tij për të shmangur një “pushtim” të emigrantëve nga përtej kanalit Anglez.

Takimi me “burrneshat” në veri të Shqipërisë

Të njohura edhe si “burrnesha”, disa gra në veri të Shqipërisë për të marrë përsipër përgjegjësitë e një babai të ndjerë ose të një kryefamiljari mashkull, bëjnë një betim beqarie dhe përqafojnë veshjen e sjelljen mashkullore. Ndonse janë pakësuar në numër me vetëm tre të mbetura, një takim me to mund t’i ofrojë Farage një perspektivë të re përtej debateve të zakonshme mbi identitetet gjinore.

Një gotë raki shqiptare

Pasi i acaroi bullgarët me një retorikë të ngjashme kundër migrantëve potencialë, Farage bëri një udhëtim në Bullgari në vitin 2013. Ai u filmua duke shijuar një gotë verë nën sharmin e disa muzikantëve dhe valltarëve vendas. Farage mund të tundohet ta zëvendësojë birrën e tij karakteristike me pak raki, një pije alkoolike e fuqishme e bërë nga rrushi ose kumbullat.

Një vizitë në Selinë Botërore Bektashiane

I akuzuar më parë për përhapjen e retorikës anti-muslimane, Farage mund të zgjerojë horizontet e tij me një udhëtim në Selinë Botërore Bektashiane në Tiranë. Kryegjyshata botërore bektashiane ka të ngjarë të bëhet versioni i Vatikanit në Shqipëri nëse një njoftim i vitit 2025 nga Rama për t’i shndërruar ata në një shtet sovran brenda vendit realizohet.

Homazhe në varrezat gjermane

Si stërnip i një emigranti gjerman që iku në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkëshort i një gruaje gjermane, Farage mund të bëjë homazhe në varrezat e Luftës Gjermane në qendër të Tiranës. Në varësi të kohës së vizitës së tij, ai mund të jetë gjithashtu i ftuari nderi në ceremoninë e përbashkët të organizuar nga ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë çdo të Dielë Përkujtimore. Ai gjithashtu mund të shohë një fragment të Murit të Berlinit jashtë zyrës së Ramës ndërsa është aty.

Vizitë në Teatrin e Kukullave

Farage ka thënë se kur të largohet nga politika, dëshiron të shkojë në teatër. Kështu që ai mund ta përdorë vizitën e tij në Shqipëri si një shans për të vizituar Teatrin historik të Kukullave. I restauruar me fondet e Bashkimit Europian pas tërmetit të vitit 2019, ky vend mund t’i kujtojë gjithashtu kohën kur e quajti presidentin francez Emmanuel Macron një “kukull” të ish-kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Vizitë te statuja e Mbretëreshës Elizabeth II

Në qytetin verior të Hasit, ku më shumë se 80% e vendasve kanë familje në Mbretërinë e Bashkuar, në qendër është ngritur një statujë e Mbretëreshës Elizabeth II. Farage mund të shkojë edhe në Kukësin aty pranë, një qytet tjetër me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, ku mund të vizitojë “Costa Caffe” dhe të numërojë makinat me targa të verdha britanike. Qyteti ishte gjithashtu i pari në botë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të ndihmës së dhënë rreth 400,000 refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, një rrëfim empatie që mund të frymëzojë një ndryshim zemre te Farage për çështjen e emigrantëve.

Një filxhan kafeje të këndshme

Ndonëse nuk janë adhurues të mëdhenj të çajit, shqiptarët e marrin kafenë shumë seriozisht dhe Tirana ka një nga numrat më të lartë të kafeneve në Europë. Për më tepër, besa, kodi i nderit shqiptar i vendos mysafirët mbi Zotin e madje edhe familjen e i garanton respekt maksimal të ftuarit.

Relaks në plazh

Sipas imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Ramës, një pushim në plazh do të jetë në krye të axhendës. Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet për rreth 276 kilometra, duke kaluar përgjatë detit Adriatik e detit Jon dhe ofron shumë mundësi që ai të bëjë një pushim të merituar larg politikës.

Por duke iu kthyer seriozitetit, kush ka të drejtë mes Ramës dhe Farage?

Në tetor 2024 , gazeta Telegraph publikoi një artikull që argumentonte se 52,000 shqiptarë jetonin në Mbretërinë e Bashkuar, me 1,227 prej tyre në burg, me sa duket burimi i pretendimeve të Farage.

POLITICO kontaktoi ambasadorin shqiptar në Londër, Uran Ferizi, për të kërkuar të dhënat e tyre mbi numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha: “Ne besojmë se ka më shumë se 300,000” dhe ndau një dokument që vëren se shifrat e Telegraph përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar, fëmijët shqiptarë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe “dhjetëra mijëra” shqiptarë me pasaporta greke e italiane, siç tregohet nga të dhënat konsullore.

