Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim

By: e xh
29 July 2025 at 11:45

Presidenti Trump i kishte dhënë Rusisë 50 ditë për armëpushim në Ukrainë, ndryshe do vendoste ndaj Rusisë tarifa doganore të larta. Tani Trumpi e shkurtoi këtë afat në 10-12 ditë. Kremlini kundërpërgjigjet.

Presidenti amerikan Donald Trump po rrit presionin ndaj Rusisë në përpjekjen e tij për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Trumpi ka shkurtuar në mënyrë drastike afatin për përfundimin e luftës në Ukrainë. Ai fillimisht kishte njoftuar një afat 50-ditor duke filluar nga 14 korriku. Sot, ai e uli atë në “10 deri në 12 ditë”, sipas Trumpit. Nëse një armëpushim nuk arrihet brenda këtij afati kohor, presidenti amerikan i ka kërcënuar partnerët tregtarë të Rusisë me tarifa 100%.

Trump shprehu edhe një herë zhgënjim me Presidentin rus Vladimir Putin. “Mendova se e kishim bërë të qartë këtë shumë herë. Dhe pastaj Presidenti Putin fillon të qëllojë me raketa një qytet si Kievi dhe vret shumë njerëz në një azil pleqsh”, tha ai. “Jam i zhgënjyer nga Presidenti Putin, shumë i zhgënjyer.”

Presidenti i SHBA kishte vendosur më 14 korrik një afat 50-ditor për Rusinë për të arritur një marrëveshje. Republikani e njoftoi masën në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy konfirmuan furnizimet me armë për Ukrainën. Ai foli për “tarifa dytësore” – tarifa kundër partnerëve tregtarë të Rusisë – prej rreth 100%.

Objektivi: Dobësimi i ekonomisë ruse

Kjo mund ta dobësojë më tej bazën ekonomike të Kremlinit duke ushtruar presion më të madh mbi importuesit kryesorë të naftës dhe gazit si Kina, India dhe Brazili. Trumpi nuk specifikoi se cilat vende do të prekeshin konkretisht.

Megjithatë, Moskës nuk i bëri përshtypje njoftimi i Trumpit dhe vazhdoi sulmet e saj ndaj Ukrainës pa i pakësuar në ditët në vijim. Për më tepër, Kremlini kritikoi dërgesat e armëve të njoftuara dhe kërcënoi me sanksione, duke i hedhur poshtë ato si të dëmshme për përpjekjet e paqes.

Trumpi kishte njoftuar gjatë fushatës zgjedhore se, si president, do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orësh. Pas ardhjes në post në janar, ai fillimisht u afrua me Putinin, por pas sulmeve të ashpra ajrore të Moskës kundër Ukrainës, Trumpi u bë gjithnjë e më kritik ndaj udhëheqësit të Kremlinit.

Medvedjevi: Një hap drejt luftës

Kremlini iu përgjigj kërcënimit të Trumpit me fjalë të ashpra. Nëse presidenti amerikan kërcënon të shkurtojë afatin që Rusia të lëshojë pe në konfliktin me Ukrainën, ai duhet të mbajë mend se çdo ultimatum është një hap drejt luftës, shkroi ish-presidenti rus Dmitri Medvedjev në Platformën X. “Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”, sqaroi 59-vjeçari, i cili vazhdon të ushtrojë ndikim të konsiderueshëm në Moskë si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai tha më tej se Trumpi nuk duhet të ndjekë hapat e paraardhësit të tij. Kremlini këmbëngul vazhdimisht se nuk do të ushtrohet presion. “Rusia nuk është Izraeli, ose fare Irani”, pohoi Medvedjevi, duke iu referuar konfliktit të Lindjes së Mesme, në të cilin Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin së bashku me Izraelin për të ndaluar programin e tij bërthamor.

Në të kundërt, pati shumë lëvdata për presidentin amerikan nga Ukraina. Presidenti Volodymyr Zelenski deklaroi se Trumpi kishte “treguar një qëndrim të qartë dhe kishte shprehur vendosmërinë e tij” në deklaratat e tij në lidhje me Rusinë. DW

Hapen aplikimet për Fakultetin e Sigurisë e Hetimit.Maturantët afat deri më 3 gusht

By: e xh
29 July 2025 at 11:34

Hapen sot aplikimet për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ku ka ftuar maturantët të bëhen pjesë e Akademiksë së Sigurisë.

Ministri Hoxha shkroi se sistemi do të jetë i hapur deri në 3 gusht, për t’u dhënë mundësinë të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në këtë Fakultet. Ndërkohë të gjithë maturantët e interesuar mund të aplikojnë në këtë link: https://ualbania.al/

‘Hapen sot aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Zgjidh Akademinë e Sigurisë, Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Sistemi do të jetë i hapur deri në 3 gusht, për t’u dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi. Apliko tani në https://ualbania.al/’, shkruan ministri Hoxha.

Lushnje/ Tentoi të vidhte automjetin, policia arreston 48 vjeçarin

By: e xh
29 July 2025 at 11:17

Arrestohet gjatë tentativës për të vjedhur automjetin një 48-vjeçar në Lushnje.

I arrestuari është me precedent të theksuar për këtë krim, ndaj uniformat blu sekuestruan mjetet me të cilat ai po ndërhynte në centralinën e automjetit, me qëllim vjedhjen.

‘Ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi G. K. synonte të vidhte një automjet tip “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e tij. Shtetasi u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë’, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

Shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, përjashtohet punonjësi i policisë. Nisin..

By: e xh
29 July 2025 at 10:55

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sqaron se shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

‘Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë Xh. T., para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia”, ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pasur në proces shqyrtimi/verifikimi dhe hetimi disiplinor punonjësin e Policisë, Inspektor Xh. T., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121 “Llojet e shkeljeve disiplinore”, pika 1, gërma “j”, “Braktisja e detyrës dhe mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për një periudhë prej 7 ditësh pune ose më shumë”, dhe me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, të Komisionit Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, i është dhënë masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”, parashikuar nga neni 123, gërma “e”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i Policisë gëzonte të drejtën për ta ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili më datë 25.07.2025, ka lënë në fuqi masën “Përjashtim nga Policia” për punonjësin e Policisë Inspektor Xh. T., të marrë me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas publikimit të videos ku shfaqet punonjësi i Policisë Xh. T., i cili dyshohet se konsumon lëndë narkotike kokainë, nga ana e strukturave përgjegjëse të AMP-së dhe të Policisë së Shtetit, po kryhen verifikime të tjera, në funksion të të cilave do të referohen materialet në Prokurori, për ndjekje të mëtejshme procedurale.

