Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, nuk raportohen të lënduar

By: M C
4 August 2025 at 19:33

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në orën 16:14 në rajonin e Tetovës, 5 kilometra në jug-juglindje të Tetovës, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas njoftimit nga kjo qendër, tërmeti kishte një hipoqendër, pra ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.

The post Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, nuk raportohen të lënduar appeared first on Albeu.com.

Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh

By: M C
4 August 2025 at 19:10

Pasditja ka sjellë ndryshim drastik të motit në disa zona të vendit. Reshje të dendura shiu dhe breshëri janë raportuar në rrethin e Gramshit.

Stuhia e cila ka zgjatur disa minuta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me prodhime të ndryshme bujqësore.

Fermerët e zonës kanë deklaruar për News24 se dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha.

The post Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh appeared first on Albeu.com.

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV, Federata denoncon ngjarjen në FIBA

By: M C
4 August 2025 at 18:53

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë ndeshjes mes ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

“Vdekje për shqiptarët”, ishin disa nga thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA Ëorld Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në qytetin e Kumanovës.

“Federata Shqiptare e Basketbollit informon se pas ngjarjes së ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA Ëorld Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ka ndërmarrë hapa zyrtarë për ta adresuar këtë çështje.

FSHB ka dërguar një letër zyrtare pranë FIBA Ëorld, duke denoncuar ngjarjen dhe kërkuar që të merren masa të qarta ndaj çdo veprimi që bie ndesh me frymën e barazisë dhe respektit që promovon sporti. Federata thekson se basketbolli duhet të jetë një hapësirë për bashkëpunim, respekt dhe përfaqësim dinjitoz, larg gjuhës së urrejtjes dhe çdo forme diskriminimi.” – shkruhet në njoftimin e FSHB-së.

The post “Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV, Federata denoncon ngjarjen në FIBA appeared first on Albeu.com.

Qeveria britanike akordon 100 milionë paund kundër emigracionit të paligjshëm

By: M C
4 August 2025 at 18:29

Qeveria britanike është nën presion të vazhdueshëm mbi imigracionin, në kontekstin e një çështjeje pan-evropiane që është shfaqur si një problem kyç për qeveritë në Evropë, nga Gjermania dhe Franca tek Greqia dhe Itali. Deri më 31 korrik, 25,436 migrantë të paligjshëm kishin kaluar Kanalin Anglez. Ky është një numër rekord krahasuar me çdo vit tjetër, madje edhe me vitin rekord të vitit 2022 ku “barriera” e 25,000 migrantëve u thye më 27 gusht.

Këtë mëngjes, Ministria e Brendshme njoftoi se do të ofrojë 100 milionë paund shtesë në fonde. Qëllimi është të godasë kontrabandistët dhe të zvogëlojë numrin e migrantëve të parregullt që zgjedhin të bëjnë udhëtimin nga Franca në brigjet angleze. Sipas asaj që u njoftua, paratë do të jepen për të pajisur Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) me 300 oficerë shtesë e cila aktualisht ka vetëm 100, si dhe për të forcuar teknologjinë dhe pajisjet.

Qeveria beson se ky financim do të synojë rrënjën e problemit të migracionit, pasi do të forcojë sigurinë kufitare dhe do të përqendrohet në hetimet e kryera për të identifikuar bandat e kontrabandistëve. Në fakt, drejtori i operacioneve të Agjencisë së Krimit, Rob Jones, duke folur për BBC, deklaroi se agjencia ka 91 hetime të hapura që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është arsyeja pse Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper tha se do të ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar të gjurmonte dhe të shpërbënte bandat e trafikimit, duke shtuar se bandat kanë treguar një aftësi të pamëshirshme për të përshtatur teknikat e tyre dhe për të maksimizuar fitimet e tyre, pavarësisht se sa jetë rrezikojnë.

Reagimet nga partitë, protestat shtohen

Reagimet e partive më të ashpra ishin të menjëhershme. Partia Konservatore e komentoi veprimin e qeverisë Laburiste si një përpjekje të dëshpëruar për të hyrë në titujt kryesorë pa bërë një ndryshim të vërtetë. Ndërsa udhëheqësi i Reform UK, Nigel Farage, tha se ishte një përpjekje nga qeveria për të hedhur paratë e taksapaguesve me shpresën se kriza do të zhduket vetë.

Në të njëjtën kohë, demonstratat e qytetarëve jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues po rriten. Gjatë fundjavës, demonstrata u zhvilluan në zona të ndryshme të Londrës, ku ndoshta më karakteristikja ishte ajo e djeshmja. Në zonën e pasur të Canary Wharf, qendra e dytë financiare e Londrës, më shumë se 100 persona, kryesisht gra, u mblodhën jashtë Hotelit Ndërkombëtar Britannia.

Policia Metropolitane bëri një arrestim pasi një zëdhënës tha se disa nga turma u përpoqën të thyenin gardhin e hotelit dhe po ngacmonin stafin dhe banorët. Kujtohet se një muaj më parë, Anglia dhe Franca ranë dakord për një model imigracioni një brenda, një jashtë, i cili do të kthejë migrantët e parregullt që kalojnë Kanalin Anglez përsëri në Francë.

