Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Zjarr masiv në kodrat e Karinës, flakët rrezikojnë zonat e banuara në Peqin

By: A R
13 July 2025 at 17:54

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, në territorin e Peqinit, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale.

Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar zonat përreth dhe një pjesë të pyllëzuar të kodrave. Deri në këto momente, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale dhe mjedisore pritet të jenë të konsiderueshme.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa situata mbetet ende kritike. Në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe punonjës të Emergjencave Civile dhe banorë të zonës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të raportojnë çdo vatër të re zjarri.

The post Zjarr masiv në kodrat e Karinës, flakët rrezikojnë zonat e banuara në Peqin first appeared on JavaNews.al.

Gazetarja në Tiranë ndan lajmin e trishtë: Një vajzë vetëm 22 vjeçe humbi jetën në gjumin e drekës

By: A R
13 July 2025 at 17:45

(Në foto gazetarja Kostana Morava)

Gazetarja Kostana Morava përmes një postimi ka ndarë lajmin e trishtë. Ajo thotë se një vajzë vetëm 22 vjeçe e cila jetonte po ashtu e vetme ka humbur papritur jetën në një pallat mgjitur në lagjen e saj, në Tiranë, duke i lënë të gjithë të tronditur.

“Këto ngjarje ndodhin çdo ditë. Kam kaluar shumë vite duke transmetuar live në televizion lajme të trishta, të dhimbshme, të pashmangshme.

Në teori, duhej të isha mësuar që të mos prekem.Por ja që dashuria për jetën, respekti për shpirtin, më janë ngjizur aq thellë, sa asnjë stërvitje nuk ma ftoh dot zemrën” – shprehet gazetarja duke bërë thirrje për më tepër dashuri me njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Kostana Moravës:

Sot, një vajzë vetëm 22 vjeçe humbi jetën në gjumin e drekës. Jetonte e vetme, në pallatin ngjitur me timin.
Të parët që morën lajmin ishin fëmijët e lagjes që u përballën me shumë makina pollicie dhe ambulanca poshtë pallateve. Ata që lozin çdo pasdite nën ballkonet tona. Ata që nuk dinë ende si ta përpunojnë vdekjen, por që e nuhasin tmerrin sapo u shfaqet. Ishin ata që vrapuan drejt nesh, të rriturve, me sytë e zgjeruar nga frika, me zëra që dridheshin Jo thjeshtë për të na rrëfyer ngjarjen por edhe sepse kërkonin një përqafim, një konfirmim të heshtur nga të rriturit se gjithçka do të jetë në rregull, kërkonin një fjali që do t’u qetësonte zemrat e tyre të brishta, të tronditura më shumë se tonat.
Më zuri në befasi kjo situatë…
Pa fjalë.
Por u përpoqa t’ua them, “se jeta, edhe pse e ndalur në një apartament të heshtur, vazhdon për ata që janë ende këtu. Që Jeta do që ne ta nderojmë. Që të rriten me dëshirë dhe qëllim për ta kuptuar jetën dhe për ta jetuar me më shumë kuptim.”
Një nga djemtë, ndoshta 8 vjeç, këputi një lule në oborr të lagjes dhe më tha: “Unë do t’ia jap këtë lule.”
Mbeta pa fjalë.
Fëmijët janë shumë më të mençur, më të mprehtë, më zemërgjerë, më empatike dhe më “me këmbë në tokë” se shumë të rritur të mbledhur bashkë.

Ndërkohë, mjekët po përgatiteshin të dilnin me barrelën e ftohtë që mbante trupin e saj të qetë. Prindërit e saj po vinin me ngut nga larg, për të mos e takuar dot më në jetë. Dhe fëmijët po shikonin. Me sy të lagur. Me një ndjenjë që askush nuk u mëson si ta mbajnë brenda, si ta përpunojnë, si ta shërojnë por janë të lirë për ta jetuar ashtu si vjen. Nuk e refuzuan dhimbjen, nuk u shmangën, nuk bënë sikur nuk panë por qendruan prezent në këtë çast me vetëdije. Sa leksion i madh nga të vegjelit.
Këto ngjarje ndodhin çdo ditë. Kam kaluar shumë vite duke transmetuar live në televizion lajme të trishta, të dhimbshme, të pashmangshme.
Në teori, duhej të isha mësuar që të mos prekem.Por ja që dashuria për jetën, respekti për shpirtin, më janë ngjizur aq thellë, sa asnjë stërvitje nuk ma ftoh dot zemrën.
Po ndaj këtë ngjarje me ju jo për të rrëfyer një tragjedi. Por për të ndarë një thirrje që më buron nga thellësia e shpirtit:
Bëhuni të mirë.
Silluni mirë.
Kërkoni falje Zotit.
Bëhuni të vetëdijshëm për fjalët dhe veprimet tuaja.
Mos e plagosni tjetrin.
Respektoni jetën.
Falni mëkatarët tuaj.
Jepni. Me zemër të hapur, jepni çdo gjë që keni mundësi të jepni, një fjalë, një përqafim, një lule.
Jeta është dhurata më e madhe që kemi.
Është prova e ekzistencës së krijimit.
Është rruga ku shpirti ose ngrihet, ose humbet.
Zgjidhni ta nderoni.

The post Gazetarja në Tiranë ndan lajmin e trishtë: Një vajzë vetëm 22 vjeçe humbi jetën në gjumin e drekës first appeared on JavaNews.al.

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata shokuese: Kunata ma quan nënën k**vë!

By: A R
13 July 2025 at 17:38

Konflikti i radhës në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes  nënës dhe djalit. Vergjinushja, 76 vjeçe, shpreh në insertin prezantues problematikën e rëndë të dhunës nga nusja dhe fyerjeve nga i biri.