Policia e Shtetit sqaron se është vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet e punonjësit të Policisë së Shtetit dhe cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Delvinë/ 2 inxhinierë në pranga, po ndërtonin pa leje një impiant gazi. Në kërkim..

By: e xh
29 July 2025 at 10:40

Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC) në pronë publike në Delvinë, arrestohen 2 inxhinierë dhe shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë.

Sipas policisë, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit u bllokuan punimet në këtë objekt.

‘Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente’, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

  • S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

By: e xh
29 July 2025 at 10:27

Për një shfaqje rekordesh, sikurse është “Pallati 176”, pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), falë bashkëpunimit me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) kapërceu edhe parashikimet tona më optimiste!

Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të institucionit, ishin të pranishëm Nëndrejtoresha e Përgjithshme e DPA-së, Marinela Ndria, aktorët protagonistë të kastit Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Elida Janushi, si edhe Edon Qesari, i biri i regjisorit të ndjerë Andon Qesari, dhjetëra qytetarë dhe dashamirës të filmit.

Fjala përshëndetëse u mbajt prej Ndrias, e cila theksoi rëndësinë e vlerësimit të kontributit të artistëve shqiptarë, nëpërmjet risjelljes së realizimeve që i kanë rezistuar kohës. “Në këto dy sezone, asnjëherë kjo Kinema Verore nuk është mbushur kaq shumë. Falenderoj të gjithë kastin, të gjithë ato yje që i kemi lart në qiell sot”, tha Ndria.

Në vijim, në fjalën e saj Janushi përshëndeti angazhimin e DPA-së lidhur me përzgjedhjen e kësaj shfaqjeje teatrale, në kuadër të sezonit artistik kushtuar komedisë. “Faleminderit organizatorëve të këtij eventi. Respekt i jashtëzakonshëm për kolegët tanë që me dashuri dhe përkushtim të madh e vunë në skenë atë pjesë të thjeshtë, si nga regjisorët dhe kolegët e mi. Më bëhet qejfi që vitet kanë kaluar dhe ‘Pallati 176’ mbetet në vëmendjen tuaj”, u shpreh Janushi.

Më tej në këtë rast, gjatë fjalës së saj aktorja Alikaj nënvizoi se “Pallati 176” është  një komedi ende mjaft popullore. “Atëherë, Ilir Bezhani më tha që kjo do të ishte një shfaqje që do mbushte teatrin. Jo vetëm që kishte të drejtë, por kjo i kaloi parashikimet e të gjithëve. Është kthyer në një kult”, tha Alikaj.

“Një vepër e mbajtur mend përmendësh, prapë vazhdon të tërheqë vëmendjen. E ka bërë këtë për dekada me radhë. Krijuesit janë të pandërgjegjshëm se ç’janë duke bërë. Vetëm spektatorët arrijnë t’i ndërgjegjësojnë ata. Besoj se ky është rasti klasik se një vepër artistike jep përjetësinë”, vlerësoi Qesari.

Pas një sezoni të parë të suksesshëm, që në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit shfaqi filmat mbi tematikën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ), Kinemaja Verore e DPA-së u rikthye këtë qershor me një repertor kushtuar komedisë shqiptare. Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), krahas shfaqjes teatrale “Pallati 176”, këtë verë sollëm për publikun kryeqytetas 8 filma komedi, mes të cilëve përmendim realizimet “Zonja nga qyteti”, “Zëvendësi i grave” dhe “Përrallë nga e kaluara”. Sipari i këtij sezoni të Kinemasë Verore do të ulet me një tjetër shfaqje mjaft të dashur për publikun, “Shi në plazh”.

Kinemaja Verore, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh i adresohet veçanërisht të nxënësve dhe të studentëve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Jetëzimi i kësaj hapësire vjen në vazhdën e nismave të herëpashershme të DPA-së, në funksion të inkurajimit të të rinjve për të njohur trashëgiminë audiovizuale kombëtare.

Së bashku me sallën e leksioneve dhe të trajnimeve, “Auditorin” dhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore. Për të përftuar më tepër infomacion lidhur me veprimtarinë e DPA-së, vizitoni faqen tonë zyrtare www.arkiva.gov.al.

Rama pamje nga Velipoja:Gatishmëri e lartë për të liruar hapësirat publike, ndikon..

By: e xh
29 July 2025 at 10:13

Kryeministri Rama ka postuar këtë mëngjes pamjet nga Velipoja, ku është ndalur sërish te aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Sipas kreut të qeverisë, në Velipojë është përditë e lartë gatishmëria për të liruar hapësirat publike.

Lirimi i hapësirave publike, sipas Ramës i kontribuon një sezoni turistik më të sigurt e më të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë.

‘MIRËMËNGJES dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan kreu i qeverisë Rama në rrejetet sociale.

Në lidhje intime/Pogradec, autori vret me thikë 52 vjeçaren e i vë flakën banesës

By: e xh
29 July 2025 at 09:58

Zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec, ku është arrestuar 31 vjeçari pasi vrau 52-vjeçaren me mjet prerës thikë, në banesën e saj dhe më pas i vuri zjarrin banesës.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Sipas policisë shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Njoftimi i policisë së Korçës

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec.

Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi që prej një dekade

By: e xh
29 July 2025 at 09:48

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës së një mjeti forenzik të kompanisë izraelite Cellebrite, që shfrytëzohet për të zhbllokuar dhe analizuar telefonat e mençur.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka pasur qasje në këtë dokument që daton nga shtatori i vitit 2015. Ky është vetëm një nga disa dokumente të publikuara, që lidhen me blerjet e shërbimit serb të sigurisë, të cilat REL i ka gjetur në të ashtuquajturin “dark net” – pjesë e internetit që kërkon shfletues të veçantë për qasje dhe që shpesh përdoret për komunikim dhe shkëmbim të dhënash në mënyrë anonime.