Sa i përket numrit të shqiptarëve të burgosur, dokumenti i ambasadës thotë se nuk merr parasysh moshën, seksin dhe statusin socioekonomik e vazhdon se kur bëhet përshtatja për çekuilibrat demografikë dhe numrin aktual të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e nënkuptuar e burgosjes është: “përafërsisht 1 në 500”.

Nëse Farage pranon se faktet e tij janë të gabuara, Rama ka kërkuar që ai të jetë i pari që t’u thotë kujtdo që flet keq për shqiptarët “të mos e bëjë më”.

Burimi: Politico/Përshtati Gazeta Si

The post Debati i shifrave me Ramën- Nëntë gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

‘Teknologji për monitorimin e ndërtimeve’, Rama: Kamera e GPS në të gjitha kantieret

11 July 2025 at 10:42

Nga Gazeta ‘Si’– Monitorimi i territorit do të kryhet për mes teknologjisë.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me krerët e bashkive, ku në fokus ishin ndërtimet dhe zaptimi i hapësirave publike.

Kreu i qeverisë shpjegoi se të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen të vendosin kamera në kantiere për të mos shkelur lejet, teksa paralajmëroi dhe një qendër për monitorimin e tyre, e ngjashme me atë të trafikut.

“Nuk mund të mbetemi vetëm te sytë e njerëzve në territor, po i bëjmë gjërat bashkë për të pasur një kontroll teknologjik në territor. Siç ka nisur punën qendra e kontrollit të trafikut dhe do bëhet teknologjike me projektin e ri me EBA. Inspektimi i territorit për ndërtimet duhet të mbështetët nga një fuqi teknologjike, nga satelitët, dronët.

Do ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve. AZHT ka përgatitur një rregullore për kompanitë dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen se të gjitha pallatet të mos kalojnë lejet dhe kantieret të pajisen me kamera 24 orë dhe të ndiqen nga forcat e inspektimit. Të gjitha kantieret do të pajisen me GPS që të monitorohet dhe ku ata hedhin mbetjet”, tha Rama.

The post ‘Teknologji për monitorimin e ndërtimeve’, Rama: Kamera e GPS në të gjitha kantieret appeared first on Gazeta Si.

Tarifat/ BE: Kundër marrëveshjes me çdo çmim me SHBA-në

11 July 2025 at 09:57

Nga Gazeta ‘Si’- A është afruar marrëveshja tregtare me SHBA-në? ​​Parlamenti Europian mbështet negociatat e BE-së. Por është kundër marrëveshjes me çdo çmim.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë përtej Atlantikut për të siguruar që të bëjmë përparim të qëndrueshëm dhe të konsiderueshëm”, theksoi Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, gjatë debatit në Parlamentin Evropian mbi mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në.

Ndërsa situata në BE është lehtësuar disi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zgjati afatin për tarifa më të larta për mallrat e BE-së, puna e Komisionit të BE-së për një marrëveshje me SHBA-në është megjithatë nën presionin e kohës. Komisioneri Sefcovic shpreson “rezultate të kënaqshme”, ndoshta që në ditët në vijim.

Letra e Trump drejtuar BE-së është ende në pritje

Trump u shkroi disa vendeve javën e kaluar duke kërcënuar me tarifa të reja nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje. Bashkimi Evropian ende nuk ka marrë asnjë letër. Trump premtoi një letër brenda dy ditëve të ardhshme të martën.

Edhe pse BE-ja është e interesuar shumë për një marrëveshje, zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Olof Gill, sqaron: “Një marrëveshje tani varet nga gatishmëria për të arritur një rezultat të pranueshëm për të dyja palët”.

Si mund të duket një marrëveshje e tillë?

Detajet e një “marrëveshjeje” të tillë, ose siç e quan BE-ja, një “marrëveshje në parim”, nuk dihen zyrtarisht. Megjithatë, agjencia e lajmeve Reuters raporton se BE dëshiron të ulë tarifat aktuale prej 25 përqind për industrinë e automobilave. Gjermania, në veçanti, do të përfitonte nga kjo. Tarifa shtesë amerikane janë në fuqi kundër importeve të çelikut dhe aluminit nga BE.

Kryetari i Komitetit të Tregtisë dhe eurodeputeti socialdemokrat Bernd Lange foli në Strasburg rreth mundësisë së rënies dakord për përjashtime nga tarifa bazë prej 10 përqind. Kjo mund të përfshijë avionët dhe pjesët e tyre, kozmetikën dhe produktet mjekësore. Komisioneri i Tregtisë Sefcovic gjithashtu e sheh marrëveshjen me SHBA-në si një kornizë për një marrëveshje të plotë tregtare në të ardhmen midis dy zonave ekonomike.

