❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Dominimi i monedhës në epokën dixhitale

4 August 2025 at 14:27

Nga HélÚne Rey*

 

Prej më shumë se 80 vitesh, dollari amerikan ka gëzuar një supremaci të pakrahasueshme në tregtinë dhe financat botërore, falë kombinimit unik të madhësisë ekonomike të SHBA-së, institucioneve të besueshme, tregjeve financiare të forta dhe likuide, fuqisë gjeopolitike, si dhe në mënyrë vendimtare, avantazhit që vjen nga përdorimi i tij në gjithë botën. Por një variabël i ri është gati të riformësojë rendin monetar global: integriteti i të dhënave.

NdĂ«rsa teknologjitĂ« dixhitale po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« shinat mbi tĂ« cilat lĂ«viz paraja, pĂ«rmes kriptomonedhave (stablecoin), dixhitalizimit tĂ« aseteve (tokenized assets) dhe monedhave dixhitale tĂ« bankave qendrore, qĂ«ndrueshmĂ«ria dhe besueshmĂ«ria e rrjeteve monetare varen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« jo vetĂ«m nga themelet makroekonomike, por edhe nga fuqia teknologjike dhe siguria e infrastrukturĂ«s pĂ«rkatĂ«se. Sigurisht, themelet makroekonomike vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, dhe monedhat dixhitale ngrejnĂ« disa sfida tĂ« zakonshme makroekonomike. NĂ« veçanti, duke kaluar kontrollin e krijimit tĂ« parasĂ« nga shteti te aktorĂ« privatĂ« (privatizimin) dhe duke e bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« shmangien e taksave, stablecoin-et mund tĂ« ulin tĂ« ardhurat qĂ« qeveritĂ« mbledhin pĂ«rmes sistemit fiskal.”

Për më tepër, nëse një stablecoin e humbet lidhjen e saj me monedhën bazë, për shembull, sepse rezervat e likuiditetit rezultojnë të pamjaftueshme, besueshmëria e saj mund të shembet, duke shkaktuar një situatë paniku, ku përdoruesit përpiqen të tërheqin fondet në mënyrë masive. Nëse ndërthurjet e stablecoin-it me asete të tjera janë të shumta, kjo mund të ketë pasoja sistemike. Një tërheqje masive nga stablecoin-et e dollarit amerikan, token dixhitale të emetuara privatisht, që janë të mbështetura në masë të madhe te bonot e thesarit të SHBA-së dhe që teorikisht mund të shkëmbehen një për një me dollarë, mund të rezultojë veçanërisht destabilizuese. Mungesa e transparencës në raportim dhe auditim, si dhe rregulloret e pamjaftueshme në disa juridiksione, e përkeqësojnë rrezikun.

Por çështje tĂ« tilla “klasike” tĂ« besueshmĂ«risĂ« janĂ« vetĂ«m fillimi. Bota mund tĂ« pĂ«rballet gjithashtu me njĂ« lloj tĂ« ri “paniku kibernetik”, tĂ« shkaktuar nga dobĂ«si nĂ« infrastrukturĂ«n teknologjike qĂ« qĂ«ndron nĂ« themel tĂ« aseteve dixhitale. Zbutja e kĂ«tij rreziku nuk do tĂ« jetĂ« e lehtĂ«: siç paralajmĂ«roi nĂ« vitin 2016 Instituti KombĂ«tar pĂ«r Standardet dhe TeknologjinĂ« i Departamentit Amerikan tĂ« TregtisĂ«, kompjuterĂ«t kuantikĂ« mund tĂ« jenĂ« sĂ« shpejti nĂ« gjendje tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« nĂ« shumĂ« nga sistemet kriptografike. Me fjalĂ« tĂ« tjera, njĂ« infrastrukturĂ« qĂ« sot duket e fortĂ« mund tĂ« rezultojĂ« e brishtĂ« nesĂ«r.

Pasojat pĂ«r rendin monetar global janĂ« tĂ« gjera. Si emetuesi i monedhĂ«s dominuese ndĂ«rkombĂ«tare, Shtetet e Bashkuara kanĂ« gĂ«zuar prej kohĂ«sh njĂ« “privilegj tĂ« tepruar”, qĂ« pĂ«rfshin aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« huazuar me norma tĂ« ulĂ«ta interesi edhe nĂ« kohĂ« stresi ekonomik dhe pĂ«r tĂ« mbajtur deficite tĂ« mĂ«dha tregtare nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme. Administrata e Presidentit Donald Trump duket se po parashikon, qĂ« SHBA do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje ta ruajĂ« kĂ«tĂ« privilegj, pasi statusi aktual global i dollarit pĂ«rkthehet nĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r stablecoin-e tĂ« dollarit amerikan dhe, nĂ« vijim, pĂ«r bonot e thesarit tĂ« SHBA-sĂ«, duke ulur kĂ«shtu kostot e financimit pĂ«r Thesarin Amerikan.

Në fund të fundit, privilegji i tepruar i SHBA-së bazohet në besimin te institucionet e saj, kornizat ligjore dhe kapaciteti i saj fiskal. Megjithatë, në një botë ku paraja qarkullon në platforma të programueshme, besueshmëria dhe integriteti, cilësia e standardeve kriptografike dhe rezistenca e sistemeve ndaj sulmeve përmes hakerimit janë po aq të rëndësishme sa cilido prej këtyre faktorëve. Kjo e ndryshon në mënyrë thelbësore logjikën e konkurrencës monetare: nëse hendeku teknologjik është mjaftueshëm i madh, monedha që është më e mbrojtur nga kërcënimet kibernetike, jo domosdoshmërisht ajo që mbështetet nga ekonomia më e fuqishme ose nga banka qendrore më e besueshme, bëhet më tërheqëse.

Ndërsa stablecoin-et po përdoren për një pjesë gjithnjë e më të madhe të pagesave ndërkufitare, si dhe si pika hyrëse dhe dalëse për investime spekulative në kripto, shumë rreth sigurisë dhe qeverisjes së tyre mbetet e panjohur.

RregullatorĂ«t dhe qytetarĂ«t, pra, duhet tĂ« shtrojnĂ« pyetje. Kush Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kontrollin dhe mirĂ«mbajtjen e regjistrit tĂ« transaksioneve? Deri nĂ« çfarĂ« mase Ă«shtĂ« i mbrojtur sistemi nga aktorĂ«t keqdashĂ«s? ÇfarĂ« ndodh nĂ«se shtylla kriptografike e njĂ« monedhe komprometohet nga zhvillimet nĂ« kompjuterikĂ«n kuantike?

Të jepet një përgjigje e kënaqshme për këto pyetje është çështje e stabilitetit monetar kombëtar dhe ndërkombëtar. Nëse politikëbërësit dështojnë të veprojnë në përputhje me këtë, mund të përfundojmë me një sistem monetar të paqëndrueshëm dhe të fragmentuar, si ai i shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur emetimi i pakontrolluar i parasë private hapi rrugën për panik, kolaps, manipulime dhe tërheqje masive fondesh.

NĂ« çdo rast, duket se po lĂ«vizim drejt njĂ« sistemi monetar multipolar, nĂ« tĂ« cilin disa monedha dhe ekosistemet dixhitale qĂ« lidhen me to, fitojnĂ« njĂ« “prim integriteti”, bazuar nĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« minimizuar sipĂ«rfaqen e ekspozuar ndaj sulmeve dhe pĂ«r tĂ« maksimizuar verifikueshmĂ«rinĂ« e tĂ« dhĂ«nave.

Monedhat më të suksesshme do të ofrojnë një arkitekturë financiare shumë të qëndrueshme, që mbulon çdo hap: nga vërtetimi i transaksioneve deri te mbrojtja e identitetit të përdoruesve dhe historisë së transaksioneve. Kështu, një monedhë e mbështetur nga një qeveri me mbrojtje të dobëta kibernetike apo standarde teknologjike jo të qarta mund të humbasë terren, ndërsa një zonë monetare me përparësi teknologjike dhe standarde të larta integriteti mund të ketë një ndikim më të madh se sa pesha e saj ekonomike.

Ky realitet i ri teknologjik mund të ketë pasoja të thella gjeopolitike. Ashtu si epërsia detare dikur përkthehej në dominim tregtar, kontrolli mbi infrastrukturën e pagesave mund të përcaktojë gjithnjë e më shumë sovranitetin ekonomik. Vlera strategjike e të dhënave të pagesave, jo vetëm për politikën monetare, por edhe për mbikëqyrjen, zbatimin dhe sanksionet, do të thotë se monedhat dixhitale nuk janë teknologji neutrale; ato janë hapësira të kontestuara pushteti. Monedhat që do të dominojnë sistemin ndërkombëtar të së nesërmes do të jenë ato të cilat frymëzojnë besimin më të thellë, si te institucionet e tyre, ashtu edhe te kodi i tyre.

Ruajtja e stabilitetit monetar ndërkombëtar në këtë peizazh do të kërkojë më shumë se thjesht inovacion teknologjik. Koordinimi global për standardet e tokenizimit, ndërveprueshmërisë kriptografike, privatësisë së të dhënave dhe qëndrueshmërisë post-kuantike do të jetë thelbësor. Alternativa, shumëfishimi i rrjeteve të fragmentuara të drejtuara nga rregulla të kundërta dhe të ekspozuara ndaj goditjeve sistemike, është një recetë për paqëndrueshmëri.

* HélÚne Rey është profesore e Ekonomisë në London Business School.

Copyright: Project Syndicate, 2025.

www.project-syndicate.org

 

The post Dominimi i monedhës në epokën dixhitale appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve

4 August 2025 at 14:00

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në treg. Në vitin 2021, të ardhurat totale të këtij sektori arritën në 6.75 miliardë lekë, ndërsa me 2022 rreth mbi 8.6 mld lekë. Në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve që ofrojnë shërbimet e riparimit pësuan rritje 18 për qind në krahasim me vitin 2022.

Kjo tendencë sinjalizon disa zhvillime. E para shërbimet e riparimit po bëhen gjithnjë e me të shtrenjta në çmime për shkak të mungesës së specialisteve. Riparuesit e defekteve të pajisjeve janë shumë të kërkuar, teksa një pjesë e madhe e tyre emigrojnë në vende të tjera të Europës pasi edhe atje ka mungesa në këto lloj profesionesh.

Së dyti familjet shqiptare gjithnjë e më shumë  po rrisin përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake sidomos atyre elektronike. Gama e tyre rritet nga viti në vit dhe gjithashtu nevoja për shërbimet e riparimit gjithashtu.  Kompjuterët dhe celularet tashme janë bërë sende personale dhe nevoja për riparimin e tyre po rritet me përdorimin e tyre.

Pandemia e COVID-19 dhe periudha pas saj rriti ndjeshëm përdorimin e kompjuterëve, laptopëve, celularëve dhe pajisjeve shtëpiake për punë, shkollë online apo argëtim. Kjo solli edhe një nevojë më të madhe për mirëmbajtje dhe riparim të tyre.