Megjithëse deri më tani është raportuar se BIA përdor mjete për përgjim të komunikimeve mobile në vitet e fundit, hulumtimi i REL-it tregon se ky shërbim, me gjasë, ka pajisje të avancuara forenzike për pothuajse të gjitha llojet e pajisjeve – dhe këtë prej më shumë se një dekade.

Autenticiteti i dokumentit të vitit 2015 është konfirmuar nga një burim, identiteti i të cilit është i njohur për REL-in, por që ka insistuar të mbetet anonim.

Gazetarët e REL-it kanë kryer gjithashtu një verifikim të të dhënave përmes bazave publike – duke kontrolluar kompanitë, individët dhe elementë specifikë që shfaqen në dokumente, siç janë nënshkrimet dhe vulat.

Çfarë është kontestuese?

Analiza e dokumenteve të publikuara në “dark net” tregon se BIA, të paktën dy herë – në vitet 2015 dhe 2019 – ka ftuar fshehurazi kompani që t’i dorëzojnë oferta për rinovimin e licencave për mjete të ndryshme forenzike.

Në mesin e tyre është edhe pajisja e fuqishme për nxjerrjen e të dhënave nga telefonat mobil, UFED (Universal Forensic Extraction Device), e prodhuar nga kompania izraelite Cellebrite.

Çfarë është UFED?

UFED (Universal Forensic Extraction Device) është një pajisje që mundëson nxjerrjen e të dhënave edhe kur telefoni është i kyçur. Ajo ofron qasje në mesazhe të fshira, thirrje, fotografi dhe aplikacione të përdoruesit. Kjo pajisje përdoret gjithashtu për të analizuar vendndodhjet dhe aktivitetet e përdoruesit të telefonit. Megjithatë, ajo shoqërohet me shumë polemika, pasi është lidhur me shqetësime për privatësinë dhe mundësinë e keqpërdorimit – veçanërisht kur përdoret pa urdhër gjykate ose pa pëlqimin e pronarit të pajisjes.

Raporti i organizatës ndërkombëtare Amnesty International, i publikuar në dhjetor të vitit 2024, tregon se gjatë atij viti në Serbi, pajisja UFED është përdorur për zhbllokimin e dhunshëm të telefonave në të paktën shtatë raste. Sipas raportit, ekzistojnë dëshmi të detajuara forenzike që tregojnë për përdorim të paligjshëm të këtij mjeti gjatë intervistave policore në Serbi dhe në Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA). Thuhet se përmes softuerit të kompanisë izraelite Cellebrite janë zhbllokuar telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve, duke u shkarkuar tërësisht përmbajtjet e tyre.

Në disa raste, sipas raportit, në telefonat e tyre është instaluar edhe një softuer spiunues, i panjohur më parë, me emrin NoviSpy, përmes të cilit janë monitoruar aktivitetet e mëvonshme në pajisje – duke përfshirë fotografi, mesazhe dhe kërkime në internet.

Edhe pse produktet e Cellebrite përdoren nga shërbime policore në mbarë botën, kompania izraelite njoftoi, dy muaj pas publikimit të raportit të Amnesty International-it, se kishte tërhequr disa licenca në Serbi – pa saktësuar cilat institucione ishin prekur. Reagimi i BIA-s ndaj raportit për keqpërdorimin e pajisjes nga Cellebrite ishte i shkurtër: “senzacionalizëm banal”.

BIA nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të sqaruar se si dhe pse kishte blerë një softuer të kontestuar që para dhjetë vjetësh. As kompania izraelite Cellebrite nuk iu përgjigj një sërë pyetjesh – duke përfshirë se kur BIA ka filluar të përdorë licencat e tyre, si i blen ato, dhe si i verifikon kompania klientët e saj për të shmangur keqpërdorimet e mundshme.

Në një përgjigje me shkrim të datës 24 korrik, Cellebrite theksoi vetëm se teknologjia e saj ndihmon në rreth 1.5 milion raste në vit, përfshirë – siç thuhet – disa nga hetimet më të rëndësishme të kohës sonë: nga mbrojtja e fëmijëve ndaj trafikimit dhe abuzimit, deri te arrestimi i vrasësve, zjarrvënësve, terroristëve dhe të tjerëve që përbëjnë rrezik për shoqërinë.

Çfarë tregojnë dokumentet e publikuara?

Dokumentet, që përmbajnë oferta për blerjen e disa llojeve të softuerëve forenzikë, janë dërguar me kërkesë të BIA-s nga kompania shtetërore e teknologjisë informative, Informatika AD, nga Beogradi.

Këto dokumente janë publikuar në “dark net” pas një sulmi kibernetik ndaj kësaj kompanie. Informatika AD, në përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 24 korrik, ka vënë në dyshim autenticitetin e dokumenteve, por ka konfirmuar se ka qenë cak i një sulmi hakerësh.

“Informatika AD ka qenë objektiv i një grupi kriminal që ka tentuar të shantazhojë kompaninë, duke kërkuar shpërblim për të dhënat e vjedhura. Rasti është raportuar në Prokurorinë për Krimin e Organizuar”, thuhet në përgjigje.

Në përgjigje të pyetjeve të shumta lidhur me ofertat për licenca softuerike për nevojat e BIA-s dhe mënyrën e verifikimit të klientëve me të cilët bashkëpunojnë, kompania Informatika AD nga Beogradi ka deklaruar se veprimtaria e saj “mbrohet nga një numër dispozitash konfidencialiteti, përfshirë rregullat e brendshme, ato të klientëve, si dhe dispozitat e përgjithshme për sekretet zyrtare dhe mbrojtjen e të dhënave”.

Kompania gjithashtu pohon se “asnjëherë nuk ka pasur ndonjë aktivitet afarist me kompaninë izraelite Cellebrite”. Megjithatë, Informatika AD nuk ka ofruar shpjegim për faktin se, nëse nuk ekziston një marrëdhënie afariste me këtë kompani, si është e mundur që në vitin 2015 i ka dërguar BIA-s një ofertë për licencën e mjetit softuerik UFED të kompanisë Cellebrite.

Çfarë dihet për kompaninë “Informatika AD”?