Një ton më miqësor midis SHBA-së dhe BE-së

Toni midis BE-së dhe SHBA-së ka ndryshuar dukshëm kohët e fundit. Trump foli për bisedime “shumë miqësore” me presidenten e Komisionit të BE-së von der Leyen dhe “të gjithë grupin” – me të cilin ai me sa duket nënkuptonte BE-në. BE-ja raportoi gjithashtu një “shkëmbim të mirë” midis von der Leyen dhe Trump pas një telefonate gjatë fundjavës.

Por edhe me përfundimin e një marrëveshjeje paraprake, socialdemokrati Lange nuk i sheh të gjitha problemet të zgjidhura. Ai po bën thirrje për një klauzolë pezullimi për të parandaluar Trump nga vendosja e tarifave të reja ndaj BE-së gjatë negociatave. Deri më tani, SHBA-të nuk kanë rënë dakord për këtë.

Në fakt, Trump tashmë ka njoftuar të ashtuquajturat tarifa sektoriale. Për shembull, do të kishte një tarifë prej 50 përqind për bakrin. Ai planifikon të bëjë një njoftim edhe për produktet farmaceutike së shpejti.

Parlamenti i BE-së: “Mos e lini Trump të na ngacmojë”

Debati midis Komisionerit të Tregtisë dhe parlamentarëve të BE-së tregoi gjithashtu se konflikti tregtar me SHBA-në nuk ka gjasa të zgjidhet me një marrëveshje. Eurodeputeti i Gjelbër Virginiajus Sinkevicius, në veçanti, theksoi se bëhej fjalë për më shumë sesa thjesht tregti: Nuk mund të lejojmë veten të na ngacmojë Trump.

“Nuk duhet t’i shesim vlerat tona për një zgjidhje të shpejtë. Sidomos pasi as nuk e dimë nëse ka një klauzolë ndalese”, theksoi ish-Komisioneri i BE-së.

Socialdemokratja Kathleen Van Brempt paralajmëroi gjithashtu kundër një marrëveshjeje me çdo çmim. “Ne nuk jemi të interesuar për një marrëveshje me Trump. Ne jemi të interesuar për punëtorët tanë, vendet e tyre të punës, mjetet e tyre të jetesës dhe kompanitë tona”, tha Van Brempt.

Si anëtar i Partisë Popullore Evropiane konservatore, grupi më i madh në Parlamentin Evropian, Michał Szczerba thekson rëndësinë e tregtisë transatlantike për të dyja palët.

Ai mbështet në thelb qasjen e Komisionit për të gjetur një marrëveshje të dobishme reciprokisht. Megjithatë, një plan i fortë për kundërmasa është gjithashtu i nevojshëm nëse negociatat dështojnë.

Kampi i ekstremit të djathtë fajëson BE-në

Jo të gjithë eurodeputetët e shohin kështu. Jacek Ozdoba, i cili përfaqëson grupin konservator të krahut të djathtë ECR në Parlamentin Evropian, beson se BE është problemi.

Ndërsa Trump është plotësisht i përkushtuar ndaj lëndëve djegëse fosile, Evropa dëshiron të ndalojë automjetet me naftë, ndër të tjera. Një BE konkurruese që dëshiron marrëdhënie të mira tregtare me SHBA-në duhet të veprojë ndryshe, shpjegoi polaku.

Megjithatë, shumë parlamentarë janë të shqetësuar se BE nuk duhet të lejojë ndërhyrje në legjislacion. Komisioneri i Tregtisë Sefcovic i siguroi ata se rregulloret e BE-së janë të panegociueshme. Një deklaratë e përbashkët me SHBA-në nuk do ta ndryshonte këtë./ DW

The post Tarifat/ BE: Kundër marrëveshjes me çdo çmim me SHBA-në appeared first on Gazeta Si.

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

11 July 2025 at 09:50

Nga Gazeta ‘Si’- Gjermania synon të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, Patriot, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për t’ia dërguar Ukrainës, tha të enjten kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Ukraina po kërkon me ngulm dhe nguti mbrojtje më të fortë ajrore përballë sulmeve të shpeshtuara dhe rritura nga Rusia me raketa dhe dronë.

“Bisedova për këtë me presidentin [Donald] Trump të enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij ta furnizojë [Ukrainën] këto sisteme”, tha Merz gjatë një konference në Romë për rindërtimin e Ukrainës.

Ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve po bisedojnë për një marrëveshje të mundshme, por ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar, tha Merz.

Merz theksoi se SHBA-ja ka nevojë për disa nga sistemet Patriot për mbrojtjen e vet ajrore, pa treguar se sa sisteme Patriot saktësisht synon t’i blejë Berlini.