Gjithashtu çmimet e larta pas pandemisë kanë zhvendosur prirjen konsumatore për shërbimet e riparimit dhe mirëmbajtjes, si një zgjedhje më ekonomike në vende të blerjes së një pajisje të re. Nga ana tjetër përmes platformave online, serviset kanë më shumë mundësi për të siguruar pjesë rezervë më shpejt, çka përmirëson efikasitetin dhe rentabilitetin e aktivitetit.

Në një shoqëri që vit pas viti bëhet e varur nga teknologjia, tregu i riparimeve do të njohë rritje. Veç faktorëve të tregut, po ndikojnë edhe zhvillimet demografike në vend ku ka gjithnjë e më pak zanatçinj dhe riparues, çka po ushtron presion për çmime më të larta./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve appeared first on Revista Monitor.

Italia synon gjobat dhe tarifat e papaguara për të shpëtuar financat vendore

4 August 2025 at 13:55

Qeveria propozon një agjenci kombëtare për të ndihmuar qytetet me vështirësi financiare të mbledhin taksat e papaguara me vlerë miliarda euro

 

Qeveria e Giorgia Melonit po përgatit një plan për të ndihmuar qytetet italiane që përballen me mungesë të ardhurash, për të mbledhur miliarda euro gjoba trafiku dhe taksa vendore të papaguara, në përpjekje për të lehtësuar barrën mbi financat locale, dhe mbi bilancin e shtetit.

Ministri i Financave, Giancarlo Giorgetti, ka propozuar krijimin e njĂ« agjencie kombĂ«tare pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur bashkitĂ« nĂ« mbledhjen e detyrimeve tĂ« prapambetura tatimore dhe tarifave tĂ« tjera. Qeveria po shqyrton gjithashtu mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« autonomi qyteteve, qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« marrĂ«veshje me individĂ« ose biznese qĂ« nuk kanĂ« paguar detyrimet, pĂ«r t’i nxitur drejt shlyerjes.

Ky angazhim vjen në një kohë kur shumë bashki italiane, ndonëse kanë përfituar fonde të konsiderueshme nga Bashkimi Europian për investime kapitale, po përballen me vështirësi për të përballuar shpenzimet e përditshme, për shkak të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së pagave në sektorin publik.

“ËshtĂ« thelbĂ«sore tĂ« rritet dhe pĂ«rmirĂ«sohet kapaciteti i mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave nga qeveritĂ« vendore”, tha Giorgetti pĂ«rpara njĂ« komisioni parlamentar nĂ« korrik. Ai bĂ«ri thirrje pĂ«r “njĂ« agjenci tĂ« re pĂ«r mbledhjen e tĂ« ardhurave, tĂ« pĂ«rkushtuar ekskluzivisht pĂ«r menaxhimin dhe mbledhjen e taksave vendore”.

“Menaxhimi efektiv i mbledhjes sĂ« detyrimeve tatimore jo vetĂ«m qĂ« do tĂ« lehtĂ«sonte presionin financiar mbi qeveritĂ« vendore”, shtoi ai, “por gjithashtu do tĂ« pĂ«rmirĂ«sonte aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur nevojat e qytetarĂ«ve”.

Sipas ShoqatĂ«s KombĂ«tare tĂ« Bashkive Italiane (ANCI), qytetet kanĂ« sĂ« bashku rreth 25 miliardĂ« euro nĂ« taksa, tarifa dhe gjoba tĂ« papaguara tĂ« depozituara nĂ« arkivin e “depozitĂ«s sĂ« mbledhjes” pranĂ« agjencisĂ« shtetĂ«rore pĂ«r mbledhjen e tĂ« ardhurave (ADER). MegjithatĂ«, vetĂ«m rreth 6 miliardĂ« euro konsiderohen tĂ« rikuperueshme, pĂ«r shkak tĂ« vjetĂ«rsisĂ« sĂ« detyrimeve dhe, nĂ« disa raste, vdekjes sĂ« debitorĂ«ve.

Ndërkohë, rreth 15 deri në 18 për qind e mbi 7,800 bashkive të vendit janë në një shkallë të caktuar të stresit financiar, sipas Alessandro Canelli, kryebashkiak i Novarës dhe president i Institutit të Financave dhe Ekonomisë Lokale pranë ANCI.

“Ka njĂ« lidhje tĂ« fortĂ« mes performancĂ«s sĂ« dobĂ«t nĂ« mbledhjen e taksave dhe krizĂ«s financiare tĂ« bashkive,” theksoi ai. “Duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohemi
 Ky nuk Ă«shtĂ« evazion fiscal, Ă«shtĂ« mospagim.”

Stresi financiar nuk është një fenomen i ri për qytetet italiane. Sipas të dhënave të Bankës së Italisë, rreth 300 bashki kanë kaluar në forma të ndryshme falimentimi ligjor midis viteve 2011 dhe 2022. Por rritja e këtij stresi po shihet me shqetësim nga qeveria e Melonit, e cila synon të ulë deficitin buxhetor, të dalë nga procedurat e BE-së për tejkalim deficiti dhe të përmbushë objektivat e reja ambicioze për shpenzimet në mbrojtje të përcaktuara nga NATO.

“NĂ«se ka probleme tĂ« mĂ«dha nĂ« nivel lokal, atĂ«herĂ« qeveria qendrore duhet tĂ« ndĂ«rhyjĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar kostot minimale tĂ« shĂ«rbimeve,” tha Lorenzo Codogno, ekonomist dhe ish-zyrtar i Departamentit tĂ« Thesarit. “Por qeveria nĂ« thelb po thotĂ«: ‘NĂ« vend qĂ« tĂ« kĂ«rkoni para nga unĂ«, mĂ« mirĂ« mblidhni vetĂ« taksat dhe detyrimet qĂ« duhet tĂ« kishit mbledhur. Dhe nĂ«se nuk jeni nĂ« gjendje ta bĂ«ni kĂ«tĂ«, do t’ju ndihmojmĂ« ne.’”

Sipas ekonomistit Marco Leonardi, bashkitĂ« italiane humbĂ«n njĂ« nga burimet e tyre kryesore tĂ« tĂ« ardhurave rreth njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ«, kur u hoq taksa mbi banesĂ«n kryesore. Ajo u zĂ«vendĂ«sua me transferta tĂ« drejtpĂ«rdrejta nga qeveria qendrore, tĂ« cilat nuk kanĂ« mbajtur hapin me “inflacionin brutal” tĂ« viteve tĂ« fundit, duke pĂ«rkeqĂ«suar situatĂ«n financiare tĂ« bashkive.

Mungesa e efikasitetit në mbledhjen e taksave, përfshirë taksat mbi pronat e dyta, tarifat dhe gjobat, është veçanërisht problematike në jug të vendit. Shumë qytete të vogla i drejtohen ADER për ndihmë në ndjekjen e borxheve, por kjo agjenci ka prioritet individët e pasur apo kompanitë me borxhe të mëdha ndaj shtetit, dhe jo qytetarët e zakonshëm që nuk kanë paguar gjobat e trafikut apo tarifat e mbeturinave.

Giorgetti vetĂ« pranoi se ADER nuk ka sjellĂ« ndonjĂ« pĂ«rmirĂ«sim domethĂ«nĂ«s nĂ« performancĂ«n e mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r qytetet vitet e fundit, pĂ«r shkak tĂ« “natyrĂ«s sĂ« fragmentuar” dhe “shumave modeste” qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« çdo rast individual, çka e bĂ«n procesin tĂ« paarsyeshĂ«m nga ana ekonomike.

Megjithatë, jo të gjitha qytetet po presin ndihmën nga Roma. Disa bashki kanë nisur të përdorin aplikacione të posaçme për të përmirësuar komunikimin me qytetarët, për të dërguar njoftime tatimore në kohë dhe për të lehtësuar pagesat.

Në Torino, qyteti ka agjencinë e vet për të ndjekur detyrimet e papaguara dhe tarifat. Këshilli bashkiak miratoi së fundmi rregulla që lejojnë ndërhyrje të forta ndaj bizneseve locale, që kanë mbi 50,000 euro taksa të papaguara ndaj bashkisë.

Duke nisur nga shtatori, këto biznese do të përballen me sanksione të ashpra, përfshirë edhe humbjen e licencave, nëse nuk bien dakord dhe nuk respektojnë një plan shlyerjeje që mund të shtrihet deri në gjashtë vite. Këto masa, të parat të këtij lloji në Itali, kanë tërhequr vëmendjen e bashkive të tjera.

“TĂ« gjithĂ« mbetĂ«n tĂ« habitur,” tha kryebashkiaku i Torinos, Stefano Lo Russo. “KĂ«rcĂ«nimi pĂ«r tĂ« pezulluar licencat Ă«shtĂ« shumĂ« ekstrem. Por Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« japim njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«: Duhet tĂ« paguani.” / FT

The post Italia synon gjobat dhe tarifat e papaguara për të shpëtuar financat vendore appeared first on Revista Monitor.

Apple Pay zyrtarisht edhe në Kosovë, bankat nisin ofrimin e shërbimit

4 August 2025 at 13:24

Apple Pay Ă«shtĂ« tashmĂ« zyrtarisht i disponueshĂ«m nĂ« KosovĂ«. Banka Qendrore ka treguar se Apple Pay ka hyrĂ« nĂ« funksion nĂ« vend, duke u mundĂ«suar bankave dhe institucioneve financiare tĂ« integrojnĂ« kartat pĂ«rmes platformĂ«s Apple pĂ«r pagesa tĂ« shpejta, tĂ« sigurta e pa kontakt – me iPhone, Apple Watch.

 

Përdoruesit e pajisjeve Apple në Kosovë tani mund të përfitojnë nga një mënyrë më moderne, më e shpejtë dhe më e sigurt për të kryer pagesa. Shërbimi Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë, pas një vendimi të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas BQK-së, implementimi i Apple Pay në Kosovë është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të pagesave dhe përafrimit të sistemit financiar me standardet evropiane. Tani, bankat dhe institucionet financiare të licencuara mund të nënshkruajnë marrëveshje me Apple për të mundësuar pagesat përmes platformës Apple Pay.

“Funksionalizimi i plotĂ« i kĂ«tij shĂ«rbimi pĂ«r tĂ« gjitha bankat dhe institucionet financiare merr kohĂ«n e nevojshme mbi bazĂ«n e marrĂ«veshjeve tĂ« tyre individuale dhe integrimet e nevojshme teknike. Ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit tĂ« sistemit tĂ« pagesave, rritjes sĂ« pĂ«rfshirjes financiare dhe pĂ«rshpejtimit tĂ« digjitalizimit nĂ« KosovĂ«. Pas integrimit tĂ« Google Pay, Apple Pay pĂ«rfaqĂ«son njĂ« plotĂ«sim tĂ« domosdoshĂ«m tĂ« qasjes sonĂ« drejt ndĂ«rkombĂ«tarizimit tĂ« shĂ«rbimeve financiare dhe pĂ«rmbushjes sĂ« standardeve evropiane pĂ«r pagesa digjitale”, thuhet nĂ« njoftim.