Informatika AD është kompania më e vjetër shtetërore e teknologjisë informative në Serbi, e cila, sipas përshkrimit në ueb-faqen e saj zyrtare, merret me “inxhiniering informatik, zhvillim të zgjidhjeve softuerike për biznese dhe industri, si dhe automatizim të proceseve afariste”.

Klientët e Informatika AD janë kryesisht institucione shtetërore, ndërmarrje të mëdha dhe sisteme industriale. Ndër klientët kryesorë që përmenden në faqen zyrtare janë Qeveria e Serbisë, Korporata Elektroenergjetike, Infostan dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Kompania ka partneritet me disa nga firmat më të mëdha të teknologjisë në botë, si Microsoft, Huawei dhe Oracle.

Çfarë ka blerë BIA?

Dokumentet e publikuara tregojnë se oferta e parë që përfshin edhe rinovimin e licencave për pajisjen UFED të kompanisë Cellebrite, është përgatitur nga Informatika AD më 22 shtator 2015. Vlera totale e kontratës ishte rreth 6.6 milionë dinarë (afërsisht 55 mijë euro) dhe përfshinte licenca për disa mjete forenzike, si dhe licenca për zgjidhje të ndryshme softuerike për nevojat e BIA-s.

Në listën e produkteve përfshiheshin dy licenca për mjetin UFED të Cellebrite. Sipas njërit prej dokumenteve të publikuara, përveç pajisjeve të kompanisë izraelite Cellebrite, Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA) në Serbi ka blerë edhe licenca të kompanisë suedeze Micro Systemation për mjetin XRY/XACT.

Ky mjet shërben për nxjerrjen e të dhënave nga pajisjet mobile, përfshirë mesazhet, kontaktet, aplikacionet, si dhe për krijimin e një kopjeje të plotë të memories së pajisjes (memory dump), duke përfshirë të dhëna të fshira, të fshehura apo të mbrojtura.

XRY/XACT ka funksione të ngjashme me mjetin UFED të Cellebrite. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë nuk kanë gjetur në dokumentet e publikuara ndonjë kontratë të nënshkruar midis BIA-s dhe Informatika AD, që do të vërtetonte se kësaj kompanie i është dhënë zyrtarisht kontrata e furnizimit.

Sipas dokumenteve, BIA i kryen blerjet e licencave softuerike përmes negociatave të drejtpërdrejta me disa shoqëri tregtare, ndër të cilat Informatika AD është vetëm një nga ofertuesit. As BIA, as Informatika AD nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet e REL-it se kush ka qenë i përfshirë konkretisht në këtë proces.

Gjashtë licenca të Cellebrite u kërkuan në vitin 2019

Nga dokumentet e ofertës së kompanisë Informatika AD del se Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA) ka vazhduar përdorimin e mjetit Cellebrite edhe në vitet e mëvonshme.

Në një ftesë për dorëzimin e ofertave, të cilën BIA ia kishte dërguar Informatika AD në fillim të korrikut 2019, thuhet: “Hapja e ofertës dhe procesi i negocimit do të mbahet më 15 korrik 2019, në orën 12:00, në adresën e porositësit – Mbretëresha Ana pn”.

Blerja lidhet me një sërë mjetesh forenzike për nxjerrjen e të dhënave nga telefonat dhe ishte ndarë në dy pjesë: pjesa e parë përfshinte disa licenca forenzike, pjesa e dytë përfshinte gjashtë licenca për pajisjet UFED të kompanisë izraelite Cellebrite.

Rinovimi i licencave vjetore përfshinte gjithashtu edhe mjetin XRY/XACT të kompanisë suedeze Micro Systemation, si dhe softuerin FTK (Forensic Toolkit) të kompanisë AccessData. Po ashtu, në listë përfshiheshin mjetet Forensic Explorer, Magnet Axiom dhe X-Ways Forensics, që përdoren për analizën e kompjuterëve dhe disqeve të forta.

Edhe për këtë prokurim, gazetarët e Radios Evropa e Lirë nuk kanë gjetur ndonjë kontratë të nënshkruar, ndërsa në procesin e blerjes kanë marrë pjesë edhe pesë kompani të tjera nga Serbia.

Çfarë mund të bëjnë mjetet që blen BIA?

“Të gjitha këto mjete mbulojnë pothuajse të gjitha operacionet e forenzikës digjitale – për telefonat mobilë dhe tabletët, kompjuterët desktop e laptop, si dhe për pajisje ruajtjeje si disqet e forta dhe memoriet USB”, shpjegon Fillip Millosheviç nga organizata Share Foundation, e cila monitoron ndikimin e teknologjive të reja dhe gjendjen e të drejtave digjitale.

Sipas Millosheviqit, mjete të caktuara si Forensic Explorer mund të rikuperojnë të dhëna të fshira më herët dhe të nxjerrin histori të kërkimeve në internet, si dhe korrespondencë përmes emailit.

Ai thekson se mjete si Magnet Axiom dhe AccessData Tools janë të afta të përpunojnë sasi të mëdha të dhënash nga burime të ndryshme.

“Ato mund të krijojnë linja kohore, të bëjnë ndërlidhje ndërmjet të dhënave të telefonit dhe për shembull llogarisë Google, të rindërtojnë aktivitetet e të dyshuarve dhe t’i vizualizojnë ato në mënyra të ndryshme”, shton Millosheviç.

Blerje “rreptësisht konfidenciale”

Në dokumentet e prokurimit, këto blerje janë të klasifikuara si “rreptësisht konfidenciale”. Ligji për BIA-n i jep këtij institucioni kompetenca që të vendosë vetë për mënyrën e zhvillimit të prokurimeve që kanë rëndësi për punën operacionale dhe sigurinë kombëtare – përfshirë të drejtën për t’i klasifikuar si të fshehta.

Për këtë arsye, publiku në Serbi prej vitesh nuk ka qasje në informacionin se çfarë blen BIA dhe në çfarë mënyre. “Njemi të informuar se prokurimi nuk zhvillohet sipas procedurës së paraparë me Ligjin për Prokurimin Publik, por sipas akteve nënligjore të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të Agjencisë për Siguri dhe Informim”, thuhet në tekstin e ofertës së Informatika AD, të datës 22 shtator 2015, të nënshkruar nga një përfaqësues i kompanisë.