“Jam 76 vjeç. Të të rrahë nusja, të të ofendojë djali, të të japë zeher të hash dhe të të thërrasë me fjalë  ofenduese, të ofendojë edhe djalin e vogël, 100 të zeza m’i thotë, kam shumë për të thënë!”

Edhe kur hyn në studio, ajo përsërit të njëjtën gjë, e përlotur. “E dhunuar nga djali, e ofenduar  nga nusja, e ofenduar nga mbesa, e rrahur. Fjalët  më të pista i janë thënë kësaj nëne, 76 vjet grua!”, thotë e moshuara, e cila së fundmi ka mbetur edhe vejushë.

Nga ana tjetër, djali, Alberti, ka një konflikt me nënën dhe i kërkon të zgjedhë.

“Jam shumë i revoltuar! Nga shtëpia, nga kunata dhe nga nëna, personalisht. Unë sot nuk qëndroj dot  me nënën se jam i kërcënuar, po më pengon. Nëna mban të dy krahët. Sot o të më zgjedhë mua, ose të  mbajë familjen tjetër.”

Vergjinushja nis të tregojë se ka dy djem, nga të cilët i madhi është i martuar. Ajo thotë se djali i madh i ka dhënë edhe ilaç, pavarësisht se për 22 vjet ka qëndruar në shtëpinë e saj bashkë me familjen e tij. Nga djali dhe nusja, ajo është ofenduar vazhdimisht por i ka duruar të gjitha. Alberti konkretizon cilat kanë qenë këto ofendime të rënda, të cilat janë thënë prej nuses së shtëpisë kundrejt nënës së  tij.

Vergjinush: Zonja Vergjinush ka një mal me halle, publiku do të çuditet me këtë zonjën Vergjinush dhe do të thotë kështu publiku që si ka ardhur kjo grua plakë, si nuk e ka ngrënë ilaçin e atij djalit që e ka  mësuar djali nënën të hajë ilaç ku ma ka lënë dhe nuk kisha për të ardhur këtu, por më  mbajti kjo grua (Eni Çobani) që nuk kam çfarë të them unë si plakë që jam.

Albert: Të ndërhyj unë?

Eni Çobani: Prit të dëgjojmë mamanë, do të ndërhysh, do të flasësh.

Albert: Të ndërhyj se më del aty ku dua unë.

Eni Çobani: Çfarë do të thuash?

Albert: Nga ai ilaçi i saj jam ofenduar edhe unë, nga hatri i saj që e ka mbajtur ajo se ajo zonja nuse kur është ndarë, ka vajtur dhe i ka kërkuar falje. Kur i ka kërkuar falje më ka marrë edhe mua në qafë sot, se nuk i kërkon dot falje.

Eni Çobani: Djalit tjetër?

Albert: Nuses i ka kërkuar, jo djalit dhe më ka thënë mua duro, duro, unë nesër mund të vritem. Sot që dal nga këtu, unë nuk jam i garantuar. Dakord? Sot o ai o unë në shtëpi.

Vergjinush: Unë e kam martuar djalin dhe e kam mbajtur djalin, kam bërë një gabim që të mos ma falë publiku dhe mos ta bëjë këtë që kam bërë unë, 22 vjet e kam mbajtur bashkë. E ofenduar nga djali, e ofenduar nga nusja, unë i shkelja ofendimet me këmbë. Por që e kam mbajtur bashkë, e kam mbajtur vetëm nga turpi, thoshin nuk mban vjehrra nuse. Unë pastaj këta djemtë, i thosha djalit puno, të madhit.  Herë punonin, herë s’punonin. I mbaja vetëm me një pension, i mbaja vetë i gjashtë në shtëpi, me dy fëmijë në shkolla. Si përfundim, nusja ndahej dhe vinte në shtëpi më bashkohej.Unë si vjehrrë nuk ia thosha dot që moj bijë ti u ndave dhe ike. Unë si vjehrrë kam bërë një gabim që nuk më falet, të mos ma  falë publiku.

Eni Çobani: Ke bërë shumë mirë se në fund të fundit, me djalin tënd ke qëndruar dhe me nusen, nuk  është gabim.

Albert: Kur u nda radhën e parë, mos të kishte shkuar ta kishte thirrur në shtëpi. Të mos e kishte thirrur kur u nda dhe është gabimi edhe i nënës që shkon e i kërkon falje, edhe është fajtore, edhe shkon i kërkon…

Eni Çobani: Nëna fal gjithmonë, nënat kështu janë. Nënat janë me zemër të madhe.

Albert: Të më falë publiku se e kam nënë, arrin sot në sy të djalit, nusja në sy të djalit, bëhet nëna ime sot k**vë dhe pu**në! Mund ta nxjerr me video!

Vergjinush: Gomaricë! Më ka bërë nusja gomaricë!

Albert: I thashë të ma tregojë nëna ime kë kam baba unë!

Vergjinush: Një grua pa burrë! Z. Ardit, të më dëgjosh me vëmendje, edhe znj. Eni!

Albert: E kam bërë gati incizimin, ta dëgjojë sot publiku! Nëse unë gënjej, të më shpien me pranga që sot!

Vergjinush: Unë kam bërë një gabim që nuk më falet. Si u ndanë këta, kishim pesë lekë muhabet, fëmijët m’i linin mua dhe sot djalit të djalit të madh, ia shtroj unë rrobat, 76 vjeçe dhe ia ngre. E kam nip! E kam  të djalit, ma do shpirti, ma do barku! Nuk e përzë dot!

