Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 July 2025Main stream

Alarm në Britani, injektimet e botoksit kanë përhapur një sëmundje të rrezikshme

26 July 2025 at 19:03

Nga Gazeta ‘SI’- Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar një shpërthim të rrezikshëm të një sëmundjeje që lidhet me injeksione kozmetike të palicencuara që imitojnë efektin e botoksit.

UKHSA (Shërbimi Shëndetësor Ekzekutiv i Mbretërisë së Bashkuar) raportoi 38 raste të konfirmuara, ndërsa sipas burimeve të Sky News, numri real i të prekurve mund të jetë shumë më i lartë.

Trajtim kozmetik që përfundoi në urgjencë

Një nga rastet më të rënda është ai i Nicola Fairley, e cila mori një trajtim “kundër rrudhave” të fituar në një konkurs në rrjetet sociale. Brenda disa orësh pas injektimit, ajo nisi të përjetonte mpirje të fytyrës dhe më pas përfundoi në urgjencën e spitalit në Durham.

Fillimisht dyshohej për goditje në tru, por më vonë u konstatua se ishte një rast i pastër i ‘botulizmit’ – një gjendje serioze që mund të shkaktojë paralizë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në të njëjtin spital u identifikuan disa gra të tjera me simptoma të ngjashme, të gjitha të lidhura me injeksione të dhëna jashtë praktikave të autorizuara mjekësore.

Ekspertët shpjegojnë se këto raste lidhen me përdorimin e produkteve të pasigurta, të importuara në mënyrë të paligjshme, të cilat përmbajnë toksinë– substanca aktive që përdoret në botoks, por në këtë rast pa kontroll farmaceutik.

Sipas Dr. Steven Land, mjek dhe pronar i një klinike estetike në Newcastle, situata është alarmante:

“Industria është kthyer në një Perëndim të Egër. Kushdo mund të japë injeksione, pa asnjë trajnim mjekësor. Produktet e paligjshme shiten pa pengesa dhe askush nuk e di saktësisht çfarë përmbajnë.”

Ai paralajmëron se shumë prej këtyre substancave mund të jenë të rrezikshme për jetën, ndërsa ka marrë vetë dhjetëra mesazhe nga shitës që ofrojnë produkte të dyshimta.

The post Alarm në Britani, injektimet e botoksit kanë përhapur një sëmundje të rrezikshme appeared first on Gazeta Si.

1.000 të angazhuar për shuarjen e flakëve në vend. Ndërhyrje ajrore nga Italia dhe Kroacia

26 July 2025 at 18:36

Nga Gazeta ‘SI’- Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente.

Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin.

Gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia , për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore.

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme edhe në Bulqizë dhe në Klos të Matit. Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin e automjeteve se dhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Bulqizës.

Për shuarje e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikësish, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në ndihmë për fikjen e zjarrit janë edhe dy helikopterë.

The post 1.000 të angazhuar për shuarjen e flakëve në vend. Ndërhyrje ajrore nga Italia dhe Kroacia appeared first on Gazeta Si.

Shpërndan video pornografike me të mitur, përfundon në pranga 23-vjeçari

26 July 2025 at 18:26

Nga Gazeta ‘SI’- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me përmbajtje pornografike me të mitur.

Bëhet me dije se uniformat blu i kanë sekuestruar celularin 23-vjeçarit me inicialet D.D. Gjatë kontrollit të kësaj pajisjeje elektronike janë konstatuar disa biseda dhe komunikime, në të cilat ishin shpërndarë edhe video intime në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”, të personave të ndryshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kirbenetike të DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike me të mitur, në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 23-vjeçarit, ku gjatë analizës dhe këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë videot intime, në rrjetet sociale të personave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Shpërndan video pornografike me të mitur, përfundon në pranga 23-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

16 persona nën hetim, SPAK godet rrjetin e drogës. Sekuestrohen mjete luksoze dhe lëndë narkotike

26 July 2025 at 18:21

Nga Gazeta ‘SI’- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur një rrjet ndërkombëtar të drogës duke vënë nën hetim gjithsej 16 persona. SPAK thotë se gjatë kësaj kohe ka sekuestruar edhe 6 tonë lëndë narkotike me një vlerë në treg prej 411 milionë eurosh.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtatë persona. Vendimi është ekzekutuar për gjashtë prej tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë. Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona”, njoftoi SPAK.

Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të botës së krimit. Mes tyre edhe Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.

Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

SPAK ka arritur të zbulojë akvitietin kriminal të rrjetit të kryer përgjithësisht gjatë periudhës 2020-2021 në disa shtete të Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episodet e trafikut të drogës

Bëhet fjalë për disa episode të sekuestrimit të kokainës dhe hashashit.

Në shkurt të vitit 2020 në Spanjë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë. Në prill në Belgjikë janë sekuestruar 989.1 kilogramë kokainë. Po në atë muaj në Kanalin e La Manshit janë sekuestruar 250 kilogramë kokainë që kishte destinacion Britaninë.

Në qershor në Holandë janë sekuestruar mbi 2 mijë kokainë, me një vlerë tregu prej 151 milionë eurosh. Po në Holandë, në tetor janë sekuestruar mbi 1484 kilogramë kokainë. Të gjitha këto sekuestrime janë bërë në vitin 2020.

Ndërkohë në Rimini (korrik 2020) dhe Bari (mars 2021) janë sekuestruar përkatësisht 275 kilogramë dhe 4000 kilogramë hashash. Në Spanjë në Mars dhe Shtator të vitit 2020 janë sekuestruar në total 1142 kilogramë hashash. Një episod që lidhet me këtë grup është regjistruar edhe në Francë ku autoritetet kanë sekuestruar një makinë dhe 72 mijë euro cash.