I njëjti punonjës, emri i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it, ka nënshkruar gjithashtu një formular të veçantë ku angazhohet që të mos e bëjë të ditur identitetin e përdoruesit final – pra BIA-n – për asnjë palë tjetër në zinxhirin e furnizimit, dhe se do të kërkojë paraprakisht miratim nga BIA për çdo informacion që mund të kërkohet për përdoruesin përfundimtar.

“Një trend global i rrezikshëm”

Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë konfirmon sërish se “mjetet e fuqishme të mbikëqyrjes po blihen dhe përdoren në mënyrë tërësisht të fshehtë, pa transparencë dhe pa përgjegjësi – një trend global që jo vetëm që është i papranueshëm, por edhe i rrezikshëm dhe i dëmshëm”, thotë Alosha Ajanoviq Andelliq nga organizata EDRi (European Digital Rights).

Një inxhinier tregon pajisjet dhe shpjegon teknologjinë e zhvilluar nga kompania izraelite Cellebrite, më 9 nëntor 2016, në qytetin Petah Tikva të Izraelit. Mjaftojnë vetëm disa sekonda që një punonjës i Cellebrite të nxjerrë të dhënat nga telefoni.

Një inxhinier tregon pajisjet dhe shpjegon teknologjinë e zhvilluar nga kompania izraelite Cellebrite, më 9 nëntor 2016, në qytetin Petah Tikva të Izraelit. Mjaftojnë vetëm disa sekonda që një punonjës i Cellebrite të nxjerrë të dhënat nga telefoni.

EDRi është një rrjet evropian i organizatave që mbrojnë të drejtat digjitale të qytetarëve, si privatësia, liria e shprehjes dhe qasja në informacion. Sipas Ajanoviq Andelliq, të dhënat e reja e bëjnë situatën edhe më shqetësuese.

“Cellebrite është pjesë e një ekosistemi të softuerëve spiunues dhe si i tillë duhet të trajtohet. Kur përdoret kundër aktivistëve, gazetarëve, kundërshtarëve politikë apo migrantëve, ai shndërrohet në një mjet represioni politik”, thotë ai.

Ajanoviç Andelliç thekson se përdorimi i tillë nuk është vetëm i diskutueshëm, por përbën një shkelje të qartë të të drejtave themelore të njeriut – dhe si i tillë duhet të ndalohet. REL

Durrës/ Plagosi rëndë me thikë 70 vjeçarin, arrestohet nga policia autori

By: e xh
29 July 2025 at 09:29

Plagosi rëndë me thikë një 70 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas ndërhyrjes së policisë vihet në pranga autori i dyshuar.

Sipas bluve të Durrësit, pas plagosjes autori u largua, por u kap disa minuta pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit. Pasi u ndalua, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.

‘Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja’, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Bllokohet përkohësisht qarkullimi në tunelin e Shkopetit nga rrëshqitja e gurëve

By: e xh
29 July 2025 at 09:15

Rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit. Situata është shaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të rëna orët e fundit.

Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks.

Pas raportimit të situatës menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe punonjësit e firmës së mirëmbajtjes rrugore që mbulon segmentin Skuraj–Peshkopi.

Ata ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e gurëve, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta.

 

Kancelari Merz: Urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

By: e xh
29 July 2025 at 09:07

Mbledhja e kabinetit të sigurisë në Gjermani – për shkak të gjendjes së vështirë humanitare në Rripin e Gazës qeveria e gjermane do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave.

Ditët e fundit për herë të parë në Rripin e Gazës po mbërrinnë sërish sasi të mëdha ndihmash për popullsinë e rrezikuar nga uria. Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e konsideron këtë një hap të parë dhe do që në bashkëpunim me vende të tjera të krijohet një urë ajrore për transportimin e ndihmave. Qeveria e Gjermanisë në sfondin e gjendjes emergjente humanitare do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në kancelari, se kjo nismë do të zbatohet bashkë me Jordaninë.

Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë të gatshme ta mbështesin urën ajrore për ndihma me ushqime dhe materiale mjekësore. Kjo, tha ai, është në fakt vetëm “një ndihmë e vogël” për njerëzit në Gazë, por një kontribut që qeveria do të japë. “Ne duam që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin fund vuajtjet humanitare për popullsinë civile në Gazë”, tha kancelari kristiandemokrat. Lejimin së fundi nga Izraeli për kalimin e autokolonave me ndihma dhe hedhjen e ndihmave nga ajri, kancelari e konsideroi si një “hap i parë i rëndësishëm”. Tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm, tha Merz. “Izraeli duhet menjëherë të përmirësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme gjendjen katastrofale humanitare në Gazë.”

Jo dëbime dhe jo ankesim

Kancelari ritheksoi kërkesën e qeverisë gjermane për një armëpushim të qendrueshëm. Për këtë Hamasiradikal-islamik duhet të hapë rrugën duke liruar pengjet dhe ulur armët. Ndër personat që vazhdojnë të mbahen peng ka edhe shtetas gjermanë.

Merz i tërhoqi vëmendjen Izraelit, se nuk duhet të ketë dëbime nga Rripi i Gazës dhe as hapa të mëtejshme për aneksim të territorevenë Jordanin Perëndimor. Ndërkohë për qeverinë gjermane nuk shtrohet për vendim një njohje e një shteti palestinez – sikurse ka deklaruar Franca. Ky nuk është “një hap i parë, por ndoshta një ndër hapat përfundimtar” në rrugën e zgjidhjes me dy shtete.

Gjermania vazhdon përpjekjet diplomaike në Lindjen e Mesme

Në vazhdim të përpjekjeve diplomatike ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) të enjten (31.07.2025) do të udhëtojë për në rajonin e Lindjes së Mesme. Merz do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Gjithashtu kancelari vuri në dukje, se do të marrë masa për organizimin e “një konference për rindërtimin në Gazë”. Për Gjermaninë ministrja për Zhvillimin Reem Alabali Radovan (SPD) do të jetë koordinatore. Ajo do të koordinohet me partnerët në rajon si dhe me Francën dhe Britaninë e Madhe. DW

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025….

By: e xh
29 July 2025 at 08:50

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditën e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara.

Zjarre janë të regjistruara në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, Elbasan, Pogradec, Milot, Mirditë, Pustec, Berat, Memaliaj dhe në malin me Gropa të Tiranës etj.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 mld lekë apo rreth 21 mln euro për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, fondi është rritur me 36%.

