Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Egnatia, barazim si fitore/ Skuadra shqiptare reziston 0-0 në transfertën e Olimpija Ljubjane

7 August 2025 at 22:50

Egnatia vuan, por në fund merr një barazim të vyer pa gola në transfertën kundër Olimpija Ljubjanë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën e play off të Konferencë Ligës.

Në sfidën e vajtjes të raundit të tretë, kampionët e Shqipërisë bënë një ndeshje sakrifice, ndërsa kishin edhe fatin me vete.

Të besuarit e Edlir Tetovës e nisën mirë ndeshjen, por me kalimin e minutave i dhuruan topin dhe fushën të zotëve të shtëpisë.

Sllovenët ishin më kërkues, por mbrojtja e Egnatias mbajti, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas pushimit, Olimpija rriti presionin, ndërsa momenti më deçiziv i ndeshjes u regjistrua në minutën e 67-të.

Arbitri u tregua bujar me 11-metërshin e akorduar për vendasit, pas një ndërhyrje të Sotës brenda zonës.

Por nga pika e penalltisë, Tam gaboi, duke lënë rezultatin të padryshuar.

Edhe minutat e fundit të ndeshjes do të ishin dramatike.

Në limitet e kohës së rregullt Fangaj u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në shtesën e gjatë arbitri sinjalizoi një tjetër 11-metërsh për sllovenët.

Por sistemi VAR korrigjoi vendimin e gabuar, duke anuluar shansin e fundit për gol në këtë sfidë.

Në fund vetëm 0-0, një barazim që i vlen më shumë Egnatias, që të enjten e ardhshme do të luajë në shtëpi sfidën e kthimit për të synuar një kualifikim historik në play off e Konferencë Ligës.

Trump dhe Putin, takim në Dubai/ Presidenti rus zbulon vendin e samitit javën e ardhshme

7 August 2025 at 22:38

Kur gjithcka dukej thuajse gati për një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, një pengesë e re mund të ndryshojë gjithcka.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, presidenti amerikan I ka vendosur kusht homologut të tij rus në mënyrë që të dy të kenë mundësinë të flasin përballë.

Sipas NYT, që citon një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, Trump do të pranojë një takim me Putin vetëm nëse presidenti rus pranon  të flasë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë Politico, që po ashtu citon një zytrat amerikan që foli në kushte anonimiteti, thotë se Putin duhet të takohet fillimisht me Zelenskyn, në mënyrë që të sigurojë një takim me Donald Trump.

Zhvillimet e reja vijnë pasi Kremlini kishte konfirmuar takimin mes dy liderëve që supozohet të mbahet në ditët në vijim. Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi mund të mbahet në Emiratet e Bashkuara, teksa nuk e hodhi poshtë mundësinë e një takimi me Zelenskyn.

Ky I fundit e kishte kërkuar më herët takimin me homologun e tij rus, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme e momentit është që Moska të ndërmarrë hapa konkretë për t’I dhënë fund luftës.

Takimi mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Rus Vladimir Putin do të ishte I pari mes dy liderëve që prej kur Trump mori mandatin e dytë. Nëse skenari I një takimi tri palësh do të realizohej, kjo do të shënonte gjithashtu herën e parë që Putin dhe Zelensky do të ishin përballë njëri tjetrit që prej vitit 2019. Shancet që Takimi Trump Putin të sjellë mbylljen e Luftës në Europën Lindore janë të pakta sipas asaj që thonë ekspertët e çështjeve ndërkombëtare dhe diçka e tillë lidhet me faktin se Moska dhe Kievi kanë kërkesa shumë të ndryshme.

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

7 August 2025 at 22:28

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia, dhe grupit kërkimor për klimën dhe energjinë, Zero Carbon Analytics.

Por, Kina gjendet në një kategori më vete, pasi ka prodhuar sa gjashtë vendet e tjera së bashku, sipas këtij studimi.

Shifrat u publikuan teksa 184 shtete po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët në negociatat në Gjenevë për një traktat, që synon t’i japë fund ndotjes nga plastika.