Albert: Ajo po s’e  përzuri atë, unë nuk rri! Unë iki që sot!

Vergjinush: Berti, lërmë nënën!

Albert: Nuk ndahesh me djathin, nuk shoh prej hirrës. Kur s’pashë prej vëllait, prej kunatës, nuk shoh  prej hirrës.

Eni Çobani: Ti çfarë kërkon tani, të mos flejë me nipin?

Albert: As me nipin, asgjë! Të bëjë nëna dorëheqje! O me atë, o me mua!

Vergjinush: Unë jam gjyshe!

Albert: Nuk të lë të mbarosh, unë jam i kërcënuar!

Vergjinush: Turp të kesh që të kam rritur!

Albert: Turpin le ta kem unë!

Vergjinush: Më kërcënon në sy të publikut, nuk ju kam kërcënuar kurrë!

The post “E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata shokuese: Kunata ma quan nënën k**vë! first appeared on JavaNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete, detajet e para

By: A R
13 July 2025 at 17:30

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në segmentin e Rrugës së Arbrit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Neki Feta, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete, detajet e para first appeared on JavaNews.al.

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

By: A R
13 July 2025 at 17:23

Varret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të mbajtur në kryeqytetin francez, Paris, shkruan “Xinhua”.

Me këtë regjistrim, numri i përgjithshëm i vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Kinë ka arritur në 60.

Varret Perandorake Xixia janë një grup vendesh varrimi perandorake nga dinastia Xixia (Xia perëndimore, 1038-1227), të themeluara nga populli Tangut në Kinën Veriperëndimore gjatë shekujve XI deri në XIII.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej gati 40 km katrorë, vendi përfshin katër lloje mbetjesh arkitekturore: 9 mauzole perandorake, 271 varre vartëse, një kompleks arkitekturor verior që mbulon 0.05 km katrorë dhe 32 vepra kontrolli përmbytjesh.

Varret perandorake Xixia janë vendi arkeologjik më i madh, më i renditur dhe më i paprekur nga periudha Xixia që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.

Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, vendi është një dëshmi e bashkimit kulturor dhe ndërveprimeve të traditave të ndryshme. Ai gjithashtu dëshmon për rolin unik të dinastisë Xixia në shkëmbimet kulturore dhe tregtare përgjatë Rrugëve të Mëndafshit gjatë shekujve XI deri në XIII.

Komiteti përgëzoi përpjekjet dhe arritjet e bëra nga qeveria kineze në mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore të këtyre varreve.

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Rao Quan, tha se Kina do të mbetet e palëkundur në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore, do të forcojë më tej mbrojtjen holistike dhe sistematike të trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe do të përmirësojë kapacitetin dhe standardet e ruajtjes.

The post Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s first appeared on JavaNews.al.

“Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, ‘Kuvendi i Burrave’ në Theth kërkon dialog me Qeverinë

By: A R
13 July 2025 at 17:12

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të shprehur shqetësimin lidhur me aksionin e IKMT-së për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje, që po vijon prej një jave.

Të ulur këmbëkryq përballë Kishës dhe në praninë e priftit Pader Kastriot Demaj, banorët e Thethit ngritën zërin në mbrojtje të shtëpive dhe bujtinave të tyre, të cilat i konsiderojnë pjesë të trashëgimisë dhe përpjekjes shumëvjeçare për zhvillimin e turizmit vendas.

“Këto kulla i kemi mbrojtur me gjak”, ishte thirrja në një zë e banorëve, teksa i kërkojnë qeverisë të ndalë aksionin dhe t’i hapë rrugë dialogut.

Komuniteti lokal thekson se nuk është kundër ligjit, por kërkon një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë për ndërtesat dhe sipërmarrjet e tyre.

Përmes këtij kuvendi simbolik, banorët kërkuan më shumë informacion dhe qartësi për mënyrat ligjore se si mund të legalizojnë ndërtimet dhe të bëhen pjesë e “Paketës së Maleve”, për të cilën qeveria pretendon se do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit malor.

Jemi për paqe dhe jo për shkatërrim”, theksoi njëri prej përfaqësuesve të komunitetit.

The post “Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, ‘Kuvendi i Burrave’ në Theth kërkon dialog me Qeverinë first appeared on JavaNews.al.

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, çfarë pritet të ndodhë

By: A R
13 July 2025 at 17:03

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë paraditen e të hënës një takim nga ku do të njihet me problematikat e gjetura në qytetin e Tiranës.

Sipas burimeve të TCH ky takim i të njëjtit format si në dy javët e shkruara është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Deputetët aktualë dhe ata të rinj së bashku me drejtorët e bashkisë do të raportojnë problematikat e mbledhura në terren pasi u ndanë në grupe siç edhe kërkoi kryeministrin Rama në mbledhjen e dy javëve më parë.

The post Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, çfarë pritet të ndodhë first appeared on JavaNews.al.

NATO simulon luftën kundër Rusisë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut

By: A R
13 July 2025 at 16:56

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme të NATO-s në vitet e fundit, në fund të shtatorit.

Hamburgu do të presë “Red Storm Bravo” nga 25 deri më 27 shtator, një stërvitje tre-ditore, ditë e natë, që simulon reagimin e shpejtë të Aleancës ndaj një sulmi të mundshëm rus në krahun lindor të NATO-s.

Disa vlerësime thonë se deri në 800,000 njerëz do të marrin pjesë në stërvitje. Ushtarët do të praktikojnë lëvizjen e trupave nëpër qytet, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe duke evakuuar të plagosurit në kushte reale. Rrugët e Hamburgut do të mbushen me konvoje ushtarake, automjete transporti, spitale të lëvizshme dhe helikopterë, ndërsa qyteti do të luajë një rol kyç si një qendër logjistike në rast të një konflikti.