Në këmbim, Anglia do të pranojë azilkërkues të ligjshëm nga Franca. Siç deklaruan dy udhëheqësit, kjo marrëveshje do të dobësojë sistemin e kontrabandistëve, ndërsa kryeministri britanik Starmer kishte deklaruar se nuk do të hynte në detaje pasi ato mund të minonin mënyrën se si do të funksiononte.

The post Qeveria britanike akordon 100 milionë paund kundër emigracionit të paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Automjeti del nga rruga në aksin Fier-Levan dhe përplaset me shtyllën elektrike, përfundon në spital shoferi

By: M C
4 August 2025 at 18:15

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të “Kthesës së Zhupanit”, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit. Ai është dërguar
me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë raportohet se në vendngjarje janë edhe punonjësit e OSHEE. Ata po punojnë për riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve.

The post Automjeti del nga rruga në aksin Fier-Levan dhe përplaset me shtyllën elektrike, përfundon në spital shoferi appeared first on Albeu.com.

Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë

By: M C
4 August 2025 at 17:51

Vendet nordike po përjetojnë një vapë vërtet të paparë.

”The Guardian” raporton se një stacion meteorologjik në pjesën norvegjeze të Arktikut regjistroi temperatura mbi 30 gradë Celsius për 13 ditë në korrik, ndërsa Finlanda pati tre javë radhazi me të njëjtën temperaturë.

Shkencëtarët thonë se kjo është seria më e gjatë e regjistruar që nga viti 1961 dhe 50% më e gjatë se rekordi i mëparshëm.

“Një valë vape vërtet e paparë është ende në kulmin e saj, me temperatura maksimale rreth 32-33°C”, tha Mika Rantanen, një klimatolog në Institutin Meteorologjik Finlandez, në një postim në mediat sociale.

“Rajonet e Arktikut kanë regjistruar gjithashtu tre javë temperatura mbi 25 gradë Celsius dhe mund të barazohen me rekordet e tyre të nxehtësisë së gushtit”, shtoi ai.

The post Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë appeared first on Albeu.com.

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

By: M C
4 August 2025 at 17:39

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

Limon Shala
Fatmir Thaçi
Florant Saraçi
Engjell Cara
Shkëlqim Hoxha

Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:

Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.

Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale“Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

The post SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

By: M C
4 August 2025 at 17:22

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

The post Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj nuk dorëzohet kollaj, sërish kërkesë KAS-it që mandati t’i shkojë në duart e tij: E meritoj unë, jam më i votuari

By: M C
4 August 2025 at 16:44

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke ia hequr të drejtën për t’u bërë deputete kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit dhe duke ja kaluar mandatin Ana Dajkos.

Pas këtij vendimi, mesa duket partia e Adriatik Lapajt nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka depozituar sërish një tjetër kërkesë në KAS ku dhe ka kërkuar që mandati të shkojë në duart e atij që është më i votuar në listën e hapur, i cili është dhe kreu i kësaj force politike.

Aktualisht mandati është i Ana Dajkos, të ëmës së kandidatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në Vlorë, Vasil Dajko.

Kujtojmë se më 23 korrik, kreu i KQZ u përpoq që “t’i jepte drejtim” sherrit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për “karrigen” në Parlament.

Lapaj mbeti zyrtarisht jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që mandati i deputetit të Nisma Shqipëria Bëhet i shkoi Kleana Xhuvelit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së sqaroi pikë për pikë dhe lexoi atë çfarë ligji e thotë qartë se asnjë prej kandidatëve në listën e mbyllur, të çdo subjekti politik, nuk mund të japin dorëheqjen në datën e zgjedhjeve, apo dhe pas saj, pasi listat janë konfirmuar nga KQZ.

Ai shtoi se për t’i kaluar mandati kandidatit më të votuar në listën e hapur, të gjithë kandidatët që janë pozicionuar në listën e mbyllur duhet të heqin dorë nga mandati dhe më pas të procedohet.

Por, duke qenë se Zeqir Kordhoni, i njohur tanimë edhe si daja i Endri Shabanit, kërkoi që të “ulej” në Kuvendin e Shqipërisë, atëhere ky fakt e bëri të pamundur marrjen e mandatit nga Adriatik Lapaj.

Pas kërkesës së Kordhonit, ishte Kleana Xhuveli ajo e cila kërkoi që të vijonte garën për në Kuvend dhe bazuar në renditjen e saj në listën e mbyllur rrjedhimisht mandati i kaloi asaj.

“Zonja Kleana Xhuveli ka pohuar se dëshiron të marrë mandatin e deputetit. E ka bërë këtë deklarim edhe zoti Zeqir Kordhoni, por duke qenë se Xhuveli është renditet në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit të këtij koalicioni”, tha Celibashi.

Ku kjo çështje nuk përfundoi me kaq! Lapaj bëri kërkesë në KAS të cilët vendosën më pas që mandati t’i shkonte Dajkos, ndërkohë se kush do të ulet si përfundim në Kuvendin e Shqipërisë mbetet për t’u parë!