Si funksiononte grupi

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare”, sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi.

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

“Ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal”, nënvizuan prokurorët e çështjes. Altin Dumani dhe Adnan Xholi.

The post 16 persona nën hetim, SPAK godet rrjetin e drogës. Sekuestrohen mjete luksoze dhe lëndë narkotike appeared first on Gazeta Si.

Dyshohet për ngjarje të rëndë/ Burri në Tropojë arrestohet pas zhdukjes së gruas

26 July 2025 at 13:45

Nga Gazeta ‘SI’- Një 58-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Kapja e tij erdhi pas hetimeve si pasojë e një denoncimi se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia.

Nuk ka qenë vetë i arrestuari që e ka kallëzuar largimin, por të afërm të gruas, të cilët kanë treguar se kanë humbur kontaktet me 48-vjeçaren që prej 22 korrikut.

Pas hetimeve, policia dyshohen se ajo është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Ndërkohë gruaja nuk është gjetur ende.

Për këtë arsye policia dyshon se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Dyshimet i përforcon fakti se në shtëpinë e 58-vjeçarit në Bujan janë gjetur dy armë zjarri automatike. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

The post Dyshohet për ngjarje të rëndë/ Burri në Tropojë arrestohet pas zhdukjes së gruas appeared first on Gazeta Si.

Lufta për para që do të vendosë të ardhmen e Europës!

26 July 2025 at 13:04

“Paraja rrotullon botën”, thotë një këngë dhe paraja do të vendosë të ardhmen e Europës. Liderët politikë po përballen me vendime të dhimbshme se si të shpërndajnë paratë publike në një botë të pasigurt.

Europa ka 3 prioritete urgjente. E para dhe më e dukshmja – mbrojtja. Kjo nevojë është më shumë një kundërpërgjigje për agresionin e Vladimir Putin dhe kritikat e Donald Trump për aleatët e NATO-s. Këto presione e kanë bërë një nevojë strategjikë armatimin e Europës.

E dyta është mbështetja për Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Nëse mbrojtja e Ukrainës bie, një Rusi revanshiste do të përfitonte. Mbështetja për Ukrainën do t’i kushtojë Europës më shumë nga sa janë të gatshëm të shpenzojnë.

Dhe e fundit, është procesi i gjatë i prodhimit të buxhetit të ardhshëm shumëvjeçar të Bashkimit Europian, i cili do të mbulojë periudhën nga 2028 deri në 2034. Komisioni Europian ka paraqitur tashmë propozimin e tij, por sfida e vërtetë qëndron përpara, pasi vendet anëtare dhe Parlamenti Europian duhet të kalojnë përmes negociatave të brendshme përpara se të bien dakord për numrat përfundimtarë.

Propozimi i Komisionit përfshin rritjen e fondeve për sigurinë, angazhimet globale dhe konkurrencën, si dhe mbështetje shtesë për Ukrainën. Edhe pse këto prioritete janë mbështetur gjerësisht, rialokimi i burimeve të nevojshme për financimin e tyre ka qenë subjekt i një debati të ashpër. Është e sigurt të thuhet se Komisioni po shkon drejt një përballjeje të ashpër politike përpara se të arrihet një konsensus. Buxheti që ka propozuar Komisioni është i ulët, sa 1.26% e të ardhurave vjetore të 27 shteteve të BE-së, por shtetet ende nuk kanë shlyer borxhet e Covid.

Për mbrojtjen, numrat janë më të lartë. Në të gjithë Europën, buxhetet e mbrojtjes janë rritur afërsisht me 1/3 vitet e fundit, me shumicën e anëtarëve europianë të NATO-s që shpenzojnë rreth 2% të PBB-së së tyre ose i afrohen këtij standardi.

Por edhe kjo nuk mjafton më. Në samitin e qershorit të NATO-s në Hagë, anëtarët u zotuan të shpenzojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035, me një shtesë prej 1.5% të caktuar për investime të përcaktuara lirshëm për mbrojtjen dhe sigurinë. 1.5% shtesë duket se është krijuar për të qetësuar Trump, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që aleatët europianë të rrisin shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve shtesë pritet të mbështetet në kontabilitetin krijues dhe jo në financimin e ri aktual.

Mbështetja e Ukrainës gjatë luftës dhe rindërtimit eventual të vendit do të kërkojë gjithashtu një angazhim të konsiderueshëm financiar. Ndërsa vlerësimet ndryshojnë, 100 miliardë dollarë në vit, për shembull, do të arrinin në pak më shumë se 0.4% të PBB-së së kombinuar të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar – domethënëse, por larg të qenit të pamenaxhueshme.

Në një moment brenda dritares së buxhetit 2028-35, kostoja e rindërtimit të Ukrainës do të duhet të adresohet. Disa studime kanë vlerësuar koston e rindërtimit në rreth 500 miliardë dollarë, megjithëse kjo shifër përfshin zona që mund të mbeten nën kontrollin rus për të ardhmen e parashikueshme. Shumë do të varet gjithashtu nga fakti nëse garancitë e sigurisë dhe perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në BE mund të nxisin një mjedis të favorshëm për investime private në shkallë të gjerë.