Aktualisht, disa nga bankat që kanë nisur procesin për aktivizimin e këtij shërbimi janë në fazat përfundimtare teknike, ndërsa pritet që në javët në vijim më shumë institucione të shpallin zyrtarisht mbështetjen për këtë metodë të re të pagesave.

Apple Pay u mundëson qytetarëve që të realizojnë pagesa pa kontakt përmes pajisjeve si iPhone dhe Apple Watch, duke përdorur kartat bankare të integruara në aplikacionin Apple Wallet. Kjo teknologji ofron një nivel të lartë sigurie dhe privatësie, pa pasur nevojë për kartë fizike apo PIN në vendin e pagesës.

BQK ka bërë të ditur se ky është një proces që do të evoluojë me kohën dhe se përdoruesit duhet të kontaktojnë bankën e tyre për të mësuar nëse shërbimi është i aktivizuar për kartat që ata posedojnë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përshëndetur zyrtarizimin e shërbimit Apple Pay në Kosovë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të ekonomisë digjitale dhe përfshirjes financiare.

Përmes një reagimi në Facebook, Ambasada theksoi mbështetjen për këtë zhvillim dhe rolin që kanë luajtur në nxitjen e investimeve amerikane në vend.

“Lajm i madh pĂ«r ekonominĂ« digjitale tĂ« KosovĂ«s: Apple Pay tani Ă«shtĂ« zyrtarisht i disponueshĂ«m! Ambasada e SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« krenare qĂ« ka mbĂ«shtetur kĂ«tĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, i cili pasqyron rolin nĂ« rritje tĂ« kompanive amerikane qĂ« investojnĂ« nĂ« tĂ« ardhmen e KosovĂ«s”.

Sipas ambasadës, ky moment historik kontribuon në rritjen ekonomike, përfshirjen financiare dhe modernizimin teknologjik, duke e bërë Kosovën më atraktive për investime dhe inovacion.

Ky shërbim u lansua për herë të parë në SHBA në tetor të vitit 2014.

PĂ«r ta pĂ«rdorur Apple Pay, duhet tĂ« shtoni kartelĂ«n tuaj bankare nĂ« iPhone – duke e skanuar apo duke i futur tĂ« dhĂ«nat manualisht.

Por, nĂ« KosovĂ«, kjo mundĂ«si vlen pĂ«r momentin vetĂ«m pĂ«r klientĂ«t e BankĂ«s NLB – banka e vetme qĂ« ka arritur marrĂ«veshje individuale me Apple-in dhe i ka kryer integrimet e nevojshme teknike.

Banka NLB tashmë i ka njoftuar klientët e saj për aktivizimin e këtij shërbimi, ndonëse pa specifikuar se për cilën kartelë bëhet fjalë.

NdĂ«rkohĂ«, Banka Qendrore e KosovĂ«s ka treguar se Apple Pay mbĂ«shtet kartelat VISA dhe MasterCard. Dy banka tĂ« tjera janĂ« nĂ« proces pĂ«r t’ua ofruar kĂ«tĂ« shĂ«rbim klientĂ«ve tĂ« tyre.

Në fund të korrikut, institucionet kryesore shtetërore dhe financiare në vend e kanë mirëpritur këtë zhvillim, duke theksuar se ai u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës, Presidencës, sektorit bankar, Odës Ekonomike Amerikane dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 95 për qind e qytetarëve kanë qasje në telefona, ndërsa 99 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet.

 

The post Apple Pay zyrtarisht edhe në Kosovë, bankat nisin ofrimin e shërbimit appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak për pensionist se BE-ja

4 August 2025 at 13:00

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022.

Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro.

Edhe kur merret parasysh fuqia blerëse, diferenca mbetet e ndjeshme.

NĂ« raport me Prodhimin e BrendshĂ«m Bruto, ShqipĂ«ria shpenzon vetĂ«m 5.3% pĂ«r pensione, kundrejt 9.3% qĂ« shpenzon mesatarisht BE-ja — njĂ« tregues i qartĂ« i sfidave strukturore qĂ« pĂ«rballet sistemi i pensioneve nĂ« vend.

Ndërkohë, Mali i Zi, edhe pse me të njëjtën përqindje të PBB-së si Shqipëria (5.3%), arrin të japë 4,000 euro për pensionist në vit, më shumë se dyfishin e Shqipërisë. Serbia, nga ana tjetër, shpenzon 3,500 euro për pensionist dhe 6.3% të PBB-së për pensione, duke reflektuar një mbështetje më të lartë financiare të të moshuarve.

Europa

Gjithnjë e më shumë brezat e rinj po shprehen se nuk do të tërhiqen kurrë nga puna, për shkak të pasigurive financiare. Por si ia dalin pensionistët e sotëm? Si i mbulojnë shpenzimet mujore dhe si duken realisht pensionet në Europë sot?

Grafiku më poshtë paraqet të dhënat më të fundit mbi shpenzimet vjetore publike për pension për çdo përfitues në 35 ekonomi europiane, si dhe pjesën që zënë përfitimet e pleqërisë në prodhimin kombëtar të secilit vend.

Të dhënat janë marrë nga dy baza të ndryshme të Eurostat dhe përfshijnë:

  • Totali i shpenzimeve pĂ«r pensione publike pĂ«r vitin 2022, i ndarĂ« me numrin e pĂ«rfituesve
  • Vlerat e shprehura si nĂ« euro, ashtu edhe sipas standardit tĂ« fuqisĂ« blerĂ«se (PPS)
  • PĂ«rqindja e PBB-sĂ« qĂ« i dedikohet pensioneve, sipas tĂ« dhĂ«nave nga baza e parĂ«

KĂ«to tĂ« dhĂ«na ofrojnĂ« njĂ« panoramĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« hendekut mes vendeve nĂ« shpenzimet pĂ«r kujdesin ndaj tĂ« moshuarve, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje sfidat qĂ« pĂ«rballojnĂ« pensionistĂ«t nĂ« EuropĂ« — veçanĂ«risht ata nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta.

Islanda, Luksemburgu dhe Norvegjia kryesojnë renditjen, me pagesa vjetore pensioni mbi 30,000 euro për përfitues.

Pagat e larta, të ardhurat e qëndrueshme fiskale nga energjia apo sektori financiar, si dhe sistemet e detyrueshme të kursimeve për pension, u japin këtyre ekonomive të vogla dhe të pasura mundësinë të ofrojnë përfitime bujare për të moshuarit.

Danimarka dhe Zvicra plotësojnë pesë vendet e para, secila duke kombinuar pensionet bazë universale me skemat e detyrueshme të pensioneve profesionale.

NĂ« tĂ« pesĂ« vendet e para, pĂ«rfitimet ende konsumojnĂ« mĂ« pak se 9% tĂ« PBB-sĂ« – shumĂ« nĂ«n mesataren e BE-sĂ« (12.2% tĂ« PBB-sĂ«) – falĂ« bazave mĂ« tĂ« larta tatimore.

Pagesat e ulëta të Europës Lindore pasqyrojnë baza tatimore të dobëta

Në vende si Polonia dhe Hungaria, pensionet përthithin një pjesë të ngjashme të PBB-së si vendet nordike, por pagesat vjetore mbeten nën 7,000 euro për përfitues.

Produktiviteti i ulët kufizon fluksin e kontributeve, ndërsa emigracioni i dekadave të fundit ka reduktuar më tej fuqinë punëtore.

Kur llogariten sipas standardit tĂ« fuqisĂ« blerĂ«se (PPS), diferenca ngushtohet — pensionistĂ«t polakĂ« marrin rreth 11,700 njĂ«si PPS — por tĂ« ardhurat reale mbeten modeste.

Rritja e pagave, pjesëmarrja më e lartë e të moshuarve në tregun e punës dhe skemat shtesë të kursimeve vullnetare mund të përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe përmbushjen e nevojave, pa rënduar buxhetet publike./ Visual Capitalist

 

The post Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak për pensionist se BE-ja appeared first on Revista Monitor.

Pas “kalvarit” tĂ« ekonomistĂ«ve; QKB: 31 mijĂ« subjekte dorĂ«zuan bilancet e 2024-s

4 August 2025 at 12:10

Qendra Kombëtare e Bizneseve bëri të ditur se brenda afatit ligjor prej 31 korrik 2025, më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë.

Sipas QKB-së, kjo shënon një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:
🔾 2024 – 28,200 bilance tĂ« dorĂ«zuara nĂ« afat
🔾 2023 – 26,000 bilance tĂ« dorĂ«zuara nĂ« afat
🔾 2022 – 20,700 bilance tĂ« dorĂ«zuara nĂ« afat

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.

Më herët, subjektet hasën vështirësi të shumta për dorëzimin e pasqyrave financiare për shkak të problemeve që shfaqi sistemi që nga data 24 korrik, që herë ishte jashtë funksionit dhe herë nuk njihte nënshkrimin elektronik, duke i kthyer ditët e fundit të korrikut në një makth për financierët e kontabilistët.

Vetëm në dy ditët e fundit sistemi u rregullua dhe funksionoi normalisht.

Kalvari i financierëve për të dorëzuar online bilancet, në epokën e dixhitalizimit (foto e video)

The post Pas “kalvarit” tĂ« ekonomistĂ«ve; QKB: 31 mijĂ« subjekte dorĂ«zuan bilancet e 2024-s appeared first on Revista Monitor.

Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

4 August 2025 at 12:00

Si asnjĂ«herĂ« tjetĂ«r, treguesit e punĂ«simit, papunĂ«sisĂ«, “dembelĂ«ve” dhe forcĂ«s sĂ« punĂ«s shĂ«nuan rĂ«nie njĂ«herazi duke reflektuar ngjarje mĂ« tĂ« thella se dinamikat e tregut tĂ« punĂ«s, konkretisht reduktimin e popullsisĂ«.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.

Popullsia inaktive “Dembelet” ra me mbi 3800 persona. Numri i personave jo-aktivĂ« (15 vjeç e lart qĂ« nuk janĂ« as nĂ« punĂ« dhe as nĂ« kĂ«rkim aktiv pĂ«r punĂ«) ka rĂ«nĂ« nga 730.103 nĂ« 2024 nĂ« 726.214 persona nĂ« tremujorin e parĂ« 2025.

Kjo ulje e lehtë është më e theksuar te grupmosha 15-29 vjeç, ku numri i të rinjve joaktivë është zvogëluar nga 192.044 në 184.065 persona, si pasojë kryesisht e popullsisë në këtë grupmoshë.

Me ulje ishte edhe forca e punës me rreth 12, 694 persona më pak ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025. Megjithëse popullsia ishte me rënie, forca e punës po rritej deri para pak vitesh për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra.

Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë.

Shumë persona që më parë ishin të punësuar ose në kërkim të punës kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke ulur numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe të të papunëve brenda vendit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.

Nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Kjo redukton po redukton të dy treguesit njëkohësisht, shpjegojnë ekspertet e tregut të punës.