Alarm në Evropë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në

“Kërcënimi është real. Ne tashmë po shohim sulme ndaj infrastrukturës sonë”, paralajmëron Kapiteni i Bundeswehr-it Kurt Leonards, duke përmendur raste të sabotimit industrial, spiunazhit dhe vrasjeve të planifikuara.

I vendosur në Gjermaninë veriore, Hamburgu ka një nga portet më të mëdha në Evropë, një infrastrukturë të zhvilluar transporti dhe qasje të drejtpërdrejtë në rrugët baltike. Në rast lufte, ai do të bëhej porta kryesore për furnizimet dhe vendosjen e forcave aleate në Poloni dhe shtetet Baltike. Afërsia e tij me Skandinavinë dhe Evropën Lindore e bën atë një pikë kyçe për reagimin e shpejtë ushtarak të NATO-s.

Alarm në Evropë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në

Një raport i ri i Bundeswehr-it thotë konkretisht se Rusia nën Vladimir Putinin po përgatitet për luftë kundër NATO-s. Presidenti lituanez Gitanas Nausëda paralajmëron se një sulm i ri rus mund të ndodhë brenda 4-5 vitesh, ndërsa komuniteti i inteligjencës lituaneze vlerëson se Rusia përfaqëson një kërcënim afatgjatë për sigurinë e të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në të njëjtën kohë, jeta e përditshme në Gjermani po ndryshon. Industria ushtarake po shënon të ardhura rekord, me Rheinmetall që pritet të gjenerojë një xhiro prej 10 miliardë eurosh në vitin 2024. Gjithnjë e më shumë studime shkencore po shqyrtojnë skenarë për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, ndërsa qytetarët po përjetojnë një ndjenjë gjithnjë e më të theksuar pasigurie dhe frike, raporton Spiegel.

Alarm në Evropë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në

Thirrjet në linjën e ndihmës psikologjike të Gjermanisë arritën në 1.3 milion vitin e kaluar, shumë prej të cilave përmendën luftën dhe paqëndrueshmërinë globale si burim ankthi. Disa po përgatiten për më të keqen, të tjerë po ikin nga vendi dhe të tjerë po u kërkojnë politikanëve të sigurojnë paqen ndërsa ka ende kohë.

Hamburgu do të bëhet skena e ushtrimeve ushtarake në vjeshtë, por edhe një simbol i një realiteti të ri në të cilin Gjermania duket gjithnjë e më shumë si një vend që beson se lufta është një e kaluar e largët. Kolonat ushtarake, paralajmërimet për kërcënime dhe frika midis qytetarëve thonë një gjë: koha e sigurisë që merrej si e mirëqenë po kalon ngadalë në histori.

The post NATO simulon luftën kundër Rusisë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut first appeared on JavaNews.al.

Izraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë, IDF shfajësohet: Ishte gabim teknik

By: A R
13 July 2025 at 16:48

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda në Nuseirat, ku po trajtohen 16 persona të tjerë të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, tha një mjek në Gaza.

Dëshmitarët okularë treguan për BBC se droni i ushtrisë izraelite lëshoi një raketë drejt një turme që qëndronte në rresht me shishet e mëdha që ishin ende bosh pranë një rezervuari uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Ushtria izraelite u shfajësua duke thënë se një “gabim teknik” ndodhi gjatë sulmit, i cili tha se kishte për qëllim goditjen e “terroristëve” të Xhihadit Islamik, duke bërë që municioni të binte dhjetëra metra larg objektivit. “Incidenti është duke u hetuar”, tha ushtria izraelite.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se ishin në dijeni të “pretendimeve për viktima në zonë si pasojë e sulmit”, duke shtuar se “shprehin keqardhje për çdo dëm të shkaktuar ndaj civilëve“.

Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet pas sulmit tregojnë fëmijë të përgjakur dhe trupa të pajetë, të shoqëruar nga britma, panik dhe dëshpërim.

The post Izraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë, IDF shfajësohet: Ishte gabim teknik first appeared on JavaNews.al.

Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

By: A R
13 July 2025 at 15:58

Në një moment vendimtar kur Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka hapur disa prej grupkapitujve të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, së bashku me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman nga CDU, kanë publikuar një editorial të përbashkët në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Rundschau.

Peter Beyer, njohës i shkëlqyer i rajonit, së bashku me Tabakun, në analizën e tyre kanë vënë theksin tek sfidat që rajoni duhet të kalojë drejt integrimit në BE. Ata kanë theksuar se negociatat duhet të përkthehen në reforma reale, të prekshme dhe të konsoliduara, që të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Duke nënvizuar rëndësinë e reformave të thella strukturore, gjithëpërfshirjen e aktorëve politikë dhe zhvillimin ekonomik, editoriali e sheh demokracinë reale si të pamundur pa media të pavarura dhe institucione demokratike të besueshme. Ata kanë theksuar gjithashtu domosdoshmërinë e sundimit të ligjit, llogaridhënien politike dhe përmirësimin e qeverisjes përmes rolit të Kuvendit dhe respektimit të vendimeve të Gjykatës si elementë kyç për suksesin e procesit të integrimit.

Në mënyrë të veçantë, editoriali nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme, duke theksuar se pa standarde të qarta zgjedhore dhe procese zgjedhore transparente, rajoni nuk mund të ketë asnjë progres real drejt integrimit europian. Zgjedhjet e drejta janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi qytetar në demokraci dhe në institucionet shtetërore.