Natyrisht, mund të shfaqen kërkesa të reja, duke vendosur tendosje shtesë mbi financat e Europës. Disa qeveri europiane, për shembull, kanë ulur tashmë ndihmën për zhvillim ose kanë devijuar një pjesë të saj për të mbështetur Ukrainën. Ndërsa kjo mund të ketë qenë një përgjigje e nevojshme afatshkurtër ndaj pushtimit të Rusisë, pasojat e tij afatgjata mbeten të paqarta.

Aktualisht, vetëm Norvegjia, Suedia dhe Danimarka përmbushin objektivin e Kombeve të Bashkuara për të ndarë 0.7% të të ardhurave vjetore për ndihmën për zhvillim. Pas shkurtimeve dramatike të ndihmës së huaj të administratës Trump dhe mbylljes së Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ekziston një mundësi e fortë që Europa të mbushë boshllëkun. Një botë më e dëshpëruar do të jetë më e paqëndrueshme dhe më pak e sigurt, duke e bërë zhvillimin një imperativ strategjik dhe moral.

Përmbushja e të gjitha këtyre angazhimeve nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht për qeveritë që tashmë po përballen me deficite të larta dhe borxhin publik në rritje. Pritjet janë që vendet e Europës Veriore do të arrijnë objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 3.5% të PBB-së shumë përpara vitit 2035, ndërsa vendet e Europës Jugore – me përjashtim të Greqisë – ka të ngjarë të dështojnë ta përmbushin atë. Me Francën, Italinë dhe Spanjën që të gjitha shkojnë drejt zgjedhjeve deri në vitin 2027, oreksi politik për shkurtimet e shpenzimeve të nevojshme për të rritur buxhetet e mbrojtjes ka të ngjarë të mbetet i kufizuar.

Ky trend tashmë është i dukshëm në shpërndarjen e ndihmës për Ukrainën. Në katër muajt e parë të vitit 2025, vendet nordike kontribuan 6.8 miliardë dollarë, Britania e Madhe dha 5.3 miliardë dollarë dhe Gjermania siguroi 760 milionë dollarë, ndërsa Spanja dhe Italia dhanë vetëm një pjesë të këtyre shumave.

Ironia është se shtetet anëtare të BE-së të etiketuara shpesh si “koprace ” janë ato që në të vërtetë janë të gatshëm të ofrojnë fonde për të çuar përpara prioritetet e dakorduara të bllokut. Ndërkohë, vendet më pak të kursyera preferojnë të kërkojnë më shumë huamarrje, edhe pse kanë hapësirë të kufizuar për ta bërë këtë vetë.

Këto tensione tani po nxisin intensifikimin e betejës mbi financat e Europës. Ekziston një kontrast i fortë midis miratimit të shpejtë të NATO-s të premtimeve për shpenzime të mëdha dhe grindjeve të BE-së për shuma shumë më të vogla. Sido që të jetë rezultati, lufta fiskale e ardhshme do të testojë se sa të aftë dhe të gatshëm janë liderët e Europës për t’u përballur me sfidat serioze të sigurisë përpara./ProjectSyndicate

The post Lufta për para që do të vendosë të ardhmen e Europës! appeared first on Gazeta Si.

1.3 kg kokainë, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë

26 July 2025 at 13:01

Nga Gazeta ‘SI’- Dy persona u arrestuan në Tiranë gjatë një aksioni të koduar “White Pack” për të goditur shitjen e kokainës.

Në pranga ranë Ismet Daja 58 vjeç i dënuar më parë për krime ndaj jetës, dhe Kejdi Daja 26 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, dy të arrestuarit furnizonin me kokainë shpërndarësit në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut, të cilët më pas e ndanin në doza dhe e shisnin.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi 1.3 kilogramë kokainë.

The post 1.3 kg kokainë, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Arrestimi i 55-vjeçarit, dyshohet se kishte lidhje intime me bijën e Anesti Ramës. Flasin banorët e fshatit

26 July 2025 at 11:57

Nga Gazeta ‘SI’- Policia e Fierit arrestoi mëngjesin e sotëm Çlirim Doganin, 55 vjeç, i dyshuar se ka bashkëpunuar me Ermalinda Ramën për vrasjen e të atit.

Dogani ka mohuar përfshirjen para policisë duke thënë se ndodhej në fshatin e tij në momentin që ka ndodhur krimi.

Mediat raportojnë se policia dyshon për një marrëdhënie intime midis Doganit 55 vjeç dhe Ermelindës, 26.

Çlirim Dogani

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kanë shprehur habi për arrestimin e 55-vjeçarit.

Në prononcimet që kanë dhënë për mediat, banorët thonë se Çlirim Dogani është i martuar dhe me dy fëmijë, e prej vitesh punon si shofer i linjës së urbanit të Fierit dhe fshatrave të zonës.

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec

Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani dhe një banor, Fatmir Çalamani, pohojnë se njihet në fshat si njeri i mirë, punëtor e familjar.

Manushe Dragani: Çlirimin e njoh shumë mirë, është shumë djalë i mirë. Është familjar, ka dy fëmijë, djalë e vajzë. Vajzën e ka të martuar, djalin të pamartuar. Familja me bujqësi merret. Për ngjarjen nuk jam në brendësi. Nuk ma merr mendja kurrë që të bëjë Çlirimi këtë gjë.

Fatmir Çalamani: Është një djalë shumë i pastër, punëtor, familje e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi këtu në territorin tonë. Asnjëherë problematikë. Ai ka qenë shofer autobusi, është shumë i saktë, pa probleme në zonën tonë. S’ma ha mendja që të përfshihet.

