Tefta Radi vjen “Në valët e zërit tënd” të Klodian Kojashi, si një kthim në kujtesë
Nga Albert Vataj Kushtimi për një këngë, për një grua të bukur e të zgjuar, nuk është kurrë thjesht një fjalë e rastësishme. Është një akt kujtese, një kthim prapa në kohë për të risjellë dritën dhe hijeshinë e një personazhi që ka lënë gjurmë. Vitet ikin, njerëzit ndryshojnë, kujtimet zbehen, por ka figura që mbeten, jo vetëm për atë çfarë kanë bërë, por për mënyrën se si e kanë bërë.