Megjithatë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tregoi më vonë se Gjermania është pajtuar të paguajë për dy sisteme Patriot.

“Gjermania është e gatshme të paguajë për dy prej tyre, tashmë ka një marrëveshje”, tha Zelensky në Romë.

Sipas tij, edhe Norvegjia është zotuar të blejë një tjetër sistem Patriot dhe ta dërgojë në Ukrainë.

Këtë javë, Trump, duke shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e vullnetit nga presidenti rus, Vladimir Putin, për t’u përfshirë seriozisht në bisedime për paqe, tha se kishte miratuar një furnizim me armë mbrojtëse për Ukrainën.

Ai shtoi më pas se kërkesa e Ukrainës për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot do të shqyrtohet.

Gjermania, e cila gjithashtu përdor sistemet Patriot, ka furnizuar Ukrainën me disa sisteme të mbrojtjes ajrore, por Patriotët konsiderohen si më modernët dhe më efektivët.

Patrioti është i aftë të shkatërrojë avionë, raketa balistike dhe raketa lundruese në një largësi rreth 100 kilometra dhe në një lartësi deri në 30 kilometra.

Më herët, Merz premtoi mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën gjatë takimit dyditor në Romë, i cili kishte për qëllim diskutimin e mënyrave për të financuar rindërtimin ndërkohë që sulmet ruse vazhdojnë.

“Mbështetja jonë për vendin tuaj është e palëkundur”, i tha Merz Zelenskyt, i cili gjithashtu mori pjesë në mbledhjen e aleatëve të Kievit në kryeqytetin italian.

Duke iu drejtuar Putinit, udhëheqësi gjerman deklaroi: “Nuk do të dorëzohemi”

The post Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën appeared first on Gazeta Si.

Nuk nisi hetimet për ndërtimin pa leje në Theth, Manja kërkon nisjen e procedimit për prokuroren Gjeli

10 July 2025 at 18:35

Nga Gazeta ‘Si’ – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Ulsi Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Gjelin, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’.

Kujtojmë se ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion për pastrimin e hapësirave publike.

Ka qenë vetë kryeministri ai që ka shenjestruar Prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për ndërtimet pa leje në Theth.

Prej ditësh në Theth policia dhe IKMT kanë nisur shembjen e objekteve pa leje. Ky aksion ka shkaktuar reagime të shumta, me banorët e Thethit që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

The post Nuk nisi hetimet për ndërtimin pa leje në Theth, Manja kërkon nisjen e procedimit për prokuroren Gjeli appeared first on Gazeta Si.

Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë (foto)

10 July 2025 at 17:26

Nga Gazeta ‘Si’- Një zjarr ka përfshirë një banesë pranë Pazarit të Ri në Tiranë.

Siç shikohet nga pamjet, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa mësohet se pas ndërhyrjes, zjarri është neutralizuar.

zjarri ka rënë në banesën e Nermin Stërmasit, një familje tiranase. Shtëpia është me qerpiç, çka e bën të ekspozuar ndaj flakëve në temperatura të larta.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

The post Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë (foto) appeared first on Gazeta Si.

Konferenca për Ukrainën, Rama: Europa të mos e lërë paqen në ‘rresht të dytë’

10 July 2025 at 17:19

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të shkurtër, gjatë konferencës ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës që u zhvillua në Romë.

Ai theksoi se Shqipëria, megjithëse një vend i vogël me burime të kufizuara, ka qenë dhe do të jetë krah Italisë dhe partnerëve evropianë në mbështetje të Ukrainës, sa herë që ajo ka nevojë.

Rama bëri thirrje që, krahas mbështetjes për rindërtimin dhe mbrojtjen e Ukrainës, Europa të mos e lërë paqen në “rresht të dytë” të mendimeve dhe veprimeve të saj. Ai paralajmëroi se fjalën “paqe” nuk duhet ta përvetësojnë vendet jashtë kufijve të Europës demokratike dhe as të përdoret për të ndarë shoqëritë brenda kontinentit.

Ai theksoi se Ukraina nuk është agresori në këtë luftë dhe se Europa nuk është një komunitet luftënxitës. Megjithatë, sipas tij, as dëshira për paqe dhe as fjalët nuk mjaftojnë për të ndalur luftën, nëse nuk ekziston një plan i qartë, i guximshëm dhe irrealisht tërheqës për të ardhmen e paqes në Evropë.

“Paqja është e vetmja e ardhme për të cilën mund të flasë Europa,” përmbylli Rama, duke rikujtuar fjalët e Papa Françeskut se paqja nuk është çështje e së shkuarës, por rruga drejt së ardhmes.