TĂ« dhĂ«nat e reja zyrtare mbi popullsinĂ« treguan se mĂ« 1 janar 2025, nĂ« vend jetojnĂ« 2,36 milionĂ« banorĂ«, me rĂ«nie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me mĂ« shumĂ« se 27 – 30 mijĂ« banorĂ« nĂ« vit, e pĂ«rqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojĂ« treguesin e popullsisĂ« pĂ«rtej çdo skenari dhe gjithashtu i bĂ«n edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtira zgjidhjet.

NĂ« vitin 2024, migracioni neto negativ– 28,8 mijĂ« persona dhe me 2023 mbi -43 mijĂ«. NĂ« dy vite janĂ« larguar nga vendi rreth 72 mijĂ« persona./ B.Hoxha

 

The post Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje appeared first on Revista Monitor.

Ujësjellësi i Tiranës, fitimet 10 mln euro në 2024, larg objektivit furnizim 24 orë

4 August 2025 at 11:00

Kryeqyteti ende vuan mungesën e furnizimit 24 orë me ujë, por Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës ruan norma të larta fitimi.

PaS vitit 2017, kur ndodhi rritja e tarifave të ujit me 45%, UKT ruajti bilanci pozitiv, po ndërkohë kryeqyteti vijon të përballet me problematika të furnizimit me ujë dhe sidomos në menaxhimin e ujërave të zeza.

Të dhënat e raportuara nga Ministria e Financave për ecurinë e gjendjes financiare të ndërmarrjeve shtetërore tregojnë se në vitin 2024 Ujësjellës Kanalizime në Tiranë realizoi 4.9 miliardë lekë të ardhura, me ulje 2% raport me 2023. Fitimi neto ishte 990 milionë lekësh (rreth 10 mln euro) ose sa 20% e të ardhurave.

UKT Tiranë kë shënuar tkurrje të aktivitetit si në të ardhura, shpenzime në fitime gjatë vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Të dhënat tregojnë se edhe në tremujorin e parë të vitit 2025, UKT regjistroi një fitim prej 195 milionë lekësh, që është dukshëm më i lartë se ai i tremujorit të parë të 2024-s, i cili ishte vetëm 71 milionë lekë.

Edhe pse të ardhurat totale në 2024 janë pak më të ulëta se në 2023, UKT ka ruajtur një fitim të lartë falë kontrollit më të mirë të shpenzimeve.

Vitin e kaluar norma e fitimit ishte 20 % ndërsa në tremujorin e parë 2025 ishte 18%.

Norma e fitimit ka qenë relativisht e lartë për një ndërmarrje publike që ofron shërbime utilitare.

Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare si uji, energjia, mbetjet apo transporti publik nuk kanë për qëllim kryesor fitimin, por ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme, të sigurta dhe me çmime të përballueshme për qytetarët. Të tilla ndërmarre në vendet e BE kanë norma fitimi 3 deri në 10%

Normat e larta të UKT më shumë se efikasiteti sinjalizojnë mungesën e investimeve dhe tarifat e larta ndaj pjesës që paguan rregullisht faturat e ujit.

UKT sh.a. ka një normë fitimi dukshëm më të lartë se mesatarja e ndërmarrjeve publike të ngjashme në Europë.

Sipas Enti Rregullator të Ujit furnizimi me ujë në të gjithë vendin për 2024 është përmirësuar me rreth 1 orë në ditë, duke arritur në 17.3 or nga 16.3 orë/ditë që ishte në vitin 2023.

Nga të gjitha shoqëritë rajonale dhe individuale që operojnë në sektor, gjatë vitit 2024 rezulton se janë 8 shoqëri UK rajonale që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë 20-24 orë në ditë si UKR Korçë, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Shkodër, Sarandë dhe Dibër.

Katër shoqëri Rajonale si: Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje dhe shoqëria UK- Tiranë furnizojnë me ujë 13-20 orë në ditë. Pjesa tjetër e shoqërive, 4 prej tyre ofrojnë furnizimin me ujë 4-13 orë në ditë. Më keq performojnë shoqëritë UK Kamzë, me 4 orë në ditë, dhe UK Vorë me 8 orë në ditë, të cilat nuk janë bërë akoma shoqëri rajonale./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Ujësjellësi i Tiranës, fitimet 10 mln euro në 2024, larg objektivit furnizim 24 orë appeared first on Revista Monitor.

Emigracioni i paligjshëm në Birtani, kush reklamon shërbimet në rrjetet sociale burg deri në 5 vite

4 August 2025 at 10:52

ShqiptarĂ«t janĂ« zbuluar duke promovuar “paketa” prej 12,000 ÂŁ (13,750 € / 15,900 $), qĂ« pĂ«rfshijnĂ« udhĂ«timin, dokumente false, akomodim dhe punĂ« tĂ« paligjshme pas mbĂ«rritjes nĂ« Britani.

 

Qeveria britanike po synon të miratojë një legjislacion të ri për të goditur trafikantët e njerëzve që përdorin rrjetet sociale për të promovuar shërbimet e tyre, duke përfshirë kalimet nëpër Kanalin Anglez, dokumentacionin fals dhe akomodimin.

Trafikantët e njerëzve që përdorin rrjetet sociale për të reklamuar shërbimet e tyre ndaj emigrantëve që kërkojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar mund të përballen me deri në pesë vite burg, sipas planeve të reja të shpallura nga qeveria britanike.

Ndihma pĂ«r emigracionin e paligjshĂ«m tashmĂ« pĂ«rbĂ«n vepĂ«r penale nĂ« Britani, por qeveria synon t’u japĂ« policisĂ« dhe agjencive tĂ« zbatimit tĂ« ligjit mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« luftuar bandat e trafikantĂ«ve qĂ« promovojnĂ« kalimet e paligjshme pĂ«rmes Kanalit Anglez nĂ« internet.

Sipas një analize të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), një numër rekord prej 25,000 personash kanë ndërmarrë këtë udhëtim të rrezikshëm vetëm gjatë këtij viti, rreth 80% e të cilëve kanë përdorur rrjetet sociale për të kontaktuar dhe komunikuar me trafikantët.

“Shitja e njĂ« premtimi tĂ« rremĂ« pĂ«r njĂ« udhĂ«tim tĂ« sigurt drejt MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe pĂ«r njĂ« jetĂ« kĂ«tu – qoftĂ« online apo jo – vetĂ«m pĂ«r tĂ« fituar para, Ă«shtĂ« asgjĂ« mĂ« pak se imorale”, u shpreh ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, pĂ«r The Sunday Times.

“KĂ«ta kriminelĂ« nuk kanĂ« asnjĂ« skrupull pĂ«r t’i çuar emigrantĂ«t nĂ« situata qĂ« rrezikojnĂ« jetĂ«n, duke pĂ«rdorur taktika tĂ« paturpshme nĂ« rrjetet sociale. Jemi tĂ« vendosur tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi pĂ«r t’i ndaluar, kudo qĂ« tĂ« operojnĂ«.”

 

Kriza e “varkave tĂ« vogla” nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar
Qeveria laburiste e qendrĂ«s sĂ« majtĂ«, e drejtuar nga Kryeministri Keir Starmer, po pĂ«rballet me presion tĂ« shtuar tĂ« brendshĂ«m pĂ«r tĂ« frenuar atĂ« qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« popullore nĂ« Britani quhet “kriza e varkave tĂ« vogla”.

Ky term – me tĂ« cilin presidenti amerikan Donald Trump u duk se nuk ishte i njohur gjatĂ« njĂ« konference tĂ« fundit pĂ«r shtyp krah Starmer nĂ« Skoci – i referohet mjeteve tĂ« vogla, tĂ« brishta dhe shpesh tĂ« mbipopulluara, qĂ« pĂ«rdoren nga trafikantĂ«t pĂ«r tĂ« transportuar emigrantĂ« nĂ« udhĂ«timin e rrezikshĂ«m nga Franca drejt AnglisĂ«.

Në nëntor të vitit 2024, një trafikant i vendosur në qytetin Preston në veri të Anglisë u dënua me 17 vite burg, pasi kishte publikuar video të emigrantëve që dukeshin sikur e falënderonin për ndihmën e tij.

NdĂ«rkohĂ«, bandat shqiptare tĂ« trafikut janĂ« zbuluar duke promovuar “paketa” prej 12,000 ÂŁ (13,750 € / 15,900 $), qĂ« pĂ«rfshijnĂ« udhĂ«timin, dokumente false, akomodim dhe punĂ« tĂ« paligjshme pas mbĂ«rritjes nĂ« Britani.

Muajin e kaluar, qeveria prezantoi një regjim të ri sanksionesh që i lejon të ngrijë pasuritë, të vendosë ndalime udhëtimi dhe të bllokojë aksesin në banka për individë dhe entitete të përfshira në emigracionin e parregullt.

NdĂ«rkohĂ«, ministrja e Brendshme Yvette Cooper i tha The Sunday Times se po planifikon gjithashtu njĂ« “ristrukturim tĂ« madh” tĂ« procesit tĂ« apelimit pĂ«r azil, me shpresĂ«n pĂ«r tĂ« ulur numrin e mbĂ«rritjeve.

“NĂ«se e pĂ«rshpejtojmĂ« procesin e vendimmarrjes dhe tĂ« apelimit dhe vazhdojmĂ« tĂ« rrisim kthimet, shpresojmĂ« qĂ« tĂ« arrijmĂ« njĂ« ulje tĂ« ndjeshme tĂ« numrit total tĂ« personave nĂ« sistemin e azilit,” tha ajo. “Kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer rendin dhe kontrollin.”

Partia opozitare Konservatore, e cila ishte nĂ« pushtet pĂ«r 14 vite deri nĂ« humbjen e saj nĂ« zgjedhjet e pĂ«rgjithshme tĂ« vitit 2024, i kritikoi kĂ«to plane si “tepĂ«r pak dhe tepĂ«r vonĂ«â€.

Nën presionin e partisë populiste të ekstremit të djathtë Reform UK, Konservatorët kanë propozuar një strategji të ashpër që parashikon dëbimin automatik të kujtdo që hyn në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paautorizuara./ DW

The post Emigracioni i paligjshëm në Birtani, kush reklamon shërbimet në rrjetet sociale burg deri në 5 vite appeared first on Revista Monitor.

Ku nis një trend? Natyrisht te zgjedhja e duhur

4 August 2025 at 10:28

Kur mendon pĂ«r ambientin ku jeton ose punon, mendon pĂ«r ndjesinĂ« qĂ« tĂ« jep: rehatinĂ«, ngrohtĂ«sinĂ«, stilin. Por kĂ«to nuk ndodhin rastĂ«sisht! Pas çdo detaji, qĂ« nga pllakat qĂ« zgjedhim, te mobiliet apo sanitaret qĂ« pĂ«rdorim çdo ditĂ«, fshihet njĂ« proces vendimmarrjeje qĂ« ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« pĂ«rditshmĂ«rinĂ« tonĂ«. Tek Billa, ky proces nuk Ă«shtĂ« as intuitĂ«, as rastĂ«si. ËshtĂ« njĂ« pĂ«rzierje reale mes logjikĂ«s dhe ndjeshmĂ«risĂ«, njĂ« balancĂ« qĂ« ndĂ«rtohet me pĂ«rvojĂ«, dije teknike dhe njĂ« ndjenjĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar çfarĂ« ka vĂ«rtet rĂ«ndĂ«si pĂ«r njerĂ«zit.