Në editorial është vënë në dukje rëndësia e veçantë e rolit të Gjermanisë, veçanërisht nën një kancelar të djathtë nga CDU/CSU, Friedrich Merz, duke kujtuar se ka qenë pikërisht Procesi i Berlinit, i nisur nga një kancelar konservator, që krijoi një mundësi reale për integrimin e rajonit dhe tejkalimin e ngërçit në të cilin Ballkani kishte ngecur.

Tabaku dhe Beyer kanë bërë apel Bashkimit Europian që të lëvizë përtej retorikës, duke treguar se integrimi europian kërkon veprime konkrete dhe angazhim të vazhdueshëm politik dhe ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ata kanë dakordësuar për nevojën e forcimit të rolit të parlamenteve në procesin e integrimit, duke propozuar ura lidhëse mes parlamenteve të rajonit dhe atyre të vendeve të BE-së.

Tabaku prej vitesh është angazhuar në forcimin e rolit të Kuvendit në këtë proces integrimi, duke i dhënë një tjetër qasje rolit të Komisionit të Çështjeve Europiane dhe KKIE në këtë proces. Beyer, njohës i mirë i rajonit, kërkon rritjen e rolit të Bundestagut në rajon dhe shtimin e investimeve të huaja në të.

The post Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike… first appeared on JavaNews.al.

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik! Çdo qytetar ka mbi 470 mijë lekë detyrime

By: A R
13 July 2025 at 15:50

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, përmes kredive dhe huave të ndryshme.

E thënë më thjeshtë, çdo shqiptar ka mbi 470 mijë lekë borxh në emrin e tij, që nga foshnjet e deri te pensionistët.

Referuar të dhënave nga Ministria e Financave, në krahasim me një vit më parë, borxhi është rritur me rreth 44 miliardë lekë. Por megjithatë, në raport me ekonominë e vendit, ai ka shënuar rënie.

Vitin e kaluar, borxhi përfaqësonte 59.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot, ky raport ka zbritur në 55.7 për qind, që do të thotë se ekonomia është rritur më shpejt se borxhi.

Ekspertët thonë se kjo është një shenjë pozitive, por paralajmërojnë se rritja e borxhit në shifra absolute mbetet shqetësuese, sepse një pjesë e madhe e tij përdoret për të paguar interesa dhe jo për investime.

The post Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik! Çdo qytetar ka mbi 470 mijë lekë detyrime first appeared on JavaNews.al.

Burg për shqiptarin dhe motrën e tij! Fituan 1 mln paund duke vjedhur informacione nga bursa

By: A R
13 July 2025 at 15:42

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet burg pasi akuzohej për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare dhe pastrim parash.

Pas një ndjekjeje penale të profilit të lartë nga Autoriteti i Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar (FCA), rezultoi se 38-vjeçari shqiptar kishte abuzuar me pozicionin e tij në kompani duke aksesuar informacion konfidencial dhe sensitiv për tregun, të cilin më pas e ndau me motrën e tij, Oerta Korfuzi.

Së bashku me të motrën 35-vjeçare, Korfuzi ka përfituar nga tregtimi aksioneve 1 milion stërlina. Edhe Oerta Korfuzi u shpall fajtore dhe u dënua me pesë vjet burg nga autoritetet britanike, pas një gjyqi 18-javor në Gjykatën e Kurorës në Southwark.

Sipas FCA-së, Korfuzi përdori rolin e tij për të parë email-e nga kompani që kërkonin interes investitorësh për rritje kapitali apo shitje të mëdha aksionesh. Brenda pak minutash nga marrja e informacionit, ai tregtonte në aksionet përkatëse përmes disa llogarive tregtare, përfshirë ato të operuara nga motra e tij.

Në periudhën dhjetor 2019 deri mars 2021, vëlla e motër nga Shqipëria tregtuan në 13 kompani dhe gjeneruan përfitime mbi 960,000 paund.

Modeli i dyshimtë i tregtisë shtyu FCA-në të niste hetime, ku analizuan sasi të mëdha të dhënash për të zbuluar skemën. Ata u arrestuan në mars 2021, me mbështetje nga Policia Metropolitane e Londrës.

Rasti zbuloi gjithashtu një operacion ndërkombëtar pastrimi parash, që përfshinte 173 depozita nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Gjatë një kontrolli, autoritetet gjetën gati 25,000 paund në një kuti sigurie në Knightsbridge.

“Familja Korfuzi shfrytëzoi pozitën e privilegjuar dhe informacionin konfidencial që kishin në dispozicion. Ata manipuluan sistemin për të kënaqur lakminë e tyre. Ne jemi të përkushtuar të luftojmë krimin financiar dhe të marrim masa të ashpra ndaj individëve që dëmtojnë integritetin e tregjeve tona”, tha për mediat Steve Smart, drejtor ekzekutiv i përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbikëqyrjen e tregut në FCA.

The post Burg për shqiptarin dhe motrën e tij! Fituan 1 mln paund duke vjedhur informacione nga bursa first appeared on JavaNews.al.

Kur vitrinat zëvendësohen nga fragmente lufte, njihuni me Muzeun e “fantazmave” në Ukrainë

By: A R
13 July 2025 at 15:34

Muzeu i historisë lokale në qytetin lindor të Ukrainës, Izium, ka kaluar të njëjtat vuajtje si komuniteti që e rrethon që prej nisjes së pushtimit të plotë rus, shkruan The Guardian.