“Sidoqoftë, dua ta përmbyll duke ndarë me ju bindjen se ndërkohë që po bëjmë të gjitha gjërat e duhura për të mos ta lënë në baltë Ukrainën, ne nuk do të jemi të fortë mjaftueshëm për t’i dhënë fund kësaj lufte, për të shpëtuar Ukrainën në qoftë se nuk kemi plan tonin të fuqishëm, kurajoz e tërheqës për paqen. Paqja është e vetmja e ardhme për të cilën mund të flasë Europa”, tha ai.

The post Konferenca për Ukrainën, Rama: Europa të mos e lërë paqen në ‘rresht të dytë’ appeared first on Gazeta Si.

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as pas afatit të 26 korrikut?

10 July 2025 at 14:12

Nga Gazeta ‘Si’- Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve të deputetëve – një opsion i përmendur në rast të moskonstituimit të Kuvendit deri më 26 korrik – nuk konsiderohet e realizueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ky afat shkelet, vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur më parë.

Askush nuk ka përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë në Kosovë pas 26 korrikut – datë kur skadon afati prej 30 ditësh që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin.

Deri tani, përpjekjet për formimin e këtij institucioni ligjvënës kanë dështuar 44 herë.

Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin dhe të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Në këtë atmosferë bllokade, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, thotë se barra e përgjegjësisë duhet të kalojë tani mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrë kushtetuese të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve.

Sipas saj, e para e shtetit duhet t’i intensifikojë përpjekjet për arritjen e një konsensusi mes partive politike, dhe nëse kjo dështon, të kërkojë interpretim shtesë nga Gjykata Kushtetuese, për të qartësuar hapat e ardhshëm.

“Gjykata Kushtetuese duhet të jetë më e prerë rreth afatit që e ka përcaktuar dhe pasojave që vijnë pas këtij afati. Roli i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përfunduar ende”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, presidentja Osmani priti për dy ditë me radhë përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Pas takimeve, ajo u shpreh qartë se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, është “detyrim e jo opsion” dhe u bëri thirrje partive që sa më shpejt të gjejnë zgjidhje.

Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, thotë për Radion Evropa e Lirë se presidentja është duke i shqyrtuar mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për sqarim të aktgjykimit, “në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike, në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga ajo”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se konsensusi është e vetmja rrugë për të tejkaluar bllokadën dhe për të konstituuar Kuvendin deri më 26 korrik.

Nëse kjo nuk ndodh, Kosova do të përballet me një situatë të panjohur deri më tash, thotë Naim Jakaj nga ky institut.

“Kosova do të hyjë në një situatë të re juridike dhe politike, që nuk e ka përjetuar më herët. Pasojat e saj do t’i ndiejmë në muajt e ardhshëm, në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

A mund t’iu merret mandati deputetëve?

As Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka një përgjigje të qartë për zhvillimet që mund të pasojnë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik.

Më 9 korrik, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për këtë çështje, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha shkurt: “E paparashikuar”.

Dy ditë më parë, ajo përmendi mundësinë që të gjithë deputetët e Kuvendit të humbin mandatin, nëse nuk e konstituojnë institucionin brenda afatit 30-ditor, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“…janë 120 deputetë të legjislaturës së 9-të, që mund t’iu merret mandati, dhe të vazhdohet pastaj me deputetët që janë në listat e të gjitha partive politike”, tha Kusari-Lila.

Por, Mushkolaj shpjegon se mandatin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund ta marrë askush.

“Populli ua ka dhënë këtë mandat dhe populli ua merr mandatin. Vetëm nëse shkojmë në zgjedhje. Por, përsëri, duhet të konstituohet Kuvendi”, thotë profesoresha në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Jakaj, gjithashtu, nuk e sheh të mundshme heqjen e mandatit të deputetëve.

Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës, në nenin 70, përcakton qartë arsyet për përfundimin ose pavlefshmërinë e mandatit të deputetit.

Ato përfshijnë: mosbetimin, dorëheqjen, emërimin në qeveri, përfundimin e mandatit të kuvendit, mungesën prej gjashtë muajsh në seanca, dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vite burgim, ose vdekjen e deputetit.

“Në asnjë nga pikat e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk i ka saktësuar pasojat kolektive apo individuale për deputetët, në rast të moskonstituimit brenda afatit prej 30 ditësh”, shton Jakaj.

Muhaxhiri: Nuk ka precedent për marrjen e mandateve

Edhe Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i politikës në Kosovë, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikon marrjen e mandateve nga deputetët, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit.

Për më tepër, thekson ai, në Kosovën e pasluftës nuk ka ndonjë precedent të ngjashëm.

Ai thotë se një hap i tillë do të kërkonte një vendim të ri të Gjykatës dhe ndryshime në mënyrën e zëvendësimit të deputetëve, por, prapëseprapë, nuk do të garantonte tejkalimin e bllokadës politike që po e pengon formimin e institucioneve.