6 faktorët kryesorë në Billa, që përcaktojnë zgjedhjet në treg

Ka disa shtylla që i japin drejtim çdo vendimi që marrim. Janë gjëra të dukshme, si cilësia dhe funksionaliteti, por edhe elementë që nuk shihen menjëherë, si mënyra se si një produkt ndikon te ndjesia e ambientit, apo impakti i tij në natyrë.

Konkretisht, ne terhiqemi nga:

  • Si performon njĂ« produkt nĂ« pĂ«rdorim real
  • ÇfarĂ« kĂ«rkojnĂ« klientĂ«t tanĂ« sot, si dhe çfarĂ« do t’u duhet nesĂ«r
  • Zhvillimet teknologjike nĂ« materialet dhe pĂ«rpunimin e tyre
  • Qasja qĂ« kanĂ« prodhuesit nĂ« dizajn dhe funksion
  • Reflektimet e ekspertĂ«ve qĂ« i prekin çdo ditĂ« kĂ«to produkte nga afĂ«r
  • PĂ«rgjegjĂ«sia qĂ« kemi ndaj mjedisit dhe burimeve qĂ« pĂ«rdorim

Ne nuk jemi as pasivë, as thjesht shpërndarës. Marrim pjesë aktive në çdo hallkë të këtij zinxhiri dhe përpiqemi që gjithmonë ta çojmë një hap më tej standardin në industri.

Secila prej kategorive kryesore tĂ« produkteve tĂ« Billa-s natyrisht ka edhe specifikat e saj unike nĂ« procesin e pĂ«rzgjedhjes. Le t’i eksplorojmĂ« me radhĂ«:

ÇfarĂ« kĂ«rkojmĂ« te pllakat?

NjĂ« pllakĂ« nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« element ndĂ«rtimi. ËshtĂ« ajo qĂ« pĂ«rcakton tonin e njĂ« ambienti. Duhet tĂ« jetĂ« funksionale dhe e qĂ«ndrueshme, por mbi tĂ« gjitha, tĂ« krijojĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie natyrale me hapĂ«sirĂ«n qĂ« e rrethon.

Falë rolit të dyfishtë si tregtues dhe prodhues, përmes kapaciteteve të Villa Ceramica, Billa ka mundësinë të përthithë në kohë reale mendimin e ekspertëve të fushës, nga inxhinierë te arkitektë e dizenjatorë, dhe ta përkthejë atë drejtpërdrejt në linjat e veta të prodhimit.

Vendosja e një standarti të ri për parkete nën emrin SPC

Evolucioni i materialeve të ndërtimit ka sjellë ndryshime të rëndësishme edhe në fushën e parketeve, ku produktet e reja nuk matin më vetëm estetikën, por edhe qëndrueshmërinë, rezistencën dhe lehtësinë e mirëmbajtjes. SPC është ndër materialet që po përcaktojnë këtë standard të ri, dhe Billa, si pjesë aktive e këtij zhvillimi, e ka përfshirë me kujdes në gamën e saj të produkteve.

Ky lloj parketi bashkon performancĂ«n teknike me ndjesinĂ« natyrale tĂ« drurit. ËshtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m ndaj lagĂ«shtirĂ«s dhe konsumit tĂ« pĂ«rditshĂ«m, zgjat nĂ« kohĂ« dhe vjen nĂ« njĂ« gamĂ« tonalitetesh qĂ« pĂ«rshtaten me shumĂ« stile arredimi. NjĂ« zgjidhje qĂ« nuk ndjek thjesht trende, por i pĂ«rgjigjet realisht nevojave tĂ« sotme pĂ«r funksionalitet dhe estetikĂ«.

4 filtrat kryesorë në përzgjedhjen e Hidrosanitareve dhe Mobilieve

Para se një produkt të vijë në showroom-et tona, ai kalon disa pyetje bazë:

 

  1. Si performon në përditshmëri? A është funksional? A është praktik?
  2. A duket mirë? Jo vetëm në foto, por në një ambient real.
  3. A është i përputhshëm me kërkesat e sotme? Nga kursimi i ujit, te përbërja e materialeve, çdo detaj ka rëndësi.
  4. Si përshtatet me pjesën tjetër të ambientit? Pse do të zgjidhte dikush pikërisht këtë produkt, në vend të një tjetri?

 

Çdo element Ă«shtĂ« menduar nĂ« funksion tĂ« tĂ«rĂ«sisĂ«, jo si zgjedhje tĂ« shkĂ«putura qĂ« rradhiten nĂ« njĂ« katalog, por si pjesĂ« e sĂ« njĂ«jtĂ«s ide.

Roli i ekspertëve si vlerë e shtuar dhe jo simbolike

Ka shumë mënyra për të marrë mendimin e një eksperti. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të përditshme dhe jo si shfaqje, por si pjesë të punës reale. Ekipi ynë përfshin inxhinierë, arkitektë dhe specialistë produktesh që janë të ndarë mes bazës sonë të prodhimit në Castellón të Spanjës dhe në të gjithë showroom-et tona në Shqipëri e Belgjikë.

Ata nuk janë aty vetëm për të sugjeruar produkte, por mbi të gjitha, për të dëgjuar. Për të përkthyer nevojat, stilet e jetesës dhe kërkesat në gjuhën e dizajnit. Dhe më e rëndësishmja, për të ndihmuar që zgjedhja të jetë e qëllimshme dhe afatgjatë.

Në fund të ditës



ne nuk pĂ«rpiqemi thjesht tĂ« ndjekim trendet, por çka Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, ne pĂ«rpiqemi tĂ« kuptojmĂ« si lindin ato. Dhe aty ku ka boshllĂ«k, ne ofrojmĂ« zgjidhje. Pa bujĂ«, pa premtime tĂ« mĂ«dha, por me modesti dhe njĂ« qasje qĂ« bazohet te pĂ«rvoja, vĂ«mendja ndaj detajeve dhe respekti pĂ«r ambientin ku jetojmĂ«.

NĂ«se je nĂ« kĂ«rkim tĂ« ideve, inspirimit apo thjesht njĂ« zgjidhjeje qĂ« funksionon, showroom-et e Billa janĂ« aty pĂ«r t’u parĂ« nga afĂ«r. GjithmonĂ« me produktet qĂ« kanĂ« kaluar njĂ« proces tĂ« vĂ«rtetĂ« zgjedhjeje.

 

The post Ku nis një trend? Natyrisht te zgjedhja e duhur appeared first on Revista Monitor.

Noterët kërkojnë rivlerësim me tatim 5% edhe për apartamentet e blera me kontrata porosie

4 August 2025 at 10:00

Para miratimit të projektligjit për rivlerësimin e pronës me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht në 5%, noterët kërkojnë që në proces të përfshihen edhe apartamentet e blera me kontrata porosie (sipërmarrje).

Aktualisht këto lloj kontratash përfaqësojnë një formë shumë të përdorur blerje në tregun e ndërtimit në Shqipëri, ku madje në shumë raste kontrata e nënshkruar me ndërtuesin për blerjen e një apartamenti që është ende në ndërtim regjistrohet në hipotekë.

Megjithatë, në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, kjo kategori pronësie mbetet e pa përfshirë në vlerësimin e pronës me tatim 5%.

Noterët sugjerojnë se duke qenë se këto kontrata regjistrohen në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), duke i dhënë të drejtën qytetarit që këto prona të përdoren si garanci bankare apo ta trashëgohen, duhet të jenë pjesë e procesit të rivlerësimit.

“RivlerĂ«sim mund tĂ« bĂ«jnĂ« edhe personat qĂ« kanĂ« blerĂ« me kontratĂ« sipĂ«rmarrje (pronotim) njĂ«si ndĂ«rtimore dhe me kusht qĂ« kĂ«to kontrata tĂ« jenĂ« tĂ« regjistruara nĂ« ASHK TiranĂ«, nĂ« kartelĂ«n e veçantĂ« tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit dhe rivlerĂ«simi tĂ« citohet nĂ« atĂ« kartelĂ«.

Mendoj se kjo duhet tĂ« jetĂ« nĂ« ligj si pĂ«rcaktim, duke qenĂ« se janĂ« prona qĂ« disponohen nĂ« treg me marrĂ«dhĂ«niet juridike – civile si dhe janĂ« pjesĂ« e kolateraleve tĂ« bankave, tĂ« cilat japin kredi me bllokimin e kĂ«tyre tĂ« drejtave nĂ« kartelĂ«n e lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r qytetarin qĂ« ka blerĂ« njĂ«sinĂ« ndĂ«rtimore.

Duke qenë se projektet tashmë janë më cilësore dhe të ndërlikuara dhe duan më shumë kohë të mbrohen nga lëvizja e çmimeve edhe qytetari i cili pasi e ka blerë dhe regjistruar në ASHK të ketë mundësi ta rivlerësojë këtë pasuri në të ardhmen dhe shënimet përkatëse të bëhen tek kartela e lejes së ndërtimit që qytetari ka marrë nga ASHK pas regjistrimit të kontratës së sipërmarrjes për pronotim/ blerje të njësisë së ndërtimit nga shoqëria ndërtimore.

Po ashtu kjo do tĂ« sjellĂ« edhe rritjen e edukimit tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« regjistrohen kĂ«to lloj kontratash nĂ« ASHK nĂ« TiranĂ«â€, nĂ«nvizon noteri Ardian Stamo nĂ« sugjerimet dĂ«rguar MinistrisĂ« sĂ« Financave pĂ«r projektligjin e rivlerĂ«simit tĂ« pronave tĂ« hedhur pĂ«r konsultim publik. Sugjerimet e noterit janĂ« publikuar nga Ministria e Financave tĂ« konsultimet publike.

Sakaq në muajin qershor agjencia Shtetërore e Kadastrës ndryshoi rregullat për regjistrimin e pronave të blera me kontrata porosie.

Sipas udhĂ«zimit “PĂ«r miratimin e modelit dhe pĂ«rcaktimin e rregullave tĂ« mbajtjes sĂ« regjistrit tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit, si dhe tĂ« procedurave tĂ« regjistrimit tĂ« kontratĂ«s sĂ« sipĂ«rmarrjes/porosisĂ« dhe tĂ« premtim shitjes” pĂ«rcaktohej se pĂ«r pronat e shitura me kontrata porosie do tĂ« refuzohet regjistrimi nĂ« kadastĂ«r nĂ«se pas verifikimeve ka ndryshime planimetrie tĂ« njĂ«sitĂ« individuale. Refuzim tĂ« regjistrimit tĂ« pasurive me kontratĂ« porosie do tĂ« ketĂ« edhe nĂ«se kĂ«rkuesi brenda afatit prej 30 ditĂ«sh nuk arrin tĂ« korrigjojĂ« tĂ« dhĂ«nat qĂ« kanĂ« mangĂ«si apo pasaktĂ«si.