The post Adriatik Lapaj nuk dorëzohet kollaj, sërish kërkesë KAS-it që mandati t’i shkojë në duart e tij: E meritoj unë, jam më i votuari appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve

By: M C
4 August 2025 at 16:17

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në treg. Në vitin 2021, të ardhurat totale të këtij sektori arritën në 6.75 miliardë lekë, ndërsa me 2022 rreth mbi 8.6 mld lekë. Në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve që ofrojnë shërbimet e riparimit pësuan rritje 18 për qind në krahasim me vitin 2022.

Kjo tendencë sinjalizon disa zhvillime. E para shërbimet e riparimit po bëhen gjithnjë e me të shtrenjta në çmime për shkak të mungesës së specialisteve. Riparuesit e defekteve të pajisjeve janë shumë të kërkuar, teksa një pjesë e madhe e tyre emigrojnë në vende të tjera të Europës pasi edhe atje ka mungesa në këto lloj profesionesh.

Së dyti familjet shqiptare gjithnjë e më shumë po rrisin përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake sidomos atyre elektronike. Gama e tyre rritet nga viti në vit dhe gjithashtu nevoja për shërbimet e riparimit gjithashtu. Kompjuterët dhe celularet tashme janë bërë sende personale dhe nevoja për riparimin e tyre po rritet me përdorimin e tyre.

Pandemia e COVID-19 dhe periudha pas saj rriti ndjeshëm përdorimin e kompjuterëve, laptopëve, celularëve dhe pajisjeve shtëpiake për punë, shkollë online apo argëtim. Kjo solli edhe një nevojë më të madhe për mirëmbajtje dhe riparim të tyre.

Gjithashtu çmimet e larta pas pandemisë kanë zhvendosur prirjen konsumatore për shërbimet e riparimit dhe mirëmbajtjes, si një zgjedhje më ekonomike në vende të blerjes së një pajisje të re. Nga ana tjetër përmes platformave online, serviset kanë më shumë mundësi për të siguruar pjesë rezervë më shpejt, çka përmirëson efikasitetin dhe rentabilitetin e aktivitetit.

Në një shoqëri që vit pas viti bëhet e varur nga teknologjia, tregu i riparimeve do të njohë rritje. Veç faktorëve të tregut, po ndikojnë edhe zhvillimet demografike në vend ku ka gjithnjë e më pak zanatçinj dhe riparues, çka po ushtron presion për çmime më të larta./Monitor

The post Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 4 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
3 August 2025 at 23:48

Dashi

Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse jeni beqarë, përpiquni të mbyllni shqetësimet tuaja.

Puna: Në sferën e punës ndoshta gjallëria e zakonshme do të mungojë, por do të jeni edhe më produktiv dhe konkret.

Demi

Dashuria: Ditë e qetë. Në dashuri, ndjenjat pushtojnë mendimet tuaja dhe shumë prej jush po mendojnë të ndërmarrin hapin e madh. Një mbrëmje plot ngjarje dhe ngjyra për beqarët, duke dëbuar melankolinë nga jeta e tyre.

Puna: Ndryshimet e vogla në vendin e punës pa dyshim që do të pranohen mirë nga të gjithë.

Binjakët

Dashuria: Fati është duke u përgatitur të trokasë në derën tuaj dhe ju duhet të jeni gati për të përfituar edhe nga shansi më i vogël që duhet të lindë. Në dashuri, ndjenjat mbizotërojnë mbi arsyen. Nëse jeni beqar, do të dashuroheni me dikë dhe do të merrni reciprocitet.

Puna: Lajmet e këndshme dhe kontratat e reja në horizont: krijimtaria dhe imagjinata rezultojnë se iniciativat me fat do të kryhen me entuziazëm.

Gaforrja

Dashuria: Sa i përket dashurisë, vështirësitë në marrëdhëniet e vogla do të shkaktojnë një seri dyshimesh, mendimesh të dyta dhe madje edhe një aluzion pesimizmi. Të qenurit pas lëkundjeve tuaja të humorit nuk do të jetë e lehtë! Beqarët, nga ana tjetër, nuk duhet të shqetësohen, diçka së shpejti do të arrijë.

Puna: Në punë dikush ose diçka mund të komprometojë një pjesë të ditës tuaj, kështu që mbani sytë hapur!

Luani

Dashuria: Ju mund të jeni në humor të keq sot dhe do të duhet të përpiqeni të mos i shkarkoni momentet tuaja tek partneri. Në vend që t’ia dilni para të tjerëve, kërkoni arsyen e pasigurive tuaja dhe eliminojini! Pas dinamizmit të ditëve të fundit, beqarët do jetojnë një ditë të qetë.

Puna: Në punë, përpiquni të flisni më pak dhe të bëni shumë më tepër sesa pritet nga ju, dikush mund t’ju pengojë.

Virgjëresha

Dashuria: Sot do të jetë një ditë e përkryer, sigurisht që do të shfrytëzohet në fushën sentimentale. Do të tejkaloni çdo vështirësi që mund të ekzistojë brenda historisë tuaj. Yjet njoftojnë një seri kushtesh të vogla për beqarët, jini gati për çdo eventualitet.

Puna: Do të jeni shumë të ekuilibruar në analizimin e një situate të ngatërruar me fitim, duke i kushtuar vëmendje vetëm disa kolegëve që kanë zili për sukseset tuaja.