“E para, ata deputetë që do të vinin, do të kishin më pak legjitimitet dhe pothuajse të gjithë do të ishin anonimë, pa përvojë politike. Vetë fakti që nuk janë zgjedhur, dëshmon se nuk kanë arritur sukses as në garën përbrenda partive të tyre”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se personat që do t’i zëvendësonin deputetët aktualë, do të vepronin nën udhëzimet e liderëve të partive të tyre, ndaj sjellja e tyre në procesin e konstituimit të Kuvendit do të ishte e njëjtë me atë të deputetëve aktualë.

“Do të ktheheshim në pikën ku jemi tash, por me një humbje të kohës dhe me një dëmtim të perspektivës së Kosovës dhe imazhit institucional në përgjithësi”, thekson Muhaxhiri.

Ku ka mbetur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës?

Deri më tani, deputetët kanë përfunduar vetëm dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e nevojshme në disa runde votimi për t’u zgjedhur në këtë post.

Dy parti parlamentare, PDK-ja dhe AAK-ja, e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një emër tjetër për kryeparlamentar.

LDK-ja thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për këtë pozitë.

E, Vetëvendosje këmbëngul tani që votimi për Haxhiun të bëhet në mënyrë të fshehtë, duke premtuar se nëse ajo nuk i merr 61 vota, do të propozojë një kandidat tjetër.

Por, kjo formë votimi kundërshtohet nga partitë e tjera, duke e futur situatën në një rreth vicioz.

Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit me afat 30 ditësh më 26 qershor, pas 37 tentativave të dështuara në këtë proces.

Megjithatë, ekspertët kushtetues dhe partitë politike e kanë kuptuar dhe interpretuar këtë vendim në mënyra të ndryshme.

Muhaxhiri thotë se për të tejkaluar bllokadën në Kuvend, është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë./ rel

The post Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as pas afatit të 26 korrikut? appeared first on Gazeta Si.

BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtimin e Ukrainës

10 July 2025 at 13:29

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet pas dëmit që i është shkaktuar nga lufta e Rusisë.

Në fonde përfshihen 1.8 miliard euro si kredi dhe 580 milionë euro si grante prej institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve për financim publik, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë në Romë, duke folur për planet për rindërtim të Ukrainës.

Konferenca është mbajtur teksa qindra dronë rusë dhe dhjetëra raketa e kanë goditur Kievin në orët e hershme të mëngjesit, duke vrarë dy persona.

Në takimin e mbajtur në kryeqytetin italian, Ukraina ka kërkuar ndihmë urgjente nga partnerët.

Fondi prej 2.3 miliardë eurosh është pjesë e Kornizës për Investime në Ukrainë, e cila sipas von der Leyenit i mbledh rreth 10 miliardë euro për investime në Ukrainë.

Ajo ka bërë të ditur për krijimin e një fondi të ri aksionar për rindërtim të Ukrainës, të përkrahur nga Banka Evropiane e Investimeve, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia.

Me një kapital fillestar prej 22 milionë eurove, fondi synon t’i mbledhë 500 milionë euro deri më 2026, ka bërë të ditur Komisioni Evropian.

The post BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtimin e Ukrainës appeared first on Gazeta Si.

A po bëhet Putin gjithnjë e më agresiv pas kritikave të Trump?

10 July 2025 at 12:34

Nga Gazeta ‘Si’- A ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis asaj që thotë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe asaj që bën Presidenti rus, Vladimir Putin?

Sigurisht, fjalët e ashpra dhe dhuna e hidhur e ditëve të fundit në Ukrainë sugjerojnë se përgjigjja është ‘ndoshta’.

Së pari, Presidenti Trump shprehu zhgënjimet e tij për mungesën e angazhimit nga homologu i tij rus për t’u angazhuar në një proces serioz paqeje.

«Putini na thotë shumë budallallëqe, nëse doni ta dini të vërtetën», tha Trump me inat në një mbledhje të kabinetit të martën. «Ai është shumë i sjellshëm gjatë gjithë kohës, por rezulton se bën gjëra pa kuptim», u ankua ai.

Të nesërmen, sikur e tërbuar nga këto komente, Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë ndaj Ukrainës , duke dërguar 728 dronë dhe 13 raketa për të goditur qytete anembanë vendit në valë të shumta.

Ishte një “sulm domethënës”, vërejti Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili i dënoi sulmet si të planifikuara për të kundërshtuar përpjekjet për paqe.