Ndërtesa e shekullit XIX u godit dy herë drejtpërdrejt nga raketa gjatë luftimeve të ashpra në fillim të vitit 2022, duke mbetur pa çati dhe duke pësuar dëme nga përmbytjet. Gjatë pushtimit rus, nga marsi deri në shtator 2022, një roje ruse qëndronte në hyrje, por pushtuesit nuk e çuan koleksionin në thellësi të territoreve të kontrolluara prej tyre dhe nuk e gjetën dorëshkrimin e rrallë të ungjijve të shekullit XVIII, të cilin punonjësit e muzeut e kishin fshehur.

Sot muzeu është sërish nën kontrollin ukrainas, por ndodhet në një gjendje të brishtë dhe të rrezikuar, shumë pranë vijës së frontit. Drejtoresha, Halyna Ivanova, thotë se çatia është riparuar, por nuk ka kuptim të vendosen xhama të rinj kur raketat vazhdojnë të godasin qytetin çdo natë.

Shumica e koleksionit është evakuuar dhe dorëshkrimi i çmuar është në konservim. Për momentin, muzeu është një “muze fantazmë”: me koleksion të munguar, dyer të mbyllura për publikun dhe një komunitet të përgjysmuar nga 40 mijë banorë sa kishte para pushtimit.

Megjithatë, puna vazhdon. Stafi organizon ture të këmbësorëve në ndërtesat historike të shkatërruara të qytetit dhe ekspozita të përkohshme në dhoma të dëmtuara, shpeshherë vetëm për ushtarë lokalë dhe të ftuar.

“Po përpiqemi të ruajmë kujtimet dhe t’u tregojmë njerëzve si ishte qyteti para luftës, çfarë ndodhi dhe si duket tani,” thotë Ivanova.

Një dhomë i kushtohet figurave lokale si shkrimtari i vrarë për fëmijë Volodymyr Vakulenko, i cili fshehu ditarin e tij nën një pemë qershie para se të ekzekutohej. Një tjetër i kushtohet një zjarrfikësi të vrarë nga një bombë me thërrmija.

“Ishte fqinji im. E kam njohur gjithë jetën: e pashë kur lindi dhe e pashë kur vdiq,” thotë ajo.

Në muze janë vendosur gjithashtu objekte të mbetura nga pushtuesit: copë raketash, uniforma, ushqime ushtarake ruse dhe tekste shkollore me propagandë. Një medalje prej druri, e gdhendur nga rusët me mbishkrimin “për gjithë këtë mut”, pasqyron humorin e errët të situatës.

Objektet në muze

Në jug, në rajonin e Donetskut, edhe muzeu i kompleksit manastiror të Sviatohirsk Lavra ndodhet në pozitë të brishtë. Ky kompleks mesjetar është përdorur si strehë për të zhvendosurit dhe muzeu i tij është një nga institucionet që ruan historinë lokale mes rrezikut. Drejtoresha e mëparshme dhe familja e saj u vranë gjatë evakuimit nga një raketë, ndërsa katër murgj dhe tre punëtorë ndërtimi u vranë në sulme të tjera.

Zëvendësdrejtoresha Yaroslava Diedova tregon se sot muzeu u shërben ushtarëve me guida dhe çaste çlodhjeje. “Është e rëndësishme t’u tregojmë për çfarë po luftojnë,” thotë ajo. Objektet kryesore janë kishat dhe shpellat, të pamundura për t’u zhvendosur, kështu që muzeu mbetet aty ku është.

Në Izium, mes rrënimeve, jetesa vazhdon. Fëmijët e shkollës pozojnë për fotografi para ndërtesave të shkatërruara, dhe Ivanova thotë: “Jetojmë si më parë, vetëm se natën zbresim në bodrum.”

Ajo shton: “Ka gjithmonë mundësi që rusët të kthehen. Nëse ndodh, këtë herë do të jetë si Bakhmut: do ta fshijnë qytetin nga faqja e dheut. Detyra jonë është ta shpëtojmë qytetin në një mënyrë – nëse duhet, qoftë edhe në kujtimet e njerëzve.”

The post Kur vitrinat zëvendësohen nga fragmente lufte, njihuni me Muzeun e “fantazmave” në Ukrainë first appeared on JavaNews.al.

Mashtrimi me mjekimet false! Urdhri i mjekut ngre alarmin: Kemi pacientë që kanë ndërprerë trajtimin prej montazheve

By: A R
13 July 2025 at 15:25

Fake news shëndetësor po dëmton qytetarët të cilët i besojnë sy mbyllur si produkteve që reklamohen për kurimin e një sëmundje ashtu edhe montazheve që u bëhen fotove të mjekëve të famshëm.

Këtë shqetësim e denoncon edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, i cili shpjegon se ka pasur raste kur pacientët kanë lënë mjekimin e përshkruar në recetë nga mjeku duke i besuar produkteve të pakontrolluara e duke i bërë dëm shëndetit.

Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Është shumë shqetësuese pasi kemi pasur raste që kanë hequr medikamente dhe dëmtuar shëndetin e tyre. Kjo ul besimin e pacientit ndaj mjekut dhe ndaj sistemit shëndetësor.

Shoqatat e mjekëve kanë ngritur me shqetësim mashtrimin që po bëhet me foto të mjekëve apo video të tyre ku u montohet zë, sikur është ai që rekomandon te produkte që shërojnë sëmundje të caktuara.

Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Shumë mjek na janë ankuar se me figurat e tyre mashtrohet.

Urdhri i Mjekut e konsideron disi të vështirë vënien në kontroll të rrjeteve sociale, por nga ana tjetër kërkon të përforcohet legjislacioni për reklamimin mashtrues në fushën e shëndetësisë.

Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Të kriminalizohet mashtrimi në Kodin Penal. Dhe po kështu, të merren masa për edukimin e popullatës që të mos bien pre kaq lehtë, sidomos ndaj këtyre mashtrimeve me karakter shëndetësor.

The post Mashtrimi me mjekimet false! Urdhri i mjekut ngre alarmin: Kemi pacientë që kanë ndërprerë trajtimin prej montazheve first appeared on JavaNews.al.

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

By: A R
13 July 2025 at 15:15

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”, një përpjekje e re e miliarderit për të ndryshuar politikën amerikane.

Musk, i njohur për deklaratat bombastike, e prezantoi partinë si një alternativë ndaj demokratëve dhe republikanëve, të cilët ai i akuzoi për “falimentimin e vendit me korrupsion dhe shpërdorim”. Synimi i tij është të kandidojë kandidatë për 2-3 vende në Senat dhe deri në 10 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, duke shpresuar të bëhet vota vendimtare në çështje të diskutueshme.

“Ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në një demokraci. Sot, themelohet ‘America Party’ për t’ju kthyer lirinë,” shkroi ai.

Por ekspertët e politikës janë shumë më skeptikë. Bernard Tamas, profesor i shkencave politike dhe autor i librit The Demise and Rebirth of American Third Parties, i tha The Guardian“Nuk shoh asnjë provë që një parti e tretë do të fitojë vende në Kongres dhe të ketë ndikim të vërtetë. Demokratët dhe republikanët kanë struktura, para, profesionistë dhe eksperiencë që janë të paarritshme për një iniciativë të re.”

Sipas analizës së The Guardian, vetë krijimi i partisë duket i nxitur nga konflikti i fundit i Musk me Donald Trump dhe u shpall në pak javë, me shumë detaje ende të paqarta. Për shembull, domain-i americaparty.com është pronë e dikujt tjetër, i cili e shet për 6.9 milionë dollarë, dhe llogaria në X (ish-Twitter) @AmericaParty ishte e zënë, duke e detyruar partinë të përdorë @AmericaPartyX.

Pa platformë të qartë dhe me problem imazhi publik

Ende nuk ka një platformë zyrtare apo program politik përveç kundërshtimit të rritjes së borxhit publik. Vetëm 65% e ndjekësve të tij në një sondazh në rrjete sociale u shprehën pro partisë së tij, ndërsa 34% kundër.

Ekspertët theksojnë se historia e partive të treta në SHBA është zakonisht ajo e “bletëve që pickojnë”, pra ato dështojnë të fitojnë pushtet real, por detyrojnë partitë kryesore të adresojnë tema të neglizhuara.

“Qëllimi i partive të treta nuk është t’i zëvendësojnë të mëdhatë, por t’u shkaktojnë dhimbje dhe t’i tërheqin drejt qendrës,” tha Tamas.

Sidoqoftë, Musk duket më shumë i fokusuar tek ndëshkimi personal i kundërshtarëve të tij sesa tek ndonjë reformë e thellë politike. Këshilltarët që ai ka afruar, si Curtis Yarvin, një bloger që ka propozuar fundin e demokracisë në favor të një CEO-diktatori, kanë shtuar shqetësimet mbi drejtimin ideologjik të nismës.

Një tjetër pengesë madhore është vetë imazhi i Musk, pasi një sondazh i fundit tregoi se 60% e amerikanëve kanë një perceptim negativ për të, ndërsa vetëm 32% e shohin pozitivisht.

The Guardian e mbyll analizën e saj me një pyetje: “A e dëshiron Amerika një parti të tillë, me këto qëllime dhe të drejtuar nga një njeri si ai?”

The post Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij first appeared on JavaNews.al.

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

By: A R
13 July 2025 at 15:07

Një aksident me pasojë vdekjen qe ndodhi në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik), duket se eshte sqaruar pas hetimeve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor shprehen se:

Arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ne pranga ka rene edhe  B. A., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

The post Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar first appeared on JavaNews.al.

INSTAT: Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. 2024, rritje me 43,4 përqind

By: A R
13 July 2025 at 14:59

Viti 2024 solli një fluks në rritje të shqiptarëve që udhëtuan jashtë vendit. Udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 43.4%, krahasuar me vitin 2023.

Ajo që bie në sy në të dhënat e INSTAT është dominimi absolut i udhëtimeve për pushime dhe kohë të lirë (97.9%), ndërsa ato për biznes përbëjnë vetëm 2.1%.

Shqiptarët po duan të udhëtojnë sa më shumë. Pjesa dërrmuese udhëtojnë për qejf, preferojnë qëndrimet me 1 apo dy net”.

Pika më e lartë e sezonit u shënua në muajin gusht dhe dhjetor, duke reflektuar dy kulmet klasike: verën dhe fundvitin. Ndërkohë, një fakt interesant është zgjedhja në rritje e akomodimit në hotele.

Shqiptarët po preferojnë hotelet për t’u akomoduar dhe jo të qëndrojnë te familjarët. Sezonet epikut janë vera, festat e nëntorit dhe festat e fundvitit”.

Rritja e udhëtimeve dhe akomodimit jashtë Shqipërisë tregon jo vetëm dëshirën në rritje për të eksploruar destinacione turistike, por edhe një përmirësim të mundësive financiare të individëve.

The post INSTAT: Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. 2024, rritje me 43,4 përqind first appeared on JavaNews.al.

Fluksi i lartë i i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

By: A R
13 July 2025 at 14:53

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të Posaçme Policore, sidomos në zonat me trafik të dendur automjetesh.

Janë marrë masa për krijimin e disa nukleve të reja që do të jenë me shërbim vetëm për sezonin turistik. Janë nukli në Ksamil, Himarë, Manzë dhe Velipojë”, tha drejtuesi Artur Selimaj.