The post Arrestimi i 55-vjeçarit, dyshohet se kishte lidhje intime me bijën e Anesti Ramës. Flasin banorët e fshatit appeared first on Gazeta Si.

Forbes i prezanton amerikanëve Shqipërinë: Vendi që dashuron Amerikën!

26 July 2025 at 11:48

Nga Gazeta ‘SI’- Revista prestigjioze e biznesit “Forbes” u sugjeron amerikanëve Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar, ku njëherësh e konsideron si një nga vendet ballkanike më miqësore për këta shtetas.

“Teksa turizmi përballet me reagime negative në shtete të tjera, ky komb ballkanik i përqafon dhe i mirëpret amerikanët, duke ofruar mikpritje të pakrahasueshme dhe politika lehtësuese të vizave në rajon.”

“Forbes” shkruan se, me një vijë bregdetare mahnitëse, rrënoja të lashta dhe kosto të ulët jetese, Shqipëria po bën bujë veçanërisht në mesin e udhëtarëve amerikanë dhe nomadëve dixhitalë.

“Riviera Shqiptare është bërë virale në mediat sociale për shkak të ujërave të saj mahnitëse ngjyrë bruz dhe vijës bregdetare të bukur që rivalizon ishujt grekë, por kushton shumë më pak. Qytete si Vlora ofrojnë jetë në bregdet pa turma turistësh ose çmime të fryra të pasurive të patundshme që gjenden diku tjetër në Europë”.

“Megjithatë, ajo që e dallon vërtet Shqipërinë është dashuria e saj e sinqertë për amerikanët. Në vitin 2007, George Ë. Bush u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që vizitoi vendin. Udhëtimi i tij u prit me gëzim”, shkruan revista prestigjioze e biznesit “Forbes”.

“Teksa shumë vende europiane zbatojnë kufizime të rrepta për vizat Shengen, Shqipëria shtron tapetin e kuq. Qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë për një vit të plotë pas mbërritjes, pa pasur nevojë për dokumente, tarifa ose aplikim për vizë. Është një ofertë e jashtëzakonshme krahasuar me shumicën e vendeve të tjera, të cilat lejojnë vetëm qëndrim nga 1 deri në 3 muaj”.

Forbes thekson se Shqipëria ka edhe anët e saj negative. Anglishtja nuk flitet gjerësisht jashtë kryeqytetit. Infrastruktura mund të jetë e çrregullt. Rrugët në zonat rurale mund të jenë në gjendje të keqe. Standardet e shërbimit ndaj klientit janë të ndryshme nga ato me të cilat janë mësuar shumica e amerikanëve.

Nuk ka fluturime direkte për në SHBA për momentin, megjithëse kjo mund të ndryshojë së shpejti. Delta Air Lines thuhet se është në bisedime për një linjë direkte Nju Jork-Tiranë. Një aeroport i ri ndërkombëtar në Vlorë, i projektuar për të akomoduar aeroplanë transatlantikë, është gjithashtu në zhvillim e sipër.

Për shumë njerëz, anët pozitive të Shqipërisë i tejkalojnë anët negative. Nuk është pjesë e Zonës Shengen, duke e bërë atë një ndalesë strategjike për këdo që udhëton në Evropë afatgjatë dhe që duhet të rivendosë orën e vizës 90-ditore. Është e sigurt krahasuar me qytetet kryesore të SHBA-së. Kultura e kafeneve është e gjallë dhe kostoja e jetesës është e ulët.

 “Nëse je dikush që dëshiron paqe, më shumë liri dhe një jetë më të lirë, është një mundësi e fortë. Do të duhet të përshtatesh me disa gjëra, por kjo është pjesë e përvojës.”

The post Forbes i prezanton amerikanëve Shqipërinë: Vendi që dashuron Amerikën! appeared first on Gazeta Si.

Operacioni ‘Turpi’, goditet rrjeti i prostitucionit në Elbasan. Kineze, braziliane dhe shqiptare të arrestuara

26 July 2025 at 11:38

Nga Gazeta ‘SI’- Një aktivitet kriminal i ushtrimit të prostitucionit është goditur në qytetin e Elbasanit pas hetimeve disa javëshe të koduar “Shame”.

Tre kinezë janë arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, kurse 3 vajza (kineze dhe braziliane) janë vënë gjithashtu në pranga për prostitucion.

Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në dy apartamente të marra me qira.

Tre personat e tjerë të arrestuar janë shqiptarë të kapur në flagrancë me prostitutat kundrejt pagesës.

Ndërsa nën hetim janë vënë 3 persona të tjerë; pronarët e apartamenteve A. V.46 vjeç,  B. H. 36 vjeçe, si dhe sanitarja O. T. 19 vjeçe, e akuzuar për “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shame”.

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, dy apartamente që i kishin marrë me qira, në Elbasan, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) për prostitucion.

Arrestohen në flagrancë në këto ambiente dhe 3 shtetas shqiptarë që kishin dhënë shpërblimin monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.

Procedohen penalisht pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, prej disa javësh, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin policor të koduar “Shame”.     

Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë:

-shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve”, të kryera në bashkëpunim;

-shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”

Më tej, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç,  B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Operacioni ‘Turpi’, goditet rrjeti i prostitucionit në Elbasan. Kineze, braziliane dhe shqiptare të arrestuara appeared first on Gazeta Si.

Kodi i ri Penal: I mitur do të konsiderohet çdo person deri në 21 vjeç! 