Javën e kaluar, pasi Trump u ankua publikisht se nuk kishte bërë “asnjë përparim” drejt një armëpushimi pas një telefonate të gjatë me udhëheqësin e Kremlinit, Rusia lëshoi ​​një tjetër breshëri masive mbi Ukrainën. Ajo hodhi 539 dronë dhe 11 raketa në atë që zyrtarët ukrainas e përshkruan si një nga sulmet më të këqija të konfliktit.

Mund të faleni nëse mendoni se sa herë që Presidenti Trump shpreh zemërim, frustrim apo edhe negativitet ndaj homologut të tij në Kremlin, përgjigja e menjëhershme nga Rusia është të rrisë ndëshkimin e pamëshirshëm që i jep fqinjit të saj ukrainas.

Por nuk është aq e drejtpërdrejtë sa kaq.

Problemi është se Rusia kryen gjithashtu sulme shkatërruese ndaj Ukrainës gjatë periudhave kur presidenti amerikan është relativisht i heshtur në lidhje me konfliktin për të cilin ai u zotua ta përfundonte brenda një dite të vetme.

Më 29 qershor, për shembull, Moska nisi 477 dronë dhe 60 raketa kundër Ukrainës – në atë kohë, sulmi më i madh ajror rus i luftës. Megjithatë, Presidenti Trump kishte bërë pak komente të rëndësishme publike në lidhje me Rusinë në ditët e mëparshme.

Për më tepër, kur Presidenti Trump u tha udhëheqësve të tjerë të G7 të demokracive të industrializuara se në thelb i vinte keq për mungesën e Putinit në samitin e qershorit dhe kritikoi udhëheqësit e mëparshëm për përjashtimin e Rusisë nga ajo që atëherë ishte G8, Moska vazhdoi të shtonte sulmet ndaj Kievit, duke vrarë të paktën 28 ​​persona në një natë të vetme sulmesh me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas, disa ditë më vonë.

Edhe komentet pozitive nga presidenti i SHBA-së, të cilat mund të priten në mënyrë të arsyeshme për të zbutur çdo zemërim të ndezur rus për mënyrën se si flitet për të në Shtëpinë e Bardhë, nuk duket se veprojnë si frenues për teprimet e Kremlinit.

Nga ana e tij, Kremlini ka minimizuar çdo sugjerim se shpërthimi kritik i kohëve të fundit i Presidentit Trump ka pasur shumë ndikim.

“Po e marrim me qetësi”, u tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gazetarëve në një konferencë telefonike të përditshme, duke shtuar se “Trump, në përgjithësi, tenton të përdorë një stil dhe shprehje mjaft të ashpra”.

Në realitet, taktikat ushtarake ruse kanë shumë më tepër gjasa të drejtohen nga objektivi i saj i palëkundur ushtarak për të kapur sa më shumë territor të jetë e mundur, përpara se konflikti i ashpër në Ukrainë, tani në vitin e tij të katërt, të ndalet përfundimisht.

Po kështu, rritja e tmerrshme e përdorimit të dronëve rusë në javët e fundit ka më shumë të ngjarë të jetë një pasqyrim i mungesës së raketave dhe rritjes së prodhimit të dronëve në Rusi sesa ndonjë kundërpërgjigje e zemëruar e Putinit ndaj një prej komenteve të rastësishme të Presidentit Trump.

Burimi: CNN/Përshtati Gazeta Si

The post A po bëhet Putin gjithnjë e më agresiv pas kritikave të Trump? appeared first on Gazeta Si.

Zelensky: Rusia lëshoi ​​rreth 400 dronë në Ukrainë gjatë natës

10 July 2025 at 10:51

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar mbi sulmin e fundit me dron të Rusisë në Kiev.

Sipas mediave të huaja, Zelensky thotë se Rusia lëshoi ​​18 raketa dhe rreth 400 dronë gjatë sulmit të natës në Ukrainë që synonte kryesisht kryeqytetin.

Në një deklaratë në Telegram, udhëheqësi ukrainas tha se Rusia nisi një sulm masiv të kombinuar që “zgjati pothuajse dhjetë orë”.

Objektivi kryesor i sulmit ishte Kievi, por u sulmuan edhe rajonet e Çernihovit, në veri të Ukrainës, të Sumit dhe Kharkivit, në verilindje, si dhe zonat qendrore të Poltavas dhe Kirovohrad, shkruan A2 CNN.

Zelensky tha po ashtu se dihet se 16 persona janë plagosur nga sulmet.

“Ky është një përshkallëzim i dukshëm i terrorit nga Rusia: qindra Shaheed çdo natë, sulme të vazhdueshme, sulme masive kundër qyteteve ukrainase”, tha Zelensky.

“Kjo do të thotë se nevojitet përshpejtim. Ne duhet të jemi më të shpejtë me sanksionet dhe të ushtrojmë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të ndiejë pasojat e terrorit të saj”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se sulmeve të tilla ruse “duhet t’u përgjigjet ashpër”. 