Peshorja

Dashuria: Dita do të jetë plot perspektivë, yjet rreth dashurisë janë të favorshme dhe njoftojnë mungesën e dritave ose hijet, në fakt mund të ketë impulse të rëndësishme emocionale. Beqarët do duhet të bëjnë një lëvizje, pa pritur që diçka të bjerë nga qielli!

Puna: Sot do të ketë disa ndryshime domethënëse, por ju do të vazhdoni si zakonisht dhe do të tregoni se çfarë jeni në gjendje të bëni.

Akrepi

Dashuria: Dita nuk do të jetë e gjitha trëndafila dhe lule dhe në dashuri duhet të veproni me maturi. Shmangni drejtimin e gishtit te partneri! Nëse jeni beqarë, mos harroni se mund të keni një zhgënjim, por mos bëni bujë dhe kthehuni në lojë.

Puna: Në sferën profesionale do të jetë një ditë e administrimit të zakonshëm, sigurisht jo më e mira, por pa dyshim relaksuese!

Shigjetari

Dashuria: Dita e fitores nga shumë këndvështrime, madje edhe nga ndjenjat. Në dashuri do të ketë rrethana të vogla të favorshme që do të zgjidhin gjithashtu problemet dhe çështjet që kanë qenë të dashur për zemrën tuaj për ca kohë. Beqarët do jenë në gjendje të nisin një lidhje të re.

Puna: Mund të ishte koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme, duke pasur parasysh shumë ndryshime pozitive për të gjithë.

Bricjapi

Dashuria: Ka ngjarje të reja në sferën e dashurisë, shumë situata për të cilat ju intereson do të zhvillohen. Për çiftet, dita do të rrjedhë në humor të mirë dhe projektet e reja do të jenë në horizont. Frymëzimet e papritura edhe për beqarët, pasionet do të jenë të papërballueshme.

Puna: Moment pozitiv dhe në përputhje me pritjet, qëllimet ambicioze do të bëhen gjithnjë e më të afërt.

Ujori

Dashuria: Sot shumë prej shenjave do të duhet t’i përmbahen realitetit të fakteve mbi dashurinë, pa u dashuruar më tej. Mundohuni të keni një qasje praktike me të dashurin tuaj. Nëse jeni beqar, ndryshoni madhësinë e projekteve të paqarta ose të pasigurta që mund të zbehen.

Puna: Në punë, ju duhet të jeni të kujdesshëm në marrjen e gjykimeve për kolegët tuaj, veçanërisht në mungesë të tyre!

Peshqit

Dashuria: Performanca e dobët e ditës në disa aspekte, por absolutisht jo negative. Horoskopi parashikon disa vështirësi me partnerin në dashuri. Një ditë ulje-ngritjesh për zemrat e vetmuara.

Puna: Energji të mëdha hyrëse për të investuar në punë dhe madje edhe nëse do të jeni shumë të lodhur, rezultatet e marra do t’ju paguhen.

The post Horoskopi 4 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Qeset poshtë syve: çfarë problemesh shëndetësore mund të fshehin

By: M C
3 August 2025 at 23:39

Shfaqja e qeseve poshtë syve shpesh shihet thjesht si një problem estetik, i lidhur me net pa gjumë ose me plakjen e pashmangshme të lëkurës, të cilën për dekada kemi provuar ta ngadalësojmë në mënyra nga më të ndryshmet. Por në disa raste, të ashtuquajturat “qese poshtë syve” mund të jenë shenja të rëndësishme që trupi na jep për të treguar shqetësime më të thella shëndetësore.

Pse shfaqen qeset poshtë syve?

Nga pikëpamja mjekësore, qeset nën sy vijnë nga një kombinim faktorësh: grumbullim i lëngjeve në inde, rritje e indit dhjamor rreth syve, humbje e elasticitetit dhe tonit të lëkurës. Kjo zonë është veçanërisht e ndjeshme, pasi lëkura është shumë e hollë, pa gjëndra dhjamore dhe me qarkullim të dobët gjaku, më e prirur ndaj dehidratimit, dobësimit dhe ndryshimeve të dukshme.

Me kalimin e viteve, ulja e prodhimit të kolagjenit dhe ngadalësimi i rigjenerimit të qelizave e përkeqësojnë gjendjen. Në shumë raste, ky fenomen është i përkohshëm dhe shfaqet në periudha me stres të fortë ose pas netësh pa gjumë, por kur bëhet i vazhdueshëm, duhet hetuar më thellë për të kuptuar shkaqet.

Çfarë sëmundjesh mund të tregojnë qeset poshtë syve?

Hipotiroidizmi: Një nga arsyet e mundshme është një çrregullim i tiroides, si hipotiroidizmi, që shkakton ngadalësim të metabolizmit dhe mungesë të hormoneve tiroide, duke sjellë fryrje të përgjithshme në fytyrë.

Probleme me veshkat: Shpesh të lidhura me mbajtjen e lëngjeve në trup, që shfaqet me ënjtje të përgjithshme, përfshirë zonën përreth syve.