26 July 2025 at 10:55

Nga Gazeta ‘SI’- Kodi i Ri Penal i Shqipërisë ka rikonceptuar disa nga nocionet e përdorura në të, përfshirë edhe atë të një individi të mitur. Tashmë, i mitur do të konsiderohet çdo person deri në 21 vjeç.  

Përmes Kodit të Ri Penal do të prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim. Në caktimin e masave edukuese merren parasysh një sërë faktorësh dhe masa më e rëndë aplikohet si alternativë e fundit. Në Kod ka edhe një saktësim të përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për ta.

Ndërkohë, janë hequr disa vepra të vjetruara nga lista e veprave penale. Sipas draftit të Kodit të Ri Penal, do të rritet niveli i mbrojtjes për viktimat e veprës penale, duke ofruar më tepër garanci për to. Viktima ka të drejtë të ankimojë vendimin gjyqësor (që pranon zëvendësimin e dënimit me burgim me një alternativë të tij dhe lirimin para kohe me kusht), si mekanizëm shtesë kontrolli gjyqësor ndaj organeve proceduese.

Me këtë Kod, kemi një përcaktim dhe përkufizim të nocioneve që i kanë munguar legjislacionit shqiptar në vite, duke zvogëluar boshllëqet dhe paqartësinë që mund të haset në praktikë.

Në Kodin e procedurës penale është futur edhe koncepti i drejtësisë restauruese, duke shtuar për shembull dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës, shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese, apo përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës.

Një risi tjetër lidhet me kriminalizimin e veprave të reja si terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit, rrafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe të tjera.

The post Kodi i ri Penal: I mitur do të konsiderohet çdo person deri në 21 vjeç!  appeared first on Gazeta Si.

E pazakontë në Zvicër/ Shqiptari arratiset nga burgu, por s’dënohet. Policia: Ka menduar për të mirën e vet!

26 July 2025 at 10:35

Nga Gazeta ‘SI’- A bëhet përgjegjës penalisht një i burgosur për thyerje të burgut apo për arratisje?

Të paktën në Zvicër, jo.

Javën e kaluar, një shqiptar 23-vjeçar arriti të arratisej gjatë një transporti të të burgosurve në Baden.

Ndërkohë ai është kapur sërish – por ligjërisht, arratisja nuk ka pasoja, për aq kohë sa nuk ka përdorur dhunë, nuk ka shkatërruar asgjë dhe nuk ka korruptuar askënd.

Sipas policisë kantonale të Aargaut, aktualisht nuk dihen shkelje ligjore të lidhura me këtë arratisje.

Në Zvicër, arratisja nga burgu vetë nuk konsiderohet si vepër penale. Arsyeja është e thjeshtë: “Vetë-favorizimi nuk është i dënueshëm”, shpjegon Marc Jean-Richard, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Cyrihut. Pas kësaj qëndron një parim i rëndësishëm.

Mosndëshkueshmëria e vetë-favorizimit – pra e drejta për të vepruar në interesin tënd kur je në dyshim – mbështetet në një parim qendror të shtetit të së drejtës.

“Askush nuk është i detyruar ta ngarkojë veten me faj”, thotë Jean-Richard. Ky i ashtuquajtur “parimi Nemo Tenetur” ka një rëndësi të madhe në të drejtën penale dhe atë procedurale. Me fjalë të tjera: dëshira për liri konsiderohet si një instinkt njerëzor dhe për këtë arsye nuk është e dënueshme.

Autoritetet kanë të drejtë të përdorin forcën për të siguruar që dikush ta vuajë dënimin – por një i burgosur nuk është i detyruar të bashkëpunojë. Nëse një i burgosur nuk ndihmon apo arratiset, kjo nuk është vepër penale, shpjegon profesori i së drejtës penale Jean-Richard.

“Vetëm rrethanat shoqëruese të arratisjes – si dhuna apo kërcënimi – si dhe ndihma nga persona të tretë, mund të jenë të dënueshme”.

Por edhe këtu ka përjashtime: “Nëse ndihmësi i arratisjes ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të arratisurin, atëherë privilegji i vetë-favorizimit zgjerohet edhe për të,” thotë Jean-Richard.

Jo vetëm në Zvicër arratisja e quajtur “walk-away” nuk është vepër penale: Gjermania, Austria, Belgjika, Holanda, Suedia dhe Meksika.

Në këto vende vlejnë gjithashtu parimet e instinktit njerëzor për liri – me kusht që nuk ka dhunë, dëmtime pronësore apo vepra të tjera penale. Në Suedi, megjithatë, arratisja mund të çojë në shtyrjen e lirimit me kusht. Ndryshe nga Zvicra, në këto vende ndihma për arratisje është gjithmonë e dënueshme – dhe mund të dënohet me deri në tre vjet burg.

Në SHBA situata është krejt tjetër: arratisja nga burgu është vepër penale më vete – pa marrë parasysh nëse ndodh me dhunë apo pa dëmtime. Një përpjekje për arratisje mund të sjellë deri në pesë vjet burg. Edhe ndihma për arratisje dënohet me deri në pesë vjet./ 20Minuten

The post E pazakontë në Zvicër/ Shqiptari arratiset nga burgu, por s’dënohet. Policia: Ka menduar për të mirën e vet! appeared first on Gazeta Si.

National Geographic: Këto 9 plazhe të fshehura në Shqipëri janë parajsa e pazbuluar e Europës!

26 July 2025 at 10:25

Nga Gazeta ‘SI’- Prestigjozja “National Geographic” i ka dedikuar një artikull plazheve shqiptare dke i cilësuar si “thesare” ende të fshehura.