The post Zelensky: Rusia lëshoi ​​rreth 400 dronë në Ukrainë gjatë natës appeared first on Gazeta Si.

Rutte: Rusia do të shënjestrojë Europën, nëse Kina sulmon Tajvanin

10 July 2025 at 10:32

Nga Gazeta ‘Si’- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Kina dhe Rusia paraqesin kërcënime në rritje për aleancën transatlantike, duke konfirmuar se NATO po përgatitet për një sulm të mundshëm rus në shkallë të plotë në territorin e aleancës në vitet e ardhshme.

“Xi Jinping, presidenti i Kinës, përpara se të sulmojë Tajvanin, së pari do të telefonojë në Moskë për t’i kërkuar (presidentit rus) Putinit të na mbajë të zënë në këtë pjesë të Europës”, u tha Rutte gazetarëve në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin.

“Kina po ndërton me shpejtësi forcat e saj të armatosura. Ata tani kanë më shumë anije se sa SHBA-ja. Ata do të kenë edhe 100 anije deri në vitin 2030. Ata tani kanë 1 000 koka bërthamore. Kjo nuk është për të organizuar parada në Pekin. Kjo është me të vërtetë për ta përdorur, për ta shfrytëzuar këtë”, pohoi ai, duke parashikuar se Kina do të përpiqet të marrë disi kontrollin e Tajvanit.

“Supozimi ynë është, bazuar në shumë diskutime që kemi pasur, dhe sigurisht, ajo që dimë nga burimet tona është se rreziku është gjithnjë e më shumë i pranishëm”, tha ai.

Rutte argumentoi se kërcënimet e sigurisë ndaj NATO-s nga Indo-Paqësori janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Ai përmendi pjesëmarrjen aktive të Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës duke mbështetur Rusinë, furnizimin e Kinës me mallra me përdorim të dyfishtë për Rusinë dhe ndarjen e teknologjisë së dronëve nga Irani me forcat ruse.

Ai pohoi se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ka të ngjarë të nisë një sulm në territorin e NATO-s brenda shtatë viteve të ardhshme.

“Disa nga gjeneralët tuaj gjermanë, shumë të lartë, kanë parashikuar se tre, pesë, shtatë vjet nga tani, Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm të plotë në territorin e NATO-s. Tre vjet është sot, pesë vjet është java tjetër, shtatë vjet është muaji tjetër”, paralajmëroi ai dhe tha se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të forcuar parandalimin.

Rutte theksoi se aleatët e NATO-s vendosën të rrisin objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes në samitin e muajit të kaluar jo për të qetësuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, por sepse e njohin kërcënimin në rritje.

“Ne nuk po bëjmë shpenzimet bazë prej 5,0 dhe 3,5 për qind për ta bërë të lumtur një person. Ne e bëjmë këtë sepse e dimë se kërcënimi është i pranishëm. Një kërcënim kundër SHBA-së, një kërcënim kundër Kanadasë, një kërcënim kundër aleatëve europianë. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtje”, tha ai.

The post Rutte: Rusia do të shënjestrojë Europën, nëse Kina sulmon Tajvanin appeared first on Gazeta Si.

Von der Leyen përballet me votëbesim

10 July 2025 at 10:23

Nga Gazeta ‘Si’- Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten(10 korrik) votëbesim kundër shefes së bllokut europian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.

Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Europian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.

Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.

Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.

“Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.

Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Europian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament.

The post Von der Leyen përballet me votëbesim appeared first on Gazeta Si.

Vriten 40 palestinezë në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

9 July 2025 at 15:01

Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë spitalorë, të mërkurën, teksa ndërmjetësit ndërkombëtarë po nxitojnë për të hartuar një marrëveshje armëpushimi.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës.

Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë një propozim të ri armëpushimi, të mbështetur nga Uashingtoni, i cili do të pezullonte luftimet, do t’i lironte pengjet izraelite dhe do të dërgonte ndihma të shumënevojshme në Gazë, raporton AP.

Ushtria izraelite nuk komentoi për sulme specifike, por tha se ka goditur mbi 100 objektiva nëpër Gazë gjatë ditës së fundit, përfshirë militantë, struktura të minuara, magazina të armëve, raketahedhës dhe tunele.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme. Më vonë, këtë javë, i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të shkojë në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të vazhduar negociatat indirekte me Hamasin rreth propozimit për armëpushim.

Witkoff tha se tri çështje kyç të mospajtimit janë zgjidhur, por se një çështje e rëndësishme ende mbetet e hapur. Ai nuk bëri të ditur se për çfarë bëhet fjalë

The post Vriten 40 palestinezë në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim appeared first on Gazeta Si.

❌
❌