Drejtues Artur Selimaj thotë për RTSH, se në akset rrugore në zonat turistike, detare, liqenore apo malore, ka kontrolle të shtuara të patrullave.

Fokus shumë i lartë në planin e masave të Policisë Rrugore në këtë sezon turistik janë përdorimi i pajisjeve dhe teknologjisë, kamerat, radarët dhe pajisjet e tjera që do të zëvendësojnë pjesën e shërbimeve fizikisht në rrugë. Mbikëqyrja e trafikut do të jetë e monitoruar 24 orë në të gjithë territorin, kryesisht në akset kryesore që kanë fluksin më të lartë të lëvizshmërisë”, u shpreh Selimaj.

Sa i përket trafikut të rënduar nëpër qytetet kryesore bregdetare, Policia ka një apel për të gjithë ata drejtues automjetesh që njohin rrugët alternative.

Në qytete siç është Vlora, Durrësi apo Shkodra, qytetarët që njohin rrugët alternative është mirë që të mos përdorin rrugët kryesore, me qëllim që të çlirojmë sadopak fluksin e lëvizjes”, bëri thirrje Selimaj.

Plani i masave i hartuar nga Policia Rrugore synon menaxhimi e trafikut, uljen e numrit të aksidenteve, evidentimin e shkeljeve me dhe pajisje teknologjie 24 orë në 24.

The post Fluksi i lartë i i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh first appeared on JavaNews.al.

Kriza e Kosovës vijon: 15 prill-13 korrik, një seancë me 46 mbledhje të dështuara

By: A R
13 July 2025 at 14:46

Subjektet politike ende nuk kanë bërë asnjë zgjidhje për daljen nga kriza politike dhe e gjithë kjo rezultoi edhe me dështimin për të 46-ën herë të konstituimit të Kuvendit.

Seanca nisi sikur ato të më hershmet ku kryesuesi i seancës, Dehari kërkoi anëtarët e komisionit që mundëson votimin e fshehtë.  Këtë hapësirë e shfrytëzuan partitë tjera, të cilat i bën thirrje Deharit të mos e shkelë Kushtetutën.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se seanca duhet të zhvillohet sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Sigurisht do të bëjë një propozim por më lejoni të bëj një sqarim. E kam aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se seanca duhet të udhëhiqet sipas praktikës së deritanishme”, tha Gruda, i cili pastaj ia dha aktgjykimin e Kushtetueses, kryesuesit Dehari.

Fjala iu ndërpre edhe deputetit të LDK-së, Armend Zemaj. “Kam një propozim që ti të kërkosh emrin për kryetar të kuvendit dhe të kthehesh në praktikat parlamentare të zgjedhjes së kryetarit“, tha ai.

Komisioni nuk mori votat e mjaftueshme dhe në mungesë të kuorumit, seanca vazhdon më 15 korrik, në orën 11:00. “43 deputetë kanë votuar kundër, asnjë kundër, asnjë abstenim. Seanca nuk ka kuorum, shihemi më 15 korrik, në orën 11:00”, u shpreh Dehari.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituuar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.

Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.

Kushtetuesja ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë  shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

The post Kriza e Kosovës vijon: 15 prill-13 korrik, një seancë me 46 mbledhje të dështuara first appeared on JavaNews.al.

Lamtumirë Ambasador Daum! Njeriu që hapi një derë, që ndryshoi gjithçka për Shqipërinë

By: A R
13 July 2025 at 13:59

Nga Besian Zogaj

Ambasadori Werner Daum u shua në Shqipërinë që e deshi aq shumë, e ku kaloj ditën e fundit të jetës së tij i lumtur dhe i nderuar, siç e meritonte!

Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë.
Prof. Dr. Werner Daum nuk ishte një personazh i çfarëdoshëm. Ai ishte me plot kuptimin e fjalës një njeri i jashtëzakonshëm. Një ndër ata persona që mjafton t’i takosh një herë, për të mos e harruar kurrë.

Një intelektual i përkorë dhe frymëzues, që do të nderohet përjetësisht jo vetëm nga 3199 shqiptarët që strehoi dhe mbrojti brenda selisë diplomatike gjermane 35 vite më parë, por nga të gjithë ata që patën mundësi ta njihnin dhe ta dëgjonin.
Mbi të gjitha, ai është protagonisti i padiskutueshëm i një prej kthesave më të rëndësishme të historisë tonë moderne, për të cilën shteti shqiptar duhet të shprehë mirënjohje të thellë!

Pata nderin ta njihja 10 vite më parë, në ceremoninë e përkujtimit të 25 vjetorit të rënies së komunizmit organizuar atëkohë nga Institucioni i Presidentit, nga ku, si një gjerman i vërtetë, ruante ende spilën e dhuruar gjatë atij takimi edhe tani. U bëra një mik dhe ithtar i tij.

Kam dhimbje për të sot ndërsa nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e tij mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit, tek ecte me çantën në dorë dhe xhaketën mbi supe si një djalosh. Ngjante si një engjëll i gëzuar.

Ishte një nder ta prisja dhe ta shoqëroja me shumë respekt dhe dashuri ketë mik të shtrenjtë në agjendën e tij 4 ditore me Universitetin Europian të Tiranës dhe Bashkinë Kavajë, që u bë dhe udhëtimi i tij i fundit i jetës.

Lamtumirë ambasador dhe prehu në paqe.
Do jesh përjetë i paharruar.

The post Lamtumirë Ambasador Daum! Njeriu që hapi një derë, që ndryshoi gjithçka për Shqipërinë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