Bashkia përfituese me fondin më të lartë për mbrojtjen nga zjarri është Tirana me rreth 275 mln lekë për 2025 apo 104% më shumë se 2024. Tiranë ka 13% të fondit për mbrojtjen nga zjarri që shpërndahet bashkive nga transferta e pakushtëzuar. E ndjekur nga bashkia e Durrësit e cila ka përfituar 94,5 mln lekë fonde rreth 63% më shumë se 2024. Durrësi 5% të totalit të fondit.

Bashkitë e tjera përfituese të fondeve më të larta janë Kukësi me 75,3 mln lekë apo 19,6% më shumë se 2024. Fondi i dha për këtë bashki zë 4% të totalit të fondit të transfertës së pakët. Bashkia e Elbasanit funksioni për 2025 fondin me vlerë 70,2 mln lekë apo 74.6% më shumë se 2024.

Në Fier fondet për mbrojtjen nga zjarri ishin 64,3 mln lekë me rritje 63%. Në Vlorë bashkia ofroni 63,6 mln lekë apo 31% më shumë. Në Kamëz 61,3 mln lekë apo 16% më shumë se 2024; Lezhë fondi është 52,1 mln lekë apo 21% më shumë se 2024, dhe Korçë me vlerë 43,9 mln lekë me rritje 25%.

Pavarësisht nga fondet që u akorduhen bashkive për mbrojtjen nga zjarri, sipas drejtorit të bashkësisë ekzekutive të institucionit të Agron Haxhimali sistemi i Shqipërisë mbetet i dobët dhe i pambështetur në teknologjinë moderne. Haxhimali thotë se financimi shkon për rrogë, sigurime sociale dhe karburant, ndërsa makineritë dhe janë të amortizuara.

“Mungon infrastruktura në terren, nuk ka zjarr të zjarrtë, dhe teknologjia për zbulimin e saj të shpejtë është një person.”

Gjatë vitit 2024, Shqipëria përballet me një nga sezonet e rënda të zjarrit, me mbi 46 mijë hektarë pyje dhe kullota të djegura sipas të dhënave të raportit të Institucionit të Bashkive “për qeverinë vendore”.

Në raport theksohet se gjysma e bashkive nuk kishin as plane menaxhimi për pyjet që administrojnë.

Sipas të dhënave të raportit të Institucionit të bashkive, mesatarisht, në Shqipëri kemi pak një zjarrfikës për 1,500 dhe banorë të paktë të një automjeti zjarrfikës për 10,000 banorë. Situata është më e rëndë në bashkitë e mëdha si Tirana, për shkak të përqendrimin e familjeve, ndërsa shumë të vogla ndonëse me personel për frymë, kanë shumë infrastrukturore dhe territoriale për shëndetin.

“Të dhënat janë të lidhura me zonat rurale që janë të vogla të zjarrfikësve dhe automjeteve të zjarrit për sa i përket bashkimit të madh.

Tirana ka më shumë të ulëta të zjarrfikësve dhe automjeteve të zjarrfikësve për frymë, gjë që mund të shpjegohet me përqendrimin e jetës dhe aktivitetin e saj në kryeqytet. Mesatarja kombëtare është më afër me nivelet e bashkive të mëdha, duke treguar se këto të fundit kanë një ndikim më të madh në përllogaritjen e saj”, thuhet në raport.

Duke pasur parasysh se buxheti për mbrojtjen nga zjarri është në vend dhe shpërndarja e burimeve nuk është e njëtrajtshme, Instituti për Bashkitë Shqiptare të Këshillit të Transferimit të sektorit për këtë funksion.

Kjo përfshin: shtimin e fondit modernizimin e flotës së automjeteve të zjarrfikëses, kujdesin në bashkitë me punën e tyre; financiare financiare për numrin e tyre të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe veçoritë e bashkësisë; vënia e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që bashkitë mund të përdoren për përballimin e situatës kritike; hartimin e planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarri, të përshtatur sipas karakteristikave të secilës bashki; kapacitetet në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo lloj tipologjie të ndryshme nga zjarret urbane./ Monitor

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

By: e xh
29 July 2025 at 08:46

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw) Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke arritur në 1,58 miliardë euro, nga 1,5 miliardë euro në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%.

Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852 milionë euro në 2024, një tregues i mirëbesimit të investitorëve ekzistues. Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri ranë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë në 2024.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti të tërheqë 5,2 miliardë euro ose 14% më shumë se në vitin 2023, më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku. Rritja ishte veçanërisht e theksuar në investimet e reja që shkuan në 2.5 miliardë euro dhe në riinvestimet e fitimeve (1.587 milionë euro). Roli i instrumenteve të borxhit është më i lartë se në çdo vend tjetër me rreth 1,055 milionë euro në 2024.

Ndërsa Maqedonia e Veriut tërhoqi 1,2 miliardë euro në vitin 2024 me rritje vjetore 117 për qind. Maqedonia shënoi një rritje të fortë në vitin 2024, me IHD-të që pothuajse u dyfishuan në një vit. Pati rritjeje të ndjeshme në ri-investimet e fitimeve nga 139 në 2023 në 255 milionë euro në 2024, por dhe në investimet e reja përmes kapitalit, që arritën në 314 milionë euro.

Mali i Zi tërhoqi 553 milionë euro më 2024, pavarësisht madhësisë së vogël të tregut dhe popullsisë me rritje vjetore 14%. Edhe Bosnja dhe Hercegovina tërhoqi mbi 1 miliard euro investime të huaja më 2024 me rritje vjetore 6.2%, si rrjedhojë infrastrukturës dhe politikave fiskale që po ndikojnë në orientimin e kapitalit ndërkombëtar drejt vendit.

Brenda grupit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), Shqipëria zë vendin e dytë pas Serbisë për investimet e huaja në vlerë. Totali i IHD-ve në rajon arriti në 10,4 miliardë euro në vitin 2024, një rritje domethënëse nga 8,9 miliardë euro në vitin 2023. Shqipëria kontribuon me rreth 15% të totalit rajonal.