Shqipëria, thotë artikulli, ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë destinacioni më i lakmuar europian, me plazhe spektakolare për çdo turist.

Plazhi i Ksamilit: Një sintezë e plazhit të Rivierës Shqiptare

Nëse Shqipëria do të përmblidhej në një plazh të vetëm, fituesi do të ishte Ksamili.

Plazhi me të njëjtin emër dallohet për me rërën e bardhë si borë në një vijë bregdetare të thyer të përshkuar nga katër ishuj (Ishulli Binjak, Ishulli Smerald, Ishulli i Vogël dhe Ishulli i Gurit).

Gjenden disa plazhe të bukura me rërë të bardhë në Ksamil, megjithëse shumica janë private dhe drejtohen nga restorantet.

Fakti që ndodhet në jug të Sarandës, përballë ishullit të Korfuzit, e bën atë një destinacion shumë tërheqës si për shqiptarët ashtu edhe për turistët e huaj – që kalojnë kufirin jugor të vendit ose kalojnë me traget nga Italia ose Greqia.

Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të qenë një nga plazhet më të mira në Shqipëri, Ksamili është  vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare si Syri i Kaltër dhe Parku Natyror i Butrintit, i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Plazhi i Borshit: Disa kilometra i gjatë dhe me ujëra ngjyrë bruz

Rreth një orë larg me makinë nga Saranda përgjatë bregdetit Jon ndodhet plazhi më i gjatë në të gjithë Rivierën Shqiptare, Borshi.

Ky plazh është mbi 6 kilometra i gjatë dhe, përveç madhësisë së tij, shquhet për ujërat e tij të kristalta dhe malet gjigante me bimësi të harlisur që rrethojnë detin blu.

Kjo enklavë njihet për qetësinë dhe karakterin e saj të egër, duke e bërë atë plazhin e preferuar për turistët që kërkojnë të shpëtojnë nga turizmi masiv dhe “i civilizuar” i plazheve fqinje.

Megjithatë, ekzistojnë disa bare dhe restorante aty pranë, si dhe një parking i madh.

Plazhi i Gjipesë: Thesari i egër i Shqipërisë

Një nga thesaret më të çmuara në Rivierën Shqiptare është Plazhi i Gjipesë, një vend panoramik që magjeps me mjedisin e tij të egër natyror dhe perëndimet e diellit dhe lindjet ëndërrimtare, si dhe ujërat e tij të kaltra.

Pavarësisht se është një nga plazhet më të lakmuara, për të arritur atje, vizitorët duhet të ecin për rreth gjysmë ore, duke kaluar midis bunkerëve, duke kapërcyer shpatin e pjerrët dhe duke shmangur shkëmbinjtë e mëdhenj.

I vendosur në fund të kanionit me të njëjtin emër, gjiri i vogël është i rrethuar nga shkëmbinj gjigantë, duke e bërë atë një nga plazhet më piktoreske të Shqipërisë.

Plazhi i Dhërmiut: Urban, natyral dhe lokal

Si një nga plazhet më të mëdha urbane të Shqipërisë, Dhërmiu mirëpret vendasit dhe turistët e huaj që kërkojnë të gjitha lehtësitë që u nevojiten për të kaluar një ditë në plazh.

Qendra e qytetit është e ngritur dhe pranë detit, plazhi dhe shëtitorja janë qendra e aktivitetit veror, me bare dhe restorante, të cilat ofrojnë gjithashtu shezlongje dhe çadra me qira, pasi ka zona publike dhe private.

Drejt veriut, plazhi bëhet më shkëmbor dhe në periferi, mund të vizitoni gjire dhe shpella, duke përfshirë Drimadhes, një gji i bukur me rërë të bardhë me shkëmbinj, i arritshëm duke ndjekur një shteg midis pemëve të ullirit.

Plazhi i Jalës: Dita dhe nata

Në një vendndodhje strategjike midis Himarës dhe Dhërmiut, përtej fshatit Vuno, shtrihet plazhi i Jalës, një nga parajsat e bregdetit Jon, i fshehur midis kodrave të mbushura me ullishte dhe shtëpi.

Shkëmbinjtë e lartë rrethojnë gjiret e vogla të këtij cepi të Mesdheut, ku uji merr ngjyra të papërshkrueshme.

Bukuria e Jalës perceptohet për herë të parë nga kodra e lartë.
Përtej të qenit një vend ideal për t’u çlodhur apo për të praktikuar zhytje dhe sporte ujore, Jala është një destinacion i preferuar për turistët që kërkojnë jetën e natës.

Gjithashtu ka një numër të madh restorantesh dhe baresh aty pranë ku mund të provoni gatimet lokale.

Plazhi i Lukovës: Relaks në Rivierën Shqiptare

Lukovea është ideale për të shijuar qetësinë e Rivierës Shqiptare, pasi ndodhet në një mjedis natyror të pabesueshëm larg vendeve më të lakmuara bregdetare.

Kjo nuk do të thotë që plazhi i saj, Plazhi i Shpellës nuk ofron të gjitha lehtësitë, duke përfshirë qiranë e shezlongjeve dhe çadrave dhe një gamë restorantesh që ndërthurin kuzhinën mesdhetare me peizazhin marramendës.

Kushdo që kërkon një përvojë natyrore duhet vetëm të ngrejë sytë dhe të humbasë në ujërat kristalore dhe kontrastin e tyre me kodrat e gjelbra që ngrihen përreth.

