‘Thaçi, drejtësia të reagojë’/ Mungesa e fondeve, Bajraktari: Fazë delikate e procesit, mbrojtja nuk duhet të tërhiqet
Ish krerët e UÇK që ndodhen në Hagë që prej 2020 po përballen me mungesë fondesh. Mbrojtja e ish kryeministrit Hashim Thaçi kërkon pagesën nga klienti, përndryshe paralajmëron largimin nga çështja.
Avokat Ardian Bajraktari tha për ‘Ballkan Update’ se dosja e Thaçit ndodhet në një fazë tepër delikate të procesit. Ndër të tjera Bajraktari shtoi se mbrojtja nuk duhet të tërhiqet për një proces të rëndësishëm si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e Kosovës.
“Institucionet duhet të reflektojnë sepse në asnjë fazë mrbojtja nuk duhet të tërhiqet. Nga shtatori e tutje rol kryesor do ta ketë mbrojtja ndaj duhen ëbrë përpjekje maksimale. Në asnjë formë nuk duhet të lejohet tërheqja e palëve mbrojtëse për faktin se ka rolin kryesor në kundërargumentimin e disa pikave ku kryesore është ajo e ndërmarrjes kriminale. Në këtë fazë tepër delikate nuk duhet të lejojë të iki mrbojtja
Tërheqja e çdo ekipi dhe avokati do të paraqesë vështirësi për këtë proces të rëndësishëm si për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës.” / abcnews.al