Studimi i Eunomia dhe Zero Carbon Analytics përqendrohet në prodhimin e disa prej llojeve më të përdorura të polimereve: polietileni (PE), polipropileni (PP), polietileni tereftalat (PET) – që zakonisht përdoret në shishet e pijeve dhe polistireni (PS).

Kina ishte përgjegjëse për 34 për qind të prodhimit të katër polimereve kryesore vitin e kaluar, u tha në studim. Në vendin e dytë janë Shtetet e Bashkuara me 13 për qind, pasuar nga Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut me pesë për qind, India me katër për qind, Japonia me tre për qind dhe Gjermania me dy për qind.

Sipas një studimi të mëparshëm nga ofruesi i të dhënave për energjinë, Wood Mackenzie, prodhimi i plastikës është i përqendruar në një grup të vogël të kompanive gjigante, disa prej të cilave janë në pronësi shtetërore.

Në vitin 2021, vetëm 18 kompani në mbarë botën kishin prodhuar më shumë se gjysmën e polimereve plastikë në botë, thuhej në atë studim. / abcnews.al /

Bie helikopteri sipër varkës në Misisipi, ndërrojnë jetë dy persona

7 August 2025 at 22:08

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Misisipi, ku është përfshirë një helikopter e një varkë. Ngjarja me dy viktima, ka ndodhur në lumen Misisipi, pranë Alton.

Sipas mediave lokale, helikopteri humbi kontrollin teksa ndodhej në ajër, e fillimisht goditi linjat e energjisë pranë lumit. Më pas, helikopteri ra mbi një varkë, duke bërë që kjo e fundit të përfshihet nga flakët.

Viktimat ishin dy personat e bordit të helikopterit. Sakaq, nga varka nuk ka asnjë viktimë apo të lënduar. Nuk dihet se çfarë shkaktoi aksidentin nga helikopteri.

/ abcnews.al /

Aksident ajror në Kenia, humbin jetën gjashtë persona

7 August 2025 at 21:42

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël, pronë e një organizate bamirësie mjekësore, u rrëzua në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar lokal.

Avioni i tipit Cessna, i organizatës Amref Flying Doctors, ishte nisur të enjten pasdite nga aeroporti Wilson dhe kishte si destinacion qytetin Hargeisa në Somali. Sipas autoriteteve, ai u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pranë një ndërtese banimi në zonën Githurai të Nairobit.

Komisioneri i qarkut Kiambu, Henry Wafula, bëri të ditur se katër persona që ndodheshin në bord, përfshirë mjekë, infermierë dhe pilotin humbën jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në tokë gjithashtu kanë vdekur. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Autoritetet keniane të aviacionit civil njoftuan se avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, si në radio ashtu edhe në radar, vetëm tre minuta pas ngritjes.

Në bord ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe staf i organizatës Amref. Drejtori ekzekutiv i Amref, Stephen Gitau, tha në një deklaratë se po bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet përkatëse të aviacionit dhe ekipet e emergjencës për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Forcat e Mbrojtjes së Kenias dhe Shërbimi Kombëtar i Policisë janë dislokuar në vendin e ngjarjes për të zhvilluar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Një dëshmitare okular, Patricia Kombo, tha për BBC-në se ndodhej në një taksi me miqtë e saj duke udhëtuar drejt Githurait, kur dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe panë një flakë të madhe përpara tyre.

“Përpara se të arrija të nxirrja telefonin për të regjistruar, flaka ishte zhdukur dhe një re tymi kishte mbuluar zonën. Pastaj dëgjuam britma dhe njerëz që vraponin, kështu që ndaluam udhëtimin. Më vonë kuptuam se ishte rrëzuar një avion dhe pamë një gropë të madhe në tokë, të krijuar nga përplasja,” tregoi ajo.