Plazhi i Kakomesë: Gjysmëhëna shqiptare

Plazhi i Kakomesë është një mrekulli natyrore në formën e një gjysmëhëne të rrethuar nga bimësi e harlisur.

Peizazhi dominohet nga ujërat e tij mahnitëse. Përveç kësaj pamjeje idilike, Plazhi i Kakomesë – praktikisht i shkretë – ofron qetësi dhe mundësi për të shijuar panoramën madhështore.

Turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Marisë së Kakomës, një kompleks bizantin i shekullit XVI.

Porto Palermo: Gjeografikisht unik

Porto Palermo është padyshim një nga vendet më unike në Shqipëri.
I vendosur midis fshatrave të Himarës dhe Qeparosë, ai rrethohet nga një ishull i lidhur me bregdetin.

Pranë tij ndodhet Kalaja e Ali Pashës, nga ku mund të shijoni pamjet më spektakolare të zonës përreth.

Edhe pse bregdeti i Porto Palermos është shumë shkëmbor, ka plazhe të vogla me guralecë ku mund të hyni në ujë pa pasur nevojë të kaloni shkëmbinjtë.

Pavarësisht se është një nga vendet më të njohura në Rivierën Shqiptare, Porto Palermo nuk është prekur ende nga turizmi masiv, duke ruajtur karakterin e egër që e bën të gjithë këtë bregdet një sekret të madh… për momentin.

Plazhi i Qeparosë, shëtitja ideale

Plazhi i Qeparosë ofron disa nga perëndimet e diellit më të bukura në vend.

Është një vend ideal për t’u çlodhur, për të bërë zhytje ose për të notuar, si dhe për të bërë një udhëtim me varkë në shpellat dhe shkëmbinjtë përreth, apo për të ecur  deri në Majën e Çikës – nga ku mund të shijoni pamjet spektakolare.

Plazhi është i rrethuar nga një shëtitore, ku do të gjeni restorante dhe të gjitha lehtësitë për një ditë në plazh.

The post National Geographic: Këto 9 plazhe të fshehura në Shqipëri janë parajsa e pazbuluar e Europës! appeared first on Gazeta Si.

Krimi në Fier, arrestohet bashkëpunëtori 55-vjeçar i Ermalinda Ramës. E ndihmoi në vrasje

26 July 2025 at 10:07

Nga Gazeta ‘SI’- Një person i tretë është arrestuar nga policia për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama në Fier, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

I arrestuari është Çlirim Dogani 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Sipas policisë, 55-vjeçari Dogani akuzohet se ka bashkëpunuar me Ermalinda Ramën 26 vjeç për të mbytur për vdekje me tel babain e saj Anesti Rama, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. 

Pas krimit, policia arrestoi menjëherë vajzën vrasëse Ermalinda Rama si autore, dhe nënën e saj Valbona Rama, si bashkëpunëtore në krim që ndihmoi për të inskenuar ngjarjen si aksidentale.

Nga dëshmitë e të premtes, nipi i viktimës ka thënë se në trupin e kufomës kishte vënë re dy prerje në zonën pranë organeve gjenitale. Edhe nga informacionet e siguruara nga policia, viktima ishte goditur me sende të forta në organet gjenitale pas vdekjes.

Njoftimi i Policisë Fier:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Krimi në Fier, arrestohet bashkëpunëtori 55-vjeçar i Ermalinda Ramës. E ndihmoi në vrasje appeared first on Gazeta Si.

Ende aktive vatrat e zjarrit në Delvinë, përfshijnë dhe Borshin. Qeveria aktivizion dronët Bayraktar

26 July 2025 at 09:34

Nga Gazeta ‘SI’- Nuk janë shuar ende flakët në malin e Dukatit dhe disa fshatrave në Delvinë.

Forcat zjarrfikëse janë prezente në terren ndërsa po punojnë edhe me mjete rrethanore për të shuar flakët. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, si pasojë e erës, zjarri u përhap edhe midis fshatrave Borsh dhe Piqeras, të njësisë administrative Lukovë.

Në Delvinë, vazhdojnë flakët në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli, ku në terren ndodhen 100 forca. Ndërsa në Ploç të bashkisë së Selenicës, ka përhapje në Velç, Ramicë, Verbas dhe Matogjin. Për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Qeveria ka ngritur në fluturim dronët Bayraktar TB2 për të monitoruar situatën me zjarret në të gjithë vendin.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet që kanë ardhur nga dronët Bayraktar pas monitorimit në 18 vatra zjarri aktive në rang vendi.

“Që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët e Forcave te Armatosura në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, thotë ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Flakët dolën ditën e djeshme jashtë kontrollit në tre fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz të Delvinës ndërsa me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes u evakuuan banorët. Disa shtëpi, sipas banorëve rreth 40, janë prekur nga flakët, 8 prej të cilave ishin të banuara. Dëme të shumta pati edhe në pemëtari dhe bagëti. Në të 3 këto fshatra pati edhe shkëputje të energjisë elektrike.

Shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Troci u asfiksua gjatë ditës së djeshme dhe u dërgua në spital në Tiranë. Po ashtu edhe pesë persona të tjerë u trajtuan për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara si pasojë e asfiksimit.

The post Ende aktive vatrat e zjarrit në Delvinë, përfshijnë dhe Borshin. Qeveria aktivizion dronët Bayraktar appeared first on Gazeta Si.

Temperaturat e larta, Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

26 July 2025 at 09:25

Nga Gazeta ‘SI’- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ditën e sotme, 26 korrik, pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Për këtë arsye Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Po ashtu i bëhet thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet.