Probleme me mëlçinë: Në rastet kur mëlçia është e mbingarkuar me toksina apo për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit, mund të ndodhë grumbullim toksinash, duke favorizuar shfaqjen e ënjtjeve poshtë syve.

Alergji: Fryrja mund të jetë gjithashtu simptomë e alergjive ndaj pluhurit, polenit apo merimangave të shtëpisë – në këtë rast, ndryshimi i ambientit mund të ndihmojë për të kuptuar nëse ekziston një lidhje.

Cianoza (ngjyrë blu-vjollcë rreth syve): Një tjetër shenjë shqetësuese që nuk duhet anashkaluar, pasi mund të tregojë probleme me qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e dobët të indeve.

Po, nëse qeset shfaqen vazhdimisht, ato nuk duhet parë si thjesht një problem kozmetik, por si sinjal i mundshëm i problemeve më serioze shëndetësore. Nëse shfaqen rastësisht, me shumë gjasa janë të lidhura me stres, lodhje apo zakone jo të shëndetshme, por nëse bëhen të zakonshme, është i nevojshëm konsultimi me mjekun për të zbuluar shkakun dhe për të ndërhyrë në mënyrë të përshtatshme.

Çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar?

Në përfundim: qeset poshtë syve nuk janë gjithmonë të padëmshme, ndonjëherë, ato mund të jenë pasqyra e shëndetit tonë të brendshëm.

The post Qeset poshtë syve: çfarë problemesh shëndetësore mund të fshehin appeared first on Albeu.com.

De Biasi rrëfen për herë të parë, karrierën si lojtarë dhe miqësinë me Edi Ramën

By: M C
3 August 2025 at 23:28

De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, po pret një telefonatë për aventurën e tij të radhës: “Përvoja më bën të ndihem i fortë, ende mund të jap shumë.”

“Afër San Martino di Colle Umberto, vendlindja e Ottavio Bottecchia-s, çiklistit që fitoi Turin e Francës dhe që vdiq i masakruar në rrahje, pa u kuptuar kurrë pse. Disa thonë se e rrahën sepse mori një grusht rrushi, të tjerë thonë diçka tjetër. Që fëmijë, kjo histori më tronditi. Kam qenë ndihmës-meshar në Veneto-n e viteve ’60, kush shkonte në meshë, mund të luante në fushën e kishës”, thotë De Biasi.

Kur ishte fëmijë, ishte tifoz i Juventusit, por më pas…

“E lashë atë ditë kur luajta për herë të parë kundër tyre, me Pescara-n. Juventinët ishin jashtëzakonisht antipatikë. Në fushë silleshin si zotër të gjithçkaje, me një snobizëm të papërballueshëm. Që aty e tutje, simpatia për Juventusin më ra. Sot mbështes vetëm skuadrat që stërvis”, tha ish-trajneri i Kombëtares.

Edhe Inter-i ishte një zhgënjim për ju

“Sezoni 1975–76, isha një mesfushor me premtime dhe më vendosën në dhomë me Sandro Mazzola-n, një mit. Mazzola mbante dritën ndezur deri natën vonë sepse shkruante autobiografinë e tij. ‘Gianni, të bezdis llampa?’ – ‘Jo, si mund të më bezdisë’. Por në të vërtetë më prishte gjumin. Zhgënjimi më i madh ishte që nuk debutova kurrë në Serie A. Në Perugia isha gati të futesha në lojë, por dikush u dëmtua dhe trajneri, Chiappella, ndryshoi mendim, futi Acanfora-n. Rezultati: zero ndeshje me skuadrën e parë të Interit, vetëm me të rinjtë”, thotë De Biasi

De Biasi, një mesfushor luftarak

“Në të vërtetë në fillim isha mesfushor ofensiv. Brescia ishte skuadra ku luajta më shumë dhe ku pata Gigi Simonin si trajner. Më quante ‘kali i vogël’ i tij, do të isha futur në zjarr për të. Një mjeshtër. Te Brescia shkova si pjesë e marrëveshjes për Beccalossi-n. Të markoje ‘Becca’-n ishte e pamundur, nuk ia merrje dot topin, për ta ndalur duhej ta godisje. I dërgoj një përqafim të madh”, shprehet tekniku italian.

De Biasi si trajner

“E kam nisur nga baza, në provincën më të thellë. Nuk kam pasur kurrë menaxher, kam refuzuar dy herë Gea-n. E kam ngjitur malin pa helikopter. Kush ngjitet me kazmë, shijon më mirë panoramën”, thotë ai.

Te Brescia trajnoi Roberto Baggion

“Sezoni 2003–04, i fundit për të. Ishte shumë e lehtë ta trajnoje: ‘Njerëzit duan të shohin Robi Baggion’, i thosha, dhe pikë. Kishte gjunjët e shkatërruar dhe kjo i shkaktonte probleme me shpinën. Unë përdorja skuterin dhe mbaja një brez elastik rreth barkut, neopren, kundër erërat e forta. Një ditë i them: ‘Robi, provoje këtë brez’. E mori, e vuri, luajti me të dhe nuk e hoqi më, i iku dhimbja e shpinës, qëndrimi i trupit u stabilizua. Tani që mendoj: ‘Robi, nuk ma ka kthyer atë gjënë! Mos u shqetëso, po bëj shaka’. Baggio ishte një kampion i papërshkrueshëm, i shtyrë nga një pasion i zjarrtë. E shihja që vuante: ‘Robi, nëse nuk mundesh…’ dhe ai, në dialekt venecian: ‘Mister, unë do luaj’”, rrëfen De Biasi.