Ndërkohë, në një incident të veçantë, të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një tren dhe një autobus u përplasën në një kalim hekurudhor pranë qytetit Naivasha, në Kenian qendrore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një punonjës të Kryqit të Kuq, autobusi i përkiste Kenya Pipeline Company dhe po transportonte staf që kishte përfunduar turnin e mëngjesit në një nga qendrat trajnuese të kompanisë. Personat e plagosur janë dërguar në spital për trajtim. / abcnews.al /

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Putin u jep fund aludimeve: Nuk ka takim me Zelenskyn, vetëm nëse …

7 August 2025 at 20:45

Presidenti rus Vladimir Putin ka minimizuar mundësinë e një takimi të afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se një bisedë është teorikisht e mundur, por “duhet të krijohen kushte të caktuara”, të cilat sipas tij janë ende larg për t’u realizuar.

Deklarata e Putinit erdhi si përgjigje ndaj një propozimi amerikan për një takim trepalësh mes tij, Zelenskyyt dhe presidentit amerikan Donald Trump. Ideja u përmend nga Steve Witkoff, i dërguari i SHBA-ve, gjatë një takimi në Kremlin këtë të mërkurë, sipas ndihmësit të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Megjithatë, Ushakov sqaroi se takimi trepalësh nuk u diskutua konkretisht, por vetëm u përmend si një sugjerim nga përfaqësuesi amerikan.

Putin theksoi: “Nuk kam asgjë kundër në parim – është e mundur. Por duhet të krijohen kushte për këtë. Fatkeqësisht, jemi ende larg nga krijimi i këtyre kushteve.”

Kujtojmë se presidenti ukrainas Zelenskyy kishte ftuar më parë Putinin në një takim në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, por ftesa ishte refuzuar nga pala ruse.

Ndërkohë, për sa i përket marrëdhënieve SHBA-Rusi, Ushakov konfirmoi se është arritur një marrëveshje për një takim bilateral mes Donald Trump dhe Vladimir Putin “në ditët në vijim”.

“Po fillojmë përgatitjet konkrete së bashku me kolegët amerikanë,” tha Ushakov, duke shtuar se fokusi tani do të jetë në sigurimin e një takimi të suksesshëm dhe produktiv mes Trump dhe Putin.

Takimi pritet të ketë në fokus mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, pas sinjaleve nga presidenti amerikan për përpjekje diplomatike në këtë drejtim. / abcnews.al /

I nxehti po shkatërron koralet/ Australi, shfarosja më e madhe në katër dekada

7 August 2025 at 20:14

Barriera e Madhe Koralore ka perjetuar humbjen me te madhe vjetore te koraleve te gjalla vitin e kaluar ne thuajse kater dekada.

Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nënvizon një nivel të ri paqëndrueshmërie në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ndryshimi vjen pasi mbulesa e koraleve të gjalla e matur në vitin 2024 ishte më e madhja e regjistruar në 39 vjet që të dhënat regjistrohen.

Humbjet nga një bazë kaq e lartë e mbulesës së koraleve kishin zbutur pjesërisht ndikimet serioze klimatike në ekosistemin më të madh të shkëmbinjve nënujorë në botë, i cili mbulon 344,000 kilometra katrorë) larg bregdetit verilindor të Australisë.

Mbulesa e koraleve të gjalla është tkurrur me pothuajse një të tretën në jug brenda një viti, një të katërtën në veri dhe me 14% në rajonin qendror.

Për shkak të nxehtësisë rekord në vitet 2023 dhe 2024, bota po kalon zbardhjen me te madhe masive të koraleve qe eshte regjistruar ndonjehere, teksa nxehtesia dëmton gati 84% të zonës së shkëmbinjve koralorë në botë.

Nderkohe sipas te dhenave me te fundit, muaji korrik I ketij viti nuk theu rekord si I njejti muaj ne dy vitet paraardhese, por megjithate eshte I treti me I nxehte qe eshte regjitruar ndonjehere.

Zjarr në pyllin me pisha në Patos/ Nis ndërhyrja nga ajri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

7 August 2025 at 20:00

Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqje të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.

Në terren ndodhen prej orëve të para të zjarrit forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet serioze, por ndërhyrja nga ajri me një helikopter ka bere te mundur  izolimin e vatrave aktive.

Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet dhe rikujton se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas parashikimeve të Kodit Penal. / abcnews.al /

Nis gara për “Topin e Artë”/ Publikohet lista me 30 kandidatë për trofeun e rëndësishëm

7 August 2025 at 19:34

Nuk ka më Messi dhe Cristiano Ronaldo. Për herë të parë pas gati dy dekadash, dy yjet e futbollit janë jashtë listës së 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Për këtë arsye gara e edicionit 2025 për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit është më e fortë dhe më e paparashikueshme.

“France Football” zbuloi listën e zgjeruar të pretendentëve, ku bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit.

Paris SG kryeson me tetë lojtarë përfshirë edhe atë që konsiderohet mes favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele.

Bashkë me sulmuesin janë edhe shokët e tij të ekipit, Donaruma, Doue, Fabian Ruiz, Nuno Mendez, Vitinja, Joao Neves dhe Kvarashkelia.

Nuk mund të mungonin edhe lojtarë si Bellingham, Vinicus Junior, Kylian Mbape, Lamine Yamal, Raphina, Haland, Salah, Leëandoëski, Harry Kane dhe Lautaro Martinez.

Por vetëm pak prej tyre kanë shpresa për të qenë në listën përfundimtare me tre finalistët për “Topin e Artë”.

Përveç Dembele, mes futbollistëve me më shumë kuota për “Topin e Artë” sipas parashikimeve janë Salah, Rafinha dhe Yamal.

Ky I fundit garon edhe për trofeun “Kopa”, që jepet për lojtarin më të mirë U21 dhe të cilin e fitoi vitin e shkuar.

Talenti i Barcelonës ka një sfidë të fortë me yllin e Paris SG, Desire Doue.

“France Football” ka zbuluar edhe kandidatët në kategoritë e tjera.

Për trajnerin më të mirë, trofeu i pagëzuar me emrin e legjendës Johan Cruyff, pesë pretendentët janë Antonio Conte I Napolit, Luis Enrique I Paris SG, Hansi Flick i Barcelona, Enzo Maresca i Chelsea dhe Arne Slot i Liverpul.

Në ceremoninë që do të zhvillohet si çdo vit në mbrëmjen gala në Paris më 22 shtator do të ndahen edhe çmimet e tjera, “Topi i Artë” I futbollit për vajza, portiere më i mirë dhe skuadrat më të mira për djem dhe vajza.

Skocia shqyrton vendosjen e bojkotit formal ndaj Izraelit

7 August 2025 at 19:11

Qeveria skoceze po shqyrton nëse do të vendosë një bojkot formal ndaj Izraelit pasi bashkëkryetari i Të Gjelbërve, Ross Greer, kërkoi nga kryeministri John Swinney të miratojë parimet e lëvizjes Bojkot, Izolim dhe Sanksione (BDS).

Siç raportoi e përditshmja skoceze “The National”, Greer bëri thirrje për masa gjithëpërfshirëse, përfshirë udhëzime zyrtare për bizneset, shkurtimin e fondeve për kompanitë e armëve të lidhura me Izraelin dhe mundësimin e këshillave për të përjashtuar kompanitë e përfshira në pushtimin e territoreve palestineze.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze konfirmoi se ministrat e kabinetit do ta “shqyrtojnë” propozimin.

Lëvizja BDS kërkon të ushtrojë presion ekonomik dhe politik mbi Izraelin, ngjashëm me bojkotin ndërkombëtar të Afrikës së Jugut të epokës së aparteidit. Masa do të pasqyrojë bojkotet kundër aparteidit dhe do të shënjestrojë kompanitë e lidhura me pushtimin izraelit, tregtinë e armëve dhe aktivitetin e vendbanimeve.

Letra nga Greer drejtuar kryeministrit Swinney bëri thirrje që bizneseve skoceze t’u jepen udhëzime zyrtare, duke i inkurajuar ato të ndërpresin tregtinë me Izraelin, një veprim i ngjashëm me masat e marra kundër Rusisë në vitin 2022 pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Greer kërkoi nga qeveria të shfuqizojë një pjesë të Aktit të Qeverisjes Vendore të Mbretërisë së Bashkuar të vitit 1988, i cili aktualisht i kufizon këshillat nga përjashtimi i kompanive nga kontratat bazuar në kritere politike. Ai sugjeroi ndryshimin e Projektligjit për Ndërtimin e Pasurisë Komunitare për t’u mundësuar autoriteteve lokale të ndalojnë kompanitë e përfshira në “pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez”.