Raporti i wiiw thekson se në vitin 2024, sektorët me më shumë projekte të reja investimesh në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ishin shërbimet e IT-së dhe energjia e rinovueshme. Megjithatë Shqipëria nuk ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga këto dy sektorë strategjikë.

 

Raporti vë në dukje se, rritja e IHD-ve në Shqipëri vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, sektorë që nuk kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe as në modernizimin e ekonomisë.

Edhe pse Shqipëria ka ruajtur një trend të lehtë rritjeje në tërheqjen e investimeve të huaja në vitin 2024, performanca e saj mbetet me modeste në krahasim me rajonin si në vlerë ashtu edhe në strukturën e investimeve. Analiza tregon se Shqipëria gjendet ende në një pozicion të dobët për të përfituar nga tendencat më të fundit në ekonominë globale, si teknologjia, energjia e gjelbër dhe prodhimi inteligjent.

Për të kaluar nga një ekonomi e udhëhequr nga ndërtimi në një ekonomi të qëndrueshme dhe eksportuese, vendit ton i sugjerohet të përmirësojë klimën e biznesit, të garantojë siguri ligjore për investitorët dhe të zhvillojë kapitalin njerëzor përmes arsimit profesional dhe teknologjik./ Monitor

Të shtëna me armë në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima mes tyre një oficer policie

By: e xh
29 July 2025 at 08:36

Të shtëna me armë zjarri në Manhatan, ku për pasojë katër persona, përfshirë edhe një oficer të Policisë së Nju Jorkut kanë humbur jetën pas sulmit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në një ndërtesë shumëkatëshe në zonën Midtown të Manhattanit.

Siç raportojnë autoritetet amerikane, autori i ngjarjes hyri në godinën e biznesit rreth orës 18:30 me orën lokale, i armatosur me një pushkë të tipit MR. Fillimisht ai hapi zjarr në hollin e ndërtesës dhe më pas në një nga katet e sipërme, përpara se të vetëvritej.

Ngjarja shkaktoi panik në qendër të qytetit më të populluar të Shteteve të Bashkuara. Kalimtarët vrapuan për t’u strehuar, ndërsa punonjësit brenda ndërtesës improvizuan mbrojtje duke grumbulluar karrige dhe mobilje për të bllokuar dyert gjatë kohës që fshiheshin nëpër zyra.

Autori është identifikuar si Shane Devon Tamura, 27 vjeç, me origjinë nga Las Vegasi. Motivet e tij mbeten ende të paqarta.

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 29 korrik 2025

By: e xh
29 July 2025 at 08:33

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar. Sipas parashikimeve SHMU, vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, të cilat do të nisin që në orët e para të mesnatës.

Reshjet do të shfaqen fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, kur reshjet pritet të përhapen në pjesën më të madhe të territorit, duke ruajtur një intensitet të ulët deri në pasditen e vonë.

Pas orëve të pasdites, reshjet do të lokalizohen kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat veriore malore, ku parashikohet që ndikimi të jetë më i theksuar.

Temperaturat minimale do të jete në vlerën e 14 gradë Celsius ndërkohë maksimalja shkon deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga juglindja në jugperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era hera-herës mund të arrijë deri në 10 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, 29 korrik 2025

By: e xh
29 July 2025 at 08:12

Dashi

Energjia e Marsit ju shtyn drejt veprimit, por mund të përballeni me vetëbesim të mbivlerësuar. Ndiheni destabilizuar qëllimisht në marrëdhëniet tuaja sot – kujdes me impulsivitetin. Nëse kanalizoni energjinë në projekte, mund të dalin mundësi të reja. Pas mesh – merreni me kujdes deri pasdite që të përmirësohet komunikimi

Demi

Një ditë e qëndrueshme dhe praktike. Planetët mbështesin përparime në karrierë dhe situata familjare marrin qetësi. Kujdes! Situata financiare kërkon siguri dhe reflektim. Romanca lulëzon përmes sjelljes së ngrohtë dhe vlerësimit të sinqertë

Binjakët

Ide kreative po rriten, por kërkohet fokus dhe vëmendje ndaj detajeve. Shpërndarja e energjisë mendore mund të mos shkojë mirë pa planifikim. Kontrolloni shpenzimet dhe investimet para se të veproni. Koha për projekte të frymëzuara dhe takime që prekin njeriun tuaj të brendshëm

Gaforrja

Intuicia është në kulm. Një ditë e mbushur me kuptim të deepenë emocional dhe mbështetje nga mentorë apo miq të afërt. Shmangni vendime financiare impulsive, përpiquni për ndjeshmëri dhe komunikim të sinqertë. Kujtimi me vetveten pasdite ndihmon në qartësi të menduar

Luani

Yjet ju favorizojnë për t’u bërë udhëheqës në ide dhe projekte të përbashkëta. Karizma juaj është rritur, dhe mund të shfaqen mundësi të rëndësishme sociale apo profesionale. Kujdeseni për financat dhe komunikoni me qartësi në grup. Shfaqni vetveten me besim dhe qetësi

Virgjëresha

Ditë për qartësi në planifikim dhe shprehje. Mërkuri ju ndihmon të përqendroheni në ide. E rëndësishme bashkëpunimi me të tjerë: mendimet tuaja do përqafohen. Bëni buxhet dhe planifikim financiar/redutues për mesditë dhe fund të ditës me qetësi dhe reflektim

Peshorja

Të hapësh zemrën sjell forcë. Sinqeriteti dhe pranimi emocional janë çelësi i bashkëpunimeve të mira. Tensionet në fillim humbin forcën pasdite, dhe aftësia për të komunikuar qartë ju bën të dallueshëm

Akrepi

Hëna në shenjën tuaj sjell zgjime të thella, intuitë dhe qartësi mendimi. Përballni emocionet e fshehura me maturi. Shmangni energjitë manipulimit në marrëdhënie; komunikimi i sinqertë dhe vendosmëria sjellin përmirësim të situatës personale

Shigjetari

Ritmi shkon lartë, por kapriçet rutinore mund t’ju tronditin. Jeni në një fazë zgjerimi personal – mendoni larg, por veproni me qetësi. Projekte kreative dhe udhëtime mendore janë në rend të ditës. Vendosni kufij emocional nëse dikush provokon ndërhyrje shumemendore

Bricjapi

Rritje personale dhe energji për punë serioze. Saturni në Peshq ndihmon me disiplinë dhe fokus. Përpiquni për paqe brenda shtëpisë dhe shprehni ndjenjat në familje. Financat përfitojnë nga planifikimi i kujdesshëm. Merrni kohë për reflektim në mbrëmje

Ujori

Ide të reja dhe energji originaliteti bashkohen me potencialin për mbështetje miqësore dhe profesionale. Kujdes në rritjen e financave – mendoni për afatgjatë. Projekte kolektive ju shkojnë mirë, veçanërisht në mbrëmje kur energjia bëhet më socializuese

Peshqit

Neptuni i ndihmon të krijoni zbërthime emocionale dhe sociale të rëndësishme. Projekti artistik ose interaktiv shkon mirë. Kujdes financiar: mos u ndiheni të mbingarkuar. Mbrëmja është perfekte për reflektim, kujdes ndaj brendshëm dhe rimëkëmbje emocionale.