Torino, një tjetër kapitull i bukur

“Ngjitja në Serie A që në sezonin e parë, shkarkimi, rikthimi dhe shpëtimi. Pastaj edhe një herë tjetër dhe përsëri shpëtim. Me presidentin, Urbano Cairo, kishim keqkuptime, por u zgjidhën. Më gëzoi shumë që më ftoi në ditëlindjen e tij dhe nga skena tha: ‘Në fillimet e mia te Torino, bëra një çmenduri, e shkarkova De Biasin’. Më thoshte se do të isha Ferguson-i i tij dhe në një farë mënyre, ashtu isha… me këste”, u shpreh trajneri nga Veneto.

Shqipëria, kryevepra e De Biasit

“U kualifikuam në Europianin 2016, me fitore në Portugali kundër CR7-ës. Kisha miqësi me kryeministrin Edi Rama, një juventin fanatik, por ç’rëndësi ka. Rama e modernizoi Shqipërinë, e çoi në të ardhmen. Sot Tirana është një qytet i ri dhe dinamik. Kur Rama më dha Kryqin e Skënderbeut, nderin më të lartë të vendit, më tha me shaka që do më hiqte pasaportën italiane nëse firmosja për ndonjë tjetër… Rama më dha pasaportë diplomatike shqiptare, me të cilën shkoj kudo dhe më ka zgjidhur disa probleme në vende të vështira. Kur ka radhë, unë kaloj shpejt”, tregon De Biasi.

Në vitin 2016, para Europianit, ishit shumë afër Italisë.

“Më telefonoi Michele Uva, atëherë drejtor i përgjithshëm i Federatës Italiane të Futbollit. Trajneri Conte kishte njoftuar se pas Europianit do shkonte te Chelsea dhe unë isha në krye të listës për ta zëvendësuar. Është e vërtetë që presidenti i federatës shqiptare, Armando Duka, më tha se nuk mund t’i lija në atë moment, se po të shkoja në Francë si trajner në largim, do e dëmtoja Shqipërinë, por besoj se ka pasur edhe ndonjë arsye tjetër. Nuk e di. Më mbetet një pendesë e madhe, madje një zemërim i vërtetë”, tha ai.

A ju kanë kontaktuar për të zëvendësuar Spallettin?

“Jo, dhe për këtë më ka ardhur keq. Sot ndiej se jam tridhjetë herë më i mirë, kam mësuar shumë nga goditjet që kam marrë. Përvoja të jep njohuri superiore”, thotë tekniku italian.

Një dëshirë jashtë futbollit?

“Vajza ime Chiara, okuliste dhe oftalmologe në spitalin e Pordenones, u martua në qershor dhe shpresoj që të më bëjë gjysh. E kam moshën e duhur”, përfundoi ish trajneri i Kombëtares.

The post De Biasi rrëfen për herë të parë, karrierën si lojtarë dhe miqësinë me Edi Ramën appeared first on Albeu.com.

Tarifat e reja doganore hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare

By: M C
3 August 2025 at 23:13

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj një sërë shtetesh, si pjesë e një strategjie për të nxitur industrinë vendase dhe për të ushtruar trysni mbi partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së.

Përfaqësuesi i Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Jamieson Greer, bëri të ditur se këto masa janë “pothuajse përfundimtare” dhe nuk parashikohet që të rishikohen në një të ardhme të afërt.

“Këto tarifa janë gati për zbatim dhe nuk do të jenë pjesë e ndonjë negociate në ditët në vijim,” u shpreh Greer për CBS, duke nënvizuar vendosmërinë e administratës për të ndjekur një qasje të ashpër në politikën tregtare, veçanërisht ndaj vendeve si Brazili.

Masa vjen pas nënshkrimit të një dekreti presidencial nga Donald Trump, të enjten, i cili parashikon nivele të ndryshme tarifore për importet që vijnë nga vende të ndryshme, që variojnë nga 10% deri në 41%, në varësi të origjinës dhe llojit të produktit. Tarifat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, për të lejuar autoritetet doganore kohë për përgatitje.

Lista e vendeve dhe tarifat përkatëse:

-Bashkimi Europian, Japonia, Koreja e Jugut – 15%

-Mbretëria e Bashkuar – 10%

-Indonezia – 19%

-Vietnami dhe Tajvani – 20%

Për vendet me të cilat SHBA ka marrëveshje tregtare ekzistuese si BE-ja dhe Japonia tarifat janë të fiksuara dhe nuk do të ndryshojnë, sipas këshilltarit kryesor ekonomik të Trump, Kevin Hassett.

Megjithatë, Hassett theksoi për NBC se për vendet që nuk kanë marrëveshje tregtare me SHBA-në, negociatat do të vazhdojnë, dhe tarifat mund të rishikohen në të ardhmen, në varësi të qëndrimeve reciproke.