Paralelisht me projektligjin për rivlerësimin e pronave me tatim të reduktuar në 5%, Ministria e Financave publikoi edhe projektligjin për ndryshimin e çmimeve të referencës në rrethe me rritje nga 0,2% deri në 226%.

Noteri Ardian Stamo nĂ« sugjerimet dĂ«rguar MinistrisĂ« sĂ« Financave se ligji pĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive, duhet t’u ofrojĂ« qytetarĂ«ve sigurinĂ« e rivlerĂ«simit nga ndryshimi i çmimeve tĂ« referencave. “Pasi shumĂ« qytetarĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« rivlerĂ«simin nĂ« çmimin e referencĂ«s nga ASHK, sipas ligjit edhe nĂ«sĂ« ndryshojnĂ« nĂ« tĂ« ardhmen pĂ«rsĂ«ri çmimet e referencĂ«s qytetari ekspozohet me tatim pĂ«r diferencĂ«n. Ligji duhet ta ofrojĂ« kĂ«tĂ« siguri qytetarĂ«ve qĂ« aplikojnĂ« dhe paguajnĂ« rivlerĂ«simin e pronĂ«s / zakonisht sipas çmimit tĂ« referencĂ«s”, pohon noteri Stamo.

Projektligji parashikon se afati i zbatimit të rivlerësimit të pronës me tatim 5% do të shtrihet nga 1 janari 2026 deri në 30 Shtator 2026.

Nga aminstitë e zbatuara nga 2011 deri në 2022 me norma tatimore nga 1, 2 deri 3% sipas të dhënave të Financave për rivlerësim pronash kanë aplikuar rreth 255 mijë aplikuar dhe janë arkëtuar 23,5 mld lekë tatim i paguar nga rivlerësimet./ D.Azo

 

 

The post Noterët kërkojnë rivlerësim me tatim 5% edhe për apartamentet e blera me kontrata porosie appeared first on Revista Monitor.

Viva Fresh finalizon blerjen e Spar Albania për 36.4 milionë euro

3 August 2025 at 23:02

Kompania nga Kosova Viva Fresh ka finalizuar javën e kaluar blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania.

Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, grupi BALFIN ka përfituar 36.4 milionë euro për shitjen e kuotës së plotë të aksioneve të Spar Albania.

Në pjesën më të madhe, transaksioni u financua me një kredi që kompania nga Kosova mori nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). BERZH i akordoi Viva Fresh një kredi në shumën totale të 25 milionë eurove, me qëllim financimin e hyrjes së saj në tregun shqiptar të shitjeve me pakicë, nëpërmjet blerjes së Spar Albania.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Vlerësohet se për vitin e kaluar, Spar Albania ishte kompania më e madhe në tregun e shitjeve me pakicë për nga xhiroja e realizuar. Spar Albania raportoi një xhiro prej 12 miliardë lekësh, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, fitimi para tatimit ra lehtë në 402 milionë lekë, 1% më pak krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, në klasifikimin si franchise (duke përfshirë edhe xhiron e kompanive që përdorin më të njëjtën markë, por që kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga palë të tjera) Spar Albania vlerësohet të jetë rrjeti i dytë më i madh i supermarketeve në Shqipëri, pas Big Market.

Sipas informacionit më të fundit në faqen zyrtare të Spar Albania, rrjeti i saj përbëhej nga 92 markete dhe katër hipermarkete.

Për grupin Balfin, të kontrolluar nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, kjo është shitja e dytë e rëndësishme në tregun e retail.

Në vitin 2007, Mane e shiti rrjetin e tij të shuitjeve me pakicë Euromax te kompania serbe Delta maxi Group, për 29 milionë euro. Kompania ndryshoi kontroll më vonë pasi grupi serb u ble nga kompania belge Delhaize Group dhe më pas nga një joint venture greko-francez, nën markën e grupit Carrefour.

Megjithatë, ish-rrjeti Euromax ndoqi një trajektore rënëse, derisa në vitin 2015 Carrefour u tërhoq përfundimisht nga tregu, duke ia shitur rrjetin e dyqaneve me pakicë grupit Balfin të Samir Manes.

Në vitin 2016, Balfin lidhi një marrëveshje me grupin me qendër në Hollandë, Spar, duke marrë ekskluzivitetin e franchise dhe produkteve të Spar për Shqipërinë.

 

Investimet nga Kosova kanë arritur në 422 milionë euro

Blerja e Spar Albania është një ndër shembujt më përfaqësues të rritjes së pranisë së bizneseve nga Kosova në tregun shqiptar.

Vitin e kaluar, pronari i Viva Fresh, Rexhepi bleu nëpërmjet kompanisë së tij SMA Holding edhe Top Shop (Studio Moderna), kompaninë më të hershme të shitjeve nëpërmjet kanaleve elektronike (kryesisht televizionit) në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Këtë vit, kompania tjetër me kapital nga Kosova, Albi Holding, arriti marrëveshjen për blerjen po nga grupi Balfin të rrjetit të shitjes me pakicë të veshjeve, Fashion Group Albania.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investimet nga Kosova në Shqipëri arritën vlerën e 96 milionë eurove, me një rritje prej 32% krahasuar me të një vit më parë.

Deri në vitin 2020, flukset e investimeve direkte nga Kosova ishin në shifra relativisht modeste. Pas këtij viti, duket se ka një rritje të konsiderueshme, që është reflektuar qartë edhe në stokun total të investimeve direkte prej subjekteve me kapital Kosovar.

Në fund të vitit 2024, stoku i investimeve kosovare raportohej në vlerën e 422 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit të kaluar në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët.

Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në harkun e dekadës së fundit numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%.

Në harkun e një dekade, pesha e ndërmarrjeve me kapital kosovar është rritur nga 5% në 8.3% të numrit total të bizneseve të huaja.

Nga 582 ndërmarrje me kapital nga Kosova, shumica e tyre, 458, janë të angazhuara në sektorin e shërbimeve, ndërsa 124 prej tyre kanë aktivitet në prodhimin e mallrave.

Numri i bizneseve dominohet nga ato mikro, me më pak se katër të punësuar, që përbëjnë më shumë se 82% (481 ndërmarrje) të numrit të përgjithshëm të tyre. Bizneset me 5-9 punonjës përbëjnë rreth 10% (48 ndërmarrje) ato me 10-49 të punësuar përbëjnë rreth 7% (43 ndërmarrje), ndërsa më pak se 2% e tyre (gjithsej 10 ndërmarrje) kanë më shumë se 50 të punësuar.

Rritja e pranisë së bizneseve nga Kosova konfirmohet paralelisht edhe nga ecuria e investimeve, që po shfaqin një tendencë të qartë në rritje gjatë viteve të fundit. / Ersuin Shehu

Burimi: BSH

The post Viva Fresh finalizon blerjen e Spar Albania për 36.4 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë do të licencojë këtë javë bankën turke Ziraat

3 August 2025 at 23:01

Banka e Shqipërisë pritet të licencojë këtë javë bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat pritet të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri në 12.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Ziraat do tĂ« bĂ«het banka e dytĂ« me kapital turk nĂ« ShqipĂ«ri, pas bankĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« vend, Banka KombĂ«tare Tregtare (BKT), zotĂ«ruar nga grupi turk i biznesit, Çalik. MegjithatĂ«, ndryshe nga Çalik, Ziraat Ă«shtĂ« njĂ« investitor institucional i specializuar nĂ« sektorin bankar.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer influencën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024. Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt./ E.Shehu

The post Banka e Shqipërisë do të licencojë këtë javë bankën turke Ziraat appeared first on Revista Monitor.

BSH përcakton tarifat tavan për transfertat SEPA, ato hyrëse nuk mund të jenë më të larta se 3 Euro

3 August 2025 at 23:00

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që vendos bazat për nivelin e tarifave që bankat dhe institucionet e pagesave do të aplikojnë, pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s” parashikon qĂ« tarifat e aplikuara nga OperatorĂ«t e ShĂ«rbimeve tĂ« Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka tĂ« pagesave dhe parasĂ« elektronike) pĂ«r pagesat SEPA dalĂ«se nuk mund tĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vlerat korresponduese tĂ« pagesave vendase nĂ« Euro qĂ« procesohen pĂ«rmes sistemeve tĂ« saj dhe pĂ«rcaktohen nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kĂ«tyre sistemeve.

Sipas ndryshimeve tĂ« propozuara, “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, tĂ« raportuara nga “Monitor” javĂ«n e kaluar, komisioni minimal qĂ« bankat mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r transfertat nĂ« sistemin AIPS Euro, do tĂ« ulet nga 6 euro nĂ« 4 euro.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA.

Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.

Duke filluar nga muaji tetor, pritet që bankat tregtare shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të SEPA, çka do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.

Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transfertat ndërkombëtare nëpërmjet nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.

Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA sot kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA.

Transferta kërkon disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.

Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare.

Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.

Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me investimet e huaja direkte.

 

The post BSH përcakton tarifat tavan për transfertat SEPA, ato hyrëse nuk mund të jenë më të larta se 3 Euro appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Në Greqi, orët shtesë të deklaruara dyfishohen falë kartës dixhitale të punës

1 August 2025 at 14:29

Përdorimi i kartës dixhitale të punës përkon me një rritje spektakolare të orëve shtesë të deklaruara, të ardhurave të fondeve të sigurimeve shoqërore nga puna jashtë orarit, puna natën dhe gjatë festave, si dhe të ardhurave të punonjësve.

Në pesë muajt e parë të vitit, orët shtesë tejkaluan 2 milionë, ndërsa gjatë gjithë vitit 2024, orët shtesë të deklaruara kishin arritur vetëm në 1 milion.

NĂ« mĂ«nyrĂ« kumulative, nga viti 2021 – kur pĂ«r gjashtĂ« muaj rresht ekonomia greke ishte ende nĂ« mbyllje – e deri nĂ« fund tĂ« vitit 2024, kur pothuajse tĂ« gjitha sektorĂ«t ishin pĂ«rfshirĂ« nĂ« sistemin e kartĂ«s dixhitale, ku janĂ« ende edhe sot, orĂ«t shtesĂ« tĂ« raportuara arritĂ«n nĂ« 4 milionĂ«. VetĂ«m nĂ« pesĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit 2025, orĂ«t shtesĂ« arritĂ«n nĂ« 2.1 milionĂ«.

Rritja e punësimit, sidomos e punësimit të ligjshëm dhe kryesisht me kohë të plotë, rritja e pagave dhe përdorimi i kartës dixhitale kanë dhënë rezultate spektakolare në tregun vendas të punës. Kjo po ndodh pikërisht në një kohë kur, prej muajit prill, Ministria e Punës, me vendim të ministres Niki Kerameus, ndërmori hapa për të lehtësuar më tej kostot jopagë, me përfitime për punonjësit, bizneset dhe Entin e Vetëm të Sigurimeve Shoqërore (EFKA), siç dëshmohet nga të dhënat zyrtare.

Llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për orët shtesë, punën natën dhe punën gjatë festave apo të dielave për punonjësit me kohë të plotë bëhet mbi pagën orare që i korrespondon një dite pune prej tetë orësh, pa përfshirë shtesën për këto raste të veçanta të orarit të punës. Kjo rregullore nuk ndikon në rritjen e pagesës së punonjësve për punën shtesë, e cila vazhdon të paguhet si më parë. Ndikimi është vetëm në llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Megjithatë, të ardhurat e EFKA-s gjithashtu rezultojnë të jenë rritur, ndërkohë që në të kundërt do të pritej një rënie.

Tre sektorët me më shumë orë shtesë të regjistruara, sipas të dhënave të kartës dixhitale në bazën e të dhënave Ergani, janë industria, tregtia me pakicë dhe shërbimet ushqimore, ndërsa sektorët e tjerë të integruar (supermarketet, turizmi, kompanitë e sigurimeve, bankat, kompanitë e sigurisë dhe shërbimet publike) vijnë më pas.

Rreth 81% e tĂ« gjitha orĂ«ve shtesĂ« tĂ« regjistruara gjatĂ« periudhĂ«s janar–prill 2025 vijnĂ« nga kĂ«to tre sektorĂ«. Shifra pĂ«rkatĂ«se pĂ«r katĂ«r muajt e parĂ« tĂ« vitit 2024 kishte qenĂ« 75%.

 

The post Në Greqi, orët shtesë të deklaruara dyfishohen falë kartës dixhitale të punës appeared first on Revista Monitor.

Doganat me vlerësim pozitiv nga Indeksi Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë

1 August 2025 at 14:10

Dhoma Amarikane e Biznesit ka publikuar dje Indeksin e Biznesit për vitet 2024-2025 ku Marrëdhënia Biznes-Dogana është vlerësuar me indeksin 62.23, shumë më lart se mesatarja e Indeksit për të gjithë institucionet që shënoi 46.47.

Pyetjes se si i vlerĂ«sojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet me AdministratĂ«n Doganore Shqiptare pĂ«r vitin 2024, bizneset antarĂ« tĂ« DhomĂ«s Amerikane i janĂ« pĂ«rgjigjur “shumĂ« mirĂ«â€ pĂ«r 7.5 % tĂ« bizneseve, “mirĂ«â€ nĂ« 40.4 % tĂ« bizneseve tĂ« anketuar, neutral pĂ«r 40.6 % etj..

Doganat kanë marrë prej vitesh vlerësimet pozitive të shoqatave të biznesit, përfshirë dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë, falë një sërë masash që kanë ndikuar në indeksin e besimit të biznesit te administratës doganore, si forumet e përvitshme Dogana-Biznes, adresimi me zgjidhje shteruese ligjore të kërkesave të biznesit, digjitalizimi 100 % i shërbimeve doganore etj.

Burimet zyrtare tĂ« AdministratĂ«s Doganore konfirmuan se “ky rezultat i Indeksit tĂ« biznesit pĂ«r Doganat, ndĂ«r mĂ« tĂ« lartat nga insititucionet, nuk Ă«shtĂ« rastĂ«sor por mbĂ«shtetet te shĂ«rbimi 24/7 dhe angazhimi i tĂ« gjithĂ« stafit doganor nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin doganor, digitalizimi procedurave doganore, analiza adekuate e riskut, rritja e forcĂ«s sĂ« zbatimit tĂ« ligjit kundĂ«r kontrabandĂ«s dhe trafiqeve, partneriteti me doganat homologe dhe institucionet e inteligjencĂ«s doganore, etj”.

The post Doganat me vlerësim pozitiv nga Indeksi Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë appeared first on Revista Monitor.

Rritet besimi në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, ulet ai i ndërtuesve dhe i konsumatorëve

1 August 2025 at 13:50

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 2.9 pikë në muajin korrik, duke qëndruar rreth 9 pikë mbi mesataren afatgjatë. Në rritjen e tij këtë muaj ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe përmirësimi në sektorin e industrisë, megjithëse në një masë më të ulët.

Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 0.8 pikë përqindje, duke qëndruar 6.5 pikë përqindje mbi mesataren historike në muajin korrik. Përmirësimi u përcaktua kryesisht nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve. Në të kundërt, vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual rezultoi me ulje. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar

prirjen rënëse edhe këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 6.2 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur nivelin më të lartë për këtë vit. Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike. Përmirësimi u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të

aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen u rishikuan lehtë për poshtë.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 3.3 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur një nivel rreth 7.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritje ndikuan kryesisht pritjet optimiste të bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në një masë më të vogël ndikoi pozitivisht

edhe komponenti i ecurisë aktuale të biznesit. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistrojnë të njëjtin nivel me muajin e kaluar dhe shumë afër mesatares historike të serisë.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 1 pikë përqindje në muajin korrik. Pavarësisht kësaj, niveli i treguesit qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike. Rënia këtë muaj u përcaktua nga

vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese. Pritjet për çmimet u rishikuan për poshtë.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi rënie me 0.9 pikë përqindje në korrik, duke mbetur gjithsesi mbi mesataren historike dhe afër nivelit mesatar të shënuar gjatë vitit 2024. Në rënien e këtij muaji kontribuoi kryesisht komponenti i blerjeve të mëdha aktuale. Nga ana tjetër, pritjet për blerje të mëdha në të ardhmen u përmirësuan, duke dhënë kontribut pozitiv

në treguesin e agreguar për konsumatorët. Për sa i përket komponentëve të  gjerë, pritjet e konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare u përmirësuan ndërsa pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike shënuan rënie.

The post Rritet besimi në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, ulet ai i ndërtuesve dhe i konsumatorëve appeared first on Revista Monitor.

Rama: Drafti i Kodit të ri Penal do konsultohet me BE, pa vulën e Brukselit nuk shkon në Parlament

1 August 2025 at 13:31

Në një reagim në rrjetin X, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shqetësimeve të shoqatave të gazetarëve lidhur me draftin e Kodit të Ri Penal, duke theksuar se qeveria nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij dhe se procesi është në duart e një grupi të pavarur ekspertësh.

Ai shton se pas përfundimit të konsultimeve të grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do të marrë draftin e rishikuar dhe do ta konsultojë me Komisionin Europian, pasi pa vulën e Brukselit, drafti nuk shkon dot në Parlament.

Sipas Ramës, alarmi për lirinë e shtypit është i nxituar, pasi drafti është ende në fazë diskutimi dhe të gjitha palët, përfshirë median, kanë kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive.

“Shoh qĂ« disa shoqata gazetarĂ«sh na kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« thirrje urdhĂ«ruese pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« urgjentisht nĂ« draftin e Kodit tĂ« Ri Penal, ç’ka tregon se ata qĂ« duhet tĂ« informojnĂ« publikun pĂ«r procesin e saponisur tĂ« diskutimit tĂ« kĂ«tij drafti nuk e kanĂ« kuptuar akoma (edhe pse u tha shumĂ« qartĂ« nga ministri i drejtĂ«sisĂ«) se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« dhe KĂ«shilli i Ministrave, nuk kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« hartimin e draftit po ia kanĂ« besuar njĂ« grupi ekspertĂ«sh tĂ« nderuar, nĂ«n udhĂ«hehjen e Drejtorit tĂ« ShkollĂ«s sĂ« MagjistraturĂ«s, Profesor Arben Rakipit.

KĂ«shtu, hĂ«pĂ«rhĂ« qeveria Ă«shtĂ« thjeshtĂ« njĂ«ra nga shumĂ« palĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« proces dhe e kemi marrĂ« e po e studiojmĂ« draftin, pĂ«r tĂ« ballafaquar mĂ« pas qĂ«ndrimet tona me ato tĂ« grupit tĂ« ekspertĂ«ve, gjĂ« qĂ« ua sugjerojmĂ« edhe shoqatave tĂ« alarmuara pĂ«r lirinĂ« e shtypit, tĂ« cilat nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, nĂ« vend se tĂ« alarmohen duhet tĂ« ndjehen shumĂ« tĂ« lehtĂ«suara e tĂ« respektuara, sepse kanĂ« tĂ« gjithĂ« kohĂ«n e nevojshme pĂ«r ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit tĂ« Ri Penal me grupin e punĂ«s, njĂ«soj siç do tĂ« bĂ«jĂ« qeveria e siç duhet tĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« tĂ«ra palĂ«t e interesuara – sidomos ato brenda sistemit, tĂ« cilat nĂ« vend se tĂ« japin deklarata sa tĂ« nxituara aq edhe qesharake pĂ«r shtyp, bĂ«jnĂ« mirĂ« tĂ« ulen me grupin e ekspertĂ«ve dhe tĂ« ballafaqojnĂ« opinionet e tyre.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« proces demokratik dhe transparent, ku kush do tĂ« kontribuojĂ« pĂ«r njĂ« Kod tĂ« Ri Penal pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE i ka rrugĂ«t e hapura e tĂ« gjithĂ« kohĂ«n e nevojshme, ndĂ«rsa kush do tĂ« bĂ«jĂ« zhurmĂ«n e vet mund ta bĂ«jĂ«, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund tĂ« thotĂ« dot qĂ« s’na pyeti kush.

Pasi tĂ« bĂ«hen tĂ« gjitha ballafaqimet e grupit tĂ« punĂ«s me tĂ« gjitha palĂ«t e interesuara dhe nĂ« pavarĂ«si tĂ« plotĂ« nga qeveria, Ministria e DrejtĂ«sisĂ« do ta marrĂ« draftin e rishikuar e do ta konsultojĂ« natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulĂ«n e Brukselit drafti nuk shkon dot nĂ« Parlament! KĂ«shtu qĂ« miq tĂ« shoqatave tĂ« shtypit rrini tĂ« qetĂ« se nuk ju vjen dot asnjĂ« e keqe nga Kodi i Ri Penal, nĂ« ShqipĂ«rinĂ« qĂ« po shkon nĂ« BE dhe jo nĂ« BRSS”, shkruan Rama.

Më herët organizatat e lirisë së medias deklaruan se ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë cenojnë seriozisht lirinë e shprehjes në vend, duke kërkuar rishikimin e disa neneve përkatëse.

Asosacioni i GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, AGSH, Rrjeti Ballkanik pĂ«r Gazetari Investigative, BIRN Albania dhe Qendra “ShkencĂ« dhe Inovavion pĂ«r Zhvillim”, SCiDEV kundĂ«rshtuan nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dispozitat e kĂ«tij drafti si tĂ« ‘paqarta’ dhe ‘arbitrare’ dhe tĂ« formuluara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tillĂ« qĂ« lĂ«nĂ« hapĂ«sira pĂ«r t’u pĂ«rdorur kundĂ«r lirisĂ« sĂ« shprehjes, ndĂ«rsa i ekspozon gazetarĂ«t ndaj ndjekjeve penale.