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

By: e xh
28 July 2025 at 22:58

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve në tregun e hidrokarbureve, pasi çmimet në stacionet e karburanteve në vend janë rritur me 30% që nga fillimi i vitit dhe po i afrohen niveleve historike.

Eksportet e hidrokarbureve nga Rusia do të ndalohen deri më 31 gusht, përfshirë edhe për kompanitë prodhuese, njoftoi qeveria ruse sot.

Deri më tani, ndalimi zbatohej vetëm për tregtarët, ndërmjetësit dhe depot e naftës. Shtrëngimi i masave u konsiderua i nevojshëm “për të ruajtur një situatë të qëndrueshme në tregun vendas të karburanteve gjatë periudhës së kërkesës së lartë sezonale dhe punës bujqësore”, tha kabineti qeveritar në Telegram.

Probleme në riparimet e rafinerive

“Rritja” e çmimeve me shumicë të benzinës filloi në prill, dhe që atëherë kostoja e naftës AI-92 në Bursën e Mallrave dhe Lëndëve të Para të Shën Petersburgut është rritur me 29%, duke tejkaluar 65 mijë rubla (690 euro) për ton. Çmimi i naftës AI-95 u rrit me 28% dhe tejkaloi 73 mijë rubla (774 euro) për ton, duke iu afruar nivelit historik të regjistruar në verën e vitit 2023.

Kompanitë ruse të naftës po përballen me probleme në riparimin e rafinerive të naftës për shkak të sanksioneve perëndimore, tha Ministri i Energjisë, Sergei Tsivilev më 17 korrik. Sipas tij, “dështimet” që ndodhin në rafineri lidhen me problemet me furnizimin me pajisje, të cilat kanë qenë subjekt i sanksioneve evropiane që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

“Pse rafineritë ndonjëherë ‘dështojnë’? Sepse tani në regjimin e sanksioneve në të cilin ndodhemi, le të themi se për shembull kemi planifikuar një riparim pas katër muajsh, por diçka vonohet, diçka nuk na dorëzohet”, u ankua Tsivilev.

Ministri shtoi se për shkak të kufizimeve të sanksioneve, “afatet” për riparimet e rafinerisë po ndryshojnë dhe shtoi se ata janë të detyruar të kompensojmë për këto ndryshime.

Prodhimi i reduktuar i naftës në vend

Vitin e kaluar, prodhimi i naftës nga rafineria ruse ra në nivelin më të ulët në 12 vjet, pasi një seri sulmesh me dronë ukrainas shkatërruan të paktën 10 njësi të mëdha, disa prej të cilave u detyruan të mbyllen për muaj të tërë, sipas Reuters.

Në verën e vitit 2025, uzina e përpunimit të gazit Astrakhan të Gazprom dhe Surgut ZSK, si dhe rafineria e naftës Kuibyshev e Rosneft, u mbyllën për riparime. Përveç kësaj, Grupi i Rafinerisë së Naftës Samara uli eksportet e karburantit në qershor, thanë burimet e Reuters.

Qeveria vendosi kufizime në eksportet e benzinës nga 1 marsi i vitit 2024. Përjashtimet ishin furnizimet sipas marrëveshjeve ndërqeveritare, karburanti i eksportuar nga qytetarët për përdorim personal, si dhe benzina motorike e destinuar për ofrimin e ndihmës humanitare ndërkombëtare.

Embargoja u pezullua përkohësisht nga 20 maji deri në fund të korrikut 2024, ndërsa nga dhjetori 2024 vetëm prodhuesit lejohen të eksportojnë karburante motorike.

Nga janari deri në maj 2025, sipas llogaritjeve të Reuters, eksportet e benzinës nga Rusia u rritën me një të katërtën në 2.51 milion ton.

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

By: e xh
28 July 2025 at 22:23

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço.

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço.

Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

Yesterday — 28 July 2025Main stream

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

By: e xh
28 July 2025 at 21:36

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në Luginën e Preshevës me mbështetjen e FSHF-së.

Në këtë vizitë, Presidenti Duka u shoqërua nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. Ata u pritën në një takim miqësor nga kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të klubeve shqiptare “Tërnoci” dhe “Besa”, si dhe përfaqësues të medias lokale.

Gjatë takimit, Presidenti Duka u njoh nga afër me situatën aktuale të futbollit në këtë zonë, si dhe me nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të tij. U kërkua mbështetje nga FSHF për rritjen e kapaciteteve në formimin e trajnerëve dhe furnizimin me bazë materiale për klubet, ndërsa një nga temat kryesore ishte përmirësimi i infrastrukturës sportive në këtë komunitet.

Presidenti Duka konfirmoi angazhimin e FSHF-së për të vijuar me mbështetjen ndaj turneve të ngjashme në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë që kanë këto nisma për aktivizimin e fëmijëve dhe zhvillimin e futbollit në nivel komunitar.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi FSHF-në për kontributin konkret në organizimin e këtij aktiviteti, duke e cilësuar si një nismë me vlera të mëdha sportive dhe shoqërore që forcon bashkëpunimin dhe frymën e unitetit përmes sportit.

Në takim u përmend edhe figura e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, me origjinë nga Tërnoci, i cili është një shembull frymëzimi për fëmijët e Luginës së Preshevës që ëndërrojnë të ndjekin rrugën e sportit.

❌
❌