Sot sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius maksimumi. Bëhet fjalë për zonën e Shëngjinit.

Megjithatë sipas hartave të Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjitha qarqet rreziku për zjarre është i lartë.

The post Temperaturat e larta, Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Drafti/ Nga 3 deri në 16 vite, bigamia dhe bashkëjetesa me të mitur do të dënohet me burg!

25 July 2025 at 19:48

Nga Gazeta ‘SI’- Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet vepër penale dhe do të ndëshkohet me burgim deri në 3 vjet, sipas nenit 742 të draftit që është hedhur për konsultim publik.

Në draft theksohet se bigamia, pra lidhja e dy ose më shumë martesave njëkohësisht, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërsa në rast se personi vazhdon të jetojë në bigami edhe pas një dënimi penal të mëparshëm, atëherë dënimi ashpërsohet dhe parashikohet burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

1. Lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet

2. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

3. Ky nen gjen zbatim edhe kur fakti është konsumuar jashtë territorit nga një shtetas shqiptar ose nga një i huaj me banim në Shqipëri ose në dëm të një shtetasi shqiptar ose të një të huaji me banim në Shqipëri, në vende apo shtetas të vendeve që e lejojnë bigaminë.

Një tjetër nen në dokument kriminalizon edhe bashkëjetesën me të mitur për qëllime të ngjashme me martesën, në varësi të moshës së të miturve.

Bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur nga mosha 14 deri nën 16 vjeç, dënohet me burgim nga 4 deri në 8 vjet. Nëse bashkëjetesa ndodh me një të mitur 16 deri në 18 vjeç, dënimi është nga 2 deri në 5 vjet.

Për rastet më të rënda, kur bashkëjetesa ndodh me një të mitur nën moshën 14 vjeç, dënimi shkon nga 8 deri në 16 vjet burg. Ndërkohë, kur bashkëjetesa me të miturin kryhet me qëllim përfitimi pasuror, dënimi në secilin rast rritet me deri në 50%.

Drafti parashikon edhe dënime për prindërit apo kujdestarin në rast se ata udhëzojnë, lejojnë, këshillojnë, ose e shtyjnë të miturin e moshës 14 deri 18 vjeç që të bashkëjetojë me personin madhor. Ata rrezikojnë dënim me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

The post Drafti/ Nga 3 deri në 16 vite, bigamia dhe bashkëjetesa me të mitur do të dënohet me burg! appeared first on Gazeta Si.

Zjarret në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave

25 July 2025 at 19:37

Nga Gazeta ‘SI’- Situata në Delvinë ka arritur në një nivel kritik për shkak të zjarreve të përhapura që kanë rrezikuar jetën dhe pronat e banorëve.

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar këtë të premte, më 24 korrik, evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz në Bashkinë Delvinë. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut serioz nga flakët që përhapen me shpejtësi në këtë zonë.

Në një njoftim zyrtar, Ministria bën thirrje që të gjithë banorët të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile:”U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.”

Në terren janë përfshirë forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në operacionet e shuarjes së flakëve po ndihmojnë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore në zonën e Delvinës. Dy helikopterë të tjerë janë të angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal, duke mbështetur përpjekjet për kontrollin e zjarreve në disa zona kritike.

The post Zjarret në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave appeared first on Gazeta Si.

SPAK çon për gjykim dosjen ‘Buka’. Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre

25 July 2025 at 19:35

Nga Gazeta ‘SI’- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar këtë të premte, më 25 korrik, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ka kaluar për gjykim në themel dosjen “Buka” ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre“, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik në vlerën e 7 miliardë lekëve në procesin e privatizimit të fabrikës së bukës. Ndërkohë, dosja për biznesmenin Lirim Fezollari dhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave është ndarë dhe vetëm Ahmetaj është dërguar për gjykim. Vendimi është përfundimtar dhe nuk lejohet ankimimi.

Në fillim të korrikut, SPAK dorëzoi dokumente të reja në Gjykatë lidhur me hetimet ndaj ish-ministrit Ahmetaj për çështjen e njohur si dosja “Buka”, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre në procesin e privatizimit të fabrikës së bukës. Ahmetaj, përmes avokatëve të tij, kundërshtoi akuzat dhe kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka shkelje penale dhe as dëm ndaj shtetit.

Sjellim ndërmend se ish-ministri Ahmetaj është gjithashtu nën hetim për një tjetër çështje të lidhur me inceneratorët, ndërkohë që ndodhet në kërkim, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

The post SPAK çon për gjykim dosjen ‘Buka’. Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre appeared first on Gazeta Si.

Vera 2025/ Rritje anemike e turistëve në Shqipëri

25 July 2025 at 13:07

Nga Gazeta ‘SI’ – Sezoni veror 2025 nuk po ecën sipas pritshmërive.

Shifrat e INSTAT tregojnë se trendi rritës i turistëve gjatë qershorit 2025 është disa herë më i vogël se në qershorin e shkuar. Qershorin e këtij viti hyrjet në Shqipëri janë rritur me 7.6%, nga 21.5% një vit më parë.

Numri i të huajve është rritur me 7.1% këtë vit ndërsa një vit më parë raportohej rritje rreth 24%.

Sipas INSTAT në gjysmën e parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 4.76 milionë turistë të huaj, nga 4.54 milionë që ishte shifra në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke u rritur me vetëm 4.85.

Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70 % të hyrjeve.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Qershor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 6.8% krahasuar me Qershor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 28%.

The post Vera 2025/ Rritje anemike e turistëve në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

❌
❌