Ky vendim pritet të ndikojë në dinamikat tregtare globale dhe të testojë qëndrueshmërinë e partneriteteve ekonomike të SHBA me vende të rëndësishme në Azi, Europë dhe më gjerë.

The post Tarifat e reja doganore hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare appeared first on Albeu.com.

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

By: M C
3 August 2025 at 22:47

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Vlorës, zjarri është vendosur në kontroll pa rrezikuar banesat.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrës.

The post Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum appeared first on Albeu.com.

RTSH në kolaps financiar, Eni Vasili shkresë Ministrisë së Financave: Janë konstatuar miliona euro abuzime, ku kanë shkuar fondet

By: M C
3 August 2025 at 22:38

Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ndodhet përballë një krize të rëndë financiare, e cila kërcënon seriozisht funksionimin e tij normal. Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtoresha e përgjithshme, Eni Vasili, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës.

Në një komunikim të brendshëm me strukturat financiare të institucionit, Vasili ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të transmetuesit publik, duke theksuar se aftësia për të përmbushur detyrimet ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm është vënë në rrezik.

“Gjendja aktuale është pasojë e një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie në drejtimin e RTSH-së, që përfshiu shkarkimin e Alfred Pezës, rënien e Këshillit Drejtues dhe drejtimin e përkohshëm të institucionit”, është shprehur Vasili ndërsa ka shtuar se këto zhvillime kanë sjellë një keqadministrim të thellë, duke e boshatisur arkën e RTSH-së.

Të dhënat e paraqitura nga RTSH në Ministrinë e Financave zbulojnë se vetëm përmes proceseve gjyqësore të fituara nga punonjës të larguar në mënyrë të paligjshme, institucioni ka humbur deri më 31 maj mbi 730 mijë euro. Nëse llogariten edhe çështjet në pritje, humbjet e mundshme mund të arrijnë mbi 4 milionë euro.

Një tjetër gropë financiare prej rreth 4 milionë euro vjen nga kontratat për të drejtat televizive, gjysma e të cilave janë shpenzime të pa planifikuara dhe jashtë buxhetit vjetor të miratuar.

Në total, dëmi i përllogaritur i shkaktuar nga keqmenaxhimi i mëparshëm kap vlerën mbi 8 milionë euro, ose rreth një e treta e buxhetit vjetor të RTSH-së, që financohet me rreth 25 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.

Përballë kësaj situate, Eni Vasili ka deklaruar se nuk do të kërkojë fonde shtesë për vitin 2025 pa u kryer më parë një auditim i plotë i strukturës dhe projekteve të institucionit. Sipas saj, ky është hapi i parë për të kuptuar se ku kanë përfunduar fondet publike dhe për të rikthyer besimin e publikut ndaj televizionit shtetëror.

Vasili ka shtuar gjithashtu se një ndër faktorët kyç të krizës është niveli i ulët i të ardhurave të realizuara, në krahasim me pritshmëritë, duke reflektuar probleme të thella në menaxhim dhe mungesë transparence ndër vite.

The post RTSH në kolaps financiar, Eni Vasili shkresë Ministrisë së Financave: Janë konstatuar miliona euro abuzime, ku kanë shkuar fondet appeared first on Albeu.com.

“Propagandë e Hamasit”/ Netanyahu: S’ka mungesë të ushqimeve në Gaza

By: M C
3 August 2025 at 22:23

Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson, dhe i ka kërkuar që të angazhohet në ofrimin e ushqimit dhe kujdesit mjekësor për pengjet që mbahen në Gaza. Kjo deklaratë vjen pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez shfaqën dy pengje izraelite, Evyatar David dhe Rom Braslavski, në një gjendje të dukshëm të rënduar.

Ai tha se i kishte thënë Lerissonit se gënjeshtra për urinë që përhap Hamasi po shpërndahet në mbarë botën, duke shtuar se ndaj pengjeve izraelite po kryhet një urije sistematike.

“Bota nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj pamjeve tronditëse që sjellin ndërmend krimet naziste”, tha Netanyahu duke u bërë thirrje vendeve të dënojnë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

Izraeli është akuzuar për krijimin e një urie të qëllimshme në Gaza duke kufizuar qajen në ushqime brenda enklavës. Izraeli mohon se është përgjegjës për mungesat e ushqimit dhe thotë se pretendimet për uri në Gaza janë propagandë nga Hamasi por organizatat humanitare e kanë akuzuar qeverinë izraelite për krijimin e kaosi, urie dhe vdekjeje.

The post “Propagandë e Hamasit”/ Netanyahu: S’ka mungesë të ushqimeve në Gaza appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 August 2025Main stream

Goditi me gurë xhamat e bashkisë në Korçë, Kostandin Dramolli: Nuk pendohem, Rama mos të bëjë më gabime

By: M C
3 August 2025 at 21:48

Kostandin Dramolli u proceduar penalisht ditën e sotme për shkak se goditi me gurë xhamat e Bashkisë Korçë. Pasi ka dalë nga Komisariati, Dramolli ka folur edhe për mediat, ku ka theksuar se këtë incident e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Ai ka theksuar gjithashtu se ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. I pyetur nëse është penduar për veprimet e tij, Dramolli tha se nuk pendohet dhe ky ishte një vendim i drejtë.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtet që ka njeriu. Kjo është arsyeja përse e kam bërë. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara. E dha urdhrin Edi Rama, mori Sotiraqin në telefon dhe e shkatërruan lagjen time. Çfarë lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen. Ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep por e mbaj e postin e kryeministrit një ditë.

Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj. Kam qenë i dënuar. Jam rritur në geto. Shoqëria ime është gango. Nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet te ngrejë zërin. Nëse ai vazhdon, do bëhet me e madhe. Kam edhe çunat unë, gjithë qytetin e kam me vete. Do e marrin vesh si duhet, edhe bashkia edhe zotit Edi Rama do t’i shkojë llafi. Edhe të mos bëjë më nga këto gabime, por ta shohë situatën siç duhet,” shprehet Dramolli për mediat.

The post Goditi me gurë xhamat e bashkisë në Korçë, Kostandin Dramolli: Nuk pendohem, Rama mos të bëjë më gabime appeared first on Albeu.com.

Hamas shprehet e gatshme të lejojë furnizime për pengjet nga Kryqi i Kuq

By: M C
3 August 2025 at 21:30

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Kasam, deklaroi se është i gatshëm të përgjigjet pozitivisht ndaj çdo kërkese nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për furnizimin me ushqim dhe ilaçe për pengjet që mban, të cilët i quan “robër lufte”.

Megjithatë, në deklaratën e shpërndarë në kanalet e organizatës, theksohet se lejimi i ndihmës varet nga sjellja e Izraelit ndaj qasjes humanitare në Rripin e Gazës.

Deklarata vjen pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili i kërkoi Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të sigurojë që pengjet të marrin kujdesin mjekësor të nevojshëm dhe ndihmën e menjëhershme.

Në përgjigje, zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam, Abu Ubeida, deklaroi se qasja e Kryqit të Kuq do të mundësohet vetëm nëse:

Hapet korridor humanitar i rregullt dhe i përhershëm për ushqim dhe ilaçe për gjithë popullin e Gazës;

Ndalohet çdo aktivitet ajror armiqësor izraelit gjatë orëve të dorëzimit të ndihmës për të burgosurit.

Ai gjithashtu mohoi akuzat për uri të qëllimshme të pengjeve, duke deklaruar se “pengjet hanë të njëjtën ushqim si luftëtarët tanë dhe popullsia civile” dhe se nuk do të trajtohen ndryshe nga populli i Gazës që po vuan nga uria dhe bllokada.

Kjo deklaratë shton tensionet në sfondin e një krize të thellë humanitare në Gazë dhe rrit thirrjet ndërkombëtare për ndërprerje të luftimeve dhe garantimin e ndihmës për civilët.

The post Hamas shprehet e gatshme të lejojë furnizime për pengjet nga Kryqi i Kuq appeared first on Albeu.com.

Jasir Asani shumë pranë një transferimi surprizë, ylli i Kombëtares drejt akordit me klubin e elitës

By: M C
3 August 2025 at 21:15

Jasir Asani zgjedh milionat iraniane! Kalon te Esteglal, por Kuangju kërkon 1 milion euro për ta lënë të lirë

Jasir Asani është shumë pranë një transferimi surprizë në futbollin iranian. Mediat nga Teherani raportojnë se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin e njohur iranian Esteglal, një ndër skuadrat më të mëdha dhe me histori të pasur në vend.

Sipas të përditshmes “Teheran Times”, Asani ka zgjedhur të vijojë karrierën në Iran, pas dy vitesh të suksesshme në Korenë e Jugut me skuadrën e Kuangju. Firma me Esteglal do të jetë për një periudhë 18-mujore, edhe pse hollësitë financiare nuk janë bërë publike. Besohet se pagesa në Iran do të jetë më e lartë se sa rroga aktuale në Korenë e Jugut.

Esteglal është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit aziatik. Me 9 tituj kampionë dhe 2 trofe të Champions-it të Azisë, klubi nga Teherani përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e Asanit. Emri i klubit përkthehet “Pavarësia”, dhe njihet si skuadra më e vjetër në vend.

Megjithatë, kalimi i tij kërkon edhe marrëveshjen e Kuangju-së, që ka nën kontratë Asanin deri në dhjetor të këtij viti. Klubi koreanojugor kërkon të paktën 1 milion euro dëmshpërblim për të lejuar largimin e tij.

Ky interesim nuk është i pari për sulmuesin nga Shkupi. Jokohama nga Japonia gjithashtu tentoi ta transferonte, por pa sukses.

Performanca e Asanit në sezonin aktual ka qenë mbresëlënëse, 8 gola dhe 2 asist në 21 ndeshje të kampionatit korean dhe 9 gola dhe 1 asist në 10 ndeshje të Champions-it aziatik, ku ndihmoi Kuangjun të arrinte çerekfinalet në sezonin e saj debutues.

The post Jasir Asani shumë pranë një transferimi surprizë, ylli i Kombëtares drejt akordit me klubin e elitës appeared first on Albeu.com.

❌
❌