Konkretisht, organizatat kundĂ«rshtojnĂ« dispozitat e propozuara nĂ« nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi nĂ« pavarĂ«sinĂ« e gjykatĂ«s), tĂ« cilat sipas deklaratĂ«s, “pĂ«rmbajnĂ« elemente shqetĂ«suese, tĂ« cilat krijojnĂ« paqartĂ«si dhe mundĂ«si pĂ«r interpretim arbitrar dhe abuziv nĂ« zbatimin e tyre ndaj gazetarĂ«ve, mediave dhe shoqĂ«risĂ« civile.

 

 

The post Rama: Drafti i Kodit të ri Penal do konsultohet me BE, pa vulën e Brukselit nuk shkon në Parlament appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni i Eurozonës mbetet i qëndrueshëm në korrik por më lart se pritshmëritë në 2%

1 August 2025 at 12:28

Inflacioni i Eurozonës mbeti i pandryshuar, në një nivel më të lartë se sa pritej prej 2% në korrik, treguan të dhënat paraprake nga agjencia e statistikave Eurostat të premten.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur që shifra të arrinte në 1.9%, pas një leximi 2% në qershor.

I ashtuquajturi inflacion bazë, i cili përjashton çmimet më të paqëndrueshme të ushqimit, energjisë, alkoolit dhe duhanit, arriti në 2.3% në korrik, i njëjti nivel si gjatë dy muajve të mëparshëm, treguan të dhënat e së premtes.

Ndërkohë, inflacioni i shërbimeve u ulë në 3.1% në korrik pasi u rrit pak në 3.3% në qershor.

Pas publikimit të të dhënave, rendimenti i obligacionit 10-vjeçar të Gjermanisë ishte më shumë se një pikë bazë më i lartë, ndërsa rendimenti i obligacionit 10-vjeçar francez u rrit me më pak se një pikë bazë.

Duke parë përpara, të dhënat e reja të inflacionit nuk sugjerojnë që Banka Qendrore Europiane do të rifillojë ciklin e lehtësimit të normave të interesit së shpejti, tha Jack Allen-Reynolds, zëvendës ekonomist kryesor i eurozonës në Capital Economics.

BQE-ja në takimin e korrikut mbajti normat e qëndrueshme për herë të parë këtë vit. Tregjet për herë të fundit kishin parashikuar një probablilitet mbi 94% që banka qendrore të mbajë normat e pandryshuara edhe kur të mblidhet në shtator, sipas të dhënave të LSEG.

Allen-Reynolds shtoi se, varësisht nga çmimet e energjisë, inflacioni i Eurozonës në fakt mund të bjerë nën objektivin 2% të BQE-së më vonë këtë vit dhe vitin tjetër.

“Por nĂ«nvlerĂ«simi duhet tĂ« jetĂ« mjaft i vogĂ«l dhe dyshojmĂ« se inflacioni bazĂ« do tĂ« mbetet afĂ«r 2%. Dhe duke pasur parasysh qĂ« politikĂ«bĂ«rĂ«sit e BQE-sĂ« janĂ« tĂ« kĂ«naqur me qĂ«ndrimin aktual tĂ« politikĂ«s monetare, dyshojmĂ« se rĂ«nia e inflacionit pak nĂ«n 2% pĂ«r shkak tĂ« çmimeve mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« energjisĂ« do tĂ« ishte e mjaftueshme pĂ«r tĂ« nxitur njĂ« ulje tjetĂ«r tĂ« normĂ«s sĂ« interesit,” shtoi ai.

Shifrat e inflacionit ndjekin gjurmët e indikacioneve të mëparshme këtë javë, që treguan se ekonomia e Eurozonës u zgjerua me një rritje 0.1% më të lartë se sa pritej në tremujorin e dytë, e cila megjithatë ishte ndjeshëm më e ulët se rritja 0.6% e tre muajve deri në fund të marsit.

Analistët i interpretuan të dhënat si shenjë qendrueshmërie nga ekonomia e Europës përballë politikave tarifore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Bashkimi Europian dhe Uashingtoni kohët e fundit nënshkruan një marrëveshje tregtare e cila përfshin një taksë bazë 15% për mallrat e BE-së të destinuara për SHBA-në. Tarifat sektoriale dhe të ashtuquajturat detyrime reciproke të reduktuara përkohësisht kanë qenë tashmë në lojë.

Pritet gjerësisht që tarifat të ndikojnë në rritjen ekonomike, përfshirë në Eurozonë, dhe të ndikojnë në çmimet e mallrave për konsumatorët amerikanë. Ndikimi i tyre në inflacion në Europë mbetet i pasigurt. / CNBC

The post Inflacioni i Eurozonës mbetet i qëndrueshëm në korrik por më lart se pritshmëritë në 2% appeared first on Revista Monitor.

Donald Trump rindez luftën globale tregtare me një regjim tarifor gjithëpërfshirës

1 August 2025 at 12:09

Partnerët tregtarë nga Tajvani në Kanada goditen me taksa të reja të larta

Donald Trump goditi dhjetëra partnerë tregtarë të SHBA-së me tarifa, ndërsa formalizoi marrëveshjet e fundit me të tjerët, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, ndërsa e përfshiu ekonominë globale në një epokë të re të konkurrencës tregtare.

Eksportuesit kryesorë në SHBA, siç është Tajvani, eksportuesi më i rëndësishëm i gjysmëpërçuesve në botë, do të përballen me taksa të reja të larta. Trump gjithashtu rriti tarifat për Kanadanë, aleat dhe partner i madh tregtar, në 35 për qind. India u godit me një normë 25 për qind dhe Zvicra me 39 për qind.

Urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan tĂ« enjten, duke njoftuar tarifat, tha se ato ishin hartuar pĂ«r tĂ« ulur deficitin tregtar tĂ« AmerikĂ«s me shumĂ« vende, tĂ« cilat i pĂ«rshkroi si njĂ« “kĂ«rcĂ«nim tĂ« pazakontĂ« dhe tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare dhe ekonominĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara”.

Tarifat gjithashtu do tĂ« rrisnin tĂ« ardhurat e SHBA-sĂ«, tha urdhri, duke reflektuar planin e Trump pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur taksat mbi importet pĂ«r tĂ« paguar shkurtime tĂ« thella tĂ« taksave vendase. Regjimi i ri shĂ«non njĂ« zbutje tĂ« taksave agresive qĂ« presidenti njoftoi nĂ« “ditĂ«n e çlirimit” mĂ« 2 prill, por ende e lĂ« normĂ«n efektive tĂ« tarifave tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« dekada, duke nĂ«nvizuar pĂ«rpjekjen e Trump pĂ«r tĂ« riformĂ«suar rendin ekonomik global.

Aksionet globale u dobësuan të premten, me Stoxx Europe 600 që ra me 0.8% në fillimin e tregtimit. Kontratat e ardhshme që ndjekin S&P 500 dhe Nasdaq, të cilat kanë arritur nivele rekord në ditët e fundit, ranë përkatësisht me 0.4% dhe 0.5%. Dollari dhe thesaret e SHBA-së mbetën të pandryshuara.

Trump kishte vendosur një afat deri më 1 gusht për dhjetëra vende që të bien dakord për marrëveshje tregtare ose të përballen me tarifa më të larta, duke shkaktuar përpjekje nga partnerët tregtarë të SHBA-së për të shmangur një luftë të plotë tregtare me ekonominë më të fuqishme në botë.

Disa partnerĂ« tĂ« SHBA-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, BE-nĂ« dhe JaponinĂ«, siguruan marrĂ«veshje nĂ« kohĂ« – megjithĂ«se kritikĂ«t nĂ« ato vende kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje detajet e marrĂ«veshjeve me Trump. Urdhrat e sĂ« enjtes formalizuan normat e tarifave tĂ« lidhura me marrĂ«veshjet.

Urdhri përjashtoi Kinën, eksportuesin më të madh në botë, e cila përballet me një afat të veçantë të 12 gushtit për një marrëveshje tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Taksa mbi vendet e tjera do tĂ« fillojĂ« brenda shtatĂ« ditĂ«sh, duke u dhĂ«nĂ« kohĂ« doganave amerikane pĂ«r t’i zbatuar ato.

Kanadaja, kryeministri i sĂ« cilĂ«s Mark Carney fitoi zgjedhjet kĂ«tĂ« vit duke u zotuar t’i rezistojĂ« “forcĂ«s ekonomike” tĂ« Trump, nuk arriti tĂ« gjejĂ« njĂ« zgjidhje pavarĂ«sisht lobimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m nĂ« Uashington.

Carney tha se qeveria e tij ishte “e zhgĂ«njyer” nga tarifa amerikane dhe pranoi se disa pjesĂ« tĂ« ekonomisĂ« do tĂ« “ndikoheshin rĂ«ndĂ«â€. Ai tha se negociatat mbi tregtinĂ« me SHBA-nĂ« do tĂ« vazhdonin.

Taksa 35% për mallrat kanadeze, e njoftuar në një urdhër të veçantë, do të fillojë të premten. Mallrat që përputhen me kushtet e marrëveshjes tregtare të Amerikës së Veriut të vitit 2020 do të jenë ende të përjashtuara nga tarifat më të larta.

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, e quajti tĂ« premten normĂ«n e tarifĂ«s prej 20% qĂ« SHBA-tĂ« vendosĂ«n pĂ«r importet nga vendi i tij “tĂ« pĂ«rkohshme” dhe shprehu shpresĂ«n se ajo mund tĂ« ulet pĂ«rmes bisedimeve tĂ« mĂ«tejshme.

Tarifat e reja synojnë të synojnë vendet në varësi të bilancit të tyre tregtar me SHBA-në. Ata që blejnë më shumë mallra nga SHBA-të sesa eksportojnë në Amerikë do të marrin një tarifë prej 10%, ndërsa ata që kanë një tepricë të vogël do të përballen me një taksë prej 15%.

Vende të tjera që nuk kishin negociuar me SHBA-në ose që kanë teprica më të mëdha do të përballen me taksa më të larta.

Aksionet amerikane kanë lundruar në një seri rekordesh në javët e fundit, ndërsa investitorët kanë injoruar gjithnjë e më shumë rreziqet e paraqitura nga lufta tregtare e Trump.

Reagimi fillestar i heshtur i tregut – nĂ« kontrast tĂ« plotĂ« me shitjet e rĂ«nda qĂ« pasuan “ditĂ«n e çlirimit” nĂ« prill – sugjeroi qĂ« disa investitorĂ« tani i kishin vlerĂ«suar tarifat e reja.

Shumë nga normat e shpallura nga Shtëpia e Bardhë të enjten ishin në përputhje me letrat e dërguara nga Trump te partnerët tregtarë në fillim të këtij muaji, kur ai rriti presionin mbi vendet për të arritur marrëveshje deri më 1 gusht ose do të përballeshin me më shumë tarifa. / FT

The post Donald Trump rindez luftën globale tregtare me një regjim tarifor gjithëpërfshirës appeared first on Revista Monitor.

❌
❌