Më tej, Greer bëri thirrje për t’i dhënë fund financimit publik për kompanitë e armëve që kanë furnizuar Izraelin “gjatë gjenocidit” dhe që qeveria të ndërpresë lidhjet me “të gjitha kompanitë e tjera të përfshira drejtpërdrejt në pushtim”. Ai shtoi se fondet e pensioneve duhet të inkurajohen të shkëputen nga kompanitë e “përfshira në regjimin e aparteidit të Izraelit” dhe propozoi që të vendosen penalitete financiare për kompani të tilla.

Për fat të keq, tha Greer për “The National”, pretendimi i kryeministrit se ai po bën gjithçka që është e mundur për Palestinën “thjesht nuk është i vërtetë”. “Shumica e kompetencave të politikës së jashtme i takojnë Westminsterit (Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar), por ka ende veprime domethënëse që qeveria skoceze mund të ndërmarrë, por që nuk i ka ndërmarrë”, tha ai.

“Krimi më i keq kundër njerëzimit i kohës sonë po i shkaktohet popullit palestinez para syve tanë. Skocia ka një përgjegjësi morale për të vepruar. E njëjta qasje ndihmoi në përfundimin e aparteidit në Afrikën e Jugut. Tani duhet ta tregojmë këtë solidaritet me popullin e Palestinës”, shtoi ai.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze u përgjigj se qeveria skoceze ka bërë thirrje të përsëritura për armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, lirimin pa kushte të të gjitha pengjeve dhe rritje urgjente të ndihmës humanitare për Gazën.

“Qeveria skoceze do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur një shtet sovran palestinez si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon. Ministrat do ta shqyrtojnë dhe do t’i përgjigjen letrës së Greer-it”, tha zëdhënësi. / abcnews.al /

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Momenti kur flakët përfshijnë mjetin, dyshohet i qëllimshëm

7 August 2025 at 18:55

Momenti kur fillimisht përfshihet nga flakët një mjet që po punonte tek fusha e mbetjeve dhe më pas flaka nga era e fortë përhapet në një sipërfaqe të fushës së mbetjeve. Policia ka nisur hetimet per rastin pasi dyshohet që zjarri të jetë ndezur qëllimisht tek mjeti i rëndë duke u përhapur më pas. / abcnews.al /

‘Takimi pritet t’i japë fund luftës’, Nura: Skema, shkëmbime territoresh

7 August 2025 at 18:22

Gazetari Artur Nura komentoi për ‘Tirana Live’ zhvillimet e fundit në frontin e luftës Rusi-Ukrainë. Nura tha ndër të tjera se takimi i shumëpritur mes liderëve të këtyre vendeve pritet t’i japë fund luftës. Nura tha se skenari më i përshtatshëm është ai i dorëzimit të Krimesë tek rusët dhe që Ukraina të mos futet në NATO.

“Një nga burimet serioze mediatike të Polonisë thotë që oferta është e jashtëzakonshme që mund t’i lihen Moskës të gjitha territoret e pushtuara. Bloomerang është më afër duke i ofruar Krimenë Rusisë. Kërkesat e Moskës janë që të mos furnizohet me armë. Shtëpia e Bardhë ka një entuziazëm me këtë zhvillim, Moska jo rastësisht ka referuar edhe vendin ku do bëhet negociatat, nuk ka rënë dakort për takim me Zelenskyn por do të shkohet në këtë pikë.

Skenari më i përshtatshëm është që Krimeja t’i dorëzohet Rusisë dhe që Ukraina të mos hyjë në NATO.

Rasti i Krimesë, që ka kaq kohë që është ruse në të gjitha senset, është defacto pjesë e Rusisë. Pjesët e tjera janë me konflikte. E vetmja gjasë është që Krimeja bëhet ruse dhe Ukraina nuk hyn në NATO.” / ABCNEWS.AL /

Zelensky flet me Ramën/ Presidenti ukrainas: Po punojmë t’i japim fund luftës

7 August 2025 at 18:02

Kryeministri Edi Rama dhe Volodymyr Zelensky patën nje bisede telefonike. Presidenti ukrainas tha se e informoi Ramëqn për situatën në front dhe në diplomaci.

Gjithashtu dy liderët folën për takime të mëdha në nivel ndërkombëtar, në bashkëpunim me aleatët perëndimor.

Zelensky në fund e falënderoi Ramën për mbështetjen e palëkundur që ka treguar për Ukrainën.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.”

Biseda mes Zelenskyt dhe Rames vjen pasi kreu i shtetit ukrainas foli edhe me liderët europiane ne lidhje me angazhimet me te fundit per paqen.

Presidenti ukrainas pati nje bisede telefonike me kancelarin gjerman Fridrich Merz. Ai gjithashtu foli edhe me presidentin francez Emmanuel Macron e me presidenten e komisionit europian ursula von der leyen.

Gjate bisedave u theksua qe Europa duhet te jete pjesëmarrëse ne negociatat per paqen mes Rusise dhe Ukraines, pasi lufta po ndodh ne kontinent. / abcnews.al /

Taksë turistike 7 për qind për vizitorët/ Ky është qytet i parë në Skoci që miratoi tarifën

7 August 2025 at 17:40

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e bërë këtë qytet të parin në Skoci që vendos një tarifë të tillë kaq të lartë.

E ashtuquajtura “taksa për vizitorët” pritet të hyjë në fuqi jo më herët se prilli i vitit 2027 dhe pritet të gjenerojë miliona paund në vit, të cilat do të riinvestohen për zhvillimin e qytetit dhe promovimin e turizmit.

Taksa do të aplikohet për hotele, bujtina, hostele, kampe dhe akomodime të tjera, por do të përjashtohen anijet turistike, automjetet e banimit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Me një çmim mesatar prej £70 për natë, vizitorët do të paguajnë rreth £4.90 shtesë. Pritet që kjo masë të sjellë deri në £6.8 milionë në vit, të cilat do të investohen për zhvillimin e turizmit në qytet.

Aberdeen i bashkohet qyteteve si Edinburgu dhe Glasgou që kanë miratuar taksa të ngjashme, ndërsa synon të tërheqë më shumë turistë dhe ngjarje ndërkombëtare.

/ abcnews.al

Netanyahu: Izraeli synon të marrë kontrollin e plotë të Gazës

7 August 2025 at 17:13

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli ka për qëllim të marrë nën kontroll të plotë Rripin e Gazës. Në një intervistë për Fox News, ai theksoi se megjithëse Izraeli nuk dëshiron të “mbajë” Gazën, synon të krijojë një “perimetër sigurie”.

Nuk duam ta qeverisim,” tha Netanyahu. “Nuk duam të jemi atje si një trup qeverisës. Duam ta dorëzojmë atë tek forcat arabe që do ta qeverisin siç duhet, pa kërcënuar Izraelin dhe duke i ofruar gazianëve një jetë të mirë – diçka që nuk është e mundur me Hamasin.”

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur kabineti i sigurisë së Izraelit po mblidhet për të vendosur nëse do të miratojë planin e Netanyahu-t për okupimin e plotë të Gazës – një hap që pritet të sjellë pasoja të mëdha në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. / abcnews.al

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë/ Rrezik i lartë për përhapjen e sëmundjeve

6 August 2025 at 22:51

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin për pije dhe pastrim, një barrë të dhimbshme që është ende shumë nën nivelet e nevojshme për të mbajtur njerëzit të shëndetshëm.

Ndërsa vëmendja globale është përqendruar në urinë në Gaza, ku pas 22 muajsh një fushate shkatërruese ushtarake izraelite, një raport ka thënë se një skenar i urisë po zhvillohet, kriza e ujit është po aq e rëndë sipas grupeve të ndihmës.

Uji vjen nga njësitë e vogla të drejtuara nga agjencitë e ndihmës, por pjesa më e madhe merret nga puset në një akuifer të kripur që është ndotur edhe më tej nga kanalizimet dhe kimikatet që kalojnë nëpër grumbujt e gërmadhave, duke përhapur diarre dhe hepatit.

COGAT, agjencia ushtarake izraelite që është përgjegjëse për koordinimin e ndihmës në territoret palestineze të pushtuara, thotë se operon dy tubacione uji në Rripin e Gazës që sigurojnë miliona litra ujë çdo ditë.

Por, zyrtarët palestinezë të ujit thonë se këto tubacione nuk kanë funksionuar së fundmi. Izraeli ndaloi të gjitha furnizimet me ujë dhe energji elektrike për Gazën në fillim të luftës, por ka rifilluar furnizimin më vonë, megjithëse rrjeti i tubacioneve në territor është dëmtuar rëndë.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës së ujit dhe pastrimit është shkatërruar dhe pompuesit që mbështeten në akuifer shpesh varen nga energjia elektrike e prodhuar nga gjeneratorë të vegjël – për të cilët karburanti është shpesh i paarritshëm. / abcnews.al

Politikat Trump/ Universiteti Stanford shkarkon mbi 360 punonjës dhe redukton fondet

6 August 2025 at 22:15

Universiteti i Stanford ka njoftuar se ka shkarkuar më shumë se 360 punonjës, duke i lidhur këto masa me politikat e administratës së Donald Trump. Universiteti tha se vendimi është marrë si pasojë e ndikimeve të ndryshme ekonomike dhe të ndryshimeve në financimin federal, që janë shkaktuar nga politika të mëparshme të Trump.

Ky vendim ka shkaktuar shqetësim në mesin e komunitetit universitar dhe është përshkruar si një pasojë e drejtëpërdrejtë e pasigurisë financiare të shkaktuar nga këto politika.

Në qershor, universiteti kishte paralajmëruar një reduktim prej 140 milionë dollarësh në buxhetin e përgjithshëm për vitin e ardhshëm, duke e lidhur këtë masë me një “ambient fiskal të vështirë“, që është formuar pjesërisht nga ndryshimet në politikat federale që ndikojnë në arsimin e lartë.

Ndërkohë, administrata e Trump ka ngrirë më shumë se 330 milionë dollarë financime për Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, për shkak të akuzave se ky universitet nuk ka parandaluar një atmosferë armiqësore për studentët hebrenj dhe izraelitë pas shpërthimit të protestave në kampus lidhur me luftën në Gaza.

Ky është një moment kritik për universitetet amerikane, që po përballen me pasiguri financiare dhe ndikimet e politikave federale në arsimin e lartë. / abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Zjarr masiv në Francë, humb jetën një person/ Sipërfaqja në flakë, më e madhe se Parisi

6 August 2025 at 21:48

Franca është duke luftuar për të kontrolluar zjarrin më të madh në vend në dekada, që ka shpërthyer në rajonin jugor të Aude, duke përfshirë një sipërfaqe më të madhe se Parisi. Zjarri ka shkatërruar deri tani të paktën 25 shtëpi, duke detyruar banorët dhe turistët të largohen.

Një person ka humbur jetën në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 30 kilometra nga qyteti i Perpignan, tha prefektura. Zjarri, që përhapet me shpejtësi të madhe përmes pyjeve dhe fshatrave, ka shkaktuar një katastrofë të paprecedentë, sipas kryeministrit François Bayrou, i cili vizitoi fshatin.

Derimë tani, më shumë se 15,000 hektarë janë djegur, një sipërfaqe e ngjashme me atë që u dogj në të gjithë Francën gjatë disa viteve të kaluara. Ky është zjarri më i madh që ka djegur një sipërfaqe të tillë që nga viti 1949, tha ministri i Brendshëm Bruno Retailleau.

Përveç 2,000 zjarrfikësve që po luftojnë për të shuar zjarrin, rreth 2,500 familje janë pa energji elektrike. Sipas një zëdhënësi të zjarrfikësve, zjarri po përhapet me shpejtësi 5.5 km/h.

❌
❌